id
stringlengths 1
8
| text
stringlengths 1
443k
|
---|---|
3519 | Berati (quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dritareve) është qyteti i nëntë për nga popullsia në Republikën e Shqipërisë me një popullsi prej, 69,420 banorë. Qyteti është qendra e Qarkut të Beratit. Gjendet në jugun e vendit, 70 km në vijë ajrore në jug të Tiranës, përshkohet nga lumi Osum dhe rrethohet nga kodra dhe male, ku spikat Tomorri, i njohur si park kombëtar.
emri
Emri i qytetit ndonëse omonim me natën e Beratit, ndoshta vjen nga zbutja e emrit në sllavisht Belgrad - Beograd. Dokumentet zyrtare osmane deri në shek. XV-XVI e quanin der medine-i Beligrad.
Sipas udhëpërshkruesit britanik William Martin Leake, bazuar mbi përshkrimet e Tit Livit, njësoi Beratin me Antipatrean antike. Sipas historianit të antikitetit Sozomenos, Antipatrea njihej ndryshe edhe Veritos. Sipas ndarjeve baritore të Krishtërimit të hershëm, prej fillimit të shek. VI qyteti si qendër ipeshkvie njihej Pulcheriopolis, emër i cili u përdor deri në shek. XII.
Gjeografia
Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).
Relievi
Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i Tomorit (Lindje, 2417m) dhe ai i Shpiragut (Perëndim, 1218m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor.
Lumenjtë
Lumi i Osumit rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij, afër Urës Vajgurore, bashkohet me lumin e Devollit; të dy sëbashku formojnë Semanin (gjatësia e tij brenda rrethit 32km). Një nga lumenjtë kryesorë të vendit. Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën. Sipas treguesve hidrologjikë, për nga gjatësia rradhitet i 8-ti, për nga baseni ujëmbledhës i 10-ti, për nga prurja mesatare vjetore i 11-ti dhe për nga lartësia mesatare e rrjedhjes i 4-ti. Krijon rrjedhën e tij të plotë pranë Vithkuqit, vend që merret si pika e fillimit të lumit. Në basenin e Osumit veshja bimore (698 km katror) përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e shkurre të tjera mesdhetare. Në zonën e Çorovodës e Skraparit krijon kanione vertikale shumë të bukur, me forma të ndryshme, me thellësi deri 150m e 15-20m të gjera. Osumi transporton në Seman 995 milionë metra kub ujë në vit, me prurje mesatare 32,5m kub sek (në Berat 25-26,9m kub sek). Sasia vjetore e prurjes së ngurtë 1,356 milionë m kub. Gjatësia e Osumit brenda rrethit është 51km.
Klima
Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C. Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2 gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C.
Historia
Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P. Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P. Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P. Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P. Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Βουλγερολις (qyteti bullgar, sllv. Belgrad) në shekullin e X.
Muzakajt
Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashë Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.Berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.
Pas tërmetit
Berati mori pamjen e sotme në shek. XVIII dhe sidomos në shek. XIX, pas tërmetit të vitit 1851. Në fund të viteve 30 të shek. XIX Berati kishte 8000 banorë dhe si të gjithë qytetet e tjerë ruante karakterin e ekonomisë së vogël zejtare. Tashmë ishin shfaqur punishtet e tipit të manifakturave, por ende të paçliruara nga normat tradicionale esnafore. Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin korrespondentë ose agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë. Ekzistonin punishte me 5 deri 10 krahë pune dhe disa fabrika të vogla mielli e vaji. Në fund të viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.
Deri në mes të shek. XX në Berat ekzistonin ende tre tregje të gjerë të cilët funksiononin rregullisht çdo të shtunë: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjësë së gjallë. Tregu kishte 4 qendra kryesore: të opingarëve, të mestexhijve, të tabakëve dhe të kazanxhijve. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku përfaqësoheshin të gjitha llojet e tregtive.
Për nga numri i zejtarëve Berati ishte në vend të parë; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Çdo zeje sistemohej në një rrugë të cilës i jepte emrin. Deri në gjysmën e dytë të shek. XX vazhdonin të ekzistonin rrugët e: kazanxhinjve, bakërxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepësve, kazazëve (qëndistarë), argjendarëve, armëtarëve, opingarëve, kujinxhinjve, samarxhinjve, etj.
Kultura
Qytet muze
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona: zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.
Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë.
Kështjella
Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.
Ura e Goricës
Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3m e gjatë, 5,3m e gjerë, ngrihet 10m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7m.
Ndërtesat e kultit
Disa kapitale dhe kolonada dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë : Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si: teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e Plumbit, Xhamia e Hysen Pashës, Xhamia e mbretit, Xhamia e Telelkave, Xhamia e Kuqe Xhamia e Bardhë etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare. Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit, Berati është quajtur edhe qyteti i një mbi një dritareve.
Arti dhe zejet
Në Berat është gjetur një vepër e rrallë, epitafi i Glavinicës, një krijim i mirënjohur i vitit 1373, i qëndisur në ar, argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të kurorëzuar, të rrethuar me shkrime greke.
Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e cilësisë së parë.
Me një fanatizëm të denjë që të quhet i shenjtë, në Berat janë ruajtur dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë nivelin veçanërisht të lartë të kulturës së qytetit. Më e rëndësishmja nga këto dëshmi është Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër/gjashtë kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishen e vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një zonë prej 4.000 ha është shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve ai renditet i dyti në vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
Politika
Aktualisht në Berat ndodhet në pushtet Levizja Socialiste që nga viti 2015.
Ndarja Administrative
Rrethi Berat është i perbere prej 2 bashki e 10 komuna.
Kryetarë të Bashkisë
Iljaz bej Vrioni - 1919, 1921
Yzedin Vrioni - 1922, 1924, 1925–1928, 1935, 1937
Seit Vrioni - 1922, 1923
Xhevdet Mehqemeja – 1924
Dhimitër Tutulani – 1925
Neki Starova - 1926, 1929, 1930, 1932
Abdyl Dilaveri – 1933-1934
Tef Naraçi – 1935
Zenel Prodani - 1937, 1939, 1943, 1944
Ylli Ruli - 1992-1996
Milika Jaho - 1996 – 2000
Nikollaq Mata – 2000-2003
Fadil Nasufi - 2003-2015
Petrit Sinaj - 2015-2019
Ervin Demo-Qershor 2019 vazhdim
Turizmi
Pas tronditjes që pësoi reputacioni i qytetit në vitin 1997, ka një rivendosje të imazhit të mirë, sidomos këto dy-tre vitet e fundit, kur janë shtuar ndjeshëm flukset e vizitorëve nga vendi, nga Kosova e të huaj. Vërehet një riaktivizim i traditave më të mira të qytetit kundrejt vizitorëve. Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.
Degë më e zhvilluar e turizmit deri më tani ka qenë punime të artizanatit. Artizanati, për qytetin është një vlerë e trashëguar e cila mirëmbahet edhe sot në Berat në disa gjini, si: gdhendje ne dru
qendistari, punime ne argjend dhe ne metale te tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative me gur.
Vitet e fundit ka një rigjallërim të ketyre mjeshtërive. Vizitori mund të gjejë në disa dyqane gdhendje me pamje karakteristike të Beratit. Punimet e disa prej mjeshtrave të Beratit janë shpërndarë edhe jashtë vendit. Në vitin 1901, Berati ishte qendër sanxhaku e varur nga vilajeti i Janinës.
Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të zhvillohet turizmi familiar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit (Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda tij, si edhe gjuetia.
Tashmë vërehet se komuniteti është ndërgjegjësuar në shkallë të ndjeshme për këto vlera, por akoma nuk janë gjetur rrugët adekuate për futjen e shpejtë në eficiencë të këtyre burimeve. Ka shumë për të bërë në drejtim të restaurimit e ruajtjes së vlerave të trashëguara, në sigurimin e infrastrukturës së nevojshme urbane dhe në promovimin turistik të zonës.
Në Sesionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë të UNESCO-s të zhvilluar në Kanada më 8 korrik 2008, Berati u regjistrua si sajt i trashëgimisë botërore, nën kriteret iii dhe iv.
Transporti
Berati ndodhet 120km larg kryeqytetit – Tiranë, 92km larg Durrësit dhe 85km larg Vlorës. Pozicioni gjeografik është shumë i favorshëm për transportin e tranzitin si edhe për komunikimin ekonomiko-shoqëror me shumë rrethe të vendit. Berati me anë të largësive 40-50km komunikon direkt me 6 rrethe të vendit: Lushnje (37km), Fier (47km), Memaliaj (41km), Këlcyrë (50 km), Çorovodë (50km), Kuçovë (16km) – Elbasan (4km). I vetmi qytet që i afrohet Beratit për nga shkalla e komunikimit me të gjithë perimetrin e tij është Elbasani, i cili komunikon direkt me 5 rrethe. Nga analiza të tilla del se Berati është potencialisht qendra më e madhe e kryqëzimit të rrugëve dhe kalimeve në territorin e vendit. Në Berat mund të kryhet tranziti më i shkurtër të paktën për ¾ e vendit, për gjithë aktivitetin që vjen nga Jugu dhe shkon për në Lindje e për në Veri (përmes kryeqytetit).
Berati është ngritur në një pozicion gjeografik të mrekullueshëm klimaterik, me aftësi komunikimi, tranziti, prodhimi e përpunimi që rrallë i ka ndonjë qytet tjetër. Aktualisht Berati ka vetëm një dalje me rrugë kombëtare, atë që e lidh me Lushnjen e që prej aty degëzohet për Fier-Vlorë e Durrës-Tiranë. Lidhjet e tjera janë me rrugë dytësore, me parametra teknikë të ulët e të pamirëmbajtura. Ndërtimi i segmenteve të tjerë rrugorë, sipas studimeve të ndryshme, do të përmirësonte komunikimet me zona të tjera, duke hapur mundësi për një zhvillim më të shpejtë dhe intensiv të Beratit. Rrjeti rrugor brenda rrethit ka 180km, nga të cilat 65km rrugë të asfaltuara, 18km rrugë nacionale dhe 113km rrugë rurale. Rrethi kategorizohet ndër ata me 26-50 mjete të transportit rrugor për 1000 persona.
Kulinaria beratase
Krahas bukurisë së qytetit është kulinaria, shija e mirë, ajo që i lezeton të gjitha. Në fakt Beratit nuk i mungon kuzhina e mirë. Një recetë e shijshme është “Pula me Rosnica”, që bëhet me thërrime brumi e me pulë fshati; kemi përsheshin me mish gjeldeti në muajt nëntor dhjetor dhe me mish qengji a keci në muajt e tjerë”. E veçanta nuk qëndron te receta e përsheshit, pasi gjithë jugu e gatuan këtë specialitet, por mënyra sesi e gatuajnë beratasit e bën unike këtë recetë. Përpara se ta njomin me lëngun e mishit, ata e skuqin kulaçin e thërrmuar në gjalpë dhe më pas shtojnë lëngun e mishit dhe erëzat që kërkon receta, dhe në fund pjata ka një shije të papërsëritshme. “Ndërsa sheshqeku është një recetë shumë e vjetër”, “por që ne Berat gatuhet vetëm në muajin dhjetor, për shkak të kalorive që ka”. Pjata gatuhet me grurë dhe mish dashi. Mishit i dashit ziehet mirë dhe i hiqen kockat. Ndërkohë ziehet gruri dhe më pas bashkohen të dy përbërësit dhe lihen në zjarr derisa nga yndyra, gruri dhe mishi krijojnë një lloj pelteje.
“Një recetë tepër specifike e cila është tepër e shijshme”. Por Berati ka edhe disa receta të tjera specifike. Si për shembull “Anabokshana”, një recetë e përgatitur me mëlçi, oriz dhe erëza. Apo ëmbëlsira unike e që bëhet vetëm në Berat, “Mali i bardhë”, apo siç e pagëzuan turistët, “Mont Blanc”. Nje tjetër ëmbelsirë e vecantë që realizohet me mjeshtëri në Berat është edhe " Likoja". Likoja është një ëmbelsirë tradicionale e punuar artizanalisht ne shtëpi e cila bëhet me disa lloje frutash , agrumesh e perimesh. Si tradicionale njihet likoja e qershisë, portokallit apo edhe ajo e kumbullës , por Berati eksperimenton në shije tashmë dhe lulet behen liko si përshembull petalet e trendafilit , petalet e lules së portokallit , lulja e lojthatës etj . Të gjitha këto receta mund t’i shijoni vetëm në Berat. Askund tjetër. Mjafton të kërkoni pjatat karakteristike dhe ju sigurojmë se shija e tyre do të jetë unike.
Personalitete
Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara) - mësues, nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.
Ilias Bej Vrioni - nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.
Mehmet Ali Vrioni - politikan, nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Sami Bej Vrioni - nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.
Taq Tutulani - avokat, nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.
Kristofor Kisi - Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë nga viti 1937 deri 1948.
Vexhi Buharaja - orientalist, përkthyes.
Sotir Kolea - publicist, folklorist, leksikograf.
Shpendi Sollaku - shkrimtar, poet, përkthyes e veprimtar per mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, lindur në një familje beratase.
Lidhje të jashtme
Portali i Lajmeve Berati News
Dhoma e Tregëtisë Berat
Drejtoria Arsimore
Turizmi në Berat
Referime
Qytete në Shqipëri
Qytete shqiptare
Trashëgimi botërore në Shqipëri
Arkitektura osmane në Shqipëri |
3523 | <p align="center">Kalendari i vitit 2005
Kalendari
Kalendarë vjetorë |
3528 | Java është një nga njësitë matëse të kohës.
Ditët e javës në shqip janë këto:
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Lidhje tek kompleksi i temave: Kalendar dhe Kohë
Kalendari
Njësitë kohore
Madhësitë astronomike të kohës |
3532 | Alfred Nobel ishte biri i tretë i Emanuel Nobel (1801-1872) dhe Andrieytte Ahlsel Nobel (1805-1889).
Jeta
I lindur në Stokholm më 21 tetor 1833, ai shkoi me familjen e tij në Shën Petersburg, në 1842, ku babai i tij (i cili kishte shpikur kompensatë moderne) filloi një "silur" punon. Alfred studioi kimi me Profesor Nikolaj Zinin Nikolaevich. Alfred Kur ishte 18, ai shkoi në Shtetet e Bashkuara për të studiuar kimi për katër vjet dhe ka punuar për një periudhë të shkurtër nën John Ericsson. [1] Në vitin 1859, fabrika u la në kujdesin e bir të dytë, Ludvig Nobel (1831–1888), i cili në masë të madhe të përmirësuar të biznesit. Alfred, duke u kthyer në Suedi me babain e tij pas falimentimit të biznesit të familjes së tyre, iu përkushtua studimit të eksplozivëve, dhe veçanërisht për prodhimin dhe përdorimin e sigurt nitroglicërinë (zbuluar në 1847 nga Ascanio Sobrero, një nga studentët e tij të tjerë nën Théophile - Jules Pelouze në Universitetin e Torinos). Një shpërthim i madh ka ndodhur më 3 shtator 1864 në fabrikën e tyre në Heleneborg në Stokholm, duke vrarë pesë persona, në mesin e tyre më të rinj të vëllait Alfred Emil.
Themelet e Çmimit Nobel u vendosën në vitin 1895 kur Alfred Nobel ka shkruajtur vullnetin e tij të fundit, duke lënë shumë nga pasuria e tij për krijimin e tij. Që nga viti 1901, çmimin e ka nderuar burra dhe gra për arritje të rëndësishme në fizikë, kimi, mjekësi, letërsi, për të punuar në paqe dhe tani ekonomi.
Megjithëse Nobel mbetur pamartuar, biografet e tij vini re se ai kishte të paktën tre do. Dashuri e parë Nobel ishte në Rusi me një vajzë me emrin Aleksandra, i cili hodhi poshtë propozimin e tij. Në 1876 u bë sekretar Bertha Kinsky Alfred Nobel, por vetëm pas një qëndrimi të shkurtër lënë atë të martohet flaka e saj të vjetër, Arthur Gundaccar Baron von Suttner. Megjithëse kontakt saj personale me Alfred Nobel ka qenë e shkurtër, ajo i përgjigjej me të deri në vdekjen e tij në 1896, dhe besohet se ajo ishte një ndikim të madh në vendimin e tij për të përfshirë një çmim paqe midis atyre çmime të parashikuara në vullnetin e tij. Bertha von Suttner 1905 u dha çmimin Nobel për Paqe, për aktivitetet e saj të sinqertë paqe '.
Dashuri e tretë dhe të gjatë-Nobel i zgjatur ishte me një vajzë e quajtur Sofie lule Hess nga Vjena. Kjo ndërlidhje zgjati për 18 vjet dhe në shumë letra të shkëmbyera, Nobël për dashurinë e tij drejtuar si "padrone Sofie Nobel '. Pas vdekjes së tij, sipas biografet e tij - Evlanoff dhe Miell, dhe Fant - letra Nobel ishin mbyllur brenda Institutit Nobel në Stokholm dhe u bë mirë i mbajtur sekret të kohës. Ata u liruan vetëm në vitin 1955, për t'u përfshirë me të dhëna biografike e Nobel.
Sri Kantha ka sugjeruar se 'një tipar personale e Nobel që e ndihmoi atë që të theksoj krijimtarinë e tij përfshin talentin e tij për qasje informatave, nëpërmjet shumë aftësitë e tij gjuhësor. Pavarësisht nga mungesa e arsimimit formal të mesëm dhe nivelit të lartë, Nobël fituar aftësi në gjashtë gjuhë: suedisht, frëngjisht, rusisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht. Ai gjithashtu zhvilloi aftësitë letrare të shkruani poezi në anglisht ". Nemesis e tij, një tragjedi prozë në katër akte në lidhje me Beatrice Cenci, frymëzuar pjesërisht nga Cenci Percy Bysshe Shelley, ishte shtypur ndërsa ai ishte duke vdekur. Aksioneve të gjithë me përjashtim të tre kopje u shkatërrua menjëherë pas vdekjes së tij, duke u konsideruar si skandaloze dhe blasfemues. Edicioni i parë mbijetuar (dygjuhësh Suedisht-Esperanto) u botua në Suedi në vitin 2003. Luajnë është përkthyer në sllovenisht nëpërmjet version Esperanto.
Nobel u zgjodh anëtar i Akademisë Mbretërore suedeze e Shkencave në 1884, njëjti institucion që më vonë do zgjidhni laureates për dy çmime Nobel, dhe ai mori një doktoratë nderi nga Universiteti në Uppsala 1893.
Alfred Nobel është varrosur në begravningsplatsen Norra në Stokholm.
Dynamite dhe gelignit
Nobel ka gjetur se si nitroglycerin ishte përfshirë në një substancë inerte si absorbues kieselguhr (tokë diatomaceous) u bë e sigurt dhe më i përshtatshëm për të trajtuar, dhe kete përzierje ai e patentoi në 1867 si dinamit . Nobel demonstroi vetite shpërthyese te tij për herë të parë ne atë vit, në një gurore në Redhill, Surrey, Angli. Me qëllim që të ndihmojë,ne permiresimin e imazhit te biznesit te tij ne lidhje me polemikat qe kishin lindur me pare per rezikshmerine e eksploziveve, i vendosi ketij zbulimi emrin e tij. Nobël gjithashtu e kishte emeruar kete substance shume te fuqishme "Nobels Siguria Powder", por ne fund vendosi ta emertoj " Dynamite" qe vjen nga fjala greke -DYNAMI-qe do te thote ,force.
Nobel më vonë nitroglycerin e kombinoi me komponime te ndryshme nitrocellulose, të ngjashme me collodion, dhe krijoi nje recete me efikase, nje kombinacion me shperthyes.ai krijoi nje substance si pelte transparente e cila ishte me e fuqishme dhe me shperthyese se sa dinamiti. 'Gelignit', ose lenda që prish xhelatinën, siç u quajt, është patentuar në 1876 dhe u pasua nga një mori kombinimesh të ngjashme, u modifikua me shtimin e nitratit te kaliumit dhe substancave të tjera. Gelignit ishte më i qëndrueshëm, i transportueshëm dhe formuar të përshtatshme që të përshtaten në vrimat e mërzitur, si ato të përdorura gjatë shpimit dhe miniera, se sa komponimet e përdorur më parë dhe u miratua si teknologji standarde për minierat në Epoka e Inxhinierike Nobel sjellë një sasi të madhe të suksesit financiar , edhe pse me një kosto të rëndësishme për shëndetin e tij.
Çmimet
Publikimi i gabuar në 1888 të një vdekjeje të parakohshme e Nobel nga një gazetë në frëngjisht, duke dënuar atë për shpikjen e tij e dinamit, është thënë se kanë sjellë në lidhje me vendimin e tij për të lënë një trashëgimi më të mirë pas vdekjes së tij. nekrologji deklaruar marchand Le de la mort est mort ( "tregtari i vdekjes ka vdekur") dhe vazhdoi duke thënë, "Dr Alfred Nobel, i cili u bë i pasur duke gjetur mënyra të vriste më shumë njerëz më shpejt se kurrë më parë, vdiq dje." [3] Më 27 nëntor 1895, në Klubin Suedisht-Norvegjisht në Paris, Nobël për të nënshkruar vullnetin e tij të fundit dhe testamenti dhe vënë mënjanë pjesa më e madhe e pasurisë së tij për të krijuar Çmimet Nobel, që do të jepen çdo vit, pa dallim kombësie. Ai vdiq nga një goditje më 10 dhjetor 1896 në Sanremo, Itali. Pas taksat dhe trashëgimi të individëve, Nobël do të dha 31.225.000 kronor suedeze (ekuivalente me rreth 1.8 miliard kronor ose 250 milion dollarë amerikanë në vitin 2008) për të financuar çmime. [4]
Tre çmimet e para nga këto janë dhënë për emër në shkencën fizike, në kimi dhe në shkencat mjekësore ose fiziologji, e katërt është për punën e letrare, "në një drejtim ideal" dhe çmimin e pestë është që t'i jepet personit ose shoqërisë që e bën të shërbim më të mëdha për shkak të vëllazëri ndërkombëtare, në shuarje apo reduktimin e ushtrive në këmbë, ose në krijimin ose mbështetje kongreset e paqes. Nuk ka çmimin e dhënë për matematikën [5], por shih Abel Çmimin.
Formulimi në lidhje me çmimin e letrare, "në një drejtim ideal" (i idealisk riktning në gjuhën suedeze), është i fshehtë dhe ka shkaktuar shumë konfuzion. Për shumë vite, Akademia Suedeze interpretuar "ideal" si "idealist" (idealistisk) dhe e përdorën atë si një arsye për të mos japë çmimin për të autorëve më pak të rëndësishme, por romantizmi, të tilla si Henrik Ibsen dhe Leo Tolstoit. Ky interpretim ka qenë që të rishikuar, dhe çmimi është dhënë, për shembull, Dario Fo dhe José Saramago, që definitivisht nuk i përkasin kampit të idealizëm letrare. [Kërkime origjinale?]
Ka pasur edhe mjaft shumë vend për interpretim nga organet ai kishte emëruar për të vendosur mbi shkencat fizike dhe shpërblime të kimisë, duke ditur se ai nuk ishte konsultuar para se ata do të bëjnë. Në një faqe testamentin e tij, ai parashikonte që paratë të shkojnë në zbulime apo shpikje në shkencat fizike dhe për zbulimet apo përmirësime në kimi. Ai kishte hapur derën çmime teknologjik, por nuk e kishte lënë instruksionet se si të merren me dallimin në mes të shkencës dhe teknologjisë. Që nga organet e vendosjes se ai kishte zgjedhur ishin më të shqetësuar me ish, nuk është për t'u befasuar se çmimet shkuan për të shkencëtarëve dhe të mos e inxhinierë, teknikë apo Shpikësit të tjera. Në një kuptim, çmimet teknologjik njoftoi kohët e fundit nga Rrjeti Teknologjia botërore (jo të financuar nga fondacioni Nobel) në mënyrë të tërthortë të mbushur këtë boshllëk.
Në vitin 2001, great Alfred Nobel e-grandnephew, Peter Nobel (b. 1931), i kërkoi Bankës së Suedisë për dallimin në çmimin e saj për të ekonomistëve dhënë "në kujtesën Alfred Nobel" nga pesë çmime të tjera. Kjo ka shkaktuar shumë polemika nëse Banka e Suedisë Çmimi në Shkencave Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel në fakt është një "Çmimin Nobel".
Shiko edhe këtë
Çmimi Nobel
Lidhje të jashtme
Muzeu i Nobelit
Një biografi
Çmimi Nobel
Çmimi Nobel
Shkencëtarë suedezë
Kimistë suedezë
Lindje 1833
Vdekje 1896 |
3533 | Mohandas Karamchand Gandhi (મોહનદાસ કરમચંદ ગાંધી; ) (2 tetor 1869 - 30 janar 1948) ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë "lëvizjes indiane për pavarësi". Ishte i pari i lëvizjes "Satyagraha" (fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës). Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile - një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij . Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa(jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet e frymëzuan të drejtat civile dhe lirin në të gjithë botën. Gandhi është përmendur shpesh si Mahatma ( महात्मा mahātmā ) ose "Great Soul" (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore) .
Në Indi ai është quajtur edhe Bapu (બાપુ , bāpu ose "Ati") dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit. Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si "Dita ndërkombëtre kundër dhunës". Gandi u vra më 30 janar 1948 nga Nathuram Godse.
Jeta e hershme dhe përkatësia
Mohandas Gandhi Karamchand ka lindur më 2 tetor 1869 në Porbandar, një qytet bregdetar në sot njihet si Gujarat, Indi. Babai i tij, Karamchand Gandi (1822-1885), i cili i përkiste komunitetit të Modh Hindu, ishte një zyrtar i lartë i shtetit Porbander, një shtet i vogël madhështor në Agjencinë Kathiawar të Indisë Britanike . Emri Gjyshi i tij ishte Uttamchand Gandhi, i quajtur me naivitet Utta Gandi. Nëna e tij, Putlibai, e cila kishte ardhur nga komuniteti Pranami Hindu Vaishnava, ishte gruaja e katërt Karamchand, të parat tre gratë që kanë vdekur me sa duket në gjatë lindjes . Gjatë rritjes me një nënë të devotshme dhe me traditat e rajonit Jain, i riu Mohandas i zhytur, fillimisht ndikimi që do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën në moshën madhore të tij, këto ndikime përfshirë për qeniet e ndjeshme, vgjetarianizëm, agjërimi për vetë-pastrimin, dhe tolerancë reciproke ndërmjet individëve të besimeve të ndryshme
Klasikët indian, sidomos tregimet e Shravana dhe Maharaja Harishchandra nga epiket indiane, kishte një ndikim të madh në fëmijërinë e Gandit.
Referime
Burimi
Bhana, Surendra dhe Goolam Vahed. The Making of a Reformator politike: Gandi në Afrikën e Jugut, 1893-1914. Nju Delhi: Manohar, 2005.
Bondurant, Joan V. pushtimit të Dhunës: Filozofia Gandhian e konfliktit. Princeton UP, 1988 ISBN 0-691-02281-X
Chernus, Ira. American KUNDËR DHUNËS: Historia e një Idea, kapitull 7. ISBN 1-57075-547-7
Chadha, Yogesh. Gandi: A Life. ISBN 0-471-35062-1
Dalton, Dennis (ed). Mahatma Gandhi: Shkrimet e zgjedhur politik. Indianapolis / Cambridge: Hackett Publishing Company, 1996. ISBN 0-87220-330-1
Eswaran, Eknath. Gandi Man. ISBN 0-915132-96-6
Abduselam Bosi Sinani
Fischer, Louis. The Essential Gandi: An Anthology e shkruar e tij mbi jetën e tij, punë, dhe Ide. Cilësisë së mirë: New York, 2002. (ribotim edition) ISBN 1-4000-3050-1
Fischer, Louis. Jeta e Mahatma Gandhi. Harper & Row, New York, 1950. ISBB 0-06-091038-0 (1983 pbk.)
Gandi, MK Satyagraha në Afrikën e Jugut
Gandi, MK lexuesi Gandi: Një Sourcebook të jetës së tij dhe të shkruar. Homer Jack (ed.) Grove Press, New York, 1956.
Gandi, MK (1940), Një autobiografi ose Historia e Eksperimentet e mia Me vërtetën, Ahmedabad: Navajivan Publishing House. 2 edition. Pp. XII, 404. (në dispozicion edhe në Wikisource), ISBN 0-8070-5909-9
Gandi, Mahatma. Punimet e mbledhura të Mahatma Gandhi. Nju Delhi: Botimet Division, Ministria e Informacionit dhe Transmetimeve, Govt. of India, 1994.
Gandi, Rajmohan. Patel: A Life. Navajivan Publishing House, 1990 ISBN 81-7229-138-8
Grenier, Richard. Gandhi Askush nuk e di. Koment, mars 1983
Gordon, Haim. Një Refuzimi i imperializmit Shpirtërore: Reflections on Letër Buber për Gandi. Ditar i Studimeve Ekumenike, 22 qershor 1999.
Hunt, James D. Gandi në Londër. Nju Delhi: Promilla & Co, Publishers, 1978.
Mann, Bernhard, The pedagogjik dhe Politike Konceptet e Mahatma Gandhi dhe Paulo Freire. Në: Claußen, B. (Ed.) *Studimeve Ndërkombëtare në socializimin politik dhe Arsimit. Bd. 8. Hamburg 1996. ISBN 3-926952-97-0
Rühe, Peter. Gandi: Një biografi Photo. ISBN 0-7148-9279-3
Sharp, Gene. Gandi si një strateg politik, me Ese mbi Etika dhe Politika. Boston: Zgjerimi i Horizonti Books, 1979.
Singh, Kolonel GB Gandi Behind the Mask e hyjnisë. Prometeu Books, 2004. ISBN 978-1-57392-998-1
Singh, Kolonel GB dhe Watson, Dr Tim Gandi Sipas Kryqit të provimit, Sovran Star Publishing, 2008. ISBN 0-9814992-0-1
Sofri, Gianni. Gandi dhe India: Një shekullin e Lirë në Informata. (1995) ISBN 1-900624-12-5
Lidhje të jashtme
Politikanë indianë
Lindje 1869
Vdekje 1948 |
3540 | Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave te pasanikeve më të mëdhenj te botës.
Shiko edhe
Lista e miliarderëve
Lidhje të jashtme
Forbes.com
Revista |
3542 | Policia e Shtetit ose Policia Shqiptare është policia dhe zbatimi i ligjit të Agjencisë Kombëtare e cila vepron në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Rrëzimi i sistemit komunist dhe vendosja e pluralizmit politik pas vitit 1991 solli ndryshime të rëndësishme në strukturën e Policisë Shqiptare. Ministria e Rendit Publik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë u krijuan në Prill 1991 dhe ligji i ri i Korrikut 1991 krijoi Policinë e Rendit Publik. Gati 80% e fuqisë punëtore të policisë, pra personeli që kishte shërbyer sipas sistemit të mëparshëm, u zëvendësuan me rekrutë të rinj. Më 4 nëntor 1991, Policia Shqiptare u pranua si anëtare e Interpolit. Numri i urgjencës është 129.
Fillimet
Artikulli kryesor: Historia e Policisë së Shqipërisë
Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912) kur më 13 janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori vendimin për krijimin e Forcave të Rendit
Gjatë Luftës së Parë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmërise kombëtare u copëtuan dhe u profilizuan sipas modeleve të forcave pushtuese (austro-hungareze, franceze, italiane, etj). Në Krahinën Autonome të Korçës u krijua prefektura e policisë dhe zyrat e policisë në qarqe.
Pas Kongresit të Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime të reja në fushën e policisë. Në tetor 1920 u miratua organika e re e policisë së pergjithshme (me 210 vetë).
Pas lëvizjes e qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa për organizimin e policisë.
Pas rënies së Fan Nolit, pra në periudhën 1925-1938, ka një zhvillim progresiv të policisë dhe xhandarmërisë. Futen elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit të policisë dhe xhandarmërisë. Gjatë kësaj periudhe u krijuan për herë të parë disa lloje policish si p.sh.: Policia Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare(1930), Policia e Sigurimit Publik (1938), Roja Mbretërore e Kufirit (1939), Xhandarmëria Qytetëse (me atributet e policisë urbane), etj.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmerisë ne pjesën me të madhe u asimiluan dhe u profilizuan sipas interesave të shteteve pushtuese. Gjate dy pushtimeve, policia u integrua në strukturat ushtarake me emërtimin Trupa e Armatosur e Policisë.
Në vitin 1943, në zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike: Komandat e Qarkut, Komandat e Vendit dhe Rojet Vullnetare.
Pas Luftës së Dytë Botërore organizimi dhe strukturimi i policisë është bërë sipas modeleve lindore.
Organizimi dhe strukturimi
Duke filluar nga viti 1991, pas futjes së Shqipërisë në rrugën e proceseve demokratike, kanë ndodhur disa ndryshime të rëndesishme në fushën e organizimit dhe ristrukturimit të Policisë Shqiptare. Në vitin 1991, me krijimin e Ministrisë së Rendit Publik, policisë iu dha statusi i një institucioni më vete, ndryshe nga ç’ ishte më parë. Në një kohë të shkurtër u bënë ndryshime të shpejta të karakterit organizativ e ligjor të policisë si dhe u bë hapja e saj me botën.
Gjëte vitit 1992-96, në bazë të programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkerte, u zhvillua reforma në polici. Ky proces përfshiu fushën e ristrukturimit te policisë në të gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policise, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe të botës e organizatat ndërkombëtare. Fillimisht ky proces pati ndikim pozitiv për faktin se brenda një kohe të shkurtër u zhduk kaosi, anarkia dhe u vendos rregulli e qetësia publike. Por, përveç rezultateve pozitive që u arritën, evidentohen edhe mjaft probleme qe kanë të bëjnë me paqëndrueshmërinë e strukturave, standartet e ulëta të rekrutimit të personelit, nivelin e ulët të profesionalizmit, policimin e tubimeve paqësore të paautorizuara, shfaqjet e korrupsionit etj., të cilat dhanë impuls të fuqishëm gjatë trazirave janar-mars 1997.
Gjatë trazirave të janar-mars 1997, u dogjën dhe u shkatërruan plotësisht 10 komisariate të policisë, ndërsa pjesa tjetër pësoi dëmtime të mëdha, u vodh mbi 80 % e teknikës dhe automjeteve të policisë si dhe u vranë e plagosën me dhjetëra punonjës policie.
Pas muajit qershor 1997, filloi puna për ringritjen dhe riorganizimin e policisë në të gjitha nivelet. U krijuan struktura që kishin të bënin direkt me luftën kundër banditizmit, terrorizmit, krimit të organizur, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e meparshme të paralizuara kunder krimit. Brenda një kohe relativisht jo shumë të shkurtër u arrit që të funksionojë policia, të zhbllokohen rrugët strategjike nacionale nga bandat kriminale, të vendoset rendi dhe qetësia publike, të çarmatoset një pjesë e popullatës si dhe të vihet në funksionim administrata publike.
Qysh prej muajit maj 1997, një ndihmesë të rëndësishme në ringritjen e riorganizimin e policisë shqiptare ka dhënë e jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perendimor (BEP). Me sugjerimin e ketij misioni u ngritën Drejtoritë e Policisë së Prefekturave (Qarqeve). Ky mison ka dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e kualifikimit e reformimit të policisë shqiptare.
Krahas ketij misioni, qe nga viti 1997 prane policise sone operojne edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE (Itali). Nga viti 1997 e deri ne 2000 keto misione kane kualifikuar mbi 4000 punonjes policie. Misioni INTERFORCE ka dhene nje ndihme te konsiderueshme ne krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe te autoptarullave Shqiponja.
Reforma ne Policine e Shtetit e inicuar nga Vendimi i Qeverise nr.384, date 28.7.1999, perben nje moment shume te rendesishem për te ardhmen e policise.Dokumenti baze i hartuar ne vitin 1999-2000 quhet “Strategjia e Reformes ne Polici”. Kjo Strategji është afatmesme (2000-2003) dhe objektivat e saj jane: krijimi i nje infrastrukture ligjore e nenligjore moderne; ndertimi i strukturave eficente te policise; percaktimi i standantarteve te reja te rekrutimit, formimit e kualifikimit; forcimin e marredhenieve te policise me komunitetin e administraten; bashkepunimin me jashte dhe ngritjen e standarteve te punes dhe teknologjike te policise.
Filozofia kryesore Reformes është shndërrimi i policisë nga një strukturë ushtarake në institucion civil të administratës shtetërore, në shërbim të komunitetit mbi bazën e parimeve të policimit demokratik. Kjo filozofi do të synojë në krijimin e një policie të aftë profesionalisht, të paanshme politikisht, fleksibël dhe dinamike në veprim, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë vendin, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik.
Reforma në fushën e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit Për Policine e Shtetit nr.8553, datë 25 nëntor 1999, ligjit Për Gradat në Policinë e Shtetit, ligjit Për sigurimin shoqeror suplementar te personelit te policise dhe aktet nenligjore si Rregullorja e Disiplines dhe Rregullorja e Personelit te Policise se Shtetit. Tani, Policia ndodhet ne fazen e II te impementimit te reformes.
Zbatimi i Reformes ne polici ka filluar te jap impakt pozitiv ne fushen e zbatimit te ligjit, te luftes kunder kriminalitetit dhe sigurimit te rendit e qetesise publike, respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, moralit dhe motivit ne kryerjen e detyres e deri ne vetmohim.
Ne memorien e historisë së Policisë Shqiptare janë fiksuar mjaft punonjës policie, të cilët janë bërë simbol sakrifice e vetmohimi në kryerjen e detyrës. Me aktet e tyre të trimerisë, Policia ka të skalitur edhe disa emra heronjsh e dëshmorësh që sot prehen të qetë në Altarin e Trimërisë:
Oficerët: Kolonel Arben Zylyftar, n/kolonel Ylvi Bengasi.
Policët: Arben Ujka, Mehdi Vatoci, Arshi Bregasi, Veledin Pashaj, Bujar Hamitaj.
Më 14 janar 2002, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, me rastin e 89 vjetrotit të krijimit të Policisë shqiptare dekoron Policinë e Shtetit me urdhërin e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Njësitë
Burimi i të dhënave
Marre nga faqja ne internet e Ministrise se Puneve te Brendshme:
Polica e Shtetit
Lajme nga Polica e Shtetit
uniforminsignia.net - për gradat
Sigurime shtetërore
Sigurime shtetërore (Shqipëri)
Shqipëri |
3543 | Bill Gates (William (Bill) H. Gates) është pronari edhe kryearkitekti software-i i firmës së njohur Microsoft e cila bënë xhiro rreth 36.84 miliard dollar Amerikan në vit edhe ka 128,000 punëtorë të shpërndarë në 85 vënde të ndryshme në botë.
I lindur më 28 Tetor 1955, Gates u rrit ne Siatëll të ShBA-ve bashkë me dy motrat e tij. I ati, William H. Gates Sr., ishte avokat ne Siatëll ndërsa e ëma, Mary Gates, ishte nje mësuese dhe drejtoreshe e United Way International.
Gates ndoqi shkollë fillore publike dhe më vone vajti në shkollën private Lakeside School. Atje ju krijua pasioni për software dhe filloi te programonte kompjutera që në moshën 13-vjeçare.
Në 1973 Gates filloi studimet në Universitetin e Harvard-it. Gjate kohës në Harvard ai krijoi një version të gjuhës së programimit BASIC për mikrokompjuterin e parë - MITS Altair.
Në moshë rinore Gates e la Harvard-in që ti përkushtohej Microsoft-it, një kompani që ai e kishte ndërtuar në 1975 bashkë me mikun e tij të fëmijërisë Paul Allen. Duke u drejtuar nga besimi se kompjuteri do të ishte një "vegël" e nevojshme në çdo zyre edhe shtëpi, ata filluan të krijojne software për kompjutera personal. Vizioni i Gates për kompjuterat personal ka qënë baza e suksesit të Microsoft-it edhe të industris së software-it në përgjithesi.
Nën drejtimin e Gates, misioni i Microsoft-it ka qënë që vazhdimisht të advancojë dhe te përmirësoj teknologjin e software-it edhe ta bëj më të lehtë, të lirë dhe të kënaqshme përdorimin e kompjuterave nga njerëzit. Kompania investon rreth 6 milion dollar Amerikan në vit për kërkim edhe rindërtim.
Në 1999 Gates shkruajti librin Business @ the Speed of Thought, që tregon si teknologjia e kompjuterave mund të zgjidhë probleme biznesi në mënyra të rreja. Libri ishte publikuar në 25 gjuhë edhe shitet në më shumë se 60 shtete te botës edhe ka qënë libri më i shitur (best seller) në Nju Jork për 7 javë me rradhë. Gates ka dhurruar fitimet nga shitja e librave të tijë në organizata jo fitim prurëse që përdorin teknologjinë për edukim.
Gates është tashmë njëriu i dytë më i pasur në botë, gjithashtu është një filantropist. Ai bashkë me gruan e tij Melinda kanë krijuar fondacionin "Bill and Melinda Gates" që menaxhon më shumë se 27 miliardë dollar Amerikan për të ndihmuar iniciativa filantropike në fushën e shëndetesisë edhe edukimit në mbarë botën.
Gates u martua më 1 Janar 1994 me Melinda French Gates. Ata kanë tre femije. Gates ka pasion leximin dhe i pëlqen të luaj golf.
Pasuria sipas viteve
Kjo eshte bere sipas listës të miliarderëve në revistën Forbes:
1996 – 18,5 Miliardë Dollarë, Vendi 1
1997 – 36,4 Miliardë Dollarë, Vendi 2
1998 – 51,0 Miliardë Dollarë, Vendi 1
1999 – 90,0 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2000 – 60,0 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2001 – 58,7 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2002 – 52,8 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2003 – 40,7 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2004 – 46,6 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2005 – 51,0 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2006 – 50,0 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2007 – 56,0 Miliardë Dollarë, Vendi 1
2008 – 58,0 Miliardë Dollarë, Vendi 3
2015 – 78.3 Miliardë Dollarë, Vendi 1
Tituj të veprave
Literaturë
Business @ the Speed of Thought
Industri
Microsoft
Windows
Windows 99
Windows Millenium/2000
Windows XP
Windows Vista
Windows 7
Windows Live
Windows Live Messenger
X-Box
X-Box 360
X-Box Kinect
Lidhje të jashtme
Microsoft.com
Biografi |
3544 | Wiktionary (sqt.: Wikifjalor) është një projekt i përbashket tek Wikimedia për krijimin e një fjalori të plotë, shumëgjuhësh dhe të lirë për përdorim, si dhe krijimin e një thesari përkatës për çdo gjuhë.
Wiktionary është partneri leksikor i enciklopedisë së lirë Wikipedia. Ashtu siç ka Wikipedi në gjuhë të ndryshme, po ashtu ka dhe Wiktionarë në gjuhë të ndryshme.
Versioni anglez filloi i pari më 12 dhjetor 2002. Versioni shqiptar startoi për herë të parë më datë 12 prill 2004.
Ashtu si gjithë Wikipediat, edhe Wiktionarët zhvillohen dhe përmirësohen vazhdimisht. Çdokush mund të bashkëpunojë dhe të kontribojë në çdo kohë.
Emri Wiktionary është ashtu si Wikipedia një fjalë e përbërë, se ajo është e krijuar nga fjalët Wiki und dictionary (sq.: fjalor).
Por Wiktionary ndryshon në disa pika rrënjësisht nga Wikipedia. Ndërsa në Wikipedia përshkruen jo fjalët, por brendia e koncepteve, tek Wiktionary kryesore janë pshm. cilësite gjuhësore si domethenia, karakteristikat gramatikore, Etimologjia, Homonimi dhe Sinonimi, si dhe përkthimet.
Në Wikifjalor duhet përdorur pshm. një shabllon formatesh për shënime në fjalor, për shkak se për krijimin e një fjalori duhet pasur parasysh, që paraqitja e jashtme e faqeve të fjalorit duhet të jetë e njëjte (unike). Informacionet e veçanta kanë në një fjalor vendin e tyre të përhershëm. Për tu informuar dhe përdorur me me saktësi këtë shabllon formatimi, ka në Wiktionary faqen "Përdorimi i shabllonit të formatimit".
Shiko edhe
Wikipedia, Wikibooks, Wikiquote, Wikisource, Wikimedia Commons
Lidhje të jashtme
Wiktionary në anglisht
Wiktionary në gjermanisht
Wiktionary në shqip
Wikimedia |
3547 | Bashkimi Evropian (BE zyrtarisht: EU) është një bashkim politik dhe ekonomik i 27 shteteve anëtare që janë të vendosura kryesisht në Evropë. Ajo ka një sipërfaqe prej 4,475,757 km2 (1,728,099 sq mi), dhe një popullsi prej rreth 510 milion. BE ka zhvilluar një treg të brendshëm përmes një sistemi të standardizuar të ligjeve që zbatohen në të gjitha shtetet anëtare. Politikat e BE synojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në tregun e brendshëm, të miratojnë legjislacionin në drejtësi dhe në çështjet e brendshme, dhe të mbajnë politika të përbashkëta për tregti, bujqësi, dhe zhvillimin rajonal. Brenda zonës Shengen, kontrollet e pasaportave janë shfuqizuar. Një bashkim monetar u krijua në vitin 1999 dhe hyri në fuqi në vitin 2002 dhe përbëhet nga 19 shtete anëtare të BE-së që përdorin monedhën euro.
BE e gjurmon origjinën e saj nga Bashkësia Europiane e Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) dhe Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC), të krijuara respektivisht nga Traktati i Parisit i 1951 dhe Traktati i Romës i vitit 1957. Anëtarët origjinale të asaj që njihej si Komunitetet Evropiane ishin Gjysma e Brendshme; Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Gjermania Perëndimore. Komunitetet dhe pasardhësit e saj janë rritur në madhësi me anëtarësimin e shteteve të reja anëtare dhe në pushtet duke shtuar fusha të politikave në përgjegjësinë e saj. Ndonëse asnjë shtet anëtar nuk ka lënë BE-në ose organizatat e tij të mëparshme, Mbretëria e Bashkuar ka miratuar rezultatin e referendumit të anëtarësimit në qershor 2016 dhe po negocion aktualisht tërheqjen e tij. Traktati i Mastrihtit themeloi Bashkimin Evropian në vitin 1993 dhe futi nënshtetësinë evropiane. Ndryshimi i fundit i madh për bazën kushtetuese të BE-së, Traktati i Lisbonës, hyri në fuqi në vitin 2009.
Bashkimi Europian ofron më shumë ndihmë të huaj sesa çdo bashkim tjetër ekonomik. Duke mbuluar 7.3% të popullsisë botërore, BE-ja në vitin 2016 krijoi një prodhim të brendshëm bruto (PBB) prej 16.477 trilionë dollarë amerikanë, që përbën rreth 22.2% të PBB-së nominale globale dhe 16.9% kur matet në drejtim të barazisë së fuqisë blerëse. Përveç kësaj, 27 nga 28 vendet e BE-së kanë një indeks shumë të lartë të zhvillimit njerëzor, sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2012, BE-së iu dha Çmimi Nobel për Paqen. Përmes Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, BE-ja ka zhvilluar një rol në marrëdhëniet e jashtme dhe mbrojtjen. Sindikata mban misionet diplomatike të përhershme anembanë botës dhe përfaqëson veten në Kombet e Bashkuara, Organizatën Botërore të Tregtisë, G7 dhe G20. Për shkak të ndikimit të saj global, Bashkimi Evropian është përshkruar si një superfuqi në zhvillim.
Historia
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951.
Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG Jermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM).
Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendumi të dytë; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.
Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore:
liria, siguria dhe drejtësia,
qytetaria e Bashkimit,
politika e jashtme,
institucionet e BE-së.
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës
përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.
Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.
Zgjerimet e Bashkimit Evropian
Antaret themeluese: Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Holanda, Luksemburgu
Zgjerimi i parë (1973): Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda
Zgjerimi i dytë (1981): Greqia
Zgjerimi i tretë (1986): Spanja, Portugalia
Zgjerimi i katërt (1995): Austria, Finlanda, Suedia
Zgjerimi i pestë (2004): Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Qipro, Malta, Republika Çeke
Zgjerimi i gjashtë (2007): Bullgaria, Rumania
Zgjerimi i shtatë (2013): Kroacia
Por tani pas daljes së Britanisë Madhe nga BE-ja (BREXIT) më 2016, gjithësej janë 27 shtete.
Struktura
Shtylla e parë Komunitetet Evropiane:
Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.
Shtylla e dytë Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët:
Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.
Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër.
Shtylla e tretë Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme:
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.
BE - bashkimi evropian.
Institucionet
Këshilli Evropian
Keshilli Evropian eshte instutucion i Bashkimit Evropian i formuar ne vitin 1974.
Sot Këshilli Evropian është njëri nga instutucionet më të rëndësishme në Bashkimin Evropian. Në takimet e Këshillit Evropian marrin pjesë shefat e shteteve (kryeministri ose presidenti) varësisht nga sistemi politik i shtetit.
Takimet quhen Samite dhe zakonisht mbahen 4 herë ne vit, ndërsa mund të kemi takime të jashtëzakonshme nëse ka zhvillime të ndryshme të cilat prekin në një mënyre ose tjetrën Bashkimin Evropian. Këshilli Evropian është bartësi kryesor i politikave në Bashkimin Evropian.
Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Evropian.
Ai e realizon një gjë të tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit Shteteve Anëtare. Në këtë mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim.
Parlamenti Evropian
Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-te me traktatet themeluese.
Parlamenti Evropian përbëhet nga 750 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare.
Kjo do të thotë se Parlamenti Evropian gëzon legjitimitet demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo qytetar evropian që është regjistruar si votues. Përsa i përket zgjedhjes në mënyrë të drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janë përfaqësues të popujve të shteteve që bëjnë pjesë në Komunitete”.
Megjithatë, për një kohë të gjatë ata kanë qenë delegate të shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave të veçanta nga secili shtet.
Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve opozitare të parlamenteve të shteteve anëtare, duke çuar kështu në një “deficit demokratik”.
Në vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament me votim të përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta janë mbajtur në vitin 1979.
Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik të 374 milionë qytetarëve të Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në marrëdhënie me institucionet e tjera të BE-së.
Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Evropian.
Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).
Parlamenti ushtron tri funksione themelore:
Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejte bën që Parlamenti të jetë garanti kryesor i legjitimitetit të së drejtës evropiane.
Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë të tillë. Konsultime të tilla mund të jenë edhe opsionale.
Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BEsë, veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për të pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionarëve; mund të paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit në tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit.
Ai ushtron, në bashkëpunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi shpenzimet e Bashkimit.
Parlamenti gëzon të drejtën të miratojë ose të rrëzojë buxhetin në tërësi.
Veprimtaria e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore:
Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit në komisionet parlamentare të cilat janë të specializuara në fusha të veçanta të aktivitetit të Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike.
Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se të votojë tekstin në përgjithësi.
Në veprimtarinë e Parlamentit Evropian bëjnë pjesë edhe “komunikimet” me Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatën në botë.
Këshilli i Bashkimit Evropian
Keshilli i Bashkimit Evropian njihet ndryshe si : Keshilli i Bashkimit Evropian, Keshilli ose Keshilli i Ministrave.
Duhet te kemi kujdes se ne te gjitha keto menyra se si e hasim ne literature, te gjitha flasin per te njejtin instutucion te Bashkimit Evropian.
Keshilli i Bashkimit Evropian sebashku me Parlamentin Evropian jane instutucionet kryesore legjislative dhe Buxhetore.
Keshilli i Bashkimit Evropian si organ legjislativ dhe buxhetor formon trekendeshin instutucional Komision-Keshill i BE-se-Parlament.
Keshilli i Bashkimit Evropian funksionon ne baze te disa konfiguracioneve te veçanta.
Gjithsej ekzistojnë nënte konfigurime të ndryshme të Këshillit:
Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë;
Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN);
Drejtësia dhe Punët e Brendshme;
Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit;
Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet);
Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia;
Bujqësia dhe Peshkimi;
Mjedisi;
Edukimi, Rinia dhe Kultura.
Ne Keshillin e Bashkimit Evropian takohen ministrat e vendeve anetare te Bashkimit Evropian.
Zakonisht takohen Ministrat e Puneve te Jashtme, ose varesisht nga situata qe duhet diskutuar takohen ministrat perkates.
Ministrat jane perfaqesues zyrtar te shteteve dhe secili vendim i tyre perfaqeson shtetin anetar.
Këshilli ushtron gjashtë funksione themelore;
Miraton normat komunitare. Në disa fusha të caktuara, këtë pushtet ai e ushtron në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata ndërkombëtare.
Aprovon buxhetin e Bashkimit, së bashku me Parlamentin Evropian.
Zhvillon Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit, në bazë të direktivave të Këshillit Evropian.
Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në çështjet penale.
Shumica e përgjegjësive të Këshillit kanë të bëjnë me fusha të veprimit komunitar, në të cilat shtetet anëtare kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarrës organeve të BE-se. Kjo fushë veprimi përben “shtyllën e parë” të Bashkimit Evropian. Megjithatë, dy funksionet e fundit kanë të bëjnë me fusha në të cilat shtetet anëtare nuk kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre, por thjesht kanë pranuar të punojnë së bashku. Kjo quhet “bashkëpunim ndërqeveritar” dhe përfshin “shtyllën” e dytë dhe të tretë të Bashkimit.
Veprimtaria e Këshillit te BE-se është e organizuar si më poshtë:
COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), i cili përbehet nga përfaqësuesit e përhershëm në Bruksel te të gjitha shteteve anëtare si dhe nga ndihmësit e tyre. Vete puna e COREPER-it përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, të cilat përbehen nga delegate të shteteve anëtare.
Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një periudhe gjashtë mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative të Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndermjet shteteve anëtare.
Kjo menyre e udheheqjes se Presidences ka rezoltuar te jete me efektive dhe me e mire.
Kjo mundeson qe shtetet te cilat e drejtojne Keshillin te jene te gatshme te bashkepunojne me shtetin i cili pret t'a merr presidencen, kjo mundeson nje bashkepunim te mirefillte ne mes te shteteve dhe ne tjetren ane lehteson zhvillimin e projekteve te planifikuara.
Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për detyrë të sigurojë funksionimin normal të punimeve të Këshillit në të gjitha nivelet.
Komisioni Evropian
Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse. Komisioni Evropian përbëhet nga 25 anëtare të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Procedura e emërimit është e tillë:
Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.
Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të Komisionit.
Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.
Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash në Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe delegacione në disa prej kryeqyteteve të botës.
Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore:
Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill;
Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);
Përfaqëson Bashkimin Evropian ne arenën ndërkombëtare.
Vete Komisioni vendos fushën e veprimtarisë të secilit komisioner si dhe shpërndarjen e përgjegjësive në rast se është e nevojshme. Stafi i Komisionit është i organizuar në departamente, të njohura ndryshe edhe si “Drejtori të Përgjithshme”. Secila prej këtyre drejtorive është përgjegjëse për një fushë të veçante të aktivitetit të BE-se dhe kryesohet prej një Drejtori të Përgjithshëm, i cili është përgjegjës përpara njërit prej komisionarëve.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë
Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut.
Detyre e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.
Gjykata është e përberë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, në këtë mënyre, përfaqësimin e sistemeve ligjore të të gjithë shteteve anëtare të BE-se. Gjykata ndihmohet nga tetë “avokate të përgjithshëm”, të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.
Çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara Gjykatës:
kërkesa për gjykim paraprak;
procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet;
procedimi për anullim të një vendimi;
procedimi për mosveprim.
Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve që shtrohen përpara saj, si dhe për t’u siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkalles së Pare”. Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh, në mënyre të veçante të atyre që paraqitën nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë më raste të konkurrencës së pandershme midis ndërmarrjeve.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë nga një President, të zgjedhur ndermjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.
Politika ekonomike
Bashkimi tregtar
Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22% të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing power parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i madh dhe partneri tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.
Nga 500 korporata, 170 prej tyre i kanë selitë të vendosura në vendet e BE. Në maj 2007 papunësia e BE ishte 7% kurse investimet 21,4% të GDP. Ka një variacion të madh në të ardhurat vjetore për kokë të vendeve të BE, nga 7000$ deri në 69 000$.
