url
stringlengths 28
112
| originalTitle
stringlengths 5
89
| originalContent
stringlengths 128
17.5k
|
---|---|---|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-fytyre-me-xhelatine/ | Qysh me përgaditë maskë për fytyrë me xhelatinë? |
Përbërësit:
1 lugë xhelatinë
2 lugë qumësht.
Vendoset në një tenxhere xhelatina me qumështin dhe lihet në zjarrë derisa të shkrihen kokrrat e xhelatinës. Lyhet fytyra me këtë maskë dhe lejohet të qëndroj ënë fytyrë derisa të thahet. Shpërlahet me ujë të vakët. Kjo paskë pastron fytyrën nga pikat e zeza, si dhe zbutë lëkurën.
Beauty skin care cosmetics and health concept. Closeup young woman face, girl removing facial peel off mask on gray. Peeling
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-qetesu-djegien-nga-dielli-ne-kushte-shtepiake/ | Qysh me qetësu djegien nga dielli në kushte shtëpiake? |
Rrezet ultravioletë janë përgjegjëse për kancerin e lëkurës e rrezet UVB të diellit janë shkaktaret e djegieve të lëkurës.
Metoda se si të trajtohet djegia nga dielli:
Formoni një pastë me disa kastravecë të shtrydhur dhe lyeni lëkurën e skuqur.
Vetitë analgjezike dhe antioksiduese do të përshpejtojnë procesin e shërimit të lëkurës.
Bustinat e përdorura të çajit, apo napat e lagura me çaj mund të bëjnë gjithashtu punë.
Çaji do të balancojë pH e lëkurës dhe do ta mbajë lëkurën të hidratuar.
Vitamina E do të ulë gjithashtu inflamacionin.
Ajo që duhet të bëni është të merrni xhelin nga disa kapsula vitamina E e të lyeni lëkurën.
Qumështi mund të përdoret gjithashtu për të qetësuar lëkurën e djegur.
Proteinat e gjendura në qumësht do të ushqejnë lëkurën.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-organizu-frigoriferin/ | Qysh me organizu frigoriferin? |
Qysh me organizu frigoriferin? Një frigorifer i organizuar mirë dhe me shumë ngjyra ju ofron kënaqësi vetëm ta shikoni. Por në të vërtetë, një frigorifer i organizuar ju kursen kohë dhe para.
Nëse e dini saktësisht se çfarë ka brenda tij, pazari ushqimore dhe gatimet bëhen më të efektshme. Kur frigoriferi është i organizuar mirë ka më pak mbeturina ushqimore dhe erë të pakëndshme.
Mirëpo organizimi i frigoriferit nuk është gjithmonë gjë e lehtë. Megjithatë atë mund ta arrini nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë.
Kategorizioni ushqimin brenda frigoriferit
Pasi ta keni pastruar mirë frigoriferin ju duhet të kateorizioni ushqimet që keni brenda tij. Nisur nga produket që keni.
Me shumicë apo me pakicë ndani produktet e qumshtit veçmas, pijet veçmas e perimet veçmas gjithashtu.
Mirëpo ku e ka vendin secila?
Shumica e njerëzve e mbajnë qumështin në raftin e sipërm ose në derë, por ai duhet të shkojë në pjesën e prapme të raftit të poshtëm, ku është më ftohtë.
E njëjta gjë vlen edhe për vezët: Ruani vezët në kartonat e tyre origjinale në raftet e mesme ose të sipërme, ku temperaturat janë më të qëndrueshme. Rezervoni derën e frigoriferit për kremrat, gjalpët, djathrat e butë dhe lëngjet e përpunuara.
Po ushqimi i fëmijëve?
Nëse keni fëmijë të vegjël, ngjitni ushqimet e tyre në nivelin e syve, në mënyrë që ata lehtë t’i kapin pa bërë rrëmujë.
Ju mund të rezervoni një kosh të veçantë për secilin fëmijë ose t’i hedhni të gjitha ushqimet e tyre në një vend. Mirëpo është e rëndësishme që të përcaktoheni.
Çfarë ju duhet tjetër?
Për organizmin më të mirë të frigoriferit ju duhen edhe kutia shtesë. Blini kuti plastike por të tejdukshme. Ato të do të ndihmojnë të shihni se çfarë ka brenda tyre. Kësisoj ju nuk do të bëni tollovi gjatë kërkimit në frigorifer.
Blini gjithashtu mbajtëse për shishe. Edhe ato d të ja u lehtësojnë organizimin e shisheve brenda frigoriferit.
|
https://www.dua.com/sq/qka-eshte-hierarkia/ | Qka eshte hierarkia? |
Qka eshte hierarkia? Meqë jemi mbërthyer me hierarkinë si një model operativ deri diku, si ta bëjmë atë sa më të lehtë për t’u përtypur? Të kesh një organizatë pa udhëheqës tingëllon bukur dhe i pëlqen si koncept një pjese prej nesh që mendon: “Ti nuk je shefi im!” Mesa duket, sado bukur të duket si ide, nuk funksionon shumë mirë.
Në fakt, liria nga hierarkia nuk ekziston askund në natyrë. Kafshët gjithmonë kanë një lloj strukture shoqërore që dikton qasjen e çdo krijese në burime dhe luan rol në mbijetesën e grupit.
Ja 4 mënyra për ta bërë hierarkinë më të pranueshme:
Respekti duhet të ekzistoj në çdo nivel
“Një nga gjërat që shumica prej nesh nuk pëlqen në lidhje me hierarkinë e keqe është se njerëzit në krye të një strukture pushteti shpesh trajtohen me shumë më shumë respekt sesa njerëzit në pjesën e poshtme. Nuk duhet të jetë kështu dhe nuk ka pse të të jetë kështu.”
Shumë organizata shkojnë jashtë binarit, duke ngatërruar respektin me hierarkinë. Shpesh njerëit mendojnë se hierarkia e ulët do të thotë respekt i ulët. Sa më lart në hierarki aq më i respektuar do jesh. Ekzistojnë disa mënyra praktike për të siguruar që respekti të mos avullojë ndërsa kaloni në organizatë.
Së pari, komunikoni qartë dhe vazhdimisht me të gjithë punonjësit për gjërat e mëdha që po ndodhin në organizatë. Kur nuk i lejoni njerëzit të dinë për ngjarje të rëndësishme që i prekin ata, kjo ndihet tejet mosrespektuesr.
Së dyti, ftoni dhe merrni parasysh shqetësimet e tyre dhe kërkoni mënyra për të adresuar shqetësimet që lindin më shpesh.
Më në fund, kur mosmarrëveshjet ndodhin, vazhdoni t’u flisni njerëzve me konsideratë dhe durim, duke shpjeguar vendimet me argumente dhe jo “thejsht sepse kështu dua unë.”
Rregulla të përqendruara në Qartësi vs Kontroll
Lloji më i keq i hierarkisë përqendrohet në kontrollimin e anëtarëve të saj madje edhe të atyre më të vjetër. Për shembull, një organizatë e keqe i detyron punonjësit e vet të aplikojnë me shkrim gjashtë muaj para kohe për të marrë pushime e detyrushme vjetore. ‘Aplikimet për pushime’ përfshijnë llogaridhënie ekstreme. Kjo është tejet e gabuar si veprim nga një organizatë.
Në të kundërt, hierarkitë e mira krijojnë rregulla të thjeshta, lehtësisht të kuptueshme, pa supozuar se njerëzit duhet të kontrollohen fort në mënyrë që të mos vjedhin. Kontrolli i rreptë ndaj punonjësve shpreh mosbesim dhe mungesë respekti.
Rolet e nevojshme që kanë kuptim
Në hierarkitë e këqija, rolet priren të përcaktohen në mënyrë të ngurtë për sa i përket statusit (domethënë, rolet ‘më të larta’ kanë më shumë përfitime dhe përjashtohen nga ndjekja e rregullave bizantine që vlejnë për të gjithë të tjerët), por jo të përcaktuara shumë qartë në lidhje me atë se kush bën çfarë.
Riorganizimi i fundit Zappos duke përdorur një qasje të quajtur holacracy është konsideruar si një heqje e hierarkisë. Në fakt është më shumë një fokus në thjeshtimin dhe sqarimin e roleve të nevojshme në organizatë. Siç thekson Sutton në artikullin e tij, Zappos mund të ketë hequr qafe tituj që kanë fjalën “menaxher” në to, por disa njerëz janë ende të ngarkuar shumë qartë me role që përfshijnë gjëra të tilla si personeli dhe kryerja e rishikimeve të performancës së punonjësve.
“Hierarkitë e mira i bëjnë rolet të qarta dhe të dukshme. Njerëzit e dinë se për çfarë janë përgjegjës se duhet të arrijnë, dhe e dinë gjithashtu se para kujt janë përgjegjës për arritjet e tyre.”
Thelbi i hierarkisë është shpërndarja e fuqisë
Nëse të gjithë në një kompani të madhe do të kishin fuqi të barabartë për të ndryshuar organizatën politikat, praktikat, modelin e biznesit etj. rezultati i mundshëm do të ishte kaosi. Sidoqoftë, në hierarkitë e mira, fuqia (kapaciteti për të prodhuar ndryshime) shtyhet dhe shpërndahet në organizatë sa më shumë që të jetë e mundur.
CEO, për shembull, merr vendime kryesore në të gjithë organizatën jo në mënyrë të njëanshme, por më tepër në bashkëpunim me ekipin e tij.
Çdo menaxher delegon përgjegjësi aq sa është e mundur, duke pasur parasysh aftësitë dhe mirëkuptimin e atyre që i raportojnë atij ose asaj.
Secilit punonjës i akordohet sa më shumë fuqi vendimmarrëse brenda kornizës së punës së tij ose të saj.
“Kur u jepni autonomi dhe autoritet sa më shumë njerëzve në organizatë, aq sa janë të aftë të ekzekutojnë mirë dhe vazhdimisht, organizata bëhet më e shkathët, më e aftë për t’iu përgjigjur ndryshimeve dhe punonjësit bëhen më produktivë dhe më të kënaqur.”
Përkufizimi i roleve, rregullave dhe fuqisë që ne e quajmë hierarki mund të jetë thelbësor për menaxhimin e kompleksitetit të asaj që ne quajmë BIZNES.
Ketu i vjen fundi i artikullit “Qka eshte hierarkia?”, shpresojme te ju kemi pergjigjur pyetjes tuaj.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-problemet-qe-shkaktohen-nga-takat/ | Qysh me i ditë problemet që shkaktohen nga takat? |
Mjekët thonë se takat e larta lidhen ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjave.
Ja, disa nga problemet shëndetësore që rezultojnë nga përdorimi i takave të larta:
Dhimbja e shpinës: Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjave. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës.
Tendosje të thembrave: Mbajtja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyrë.
Shputa e këmbës: Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalancë dhe pesha e trupit përqendrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.
Mos rritja e thonjve: Pozicioni i këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-role-me-llokum/ | Qysh me përgatitë role me llokum? |
Qysh me përgatitë role me llokum? Nuk besoj se e keni menduar ndonjëherë këtë pyetje, ama mendoj se duhet të dini si të gatani këtë ëmbëlsirë fantastike. Jo vetëm që është shumë e shijshme, por mund ta shoqëroni me çaj, kafe apo edhe pije të tjëra të ftohta. Ja si përgatitet:
Përbërësit për role me llokum:
500 gram llokum
100 ml ujë
50 gram sheqer
100 gram qokollatë
300 gram arra të bluara
sheqer pluhur.
Përgatitja:
Në tenxhere me ujë shtohet sheqeri dhe qokollata e grimcuar. Ena vendoset në zjarrë të ulët dhe përzihet derisa të shkrihen. Shtohen arrat dhe përzihen. Në një enë tjetër përzihet llokumi me sheqer pluhur.
Masa shtypet me duar derisa të bëhet masë homogjene.Vendoset masa në folie dhe rrafshohet, dhe mbi të hidhet kremi i përgaditur nga arrat. Me anë të folies mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer për tu forcuar. Pritet në trashësi prej 1 centimetri.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-parandalu-renien-e-flokeve-me-spinaq/ | Qysh me parandalu rënien e flokëve me spinaq? |
Flokët bien në pranverë dhe vjeshtë më shumë sesa në stinët e tjera, kurse kjo gjendje mund të zbutet me futjen e ushqimeve të shëndetshme në menynë tuaj si:
salmon,
spinaq,
vezë,
drithëra etj.
Pranvera sjell me vete shumë probleme dhe një prej tyre është humbja e flokëve, por për fat të mirë ka një zgjidhje për këtë problem dhe ajo është e fshehur në kuzhinën tuaj. A doni për të parandaluar humbjen e flokëve gjatë kësaj stine, atëherë mbusheni pra kuzhinën me këto ushqime që janë të paraqitura më poshtë. Në fakt, ka ushqime që janë ideale për të luftuar humbjen e flokëve dhe janë të shkëlqyera për shëndetin tuaj.
Nëse dëshironi flokë të forta dhe të shëndetshme në menynë tuaj duhet patjetër të përfshihen këto ushqime:
salmon,
spinaq,
vezë,
drithëra,
karota,
gjeldeti
dhe thjerrëza.
|
https://www.dua.com/sq/arsyet-pse-jemi-me-te-lumtur-gjate-veres/ | Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës! |
Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës! Keni pyetur veten pse gjate veres ndiheni me te lumtur e me te gjalle? Kjo ndoshta lidhet me diellin, por jo vetem. Ne kete artikull po ju shpjegojme se pse.
Ka diçka magjike kur zgjohesh dhe sheh diell.
Humori ndryshon brenda sekondit dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndodh gjatë verës. Në këtë stinë, njerëzit janë më të kënaqur. Ditët e gjata, muajt që duken pafund, plazhi dhe çdo gjë tjetër ndikon në gjendjen tonë.
Por, që ta dini ka 3 arsye specifike pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës:
1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit. Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.
2. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu. Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë. Kjo s’do të thotë se ushqimet e dimrit janë më të këqija duke marrë parasysh faktin që trupi duhet të përballojë temperaturat e ulta, por gjatë verës trupi ndihet më i lehtë. Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë energji mjaftueshëm, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.
3.Dielli i bën mirë trupit tonë! Përveç kujdesit që duhet të tregojmë me rrezet e dëmshme, dielli ndikon për mirë në shëndetin dhe mendjen tonë. Vitamina D ul shanset e vdekjes nga sëmundjet kardiake apo ato të prostatës, shkruan anabel. Përveç kësaj, drita natyrale është ilaç më vete për luftën kundër depresionit. Ç’duhet më shumë për të qenë i lumtur? The post Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës! appeared first on Kuzhina Shqiptare.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-klasifiku-garderoben/ | Qysh me e klasifiku garderobën? |
Është bezdisës fakti që kur zgjoheni në mëngjes nuk e gjeni bluzën që ju dëshironi ta vishni dhe duhet që të kërkoni shumë gjatë, e që gjatë kërkimit t’i bëni rrëmujë edhe rrobat e tjera.
Mirëpo, ka mënyra se si duhet klasifikuar gardërobën tuaj për t’i bërë gjërat më të lehta për juve.
Këto janë mënyrat:
Ndani rrobat sipas sezonës.
Bëhuni të pamëshirshëm dhe hidhni ato që nuk i përdorni më.
Mendoni për shkathtësitë e juaja. Nëse një rrobë nuk mund ta kombinoni me tri gjëra të ndryshme, largojeni nga garderoba juaj.
|
https://www.dua.com/sq/vitamina-d/ | Vitamina D ul rrezikun per vdekje nga Covid-19 |
Vitamina D dhe Covid-19 – Ndërkohë që pandemia e Covid-19 vazhdon të përhapet, nevoja për të kuptuar se cilat popullata janë më të rrezikuara nga zhvillimi i sëmundjes së rëndë ose vdes nga Covid-19 rritet.
Studimet e fundit kanë gjetur një lidhje mes ashpërsisë së vitaminës D dhe Covid-19 dhe vdekshmërisë. Vitamina D mund të mbrojë nga infeksioni virale dhe të reduktojë simptomat e Covid-19.
Vitamina D dhe Covid-19
Një nga studimet e fundit të vitaminës D tregoi se në 20 vende Europiane, ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe numrave më të lartë të rasteve me Covid-19 dhe vdekshmërisë.
Nivelet e vitaminës D janë gjetur të jenë mjaft të ulta për popullatën më të vjetër në këto vende, veçanërisht në Spanjë, Itali dhe Zvicër.
Këto janë edhe disa nga popullatat më të rrezikuara nga Covid-19. Kjo e dhënë luan një rol të rëndësishëm në prekshmërinë ndaj sëmundjes. Një tjetër studim me 780 pacientë të prekur nga Covid-19 tregoi se shumica e rasteve të vdekjes kishin nivele më të ulëta të vitaminës D. Sipas tyre niveli i vitaminës D ishte i lidhur fort me vdekshmërinë Covid-19.
Vitamina D ka një efekt të njohur në sistemin imunitar
Ekziston një lidhje midis ndjeshmërisë ndaj infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe niveleve të ulëta të vitaminës D.
Niveli i vitaminës D duke qenë i ulët ka qenë i shoqëruar me faktorë të shumtë, duke përfshirë moshën më të vjetër, më pak diell gjatë dimrit, pigmentim të errët të lëkurës, ekspozimit ndaj dritës së diellit dhe dieta.
Dietat e pasura me vitaminë D, siç janë ato që përfshijnë peshkun yndyror, lëngun e portokallit, djathin dhe të verdhën e vezëve, mund të ndihmojnë në parandalimin e mungesës së vitaminës D, së bashku me plotësimin e vitaminës D.
Nivele më të larta të vitaminës D gjenden në Europën veriore për shkak të një diete të rëndë në vajin e mëlçisë së merlucit dhe një sasie më të lartë të shtesave të vitaminës D. Kombet skandinave kanë numër më të ulët të rasteve m Covid-19 në krahasim me pjesën tjetër të Europës.
Pasojat e mungesës së vitaminës
Italia është një nga vendet më të prekura nga Europa. Kjo sepse ka nivele shumë të larta të mungesës së vitaminës D, veçanërisht tek të moshuarit. Individët në institucione, siç janë spitalet ka më shumë të ngjarë të jenë mangut me sasinë e vitaminës D.
Vitamina D luan një rol në funksionimin e sistemit imunitar. Modulon qelizat e bardha të gjakut duke i parandaluar ato të lëshojnë shumë citokina inflamatore. Kjo mund të ndihmojë në uljen e stuhisë së citokinës të shkaktuar nga Covid-19.
Vitamina D gjithashtu zvogëlon dëmtimin e mushkërive dhe zvogëlon rrezikun e infeksioneve akute të traktit respirator.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-embelsire-verore-me-mjedra/ | Qysh me përgatit ëmbëlsirë me mjedra? |
Nëse jeni adhurues i ëmbëlësirave ju patjeter duhet ta provoni një ëmbëlsirë me mjedra. Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë me mjedra të shijshme në çdo vakt pa frikën e kalorive dhe shtimit të peshës? Për këtë arsye ne po ju sjellim këtë recetë për një ëmbëlsirë me mjedra, që lehtazi mund të konsiderohet edhe si ëmbëlësirë e shëndetshme. Sidomos nëse sheqerin e bardhë e zëvendësoni me sheqer kafe.
Përbërësit për ëmbëlësirë me mjedra
½ filxhan ujë;
4 filxhanë mjedra të freskëta;
¼ ujë të ftohtë;
2 lugë të vogla nisheste;
½ filxhan sheqer
1 lugë e vogël lëng limoni.
Përgatitja:
Së pari nxehni, në temperaturë mesatare, një filxhan mjedra dhe gjysmë filxhani ujë. Pastaj zieni dhe përzieni derisa mjedrat të zbuten, përkatësisht rreth 5 minuta. Pastaj qitni mjedrat në sitë në mënyrë që të ndani farat. Kur ta keni bërë ktheni në tenxhere në të cilën i keni zier. Përzieni nishestenë dhe ¼ e ujit të ftohtë në një enë derisa të shkrihet, andaj përzieni atë me mjedrat e ziera dhe shtoni sheqer. Zieni të gjitha bashkë, duke i përzier, rreth 5 minuta. Në fund, shtoni lëngun e limonit dhe lini që salca nga mjedrat të ftohet në temperaturë dhome. Sipër qitni mjedrat e mbetura dhe qitni salcën e përgatitur dhe lëreni të ftohet. Këtë ëmbëlsirë servojeni të ftohët. Jemi të bindur se nëse e provoni nuk do të ndiheni të zhgënjyer .
Të mirat nga mjedra
Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale (6,5 g). Është shumë e ëmbël e posedon pak kalori, që është arsye e mjaftueshme që të kënaqemi duke e konsumuar. Është e pasur me vitamina C e përmban edhe vitaminat e kompleksit B, vitamina E dhe K. Mjedra përmban sheqerna (glukozë, fruktozë, sakarozë), thartira organike (elagine, të mollëve, limonit, salicinës), vaj eterik, materie tanine, vitaminat C dhe E.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-kadaif-me-krem/ | Qysh me pergatite kadaif me krem? |
A keni ngrënë ndonjëherë kadaif me krem? Kjo është një recetë shumë e shijshme dhe e preferueshme që të përgatitet. Aq më tepër kur kemi ditë festive sic janë festat e Bajramit. Prandaj ne ju sygjerojmë që ta provoni dhe ta përgatisni sa më parë Kadif me krem është një nga ëmbëlësirat që preferohet nga të gjithë. Për shumicën prej nesh ajo përfaqëson një nga shijet e fëmijërisë. Andaj mos hezitoni ta provoni!
Përbërësit për kadaif
350 gr kadaif
3 lugë gjalp
5 lugë sheqer
200 gr arra
Për kremin
1 litër qumësht
1 gotë sheqer
2 lugë miell
3 lugë niseshte
200ml ajkë
1 sheqer vanilje
Mënyra e përgatitjes
Së pari në një tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin. Pasi të fillojnë të karamelizohen shtojmë kadaif. Përziejmë mirë në mënyrë që kadaifi të piqet njejtë. Pastaj shtojmë arrat të cilat i kemi bluar në mikser. Kur e shohim se e kemi gati, ndalojmë zjarrin dhe gjysmën e kadaifit e hedhim në tepsi duke e shtypur mirë me dorë.
Në anën tjetër përgatisim kremin me përbërësit e përmendur më lartë. I ziejmë ata ngadalë. Derisa të fillojmë një masë të dendur. Kur të jetë krijuar masa, këtë masë e shtojmë sipër kadaifit. Përmbi kremin hedhim përsëri kadaifin e mbetur duke u mbulur komplet sipërfaqen e kremit. Kështu ky kadaif me krem është gati. Kadaifin e vendosim për ftohje dhe e shërbejmë vetëm pasi të jetë ftohur mirë. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/pergjimi-i-telefonit/ | Pergjimi i telefonit – Qysh me kuptu nëse telefoni juaj celular po gjurmohet |
Pergjimi i telefonit ka disa shenja që tregojnë se telefoni juaj po gjurmohet, përgjohet ose monitorohet në një farë mënyre.
Si behet pergjimi i telefonit?
Shenjat mund të jenë mjaft delikate, por kur e dini se çfarë të kërkoni, ato janë mëse të dukshme. Ja cilat janë ato:
Tinguj të pazakontë gjatë telefonatave
Nëse ka tinguj si klikim, zëra statikë ose të largët që vijnë përmes telefonit tuaj gjatë bisedave, kjo mund të jetë një shenjë se pergjimi i telefonit po ndodh. Kjo nuk është normale për telefonat e sotëm në rrjetet dixhitale. Nëse dëgjoni fragmente zërash, mund të mos jenë në kokën tuaj; ekziston një mundësi pergjimi i telefonit.
Kapaciteti i baterisë bie shpejt
Një tjetër tregues i një telefoni celular të dëmtuar është ulja e performancës së baterisë.
Nëse një telefon celular është duke u përgjuar, ai po regjistron aktivitetet tuaja dhe i transmeton ato tek një palë e tretë.
Kjo veprimtari ul ndjeshëm kapacitetin e baterisë suaj sepse ajo po përdoret më shumë se duhet.
Një telefon celular i përgjuar gjithashtu mund të regjistrojë vazhdimisht biseda në dhomë, edhe kur telefoni duket se është i papunë.
Sigurisht, si rezultat do të përtypet jeta e baterisë. Mund ta provoni këtë duke përdorur baterinë tuaj në një telefon tjetër të të njëjtit model dhe të krahasoni rezultatet.
Telefoni tregon se ka aktivitet
A po bën zhurmë telefoni juaj apo ekrani i tij ndizet edhe kur nuk e përdorni?
Përjashtoni rastet e sinjalizimit të telefonatave dhe mesazheve, telefoni juaj duhet të jetë i heshtur kur nuk është në përdorim.
A ju ndodh që rindizet pa asnjë arsye? Nëse po, është e mundur që dikush të ketë qasje në distancë tek pajisja tuaj apo pergjimi i telefonit.