Shtetet anëtare të BE kanë dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si Islanda, Norvegjia, Zvicra marrin pjesë në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor. Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE. Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh: blerja e pronave. Deri në bashkimin monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo për të dalë në pension. Kjo kërkoi uljen e formaliteteve administrative dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të shteteve të tjera. Një nder objektivat kryesore të BE që ishte “kursi I vetëm këmbimi” u bë e ditur që në 1969 dhe u realizua jo më vonë se në 1 janar 1999. Propozimi i 11 vendeve nga 15 anëtare ishte përdorimi i euros. Në 2002 u bënë 12 anëtar dheqe atëherë është rritur gjithje e më shumë duke u bërë sot me 16 vende anëtare (më i fundit anëtar është Sllovakia me 1 janar 2009). Të gjitha vendet e tjera të BE, perveç Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, i është lejuar të bashkohen tek “euro” kur të kenë plotësuar kushtet ekonomik. Vetëm pak vende kanë lejë për të hyrë. Suedia do bashkohet ekonomikisht, të bëhet pjesë e euros por jo të jetë anëtare, pa i plotësuar kushtet e anëtarësimit. Qëllimi i krijimit të euros është: lehtësimi i lëvizjes së qytetareve dhe i mallrave, duke eliminuar problemet e shkëmbimit, nëpërmjet beries transparent të çmimin duke krijuar një treg financiar të vetëm, me çmime të qëndrueshme dhe interesa të ulta më kurs këmbimi internacional të mbrojtur nga dyndjet e mëdha tregtare në eurozonë. Ajo është gjithashtu e nënkuptuar si simbol i integrimit dhe stimulues për më shumë. Eurozona dhe politikat monetare për ato vende që i kanë adaptuar ato me konsensusin w BE, janë nën kontroll të Bankës Qendrore Evropiane.
Marrëveshja e Romës parashihte marrjen e vendimeve në mënyrë unanime. Me rritjen dhe me zgjerimin politik dhe ekonomik, vendimet filluan të merren me shumicë votash. Pas vitit 1980, dukej që kjo bashkësi kishte arritur nivelin në të cilin stagnonte. Pas shumë diskutimesh që u zhvilluan në Këshillin e Evropës dhe pas paraqitjes së disa raportimeve nga komitetet speciale, u arrit pajtimi që të kalohet në fazën e Tregut Unik Evropian. Ky akt juridik, që u quajt “Single European Act”, në shkurt të vitit 1986, u nënshkrua nga të gjitha shtetet anëtare, kurse hyri në fuqi më 1 korrik 1987. (Jones, 1994, f. 44). Akti ishte i rëndësisë së madhe ekonomike dhe politike. Ky ishte një amandament që iu bë Marrëveshjes së Romës, e që kishte për qëllim tregtinë e lirë brenda bashkësisë. Sipas kësaj marrëveshjeje të re, deri në fund të vitit 1992, duhej zhdukur të gjitha barrierat që pengonin tregtinë dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe të qytetarëve të këtyre shteteve anëtare.
Marrja e vendimeve me shumicë votash nënkuptonte se të gjitha shtetet nuk do të kenë numër të njëjtë të përfaqësuesve për votim. Marrëveshja ishte që Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia të kenë 10 vota, Spanja – 8, kurse nga 5 vota kishin Belgjika, Greqia, Holanda dhe Portugalia. Shtetet, që u bashkuan më vonë, siç ishte Suedia dhe Austria, u vendos të kenë nga 4 vota, nga 3 vota për Irlandën, Danimarkën dhe Finlandën, kurse 2 vota për Luksemburgun. Gjithsej ishin 87 votues, kurse për vendim me shumicë absolute votash duhej votuar 62 përfaqësues nga të gjitha shtetet, siç ishte paraparë. Ky sistem qe disenjuar në mënyrë që shtetet e mëdha të mos kenë mundësi që t‟ua imponojnë shteteve të vogla pikëpamjet e tyre (Hill, 1998, f. 8).
Rëndësia tjetër e këtij akti ishte se tri bashkësitë evropiane tashti mund të bashkoheshin në një union të vetëm. Këshilli Evropian tashti kishte dalë si organ suprem i këtij organizimi të ri. Tri ndryshimet e rëndësishme që solli ky akt ishin mënyra e votimit në Këshillin e Ministrave, marrëdhënia legjislative në mes të Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit Evropian, i cili sapo ishte formuar. Si pikë e tretë ishte paraparë edhe një gjykatë, vendi i së cilës do të rregullohej veçanërisht (Swann, 1992, f. 16).
Para marrjes së vendimit për të kaluar në këtë fazë, Komisioni Evropian, nën udhëheqjen e lordit Kokfild, qe autorizuar të përgatiste një raport për të sqaruar problemet e deriatëhershme të tregut dhe për të bërë propozimet për të ardhmen. Komisioni autorizoi ekonomistin Paolo Çeçini që të hartojë një raport në lidhje me implikimet e Librit të Bardhë të vitit 1985, që titullohej “Kompletimi i Tregut të Brendshëm”. Nga Raporti Çeçini shihej se tregu i deriatëhershëm i brendshëm UNIONI EVROPIAN – Nuri Bahtijai funksiononte me harxhime të larta administrative, pasi që ishin të angazhuara burokraci të numërta e të ndryshme nacionale. Në përgjithësi, dilte se shpenzimet që bëheshin ishin të panevojshme dhe se ato duhej mënjanuar për shkak të uljes së harxhimeve dhe të rritjes së konkurrencës. Për të përmirësuar këtë të metë, Raporti i Çeçinit parashihte që ndërrimet të bëheshin nëpërmes 282 propozimeve (Noble, 1996, f. 87).
Raporti identifikoi tri lloje të pengesave të tregtisë së lirë. Pengesat ishin të natyrës fizike, teknike dhe fiskale. Në pengesat teknike bënte pjesë kontrolli kufitar dhe formaliteti i tepruar burokratik, që kërkonte një mori dokumentesh të ndryshme, që ndikonte në rritjen e shpenzimeve. Italia “akuzohej” si një vend që paraqiste komplikime të tilla. Barrierat teknike kishin të bënin me standardet nacionale dhe me rregulloret e prodhimit. Në këtë fushë, p. sh., binin pengesat e transportit në relacion me sistemet bankare. Problemet fiskale kishin të bënin me ratat e ndryshme të taksave të shtuara të vlerës.
Raporti sugjorente për vënien e bazave nga të cilat do të përfitonte industria në konkurrencë të shëndoshë e të rregulluar. Si u parapa ky aktivitet, në periudhën afatshkurtër, ndikoi në zvogëlimin e vendeve të punës, por më vonë numri i vendeve të punës filloi të rritej. Pas disa vitesh, pamja e ekonomisë ishte pozitive, por nuk pati mundësi të kthehej në nivelin e viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta, kur qe shënuar një lulëzim i madh i ekonomisë evropiane. Sidoqoftë, efekti i heqjes së barrierave doganore, krijimi i kushteve të volitshme për shërbime publike, liberalizimi i shërbimeve publike dhe efekti i distribuimit të mallrave ndikoi në mënyrë të favorshme në ngritjen dhe në përparimin e makroekonomisë (Cecchini, 1988, f. 97).
Ndryshimet që u bënë në tregun e punës, po ashtu, filluan të japin efektet e para pozitive, të cilat po në këtë mënyrë u reflektuan edhe në makroekonomi. Shtetasit e kësaj bashkësie, tashti ishin në gjendje të punësoheshin dhe të themelonin firma të afarizmit dhe kompani të natyrave të tjera, kudo brenda territorit të të gjitha shteteve anëtare. Megjithatë, disa probleme të kësaj natyre mbetën të pazgjidhura dhe deri më 1992. Tregu i punës nuk ishte tërësisht i lirë dhe i hapur, pasi që paraqiteshin tendencat proteksioniste. Disa nga shtetet anëtare, sikur që ishte Franca, krijonin pengesa kundër mobilizimit të punëtorëve, me qëllim që të ruhej tregu i tyre i brendshëm i punës (Owen & Dynes, 1993, f. 118).
Për të pasur parasysh këto vështirësi, të cilat kërkonin zgjidhje të favorshme për tregun unik, në strukturat e bashkësisë u formuan shumë agjenci dhe organizata të tjera të ndryshme, që kanë për qëllim lehtësimin e funksionimit në një hapësirë më të madhe ekonomike. Këto organizata ndihmojnë në ofrimin e informatave, të cilat zakonisht nuk merren lehtë, në adaptimin e vështirësive që paraqiten gjatë harmonizimit të ndryshimeve. Në përgjithësi, personave dhe kompanive, në këtë mënyrë u lehtësohet puna dhe u rritet numri i mundësive të depërtimit në treg nga ku paraqitet përfitimi ekonomik i rregulluar me rregullat e ndryshme (Andersen, 1993, f. 19).
Politika e zhvillimit
Agrikultura
Energjia
Infrastruktura
Zhvillimi Regjional
Ambienti
Edukimi dhe zhvillimi
Demografia
Gjuhët
Religjioni
Kultura
Sporti
Referime
shih edhe këtë
Lidhje të jashtme
Bashkimi Evropian |
3549 | EUFOR (European Force / sq Forcat Evropiane) është shkurtesa për trupat paqeruajtëse nën mandatin e BE-se te vendosura ne Bosnje. EUFOR vendoset në Bosnjë si pasardhës i forcave paqeruajtëse ISAFOR.
Bashkimi Evropian |
3550 | Ibrahim Abdylqerim Hamza el Ashakir el Xhaferi, (arabisht: إبراهيم الأشيقر الجعفري), lindi në vitin 1947, është kryeministri i Irakut.
Politikanë irakianë
Ministra të Irakut |
3551 | Donald Henry Rumsfeld lindi më 9 korrik 1932 në Evanston, Illinois, ShBA - 2021, është biznismen dhe politikan amerikan me prejardhje gjermane.
Me ardhjen e George W. Bush në postin e kryetarit të ShBA-ve ai riaktivizohet në politikë dhe ka postin e sekretarit të mbrojtjes që nga 20 janar 2001. Ai është më i moshuari me këtë post, por ishte poashtu po në këtë post më i riu prej 1975 deri 1977 gjatë presidencës së Gerald Ford.
Rumsfeld është i martuar me Joyce Pierson që nga viti 1954, me të cilën i ka tre fëmijë.
Shiko dhe
George W. Bush
Neokonservatorizmi
Referime
Politikanë amerikanë
Biznesmenë amerikanë
Politikanë gjermanë
Biznesmenë
Konservatorizmi |
3552 | Greva është një ndalim i punës së punëtorëve i shkaktuar nga refuzimi masiv i punonjësve për të punuar . Një grevë zakonisht zhvillohet në përgjigje të ankesave të punonjësve. Grevat u bënë të zakonshme gjatë Revolucionit Industrial, kur puna masive u bë e rëndësishme në fabrika dhe miniera. Ndërsa greva u bë një praktikë më e zakonshme e kohës, qeveritë shpesh shtyheshin të vepronin (qoftë nga biznesi privat ose nga punëtorët e sindikatave). Kur ndodhte ndërhyrja e qeverisë, ajo ishte rrallë neutrale ose miqësore. Sulmet e hershme shpesh konsideroheshin si komplote të paligjshme, ose veprime kundër kartelit konkurrues dhe shumë prej tyre ishin subjekt i shtypjes masive ligjore nga policia e shtetit, fuqia ushtarake federale dhe gjykatat federale. Shumë vende perëndimore legalizuan goditjet në kushte të caktuara në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.
Hyrje
Grevat përdoren ndonjëherë për t'i bërë presion qeverive që të ndryshojnë politikat e tyre karshi punonjësve. Herë pas here, grevat destabilizojnë sundimin e një partie apo sunduesi të caktuar politik; në raste të tilla, grevat janë shpesh pjesë e një lëvizjeje më të gjerë shoqërore që merr formën e një fushate të rezistencës civile. Shembuj të dukshëm janë kantieri i anijeve në Gdańsk i vitit 1980 dhe Greva Paralajmëruese e vitit 1981, e udhëhequr nga Lech Wałęsa. Këto goditje ishin domethënëse në fushatën e gjatë të rezistencës civile për ndryshime politike në Poloni dhe ishin një përpjekje e rëndësishme mobilizuese që kontribuoi në rënien e Perdes së Hekurt dhe fundin e sundimit të partisë komuniste në Evropën Lindore.
Historia
Tregimi i parë historikisht i sigurt i aksionit të grevës ishte nga fundi i dinastisë së 20-të, nën sundimin e faraonit Ramses III në Egjiptin e lashtë më 14 nëntor 1152 p.e.s. Artizanët e Nekropolit Mbretëror në Deir el-Medina u larguan nga puna sepse nuk ishin paguar. Fill pas kësaj autoritetet egjiptiane i ngritën pagat.
Burimi i parë hebre për idenë e një greve të punës shfaqet në Talmud, i cili përshkruan se bukëpjekësit që përgatitnin bukën e ekspozimit për altarin hynë në grevë.
Një paraardhës i hershëm i grevës së përgjithshme mund të ketë qenë secessio plebis në Romën e lashtë. Në veprën me titull The Outline of History, H.G. Wells e karakterizoi këtë ngjarje si "grevë e përgjithshme e plebejve ; plebejasit duket se janë ata që kanë shpikur grevën, e cila tani shfaqet për herë të parë në histori". Greva e tyre e parë ndodhi sepse ata "panë me indinjatë miqtë e tyre, të cilët shpesh i kishin shërbyer me guxim shtetit në legjione, të lidhur në zinxhirë dhe të kthyer në skllavëri me kërkesën e kreditorëve patricë".
Aksioni i grevës u bë një tipar i peizazhit politik vetëm me fillimin e Revolucionit Industrial . Për herë të parë në histori, një numër i madh njerëzish ishin anëtarë të klasës punëtore industriale; ata jetonin në qyteza dhe qytete, duke shkëmbyer punën e tyre me pagesë. Në vitet 1830, kur lëvizja çartiste ishte në kulmin e saj në Britani, një 'ndërgjegje e vërtetë dhe e përhapur e punëtorëve' po zgjohej. Në vitin 1838, një komitet i Shoqërisë Statistikore të Londrës "përdori pyetësorin e parë me shkrim. . . Komiteti përgatiti dhe shtypi një listë pyetjesh 'të dizajnuara për të nxjerrë historinë e plotë dhe të paanshme të grevave'"
Në vitin 1842, kërkesat për paga dhe kushte më të drejta në shumë industri të ndryshme më në fund shpërthyen në grevën e parë të përgjithshme moderne. Pasi peticioni i dytë çartist u paraqit në Parlament në prill 1842 dhe u refuzua, dhe si rezultat greva filloi në minierat e qymyrit të Staffordshire, Angli, dhe shpejt u përhap nëpër Britani duke prekur fabrikat, mullinjtë e pambukut në Lancashire dhe minierat e qymyrit nga Dundee deri në Uellsin Jugor dhe Cornwall . Në vend që të ishte një kryengritje spontane e masave kryengritëse, greva ishte e motivuar politikisht dhe u nxit nga një axhendë për të përfituar lëshime tjera. Ndoshta sa gjysma e fuqisë punëtore të atëhershme industriale ishte në grevë në kulmin e sajdiku mbi 500,000 punonjës. Udhëheqja vendase krijoi një traditë në rritje të klasës punëtore për të organizuar politikisht ndjekësit e tyre për të ngritur një sfidë të artikuluar ndaj establishmentit kapitalist, politik. Friedrich Engels, një vëzhgues në Londër në atë kohë, shkroi:nga numri i saj, kjo klasë është bërë më e fuqishmja në Angli dhe mjerë anglezët e pasur kur të bëhen të vetëdijshëm për këtë fakt. . . Proletari anglez sapo po ndërgjegjësohet për fuqinë e tij dhe frytet e kësaj ndërgjegjeje ishin trazirat e verës së kaluar. Ndërsa shekulli i 19-të përparonte, grevat u bënë një pjesë e marrëdhënieve industriale në të gjithë botën e industrializuar, pasi punëtorët u organizuan për të negociuar kolektivisht për paga dhe standarde më të mira me punëdhënësit e tyre. Karl Marksi ka dënuar teorinë e Pierre-Joseph Proudhon që kriminalizon aksionin e goditjes në veprën e tij Varfëria e Filozofisë .
Në vitin 1937 pati gjithsej 4740 greva në Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte vala më e madhe e grevave në historinë amerikane të punës . Numri i grevave dhe bllokimeve të mëdha në SHBA ra me 97% nga 381 në 1970 në 187 në 1980 në vetëm 11 në 2010. Kompanitë kundërshtuan kërcënimin e një greve duke kërcënuar se do të mbyllnin ose zhvendosnin një fabrikë.
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i miratuar në vitin 1967, siguron të drejtën e grevës në nenin 8. Karta Sociale Evropiane, e miratuar në vitin 1961, siguron gjithashtu të drejtën e grevës në nenin 6.
Greva e Farahut, 1972–1974, e cilësuar si "greva e shekullit", u organizua dhe u drejtua nga gra meksikane amerikane kryesisht në El Paso, Teksas.
Që nga vitet 1990, aksionet e grevës në përgjithësi kanë rënë më tej, një fenomen që mund t'i atribuohet kostove më të ulëta të informacionit (dhe si rrjedhim aksesit më të lehtë në informacionin mbi qiratë ekonomike) të mundësuar nga kompjuterizimi. Në Shtetet e Bashkuara, numri i punëtorëve të përfshirë në ndalesa të mëdha të punës (duke përfshirë grevat dhe, më rrallë, bllokimet) që përfshinin të paktën një mijë punëtorë për të paktën një turn të plotë, përgjithësisht ra nga viti 1973 në 2017 (që përkon me një rënie të përgjithshme në anëtarësimin e përgjithshëm në sindikatë), përpara se të rritet ndjeshëm në vitin 2018 dhe 2019. Në periudhën 2018 dhe 2019, 3.1% e anëtarëve të sindikatave u përfshinë mesatarisht në një ndërprerje pune për çdo vit, këto greva gjithashtu përmbanin më shumë punëtorë se kurrë të regjistruar me një mesatare prej 20,000 punëtorësh që merrnin pjesë në çdo ndërprerje të madhe të punës në vitet 2018 dhe 2019. Raporti, Rritja e vazhdueshme e aktivitetit të grevës sinjalizon pakënaqësinë e punëtorëve me rritjen e pagave, Instituti i Politikave Ekonomike (11 shkurt 2020).
Për periudhën nga viti 1996 deri në vitin 2000, dhjetë vendet me më së shumti greva (të matur me numrin mesatar të ditëve të papunuara për çdo 1000 punonjës) ishin si më poshtë:
Filma kushtuar grevës
Dokumentar
Final Offer (Oferta Përfundimtare)Një vështrim në negociatat e kontratës të vitit 1984 midis General Motors dhe bashkimit të tij.
Harlan County, SHBA, Regjisor: Barbara Kopple, SHBA 1976–Një film dokumentar për një grevë shumë të gjatë dhe të hidhur të minatorëve të qymyrit në Kentaki
American Dream , Regjisori: Barbara Kopple, SHBA 1990Një film dokumentar rreth goditjes së pasuksesshme të paketuesit të mishit të viteve 1985–1986 kundër Hormel Foods në Austin, Minesota .
Jimmy Hoffa, një lider i sindikatave të punës që drejtoi sindikatat e Vëllazërisë Ndërkombëtare të Teamsters (IBT) nga 1958 deri në 1971, u portretizua nga Robert Blake në filmin televiziv të vitit 1983 Blood Feud, Trey Wilson në mini-serialin televiziv të 1985 Robert Kennedy & His Times . dhe nga Jack Nicholson në filmin biografik të vitit 1992 Hoffa .
Newsies, një film i Disney -t i bazuar në Strike të Newsboys të vitit 1899 me regji nga Kenny Ortega dhe muzikë të kompozuar nga Alan Menken .
Bastard Boys, Një mini-serial i bazuar në mosmarrëveshjen ujore Australiane të vitit 1998 .
Made in Dagenham, Një film për grevën e punonjëseve femra në kompaninë Ford Motor në MB.
The Great Grunwick Strike 1976-1978 Regjisori: Chris Thomas, Brent Trades Union Council (film 2007)
Fiksion
Statschka ("Strike"), Regjisor: Sergei Eisenstein, Bashkimi Sovjetik 1924
Brüder ("Vëllai"), Regjisor: Werner Hochbaum, Gjermani 1929–Në grevën e përgjithshme në portin e Hamburgut, Gjermani në 1896/97
The Stars Look Down, Regjisori: Carol Reed, Angli 1939Film rreth një greve mbi standardet e sigurisë në një minierë qymyri në Anglinë Verilindorebazuar në romanin Cronin
The Grapes of Wrath një film i vitit 1940 nga John Ford përfshin përshkrimin e punëtorëve migrantë në grevë dhe thyerjen e tij të dhunshme nga punëdhënësit, të ndihmuar nga policia. Bazuar në romanin e John Steinbeck .
Salt of the Earth, Regjisori: Herbert J. Biberman, SHBA 1953–Rrëfim i trilluar i një greve të vërtetë të minatorëve të zinkut në Silver City, New Mexico, në të cilën gratë morën përsipër linjat e kunjave për të anashkaluar një urdhër që ndalonte "minatorët grevistë" nga pronë e kompanisë. Gratë greviste u luajtën kryesisht nga anëtarë të vërtetë të grevës dhe një grua u deportua në Meksikë gjatë xhirimeve. Organizatori i sindikatës Clinton Jencks (nga Jencks v. Fama e Shteteve të Bashkuara ) gjithashtu mori pjesë.
The Molly Maguires, Regjisori: Martin Ritt, film i vitit 1970 me Sean Connery dhe Richard Harris. E frustruar nga dështimi i aksionit të grevës për të arritur objektivat e tyre industriale, një shoqëri sekrete mes minatorëve të qymyrit në Pensilvani saboton minierën me eksplozivë në përpjekje për të marrë atë që veprimi i tyre industrial nuk arriti të arrinte. Një agjent Pinkerton depërton në to.
FIST, Regjisori: Norman Jewison, 1978bazuar në sindikatat e Teamsters dhe ish-presidentit Jimmy Hoffa.
Norma Rae, Regjisori: Martin Ritt, 1979.
Matewan, Regjisori: John Sayles, 1987rrëfim i vlerësuar nga kritika për një grevë të punëtorëve të minierës së qymyrit dhe përpjekje për t'u bashkuar me sindikata në vitin 1920 në Matewan, një qytet i vogël në kodrat e Virxhinias Perëndimore .
Made in Dagenham, 2010bazuar në grevën në uzinën e Fords në Dagenham, Angli, Britani e Madhe, e cila fitoi pagë të barabartë për punëtorët femra.* Sindikata
Shih edhe
Sindikata
Sindikalizmi
Organizata Ndërkombëtare e Punës
Konfederata e Sindikatave Evropiane
Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave
Literatura
Norwood, Stephen H. Strikebreaking and Intimidation. Chapel Hill, N.C.: University of North Carolina Press, 2002. ISBN 0-8078-2705-3
Montgomery, David. "Strikes in Nineteenth-Century America," Social Science History (1980) 4#1 pp. 81–104 in JSTOR, includes some comparative data
Silver, Beverly J. Forces of Labor: Workers' Movements and Globalization Since 1870. New York: Cambridge University Press, 2003. ISBN 0-521-52077-0
Referime |
3553 | Sindikata është një grup i vet-organizuar individësh, kompanish, korporatash apo entitetesh të tjera që kanë si qëllim ndjekjen e një interesi të përbashkët. Më shpesh interesi është rritja e fitimeve të anëtarëve që bëjnë pjesë në sindikatë. |
3554 | Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" (UP) është universitet publik ne Prishtine, Kosovë. Universiteti i Prishtinës (1969–99) ishte universiteti me i madh dhe me i vjetër në Kosovë.
Historiku
Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.
Fakultetet
Fakulteti Filozofik i UP-së
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
Fakulteti i Filologjisë
Fakulteti Juridik
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti i Arteve
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë
Fakulteti i Kulturës Fizike
Fakulteti i Edukimit (Dega Prishtine, Gjakove, Prizren, Gjilan)
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
Fakulteti i Gazetarisë
Bashkepunime
Universiteti i Prishtinës është anetarë i plotë i Asociacionit te Universiteteve Evropiane
Doctor Honoris Causa
1975 - Josip Broz Tito – Jugosllavi (Kryetar i ish-Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë)
1976 - Fakhruddin Ali Ahmed – Indi (Kryetar i Republikës së Indisë)
1987 - Dragiša Ivanović – Jugosllavi (Profesor i Universitetit të Beogradit)
2001 - Michael Weninger – Austri (Ambasador i Austrisë në Beograd)
2002 - Bernard Kouchner – Francë ( Kryeadministrator i OKB-së në Kosovë)
2003 - William Kerr – SHBA (Kryetar i Kolegjit La Roche)
2003 - Bill Clinton – SHBA (President)
2003 - Ismail Kadare - Shkrimtar shqiptar
2004 - Wolfgang Benedek – Austri (Profesor në Fakultetin Juridik, Grac, Austri)
2008 - Bamir Topi – Shqipëri (President i Republikës së Shqipërisë)
2009 - Erhard Busek – Austri (Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Salzburg, Austri)
2009 - Sali Berisha – Shqipëri (Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
2009 - Albert Rohan – Austri (Ambasador)
2010 - Tony Blair – Mbretëria e Bashkuar (Kryeministër)
2010 - Doris Pack – Gjermani (Anëtare e Parlamentit Evropian)
2010 - Recep Tayyip Erdogan – Turqi ( Kryeministër i Republikës së Turqisë)
2011 - Adem Demaçi – Republika e Kosovës (Veprimtar i Çështjes Kombëtare)
2012 - Noel Malcolm – Mbretëria e Bashkuar (historian eminent)
Anëtar nderi
Ali Hadri, akademik
Dervish Rozhaja, akademik
Ejup Statovci, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës
Eshref Ademaj, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
Fehmi Agani, akademik
Gazmend Zajmi, akademik
Ukshin Hoti, anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës.
Ish-studente te njohur
Fehmi Agani, doktoruar ne sociologji më 1973 në Fakultetin Filozofik.
Shih edhe
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Novi Pazarit
Universiteti Shtetëror i Tetovës
Universiteti i Evropës Juglindore
Rrjeti i Universiteteve të Ballkanit
Universiteti Veror i Prishtinës
Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare
Lidhje të jashtme
Faqja Zyrtare
Referime
Universitete në Kosovë
Arsimi në Prishtinë
Arsimi i Lartë në Kosovë |
3555 | Naftësjellësi AMBO është inciaiv për ndërtimin e naftësjellësit nga Burgasi deri në Vlorë. Shtete antare janë Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.
Shih edhe
Nafta
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut
Bullgari
Ekonomia e Shqipërisë |
3562 |
Ngjarje
1981 - Organizohen demostratat e para shqiptare në Bern të Zvicër.
1992 - "Euro Disney", park argëtues - hapet në afërsi të Parisit
Lindje
1357 - João I, mbret i Portugalisë (vdiq më 1433)
1872 - Aleksandër Stavre Drenova, poet, publicist dhe patriot
1943 - Mark Strand, poet amerikan
1958 - Genc Ruli, politikan shqiptar
1973 - Miranda Hashani, Kengetare
Vdekje
1943 - Ndok Gjeloshi, veprimtar aktiv Politik dhe Kapiten i forcave Ushtarake Shqiptare
1985 - Derivsh Shaqa rapsod i njohur shqiptare
1985 - Enver Hoxha, udhëheqës e Shqiperisë komuniste (lindi më 1908)
1999 - U vra Agim Ramadani Komandat ne UÇK dhe Shkirmatar,Poet,Piktor shqiptar.
Festa dhe përvjetore
Kosta Rika - Dita e betejës në Rivas
Prill |
3563 | Tibeti është i vendosur në mes dy qendrave të kulturës antike, Indisë dhe Kinës, por pozita e tij në rrafshnaltën e Tibetit e ka izoluar atë nga që të dyja. Nuk dihet nëse tibetasit kane origjinë nga Azia Qendrore apo Azia Lindore, por ata ndajnë trashëgimin gjuhësore me kinezët dhe burmasit, duke sugjeruar kështu një burim të përbashkët të të tri gjuhëve. Sigurisht se një kulturë dhe gjuhë tibetase e pavarur ka ekzistuar qysh nga fillimi i historisë.
Mbretëria e lashtë
Pak dihet për Tibetin e para shekullit 7 e.r., kur Budizmi u përhap nga misionar nga India nëpërmjet Gandhara, i cili po ashtu zhvilloj alfabetin për gjuhën e Tibetit dhe në këtë mënyrë inicioj regjistrimin e historisë në këtë regjion.
Një seri mbretërish tibetas në mes shekujve 8 dhe 10 krijuan një mbretëri të fortë e cila mbështeti Budizmin dhe shkrim e këndimin, si dhe bëri luftëra të suksesshme ndaj Kinës në veri dhe shteteve indiane në jug.
Songsten Gampo (557?-649 ose 650 e.r), ishte i pari mbret që arriti të bashkoj një numër mbretërish dhe të pushtoj të tjerat, duke krijuar kështu Perandorinë Tibetase.
Songsten Gampo ishte i aftë si në diplomaci ashtu dhe në fushëbetejë. Dikur para vitit 624 ai martoj vajzën e Mbretit Amshuvarman (s. 576-621?), e cila ishte budiste.
Songsten Gampo transferoj oborrin e tij nga selia tradicionale në luginën Yarlung për në lokacionin e Lasës së sotme.
Më 634, ai mundi popullin Tuyuhun, të cilët jetonin rreth Liqenit Koko Nur, në këndin veri-lindor të Tibetit. Ky popull kontrollonte rrugë të rëndësishme tregtare me Kinën.
Të dhënat kineze thonë se ambasadori i parë nga Tibeti arriti më 634 duke kërkuar dorën e ndonjë princeshe kineze. Kina refuzoj këtë kërkesë për disa vjet.
Sundimi i Songsten Gampos jo vetëm që solli krijimin e perandorisë, por edhe zhvillimin e alfabetit për shkrimin e tibetishtes, shkrimet e para tibetase, përkthimet, dhe krijimin e kushtetutës. Në këtë kohë u hodh edhe baza për futjen e Budizmit në Tibet.
Më 764, trupat e Tibetit pushtuan Chang'an për pesëmbëdhjetë ditë, ku instaluan një perandor të mitur. Sundimi Tibetas shtrihej në jug deri në Bengal dhe në veri deri në Mongoli. Në përgjithësi, tibetasit u përballën dhe shkaktuan kërcënim më të madh ushtarak ndaj Kinës se sa Indisë për shkak të mbrojtjes natyrore nga Himalajet; kështu Kina quhej Gyanáa që do të thotë Perandoria e Zezë, ndërsa India quhej Gyagáar, që do të thotë Perandoria e Bardhë.
Lamaizmi, sistem i sundimit nga një kastë e murgjve budist të quajtur lama, filloj të zhvillohej kur mbretëria tibetase u dobësua dhe u nda në shekullin e 10-të. Ndërsa prestigji i mbretërve po ulej, ajo e lamave u rrite. Në shekullin e 13te Tibeti u pushtua nga udhëheqësi mongol Xhingis Kani, i cili drejtoj Tibetin nëpërmjet një qeverie kukull.
Tibeti, vendi i Legjendes dhe Misterit
Kur dikush kërkon Tibetin apo ‘’Catinë e Botës’’ sic ndryshe quhet, do të gjendet në rrugë që ngjiten deri në 6000 metra lartësi, për të arritur në një zonë unike në botë që rrethohet nga vargmale që arrijnë deri në 9000 metra lartësi. Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të 18, Tibeti filloi të bëhej i njohur gjërë e gjatë botës. Kjo sigurisht nuk do të thotë se ishte krejt i panjohur më parë. Përkundrazi, ishte i njohur që nga kohët e lashta, por të drejtën e hyrjes në këtë mbretëri e kishin nje numër i vogël klerikësh – të cilët ishin initacionuar dhe zotëronin dituritë e nevojshme, dhe një numër akoma më i paktë Adeptosh (initacionantë të shkallës së lartë).
Nuk është e vështirë të kuptojmë se cdo komb ka mënyrën e tij të menduarit. Ky është një rezultat i disa faktorëve ku në ndikimin e tyre u zhvillua qytetërimi, feja, dhe historia e këtij kombi. Akoma edhe zona gjeografike ndikon shumë në mentalitetin e këtij populli që u zhvillua me kalimin e kohës, por edhe të gjithë faktorët e tjerë që studjuesit kanë futur ne emërimin e përgjithshëm ‘’faktorët teorike të Historisë’’.
Populli tibetian u influencua shumë nga faktori vendimtar gjeografik i tij : malet e Himalajeve. Ky fakt natyral mbajti Tibetianët të ndarë nga pjesa tjetër e qytetërimit njerëzor për shekuj të tërë. Ishte shumë e vështirë të arrinte dikush tek ato male të bardha , me një klimë të thatë dhe shumë të ftohtë, që shumë pak njerëz mund ta duronin. Këtij internimi natyral ju shtua edhe një faktor tjetër, konceptimet e vetë udhëheqësve të Tibetit të cilët mendonin se ishin shumë pak gjërat pozitive qe mund te prisnin nga popujt e tjerë kufitarë. Kështu, përvec Budizmit, asnjë influencë e huaj nuk penetroi për shekuj të tërë, në këtë kështjellë shpirtërore kufitare. Budizmi u bë feja zyrtare vetëm pas shekullit të 8.
Tibetianët nuk mendohen për të vërtetat, por i përjetojnë ato. Nuk flasin per Perënditë, duke u munduar ti zbresin ato në Tokë : por janë vetë ata qe mundohen të lartësohen dhe të ngjiten drejt Qiellit. Dhe kjo rrugë ndiqet nëpërmes një morali shumë të ashpër dhe të fortë. Për këto dy arsye kryesore , do të dallojmë një ndryshim formal midis Filozofisë së Tibetit në krahasim me atë të Indisë, që shfaqet tek ‘’Bagavat Gita’’. Në të vërtetë flasin për të njëjtat gjëra, por mentaliteti Tibetian , hoqi nga mënyra e të menduarit të Indisë, karakteristikën e ëmbëlsisë, dhe mbështjelljen atësore të saj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Tibetianët janë njerëz të ftohtë dhe cnjerëzorë. Përkundrazi, nëse do të lexojmë poezite e tyre, do të mund të kuptojmë bukurinë , harmoninë dhe njerëzinë që ata njerëz fshehin brenda tyre.
Në ato vende mbretëronte dikur Feja e Diturisë, e cila me kalimin e kohës u fsheh gjithmonë e më tepër, derisa nga ajo mbeti vetëm lëvozhga e jashtme me paragjykimet dogmatike , magjitë e zeza të kultit Dug – Pa , një lloj magjistarësh të zinj. Dhe përfundimisht u humb fare, atëherë kur Tibeti u pushtua nga trupat e Kinës Komuniste.
Tibeti, vendi i Legjendës dhe Misterit, ne te gjetën strehë Dituritë Initacionuese pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit. Faza e vështirë e okupimit të saj nuk e pengoi atë vend të linte pas nje trashëgimni të pasur me disa nga Doktrinat më të larta dhe vepra, që u shpëtuan nga Përmbytja , e cila kishte fundosur qytetërimin e Atlantidës, mijra vjet më parë. Një nga këto vepra është dhe ‘’Libri i Urdhrave të Artë’’, të cilit i përket dhe pjesa e mrekullueshme ‘’Zëri i Heshtjes’’. Akoma dhe nëse dikush do ti afrohej kësaj vepre vetëm në sipërfaqe, ‘’Zëri i Heshtjes’’ është një nga veprat më të shkëlqyeshme të letërsisë lindore. Në perëndim u bë e njohur dhe u përkthye nga personaliteti i vecantë i Helena Petrovna Blavatski.
Nëse flasim për Tibetin, nuk mund të mos përmendim Lasën, kryeqytetin e tij, qytetin e shenjtë, selinë e Dalai ‘’Oqean’’ Lamës (Lideri Shpirtëror dhe politik), mishërimin e gjallë të Budës. Ekzistojnë raporte për disa tunele nëntokësore që lidhin pallatin Potala, shtëpinë e Dalai Lamës me një mbretëri apokrifike ku jetojnë njerëz të një niveli superior zhvillimi shpirtëror, dhe se aty gjendet Mbreti i Botës, zoti i tokës, i cili banon në qytetin sekret të Saballah, qyteti brendësor i Lasës.
Kur Dalali Lama vdes, pasardhësi i tij gjendet me një mënyrë prototipe. Shpirti i tij mishërohet menjëherë tek trupi i një fëmije që Lamat njohin falë disa shenjave, dhe kur fëmija do të njihet si rimishërimi i Njeriut të Shenjtë, atëherë deklarohet si pasardhës i Dalai Lamës.
Si edhe shumë popuj të tjerë, tibetianët kanë si monument të lashtë një Gur, Do Ring që ndodhet në qendër të Lasës. Një gur që shërben për tju kujtuar tibetianëve marrëveshjen e lashtë, dhe për të dhënë simbolin material të fatit të Tibetit.
Akoma dhe sot Tibeti mbetet i mbështjellur me një avër të fortë misteri. Disa njerëz të ditur thonë se në Tibet ndodhej deri pak kohë më parë ‘’ Kërthiza e Botës’’: domethënë Qendra Shpirtërore, nga e cila vjen njeriu. Të njëjtën gjë deklarojnë grekët për Delfët, Egjiptianët për Piramidat dhe Inkasit përvec të tjerëve, për kryeqytetin e tyre Kuzkon. Tradita të tjera thonë se aty ruhen objektet më të lashta që mund të imagjinojë cdo njeri, ashtu si dhe libra të shkruara në gjethe palmash dhe libra të tjerë të shkruar mbi gurë. Tekste Kiuti, të cilat janë përpunuar alkimikisht dhe nuk mund të shkatërrohen me asnjë nga metodat e njohura (ujë, zjarr, acid etj), tekste të shkruara në një gjuhë shumë të vjetër që quhet Senzar (gjuhë hieroglifesh). Libra që përmbajnë historinë e njerëzimeve të ndryshme dhe diturive shumë sekrete, që akoma shkenca bashkëkohore dhe teknologjia nuk ka arritur të konceptojë. Tradita të tjera na flasin për ekzistimin e të ashtuquajturve ‘’Jogi të Maleve të Bardha’’, qëniesh hyjnore që vigjilojnë për zhvillimin e njerëzimit.
Sigurisht për të folur për këto tekste, duhet të përmendim Blavatskin, një nga personalitetet me të njohura të esoterizmit në Perëndimin e shekujve të fundit. Ajo midis viteve 1856 – 1870 vizitoi 3 herë Tibetin, dhe ishte pikërisht ajo e cila zbuloi librin ndoshta më të vjetër në botë ku përfshiheshin sekrete thelbësore. Ku libër quhej ‘’Stanza e Dzianevë’’ (Reflektim mbi Dijen Hyjnore’’. Libri i Parë i Dzianëve i referohet Kosmogjenesit ose lindjes dhe zhvillimit të universit. Ngjan shumë me numerologjinë e Pitagorës por edhe me shume doktrina të tjera të lashta, pasi këto njohuri ishin familjare per të gjithë Initacionantët e mëdhenj.
Përshkruan me figura simbolike, principin zanafillës, gjithmonëekzistuesin MAHAPURUSA- ATIN, i cili penetron brenda GJENDJES ABSOLUTE – MULAPRAKRITI – NËNA dhe nga ky bashkim i këtyre principeve lind Universi –Trupi i Gjithësisë. Pas një distance kohore të gjatë ku do të fillojë numërimi i përsëmbrapësht për tu rikthyer përsëri në fazën zanafillase PRALAJA – GJUMË.
Stanza – libri i dytë merret me Antropogenesin ose lindjen dhe zhvillimin e njeriut. Thotë se njeriu fillimisht është Shpirt dhe pas material dhe se në totalin e tij ka një përbërjë shtatëshe, domethënë përvec trupit të tij fizik ka edhe 6 ‘’trupa’’ të tjerë. Një gjë të tillë shpreh edhe shumica e qytetërimeve të lashtë initacionantë. Gjithashtu thotë se shpirti i njeriut kalon nga mishërime – cmishërime të njëpasnjëshme (rimishërimi) me qëllim individualizimin e cdo shpirti njerëzor që do të thotë clirimin nga Karma. Gjithashtu thotë se njeriu është më i vjetër se cdo lloj gjitari tjetër, dicka me të cilën bien dakort edhe matjet e ADN kohore. Dhe e fundit është se flasin për Drejtuesit – mbretërit e parë të njerëzve të cilët nuk ishin njerëz të thjeshtë, por Perëndi të mishëruara. Këto doktrina për Tibetianët janë një mënyrë jetese, dhe kjo provohet edhe sepse ata nuk e kanë frikë vdekjen, pasi sic thonë edhe vetë, ata jetuan me këto rregulla dhe do të shpërblehen për një gjë të tillë.
Këto ishin vetëm pak fjalë për të përshkruar Tibetin, vendin e Legjendës dhe të Misterit, ‘’Kërthizën e fundit të Botës’’ , kështjellën e fundit shpirtërore të njerëzimit. Ky artikull është thjesht një hyrje në këtë botë misterioze të Tibetit, por mos harroni , nje vepër ka hyrjen, temën kryesore dhe epilogun……
Sundimi i lamave
Humbja e sovranitetit politik i forcoj lamat edhe më, duke i bërë ata sunduesit e vërtetë të vendit. Në shekullin e 13-të, Kubla Kan imponoj sistemin e Lamave të Mëdhenj në Tibet. Lamat e Mëdhenj pasonin njëri-tjetrin nëpërmjet rimëshirimit: kur një Lamë i Madh vdiste, një fëmijë deklarohej të jetë rimëshirim i tij, dhe rritej si trashëgimtar. Kishte shumë lama të këtij lloji por në një moshë të caktuar nëpërmjet tërheqjes se shortit prej Vazos Benba të Arit të Shenjte, njëri prej tyre zgjedhej të jetë Dalai Lama Vajradhara, apo Lama Gjithëpërfshirës - Mbajtësi i Vetëtimës.
Dalai Lama i Pestë, Lobsang Gyatso, i njohur si i Pesti i Madh, rifitoj sovranitetin tibetas, dhe në fakt vendosi autoritetit e tij religjioz mbi sunduesit e mëhershëm të Tibetit, Mongolet. Ai ndërtoj Pallatin Potala në Lasa, i cili u bë seli e sistemit lamaist për qeverisje religjioze si dhe laike. Më 1653, Lobsang Gyatso vizitoj Shunzhi, Perandorin e Kinës në Pekin, ku ju konfirmua statusi dhe titulli. Dalai Lama i gjashtë u hoq nga murgj me të ulët për veprime të parregullta dhe vdiq në Pekin ndërsa po vizitonte Perandorin për t’i uruar ditëlindjen. Si rezultat, në Pekin mbet edhe Vazoja Benba e Arit të Shenjte me të cilën zgjidheshin rimëshrimet. Më 1713 Perandori i japi titullin Panchen Erdeni Panchen Lamës së Pestë, dhe deklaroi se më i vjetri ndërmjet Panchen dhe Dalai do të jetë mësues i më të riut.
Gjatë vizitës së të Pestit të Madh, evropianët e parë vizituan Tibetin. Dy misionar Jezuit , Johanes Gruber dhe Albert D’Orville mbërritën në Lasa më 1661. Ata përshkruan Dalai Lamën si “babë-Zot djallëzor ndaj atyre që refuzojnë ta adhurojnë. Këta dy, dhe misionar tjerë të krishterë, nuk arritën të konvertojnë ndonjë tibetas deri sa u dëbuan më 1745.
Pas vdekjes së të Pestit të Madh më 1680, fuqia e Dalai Lamave ra kurse fuqia në rritje e Perandorisë Kineze u ndje gjithmonë e më shume në Tibet. Nga fillimi i shekullit 18 Kina vendosi të drejtën për të pasur komisionar, të quajtur Amban, me qëndrim në Lasa. Kur tibetasit u rebeluan kundër kinezëve me 1750 dhe vranë Ambanët, ushtria kineze hyri në vend për ta rivendosur autoritetin kinez. Si rezultat, tibetasit, sipas kinezëve, edhe njëherë e konfirmuan vetveten si të nënshtruar të Perandorisë së Kinës dhe Ambanët e rinj u instaluan. Megjithatë, Kina nuk u mundua të drejtoj jetën e përditshme në Tibet dhe qeveria e drejtuar nga Dalai Lama vepronte e pavarur nga opinioni kinez.
Sundimi kinez
Më 1788 shpërthej lufta ndërmjet tibetasve dhe popullsisë gurka të Nepalit, të cilët po shkelnin tokat tibetase. Pas fitores së përbashkët me kinezet dhe pushtimit të Nepalit, tibetasit u tërhoqën dhe mbyllen kufirin. Gjatë tërë shekullit 19 asnjë i huaj nuk e pa Lasën, disa madje edhe u vranë gjatë përpjekjes.
Në ndërkohë populli i Tibetit jetonte nën një sistem feudal të drejtuar nga lamat. Manastiret e mëdhenj posedonin shumicën e tokave, kontrollonin gjithë edukimin , dhe shumicën e ekonomisë. Përveç një tregtie të vogël me Indin, Turkestanin, dhe Kinën, tregtia e jashtme pothuajse nuk ekzistonte. Dalai Lama njihej si më i rëndësishmi i lamave por fuqia e tij ngrihej e ulej sipas aftësive personale. Sistemi i mëshirimit bënte që për një periudhë të gjatë Dalai Lama ishte i mitur ndërsa Panchen Lama kishte pushtetin nën patronazhin kinez.
Në shekullit e 19te, u zgjua interesi britanik për Tibetin. Nga frika e hyrjes së Rusisë në këtë zonë, Britania kërkon nga Kina dhe Tibeti të nënshkruajnë një traktat për tregti, e cila refuzohet. Më 1904 një forcë britanike më ushtar indian kap Lasën pas luftimeve të lehta.
Ndikimi britanik
Dalai Lama i 13-të iku në Mongoli, kështu që britanikët imponuan një traktat në autoritetin që kishte mbet në Lasa. Ata kërkuar që Tibeti ta hapë kufirin me Indinë Britanike, të lejoj tregtarët britanik dhe indian të udhëtojnë lirisht, mos të vendos doganë në tregtinë me Indinë dhe mos të filloj lidhje me asnjë fuqi të huaj pa lejen britanike.
Më 1907 një traktat ndërmjet Britanisë, Kinës, dhe Rusisë e njohu sovranitetin kinez mbi Tibetin. Për herë të parë më 1910 kinezët dërguan një ekspeditë ushtarake për të vendosur sundimin e drejtpërdrejte kinez në Tibet. Dalai Lama iku kësaj here në Indi. Por kur revolucioni shpërthej në Kinë më 1911, trupat kineze u tërhoqën, dhe Dalai Lama u kthye në Lasa për të rivendosur fuqinë e tij. Më 1913, Tibeti dhe Mongolia nënshkruan marrëveshjen duke deklaruar pavarësinë e tyre nga Kina, dhe njohjen e ndërsjellë.
Shpërthimi i Luftë së Parë Botërore zhvendosi vëmendjen e të huajve nga Tibeti dhe Dalai Lama i 13-të sundoi pak a shume i papenguar gjer në vdekjen e tij më 1934. Në këtë kohë qeveria e Tibetit kontrollonte krahinat U-Tsang dhe Khami në perëndim të lumit Yangtze, përafërsisht kufijtë e njëjtë me Krahinën Autonome të Tibetit sot. Khami lindor dhe Amdo ishin nën kontrollin e dy komandantëve me etni kineze, respektivisht huite.
Gjatë 1920ave dhe 1930ave edhe pse Kina ishte e përçarë nga lufta civile dhe pastaj e penguar nga lufta anti-japoneze, kurrë nuk hoqi dore nga Tibeti. Fakti që Tenzin Giatso (Dalai Lama i 14-të ishte fëmijë e bënte pohimin e pavarësisë tibetase më të vështirë. Ai u vu në fron në Lasa më 1940, vetëm katër vjeçar, por nuk mundi të shkoj në Pekin sipas zakonit për shkak të okupimit japonez. Më 1947 një delegacion tibetas shkoj në Nankin për të marrë pjesë në formulimin e kushtetutës së re kineze.
Sundimi i përtërirë kinez
Regjimi komunist kinez i drejtuar nga Mao Cëdungu, i cili erdhi në fuqi në tetor 1949, nuk humbi kohë në zbatimin e pretendimit të tij mbi Tibetin. Më 1950 një ushtri Kineze hyri në perëndim të Khamit dhe U-Tsang ku hasi rezistencë të vogël, pasi Tibeti nuk kishte ushtri profesionale. Në maj 1951 një traktat i nënshkruar në fshehtësi nga përfaqësuesit e Dalai Lamës dhe qeverisë lokale lejoj okupimin ushtarak kinez dhe qeverisjen nga autoriteti i përbashkët kinezo-tibetas. Kinezët në këtë kohë nuk provuan të reformonin sistemin social dhe religjioz të Tibetit, së paku jo në zonë e kontrollit të qeverisë së Tibetit: U-Tsang dhe Khami perëndimor. Khami lindor dhe Amdo, jashtë kontrollit të qeverisë së Tibetit, trajtoheshin si të gjitha provincat kineze, dhe reforma e tokës filloj menjëherë, duke shkaktuar pakënaqësi në mesin e pronarëve të tokave.
Kinezët ndërtuan autostrada që mbërrinin Lasën e më vonë kufijtë indian, nepalez e pakistanez. Aristokracia tradicionale tibetise nuk u prek dhe u subvencionua nga kinezët, disa aristokrat tibetas madje shkonin me xhipet e tyre në Nepal për shopping.
Gjatë 1950ave, sundimi kinez u bë më shtypës, së paku ndaj lamave, të cilët shihnin se si fuqia e tyre sociale përfundimisht po thyhej nga sundimi i vazhdueshëm komunist. Para 1959tës, tokat e Tibetit, shumica e të cilëve posedoheshin nga lamat, punoheshin nga bujkrob, të cilët nganjëherë përballeshin me kushtet e vështira, sidomos nëse provonin të iknin. Para sundimit kinez, mbi 700,000 nga popullsia 1.2 milionëshe e Tibetit ishte në bujkrobëri.
Nga mesi i 1950ave shpërthyen trazirat në Khamin lindor dhe Amdo, ku reforma e tokës ishte zbatuar tërësisht. Këto rebelime përfundimisht u përhapën në Khamin perëndimor dhe në U-Tsang. Më 1959 (gjatë kohës së Great Leap Forward ), kinezët i tejkaluan normat duke e trajtuar Dalai Lamën, i cili tani ishte rritur, me harbutëri. Në disa pjesë të vendit, komunistë kinez u munduar të krijojnë komuna rurale, siç po ndodhte në Kinë. Këto ngjarje shkaktuar trazira në Lasa dhe pastaj rebelim të plotë.
Lëvizja rezistuese e Tibetit filloj me qëndresë të limituar ndaj okupimit kinez në fundin e 1950ave. Në fillim suksesi ishte i konsiderueshëm dhe me ndihmën e CIA-s shumica e jugut të Tibetit ra në duart e kryengritësve, por me okupimin e Lasës më 1959 forcat kryengritëse u tërhoqën në Nepal. Operacionet vazhduan nga Mbretëria gjysmë e pavarur e Mustangut me një forcë prej 2000 kryengritësve, shumica e tyre të stërvitur në Camp Hale afër Leadville, Kolorado. Më 1969, në mbrëmjen e fillimit të bisedimeve me Kinën të Henri Kisinxherit, përkrahja u tërhoq dhe qeveria Nepaleze e ndërpreu operacionin.
Rebelimi në Lasa u shtyp shumë shpejtë, kurse Dalai Lama iku në Indi, edhe pse rezistenca vazhdoj në pjesët tjera të vendit për disa vite. Panchen Lama u vendos drejtues kukull në Lasa kurse Kina morri qeverinë tibetase nën kontroll të drejtpërdrejtë. Më 1965 pjesa perëndimore të Tibetit historik u bë Krahinë Autonome e Republikës Popullore të Kinës. Pronat e manastireve u ndanë, vetë manastiret u mbyllen, dhe u fut shkollimi laik. Gjatë Revolucionit Kulturor, u organizua një fushatë vandalizmi kundër trashëgimisë budiste tibetase, kur edhe dhjetëra mijëra tibetas ikën në Indi.
Që nga 1979 politika kineze në Tibet është luhatur ndërmjet përmbajtjes dhe shtypjes. Shumica e lirive fetare zyrtarisht janë kthyer, përderisa lamat nuk e sfidojnë sundimin kinez. Të huajt mund të vizitojnë shumicën e vendit dhe dëshmia e sundimit të huaj fshehët nga vizitorët. Sikur në Kinë, ka pas reforma ekonomike por pothuajse aspak reforma politike. Kinezët kanë vendosur kolonë të etnisë kineze Han, duke e bërë kështu kthimin e pavarësisë së Tibetit pothuajse të pamundur.
Panchen Lama vdiq më 1989, dhe Dalai Lama dhe autoritetet kineze njohën rimëshirime të ndryshme. Dalai Lama emëroj Gedhun Choekyi Nyima si Panchen Lamën e 11të por pa konfirmim prej vazos, ndërsa autoritetet komunist e emërojnë një fëmijë tjetër Gyancain Norbu me short nga Vazo. Gyancain Norbu është duke u rritur Pekin dhe është paraqitur në mediat shtetërore. Gedhun Choekyi Nyima dhe familja e tij janë "zhdukur."
Dalai Lama tani është 70 vjeç, kështu që me vdekjen e tij një tjetër Dalai Lama fëmijë duhet të gjendet. Mirëpo, nën traditën lamaiste, Panchen Lama duhet ta verifikoj rimëshirimin e Dalai Lamës, i cili pastaj duhet të konfirmohet nga Vazoja, kështu që zgjedhja e Dalai Lamës do të jetë e hapur për manipulim nga qeveria.
Qeveritë e huaja vazhdojnë të protestojnë kohë pas kohe rreth disa aspekteve të qeverisjes kineze në Tibet. Mirëpo, të gjitha qeveritë njohin sovranitetin kinez mbi Tibetin, dhe asnjëra nuk njeh qeverinë e Dalai Lamës në mërgim në Indi. Dalai Lama respektohet si lider religjioz nga qeveritë e huaja, por pak vështrues të çështjeve tibetase besojnë se ai do të qeverisë prapë në Lasa.
Nyje të jashtme
Qeveria e Tibetit në Mërgim (anglisht)
Lëvizja Free Tibet (anglisht)
Friendly Feudalism: The Tibet Myth by Michael Parenti
Historia e Azisë
Tibet |
3564 | Lhasa është kryeqyteti historik dhe administrativ i Tibetit.
Historia e Lhasas
Lhasa është kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës. Qyteti zë një sipërfaqe prej 29 mijë e 52 kilometrash katrorë. Lhasa gjendet në veri të Malit Simalama. Gjithë vitin, Lhasa ka kohë të kthjelltë me pak reshje. Dimri nuk është shumë i ftohtë dhe vera nuk është e nxehtë. Klima e Lhasa përfshihet në klimën gjysmë të thatë të rafshnaltës, temperatura mesatare në vit është 7,4 gradë C. Redhjet përqendrohen në mujt korrik, gusht dhe shtator. Sasia mesatare e reshjeve është afro 500 milimetra në vit. Koha vjetore me diell është mbi 3 mijë orë, prandaj Lhasa konsiderohet si qytet i rrezes së diellit. Lhasa ka ajër të pastër, rreze të ndritura të diellit, ditë të ngrohtë dhe natë të freskët, qyteti është një vend i përshtatshëm për të kaluar pushimet veriore. Lhasa gjendet në rafshnaltën Çinhai-Tibei që quhet “Çatia e botës”, 3600 metra mbi nivelin e detit. Presioni atmosferik është i ulët, dëndësia e ajrit është e vogël dhe përqindja e oksigjenit në Lhasa është 25%-30% më e ulët se në krahinat e brendshme të Kinës. Ata që shkojnë për herë të parë në Lhasa, vuajnë në shkallë të ndryshme nga reaksioni i rafshnaltës, nga shimbja e kokës ose nga frymëmarrja intensive. Prandaj, ditën e parë gjatë turizmit në Lhasa, turistët duhet të bëjnë pushim të përshtatshëm dhe pak nga pak ato reaksione mund të zbuten ose të zhduken. Muajt nga prilli deri në tetor, janë stina më e mirë e turizmit në tibet. Në gjuhën tibetiane, Lhasa është vendi ku banojnë shenjtorët. Lhasa ka një histori të gjatë dhe kulturë të theksuar fetare. Brenda qytetit të Lhasa ka pejsazhe turistike, si Tempulli Dazhao, Bulevardi Pago, palliti Potala, etj.
Ekonomia
Demografia
Kultura
Politika
Shiko edhe këtë
Lidhje të jashtme
Qytete në Kinë |
3565 | Dalai Lama
Historikisht, titull shpirtëror (nga mongolishtja : Oqean i Diturisë ; tibetishtja : Gyalpo Rinpoche) budist me influencë të madhe politike në Tibet. Dalai Lama i tanishëm, Tenzin Gyatso, është i 14-i me radhë.
Shih edhe
Citimi nga Dalai Lama i XIV
Biografi |
3566 | Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës
Lidhja e gazetareve profesioniste te Kosoves, te cilet jane bashkuar per promovimin e fjales se lire. Themeluar ne Prishtine, vitin 2002.
Gazetarë kosovarë |
3568 | Grupi i Kontaktit një grup informal i disa shteteve me interesa në Ballkan. Shtetet përbërëse janë ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca dhe Rusia.
Për herë të parë ky grup u mbledh në fillim të viteve të 90-ta në lidhje me luftën në Bosnjë. Pas mbarimit të luftës në Kosovë ky grup ka pasur takime shumë herë ku është diskutuar Kosova. Në takimet e viteve të fundit në qendër ka qëndruar zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës. Më 26 janar 2007 ky grup ishin të parët që u njoftuan nga përfaqësuesi i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, me përmbajtjen e dokumentit që propozon pavarësi për Kosovën.
Shiko edhe këtë
Pavarësia e Kosovës
Pavarësia e Kosovës |
3572 | Historia e Preshevës
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia.
Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve.
Historia me re
Vendbanimet e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Territoret shqiptare të tri komunave Medvegjë, Bujanoc, Preshevë bëjnë pjesë në tërësitë e mëdha etno-gjeografike ku përfshihen dhe rajonet e Gallapit dhe të Karadakut, e bashkë me to të tërë Kosovës të lidhur me Luginën e Kumanovës-Shkupit dhe zonën e Karadakut që sot ndodhen në Maqedoni. Midis dy luftërave botërore, bashkë me disa pjesë të Kosovës dhe gjithë Maqedoninë aktuale, Lugina e sotme e Preshëvës i takonte Banovinës së Vardarit. Ndërkaq, gjatë Luftës II Botërore Lugina ishte zonë okupuese bullgare dhe pas kapitulimit të Bullgarisë më 8 shtator 1944, shqiptarët jo vetëm të Luginës, por edhe të territoreve të tjera etnike përreth, e ruajtën kufirin në vijën hekurudhore të hapësirës së sotme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës. Kufizohet në vijën hekurudhore Beograd-Shkup, por e kapërcen hekurudhën dhe përfshin edhe këto 12 vendbanime shqiptare: Samolica, Negoci, Bilaçi, Bukuroca, Bushtrani, Lerani, Zhunica, Gerajt, Strezoci, Çukarka, Golimidolli dhe Bugarina, me resurse relativisht të mira natyrore.
Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës.
Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Shqiptarët me shumicë absolute jetojnë në 41 vendbanime. Përveç selive komunale, edhe disa vendbanime rurale janë të përziera në pikëpamje etnike, ku dominojnë shqiptarët.
Presheva nën sundimin Osman
Presheva gjatë kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjatë shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depcë (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.
Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu që në vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqtë e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq. Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregulltë ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.
Presheva qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës - vilajetit Kosovës
Presheva është një qytet i vogël, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banor. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak. Presheva zuri një vend të rëndësishëm më enciklopedinë e njohur dhe të parën nga një autor shqiptar siç ishte Sami Frashëri)
Rilindja Kombëtare
Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S'bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.
Arkeologji
Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krijojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe Muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj.
Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta).
Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s.
Presheva nën sundimin Osman
Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë (Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.
Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq. Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.
Lugina e presheves dhe fushe gropa e Kumanoves
Më 1912, ushtria e sërbit depërtoi edhe nëpër territoret e banuara me shqiptarë, ku në fshatin Sefer, pikë së pari, e djegin shtëpinë e Can Seferit dhe po atë ditë te vendi i quajtur “Guri i Nezajve” në prezencë të familjarëve të tyre, si të grave dhe fëmijëve i pushkatojnë këta shqiptarë të pafajshëm:
1). Tahir Ahmetin, plak i moshës 65 vjeçare dhe djemtë e tij:
2). Arif Ahmetin,
3). Xhemajl Ahmetin,
4). Ajdin Ahmetin,
5). Halil Ahmetin,
6). Saqip Ahmetin, i cili ishte nipi i Tahir Ahmetit.
Banorët e mbijetuar të Gruhalisë, thonë se ushtria e serbit, përveç se këta banorë që i kishte vrarë në vendin e quajtur “Guri i Nezajve”, aty ishte masakruar dhe më pastaj ishte pushkatuar edhe një shqiptar i pafajshëm nga fshati Stanec dhe dy shqiptarë të tjerë që ishin nga fshati Kurbali.
Djali i madh i Tahirit, ishte i martuar dhe i kishte dy djemë të cilët ishin nën moshën 11 vjeçare, ata ishin; Zeneli dhe Ramizi, kurse djali i dytë i Tahirit Xhemajli, edhe ky ishte i martuar dhe e kishte vetëm se një vajzë, ndërsa djali i tretë i Tahirit, Ajdini, ishte vetëm i fejuar. E djali më i vogël i Tahirit ishte Halili, me moshë nën 18 vjeç. Në atë masakër te “Guri i Nezajve” ishte masakruar dhe më pastaj ishte vrarë nga forcat çetnike serbe edhe i nipi i Tahirit, Saqipi, i cili ishte i martuar dhe do t’i mbeteshin dy djem jetimë; Xhymshiti dhe Rashiti, të cilët atëbotë ishin nën moshën 10 vjeçare. Në vendin ku do të masakroheshin e më pastaj do të vriteshin malësorët e Gruhalisë, ndodheshin të pranishëm në vendin e ekzekutimit edhe dy fëmijë të mitur Mehmeti dhe Ahmeti, njëri ishte 7 dhe tjetri 9 vjeçar.
Edhe pse atëbotë këta dy shqiptarë të mitur i shpëtuan golgotës shqiptare, nga: Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, tentohej që të bëhej zhdukja e qenies biologjike të kombit tonë shqiptar. Por, në masakrën e dhjetorit të vitit 1944, në fshatin Isë-Ukaj nga brigada e XVI, partizano-çetnike do të ekzekutoheshin edhe këta dy të mbijetuar nga masakra e 1912, së bashku me banorët tjerë të lagjes së Gruhalisë të cilët ishin:
1). Ramiz Arifi 40 vjeç,
2). Zenel Arifi 30 vjeç,
3). Rashit Arifi 44 vjeç,
4). Mehmet Veseli 42 vjeç,
5). Rexhep Lutfiu 60 vjeç,
6). Halit Lutfiu 28 vjeç,
7). Rrustem Lutfiu 22 vjeç,
8). Sejdi Lutfiu 18 vjeç,
9). Ali Lutfiu 20 vjeç,
Sanxhaku i Nishit
Lugina e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar ate. Hekurudha përgjatë Lumit Moravë dhe Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por edhe kontinente. Autostrada poashtu është me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit aktualizohet edhe kanali përgjatë lumit Danub - Moravë - Vardar, për të cilin ishin të interesuar edhe më herët Amerikanët, Françezët, Anglezët. Kështu territorin e Shqiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI, ushtria turke në shek. XV, më vonë shumë pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve të Luginës asnjëherë dhe kurrë nuk iu shua shpresa për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarëshqiptare.
Apo siç shprehet Ibrahim Kelmendi, patriot nga Presheva: Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, apo siç shprehet historian Shukri Rahimi: Historia e popullit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane bënin një tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva i konsideroj sit të tilla, të ndara artificialisht. Apo siç shprehet historiani Ramiz Abdyli: Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore të Karadakut, sikundër viset tjera shqiptare , jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë robërisë së huaj shekullore, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të përvuajtur, por krenare dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare. Kontributi I tyre është i çmueshëm sidomos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek XIX, përfundimisht me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane, që u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjarjeje më të rëndësishme në historinë tonë.
Gjenocidi serb mbi shqiptarët
Edhepse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e Preshevës ra nën sundimin turk, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin turk atoman, andaj Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë viteve 1841-1845 u hodhën në kryengritje kundër Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu e shum patriotë të Luginës organizuan protesta dhe ngritën zërin kundër zbatimit të Tanzimatit në Luginë, sepse popullata e këtij rajoni nuk deshti t’I paguajë tatime të mëdha pushtetit turk. Pastaj të përmendin kryengritjen e Dervish Carës, më 1844, e cila kryengritje çoi në këmbë për liri gjithë popullatën shqiptare të këtij rajoni dhe përfshiu tërë terrotirinë e Dardanisë.
Pra, qysh me kohë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në Lëvizjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet politike të Shqiptarëvë të ish’Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim kombëtar. Se Presheva dhe Lugina e saj ishte liridashëse, e kyçur në Lëvizjen Gjithëkombëtare dhe se i dha kontribut Rilindjes Kombëtare Shqiptare fletë edhe fakti i themelimit të Degës se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë me në krye me Sheh Maksut Efendiun si dhe pjesëmarrja e patriotëve nga Presheva në Kuvëndin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 : Maksut Shehu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga, Haxhi Abazi.
Në këtë kohë të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe pjesëmarrjes së delegatëve të Preshevës në Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarët e Luginës u gëzuan aq shumë me shpresës se do të ndodhë bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes, mbajtjes iu këndua Lidhjes së Prizrenit, Shqiptarët e Preshevës me lule dhe valle i përcollën delegatët në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit. Bile, thuhet se atëherë edhe lindi vallja e Miratocit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës iu bashkangjitën kërkesave të Qeverisë Shqiptare të Shqipërisë, e cila kërkoi Autonomi Territoriale - Politike të Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Otomane. Perandoria Otomane nuk i pranoi 14 kërkesat e Shqiptarëve për Autonomi Politike, por vetëm kërkesat kulturore-arsimore.Kështu dështoi dhe zhgënjimi në Perandorinë Otomane që Shqiptarët të jëtojnë në një shtet të përbashkët shqiptar. Mirëpo erdhi zhgënjimi, mosnohja e autonomisë politike nga Perandoria Otomane. Shqiptarët e pakënaqur organizuan Kryengritje. Kësaj iu bashkangjitën edhe Shqiptarët e Luginës kundër Perandorisë në krye me patriotin Idriz Seferi.
SHTEGTIMI RRUGËVE TË NGRIRA
Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, Kazaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës. Kazaja përfshinte nahinë e Bujanocit dhe Tërgovishtes deri në vitin 1912, shpresë e madhe që Shqiptarët të jetojnë sëbashku. Mirëpo, zhgënjimi erdhi më vitin 1918, me themelimin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene, rrethi i Preshevës i takonte Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup,Qarku i Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin 1945.
Lufta e Dytë Botërore, Shqiptarët e Luginës së Preshevës i solli edhe më shumë në gjendje të vështirë ekonomike e politike. Në këtë kohë është e njohur demonstrata e Shqiptarëve, në krye me patriotin Shaip Mustafa nga Presheva, i cili më vitin 1941 ngriti flamurin shqiptar te Ura e Gurit në Shkup. Në këto demonstrata u brohoritën parolla “Rroftë Liria”; “Rroftë Shqipëria”; “E duam Shqipërinë” e tjerë. Një pjesë e Shqiptarëve iu bashkuan frontit kundër bullgarëve fashistë, një numër i konsiderueshëm i tyre iu bashkangjitën këtyre forcave, duke u inkuadruar dhe përkrahur forcat e tilla, ata shpresonin se do t’i çlironin Shqiptarët nga robëria e Jugosllavisë së Vjetër dhe më në fund do t’i bashkoheshin etnikumit të tyre. Mirëpo, kjo nuk ndodhi.
Në shtator të vitit 1944, kur kapituloi Bullgaria fashiste. Shqiptarët e Luginës së Preshevës,sëbashku me Gjilanin dhe Kumanovën, për ta mbrojtur ate nga njësitë partizane, bullgare, maqedonase, organizuan Mbrojtjen e Kosovës Lindore, përgjatë hekurudhës Bujanoc - Preshevë - Kumanovë, e cila zgjati disa muajë, Ibrahim Kelmendi patriot nga Prsheva e quajti Epope që nderoi historinë e Shqiptarëve, luftë që u bë kundër tre armiqëve të përvashkët aleatë: bullgarëve, serbëve dhe partizanëve shqiptarë, siç shprehet ky.
Kështu në Preshevë, po edhe në krejt Luginën lindi kërkesa për ta mbrojtur ate, me shpresë se një ditë ajo dhe Shqiptarët do të jenë të lirë dhe vet të qeverisin më fatin e vet. Për ta mbrojtur Luginën, atëherë u bë organizimi i popullatës për luftë përgjatë hekurudhës, u bë organizimi civilo-ushtarak në Preshevë, pra Adem Kamberit iu dha qeverisja e Bashkisë, Limon Staneci
Drejtoi organizimi i nënprefekturës dhe Ibrahim Kelmendit, drejtimi e organizimi i operacioneve ushtarake. Qeverisja e Bashkisë zgjati 4 muajë, ndërsa sipas materialeve arkivore të ish-Jugosllavisë zgjati vetëm 2 muajë dhe këtë Mbrojtje e quanin reaksion shqiptar. Ndërsa popullata shqiptare e quajti periudhë të ndritshme, me plotë sakrifica, dhe e quajti “Shqipëri e Vogël”. Mirëpo erdhi edhe zhgënjimi, sespe Shqiptarët u përçanë për vende politike dhe udhëheqësë në Bashki. Këtë e shfrytëzuan forcat e mëdha ushtarake, njësitë e shumta bullgare, maqedonase dhe serbe , të cilat e pushtuan Preshevën më 14 nëntor 1944, e mposhtën Rezistencën e Shqiptarëve dhe me këtë rast bënë kërdi në popullatën shqiptare, sidomos në Sopot, Iseuk, Sopot, Gosponicë e tjerë.
Formimi i Batalionit shqiptar nga Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Kumanovës, në krye me Skender Preshevën, i cili mori pjesë në Frontin e Sremit kundër njësivë fashiste dhe në çlirimin e Zagrebit e qyteteve të tjera, ngjalli shpresën tek Shqiptarët se pas përfundimit të luftës do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat kombëtare. Sëbashku me batalionin e përmendur morën pjesë edhe njësitë ushtarake të Shqipërisë, me pjesëtarët e këtyrë njësive, shpesh vinin në kundërshtim pjesëtarët e batalionit të Preshevës, sepse këta ishin aq shumë të motivuar për t’i ndihmuar vëllezërve serbë. Ndërsa pjesëtarët insistonin në kthimin e tyre, për ta mbrojtur pragun e shtëpive në Preshevë, Bujanoc e Kumanovë nga njësitë partizane. Shpesh kishte konflikte të ashpra, kështu rrëfeheshin shumë shqiptarë të Preshevës, pjesëmarrës të këtij batalioni. Bile aq nxehej situata sa i kthenin njëri tjetrit pushkët.
Aspiratat kombëtare të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u shuan në janar të vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë në te, për t’u deklaruar se dojnë të mbeten nën Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithëpopullor i Preshevës, ndërsa nuk u organizua referendum i vërtetë për deklarim të lirë dhe vullnet politik të Shqiptarëve të Luginës. Në qarqet më të larta partiake të ish-Jugosllavisë apo të Serbisë u kurdis fati i Preshevës, që të mbetet në Serbi, për ta vënë në lidhje kontrolli nga lartë, nga rrethi i Vranjës apo herë herë edhe nga ai i Leskocit. Kështu Presheva, në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar si dhe me qëllim të ngushtimit të trollit shqiptar u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Në mbështetje të disa rrëfimeve të individëve të asaj kohe shihet qartë se edhe atëherë klasa politke shqiptare ishte e ndarë dhe e përçarë. Disa nga komunistët e atëhershëm donin mbetjen me Serbinë, ndërsa disa të tjerë të vazhdohet me Maqedonine apo t’i bashkangjiten Kosovës. Vendoset pushteti i ri me kryetar të frontit popullor, Selim Selimi, sekretar Andullah Alija.
Më 1948, pas shpalljes së Rezolutës së Burosë Informative fillon represioni, dhuna dhe terrori edhe mbi Shqiptarët e Lugines së Preshevës, të cilët asnjëherë nuk u pajtuan me këtë gjendje të vështirë ekonomike dhe politike.Në Preshevë në këtë kohë u shtrua kërkesa gjithëpopullore dhe me nënshkrime qytetarët shqiptar shprehën kërkesën e tyre shekullore për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë.
Aspiratat për bashkim kombëtar nuk pushuan tek popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, kështu në qershor të vitit 1957, në fshatin Rogoçicë u formua organizata ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Pos Metush Krasniqit, Sejdi Kryeziut, Metë Dërmakut, në këtë organizatë pjesëtar ishin edhe Marko Gashi dhe Mustafë Venhari mësues në Preshevë. Kjo organizatë u masovizua shumë edhe në Preshevë, Bujanoc e Kumanove, fal punës së palodhshme të Marko Gashit dhe Mustafë Hengari. Kështu takimi i dytë i Organizatës ilegale ndodhi në Preshevë, në shtëpinë e Marko Gashit, në korrik të vitit 1958, ku moren pjesë shume veprimtarë të devotshëm të këtij rajoni. U bisedua për masovizimin e kësaj organizate. Mirëpo, edhe kjo organizatë u zbulua, veprimtarët u burgosën dhe kështu dështoi edhe një tentim i bashkimit kombëtar.
Pas Lëvizjeve Studentore në Evropë më vitin 1966, edhe në Preshevë ndodhën Lëvizje studentore. Kështu u themelua Klubi studentor “Haki Limani”, të cilin e udhëhoqën Akademik Rexhep Ismajli, Riza Halimi, Xhemaledin Salihu, Sabedin Hetemi e të tjerë. Qëllimi i themelimit të Klubit ishte lufta për barazi të Shqiptarëve në Preshevë. Këto ide përparimtare lidhur me shkollimin, punësimin e tjerë filluan të realizohen me ardhjen e Mehmet Jusufit, kryetar komune, më 1969. Në Preshevë ndodhi punësimi i qytetarëve sipas strukturës nacionale të komunës, shkollimi i studentëve dhe ekonomikisht të frymëmarrë Presheva. Më vonë, më 1968 e 1981, edhe Shqiptarët e Luginës me demonstrata të përbashkëta në Kosovë i përsëritën kërkesat e tyre kombëtare: bashkim me Kosovën, bashkësi territoriale-politike, e cila më së miri do t’i siguronte të drejtat politike, zhvillimin ekonomik, të drejtat kulturore, arsimore, gjuhësore.
Plenumi i IV-të i Brioneve i solli Shqiptarëve në ish-Jugosllavi, po edhe Shqiptarëve të Luginës liri dhe të drejta kombëtare, të cilat deri atëherë iu mohuan nga forca paraplenumiane në Serbi. Kështu filloi një frymëmarrje më e lirë, ndër Shqiptarët e Luginës, filoi shkollimi në Universitetin e Prishtinës, por edhe në Universitete të tjera. Kushtetuta e vitit 1974 i dha Kosovës Autonomi politike, të cilën filluan ta gëzojnë edhe Shqiptarët e Luginës. Mirëpo me këtë gjendje nuk ishin të kënaqur shumë qarqe nacionaliste serbe, me ardhjen e regjimit të Millosheviqit u hoq kjo Autonomi Kosovës, më 1989 dhe me këtë filluan edhe vitet e mundishme të Kosovës, por edhe të Shqiptarëve të Luginës nën sundimin e regjimit të Millosheviqit.
Në dekadën e fundit të shekullit 20 filloi përhapja e pluralizmit demokratik në shtetet evropiane, në Ballkan, në ish-Jugosllavi, kështu që edhe Shqiptarët e Luginës i kapi kjo valë e pluralizmit demokratik, u organizuan politikisht, formuan partitë e tyre politike, për ta organizua popullin politikisht dhe nëpërmjet të programeve dhe qëllimeve partiake dhe politike të kërkojnë të drejta individuale dhe kolektive kombëtare për Shqiptarët si dhe për ta internacionalizuar çështjen e pazgjidhur kombëtare të Shqiptarëvë të Luginës së Preshevës. Kështu në Luginë u themeluan shumë parti politike, të cilat në vend se ta unifikojnë luftën politike, ato çështjen e pazgjidhur të Shqiptarëve aq shumë e parcializuan saqë nuk mbeti mëhallë, familje pa u politizuar, jo për interesa kombëtare, por për interesa të ngushta individuale e familjare.Sipas meje u thya kolektiviteti familjar dhe kombëtar, u prish dhe filloi të çthurret edhe familja shqiptare. Dolën në shesh antivlerat politike, kulturore, arsimore, ekonomike.
Mirëpo shpirti i popullit shqiptar është gjithmonë i parahatshëm dhe i pakënaqur me statusin e tij shoqëror e kombëtar, sidomos me regjimin e atëhershëm. Shqiptarë nuk ndejtën këmbëkryq, të prirë nga partitë politikë në Luginë, më 1 dhe 2 mars 1992 organizuan Referendumin Gjithëpopullor në Luginën e Preshevës, me të vetmin qëllim politik e kombëtar, përmirsimi i statusit të tij politik dhe shprehja e lirë e vullnetit politik për të ardhmenë e tyre. Shqiptarët e Luginës, të bashkuar rreth qëllimit politik të Referendumit dolën në mënyrë masovike, për t’u deklaruar në votim :
A JENI PËR AUTONOMI TERRITORIALE POLITIKE TE SHQIPTAREVE NE PRESHEVE, BUJANOC DHE MEDVEGJE ME TE DREJTE BASHKIMI ME KOSOVËN
Vullneti i lirë i Shqiptarëve dhe vota e tyre ishte me 98% për këtë deklarim politik në Referendum. Edhepse gjatë formulimit të pyetjes për Referendum pati edhe alternativa të tjera: Autonomi personale, kulturore sipas modelit të Kroatëve, Hungarezëve në Serbi, por dominoi fryma kombëtare dhe në Referendum u shtrua pyetja e përmendur. Më vonë po të njëjtit individë politikë me përgjegjësi, për Referendumin u deklaruan se ky ishte modë aktuale, e jo kapital dhe akt kombëtar edhe i Shqiptarëve të Luginës. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke përkrahur dokumentet e Konferencës së Hagës, Brukselit dhe dokumenteve të tjera aktuale, në formë më demokratike e shprehën kërkesën dhe disponimin e tyre politik lidhur me çështjen e Autonomisë, duke e kuptuar atë si formën kaluese më të përshtatshme demokratike si dhe formë kaluese në drejtim të bashkimit me Kosovën. Duke i pasur parasysh rrethanat e atëhershme aktuale politike në Evropë, në botë si dhe në Ballkan e Serbi ishte e kuptueshme që të kërkohet edhe forma e Autonomisë. Mirëpo tashti rrethanat politike ndryshuan, u shpall Pavarësia e Kosovës dhe ndodhi Lufta e UÇPMB-së në Luginë, mbete të kërkohet forma e vetmja demokratike: ribashkimi me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ishim sipas të gjitha kritereve relevante etnike, kulturore, terrotiriale, gjuhësore, familjare, ekonomike. Shqiptarët e Preshevës duhet t’i kthehen djepit të tyre të fëmijërisë, Kosovës dhe gjirit të Dardanisë së vjetër, ku ishin edhe më parë, por pa vullnetin e tij politik si dhe pa dëshirën e tyre, në mënyrë arbitrare u futën në familje artificiale.
Ndodhi Lufta e Kosovës, ndodhi Lufta e UÇPMB-së, shumë u internacionalizua çështja e Kosovës, por edhe e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Shqiptarët në Ballkan u vlerësuan element i pastër, i ndershëm, i sinqertë, paqësor dhe i fortë për stabilizimin e Ballkanit. Marrëveshja e Konçulit, nënshkrimi i palës shqiptare me në krye me UÇPMB-në dhe qeverisë jugosllave e serbe shtroi kërkesa konkrete për të dy palët, derisa pala shqiptare i përmbushi detyrimet, u bë demobilizimi e tjera, ajo pala tjetër, pos policisë multietnike asgjë tjetër nuk përmbushi nga Marrëveshja.
Faktori politik shqiptar i Luginës i kërkoi palës serbe përmbushjen e detyrimeve, por nuk pati vullnet nga ajo. Disa individë nga klasa politike e Luginës e ngritën shembëlltyrën e Çoviqit, sa që ky u bë politikani më i kërkuar në Serbi, Ballkan e Evropë. Gjithëçka varej nga vullneti i tij, u premtua shumë, bile edhe Tv signali, por edhe sot TV Presheva nuk i ka marrë frekuencën për emitim televiziv. Sepse Marrëveshja dhe aktet tjera nuk e obliguan qeverinë serbe, nuk u u ndëshkuan me ligje konkrete për zgjidhjen e Çështjes së Shqiptarëve të Luginës. Një vullnet personal, jo i qeverisë serbe, por i Kariqëve, ndoshta edhe ndonjë tjetri, përmbushi një kërkesë të kahmotshme të Shqiptarëve, për informim në gjuhën shqipe, u hap RTV Presheva. Nuk pati zgjidhje sistemore, shtetërore të kësaj lëmie, mbetet problem i pazgjidhur informimi në gjuhën shqipe.
Shqiptarët e Preshevës me vite e mbajnë pushtetin lokal dhe e qeverisin ate, ashtu siç dijnë dhe dojnë, në Bujanoc për herë të parë Shqiptarët më 2002 e morën pushtetin lokal dhe ende e qeverisin. Është me rëndësi ta qeverisish vetveten. Andaj edhe bëhet luftë e madhe demokratike, ndonjehere edhe pa ferplej, partitë politike konkurojne për këtë pushtet lokal në Preshevë e Bujanoc. Më vonë, rrethanat politike në Luginë të Preshevës e detyruan klasën politike që të themelojnë edhe Kuvendin e Këshilltarëve Shqiptarë që luajti një rol pozitiv në rrethanat e përmendura aktuale politike në Luginë, u bë njëfarë unifikimi i kërkesavë dhe i shpresave politike të Shqiptarëve të Luginës. Por si duket edhe ky institucionalizim sikur edhe disa të tjera do të harrohet, sepse dalin alternativa të reja politike.
Aktualizohet Këshilli Nacional i shqiptarëve të Luginës. Para këtij themelohet Trupi koordinues për Luginën e Preshevës, organ i cili nuk tregoi ndonjë përparësi cilësore në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Shqiptarëve, por as që zgjidhi problemet elementare, me të cilat ballafaqoheshin Shqiptarët e Luginës. Për Këshillin Nacional pati debate të ashpra për e kundër, ishte e mira që u diskutua shumë pë Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Luginës.
Formimi i Këshillave Nacionale ishte kërkesë e qeverisë serbe, e cila me Ligj e ndëshkoi këtë lëmi. Partitë politike shqiptare u deklaruan disa për po dhe disa pë jo. Sipas meje kërkesat dhe shpresat tona kombëtare për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk duhet të mbështeten në dëshirën dhe vullnetin individual të politikanëve serbë, por në Kushtetute dhe ligje konkrete serbe, sepse këta nesër mund të ndërrohen. Kërkesa dhe shpresa jonë mos të jetë e fundit për Këshillin Nacional si të vetmin organ, i cili do të mundësojë të mira materiale dhe financiare si dhe të mos jenë zhgënjim edhe njëherë në mbështetjen tonë në vullnetin e individëve të klasës politik serbe.
Pra, me themelimin e Këshillit Nacional të Shqiptarë në Luginë të Preshevës inaugurohen dy qeverisje paralele lokale, pandamë njëra tjetrës, me buxhet vetanak, me administratë vetanake dhe do të bëhet luftë e madhe konkururese për institucionet e Preshevës dhe Bujanocit. Kjo luftë shkatërruese dhe e panevojshme në këtë kohë parajmëlohet nga individë të partive më të mëdha në Preshevë. Pra, edhe njëherë dështuam në unifikimin e kërkesave kombëtare dhe shpresave politike të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Fakti se Këshilli Nacional siguron Autonomi kulturore, më përkujton Autonominë kulturore që Qeveria Shqiptare më 1912 e gëzoi nga qeveria Otomane Turke.
Edhe një herë po e përsëris kërkesën dhe shpresën e vetme të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës : Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992, që ky të aktualizohet në Evrope, për ta marrë vesh dhe për t’ia bë të ditur Evropës dhe SHBA’ve, kërkesën dhe shpresën e vetme të Shqiptarëve të Luginës së Preshvës: AUTONOMI TERRITORIALE - POLITIKE PËR SHQIPTARET E PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJES ME TE DREJTE BASHKIMI ME KOSOVËN.
Shiko dhe këtu
Lidhje te jashteme
Presheva.com © 1997-2003 Presheva.com. (Të drejtat e copyright jan të lejuar nga stafi presheva.com)
SHTEGTIME RRUGëVE Të NGRIRA
Krashnica- Presheva
Historia e qyteteve të Serbisë
Preshevë |
3575 | Fieri është një nga qytetet kryesore dhe të rëndësishme të Shqipërisë. Për herë të parë emri i Fierit ndeshet në dokumentet osmane të vitit 1737. Atëherë quhej Fierza dhe nuk ishte tjetër veçse një fshat i vogël me disa shtëpi të vogla. E diskutueshme ka mbetur edhe origjina e emrit Fier për të cilin sot ekzistojnë dy hipoteza. E para është ajo e studiuesit Hysen Emiri, i cili mendon se emri Fier rrjedh nga italishtja ‘’Fiera’’, që do të thotë panair. Sipas tij, këtë emër ja vendosën këtij vendi tregtarët venedikas që merreshin me blerjen e produkteve bujqësore-blegtorale në panairin që zhvillohej pranë kishës së Shën Gjergjit, ndoshta që nga koha e Mesjetës, kohë prej nga ka nisur të përdoret ky emërtim. Hipoteza e dytë mbi origjinën e emrit Fier është ajo e studiuesit Toli Shabani. Ai thekson se ky emër ka origjinë bimore, pra vjen nga bima e fierit. Pika më e fortë e kësaj teze është se, në të gjithë zonën e Myzeqesë së Vogël mbizotërojnë toponimet me origjinë bimore si: Sheq, Marinas, Marinëz, Frashër, Sheqishtë, Qarr, Pishë, Fikth, Kallam, Shkozë, Drizë, etj.
Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 122 000 banorë. Ndërsa e qarkut 302 mije banorë. Fieri është një nga qytetet me te zhvilluara.
Historia
12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik te Apollonisë. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos (Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulëzimin e tij mendohet te këtë pasur një popullsi prej 50 000 - 60 000 banorësh. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur qytet të madh dhe hijerëndë.
Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara myzeqarët dhe voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth. Qyteti modern i Fierit u themelua më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer Pashë Vrioni, të cilët me ndihmën e urbanistëve dhe arkitektëve francezë hodhën themelet e qytetit modern të Fierit. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor. Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: Shkozë, Belik, Kishë dhe Pasha. Në librin e saj Brenga e Ballkanit udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.
Monumentet më të rëndësishme arkeologjike janë: muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kërkimet e para mbi thesarin historik të Apolonisë u bënë gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologet austriak, që zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha që rrethonin qytetin e dikurshëm. Zbulimet sistematike filluan në vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorën ne dritë kompleksin e monumenteve te qendrës së qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologët shqiptarë pas çlirimit.
Qendra të tjera të popullimit parahistorik në rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, kështjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Portëza, Petova etj.
Regjistrimi i parë i popullsisë është ai i vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë nënvarësinë e Beratit. Në përbërjen e Fierit futeshin 2 krahina: rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtëpi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtëpi dhe 1940 banorë. Vete qyteti i Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë.
Gjatë fillimit të shekullit të XX-të deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosën banorë te ardhur nga Labëria, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash të ardhur nga Toskëria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftës në qytetin e Fierit u vendos një numër i madh çamësh të dëbuar nga Greqia.
Ne vitin 1958 sipas ndarjes së re administrative rrethi kishte një sipërfaqe prej 1175 km². Në të bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shndërrimin e rrethit ne qendrën ekonomike me të zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces i zhvilluar urbanizimi. Për të plotësuar nevojat e industrisë dhe bujqësisë, filloi një lëvizje e madhe migratore drejt Fierit. Në vitin 1965 qyteti i Fierit numëronte 20 000 banorë, kurse në 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226.200 banorë, dhe dendësi 192 b/km². Popullsia qytetare arrinte shifrën 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72,4 %. Rritja natyrore ishte 2,09 %.
Me fillimin e viteve 90–të në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banorëve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës si dhe nga zonat veriore e verilindore të Shqipërisë. Në vitin 2001 popullsia e rrethit të Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti i Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendësia e popullsisë për rrethin e Fierit 255 banorë/km², një nga më të lartat në Shqipëri. Mosha mesatare e popullsisë është 38 vjeç.
Karakteristika të përgjithshme të mjedisit natyror
Rrethi i Fierit ofron dhe potenciale të rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij. Në përgjithësi kemi te bëjmë me një rajon fushor me lartësi nga 1–100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore. Edhe relievet kodrinore janë përgjithësisht të buta dhe të mundshme për shfrytëzim bujqësor. Në zonat e rrafshëta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale që takohen në luginat e Semanit e Vjosës, tokat e kripura që shtrihen në Hoxhare si dhe tokat moçalishte të Roskovecit. Në rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e Myzeqese së Madhe, Myzeqeja e Vogël dhe fushat e Frakullës e të Cakranit.
Fieri ashtu si e gjithë Shqipëria bën pjesë në brezin e klimës mesdhetare, dhe dallohet për tipare më të shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe dimër i butë dhe me rreshje të mëdha. Ngricat dhe dëbora janë dukuri tepër të rralla. I nxehti fillon që prej mesit të pranverës dhe vazhdon deri në fund të tetorit. Klima e Fierit është e ngrohtë sepse Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur nga lindja prej erërave të ftohta. Fieri dallohet për numrin e lartë të ditëve me diell, maksimumi i arritur 3700 ore në vit, ose me një mesatare prej 2800 orësh. Rreshjet kanë regjim kohor shumë të çrregullt ato janë përqendruar kryesisht në gjysmën e ftohtë të vitit, sasia mesatare e tyre arrin 980–1000 mm/vit.
Vera në Fier është e thatë dhe shpesh nuk bie shi për javë të tëra. Muajt më të lagësht janë nëntori dhe janari, kurse muajt më të thatë korriku dhe gushti. Erërat fryjnë në drejtime të ndryshme por gjatë dimrit mbizotëron era e jugut, e cila sjell edhe rreshje të mëdha, ndërsa gjatë verës era fryn nga veriu dhe veriperëndimi. Afërsia me detin bën qe klima te jetë e butë dhe vetëm në raste tepër të rralla temperaturat të bien nën zero. Temperatura mesatare vjetore varion në 15°C-16°C.
Klima e Fierit lejon zhvillimin e një bujqësie shumë degëshe. Gjithashtu tokat bujqësore mund të shfrytëzohen 2-3 herë në vit. Në kuadrin e pasurive natyrore rëndësi të veçantë kanë pasuritë ujore, ku përveç detit Adriatik, rrethi përshkohet nga lumenjtë Seman, Vjosë e Gjanica.
Semani - 281 km i gjatë formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin në afërsi të Beratit. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin në 96 m³/sek. Semani është ndër lumenjtë më eroziv, duke e bërë lumin me eroziv në vend. Vjosa - 272 km i gjatë buron nga malet e Pindit në Greqi. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 6700 km², ndërsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m³/sek.
Gjanica - 67 km buron nga burimet e Poçemit e të Kalivaçit. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 234 km2. Është një nga lumenjtë më të ndotur në vend, për shkak të derdhjes së naftës. Rrethi ka edhe disa liqene artificiale ku më i madhi e më i rendësishmi prej tyre është ai i Kurjanit me sipërfaqe 375 ha, ujërat e tij përdoren për ujitje.
Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit është transformuar nga veprimtaria e njeriut. Megjithatë rrethi i Fierit dallohet për disa lloje bimësh e kafshësh sidomos në pjesët bregdetare e fushore. Takohen disa lloje kafshësh si urithi, çakalli, nusja e lalës, dhelpra, shkurtëza, mëllenja, thëllëza e fushës si dhe disa lloje të ndryshëm zvarranikësh e gjarpërinjsh. Ndërsa në ujërat e detit gjenden shumë lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj. Rrethi i Fierit bën pjesë në brezin e shkurreve dhe të pyjeve mesdhetare. Shkurret përbëhen nga nënkati i makies, ku rriten shkurret me gjelbërim të përhershëm si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Në këtë nënkat bimor rriten edhe disa drurë të lartë si selvia, valanidhi, pisha e butë dhe e egër, që në disa raste formojnë pyje të vegjël.
Nëntoka është mjaft e pasur me lënde djegëse siç janë gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzës, e cila është dhe zona naftëmbajtëse më e madhe në Shqipëri. Gjithashtu nëntoka është e pasur edhe me materiale ndërtimi si zhavore, rërëra, argjila etj.
Rrethi i Fierit është një nga rrethet ku shoqëria njerëzore ka dëmtuar botën e gjallë me ndotjen mjaft të madhe të ajrit. Në të bëjnë pjesë disa zona te nxehta mjedisore si : fusha naftënxjerrëse Marinëz-Patos, Rafineria e Naftës Ballsh, AZOTIKU. Këto zona kanë sjellë ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujërave nëntokësore dhe në kombinim me automjetet e transportit, qe çlirojnë një numër të madh gazrash, pluhuri dhe blozë, si dhe kanë bërë që Fieri të ketë një ajër tepër të ndotur mbi normat e lejuara. Një nga problemet kryesore është edhe eliminimi i 850 m3 me tretësire arseniti dhe arsenati tepër helmues që ndodhen në Uzinën e Plehrave Azotike.
Popullsia
12 km larg qytetit të Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik të Apolonisë. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos (Vjosa) nga kolone të ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulëzimin e tij mendohet të ketë pasur një popullsi prej 50,000-60,000 banorësh. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe të shtrirjes së tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerëndë “.
Ekonomia
Rrethi i Fierit është ekonomikisht një nga rrethet më të zhvilluara të Shqipërisë. Në këtë zhvillim veçojmë tre periudha të rëndësishme kohore: paraçlirimit, vitet 45-90-të dhe pas vitit 1990.
Në periudhën paraçlirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqësore, që vuante nga kënetëzimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsisë jetonte në fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika të feudalizmit. Një pjesë e fshatarësisë kishte tokë, ndërsa pjesa tjetër punonte në çifligjet e shtetit dhe në ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytëzuar për kërkimin e vendburimeve të naftës një sipërfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit të kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA që morri për shfrytëzim një sipërfaqe prej 164.000 ha. Në vitin 1938 ekzistonin magazina të mëdha mallrash dhe një rrjet i dendur tregtar. Degët kryesore të ekonomisë në këto vite përfaqësoheshin me disa fabrika të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Në 1937 dhoma e tregetisë së qytetit numëronte 309 zejtarë, tregtarë dhe industrialistë. Pas pushtimit italian vërshuan shumë sipërmarrës, punëtore , fermerë , nënpunës, njerëz të profesioneve të ndryshme dhe bashkë me ta dhe prodhimet e industrisë italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizanë, duke i rrenuar ekonomikisht dhe duke i detyruar të mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. Pas kapitullimit të Italisë, pronat e shoqerisë AIPA i morri në dorë shoqëria gjermane Continental Oil.
Në periudhën 45-90, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit. Këtu u ndërtua kompleksi më i madh energjitiko-kimik i vendit. Në prodhimin e pergjithshëm industrial të vendit, Fieri zinte 12 % të tij. Degët kryesore të industrisë ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi i naftës, prodhimi i energjisë elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për të mbështetur këto degë të industrisë së rëndë u ndërtuan dy termocentrale, në Fier dhe në Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte më i madhi në Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji në vit. Në vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit të Pambukut dhe më pas u ngritën edhe fabrikat e imdustrisë ushqimore, si ajo e vajit, margarinës, e verës etj. Strategjia ekonomike e ndejekur në këto vite shtroi nevojën e zhvillimit të transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve më të mëdha te vendit, parku automobilistik i Fierit dhe ai i transnaftës në Patos. Me ngritjen e industrisë së rëndë përparësi mori edhe transporti hekurudhor. Në viet 1967-1968 u ndërtua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, në 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa në vitet 1981-86 ajo Fier-Vlorë 35 km.
Sipas statistikave bujqësore deri në vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit të bujqesise, por u vu në plan të dytë. Ajo asnjëherë nuk i plotesoi tërë nevojat e popullsisë. Megjthatë edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqësore, ku rrethi Fier dallohej për numrin më të madh të gjedhëve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit të pergjithshëm blegtoral. Komplekse blegtorale të rëndësishme kishin NB-të e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezës, Pojanit , Cakranit etj.
Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime të mëdha edhe në strukturën e ekonomisë. Kjo si rezultat i ndryshimit të formës së pronësisë, nga ajo shtetërore në atë private. Shumica e ndërmarrjeve private të krijuara i përkasin aktivitetit tregtar, pas tyre vijnë ato të sektorit të shërbimeve dhe të sektorit të transportit. Në rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime të huaja kryesisht në sektorët joproduktive të ekonomisë si banka, ndërtime, transport si dhe në industrinë tekstile. Sot në rrethin e Fierit në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, veprojnë dy nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s“. Ndërsa përsa i përket marrdhënieve agrare, edhe ato njohën ndryshime rrenjësore. U kalua nga sistemi i kooperativave dhe NB-ve në sistemin e pronës private dhe të ekonomisë të tregut të lirë. Në rrethin e Fierit procesi i ndarjes së tokave ka përfunduar në vitin 1993 dhe toka është shpërndarë sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për Tokën. Shpërndarja e tokës është bërë ne varësi të sipërfaqes së përgjithshme të tokës së punueshme me numrin e banorëve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjell rritjen e shpejtë të numrit të njësive të prodhimit bujqësor. Bujqësia private dominohet nga fermat që operojnë në nivel familjar. Ndërkohë që nga shoqatat e fermerëve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomisë së tregut bujqësor modern.
Sot në rrethin e Fierit sipas Zyrës së Punësimt ka 72.237 te punësuar dhe 18.135 te papunë, ndërkohë që joekonomikisht aktive janë 51.052. Nga të punësuarit, 44.591 janë të gjinisë mashkullore dhe 27.646 të gjinisë femërore.
Turizmi
Pasuritë Social – Kulturore
Vlerësimi turistik i këtyre motiveve nënkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. Elementë të tillë si: veshja, këngët dhe vallet, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera të rralla e të papersëritshme.
Jeta shpirtërore
Rajoni Vjosë – Seman ka veçoritë e veta përsa i përket jetës shpirtërore. Ky rajon bën pjesë ne krahinen etnografike te Myzeqesë. Turizmi fetar është lloji më i vjetër i turizmit, praktikuar që në kohët e lashta. Në rajon egzistojnë dy bashkësi fetare, ajo ortodokse dhe ajo myslimane. Të dy bashkësitë fetare jetojnë në harmoni të plotë me njëra – tjetrën. Me shumë interes janë objektet e kultit që paraqesin interes nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare. Me vlera të shumëanshme do të veçonim kishën e Shën Marisë së Pojanit dhe afrekset e shekullit XIV që ruhen aty. Me interes janë pagëzimet dhe kurorëzimet që bëhen në kishë, si dhe ritet fetare që i shoqërojnë. Në afërsi të Kolkondasit në vitin 1813 është ndërtuar Manastiri i Shën Kozmait, ku në 24 gusht të çdo viti organizohet Panairi i Shën Kozmait, ku besimtarë nga e gjithë Myzeqeja shkojnë ne ceremoni. Objekte të tjera janë kisha ortodokse e Shën Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.
Folklori
Ne këtë rajon janë zbuluar shumë tradita kombëtare si në veshje, instrumenta, këngë etj. Prandaj për ofertën turistike të rajonit është mjaft e rëndësishme organizimi i manifestimeve folklorike dhe format tradicionale të jetës e veprimtarisë së tij. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit të tyre ndikon në ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkallës artistike të tyre.
Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtërore dhe ndenja fisnike. Është e vërtetë që kostumet popullore dhe orendite e traditës nën përvetësimin e jetës moderne janë zhdukur nga përdorimi i perditshëm, por ato mund të shihen dhe gjenden me tërë bukurinë dhe finesën e tyre artistike në manifestimet folkloristike e në muzetë etnografike.
Veshjet e Burrave
Karakteristike ka qenë veshja me këmishë (linjë). Ky tip veshjesh përbëhet nga këto pjesë: këmishë, të mbathura, brezi, çorapet, opingat. Gjerësia e fundit shkonte 1015 kinda, kurse mëngët bëheshin të gjata dhe të gjëra dhe pergatiteshin me pëlhure liri. Opingat përgatiteshin nga lëkura e regjur e lopës ose e buallit. Një element që spikat është takia, që mbahej nga burrat myzeqarë në ditë dasme, të kremte fetare, ditë pazari etj.hi
Veshjet e Grave
Karakteristike ka qenë veshje me këmishë e gunë, që përbëhej nga jeleku, fanella, këmisha, brezi, përparësja, guna, mëngorja, çorapet, shamitë e brezit, shamia e kokës dhe stolitë. Këto përgatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.
Këngët dhe vallet
Muzika vokale ka një përdorim më të dendur dhe është karakteristike për folklorin tradicional, duke përbërë një specifikë kombëtare. Vlera e valleve popullore përqendrohet në kompozicionet e tyre të cilat mund të jenë edhe primitive, por si të rrallë ato kërkohen në programe turistike. Më e njohur dhe me origjinale është dyshja e njohur myzeqare e burrave. Nga instrumentet popullore përmendim sazet që janë të përbëra nga klarineta dhe defi. Kënga polifonike është mbizotëruese në këtë krahinë. Zakonisht kënga këndohet nga një person dhe të tjerët i mbajnë iso.
Traditat dhe zakonet
Nga vizitorë të shumtë flitet për zakone të çuditshme dhe të shumta. Mikëpritja është e kultivuar përgjatë shumë shekujve. Respekti për mikun, të huajin pa shpërblim është diçka e veçantë. Datat që festohen më shumë në këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit të Ri, 6 janari ( dita e ujit të bekuar), pashkët ortodokse, festë te cilën banorët e këtij rajoni e festojnë në mënyrë madhështore me rite të tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezëve me bojë të kuqe. Festa të tjera janë ato të karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura të mëdha historike.
Gatimet
Në mjaft vende me traditë të zhvilluar gastronomia përbën pothuajse një lloj turizmi. Krahina të ndryshme kanë gastronomi koralet, kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë e tij të gatimit. Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, lavrak, qefulli etj, por gjithashtu ndër gjellët karakteristike përmenden rosnicat. Meqenëse rajoni është fushor një përhapje të madhe kanë shpezët e buta, mishi i të cilave serviret në çdo tavolinë. Tipike janë edhe ëmbëlsirat të bëra kryesisht me petë të derdhura si byreku, qumështori, bakllavaja. Nga pijet më të përdorshme janë rakia e rrushit, mënitsi dhe manaferres.
Objektet vizitonjëse
Muzeu historik
Muzeu historik paraqet në mënyrë të përmbledhur gjithë historinë shumëshekullore të Fierit. Një vend të rëndësishëm ze pasqyrimi i monumenteve kulmore të historisë krahinore si aktivitetet patriotike, kryengritjet fshatare, luftërat për liri e pavarësi. Aty përfshihet edhe kultura materiale popullore, kultura etnografike, kultura e krishterë.
Libraria
Libraria është një nga institucionet kulturore mjaft të rëndësishme me ambiente pune të bollshme të cilat e radhisin atë në një nga bibliotekat më të mira në vend. Në ambientet e saj zhvillohen mesatarisht 60 – 70 aktivitete të llojeve dhe natyrave të ndryshme artistike, shkencore, sociale. Numri i lexuesve të regjistruar arrin mbi 5000 persona në vit.
Teatri Bylis
Teatri Bylis i ndërtuar në vitin 1971 është një qendër shumë e rëndësishme e artit dhe kulturës. Ka një kapacitet prej 400 vendesh. Në të organizohen mjaft shfaqje nga trupa teatrore e estrades Fier, festivale tradicionale lokale dhe rajonale dhe shumë veprimtari të tjera të larmishme.
Qyteti antik i Apolonisë
Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë. I themeluar në vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe në kulmin e lulezimit të saj në një sipërfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë.
Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se në shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi në Akademine e Apolonisë. Apolonia është një qendër që tërheq më tepër vizitorë e turistë të huaj të apasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë të këtij qyteti. Monumentet kryesore të qytetit antik të Apolonisë janë Sheshi i Portikëve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni.
Pranë Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës së shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant së bashku me kishën dhe inferieret me dekorimet dhe pikturat murale të veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua në një muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu në një qendër mjaft të rëndësishme kulturore artistike që pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.
Plazhet
Plazhi në derdhje të lumit Vjosë
Ky plazh që i përket tipit të bregdetit me rërë të trashë duke bërë që të dallohet qartë nga plazhet e tjera të rajonit dhe të përafrohet më tepër me plazhet e bregdetit Jon. Vende – vende rëra e trashë zëvendësohet nga zhavorret e përmasave të vogla duke tërhequr turistë dhe duke e bërë këtë plazh mjaft interesant.
Plazhi Darzeze e Re
Plazhi Darzeze i përket tipit të bregdetit me rërë shumë të holle.Ka vijen me te gjate bregdetare per rrethin e Fierit. Plazhi ka një rërë me vlera të mëdha kurative , ajer te paster dhe natyre shoqeruese te virgjer. Pyll te dendur dhe keneta te pasura faune ujore te shumellojshme. Nder shpezet e egra vihen re pulebardhat dhe lejleket me se shumti.Vitet e fundit jane bere investime qe kane terhequr turistet nga te gjitha zonat per arsye se eshte plazh i bukur, i lire dhe i virgjer.Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar për të apasionuarit e Kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera. Bregdeti i Darëzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri.Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke u shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza.Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë, e jo vetëm. Në këtë zonë ka lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase.
Plazhi Vjosë - Seman
Plazhi Vjosë – Seman shtrihet në zonën ku më parë ka qenë grykderdhja e lumit Seman. Në këtë zonë tani kanë mbetur vetëm aluvionet e sjella nga ky lum gjatë periudhës qeë ai derdhej aty.
Plazhi Seman
Plazhi Seman përbën një nga lokalitet turistike më interesante të rajonit. Ky plazh ka një shtrirje prej 3,5 km me një brez 2 m të gjerë. Dy nga karakteristikat e tij janë rëra e imët dhe e ashpër e pasur me jod dhe pylli i mrekullueshem i pishave. Pozicioni i favorshëm gjeografik i jep Semanit mundësi për zhvillimin e sporteve ujore në të ardhmen. Zona përmban dhe disa laguna me ujë të kripur si Godulla,Kërnalli,Hauzi që shquhen për varietet e vegjetacionit dhe specie të rralla shpezësh migratore .Shpendë të tilla si: rosa ,pata, lejleku shtegetar .. Bashkë me turizmin balnear një rol te rëndësishëm ka edhe turizmi rural.
Politika
Kryetar i Bashkisë së Fierit është Z. Armando Subashi me një mandatë 4-vjecarë (2019-2023). Fieri është gjithashtu qendra e Prefekturës së Fierit, e cila përfshin edhe rrethet e Lushnjës dhe Mallakastrës. Në kuvendin e Shqipërisë qarku i Fierit përfaqësohet nga 16 deputetë (i dyti në rang vendi).
Transporti
Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.
Ndodhet rreth 40 km larg Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Është një nga nyjet kryesore të jugut përsa i përket transportit. Fieri është pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar.
Panorama e qytetit
Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonisë Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë i themeluar në vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe në kulmin e lulëzimit të saj në një sipërfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor që mori qyteti vërtetohet me faktin se në shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi në Akademinë e Apolonisë. Apolonia është një qendër që tërheq më tepër vizitore e turistë të huaj të apasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë të këtij qyteti. Monumentet kryesore të qytetit antik të Apolonisë janë Sheshi i Portikëve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranë Apolonisë ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës së shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant së bashku me kishën dhe inferieret me dekorimet dhe pikturat murale të veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua në një muze, ku ruhen statujat e periudhës iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shndërruar kështu në një qendër mjaft të rëndësishme kulturore artistike që pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.
Radiot dhe televizionet
Në qytetin e Fierit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa stacione radiofonike dhe televizive, ku përmenden TV APOLLON, TV KOMBI dhe AVN (një ndër stacionet më të hershme private që transmetonin në Shqipëri).
Kurse ndër radiot veçohen RADIO Fieri 107.2 Mhz, Radio Star 105.5 Mhz dhe Radio +3 91.6 Mhz.
Personalitete të njohur
Fierakët si njerëz arsimdashës dhe me kulturë, kanë lënë gjurmët e tyre në të gjithë zhvillimet në shkallë vendi. Nga Fieri është romancieri i njohur Jakov Xoxa, kryevepra e të cilit, “Lumi i vdekur” konsiderohet si një sagë reale e Myzeqesë. Të tjerë personalitete mund të përmendim: antropologun Jakov Milaj, balerinën e parë e TOB-it, Zoica Haxho; arkitektin Sokrat Mosko, gjuhëtarët Xhevat Lloshi dhe Jani Thomai, piktorin Vilson Kilica, shkrimtarin Nasho Jorgaqi, aktorët Albert Vërria dhe Luftar Paja, sportistët si Bardhyl Angjeli e Kujtim Majaci, apo Miço, Vlashi dhe Marika Kallamata etj.
Fierakët shquhen si njerëz tolerantë, të dashur, të sjellshëm e punëtorë. Kushdo që vjen në Fier e ndien këtë gjë. Dikur Fieri është quajtur edhe qyteti i luleve për shkak të shtëpive me kopshte të mëdha dhe pasionit të veçantë të banorëve. Kjo traditë ruhet me fanatizëm edhe sot.
Shiko edhe këtu
Xhamia e Fierit
Historia e Shqipërisë
Lista e qyteteve të Shqipërisë
Qytetet shqiptare
Hotel Fieri
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e Bashkise se Fierit: Bashkia Fier
Keshilli i Qarkut Fier
Referime
Qytete në Shqipëri
Qytete shqiptare |
3576 | Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore, në bregun jugperëndimor së liqenit të Ohrit. Qyteti numëronte rreth 21 000 banorë në vitin 2011, ndërkohë Bashkia e Pogradecit e cila përfshin edhe njësitë administrative fqinje, numëron rreth 61 000 banorë.
Gjeografia
Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bënë pjesë në qarkun e Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe shtrihet në bregun e liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.
Fshatrat përreth
Pogradeci është rrethuar nga fshatrat Tushemisht në lindje, Buçimas në juglindje, Gështenjas në jug, Verdovë në perëndim dhe Memëlisht në veriperëndim.
Klima
Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 12.3 °C.Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730 milimetra.
Popullsia
Pogradeci ka një popullsi prej rreth 20.848 banorë (sipas rregjistrimit te popullsise ne vitin 2011) dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km².
Pogradeci ka gjithashtu një minoritet turk, gjatë Perandorisë Osmane ky minoritet ishte shumë me i madh por mbas pavarsisë së Shqqipërisë shumica prej tyre e braktisen Pogradecin për t'u vendosur në Turqinë e sotme.
Historia
Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.
Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.
Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë:
Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.
Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.
Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.
Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon.
Në gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e liqenit të Ohrit në afërsi me gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme.
Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.
Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.
Prejardhja e emrit
Pushtimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.
Politika
Kryetarë
Kryetar i Bashkisë së Pogradecit është Ilir Xhakolli. Pas zgjedhjeve komunale të majit 2011, Artan Shkëmbi të Aleancës për të Ardhmen (AA) morri 7580 vota, ndersa Luan Topçiu të Aleancës për Qytetarin (AQ) morri 5837 vota. Për këshillin bashkiak PS-ja morri shumicën me 3729 vota, PD-ja morri 1912 vota dhe LSI-ja morri 1276 vota nga qytetarët.
Këshilli bashkiak
Këshilli i Bashkisë Pogradec i zgjedhur në datën 18 shkurt 2007, u konstitua në datën 21 mars 2007 dhe përbëhet nga 25 anëtarë, 4 prej të cilave janë femra dhe zgjidhet për një mandat 4-vjeçar. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës.
Pranë këtij Këshilli, janë ngritur dhe funksionojnë gjashtë komisione të përherëshëme si më poshtë:
Komisioni i Verifikimit të Mandateve (5 anëtarë)
Komisioni i Ekonomisë dhe i Financës (7 anëtarë)
Komisioni i Ligjshmërisë, dhe i Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
Komisioni i Zhvillimit Urban, Turizmit dhe i Mardhënieve me Jashtë (5 anëtarë)
Komisioni i Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Shëndetësisë (5 anëtarë)
Komisioni i Shërbimeve Publike dhe i Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)
Ekonomia
Pogradeci në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e peshkimit, e përpunim drurit dhe të pijeve.
Turizmi
Plazhi i Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shëtitores "1 Maji". Është një plazh me rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjera private e publike, me rërë e guralecë të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushemishtit.