Telefoni kërkon një kohë të gjatë për tu mbyllur
Para se të mbyllet një smartphone, duhet të kryejë çdo detyrë që po përpunon.
Nëse telefoni juaj po transmeton të dhëna tek dikush, do të duhet të përfundojë procesin përpara se të fiket.
Si rezultat, nëse një telefon kërkon më shumë se zakonisht për t’u fikur posaçërisht pas një telefonate, teksti, poste elektronike ose shfletimi në internet, kjo tregon se po dërgon informacione tek një palë e tretë pra pergjimi i telefonit po ndodh.
Temperatura e baterisë është e lartë
Një tregues i mëtejshëm që tregon se me shumë mundsi po përgjiheni është temperatura e baterisë tuaj.
Nëse telefoni ndihet i ngrohtë edhe kur nuk e keni përdorur telefonin tuaj, ky mund të jetë një tregues se po transmetohen të dhëna sekrete. Megjithatë kjo është vetëm një tregues i mundshëm, jo domosdoshmërisht vendimtar.
Merrni tekste të pazakonta
A po merrni mesazhe me tekste të çuditshme që përmbajnë numra të rastësishëm, simbole ose karaktere?
Tipari i telekomandës së softuerit spiun funksionon duke dërguar mesazhe me tekste sekrete të koduara snë telefonin tuaj dhe në disa raste këto mund të shihen nëse softueri nuk po funksionon si duhet. Nëse kjo ndodh rregullisht, mund të keni një aplikacion spiun në telefonin tuaj.
Konsumi i lartë i internetit
Disa nga aplikacionet spiunë përdorin të dhëna shtesë për të dërguar informacionin e mbledhur nga telefoni juaj, kështu që kujdesuni për çdo rritje të pashpjegueshme të përdorimit të internetit tuaj.
Ndoshta ndryshimi është tepër i vogël, por do të ishte mirë të vëzhgonit edhe ndryshimin më të vogël.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-parandalu-shfaqjen-e-alergjise/ | Qysh me parandalu shfaqjen e alergjisë? |
Meqenëse sezona e alergjive është afër, pasi në stinën e pranverës dhe në fillimin kur fillon lulëzimi i luleve, fillon edhe alergjia të jetë më e pranishme. Mirëpo, ekzistojnë mënyra që të parandalohen alergjitë para se të fillojë. Sipas këshillave mjekësore, këto janë pesë mënyrat se si ta parandaloni alergjinë :
Sigurohuni që jeni duke marrë mjaftueshëm vitaminë D
Bëji ushtrimet, pjesë të rutinës suaj
Pastrojeni fytyrën mjaftueshëm
Pastroni qilimat rregullisht
Pastroni rregullisht çarçafët me ujë të nxehtë
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-fasule-me-mish-te-thate/ | Qysh me përgatit fasule me mish të thatë – recetë unike! |
Ne po ju sjellim nje tjeter variant te fasuleve – fasule me mish të thatë. Besoj se nuk ka familje shqiptare qe te mos gatuaj fasulet te pakten 1 here ne 10 dite apo 2 jave, sidomos tani qe po vjen dimri.
Racione: 4 persona
Kohë: 2 orë 30 min
Vështirësi: e thjeshtë
Receta eshte marre nga blogu i Ballakumes dhe eshte modifikuar nga UneGatuaj bazuar ne shijet personale.
Perberesit:
250gr fasule te thata
1 qepe mesatare
pjesen e bardhe te 1 preshi
100gr mish te thate
2 luge salce domatesh
pak spec te kuq jodjeges (paprika)
vaj ulliri ekstra i virgjer
kripe
piper i zi i sapobluar
Pergatitja:
Ja si të përgatisni fasule me mish të thatë. I vendosim fasulet ne nje tas te mbushur me uje te ftohte dhe i leme per gjithe naten ne menyre qe te zbuten. Te nesermen, i kullojme, i shplajme dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte te bollshem bashke me qepen e prere ne copa te trasha. E vendosim tenxheren mbi zjarr dhe e ziejme per afer 2 ore ne zjarr mesatar, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.
Presim ne rrathe preshin dhe ne kubik mishin e thate. I kaverdisim ne pak vaj ulliri dhe ja shtojme fasuleve. Shtojme edhe salcen e domateve, specin pluhur jodjeges dhe pak kripe dhe i ziejme fasulet edhe per 20 minuta te tjera. I servirim te ngrohta sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe vaj ulliri ekstra te virgjer.
Me fasulet qe na teprojne, mund te bejme nje salce shume te shijshme fasulesh te cilen e servirim mbi buke te thekur: I reduktojme fasulet ne pure me ndihmen e nje mikseri elektrik dhe lyejme me te buken duke e shoqeruar me feta qepe te kuqe dhe feta.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-pse-femijet-behen-agresive/ | Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë? |
Duke e bindur vazhdimisht fëmijën tuaj të kuptojë se sjellja agresive nuk e privon atë dhe duke i treguar atij mënyra tjera për të shprehur ndjenjat e tij, ju mund ta ndihmoni të kontrollojë veten dhe të mësojë të luaj së bashku me të tjerët.
Çfarë mund të bëni për agresionin
Mundohuni të përgjigjeni menjëherë kur ta shihni fëmijën tuaj agresiv. Gjithashtu, është mirë ta kuptojë menjëherë se është duke bërë diçka të gabuar. Largojeni nga situata për një kohë të shkurtër – për një 2-vjeçar, madje disa sekonda mund të mjaftojnë. Ideja është që ai të lidhë sjelljen e tij me pasojat dhe të kuptoj se nëse godet apo kafshon, ai do të humbas argëtimin.
Ndiqeni.
Nëse 2-vjeçari juaj merr topin në qendër të sallës sportive dhe menjëherë fillon ti gjuaj fëmijët tjerë, nxirreni jashtë. Uluni bashkë me të dhe shikoni fëmijët e tjerë duke luajtur, duke i shpjeguar se ai mund të kthehet në lojë, kur është gati të argëtohet pa i lënduar të tjerët. Pa marrë parasysh se sa i zemëruar jeni me të, mos tentoni t’i bërtisni, ta goditni, apo t’i thoni fëmijës tuaj se është i keq. Në vend që të ndryshoni sjelljen e tij, thjesht mësojeni se agresioni verbal dhe fizik janë rruga për tu larguar, kur ai është i çmendur. Në vend të kësaj, dëshmoni se ju mund ta kontrolloni durimin tuaj, që mund të jetë hapi i parë për ta ndihmuar edhe atë ta kontrollojë durimin e tij.
Përmbajuni planit.
Sa më shumë të jetë e mundur, përgjigjuni akteve agresive në të njëjtën mënyrë çdo herë. Sa më i vendosur të jeni (“Mirë, Billy e kafshove përsëri – kjo do të thotë një tjetër dënim”), aq më shpejt do të krijoni një rregull që fëmija juaj vjen duke e kuptuar se duhet të durojë. Edhe nëse bën diçka që ju ofendon në publik, qëndroni në planin e lojës. Shumica e prindërve e kuptojnë situatën tuaj – në fund të fundit, ne kemi qenë të gjithë në të njëjtën situatë më parë. Nëse njerëzit shtangen, hedhni koment ironik si, “Mos e lazdroni 2-vjeçarin?” dhe pastaj e trajtoni episodin ashtu siç ju përshtatet juve.
Tregoni dhe bisedoni.
Pasi të keni tërhequr fëmijën tuaj mënjanë, prisni deri sa ai të qetësohet pak dhe pastaj me qetësi dhe ngadalë e shqyrtoni çka ka ndodhë. E pyetni nëse mund të shpjegojë se çfarë shkaktoi shpërthimin e tij. (“Jordan, çka të shtyu të sillesh si i çmendur ndaj Skot?”) Shpjegoni se është krejtësisht e natyrshme të zemërohet ndonjëherë, por nuk është në rregull të godasë apo kafshojë. Inkurajoni 2-vjeçarin tuaj që të gjejë një mënyrë më të mirë për të shprehur se sa i zemëruar është.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pas-lekure-dhe-floke-te-shendoshe/ | Qysh me pas lëkurë dhe flokë të shëndoshë? |
Përbërësit e hudhrës mbrojnë lëkurën nga efektet e dëmshme që çojnë në humbjen e elasticitetit dhe plakjen e lëkurës.
Hudhra ka efekte të mrekullueshme edhe në fytyrë të infektuar dhe parandalon shkaktimin e sëmundjes që krijohet nga inflamacioni e që quhet ekzema.
Hudhra është anti-bakterial natyral që ndihmon në eliminimin e shenjave dhe luftimin e akneve.
Të gjithë i dimë dobitë e qepës për flokët por hudhra bënë mrekullira për trashjen dhe forcimin e flokëve.
Duke e masazhuar skalpin e kokës me një copëz të hudhrës ose duke përdorur lëngun nga rrënjët deri tek majat, do të filloni t’i shihni menjëherë rezultatet nga ky ilaç natyral që trajton flokët e dëmtuar dhe me maja të dyfishta.
Nëse e keni problem përdorimin direkt të saj, zgjidhni shampo nga hudhra , apo shtoni copëza të vogla të saj brenda shampos që ju e përdorni.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-dobite-shendetesore-nga-dardhat/ | Qysh me i dite dobite shendetesore nga dardhat? |
Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ky frut ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh.
Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.
Dobitë shëndetësore nga dardhat:
Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.
Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.
Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.
Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.
Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.
Dardha ul kolesterolin në gjak.
Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.
Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.
Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kurorezu/ | Qysh me u kurorezu ne Republiken e Kosoves |
Qysh me u kurorezu? Pas ahengut të martesës, duhet të merreni edhe me punë administrative që të zyrtarizoni ditën më të bukur të hetës suaj, martesën. Procedura dhe dokumentet e nevojshme për kurorëzim në Republikën e Kosovës është si vijon:
Dokumentet per qysh me u kurorëzu
1. Ekstraktet e lindjes për dy palët e interesuara për kurorëzim (origjinale);
2. Certifikatat e statusit martesor për dy palët (origjinale);
3. Letërnjoftimet ose pasaportat e vlefshme të palëve që lidhin kurorë, dëshmitarëve si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
Procedurat
4. Prania e të dyja palëve që lidhin kurorë si dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;
5. Nëse palët kanë qën tëë shkurorëzuar kërkohet: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose Aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
6. Nëse bashkëshorti i ndonjë nga palëve ka vdekur duhet: çertifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm;
7. Nëse njëra nga palët është jo-madhorë: Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
Taksat
8. Pagesa e taksës 15 Euro për kurorëzimet brenda lokaleve të Komunës;
9. Për kërkesa të kurorëzimit jashtë lokaleve të Komunës taksa është 100 Euro.
Nese doni me dit me teper qysh me u kurorëzu, shkoni ne komunen apo bashkine tuaj dhe merni informacione me te hollesishme.
|
https://www.dua.com/sq/kafshet-shtepiake/ | Kafshet shtepiake – Qysh me u kujdes per to? |
Kafshët shtëpiake janë një sfidë më vete kur flasim për mirëmbajtjen e tyre. Shumë zgjedhin të marrin kafshë shtëpiake pa marrë parasysh se ata duan kujdes të vazhdueshëm.
Jetëgjatësia mesatare e kafshëve shtëpiake varion nga 10 deri në 25 vjet. Ndaj nëse merrni një kafshë shtëpiake dijeni se keni nënshkruar një kontratë që për këto kafshë vlen sa gjithë jeta e tyre.
Ja si me u kujdes për kafshët shtëpiake:
Planifikoni planin tuaj buxhetor për përkujdesje ndaj kafshës suaj shtëpiake. Edhe pse për kafshën shtëpiake nuk duhen shpenzime të mëdha, nuk do të thotë që nuk do të keni asnjë shpenzim. Vizitat tek veterineri, sidomos muajt e parë do jenë të shpeshta dhe të shtrenjta.
Sapo të merrni kafshën shtëpiake sigurohuni se do ta dërgoni tek veterinari menjëherë për të kontrolluar nëse kafsha është plotësisht e shëndetshme. Do ketë nevojë për vaksina e shumë vizita të nevojshme.
Sigurohuni që kafsha juaj shtëpiake të konsumojë ushqime të cilat përmbushin nevojat ushqimore ditore të saj. Ushqimet duhet të jenë të ndryshme për secilin vakt nëse mundni.
Ashtu si keni ju nevojë për shumllojshmëri në ushqim, ashtu edhe kafsha juaj ka nevojë për vitamina e ushqim të shëndetshëm
Kafshën tuaj shtëpiake duhet ta pastroni të paktën 1 herë në 2 javë, që ata të qëndrojnë të shëndetshëm. Sigurohuni që të blini shampo të posatshme për lëkurën e kafshës dhe mësoni të mos i lani tek veshët për të shmangur infeksione.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-shampite/ | Qysh me përgatitë shampite? |
Shampitja është një nga ëmbëlësirat më të dashura për shumë kë. Lajmi i mirë është se një shampite përgatitet lehtë dhe shpejtë. Nëse e provoni, do të ju dalë edhe më e shijshme se ato që hani nëpër ëmbëltore! Prandaj mos hezitoni ta provoni!
Përbërësit për këtë ëmbëlsirë janë:
6 të bardha të vezës
350 gram sheqer
1 filgjan i vogël ujë
Për petën:
6 të verdha të vezës
6 lugë sheqer
6 lugë miell
6 lugë qumësht
6 lugë vaj
1/2 qese pluhur për pjekje
Procedura
Së pari përziejmë të verdhat e vezës dhe sheqerin me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë qumështin, vajin dhe pluhurin për pjekje Mbulojmë tepsinë me letër për pjekje, hedhim në të përbërjen dhe e fusim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë. Në një tenxhere vendosim sheqerim dhe shtojmë ujin, e lëmë në zjarr derisa të shkrihet sheqeri.
Pastaj në një enë tjetër duke rrahur të bardhat e vezës shtojmë sherbetin duke përzier me mikser vazhdimisht derisa të bëhet shkumë e fortë. Pasi të jetë pjekur peta, shtojmë shkumën mbi petë dhe i lëmë në furrë edhe 5 minuta së bashku. Kjo shampite është gati për servim dhe kushdo që do ta provojë do të ngelet i kënaqur!
|
https://www.dua.com/sq/makine/ | Qysh me ble auto makine? |
Makinat jane bere pjese e rendesishme e jetes se perditshme. Ekzistojne lloje te ndryshme te makinave ne treg te cilat ju pershtaten shijeve te ndryshme te bleresve. Lexo me poshte se qysh me ble makine.
Udhezimet:
Percaktoni bugjetin tuaj dhe makinat te cilat i pershtaten bugjetit tuaj. Qendroni te perditesuar per te arriturat e makinave te reja dhe raporteve te konsumatorve duke folur me shoqerine tuaj, duke kontrolluar forume te ndryshme te makinave dhe duke lexuar revista per makina. Poashtu percaktohuni se si do ta financoni blerjen si dhe hulumtoni mundesite e financimit.
Percaktohuni nese doni te bleni makine te re apo te vjeter. Nese keni zgjedhur ndonje lloj te caktuar, atehere vizitojeni dilerin per te pare cilat makina jane ne dispozicion. Per te gjetur makina te perdorura, shfletoni shpallje te gazetave per makina.
Kerkoni pazaret e mira ne seksionet e klasifikuara te gazetave. Pazaret me te mira zakonisht jane rreth festave te medha ose ne mes te vitit, kohera kur arrijne ne pergjithesi produkte te reja.
Beni test ngarjeje para se te bleni. Eshte e keshillueshme te mos bleni makine nga ankandet ne internet. Sigurohuni qe jeni i kenaqur me dizajnin e makines dhe performancat e ngarjes.
Para se te bleni makine te perdorur, kontrolloni raportin e mirembajtjes dhe historine e aksidenteve. Poashtu angazhoni ndonje teknik te makinave qe te inspektoj makinen ne teresi.
Negocioni me shitesin qe te arrini nje qmim te perballueshem. Nese bleni nga dileri, shiqoni me kujdes faturen nese ka ndonje ngarkese pagese tjeter te papritur
|
https://www.dua.com/sq/lin-delija/ | Lin Delija |
Lin Delija, një piktor nga Shkodra. Historia e jetës së të cilit është një mësim për të gjithë ne. Çfarë kishte që nuk shkonte me të?
Kontribuesja jonë e historisë, Kristiana, do të na tregojë më shumë. Para së gjithash, pse i duhej të shpëtonte nga Shqipëria.
Çfarë kishte që nuk shkonte me të? “Problemi me Lin Delijan ishte pikërisht arti i tij sepse fokusohej tek feja dhe nderimin e pranisë së shqiptarëve në fe. Sipas tij, shqiptarët jetonin në një botë të tmerrshme dhe ishin gjithnjë në luftë.
Në artin e tij, ai lidhi figurat nacionaliste me fenë. Lin interesohej për shqiptarët dhe historinë e tyre fetare, veçanërisht gjatë pushtimit turk.
Arti i tij edhe pse ishte shumë shprehës ishte shumë i errët. Ai nuk i pikturoi shqiptarët si heronj të luftës, por i pikturoi në një mënyrë më realiste.
‘Lin Delija shkoi në Kosovë’
Me mundimet e tyre të përditshme dhe në kohërat e tyre më të errëta. Pas Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha zbatoi një lloj komunizmi antifetar në Shqipëri. Njerëzit nuk lejoheshin të luteshin apo të shkonin në kishë. Feja në thelb ishte e ndaluar.”
Kështu që ky artist iu detyrua të largohej nga vendi i tij i dashur, por ku shkoi?
“Lin Delija shkoi në Kosovë, që sigurisht atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ai ishte në të njëzetat e tij. Piktori punoi së bashku me shqiptarët e Kosovës duke bërë murale fetare. Pas kësaj, ai shkoi në Zagreb dhe më vonë në Itali, ku studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.”
Mund ta imagjinoj se ai ishte shumë i zhgënjyer nga Shqipëria, dhe ndaloi së dashuri atdheun e tij apo jo?
“Jo, aspak. Delija gjithmonë tregonte aspektet shqiptare në artet e tij. Dhe pasi ra komunizmi, Delija u kthye menjëherë në qytetin e tij të lindjes. Ai ishte shumë nostalgjik për të . Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Shkodër.”
Donna in treno, 1990 – Lin Delija (Pasquala Chiuppi)
A është ky një nga artistët më të rëndësishëm shqiptarë në histori? Kur kërkoj emrin e tij në Wikipedia shqiptare, gjej vetëm disa rreshta për të.
“Po, ai mund të jetë një nga piktorët më të rëndësishëm në historinë e shqipërisë. Puna e tij u shfaq në Romë dhe njerëzit shkuan në shtëpinë e tij në Itali për të parë artet e tij.
Vite më vonë, Delija ishte një artist i njohur kombëtar në Shqipëri, dhe iu dha nderimi më i lartë i shtetit shqiptar. Nëse pyesni për të në klasat e historisë së artit në të gjithë botën, njerëzit do ta njohin atë.”
Çfarë mund të mësojmë nga Lin Delija, Kristiana?
“Shumë. Gjëja më e madhe që mund të mësojmë prejt tij është t’i qëndroni besnik identitetit tuaj – asaj që doni dhe asaj për të cilën jeni të apasionuar – pavarësisht se çfarë thonë institucionet.
Sidomos kur mendoni se komuniteti juaj po ju neglizhon. Mos e ktheni shpinën, por përpiquni ta kuptoni dhe të mësoni se çfarë është ajo që dashuroni vërtet nga ky komunitet.”
A doni të lexoni më shumë për figura historike?
|
https://www.dua.com/sq/routeri-tp-link/ | Si konfigurohet routeri TP LINK? |
Fillimisht duhet të lidhet TP Link me Modem (ZTE) përmes kabllos Lan.(Në ZTE: vendoset kabllo në portin 1,2,3 ose 4) tek porti me ngjyrë kaltërt WAN në TP-Link Në kompjuterin tuaj hapeni shfletuesin e faqeve dhe shënoni kete IP adresë: 192.168.0.1 ku do të ju kërkohet emri i përdoruesit(admin) dhe fjalëkalimi(admin). Pasi të hapet faqja kryesore, në anen e majtë klikoni në “”Quick Setup”” dhe klikoni butonin “”Next””, pastaj Quick Setup – Operation Mode zgjedhni opcioin Wireless Router. Vazhdoni duke zgjedhur “”Dynamic IP””ose “Auto-Detect” dhe klikoni “”Next””. Zgjedhni Wireless Network Name: Emrin tuaj SSID (Emrin e Wirelessit), region Albania ose ndonje regjion tjeter, zgjedheni WPA2-PSK (Recommended), tek hapësira shënoni fjalëkalimin që dëshironi me gjatësi 8 deri 64 karaktere dhe në fund klikoni Reboot ose Finish.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shtu-shkelqimin-e-flokeve/ | Qysh me shtu shkëlqimin e flokëve? |
Ky është një nga rastet e shumta kur natyra përbën faktorin kryesor të sekreteve të bukurisë. Në këtë rast bëhet fjalë për kujdesin ndaj flokëve me përbërës natyralë mjaft të dobishëm. Të frymëzuar nga recetat tradicionale të aplikuara nga nënat dhe gjyshet, siç është vaji i ullirit dhe kamomili, por edhe nga produktet kozmetike që përmbajnë ektrakte ekzotike që i bëjnë flokët të mos e humbasin kurrë shkëlqimin.
Cilat pra janë produktet natyrale që duhet të përdorni herë pas here dhe çfarë efekt kanë ato në flokët tuaja?
Mjaltë: Për hidratim intensiv dhe ushqim.
Vaji i ullirit: Ushqen në thellësi dhe i bën flokët më të butë.
Kamomili: Për shkëlqim në flokët e verdhë.
Luledielli: I pasur me antioksidantë.
Aloe Vera: Hidraton dhe mbron.
Rrushi i kuq: I njohur për vetitë e tij antioxidante.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-ringjalle-floket-tuaja-ne-menyre-natyrale/ | Qysh me ringjalle floket tuaja ne menyre natyrale? |
Qysh me ringjalle floket tuaja ne menyre natyrale? Flokët tuaja duhet të kenë përparësi kur vjen tek bukuria e tyre. Kur është në pyetje shëndeti dhe bukuria e flokëve, ju sjellim lajme të mira.
Nuk keni pse t’ju ekspozoheni kemikateve të dëmshme për ta nxitur rritjen e serishme të flokëve! Hulumtimet e deritanishme kanë vërtetuar se disa bimë kanë ndikim të shkëlqyeshëm në parandalimin humbjes së flokëve.
Qepa është shumë i mirë për flokët tuaja
Gjatë një hulumtimi, 20 prej 23 personave kanë lyer flokët me lëngun e qepës. Këtë e kanë bërë 2 herë në ditë, për 6 javë. Pas 6 javësh dendësia e qimeve ishte rritur dhe ishte parandaluar rënia e tyre.
Qepa është antioksidant i fortë dhe ka një efekt të jashtëzakonshëm në eliminimin e baktereve dhe elementeve të dëmshme nga trupi juaj. Kështu që nuk është cudi që ka efekt edhe tek flokët tuaj.
Specat pikantë
Ekspertët kanë vërtetuar se personat të cilët për çdo ditë konsumojnë 6 mg speca pikantë pas 5 muajsh vërejnë trashjen e flokëve. Mirëpo, ata theksojnë se para aplikimit duhet të këshillojnë mjekun.
Sido që të jetë duket se specat pikante në të vërtetë i bëjnë mirë jo vetëm flokëve tuaj por edhe shëndetit tuaj.
Aloe vera
Aloe vera me shekuj përdoret për nxitjen dhe trashjen e qimes së flokut. Ekspertët kanë vërtetuar se është kombinim i hatashëm edhe rozmarina dhe sherbela.
Rozmarina nxit rritjen e flokëve ndërsa që sherbela forcon qimen karshi faktorëve të shumë të dëmshëm që vijnë nga jashtë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-me-gjet-aplikacionin-e-duacom-ne-play-store-dhe-app-store/ | Qysh me gjet aplikacionin e dua.com në Play Store dhe App Store? |
Aplikacioni i dua.com më në fund është këtu në Play Store dhe App Store. Pash muajsh të tërë testimi dhe provash, lançuam versionin zyrtar. Versioni zyrtar i dua.com u lancua në orën 12:00.
Në thuajse kohë rekord shumë persona shkarkuan aplikacionin për të përdorur versionin e saj zyrtar me filtrat dhe gjithçka tjetër që aplikacioni i duas ka sjellë për përdoruesit. Nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme e përdoruesëve tanë, po ju shpjegojmë qysh me e gjet app-in.
dua.com app përmes linqeve të gatshme në Play Store dhe App Store
Për ata përdorues që janë të interesuar, më poshtë po ju listojmë dy linqet përmes të cilave mund të gjeni dua.com si në Play Store ashtu edhe në App Store:
1- App Store
Ky link është për të gjithë përdoruesit e Iphone. Që ta gjeni menjëherë aplikacionin pa problem mjafton të klikoni më sipër dhe do mund ta shkarkoni aplikacion pa problem.