Pogradeci ka një muze të pasur me dëshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajtur Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njëra ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.
Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të Drilonit.
Pogradeci nje vend turistik.
Sporti
Në Pogradec ndodhet klubi futbollistik KS Pogradeci, i cili luan në kategorinë e parë, pas një sezoni 2011-2012 në atë superioren.
Transporti
Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushëmishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).
Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës - Elbasan - Librazhd - Pogradec. Qyteti i Pogradecit është pjesë e Superstradës SH 3, që shkon nga Tirana deri te pikën kufitare të Kapshticës në Devoll dhe vazhdon në Greqi.
Transporti më i ri është promovuar kohët e fundit për Pogradecin bëhet fjalë për transportin ndër liqenor i cili u bë i mundur në datë 15 Qershor 2014 dhe është planifikuar vendosja e një linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të Pogradecit dhe atij të Ohrit në Maqedoni .
Personalitete
Qytetarë nderi
Lasgush Poradeci
Mitrush Kuteli
Esat Oktrova
Luan Starova
Galeria
Panorama
Lidhje të jashtme
Bashkia Pogradec
Faqe interneti për Pogradecin
Burimet
Shiko edhe këtë
Kalaja e Pogradecit
Liqeni i Ohrit
Qarku i Korçës
Rrethi i Pogradecit
Turizmi në Shqipëri
Qytete në Shqipëri
Qytete shqiptare |
3577 | Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrirë në koordinatat 42,09° V, 20,43° L. Është qendra e Qarkut Kukës. Shtrihet në rrëzë të Malit të Gjallicës dhe në breg të Liqenit të Fierzës, në Rrafshin e Lumës. Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.
Në vitin 2000 Kukësi kandidoi për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova, të dëbuar nga ushtria serbe, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë. Në vitin 2010 banorët e Kukësit u shpallën nga USAID si më të lumturit e Shqipërisë.
Megjithëse zona e Kukësit është një vendbanim i hershëm historik, siç dëshmohet prej varreve ilire të zbuluara në fshatin Kënetë, Kukësi ose Kukësi i Ri është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.
Etimologjia
Emri i Kukësit lidhet me familjen feudale të Kukajve, ku njëri nga bijtë e tij ka qenë komandant në ushtrinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kjo familje për herë të parë përmendet në regjistrin Osman të vitit 1571.
Historia
Kukësi i Vjetër
Shtrihej në territoret e përmbytura nga ujërat e Liqenit të Fierzës. Shtrihej në një brezare të krijuar nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Një varg zbulimesh arkeologjike dëshmojnë banimin e pandërprerë të kësaj hapësire që nga neoliti e këtej. Mendohet se në territorin e Kukësit ka jetuar fisi ilir i Sikuliotëve. Bep Jubani i quante banorët e Kukësit "ilirët alpinë".
Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të myslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të myslimanizuara. Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon Coccus, Vila di Cocus, me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 myslimane e të tjerat të krishtera (katolike) dhe si qendër peshkatare dhe e një garnizoni të avancuar turk. 30 vjet më vonë dëshmohet me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e banorëve të myslimanizuar. Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit, përmend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shumë vendbanime dhe kjo bëri që kjo zonë të braktisej për një kohë të gjatë deri në gjysmën e parë të shek. XVIII, kur u ripopullua nga banorë me mbiemër Haziri, Elezi, Zeneli e Cena. Në këtë kohë u shfaq me emrin Drinabardh. Në vitin 1869 rishfaqet me emrin Kukusa.
Në vitet 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913. Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe. Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit zgjidhet Mustafë Lita. Deri në vitin 1922, kur përfshihet në Prefekturën e Kosovës, ishte një qendër e vogël ku hani ishte institucioni më i madh publik. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë. Në zgjedhjet e vitit 1923 fiton grupi i majtë me përfaqësues Avni Rustemin. Sulmohet më 16 qershor 1924 nga forcat kryengritëse të Bajram Currit. Rimerret nga forcat qeveritare të Muharrem Bajraktarit në dhjetor 1924. Në gusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës duke zëvendësuar Krumën e Hasit. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga Gjakova dhe Prizreni. Ata sjellin me vete tregtinë dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje. Largimi i qindra familjeve gjakovare nga Gjakova erdhi si pasojë e likuidimit të Zonës Neutrale të Junikut dhe pushtimit të Gjakovës nga forcat serbe, si pasojë e marrëveshjes mes qeverisë së Ahmet Zogut dhe qeverisë së Nikola Pashiqit. Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga Gora. Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki.
Në vitin 1935 shpërthen në Kukës, kryengritja anti-zogiste e drejtuar nga Muharrem Bajraktari. Shtypet me dhunë nga forcat qeveritare. Qyteti gjallërohet nga institucionet shtetërore, shkolla, shoqëria sportive Kosova, banda muzikore, enti kulturor Djelmnia Shqiptare, një rrjet shërbimesh publike dhe pazari i së dielës. Në mes të qytetit ngrihen ndërtesa e Prefekturës, busti i Mbretit Zog (zëvendësohet me bustin e Skënderbeut në vitin 1939), një lulishte dhe një pus. Fillon e merr pamje urbane. Në vitin 1938 kishte 1800 banorë.
Pushtohet i fundit nga Italia Fashiste, më 14 prill 1939. Në vitin 1940 lidhet me Shkodrën me rrugë automobilistike. Po në këtë vit rikthehet në Shqipëri Muharrem Bajraktari i cili drejton rezistencën e armatosur antifashiste në Kukës. Në shtator 1943 Muharrem Bajraktari në krye të 2500 forcave e çliron nga pushtimi italian. Disa ditë më vonë mbërrijnë pushtuesit gjermanë. Fillon aktivitetin e vet celula e parë komuniste. Në gusht 1944, me provokimin e forcave partizane shpërthen në Kukës, lufta civile.
Më 18 nëntor 1944, forcat gjermane largohen nga qyteti dhe në mesditë hyjnë forcat partizane të Brigadës XVIII sulmuese. Menjëherë fillojnë sekuestrimet e arrestimet, dhe rekrutohen të rinj të qytetit për të luftuar kundra Muharrem Bajraktarit, duke pasuar në përplasje të armatosura mes partizanëve dhe forcave të Muharrem Bajraktarit. Në dhjetor 1944 vendoset administrata e re e Prefekturës. Rindërtohet ura mbi Drinin e Zi. Rihapet tregu. Hapet Shtëpia e Rinisë. Fillon punën spitali civil. Në vitin 1946, qyteti furnizohet me dritë elektrike me anën e një motori tanku të adaptuar. Lidhet me rrugë automobilistike me Peshkopinë. Hapen shkolla unike dhe konvikti. Krijohen ndërmarrja tregtare dhe kooperativat artizanat, konsum dhe shitblerje. Në vitin 1949, krijohet dega e Bankës Shtetërore. 1950-1962 rritet ndjeshëm popullsia me banorë të ardhur nga fshatrat. Hapet Shtëpia e Kulturës. Në vitin 1954 fillon punën kinemaja. Në vitin 1956, hapet gjimnazi. Në vitin 1958 ndërtohet ujësjellësi. Në vitin 1959, krijohet estrada profesioniste, kurse në vitin 1960 ngrihet Radio Kukësi dhe hapet shkolla pedagogjike 2-vjeçare. Fillon punën biblioteka e qytetit. Ngrihen Muzeu lokal dhe teatri i kukullave në vitin 1960. Niveli ekonomik i qytetarëve mbetej i ulët. Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve. Në 1970 Kukësi kishte 6073 banorë. Në 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës.
Kukësi i Ri
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në gusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident Havzi Nela. Diktatura komuniste ishte tepër e ashpër në Kukës, duke shtypur çdo mendim të lirë me burgosje e përndjekje për çdo atdhetar, e duke diskriminuar me direktiva të posaçme popullatën që kishte prejardhje nga Gjakova. Më 5 janar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997 banditë të armatosur sulmojnë depot e armatimit të ushtrisë në rrethinat e Kukësit dhe repartet ushtarake nëpër fshatra. Qyteti mbushet me njerëz të armatosur duke shtyrë qytetarët e Kukësit të armatosen për vetëmbrojtje. Me 12 Mars 1997 përhapet lajmi se ushtria serbe po përparonte drejt Kukësit, që çoi në largimin e shumicës së popullsisë së qytetit, përveç një pjese të vogël që qëndruan për mbrojtjen e qytetit. Disa ditë më vonë grupe të armatosura të ardhura nga fshatrat përreth, sulmojnë bizneset në qytet; vritet një nga sulmuesit, duke sjellë dhe fundin e plaçkitjeve në qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Përjeton periudhën më të vështirë në historinë e tij duke u përballur dhe me bombardimet serbe në kodrat përreth qytetit. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt Kukësin me Tiranën.
Kriza e marsit 2018
Qeveria Rama dha në vitin 2017 Rrugën e Kombit me konçesion me një kontratë të mbushur me parregullsi e akte të kundraligjshme, si p.sh. shënimi që pagesa është taksë dhe mblidhet e i shkon në llogari firmës private që merr rrugën me konçesion. Tarifat variojnë nga 5€-22,5€ për një kalim. Trari dhe mbledhja e pagesës fillon më datë 25 mars 2018, duke sjellë paralajmërim nga qytetarët shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kjo do të sjellë dëme të mëdha për ekonominë e Republikës së Shqipërisë, si dhe izolimin e qytetit të Kukësit.
Më 27 mars, kuksianët paralajmëruan një protestë masive për datën 31 mars 2018. Ndërkohë, më 28 mars, 150 kamionë nga Republika e Kosovës protestuan duke bërë rrugën bosh deri në Kukës e u kthyen përsëri në Doganën e Morinit. Më 31 mars, gati gjysma e popullsisë së qytetit të Kukësit, plus qindra të tjerë të ardhur nga Peja, Gjakova, Prizreni, Hasi e Tirana, u tubuan për protestën e paralajmëruar. Kur u afruan te trari i pagesës në Kalimash, policia i qëlloi me gaz lotsjellës dhe i rrahu me shkopa gome 5 të moshuar që ishin në krye të protestuesve.
Kjo solli reagimin e turmës, e cila qëlloi me gurë forcat e policisë, theu barrikadën e tyre dhe sulmoi e dogji kioskat e pagesës, si dhe hoqi trarët. Protestuesit u larguan për në Kukës pasi iu dha fjala nga policia që nuk do të arrestohen. Me urdhër të kryeministrit Rama, në Kukës u dërguan rreth 60 autoblinda e makina policie me qindra policë të armatosur, duke vendosur qytetin në një shtetrrethim të paligjshëm, e duke rrëmbyer në orën 3 të mëngjesit 23 kuksianë nga shtëpitë e tyre. Ditën pas djegies së trarit, kryeministri Rama dhe ministra të qeverisë dolën publikisht nëpër televizionet kombëtare shqiptare, duke fyer qytetarët e kukësit e duke i quajtur ata "barbarë" e "vandalë", e duke kërcënuar se do të hakmerren ndaj Kukësit. Gjyqi i kuksianëve të rrëmbyer u bë në Tiranë më 4 prill 2018, duke fallsifikuar edhe raportet e arrestimit dhe nën bllokimit e gjysmës së Tiranës nga mijëra forca policore që shumë tiranasve u kujtoi gjyqet e regjimit komunist para viteve '90. 12 kuksianë u lanë të lirë me detyrim paraqitje ndërsa 11 prej tyre u dënuan me burg.
Gjeografia
Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në verilindje dhe lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë), ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë). Të dyja këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km, i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.
Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 ha dhe lartësi mesatare 950 m mbi nivelin e detit.
Klima
Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.
Politika
Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve '30. Tradicionalisht njihet si qytet me bindje të djathta. Kryetar i Bashkisë së Kukësit është z. Safet Gjici i PS-së. Përpara tij kryetarë bashkie kanë qenë: Shefqet Çela (periudha e Mbretit Zog), Abedin Budinaku (periudha e Mbretit Zog), Tahir Kolgjini (periudha e pushtimit italian), Xhaferr Bislimi (periudha e pushtimit gjerman, i vrarë me atentat nga celula komuniste e Kukësit). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhet lokale të korrikut 1992. Nga viti 1992 e këtej kryetarët e bashkisë kanë qenë: Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007 (PD) dhe 2011 (PD, më pas LSI). Më pas u zgjodh Bashkim Shehu (PD), në vitin 2015 dhe Safet Gjici (PS) në 2019-ën.
Ekonomia
Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra, Prizreni, Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe autobusët) ngjyrosja dhe përpunimi i leshit, përpunimi i lëkurës dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe këpucëve, shërbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisë elektrike, përpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjendi, arkitekturë dhe plan urbanistik, një traditë e re gatimi dhe shërbimi, etj.
Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë etj.
Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet '90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe prodhimit të mobilieve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.), mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj.
Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe veçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rrënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti.
Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve.
Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit dhe të fshatrave punonin në zonën nxjerrëse dhe përpunuese të kromit në Kalimash, në minierën e nxjerrjes së bakrit në Gjegjan etj.
Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmendur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar. Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke çuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh.
Moszgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës) shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vendas dhe atij të huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe nën tension të gjithë Kukesin.
Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më tej pas viteve 90' dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj.
Shkak i tyre, sot një pjesë e industrisë që mund të ringjallej, mbeti e bllokuar, duke çuar në rrënimin total të objekteve industriale, falimentimin e bizneseve të vogla dhe në një shkallë shumë të lartë të papunësisë. Sot ekonomia e qytetit të Kukësit është e mbizotëruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht është e bazuar tek tregtia e vogël. Degët zotëruese të ekonomisë ndër të tjera janë: transporti dhe shërbimet. Kukësi zotëron dhe një aeroport të përmasave ndërkombëtare (përfunduar së ndërtuari në fund të vitit 2004), mirëpo për dhënie me koncesion të aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, ai sot nuk funksionon. Kukësit i mungon infrastruktura moderne dhe veçanërisht lidhjet me fshatrat dhe qytetet më të afërta si: Peshkopi, Shkodër, Krumë, Prizren etj. janë shumë të dobëta.
Lidhjet telefonike ndonëse janë përmirësuar, ato janë ende në një gjendje të mjeruar, për të mos folur për internetin, i cili ende nuk ka gjetur kushtet për t'u shtrirë nëpër familje. Të gjithë këto faktorë, por dhe shumë faktorë të tjerë e kanë detyruar qytetarin e Kukësit të braktisë vendin e të drejtohet për në Tiranë e zona të tjera apo edhe për të emigruar jashtë vendit.
Ky proces ka shkaktuar dhe një largim në përmasa dramatike të njerëzve me arsim të lartë dhe me përvojë pune, duke shkaktuar kështu një boshllëk shumë të madh në administratën publike, në arsim dhe kulturë, shëndetësi etj.
Transporti
Qyteti i Kukësit, që nga viti 2009, është kthyer në një nyje të transportit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar, pas vënies në përdorim të autostradës që zë fill në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Kjo autostradë e ka vendosur Shqipërinë në rrjetin evropian të autostradave.
Njëkohësisht po punohet në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës Kukës-Peshkopi. Edhe një segment i rrugës lidhëse me zonën e Gorës është në zbatim, mirëpo ky segment shtrihet në një terren shumë të vështirë dhe do të kërkojë më shumë kohë dhe fonde për t'u përfunduar.
Duke parë investimet e kryera viteve të fundit, mund të thuhet se kjo pjesë e vendit nuk është më e izoluar si më parë dhe se janë krijuar kushtet për të nxitur investimet private vendase dhe të huaja, në fusha të tjera me leverdi ekonomike, që do të ulnin treguesit e papunësisë dhe do të rrisin mirëqënien e banorëve.
Qeveria shqiptare që prej kohësh ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me rrjetet e tjera të rajonit dhe që do të kalojë nëpër Kukës, për t'u lidhur me pikën më të afërt, që është qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjesët e tjera të Kosovës dhe të rajonit.
Kultura
Masmediat
Radio Kukesi
"Ju flet Kukësi...” Kjo sigel zanore që u përhap më 16 tetor 1959, nga katër altoparlantë, që vareshin në pemët e qytetit të vjetër të Kukësit, hapi rrugën e një radioje, që në jetën e saj të gjatë do të bëhej një legjendë e informimit në gjuhën shqipe. Sigla që ende shoqëron mëngjeset e mijëra dëgjuesve, nuk është ndalur në këta 45 vjet.
Kjo radio i afirmoi vlerat në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të gjuhës, kulturës dhe historisë, sidomos te shqiptarët jashtë kufijve në Kosovë e Maqedoni, për të cilët u ngrit dhe ky radiostacion që më pas do të identifikohej me vetë qytetin e Kukësit.
Në qytetin e vogël, njerëzit që nuk kishin dëgjuar më parë radio, habiteshin kur nga altoparlantët në vatrat e tyre, hyri vala e Radio Kukësit, që u bë pjesë e pandarë e jetës së tyre.
Fillimi ishte krejt i natyrshëm. Një program i improvizuar, një tribunë ku ngjitet ish-presidenti Haxhi LLeshi, për të prerë shiritin ishte dita e fillimit të kësaj radioje që ishte e dyta në vend, për nga rëndësia dhe numri i dëgjuesve, pas Radio Tiranës. Qyteti dhe rrethi i Kukësit kanë jetën e tyre në këtë radio, që nga viti 1959 e deri më sot. Koha vlerëson si të pazëvendësueshme punën e radios që identifikohet me emrin e qytetit.
Galeria
Shiko dhe këtë
Aeroporti Zajed bin Sultan
Lidhje të jashtme
Bashkia Kukës
Qarku Kukës
Radio Kukesi Transmetim Direkt, Info'
Kukes Culture, Info
Regjioni Kukes
Kukësi Forum
Forumi i shishtavecarëve
Referime
Qytete në Shqipëri
Qytete shqiptare |
3578 | Kavaja është qytet në Shqipërinë e mesme dhe ndodhet 20 km në jugperëndim të Tiranës. Qyteti ka rreth 29 500 banorë.
Pak histori
Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe Kavaja shkruhesh Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan. Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj koheje raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Sahatit.
Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit.
Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në mars qytetarët e Kavajës demonstruan për Liri dhe Demokraci. Gjatë konfliktit me policin e asaj kohë, humbi jetën një i ri. qe sot eshte shpallur deshmor i demokracise dhe qe emrin e tij e mban dhe nje nga rruget e kavajes Josif Budo.
Familja e aktorit botëror Aleksandër Moisiu, në fillim të shekullit XX njihet si aktori më i mirë në skenën Gjermane dhe Austriake, pra kishin prejardhjen nga Kavaja. Shqiptari i lindur në Trieste, disa herë ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe një pjesë të fëmijërisë së vet e kaloi në Durrës. Gjatë regjimit komunist, shtëpia e Aleksandër Moisiut ishte çerdhe e fëmijëve.
Kavaja në luftën e Shkodrës
Si mbeti Shkodra në kufijtë e Shqipërisë zyrtare.
Katër muaj betejë e ashpër midis trupave malazezo-serbe në njërën anë dhe atyre shqiptaro–turke për të përcaktuar se kujt do t'i mbetej Shkodra. Një betejë më shumë të vrarë, me lagjet myslymane krejtësisht të shkatërruara, por që përcaktoi se kujt do t'i mbetej qyteti.
Ndërsa përfaqësuesit e vendeve evropiane në atë 15 dhjetor të vitit 1912 po zinin vend në tryezën e bisedimeve të Konferencës së Paqes në Londër, që do të vendoste edhe kufijtë e Shqipërisë zyrtare, në cepin verior te saj luftohej. Lufta në Shkodër kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftës ballkanike. Në kohën që konferenca e Londrës po çelej, Shqipëria kishte vetëm dy jave që kishte shpallur Pavaresin, një nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te përqendrohej mbi të gjitha në mbrojtjen e dy skajeve : Shkodrës dhe Janinës.
Konferencën e Paqes kishte vendosur ta shfrytëzonte edhe Mali i Zi. Pikërisht për këtë kishte vendosur qe t'i intensifikonte sulmet kundër Shkodrës. Mbreti Nikolla kishte vendosur t'i vendoste Fuqitë e Mëdha përpara një fakti të kryer: Shkodra e pushtuar duhej t'i ngelte Malit te Zi. Pas vendimeve te te dyja palëve, lufta që kishte filluar që nga tetori do të intensifikohej, sulmet dhe qëndresa do te bëheshin gjithmonë e me te ashpra. Gjithçka do të mbaronte vetëm në prill të vitit 1913, me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Qyteti do t'i kalonte për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj do të bëhej pjesë e Shqipërisë zyrtare.
Në tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria Shqiptare ende nuk ishte krijuar, kështu që shqiptarët ishin te detyruar që të shfrytëzonin edhe rezistencën e ushtrisë turke kundër ushtrive të aleateve ballkanike. Ndërkaq, në strukturat e ushtrisë osmane apo turke ishin të inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizamë (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca vendore), etj. Vetëm në Elbasan, Janinë, Kosovë e Manastir, llogariteshin më shumë se katër divizione me rezervistë shqiptare, pa shënuar edhe numrin e konsiderueshëm të vullnetareve dhe luftëtareve vendorë.
Gjate luftës forcat shqiptare u përfshinë ne dy divizione; i pari qe u dërgua ne Shkodër u plotësua kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, kurse tjetri që u dërgua për të mbrojtur qytetin e Janinës u plotësua nga Shqipëria e Jugut. Në krye te gjitha forcave shqiptare ishte gjeneral brigade Esat Pashe Toptani, i cili ishte njëkohësisht edhe zëvendëskomandant i Korpusit te Shkodrës. Komandant i te gjitha trupave, që përbënin efektivin e Korpusit te Shkodrës, ishte kolonel Hasan Riza bej, një ndër oficeret më të përgatitur dhe më të aftë të ushtrisë turke.
E gjithë ushtria malazeze e mbret Nikolles, me të katër divizionet e saj dhe tri divizione serbe Drini-1, Drini-2 dhe Shumadija, te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplanë luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodrën. Serbia përdori për herë të parë në këtë luftë, te vetmen skuadrilje të avionëve luftarake që kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodrës, u rrëzua.
Në prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 tetor 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqipërisë, me një popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe një nyje me rendësi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne këtë qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarisë, Rusisë, Greqisë, Italisë, etj.
Për pushtimin e Shkodrës ushtria malazeze fillimisht bëri në plan që të hidhte ne sulm dy te tretat e forcave te saja prej 21 mije vetesh, te përberë nga dy grupime operative, te Zetes dhe atë Bregdetar, gjithsej 3 divizione. Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mësymjen kundër Garnizonit turko-shqiptar ne Tuz, i përberë prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim të plotë, luftoi me vendosmëri përballe një epërsie dërrmuese te kundërshtarit dhe pa asnjë ndihme nga jashtë. Shume luftëtare shqiptare u vranë nga zjarri i artilerisë malazeze dhe sulmet e parreshtura te shkresorisë. Vetëm nga batalioni i Kavajës, gjate këtyre luftimeve ranë 87 vete, ose një e pesta e efektivit. Në këto kushte të rënda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejnë qëndresën dhe te pushtojnë Tuzin.
Rënia e Tuzit që një goditje e rende ushtarake e psikologjike për forcat e Garnizonit te Shkodrës. Por Komanda e këtij garnizoni nuk ra ne disfatizëm, përkundrazi ajo përshpejtoi masat e gjithanshme për të pritur armikun në portat e qytetit, e ne radhe të parë intensifikoi punimet fortikuese në rajonet e mbrojtjes. Që në vitin 1911 Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, në mënyre rrethore, duke shfrytëzuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtëse : në radhe të parë, pengesat e shumta ujore, liqeni, lumenjt e Bunës, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, që e rrethojnë qytetin.
Komanda përcaktoi pesë rajonet kryesore të mbrojtjes : rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cedildo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore për të përballuar mundësinë e luftës në rrethim, sidomos në rastin e sulmeve te befasishme natën. Fortifikimi ishte i nivelit bashkëkohor, me tre deri ne katër transhe, të lidhur me njëra tjetrën me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijës së parë, që shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore për ndriçimin e fushës se luftimit natën, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan natën, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithëse, ne zona moçalore si në fushën e Beltojës e te Trushit, me sistem ndërlidhje dhe me strehime të mbuluara për efektivin. Në fortifikimin e Shkodrës, krahas trupave xheniere, një kontribut të madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese që nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese në luftime. Rreth 400-600 banore të qytetit punonin çdo ditë, te shoqëruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.
Komanda e Larte malazeze, duke vlerësuar se rajoni i Shtojit duhet të ishte më i dobët për shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi të jepte aty goditjen kryesore. Me 25 tetor 1912, pas një përgatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit të dyte malazez dhe te divizionit të trete ndërmorën sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht natën, në distancë të afërt, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te përparoje asnjë hap përpara. Malazezet për tre ditë patën rreth 1500 ushtare të vrarë e të plagosur. Sipas një pohimi të mbret Nikolles, te cituar nga një historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda të pësuara në Shtoj te gjithë forcave malazeze, me përjashtim te brigadës se Zetës, i kishte hyre paniku në zemër, aq sa një hap nuk mund të bënte përpara. Pikërisht në këtë moment, Mbret Nikolla, duke parë se nuk po e pushtonte dot Shkodrën me forcat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizionin e katërt, me rreth 5500 vete. Kështu përreth Shkodrës, bashkë me divizionin e parë që po sulmonte Taraboshin, u përqendrua e gjithë ushtria malazeze, prej kater divizionesh.
Me 5 nëntor 1912, pas disfatave që pësuan në sulmet e tyre te përsëritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslimane te qytetit. Mjaft shtepi u shkatërruan dhe shumë gra e fëmije vdiqën nën rrënoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t'i pranonin myslimanët, por ndodhi e kundërta. Familjet dhe kishat katolike të Shkodrës i strehuan me bujari familjet myslimane. Në këto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithë lagjeve te qytetit, myslimane e katolike.
Me 17 nëntor trupat serbe te dy divizioneve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit të parë, pushtuan kalanë e qytetit të Lezhës dhe portin e Shëngjinit, ku ndodheshin një pjesë e forcave shqiptare. Reshtu, u ndërpre rruga Shkodër-Lezhë prej nga vinin furnizimet dhe ndihmat. Është fundi i nëntorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavarësisë, vendoset armëpushim 3 dhjetor 1912 për ndërprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrisë osmane dhe aleateve ballkanike. Në këtë moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dërgon komandantit te Garnizonit të Shkodrës, kërkesën për te dorëzuar qytetin e Shkodrës, por Hasan Riza Pasha i përgjigjet : Tashme, Shkodra është një qytet Shqiptar qe nuk mund te marre urdhra nga një komande turke dhe se qyteti dëshiron të mbroje pavarësinë e vet kundër malazezeve.
Në kushtet kur Garnizonit të Shkodrës nuk po i vinte asnjë ndihme nga jashtë dhe kur ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, Hasan Rizaja vendosi që të hynte në marrëveshje me malësoret shqiptare për t'u rene bashkërisht trupave malazeze. Me 27 janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodrën në favor të Turqisë, por për llogari të Shqipërisë. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës dhe dita e fillimit te sulmit të përbashkët të forcave te Garnizonit të Shkodrës dhe malësoreve shqiptare kundër trupave malazeze e serbe.
Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht nga njerëzit e Esat Toptanit. Komandën e Korpusit të Shkodrës e mori zëvendësi i tij, Esat Pashe Toptani. Ndërsa Konferenca e Londrës vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu këshillua prej miqtë e tij me te ngushte evropiane se vetëm marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqitë e Mëdha, të ndodhura para faktit te kryer, të vendosnin qË t'ia jepnin Shkodrën Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua për ndihme të pakufizuar ushtarake Serbisë. Gjeneralët malazeze dhe serbe në fillim të shkurtit 1913 përgatiten planin e mësymjes se përbashkët për pushtimin e Shkodrës, ku do merrnin pjese forcat e katër divizioneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.
Për të marrë Shtojin, malazezet formuan dy kolona sulmi, te përbëra nga forcat e tri brigadave te këmbësorisë. Serbet, me forcat e tri divizioneve, të vendosura në Mjede, Bushat, e Shkjeze, në bashkëveprim me një brigade malazeze të divizionit të parë, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar në Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri orësh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve të një gjenerali malazez, Shkodra i ngjante një vullkani të shpërthyer, malazezet u hodhën në sulm. Përleshje të përgjakshme u zhvilluan te të gjithë vijat e frontit, në Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e parë u sulmit u drejtua kundër llogoreve në Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egërsi. Malazezet lanë shumë të vrare, por Shtoji nuk ra. Ne një ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, të cilat përfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhën në sulm të gjitha rezervat, malazezet munden të merrnin dy transhetë e para. Mbrojtësit e rajonit te Shtojit u detyruan te tërhiqen në transhenë e trete.
Të gjithë burrave te qytetit te Shkodrës, iu kërkua të shkonin në llogore. Ata që nuk kishin arme, u urdhëruan te transportonin te plagosurit, te cilët vinin në qytet nga të gjitha anët. Komanda e Garnizonit të Shkodrës, pasi vlerësoi situatën, i dha urdhër komandës se rajonit të Shtojit që të kundërsulmonte me rezervat e saj për te rimarre transhenë e parë dhe të dytë, të pushtuar nga malazezet. Në orët e fundit te po kësaj ditë, efektivat e mbrojtësve te Shkodrës në Shtoj, u hodhën në kundërsulm. Pas një gjysme orë, u mor transheja e dytë dhe për një çerek orë, e para. Malazezet, të zëne në befasi, u tërhoqën, por pasi u riorganizuan u hodhën përpara me shpejtësi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Për pak kohe, ata i rimorën te dy transhetë. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume ; ne orën 02.30 te datës 8 shkurt, Komanda e Garnizonit të Shkodrës futi në luftim rezervat e saj dhe në orën 04:00 malazezet ishin flakur tutje nga dy transhetë, te cilat nuk i morën dot me.
Komanda e Garnizonit te Shkodrës, me datën 8 shkurt dha urdhër për kundërsulmuar. Sipas një historian malazez, ushtria e mbret Nikolles deri në atë kohë kishte pësuar rreth 7000 të vrarë dhe mezi po përballonte kundërsulmin e forcave të Garnizonit të Shkodrës. Në këto kushte të vështira, komanda e lartë malazeze ripërsëriti me këmbëngulje kërkesën që trupat serbe te sulmonin menjëherë Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje natën Berdicen me dy kolona. Në orën 03:30 të datës 9 shkurt 1913, trupat serbe te tri divizioneve kaluan në sulm kundër rajonit të fortifikuar të Berdicës. Në këtë sulm, serbet për 3-4 ore luftim lanë në fushën e betejës 1800 të vdekur, nga këta 39 oficere si dhe 300 robër. Shtypi serb i asaj kohë e quajti këtë përleshje Kasaphana e Berdicës dhe një nga katastrofat më të mëdha të ushtrisë serbe gjatë gjithë Luftës se pare Ballkanike.
Mbret Nikolla, me humbjet e renda të pësuara, përfundimisht nuk kishte me shpresa që ta pushtonte Shkodrën vetëm me ushtrinë e vet. Në këto kushte ai iu lut përsëri mbretit të Serbisë që ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi të dërgonte në Shkodrër, rreth 15 mije forca te tjera, që do të emërtoheshin "Korpusi bregdetar i Shqipërisë", i cili, veç artilerisë se rende do të kishte edhe katër avione luftarake, nga shtatë që kishte gjithsej ushtria serbe. Ndërkohe, me 23 mars 1913, Konferenca e Londrës kishte vendosur që Shkodra t'i mbetej Shqipërisë. Fuqitë e mëdha evropiane i kërkuan Malit te Zi dhe Serbisë që te tërhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodrës. Por malazezet dhe serbet nuk donin të hiqnin dorë nga plani për të pushtuar Shkodrën.
Në marrëveshje me qeverinë greke nga Selaniku, nëpërmjet tri konvojeve, u transportuan në Shëngjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerisë, edhe me aeroplanë luftarake. Njëkohësisht, ushtria malazeze u vu nën komandën e gjeneralëve serbe. Por humbjet e renda që kishin pësuar më parë në luftimet kundër Garnizonit të Shkodrës i bënin gjeneralët serbe që të hezitonin e të zvarritnin sulmin kundër Shkodrës, derisa erdhi urdhri që ushtria serbe te tërhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetëm, forcat malazeze me 31 mars 1913 bën edhe një sulm të dëshpëruar kundër Taraboshit, por pa sukses.
Gjendja në Shkodër ndërkaq nuk ishte e thjeshte, që në dhjetor 1912 njerëzit kishin filluar te vdisnin nga uria. Në kushtet e mungesës se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodrës ishte përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha, Komanda e Garnizonit të Shkodrës vendosi te dilte nga qyteti. Me 23 prill 1913, u arrit një marrëveshje me palën malazeze me 24 pika, sipas se cilës Garnizoni i Shkodrës do të dilte nga qyteti me të gjithë armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.
Me 24 prill 1913, ne mengjez, forcat e Garnizonit të pathyeshëm te Shkodrës, të rreshtuara në kolone Marshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis për në drejtim të Lezhës. Pas një qëndrimi të shkurtër prej tre javësh te trupave malazeze, qyteti i Shkodrës i kaloi për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj u bashkua me pjesën tjetër të Shqipërisë zyrtare.
Relievi
Kavaja është një qytet i cili ndodhet në rajonin perëndimor të Shqipërisë. Kavaja kështu nuk ka shumë male të larta, përkundrazi kryesohet nga një reliev fushor-kodrinor. Kjo nxit ekonominë në Kavajë. Kavaja ka si një pikë kryesore orientimi Kepin e Lagjit, ky i cili laget në tre anët e tij me ujërat e detit Adriatik. Tjetër pjesë relievi është dhe lumi Shkumbin i cili e përshkon Kavajën mes për mes. Megjithëse ka reliev fushor-kodrinor, Kavaja ka akoma disa male. Duke nisur në lindje të tij me malin më të lartë të Kavajës, malin Mënglë i cili është 404m i lartë. Në veri të Kavajës shtrihet mali i Zhurit, 256m i lartë. Në jug të tij shtrihet mali Frang, i cili është 311m i lartë. Tjetër pjesë relievi në Kavajë është përroi i Lishjatit i cili kalon në mes të Kavajës gjithashtu. Lartësia e Kavajës është 34m mbi nivelin e detit.
Ekonomia
Kavaja është një qytet ku rolin kryesor ne te ardhurat e luan turizmi, sidomos gjate periudhës se verës ku mendohet se atë e vizitojnë rreth 400.000 turiste. Te ardhurat e tjera vijnë kryesisht nga bujqësia, kjo e ndikuar shumë nga relievi(fusha e Myzeqesë dhe fusha e Shkumbinit të Sipërm). Industria është pak e zhvilluar dhe është e përqendruar vetëm në nxjerrjen e gazit natyror ne Sinaballaj. Pa përmendur këtu edhe të ardhurat që vijnë nga emigrantet.
Transporti
Kavaja ndodhet rreth 50 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Perveç rrugës automobilistike aty mund të shkohet edhe me tren.
Galeria
Shiko edhe këtu
Historia e Shqipërisë
Lista e qyteteve të Shqipërisë
Turizmi në Shqipëri
Lidhje të jashtme
Forumi i Kavajes
Pamje nga Kavaja
Referimet
Qytete në Shqipëri
Qytete shqiptare
Kavajë |
3579 | Kruja është një qytet dhe bashki në Shqipërinë qendër-veriore, mes malit të Sari Salltikut dhe lumit Ishëm, vetëm 20 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Me vlerësimin e vitit 2004, Kruja ka rreth 19 400 banorë, banorët i thonë vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë".
Emri
Emri i qytetit është i ndërlidhur me fjalën shqipe kroi, krua nga proto-shqipja *krana < *krasna.
Vendbanimi përmendet për herë të parë me emrin Kroai (në greqishten mesjetare Κροαί) ndër dokumente bizantine të fillimit të shekullit të 7. Në latinishten mesjetare njihej si Croia, Croya dhe Croarum. Ndërsa gjatë periudhës osmane iu vu emrin Ak Hisar ose Akçahisar, nga turqishtja osmane me domethënien "kështjellë e bardhë".
Historia
Historia e hershme
Më 1190 Kruja u bë qendra e të parës njësi politike të dheut të Arbërit në Mesjetë, Principata e Arbërit e drejtuar nga Progoni. Gjatë drejtimit nga Golemi, principata u shkri dhe territoret e saj u përfshinë në Mbretërinë e Arbërit të porsathemeluar. Më pas në shekujt 13 dhe 14, Bizantinët, Topiajt dhe në 1343 Perandoria Serbe, kontrolluan qytetin. Mbretëria e Arbërit u shkri ndër vitet 1363-1368, kur Karl Topia futi nën zotërimin e tij kryeqendrën e saj, Durrësin, duke e bërë pjesë të principatës së vet. Pas betejës së Savrës, Topiajt u bënë vasalë osmanë dhe Kruja iu la te shoqit të Helena Topisë, Konstantin Balshës. Balsha mendohet se u var në 1402, në Durrës për shkak se nuk mori pjesë në betejën e Ankarasë me vasalët e tjerë arbër të Osmanëve. Krujën më pas e mori në dorë Niketa Topia, dhe u integrua në Sanxhakun e Arbërit, në cilësinë e subashllëkut sipas regjistrit të 1431. Gjatë kryengritjes së Arbërit në vitet 1432-1435, kështjella u rrethua pa sukses nga Andrea Topia.
Deri më 1432 subash i Krujës ka qenë Zognush Pasha, pas tij Hizir Beu, dhe më 1437-38 ishte Skënderbeu. Nëntorin e 1438 u kthye Hizir Beu, dhe në prill 1440 u zëvendësua nga Umur beu.
Historia "moderne
Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kalaja e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.
Kruja gjatë viteve 1400–1500 strehonte Skenderbeun bashkë me trupat e tij. Për vite me rradhë qyteti i ka mbijetuar sulmeve të fuqishme osmane. Të pajisur shumë herë më mire me mjete lufte, ushtarët osmanë u perpoqen disa here te pushtonin qytetin por pa rezultat. Skenderbeu nuk luftonte brenda në qytet por jashtë tij. Ai linte vetem nje pjese te vogel te ushtrisë se tij afro 2000 ushtarë në qytet dhe vetë fshihej nëper pyjet afer, kur shihte momentin e pershtatshëm i sulmonte osmanët dhe i kapte ne befasi. Kjo lloj mënyre luftimi u kushtoi shumë osmanëve pasi ata lane shumë burra ne fushë te betejës. Per disa vite qyteti u morr nga Napoli dhe mbreti Alfons V. Skenderbeu ia dha kështjellen në menyrë që Napoli ta ndihmonte me ushqime e trupa kunder osmaneve. Pas vdekjes se Alfonsit, djali i tij Ferrante morri fronin me ndihmën e Skenderbeut i cili kishte cuar trupa ne italine jugore per te ndimuar djalin e Alfonsit kunder Anzhuve te cilet donin te merrnin fronin. Mirenjohes per ndihmen e Skenderbeut Ferrante ktheu kështjellen në formë feudi. Ndihmat nga Napoli vazhdonin të vinin drejt Krujës por jo në të njëjten sasi si gjatë kohës se Alfonsit.
Ekonomia
Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Përveç kësaj në Krujë zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe disa industri. Për tu përmendur janë industria e këpucëve në të cilën punësohen shumë gra dhe vajza nga Kruja dhe komunat përreth. Gjithashtu në Krujë është aktive edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.
Panorama e qytetit
Njerëz të shquar
Niketa Topia, zot i Krujës deri sa Kruja ra nën Perandorinë Osmane
Ramazan Limanaj, mesues i shquar i rrethit Kruje i dekoruar me cmimin "Naim Frasheri" autor librash
Mustafa Merlika- Kruja
Fadil Hasa
Shiko dhe këtu
Historia e Shqipërisë
Lista e qyteteve të Shqipërisë
Qytetet shqiptare
Turizmi në Shqipëri
Lidhje të jashtme
Pamje nga Kruja
Pamje nga Kruja
Keshilli i Qarkut Durres
Referime
Qytete në Shqipëri |
3580 | Lezha është një qytet në Shqipërinë veriore, vendasit e të cilit quhen "lezhjanë". Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km.
Emri i Lezhës
Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot.
Pozita gjeografike
Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe bashkohej me Detin Adriatik për të krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, të Torovicës (dikur kënetë) dhe të Bregut të Matës (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty në majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull një kodre tjetër edhe më të vogël, në majen e së cilës sot dallohen bedenat e Kalasë Mesjetare, qarkuar nga V-L prej një kreshte malore (pika më e lartë, Vela-1171 m), dëshmohet në vijëmësi një ndër vendbanimet me të hershme mesdhetare: Lezha.
Pak fjalë mbi Lezhën
Lezha si qytet dhe biostrukturë përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë.Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati një lloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti përbëjnë një bashkësi të spikatur. Në këtë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sintezë e veprsës së natyrës e të njerëzve me një vesk të ndritshëm të historisë e artit. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.
Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetikë e gjallë e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçarëve dhe i kënaqësive të veçanta të banorëve dhe të udhëtareve. Çdo tregim mitologjik për Lezhën i paraprin historisë së saj plot motive dhe kontraste nga më të ndryshmet. Jo më kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, në shek. XII, e quan Lezhën një qytet të ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo shikues mund t'a vështrojë Lezhën në lartësinë e historisë së saj, në ajrin e shekujve si të dale nga frymëmarrjet poetike të poetit Ndre Mjeda, që ka shkruar mrekullisht për Lezhën. Ku nga të kater anët, të rrethojnë metaforat e historisë; çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron vetë sekreti i mbijetesës.
Historia e njërit prej qyteteve me te vjetër te Shqipërisë
Muret rrethuese të Lisit përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha, duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregut të majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, të sipërmin dhe të poshtmin.
Muret kanë një trashësi 3,20-3,50 m dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0,60-1,60 m dhe lartësi 0,30-0,60 m.
Faqja e jashtme e gurëve është lënë e gufmuar, e punuar ashpër me çekiç ose ashtu siç ka dalë nga gurorja. Stilet e ndryshme të ndërtimit, trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndërthuren midis tyre dhe janë të njëkohshëm.
Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta, që hapeshin nga të gjitha anët e murit perimetral. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar 10 hyrje, ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së dobët të linjes së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prej tyre. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3–4 m, duke shërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove, gjurmët e rrotave të të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Hyrjet mbroheshin përgjithësisht nga kulla anësore. Porta instalohej në thellësi të një korridori, që formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit. Ajo ishte dykanatëshe, e siguruar nga brenda me një tra, që lëvizte horizontalisht (katarah).
Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla, të cilat kanë më tepër karakterin e bastioneve, duke qenë të mbushura përbrenda me gurë të mëdhenj deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Kullat kanë forma drejtkëndëshe, me përjashtim të njërës që ka formë të rrumbullakët. Ato kanë një gjerësi ballore 6,00-10,50 m dhe projektohen nga muret 5,50x8,00 m, të vendosura zakonisht 40–50 m larg njëra tjetrës.
Përveç kullave, për të kontrolluar kurtinat janë përdorur edhe kthesa muresh sidomos në terrene me pjerrësi të theksuar.
Nga gërmimet akeologjike, muret rrethuese të Lisit, kur ai kishte marrë fizionominë e vërtetë të një qyteti antik, janë datuar në fund të shek. IV — fillimi i shek. III p.e.r., duke hedhur poshtë mendimin tradicional se Lisi ka qenë një koloni sirakuziane e themeluar në fillim të shek. IV nga Dionisi plak i Sirakuzës.
Nuk mund të gabonte Ana Komnena, ne shek. XII, kur e quan Lezhën një qytet te ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Jo më shumë sesa metaforë, Lezha është një qytet, ku janë përplasur dallgët e pafundme të historisë së Shqipërisë. Atje ka qenë Jul Cezari, dhe po atje, Skënderbeu, u kërkoi besën princërve shqiptare. Duke iu "larguar" Krishtit, zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit, është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla, të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha te tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Për historianet, Lezha, si qytet me hershmërinë e saj, përfaqëson një qerthull te një fisi ilir, prej të cilit trashëgonte emrin e tij "Lissitan". Ka një rimëkëmbje të Lezhës në fillimin e shek. VI. Kështjella e Lezhës është ne listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe përmendet në librin e Prokopit të Çezaresë.
Ftillëzimi i historisë njerëzore gjallon ne Lezhë që në periudhën parahistorike, në epokën e bronzit dhe të hekurit. Arkeologjia hap enigmat e mbyllura te zanafillës. I vetmi objekt përfaqësues i dorës së njeriut prehistorik, që është gjetur deri me sot, në ketë areal është një sopatë e vogël prej guri punuar, gjetur rastësisht, gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të një godine në qendrën e Lezhës. Është sopatë guri, e tipit të quajtur "gjuhë lope". Vetvetiu, kjo vepër në miniature, zmadhohet në përfytyrimin tonë, si dëshmi e ekzistencës së vendbanimit prehistorik dhe është një motiv ngacmues për zbulimet e ardhshme në rrafshin e prehistorisë.
Epoka e bronzit dhe e hekurit përfaqësohet nga një koleksion objektesh: armë, vegla pune, vathë, fibula, etj. Zona e Lezhës dhe zonat ne kufi te saj janë zona minerale të pasura me bakër. Ky resurs ka qenë gjithnjë burim i jetës dhe i punës. Zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha të tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Mes tyre, ishte dhe një sepatë bronzi e tipit italik, që saktësoi datimin e krejt thesarit në shek. X para erës sonë. Ky thesar shpreh një faze paraardhëse të sistemit monetar, sepse shkëmbimi i tyre, parakupton vlerat e sopatave, si simbole paramonetare të shkëmbimit. Kodër-varret, varrezat tumulare, që ndodhen në të gjithë hapësirën që rrethon të Lezhës, kanë dhëne objekte të rëndësishme te kulturës së hershme ilire. Mes tyre është gjetur dhe një shpate e tipit "Niken", prej bronzi, gjë që simbolizon trafikun dhe lidhjen me kulturën e gjeo-mikenas, vetëkuptohet nëpërmjet detit në ketë qerthull. Materiali arkeologjik, i zbuluar në Blinishtë në Troshan, në Daj, në Kallmet, në Spitë, në Malësi të Lezhës tregon për një cikël të vendbanimeve parahistorike të etnosit ilir. Madje, edhe në kreshtën e malit të Shetbunit, janë gjetur gjurme muresh të sistemit mbrojtës parahistorik, që i takon si kohë periudhës së vonë të bronzit.
Qendrat prehistorike vetvetiu shndërrohen në qendra protourbane, paraqytetare. Vendbanimet e fortifikuara protourbane janë jo vetëm në malin e Shelbunit, por edhe në vetë kodren e Lezhës. Këto vendbanime protourbane do të përqendrohen dhe do të krijojnë një simbiozë për të kaluar në fazën më të lartë atë urbane, pra të strukturës qytetare dhe të konceptit të ekzistencës dhe funksionimit të qytetit antik.
Faza urbane nis dhe dokumentohet nga autorët e lashtë dhe përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisso, Lissum. Banorët e qytetit janë quajtur Lisitam. Emrat etnik, sipas Stefan Bizantinit qenë: Lissios dhe Lisseus. Jeta qytetare është fryt i zhvillimeve në strukturën ekonomiko-shoqërore në Ilirinë Jugpërendimore gjatë shekujve 5-6 para erës sonë. Në të vërtetë kemi të bëjmë me epokën e jetës qytetare, në të gjitha qendrat e mëdha në bregdetin lindor te Adriatikut, me njëkohësinë e strukturimit qytetar në Shkoder, Ulqin, Rizon etj. Duke u bazuar në formen e mirëfilltë dhe të plotë të qytetit të zhvilluar të Lezhës, me perfundimin tipik të sistemit mbrojtës, mund të caktojme se jeta urbane e tij lidhet me fundin e shek.IV para erës sonë. Të rralla janë qytetet antike të Shqipërisë, që kanë ndërtime mbrojtëse të fortifikuara, aq të bukura dhe të fuqishme për nga ndërtimi, teknikat e ndertimit dhe pozicioni.
Lezha është një nga qytetet më të mëdha dhe më të fortifikuara të krejt Ilirisë. Madje, sistemi i fortifikimit të Lezhës, është më i fuqishëm se ai i Apolonisë.
Lezha funksionon si qytet bregdetar dhe njekohesisht si liman lumor, ne skajin me jugor te shtetit ilir te Ardianeve dhe spikat per rolin e rendesishem ne shek. III para. K. Lezha eshte pike strategjike per levizjen e Flotes Ushtarake Detare Ilire dhe behet nje qender emblematike ne kohen e sundimit te mbretereshes ilire, Teuta, e cila riorganizoi dhe fuqizoi Floten Detare Ilire per operacionet luftarake ndaj Epidamnit, Korkyres, qyteteve te tjera te Greqise, deri ne thellesi te Mesdheut. Qyteti i Lezhes dhe fortifikimi i tij Akrolisi, per here te pare, shenohet ne burimet historike nga historiani Polidi, i shek.II para eres sone. Ky autor i jep hapesire ne pershkrimet e tij luftrave iliro-romake, ngjarjeve, qe u zhvilluan ne token ilire gjate luftrave maqedono romake, gjate viteve 264 dhe 146 para eres sone. Qyteti i Lezhes eshte emer kryesor ne traktatin e paqes, ndermjet mbretereshes ilire Teuta dhe perfaqesuesve te Romes ne vitin 229 para eres sone. Lezha caktohet nga romaket si kufiri me jugor i lundrimit te anijeve luftarake ilire ne Adriatik. Fakti, qe romaket e njohin kete qytet, eshte domethenes. Por, kufizimi i levizjes se Flotes Ilire nuk u respektua gjate, ne vitin 220 para eres sone, strategu i famshem ilir Skerdelajdi se bashku me Demeter Farin, u nisen nga bregdeti i Ilirise me 90 anije, kaluan kufirin tabu te Lezhes dhe vazhduan lundrimin luftarak ne drejtim te ishujve Kylkade.
Eshte pikerisht Polibi, i cili thote se Filipi V, mbreti i Maqedonise shpresonte te shtinte ne dore Lezhen dhe Akrolisin. Ai perpiloi nje plan strategjik, u nis me ushtri te madhe tokesore dhe mbas nje udhetimi 2-ditor, qendroi prane lumit Ardoksan, prane Lezhes. Polibi u impresionua dhe qe i kujdesshem para ketij qyteti te fortifikuar shume mire. Akrolisi ishte me i larte dhe akoma me i fortifikur, duke e bere te pamundur pushtimin e tij. Filipi i V, synoi ne hapesiren midis Lezhes dhe rrezes se malit te Akrolisit. Ai pjesen me te zgjedhur te ushtareve te armatosur lehte e fshehu ne disa lugina te pyllezuara nga ana e brendshme e tokes. Me pjesen tjeter te ushtrise, ai sulmoi nga ana e detit nga perendimi. Polibi shenon "brenda ne Lezhe ishin grumbulluar forca te medha, nga krahinat e aferme ilire, te ardhura menjehere aty, sapo kishin degjuar per ardhjen e Filipit. Sa per Akrolisin iliret kishin besim aq te madh ne fortifikimin e tij, saqe kishin lene atje vetem nje ushtri te paket per ta ruajtur". Ahere Filipi V perdori nje strategji ushtarake, mbajti ne fushe ushtaret e armatosur rende, kurse ata qe ishin armatosur lehte i nisi sulm drejt kodrave. Vendasit i thyen lehte pararojat e Filipit dhe duke marre guxim nga kjo dolen nga qyteti dhe zbriten ne fushe. Te njejten gje, bene edhe ushtaret qe ruanin Akrolisin, qe kujtuan se Filipi u kthye dhe po terhiqej nga fusha e betejes. Por, ne kete cast, ushtaret maqedonas, qe ishin te fshehur u turren me force kunder ilireve. Gjithashtu edhe ushtaret e armatosur rende ne fushe te Filipit kundersulmuan. Trupa mbrojtëse e Akrolisit nuk pati kohe te rikthehet ne fortifikimin e tyre, sepse ju pre rruga nga ushtaret maqedonas, qe i kishin zene prite. Fale kesaj strategjie dinake, Filipi V, mbas luftimesh te medha dhe te pergjakshme e pushtoi Lezhën dhe Akrolisin. Kjo gje ndodhi ne vitin 213 para eres sone. Filipi V me 216 dhe 214 para eres sone kish sulmuar dy here edhe qytetin e Apolonise dhe kish kercenuar edhe Epidamnin, por nuk mundi t'i pushtonte. Por pushtimi maqedonas qe i shkurter. Eshte Polibi, qe e permend qytetin e Lezhes, ne shek e II para eres sone si qytet rezidencial i Gentit, mbretit te famshem dhe te fundit ilir. Ne kete qytet te fortifikuar, Genti, priti delegacionin maqedonas, te derguar nga Taseu, mbreti i Maqedonise, per te finalizuar nje marreveshje per lidhjen e nje alenace miqesore mes shtetit ilir dhe atij maqedon. Keto bisedime me kthim dhe dergim delegacionesh perfunduan ne qytetin Meteon te Labeatisë. Marreveshja u arrit dhe mbreti Gent dergoi perfaqesuesit e tij se bashku me ato te Perseut per te shkuar ne ishullin e Rodit per te bere se bashku nje aleance tripaleshe kunder Romes. Sipas kronikave historike, Genti i pozicionuar ne lufte te hapur kunder romakeve, mblodhi ne qytetin e Lezhes 15.000 luftetare te armatosur. Ai nisi nje njesi luftarake prej 1000 kembesoresh dhe 10 kaloresish te kryesuar nga i vellai, per te nenshtruar fisin e Kavove, ndersa vete u nis kunder qytetit ilir Basanje, 5 milje larg Lisit, qe ne ate lak kohor ishte aleat i romakeve. Gjithashtu, Genti dergoi dhe 80 anije, per te placitur tokat e epidamnasve dhe apoloniateve, qe ishin pro Romes. Këto veprime të Gentit patën një kundërveprim të fuqishëm të romakëve dhe në luftën iliro-romake të vitit 168 para.K., Genti u dorëzua në qytetin e tij, që ishte kryeqendër e shtetit ilir, Shkodër.
Duke parë burimet e lashta dhe të dhënat e autorëve antike, mësojmë se për themelimin e qytetit të Lezhës i atribuohet një rol kolonizues një personaliteti të njohur të kohës : Dionisi Plak, tiran energjik i Sirakuzës. Kështu, [[Diodori i Sicilisë]], që ka jetuar në kohën e Jul Çezarit dhe Augustit, thotë se Dionisi plak, kishte projektuar një fushatë të kolonizimit të bregdetit ilir të Adriatikut me drejtim nga përëndimi në lindje dhe kish dërguar kolonë për të themeluar qytetin e Lezhës, në vitin 385 para. K. Kjo e dhënë historike është marrë si e mirëqenë nga shumë dijetarë, por edhe është vënë në dyshim nga dijetarë të tjerë. Në të vërtetë, që në shek. XVIII, nga dijetari Lucius është vënë në dyshim themelimi i një kolonie sirakuziane në Lezhë, i cili thotë se ka një ngatërrim dhe lapsus grafik të emrit në kronika; se nuk është themeluar qyteti Lissos, por qyteti Issa, ne ishullin Hva ne bregdetin dalmat. Pra, ky ngatërrim toponimik, ka krijuar një debat në rrafshin e dijetarëve historianë. Një analizë të hollësishme të tezave mospërputhëse për kolonizimin ose jo nga ana e Dionisit Plak të Sirakuzës, është bërë nga dijetari G. Novak, i cili është nga njohësit më të mirë të veprimtarisë kolonizuese të Dionisit Plak në Adriatik.
Në të vërtetë teza se Lezha është themeluar nga Dionisi Plak i Sirakuzës më 390-394 para.K., është hedhur poshtë me argumente të shumta të dala nga gërmimet arkeologjike nga ana e dijetarëve shqiptare, por edhe më parë nga arkeologë të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet historikisht një ndikim nga përëndimi në Lindje i Dionisit Plak të Sirakuzës edhe në Lezhë, prapseprapë nuk mund të bëhet fjalë për një kolonizim, sepse mbarëvajtja e Lezhes si njësi e plotë qytetare në shek. IV para erës sonë, qe nje realitet i pamohueshem dhe se deri me sot nuk jane gjetur deshmi dhe gjurme te kultures saraguziane, as monedha dhe as objekte materiale te Sirakuzes ne qytetin e Lezhes.
Themelimi i Lezhes (?!)
Themelimi i qytetit te Lezhes eshte nje ceshtje e hapur shkencore, por teza e autoktonise ilire te qytetit te Lezhes, qe paralelizohet ne te njejten hapesire kohore edhe me qytete te tjera ilire te medha eshte me bindese dhe me e sakte.
Lezha, si qytet me hershmerine e saj, perfaqesonte nje qerthull te nje fisi ilir prej te cilit trashegonte emrin e tij Lissitan. Ky emer dokumentohet nepermjet monedhave te prera nga qyteti. Me vone, Lezha, do te jete kryeqendra e krahines se banuar nga pirustet, qe sipas Strabonit benin pjese edhe ne fiset ilire panone, qe paten prijes Baton, gje qe terthorazi jepet edhe nga dokumente te tjera. Pirustet dhe desidiatet dalmate, ne gjysmen e dyte te shek.I, jane quajtur nga dijetari romak Paterkuli si te pathyeshem, jo vetem ne saj te pozites se vendeve dhe maleve, por dhe te natyres se tyre te eger dhe te zotesise se tyre te cuditeshme luftarake. Dijetari Tit Livi dimensionon zonen-ushtri te fisit ilir te pirusteve, konkretisht ndermjet taulanteve, desaredeve, banoreve te Rizonit, Ulqinit dhe Shkodres. Ne kohen e mbretit ilir Gent, fisi ilir i pirustëve perbente nje nga forcat kryesore te tij luftarake kunder romakëve. Edhe pas pushtimit romak te Ilirise, pirustet zhvilluan rezistence te ashper dhe per te shuar kryengritjet e pirusteve vjen vete ne Iliri, Jul Cezari. E tere historia e mesiperme, tregon jo vetem levizjet e medha nga Lindja (maqedonasit) dhe nga Perendimi (romaket), por edhe vete strukturen e organizuar te ilireve, lufterat e tyre per liri dhe mosnenshtrim dhe caktimin e Lezhes si nje qytet emblematik, emri i te cilit referohet ne traktate apo ne kronika te rendesishme te ngjarjeve me karakter nderballkanik por edhe mesdhetaro-adriatikas.
Zhvillimi urbanistik i Lezhes
Qyteti antik i Lezhes eshte i vendosur ne nje terren te dyfishte: kodrinor dhe fushor dhe muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe prej 20 ha. Urbanistika e qytetit te fortifikuar ka kater zona kryesore: 1.Zona e pjesës se sipërme. E vendosur ne maje te kodrës, 2. Zona e pjeses se mesme eshte e shtrire ne shpatet kodrimore 3. Zona e pjeses se poshtme është poshtë kodrës 4. Zona breglumore është me shtrat te lumit Drin dhe murit perendimor te qytetit. Sipas studjuesit Koco Zhegu, sejcila nga këto zona, ka pasur një funksion te veçante dhe njekohesisht te nderlidhur. Keshtu, ka ekzistuar nga zona e I deri tek e IV, ku duke respektuar dhe pozicionin natyror te mbrojtur, dhe shtrirjet urbane kane qene vendosur institucionet shteterore, territori i banuar ne mënyre te dendur, qendra zejtaro-tregtare dhe me poshte porti lumor, qe nderlidhte Lezhen me tere rruget detare te Adriatikut. Pjese perberese e Lezhës ishte Akrolisi, qe ishte ne piken kulmore dhe me te vecante te sistemit mbrojtes te qytetit. Planimetria urbanistike e Lezhes eshte e vecante dhe e paperseritur ne asnje nga qytetet ilire te njohura deri me sot. Mund te thuhet se moduli urbanistik i Lezhes antike nuk eshte bere sipas shembullit te qyteteve bashkokohore ne Greqi, Maqedoni dhe Epir, por nuk mund te karakterizohet tipologjikisht si qytet me akropol. Urbanistika e periudhes ilire trashegon deri me sot, planimetrine e mureve rrethuese, kullat mbrojtese, te gjitha hyrjet dhe nje pjese te rruges kryesore te pjeses se poshtme te ketij qyteti. Ne planimetrine e Lezhes ilire, percaktohen qarte 11 porta te medha dhe te vogla, qe lejonin te hyje ne qytet ne te gjitha drejtimet. Nga keto, dy jane ne pjesen e siperme, 6 ne te mesmen dhe 3 ne qytetin e poshtem. Ne qytetin e siperm, porta kryesore ka qene e vendosur ne anen lindore per te komunikuar me Akrolisin, porta e dyte qe ne anen Veriore, qe e lidhte qytetin me zonen fushore me krahinen veriore. Porta me e madhe ka nje hapesire drite prej 4,20 m dhe ne zgjidhje planimetrike eshte krejt e vecante ne krahasim me te tjerat. Nje tjeter porte e vecante e qytetit quhet porta e burimit, sepse kishte lidhje me nje burim uji ne afersi te saj. Ne qytetin e mesem porta kryesore quhet ajo e Gaviavit. Si element karakteristik te portave te qytetit jane permasat e tyre madheshtore, gje qe nuk vihet re ne qytete te tjera ilire. Zgjidhjet e tyre arkitektonike jane pershtatur me terrenin, pjerresine dhe funksionet perkatese. Brenda qytetit te Lezhes, ruhet dhe rrjeti i rrugeve te degezuara dhe te kryqezuara ne brendesi. Nga te jashtmet, qe hyjne ne qytet jane tri, ajo qe vinte nga Jugu, nje tjeter nga Veriu dhe e treta nga Verilindja.
Skema e mureve mbrojtese te Lezhes perfshin nje gjatesi pej 2600 m. Jo me kot, Polibi ka fiksuar pershtypjen shume te madhe, qe i ben keto mure mbretit Filipit V te Maqedonise.
Pjesa e sipërme e quajtur Akrolis është pjesa më speciale e fortifikimit. Trajtimi stilistik i mureve permban dy stile ndertimi, qe i perkasin nje faze te vetme kohore, qe lidhen me vecorite stilistike dhe morfologjike te mureve epirote-ilire. Nga nje llogaritje e perafert del se jane afro 100 mije metro kub gure dhe mbi 80 mije cope blloqe. Kjo kryeveper inxhinierike ndertimore eshte e pashembullt ne territorin shqiptar.
Skulpturat
Arti i skulptures dokumentohet me disa deshmi unikale. Me 1978, gjate germimeve arkeologjike ne mes te Katedrales se Shën Nikolles eshte gjetur nje bazament ne formen e nje drejtkendeshi ne permasat 1,98 x 2,86 m, mbi te cilen ka qene ngritur nje statuje, qe sot nuk ruhet. Gjithashtu eshte gjetur nje fragment skulpturor i nje trupi gruaje, te kohes helenistike. Me mire nga te gjithe ruhet nje altorelief, qe paraqet nje figure mitologjike : Erosin. Kjo gdhendje eshte mjeshterore dhe e realizuar ne mermer te bardhe. Erosi eshte hyu i dashurise, ka krahe gjysem te hapur dhe eshte i shtrire ne pozicion fjetjeje. Ka mundesi t'i takoje llojit te eroseve te karakterit memorial, qe zbukurojne monumentet perkujtimore. Kjo kryeveper artistike i takon shekullit II-III para Krishtit. Nje skulpture tjeter eshte figura e nje njeriu, gdhendur ne nje bllok guri me shtat mesatar dhe me nje kapele te "tipit pileus" ne koke. Kemi dhe deshmine e skulpturave te vogla prej balte te pjekur. Eshte gjetur nje kallep prej balte te pjekur (nje matrice), qe ka sherbyer per riprodhimin e figurimave te quajtura terrakota. Nga kallepi riprodhohet nje skene mitologjike ne miniature, qe paraqet tre figura te vendosura ne mes te nje sfondi me elemente zbukurimore, te imituar nga arkitektura monumentale e kohes helenistike.
Artizanati dhe zejtaria
Artizanati ndertimor lidhet me prodhimin e tjegullave dhe pllakave prej balte, me pocerine vendase shume te zhvilluar. Nje numer tjegullash mbajne vulen e pronarit te punishtes me emrin EOBTAIO. Ky emer lidhet me te njejtin emer, qe gjendet edhe me monedhat e gur-varret e zbuluara ne qytetin e Durresit. I madh eshte numri i amforave te zbuluara ketu, disa prej te cilave kane edhe vula ne forme simbolesh apo monogramesh. Ne disa amfora vula ka te rafiguruar lulen e sheges, simbol ky i njohur per amforat me prejardhje nga ishulli i Rodit. Nje vule e nje amfore tjeter mban emrin ilir Gent dhe emrin tjeter po ilir Suri, pronar i punishteve vendase. Jane gjetur edhe ene tryeze me kanilyra te tipit inafie dhe ene te tipit megara. Keto objekte i perkasin si kohe shek.III-i para Krishtit.
Me interes jane dhe objektet prej bronxi apo dhe prej hekuri si fibula, byzylyke, unaza, gjilpera, grepa peshkimi, thumba dhe gozhde te vogla, maja heshtash, shpata etj. Nga nje gur varri i gjetur ne Lezhe, i shek.II para Krishtit, mesojme emrin e arkitektit Hieroni, i biri i Leonit. Eshte fjala per nje arkitekt, qe ka punuar ne kete qytet ilir.
Monedhat
Jane gjetur shume monedha prej bronxi dhe argjendi. Koleksioni numizmatik i Lezhes, perfshin shume monedha me origjine nga Durresi me siglen "DYRR". Ketu eshte gjetur dhe monedha e mbretit ilir Ballaios, prere me 167-135 para Krishtit. Nje numer i konsiderueshem monedhash jane nga prerjet autonome te qytetit te Lezhes, te cilat imitojne ato te Shkodres. Ato mbartin legjenden LISSITAN dhe kane elemente zbukurimore teper tipike, sic eshte figura e anijes Liburne. Keto prerje jane bere me 229-213 para Krishtit. Simbole te ketyre monedhave jane figura e Zeusit me trekendesh, e Artemisit me rrufe, ose me figuren e dhise. Perdoret dhe figura e mburojes dhe perkrenares ilire. Te gjithe keto elemente lidhen me boten e mirefillte ilire dhe duket qarte ndikimi labeat i Shkodres, si kryeqender e shtetit ilir.
Lezha gjate pushtimit romak
Mbas pushtimit romak te Ilirise se Jugut, me 168 para Krishtit, Lezha permendet si "Municip". Ajo e ruan rendesine si qender ushtarako-administrative dhe si baze detare per Adriatikun verior. Ne periudhen romake pati disa rindertime te rendesishme te qytetit ilir. Sidomos ne Akropol, ne zonen e qytetit kodrinor, ne qytetin e poshtem dhe ne portin lumor. Por trashegimia e traditave ndertimore vendase mbijeton dhe eshte gjithmone zoteruese. Ne zonen kodrinore ku qene vendosur kolonet romake jane gjetur dhe germadhat e banesave te tyre prej guri. Rindertimi romak i qytetit ka qene i pjesshem. Jane zbuluar dy mbishkrime ne latinisht, qe bejne fjale per kete rindertim. Mbishkrimi i pare i gjetur ne Porten e Gaviarit, ben fjale per rindertimin e portes dhe te kulles ne te djathte te Portes. Ne mbishkrimin e dyte, 20 m larg te parit, flitet per rindertimin e murit, nen kujdesin e magjistratit ekzekutiv te Luk Gaviarit dhe te Meges. Nje mbishkrim i trete i demtuar eshte gjetur ne nje bllok guri, ne anen veriore, por eshte i palexueshem. Kurse mbishkrimin e IV, e ka pare me syte e tij dhe e ka lexuar Qiriako i Ankones, i cili e ka vizituar Lezhen me 1463. Qiriako thote se mbishkrimi flet per rindertimin e mureve rrethuese prej te njejteve magjistrate romake. Rezulton se rindertimi romak i mureve eshte bere 250 vjet pas fortifikimit ilir. Ne periudhen romake pati ndertime te tipit termal me sistem hidraulik te zhvilluar, si dhe perdorimi i teknikave "Okus retikulatum" apo dhe thjesht "Retikulatum" te shek.I-II pas Krishtit.
Lezha ne Antikitetin e vone dhe periudhen bizantine
Lezha, ne shekujt e pare pas Krishtit nuk u zbeh si qender qytetare. Administrativisht bente pjese ne provincen e Prevalit, qe kishte si qender Shkodren. Ne periudhen e vone antike me emrin e Lezhes lidhen dy rruge. Rruga, qe lidhte Salonen me Dyrrahun dhe rruga qe nisje nga Lezha ne qytetin Nais. Ka nje rimekembje te Lezhes ne fillimin e shek.VI. Keshtjella e Lezhes eshte ne listen e rindertimeve te medha te Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe permendet ne librin e Prokopit te Qezarese. Rindertimet e kesaj kohe jane te dukshme dhe qyteti bizantin i Lezhes hyn te qendrat me te medha te kohes. Qendra kthehet ne nje qender episkopale dhe madje permendet me emrin i peshkopit Gjon ne vitin 592.
Lezha ne shekujt VII-XII
Kronikani i njohur si Anonimi i Ravenes e permend Lezhen ne shek.VII-VIII si qytet bregdetar ilir. Ne kete periudhe ka ndodhur procesi me i rendesishem i transformimit te ilireve te lashte ne arberit e hershem. Kjo gje vertetohet edhe nga materiali arkeologjik i varrezes arberore te zbuluar ne Qafen e Kalase. Ky material arkeologjik eshte tipik me kulturen materiale arberore, qe lidhet me Durresin e qendrat e tjera te Shqipërise. Ka dhe nje rifortifikim tjeter te qytetit ne fund te shek.VIII. Me kete rast, ndertohen kulla te reja dhe perdoren teknika te reja. Keshtu keshtjella e Lezhes, perben nje simbioze te ndertimeve ilire, romake dhe bizantine. Autoret bizantine si : Konstandin Porfyro Gjeneti, Kedreni dhe Ana Komnena flasin per rendesine e madhe te qytetit te fortifikuar te Lezhes. Ana Komnena tregon se pikerisht ne Lezhe, perandori Aleks Komneni, grumbulloi forcat e tij per t'i cuar ne mbrojtjen e qytetit te Durresit, gjate rrethimit te Durresit nga ushtria normane e udhehequr nga Bohemundi me 1107.
Ne shekujt e mevonshem, Lezha perfshihet ne Principaten e Arberise, prane Dukatit te Durresit te krijuar nga Republika Veneciane. Nga aktmarreveshja e Dhimitrit "Kryezoti i Arberise" me Republiken e Raguzes, rreth viteve 1208-1215 ku behet fjale per shkembime tregtare dhe per transport mallrash pa taksa, si ne rruget tokesore ashtu dhe ne ato detare, vetekuptohet dhe rendesia e qytetit te Lezhes, si pike kyce te raporteve te Arberise me Republiken e Raguzes. Me 1393, qyteti i Lezhes, iu dorezua Republikes se Venedikut nga Progon Dukagjini. Keshtu Lezha perjeton perfshirjen ne shtetin venedikas, gje, qe me disa nderprerje vijoi deri me vdekjen e Gjergj Kastriotit, deri ne shek.XV.
Viti 1478 eshte viti i pushtimit te Lezhes nga turqit.
Hyjnite ilire dhe Lezha
Gjate periudhes se shtetit ilir, deri ne pushtimi romak ne Lezhe mbijetojne kultet dhe hyjnite ilire. Ne kufijte e Lezhes kemi mbijetesen e te ashtuquajturit Zeus Pathius, nje interpretim vendas i kryehyjnise politeiste te lashte. Nga numismatika e Lezhes kuptojme ekzistencen e hyjnise Artemis, te quajtur edhe Diana apo Zana, mbrojtese e pyjeve dhe kopeve. Ajo qe eshte me e rendesishme dhe me kryesore eshte se pikerisht nga nje monedhe e Lezhes njihemi me Hyun e mirefillte te detrave, te njohur me emrin Redon. Kete zbulim e ka bere arkeologu Hasan Ceka, i cili vuri re ne nje monedhe te Lezhes ekzistencen e nje figure burri me kapele karakteristike me strehe te gjate, te quajtur "Kausia". Kjo monedhe ka te shkruar dhe legjenden Redon. Pjesa e prapme e monedhes ka figuren e nje anije ilire, nje liburne, te perdorur nga labeatet. Deri vone, portreti i burrit me kapele, eshte konsideruar si ai i mbretit ilir Gent, dikush tjeter e ka quajtur si nje Hermes. Por monedha e Lezhes me kete portret vazhdon te pritet edhe pas renies rob te mbretit Gent, me 168 para Krishtit. Ne nje prerje te vitet 135 p.K mbijeton monedha me portretin e burrit, gje qe perjashton mundesine, qe te jete portreti i mbretit ilir Gent. Hasan Ceka konkludoi me te drejte se kemi te bejme me figuren e Hyut Ilir te Detrave Redon, emri i te cilit mbijeton ne toponimin e Kepit te Rodonit, ne Veri te Durresit. Kete e perforcon edhe figura e anijes ilire ilire, Lempes ne shpine te monedhes dhe zbulimi para ca kohe i disa mbishkrimive ne Kepin Leuka, ne Jug te Italisë te disa anijeve ilire, njera nga te cilat mban emrin Redon. Hyu Redon eshte nje kryeemer i mitologjise ilire dhe se bashku me Hyun e Luftrave Medaur, përben një dyshe kryesore te mitologjise klasike ilire.
Kulti i Artemisit si kult ilir ka pasur një jehone te veçante ne territorin e Lezhës. Kështu ne krahinën e Velipojes, ne mes te detit dhe malit te Rencit ekziston "Pylli i Zanave" ose edhe "Kodra e Nuseve". Sipas legjendës, qe mbijeton deri me sot, këtu ka pasur 600 Zana, 300 te veshura me guna te bardha dhe 300 me guna te zeza. Sipas një profecie te vjetër këto zana do t'i largonin nga ky territor njeriu me dy koke. Një mbremje ato panë ne perëndim te diellit nen një peme dy barinj, qe flinin krye me krye. Kështu, kujtuan se kish ardhur njeriu me dy koke dhe u larguan pergjithnje. Sipas Milan Shuflait emri Velipoje është toponim sllav, qe do te thote "Fusha e Zanave".
Ne shkrimin e Preng Docit te vitit 1885 flitet per fopografine e Lezhes. Ai deshmon se ka pare tri pllaka mermeri, njera kish fytyren e nje burri dhe te nje gruaje me mbishkrim greqisht, e dyta kish nje luan te ngritur perpjete ne kembe dhe e treta nje shqiponje krahehapur me nje gjarper me kthetra. Keto monumente nuk jane ruajtur. Mund te themi se keto monumente kane fiksuar kultin pagan te Aferdites dhe te Dionisit, stemen me luanin anzhuin te Topiasve dhe je tjeter steme, qe mund te lidhet me shqiponjen dukagjinase si hierladi e Principates se Arberise.
Shengjini, ose Ninfeumi
Nje qytet satelit i Lezhes eshte Shengjini, 8 km ne Veriperendim, ne bregun e Adriatikut. Jul Cezari, ne vepren "Lufta Civile" e permend emrin e ketij limani si Nymfeum ne vitin 48 para Krishtit. Ketu erdhi Flota e Mark Antonit ne fushaten e Cezarit kunder Pompeut. Emri Nymfeun lidhet me ceten e nymfave apo te zanave. Nymfeuni, eshte njohur ne epoken romake, si nje liman shume i mbrojtur "Tutisimuss portus". Ne mesjete ky lima njihet me emra te tjere, quhet limani Meduo. Ne nje harte te shek.XIII te Pjeter Viskontit njihet madje edhe me emrin Medea. Gjate mesjetes permendet ky liman si "Portus", "Medue", "Porto di Medea". Etimologjia e ketij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas A.majerit termi Medua, lidhet me emrin antik te qytetit Medeon - Meduni i sotem, ne bregun dalmat. Sipas disa dijetareve te tjere emri Medea eshte nje jehone e mitit te argonauteve dhe te princesesh Medea te Kolkites, gjate shtegtimit ne Adriatik nga Ulqini deri ne ishullin e Korfuzit. Emri i Medeas eshte lidhur edhe me emrin e fshatit Mjede. Gjithsesi ky toponim mbart nje jehone mitologjike te sterlashte. Kurse Shengjin eshte nje kalk i emrit te shenjtorit Shen Gjin, ose i shenjtorit Shen Gjon Pagezuesi, qe shkurtimisht ka dhene fjalen Shengjin. Ne hartat e P.Gasparit dhe P.Coronellit, limani quhet San Giovanni di Medua. Kemi keshtu nje nderthurje te nje toponimi mitologjik pagan te lashte me emrin e nje shenjtori te krishtere. Pra nje simbioze mendesisht mitologjike dhe fetare deri ne kohen e sotme.
Limani i Shengjinit ka qene ne te gjithe koherat limani detar i Lezhes. Kjo lidhje nuk eshte zhdukur asnjehere dhe ne ditet tona eshte perjetuar nje rol i ri i Shengjinit, lidhur edhe me rruget e lidhjes se Shqipërise me Kosoven. Limani i Shengjinit eshte me i rendesishmi liman detar ne Veri te Durresit. Vetvetiu merr atribute te vecanta per te ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII ne harten e vet te Drinit dhe Bunes, e cileson Shengjinin si liman te afte per anije te medha (Porto Medua Capace di Grannavili). Krahas limanit te Shengjinit ne shekuj eshte shfrytezuar edhe nje tjeter lima fort i pershtatshem per strehimin e anijeve 2 km ne lindje te tij pikerisht ne vendin ku ndodhet sot e veçuar nga deti këneta e thelle e Knaves. Ky liman natyror permendet ne burimet dokumentare te shekujve XV-XVII me emrin "Saca", qe ruhet edhe sot si trashëgim historik nga lagja Saka ne Jug te qytetit Shengjin. Rendesia e Limanit te Shengjinit u shtua mjaft vetëm pas vitit 1880, kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorëzua padrejtesisht Malit te Zi, ne zbatim te vendimeve te Kongresit te Berlinit. Plazhi i Shëngjinit përben një nga resurset me te veçanta turistike detare, jo vetem te Lezhes por edhe te Shqipërisë, sidomos duke pasur parasysh parkun ekologjik te rrethinës.
Krishterimi ne Lezhe
Ne territorin e Lezhes krishterimi eshte i hershem qe ne koherat apostolike, kjo deshmohet edhe arkeologjikisht, si dhe nga autoret e lashte. Nje rendesi te posacme per krishterimin e hershem ne Lezhe ka deshmia unikale e Marin Barletit ne librin e dyte te vepres se tij epokale "Historia e Gjergj Kastriot Skenderbeut". Barleti tregon per viset rreth Lezhes e Zadrimes perqark lumit Drin: atje shihen shume gjurme te lashtesise, qytete e tempuj fort te permendur te Perendise, te cilet tani te sheshuar dhe te bere germadhe po dergjen me shumice perpara syve tane. Po, ne kete vend, verehen dhe permendoret prej mermeri, ne te cilat mund te shikohen shume emra perandoresh romake etj. Ne to dhe disa gjurme, nga te cilat kuptohet me nje menyre te mjaftueshme se po ketu, apostulli i pare u ka predikuar njerezve besimin e Krishtit. Disa gjurme te bazilikave te Antikitetit te Vone flasin per nje krishterim te zhvilluar, i cili ne mesjete zoteron te tere zonen. Lezha permendet si qender peshkopale e rendesishme gjate periudhes se Perandorit ilir Justiani i Madh. Zbulimi 1 km larg Lezhes ne rrugen qe con ne Shengjin i absides se nje kishe te Antikitetit te Vone, i disa kapiteleve me gjethe akanti mund te identifikojnë Katedralen e Peshkopit, njohur me emrin Joan, i cili emërtohet peshkop i Lezhës me letrën e Papa Georgit te I, dërguar ne vitin 592.
Ne shek.XIII shen Francesku i Asizit, gjate kthimit te tij nga Siria (para vitit 1221) ndali ne Lezhe, ku themeloi te parin kuvend franceskian ne Shqipëri. Dy dekada me vone ndërtohet kisha e françeskaneve ne kodrën përballe qytetit, e cila ka pasur një gur mbishkrimi te skalitur ne latinisht :
POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFICATUM EST ANNO MCC XV
Qe perkthehet ne shqip : Ky tempull i vellezerve minore franceskane eshte ndertuar me 1240. Nga te dhena te tjera historike, mesojme se ne keto treva kane levizur edhe pjesetaret e urdherit fetar te domenikaneve dhe te benediktineve. Sidoqofte, franceskanet jane urdheri fetar, qe ka mbijetuar me gjate ne kete zone. Nje gojedhene e ruajtur ne rajonet e Venedikut, sipas At Vincens Prenushit thote se Shen Francesku i Asizit, duke u larguar nga Shqipëria mori nje dege pishe te eger, qe e mbolli prane Kishes se Kuvendit Franceskan te ishullit Deserto afer Venecias. Pema u rrit dhe u quajt Kisha e Shen Franceskut. Deri vone eshte ruajtur trupi i thate i kesaj peme, grimcat e se ciles u shperndaheshin besimtareve per devocion.
Kuvendet e vellezerve franceskane kane qene vatra te rendesishme intelektuale madje edhe te mesimit te gjuhes shqipe ne mesjete e me vone.
Te dhena te shumta per besimin katolik ne Lezhe kemi nga relacionet drejtuar Papatit ne shek.XVII, ku rendesi te vecante merr familja e Bardhejve. Nga kjo familje kane dale peshkope e dijetare te famshem shqiptare si Tosol Bardhi (1490-1582), Nikolle Bardhi (1551-1617), Gjergj Bardhi i shek.XVII dhe sidomos Frang Bardhi i nipi i Gjergjit, nje nga figurat me madhore te kulturen kombetare shqiptare. Si kishtar i njohur, permendet edhe Mihal Bardhi, Nino Bardhi dhe Pal Bardhi, po ne shek.XVII. Nga familja e Bardhajve, shquhen edhe prijsa ushtarake si Preng dhe Pal Bardhi, qe sherbyen ne flamurin e Venedikut.
Lidhur me rendesine e madhe te fese katolike si nderlidhese e shqiptareve me Italine dhe Evropen Perendimore, theksojme se Lezha behet qendra e dy kuvendeve te medha historike, e Kuvendit te Lezhes me 1444 dhe e Kuvendit te Arberit me 1703.
Nga germimet arkeologjike, por dhe nga te dhenat e relacioneve te M.Bicit, B.Orsinit etj., mund te konstruktojme koleksionin e kishave te zones se Lezhes. M.Bici flet per nje kishe te madhe qe mbante 2000 vete, jashte qytetit ne breg te lumit te Drinit, ku sherbenin freterit franceskane, te cilet kishin edhe nje kuvend ne qytet. B.Orsini permend kishen e Shengjergjit ne qytet, kishen e Shen Marise se Bores, kishen e Shen Sebastianit, kishen e Shen Nuciates, kuvendin e vogel te freterve me nje kapele perbrenda, kishen e Shen Margarites, kishen e Shen Marise, kishen e Manastirit te Shen Antonit etj. Gjithashtu dokumentohet edhe kisha e Shen Ethumesie ne Kashnjet. Teodor Ipen flet per manastirin e vogel te Franceskaneve te rindertuar te shek.XX, ku ka qene dhe nje gur i murosur ne portal me mbishkrim ne gjuhen latine, pjese e nje arkitrau te portes se nje faltoreje me te vjeter.
Me 2 mars 1444 ne qytetin e Lezhes, qe ishte ne zoterimin e Venedikut u organizua kuvendi i princerve shqiptare, ku moren pjese Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Pal Dukagjini, Teodor Korona Muzaka, Lek Zaharia, Lek Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, Stefan Cenojevici etj.
Ky kuvend u be ne Katedrelan e Shen Nikolles dhe jo rastesisht ne Lezhen venedikase. Kuvendi krijoi "Lidhjen Shqiptare" me Skenderbeun, si kryetar te saj me titullin :"Kapiten i Pergjithshem" (Capitaneus Generalis). Kuvendi i Lezhes eshte nga ngjarjet me te medha unifikuese te kombit shqiptar ne histori.
Kuvendi i Arbnit, Merqi 1703
Ne janar te vitit 1703 ne fshatin Merqi te Lezhes u mbajt Kuvendi i Arbenit, i njohur ndryshe si Koncili i Arbenit. Ky kuvend u be me nismen e Papes me origjine shqiptare Klementi i XI, si dhe te autoritetit te arkipeshkvit te Tivarit, Disk Smajevic (1701-1713). Kuvendi i Arbenit mori vendime te rendesishme, jo vetem te karakterit organizativ fetar, por edhe politik dhe atdhetar. Sipas Dr. Engjell Sedaj, Kuvendi i Arbenit eshte kujtese e dokumentuar dhe e pashlyeshme e historise se popullit shqiptar ne dimensionet me te gjera te jetes se tij. Ky Kuvend eshte me i rendesishmi mbas Kuvendit skenderbejan te Lezhes 1444.
Ne dokumentat historike turko-veneciane te shek.XV permendet shpesh Ishulli i Lezhes. Nje informacion i gjere per te eshte ne "Ditaret" e M.Sanutos. Lezha u pushtua nga turqit me 1478, qyteti u dogj, u shkaterrua, banoret e tij u zhvendosen ne nje zone, jo shume larg ne ishullin e formuar ne grykderdhjen e lumit te Drinit. Ishulli i Lezhes u be nje vendbanim kryesor per lezhianet.
Ne 5 mars 1501, ne ishullin e Lezhes, zbarkoi nga Italia me trupa ushtarake nipi i Gjergj Kastriot Skenderbeut, i njohur si Skenderbeu i ri. Ai kryesoi kryengritjen mbareshqiptare, por qe pesoi shume shpejt disfate. Ne vitet 1478-1501, per 23 vjet, Ishulli i Lezhes, qe i vetmi vend ne bregdetin e Shqipërise se Veriut, qe qendroi i lire, i pavarur dhe i veteadministrueshem.
Pushtimi otoman
Me 1478 turqit pushtuan Lezhen, hapen varrin e Gjergj Kastriot Skenderbeut vdekur me 17 janar 1468, dhe e varrosen ne Katedralen e Shen Nikolles. Sipas tregimit te Marin Barletit, turqit i morren kockat e Skenderbeut, i mbeshtollen me flori dhe argjend per t'i perdorur si hajmali te pathyeshmerise ne beteja.
Me 1506 pushtohet nga turqit edhe ishulli i Lezhes. Keshtu vendoset pushtimi otoman kudo. Nga nje mbishkrim i gdhendur ne nje pllake mermeri, mesojme se ne vitin 1521 nje pjese e keshtjelles se Lezhes, eshte ndertuar nga Sulejmani, biri i Selimit, i cili qe gjithashtu bir i Bajazit Konit. Procesi i rindertimit qe bere nen mbikqyrtjen e Muhamet Dervish Orguzit. Pushtimi otoman beri ndryshime ne strukturen urbanistike dhe arkitektonike te Lezhes. Gjate shekujve te ketij pushtimi nuk kane rreshtur kryengritjet dhe revoltat e shqiptareve kunder pushtuesve.
Ne fillim te shek.XVIII Lezha ishte ne sanxhakun e Shkodres dhe ishte qendra e nahijes, qe quhej Nahi e Lezhes. Me 1768, Mehmet Pasha sulmoi lezhianet me nje ushtri 2500 vete po nuk i theu dot. Lezha, me 1770, u mor nga ushtria e Mehmet Pashe Bushatlliut. Me 1793, lezhianet perkrahen Kara Mahmut Bushatlliun, qe qe rrethuar ne Kalane e Shkodres nga turqit. Me 28 nentor 1793 lezhianet sulmuan ushtrine turke, qe kish rrethuar Shkodren, duke i shpartalluar ata.
Lezha e perjetoi fuqishem epoken e Pavaresise se Shqipërise me 28 nentor 1912 si dhe te gjitha epokat e mepasshme deri ne ditet tona.
Kultura dhe Etnografia
Kisha-Xhami e Lezhes
Artikulli kryesorë: Xhamia e Selimijes dhe Xhamia e Kalasë (Lezhë)
Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles (Xhamia e Selimijes) janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat.
Sipas studjuesit A. Mutjakoviç, mbështetur në disa dokumente shkrimore të arkivave të Raguzës, del se Andrea Aleks Durrsaku, skulptor dhe arkitekt gjenial i të ashtuquajturës Rilindje Dalmatine është me origjinë e të pareve të tij nga Lezha. Në shumë dokumente të artistit ai e quan veten "Andrea De Alesio", që lidhet me emrin e Lezhës në Mesjetë. Ruhet kopja e testamentit të bërë nga dora e Andreas, i cili e quan veten "Duca Sinovicch", që interpretohet si formë e konvertuar e emrit të familjes së njohur shqiptare, Familja e Dukagjinëve, që kanë qenë edhe zotërinj të Lezhës.
Në këtë klimë të begatë, që herët u shquan individë me emër në kulturën tonë kombëtare si Lekë Dukagjini, Kanuni me emrin e tij (Shkodër 1933), që u mblodh në kapërcyll të shekujve XIX-XX nga At Shtjefën Gjeçovi, është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Ndër shprehjet e tij, që kanë mbërritur si fjalë të urta deri në ditët e sotme, mund të përmendim: "Je i lirë me mbajtë burrëninë tënde, je i lirë me u zhburrnue". Frang Bardhi (1606-1643) nga Kallmeti, ipeshkëv i Sapës (Zadrimës), është autori i më të parit Fjalor latinisht-shqip (Romë,1635) me rreth 5 mijë fjalë dhe i Apologjisë për Skënderbeun (Venecia, 1936), shkruar në latinisht. Pjetër Zarishi (1806-1866) prift nga Blinishti i Zadrimës, i doktoruar për teologji, është ndër poetët nismëtarë të Rilindjes sonë Kombëtare së bashku me franceskanin Leonardo De Martinon (1830-1923). Ky i fundit ishte arbëresh nga Grecia e Pulies (Itali), por jetoi në Lezhë dhe rrethinat e saj për mëse 30 vjet ku shkroi edhe pjesën më të madhe të vargjeve që u përmblodhën në librin voluminoz Harpa e një italo-arbëreshi (Venecia,1881). Për Lezhën Zarishi shkruan se prodhon “gjithçka asht nevoja e njeriut me jetue”, ndërsa De Martino në gojën e Zogut në Kafaz jep figurativisht gjendjen e rëndë të shqiptarit në robëri: ”Jo këtu s’muj me këndue/ Se kam zemren kah pelcet”. Dëshmi kulturore është edhe vepra e Ali Ulqinakut (1855-1913). Ai ishte lindur në Ulqin dhe u caktua hoxhë në qytetin e Lezhës me të mbaruar Medresenë e Shkodrës. Shkroi dy vëllime me poezi me alfabet arab dhe la në dorëshkrim Fjalorët turqisht-shqip, shqip-turqisht, të parët e këtij lloji në leksikografinë shqiptare dhe turke. Zotëronte disa gjuhë orientale, por deklaronte se “gjuha ime asht shqipja”. Me leksikologji u muar edhe Nikollë Gazulli (1894-1946), lindur në Dajç të Zadrimës ku mori edhe mësimet e para prej Ndre Mjedës, ndërsa studimet e larta teologjike i kreu në Austri. Veprat: Fjalori i fjalëve të rralla të malësive veriore (1941) dhe Fjalorthi i ri (1941).
I lindur në Fishtë dhe nxënës i kolegjit të Troshanit (të dy fshatra zadrimorë në rrethinat e Lezhës), është poeti Gjergj Fishta (1871-1940). Vargjet e tij, ndonëse të ndaluara rreptësisht për gati një gjysmë shekulli, janë përcjellë gojë më gojë duke u deklamuar në tubime familjare apo duke u kënduar me lahutë e çifteli deri në skena masive. Duket si i pabesueshëm ky recepsion “letrar”, por kushdo që i ka shkelur këto treva e më gjerë, patjetër që ka takuar njerëz të thjeshtë që dinë përmendësh të 17 mijë vargjet e Lahutës së Malcis. Poezia e Fishtës jeton ende në këtë mënyrë me lexuesin e vet. Këtë fenomen të dimensioneve homerike vepra e Gjergj Fishtës e ka përjetuar çuditshëm në gjysmëshekullin e njëzetë, edhe kur mjetet e propagandës u përpoqën me sa fuqi patën ta bënin të harruar, armiqësore e dëshmi fajësimi politik. Për Lezhën ai ka shkruar: “Qielli i kaltër, toka e blerë,\Njeti dimen, këtu pranverë”. Përveç Lahutës, Gjergj Fishta është autor i shumë veprave, ndër të cilat: Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Juda Makabe, Jerina, Sh'Francesku i Asizit, Sh'Luigj Gonzaga etj.
Nga gjiri i këtij populli, që jeton me poezinë edhe kur atë ia ndalojnë, kanë dalë poetë bashkëkohorë të talentuar. Ata i bashkon vokacioni tradicional i përjetimit poetik, por dallohen nga teknikat origjinale, ndjeshmëria leksikore dhe nga mënyra se si e përthithin poezinë moderne, prandja janë quajtur nga kritika e viteve ‘70-‘80 “fenomeni novator i poetëve lezhjanë”.
Po kështu, një plejadë publicistësh lezhjanë, veçnërisht, të pas viteve ’90, i kanë dhënë tonet medias bashkëkohore shqiptare. Gazeta më parë e pavarur në Shqipërinë paskomuniste është “Koha Jonë”, që nismat i ka në Lezhë. Sot Lezha ka disa periodikë lokalë, shtypshkronjë dhe një numër shtëpish botuese, ndër të cilat: Lisitan, Gjergj Fishta, Kuvendi etj. Ka bibliotekën me mjedise komode, Galerinë e Arteve Pamore (Pallati i Kulturës) dhe një Galeri private “Studio Art Përvathi” etj.
Besime dhe praktika etnografike ne Lezhe
Lezha është qyteti që bashkon tri treva me rëndësi të veçantë etno-kulturore për Shqipërinë e Veriut: Zadrimën, Mirditën dhe Malësinë e Madhe. Ato krahina, së bashku edhe me disa treva të tjera të Veriut, nuk e njohën asnjëherë tërësisht autoritetin e pushtetit religjozo-administrativ të osmanllinjve, por u vetëqeverisën sipas ligjeve të princit të tyre të fundit, Lekë Dukagjinit dhe jetuan me kujtimin e bëmave të Skenderbeut, flamurin e të cilit e ringritën në dhjetor të vitit 1912, pavarësisht se nëpër kembë kishin trupat e pushtuesve të rinj serbë.
Zadrimorët dhe mirditasit janë popullsi autoktone, ndersa malësorët e Mbishkodrës kanë zbritur në fushat ndërmjet lumenjve Mat dhe Drin 200-300 vjet më parë. Në ish muzeun etnografik të rrethit, në një ndërtesë karakteristike qytetare, ka qenë pasqyruar kultura materialo shpirtërore e këtyre trevave, e pasur veçanërisht në shumëllojshmëri kostumesh, zbukurime grarishte, vegla pune, armë të stolisura dhe instrumente muzikore.
Rrethinat e Lezhes kanë një folklor të pasur. Në dasma e gostira këndohen këngët e kreshnikëve dhe balada të qemotshme. Rapsodët konkurrojnë me krijimet e tyre të reja epike, lirike e satirike. Tæ grupuar në ansamblin Çiftelia ata janë fitues të shumë trofeve në shkallë kombëtare.
Tërheqëse janë për vizitorin disa rite në festa të motmotit, si ditet e kthimit të diellit për verë (22 - 23 dhjetor), Nata e Buzmit (24 dhjetor), Viti i Ri, Dita e Verës, Dita e Shën Gjergjit, Dita e Shën Gjinit, po dhe ne raste te tjera. Naten e Buzmit, vene ne zjarr nje trung e dy a tre shkopinj te pergatitur enkas per ritet e kesaj nate. Kur dy vete ne mbremje sjellin buzmin ne vater, tere njerezit e familjes ngrihen ne kembe e thonin: "po vjen buzmi bujas", me gjethe e me bare, me edha e shqerra," mbas dimrit vjen vera...". Me kashten rituale te bere ne mbremje nen tryezen e festes, shkonin ne mesnate e benin lemin ne are, nje rreth me nje iks ne mes. Me kashten rituale lidhnin dhe pemet me fruta. Te tera keto, beheshin per mbaresi ne njerez, ne bageti, ne ekonomi bujqesore.
Ditën e verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qënieve të tjera dëmtuese, grabitëse.
Artikulli kryesorë: Dita e Novruzit
Ditën e Novruzit (dita e Zojës) - 25 mars, besohej se nga çdo lloj bime kopshti e are, bëheshin rite në vreshta sidomos në atë që quhet Anë e Malit në Lezhë ku kishte më shumë hardhí më së hershmi duke rrokullisur një buke e një gogel djathë, një fëmijë të vogël, kjo për begati e mbarësi në prodhim.
Shën Gjergji ishte festë me shumë rite: gjelberim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijë, lagia e njerëzve të shtëpisë me "ujë pa fole", shilarthi i fëmijëve në pemë, rite në ara e ndër bagëti për mbarësi.
Në Zadrimë e në vise të tjera të Lezhës është shumë e njohur festa e shen Gjinit me ritet e saj teper ngazelluese. Ndizen zjarre nder ara, ku digjen tere byket e mbetur nga viti i kaluar. Behen shtellunga me kashte, lidhen me litare a me fije kurperi, u jepet zjarr e ashtu te ndezur i sjellin ne ajer duke vrapuar, neper ara e duke shqiptuar disa vargje rituale per mbaresi ne prodhim. Keto behen per mbaresi e per t'i dhene force diellit si simbol i prodhimit te deshiruar ne te ardhmen.
Kur nuk binte shi ne vere e thaheshin bimet e kopshteve e te arave, femijet, po me ndihme te plakave benin dordolecin. Mblidheshin bashke dege te gjelbra e qe quhej Dordoleci. E shetisnin ne fshat shtepi me shtepi e siper dordolecit i hidhnin uje duke shqiptuar kenget rituale ku kerkohej shi per arat. Kerkonin dhe dhurata ne shtepite ku shkonin... si shperblim per vepren qe benin.
Politika
Kryetar i Bashkisë së Lezhës ështe Pjerin Ndreu
Ekonomia
Lezha është një qendër e rëndësishme ekonomiko-industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e peshkimit shumë e zhvilluar në zonën bregdetare të Shëngjinit. Ekonomia e qytetit bazohet më shumë në turizmin e saj.
Transporti
SH 1 lidh qytetin me pjesën tjetër të vendit. Të gjitha rrugët që drejtojnë nga veri-perëndimi në Shqipërinë qendrore kalojnë nëpër Lezhë.
Lezha ndodhet rreth 60 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.
Lidhje të jashtme
Lezha Online | Lajme Filma Muzik Video Shqip
Lezha Travel and Tourism
Shengjini Travel and Tourism
Bashkia e Lezhes
Keshilli i Qarkut Lezhe
oraret e Lezhes
Referime
Historia e Shqipërisë
Ishulli i Lezhës
Lista e qyteteve të Shqipërisë
Qytetet shqiptare
Turizmi në Shqipëri
Vendvarrimi i Skënderbeut
Lezhë
Qytete në Shqipëri
Qytete shqiptare |
3581 | Peshkopia është një qytet në verilindjen e Shqipërisë. Peshkopia është kryeqendra e Rrethit të Dibrës dhe Qarkut të Dibrës. Peshkopia ndodhet në brigjet e lumit Drin.
Prejardhja e Emrit
Peshkopia, e ka prejardhjen nga historia e saj e krijimit, pikerisht 5 shtëpi (pes shpi)=(pes-shpoj, në dialektin dibran). Qyteti i Dibrës i ka fillesat e tij që 6000 vjet para erës sonë. Burimet arkeologjike të Cetushit dhe të kalasë së Gradishtës në lagjen Bulkaj të qytetit të sotëm, dëshmojnë qartë për gjurmë popullimi në këtë rajon. Në këtë lagje janë gjetur edhe rrënojat e një kishe jashtë mureve të kështjellës duke na e bërë të qartë se ka pasur edhe vendbanim tjetër veç kësaj kështjelle. Në shekullin e 2 para erës sonë del në skenë një qytet me emrin debe, emër i njohur ky në botën antike jo vetëm Ilire por edhe atë greko-romake
Etimologjikisht prejardhja emrit është term fetar nga kisha orthodokse që zyrtarisht përdorte gjuhën greke dhe emri Peshkopia rrjedh nga fjala greke Επισκοπή / epi-skopja = mbi-rojtar(rrethator) pra nga një rajon ose zonë e lart që run dhe vëzhgon dhe e shejntë, ka kuptim gjithashtu dhe si zyrat qendrore të kishës orthodokse.(1 burimi) 1019 Rajoni Dibrës u bashkua në Arkipeshkopin të Ohrit, dhe një vit me von 1020 u bë zyrë mbi-kqyrje Peshkopi-(Επισκοπή) me kishën qendrore të shën stefanit-(shqefnit). Zyra e mbi-kqyrjes ose Peshkopis-(Επισκοπής) më vonë u zhvendos, por qyteti ruajti emrin e saj(1 burimi).(2 burimi) Përmendet si Peshkopi-(Επισκοπής) që nga fillimet e shekullit 15 pas erës sonë(2 burimi).
(1 burimi) Moisi Murra (Janar 2010).«Qyteti i Peshkopisë nga lashtësia në ditët tona» [The City of Peshkopi from Antiquity to the Present Day] (PDF). Rruga e Arbërit (në Shqip).faq. 8.
(2 burimi) Sinani. faq. 248.
(3 burimi) Sinani, Rakip (2005). Dibra dhe dibranët në faqet e historisë [Dibër and the Dibrans in the Pages of History] (në Shqip). Tiranë: KTISTALINA-KH. σελ. 20.
(3 burimi) Rajoni gjerësisht është banuar nga fisi Illyrian të Penestëve (3 burimi)
Dëboret mendohet të kenë qenë paraardhesit e pare të Dibranëve të sotëm. Në bazë të gjuhës shqipe emri nuk thirret Dobër po Dibër.
Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini.
Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kryesor i këtij regjioni nëpër të cilin kalonte edhe në vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XX, ka afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj e veçantë por edhe në planin kulturo - social.
Në këtë kohë Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por roli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbeten qëndra të medha tregtare si (Dibra e Madhe) dhe urbane për kohën. Pas 1913 kjo zonë vazhdoj të luaj këtë rol por me intensitet më të dobët deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktor pengues dhe izolues për të. Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intensitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmëndur projekte të ndëtimit të Autostradës që do të kalontë nëpër rrugën e vjetër dhe lidhja e saj me një arterje me rrethin e Kukësit do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë të këtij rrethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthente këtë rreth në një qëndër të një euro-rajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhët faktor zhvillimi.
Karl Gurakuqi (Përkthim nga revista LEKA, 1934), “Mbi historinë e Shqipërisë”. Hylli i dritës, Nr.1, 1942. Fq. 140-145.
Eqerem Çabej, “Studime Gjuhësore”, volumi VI, Prishtinë, 1975. Fq. 16.
Bahri Beci (Përkthim nga: George Shtadmyler), “Hulumtime gjuhësore në Mat”. Buletin USHT, Seria e Shkencave Shoqërore, Nr. 1, 1962. Fq. 233.
Karl Gurakuqi (Përkthim nga revista LEKA, 1935), “Mbi historinë e Shqipërisë”. Hylli i dritës, Nr.1, 1942. Fq. 314-326.
Karl Gurakuqi (Përkthim nga revista LEKA, 1935), “Mbi historinë e Shqipërisë”. Hylli i dritës, Nr.1, 1942. Fq. 140-145 dhe 314-326..
Gjeografia
Lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrethit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë, Mali i Korabit (2,751 metra lartësi)
Pozita gjeografike
Rrethi i Dibrës bën pjesë në rajonin veri-lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor. Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Qendra e rrethit është qyteti i Peshkopisë. Qendra e rrethit (Peshkopia) shtrihet 185 km nga kryeqyteti dhe 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë. Ky rreth është vendosur në këto koordinata gjeografikë:41ş 53’ 20”,dhe 41ş 33’ 40” gjerësi gjeografike veriore dhe 20ş 34’ 50” dhë 20ş 07’ 00” gjatësi gjeografike lindore. Kufizohet nga kufij konvencionalë në lindje më republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitare 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në veri kufizohet me rrethin e Kukësit me 75 km vijë kufitare. Në perëndim me Mirditën 13 km vijë kufitare dhe me rrethin e Matit me 60 km vijë kufitare.Në jug me Bulqizën 27.8 km vijë kufitare.Ky rreth ka një ndërtim të komplikuar gjeologjik që është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e relievit. Rrethi i Dibrës ka një reliev kodrinor-malor që varion nga 350 m (lugina e Drinit të Zi) deri në 2751 në majën e Korabit. Bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe mesdhetare para malore meqenëse është pjesë përbërëse e pellgut të Drinit të Zi. Ka një hidrografi të pasur me burime mbitokësore dhe nëntokësore ku dega kryesore është Drini i Zi.Dibra dallohet për shumëllojshmërinë e tokave të cilat për shkak të relievit malor shprehen qartë. Gjejmë brezin e tokave aluvionale rreth lumit të Drinit të Zi, të kafenjta, të murrme pyjore dhe atë livadhore malore. Në këtë takojmë breza bimorë si: brezi i dushqeve, ahut dhe haloreve dhe kullotave alpine. Ky rreth ka një popullsi prej 75000 banorësh të vendosur në 1088 km kryesisht në vendbanime të rralla e rurale. Nga pikëpamja administrative ky rreth ka në përbërjen e tij 1 bashki (bashkinë e Peshkopisë) dhe 14 komuna.
Pozita e këtij rrethi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qenë herë pozitiv e herë negativ gjatë periudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë.Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyer si një urë lidhëse për trevat e vendit tonë nga perëndimi në brendësi të territoreve shqiptare.Që në antikitet ka funksionuar rruga DURRËS-FUSHA e TIRANËS–DIBËR e cila lidhte bregdetin me vise të tjera lindore.Rolin e kësaj pozite e dëshmon qarte zhvillimi social-ekonomik ,pasi në 1911 Dibra ishte një qendër e rëndësishme artizanale,tregtare,ndërtimore etj;për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë kur ky rreth kishte 11000 banorë.Por roli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qendra të medha tregtare dhe urbane për kohën si (Dibra e Madhe).Pas 1913 kjo zonë vazhdoi ta luante këtë rol por me një intensitet më të dobët.Deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktor pengues dhe izolues për të.Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intensitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmendur si projekti i ndërtimit të Autostradës që do të kalojë nëpër rrugën e vjetër dhe lidhja e saj me një arterie me rrethin e Kukësit do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë këtij rrethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthente këtë rreth në një qendër të një eurorajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhet faktor zhvillimi.
Kushtet natyrore
Rrethi i Dibrës ka një ndërtim te larmishëm gjeologjik molasat e plio-kuarternarit.Flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime të kuaternarit ne afërsi të luginës.Vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit,por gjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra të vendit tonë.Kurse shkëmbinjtë efuzivë dhe flishet ndërtojnë skajin me jugor te vargut të Korabit gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.Këto formacione kane bërë që ky rajon te këtë pasuri te shumta si bakër në kodrat e Tominit, mermer në Muhurr si edhe pasuri të shumta ne inerte si argjila.
Relievi
Relievi i zonës është malor dhe dallohet për karakterin kompleks në përbërje te relievit gjejmë: kurrize malore,pllaja,gropa,fusha karstike si dhe malësi e lugina. Kjo malësi shtrihet nga 380-2751 m në skajin lindor pra amplitude hipsonometrike është e madhe ,mbizotrojnë malësitë mbi 700-900m qe ulen gradualisht në drejtim te perëndimit. Coptimi horizontal i relievit në këtë zonë është i madh dhe shumë i madh ne terrigjenet e vjetër dhe te rinj dhe i vogël dhe shumë i vogël në gëlqeroret.Energjia e relievit është mesatare ne shkembinjtë terrigjene ne pjesën qendrore dhe ne rrethin ata shkojnë ne vlerat maksimale 400-500m/km˛.Në këtë malësi takohen tipe të relievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues, karstik ,akullnajor.rrelievi strukturor eroziv takohet ne gjithë zonën,edhe relievi karstik është shumë i përhapur këtu duhet theksuar se kanë ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshimet e theksuara në parametra . Gjejmë forma te larmishme si: lluqe, brazda, gishtëzima, dalina, fusha dhe lugje e lugina karstika gjejmë edhe forma nën tokësore si shpella, boshllëqe e lugina nëntokësore, te ndryshme Relievi akullnajor ka shtrirje të cilën e gjejmë vetëm ne pjesë te larta si majat e maleve që kanë përbërje gëlqerore. Gjejmë edhe lëndina me peisazhe piktoreske si fusha e Korabit,bjeshkët e Shehut të cilat janë të ralla për nga vlerat ekonomike.
Ndërtimi gjeologjik në këtë reth mundëson zhvillimin pasi kjo zonë është e pasur me minerale, lende ndërtimi dhe mermerë. Ky ndërtim gjeologjik ka bërë që vendbanimet të vëndosen kryesisht në përbëriet gëlqerore dhe në kontaktet me shtresa të tjera për arsye të burimeve hidrike. Përbërja me argjila dhe gëlqerorë ka bërë që edhe oferta të jetë shumë e pasur per ta.
Duhet theksuar se për sa i përket relievit në vendosjen e vendbanimeve dhe ndikimin e tij në zhvillimin social-ekonomik ai ka ndikuar në karakterin e një ekonomie të mbyllur dhe me drejtim në degën e blegtorisë pasi oferta e tokave pjellore bujqësore është e kufizuar. Relievi ka qënë përcaktues edhe në arkitekturën e ndërtimeve dhe mënzres së jetesës në zona të izoluara. Ky reliev ka përcaktuar edhe vendosjen larg njëra-tjetrës të pronave të banuara duke lënë të lira tokat prodhuese. Ky rajon ka mundësi te mëdha për zhvillimin e turizmit,me peizazhe piktoreske qe ofron edhe parku kombëtar i Lurës pyjet e shumta dhe liqenet e Lures
Klima
Rrethi i Dibrës bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqënëse është pjesë e pellgjeve të lumenjve të Drinit. Dallohet për ndryshime të dukshme nga një sektor në një tjetër sidomos në drejtimin vertikal.Në formimin e kësaj klime kanë ndikuar faktorë si:lartesia dhe relievi i territorit,ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet erave që vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër ,dimër të gjatë dhe reshje të mëdha te dëbores dhe verë te freskët por pa reshje. Temperatura mesatare shkon nga 6 °c në malin e Korabit ne 11 °c ne afersi te luginës.Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4°c-8° kuptohet që shkaku kryesor është lartesia mbi nivel të detit dhe pozicioni i saj lindor që kushtëzon një ndikim nga brendësia e ballkanit.Në periudhën prill-shtator temperatura mesatare është 16°C në afërsi të qytetit Për muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 °C në pjesë të larta dhe 16 °C ,në afërsi të luginës .Muaji janar është muaji me i ftohtë i vitit ku mesatarja shkon nga 0°C ne -3°C. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo të vogla që shkojnë rreth 17°C-18°C.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15°C temperatura maksimale e zonës është regjistruar në korrik të 1996 në qytet 39.5°C kurse ajo minimale është rregjistruar në 1959 kur ka arritur -20° amplituda midis vlerave është relativisht jo e vogël që shkon 60°C. Data mesatare e fillimit te ngricave është 1 nëntori dhe data mesatare është 15 marsi. Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore të vendit ajo është 40-45 dite. Numri maksimal shkon 166 -190 në zonat më malore të kesaj zone që kemi marre në studim. Për sa i perket sasise së rreshjeve zona futet në zonat nën masataren së vendit. Kjo vlere shkon nga 900 mm (në qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave të ftohta e të thata .Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse në pjesen e ngrohtë bien rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nentori me 12% të rreshjeve afro 225 mm, kurse muaji më me pak reshje është korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve në 24 ore ka qënë 127 mm. Për reshjet e dëbores mund të themi se fillojnë mesatarisht me 1 nëntor dhe data e mbarimit është 20 mars. Numri mesatar i ditëve me borë shkon 38 ditë dhe krijon një shtresë mesatre prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m në shpata të malit. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimeve në këtë reth. Po ashtu kjo klimë nuk lejon kultivimin e të gjitha llojeve të bimëvë dhe me dukuri si:ngrica të gjata dhe të vona, dorë të hërshmë. Rreshjet e mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë kane shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i kane dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik, por kjo klimë ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve të turizmit,si edhe të disa sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Hidrografia
Ky rreth ka një rrjet hidrografik shumë të pasur qe përbëhet nga lumenj, liqene, përrej, burime nën tokesore dhe mbi tokësore. Dega kryesore është lumi i drinit të zi që merr me vete disa degë të tjera si: Malla, Seta, Veleshica, Murra etj. Këta degë kane karakter të vrullshëm dhe me prurje të mëdha në kohën e shkrirjes së borës. Gjë që i bën ata të jënë shumë të demshëm dhe të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke sjelle shumë materiale të ngurta dhe duke shkaktuar përmbytje të tokave përreth.