2- Play Store
Ndërsa nëse klikoni këtu, do mund të shkarkoni versionin e aplikacionit për ata që kanë telefona Android.
dua.com përmes fjalëve kyçe
Për momentin, meqë aplikacioni sapo është lançuar, mund ta gjeni vetëm në Play Store duke shkruar në search bar: dua.com Albania.
dua.com është aplikacioni që po synon me bashku shqiptarët dhe tashmë është i prekshëm për të gjithë përdoruesit e saj.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-qofte-me-susam/ | Qysh me përgaditë qofte me susam? |
A i keni provuar ndonjëherë qofte me susam? Nëse përgjigja juaj është jo, atëherë ne kemi një befasi për ju. Kurse nëse tashmë e dini magjinë e kësaj shije, atëherë ne kemi recetën që sigurisht e keni kërkuar!
Në secilin rast, ne ju sygjerojmë të gatuani qofte me susam. T\’i provoni ato dhe t\’i shijoni së bashku me më të dashurit tuaj. Kjo është një recetë jo shumë e shtirë për tu përgatitur. Madje mund të konsiderohet edhe argëtuese dhe mjaftë kreative. Ndiqni udhëzimet tona për qofte të shkëlqyeshme me susam!
Përbërësit për qofte me susam
500 g mish të bluar (i përzier)
50 g thërrime buke
50 g djathë
një lugë salcë kosi
hudhër në granula
një lugë çaji mustardë
1 ve, majdanoz
erëza
piper
arrëmyshk
150 g susam
gjalpë dhe qepë.
Përgatitja
Së pari, thyejeni vezën në mishin e bluar. Pastaj aty shtoni thërrime buke, pluhur djathi, salcë kosi, majdanoz, hudhër në granula dhe mustardë. Pastaj për shije shtoni pakëz arrëmyshk, shtoni erëza C dhe piper. Përziejeni mirë derisa të fitoni përgatitjen e përshtatshme për formësim. Përgatitjen ndajeni në katër pjesë. Pasi ta keni bërë këtë pastaj formoni qoftet dhe me duar holloni. Rrotulloni në susam dhe vendosni në një tepsi të veshur me letër për pjekje. Në secilën qofte vendosni pakëz gjalpë. Piqni në furrë në 170 gradë rreth një orë. Këto qofte shërbeni me salcë kosi, në të cilën mund të shtoni pakëz qepë të copëtuar dhe erëza.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-paketu-nje-valixhe-per-udhetim/ | Qysh me paketu nje valixhe per udhetim të shkurtër? |
Me paketu nje valixhe per udhetim është përherë një sfidë më vete. Sa herë kur niseni për rrugëtim nervozoheni sepse mund të merrni vetëm një qantë të vogël që nuk ua zë të gjitha gjërat?
Kjo gjë do të ju ndodh më pasi të mësoni disa taktika se qysh me paketu një valigje të vogël.
Si behet nje valixhe per udhetim?
Të gjithë punëtorët e fluturimeve deri tek anëtarët e ushtrisë e dinë këtë mashtrim.
Rrokullisja e rrobave tuaja është mënyra më mirë për të zënë sa më shumë në një valixhe per udhetim.
Plus, rrobat e rrokullisura nuk rrudhen shumë se rrobat e palosura.
Vendosini gjërat brenda këpucëve
Këpucët marrin shumë hapësirë brenda një valixhe.
Kështu që bëni që ata të kryejnë detyrë të dyfishtë duke i mbushur plot sende të vogla si bizhuterivnë një çantë të kyçur me zinxhir, çorape, mbathje e gjësende të tjëra të vogla.
Mbylleni çantën njëherë dhe hapeni sërish për të shtuar gjëra
Kjo mund të duket e çuditshme por provojeni.
Kur ju duket se çanta juaj nuk zë më gjera të tjerë mbylleni me zingjirë edhe nëse ju duhet t’i uleni sipër, dhe pastaj më vonë hapeni sërish.
Pasi gjërat në valigjen tuaj të jenë ngjeshur do të shihni se keni diku-diku disa hapësira të reja për të futur gjëra të vogla.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-gjete-hyrjen-e-nje-shteteve-per-thirrjet-telefonike/ | Qysh me gjete hyrjen e nje shteteve per thirrjet telefonike? |
Secili prej shteteve e ka kodin e vet per thirrjet internacionale. Nese doni ta beni nje thirrje telefonike ne ndonje shtet skandinav psh. ateher duhet ta dini kodin e hyrjes telefonike te atij shteti ne menyre qe te mund ta realizoni thirrjen.
Ne faqen http://www.countrycode.org/ jane te renditura kodet e te gjitha shteteve te botes. Kodin qe ju nevojitet mund ta gjeni manualisht, ose duke shkruar emrin e shtetit ne hapesiren per kerkim Search.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-qofte-me-pure-patatesh/ | Qysh me përgatitë qofte me pure patatesh? |
A keni provuar ndonjëherë qofte me pure? Edhe nëse përgjigja është po, ne kemi një recetë që ua sugjerojmë. E lehtë për tu përgatitur por një shije e paharruar nëse provohet njëherë. Prandaj mos hezitoni që ta provoni.
Përbërësit për qofte me pure
500 gram patate
50 gram miell
100 gram proshutë
100 gram gjalpë
kripë
piper
1 vezë.
Përgatitja e qofteve
Së pari qërohen dhe pastrohen patatet. Pastaj zihen në ujë të kripur. Pasi të jenë zier, patatet shtypen në formë pureje. Më tej shtohet gjalpi, mielli dhe proshuta. Kur të jetë krijuar një masë homogjene me dorë formësohen qoftet. Forma mund t\’ju jepet sipas dëshirës. Mirëpo forma më e lehtë që mund ta bëni është ajo në topa të vegjël, të rrumbullakët.Masa e përgaditur hidhet në gjalpë të nxehtë duke i skuqur qoftet nga të dyja anët.
Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra. Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe luereni në zjarr derisa salca të jetë gati. Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-carcafet/ | Qysh me i pastru çarçafët? |
Ekzistojnë llojë të ndryshme të carcafëve të shtratit. Për ti mbajtur çarçafët e pastër, duhet ti lani ato një herë në javë. Njeriu kalon mesatarisht 56 orë në javë në shtrat, dhe gjatë asaj kohe qelizat e trupit ndërrohen, lëshohet yndyra e trupit dhe djersa.
1.Aktivizoni lavatriqen që të lajë me ujë të ngrohtë, pasi që uji i ngrohtë mbytë bakteriet. Por, para se të aktivizoni lavatriqen kontrolloni çarçafët se në sa gradë duhet larë.
2.Vendosni sodën në lavatriqe së bashku me zbutësin e rrobave.
3.Vendosni çarçafët brenda lavatriqe, dhe pasi të lahen vendosni ato në vend të rrafshët që të mos rrudhosen.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kujdes-per-lepujt-si-kafshe-shtepiake/ | Qysh me u kujdes per lepujt si kafshe shtepiake? |
Kur mendojmë për lepujt mendojmë ngrohtësinë, veshët e lëshuar dhe sytë e mëdhenj. Duke ju thënë të gjithatë këto, pse të mos e mbani lepurin si kafshë shtëpiake?
Pjesa më e rëndësishme është se lepujt janë kafshë të shëndetshme që mund të bëjnë shoqeri të shkëlqyer.
Sidoqoftë, si çdo qenie që është unike në mënyrën e tij duhet të përshtatet me pronarin.
Lepuri eshte krijesa delikate që kërkojne kujdes të madh.
Ata kanë veshë të gjatë që qëndrojnë drejtë ose anash. Aktualisht veshët u shërbejnë për diçka, ato e ndihmojnë lepurin të ngrohet apo të freskohet, sipas nevojës.
Shtëpi të qetë
Nga natyra, lepujt zakonisht janë të turpshëm, të trembur dhe kanë një personalitet të qetë. Lepujt bëhen shumë të sjellshëm dhe të dashur me pronarët e tyre në një ambient të qetë, të butë dhe të kujdesshëm.
Në rast se keni fëmijë parashkollorë që dëshirojnë të luajnë lojëra luftarake, atëhere ju duhet t’i mbani lepujt si kafshë shtëpiake. Në nje shtëpi të qetë, pa zhurmë, lepujt do të ishin kafshë të mahnitshme.
Ushqimi
Të gjithë lepujt i duan mollët, karrotat, portokajtë dhe brokolin. Sidoqofte, nuk duhet t’i ushqeni në masë të madhe me lakër sepse mund të jetë e rrezikshme.
Kur fillojnë të rriten dhëmbet e lepurit ka shumë rëndësi te mbahen në gjatesi normale, sepse pastaj mund të ketë probleme me gojën dhe nuk do mund të ushqehet mirë.
Lojërat
Jepini atij një lodër për ta përtypur ose ta dërgoni tek veterinari.
Sa i përket strehimit, ju mund t’i mbani ata në një kotec apo edhe brenda në shtëpi. Duhet vetëm të siguroheni që është gjithçka në rregull gjatë dimrit në temperaturat e ftohta dhe verës në ato të nxehta.
Po ashtu do të ishte mirë ta dërgoni tek veterineri sepse ai do t’i kontrollojë zemrën, mushkërite, veshët dhe nëse dhëmbët e tij janë në gjatësine e duhur.
|
https://www.dua.com/sq/akullore-me-qumesht/ | Akullore me qumesht |
Akullorja është deserti i preferuar nga të gjithë! Prandaj është shumë mirë ta mësoni këtë recetë për akullore me qumësht.
Përpos që është e lehtë për t’u përgatitur, është edhe tejet e shijshme!
PËRBËRËSIT PËR AKULLORE ME QUMËSHT
6 dcl qumësht,
3 dcl ajkë,
200 gr sheqer,
8 të verdha vezësh,
2 qeska sheqer vanileje.
Në zjarr të ngadalshëm vlohet qumështi me ajkë dhe sheqer. Ndaras tunden vezët me sheqer vanilje. Masa e nxehtë e qumështit përzihet me vezët duke i përzier vazhdimisht me lugë. Derdhet në enë të cekët dhe futet në frigorifer me ngrirje të thellë gjersa të ngrihet nga anët e enës.
Kthehet akullorja në enë të thellë dhe tundet me mikser, gjersa të fitohet një masë e fryrë, e lëmuar në bazë të kremit. Përsëri ftohet gjer në ngrirje të lehtë dhe tundet edhe njëherë, pastaj futet në frigorifer me ngrirje të thellë për t’u ngrirë. Para përdorimit, mirë është të futet në frigorifer ½ ore, në mënyrë që të ndahet më lehtë me thikë, ose të shërbehet me lugë për akullore.
Akullorja mund të përgatitet në disa variante. Masa e përgatitur mund të ndahet në dy pjesë. Njerës pjesë mund t’i shtohet çokollatë e shkrirë në qumësht të nxehtë, kakao ose kafe. Topthat e akullores shërbehen me biskota deserti ose që të jetë shërbimi më atraktiv, ato shërbehen me ombrellëza letre, “palma” etj.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cka-permban-nje-veze/ | Qysh me dite cka permban nje veze? |
Qysh me dite cka permban nje veze? Shpesh na rekomandohet të hamë vezë. Sidomos për mëngjes. Thuhet se ato i plotësojnë shumë nevoja që trupi ynë i ka. Mirëpo, cilat janë elementët ushqyes që përmban ky produkt?
E dim shumë mirë se veza është një ushqim i pazëvendësueshëm për ne. Jo vetëm që përdoret në shumëgatime, por një mengjes pa përmbajtjen e vezës as që mendohet.
Sasia e proteinës që gjendet në vezë varet nga madhësia që ka, por ja çfarë mund të prisni nga një vezë. Sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës ja çka përmban një vezë:
Veza tejet e madhe përmban 90 kalori dhe 7.8 gramë proteinë
Veza ekstra e madhe përmban 80 kalori dhe 7 gramë proteinë
Veza e madhe përmban 72 kalori dhe 6.3 gramë proteinë
Veza mesatare përmban 63 kalori dhe 5.5 gramë proteinë
Cila pjesë e vezës përmban më së shumti proteinë?
Ka shumë debate rreth asaj se a është më mirë ta hani vezën të tërën, apo ta hani vetëm të bardhët oes të verdhët. Ndonëse të verdhët e vezës mund të përmbajë nutrientë të rëndësishëm si hekuri dhe vitaminat A, D, E dhe K, pjesa e bardhë e vezës përmban më së shumti proteinë.
Megjithatë, sugjerohet ta hani komplet vezën, nuk keni pse kufizoheni vetëm tek e bardha apo e verdha.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-njollat-e-akneve-ne-fytyre/ | Qysh me i largu njollat e akneve në fytyrë? |
Shenjat e akneve janë rezultat i një lëkure të lënduar ku indet fijezore zhvillohen mbi plagë, ndërsa lëkura shëron vetveten.
Ato mund të vijnë edhe nga incidente si pickimet e insekteve, djegiet, aknet, prerjet kirurgjikale, vaksinimet.
Si mund të reduktoni njollat e akneve në fytyrë:
Hiqni shtresat e jashtme të gjethes për të nxjerrë xhelin e aloe verës.
Më pas, aplikojeni në shenjat tuaja.
Masazhoni xhelin në lëkurë me lëvizje të buta rrethore dhe lëreni për gjysmë ore.
Bëjeni këtë dy herë në ditë.
Trajtimi me vaj ulliri.
Aplikoni vaj ulliri ekstra të virgjër në zonën e prekur dhe masazhojeni me lëvizje rrethore.
Lëreni për 30 minuta ose gjithë natën nëse dëshironi.
Mos e lani me ujë; thjesht pastrojeni me një copë të pastër.
Bëjeni sa më shpesh të jetë e mundur këtë trajtim për të marrë rezultatet e dëshiruara.
Trajtimi me mjaltë.
Zhdukni shenjat në fytyrë duke aplikuar mjaltë në to dhe duke e lënë gjithë natën.
Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë në mëngjes.
Bëjeni këtë çdo natë para se të shkoni të flini.
Trajtimi me uthull molle.
Zhysni një copë pambuku në uthull dhe aplikojeni te shenjat.
Lëreni për të paktën 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë.
Më pas mund të aplikoni krem hidratues, por mos harroni të aplikoni çdo ditë uthull molle për të paktën dy javë.
|
https://www.dua.com/sq/recete-pice-nga-kuzhinieri-me-i-famshem-ne-bote-jamie-oliver/ | Recetë pice nga Jamie Oliver – kuzhinieri më i famshëm në botë |
Kush nuk i pëlqen picat? Jeni adhurues të picës dhe i doni shkathtësitë kulinare të Jamie Oliver? Atëherë këtë recetë do ta adhuroni. Shumica thonë që kur njëherë ta gatuani picën në këtë mënyrë kurrë më nuk do ta përgatitni e brumit në mënyrën e vjetër. Ja pra mësoni njëherë e përgjithmonë recetën e picës sipas Jamie Oliver.
Përbërësit
1 kg miell i bardhë;
200 gr miell e griz të bluar;
2 x 7 gr tharmë të thatë;
1 lugë sheqer;
4 lugë vaj ulliri.
Përgatitja sipas Jamie Oliver
Në 650 ml ujë të vakët përzieni tharmin, sheqerin dhe vajin dhe lini disa minuta pastaj tretjen qiteni në enë për përzierje. Ngadalë shtoni miellin dhe grizin duke i përzier derisa masa të bashkohet. Ngjishni derisa brumi të marrë formë të lëmuar dhe teksturë elastike. Qiteni brumin në një tepsi të madhe dhe qitni sipër mielli. Mbulojeni enën me leckë të njomur dhe lëreni të qëndrojë në temperaturë dhome rreth një orë që të bymehet. Pastaj merreni brumin dhe ngjisheni derisa i gjithë ajri të nxirret jashtë. Ndajeni brumin në toptha, ndërsa kjo përzierje nga 1 kg miell është e mjaftueshme për 6 deri në 8 pica të madhësisë mesatare. Brumin e përhapur lyeni me vaj ulliri dhe bëni fillin me shtesën e dëshiruar.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-vaj-kanelle/ | Qysh me përgatitë vaj kanelle? |
A keni përdorur ndonjëherë vajë kanelle? Ose më mirë të themi, a keni dëgjuar ndonjëherë për të mirat e tij? Nëse përgjigja është \”Jo\” atëhere ka ardhur koha të filloni ta përdorni. Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore. Prej tij do të keni vetëm përfitime.
Përbërësit për vaj kanelle
12 shkopinj kanelle
1 gotë vaj ulliri (200 ml)
1 kavanoz prej qelqit
Mënyra e përgaditjes
Së pari shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër derdhni vajin e ullirit. Pastaj sigurohuni që shkopinjtë të jenë mbuluar me vajin e ullirit. Pasi të jeni siguruar e mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë. Vajin e lini të qëndrojë dy deri tri javë. Mirëpo gjatë kësaj kohe përzieni çdo ditë. Pas tre javësh vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë. Kështu ky vaj kanelle është i gatshëm për përdorim.
Përfitimet nga ky vaj
Vaji i kanellës është një pastrues i madh i gjakut. Ai parandalon shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Kanella përmirëson rrjedhën e gjakut dhe parandalon gungat. Gjithashtu ulë presionin e gjakut. Ky vaj rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Ai shkatërron bakteret në traktin urinar.
Kanella madje zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër si dhe fufton infeksionet me kërpudha. Vaji i kanellës vepron si një parandalues nga kanceri në zorr. Ai zvogëlon fryrjën në stomak dhe përmirëson tretjen.
Ndihmon me fytin e ftohtë dhe të sëmurë.Është diuretik i shkëlqyeshëm.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-mbrojte-nga-mushkonjat/ | Qysh me u mbrojtë nga mushkonjat? |
Ju dhe fëmijët tuaj nuk mund të fleni natën per shkak te mushkonjave? Jeni përpjekur që këtë ta zgjidhni përmes mjeteve elektrike? Por ju nuk jeni të kënaqur me punën e tyre. Ka mënyra më efikase për të larguar këto insekte të bezdisshme.
Per te larguar mushkonjat nevojitet:
20 Cl uj
50 gram sheqer,
1 gram maja të freskëta
1 shishe plastike prej 1,5 litër ose dy.
Këtë përbërje e fusni në shishe me pjesën lartë të prerë dhe të vendosur si hinkë. Mushkonjat tërhiqen nga gazi që lëshon sheqeri gjatë femrentimit dhe përfundojnë në shishe.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rrit-vetbesimin/ | Qysh me rritë vetbesimin? |
Të gjithëve na ndodh që në periudha të caktuara të kemi më pak vetbesim. Mirëpo qysh me rritë vetbesimin? Mos harroni se është shumë e rëndësishme që të punojmë me vetën që kjo të mos të zgjas shumë. Vetbesmi ndikon shumë në qetësinë tonë shpirtërore. Nëse ai na mungon atëherë gjërat bëhen shumë të vështira për ne. Prandaj më poshtë po ju japim disa këshilla se si mund ta rrisni vendbesimin tuaj.
Gjeni se pse e keni vetbesimin e ultë
Së pari kujdesuni të kuptoni se pse ju mungon vetbesimi. Cila është arsyeja pse nuk ndiheni të mirë aq sa duhet? A është pesha juaj? Dukja? Shkollimi? Cilado që të jetë, menjëherë bëni një plan se si ta kaloni këtë barrierë.
Punoni me vetën
Nëse e vëreni se keni mungesë vetbesimi përmirësoni atë që nuk ju pëlqen tek vetja juaj. Ju mund të ja dilni. Bëhuni versioni më i mirë i vetës. Mirëpo këtë mund ta bëni vetëm nëse jeni të përkushtuar dhe punoni realisht me vetën.
Kujtojani vetës vlerat tuaja
Mos harroni asnjëherë vlerat që ju karakterizojnë si person. Në momentet kur vetbesimi ju mungon kujtojani vetës ato. Madje mund të bëni edhe një listë më to. Shkruani se pse ju jeni një person me vlera. Kujtoni përpjekjet që keni bërë në jetë. Kujtoni edhe të mirat që keni arritur.
Flisni
Asnjëherë mos hezitoni të shprehni mendimin tuaj. Gjeni kurajo dhe flisni. Integrohuni dhe bëhuni të zëshëm. Qoftë në shkollë, në vendin e punës apo në shoqëri. Dilni nga zona juaj e rahatisë dhe kërkoni trajtimin që ju e meritoni. Edhe nëse në fillim do të ju duket e vështirë më pas kjo do të jetë në të mirën tuaj.
|
https://www.dua.com/sq/qilim-shqiptar/ | Qilim Shqiptar, bukuria e shtepive shqiptare |
Qilim Shqiptar, bukuria e shtëpive shqiptare, Vite më parë qilimat ishin pjesë e të gjitha shtëpive shqiptare.
Shumëngjyrshmëria e tyre bashkë me format simetrike i bëjnë ata shumë të veçantë.
Në anën tjetër, po kaq unike është edhe mënyra se si ata punohen. Po ashtu edhe materiali i mbledhur që kërkon shumë mjeshtri për tu endur. Përveç trojeve shqiptare, qilimat janë të pranishëm edhe në disa vende të Ballkanit.
Qilimat punohen në tezgjah dhe duan shumë precizitet
Në vende si Kruja e Shkodra tradita e punimit të qilimave ruhet ende. Vegla me të cilin enden ata quhet tezgjah. Puna bëhet vertikalisht dhe horizontalisht. Ngjeshja e leshit për një qilim tani bëhet me sfurk, kurse më përpara është bërë me shpatë.
Procesi i punës për një qilim fillon me endjen me fill pambuku. Më pas fillohet thurja me fill leshi që është i cilësisë së parë.
Gjithashtu, për bërjen e një qilimi duhet dhe vizatimi teknik, i cili ka të bëjë me simbolet kombëtare dhe kulturore të vendit tonë.
Për prodhimin e një qilimi prej 1 metër katror duhen gati shtatë ditë dhe një punë intensive prej tetë orësh.
Ata datojnë që prej shekujsh
Qilimat orientalë nisën të shfaqeshin në Evropë pas Kryqëzatave. Ato janë të famshëm, sepse janë jashtëzakonisht të trashë dhe aspak irritues në të prekur. Deri në shekullin e XVIIItë ato mbaheshin për zbukurim dhe ruheshin mirë.
Përveçse në vendet mbretërore dhe ekleziastike, ato konsideroheshin tepër të çmuar. Që nga shekulli XIIItë, ato u shfaqën në skica dhe dizajni indopersian u fut në Evropë nëpërmjet kompanive britanike dhe franceze.
Ato ishin gjithashtu të famshme për aromën e tyre si prej frutash. Leshi është materiali më i zakonshëm për qilimat, por pambuku përdoret gjithashtu.
Qilimat e mëndafshit datojnë së paku që nga shekulli XVItë, por janë më të pazakontë, sepse janë të kushtueshëm dhe më pak rezistentë; ato shpesh varen në mure si tapiceri dhe pak përdoren të shtruar në tokë.
|
https://www.dua.com/sq/suksesi/ | Suksesi – Disa te verteta |
Suksesi – Disa të vërteta për njerëzit e suksesshëm! Ajo se çfarë zgjidhni të bëni me jetën tuaj ngelet gjithmonë në dorën tuaj.
Mirëpo, është e rëndësishme që të kuptoni disa të vërteta në lidhje me njerëzit e suksesshëm.
“Për një njeri të varfër, i pasuri ka lindur me fat. Për një njeri të pasur, i varfëri është dembel”.
Ata që nisin një biznes sakrifikojnë shumë nga vetja e tyre, sepse jo gjithçka është fushë me lule. Me pak fjalë duam t’ju tregojmë të paktën 4 të vërteta që duhet t’i dini në lidhje me njerëzit që e suksesshëm. E vërteta është gjithmonë e hidhur, edhe kur flasim për ata që janë të suksesshëm në karrierë.
Ekuilibri jetë punë
Ka vetëm një zgjedhje puna ose jeta. Të gjitha zgjedhjet e tjera tuajat kanë pasoja. Ditëlindjet, përvjetorët e festave etj, janë për njerëzit e varfër. E hidhur por e vërtetë! Ata që nuk pranojnë ta besojnë këtë, janë të mbushur me justifikime.
Fillon që në rini kur thoni gjëra të tilla si: “Po, do ta bëj këtë gjë apo atë gjë … sikur të kisha më tepër para, por kam mësimet e pianos…por kam ditëlindjen..po sikur të marr diplomën, etj.” Pastaj ky ves vazhdon edhe kur bëheni familjarë.
Arsyetimet tuaja fillojnë të tingëllojnë kështu: “Duhet ta mbaroj këtë, por më duhet të çoj djalin tek dentisti.” “Vetëm pasi të konsultohem me familjen time do marr një vendim.” Pra, justifikimi më i madh nga të gjithë: “Dua të kem një jetë përveç punës”.
Shqiponjat fluturojnë vetëm
A dëshiron të kesh një jetë tënden? Shikoni biznesmenët me performancën më të lartë në botë. Po flas për Bransons, Zuckerbergs, Gates dhe Trump. Ata nuk shkojnë në Kupën e Botës. Nuk kanë shkuar as në të gjitha lojërat e futbollit në kolegj.
Nëse do të shkonin në çdo festë dhe çdo lojë, të jeni të sigurt që do ishin shoqëruar me njerëzit e gabuar. Kur vjen fjalë tek sipërmarrja, vetmia është një temë për të cilën askush nuk dëshiron të flasë. E vërteta është se kur je në krye do ndihesh gjithnjë e më shumë vetëm.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të dëshpëroheni. Ata që e duan me të vërtetë atë që bëjnë, ecin përpara në jetë edhe vetëm. Me fjalë të tjera: “Më trego me kë rri dhe do të them se cili do të bëhesh.” Ti je rezultati i njerëzve me të cilët kalon pjesën më të madhe të kohës.
Jeta është shumë e vështirë
Çdo person që ju thotë të kundërtën nuk ka qenë kurrë i suksesshëm! Pavarësisht nëse jeni një person me performancë të lartë ose një i pavlerë, jeta është e vështirë për të gjithë. Ajo që i ndan njerëzit e suksesshëm nga të tjerët është vetëm një gjë:
“Mënyra si reagoni ndaj ndodhive tuaja në jetë.”
E vërteta është se të gjithë kemi problemet tona. Sidoqoftë, bizesmenët e suksesshëm i pranojnë problemet e tyre dhe mësojnë si të merren me to. Pastaj dinë vetëm një rrugë, të ecin para.
Ka vetëm një mënyrë për tu rritur si një individ
Dilni nga zona juaj e rehatisë. Mos bëni si breshka që në rrezikun e parë mbyllet në guackën e saj. Theodore Roosevelt dikur shkroi një libër se si të bëhesh i patrembur dhe i guximshëm.
Në atë libër Theodore sugjeron të shkruani një listë. Në këtë listë përfshini gjërat që ju tmerrojnë dhe në fund të ditës përballuni me to!
Bëni gjëra që shkojnë përtej pritshmërive tuaja. Vendosni qëllime në jetë të cilat nuk mund t’i arrini as për 100 vjet.
Dhjetëfishoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja, që t’ju frikësojnë me të vërtetë. Duhet të rritesh vazhdimisht e të bëhesh gjithnjë e më ambicioz. Për shembull, njësoj sikur Kurrizoja i Notre Damit të ftojë në një takim romatik Marilyn Monroe. Sigurisht, kjo kërkon guxim të madh për t’u bërë, por mund t’ia dilni.
Filloni të shikoni mundësi atje ku gjithë të tjerët shohin kufizime.
6 gjëra që njerëzit e suksesshëm i bëjnë
Padyshim se të gjithë njerëzit e suksesshëm punojnë fortë për suksesin e tyre. Dihet se ai nuk vjen papritur dhe pa një plan veprimi. Mirëpo, a e dini cilat janë shprehitë apo zakonet që njerëzit e suksesshshëm kanë?
Më poshtë ne po i përmendim vetëm disa prej tyre. Janë disa udhëzime të thjeshta dhe të shkurtëra që do t’ju ndihmojnë edhe juve nëse provoni t’i praktikoni. Duhet të merrni mësim nga më të mirët!
Ata e dinë çfarë duan
Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të marrë gjithmonë atë që dëshirojnë është se së pari ata e dinë çfarë dëshirojnë! Kur e dini se çfarë dëshironi, do të dini gjithashtu se si të merrni atë që dëshironi.
Ata mësojnë
Ju mund të keni dëgjuar për thënien e vjetër që thotë: “Udhëheqësit e mëdhenj janë lexues”. Në pjesën më të madhe kjo është e vërtetë. Njerëzit e suksesshëm lexojnë dhe mësojnë aq sa munden për atë që duan, në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë.
Nëse jeni kurioz se si të merrni atë që dëshironi, atëherë filloni të lexoni një libër. Kaq e thjeshtë!
Ata i bëjnë gjërat kuptimplotë
Një nga gjërat më të fuqishme që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të marrë gjithmonë atë që duan është që ata përpiqen t’i bëjnë të gjitha gjërat kuptimplota.
Kjo do të thotë se ata sigurohen që çdo përpjekje për të cilën ata vendosin të fillojnë ka kuptim për ta. Ata e dinë dhe e kuptojnë se ia vlen barra qiran vetëm atëherë kur ka rëndësi për ta.
Ata pyesin
Një gjë e madhe që njerëzit e suksesshëm gjithmonë bëjnë për të marrë atë që dëshirojnë është kjo: ata pyesin. Shumica e njerëzve janë shumë të trembur për të kërkuar atë që dëshirojnë me të vërtetë.
Nëse jeni shumë të trembur për të pyetur ju nuk mund të dini kurrë se si të merrni atë që dëshironi. Pra, mos u bëni si shumica e njerëzve.
Ata ndërmarrin veprime
Plani pa veprim është i padobishme. Njerëzit e suksesshëm e dinë që për të marrë gjithmonë atë që dëshirojnë, ata duhet të ndërmarrin veprime masive. Kurrë mos e lini synimin tuaj të ju frikësojë.
Me fjalë të tjera, sa më shpejt që të vendosni të dëshironi diçka aq më shpejt do ta merrni atë. Pra sapo të keni një plan veprimi filloni ta inplementoni!
Ata e përdorin kohën e tyre me mençuri
A keni dëgjuar ndonjëherë për kohën NET? Bëhet fjala për “No Extra Time” (S’ka kohë shtesë).
Për shembull: kur jeni duke vozitur apo udhëtuar me transport publik dëgjoni vetëm muzikë apo dëgjoni një audiolibër? Njerëzit e suksesshëm e marrin seriozisht kohën NET.
Merrni vetë disa libra audio në mënyrë që të filloni të dëgjoni librat më të mirë të biznesit dhe të vetëpërmirësimit. Këtë mund ta bëni derisa jeni në rrugës për të punë çdo mëngjes.
4 njerëz që duhet të keni pranë
Të jesh i suksesshëm nuk ndodh brenda ditës. Në realitet, ekzistojnë një sërë faktorësh që e çojnë një sipërmarrës drejt suksesit. Përkushtimi në punë dhe dëshira për të ecur përpara janë një të domosdoshmëri për sukses.
Zhvillimi personal ju bën të suksesshëm po aq sa shoqërimi me njerëzit e duhur.
Njerëzit që zgjedhim të rrethohemi ndikojnë drejtëpërdrejt në mënyrën se si ne mendojmë, veprojmë dhe ndiejmë çdo ditë. Suksesi sipërmarrës paracaktohet pak a shumë si suksesi i çdo aspekti tjetër të jetës.
Një lojtar i ri i futbollit do të ketë sukses nëse e rrethon veten me njerëz që e shtyjnë të bëhet më i mirë, jo me njerëz që e shpërqendrojnë nga potenciali i tij. Rrethimi me njerëzit e duhur ndihmon që suksesi të vijë natyrshëm tek ju.
Këta janë disa nga njerëzit që duhet t’i mbani afër gjatë rrugëtimit tuaj drejt suksesit.
Punëtorë të palodhshëm
Me siguri njihni dikë që është një punëtor i palodhshëm, ose ndoshta jeni vetë një i tillë. Këta lloj punëtorësh na shtyjnë të punojmë më shumë çdo ditë.
Matja e suksesit personal kundrejt suksesit të një tjetri është si krahasimi i mollëve dhe portokallve, por matja e pasionit të punës suaj me atë të punëtorëve të tjerë mund t’ju frymëzojë. Pasioni dhe angazhimi i vërtetë krijojnë një biznes të suksesshëm.
Njerëz pozitivë
Njerëzit kanë tendencë të jenë më të mirët në atë që bëjnë nëse janë të lumtur. Qëndrimet negative mund të zvogëlojnë etikën e punës dhe ato nuk ofrojnë frymëzim për sukses ose inovacion. Rrethimi i vetes me njerëz negativë mund të dëmtojë krijimtarinë tuaj.
Njerëzit me qëndrime pozitive në të vërtetë kanë efektin e kundërt, duke lehtësuar kërcimin tuaj drejt suksesit. Lumturia brenda vendit të punës mban moralin lartë dhe do t’ju frymëzojë të ecni para.
Njerëzit që bëjnë pyetje
Albert Ajnshtajni dikur tha se “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndalojmë së pyeturi.” Si sipërmarrës, duhet të bëjmë vazhdimisht pyetje për veten dhe biznesin tonë.
Megjithatë, asnjë person i vetëm nuk mund të bëjë të gjitha pyetjet e rëndësishme. Njerëzit që bëjnë pyetje japin një këndvështrim tjetër në lidhje me një çështje apo një ide. Madje këto pyetje përfundimisht mund të përparojnë biznesin tuaj. Perspektiva është gjithçka.
Ëndërrimtarët
Ndoshta të gjithë sipërmarrësit konsiderohen si “ëndërrimtarë”. Ne e dim se të vendosësh disa objektiva dhe t’i arrish ato janë dy gjëra krejt të ndryshme. Për të mos hequr dorë, duhet të rrethojmë veten me njerëz që kanë qëllime të ngjashme me ne.
Këta ëndërrimtarë mjafton t‘i mbash afër dhe do t’ju shtyjnë të keni plane të mëdha për veten dhe të jeni më të suksesshëm. “Më thuaj me kë rri të të them cili je.” Sigurohuni të përfshiheni me njerëz që ju nxisin, ju frymëzojnë dhe ju motivojnë të bëni më shumë.
Ndërsa biznesi juaj rritet, kjo nënkupton ndryshimin e miqve dhe kolegëve. Kjo është jeta. Thjesht besoni se përkushtimi në punë, pozitiviteti dhe vendosja e objektivave të qartë do t’ju shtyj të arrini jetën që ëndërroni.
Suksesi sipas njerëzve të suksesshëm
Këta janë ndër personazhet më të suksesshëm të botës së artit, kulturës, shkencës dhe politikës. Nga secili prej tyre mund të mësojmë diçka në lidhje me atë se çfarë ka përfaqësuar suksesi për ta.
“Kushdo mund të jetë i suksesshëm. Nëse ia përsërisni vetes disa herë këtë gjë, mund të jeni edhe ju i tillë një ditë.” John Lennon
“Në botën e fakteve, të dobëtit nuk ndëshkohen dhe as të fortët nuk shpërblehen. Suksesi është për të fortët, dështimi është për të dobëtit.” Oscar Wilde
“Një mashkull që ka qenë i preferuari i padiskutueshëm i nënës së tij, mban qëndrimin e brendshëm të një pushtuesi, besim të plotë në sukses dhe kjo, si përfundim, e çon drejt suksesit të padiskutueshëm gjatë jetës së tij.” Sigmund Freud
“Për të bërë përparime të mëdha, ne nuk duhet vetëm të veprojmë, por edhe të ëndërrojmë, jo vetëm të planifikojmë, por edhe të besojmë.” Anatole France
“Zgjuarsia për të arritur suksesin gjendet në veshin e atij që dëgjon, dhe jo në gjuhën e atij që flet.” William Shakespeare
“Suksesi është si të arrish një qëllim të rëndësishëm dhe të kuptosh se është gjithmonë i njëjti.” Audrey Hepburn
“Duhet të mos u predikojmë të rinjve se suksesi është qëllimi i vetëm në jetë. Arsyeja më e rëndësishme për të punuar në shkollë dhe në jetë është kënaqësia në punë, kënaqësia për rezultatin e saj si dhe vetëdijësimi i vlerës e rezultatit për komunitetin.” Albert Ajnshtajn
“Të gjithë ata që kanë sukses në jetë, kanë aftësinë t’i shfaqin mangësitë dhe dobësitë e tyre si forcë. Për ta bërë këtë duhet t’i njihni këto mangësi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë dhe precize.” Friedrich Nietzsche
“Gjyko suksesin tënd në lidhje me atë që të është dashur të heqësh dorë për ta arritur.” Dalai Lama
“Kurrë nuk mund të kisha bërë atë që kam bërë pa përpikmërinë, rregullin dhe vendosmërinë për t’u përqëndruar vetëm tek qëllimi i radhës.” Charles Dickens
“Suksesi nuk ka as shije, as erë, dhe kur mësoheni me të do t’ju duket sikur nuk ekziston.” Marisa Paredes
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dhene-foshnjes-ilace/ | Qysh me i dhene foshnjes ilaçe? |
Qysh me i dhënë foshnjës ilaçe? T’i japësh foshnjes ilaçe është sfidë për shumicën e nënave. Mirëpo mos u stresoni. Për fillim pregatitini të gjitha (shiringën apo lugëzën).
Mateni sasinë e ilaçit por shmangni pregatitjen e ilaçit para fëmijës. Në fillim lozni me të, në mënyrë që foshnja të jetë më e relaksuar.
Nëse keni dikë që mund të ju ndihmojë, le ta mbajë ai person foshnjen në krahë dhe le të mundohet t’i tërheqë vëmendjen.
Ndërsa ju i vendosni shiringën në gojë nga anash dhe lehtësisht i lëshoni ilaçin në mes të faqeve dhe dhëmballave, sepse në atë mënyrë më pak do ta ndjejë shijen e ilaçit, dhe ka më pak mundësi që ta pështyjë.
Nëse nuk e keni dikë që t`ju ndihmojë, mbështilleni foshnjen me batanije, sepse në atë mënyrë do të lëvizë me pak. Në fund jepini të pijë qumësht ose jepini biberonin.
Çfarë të bëjë nëse foshnja ime e refuzon ilaçin?
Nëse foshnja bërtet dhe qan në kohën kur duhet të marrë ilaçin, mundohuni që ta hutoni me truke në mënyrë që ta qetesoni. Provoni së pari në ndonjë mënyrë t’i tërhiqni vëmendjen.
Këndoni ndonjë këngë, lexoni ndonjë libër, apo shikoni ndonjë film vizatimor, dhe kur të jetë qetësuar pakës, jepini ilaçin dhe më pas biberonin me qumësht, ujë apo çaj.
Nëse nuk ju shkon për dore t’i jepni shurupin me shiringë, mundohuni t`ia jepni me anë të kapakut të shurupit apo me ndonjë lugëz. Si variant i fundit le të jetë edhe biberoni i pastër por vetëm në rastet kur i jepni ilaç në formë pluhuri i cili tretet me ujë.
Çfarë të bëjë nëse foshnja e pështynë apo e kthen ilaçin?
Nëse foshnja juaj e pështyn apo kthen ilaçin, dhe nëse ju duket që e ka kthyer tërë dozën menjëherë apo në kohën prej 5 deri në 10 minuta, jepini përsëri tërë dozën e ilaçit.
Nëse e kthen pas 20 minutash, mos ia jepni ilaçin përsëri, por gjithsesi duhet vërtetuar shkakun e pështyerjes, prandaj më së miri është që të konsultoheni me mjekun tuaj.
A duhet të konsultohem me mjekun sa herë që foshnjes time i jap ilaçe?
Gjithsesi se para se t’i jepni foshnjes ilaçe duhet të konsultoheni me mjekun. Dozimi ilaçit ndryshon varësisht nga pesha e foshnjes dhe mjeku do tju përshkruajë sasinë e saktë e cila i nevojitet foshnjes.
Ai do tju tregojë saktësisht kohën dhe mënyrën e përdorimit të ilaçit të cilës duhet ti përmbaheni në mënyrë strikte. Po ashtu, gjithmonë lexoni udhëzimin që gjendet në paketim të ilaçit, dhe nëse keni diçka të pa qartë pyesni farmacistin apo pediatrin në mënyrë që ti sqaroni dyshimet.
Çfarë nuk duhet të bëjë në asnjë mënyrë gjatë dhënies së ilaçeve?
Në asnjë mënyrë mos i jepni foshnjes terapinë e përshkruar për fëmijën tjetër apo për personat e rritur! Asnjëherë mos i jepni foshnjes ilaçin me shishe gjatë qëndrimit shtrirë sepse mund ti pengojë frymëmarrjen.
Asnjëherë mos i jepni foshnjes ilaçe më shumë se sa e keni në udhëzim dhe mbajeni ilaçin në vendin larg kontaktit me fëmijën. Nëse ndonjë ilaç nuk iu ka përshtatur fëmijës tuaj, shmangni ripërdorimin e tij.
Nëse foshnja juaj ka temperaturë mos i jepni shumë ilaçe përnjëherësh. Për fillim mundohuni t’i ulni temperaturën me ndonjë shurup apo me dush të shpeshtë. Pas uljes së temperaturës mund t’i jepni ilaçin të cilin iu ka përshkruar mjeku.
A mund të ketë foshnja alergji në ilaç?
Po. Neveria, të vjellat, diarrea, ënjtja e lëkurës, mund të jenë të gjitha këto reaksione pas marrjes së ilaçit. A është më mirë t’i jepet foshnjes ilaçi në formë të lëngshme apo të ngurtë?
Për fëmijët e vegjël më të pranueshme janë ilaçet në formë shurupi apo pluhuri, të cilat më së miri është ti jepni me shiringë (natyrisht pa gjilpërë!). Foshnjave dhe fëmijëve të vegjël në asnjë mënyrë nuk duhet dhënë ilaçe në formë tabletash!
Në çfarë duhet të kem kujdes?
Është shumë e rëndësishme që mjeku t’ju përshkruajë informacionet e mëposhtme kur iu përshkruan ilaçet për fëmijën. Sa herë në ditë duhet të merret ilaçi? Çfarë sasie të ilaçit duhet marrë?
Sa ditë rradhazi duhet të marrë fëmija ilaçin, edhe në rast se përmirësohet gjendja? A duhet të zgjohet fëmija gjatë natës për të marrë ilaçin? A egzistojnë kontraindikacionet dhe nëse po, cilat janë ato?
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-njollat-e-makeup-it-nga-rrobat/ | Qysh me largu njollat e makeup-it nga rrobat tuaja? |
Njollat e makeup-it janë të veshtira për tu hequr. Shpeshherë ndodhë që rastësisht të ndotim rrobat gjatë kohës sa jemi duke aplikuar make-up. Shumicën e vajzave kjo gjë i nervozon sepse këto janë disa nga njollat më të vështira për tu hequr. Mirëpo, kemi një zgjdihje të mirë për ju.
Mënyra më e lehtë për largimin e njollave të sherkut, dhe makeup-it në përgjithësi është duke fërkuar njollën lehtësisht me letër të lagur. Aplikohet një sasi e detergjentit të enëve, lçreni të veprojë për disa minuta dhe pastaj futet në lavatriçe. Provojeni dhe do të shihni se me këtë metodë do t\’i largoni njollat e makeup-it shumë më lehtë se sa t\’i fusni direkt në lavatriçe.
Hiqni fondatinën nga veshjet tuaja
Fondatina lë shpesh shenja të padëshiruara mbi veshje. Mos u frikësoni, ka një zgjidhje. Hiqni pjesën e trashë me një furçë dhëmbësh dhe pastaj merrni spërkatës detergjenti për njollat dhe spërkatni mbi njollë. Përsëriteni spërkatjen dhe futeni rrobën në lavatriçe. Për leshin dhe mëndafshin nga ana tjetër, nuk ka zgjidhje tjetër, veçse t’i drejtoheni pastrimit kimik.
Si ta hiqni maskarën nga peshqirët pasi lajmë sytë?
Nuk do t’ju gënjejmë. Pavarësisht nga demakiazhet (pastruesit e posaçëm të makiazheve), edhe maskara kundër ujit mbetet mbi peshqir. Rrallë ndodh që këto raste mos të vëmë në punë lavatriçen. Për fat të mirë, ka një zgjidhje! Përzieni një lugë gjelle ujë të ftohtë me pak detergjent dhe alikojeni masën mbi copë. Fërkojeni, shpëlajeni, përsëriteni disa herë derisa të mos mbeten shenja të zeza. Më pas vini lavatriçen në lëvizje. Fundja, është lagur diku ai dreq peshqiri.
|
https://www.dua.com/sq/i-perndjekuri-i-dashurise/ | I perndjekuri i dashurise … |
I perndjekuri i dashurise
Unë jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat që ti më ke vënë.
Po çudi as qelia s’më mbyt.
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë.
Kur ti prangat m’i hodhe në mish.
Unë i putha duart e tua.
Është rast i pashembullt ta dish.
Që xhelatin ta puth a ta dua.
I përndjekuri yt erotik.
I përndjekur të mbetet gjithmonë.
Erotim i mirë a i lig.
Hidhmi duart në fyt, torturomë.
Ky burgim sa do zgjasë s’e di.
I përjetshem do kisha dëshire.
Veç ti eja më shih në qeli.
Të përndjekurit tënd i vjen mirë.
I përndjekuri i dashurisë nga Dritëro Agolli
I përndjekuri i dashurisë është një poezi e shkruar nga Dritëro Agolli (13 tetor 1931 3 shkurt 2017). Ai ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.
Krijimtaria
Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të. Shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”.
Ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re. Sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë.
Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “unit”, përkundër poezisë së “neve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-ruajte-freskine-e-bananeve/ | Qysh me e ruajtë freskinë e bananeve? |
Sa më shumë që të qëndrojnë, shansi më i madh është që bananet të marrin ngjyrë të errët dhe të bëhen shumë të buta. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se janë të prishura, por shumica nesh i do më shumë kur janë më të forta dhe të freskëta. Si t’i mbajmë të freskëta? Ekziston një truk i thjeshtë.
Tashmë e dini që bananet nuk do të duhej t’i mbani në frigorifer. Ajri i ftohtë do t’i bëjë që kjo perime të marrin ngjyrë të errët, andaj mënyra më e mirë është t’i mbani sa më larg frigoriferit. Bëni këto veprime: rrënjën e bananes mbështilleni me folie najloni. Në këtë mënyrë rrënja nuk do të marrë ngjyrë të errët, andaj më gjatë do të ruajë freskinë dhe nuk do të bëhet tepër e butë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-femijet-qe-nuk-hane/ | Qysh me i trajtu fëmijët që nuk hanë? |
Nëse fëmija juaj nuk ka oreks, e keni të vështirë të vendosni rreth ushqimit që duhet t’i jepni çdo vakt.
Shumë nëna dhe baballarë kanë të njëjtën ankesë. Çfarë duhet të bëni për të hapur oreksin e fëmijës?
Në adresën Qysh Me paraqiten rrugët e shtimit të alternativave të ushqimit tek fëmijët pa oreks:
Darka:
Shumë fëmijë kanë uri kur kthehen nga shkolla pasdite.
Kjo kohë mund të jetë periudha më e mirë e ushqyerjes dhe më vonë në darkë mund t’i jepni diçka të lehtë.
Kjo vlen në rast se fëmija nuk ka ngrënë shumë në drekë. Por, nëse ka ngrënë mirë në drekë, mos tentoni ta ushqeni kur të kthehet nga shkolla. Prisni sa ta marrë uria.
Nga pak ushqim:
Në pjatën e fëmijës vendosni pak nga ushqimi juaj dhe pak nga ushqimi i tij i preferuar. P. sh. nëse i pëlqen pula vendosini pulë dhe shtojini pak perime.
Tregohuni të qartë që nëse ha perimet mund të kalojë tek pula.
Porcione të vogla:
Zakonisht e mbushim pjatën më shumë se ç’duhet. Por kjo situatë është e rrezikshme për fëmijët pa oreks.
Vendoseni gjellën e fëmijës në pjata më të vogla dhe në porcione të vogla. Në këtë mënyrë i jepni fund dhe luftës së ushqyerjes.
Tregohuni të durueshëm:
Fëmijët ndonjëherë nuk e pëlqejnë gjellën e shërbyer ose nuk preferojnë të provojnë shije të reja.
Nëse i shërbeni fëmijës një gjellë të re, atëherë vendosni një ose dy pjesë në pjatë. Por theksojani që herën tjetër do t’i vendosni më shumë në pjatë.
Ushqim të ndryshëm:
Lejojeni të hajë një tost, sandviç apo misër një herë në javë. Le ta vendosë vetë cilën ditë dhe në cilin vakt dëshiron ta konsumojë.
|
https://www.dua.com/sq/vitamina/ | Cilat vitamina me i marre dhe per cfare |
Të gjithë kemi nevojë për vitamina. Të gjithë e dimë se vitaminat janë të mira dhe të domosdoshme për trupin. Mirëpo jo gjithmonë jemi mirë të informuar për rolin dhe efektin e tyre në organizëm.
Gjithmonë kur kemi probleme të caktuara shëndetësore duhet t’i marrim vitaminat që i zgjedhin ato probleme. Padyshim se duhet të ndiqni gjithmonë rekomandimet e mjekve, mirëpo më poshtë në ju po spjegojmë në pika të shkurta se cilat janë benefitet e tyre.