Gjatësia dhe pellgu janë përkatësisht
Emri gjatësia ne KM pellgu në KM˛
Drini i Zi 57 530
Murra 19 135
Malla 18 126
Seta 13 137
Veleshica 15 84.
Midis pasurive të shumta vlejne për tu përmendur edhe liqenet shumë të bukura të Lurës,burimin e llixhave si edhe disa burime të vogla në afërsi të qytetit,pasuritë hidrike kanë ndihmuar jo pak në zhvillim ekonomik të këtij rethi si në energji, ujitje, peshkim, indrustri. Këto burime sherbejnë edhe për terheqje të turistëve si për turizëm balnear, argëtues, pushues, eko turizem dhe në shumë fusha të tjera.
Tokat
Shtrirja nga 380m deri në lartësi të Korabit ka bërë që në të të gjejmë shumë breza dhe nën breza tokash duke ndikuar drejtë për drejtë në bimësinë e zonës. Larmia e kushteve natyrale pedogjenetike ka kushtëzuar edhe shumë llojshmërine e tokave. Në këtë drejtim dallohen :
Tokat e kafejta kanë shtrirje jo të madhe dhe zënë 20 % të territorit të zonës shtrihen në lartësite 600-1000 m mbi nivelin e detit sidomos në pjesën veriore përgjatë lagunave të okshtunit, të përrojit të borovës, brodanit etj. Formohen mbi gëlqeror dhe më pak magmatike dhe klimë të ftohtë dhe me rreshje të bollshme. Në dimer ndodh shpërlarja e kriprave kurse në verë ndodh grumbullimi i tyre, për pasojë shfaqen njolla karbonatesh, kane strukturë granulare dhe tepër të thellë që shkon 1.2-1.5 m me përmbajte humusi që shkon 4-9 % në sipërfaqe dhe 1 % në thellësi. Takohen nëntipe të tokave të kafejta si:tokat e kafejta tipike, të zeza dhe të kafejta livadhore.
Tokat e murrme pyjore
Ose të pyjeve të ahut dhe të pishës që shtrihen në lartesitë 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zënë pjesën më të madhe të kesaj malësie rreth 40%. I gjejme të përhapura në pjesën qëndrore, jugore dhe atë lindore. Duke patur një zhvillim mbi sedimentarët dhe magmatikët. Formohen në reliev të copëtuar dhe të gërryer klimë të ftohtë që kushtëzon shpërlarjen e kripave nën pyjet e ahut dhe të haloreve. Kanë profil të trashë që shkon 80-120 cm e përbërë nga nje shtresë e zezë rreth 5 cm. Takojmë nën llojet si: toka të murrme pyjore të zeza, të murrme tipike, të murrme të kuqërremta të shpërlara, karbonata hunusore etj. Toka të ketij brezi janë të vëna pak nën kulturat bujqësore tashmë janë braktisur duke u lëne në dorën e degradimit dhe dezertifikimit.
Tokat livadhore-malore
Edhe keto toka zënë 40 % të territorit të kësaj malësie dhe shtrihen në lartësite mbi 1700 m mbi nivelin e detit, i gjejmë të perhapura në lindje të zonave pranë maleve kallkan, mirake, raduc. Formohen mbi gëlqeror në kushte të një klime të ashpër dhe me rreshje, kurse relievi I tyre është heterogjen dhe dallohet për copetim dhe pjerrësi të madhe. Profili shkon rreth 100 cm me një horizont humusor të trashe dhe një shtresë të përshkueshme në sipërfaqe nga rrënjet e cila formon një shtresë sfongjerore. Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre të zëzë deri kafe të errët. Takohen disa nën tipe si: tokat tipike livadhore malore, toka livadhore të zeza, tokat e djerrit dhe tokat e stepave.
Pozita gjeografike e zonës, kushtet natyrore të saj, ndertimi gjeologjik, copëtimi i madh i relievit shoqëruar me një klimë tepër të larmishme ka kushtëzuar një shumëllojshmëri të botës bimore të kësaj malësie.
Faktorët e lartëpërmendur kanë bërë që bimësia e kësaj zone të dallohet për mbizotërimin e bimëve masë europiane dhe veri ballkanike që janë shumë të ndryshueshme nga bimësia mesdhetare që rritet në perëndim të vendit.
Shfaqet një katëzim vertikal ku llojet kryesore përfaqësohen nga këto lloje bimësh: shkurre mesdhetare, dushqe, ahu, pisha dhe kullota alpine.
Shkurret malore
Ky kat bimor shtrihet nga 380-600 m mbi nivelin e detit e marrë në total kjo bimësi zë 31% pra një sipërfaqe të vogël të gjithë bimësisë së zonës. Zhvillohet nën një klime më të bute se brezat e tjerë. Ne këtë brez shfaqet nëntipi i shitblikut i përbërë nga bimë që i leshojnë gjethet.
Duhet theksuar se ky kat është mjaft i dëmtuar nga dora e njeriut dhe e zëvendësuar nga toka të punueshme prandaj në shumë sektore të këtij brezi shfaqet degradimi. Ky kat bimor shfrytëzohet për kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shumë bimë me vlera mjekësore.
Kati i Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, është i përhapur në të gjithë zonën dhe zë 17 % të bimësisë totale të Malësisë. LLojet kryesore të bimëve janë: Dushku, panja, lajthia, bunga etj. Edhe ky kat është shumë i dëmtuar pasi bimësia e tij shfrytëzohet për ngrohje në stinën e ftohtë. Kati i Ahut dhe i haloreve: ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjithë siperfaqja e ketij kati zë 23% të bimësisë së zonës. Përhapjen më të madhe e ka në pjesën jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor i bimës mbizotëruese është ahu, nga e ka marrë edhe emrin kati.
Në përberje të ketij kati marrin pjesë bredhi dhe pisha, që janë më pak të përhapura, por takohen edhe panja, frashëri, meshtegna etj. Ky kat bimor ka pasuritë më të mëdha floristike të përbërë nga pyjet e ahut dhe të pishës, kjo bimësi kushtëzon edhe zhvillimin e ekonomisë pyjore që përbën një nga aktivitetet kryesore të popullsisë të kësaj komune.
Kullotat Alpine, në Malësine e Korabit që ka reliev të lartë një shtrirje të konsiderueshme ka edhe kati i kullotave alpine. Duhet theksuar se në kullotat e kësaj komune kullosin rreth 15 krerë bagëti të imta dhe 1500 krerë gjethe te klima e ashpër dhe rreshjet e shumta të dëborës kanë kushtëzuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloj bimësie është e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht në malin e deshatit dhe lartësi të tjera. Ky kat shfrytëzohet si kullot për bagëtinë në stinën e ngrohtë të vitit, po ashtu krijon edhe një peisazh të bukur piktoresk duke krijuar mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit të gjelbërt.
Bota shtazore
Larmia dhe pasuria që ka kjo zonë si në aspektin klimatik , atë të tokave, të florës etj, ka krijuar kushte shumë të favorshme për zhvillimin e një bote shtazore shumë të larmishme. Këtë gjë e deshmon ekzistenca e shumë specieve të vecanta sipas karakterit të habitatit. Do të dallonim botën shtazore të shkurreve, të pyjeve të ahut dhe të dushkut në lartësi, si edhe botën interesante të kullotave alpine dhe të habitateve ujore. Në habitatet e shkurreve që janë më pak të zhvilluara e më pak të përhapura dhe të degraduara nga dora e njeriut gjejmë: Lepurin e eger, cakallin, thëllëzën, dhe një sërë shpendesh të tjerë.
Në habitatet e dushkut që edhe ky kat është i dëmtuar takohen rralle: ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Në habitatet e pyjeve të ahut dhe të pishës që janë më të dendura dhe më pak të prekura nga dora e njeriut takohen specie të vecanta: ariu, shqiponja, rrëqebulli(rrjepulli), miu i vogël, urithi, etj.
Në habitatet e ujërave të kthjellëta dhe të ftohta të këtyre lumenjve takohet trofta e egër dhe disa lloje të tjera peshqish që e bën këtë zonë të dallueshme nga zonat e tjera të vendit. E gjithë kjo pasuri e botës shtazore dhe me vlera të veçanta ofron kushte për zhvillimin e disa llojeve të turizmit si : sportiv, ekologjik.
Vleresime
Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto eko siteme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga ,sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte ,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje bimea sharash
ZHVILLIMI EKONOMIK
PERIUDHA DERI NE 45
Duhet theksuar se si e gjithe SHQIPËRIA edhe rethi i DIBRËS ka pasur nje zhvillim te vogël ekonomik Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qënë faktor pengues pasi kjo zone ka shërbyer si rrugë për eksperditat ushtarake qe kane vizituar zonën ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka pretendime për teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonë te digjej e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe ekoniminë dhe prodhimet e pakta bujqësore .Pasi edhe tokat ishin ne duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunë merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeëti me prodhime blektorale e bujqësore .Në këtë kohe qyteti kishte 120 banesa ,1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per administraten e asa kohe si edhe nje shkollë.
PERIUDHA 45-90
Në perjudhën 45-90 perfshin kolektivizimin ku çdo gjë u perfshi ne koperativa.Ky rreth ishte më e privilegjuar pasi edhe tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme por sido që të jete ky popull e kaloi keëtë perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumeë perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m˛ per familje per nevoja vatjake por me pas edhe kjo sasi tokë erdhi duke u zvogëluar ne 1000 m˛ e me pas ne 400m˛ duke cuar ne nje krizë të plote për banore te zones ndersa industria ne këtë kohe ishte shume e vogël.Mund te permendim minjerën e rrethit Bulqizë që në ate kohe ishte nën rrethin e Dibrës,minjeren e mermerit ne Muhurr, ishte fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te vogla per shfrytëzimin e inerteve,ky reth ka qënë i pasur me burime hidrike që jane shfrytëzuar për energji,ujitje,peshkim,etj.Duhet theksuar se ne këtë kohe u ngriten një sërë veprash si hidrocentrale lokale ashtu edhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhën ne ndihmë bujqesisë.Në këtë kohe u bënë edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda si u ndertuan rrugë,rreth 1000 apartamente banimi të mire projektuara per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i ri me rreth 320 shtrëtër si edhe një qëndër balneare me rreth 180 shtrëtër ,hotel korabi si edhe shumë restorante te tjerë.
Sasia e tokes 2500 ha toke pjellore bujqesore dhe 700 ha pye dhe kullota jane pasuri jo e vogel.Sic permendem me siper kjo zone ka edhe burime hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.
Ekonomia e Dibrës pas viteve 1990
Pas viteve 90 me ndodhjen e ndryshimeve si në gjitje Shqipërinë çdo pronë shtetrore kthehet në prone private.Me reformën agrare toka shkon ne duar të pronarëvë duke bërë një copëtim shumë të madh te tokave gje që çon në vështirësi për krijim të fermave konkuruese ne treg.Dega që jep më shumë se 50 % të të ardhurave është bujqësia.Në perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i Dibrës kishte 15815 ha tokë bujqësore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha tokë që kishte ne 2003,10650 e zinin bimët e arave,612 ha drufrutorët,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjëre.Nga sa pamë më sipër del qartë se në dibër nuk kemi ferma të mirfillta ose parcela ta mëdha por një copëtim të tokës bujqësore. Për u përmendur janë edhe disa plantacione të vogla që kane filluar të lindin në fshatrat afër qytetit me pemë kryesisht të importuara nga Europa Perendimore.
Blegtoria
Ne këtë rreth kjo degë është shumë e rëndësishme dhe ka qënë gjithnjë baza e ekonomisë bujqësore në mitin 2003 në këtë rreth kemi 17266 krerë gjedhë,dhe 53010 krerë të leshta,në vitin 2003 çdo banori të Dibrës i takojnë 422 litra qumësht dhe 47 kg mish në vit.Indrustia në rethin e Dibrës ka qënë gjithnjë një degë e dytë.Pas viteve 90 do të kemi një shkatërrim të atyre objekteve industriale që kishte,tani po vihet re një përmiresim i vogël në këtë drejtim në degë si industria ushqimore,ajo e përpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe ajo e lëndëve të para për ndërtim.Objektet më të permendura jane fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriçe rërash e zhavoresh,si edhe disa baxho.Në 2004 rethi i Dibrës kishte 808 subjekte private jo bujqësore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikë mielli,9 pika karburanti, 452 pika shumice,1 qëndër balneare,38 ndërmarje druri,138 furgone ,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh
Tipare të zhvillimit demografik
Sipas të dhënave të INSTAT në rethin e Dibrës banojnë 75262 banore në 15394 familje me rreth 4.9 anëtare për familje. Ka një dendësi 70 b/km˛. Duke analizuar të dhënat dalim në përfundimin se nga rethi Dibër që nga viti 1990 janë larguar 24106 banorë pasi në vitin 1990 ky rreth kishte rreth 99368 banorë. Kjo popullsi është vendosur në Tiranë 67%, Durres 21% dhe rrethe si: Lushnja, Fieri, Lezha, Kavaja deri në Sarandë dhe Shkodër. Për tu theksuar është edhe fakti se të larguarit në masë 90 % janë nga fshatrat e largëta.
Mosha 0-14 vjeç 15-64 vjec +65vjeç
29954(34%) 50934( 59.4%) 4851(6.6%)
Sipas gjinisë 50.5% e zënë meshkujt dhe 49.5% e zënë femrat. Në kuadër të statusi banues 24% të popullsisë banojnë në qytet dhe 76% në fshatra. Vendbanimet sa vijnë e rrallohen duke u ngjitur në lartësi të larta dhe duke u larguar nga qëndra e rethit. Komunat me më pak popullsi dhe që dallohen qartë për rënie në këtë drejtim janë: Lura, Selishta, Reçi, Luznia dhe Muhurri.
Politika
Kryetar para ardhes , Kadri Rrapi (PS) , Mentor Bunguri(PD), Bajram Krashi(PS)
Kryetar i Bashkisë së Peshkopisë ishte Z. Ilir Krosi i cili është zgjedhur në këtë detyrë në vitin 2003 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Ne vitin 2015 si Kryetar i Bashkisë së Peshkopisë u zgjodh Shukri Xhelili (PS), Në 2016 u zgjodh Muharrem Rama. Ne 2019 Dionis Ymeraj. Në vitin 2022 Kryetar i Bashkisë Dibër u zgjodh z. Rahim SPAHIU.
Ekonomia
Peshkopia është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Ekonomia e qytetit është shumë e brishtë. Në vitet e komunizmit, kur ekonomia ishte e centralizuar, Peshkopia ishte një ndër qytetet kryesore të industrisë ushqimore. Sot bizneset kryesore te zhvilluara nga banoret janë ato të voglat (dyqane me mallra të konsumit të përditshëm, dhe kafene). Duke patur vlera natyrore të vyera, një prespektivë e mirë për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit do të ishte turizmi malor (sidomos në Parkun Kombetar te Lures) dhe turizmi i Ujrave Termale (Llixhat aktualisht shfrytëzohen nga banorë rreth tyre në mënyrë jo shumë të organizuar).
Transporti
Peshkopia ndodhet rreth 187 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.Transporti kryhet me linje te rregullt mikrobuzash dhe linje autobuzi.Rruga qe pershkohet është Tirane-Milot-Burrel-Bulqize-Peshkopi. Vlen te theksohet qe megjithse u nis dhe jane bere shume premtime per Rrugen e Arbrit Dibra vazhdon te mbetet i vetmi rajon me infrastrukturen rrugore me te dobet ne te gjithe Shqipërine kjo per shkak se prioritete e te gjitha qeverive s'kane qene asnjehere te orientuara ne menyre te cilter drejt ketij rajoni.
Kultura
Arti dhe kultura ne qytetin e Peshkopise jane zhvilluar ndër vite.Piktura eshte nje domethenie e rendesishme e artit ne Peshkopi.Gjithashtu kenga muzika dhe literatura kane ekzistuar qe ne kohe te hershme.Kengen dhe muziken e mbeshtet nder vite nje qender kulturore e rendesishme per femijet e quajtur "Qendra Kulturore e Fëmijëve".Kjo qender ndër vite ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit e kulturës,por rëndësi të madhe i është dhënë muzikës.Mësues profesionistë midis tyre permendim :Xhevat Fanen,Qani Mandrin,Mimoza Bulkun,Hysen Seferin,Safat Plakun etj. kane organizuar nder vite nje sërë festivalesh ne shkallë qyteti e rrethi.Me profesionalizmin e tyre kane pergatitur nje sere talentesh te reja.
Gjithashtu kjo qender shquhet edhe per akrobatet e saj te talentuar me ne krye mjeshtrin Agron Strazimiri te cilet i kane sjelle publikut dibran nder vite emocione te bukura .Theksohet prania e tyre ne nje emision talentesh te zhvilluar ne Shqipëri i quajtur "Ti vlen",ne te cilin keto talente me konkurimin e tyre arriten deri ne finalen e programit.Gjithashtu ne kete qender kulturore per femijet eshte edhe nje grup vallesh .Por ne kete qender zhvillohen edhe kurse pa pagese per femijet te ambiciuar pas Matematikes Letersise Gjuheve te huaja etj. me profesionistë si Bashkim Hoxha,Hysni Loka etj.Ne Peshkopi përvec Qendres Kulturore te Femijve drejtues te mirnjohur te te ciles kane qene Hamit Lumi dhe Surja Stafa funksionon edhe Qendra Kulturore e drejtuar nga Veli Vranici dhe jane te njohura aktivitetet e kesaj qendre si 'Oda Dibrane' etj
VËSHTRIME ESTETIKE RRETH ALEGORISË DIBRANE
Dibra është krahina verilindore e atdheut tonë, që
shtrihet në të dyja anët e Drinit të Zi. I gjithë terreni i Dibrës është i
pasur me alegori, por dendësia e tyre nuk është kudo e njëllojtë. Kryesisht
ndeshen në Qidhën, në Dardhë, në Reç, në Luzni, në Katër Grykë, në Grykën e Vogël.
Bartësit e tregimeve alegorike ishin kryesisht pleq,
por këtu nuk përjashtohen moshat e reja. Midis tyre shquheshin disa
individualitete të spikatura, si përçues të përvojës së përbashkët, të cilët
kishin një reporter më të pasur meseleshë dhe që ishin më të mprehtë e më të stërvitur
për t’i improvizuar dhe shpjeguar ato, Në përgjithësi bartësit e tyre ishin
njerëz të pshkolluar, por me aftësi ligjëruese. Midis tyre kishte disa të paktë
që ishin bërë vërtetë profesionistë në tregimin, shpjegimin, krijimin e
meseleve. Ata nuk bënin ndonjë punë tjetër veçse shkonin nga oda në odë, nga
mexhlisi në mexhlis, nga kuvendi në kuvend, në dasma e hidhërime, kurdo e kudo,
dhe kryesonin muhabetin, duke aktivizuar meseletë e vjetra dhe duke improvizuar
të reja. Në zhvillimin e pasurimin e meseleve rol të madh kanë lojtur odat
dibrane, gjithmonë ta hapura për mikun dhe shtegtarin. Në to biseda gjallërohej
me forma metaforike. Meseletë i edukonin njerëzit, veçanërisht brezin e ri, me
tradita atdhetare dhe me virtyte të larta morale: me dashurinë për kombin dhe
atdheun, për lirinë, demokracinë, me dashurinë për gjuhën dhe kulturën kombëtare.
Ato mprehnin gjykmin dhe zhvillonin mendimin e pavarur, shprehësine e të
folurit me nëntekst të fuqishëm dhe me ngarkesë emocionale, përsoson kulturën e
parashtrimin të mendimeve. Tematika e tregimeve alegorike është shumë e gjerë
dhe e larmishme, po thuaj nuk ka sferë të jetës që ato nuk rrokin. Në të spikat
sidomos tematika e pasur shoqërore, preken të gjitha llojet e marrëdhënieve
midis grupeve dhe shtresave të ndryshme, duke zbritur deri tek marrëdhëniet
familjare midis burrit dhe gruas, vjehrrës dhe nuses, babës e birit. Të pasura
dhe me nivel të lartë janë edhe ato tregime që pasqyrojnë problem të mprehta
politike, ato që pasqyrojnë marrëdhënie ekonomike, paraqesin shtypjen dhe
shfrytëzimin e njerëzve të thjeshtë, mënyrat e shkatërrimit ekonomik të
fshatrave të varfër, proceset e diferencimit ekonomik, antagonizmin shoqëror. Në
mjaft prej tyre trajtohen problem estetike dhe morale, si: vendin që ze e
drejta dhe e padrejta në shoqëri, e bukura dhe e shëmtuara, tragjikja dhe
komikja etj.
Tregimet alegorike ishin pjesë përbërëse e jetës së
popullit. Në to nuk kishte asgjë artificiale. Populli mblidhej për të zgjedhur
problemet të rëndësishme ose në gëzime e jo thjesht për të treguar mesele. Ato
hynin në bisedë në mënyrë të natyrshmë. Treguesit e tyre ishin mjeshtër për të
gjetur çastin kur duhej përdorur meseleja. Biseda në odat dibrane bëhej e
ngadaltë. Njerëzit i linin rradhë njëri-tjetrit. Ai që e merrte fjalën dëgjohej
me vëmendje dhe respect. Ndërprerja e bisedës, me përjashtim të ndonjë replike
të shkurtër, nuk pëlqehej. Debati ishte i fortë dhe për probleme të rëndëishme,
por ai nuk bëhej i hapur. Me karakterin alegorik dhe urtësinë e tyre mesletë
ishin edhe shprehje e vetëpërmbajtjes dhe e drejtpeshimit shpirtëror te
popullit në raste konfliktesh dhe situatash të vështira.
Përqasja e asaj që thuhej në mesele me atë që duhej
nënkuptuar, duhej të ishte e plotë, e përkryer por jo e hapur. Populli nuk i
lejonte banalitetet dhe vulgaritetet. Në asnjërën prej mesleve nuk kishte
fryerje të drejpërdrejta, sado qe domethënia e tyre mund të ishte shumë therëse.
Nuk lejohej veçanërisht fyerja e mikut gjë që vështrohej si shkelje e rëndë e
traditës dhe e normave kanunore.
Meseletë mund të ishin fragmentare në një bisedë.
Tregohej një prej tyre dhe, kur s’gjente përgjigje, nuk vazhdohej më me to. Por
meseletë nuk mund të vazhdonin edhe për një kohë të gjatë në bisedë. Në këto
rastë ato përdoreshin si kompozime alegorike, si një e tërë që nuk ndahet dot.
Për të krijuar një ide po japim një kompozim alegorik, zhvilluar në një odë
dibrane. Bëhej fjalë për ti rënë armikut. Disa ishin për kryengritje të
armatosur. Kishte dhe prej tyre që predikonin frymën e nënshtrimit, duke
argumentuar se një luftë në ato rrethana, do të sillte rrjedhoja më të rënda për
popullin. Kompozimi algorik fillon me një sulm kundër këtyre njerëzve. Meseleja
e parë sjell mesazhin se ishin këputur të gjitha urat e pajtimit me armikun. Po
citoj :
“Një herë nji njeriu i merr zoti ment e bani mik gjarpnin. Çdo ditë i çonte
atij nji kupë me tamël dhe merrte prej tij nji napoleon flori. Nji ditë njeni
nga djemtë e këtij burri kalon andej ku rrinte gjarpni. I bije me nji gur dhe i
këput bishtin. Djali vdes se gjarpni e çuk atë në gisht. I ati varros djalin
ene i shkon gjarpnit me kupën me tamël. Sa del gjarpni, burri i bije me gur në
kokë. Kur gjarpni ishte tue cof, i thotë burrit:
-Si, ti nuk po e ruan miqësine?!
Burri i thotë: Bishti jot i pre, djali im në dhe, ska miqësi ndër ne!”
Njëri nga ata që predikonin nënshtrimet ndaj armikut, tregoi këtë mesele si përgjigje
të asaj që u tha më lartë:
“Njëhërë një njeri merr spatën, e hip në një arrë. Fillon me e pre atë degë ku
kishte vu kamët. Kalon andej nji katunar i veti, po nuk i thotë puna e mbarë!
Ki që po priste degën, i tha:
-Pse nuk po me thue puna e mbarë!
-Po ti nuk po ban punë të mbarë, -ia pret tjetri. –Me punën që po ban, ti ke për
t’thy qafën!”
Nënteksti besoj është i qarte dhe përgjigja erdhi pa vonesë:
“Nji herë një pashë turk u vu në krye të një ushtrie dhe u nis për në luftë. Ra
poshtë në një prrue dhe aty gjen një mullixhi. I tha:
-Bre, sa rahat je ti këtu!
-Mos u tall me mua or Pashë, -ia kthen mullixhiu, -Unë nuk jam pashë si ti e
nuk kam si me qenë rahat!
-Si të duesh i ndrrojmë teshat: unë bahem mullixhi, ti banu pashë.
Mullixhiu nuk e zgjati, u vesh si pashë dhe i priu ushtrisë. Lufta u ndez mu në
kodër. Nuk shkoi shumë dhe mullixhiut i bie nji plum mu në kapak të kresë.
Shtrihet sa gjatë gjanë për tokë. U vra pasha- thane oficerët e tjerë, e menjhërë
banë me za doktorin.
Ky erdhi sa çel e mshel sajt dhe iu afrua Pashës ene e pa me kujdes.
-Nuk i ka prek plumi në tru, -tha.
Mullixhiu ngriti pak kryet ene tha:
-Po si kishte me prek në tru?! Po të kasha tru, kisha nejt në mulli, e nuk
kisha ardh këtu!”
Komenti besoj është i tepërt, përgjigjet janë të qëlluara dhe kompozimi
alegorik ruan tërësinë dhe logjikën e vet.
Për nga lënda me të cilën ndërtohen, tregimet alegorike i kemi prej dy tipesh.
Tipi i parë e merr lëndën nga folklori. Në të shfrytëzohen legjendat, fabulat,
anektodat, përrallat, lojrat problemore, nganjëherë edhe proverbat. Lënda
folklorike, përveç vlerave të mirfillta që ka, në mesele merr vlera të tjera,
ajo bëhet alegorike. Po lënda folklorike i nënshtrohet procesit të përpunimit
dhe të përshtatjes. Kjo është një punë shumë e ndërlikuar. Që një anektodë, të
kthehet në trego, alegorik, kërkohet mjeshtri e lartë. Po japim një shembull,
duke treguar së pari, rrethanat:
Një herë një valle burrash ishte mbledhur për të sheshuar një mosmarrëveshje
midis dy fshatarëve. Për këtë qëllim aty kishte shkuar dhe një qeveritar, i
cili nga padituria, në vend që të shuante zjarrin, i hidhte atij benzin. Ky
qeveritar “nxirret jashte loje” me këtë
anektodë:
“Vjehrra i tha të resë: -Dil e
shiko përjashta si është havaja. Nusja del, shef ene ktheht mrena. –Ha, sit u
duk havaja?- e pyet vjehrra?-nusja i përgjigjet:”Sun e mora vesh a ishte
kthjelltë a vranë, se nuk më lanë pejkat e shajut me pa!”
Siç shikohet, nga anektoda nga mbetur vetëm tipari kryesor I këtij zhanri si një
tregim I shkurtër realist me përmbajtje humoristike që kritikon një dukuri. Për
t’u kthyer në tregim alegorik, ajo I është nënshtruar procesit të përpunimit
dhe të përshtatjes, që shfaqet me këtë dukuri: Ajo ka fituar karakterin
alegorik të përdorimit, aftësinë për t’u ndërtuar në bisedë dhe funksionin e
veçantë në të, domosdoshmërinë e përshtatjes me rrethana të caktuara duke përcjellë
mesazhin e denigrimit të njeriut të paaftë që merr përsipër të bëjë diçka që
nuk munda ta bëjë.
Pak a shumë këtij përpunimi
dhe kësaj përshtatje i nënshtrohen edhe llojet e tjera folklorike kur vihen në
shërbim të tregimeve alegorike
Tipi i dytë i tregimeve
alegorike është ai që e merr lëndën nga aktualiteti. Lënda e këtij tipi do më
shumë mjeshtri për t’u ndërsuazuar në tregim alegorik, sepse ajo mund të merret
si një bisedë krejt e zakonshme. Në këto raste nuk ka rëndësi vetëm krijimi i
rrethanave, njohja e problemeve qe shtrohen në bisedë, por edhe njohja e mirë e
të pranishmëve, madje jo vetëm e tyre, por edhe e pjestarëve të tjerë të
familjes. Rol të veçantë luan disponimi i bashkëbiseduesve, afria apo acarimi
midis tyre, mënyrat që përdorin për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet. Meseleja
duhet treguar vetëm kur të krijohet hapësira e nevojshme. Lidhja e asaj që
thuhet, me atë që duhet nënkuptuar, duhet të jetë e plotë dhe e përkryer. Një
shembull: Në një pikë të bisedës njëri nga të pranishmit i drejtohet tjetrit me
emër dhe i thotë:
-Or Gani, kur po vija këtu se si më shkuan sytë nga shpia jote e vuna re si
njani oxhak nuk e hiqte mirë tymin.
-Po, -iu përgjigj Ganiu, -Bash njashtu asht, por e kam fajin vet, se atij
oxhaku ja kam lan mangut punën.
Kjo bisedë do të merrej sikur vërtetë
ishte fjala për oxhakun, po të mos ishin krijuar ato që ne i quajme “rrethana”
dhe që në rastin konkret kanë këto përbërës: a) biseda bëhej për sjelljen dhe
edukimin e fëmijëve me norma të shëndosha morale; b) ai qe foli e njihte mirë
Ganiun, njihte edhe djemtë e tij, njëri prej të cilëve ishte dembel dhe me vese
;c) ishte disponimi i Ganiut për të thithur meselenë dhe për ta mos keqkuptuar
atë; d)ishte disponimi i vallëve të burrave që të kritikonin dukuritë negative
pa përmendur emra konkretë. Pa të gjitja këto, fjalët që u thanë, nuk do të
merrnin vlerat alegorike, madje nuk do të kishin kuptim as të thuheshin.
Po meseletë e këtij tipi janë,
si të thuash, shumë tekanjoze. Ato në mjaft raste nuk duan shumë hapësirë për
tu ndërkallur ndërkallur në bisedë.
Në odat dibrane burrat rrinin këmbëkryq,
pa u mbështetur, me qëndrim dinjitoz. Kjo ishte shenjë culture në të ndenjur
dhe respect për të gjithë vallen e burrave. Një qëndrim i shkujdesur nuk do të
tolerohej dhe me ndonjë rast, si ky që do të tregojmë, mund të quhej fyes dhe
mund të bëhej object kritike. Njeri prej të pranishmëve i drejtohet të zotit të
konakut e i thotë:
“Or Xhemë, kur po vija këtu, pashë
se njeni nga mullarët e barit të ishte rrëzue e të kishte ra për toke”.
“Po, - u përgjigj Xhema. – Mund të
ketë ra vërtetë, se bar ka pas shumë dhe druni mullarit ka qenë i dobët. Po do
t’i vejë nja dy shtaga dhe do ta ngrejë prapa siç ka qenë”.
Siç kuptohet, mullari i barit
ishte burri i shtrirë “sa gjërë e gjatë”. Këto lloj meseleshë nganjëherë bëheshin
burim acarimesh. Zakonisht pranohej loja dhe konfrontimi shmangej. Duke qenë se
meseletë nuk janë vetëm mjet komunikimi, por edhe art, pranohet karakteri
figurative i tyre dhe secili përpiqet të mos bëhet objekt i goditjes së tyre.
Për nga ndërtimi tregimet alegorike
karakterizohen nga elemente të larmshiëm të komikës. Në to kemi ironinë e lehtë
dhe sarkazmën e hidhur, të qeshurën e përmbajtur dhe të përqeshurën therëse,
gazin e trishtuar dhe humorin e këndshëm. Prandaj në mjaft tregime alegorike
pas forcës fshihet dobësia, pas mençurisë budallallëku, pas diturisë-injoranca,
pas humanizmit-brutaliteti, pas parrullave demokratike-mjetet e diktaturës.
Tregimet alegorike dibrane kanë
vlera të mëdha gjuhësore. Në to fjala përdoret me kursim të madh. Figuracioni është
i pasur dhe nuk lidhet thjesht me përdorimin e figurave, por me konceptimin
figurative. Dialogu është i shkathët, i kursyer, i zhdërvjellët. Mendimi është
i ngjeshur, narracioni i vrullshëm dhe ka mjaft gjetje poetike. Brenda këtij
zhanri janë kristalizuar disa modele gjuhësore që kanë ardhur duke u ngulitur e
formësuar e janë kthyer kështu në një gjuhë specifike të meseleve. Dallojmë
qartë klishetë: “Na ishte nji herë… “Nji herë e nji kohë…”, Ai i tha…”. Në
meseletë nuk ka fjali ndërmjetëse pothuaj fare. Aty dallohet qartë kush flet.
Populli donte të ishte plotësisht i kuptueshëm dhe për këtë i bënte të gjitha përgatitjet.
Tregimet alegorike kanë një rëndësi shumë të madhe për pasurimin e gjuhës
letrare kombëtare.
Tregimet alegorike dibrane nuk janë
një zhanër i fosilizuar. Ato bëjnë një jetë të gjallë edhe në kohën tonë.
Zhvillohen duke iu përshtatur realitetit dhe fitojnë fryme bashkëkohorë. Këtë e
dëshmojnë krijimet e këtyre pesëdhjetëvjeçarëve të fundit. Tregimi alegorik në
rrugën e tij të zhvillimit fiton tipare të reja për të përvetësuar artistikisht
dukuri të kohës sonë. Arti i meseleve është treguar mjaft aktiv në luftë kundër
veseve të ndryshme shoqërore, por ai ka vepruar edhe ndaj problemeve të mprehta
politike. Sistemi totalitar në Shqipëri është vënë shumë herë në shënjestër të
këtij arti të madh, duke përthithur sidomos lëndën që vinte nga folklori,
kryesisht nga anektodat, që qenë të shumta kundër këtij sistemi. Kur në vendet
e Evropës Lidnore filluan proceset e ndryshimeve të mëdha dhe R. Alia
deklaronte se Shqipëria nuk ishte as Lindje, as Perëndim, shumë njerëz shtronin
pyetjen: Po në Shqipëri a do të ndodhin të njëjtat procese. Populli me artin e
tij të meseleve në një odë dibrane dha përgjigjen: “Po, do të ndodhin! Këtë e
tha me tregimin alegorik të poshtëshënuar i cili që atëherë sillte mesazhin se
komunizmi kishte ngordhur:
“Nji herë një pasanik, kur bani me i
çue bagëtinë në bjeshkë, për një maz e porositi në mënyrë të veçantë çobanin,
madje e kërcënoi tue i thanë: “Po ma gjeti gja mazin, ma mirë mos eja në shtëpi.
Erdhe e më thae se ka cofë mazi, kam me ta këput kryet!”Për fat të keq të çobanit,
nuk shkuan shumë ditë dhe mazi u rrëzue në nji krisë kepi dhe theu qafën.
Çobani ra në hall: si t’ja thoshte këtë të zotit. Mendo e mendo, e ma në fund e
gjeti. Shkoi dhe i tha kështu: “Mazi i zotnisë sate ka nji javë që i ka kthyer
patkonjtë nga dielli”. Si, paska cofë mazi”-bërtiti i zoti. Po çobani iu përgjigj
i qetë: “Se ka cofë mazi pot thue ti, unë them se ai i ka kthye patkonjtë nga
dielli”.
Nga të gjitha këto që thamë, nxjerrim disa përfundime:
1. Tregimet alegorike dibrane kanë lindur në kushte të caktuara historike shoqërore,
duke u bërë shprehëse e idealeve demokratike e përparimtare të popullit tonë.
2. Ato kanë shprehur mençurinë dhe filozofinë e popullit, shijen dhe ndjenjën e
tij estetike.
3. Tregimet alegorike dibrane janë një zhanër me shumë vlera positive në
thesarin e kultrës sonë popullore, prej të cilit mund të pasurohet kultura jonë
kombëtare.
Galeria
Referimet
AKADEMIA E SHKENCAVE,GJEOGRAFIA E SHQIPERISE ( VELLIMI 1 & 2)
ISIDOROV.C ,KLIMA E SHQIPERIS,TIRANË (1955)
INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE, TIRANË (1985)KLIMA E SHQIPERISË
INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLIGJIKE, MANUALI I RESHJEVE TIRANË ,(1975)
INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE MANUALI I TEMPERATURAVE TIRANË (1975)
INSAT(TË DHËNA MBI PAPUNESINË ,TOKAT BUJQESORE DHE POPULLSINE)
PERIKLI QIRIAZI GJEOGRAFIA E SHQIPERISE.TIRANE (2001)
VALTER SHTYLLA,RRUGËT DHE URAT E VJETRA TË SHQIPERISË TIRANË (1998)
Fatos DACI,"ENCIKLOPEDIA E DIBRËS" Vëllim I (2006)
HISTORIA E SHQIPËRISE,AKADEMIA E SHKENCAVE
Njerëz të shquar
Elez Isuf Ndreu
Elez Koçi
Faik Kurti
Haki Stërmilli
Bashkim Pacuku
Gjergj Kastrioti
Haxhi Lleshi
Hasan Çipuri
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e Bashkisë Dibër
Komuniteti i Peshkopisë
Hapësira e Peshkopisë
Forumi i Peshkopisë
Portali i qytetit te Peshkopise
Portali me i ndjekur i Dibres
www.nediber.com
Albume fotografike
Komuniteti i Peshkopisë Foto Galeria
Pamje nga Peshkopia
Burimet
Peshkopia ka pasuri të shumta natyrore dhe ka një shumëllojshmeri të madhe turizmi
Shiko edhe këtu
Historia e Shqipërisë
Qytetet shqiptare
Lista e qyteteve të Shqipërisë
Rruga e Drites
Turismi në Shqipëri
Qytete në Shqipëri
Qytete shqiptare |
3586 | Kosova (historikisht Dardania, Kosovo), zyrtarisht Republika e Kosovës ( Republika Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Maqedoninë e Veriut, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.887km² dhe popullsi prej 1.9 milion banorësh. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa minoritetet e tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë/egjiptasit dhe goranët.
Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire. Në shek. IV p. K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.
Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997–1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund masakrës të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 117 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar si Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë.
Emri
Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Ilir janë të gjuhës ilire’’, duke ardhur dhe në përfundim që, terminologjia e emrit gjeografikë ‘’Kosova’’, i takon gjuhës ilire.
Po ashtu interpretimin gjeografik të emrit e shpjegon dhe M. Carabregu, i cili thotë se, termi ‘’kas-a’’ përmban kuptimet e një kodre, mali apo shkëmbi. Variantet e shpeshta të emrit që ndër kohë paraqitën si, ‘’Kasova’’, ‘’Kasava’’ dhe ‘’Kosova’’ na japin ‘’kas-a’’ dhe ‘’va’’, që të dy terma gjeografikë. Në bazë të këtij termi gjeografik ‘’kas’’, janë gjithashtu edhe emrat: Cassel, Castel, Cashtel, Casteli etj. Ky term përdoret edhe për emër personal, fisnor dhe po ashtu si emër vendi, si: Kas-i, Kasaj, Canius, Kastrat, Kastriot, Kasendra, Kas, etj. Këtyre qëndrimeve, ju shtojmë disa shembuj që vërtetojnë këto të dhëna. Psh., Fisi “Kastrat” e ka djepin në Veri të Shqipërisë. Emri “Kastrat” në shqipen nuk është shumë i vjetër, ky emër vjen nga latinishtja ‘’Castrum’’. Qyteti mesjetar ‘’Kassa’’në Hungari, në gjuhën gjermane shqiptohet ‘’Kaschau’’ ndërsa në gjuhën latine ‘’Cassovia’’. Sipas dokumenteve dubrovnikase, familja aristokrate ‘’Kasica’’ që jetonte në Dubrovnik, ishte me prejardhje nga qyteti Novomonte (Novobërda), etj.
Gjeografia dhe mjedisi
E shtrirë në qendër të Siujdhesës Ballkanike, Kosova është vend që nuk ka dalje në det me reliev të larmishëm dhe zë një sipërfaqe prej 10.887 kilometrash katrorë. Ka gjithsej 702 kilometra vijë kufitare me shtetet përbri: 352 km me Serbinë, 159 km me Maqedoninë, 112 me Shqipërinë dhe 79 km me Malin e Zi.
Me reliev kryesisht në trajtë të pellgut lumor, Kosova është gjeografikisht e ndarë në dy rrafshe parësore, atë të Kosovës në lindje dhe atë të Dukagjinit në perëndim. Lartësia mbi nivelin e detit në rrafshe luhatet prej 400 deri në 700 metra, ndërsa pika më e ulët prej 297 metrash ndodhet në Vërmicë në kufi me Shqipërinë. Dy rrafshet janë të ndara dhe të rrethuara me vargmale të theksuara në lartësi prej 2.000 deri në 2.500 metra; pika më e lartë, Gjeravica, arrin në 2.656 metra. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 811 metra. Nëntoka e Kosovës njihet për rezervat e mineraleve të rëndësishme si qymyri linjit, nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kaolini, kromi, alumini, ari, argjendi, bakri etj.
Klima e Kosovës, e ndikuar nga rrymat ajrore kontinentale, përkufizohet nga dimër i ftohtë me reshje të rënda bore, si dhe vjeshtë e verë të nxehtë e të thatë. Njëherësh, në vise dhe lartësi të ndryshme mbi nivelin e detit vërehen ndikime mesdhetare dhe alpine.
Ndonëse Kosova është një prej vendeve më të varfra me ujëra në Evropë, hidrografia e Kosovës shënon disa lumenj të rëndësishëm që derdhen në të gjitha detet e rajonit. Drini i Bardhë është lumi më i gjatë me 122 km, i cili bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri dhe bashkë derdhen në Detin Adriatik; Sitnica, Lumbardhi i Pejës, Morava e Binçës, Lepenci, Ereniku, Ibri dhe Lumbardhi i Prizrenit janë lumenjtë e tjerë të përmendur. Ndërkaq, rezervuarët artificialë të Gazivodës, Radoniqit, Batllavës dhe Badovcit llogariten si liqenet kryesore të vendit.
Janë 52 zona të mbrojtura në Kosovë që përkapin sipërfaqe prej 46.274 hektarë; prej tyre numërohet një park kombëtar (39.000 ha), 35 monumente natyrore (4.868 ha), dy sipërfaqe të mbrojtura (1.681 ha), si dhe 11 zona natyrore (698 ha). Pavarësisht rrezikun që u kanoset, pyjet e pasura me bung, ah, qarr e lis përbëjnë një pjesë të rëndësishme të botës bimore së bashku me kullosat. Prej bimëve të tjera janë të përhapura dardha e egër, murrizi, thana, trëndafili i egër, dëllinja dhe ulza. Ndërkaq, zonat kodrinore-malore janë më të pasur në lloje kafshësh. Përmenden iriqi lindor, miu, kaprolli, derri i egër, dreri dhe lepuri, si dhe shpendët si korbi i murrmë, laraska, shtura, habeli fushor, etj.
Historia
Nga Mbretëria Dardane deri në dyndjet e popujve sllavë
Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (koha e gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë. Në lashtësi, Kosova filloi të njihej si Dardaní (emërtim që u përdor herëpashere deri në shek. XIX; buron nga fjala shqipe dardhë për pemën e përhapur në trevat dardane) dhe banohej nga fisi ilir i dardanëve. Burimet historike përmendin Mbretërinë Dardane që në shek. IV p. K., e cila përfshinte Kosovën dhe hapësirat përreth. Mbretërit dardanë, prej të cilëve më të njohurit qenë Longari, Monuni dhe Batoja, zhvilluan luftëra kundër Maqedonisë së Vjetër dhe korrën fitore të mëdha. Njëherësh, ekzistojnë shënime për luftëra kundër keltëve. Dardania ishte e njohur për burimet e arit, teksa shkrime të lashta i përshkruajnë dardanët si prodhues cilësorë të stolive. Qytetet kryesore përfshinin Damastionin, Nishin, Shkupin, si dhe Ulpianën.
Dardania u pushtua nga Roma në fund të shek. I p. K. dhe i dha Perandorisë Romake disa prej perandorëve më të shquar, përfshirë këtu Konstandinin e Madh. Krishterimi u përhap në vend në fazat fillestare, ndërsa individë si Niketë Dardani shkruan himnet e para kishtare. Më pas, gjatë dyndjeve barbare mes shek. V dhe VIII, Dardania u kthye në vatër të sigurt për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës ilire si dhe trashëgimisë së popullsisë së romanizuar, duke mbetur pjesë e Perandorisë Romake të Lindjes ndryshe e njohur me emrin bizantine. Në shek. IX, Dardania u pushtua nga Perandoria Bullgare. Më vonë, iu kthye shkurtimisht bizantinëve, para pushtimit serb në fundin e shekullit XII. Në 100 vitet në vazhdim, serbët vendosën sundimin e tyre në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, selia e Kishës Ortodokse Serbe u zhvendos në Pejë, ndërsa burimet natyrore mundësuan zgjerimin e mëtejshëm të shtetit serb. Me formimin e Perandorisë Serbe më 1346, Dardania u kthye në njësi qendrore gjeografike të shtetit serb. Ky fakt si dhe prania e ortodoksisë serbe në rajon janë përdorur si bazë për bindjen kulturore serbe se Kosova është "djep i qytetërimit serb".
Beteja e Fushë-Kosovës dhe sundimi osman
Më 1389, në Betejën e famshme të Kosovës, koalicioni ushtarak i krishterë, i përbërë nga serbë, shqiptarë, boshnjakë e hungarezë me në krye princin serb Lazar Hreblanoviqi, u mposht nga turqit osmanë, të cilët morën kontroll të plotë mbi territorin kosovar më 1455. Gjatë kësaj periudhe 1389–1455, disa prijësve serbë iu dha e drejta e sundimit si vasalë të sulltanit osman, i cili i përdori si vegla për shtypjen e lëvizjeve çlirimtare të popujve të Ballkanit. Në Betejën e Dytë të Kosovës, vasali turk Gjuragj Brankoviqi e pengoi prijësin shqiptar Gjergj Kastrioti të bashkohej me ushtrinë hungareze të Janosh Huniadit, i cili pësoi disfatë të rëndë.
Pushtimi i Kosovës ishte arritje e madhe për turqit, të cilët përfituan nga xehet kosovare një burim të sigurt financiar. Ngritja e institucioneve osmane në Kosovë solli një epokë të re, gjatë së cilës tatimi i rëndë në baza fetare dhe arsimimi i aristokracisë kosovare në shkollat osmane çoi në konvertimin masiv të popullatës së krishterë në islam. Feja e re e përqafuar nga afro dy të tretat e shqiptarëve dhe një pjesë e sllavëve, ndonëse solli përparime në status dhe mënjanoi rrezikun e asgjesimit, nuk e pengoi luftën kundër regjimit osman. Në sajë të sfidave të shumta që i sollën perandorisë, krahinat malore ruajtën një lloj të drejte për vetëqeverisje dhe iu lejua të zbatonin ligjin dokësor (kryesisht Kanunin e Lekë Dukagjinit). Megjithatë, shembuj të përpjekjeve osmane për t'a ndërprerë këtë praktikë ishin të shumta; trimëresha Nora e Kelmendit dallohet në historinë e Kosovës për vrasjen e udhëheqësit osman në Kosovë.
Gjatë periudhës osmane, pati një sërë përpjekjesh për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Kleriku katolik që shkroi librin më të vjetër të njohur në gjuhën shqipe, Gjon Buzuku, besohet të ketë qenë me prejardhje kosovare. Po ashtu, peshkopi katolik Pjetër Bogdani, i lindur në Kosovë, botoi kryeveprën e tij Çeta e Profetëve më 1686 dhe më vonë i priu lëvizjes antiosmane. Angazhimi i tij në çështjen kombëtare kulmoi më 1689, kur krijoi ushtri prej 20 mijë luftëtarësh shqiptarë, të krishterë dhe myslimanë, të cilët iu bashkëngjitën austriakëve në luftë kundër Turqisë. Fushata përfundoi me çlirimin e përkohshëm të Kosovës, por pas murtajës së përhapur mes austriakësh e kosovarësh, turqit i rikthyen trojet e humbura. Vetë Bogdani vdiq nga murtaja në dhjetor 1689, ndërsa eshtrat e tij u nxorën me egërsi nga varri prej turqve dhe tartarëve dhe u përdorën si ushqim qensh. Disfata pati pasoja negative në mirëqenien e të gjithë banorëve të Kosovës, çlirimi i të cilëve nuk u arrit as në mësymjen austriake të shek. XVIII.
Lëvizja kombëtare shqiptare
Në vitet 1870, Perandoria Osmane kishte pësuar ngushtim të territorit dhe po shënonte humbje në luftëra kundër monarkive sllave të Evropës. Gjatë Luftës Ruso-Turke 1877–1878, trupat serbe pushtuan pjesën verilindore të trevës së Dardanisë, duke dëbuar 160 mijë shqiptarë nga 640 vendbanime. Veç kësaj, nënshkrimi i Traktatit të Shën Stefanit paralajmëroi fillimin e rrethanave të vështira për popullsinë shqiptare, trojet e së cilës do t'i kalonin nga Turqia Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Nga frika e copëtimit të viseve të banuara me shqiptarë në mes të mbretërive të sapoformuara ballkanike, shqiptarët themeluan Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878, tri ditë para fillimit të punimeve të Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha do të rishikonin vendimet e Shën Stefanit. Ndonëse Lidhja fillimisht u formua me mbështetjen e sulltanit, i cili shpresonte të shpëtonte territoret osmane, udhëheqësit shqiptarë vepruan shpejt dhe me sukses e kthyen lidhjen në një organizatë dhe eventualisht në qeveri kombëtare. Lidhja pati mbështetjen e arbëreshëve të Italisë dhe luajti rolin e faktorit bashkues në mes të shqiptarëve të ndarë në tri fe. Gjatë tri viteve të aktivitetit të saj, Lidhja u angazhua për krijimit e një shteti autonom shqiptar brenda Perandorisë Osmane, ngriti ushtri dhe zhvilloi luftë mbrojtëse. Më 1881, një qeveri e përkohshme u formua për të qeverisur Shqipërinë nën kryesinë e Ymer efendi Prizrenit, të ndihmuar nga ministra të shquar si Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Megjithatë, ndërhyrja ushtarake e shteteve ballkanike, Fuqitë e Mëdha, si dhe Turqia i ndanë forcat shqiptare në tri fronte duke sjellë fundin e Lidhjes.
Në Kosovë u themeluan dhe funksionuan edhe organizata tjera të lëvizjes kombëtare, më e rëndësishmja prej të cilave ishte Lidhja e Pejës, e formuar po aty më 1899 dhe e udhëhequr nga Haxhi Zeka, veteran i Lidhjes së Prizrenit. Me platformë të ngjashme me paraardhësen e saj dhe me kërkesë për Shqipëri autonome, Lidhja e Pejës u shtyp më 1900 pas një konflikti të armatosur me forcat osmane. Më 1902, Haxhi Zeka u vra nga një agjent serb i mbështetur nga autoritetet osmane.
Pavarësia e Shqipërisë dhe kolonizimi jugosllav
Lëvizja e xhonturqve në fillimshekullin XX fitoi përkrahjen e shqiptarëve, të cilët po shpresonin për përmirësimin e statusit të tyre kombëtar dhe njohjen e përdorimit të gjuhës së tyre në administratë dhe arsim. Më 1908, 20 mijë fshatarë të armatosur u mblodhën në Ferizaj për të ndalur çdo pushtim të huaj, ndërsa krerët e tyre, Bajram Curri dhe Isa Boletini, i dërguan telegram sulltanit për të kërkuar hartimin e një kushtetute dhe hapjen e parlamentit. Mirëpo, mosnjohja e të drejtave të premtuara nga turqit e rinj provokoi kryengritje tjetër nga malësorët shqiptarë në Kosovë në shkurt 1909. Armiqësia u shtua pas uzurpimit të qeverisë turke nga një grup oligarkësh vitin tjetër; në prill 1910, ushtritë e udhëhequra nga Idriz Seferi dhe Isa Boletini ngritën krye kundër hordhive turke, por përfundimisht u detyruan të tërhiqeshin pasi i kishin shkaktuar dëme të mëdha armikut.
Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë. Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste — Rusisë dhe Francës — vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, të cilat ndoqën fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre.
Ndonëse shqiptarët luftuan përkrah forcave Aleate gjatë Luftës së Parë Botërore dhe fituan përkrahjen e presidentit paqedashës të SHBA-ve Woodrow Wilson, vendimet e Paqes së Versajës mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, e quajtur më vonë Jugosllavi. Lëvizje ushtarake dhe politike u organizuan dhe shënuan suksese sporadike, pa arritur të çlironin trevat shqiptare në Jugosllavi. Prapëseprapë, kryengritja e Azem Galicës dhe Shotë Galicës, si dhe veprimtaria politike e Hasan Prishtinës dhe Hoxhë Kadri Prishtinës, i dhanë shtysë përpjekjeve të mëvonshme kundër zgjedhës së huaj. Regjimi monarkik jugosllav zhvillonte kundrejt shqiptarëve politikën e kolonizimit, të vijëzuar në dokumentet famëkeqe si Naçertanija (1844) dhe Shpërngulja e shqiptarëve (1938). Diplomati shqiptar Fan Noli e quajti politikën jugosllave ndaj shqiptarëve “Çpronësim, çpërngulje, çfarosje” në një artikull të tij botuar frëngjisht dhe shqip për opinionin ndërkombëtar, i cili në këtë periudhë u tregua i paaftë të ndalonte ngritjen e regjimeve fashiste në Evropë. Me qindra mijra shqiptarë u shpronësuan me dhunë dhe u detyruan që të deklarohen me etni turke, në mënyrë që të dërgoheshin në Turqi në bazë të marrëveshjeve për këmbim të popullsisë që ky vend kishte me shtetet ballkanike.Me gjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetit të popullsisë, në trojet e banuara me shqiptarë mbretëronte një prapambeturi e theksuar ekonomike dhe kulturore. Ndryshe nga popujt tjerë të mbretërisë Jugosllave, shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kulturore, demokratike dhe njerëzore.
Me pushtimin e Mbretërisë së Jugosllavisë nga forcat e boshtit më 1941, Kosova mbeti e ndarë mes zonave gjermane, italiane dhe asaj bullgare. Megjithatë, pjesa më e madhe ra nën sundimin fashist italian i cili, për të legjitimuar pushtimin ushtarak të Shqipërisë dhe uzurpimin e fronit shqiptar nga Viktor Emanueli III, ia aneksoi formalisht këto treva Mbretërisë Shqiptare. Ky aneksim u përdor si argument kundër përpjekjes kombëtare shqiptare në vitet në vijim, megjithatë ndryshe nga regjimi fashist serb, fashizmi italian lejoi shkollimin në gjuhën shqipe dhe në masë të caktuar kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar.
Regjimi komunist dhe pushtimi serb
Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje në Konferencën e Bujanit në janar 1944 nuk u morën parasysh nga lojërat politike të komunistëve jugosllavë. Më 1945, forcat komuniste shqiptare hynë në Kosovë duke ndjekur trupat gjermane në tërheqje, por nuk i kushtuan vëmendje çështjes shqiptare në Kosovë dhe lejuan rianeksimin e saj nga Serbia, tani e shpallur republikë anëtare e federatës jugosllave. Qëndresa e armatosur shqiptare, e tradhtuar në të dy anët, nuk arriti t’i bëjë ballë forcave pushtuese serbe; 44 fshatra u shkatërruan dhe 20.000 civilë u vranë. Ndërkaq, prija e re komuniste e Jugosllavisë, ndonëse në retorikë dhe në propagandë u tregua e butë ndaj popullsisë shqiptare, në praktikë lejoi vazhdimin e po të njëjtës politikë fashiste që zbatohej para luftës.
Pavarësisht kufizimeve politike dhe përndjekjes nga nacionalistët serbë, lëvizjet studentore dhe udhëheqës politikë të Kosovës bënë trysni të vazhdueshme në autoritet jugosllave për përmirësimin e pozitës së kombësisë shqiptare. Më 1968, shpërthyen demonstratat e studentëve shqiptarë, të cilët kërkuan të drejtat e tyre kombëtare, përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar. Një vit më pas u nxor Ligja Kushtetuese e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ndërsa më 1974 u nxor Kushtetuta e KSA të Kosovës. Kjo e fundit së bashku me Kushtetutën e re të RSFJ-së, ndonëse e lanë Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë, e ngritën në nivel të njësisë federale me të drejtë vetoje në organet federative. Në vitet 1970, u themeluan Universiteti i Prishtinës, Akademia e Arteve dhe Shkencave, si dhe radiotelevizioni i Kosovës, institucione këto që i çelën rrugë ngritjes intelektuale e kulturore dhe zhvillim të përgjithshëm të popullsisë shqiptare. Megjithatë, Kosova mbeti treva më e pazhvilluar në mbarë Jugosllavinë, ndërsa kombi shqiptar nuk u njoh me të drejta të barabarta me kombet tjera të federatës dhe mbeti i ndarë në katër njësi federale.
Vdekja më 1980 e Josip Broz Titos, kryetarit të përjetshëm të Jugosllavisë, ngjalli frikë mbi ekzistencën e federatës dhe politikës së “vëllazërim-bashkimit” në mes kombeve dhe kombësive. Orvatjet e vazhdueshme të Serbisë për ta shkatërruar edhe këtë arritje të shqiptarëve provokuan demostratat e vitit 1981, kur u kërkua shpallja e Kosovës republikë në kuadër të federatës jugosllave. Demostratat vazhduan përgjatë viteve ’80 dhe shumë veprimtarë shqiptarë u burgosën dhe të tjerë u detyruan ta lënë vendin. Gjatë viteve '80, Kosova u ndodh në të shumtën e kohës nën shtetrrethim. Më 1982, ndërkaq, u vranë nga shërbimet sekrete serbe në Gjermani tre udhëheqësit e Lëvizjes Popullore, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Më 1987, nacionalistët serbë me udhëheqësin e ri Sllobodan Millosheviq organizuan në Fushë Kosovë një komplot kundër autonomisë së Kosovës dhe popullsisë shqiptare. Agjentët serbë fajësuan shqiptarët për gjoja jetën e vështirë të serbëve në Kosovë dhe sulme të vazhdueshme ndaj pranisë së tyre në këtë trevë. Duke akuzuar shqiptarët se po tentonin të kryenin spastrim etnik, klika millosheviqiane burgosi udhëheqësit shqiptarë dhe skicoi në mënyrë jodemokratike zhbërjen e autonomisë më 1989. Forca të armatosura serbe hynë në Kosovë duke e mbajtur atë të pushtuar për dhjetë vjet me radhë.
Shpallja e republikës dhe qëndresa paqësore
Në kushtet e pushtimit serb, më 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit të KSA të Kosovës, të ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, nxorën para dyerve të saj Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën republikë anëtare të federatës jugosllave. Më 7 shtator të po këtij viti, u miratua në Kaçanik Kushtetuta e Republikës, e para kushtetutë demokratike e shtetit kosovar. Në pamundësi për të ushtruar pushtet efektiv dhe e përndjekur nga forcat pushtuese serbe, qeveria e Kosovës u tërhoq në ekzil në Gjermani. Rol kyç në ngjarjet vijuese luajti Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 1987 fillimisht nën udhëheqjen e Jusuf Buxhovit dhe e kryesuar më pas nga Dr. Ibrahim Rugova. Më tetor 1991, u zhvillua referendumi mbarëpopullor që zyrtarisht e shpalli Kosovën të pavarur e sovrane, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh njëzëri Kryetar i Republikës në zgjedhjet e vitit pasues dhe organizoi rezistencën paqësore kundër pushtimit serb. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua edhe fushata për pajtimin e gjaqeve nën kryesimin e veprimtarit Anton Çetta.
Gjendja e popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90 mbeti jashtëzakonisht e vështirë. Gati të gjithë të punësuarit në sektorin publik u dëbuan, u mbyll universiteti dhe shkollat e mesme në gjuhën shqipe, shtypi dhe radiotelevizioni. Për t’u përballur me këtë sfidë, shqiptarët lëshuan shtëpitë e tyre për të zhvilluar arsimin dhe ndihmuan në hapjen e klinikave mjekësore. Ndërkohë, u burgosën, u keqtrajtuan e u vranë me mijëra shqiptarë, ndërsa me qindra e mijëra u detyruan ta lëshojnë vendin dhe të kërkojnë azil në Evropën Perëndimore. Protestat studentore, ndonëse ishin ndërprerë në fillim të ’90-, u rinisën më 1 tetor 1997 të organizuara nga Albin Kurti e Bujar Dugolli dhe vazhduan edhe gjatë vitit 1998, ndërsa policia serbe brutalisht iu kundërpërgjigj kërkesave të shqiptarëve për liri.
Lufta Çlirimtare dhe ndërhyrja veriatlantike
Gjatë viteve ‘90, shoqëritë shqiptare në mërgim u angazhuan për ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarët e së cilës u trajnuan në Shqipëri (me lejen dhe mbështetjen e shtetit shqiptar të kryesuar asokohe nga Ramiz Alia). Disa prej tyre vazhduan aktivitetin në Kosovë, ku shquhet rasti i Komandantit Legjendar Adem Jashari që formoi Çetën e Drenicës. Rol kyç në organizimin e luftës brenda Kosovës luajti edhe Zahir Pajaziti dhe Çeta e Llapit. Dëshmorët e parë të Luftës Çlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishin ndër drejtuesit e sulmeve të para guerile, pas së cilave UÇK-ja u shfaq botërisht më 28 nëntor 1997. Trazirat e vitit 1997 në Shqipëri dhanë mundësi që arsenali luftarak i depove të ushtrisë shqiptare t'i shkonte UÇK-së. Përderisa mërgata u organizua nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe klubet e shumta shqiptare, me financimin e Fondit Vendlindja Thërret dhe rekrutimin e luftëtarëve, një Shtab Qendror i koordinuar nga Nait Hasani filloi të vepronte në Prishtinë, duke koordinuar çetat ekzistuese që gjendeshin në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. Duke përdorur si pretekst ndjekjen e UÇK-së, Serbia intensifikoi terrorin e vet mbi popullsinë shqiptare dhe kreu një numër të madh masakrash mbi civilë në Drenicë më 28 shkurt 1998. Pas dy dështimeve të mëparshme, në mars 1998, forcat serbe rrethuan rezidencën në Prekaz të kryekomandantit shqiptar Adem Jashari, i cili u flijua me armë në dorë bashkë me të vëllanë Hamzën dhe mbi 50 anëtarë të familjes.
Luftimet u ashpërsuan gjatë pranverës së vitit 1998 me mësymjen e Dukagjinit dhe gjatë verës me ofensivën serbe dhe masakrat në Rahovec. Më 15 janar 1999, Masakra e Reçakut, e dëshmuar nga misioni vëzhgues i OSBE-së nën udhëheqjen e ambasadorit William Walker, fitoi simpatinë ndërkombëtare për popullin e Kosovës. Në shkurt 1999 në Rambouillet të Francës, u organizuan bisedimet shqiptaro-serbe për t’i dhënë fund luftës. Pala shqiptare nënshkroi marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kurse serbët refuzuan të nënshkruanin. Në vështrim afatshkurtër, serbët fituan mundësi të shkallëzonin genocidin mbi shqiptarët dhe të zbatonin planet e tyre për spastrim etnik. Shqiptarët, ndërkaq, mbetën të ndarë në dy qeveri dhe dy krahë politikë — atë të luftës dhe UÇK-së dhe atë të rezistencës paqësore të Dr. Rugovës.
Zhvendosja e popullsisë e shkaktuar nga luftimet shënoi kulmin gjatë muajit mars, kur forcat serbe filluan dëbimin me dhunë të shqiptarëve. Gati 1 milion banorë apo gjysma e popullsisë së Kosovës u çatdhesuan; 650,000 gjetën strehë në Shqipëri, me qindra mijëra u hodhën në vagonë mallrash ose u ndrydhën në automjete private gjatë udhëtimit njëjavor në drejtim të Maqedonisë. Me përjashtim të disa viseve urbane, popullsia e mbetur brenda territorit të Kosovës ishte në zhvendosje të pandërprerë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm për shfarosje. Në përfundim të luftës, Kosova numëroi gati 10,533 të vrarë e të zhdukur, 20,000 vajza e gra të dhunuara dhe dëme të rënda materiale. Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, NATO-n. Të shtyrë nga qëllime humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj caqeve ushtarake jugosllave për 78 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, UÇK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.
Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, NATO-n. Të shtyrë nga qëllime humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj caqeve ushtarake jugosllave për 73 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, UÇK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.
Çlirimi, administrimi ndërkombëtar dhe pavarësimi
Më 10 qershor të të njëjtit vit u arrit Marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Po ashtu, u kalua në Këshill të Sigurimit të OKB-së Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë, por nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara. Të njëjtën ditë, forca ruse hynë në trevën e Kosovës për të shpëtuar makinerinë serbe të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës. Një ditë më pas, Ushtria Çlirimtare hyri në kryeqytet, ndërsa trupat serbe u tërhoqën duke i lëshuar vendin forcave aleate. U organizua forca paqeruajtëse e KFOR-it, ku për një kohë bënë pjesët edhe trupat ruse.
Rindërtimi i pjesshëm i Kosovës u ndihmua nga një mori organizatash ndërkombëtare, të cilat njëherësh ofruan edhe mundësi për punësim për shqiptarët dhe një burim mjetesh financiare. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) filloi punën për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për themelimin e institucioneve vetëqeverisëse. Më 2001, UNMIK-u Kornizën Kushtetuese dhe organizoi zgjedhjet e para të lira në historinë e Kosovës. Më 2002, Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Kosovës, ndërsa Bajram Rexhepi kryeministër i parë i pasluftës. Megjithatë, kompetencat kryesore mbetën në duart të UNMIK-ut, i cili i përbërë nga një personel i paaftë, i nënkualifikuar dhe i korruptuar mbajti peng zhvillimin e Kosovës për vite me radhë. Njëherësh, korrupsioni dhe mungesa e efikasitetit ishte e pranishme edhe në institucionet vendore. Çështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe provokimet e qarqeve ekstremiste serbe sollën protesta të dhunshme në vitet 1999 dhe 2000 dhe shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat dëmtuan imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Formimi i enklavave serbe në mes të Kosovës dhe përqendrimi serb në veri vazhdonte të pengonte kthimin e të zhvendosurve, shqiptarë dhe serbë.
Bisedimet për statusin final të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit rezultuan pa marrëveshje. Kompromisi i ofruar nga pala kosovare parashihte Kosovën si shtet të pavarur multietnik, si pikë në mes të bashkimit me Shqipërinë ose mbetjen nën Serbi, kurse pala serbe propozoi disa versione të ndryshme për autonomi. Kombet e Bashkuara, në ndërkohë, dërguan përfaqësues të tyre ish-kryetarin finlandez Martti Ahtisaari, i cili nxori më 2007 Planin Gjithëpërfshirës, ku parashihej pavarësi e mbikëqyrur me të drejta të zgjeruara për pakicat, sidomos serbët. Në bazë të këtij plani dhe duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kostarika dhe Afganistani ishin vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës, të përcjella nga Shqipëria, SHBA-të, Britania, Gjermania dhe Franca. Kushtetuta e Republikës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, kur edhe u bë transferimi i plotë i kompetencave prej UNMIK-ut në institucionet vendore. Gjithashtu u nënshkrua më 9 shkurt 2008 marrëveshja me Bashkimin Evropian për deplikimit e misionit për sundimit e ligjit, EULEX, si dhe u parapa themelimi i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Pakoja e Ahtisaarit
Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, i njohur edhe si Pakoja e Ahtisaarit, më 2 mars 2007 iu dorëzuan të dy palëve në bisedime (Kosovës dhe Serbisë) nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari (ish-kryetarit i Finlandës dhe diplomat e negociator me përvojë të madhe ndërkombëtare). Ndërsa, më 26 mars 2007, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ia dërgoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së versionin përfundimtar të Propozimit Gjithëpërfshirës dhe rekomandimin për statusin e Kosovës, i cili konsistonte se opsioni i vetëm i mundshëm ishte pavarësia e Kosovës që për një periudhë fillestare do të mbikëqyrej nga bashkësia ndërkombëtare (pa e theksuar kohëzgjatjen e kësaj periudhe).
Qeverisja
Pavarësia e Kosovës u shpall në bazë të planit gjithëpërfshirës të të dërguarit të OKB-së Martti Ahtisaari, i cili parasheh misionin mbikëqyrës ndërkombëtar dhe të drejta e përparësi të zgjeruara për pakicat kombëtare. Sipas Kushtetutës së Republikës, Kosova është shtet unitar me rregullin shtetëror të republikës parlamentare, por që në praktikë ka ngjyrime të një sistemi gjysmë-presidencial. Qeverisja bazohet në ndarjen e pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, funksionimin e organeve të pavarura vendore e ndërkombëtare, si dhe garantimin e të drejtave të veçanta komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Pushteti ligjvënës i takon Kuvendit të Republikës, ndërsa pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti dhe Qeveria e Republikës. Gjyqësori parashihet të funksionojë në mënyrë të pavarur, ndonëse kjo nuk ndodh në praktikë. Rishtazi, fondacioni amerikan Freedom House cilësoi Kosovën si vend "jo të lirë", duke vënë në pah veç korrupsionit edhe mungesën e një sistemi funksional të drejtësisë. Sistemi qeverisës po kalon nëpër fazën fillestare të implementimit të tij, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Sistemi politik në Kosovë
Kosova si një Republikë parlamentare dhe shtet modern demokratik mbështetet në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre,gjë që e përcakton edhe vetë Kushtetuta e shtetit.Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë, ndërsa Kushtetuta garanton, që komunitetet tjera jo-shqiptare të gëzojnë të drejta të barabarta me shumicën e popullsisë vendase dhe të luajnë një rol të rëndësishëm, në disa raste vendimtarë në çështje të drejtimit të shtetit, nëpërmjet të drejtës kushtetuese për shumicë të dyfishtë
Zgjedhjet dhe organet politike
Zgjedhjet në Republikën e Kosovës zhvillohen çdo katër vjet. Çdo qytetar që ka mbushur 18 vjeç ka të drejtë të marrë pjesë si votues dhe kandidat në zgjedhje të përgjithshme për Kuvendin e Republikës, si dhe në zgjedhje komunale për kryetar komunash dhe këshilltarë komunalë.
Organi ligjvënës, Kuvendi i Republikës, është i përbërë nga një dhomë me 120 anëtarë, prej të cilëve 100 zgjidhen çdo katër vjet drejtpërsëdrejti në një zonë zgjedhore mbarështetërore, ndërsa 20 janë të garantuara për pakicat kombëtare (10 për serbët, 10 për joserbët).
Kreu i shtetit është Presidenti i Republikës, i cili përfaqëson unitetin kombëtar, drejtimin e politikës së jashtme dhe atë të kryekomandantit të Forcave të Sigurisë. Presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Republikës me 2/3 e votave; vetëm shumica e votave është e nevojshme pas dy raundeve të dështuara. Nëse brenda tri tentimeve Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri, shpallen zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. President i Republikës është Hashim Thaqi, që nga 7 prill 2016.
Ndërkaq, pushteti ekzekutiv i mëveshët Qeverisë së përbërë nga Kryeministri dhe Ministrat. Kryeministri ngarkohet me detyrën e formimit të Qeverisë nga Presidenti i Republikës dhe së bashku me Ministrat miratohet nga Kuvendi; pjesëtarët e Qeverisë nuk mund të shërbejnë si deputetë, me përjashtim të qeverisë së tashme. Nga 22 mars 2021, Kryeministër i Kosovës është Albin Kurti.
Zgjedhjet e fundit u mbajtën më 14 shkurt 2021 me këtë rezultat: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) 58, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me aleatë fitoi 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8, Srpska Lista 10, Guxo 7.
Sistemi i drejtësisë
Kushtetuta e Kosovës parasheh funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme, gjykatave tjera, Prokurorëve të Shtetit, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për mbarëvajtjen e një sistemi të paanshëm dhe apolitik të drejtësisë. Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në mbrojtje të ligjit dhe shqyrton ankesa ndaj vendimeve të gjykatave vartëse ose në raste të caktuara pranon raste që i referon drejtpërsëdrejti.
Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga nëntë anëtarë, është mbrojtëse e Kushtetutës dhe interpretuesja përfundimtare e saj. Mund të vihet në punë nga institucionet e larta shtetërore në raste të caktuara me Kushtetutë; individët kanë mundësi të kufizuara për t’iu referuar Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese po ashtu mund të pranojë referime nga Kryetari i Kuvendit para kalimit të amendamenteve kushtetuese. Kryetar i Gjykatës Kushtetuese është Prof. Dr. Enver Hasani.
Këshilli Gjyqësor, është organ mbikëqyrës që përcjell punën e gjyqësorit dhe sigurohet për pavarësinë dhe ndershmërinë e tij, si dhe asiston kreun e shtetit në përzgjedhjen e gjyqtarëve. Gjithashtu, funksionon edhe Këshilli Prokurorial me detyra të ngjashme kundrejt punës së prokurorëve. Sikurse për zgjedhjen e gjyqtarëve ashtu edhe të pjesëtarëve të këshillave, Kushtetuta sanksionon kuota etnike, ku së paku 15% e anëtarëve duhet t’iu përkasin komuniteteve joshumicë.
Institucionet ndërkombëtare
Me qëllim të vendosjes së rendit në mbarë territorin e republikës, Kosova ka pranuar Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimit e Ligjit në Kosovë (EULEX), ndërmarrjen më të madhe të BE-së në kuadër të Politikës Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri (ESDP). I pajisur me 3.000 pjesëtarë dhe me buxhet prej 205 milion eurosh për 16 muajt e parë, EULEX-i u deplikua në Kosovë në kuadër të Rezolutës 1244 si mision ndihmës në çështjet ligjore, sidomos në forcat e rendit, si dhe në rrafshet e gjyqësorit dhe doganave. EULEX-i komandohet nga Yves de Kermabon.
Në Kosovë funksionon edhe Zyra Civile Ndërkombëtare (anglisht: International Civilian Office) e hapur nga Bashkimi Evropian për të siguar zgjedhjen përfundimtare të statusit politik dhe për t'i ndihmuar institucionet vendore për integrim evropian.
Subjektet politike dhe shoqëria civile
Kosova ka një numër të madh partish politike, pak prej të cilave janë të profilizuara dhe nuk ndjekin ndonjë ideologji të caktuar. Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë formuar koalicion qeverisës, ndonëse kanë prapavijë të kundërt. Deri më 2007, LDK-ja ishte forca udhëheqëse e politikës kosovare, e orientuar kah pikëpamjet paqësore të kryetarit të saj, Presidentit Ibrahim Rugova. PDK, ndërkaq, doli nga krahu i luftës i UÇK-së, e udhëhequr nga Hashim Thaçi.
Partitë opozitare në parlament janë Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kryetar Ramush Haradinajn dhe Nisma për Kosovën me kryetar Fatmir Limaj. Partitë e tjera relevante në Kosovë janë Aleanca Kosova e Re kryesuar nga Behgjet Pacolli, Partia e Drejtësisë kryesuar nga Ferid Agani (ka 2 deputetë dhe është pjesë e qeverisë), Lëvizja për Bashkim kryesuar nga Avni Klinaku (ka 1 deputet dhe është pjesë e qeverisë).
Partitë e vogla që kanë aktivitet janë: Partia e Fortë, Alternativa Demokratike e Kosovës, Partia Shqiptare Demokristane e Kosovës, Lidhja Demokratike e Dardanisë, Partia e të Gjelbërve të Kosovës dhe Partia Liberale e Kosovës.
Subjektet kryesore të minoriteteve janë: Srpska Lista (grup i disa partive serbe të mbështetura nga Beogradi), KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI, Koalicija VAKAT, Progresivna Demokratska Stranka, PDAK, NDS, PLE, PAI, Koalicija za Gora dhe KNRP.
Organizata të ndryshme joqeveritare kanë qenë aktive që prej pasluftës, ndonëse ndërtimi i shoqërisë së mirëfilltë civile është një ecuri në zhvillim e mbështetur nga fondacione të ndryshme ndërkombëtare me qëllim të forcimit të demokracisë në vend. OJQ që ka qenë stabile dhe ka vepruar në kontinuitet dhe me numër të madh antarësh (mbi 30.000) është Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, anëtare e Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës nga viti 2006 dhe anëtare e Federatës Botërore të Veteranëve që nga viti 2009.
Marrëdhëniet e jashtme
Deri më 1 mars 2017, Kosova është njohur si shtet nga 114 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, prej të cilave 3 nga 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit; 23 nga 28 vendet anëtare të BE-së; 24 nga 28 vendet anëtare të NATO-s; 7 nga 8 pjesëtare së G8-shes. Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Turqia kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës dhe vazhdojnë të ndihmojnë në lobim ndërkombëtar. Ndërkaq, Serbia pretendon sovranitet mbi truallin kosovar dhe kundërshton pavarësinë së bashku me Rusinë, Republikën Popullore të Kinës dhe vende të tjera, kryesisht autoritariane dhe me probleme të brendshme. Po ashtu, zhgënjyes mbetet fakti se vende kyçe të botës arabe dhe islame e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Shqetësuese mbeten edhe vështirësitë në udhëtim që i hasin qytetarët kosovarë; shumë shtete nuk njohin pasaportat e Republikës së Kosovës, ndërsa sigurimi i vizave për në vende tjera është shumë i zorshëm.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në bazë të kërkesës së Serbisë, e ka kaluar çështjen për rishikim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i së cilës nuk i është i detyrueshëm. Qeveria e Kosovës ka angazhuar ekipin e avokatëve mbrojtës në krye me ekspertin e të drejtës ndërkombëtare Sir Michael Wood. Më 17 korrik 2009, Kosova dorëzoi para gjykatës të dytën deklaratë mbrojtëse me shkrim.
Republika e Kosovës ka hapur 10 ambasada në kryeqytetet e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e saj, por së shpejti pritet të operacionalizohen 18 ambasada dhe të shpallet lista e ambasadorëve. Njëherësh, në Prishtinë funksionojnë 33 misione diplomatike, ambasada dhe zyra ndërlidhëse të shteteve sovrane dhe organizatave ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme, e themeluar pas pavarësisë nën kryesimin e Skënder Hysenit, është ngarkuar me detyrën e sigurimit të njohjeve të shtetit kosovar. Deri më tani, është arritur anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa mundësia e anëtarësimit në OKB nuk pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt. Po ashtu, qeveria ka shpallur synimin për integrim në Bashkimin Evropian dhe aleancën veriatlantike, NATO.
Mbrojtja
Që prej përfundimit të luftës, mbrojta e Kosovës ka qenë përgjegjësi e NATO-s. Prania ushtarake e aleancës është zvogëluar vazhdimisht në përpjesëtim me nivelin e sigurisë në Kosovë; prej majit 2009, në Kosovë ndodhen 14.000 pjesëtar të KFOR-it, nën komandën e italianit General Giuseppe Emilio Gay.
Në verë të vitit 1999, u nënshkrua marrëveshje për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-pjesëtarë të së cilës do të inkorporoheshin në një forcë emergjente, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, që funksionuan deri në pavarësimin e vendit.
Sipas Planit të Ahtisaarit, Republika e Kosovës u parapa të ketë Forcën e Sigurisë, formacion ushtarak modern i përbërë nga më së shumti 2.500 anëtarë aktivë dhe 800 rezervistë, të rekrutuar për shërbim profesional. Kryekomandant i Forcës së Sigurisë është Presidenti i Republikës. Forca e Sigurisë është duke u trajnuar nga NATO dhe do të jetë funksionale kah fundi i këtij viti. Ndërkohë, është nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për furnizim me armatim.
Ndarja administrative
Kosova është e ndarë në shtatë rajone, të cilët ndahen më tej në 38 komuna. Rajoni më i madh dhe më i populluar i Kosovës është Rajoni i Prishtinës, i cili ka një sipërfaqe prej 2,470 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej 477,312 banorësh.
Ekonomia
Qeveria kosovare ka bërë përpjekje për ndërtimin e një ekonomie të tregut, mirëpo me gjithë përparimet e shënuara në vitet e fundit, Kosova mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës. Prodhimi vendor bruto (PVB) i Kosovës numëron vetëm 5 miliard dollarë amerikanë (me barazim të fuqisë blerëse), ndërsa me 2.300$ PVB për krye, Kosova renditet e fundit në Evropë. Papunësia, që sipas vlerësime zyrtare ka kapluar 40% të fuqisë punëtore, është brenga kryesore për Republikën e Kosovës.
Megjithëse Kosova shërbeu si burim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Jugosllavisë, pushtimi serb gjatë viteve nëntëdhjetë, lufta, si dhe qeverisja e ligsht e UNMIK-ut e sollën ekonominë kosovare në gjendje kolapsi. Të hyrat financiare për rindërtimin e vendit pas përfundimit të luftës sollën rritje ekonomike në tri vjetët e para, kurse më 2003-04 pati rënie për shkak të pamjaftueshmërisë së burimeve të brendshme dhe zvogëlimit të ndihmave ndërkombëtare. Inflacioni është i ulët, ndërsa tepricat buxhetore të herëpashershme janë kritikuar si mungesë e përpjekjeve të qeverisë për ta nxjerrë vendin nga skamja. Sidoqoftë, më 2007 pati deficit buxhetor; u shpenzuan 1.22 miliard dollarë amerikanë, ndërsa pati 1.19 miliard të hyra. Industria e nxjerrjes dhe përpunimit të xeheve është pothuajse jashtë funksionit.
Për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik, janë privatizuar sipas numrit gjysma dhe sipas vleftës 90% e ndërmarrjeve shtetërore. Për dallim nga vendet e zhvilluara, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara, Kosova ka shënuar rritje ekonomike gjatë viteve të fundit, mirëpo jo në shkallë të dëshirueshme për ta lehtësuar gjendjen e rëndë të popullsisë. Me gjithë shënimet që tregojnë dyfishim të investimeve nga ulja e taksave të korporatave për 50% më 2008, recedimi ekonomik ka penguar ndryshimet pozitive të pritshme. Edhe sot, ndihma financiare dhe teknike e bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, përbëjnë shtyllë mbajtëse të ekonomisë së Kosovës; gjatë vitit 2007, në buxhetin e Kosovës u derdhën 11.643.000 euro në formë grantesh të huaja. Njëherësh, 15% e PVB-së grumbullohet nga remitancat e mërgimtarëve shqiptarë, të ndodhur kryesisht në Zvicër dhe Gjermani.
Të ardhurat dhe zhvillimi njerëzor
Papunësia e lartë në Kosovë ka bërë që PVB të përqendrohet në sektorin e shërbimeve (60%), ndërsa pjesa tjetër është në mënyrë të barabartë e ndarë mes bujqësisë dhe industrisë. Për dallim nga shtetet e zhvilluara, ku sektori i shërbimeve ngërthen përqindje të lartë të të punësuarve në korporata të mëdha financiare, të teknologjisë informative dhe shëndetësore, shërbimet në Kosovë përfshijnë kryesisht veprimtare të vogla private, të përqendruara në tregti me pakicë dhe ndërtimtari. Vetëm 0,25% e të punësuarve në vitin 2006 punonin për sipërmarrje të mesme dhe të mëdha me më shumë se 49 punëtorë. Në vitin 2007, 74.366 persona kanë qenë të punësuar në sektorin buxhetor.
Shkalla e lartë e papunësisë sillet rreth 40%, ndërsa pati arritur kulmin prej 50% më 2006. Në vitin 2007, numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 334.595 persona, shumica të moshës 25 deri në 39. Vetëm 1.5% e tyre janë me universitet apo shkollë të lartë të kryer. Të punësuarit, ndërkaq, vuajnë nga pagat e ulëta që mesatarisht sillen rreth 190 eurove në sektorin publik dhe 211 eurove në atë privat. Në këto kushte vazhdon të lulëzojë ekonomia e zezë, duke pamundësuar mbledhjen e statistikave precize. Sondazhe të reja tregojnë se janë shënuar humbje të vendeve të punës për shkak të krizës dhe popullata ndjehet tejet e shqetësuar.
Shkalla e varfërisë mbetet e rëndë — 42 % jetojnë në varfëri, ndërsa 15% në varfëri të skajshme — dhe nevoja për programe të mirëqenies sociale sfidon qeverinë, e cila më 2006 ndau asistencë për 40.569 familje me gjithsej 174.131 anëtarë. 127.356 pensionistë filluan të përfitojnë nga pensione mujore në fundvitin 2006; në janar 2008 pensionet u rritën nga 40 euro në 75 për muaj, ndonëse fondet e pensioneve u vodhën nga Serbia gjatë luftës dhe së fundi u tkurrën në skema të dështuara të kursimit. Në vitin 2007, Kosova ka filluar edhe me pensionet e posaçme për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, fillimisht me 7.500 përfitues, numër ky që u rrit bashkë me sasinë e pensionit. Në Prishtinë ndodhet shtëpi e pleqve, ku më 2006 ishin të vendosur 106 individë (81 shqiptarë, 11 serb dhe 14 të tjerë). 136 vetë të tjerë (57 serb, 55 shqiptar dhe 24 të tjerë) ishin të vendosur në Institucionin e Shtimes për personat me kërkesa të veçanta. Vetëm gjatë vitit 2006, shteti mori nën kujdes 66 fëmijë të braktisur (39 vajza, 27 djem).
Bujqësia
Bujqësia nuk i plotëson nevojat e popullsisë, mirëpo ka shënuar së fundmi përparime të dukshme në sajë të ndihmës nga jashtë. Sipas vlerësimeve të vitit 2007, bujqësia kontribuon 7% të PVB. Prodhimet kryesore bujqësore janë misri, gruri dhe elbi, patatet, mollat, kumbullat dhe duhani. Njëherësh, shitja me shumicë e drurit ka ngjallur shqetësime rreth zhveshjes së pyjeve. Janë zgjeruar edhe hortikultura vitikultura, kurse blegtoria ka qitur hapur përmirësimi. Ndërkaq, mbajtja e kafshëve për qumësht dhe mish, gjithashtu e shpezëve dhe bletëve, përbën rrafshin e blegtorisë.
Hapësira e mbjellë me drithëra është ngushtuar në krahasim me vitet ’80. Gruri, drithi kryesor, mbillet në 70.000 hektarë tokë dhe ka mesatare të rendimentit prej 3.26 ton/ha. Rënie e madhe është shënuar në prodhimtari blegtorale si leshi dhe lëkura, mirëpo në vitet e fundit është rritur prodhimi i qumështit. Në Kosovë janë regjistruar 381.995 krerë gjedhesh, shumica lopë qumështore. Përkundër rritjes në bujqësi, Kosova mbetet shumë prapa vendeve evropiane dhe vazhdon të jetë importues madhor i prodhimeve ushqimore.
Energjia
Përkundër hapësirës së vogël territoriale, Kosova është e kamur me burime energjetike; janë vlerësuar 10-12 miliard tonë qymyr linjit të shtrirë përgjatë dy rrafsheve të vendit. Me 1.800-2.000 kalori, qymyri kosovar është i përshtatshëm për prodhim të rrymës elektrike, gazra për plehra artificiale, si dhe për nxemje qendrore. Prej viteve ’60, qymyri nxirret në afërsi të Kastriotit në sasi që së fundmi sillet rreth 6 milion tonë në vit.
Sidoqoftë, dy termocentralet e ngritura për prodhim të rrymës elektrike përballen prej më se një dekade me mungesë kapacitetesh, telashe të teknologjisë së vjetruar, riparime gjysmake dhe keqmenagjim, duke mos arritur të përmbushin kërkesën për furnizim me rrymë. Më 2006 u prodhuan vetëm 832 milion kWh rrymë, ndërsa u konsumuan 4,281 miliard kWh, pesëfish më shumë. Që prej vitit 1999, reduktimet në furnizim kanë qenë të zakonshme, sidomos në periudhën menjëhershme të pasluftës, kur orari i reduktimeve ishte 8 orë me rrymë e 2 pa të. Fushata 24:0 për të promovuar kursimin e rrymës dhe larjen e borxheve të konsumatorëve përmes pagesave me këste nuk kanë shënuar sukses të theksuar. Ministria e Energjisë dhe Minierave është angazhuar për ndërtimin e një termocentrali të ri me koncesion.
Integrimet ekonomike dhe tregtia me jashtë
Që prej vitit 2002, Euro zëvendësoi markën gjermane si valuta zyrtare e Kosovës, ndonëse nuk ekziston ndonjë marrëveshje zyrtare për përdorimin e kësaj valute me institucionet evropiane. Dinari serb përdoret ilegalisht nëpër enklava serbe. Megjithëse përdorimi i euros është parë si mundësi për kontrollimin e inflacionit, Kosova qe vendi më i shtrenjtë në rajon në vitin 2008.
Më 29 qershor 2009, Republika e Kosovës u pranua zyrtarisht anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Projektimet e FMN-së tani vlerësojnë se rritja ekonomike do të ngrehet në 5% më 2010.
Më 2007, Kosova nënshkroi marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA, me vendet e rajonit. Megjithatë, mungesa e prodhimeve kosovare dhe pengesa nga Serbia kanë bërë që CEFTA të mos tregohet përparësi e madhe për Kosovën. Në partneritet tregtar me BE-në dhe vendet e rajonit, Kosova përballet me mungesë bilanci tregtar; eksporti më 2007 arriti në 527 milion dollarë, ndërsa importi kalonte 2,6 miliard.
Kosova eksporton kryesisht prodhime xeherore dhe metale të përpunuara, mbeturina metalesh, lëkurë, makineri dhe pajisje transporti në vendet e BE-së, Serbi, Shqipëri, Maqedoni, Zvicër etj. Kurse importon ushqim, dru, karburante, kemikale, makineri dhe pajisje elektrike, kryesisht prej BE-së, Maqedonisë dhe Serbisë. Si shtet i vetëm, Maqedonia është partneri kryesor tregtar i Kosovës; më 2006, përbëri 19,7% të importit dhe 8,8% të eksportit.
Transporti dhe komunikacioni
Në Kosovë sipas statistikave të vitit 2011, janë 1.963 km rrugë, prej të cilave 38 km ndërkombëtare, 630 km janë magjistrale dhe 1.294 km rajonale. Shumica e këtyre rrugëve janë të asfaltuara, gjithsej 1.843 km dhe 120 km të paasfaltuara. Gjithashtu janë edhe 430 km hekurudhë, prej të cilave 333 km shfrytëzohen për transport të udhëtarëve dhe 97 km për transport industrial.
Kosova ka Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, që gjendet në Sllatinë të Lypjanit. Në vitin 2011, u realizuan 6738 fluturime me gati 1,4 milion udhëtarë. Njëherësh, Kosova ka edhe nëntë aeroporte të tjera, pesë prej tyre me pista të shtruara.
Sipas shënimeve të vitit 2006, në Kosovë funksionin 106.300 linja të telefonisë fikse dhe 562.000 të telefonisë mobile, numër ky që duhet të jetë rritur me shtimin e konkurrencës në treg. Kosova ka dy operatorë të telefonisë mobile, Vala e operuar nga Posttelekomi i Kosovës dhe iPKO, kompani private. Më 2009, PTK-ja fitoi të drejtën për të operuar telefoni mobile në Republikën e Shqipërisë.
Demografia
Regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë është bërë në vitit 1981, kur Kosova kishte 1.584.000 banorë. Vlerësime të vitit 2011 numri e popullsisë e vendosin në 1.733.872, ndërsa në burime tjera hasen edhe shifra prej 2.200.000; burime të inteligjencës amerikanë paraqesin vetëm 1.804.838, sipas vlerësimit më të fundit të korrikut 2009. Mërgimet e kosovarëve gjatë kësaj periudhe, si dhe të rënët gjatë luftës, kanë penguar rritjen e pritshme të popullsisë, me gjithë shtimin natyror prej 12,7 për 1.000 banorë.
Popullsia e Kosovës përbëhet kryesisht nga komuniteti etnik shqiptar, që sipas burimeve formon 88 deri në 92 për qind të banorëve; sipas vlerësimeve të Entit Statistikor të Kosovës shqiptarët përbëjnë 88% të popullsisë. Serbët janë komuniteti i dytë përkah madhësia me 5,3%, të përcjellë nga turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët. Në Kosovë jeton edhe një numër kroatësh dhe çerkezësh, ndërsa pjesëtarë që zyrtarisht i përkasin komunitetit serb kanë kërkuar nga qeveria të njihen si komunitet malazias në vete. Ndërkohë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit, që shpesh futen në një tog të njohur si RAE ose tradicionalisht si jevgj, vetidentifikohen si etni të pavarura në baza të dallimeve historike ose kulturore.
Niveli i integrimit të pakicave joserbe në shoqërinë kosovare është në përgjithësi i kënaqshëm. Ndërkohë, përkundër përpjekjeve të qeverisë dhe shoqërisë civile kosovare, integrimi i komunitetit serb po ecën ngadalë për shkak të pengesave të grupeve ekstremiste të sponsorizuara nga qeveria e Serbisë dhe qarqe ultranacionaliste serbe.
Veç shtimit të lartë natyror të sipërcekur, Kosova gëzon një popullatë shumë të re. Mosha mesatare është 25,9 vjeç, 70% e popullsisë janë nën 30 vjeç, ndërsa 33% i përkasin moshave 0-14 vjeçare dhe vetëm 6% janë mbi 65 vjeç. Jetëgjatësia mesatare është 69 vjet; femrat jetojnë afro 71 vjet, 4 më shumë se meshkujt. Lindshmëria është 16,3‰, ndërsa vdekshmëria 3,6‰.
Feja
Popullsia kosovare i përket kryesisht fesë islame (95.7%), ndërsa pjesa tjetër Kishës Katolike Romake (2.2%) dhe Kishës Ortodokse Serbe (1.5%). Myslimanët përfshijnë shumicën e shqiptarëve, turqit, boshnjakët dhe goranët. Të krishterët shqiptarë janë katolikë, me përjashtim të një familjeje të përmendur në Prizren dhe shqiptarëve nga Shqipëria; katolikë janë edhe kroatët. Kisha Ortodokse Serbe përfshin thuajse tërë pjesëtarët e kombësisë serbe.
Perandori bizantin, Konstandini i Madh, i lindur në provincën e Dardanisë, e bëri krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Niketë Dardani shkroi njërin prej himneve të para kishtare, "Te Deum". Më 1054, Kosova u ndodh në juridiksionin e Kishës Ortodokse të Lindjes, mirëpo prijësit politikë të kohës parapëlqyen lidhje me papatit dhe perëndimin. Lekë Dukagjini, i lindur në Lipjan, i dha Kishës Katolike vend qendror në kodin e tij të drejtësisë, ndërsa klerikët Gjon Buzuku dhe Pjetër Bogdani botuan në shqip vepra të të rëndësisë fetare dhe gjuhësore.
Me zgjerimin drejt jugut të zotërimeve feudale serbe, Kisha Ortodokse Serbe mori nën kontroll numër të madh tokash në truallin e Kosovës. Në shek. XIII, pas djegies së Patrikanës Serbe në Zhicë, selia e kishës u zhvendos për në Pejë, ku funksionoi deri në shek. XVIII dhe u riaktivizua në shek. XX. Sot, në Kosovë ndodhet një numër kishash të rëndësishme ortodokse, nën mbrojtje të veçantë si pjesë e trashëgimisë kulturore kosovare dhe simbol i rëndësishëm fetar i komunitetit serb.
Me përfshirjen e Kosovën nën Perandorinë Osmane, u përhap edhe feja islame, së pari përmes edukimit të të rinjve kosovarë në shkollat perandorake dhe përpjekje proselituese të misionarëve osmane, e pastaj edhe për shkak të tatimit të rëndë në baza fetare — taksës së xhizjes. Islami u pranua nga shqiptarët dhe një pjesë e sllavëve. Shqiptarët, edhe pse të ndarë në myslimanë dhe të krishterë, vazhduan të identifikoheshin si një komb. Kurse për sllavët ndarja fetare solli edhe ndarje etnike; boshnjakët më parë njiheshin si myslimanë dhe gjithmonë theksonin dallimin etnik nga serbët. Megjithatë, islami që praktikohet sot në Kosovë është kryesisht tolerant dhe përkrah zhvillimin kulturor të kosovarëve si popullatë me kulturë evropiane. Shumica e myslimanëve në Kosovë janë synitë, por ka edhe ndjekës të urdhrit shiit.
Pas përfundimit të luftës, në Kosovë u vendosën organizata misionare myslimane dhe të krishtera, të cilat kanë arritur që në masë të vogël të përhapin shkolla radikale të islamit, përkatësisht denominime protestante.
Gjuhët
Gjuhë parësore e folur në Kosovë është dialekti gegë verilindor i gjuhës shqipe, i folur si gjuhë amtare nga shqiptarët e ashkalinjtë dhe si gjuhë e dytë nga shumica e kombësive tjera, me përjashtim të serbëve që kanë njohuri më të vogël. Shqipja standarde është gjuhë zyrtare në nivel të njëjtë me gjuhën serbe, të folur nga komuniteti serb dhe të njohur mirë nga brezat më të vjetër të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Gjuhët boshnjake, turke dhe rome gëzojnë përdorim zyrtar në nivel komunal; përveç komunitetit turk, gjuha turke flitet si gjuhë e parë dhe si gjuhë e dytë nga një numër shqiptarësh. Në Rahovec, flitet nga komuniteti shqiptar një dialekt lindor i gjuhëve sllave të jugut, i quajtur rahovecianshe ose sllavishtja e Rahovecit, ndërsa nga komuniteti goran flitet një dialekt i maqedonishtes. Komunitetet kanë të drejtën dhe mundësinë e shkollimit në gjuhën e tyre amtare.
Anglishtja, ndërkaq, ka zëvendësuar serbishten si gjuhë e komunikimin ndëretnik në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Ndonëse nuk është e sanksionuar me Kushtetutë, anglishtja përdoret zyrtarisht nga institucionet qeverisëse, sidomos në nxjerrjen e ligjeve dhe dokumenteve qeveritare. Njëherësh, anglishtja është gjuha e huaj më e njohur nga kosovarët, e përcjellë nga gjermanishtja dhe frëngjishtja. Ndikimi i medieve popullore ka bërë gjithashtu që të rinjtë të kuptojnë në nivel të lartë gjuhët spanjolle dhe portugeze.
Vendbanimet
Kosova ka gjithsej 1.466 vendbanime, që shpërndahen në 30 komuna.
Komunat me mbi 70 vendbanime: Gjakovë 88, Pejë 79, Besianë 77, Prizren 77, Dardanë 76, Leposaviq 75 dhe Lypjan 70.
Komunat me 40-70 vendbanime: Vushtrri 67, Gjilan 63, Zubin Potok 61, Klinë 54, Burim 50, Skenderaj 49, Prishtinë 49, Mitrovicë 47, Ferizaj 45, Malishevë 44, Viti 43, Kaçanik 42, Therandë 41 dhe Deçan 40.
Komunat me nën 40 vendbanime: Sharr 36, Rahovec 36, Drenas 35, Zveçan 35, Shtime 23, Obiliq 20, Fushë Kosovë 18, Shtërpcë 16 dhe Novobërdë 10.
Përbërja etnike
Regjistrimi i vitit 1981 merret si regjistrim i fundit valid në Kosovë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981 dhe vlerësimit të vitit 1991 Kosova kishte numër të popullsisë prej 1,584,440 respektivisht 1,956,196 banorë. Gjatë këtyre dy regjistrimeve Kosova kishte këtë strukturë të përbërjes etnike.
Në mes këtyre dy periudhave të regjistrimit struktura etnike ka pësuar ndryshime si në vijim:
Etniciti shqiptar, Etniciti serb, Etniciti turk, Etniciti rom, të tjerët kanë pasur një rritje prej 8,477 banorë apo 8.4%. ka pasur rritje për 11,619 banorë apo34%, ka pasur rënie për 2,068 banorë apo 16.5%, ka pasur rënie 15,608 banorë apo 7.4%, ka pasur rritje prej 369,336 banorë apo 26%.
Arsimi
Mësimi fillor në Kosovë zhvillohet në pesë gjuhë — shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate — dhe është i obligueshëm dhe falas në shkollat publike për të gjithë qytetarët. Së fundmi, qeveria e Kosovës ka shpaluar planet për ngritjen e shkollim të mesëm në nivel obligativ; sipas aftësive dhe suksesit të treguar, nxënësit ndjekin shkollimin e mesëm në gjimnaze e përgjithshme dhe të profilizuara ose shkolla profesionale. Reformimi i sistemit arsimor është prioritet qeveritar, megjithëse mungesa e fondeve, lehtësimeve teknologjike dhe e përgatitjes profesionale të mësimdhënësve, si dhe numri të madh të nxënësve për klasë, pengojnë arsimin efektiv në Kosovë.
Gjatë vitit akademik 2011/2012, në Kosovë pati 24.945 nxënës në arsimin parafillor, 161.624 në arsimin fillor, 132.795 në arsimin e mesëm të ulët, si dhe 109.513 në institucione të arsimit të mesëm. Nevojat e këtyre nxënësve u përmbushën nga 1.333 mësimdhënës në marrëdhënie punë në arsimin parafillor, 7.700 në atë fillor, 10.122 në arsimin e mesëm të ulët, dhe 6.095 në shkolla të mesme. Ndërkaq, vetëm 138 mësimdhënës punuan me 703 nxënës me nevoja speciale në arsimin fillor dhe 51 me 94 nxënës në shkolla të mesme speciale. Pas luftës është hapur edhe një numër shkollash private.
Në vitin 1970, u hap në Kosovë Universiteti i Prishtinës, që ngërtheu në vete të gjitha institucionet e arsimit të lartë, shkolla të lartë dhe fakultete të themeluara deri atëherë. Në vitin 2005/2006 pati 980 mësimdhënës dhe 28.707 studentë të regjistruar. Ndërkaq, funksionimi i universiteteve private është lejuar nga qeveria pas një fusha për akreditim. I vetmi universitet privat është Universiteti Amerikan në Kosovë, ndërsa institucione tjera të arsimit të lartë privat përfshijnë kolegjet AAB-Riinvest, Iliria etj.
Shëndetësia
Shërbimet mjekësore në Kosovë janë të kufizuara, sidomos në institucionet publike ku mungojnë kushtet e punës dhe nxitjet financiare për profesionistët. Sistemi privat i sigurimit shëndetësor nuk është i përhapur, ndërsa sektori privat i shëndetësisë funksionin sipas tregut të lirë. Çmimet janë tejet më të lira në krahasim me vendet tjera të Evropës, por shumë të larta për të ardhurat kosovare. Grevat e vazhdueshme të të punësuarve publikë, skandalet në klinika private nën pronësi të shtetasve të huaj, si dhe mungesa e medikamenteve kanë krijuar një imazh të lig për Ministrinë e Shëndetësisë.
Kultura
Kultura kosovare ngërthen në vete kulturën e kombit shqiptar, si trashëguese të kulturës vendëse ilire, të ndikuar më vonë kryesisht nga kultura romake dhe osmane e më pak nga ajo sllave. Përcaktimi kulturor kosovar është perëndimor, mirëpo ruan në vete elemente konservatore evropiane dhe disa veti të kulturës lindore, të përfituara nga shekujt e sundimit osman. Ndikimi i thellë vërehet sidomos nga e drejta dokesore e shqiptarëve, e përkufizuar nga katër parime — nderin vetjak, barazinë e vetëve, lirinë e veprimit në kuadër të ligjit, si dhe besën.
Letërsia dhe artet
Letërsia në Kosovë nis me librin kishtar Meshari, të parin libër të botuar në gjuhën shqipe nga Gjon Buzuku, me prejardhje nga krahina e Hasit. Andre Bogdani botoi gramatikën e parë të gjuhës shqipe, mirëpo kjo vepër humbi gjatë luftimeve kundër osmanëve dhe për të mësohet vetëm nga shkrimet e nipit Pjetër Bogdani, autor i Çetës së Profetëve, kryevepër e letërsisë së vjetër shqiptare.
Zhvillmi i letërsisë në Kosovë nuk arriti nivel të duhur deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur themelimi i shtëpisë botuese Rilindja hapi rrugët për botimin e një morie veprash letrare. Esad Mekuli konsiderohet si nismëtari i letërsisë moderne në Kosovë. Në prozë u dalluan Anton Pashku, Anton Çetta, Nazmi Rrahmani, Zejnullah Rrahmani, Rexhep Qosja, Sinan Hasani etj. Prej poetëve më të përmendur janë Ali Podrimja, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Jeton Kelmendi, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj etj. Autorët bashkëkohorë kosovarë kryesisht trajtojnë tema të lëvizjes kombëtare, transformimit shoqëror, mërgimit, si dhe luftës e pavarësisë.
Kosova ka edhe katër teatre kombëtare dhe profesioniste, të cilët numërojnë 65 punëtorë dhe rreth 18.440 spektatorë në vit. Njëherësh, funksionojnë edhe 21 teatre amatore si dhe teatri i fëmijëve. Ndonëse popullariteti i teatrit ka rënë në vitet e fundit, gjatë vitit 2006 u dhanë 612 shfaqje teatrale, ndërsa arte tjera si baleti u vunë në skenë vetëm një herë. Më popullore ishin koncertet, prej të cilave u dhanë 117 dhe mblodhën rreth 100 mijë spektatorë. Në galeri arti u organizuan 109 ekspozita.
Mediat popullore
Më 2006, 14 kinematë e vendit mblodhën 56.791 shikues, kryesisht për filma të huaj, përderisa industria vendore e filmit vuan nga mungesa e sasisë, por edhe cilësisë. Megjithatë, në Kosovë janë nxjerrë prodhime cilësore si Era dhe Lisi i regjisorit Isa Qosja, Njeriu prej Dheut dhe Vjeshta e Trëndafilave të Agim Sopit etj.
Më popullore janë serialit e prodhimit vendor dhe të huaj. Kafeneja Jonë, e drejtuar nga veterani Adem Mikullovci, dhe Familja Moderne, me skenariste Visare Aliun dhe regjisor Fatos Berishën, kanë grumbulluar filmbërësit dhe artistët më të suksesshëm të vendit dhe kanë arritur shikueshmëri rekorde, ndonëse vazhdojnë të kritokohet për mungesë të punës profesionale dhe për përmbajtje.
Në Kosovë veprojnë katër televizione me licensë për transmetim mbarëkombëtar, Radiotelevizioni Publik i Kosovës, Radiotelevizioni 21, KohaVision dhe Klan Kosova. Veç tyre, ka edhe një numër televizionesh vendore e kombëtare që transmetojnë përmes sistemeve kabllore.
Sportet
Sporti më popullor në Kosovë është futbolli, i përcjellë nga basketbolli, hendbolli, volejbolli dhe sportet luftarake. Që prej 20 vjetësh, sporti kosovar ka vuajtur nga mungesa e kushteve për zhvillim, fondeve dhe izolimi ndërkombëtar. Federatat e vetme të rëndësishme që janë pranuar ndërkombëtarisht janë ajo e hendbollit dhe e pingpongut.
Themeluar më 1922, KF Prishtina është klubi më i vjetër sportiv në Kosovë, i cili me pjesëmarrjen në Ligën e Parë të Jugosllavisë në vitet ’80 u shndërrua në simbol të lëvizjes kombëtare shqiptare. Sot, kombëtarja e Kosovës udhëhiqet nga ylli i dikurshëm i Prishtinës, Fadil Vokrri, dhe është në pritje të përvojës ndërkombëtare. Ndeshja e fundit, e zhvilluar më 2007 kundër Arabisë Saudite, përfundoi me fitoren e kosovarëve.
Me gjithë nivelin e lartë në Jugosllavi, loja e koshave u popullarizua në Kosovë vetëm pas luftës, kur filloi zhvillimi i kampionatit në salla sportive. Mirëpo, interesimi i sponsorëve u venit me mosndërkombëtarizimin e këtij sporti, ndërsa derdhja e të hollave në lojtarë të importuar dhe mosinvestimi në talentët e rinj vendorë ka penguar zhvillimin e pritur të basketbollit.
Ndërkaq, suksesi më i madh në arenën ndërkombëtare gjatë historisë është korrur në boks, mundje, karate dhe sporte tjera luftarake. Kosova nxori fitues medaljesh në lojëra olimpike, ndërsa klubi i boksit Prishtina vargoi tituj kampioni në Jugosllavia.
Njësitë administrative
Shiko edhe këtë
Kushtetuta e Kosovës
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës
Lidhje të jashtme
Institucionet në Kosovë
Parlamenti i Kosovës (anglisht, shqip dhe serbisht)
Qeveria e Kosovës (anglisht, shqip dhe serbisht)
Presidenti i Kosovës (anglisht, shqip dhe serbisht)
Organizatat ndërkombëtare
Mision i OKB-se, i vendosur në Kosovë (anglisht)
Kosovo Force (KFOR) nën komandën e NATO-s (anglisht)
Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë (anglisht, shqip dhe serbisht)
Misioni EULEX (EULEX Kosovo) (anglisht, shqip dhe serbisht)
Misioni OSCE në Kosovë (UNMIK) (anglisht)
Referime |
3594 | Ky artikull merret me kompjuterin si pajisje, për kompjuterin personal shiko këtu
Kompjuteri (lat. computere - mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacion, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionimi i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv midis elementeve harduerik dhe atyre softuerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të ndryshme, duke filluar nga superkompjuterat që i përdor ushtria ose NASA, pastaj kompjuterat personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht, e deri te kompjuterat e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.
Historia e kompjuterit
Llojet
Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.
Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe digjitalë) dhe hibridë.
Superkompjuterat
Superkompjuterat janë kompjuterat më të fuqishëm që janë krijuar nga dora e njeriut. Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë, ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës, tërmeteve, simulimin e shpërthimeve bërthamore, të ADN-së së njeriut, etj.
Kompjuterët Mainframe
Këta janë kompjuterat më të mëdhenj për përdorim të përgjithshëm dhe shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave. Zakonisht përdoren për qëllime afariste, por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata. Këta kompjutera përdoren në banka, nëpër kompani aeronautike, nëpër kompanitë e sigurimeve, në universitete, në kompani tregtare etj.
Funksionimi
Shiko edhe
Laptopi
Sistemet numerike
Thënie
"Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen
"Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov
"Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine
"Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterat shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard
"Unë nuk jam personi i vetëm që përdor kryesisht kompjuterin e tij për qëllimin e mashtrimit të tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
"Fjala përdorues është fjala e perdorur nga profesionistët e kompjuterikës kur ata nënkuptojnë idiotin." - Dave Barry''
Referime
Arkitektura e Kompjuterit - S.Saliu, Tiranë 1992
Introduction to Computer Systems - J. Dousa, A. Pluhacek, 2000
Informatikë
Internet
Teknologji
Kompjuter |
3599 | Komuna e Ferizajt është një komunë vendosur në jug të Kosovës.
Historia
Kjo komunë ka filluar të zhvillohet që nga viti 1873, kur hekurudha dhe stacioni hekurudhor janë ndërtuar.
Në kohën e të folurit ka qenë një hotel, që ka ekzistuar dhe pronari i tij ishte Feriz Shashivari. Bazuar në emër të pronarëve Feriz Shashivari këtë qytet Ferizaj emrin e poseduar. Pas luftës ky qytet u shkatërrua relativisht. Sot krahasuar me qytetet e tjera ai është konsideruar si qyteti i dytë më i zhvilluar pas Prishtinës në Kosovë dhe është qyteti i tregut në Kosovë. Disa nga fabrikat dhe ndërmarrjet që para shumë vitesh kanë qenë bazë për zgjërimin e ekonomisë në këtë komunë dhe janë ende funksionale. Disa nga këto fabrika dhe ndërmarrje janë: Fabrika e tubave të çelikut, fabrika e vajit, kombinati i drurit, fabrika për përpunimin e frutave ekzotike, fabrika e tullave etj. Siç u përmend më lart këto fabrika dhe ndërmarrje, në dritën e çdo gjë do funksionit por me shumë vështirësi si rezultat i periudhës së Privatizimit.
Ferizaj është një qytet i rëndësisëm në Kosovë në shumë aspekte si p.sh: Kulturor, sportiv apo ekonomik, megjithatë organizimi i tij dhe arkitektura e bën atë një qytet shumë interesantë për t'u vizituar.
Gjeografia
Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër Ferizaj kalonjë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 345 km katrorë, ka gjithsejtë 45 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune.
Fshatrat më mëdha janë Dardania, Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë për afersisht nga 6.000 banorë. Komuna e Ferizajt ka rreth 110,000 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3700 banorë, kryesisht Ashkalinjë, Romë, Goranë, Serbë, në të cilat përbëjnë rreth 3,05 % të popullatës.