Vitamina A
Bën mirë për sytë, dhëmbët dhe lëkurën. Gjendet në formën e retinolit dhe beta-karotenit, të cilat konvertohen në trup në formën aktive të vitaminës A.
Vitamina B
Ndihmon sistemin imuntar dhe furnizon me energji. Vitamina B6 është pjesë e pothuajse 200 reaksioneve në trupin tonë, por është shumë e njohur për efektin e saj për të rregulluar gjumin, oreksin dhe humorin.
Luan një rol kyç për aftësitë konjitive dhe funksionimin e sistemit imuntar. Edhe pse mungesa e saj është e rrallë, shumë prej nesh (kryesisht të moshuarit) nuk marrin sasinë e rekomanduar të vitaminës B6.
Vitamina C
I forcon enët e gjakut, i jep lëkurës elasticiitet dhe është antioksidant. Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh radikalet e lira dhe kështu mund të luajë rol në preventivën e sëmundjeve të rënda.
Në mënyrë indirekte mbron vitaminën A dhe E, si edhe disa vitamina të grupit B, nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit.
Vitamina D
E mirë për kocka të shëndetshme. Vitamina D është shumë e rëndësishme në mënyrë që trupi të përthith kalciumin e nevojshëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.
Mungesa e vitaminës D është lidhur gjithashtu me disa lloje kanceri dhe sëmundje të zemrës. Por ndryshe nga shumë vitamina të tjera, burimi kryesor i vitaminës D nuk është ushqimi – por dielli.
Vitamina E
E përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe ndihmon lëkurën.Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga mjedisi. Zëvendëson qelizat e lëkurës së vdekur me qeliza të shëndetshme dhe kështu hap rrugën për rigjenerimin e lëkurës së re.
Kalciumi
I mirë për kocka dhe dhëmb të shëndetshëm. Kalciumi ka rol bazë në stabilizimin e presionit të gjakut,.
Depozitat e kalciumit, janë kockat dhe me kalimin e viteve, këto depozita pakësohen dhe kockat bëhen më të dobëta. Për këtë arsye me kalimin e viteve është shumë e rëndësishme të merrni kalcium.
Hekuri
Ndihmon për rruzat e kuqe të gjakut dhe ndërtimin e muskujve. Hekuri është një mineral esencial që kërkohet për funksionimin e duhur të trupit.
Eshtë një nga komponentët më të mëdhenj të hemoglobinës dhe kërkohet për mbajtjen e oksigjenit nëpërmjet trupit. Hekuri është gjithashtu pjesë e disa enzimave apo proteinave në trup.
Zinku
I mirë për fertilitet, imunitet dhe rritje. Zinku eshte nje nga mineralet me te rendesishem te organizmit tone i lokalizuar ne muskuj, kocka, lekure. Tek meshkujt perqindja me e madhe e zinkut ndodhet ne prostate.
Ai eshte i nevojshem per cdo qelize per nje mirefunksionim te saj. Duke shtuar vitaminen C, forcohet veprimi i zinkut sidomos ne drejtim te forcimit te sistemit imunitar.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-fytyre-me-molle/ | Qysh me përgaditë maskë për fytyrë me mollë? |
Frutat janë një përbërës shumë i mirë nëse i bëni pjesë të trajtimeve tuaja për lëkuren. Prandaj, ju këshillojmë që t’i përdorni sa më shumë frutat si në konsumim, dhe si pjesë përbërëse të një recetë për trajtimin e lëkurës suaj. Kjo maskë do të rigjenerojë qelizat, pastrojë poret, dhe freskojë lëkuren. Provoni të trajtoni lëkuren me masken që ne do t’ju sugjerojmë dhe pas disa kohëve do të ngelni të befasuar nga rezultati fantastik.
Maskë me mollë, përbërësit:
1 mollë
1 lugë mjaltë
1 lugë miell tërshere
Merrni mollen, pastrojeni nga lëkura, grijeni imët dhe shtypeni me një piru, pastaj shtoni miellin e tërshëres dhe mjaltin. Përzieni masken mirë deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme pastaj lyeni fytyren, dhe pjesën e qafës. Trajtimin e lini të qëndrojë në fytyrë deri sa të thahet, dhe pastaj e heqni nga lëkura me ujë të vakët. Vendosni edhe një krem zbutës për të vazhduar efektshmërinë e maskës.
|
https://www.dua.com/sq/formula-e-suksesit/ | Formula e suksesit |
Formula e suksesit për të cilin flasin të gjithë bizesmenët, Si mund të realizohet diçka e tillë? Imagjino sa mirë do të ishte sikur të realizoje punën më të vështirë që në pikë të mëngjesit dhe pjesa tjetër e ditës tuaj do t’ju ecte fjollë.
Mund të relaksohesh në mbrëmje, pa u stresuar sepse dita po të ecën sipas planit. Si mund të realizohet diçka e tillë? Duke ndjekur këtë formulë 50/30/10/10. Më lejo të ta shpjegoj:
Vendosmëria 50%
Për shumicën e popullsisë, ora 05:30 e mëngjesit nuk është koha ideale për t’u zgjuar. Nuk ka asgjë që mund të nxisë ta bësh këtë gjë përditë. Ama, nëse do të zgjohesh më herët, duhet ta dëshirosh me gjithë zemër. Këtu futet në lojë vendosmëria. Sa më i vendosur të jesh për diçka aq më shumë mundësi ke ta realizosh.
“Ëndrrat janë bërë për t’u realizuar jo për të qëndruar në sirtar.”
Ndaj, nëse planifikon të zgjohesh në 5:30 për të realizuar ëndrrat e tua, bëje. Kërko thellë vetes se çfarë do të bësh, gjej synimin tënd dhe puno fort për ta realizuar. Asgjë nuk vjen pa sakrifica!
Përgatitja 30%
Vendosmëria megjithatë do të sjellë vetëm në gjysmë të rrugës. Pjesa tjetër përbëhet nga përgatitja, ekzekutimi dhe fati.
Përgatitu të zgjohesh më herët por edhe të flesh më herët. Nuk funksionon dot pa bërë të paktën 67 orë gjumë.
Hapi i dytë është të ngrihesh menjëherë nga krevati sapo të zgjohesh. Kjo është pjesa më e vështirë, sepse ndonjëherë rehatia të shtyn të qëndrosh edhe dy orë më tepër në gjumë.
Një orë para se të flesh largoji pajisjet elektronike. Nuk mund ta imagjinosh sa shumë të dëmtojnë. Medito për rreth 10 minuta dhe futu në shtrat.
Planifiko mëngjesin dhe përmbushe këtë detyrë. Mos bëj të njëjtin gabim si të gjithë. Pra, të zgjohesh, të marrësh telefonin dhe të kontrollosh rrjetet e tua sociale. Të ikën dita kot së koti, dhe pastaj ndjehesh keq pjesën tjetër që të ngelet.
Mos pi kafe pas orës 14:00. Eliminimi i kafeinës do të të ndryshoj jetën. Momenti më i mirë për kafe është midis orës 0910 të mëngjesit.
Ushtrohu gjatë ditës. Mund të duket si urdhër i prerë, por aktiviteti fizik është thelbësor. Është provuar shkencërisht se ata që kanë aktivitet fizik gjatë ditës ndjehen më mirë dhe si rrjedhojë kanë më tepër fuqi për të realizuar ëndrrat e tyre.
Nuk është e thënë që të ndjekësh çdo hap që kemi përshkruar. Madje, do t’ju ftoja të krijonit një orar që të përshtatet më së miri. Një rutinë e personalizuar bën akoma më shumë punë.
Ekzekutimi 10%
Edhe pse ekzekutimi i këtyre këshillave përbën vetëm 10% të situatës, në të vërtetë kjo është pjesa që ka më shumë rëndësi. Nëse nuk ekzekuton vendosmërinë dhe përgatitjen tënde atëhere asgjë nuk ka vlerë. Pra, mund të themi vetëm kaq. Kurajo!!!
Fati 10%
Edhe pse mund të duket sikur po bën gjithçka si duhet, e rëndësishme është që të kuptosh se edhe fati luan një rol të rëndësishëm. Kur kupton se po i ndiqni të gjitha udhëzimet por gjërat nuk po të ecin, atëhere dijeni se do keni nevojë për fat më tepër se çdo gjë tjetër. Me këtë rast do filloni t’i nxirni justifikime vetes për të hequr dorë, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni. Ndoshta shtimi i përbërësit “përgjegjësi” do të ishte një ide e mirë.
Të kesh një partner që të nxit të jesh më i përgjegjshëm do të të ndryshojë jetën. Më besoni! Ky partner mund të jetë edhe një kafshë shtëpiake që mësohet me rutinën tënde, mjaft që ta kesh suport emocional. Mund të jetë edhe një mik i mirë, bashkëshortja apo bashkëshorti yt, motra ose vëllai. Kjo është formula e suksesit që funksionon vërtetë!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-here-ne-dite-duhet-te-ushqeheni/ | Qysh me ditë sa herë në ditë duhet të ushqeheni? |
Të ushqyerit shëndetshëm është e lidhur ngushtë edhe me numrin e vakteve që duhet të konsumojmë gjatë një dite. Por përtej kësaj, mbani parasysh që numri i vakteve varet tërësisht nga organizmi. Për të rriturit këshillohen 3 vakte dhe për fëmijët një më shumë.
Mëngjesi
Mëngjesi duhet të jetë vakti kryesor. Një filxhan me qumësht, mjaltë dhe drithëra. Është maksimumi për shëndetin.
Qumështi i plotë dhe jo pjesërisht i skremuar, pasi shumë vitamina të tretshme në yndyra (A dhe D) janë të pranishme pikërisht në yndyrat e qumështit.
Ndërsa mjalti është i pasur me antibiotikë natyralë.
Drithërat, sepse janë karbohidrate me një shpërbërje të ngadaltë; në fakt, duke çliruar glukozën në mënyrë të ngadaltë, ato të japin gradualisht energji, duke evituar “zbrazëtirën” e stomakut në orën dhjetë të mëngjesit, si pasojë e rënies së glikemisë, siç është me biskotat.
Dreka
Nëse jeni në shtëpi e keni kohë, përgatisni një pjatë makarona me salcë domatesh, bishtaja apo patate; në çdo rast mos i mbushni pjatat plot, sepse kështu mund të lëvizni lehtë edhe pasi të keni ngrënë.
Gjatë verës zgjidhni domatet e freskëta e të pjekura;
gjatë dimrit preferoni domatet e qëruara dhe salcën e domate ve në vend të domateve të serrës, sepse në konserva (edhe më mirë sikur të jenë të përgatitura në shtëpi) gjejmë të paprekura pothuajse të gjitha cilësitë e domates së freskët, e veçanërisht, likopenin, një molekulë e rëndësishme anti-kanceroze.
Me domaten pra shoqëroni gjithçka mundni.
Darka
Është momenti më i mirë për të qenë në shoqëri. Duhet të jetë plot fantazi, por e lehtë:
peshk në avull,
karota të furrës,
sa më shumë perime e sallata,
djathëra pa yndyrë,
mish i bardhë.
Mos e teproni e mos pini shumë verë: edhe mëlçia ka nevojë të flejë gjatë natës.
|
https://www.dua.com/sq/muzeu-etnologjik/ | Muzeu Etnologjik i Prishtines |
Muzeu Etnologjik i Prishtines. Nëse doni të mësoni për historinë, gjeografinë, popullatën shqiptare, shkoni tek Muzeu Etnologjik.
Kompleksi i banimit ‘Emin Gjiku’ gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës. Saktësisht në verilindje të përfundimit të qendrës aktuale të qytetit, afër Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut.
Pra thënë ndryshe, në rrugicat e qytetit të vjetër ku gjenden plotë monunente kulturore. Aty ku ende ka mbetur pak kalldtrëm. Ecni atyre rrugicave dhe zbuloni një oazë të vërtetë kulturore.
Kur u ndërtua dhe pse quhet ‘Emin Gjiku’?
Ansambli ‘Emin Gjiku’ është ndërtuar në fillim të shek. XIX dhe ishte pronë e familjes së njohur Gjinolli. Nofka e Emin Gjinollit ishte ‘burrë i vogël’, ose në turqisht Eminçik, që më vonë u shndërrua në Emin Gjik. Prej aty edhe e merr emrin kompleksi.
Kompleksi përbëhet nga dy oborre të mëdha. Oborri në hyrje me stallë dhe me një ndërtesë guri dhe oborri i brendshëm në të cilin gjendet shtëpia e familjes dhe shtëpia e mysafirëve, që aktualisht i shërbejnë Muzeut Etnologjik.
Ndërtesa e gurit, e rivendosur aty në vitin 1960, është e vetmja ndërtesë e mbetur nga Çarshia e Vjetër. Është ndërtesë njëkatëshe e mbuluar me kulm guri, dikur dyqan farkëtari, aktualisht qendër e artit kontemporan e quajtur “Stacion”.
Oborret janë të rrethuara me mure të larta, 55 cm të trasha, të ndërtuara me qerpiçë dhe hatulla nga druri. Shtëpitë dhe stalla pasqyrojnë harmoni arkitekturale të proporcioneve dhe të elementeve.
Fati i këtij Muzeu ndër vite
Familja Gjinolli në fillimin e viteve 40-të ka qenë një prej familjeve më të pasura në Prishtinë. Madje ajo edhe ka pasur në pronësi edhe prona tjera. Më pas familja e humbi primatin e familjes së pasur e të fuqishme ndërsa rreth viteve 1957-59. Kështu që familja vendosë ta shesë kompleksin dhe shpërngulet për në Turqi.
Gjatë periudhave të ndryshme kohore (gati dy shekullore), kompleksi ka pësuar ndryshime të shumta si pasojë e ndërrimit të funksionit. Por si tërësi, Kompleksi ‘Emin Gjiku’ mbetet një ndër shembujt më të mirë të shtëpive qytetare të fillimit të shek. XIX.
Kompleksi ‘Emin Gjiku’, pra Muzeu Etnologjik, është pronë e Muzeut të Kosovës i cili ka për detyrë ta lehtësojë qasjen në ndërtesat e kompleksit, koleksionin, programet dhe shërbimet për të gjithë vizitorët.
Interesimi për ta vizituar këtë muze nuk mungon asnjëherë. Grupe të organizuara njerëzësh, turistësh e studiuesish vizitojnë shpesh këtë muze. Aty priten nga cicëron dhe nga afër kanë mundësi të mësojnë më tepër për etnologjinë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-makarona-te-shijshme-me-djathe-sipas-shaquille-oneal/ | Qysh me përgatit makarona të shijshme me djathë? |
Makarona të shijshme me djathë – Basketbollisti i famshëm Shaquille O’Neal, është i njohur edhe si gurman i madh, ndërkaq recetën e vet të preferuar për makarona me djathë gjithmonë e ndanë dhe ua rekomandon të gjithëve. Konsumoj shumë mish pule dhe peshk. Mirëpo, ndonjëherë dëshiroj veten ta qeras me këta makarona. Mund të hahen në situata formale dhe jo formale. Shkurt, në çdo moment – ka thënë me një rast.
Përbërësit për makarona të shijshme me djathë:
1 paketim makarona (të shkurtër);
1 lugë vogël vaj ulliri;
gjysmë luge e vogël kripë;
gjysmë filxhani gjalpë;
1 lugë e vogël miell;
1- 1,5 e filxhanit qumësht;
1 vezë;
500 gramë kaçkavall, sipas dëshirës;
500 gramë cedër;
1 filxhan thërrmija buke.
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe vloni ujin, pastaj zieni makaronat me vaj. Qitni kripë sipas dëshirës. Kulloni. Në tigan shkrini gjalpin në temperaturë të ulët. Shtoni miellin dhe përzieni 1 minutë. Shtoni një filxhan qumësht dhe vezën. Sërish përzieni 1 minutë. Shtoni kaçkavallin dhe gjysmën e cedrit dhe përzieni derisa të shkrihen. Shtoni makaronat e zier në salcë dhe përzieni në temperaturë të ulët. Provoni dhe shtoni kripë nëse e shihni të nevojshme. Nxehni furrën në 220 gradë Celsius. Të gjitha bashkë qitni në tepsi, grini pjesën e mbetur të cedrit dhe shtoni thërrmijat e bukës dhe piqni 30 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të gështenjtë. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sanduic-te-shijshem-me-pjeshke-dhe-djath-kackavall/ | Qysh me përgatit sanduiç të shijshem me pjeshkë e kaçkavall? |
Me siguri se ju dini të përgatisni sanduiç të shijshëm mirëpo ne po ju sjellim një recetë të rrallë të cilën me siguri nuk e keni provuar! A keni menduar ndonjëherë për kombinimin e pjeshkës me kaçkavall?
Edhe nëse po hezitoni, ne ju ftojmë t\’na besoni! Prandaj ndiqeni recetën tonë hap pas hapi dhe jemi të bindur se në fund do të shijoni një sanduiç të pa harrueshem! Një recetë që do t\’ju shoqërojë për një kohë të gjatë e që do ta ndani e do ta shijoni me njerëzit tuaj të zemrës.
Përbërësit për sanduiç të shijshëm
5 lugë e gjysmë të vogla gjalpë;
9 feta buke të bardhë;
125 ml salcë djegës të ëmbël;e
gjysmë qepe të kuqe;
225 gramë djathë;
1 pjeshkë;
kripë.
Përgatitja:
Filloni të nxehni tiganin dhe mbështilleni me letër për pjekje. Lyeni çdo fetë buke me gjalpë dhe tepsinë në anën poshtë. Gjithë fetën lyeni me salcë chili të ëmbël. Në katër feta buke qitni qepë, djathë dhe disa copa pjeshke. Qitni kripë dhe mbuloni me copat e tjetra të bukës. Sandviçët piqni në tigan të nxehur mirë dy deri tre minuta nga njëra anë. Ktheni në anën tjetër dhe piqni po aq derisa djathi të shkrihet.
|
https://www.dua.com/sq/simite-me-djath/ | Simitë me djath |
PËRBËRËSIT per Simitë me djath:
600 gr. miell,
4 vezë,
1 lugë e vogël sheqer,
150 gr. margarinë,
1 katrorkë madhësie shkrepëse maja e freskët,
2 dcl qumësht,
1 lugë e vogël kripë,
200 gr. djath i fortë.
Gatimi:
Maja ulet me pak qumësht, 1 lugë e vogël sheqer dhe pak miell. Përzihet mirë dhe qëndron në vend të ngrohtë gjersa të vijë. 3 vezë dhe një e verdhë veze tunden. Shtohet qumështi i vakët, kripa, maja e ardhur dhe mielli. Pasi përzihet mirë dhe ngjeshet, brumi ndahet në 6 toptha. Pesë petët hapen, lyhen me margarinë të shkrirë dhe vehen njëra mbi tjetrën, kurse mbi petën e gjashtë hidhet djathi i kaluar në rende ose i troshitur.
Pëtët e hapura mbështillen në role, priten në pjesë trashësie 1, 5- 2 cm. dhe palosen në tepsi të lyer me yndyrë të larguara njëra nga tjetra, në mënyrë që ato të piqen njëlloj nga të gjitha anët. Pasi të vijë brumi 45 min. lyhen me të bardhë veze dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur afro 30 min.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-reduktojne-inflamacionin/ | Qysh me i ditë ushqimet që reduktojnë inflamacionin? |
Inflamacioni kronik mban trupin tuaj në gjendje të vazhdueshme të stresit fiziologjik. Teprica e inflamacionit lidhet me disa sëmundje, duke përfshirë këtu sëmundjet e zemrës, diabetin, disa lloje të kancerit dhe crregullime neuropsikologjike. Ushqimet që konsumoni luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të inflamacionit. Ushqimet të cilat nuk janë të shëndetshme rrisin inflamacionin.
Disa nga ushqimet të cilat ndihmojnë në largimin, dhe parandalimin e shfaqjes së mëtutjeshme të inflamacionit janë:
1.Qershitë
2.Trofta
3.Kanella
4.Spinaqi
5.Arrat
6.Vaji i ullirit.
|
https://www.dua.com/sq/ikbal-cika/ | Ikbal Cika – Gazetarja e parë shqiptare |
Ikbal Cika – Gazetarja e parë shqiptare “Kjo grua ishte një ikonë, por në nuk dimë as kur lindi”. Sot ne flasim me kontribuesen tonë të historisë, Kristianën, për gazetaren e parë femër shqiptare, Ikbal Çika. “Për herë të parë, shohim diçka të bërë për gratë në Shqipëri”.
“Nuk është e sigurt, megjithatë supozohet se ajo ka lindur në fillim të viteve 1900. Sidomos në vende si Shqipëria, në këtë periudhë fillojmë të shohim gra që duan të marrin pjesë në shoqëri, sepse kanë marrë pjesë në luftë gjithashtu. Ikbal Çika ishte një luftëtare e vërtetë. Sidomos për të përfaqësuar aftësinë e femrave që donin të zgjidhnin vet se si të jetonin jetën e tyre. Ajo mishëroi thënien: Nëse doni të keni një komb harmonik, duhet të përfshini gratë “.
Dhe më pas ajo nisi diçka që është kaq normale sot, por që në atë kohë ishte inovative, apo jo?
“Po, ajo themeloi një revistë të quajtur Shqiptarja. Ikbali ndihmoi në integrimin e grave në shoqëri. Revista ishte diçka e bërë tërësisht për gratë nga gratë. Ajo shkroi për shembull pjesë artikujsh për gratë në shkencë, dhe për të gjitha aspektet e tjera të jetës shqiptare. Për herë të parë, shohim diçka të bërë veçanërisht për gratë.
‘Ikbal po nxiste për njohjen e të drejtave të grave në shoqëri’
Një nga gjërat për të cilat ajo luftoi, dhe shkruajti në revistën e saj Java dhe Shqiptarja, ishte heqja e shamisë. Ajo nuk ishte kundër shamisë si simbol fetar, por ishte pro mundësisë së zgjedhjes. Ajo nuk donte që gratë të detyroheshin të mbanin shaminë, sepse nuk vinte nga kultura shqiptare. Ajo mishëroi plotësisht idenë: ‘Shqipnia e parë, dhe feja e dyta’. Si rezultat, u bë një ligj që femrat të kishin zgjedhje të lirë të vishnin ose jo shaminë.
Ikbal po nxiste për njohjen e të drejtave të grave në shoqëri, politikë, punët qeveritare dhe që femrat të përfshiheshin në shoqëri.”
Ikbal Çika me vëllain e saj, Nebilin.
Ajo ishte e martuar me Nabil Çika. A nuk shqetësohej i shoqi nga gjithë këto gjërat që ajo po bënte?
“Bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në bashkësinë intelektuale shqiptare. Ai e mbështeste shumë gruan e tij. Fatkeqësisht, ashtu si shumë intelektualë të tjerë, ai u vra gjatë regjimit Hoxha. Edhe vëllai i Ikbals u masakrua. Ne nuk kemi informacione se cfarë ndodhi me Ikbalin pas vitit 1944. Ky është suksesi i regjimit Hoxha: “Është e vështirë për ne të gjejmë njerëz si ajo. Nëse askush nuk shkruan për njerëz si Ikbal: Ato harrohen.” Mund të ketë pasur më shumë gra si ajo, por ne nuk dimë asgjë rreth tyre.
Çfarë mund të mësojmë prej saj?
Ne mësojmë prej saj se pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve dhe vështirësive, duhet të shkoni deri në fund realizimit të qëllimeve tuaja. Ajo dëshironte të përhapte këtë vetëdije, ajo i donte gratë si pjestare aktive të shoqërisë.
A doni të lexoni më shumë për figura historike?
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-ndalu-fryerjen-e-stomakut/ | Qysh me ndalu fryerjen e stomakut? |
Shpesh ndihemi në siklet për shkak të gazrave dhe fryrjes së stomakut, por nuk kemi çfarë të bëjmë për të eliminuar një gjendje të tillë.
Ja çfarë duhet të bëni:
Mos ha vakte të rënda – Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.
Ha ngadalë dhe duke u përtypur – Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e çon ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.
Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz – Produktet ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz.
Ec për disa minuta – Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.
|
https://www.dua.com/sq/metabolizmi/ | Metabolizmi – Ushqimet qe e shpejtojne ate |
Metabolizmi dhe ushqimet që e shpejtojnë atë. Duke përdorur ushqime si mishi i pulës dhe molla e gjelbër, dhe duke përdorur pije si shake proteinash, mund të ndihmoni trupin tuaj në djegien e kalorive dhe në mbajtjen e metabolizmit në punë optimale.
Merrni pjesë në këto praktika të shëndetshme për të ndihmuar trupin tuaj të përmbushë qëllimet e shëndetshme.
Metabolizmi i shpejtë
Mishi i pulës është një zëvendësues i mirë i peshkut. Nuk përmban aq shumë proteina si peshku, por ende është një zgjedhje e mirë, kur dëshironi të përshpejtoni metabolizmin tuaj.
Shake nga proteinat. Kjo është një pije që më së miri e mban punën e mirë të metabolizmit. Asgjë nuk është më e mirë se një shake nga proteinat sepse ai përmban amino acide të nevojshme për djegien e kalorive.
Molla e gjelbër është ushqimi i parë dhe thelbësor që siguron funksionimin e duhur të metabolizmit tonë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-muffins/ | Qysh me përgatitë muffins? |
Muffins janë ëmbëlësira të lehta dhe të shpejta. Ato janë të përshtatshme për ditëlindje, pritje musafirësh në shtëpi apo edhe piknike. E mira është se muffins preferohen gjithashtu edhe nga fëmijët.
Më poshtë ne po ju sjellim recetën që mund ta përdorni për të gatuar muffins shumë të shijshëm.
Përbërësit për muffins
3 vezë
12 lugë sheqer
12 lugë vaj
12 lugë kos
1 sheqer vanile
1 pluhur për pjekje
Levore limoni në rende
100 gr çokollatë
24 lugë miell
Procedura
Së pari tunden vezët me sheqer dhe sheqër vanilje. Pasataj shtohen vaji,kosi,mielli i perzier me pluhurin për pjekje dhe përzihen. Shtohet edhe lëvorja e limonit dhe çokollata e copëtuar në copëza të vogla. Krejt kjo përzihet me lugë dhe qitet nga dy lugë brum në secilën vrime të kallëpit për kek.Secilën vrimë të kallepit e lyejmë me margarinë ose vaj.
Sipas dëshirës mund të përdorim edhe letra për pjekje që janë edhe dekorative. Për pjekje, furra ngrohet paraprakisht në 200 gradë dhe pas 7 minuta që e kemi futur ëmbëlsireë e ulim temperaturën në 180 dhe pjekim për 20 minuta. E mira e muffins është se sipas dëshirës mund t’i shtojme edhe fruta të thatë, kokos e gjëra të tjera.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-mbrojte-syte-nga-teknologjia/ | Qysh me i mbrojte syte nga teknologjia? |
Ditëve të sotme të gjithëve na lodhen sytë. Për orë të tëra përdorim paisje teknologjike si smartphone, kompjuter, tablet etj. Pra, të gjithë e përjetojmë dhimbjen nga lodhja e syve. Mirëpo çfarë mund të bëjmë që t’i mbrojmë sytë tanë?
Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni smartphone, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.
Përpos kësaj?
Në mënyrë që t’i mbroni sytë mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.
Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën. Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.
Rregulli 20-20-20
Mos harroni rregullin e “20-20-20”. Ne ju sygjerojmë që ky rregull të ndiqet patjetër. Në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra.
Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-perteri-lekuren-e-kembeve/ | Qysh me përtëri lëkurën e këmbëve? |
Pas rrobave të rënda të dimrit dhe mungesës së lagështisë, këmbët pa dyshim kanë nevojë për një përtëritje të shpejtë. Ja disa këshilla të dobishme:
Mungesa e lagështisë e bën lëkurën e këmbëve të thatë dhe të ashpër.
Zvogëlimi i qarkullimit e bën lëkurën të thatë, sidomos në ekstremitetet e poshtme– thotë dermatologu Michael Prager, i cili preferon përdorimin e pilingëve me vitaminë E. Lëkurën duhet lyer me losion të lagësht për trup. Koha për një depilim të detajuar
Përpos metodave klasike
zhiletit,
dyllit
dhe depilimit egjiptian
provoni edhe depiluesit e rinj.
Në fakt, gjenerata e re e depiluesve mundëson përdorimin e tyre në ujë. Ata janë idealë, meqë uji i nxehtë relakson lëkurën, hapë poret dhe liron endorfinat. Depilimi është më i këndshëm, e lëkura më e butë. Thuaji “jo” celulitit! Disa studime tregojnë se 90% e femrave kanë celulit.
Në mënyrë që ta largoni paksa, pini deri dy litra ujë në ditë, hiqni nga menyja karbohidratet e përpunuara dhe hani sa më shumë pemë dhe perime. Për ata që përtojnë, preferojmë një banjë të njelmët. Në ujin e nxehtë qitni dy gota kripë dhe qëndroni në ujë për 20 minuta, tri herë në javë.
|
https://www.dua.com/sq/ndryshoni-mendjen/ | Ndryshoni mendjen dikujt ne 7 hapa |
Ndryshoni mendjen dikujt në 7 hapa. Si t’ia ndryshoni mendjen dikujt? Nuk ka asgjë më të kënaqshme se sa t’i thuash dikujt se pikëpamjet e tij janë idiote. Sidomos kur e meritojnë. Si t’i bindësh ata se janë vërtet gabim në ato pikëpamje është sfida e vërtetë.
Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të bindur një person të ndryshojë mendimin e tyre, ju mund t’i drejtoni ata në një rrugë të re dhe të keni besim se ai do ta ndjekë atë. Këtu po ju sjellim 10 pyetje që do t’ju ndihmojnë të hartoni një argument për të bërë që dikush të rimendojë opinionin e tij.
Çfarë nuk po duron dot për t’ua thënë atyre?
Kjo teknikë quhet letra e zemërimit dhe është një teknikë që dikur e përdorte Abraham Lincoln, Benjamin Franklin dhe Mark Twain.
Mendoni personin të cilin do të dëshironit ta sulmonit verbalisht për të nxjerrë mllëfin që keni ndaj tyre. Merrni një stilolaps dhe një copë letër dhe shkruani të gjitha mendimet tuaja të pafiltruara.
Pasi të keni mbaruar, griseni letrën në copëza. Pasi ke arritur të shkarkosh gjithë këto mendime negative je më i qetë. Kështu je i aftë t’i afrohesh argumentit me objektivitet dhe t’ia ndryshoni mendjen vërtet.
Kush është audienca që synoni?
Ideoni se kë po përpiqeni të bindni. Përfytyroni një person të vetëm, jo një grup. Mendoni për të dhënat bazë të tyre: ku u rritën, nëse praktikojnë një fe, çfarë bëjnë për argëtim etj. Fotografoni çfarë veshin, gjuhën e trupit dhe shprehjet e tyre të fytyrës. Marrja e një panoramë të qartë të objektivit tuaj do t’ju ndihmojë t’i kuptoni ato. Duke krijuar dhe përfytyruar se si janë ata si persona mund të krijoni edhe një ide të përgjithshme se si të përballeni me ta.
Çfarë beson sot ky person?
Tani që e dini objektivin tuaj, duhet të bëheni si ai person. Fute veten në botën e tyre. Shikoni se çfarë i çon ata drejt bindjeve që kanë. Shikoni mentalitetin e personit tjetër sipas këndvështrimit tuaj. Çfarë e justifikon sjelljen, rracizmin apo besimet që ata kanë. Kur ta bëni këtë do arrini të kuptoni më mirë individin që doni ta bindni.
Nëse ti do të besoje atë që ata besojnë, çfarë do ta vinte në dyshim besimin tënd?
Këkrkoni disa shembuj të njerëzve që kanë ndryshuar mendimin e tyre tashmë dhe zbuloni se çfarë i bëri ata të ndryshojnë opinionin e tyre. Në këtë mënyrë zgjeroni përspektivën tuaj.
Çfarë do që ky person të besojë?
Pasi të keni arritur tek momenti që ata po vënë në dyshim pikëpamjet e tyre, është koha t’u tregoni këndvështrimin tuaj. Identifikoni qëllimin tuaj përfundimtar dhe krijoni mesazhin që dëshironi të komunikoni.
Shkruajeni atë në një fjali ose dy dhe bëni mesazhin specifik dhe konciz. Për shembull: Ti do që ky person të besoje se Bota është e rrumbullakët dhe jo e sheshtë. Dhe se për ktë ka argumente të mjaftueshme shkencore.
Cila është arsyeja pse doni t’ia ndryshoni mendjen këtij personi?
Për sa kohë arsyeja lidhet me një kauzë që ndihmon shumë grupime të tjera atëhere ia vlen ta konsiderosh. Për shembull t’i mbushësh mendjen të tjerëve se të riciklosh dhe të hedhësh më pak plehra është në të mirën e të gjithëvë. Ose të bindësh një shumicë që rracizmi është negativ dhe se dëmton mijëra nejrëz. E të tjera arsye si këto.
Çfarë del prej gjithë kësaj?
Identifikoni çfarë ka në të për ta. Një përfitim që lidhet me një dëshirë universale jo vetëm që tërheq audiencën tuaj e synuar, por gjithashtu bën që kërkesa juaj të duket më e drejtë. Ato që përmenda në pikën 6 mund të jenë arsye të forta që mund t’i shtyjë njerëzit të ndryshojnë mendimet e tyre për hir të komunitetit.
Arsyeja përse ua themi këto teknika është sepse në shumicën e rasteve, kur e dimë se dicka është e drejtë nuk dim si ta mbrojmë. Të mbrosh diçka, një opinion apo mendim që mendon se ëhstë realisht i drejtë, do të thotë të bindësh tjetrin. Për të bindur dikë është një luftë më vete, por për sa kohë mbani nën kontroll ndjenjat tuaja atëhere gjithçka mund të bëhet.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-motivu-per-pune-gjate-veres/ | Qysh me u motivu për punë gjatë verës? |
Ditët në punë, janë të gjata dhe të lodhshme për shumicën prej nesh, dhe ne nuk kemi siguri nëse jemi produktiv sa duhet gjatë gjithë orëve që qëndrojmë në punë. Ekzistojnë disa aktivitete, të cilat na bëjnë të jemi më produktiv në punë, madje edhe atëherë kur mendojmë se do të duhej të ishim në plazh. Bëj ushtrime në mëngjes Qëndro larg rrjeteve sociale Ha gjëra të shëndetshëm gjatë ditës Mbaj lule në tryezën e punës Dëgjo muzikë Bëj një pushim në ajër të patër Dil për drekë Trajtoje veten me një ëmbëlsirë të freskët Pi kafeinë.
|
https://www.dua.com/sq/ushqimet-qe-ua-permiresojne-disponimin/ | Qysh me dit cilat janë ushqimet që ua përmirësojnë disponimin? |
A e dini se edhe ushqimet mund t\’jua përmirësojnë disponimin? Nëse ndiheni të mërzitur, apo edhe në depresion, atëherë para se të filloni të pini ilaçe, provoni t\’i konsumoni këto ushqime.
DREDHËZAT, PORTOKAJTË DHE MANGO
Vitamina C ka ndikim të madh në forcimin e imunitetit, por po ashtu e rritë edhe disponimin tonë. Ky antioksidues i fuqishëm është dëshmuar se zvogëlon simptomat e depresionit, duke luftuar radikalet e lira. Sasi të mëdha të vitaminës C gjenden në dredhëza, portokaj, por edhe në mango.
ARRAT DHE FARAT E KUNGULLIT
Doni të jeni në disponim të mirë? Atëherë hani arra, apo fara të bardha, të kungullit. Këto fruta të mrekullueshme përmbajnë shumë thartira yndyrore omega 3, për të cilat është parë se e përmirësojnë disponimin edhe te njerëzit që ka kohë që janë në depresion.
ELBI
Elbi është një ushqim i mrekullueshëm, meqë mund të kombinohet me gjësende të tjera ushqimore, por edhe për shkak se e ngrit shumë shpejt disponimin. Elbi përmban përbërës, të cilët e stimulojnë trurin tonë, që të fillojë me lirimin e hormonit të lumturisë, serotoninës. Ky efekt arrihet shumë shpejt, prandaj elbi është ideal për përmirësimin e shpejtë të \”disponimit\”.
SELINOJA
Edhe nëse keni hëngër drekë, por ende nuk është koha e darkës, atëherë urinë mund ta shuani me selino. Kjo perime e shëndetshme ju ndihmon në largimin e stresit dhe në qetësimin e qelizave të gjakut. Është parë se selinoja e ul nivelin e hormonit të stresit në gjak.\’
MISHI ORGANIK
Mish organik është mishi i kafshëve që janë rritur duke u ushqyer me bar. Bari rrit nivelin e thartirës omega 3 në organizmin e kafshës dhe zvogëlon përqindjen e yndyrave jo të shëndetshme. Një studim i ri tregon se konsumimi i mishit organik zvogëlon rrezikun nga depresioni.
|
https://www.dua.com/sq/kerkim-falje/ | Kerkim falje – Nisja dhe perfundimi |
Kerkim falje, fjala më fal është fjala më e vështirë për tu thënë. Më e rëndësishmja duhet të thuhet kur ndihet me të vërtetë.
Nëse jeni nga ato persona që e keni vështirë të shprehni vetën kur keni gabuar, lexoni këtë artikull deri në fund!
Për të pasur marrëdhënie të shëndosha në jetë qoftë familjare, shoqërore, romantike, ka shumë rëndësi të arrijmë një maturi të tillë.
Lexoni disa arsye se pse duhet të kërkoni falje kur jeni gabim dhe pse kjo është gjëja e duhur për tu bërë!
Kur e dini se keni gabuar, mos hezitoni të thoni ‘më fal’
Shpesh herë ne e dimë që kemi vepruar ngutshëm ose gabim. Mirëpo e kemi vështirë ta pranojmë. Ka shumë rëndësi që ta vendosim vetën në pozitën e tjetrit dhe ta pranojmë gabimin.
Sidomos kur e shohim se me veprimin tonë e kemi lënduar apo e kemi bërë të ndihet keq dikë. Qoftë i/e dashur, qoftë mik, familjar apo koleg. Merreni personin në një anë dhe tregoni atij për gabimin që keni bërë. Kërkoni falje.
Kur nuk doni të lëndoni personin tjetër
Nëse qëllimi juaj është të mos i lëndoni njerëzit, por prap se prap në një rrethanë të caktuar dikush është lënduar nga ju, atëherë çfarë po prisni? Kërkoni falje.
Për secilin prej nesh është shumë e rëndësishme që të ruajmë pranë vetës personat që janë të rëndësishëm për ne. Mirëpo nësë vazhdojmë t’i lëndojmë, pa kërkuar falje dhe pa ndryshuar sjellje, do t’i humbasim.
Prandaj kur ta kuptoni se keni lënduar një person të zemrës, kërkoni falje!
Kur keni bërë dicka pa e ditur se tjetri po lëndohet
Një shaka e nxituar, një veprim i pa pritur, një fjalë e pamenduar mirë, të gjitha këto mund ta lëndojnë dikë. Mirëpo kur ta kuptoni se një veprim i juaj, pa dashur, e ka lënduar dikë, atëherë sqarohuni!
Bëjani me dije personit tjetër që qëllimi juaj asnjëherë nuk ka qenë që ta lëndoni. Se shakaja juaj ishte pa të keq. Thoni ‘më fal’ në mënyrë që të jeni rahat me vetën.
Kur keni gënjyer, qoftë edhë ‘gënjeshtra të bardha’
Gënjeshtra është gabim i madh. Secila marrëdhënie njerëzore e ndërtuar mbi gënjeshtra është e gabuar. Ndonjëherë në gënjejmë edhe për arsye të thejshta. Për të dalë nga situata. Për të mos thënë sqarime.
Madje, gënjejmë edhe për të mos e lënduar tjetrin. Mirëpo edhe kjo është e gabuar. Edhe për këtë llojë gënjeshtre duhet të kërkojmë falje, sidomos kur duam të ndërtojmë një marrëdhënie të shëndosh.
Kur nuk e keni mbajtur fjalën
Një nga lëndime më të mëdha që marrrim është kur dikush nuk e mban fjalën e dhënë ndaj nesh. Nëse edhe ti, ke shkelur një fjalë të dhënë, dije se ke lënduar dikë. Pa marrë parasysh rrethanat që kanë quar deri në këtë veprim, ju duhet të kërkoni falje.
Personi i zemrës do t’ju kuptojë dhe do ta vlerësojë Kerkim falje-s. Prandaj kjo është një tjetër rrethanë në të cilën patjetër se duhet të kërkoni falje.
Kur thoni më fal, kujdesuni të mos e përsërisni gabimin
Kerkim falje nuk ka kuptim në rast se ju vazhdoni ta përsërisni gabimin për të cilin keni kërkuar falje. Prandaj kur të kërkoni falje, kujdesuni të nxirrni një mësim nga e gjithë kjo situatë.
Nëse vazhdoni të përsërisni gabimin ju do të ndodheni në të njëjtën situatë të pakëndshme. Madje dikur personat rreth jush edhe do të lodhen nga gabimet e njëjta. Prandaj esenca e këkrim faljes është ta ndieni vertetë nga zemra si dhe të mësoni nga gabimet.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-floke-me-avokado/ | Qysh me përgaditë maskë për flokë me avokado? |
Avokado është një nga ilaçet më të mira jo vetëm me përmirësim dhe rigjallërim të flokëve dhe lëkurës, por flokëve ju dhuron butësi, forcë dhe shkëlqim. Kjo maskë është opsioni i shkëlqyer, dhe flokun e furnizon me vitamina dhe i dhuron bukurinë.
Përbërësit:
1 avokado
1 lugë vaj gruri.
Shtypet brendësia e avokados në një enë. Më pas shtohet një lugë vaj i embrioneve të grurit. Përzihet masa dhe aplikohet në flokë. Pas 1 orë qëndrimi shpërlahen flokët me ujë të vakët.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-arsyet-e-djersitjes-gjate-nates/ | Qysh me i ditë arsyet e djersitjes gjatë natës? |
Nëse moti nuk është i nxehtë, dhe në dhomën tuaj mbretërojnë temperatura konstante, dhe ju zgjoheni me rroba të bëra qull nga djersitja, kjo do të thotë se nuk keni gjendje të mirë shëndetësore.
Nëse djersini gjatë natës, këto mund të jenë disa nga arsyet:
Temperaturë e lartë trupore
Rënia e temperaturës trupore
Çrregullime të gjumit
Apnea e gjumit
Skuqje e ngrohtë
Ndikimi i alkoolit
Çrregullimi i gjumit i shkaktuar nga ankthi
Nëse djersiteni në mënyrë jonormale gjatë natës, sidomos nëse dhoma juaj nuk është fare e ngrohtë, konsultohuni me mjekun tuaj për të zbuluar shkaqet.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-jane-emeruar-ditet-e-javes/ | Qysh jane emertuar ditet e javes sipas planeteve? |
Nuk është e vërtetë që shtatë ditët e javës lidhen me faktin që perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe të shtatën e la pushim. Kjo do të ishte fare pa kuptim. E vërteta është se çdo ditë jave lidhet me një planet që atëherë konsiderohej si perëndi pagane.
Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore, e diela, ka marrë emrin e Diellit, sepse dhe në anglisht: sunday-sun+day që do të thotë dita e Diellit, perëndisë së dritës dhe krijimit të jetës. Ja si e kanë marrë emrin të gjitha ditët:
Ditët e javës sipas planeteve te sistemit diellor
Hëna: e hënë (italisht: luna-lunedi, anglisht: moon-monday)
Marsi: e martë (italisht: marte-martedi)
Merkuri: e mërkurë (italisht: mercurio-mercoledi, frëngjisht: mercure: mercredi)
Jupiteri: e enjte (italisht: giove-giovedi)
Venusi: e premte (italisht: venere-venerdi, frëngjisht: venus-vendredi)
Saturni: e shtunë (anglisht: saturn -saturday)
Dielli: e diel (anglisht: sun -sunday, gjermanisht: sonne -sonntag)
Pra secilës perëndi i kushtuan një ditë të veçantë dhe pikërisht në ditën e tyre luteshin në tempullin përkatës. Për shembull romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e martë në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin në tempullin e Afërditës.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-zgjedhe-syze-qe-pershtaten-me-fytyren-tuaj/ | Qysh me zgjedhe syze qe pershtaten me fytyren tuaj? |
Qysh me zgjedhe syze qe pershtaten me fytyren tuaj? Syzet janë absolutisht të nevojshme. Mirëpo të gjejmë formën ideale të syzeve për fytyrën tonë ndonjëherë është e vështirë.
Megjtihatë syzet na duhet sidmos kur kemi problem me shikim apo gjatë stinës së verës e sidomos në plazhë apo pishinë për t’i mbrojtur sytë nga rrezet e dëmshmë të diellit. Mirëpo është shumë e rëndësishme që ato t’i përshtatim me formën e fytyrës tonë.
Prandaj më poshtë ju japim disa këshilla se si ta gjeni formën ideale të syzeve për fytyrën tuaj.
Fytyrës me formë të rrumbullakët u përshtaten syzet më të mëdha. Kjo shërben për të larguar vëmendjen nga detajet e fytyrës të cilat nuk dëshirojmë të bien në sy.
Fytyra me formë ovale është fytyra që ka nofullën e zgjeruar. Cilatdo syze me formë katrore apo të rumbullakët i përshtaten kësaj forme të fytyrës.
Fytyra në formë katrori është fytyra e cila e ka vijën e flokëve me gjerësi të njejtë sa nofulla. Kësaj forme të fytyrës i përshtaten syzet me formë të rumbullakët.
Në fund kemi fytyrën në formë të zemrës, e cila ka nofullën e ngushtë dhe ballin e gjërë. Syzet të cilat i përshtatet kësaj forme të fytyrës janë syzet të cilat skajet e kornizës i kanë më të larta se sa mesin.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shmange-infektimin-e-plages/ | Qysh me shmangë infektimin e plagës? |
Djegiet ose plaga nuk do të infektohen nëse trajtohet si duhet, thonë mjekët.
Qysh me shmangë infektimin e plagës?
Sipas tyre, kjo do të thotë se duhet larë me ujë të ftohtë të pastër dhe të mos përdoret assesi alkooli dhe mjetet kimike, pasi që mund të vijë deri tek irritomi i plagës.
Shkaqet më të shpeshta të infeksionit të plagës janë mos higjiena dhe përdorimi i mjeteve jo adekuate për dezinfektim.
Nëse plaga nuk është e thellë dhe mjeku nuk ka rekomanduar lidhjen e saj me fashë, atëherë nuk duhet përdorur kurrfarë gazi për të mos shkaktuar baktere.
Plaga duhet mbrojtur me gaz vetëm nëse është e lidhur me rroba, kur bëjmë punët e shtëpisë ose ndodhemi në mjedis me shumë pluhur, thonë mjekët.
Plaga, e cila rrjedh gjak nuk duhet trajtuar me alkool, pasi që do të vijë deri te irritomi i lëkurës, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-tortilla-te-shijshme/ | Qysh me përgatit tortilla të shijshme sipas stilit spanjolle? |
Keni provuar tortilla? Receta më poshtë ju tregon si të përgatisni tortilla të mira që do ju mbajë të ngopur me orë të tëra. Për këtë ju kemi sjellë një recetë të stilit spanjoll.
Përbërësit për torilla dhe mbushjen e saj:
3 lugë vaj;
100 g qepë;
speca të freskët të gjelbër;
niseshte;
400 g mish të bluar viçi;
150 g spec të freskët të kuq;
djathë edamer;
speca të vegjël djegës;
kube mishi viçi për supë;
240 g fasule të kuqe në konservë;
300 g salcë domatesh;
kripë;
piper të bluar;
8 tortilla të gatshme.
Përgatitja:
Në vaj fërgoni qepën e grirë derisa të skuqet. Shtoni mishin për supë dhe vazhdoni ta fërgoni. Në fund shtoni fasulen e kulluar dhe misrin, pastaj disa lugë domate të pasuar dhe të gjithave qitni pak kripë dhe piper. Në çdo tortilë qitni 2 lugë të kësaj shtese, qitni djathin e grirë në rende dhe lakojeni apo mbështilleni tortilën. Radhisni në enë për pjekje të lyer me vaj, qitni sipër domaten dhe qitni djathin e mbetur. Piqni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta. Shërbejeni me sallatë sipas dëshirës. Kënaquni!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-regjimet-qe-duhet-ndjekur-modelet/ | Qysh me i ditë regjimet që duhet ndjekur modelet? |
Shumë shpesh është treguar se modelet kalojnë nëpër shumë dieta dhe ushtrime strikte para se të dalin në sfilatë mode apo para foto sesioneve për kompanitë që përfaqësojnë.
Ato me të vërtet duket se për njerëz normal janë të pamundura dhe se është vështirë t’i mbash.
David Gandy ka thënë për një interviste se para se një herë para se të dilte para kamerave, fotografet i kishin thënë se kripa nuk i lejohej për dy ditë dhe uji duhej të konsumohej sa më pak para se te bënin fotografitë.
Ai tha se fotografet i kishin thënë se kripa dhe uji të fryjnë dhe se për dy ditë duhej të mos konsumoheshin asnjëra.
Ndërsa Adriana Lima ka thënë se kur është koha e sfilates së Victoria Secret ajo fillon të ushtrojë në palestër për çdo ditë.
Ajo ka thëne se ushtrimet intensive i fillon në gusht, ndërsa sfilata mbahet në dhjetor.
Ajo çka është dukur më se e çuditshme është se Lima gjithashtu ka thënë se 12 ore para shfaqjes ajo nuk guxon të konsumojë as edhe një gotë ujë apo lëng, në mënyrë që t’i ikë fryrjes.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-heqe-dore-nga-duhani-pa-fituar-peshe/ | Qysh me heqë dorë nga duhani pa fituar peshë? |
Pirja e duhanit ju bën të shpenzoni 200 kalori në ditë dhe kur ju ndaloni së piri atë keni një ndjesi urie që ju bën të hani më shumë… Çamçakëzi dhe karamelet janë zëvendësues të mirë të nikotinës që limitojnë mundësinë e fitimit të peshës. Në qoftë se ju jeni të varur me të vërtetë nga nikotina, mjeku mund t’iu këshillojë një medikament (Zyban) për 2 muaj.
Ky mjekim është efektiv si një anti-përdorues. Pas kësaj periudhe të vështirë, dëshira juaj për të pirë cigare nuk do të jetë zhdukur, por do të jetë me e pakët dhe më e lehtë, dhe për këtë arsye është më e menaxhueshme. Konsumoni gjithashtu në mënyrë inteligjente (kos, mollë, vezë të ziera, etj.) dhe çfarë është më e rëndësishmja merruni me sport.
|
https://www.dua.com/sq/piktor-shqiptar/ | Piktor shqiptar që duhet t’i njihni |
Piktor shqiptar, ata që janë piktorë kanë aftësi të vizualizojnë botën. Të qesin në pëlhurë jo vetëm atë që shohin me sy por edhe shumë më tepër. Ata janë magjistarë ngjyrash që na pasurojnë shpirtin tonë me veprat e veta artistike.
Ashtu siç bota ka piktorë të famshëm si Lenoardo da Vinci, Pablo Picasso, Vincent van Gogh, e të tjerë, edhe kultura shqiptare ka emrat vet. Më poshtë ne po përmendim vetëm katër prej tyre. Katër piktorë që me artin e tyre lanë gjumë në historinë e kulturës në përgjithësi dhe pikturës shqiptare në veçanti.
Zef Kolombi (1907-1949)
Zef Kolombi është padyshim një prej figurave më eminente të gjeneratës së vjetër të piktorëve shqiptarë. I lindur në Sarajevë, në një familje me origjinë shkodrane, ai mbeti jetim në fëmijëri të hershme. Kolombi u rrit në kujdesin e gjyshes së tij në Shkodër.
Si i ri me ndihmën e bashkqytetarëve, ai u regjistrua si student në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Aty dhe u diplomua më 1933. Pas kthimit të tij në Shqipëri, atij iu dha një vend si mësues vizatimi në Elbasan dhe më vonë në Shkodër. Një pjesë e gjeneratës së re të piktorëve shqiptarë mësuan prej tij teknikat e para të këtij arti. Puna e tij artistike përfshin portrete, pejsazhe, natyra të qeta dhe një numër të vogël kompozimesh. Kolombi është padyshim një nga piktorët më të famshëm të natyrave të qeta në pikturën shqiptare. Një transparencë ngjyrash, një përkryerje artistike dhe një materializim i bukur i objekteve mund të vërehet qartë në pikturën e tij. Punimet e tij janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës. Ato mbahen në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Shkodër etj.
Kolë Idromeno (1860-1939)
Kolë Indromeno ishte piktor, arkitekt, skulptor, fotograf si dhe skenograf i talentuar.
Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi. Më 1876, ai qëndroi për disa muaj në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, dhe më pas punoi në studion e një piktori italian. Kur Indromeno u kthye në Shqipëri (1878), ai u angazhua në një numër aktivitetesh. Ishte iniciatori i ekspozitës së parë në Shkodër (1923). Gjithashtu mori pjesë në ekspozitën e parë kombëtare të arteve në Tiranë (1931).
Indromeno Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike.. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri. Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i pejsazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezantuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen edhe sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër etj.
Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra u lind në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt ç006 në Milano. Atje jetonte prej 30 vitesh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur ai ishte 20 vjeç, respektivisht në vitin 1938. Ai u largua nga Shqipëria me një bursë akorduar nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Ai e braktis Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Atëherë shpërtheu ky talent për t’u shndërruar më shumë se një zgjedhje fati, në një talent. Një talent i cili do të ngjiste fluturimthi shkallët e përfaqësimit në botën e madhe të artit dhe të pikturës. Ai ekspozoi në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork. Arriti të krijoi raporte me piktorë të mëdhenj si Pikasso, Matis, Fontana, Guttuso.
A njihni piktore shqiptare të gjinisë femërore? Këtë pyetje ia drejtuam vetes dhe kuptuam se, në fakt, nuk është se nuk njohim piktore femra, por nuk njohim në përgjithësi shumë artiste femra shqiptare. Nisur nga kjo, kemi vendosur të nisim një maratonë tek Rubrika jonë e kulturës, për t’ju prezantuar me artistet femra të fushave të ndryshme. Përfshirë skulpturën, operën, baletin, teatrin, pikturën e shumë fusha të tjera. Do t’ju sjellim artiste nga diaspora, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Ka shumë rëndësi që të njihni artiste të tilla, sepse shumë prej tyre shërbejnë si model frymëzues për vajza të reja ëndërrimtare që synojnë të bëhen artiste. Fillojmë me piktoret.
Tre piktore shqiptare që duhe t’i njihni:
Zake Prelvukaj
Zake është piktore dhe ligjëruese në degën e pikturës dhe arteve vizuale në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës si dhe studion në Kolegjin AAB. Lindi më 1963 në Martinaj të Plavës. Prelvukaj u diplomua për pikturë në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1993 filloi punën si docente në lëndën pikturë monumentale. Në vitin 1997 magjistroi në lëndën e pikturës dhe në vitin 2000 mori klasën e pikturës, si profesore e asociuar. Pasi fitoi titullin profesoreshë e pikturës Zakja ligjëroi në fakultete dhe institucione të ndryshme të kulturës në vende të ndryshme. Ajo dha mësim në Muzeun e Paqës që është muzeu më i madh në Europë ku pati rastin të fliste para deputetëve dhe senatorëve Europian me temën Politika dhe Arti. Me ndërmarrjen artistike Ballkani i Ri realizoi projekte të shumta brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë këtu murale, mozaike, ekspozita, debate etj. Gjatë karrierës së saj të deritanishme ka ekspozita të shumta personale dhe grupore.
Ekspozitat personale në Kosovë i hapi kryesisht në Prishtinë
– Future X (2010) – Mbroje natyrën në Parkun Gërmia (2004) – Sexhibition në Muzeun e Kosovës (2005), – 12 hours-shoping centre-performative (2004) – Ghetto in Balkan në Hani i Dy Robertëve (2003) – X-sat flasin – Arti i rezistencës – Galeria Dodona (1998). Në Pejë ekspozoi në Kafe-Galerinë Evergrin (1994) dhe Galeri Europa (1996), ndërsa në Gjakovë në Neë Vision Gallery (2001). Zakja ka marrë pjesë gati në të gjitha ekspozitat grupore të organizuara në Kosovë, duke tejkaluar si piktore të gjitha barrierat gjinore.
Adela Demetja
Adela ka lindur në vitin 1984 në Tiranë. Ajo është një kuratore e pavarur e artit shqiptar. U diplomua për studimet master në Frankfurt të Gjermanisë për “Studime Kuratoriale dhe Kritike” në Universitetin e Stelsdelschule dhe Goethe. Para se të diplomohej për studimet master ajo kishte mbaruar trajnimin si piktore tek Akademia e Arteve në Tiranë në vitin 2002-2006. Ajo është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, shqiptarët që udhëheqin institucionin e pavarur të artit, të cilin e themeloi në vitin 2010. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar ekspozita dhe ngjarje të shumta ndërkombëtare në vende të ndryshme të Evropës dhe SH.B.A.
Në 2015-ën ajo bashkëpunoi Edicionin e Tretë të Projektit Ndërkombëtar Bashkëkohor Bienales D-0 Ark Underground . Kjo e fundit u zhvillohej në strehën anti-atomike të ndërtuar nga Tito në Konjic, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Viti 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish-Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar bashkëkohor, Vjenë Austri.
Në vitin 2018 ajo u vlerësua me Bursën Ndërkombëtare të CEC ArtsLink. Si dhe ishte kuratore e qëndrimit në Institutin e Artit Bashkëkohor Portland, Oregon, SH.B.A.
Ekspozita të tjera tematike që ajo ka kuruar përfshijnë
– “9 orë larg“, Instituti Portland për Artin Bashkëkohor, SH.B.A – Estetika e aktit të vogël, në Action Field Kodra Festival në Selanik – Zërat e së Vërtetës, në Villa Romana në Firence, Itali. – Si Autore ajo ka shkruar rishikime të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj për platforma e botime të ndryshme në internet në Shqipëri dhe Europë.
Miranda Kalefi
Miranda ka lindur në vitin 1963, në Kavajë dhe është piktore shqiptare. Ajo studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Ravenna, Itali ku jeton që prej vitit 1994. Ajo ka marrë pjesë me punimet e saja në disa ekspozita kolektive në zonën e Ravenna:
Movimento e Parole (Ravenna, 2003)
Apparizioni (Ravenna, 2004)
Face (Lido Adriano, 2006)
Oltre il viso (Lugo, 2008)
Ajo gjithashtu bashkëpunon me Galerinë e Artit “Albero Celeste” në S. Giminiamo/Siena dhe që nga viti 2008 ajo është zgjedhur Zëvendëse Presidente e Përfaqësimit të Emigrantëve dhe Këshilltare shtesë për qytetarët jo-BE të Komunës së Ravenës.
|
https://www.dua.com/sq/kuriozitete-interesante/ | Kuriozitete interesante nga e gjithe bota |
Kuriozitete interesante? Në rubriken tonë të Kurioziteteve do t’ju sjellim cdo javë nga 10 kuriozitete interesante nga e gjithë bota. Fakte dhe informacione të lezetshme per te gjithë ata që kanë qef të lexojnë të tilla gjëra.
1. Nëse do të hiqnit të gjithë hapësirën e zbrazët nga atomet që përbëjnë çdo njeri në tokë, e gjithë popullsia në tokë mund të futet në një mollë.
2. Njeriu i fundit që eci në hënë, Gene Cernan, i premtoi vajzës së tij se do të shkruante inicialet e saj në hënë. Ai e bëri këtë dhe inicialet e saj, “TDC”, ndoshta do të jenë në hënë për dhjetëra mijëra vite.
3. Në vitet 1960, CIA u përpoq të spiunonte ambasadat e Kremlinit dhe Rusisë duke i kthyer macet në pajisje përgjimi. Programi, i quajtur Acoustic Kitty, përfshinte mbjelljen kirurgjikale të baterive, mikrofonave dhe antenave brenda maceve.
4. Tri familjet më të pasura në botë kanë më shumë pasuri sesa pasuria e kombinuar e dyzet e tetë kombeve më të varfra.
A e dini edhe se..
5. Trafiku më i gjatë i të gjitha kohërave, ndodhi në Kinë dhe zgjati për më shumë se 10 ditë, me makina që lëviznin vetëm 0.6 milje në ditë.
6. Ka mbi 200 kufoma në malin Everest dhe ato përdoren si pika udhërrëfimi rruge për alpinistët.
7. Nëse e përshtasi me Inflacionin, John D. Rockefeller është njeriu më i pasur në historinë e gjithë botës me një vlerë neto 10 herë më shumë se Bill Gates dhe disa herë më tepër se Jeff Bezos.
8. Të gjitha orët në filmin “Pulp Fiction” janë bllokuar në orën 4:20. 4:20 është simbol kulturor që nënkupton përdorimin dhe tymosjen e mariuanës.
9. Dr. Seuss shkroi “Green egg and Ham” për të fituar një bast kundër botuesit të tij, i cili mendoi se ai nuk mund të plotësonte një libër me vetëm 50 fjalë.
10. Rusia nuk e ka konsideruar birrën si pije alkolike deri në vitin 2011. Më parë ka qënë e klasifikuar si një pije e butë.
|
https://www.dua.com/sq/kolesteroli/ | Kolesteroli – Qysh me dite shkakun e rritjes se nivelit? |
Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 20 gjene të reja që ndërlidhen me nivelin e kolesterolit në gjak.
Ky zbulim në masë të madhe do ta lehtësojë zhvillimin e ilaçeve dhe terapive për sëmundjet e zemrës.
Në hulumtimin më të madh të kryer ndonjëherë për sa i përket kolesterolit, shkencëtarët ia dolën të zbulojnë se ekzistojnë 21 variacione gjenetike, që janë përgjegjëse për ndryshimet në kolesterolin e mirë dhe atë të dëmshëm.
Çfarë shkakton rritjen e kolesterolit?
Një nga befasitë më të mëdha është fakti se disa variacione të gjeneve më së shpeshti gjenden te meshkujt, e disa të tjera te femrat. Gjatë hulumtimit janë analizuar mutacionet gjenetike të më shumë se 90.000 personave.
Konsumimi i tepërt i ushqimit me yndyrë, mungesa e rekreacionit dhe ushtrimeve fizike, e po ashtu edhe konsumimi i duhanit, janë faktorët kyç të rrezikshëm për shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga kolesteroli.
Kolesteroli është lloj i yndyrës të cilin e prodhon mëlçia, që është i një rëndësie jetike për prodhimin e hormoneve, absorbimin e vitaminave D dhe tretjen e ushqimit.
Ku gjendet më tepër kolesteroli?
Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja.
Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, si dhe duke i mbrojtur në të njëjtën kohë nga veprimi i radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm veprues.
HDL (Low Density Lipoproteins), ose “kolesteroli i mirë” arrin edhe në mëlçi, ku përpunohet dhe bëhet eliminimi i tepërt i tij.
LDL-të transportojnë kolesterolin nga mëlçia në drejtim të të gjitha qelizave. Kur LDL-të funksionojnë keq, ose janë mangët, niveli i kolesterolit në gjak rritet.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-hidratu-lekuren/ | Qysh me hidratu lëkurën? |
Moti më i ftohtë dhe me më pak lagështi, fërkimi i rrobave, abuzimi me rrezet e diellit gjatë ditëve të bukura të verës, të gjitha këto shkaqe mund të ndikojnë në dehidratimin e epidermës. Për të luftuar dehidratimin e lëkurës, ndryshoni disi zakonet tuaja gjatë dhe pas larjes me dush. P.sh., fshini lëkurën duke e thithur ujin me peshqir dhe jo duke e fërkuar. Pastaj, menjëherë pas fshirjes së trupit, lyeni me një krem hidratues. Mund të përdorni edhe vajra të buta. Këto produkte do të krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën.
Duart
Duart janë në kontakt të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, prandaj ato kërkojnë më shumë kujdes. Por edhe nëse përdorni kremin më të mirë, ai do të hiqet nga larja me sapun, prandaj është mirë të përdorni kremra rezistentë ndaj larjes.
Fytyra
Përsa i përket fytyrës, ka disa shenja të qarta. Ndjehet një gjendje e përgjithshme e pakëndshme, lëkura tërhiqet dhe duket më e zbehtë. Shihen edhe disa rrudha, të cilat nuk kanë lidhje me moshën… Një serum i mirë, i ndjekur nga një krem i mirë mund të ndryshojnë gjithçka. Gjithashtu, bëni edhe një maskë ultra-hidratuese të paktën një herë në javë.
Mos harroni konturin e syve, ku lëkura është më e hollë. Ajo ka tendencë të dehidratohet më shpejtë.
Flokët
Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë për hidratim. Nëse nuk hidratohen, ata humbasin shkëlqimin, bëhen të zbehtë dhe këputen. Ata duhet të hidratohen deri në thellësi.
|
https://www.dua.com/sq/pagesat-ne-artmotion/ | Ku mund të bejme pagesat ne ArtMotion? |
Pagesat ne ArtMotion mund të kryhen në pikat shitëse të Artmotion, tek distributorët e Artmotion. Përmes https://my.artmotion.net/ si dhe direkt tek agjentet e shitjes që gjinden në qytet (D2D).
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rikthy-ngjyren-e-bardhe-te-rrobave/ | Qysh me rikthy ngjyrën e bardhë të rrobave? |
Përbërësit:
200 ml ujë
150 ml peroksid hidrogjen.
1.Kombinohen përbërsit në një kovë. Vendosen rrobat të cilat kanë marrë ngjyrë nga rrobat e tjera.
2.Lihen të qëndrojnë për 30 minuta.
3.Shpërlahen pastaj në ujë të ftohtë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-na-ndihmojne-vitaminat-kunder-koronavirusit/ | Qysh me dite sa na ndihmojne vitaminat kunder koronavirusit? |
Dihet se marrja e vitaminave dhe mineraleve thelbësore. Mirëpo sa na ndihmojnë vitaminat kundër koronavirusit? Nga shtojcat dhe ushqimet mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tuaj imunitar. E dihet se për luftimin e koronavirusit na duhet një sistem i fortë imuniatar.
Mirëpo fatkeqësisht vetëm se vitaminat mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes së zakonshme dhe simptomave të gripit por kjo nuk do të thotë se ato janë masat më të sigurta për të parandaluar dhe trajtuar COVID-19.
Shumica e studimeve mjekësore sygjerojnë së pari kujdesin ndaj pastërtisë. Duke nisur nga pastrimi i rregullt i duarve dhe higjena pesonale në përgjitësi.
Mirëpo, cilat janë vitaminat më të mira për forcimin e imuniteti?
Për forcimin e imiunitetit rekomandohen veçanërisht vitaminat A, C, D, E, B2, B6, dhe B12, acid folik, hekur, selen dhe zink. Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit rekomandon dozat e mëposhtme ditore të mikronutrientëve të mësipërm për të rriturit:
Vitamin A: jo më shumë 3,000 mcg
Vitamin C: 75(mg) për gratë; 90 mg për burrat
Vitamin D: 600 IU
Vitamin E: 15 mg
Vitamin B2: 1.1 mg për gratë 1.3 mg për burat
Vitamin B6: 1.3 mg
Vitamin B12: 2.4 mcg
Acid folid: 400 mcg
Hekur: 18 mg për gratë; 8 mg për burrat
Selenium: 55 mcg
Zink: 8 mg për gra 11 mg për burrat
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-puding-turk-kazandibi-embelsira-te-cilen-te-gjithe-e-adhurojne/ | Qysh me përgatit puding turk kazandibi- shpejtë e lehtë |
Puding turk kazandibi është e butë, e ëmbël si fjollë bore. Për kazandibi nuk janë të nevojshëm artikuj të shtrenjtë, por kujdesi dhe durimi.
Përbërësit:
1 litër qumësht;
3 lugë miell orizi (bën edhe miell gruri),
3 lugë nisheste;
1 gotë sheqere të imët;
50 g gjalpë apo margarinë;
1 të verdhë të vezës;
½ gote sheqer pluhur;
pak gjalpë për lyerje të tiganit;
pak miell kokosi apo fëstëkë të bluar për zbukurim.
Përgatitja e puding turk kazandibi:
Në qumësht shtoni sheqerin e imët dhe qiteni në pllakë shporeti që të vlojë. Gjatë asaj kohe tundni miellin, nishestenë dhe të verdhët e vezës me pak ujë dhe gradualisht duke e përzier vazhdimisht shtoni në qumështin i cili vlon. Ulni zjarrin dhe zieni derisa të dendësohet. Në fund shtoni gjalpin dhe kur ai të shkrihet shkurtimisht me mikser tundni kremin që të bëhet i shkriftë. Një tigan të madh lyeni me gjalpë dhe qitni sheqerin pluhur, ndërkaq sipër qitni kremin e nxehtë. Tiganin lëreni në pllakë shporeti që sheqeri të karamelizohet. Herë pas here me lugë kontrolloni se a është karamelizuar, dhe nëse tigani është më i madh se pllaka, silleni në atë mënyrë që të nxehet i gjithi. Kur të përfundojë karamelizimi, tiganin vendoseni në një tepsi të madhe dhe në tepsi me kujdes qitni ujë të ftohtë për t’u ftohur sa më shpejt dhe përmbajtja të ndahet nga ena. Ëmbëlsirën e ftohur futeni në frigorifer për dy orë, pastaj me thikë të mprehtë priteni në shirita të gjerë. Ëmbëlsirën e përfunduar zbukurojeni me miell kokosi apo me fëstëkë të bluar.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-losion-pastrues/ | Qysh me kriju losion pastrues? |
Përbërësit:
½ filxhan kos natyral
1 lugë vaj ulliri
1 e ½ lëng limoni
Merrni limonin shtrydheni dhe merrni gjithë lëngun.
Hidhni lëngun në një pjatë dhe më pas shtoni me radhë vajin e ullirit dhe kosin natyral.
Përzieni mirë gjithë përbërësit me radhë, dhe vendosni masken e përgatitur në fytyrë dhe në qafë që të keni lëkurë të lëmuar edhe aty.
E lini trajtimin të qëndrojë në fytyrë 20 minuta, për 3 minutat e para e masazhoni fytyren lehtësisht duke veshur më parë doreza plastike, nëse nuk ju gjinden një palë të tilla atëherë duhet të bëni kujdes dhe të masazhoni fytyren me bulëzat e gishtave.
Një pakujdesi gjatë masazhimit me bulëzat e gishtave mund të plasarisë lëkuren dhe t’a dëmtojë atë, prandaj kushtoni shumë rëndësi trajtimit, zgjedhjes së përbërësve, vendosjes së maskës dhe masazhimit që ushtrohet mbi lëkurë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dallu-origjinen-e-produkteve/ | Qysh me dallu origjinën e produkteve? |
Një seri shiritash të zinj në hapësira të bardha të stampuara në etiketat e produkteve, për të identifikuar secilin prej tyre në një mënyrë unike.
Edhe në Kosovë, ai ka zëvendësuar madje edhe etiketat e zakonshme të çmimeve. Një kod, që gjithsecili do të donte ta deshifronte.
390 – Mbajeni mend këtë numër. Do të thotë Made in Kosova. Barkodet mund të lexohen nga skanerë optikë e së fundmi, edhe nga aplikacione telefonike.
Barkodi funksion në bazë të një standardi që quhet GS1, i cili përdoret nga të gjitha industritë, shërbimet ushqimore dhe shitja me pakicë tek industria farmaceutika dhe shëndetësia.
Lista e prefikseve kryesore:
530 Shqipëri,
390 Kosova,
100 – 139 SHBA,
300 – 379 Franca dhe Monako,
800 – 839 Itali, San Marino, Vatikan,
380 Bullgari,
383 Slloveni,
385 Kroaci,
387 Bosnje dhe Hercegovina,
389 Mali i Zi,
400 – 440 Gjermani,
520 – 521 Greqi,
531 Maqedoni,
860 Serbi,
868 – 869 Turqi,
690 – 699 Kina,
594 Rumani.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-mbjelle-trendafilat-dhe-me-u-kujdes-per-ta/ | Qysh me i mbjellë trëndafilat dhe me u kujdes për ta? |
Trëndafilat janë një nga lulet më të bukura. Ato mund t’i kultivoni edhe në kopshtin tuaj. Fatmirësisht ka shumë lloje e ngjyra trëndafilash që mund t’i rrisni.
Për ta bërë këtë mjafton të ndiqni disa hapa të thjeshtë.Mbjellja e shkurreve me trëndafila kryhet si në pranverë ashtu edhe në vjeshtë, gjithçka varet nga rajoni ku është vendosur komploti i përgatitur për mbjelljen e trëndafilave. Kur zgjidhni një vend për mbjelljen e shkurreve, duhet pasur kujdes që dielli të bie mbi ta gjatë ditës. Nëse nuk ekziston, atëherë trëndafilat nuk mund të lulëzojnë.
Fazat e punës
Kur kopshtari përcakton vendin e mbjelljes duhet gërmuar një gropë 50×50 cm dhe në të nuk hidhen shumë humus dhe torfe.
Fidani duhet të mbillet vertikalisht në gropë. Rrënjët e tij duhet të jenë drejtuar në drejtime të ndryshme dhe spërkaten me tokë nga të gjitha anët. Atëherë është e nevojshme të shtypni tokën me duart tuaja në mënyrë që boshllëqet të largohen, dhe fidani të ulet fort në tokë.
Pas të gjitha procedurave, është e nevojshme të ujitet fidani i mbjellë. Nëse në të njëjtën kohë uji gërryen tokën, atëherë duhet të spërkatet. Fidanët e mbjellë duhet të ujiten vazhdimisht, tharja e tokës është e papranueshme Kujdesi për trëndafilat është i nevojshëm ditë pas dite. Pasi heqja e barërave të këqija dhe lirimi i tokës nuk është vetëm t’i jepni rozarinës një pamje të mirë. Mirëpo gjithashtu është një parakusht për kultivimin e trëndafilave.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pase-martese-te-lumtur/ | Qysh me pasë martesë të lumtur? |
1.Vite të mbushura me kujtime
Mbase do ju duket pak e çuditshme por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri. Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.
2.Dedikime të shumta
Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës. Mos nguroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.
3.Befasojeni
Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse një prej këtyre dhjetë rregullave, është që ta befasoni partnerin tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën.
4.Vraponi
Nëse e ndjeni të nevojshme për të humbur disa kile, atëherë vraponi sa të keni mundësi. Por, jo vetëm. Bindeni dhe merrni edhe partnerin tuaj dhe do ta shikoni se një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kaluar më shumë kohë së bashku. Edhe kërcimi është një ide shumë e mirë për t’u afruar me partnerin tuaj.
5.Projektoni të ardhmen
A e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza? Projektimi i të ardhmes së bashku! Nëse në të tashmen gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë hidhuni në të ardhmen dhe diskutoni për një kohë më të vonë, në të cilën do të keni dalë nga kjo krizë dhe situata do të jetë shumë ndryshe.
6.Është me ju gjatë gjithë kohës
Në kohët ku teknologjia po zhvillohet me hapa të mëdhenj është mirë që të jeni dinamikë dhe mbi të gjitha sa më shumë krijues. Ngacmojeni partnerin tuaj gjatë gjithë ditës me “sms” nga më të ndryshmet, duke i bërë të kuptojë që ju mendoni për të edhe kur nuk jeni bashkë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-zgjedh-shalqinin-me-te-mire/ | Qysh me zgjedh shalqinin me te mire? |
Qysh me zgjedh shalqinin me te mire? Kush nuk e pelqen bostanin? Shumica e njerzve e adhurojne disomos ne kohen e nxehte te veres.
Ne kete artikull ne do te ju tregojme disa hile te vogla nga qysh.me qe do t’ju ndihmojne me zgjedhe bostanin me te mire, çfaredo qe preferoni pa patur nevoje me e hape.
Keto jane disa detale qe i kemi permble dhe me shoket tone ne njeren nga fermat lokale.
A e keni vene re kete detaj?
Kjo sheja e verdhe, ndryshe e njohur si pjesa e poshtme qe ka qendru ne toke. Bostani i pjekur mire gjithmone e ka nje ngjyre me te verdhe apo murrme, por jo te bardhe.
Shiko per keto rrjetezime
Kjo pjese na tregon se ka shume mundesi qe ky bostan eshte prekur nga Bleta dhe sigurishte qe eshte me i embel per ata qe e pelqejne. Sa me shume rrjetezime ka aq me i embel do te jete.
Lloji Mashkullor dhe Femror
Shume njerez nuk e dine qe bostani mundet te kete edhe gjini. P.sg. meshkujt jane me te medhenje, me nje forme ovale sikurse vezet dhe jane te lengshem.
Nga ana tjeter ’femrat’ kane nje forme me te rumbullaket dhe sigurisht me te embela.
Edhe madhesia ka shume rendesi
Ka rendesi qe te zgjidhni nje bostan jo shume te madh apo shume te vogel. Zgjidhni nje frut mesatar.
Bostani i vogel apo i madh zakonisht jane shume te rende per shkak te permbajtjes se larte me uje
Si perfundim kontrollojeni bishtin
Bishti i thare eshte indikator se bostani eshte pjekur tashme. Kurses nje bisht i cili duket me i fresket apo qe permbane uje (sikurse fryti i lules) tregon se ai eshte keputur para se te jete pjekur. Ju befte mire <3
Shpresojmë e ju kemi përgjigjur pyetjes suaj se “Qysh me zgjedh shalqinin me te mire?”
|
https://www.dua.com/sq/testet-e-personalitetit/ | Testet e personalitetit – Cfare jane dhe si funksionojne? |
Të gjithë e dimë se testet e personalitetit janë instrumente të standardizuara që përdoren për të bërë vlerësime sa më objektive. Mirëpo sa dini për testet e personaliteteve të njerëzve?
A e dini se përmes këtyre mjeteve është e mundur të matni qëndrime, aftësi, ose të përshkruani tiparet e personalitetit? Të eksploroni aspektet e modaliteteve intelektuale dhe karakteristikat emocionale, motivuese, ndërnjerëzore. Në përputhje me ato që parashikohen nga test. Më poshtë mund të lexoni cilat janë disa nga llojet e këtyre testeve.
Pyetsorët e personalitetit
Këta kanë për qëllim të hetojnë disa aspekte të karakterit që nuk dalin domosdoshmërisht gjatë një interviste. Ato shërbejnë për të kuptuar qëndrimet, sjelljet tipike, emocionet, etj.
Një pyetësor i mirë i personalitetit përmban një shkallë të veçantë për të vlerësuar nëse përgjigjet e dhëna janë pak a shumë të sinqerta dhe kongruente.
Pyetësorët e personalitetit nuk përmbajnë përgjigje të sakta ose të gabuara. Sidoqoftë, ekzistojnë disa situata në të cilat përgjigje të caktuara mund të vlerësohen më mirë se të tjerat, nëse ato përfaqësojnë tiparin e personalitetit që kërkojnë ata që bëjnë testin. Për shembull, gjatë një përzgjedhjeje të personelit, të jesh social mund të gjykohet pozitivisht ose negativisht, në varësi të rolit do t’i besohet kandidatit.
Testet e aftësisë
Këto teste mundohen të zbulojnë nëse keni aftësi të caktuara, apo sa kohë merrni për të dhënë përgjigjen e saktë. Kështu krahasohen rezultatet midis individëve të ndryshëm. Përgjithësisht, intervistat dhe testet konsiderohen si mjete plotësuese. Në fakt, përmes intervistave përzgjedhëse nuk është e mundur të merren rezultate homogjene nëse intervistuesit janë të ndryshëm ose nëse intervistat administrohen në kushte të ndryshme (koha e ditës, periudha e vitit, pak a shumë të mëdha ose dhoma mikpritëse, etj.). Në vend të kësaj, provat japin rezultate më objektive.
Mirëpo si bëhet administrimi i këtyre testeve?
Testet administrohen individualisht ose kolektivisht. Administrimi i njëkohshëm për një numër të madh njerëzish, bën që kushtet në të cilat kryhet testi, të jenë kryesisht të njëjta për të gjithë.
Në realitet, nuk është kështu, sepse personat që i nënshtrohen testit, mund të kenë patur një ditë jo të mirë, për shkak të problemeve shëndetësore, pagjumësisë, mostretjes, probleme familjare, etj. Ndaj, asnjëherë nuk janë të gjithë në kushte optimale për t’iu nënshtruar një testi.
Mbi bazën e objektit të anketës, ekzistojnë mjete për të vlerësuar:
inteligjencën në përgjithësi
(të përcaktohet dhe të matet inteligjenca në aspektet që lidhen me kujtesën, vëmendjen, analizën, sintezën, logjikën);
për të vlerësuar personalitetin
(matin ndjeshmërinë, vlera, interesa, motivime);
për të matur qëndrime specifike (mendore ose psikologjike);
teste të kulturës së përgjithshme ose krijimtarisë.
testet e sjelljeve
Një test për të qenë efektiv duhet të plotësojë kërkesat e vlefshmërisë dhe besueshmërisë
Vlefshmëria tregon shkallën me të cilën instrumenti mat në të vërtetë atë që thuhet dhe sa saktë mund ta bëhet ajo matje. Testet e aftësisë dhe personalitetit në përgjithësi tregojnë një koeficient të konsiderueshëm të vlefshmërisë. Testeve u rritet vlefshmëria nëse kalibrohen sipas karakteristikave kulturore dhe sociale të mjedisit në të cilin ato përdoren.
Besueshmëria është konsistenca e pikëve të arritura nga të njëjtët individë nëse paraqiten përsëri në të njëjtin test, ose një formë ekuivalente të tij. Nga ky studim mund të shohim nëse testi plotëson qëllimet për të cilat është përdorur, dhe efektivitetin e tij.
Testet e përmendura më sipër janë me kritere shkencore nëse plotësojnë parimet e vlefshmërisë dhe besueshmërisë. Pastaj ka teste që gjenden në revista, në internet dhe në gazeta. Testet e gazetave, revistave, apo internetit, nuk kanë vlefshmëri shkencore. Ato nuk janë asgjë më tepër se lojëra.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-trendet-e-fundit-te-grimit/ | Qysh me i ditë trendet e fundit të grimit? |
‘Instagrami’ është vërshuar me fotografi të mënyrës së re të grimit, më saktësisht me ngjyrën e hijes që nënkupton, e kjo është ajo rozë. Kjo është bukuri. Vetëm përcillni trendët në rrjetin shoqëror dhe sytë si këta ju magjepsin. r.
Natyrisht, me rëndësi është të gjeni pikërisht nuancën e duhur për ju, që nuk është aspak detyrë e lehtë, sepse duhet që në mënyrë të përsosur të përshtatet me tenin tuaj, nëntonet e lëkurës, ngjyrën e flokut, syve…
Këshillë që mund t’ju japim
provoni dhe provoni derisa të gjeni atë ngjyrën e duhur rozë.
Eksperimentoni, sepse kjo është filozofia e grimit!
Mund të përdorni dhe bojëkuq rozë, nëse e keni një të tillë.
Nëse nuk jeni aq të gatshme për të blerë një paletë të hijeve rozë, mund të shërbeheni edhe me disa produkte të tjera në këtë ngjyrë. Për shembull, mund të përdorni buzëkuq, dhe në vend se ta aplikoni në buzë, e aplikoni në kapakët e syve.
|
https://www.dua.com/sq/sallate-me-makarona/ | Sallatë me makarona |
Një pjatë me sallatë me makarona nuk e refuzon askush! Në përgjithsi kombinimi i pastave me sallatë është i lehtë për organizmin, i shëndetshëm dhe është ushqim që të mban ngopur!
Nëse doni të mësoni të përgatisni sallatë me makarona shumë të shijshëm, atëherë ndiqeni recetën tonë! Një recetë e shpejt dhe e lehtë për tu përgatitur. Po e provuat njëherë nuk do ta ndërroni për një kohë të gjatë!
PËRBËRËSIT PËR SALLATË ME MAKARONA
200 gr makarona,
kripë,
4 lugë uthull,
4 lugë vaj,
piper,
125 gr mish viçi të pjekur,
150 gr bizele,
1 spec i kuq,
2 tranguj turshi të grirë imët,
4 lugë majonezë,
2 lugë mustardë.
Së pari, makaronat zihen 8 minuta në ujë të njelmët. Pastaj si zakonisht kullohen dhe shpërlahen me ujë të ftohtë. Qëndrojnë në kullore gjersa të kullohen mirë, pastaj derdhen në enë sallate ku do të shërbehen. Përzihet uthulla me vaj, pak kripë, piper dhe derdhet mbi makarona. Mishi i pjekur ose i zier pritet në kubikë të vegjël.
Bizelet vlohen 5 minuta me pak ujë në enë të mbyllur, kurse speci pastrohet nga farat dhe pritet në copa të vogla. Mishi, bizelet , speci trangujt, përzihen me makarona. Sallata lidhet me majonezë dhe mustardë. Përzihet me kujdes dhe shërbehet në orët e mbrëmjes.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-duhet-konsumuar-ne-pranvere/ | Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë? |
Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke. Koha ideale e vitit për “spastrim të përgjithshëm të organizmit” është periudha pas dimrit. Rregulli bazë është gjithmonë “të freskëta dhe të shëndetshme” dhe për këtë arsye rekomandohet për të ngrënë fruta dhe perime të papërpunuara, drithëra dhe bishtajore, ushqime të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni.
Preferohen:
Erëzat:
kopër,
rrënjë rrikë,
nenexhik,
majdanoz
Sallatë me zarzavate:
arugula,
spinaq,
çikorre
Zarzavatet e gatimit:
zarzavate panxhar,
kale,
rrepkë,
spinaq,
rrepë
Rrënjë:
panxhar,
rrepka
Frutat:
manaferra,
boronica,
qershi,
nektarina,
pjeshkë,
kumbulla,
luleshtrydhe,
dredhëza,
Perimet:
shparguj,
bizele,
patate,
qepujka,
qepë të njoma pranvere
Shmangni:
Perimet dhe frutat e konservuara Kungujt Portokallet.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-disa-fakte-interesante-rreth-roboteve/ | Qysh me ditë disa fakte tepër interesante rreth robotëve ? |
Qysh me dit disa fakte interesante rreth robotëve? Kjo ndoshta nuk është një pyetje që ia bëni vetes. Mirëpo, kohët e fundit robotët janë gjithnjë e më të pranishëm në jetën tonë. Për shembull a e dinit se roboti i parë ka qënë dizenjuar nga Leonardo da Vinçi? Në këtë artikull do t\’ju sjellim disa fakte interesante rreth robotëve.
Kuriozitete:
Në vitin 1495, Leonardo da Vinçit, skicoi me plane të hollësishme një kalorës mekanik për të ilustruar idenë e tij për të ardhmen dhe robotëve. Shënimet e dizajnit për robotin u shfaqen në librat e skicave që u rizbuluan në vitet 1945 – ’50.
Në vitin 2002, Mark Roshiem krijoi një prototip të kalorësit robotik të da Vinci që mund të fliste. Mark Roshiem gjithashtu përdori modelet e Leonardo da Vinci si frymëzim për robotët që ai zhvilloi për NASA.
Kompania iRobot (një kompani amerikane e teknologjisë së përparuar e themeluar në vitin 1990) ka shitur më shumë se 20 milion robotë në të gjithë botën.
Robotët po bëhen pjesë e padiskutueshme e forcave ushtarake, sidomos në Amerikë.
Marinsat amerikanë kanë një robot (LS3, Legged Support System) që ecën me katër këmbë. Për më tepër, ky robot mund të mbajë deri në 400 paund pajisje dhe lëviz nëpër terrene si një mushkë mekanike.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rrite-suksesin-ne-pune/ | Qysh me rritë suksesin në punë? |
Planifikimi i pushimeve treditore për çdo javë gjatë tërë vitit, mund të rrisë produktivitetin tuaj në punë. Çelësi i të qenit më të lumtur në punë qëndron tek pushimet e shkurtra por të rregullta që mund të kryeni. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Stress and Health”, nëse shkoni për pushime më shpesh gjatë vitit keni shëndet më të mirë, ndërkohë që të punuarit shumë gjatë, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.
Studimi i publikuar nga University College në Londër, tregon se ata që punojnë rreth 55 orë në javë janë më të rrezikuar të kenë sulm në zemër, shkruan Huffington Post. Katër ditë shkollë në javë, u ndihmojnë fëmijëve të mësojnë më shumë. Një fundjavë e zgjatur dhe një javë me më pak punë, është fitimprurëse për ata që punojnë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-parandalu-renien-e-flokeve/ | Qysh me u parandalu rënia e flokëve? |
Nëse ndiheni të rrezikuar nga rënia e flokëve qoftë për shkaqe gjenetike, qoftë nga dëmtimi i tyre, ju duhet ta parandaloni atë. Mirëpo cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Për ta parandaluar rëniën e flokëve ju duhet t’i përdorni maskat e duhura natyrale. Ne më poshtë po ju rekomandojmë një që ka qenë e efektshme tek shumë njerëz.
Maskë kundër rënies së flokëve
1 lugë gjelle turmerikë
2 lugë gjelle mjaltë
1 gotë qumësht
Përdorimi i maskës
Në mënyrë që rënia e flokëve të reduktohet përdoreni 2-3 herë në javë, pa e ndërprerë këtë ritëm për 5-6 javë rresht. Vetëm kështu do t\’i shihni rezultetert.
Aplikimi në kokë
Maskën e përgatitur e vendosni në kokë dhe masazhoni skalpin. Maksa duhet të mbahet për 30 minuta në kokë dhe pastaj duhet të pastrohet me shumë ujë dhe shampon. Ashtu siç i pastroni flokët zakonisht.
Pse ndodh rënia e flokëve?
Stresi, ndotja, përdorimi i kimikateve, ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, si dhe sëmundje të caktuara klasifikohen nga mjekët dermatologë si shkaqet kryesore që çojnë në dobësimin dhe më pas rënien e flokut. Shqetësim ky që shfaqet në rritje gjatë viteve të fundit. Megjithatë, rënia e flokut jo në çdo rast është problematike, pasi humbja e deri 100 fijeve në ditë konsiderohet si normale dhe nuk përbën shqetësim. Mjekia dermatologe, Monika Fida, detajon për gazetën “Dita” shkaqet dhe format se si shfaqet rënia e flokut së bashku me këshillat që nuk duhet t\’i neglizhojmë për të mos u përballur me një fenomen shqetësues që ndikon negativisht në pamjen tonë estetike të përditshme. Në materialin bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar të gjitha format dhe shkaqet se si manifestohet rënia e flokut.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-fitu-pare/ | A keni menduar ndonjëherë qysh me fitu pare në internet? |
A keni menduar ndonjëherë qysh me fitu pare në internet? Në internet ka shumë mënyra për të fituar para.
Një prej mënyrave qysh me fitu pare më të përdorshme është PPC (Pay Për Click) ku ju merrni para për çdo klikim që bëhet në reklamat që i publikoni në faqet tuaja.
Qysh me fitu pare me Google Adsense
Një prej kompanive më të njohura dhe më të përdorshme për PPC është Google Adsense.
Nëse keni vizituar faqe të ndryshme në internet, ju sigurisht keni parë reklama nga google adsense në ndonjerën prej faqeve që keni vizituar.
Nese keni klikuar në ndonjëren prej reklamave, pronari i faqes është paguar automatikisht.
Nëse doni me dit qysh me fitu pare nga Google Adsense, duhet patjetër të keni një Webfaqe tuajen.
Ka shumë shërbime në internet që ofrojnë të hapni webfaqe falas ose me pagesë.
Një prej shërbimeve që ju ofron të hapni blog falas është shërbimi i google, blogger. Pasi ta hapni blogun ose webfaqen tuaj, duhet të regjistroheni në google adsense.
Sigurohuni që keni dhënë informata të sakta kur jeni regjistruar sepse google i dërgon pagesat me çek në adresen tuaj. Pasi ta përfundoni regjistrimin në google adsense, kyçuni në llogari dhe do shihni panelin tuaj.
Për ta vendosur reklamen në faqen tuaj, ju duhet të klikoni te My Ads > Content > Ad unit > New ad unit
Mbushni informacionet që ju kërkohen dhe klikoni Save and Ge code. Merrni kodin që shfaqet dhe vendoseni në faqen tuaj.
Nëse keni një blog dhe dëshironi të vendosni reklamat e google adsense në atë blog.Thjesht kyçuni në llogarinë blogger dhe klikoni Monetize > Set up AdSense.
Jepni informacionet që ju kërkohen dhe klikoni Save. Për çdo klikim që bëhet nga vizitorët tuaj tek reklamat që keni vendosur – ju do të paguheni.
Kujdes
Mos provoni të klikoni vetë në reklama ose t’i thuani miqve të klikojnë. Google i ka menduar këto dhe mund të rrezikoni humbjen e llogarisë tuaj.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kursy-pare-ne-udhetime/ | Qysh me kursy pare ne udhetime duke programuar gjithcka? |
Si me kursy pare në udhëtime? Të gjithë duan ta eksplorojnë botën. Eksperiencat nga udhëtimet mbesin të pashlyera përgjithmonë.
Përvojat,
zakonet,
takimet,
rrugët,
ushqimet,
njerëzit,
ndejat
dhe qejfet do t’i kujtoni përjetë.
Mirëpo shpesh për tu realizuar udhëtime të bukura dhe plotë pasion duhen shumë të holla. Megjithatë mendojeni dhe një herë sepse ekzistojnë edhe disa mundësi me më pak para mund të bëni qejfet tuaja.
Disa këshilla se si me kursy pare:
Merreni ndonjë apartament me qira (le te jetë modest) ose qëndroni tek ndonjë i afër i juaji.
Fluturoni nga aeroporti më i afërt sepse shpenzimet janë gjithmonë më të vogla.
Kërkoni bileta të lira për destinacionin tuaj (fluturimet e tilla realizohen herët në mëngjes ose natën vonë).
Gjithmonë përdorni transportin publik.
Blijeni një kartë me të cilën do të mund t’i vizitoni muzetë.
Konvertoni parat – varësisht se në cilin vend jeni.
Përdorni kuzhinën lokale, pa shkuar në restorante të shtrenjta.
Instaloni një aplikacion të udhëtimit në telefonin tuaj, ku do të mund t’i shfletoni hartat që ju duhen.
Mos keni frikë të kërkoni zbritje për shërbimet plotësuese.
Megjithatë gjithmonë përgatituni mire për udhëtimin tuaj paraprakisht.
Dhe në fund – shijojeni udhëtimin me shokët, familjen apo këdo tjetër.
|
https://www.dua.com/sq/fasule-me-perime/ | Fasule me perime |
Hani shpesh fasule me perime? Kur jashte eshte ftohte, e vetmja gje qe dua eshte nje pjate e ngrohte me fasule shoqeruar me buke te thekur, turshi dhe djathe te bardhe. Dhe kur kete pjate e konsumon pa bere naze e gjithe familje, ben pjese tek ato receta qe gatuhen te pakten nje here ne jave!
Kur jashte eshte ftohte, e vetmja gje qe dua eshte nje pjate e ngrohte me fasule shoqeruar me buke te thekur, turshi dhe djathe te bardhe. Dhe kur kete pjate e konsumon pa bere naze e gjithe familje, ben pjese tek ato receta qe gatuhen te pakten nje here ne jave!
Perveçse mjaft e shendetshme sidomos per femijet, te cilet perveç vlerave te shkelqyera te fasuleve (mbi te gjitha proteina bimore), marrin edhe vitaminat e perimeve “te maskuara” brenda ne gjelle, ky gatim nuk do te rendoje as xhepin tuaj. Sigurisht qe mund ta personalizoni receten sipas preferencave te familjes suaj, por perimet qe ne i kemi shtuar me poshte, i japin kesaj gjelle dimerore shijen maksimale!
Perberesit
250gr fasule te bardha
2 qepe te njoma, te prera holle
1 karrote, te prere ne kubik te vegjel
1 dege selino, te prere holle
1 spec jeshil, te prere holle
1 kungull te njome, te prere ne kubik te vegjel
200ml salce domatesh ose 2 domate te kaluara ne mikser
kripe
pak spec te kuq te embel (paprika)
vaj ulliri
ereza: majdanoz dhe koper te fresket, te grira holle
Fasulet duan nje kohe te gjate per tu ziere, per kete arsye i vendosim nje nate perpara ne nje ene me uje te ftohte dhe nje maje luge sode buke (1). Nese fasulet jane te reja, nuk eshte e nevojshme zbutja e tyre ne uje.
I ziejme fasulet ne uje pa kripe per rreth 30 minuta. I derdhim ujin e pare dhe i leme menjane.
Ne tenxheren ku do te gatuajme fasulet, kaverdisim ne zjarr mesatar ne vaj ulliri qepen e njome, selinon, karroten, specin jeshil dhe kungullin e njome derisa te zbuten (2). Shtojme salcen e domateve ose domatet e kaluara ne mikser dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak minuta (3).
Shtojme fasulet (4), rreth 1.5l uje dhe i ziejme te gjitha bashke per 1-1.5 ore ne zjarr te ulet. Une preferoj tenxheren me presion, e cila e redukton kohen e gatimit ne 30 minuta. Shtojme pak spec te kuq te embel, majdanoz, koper, e rregullojme me kripe (5) dhe i ziejme akoma edhe per 10 minuta derisa e gjitha te marre shije. Nese shohim qe ka shume uje, vazhdojme zierjen derisa te arrijme trashesine e deshiruar. E sherbejme te sperkatur me pak vaj ulliri ne siperfaqe.
Ruajtja:
Ne frigorifer, ne nje tas te mbyllur hermetikisht per maksimumi 3 dite.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-irritimin-e-lekures-tek-foshnjet/ | Qysh me largu irritimin e lëkurës tek foshnjet? |
Ekzema është një gjendje mjekësore me të cilën kryesisht përballen foshnjat.
Atyre iu irritohet lëkura duke shkaktuar kështu shpeshherë
infeksione,
dhimbje
dhe gjakderdhje.
Irritimi lekurës
Nëse foshnja juaj është duke u përballur me këto lloj problemesh të lëkurës atëherë është mirë që ta pastroni atë çdo ditë.
Sipas BBC, mjekët e alergjive në Maine të SHBA-ve, kanë rekomanduar që foshnjat të pastrohen çdo ditë por të mos përdoret shumë sapun.
Pastrimi do të largonte irritimet, alergjitë dhe papastërtitë tjera. Në fund aplikoni një krem kundër tharjes së lëkurës.
|
End of preview. Expand
in Dataset Viewer.
A small/complete web scrape of the old qysh.me website now hosted on dua.com.
- Downloads last month
- 42