Bifurkacioni është një fenomen natyror, ku rrjedha e një lumi ndahet në dy degë dhe derdhet në dy dete të ndryshme. Nuk janë vetëm dy raste si në këtë botë, kështu që njëri prej tyre është në Kosovë në lumin Nerodime. Një degë derdhet në lumin Lepenc dhe vazhdon në lumin Vardar dhe përfundon në detin Egje, flukset e tjera degë në anën tjetër derdhet në lumin Sitnicë e cila pastaj derdhet në lumin Ibër dhe në fund në Detin e Zi. Ky fenomen natyror dhe interesante mund të vizitohen çdo ditë, nëse doni ta vizitoni këtë pikë mund të gjeni lehtë nëse ti të arrish atje nëpër qytetin e Ferizajt, rruga për atje është e mirë dhe e kalueshme, rruga është e pajisur me shënja të ndryshme kështu që është gati e pamundur për të humbur rrugën, fenomeni rregullimin e ndarjes të lumit mund të shihet me të vërtetë qartë nga mulliri i cili u restaurua dhe është e hapur për turistët.
Komuna e Ferizajt ka këta fshatra:
Shiko
Ferizaj është e karakterizuar nga Xhamia dhe Kisha Ortodoksetë cilat ndajnë të njëjtin oborr. Pranë këtyre ndërtesave fetare ju mund të gjeni bibliotekën .Nga kjo pikë e qytetit mund të hulumtohet edhe më tej në detaje. Arkitektura e komunës dhe ndërtesat publike ne pjesën e qendrës së qytetit, me përjashtim në këtë zonë shumë dyqane kafeje të cilat janë të vizituar shpesh nga të rinjtë janë të vendosura atje. Qyteti më së shumti ka vetëm një mënyrë rrugë, do të thotë që ju mund të jeni lehtë i orientuar për të vizituar pjesët e tjera e këtij qyteti. Mjedisi në qytetin e Ferizajt është i mbushur zakonisht me energji që të rinjtë e sjellin.
Ekonomia
Ferizaj sot është shëndruar në një qendër të rëndësishme ekonomisë dhe biznesit në Kosovë. Sot ende funksionojnë fabrikat dhe ndërmarrjet e dikurshme, të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës, siq janë Fabrika e Tubave të Qelikta, Fabrika e Vajit , Fabrika e produkteve ushqimore MINEX, Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike, Fabrika e Tullave,etj. Komuna kishte gjithsej 19 ndërmarrje shoqërore . Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë por me vështërsi edhe presin të privatizohen. Sot, ekonomia private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës .Në komunën e Ferizajt janë të regjistruara rreth 4100 biznese, ndërsa numri i të punësuarve në ekonominë private është mbi 7500 dhe është më i madh se numri i të punësuarve në ekonominë shoqërore. Komuna e Ferizajt ka një pjesë malore të mbuluar me drunjë dhe kjo paraqet një pasuri natyrore të saj. Më herët kishte me qindra hektare plantacion pemësh, por tash për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar, janë lënë pas dore. Në fshatrat e Ferizajt kultivohet gruri, misri, luledielli, soja, patatja etj.
Komuna e Ferizajt për vitin 2011 ka këtë buxhet komunal: 16.741.547.0 Euro.
Arsimi
Komuna e Ferizajt është ndër komunat e mëdha të Republikës së Kosovës – gjegjësisht për nga numri i nxënësve, shkollave dhe numrit të punëtorëve e zë vendin e tretë, pas Prishtinës dhe Prizrenit.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj çështjes së arsimit për të gjitha nivelet i ka kushtuar rëndësi të duhur dhe janë bërë përpjekjet maksimale për krijimin e një infrastrukture sa më të mirë e në përgjithësi për krijimin e kushteve sa më të volitshme për punë. Në lidhje me këtë e kishte edhe përkrahjen e strukturave të tjera udhëheqëse të komunës që nga Kryetari dhe stafi i tij.
Arsimin Ferizajas e përbëjnë këto nivele:
I. Parashkollorë janë: 2189 fëmijë;
II. Shkolla fillore janë: 12254 nxënës;
III. Shkolla e Mesme e Ulët (klasat e 6 – 9 ) janë: 8779 nxënës ;
IV. Shkollat e mesme : 8160 nxënës dhe
V. Fakulteti i Shkencave Aplikative i cili numëron mbi 270 student si dhe
VI. Kolegjji privat ‘’Aga Xhite’’. i cili numëron diku 110 nxënës.
Gjithësej numëron 31762 nxënës; me
gjithësej punëtorë 1780 duke përfshirë edhe punëtorët administrativ e teknik- ndihmës dhe udhëheqës të shkollave.
Demografia
→ shiko gjithashtu: Ardhacakët në Komunën e Ferizajit
Kjo zonë ka një popullsi prej 108.690 banorë.
Kultura
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, Komuna e Ferizajt ka pasur 7 Biblioteka Publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30.913 libra, derisa degët në Guackë, Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26.352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34.213 libra kanë qenë shkatërruar.
Sporti
Në Komunën e Ferizajit ka shumë klube sportive si KF Ferizaji ose KF Vullnetari UÇK-së.
Pallati i sporteve mban emrin e ish presidentit Amerikan: Bill Klinton Ferizaj.
Ndërsa Stadiumi i qytetit në Ferizaj ka kapacitet afro 7.500 vende dhe mban emrin: Stadiumi Ismet Shabani.
Referime
Lidhje të jashtme
Tv "Festina"
KK Ferizaj
Ferizaj net
Tv "Liria"
Radio Furtuna Ferizaj
RTV "Tema" - Ferizaj
Ferizaj24
Fshati Guackë
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Ferizaj |
3600 | Bashkësia Islame e Kosovës është institucion i pavarur i myslimanëve të Kosovës. Kjo bashkësi ka për qëllim organizimin e jetës së myslimanëve në Kosovë në bazë të ligjeve islame, ku nën përgjegjësi të vetë ka xhamitë e Kosovës dhe imamët e këtyre xhamive si dhe medresetë dhe fakultetin e shkencave Islame në Kosovë.
Institucionet fetare-arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës
Medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë
Ka filluar punën në vitin 1951, në kuadër të së cilës veprojnë edhe disa paralele të ndara fizike: ato të djemve në Prizren dhe në Gjilan, dhe të vajzave në Prishtinë e Prizren. Medreseja me të gjitha paralelet e ndara numëron afro 700 nxënës. Që prej themelimit të saj, në Medrese kanë diplomuar mbi 2.000 nxënës. Medreseja për dekada të tëra ka shërbyer si institucioni i vetëm arsimor ku janë shkolluar kuadro nga të gjitha viset shqiptare dhe nga Sanxhaku. Mësimi që nga themelimi është zhvilluar vetëm në gjuhën shqipe.
Medreseja si shkollë e mesme, njihet si ekuivalente nga të gjitha universitete islame kudo nëpër botë, si dhe nga Universitetet e tjera jo islame, në vend dhe në botë. Nga nxënësit e diplomuar nga kjo shkollë, sot ka doktorë shkencash, magjistra, punonjës të ndryshëm shkencorë, teologë, mjekë, inxhinierë etj, të shpërndarë në të katër anët e botës.
Medreseja amë në Prishtinë, është shkollë moderne, e pajisur me salla kompjuteri, kabinete të gjuhëve të huaja, sallë sportive, bibliotekë, në të cilën ruhen manuskripte dhe dorëshkrime të vjetra disa shekullore nga e kaluara jone islame dhe kombëtare. Medreseja ka po ashtu konviktin i cili mund të strehojë 270 nxënës, të cilët e shfrytëzojnë edhe mensën për ushqim.
Nxënësit e Medresesë nxjerrin edhe fletushkën e tyre “Nurul Kur’an-Drita e Kur’anit”.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, 16 medresantë kanë rënë dëshmorë në fushëbetejë.
Deri më sot Medreseja ka pasur këta drejtorë:
Ahmet Mustafa
Bajram Agani
Muharrem Adili
Shemsi Salihu
Rashit Osmani
Sherif Ahmeti
Resul Rexhepi
Qazim Qazimi
Naim Tërnava
Ekrem Simnica
Bahri Simnica
Fakulteti i Studimeve Islame
Duke parë nevojën e madhe për shkollimin e kuadrove me kualifikim superior islam, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, pas përgatitjeve të duhura të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vendim të posaçëm Nr. 443/92 themeloi Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili filloi punën në dhjetor të vitit 1992. Ligjëratën e parë nga lënda e Akaidit-apologjetikës islame e ka mbajtur doajeni i publicistikës islame në Kosovë H. Sherif Ahmeti, i cili për tri vjet me radhë ligjëroi lëndën e Akaidit.
Dekan i FSI-së u zgjodh Dr. Rexhep Boja, prodekan Mr. Qemajl Morina kurse sekretar-Sabri Bajgora.
Në vitin akademik 2005/06 pritet të zgjidhen edhe drejtuesit e ri të FSI-së, meqenëse tash edhe kuadri profesional është begatuar me profesorë që posedojnë tituj dhe grada shkencore.
Në ditët e fillimit, kuadri i FSI-së natyrisht që ishte modest me teologë të paktë që posedonin grada e tituj shkencorë. Kishte vetëm një doktor shkencash dhe një magjistër dhe disa teologë të tjerë të aftë, të cilëve nuk u mungonte dija, vullneti dhe entuziazmi për ta shpënë përpara këtë amanet të madh. Dhe, me kalimin e viteve të vështira të mbijetesës, nëpër të cilat kaloi arsimi shqiptar si dhe krejt populli i Kosovës, edhe FSI-ja mbijetoi, madje dita–ditës duke e pasuruar kuadrin profesional, dhe në vitin 2002 kur u festua 10 vjetori e rritës së FSI-së, ka 3 doktorë shkencash, nga Kosova, 1 doktor shkencash islame nga Maqedonia, 5 magjistra, dhe 6 ligjërues - teologë, të cilët në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm pritet të fitojnë titujt shkencorë në metropolet e ndryshme islame si në Kajro, Bejrut, Aman e Damask. Numri i gjithëmbarshëm i regjistruar i studentëve kalon 500, ndërsa deri më sot kanë diplomuar 140 studentë.
Studentët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.
Studentët e FSI-së kanë Shoqatën e tyre studentore, e cila merret me aktivitete të ndryshme, duke organizuar shumë shpesh tribuna shkencore me profesorë të FSI-së dhe të jashtëm. Studentët e FSI-së nxjerrin edhe një revistë të tyre “Zgjimi Islam”.
Në kuadër të FSI-së funksionon edhe biblioteka me disa qindra dorëshkrime të vjetra dhe disa mija tituj fetarë, të cilat vazhdimisht janë në shërbim të ngritjes intelektuale të studentëve. Fakulteti i Studimeve islame është garancia më e mirë për një të ardhme më të ndritshme të Islamit në Kosovë dhe më gjerë. Me aftësitë e përfituara profesionale, të diplomuarit nga FSI-ja mund të kyçen në të gjitha mekanizmat fetare-profesionale, dhe administrativo-juridike në kuadër të BI-së. Prej studentëve të diplomuar tani kemi edhe magjistra, të cilët mësimet i vazhduan në Damask, Kajro, Prishtinë etj.
Objektet fetare të Bashkësisë Islame të Kosovës
Kosova gjendet në një hapësirë gjeografike ku u gërshetuan kultura të ndryshme gjatë historisë. Secili popull që kaloi këtej pari la edhe gjurmët e veta, por pa dyshim, gjurmët më të mëdha në këto hapësira i kanë lënë osmanlinjtë, të cilët ndërtuan xhamia, mektebe, imarete, ura guri e monumente të tjera. Prej xhamive të vjetra që kanë karakter monumental në Kosovës kemi disa sish. Po i përmendim vetëm ato më kryesoret:
Xhamia “Sulltan Murat”-(Xhamia e Çarshisë) (1440),
Xhamia “Sulltan Mehmet Fatih” (1461),
Xhamia “Ramadanije” (1470),
Xhamia “Jashar Pasha” (1830),
Xhamia “Pirinez” (1470),
"Tyrbeja e Sulltan Muratit",
"Sahat Kulla" në komunën e Prishtinës;
Xhamia e "Çarshisë Bajrakli" (1471),
Xhamia "Gjylfatyn" (1497),
Xhamia e "Defterdarit" (1570),
Xhamia "Kurshumli" (1577),
Xhamia e "Hamamit" (1587)
"Hamami i Xhaxhi Beut" (1587) në Pejë;
Xhamia e “Sinan Pashës” (1615),
Xhamia e “Gazi Mehmet Pashës” (1549),
Xhamia e “Suzi Efendiut” (1512)
Xhamia e “Iljaz Kukës” (1534) në Prizren;
Xhamia e “Hadumit” (1595)
Xhamia e “Hasan Agës” në Rogovës të Hasit (1580), në komunën e Gjakovës;
Xhamia “Gazi Ali Beg” (1410)
Xhamia “Karamanli” (1675) në Vushtrri;
Xhamia “Gazi Isa Beg” (1465)
Xhamia “Mazhiqit” (1468) në Mitrovicë;
Xhamia “Atik” (1609)
Xhamia në fshatin Miresh (ish Dobërçan) (1526) në komunën e Gjilanit, e cila gjatë luftës së fundit u dogj me themel, dhe shumë xhami të tjera nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë vlera monumentale dhe janë të ndërtuara në shekujt XV, XVI, XVII e më vonë.
Namaz-xhahu ne Prizren është nder objektet me te lashta te proveniences myslimane ne Kosove, i ndertuar menjehere pas Betejes se Kosoves, per nevojat e personelit ushtarak dhe civile te ushtrise osmane. I kesaj lastesie është edhe Xhuma-Xhamia ne Prizren, aktualisht e konvertuar dhunshem ne Kishe ortodokse. Kete e deshmon tabela ku shenon viti 1410. Per fat te keq, historiografia serbe dhe ajo laike antiislame e heshtin kete fakt.
Lidhje të jashtme
Faqe zyrtare e BIK
Revista Dituria Islame
Referime
Organizata myslimane shqiptare
Institucione në Kosovë |
3606 | Linja e Abonentit Digjital paraqet një grup teknologjish DSL (nga anglishtja Digital Subscriber Line - Linja e Abonentit Digjital) të cilat bëjnë te mundur transmetimin e sinjalit digjital nëpërmjet rrjetit kabllor metalik. Teknologjitë DSL klasifikohen sipas simetrisë se transmetimit dhe numrit të çiftit kabllor që përdorin: ADSL Lite, ADSL, VDSL, RADSL, SHDSL, HDSL.
Si funksionon
Rrjeti telefonik publik përdor frekuencat e transmetimit nga 0.3 deri 3.400 Hz, mirëpo lidhja midis centralit dhe abonentit te shërbimit telefonik mund te përdoret ne frekuenca me te larta. Ketë gjë shfrytëzojnë teknologjitë DSL te cilat përdorin frekuencat nga 3,4 kHz deri ne 1,1 MHz (ADSL Lite deri ne 552 KHz) për te transmetuar te dhëna. Të dhënat transmetohen ne kanale te veçanta me brez 4,3125 Khz. Gjithsej janë 1100 Khz/4,3125 KHz = 255 kanale. ADSL Lite përmban 128 kanale. Ne rastin e ADSL më tepër kanale përdoren për transmetimin e të dhënave nga centrali telefonik tek abonuesi dhe me pak ne drejtimin e kundërt, kështu qe shpejtësia e transmetimit është më e madhe në rastin e parë dhe linja është asimetrike.
Teknologji
Telekomunikim |
3610 | Qene i Evropës kontinentale. |
3611 | Pameca është Misioni i Asistencës Policore e Komunitetit Evropian në Shqipëri.
Me përkushtimin ndaj përsosmërisë në punë, PAMECA do të bashkëpunojë me institucionet shqiptare dhe organizatat partnere që të rritet profesionalizmi dhe të përmirësohen aftësitë drejtuese dhe menaxhuese të Policisë dhe sistemit të Drejtësisë Penale për të arritur përparime që do t'i qëndrojnë kohës.
Misioni PAMECA synon të veprojë si një model për Programet e Asistencës Policore Evropiane dhe si një pikë referimi për homologët e saj shqiptarë ndërkohë që kryen një rol këshillues dhe mbështetës.
Me synimin që të bashkëpunojë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me përfituesit e projektit, Misioni PAMECA ka tashmë pesë këshilltarë ndërkombëtarë të atashuar pranë Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Në përmbushjen e roleve të tyre ata synojnë të ofrojnë këshilla strategjike për këto organizata në mënyrë që ato të përballojnë më mirë detyrimet që i janë ngarkuar në forcimin e vendosjes së ligjit dhe luftën kundër aktiviteteve kriminale në Shqipëri.
Me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, ndryshimet ligjore kanë hapur rrugën për një proçes ristrukturimi që ka siguruar një ndarje të qartë midis niveleve teknike dhe politike, duke krijuar mundësitë që Policia e Shtetit ta manaxhojë vetë buxhetin dhe kompetencat e saj nëpërmjet strukturave të saj.
Sidoqoftë, zhvillimet institucionale dhe të politikave nuk mund të jenë të qëndrueshme pa përmirësime të mëtejshme në nivelin profesional të personelit dhe të kapaciteteve për të hetuar dhe luftuar kundër aktiviteteve kriminale. Si rrjedhim, trajnimet për policinë në të gjitha nivelet do të vazhdojnë të jenë prioritet i Misionit PAMECA, krahas rritjes së kapaciteteve organizative dhe të manaxhimit.
Pasiguria e statusit të përhershëm të personelit dhe sistemet arbitrare të emërimeve, transferimeve dhe shkarkimeve krijojnë probleme shumë të mëdha përsa i përket besimit që ka policia tek vetvetja. Kjo e bën shumë të vështirë mbajtjen e një organizate koherente. Misioni PAMECA do të dëshirojë të përmirësohen proçedurat e brendshme të kontrollit dhe të disiplinës që zbatohen aktualisht për t’i ngritur ato në nivelin e proçeseve ligjore transparente.
Përveç kësaj, rëndësi më e madhe do t’i kushtohet rritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Puna në këtë drejtim do të synojë rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Misioni PAMECA do të vazhdojë të jetë e pranishme duke caktuar një prokuror vendas dhe një prokuror ndërkombëtar në Prokurorinë e Përgjithshme.
Lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri përbën një proçes të gjatë dhe të vështirë, që kërkon përkushtim të madh jo vetëm nga institucionet e specializuara të zbatimit të ligjit, por edhe përfshirjen e të gjithë komunitetit. Misioni PAMECA do të japë ndihmën e tij në këtë proçes duke hartuar projekte në bashkëpunim me organizatat e tjera ndërkombëtare për të rritur rëndësinë e rolit të policisë në fushat e sigurisë në komunitet dhe në qarkullimin rrugor.
Misioni PAMECA do të përqëndrohet në mënyrë të veçantë në sigurimin e pajisjeve të përshtatshme për mbledhjen e informacionit dhe të provave brenda kuadrit të parametrave ligjore të Evropës.
Rritja e efikasitetit dhe efektshmërisë së Policisë së Shtetit është e pandarë nga një mjedis i përshtatshëm pune për kryerjen e detyrave të saj me integritet dhe nder. Për këtë arsye, rikonstruksioni dhe rinovimi i ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë vazhdon të jetë një prej prioriteteve të Misionit PAMECA.
Misioni PAMECA do të ofrojë asistencë dhe këshilla për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për zhvillimin e sistemeve të manaxhimit të burimeve për të arritur në një përputhje ndërmjet aseteve dhe shërbimeve që ofrohen dhe proçedurave të shpërndarjes.
Nëpërmjet hartimit të projektit dhe zbatimit të një sistemi kompjuterik të integruar për manaxhimin e burimeve njerëzore, financiare dhe materiale, Misioni PAMECA synon të ofrojë informacion të saktë, të sigurtë dhe në kohë mbi disponimin, përdorimin dhe koston e burimeve.
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare
Shqipëri |
3612 | Toka - Planeti i tretë
Dheu
Korja e tokes
Toka jonë (Terra Nostra) - Telenovela e Brazilit
Toka e mesme - Vend fiktiv
Të tjera
Bota |
3613 | Viza leje e posaçme që u jipet personave të shteteve të huaja për të hyrë në ose kaluar nëpër një shtet.
Ekzistojnë disa lloje të vizave:
administrative
tranzite
për lejeqëndrim
Në bazë të marrëdhënieve bilaterale të dy shteteve vendoset për ngritjen e nevojës së vizave. Në praktikë, shpeshherë shtetasit e shteteve ekonomikisht më të forta nuk kanë nevojë për viza në shtetet ekonomikisht më të dobëta. Por kjo nuk d.m.th. se është e detyrushme përderisa shtete ekonomikisht më të dobëta këtë e pranojnë me vullnetin e tyre. Aplikimet për vizë përpara mbërritjes u japin vendeve një shans të marrin në konsideratë rrethanat e aplikantit, të tilla si siguria financiare, arsyeja e udhëtimit dhe detajet e vizitave të mëparshme në vend. Vizitorëve mund t'u kërkohet gjithashtu që t'i nënshtrohen dhe të kalojnë kontrolle sigurie ose shëndetësore pas mbërritjes në portin e hyrjes.
Administratë publike |
3614 | UNMIK - United Nation Mission in Kosovo
Mision í OKB-se, i vendosur ne Kosove.
Ne baze te rezulutes 1244, UNMIK-u është qe te:
mbështëse funksionimin themelor administrativ
ngrise autonomine substanciale dhe veteqeverisjen ne Kosove
mundesoje dhe lehtesoje procesin e vendosjes se statutit te Kosoves
koordinoje punen e organitatave internacionale te emergjes dhe humanitare
ndihmoje renomivin e infrastrukture kyqe
mbaje rendin dhe sigurine e ligjit
ngrise te drejtat e njeriut
perkujdeset për kthimin e te gjithe personave ne shtepite e tyre ne Kosove
Puna e UNMIK-ut është ndare ne kater "shtylla":
Shtylla I: Policia dhe Drejtesia (udhehequr nga OKB-ja)
Shtylla II: Administrtimi civil (udhehequr nga OKB-ja)
Shtylla III: Demokratizimi dhe ngritja e institucioneve (udhehequr nga Organization OSCE-a)
Shtylla IV: Restarurimi dhe zhvillimi ekonomik (udhehequr nga BE-ja)
Lidhje te jashtme
The United Nations Mission in Kosovo
UNMIK on line
UN Report - raporte televizive të UNMIK-ut
Teksti i plote i rezulutes 1244 (pdf) anglisht
Organizata ndërkombëtare në Kosovë
Organizata
Pavarësia e Kosovës |
3615 | Alfred Spiro Moisiu (Shkodër, 1 dhjetor 1929) ka qenë ushtarak karriere, President dhe ministër i Republikës së Shqipërisë që nga 24 qershori i vitit 2002 deri më 24 korrik të vitit 2007.
Biografia
U lind më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, i biri i Spiro Koxhobashit. Më 1941 - 1945 ndoqi gjimnazin e Tiranës. Më 1946 - 1948 ndoqi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Më 1949 - 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake "Skënderbej". Më 1958 - 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më 1966 - 1971 u caktua komandant i Brigadës së "Urave të Rënda" në Kavajë. Më 1971 - 1981 qe drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1981 - 1982 qe zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më pas komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel deri më 1984. Më 1985 deri më 1991 nxirret në pension. Më 1991 - 1992 u emërua ministër i Mbrojtjes.
Më 1992 - 1994 qe këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Më 1994 - 1997 zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes dhe po nga 1994 deri më 2002 president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut. Rinxirret në pension më 1997 deri më 2002, kur dhe u zgjodh President i Republikës nga parlamenti më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007.
Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.
Aktivitete
1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut).
1998 – 2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve.
2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore.
2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s.
2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së
2001 – 2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit
Mirënjohjet
Tituj shkencore
1979 Doktor i Shkencave Ushtarake
Dekorata dhe medalje
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Medalja “Shërbime Ushtarake”
Urdhri “Ylli i Kuq”
Urdhri i Skënderbeut, Klasi III
Urdhri “Shërbime Ushtarake”
Medalja e Çlirimit
Urdhri i Skënderbeut, Klasi II
Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë
Qytetar Nderi i Bajram Currit
Qytetar Nderi i Barit (Itali)
Urdhri i Shën Mikelit dhe Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)
Urdhri i Mbretit Tomislav (Kroaci)
Referime
Ministra të Brendshëm të Shqipërisë
Kryetarë të Shqipërisë
Lindje 1929
Njerëz që jetojnë |
3617 | Kapsulla është një lloj mbështjellësi i gjësendi në trajtë të kësulëzës e që vendoset në pjesën përfundimtare të një trupi, organi apo gjësendi dhe që mund të përdoret e ndarë nga trupi për qëllime të ndryshme.
Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe Kapsulla është {bot.} Fryti i thatë i disa bimëve, që ka shumë dhomëza të mbushura me fara. {Kapsula e hashashit} - {farm.} Kësulëz prej letre të hollë, prej amidoni etj., që mbështjell një sasi bari pluhur; kokrra që bëhet kështu - Enë e vogël në trajtë gjysmërruzulli që përdoret për punë të ndryshme në laborator. - {anat.} Ind a cipë si qeskë që mbështjell organe të ndryshme ; kokrra që formohet kështu.
Burim i të dhënave
Pacaktuar |
3618 | Stacioni është vendndodhja e mjeteve të ndryshme transportuese, komunikuese etj.
Shiko edhe
Stacioni Hekurudhor
Stacioni i autobuzëve
Stacioni kozmik
Stacioni televiziv |
3619 | Mehmet Shehu (Çorrush, 10 janar 1913 - Tiranë, 18 dhjetor 1981) qe pjesë e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës së I Sulmuese, min. i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë. Shehu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.
Jetëshkrimi
U lind më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, i biri i Sheh Ismailit (v. 1944) të teqes së Çorrushit dhe Sulltana Alikajt (v. 1972) nga Shkoza e Sevasterit të Vlorës. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit. I ati kishte qenë pjesëmarrës në Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme, por shpëtoi nga dënimi me vdekje siç iu dha krerëve tjerë prej ndërhyrjes së Sami bej Vrionit.
Nis Shkollën Teknike në Tiranë, të cilën e kreu më 1932. U regjistrua në Shkollën e Oficerëve në kryeqytet, por nuk u pranua për shkak të moshës. Më 1934 nis punë në fermën e Shkollës Teknike, me ndërhyrjen e miqve të familjes i mundësohet një bursë ushtarake për në Kolegjin e Napolit. Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet 1937.
Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë përmes Francës me ndërlidhje nga Llazar Fundo, ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte batalionin e IV të saj. Në fund të dhjetorit pranohet në Partinë Komuniste me rekomandim po të Fundos.
Në shkurtin e 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe e internojnë në Cyprien, Gurs e Vernet. Në Gurs qëndroi për 70 ditë. Pasi u pushtua Franca prej Gjermanisë, një komision italo-gjerman që merrej me riatdhesimin e vullnetarëve. Mbahet ndër burgjet e Italisë për dy muaj. Kërkon të kthehet në Shqipëri në gusht 1942, burgoset në Durrës dhe lirohet me ndërmjetësinë e Qazim Koculit dhe Ferid bej Vokopolës. Në Vlorë del në ilegalitet dhe bashkohet me Hysni Kapon, caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.
Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash:
shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.
Mars 1943 kandidat i K.Q.
gusht 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese.
maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit.
gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues.
tetor 1944 i jepet grada gjeneral-major.
Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë). Ishte ndër të vetmit nxënës prej atyre që kishin qenë në Shkollën Teknike të Fultz-it që nuk ishte ekzekutuar.
Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Mehmet Shehut ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë, e përcjellur kjo edhe sipas një shkrimi mbi Llambi Ziçishtin, anëtar e ekipit të mjekëve që shkoi tek shtëpia e ish-kryeministrit për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.
Krimet e luftës dhe kundër njerëzimit
Pas betejës së Selenicës mes çetave nacionaliste të prira nga Isuf Luzaj dhe çetës "Plakë" nga Neki Ymeraj, Shehu mori një pjesë të robërve me gjithë nënkolonelin, që e kishte pasur shok shkolle në Itali. I pushkatoi pa gjyq 63 robërit italian, bashkë me nënkolonel, natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit, Mallakastër. Sipas arkivave britanike, ai i torturoi dhe i vrau të gjithë robërit me dorën e tij, duke i treguar rekrutëve të rinj komunistë se si duhen bërë gjërat.
Në një konflikt të Lushnjes ndërmjet komunistëve dhe jo komunistëve, të kuqtë burgosën 64 persona që u masakruan të gjithë nga Mehmet Shehu. Në fshatin Velçan të Mokrës ai goditi për vdekje me thikë dy nipërit e Hasan Beut. Në fshatin Corush ai torturoi dhe vrau kapitenin Idriz Drizarin. Në fshatin Cepan të Skraparit ai torturoi Seit Cepanin, të birin e Asllan Bej Cepanit duke i prerë me sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdesë në agoni.
Më 30 nëntor 1943 me urdhër të Dushan Mugoshës, në krye të 1,000 partizanëve sulmoi Dukatin, duke kombinuar mësymjen me trupat e Hysni Kapos nga Tërbaçi. Beteja zgjati 14 orë, u vranë 8 dhe u plagosën 10 nga dukatasit, ndërsa nga komunistët 15 të vrarë, 4 robër, ndërmjet të cilëve edhe një italian i batalionit "Antonio Gramshi" që luftonin përkrah komunistëve.
Shehu ishte urdhërues i disa krimeve dhe ekzekutimeve gjatë regjimit komunist, ndër të tjera: Masakra e Martaneshit, Masakra e vitit 1951.
Referime
Lindje 1913
Vdekje 1981
Partizanë shqiptarë
Kryeministra të Shqipërisë
Ministra të Brendshëm të Shqipërisë
Njerëz nga Mallakastra
Vetëvrasje në Shqipëri
Shqiptarë të Luftës Civile Spanjolle
Nxënës të Shkollës Profesionale Amerikane |
3623 | Paulus Angelus (shqip. Pal Engjëlli ose Êjlli; 1417 ose 1427 – 27 mars 1469) ka qenë një klerik katolik që shërbeu si Arqipeshkëv i Durrësit, i cili më 1462 shkroi të parën fjali në gjuhën shqipe të gjetur deri më tani. Qe mik dhe shërbeu si diplomat i Skënderbeut, si dhe me porosi të Papa Piu II ndërhyri për ta pajtuar me Lekë Dukagjinin.
Biografia
Barleti e përshkruan se qe epirot, i biri i Andrea Engjëllit nga një familje e rëndësishme e Drishtit mesjetar, nëpunës i lartë i shtetit me titullin comes. Sipas Shuflajt, ai qe durrsak i lindur, dhe vetëm më pas vendosen lidhjet me Ëngjëllorët e Drishtit nga i vëllai, Pjetri. Nuk dihet shumë rreth rinisë së tij, mendohet se ka lindur më 1417 ose 1427, Farlati kumton se gjatë rinisë kish qëndruar në Kostandinopojë. Më pas u kthye në Drisht, ku është dokumentuar si prift (presbyter). Sipas Statuteve të Drishtit, ishte edhe gjykatës, komisar e konservator.
Më tej radhitet si arkidhiakon në Durrës, ku i dhuron kishës së qytetit 50 florinta. Sipas Valentinit, gjatë organizimit të kryqëzatës 1455-1458 u miratua nunc dhe mbledhës ndihmash në dheun e Arbërit, Dalmaci e Serbi dhe më 17 shtator 1457 të ardhurat e mbledhura prej tij dhe ndihmësve të tjerë, iu dorëzuan Skënderbeut. Më 19 mars 1460 u shugurua arqipeshkëv i Durrës nga Papa Piu II, e deri atëherë mbante titullin bakalaureat në ligjet e kishës (lat. baccalaureus in decretorum). Gjatë po atij viti i dhuroi kuvendit të Shën Gjonit të Strilalit (në Shtojin e sotëm, rrethinat e Shkodrës) një shumë prej 60 florintash.
Ai qe edhe diplomat i Skënderbeut dhe e shoqëroi në Raguzë dhe në Itali më 1461.
Më 1464 në qershor u dërgua nga Skënderbeu në Milano së bashku me Alessio Albanese për të takuar Francesco Sforcën. Po atë vit me porosi nga Papa Piu II dhe ndërmjetësimin e vet, u arrit pajtimi i Skënderbeut me Lekë Dukagjinin. Pas 1465 qe ambasadori i Skënderbeut në Venedik, ndërsa pas vdekjes së prijësit më 1468, Venediku e ktheu në Arbëri me 220 dukate me bindjen që në sajë të autoritetit që gëzonte në parinë e vendit, do të mund t'i jepte drejtim gjendjes së krijuar.
Formula e Pagëzimit
Pal Ëngjëlli më 8 nëntor 1462 qe ndër tubuesit e Kuvendit të Arbërit, mbajtur në kishën e Shën Trinisë në Emathia - në fshatin e sotëm Tresh, sipas Kasëm Biçokut. Kuvendi i mbajtur pati rektorë e priftërinj nga ipeshkvinjtë e Durrësit dhe të Lezhës, në praninë e panumërt të fisnikëve e vegjëlisë, trajtoi çështjet kishtare të kohës në përputhje me nevojat e vendit dhe besimtarëve. Përfundimet që u nxorrën nga rrahja e çështjeve në këtë kuvend u radhitën në përmbledhjen e titulluar Kushtetuta, urdhra dhe statute (lat. Constitutiones, Ordinationes et Statuta) dhe po në këtë përmbledhje gjendet edhe Formula e Pagëzimit me përmbajtje «Un te' paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». Fraza qe hartuar për t'u përdorur nga prindërit nëse të porsalindurit ishin në rrezik vdekjeje dhe nuk kishte kohë dhe nuk gjendej një klerik për të kryer sakramentin e pagëzimit.
Këto radhë janë shkruar në faqen 4 (në krye) të këtij dorëshkrimi latin. Formula u gjet në një letërkëmbim mes priftërinjsh drejtuar Kishës së Trinisë së Shenjtë në Mat. Në Bibliotekën Laurentiana të Firencës ky raport i shkruar nga dora e Pal Engjëllit në 37 fletë, mban numrin e inventarit 1167 dhe ruhet si një ndër dokumentet e çmuara të kësaj biblioteke të kohës së Rilindjes Europiane. U zbulua më 1915 nga studiuesi rumun Nicolae Iorga.
Literatura
Nicolae Iorga: Notes et extraites per servir à l'histoire des croissades au XV siècle. Bukarest 1915, S. 195.
Lorenzo Tacchella: Giorgio Castriota Skanderbeg e i romani pontefici nel sec. 15. Paolo Angeli arcivescovo di Durazzo e ambasciatore di Skanderbeg a Venezia nel 1467. Milano 2000.
Referime
Ipeshkvinj katolikë shqiptarë
Fisnikëria mesjetare arbërore
Lindje 1427
Vdekje 1469 |
3625 | Kujtesa me akses të rastësishëm (RAM; /ræm /) është një formë e kujtesës së kompjuterit që mund të lexohet dhe ndryshohet në çfarëdo rendi, zakonisht përdoret për të ruajtur të dhënat e punës . Në tërësinë e kompjuterit kjo kujtesë pasqyron trurin e vogël të kompjuterit në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtër.
Kujtesa qëndrore është pra vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione ruhen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri.
Kujtesa qëndrore është e përbërë nga një bashkësi linjash, nga tranzistorë dhe nga kondensatorë. Linjat ndahen në dy grupe: linjat që transportojnë adresat e të dhënave dhe linjat e të dhënave.
Më parë ishte i përhapur një lloj i RAM-it me bërthamë magnetike që ishte zhvilluar në vitet 1949-1952. Kujtesa me bërthamë magnetike ishte më e zakonshmja, deri sa filloi të zhvillohej RAM-i statik dhe dinamik me qarqe të integruara në fund të viteve 60' dhe në fillim të viteve 70'.
Edhe më përpara, kompjuterat përdornin rele, tuba vakumi ose trioda për të ruajtur informacionet. Disa prej atyre kujtesave ishin me qasje të rastit, kurse disa të tjera jo. Llozët (çelësat e ruajtjes apo mbylljes), ishin të ndërtuar nga triodat ose nga transistorët diskretë, të cilët u përdorën për zvogëlimin e përmasave dhe rritjen e shpejtësisë së kujtesës. Para zhvillimit të qarkut të integruar ROM, kujtesa RAM ndërtohej shpesh me dioda gjysmëpërçuese.
Të dhënat në RAM
Kujtesa RAM është pikëprerja (udhëkryqi) i të gjitha të dhënave, pavarësisht se nga vijnë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc), luajtësit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo pajisje të tjera të hyrëse së të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, në të cilën organizohet veprimtaria përkatëse.
E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra humbet i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, nëse jeni duke shkruar një letër dhe ... "ikin dritat", e gjithë puna do të shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë. Për këtë arsye, të dhënat që gjenden në kujtesën RAM ruhen në njësitë e disqeve nëpërmjet komandës së ruajtjes. Gjithashtu, nëse programi që përdorni për një qëllim ose një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta ruani atë punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesën RAM dhe do ta rinisë atë me ngarkesën e re (programin).
Memorizimi i të dhënave
Programi aplikativë së bashku me sistemin operativ dhe BIOS-in i dërgon një mori sinjalesh elektrike linjave të adresave. Çdo linjë adrese i korrespondon një pozicioni specifik në RAM në të cilin mund të memorizohen të dhëna. Linjat e adresave lidhen me linjat e të dhënave me anë të transistorëve, ngjitur me të cilët gjendet një kondensator. Kur sinjali elektrik tejçohet në një linjë të dhënash, mbyll të gjithë transitorët që lidhin këtë linjë me linjat e të dhënave. Kur transistorët janë të mbyllur atëherë softueri dërgon të dhënat efektive që duhen memorizuar, gjithmonë në formë binare (0,1). Kjo realizohet nëpërmjet dërgimit dhe mos dërgimit të një sinjali elektrik në të gjitha linjat e të dhënave. Dërgimi i një sinjali elektrik në një linjë bën që nëpërmjet transistorit të kaloje rryme elektrike, rryme kjo që karikon një kondensator të vendosur anash transistorit. Ky kondensator i karikuar i korrespondon “shkrimit” të një 1 në kujtesë. Nqs nuk dërgohet një sinjal elektrik në një linjë të dhënash, kondensatori nuk karikohet sepse nuk ka rryme elektrike. Ky fakt i korrespondon “shkrimit” të një 0 në kujtesën qëndrore RAM.
Leximi i të dhënave në memorien qendrore
Kur softuerë do të lexojë të dhëna që janë të mëmorizuara në RAM dërgon një sinjal në linjën e adresave korrespondente të të dhënave që do të lexojë. Si në rastin e mësipërm ky sinjal elektrik mbyll kondensatorë që lidhin linjën e adresave me linjën e të dhënave.
Pasi mbyllen transistorët, n.q.s. kondensatori që ndodhet tek linjat e të dhënave është i karikuar, atëherë kur mbyllet transistori korrespondent, kondensatori shkarkon ngarkesën elektrike të mbledhur. Si rrjedhoje jepet një sinjal elektrik në linjën e të dhënave. Kjo gjë i korrespondon “leximit” të një 1 nga RAM. Nëse linja e të dhënave nuk e ka të karikuar kondensatorin korrespondent, atëherë nuk ka asnjë sinjal elektrik në fijen e të dhënave në fjalë, gjë kjo që i korrespondon leximit të një 0 nga RAM.
Llojet e memorieve RAM
Në bazë të teknologjisë së përdorur për prodhimin e tyre, kujtesat RAM ndahen në kategori :
DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatorëve çdo 1/1000 e sekondit.
EDO RAM : Është më e shpejtë se DRAM. Karakteristika e saj kryesore është aftësia për të dërguar të dhëna edhe duke marrë instruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të dytë.
VRAM : Është një kujtesë RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu shfaqur në ekran.
SRAM : Ndryshe nga DRAM, nuk ka nevojë të rifreskojë kondensatorët me ngarkesë elektrike. Është më e shpejtë se DRAM, por edhe më e kushtueshme.
SDRAM : Është kujtesë e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e linjës së procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banka për ruajtjen e të dhënave. Kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar të dhëna të memorizuara në një bankë, mund të lexojmë dhe te tjetra njëkohësisht.
SIMM : Qarqe kujtesash të montuara në një kartë të vogël. Është një nga kujtesat e para që ka qenë e përhapur te PC-të.
DIMM : Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm qarku i kujtesës dhe numri i lidhjeve me pllakën amë.
ECC : RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të dhënave.
Informatikë
Komponentet themelore të kompjuterit |
3626 | Avulli është gaz, i cili në përgjithësi është ende në kontakt me fazën e lëngshme dhe atë të ngurrtë, i cili nga sublimimi ose avullimi del në sipërfaqe.
Nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë, formohet një baraspeshë dinamike tek e cila pjesëza të fazës së lëngshme gjegjësisht të ngurrtë kalojnë në fazën gazore dhe gjithashtu në të njëjtën mënyrë edhe prej formës gazore.
Shkencë |
3632 |
Histori
Paleoliti dhe Neoliti
Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.
Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Banorët e hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbanime shpeshherë të qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
Ilirët dhe fisi dardan
Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek. XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.
Dardanët ishin fisi më i madh Ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
Mbretëria Dardane
Krijimi i Mbretërisë Dardane
Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri t qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. i Njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin skllavopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte skllevërit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqeshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia skllavopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kufijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijv të Maqedonisë.
Luftërat e dardanëve kundër maqedonëve
Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ushtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.
Luftërat e dardanëve kundër romakëve
Luftërat e dardanëve kundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithëkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.
Kosova pas shkatërrimit të Perandorisë Perëndimore Romake
Shqiptarët e hershëm të mesjetës dolën nga kaosi i shkatërrimit te Perandorisë Perëndimore Romake si pasardhës të fiseve të dardanëve dhe feonëve, që jetuan ne Ilirinë e Sipërme dhe Trakë, deri në kohët e pushtimeve masive të gotëve gjerman, që u zhvilluan në trojet shqiptare gjatë
shekullit të katërt të erës sonë. Në fund të shekullit të gjashte, trako dhe ilirët u çvendosën nga dyndjet e avarëve, antëve dhe fiseve bullgare turko - ugrike të sllavizuarva. Vendi i fundit ku ilirët gjetën strehë gjatë këtyre dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë Perëndimore dhe Dalmacisë. Në 535, ushtritë e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinë dhe Moesinë dhe dëbuan gotët, lombardët dhe gepidët nga trojet ilire. Por 100 vite më vonë, perandor Herakli i II-të ftoi fiset gjysëm të egra të sorbianëve (shkije) dhe khrobates? (hrvati, kroatët) nga Kiskarpathia, të cilët të udhëhequr nga prijësit e tyre pushtuan territoret e Silezisë së sotme dhe të Polonisë Jugore, vende që ishin braktisur nga vandalët gjermanë dhe ostrogotët. Perandori bizantin i vendosi sllavët edhe në Ballkanin Perëndimor si mbrojtës të Konstandinopojës nga avarët.
Pas kesaj, shkijet, kroatët dhe fise te tjera sllave, shumë shpejt dyndën Moesinë, Trakën, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa sulmuan edhe Kretën. Megjithatë bizantinët arritën t’i nënshtrojnë ata.
Kosova nën sundimin bizantin
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë. Ashtu siç i kishin dhënë Perandorisë Romake një numër perandorësh e gjeneralësh të shquar, po ashtu gjatë periudhës së hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565).
Perandorët bizantinë i kushtuan vëmendje të veçantë mbrojtjes strategjike të trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, ndërtoi nga e para apo rimëkëmbi 168 kështjella në katër provincat ilire: të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve. Nga qytete e provincës së Dardanisë, Prizreni dhe Shkupi kishin rëndësi të madhe për pushtetin bizantin. Mbrojtja e tyre dhe e territorit në juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantëve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shërbenin gjithashtu në vise të tjera të Perandorisë, sa në Lindje aq edhe në Perëndim. Në kohën e perandorit Justinian, ushtarë iliro-shqiptarë shërbenin në ushtrinë bizantine me qëndrim në Itali.
Gjatë sundimit bizantin, filloi edhe përhapja në masë e krishterizmit në provincën e Dardanisë. Persekutimet e mëdha kundër të krishterëve regjistruan edhe në provincën dardane martirë të shumtë, kulti i të cilëve u ruajt në shekuj. Nga martirët më të shquar ishin edhe Lauri dhe Flori nga Dardania. Pavarësisht nga përpjekjet për mbytjen e fesë së re, krishterimi u afirmua në Dardani në mënyrë përfundimtare. Pas persekutimeve të mëdha të shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar. Në Justiana Prima, qytet dardan, ndodhej kisha metropolitane e Dardanisë, ku ishte i vendosur kryepeshkopi. Peshkopata e Shkupit ishte nën varësinë e Kishës Metropolitane të Shkodrës.
Nën sundimin e Dioklecianit e më tej të Konstandinit, Perandoria Romake iu përshtat një organizimi të ri administrativ. Njësia më e madhe administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të cilat nga ana e tyre ishin të ndara në një numër edhe më të madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat e Dakisë e të Maqedonisë. Në dioqezën e Maqedonisë, bënin pjesë pronvincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike të banuar nga pasardhësit e ilirëve, shqiptarët, përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët e reja. Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti i pretorit për Ilirikun, e kishte selinë e vet në Selanik.
Në shekujt IV-VI, filloi dyndja e popujve. Megjithëse nuk përkonin me drejtimin kryesor të dyndjes së popujve, trevat shqiptare nuk mbetën tërësisht jashtë tyre. Inkursionet e gotëve, gotëve të lindjes (ostrogotëve) dhe atyre të perëndimit (vizigotëve) aty nga fundi i shek. IV prekën edhe trevat iliro-shqiptare.
Afërsisht, në mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunët të komanduar nga Atila, duke shfrytëzuar rastin që ushtria bizantine ishte e zënë në luftë me vandalët. Brenda pak vjetëve ai pushtoi e grabiti shumë qytete të trevave iliro-shqiptare, në mënyrë të veçantë, Dardaninë. Burimet bashkëkohëse e përshkruajnë Dardaninë si një vend të shkretuar. Me vdekjen e Atilës federata hune u prish dhe kështu pushuan sulmet e tyre kundër Perandorisë Bizantine.
Me qëllim që të frenonte zbritjet e “barbarëve” nga kufijtë veriorë, perandori Justinian me origjinë nga Taurisium i Dardanisë, i kushtoi vëmendje ngritjes së një sistemi fortifikatash në disa breza, që fillonte nga vija kufitare e Danubit, në veri, dhe zhvillohej valë-valë duke zbritur në drejtim të jugut. Vetëm në atdheun e tij, në Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kështjella dhe ndërtoi nga themelet 8 kështjella të tjera. Një ndër këto kështjella, e quajtur për nder të tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit në vendlindjen e perandorit, Taurisium.
Ndryshe nga popujt e tjerë, dyndjet e sllavëve në Ballkan u shoqëruan me një dukuri të re, atë të ngulimeve. Në vendet e shkelura prej tyre, sllavët u ngulën duke formuar të ashtuquajturat "Sklavini" (vende të sllavëve). Në fund të shek.VI e fillim të shek. VII, Sklavini të tilla ishin formuar në Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, në një numër mjaft të madh, në Peloponez.
Në fillim të shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve të mëdha sllave, të kroatëve dhe të shkijeve (serbëve). Këta të fundit zunë vendet e përshkuara nga lumenjtë Lim e Drina e sipërme bashkë me Pivën e Tarën, luginën e Ibrit dhe rrjedhën e sipërme të Moravës perëndimore. Në jug dhe në perëndim shkijet kufizoheshin me diokletë si dhe me trebinjët e zaklumët sllavë. Bërthamën e vendeve ku u vendosën shkijet e përbënte krahina e Rashës, në veri të Novi-Pazarit të sotëm. Në jug arrinin deri në burimet e lumit Lim. Gjithsesi, burimet historike të mesjetës së hershme, ndërsa flasin për krijimin e zonave kompakte të sllavizuara (sklavini) në viset fqinje të Dalmacisë, Rashës, Maqedonisë, Peloponezit etj., nuk përmendin ekzistencën e të tillave në katër provincat e Ilirikut Perëndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, në këto treva të qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonëse e dobësuar e pushtetit bizantin flasin përgjithësisht për ekzistencën këtu të kushteve pak a shumë normale të jetës në shekujt e errët të mesjetës.
Që në shek. VII-VIII situata etnike në Ballkan u stabilizua dhe nuk përmenden më dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve të hershëm të mesjetës, në atë që u konstituua si atdheu mesjetar i shqiptarëve (Albania-Arbëria), mbeti në thelb e pandryshuar edhe në shekujt e mëvonshëm. Karvanet e tregtarëve që në shek. XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nëpërmjet Breskovës e Rudnikut (Sanxhak) mbërrinin në Trepçë e në Novobërdë, kalonin nëpër vende të banuara nga shqiptarë e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).
Në vitin 1054, kur u bë ndarja e kishave, trojet shqiptare që përfshinin ish provincën e Dardanisë, në pjesë të madhe kaluan në kuadër të Kishës Katolike. Katolicizmi mbeti feja dominuese për disa shekuj.
Shkëputja nga Bizanti dhe ekspansioni sllav
Derisa ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjë e më shumë me elementin vendas, kurse, nga ana tjetër, zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerët dhe zotërit e vendit, u krijuan kushtet për ndarjen nga Bizanti. Por tokat shqiptare të Dardanisë, ishin shumë tërheqëse për shtetin e fuqishëm serb, që u krijua në fillim të shek. XIII. Dardania ra tërësisht nën sundimin serb, në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Më pas i njëjti fat ishte edhe i të gjitha tokave shqiptare. Në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës, për sundimin sllav në trojet shqiptare shkruhet: "Arbrit janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë... Klerikët poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen".
Duke filluar nga shek. XIII, mbretërit serbë nga dinastia Nemanja punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga Rasha në drejtim të viseve të pasura të Kosovës e të Gentës. Qytetet e këtyre të fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb. Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës, Peja, prej mesit të shek. XIII u kthye në qendër të kishës autoqefale serbe. Zhvendosja e qendrave të gravitetit të shtetit serb drejt jugut u shoqërua me dukuri të tjera të natyrës shoqërore e etnike, të cilat qenë më të dukshme në Kosovë. Një pjesë e aristokracisë vendase u shpronësua e u zëvendësua nga aristokracia serbe e tokës, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë syresh, të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore. Në kohën e sundimit të Stefan Dushanit, manastiret, tashmë të serbizuara, të Deçanit, Greçanicës, Banjskës, Kryeëngjëllit, manastiri i Hilandarit në Malin i Shenjtë e krahas tyre peshkopatat e Pejës, Prizrenit etj., zotëronin një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Kosovës e të viseve të tjera veriore shqiptare.
Shtrirja e shtetit serb në drejtim të Kosovës u shoqërua edhe me ardhjen këtu të kolonëve të rinj nga territoret e Serbisë së mirëfilltë (Rashës). Të porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtë) ose u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga feudalët apo kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car Stefan Dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara. Si më të efektshme në këtë drejtim u zgjodhën represioni dhe persekutimet në lëmin fetar. Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Masa të tilla goditnin në radhë të parë popullsitë shqiptare të besimit katolik. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë shqiptare të trevave veriore, nën presionin e dhunshëm të pushtuesve serbë, gjendej në një fazë kalimtare të një asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva ky proces asimilimi u ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht në këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën karakteristike shqiptare. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare.
Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja të rënda ekonomike, shoqërore e etnike, ndeshi në qëndresën e ashpër të popullsisë shqiptare. Që në vitin e parë të sundimit të Stefan Dushanit, në trevat veriperëndimore shpërtheu një kryengritje antiserbe, në krye të së cilës u vu bujari Dhimitër Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adës, të projektonte organizimin e një kryqëzate të Perëndimit kundër serbëve, e cila do të mbështetej në kontributin vendimtar të kryengritësve shqiptarë të zonave të veriut. Në këtë mënyrë që nga Genta e Kosova deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione politike të dyerve më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt, Matrëngët, Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj.
Kosova në prag të pushtimit Osman
Përpjekjet e Balshajve për një shtet të bashkuar shqiptar
Familja Balshaj ishte me origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe kjo familje ka qenë e shpronësuar dhe keqtrajtuar gjatë sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë këtë familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë e dikurshme, në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe. Për këtë qëllim, ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelë” dhe i trajtonte si kundërshtarë të papajtueshëm të tij. Me zotërimin e Ulqinit, të Tivarit e të vetë Shkodrës dhe të skelës së Shirgjit, si dhe me shtënien në dorë përfundimisht të Budvës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të kontrollonin lëvizjet tregtare nëpër Adriatik. Në duart e tyre ndodheshin rrugët tregtare që zgjateshin prej bregdetit drejt viseve të brendshme. Më e rëndësishmja prej tyre ishte rruga që fillonte në pikën doganore të Dejës, ku bashkoheshin rrugët që vinin nga portet e Shëngjinit, të Ulqinit e të Tivarit, dhe vazhdonte nëpër luginën e Drinit për të arritur në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degëzohej në qendërbanimet kryesore të Kosovës. Balshajt shtrin sundimin e tyre deri në Vlorë.
Zotërimi i Balshajve në Vlorë u bë nyja e një aleance të sundimtarëve shqiptarë të viseve të Vlorës, të Beratit, të Përmetit, të Ohrit e të Korçës në luftë me princërit e fundit sllavë, trashëgimtarë të Perandorisë së dikurshme të Dushanit, në radhë të parë me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve të Kosovës e të Maqedonisë deri poshtë në Kostur. Pas vrasjes së këtij të fundit, koalicioni i krerëve shqiptarë, të drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372). Një përpjekje e Mark Krajleviçit, më 1375, për ta rimarrë qytetin dështoi. Kosturi mbeti edhe për disa vjet të tjerë nën qeverisjen e vëllezërve Stojë e Teodor Muzaka, djem të despot Andresë dhe kunetër të Balshës II. Tashmë jo vetëm Muzakajt, por edhe familje të tjera fisnike të trevave të Shqipërisë së Poshtme kishin hyrë nën sovranitetin e Balshajve. Këta arritën, po në fillim të viteve 70, të shtrijnë sundimin e tyre deri në rrjedhën e lumit Mat, duke shkaktuar përsëri pakënaqësinë e Karl Topisë, dhe në Kosovë, prej Prizreni dhe Pejë deri në Kriva Reka (pranë Novobërdës). Në këtë mënyrë, përveç zotërimit të tyre të parë të Gentës, vëllezërit Balsha kishin bashkuar atë kohë, nën sundimin e tyre, viset e Lezhës, Matit, Kosovës, Dibrës, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej në Vlorë dhe, nëpërmjet lidhjeve të vasalitetit apo aleancave familjare, në mbarë Shqipërinë e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtët e Gjirokastrës apo te Shpatajt e Çamërisë e të Artës. Në këtë mënyrë, vëllezërit Balsha për herë të parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare.
Në vitin 1385, pas një depërtimi të ushtrisë osmane në krye me Hajredin Pashën, territori i Kosovës, në pjesën më të madhe, ra në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas.
Dukagjinët, Spanët dhe Kastriotët
Ndërsa shteti i Balshajve rrudhej, dinastia e Dukagjinëve shtiu në dorë, rreth vitit 1387, qytetin e Prizrenit. Dukagjinët kanë zotëruar për një periudhë kohe, ndonëse me ndërprerje, rrugën që kalonte nga Deja, përpjetë rrjedhjes së Drinit për në Rrafshin e Dukagjinit e më tutje. Ata kanë zotëruar edhe Pejën.
Ndërkaç emri familjar Spani shfaqet për herë të parë në vitin 1322 te një shkodran. Në radhët e Spanëve kishte pronarë tokash, tregtarë, klerikë etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe një varg familjesh të thjeshta. Si veçori e përbashkët e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse që të gjitha ato banonin në krahinat pranë Rrugës së Gentës. Spanët kanë jetuar në qytetet dhe në krahinat e Shkodrës, Drishtit, Pultit, Pejës, Trepçës etj. Një trevë në veri të lumit Drin del në dokumentet e fundit të shek. XV me emrin e përfaqësuesit më në zë të kësaj familjeje, Pjetër Spanit (nahija e Pjetër Spanit), i cili ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës.
Kastriotët ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese më e rëndësishme e jetës politike dhe ushtarake të Shqipërisë në shek. XV. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XIV në krye të zotërimeve të Kastriotëve ka dalë Gjon Kastrioti. Në këtë periudhë zotërimet e tij janë zgjeruar, sidomos në drejtim të lindjes, në rajonet e Prizrenit, të Gostivarit e të Tetovës. Zgjerimi e fuqizimi i shtetit të Gjon Kastriotit përkoi me rënien e dy shteteve kufitare me të, të Balshajve e të Topiajve.
Pjesën lindore (kosovare) të shtetit të vet Gjon Kastrioti e zotëronte si funksionar i administratës osmane, sepse vetë ai deklaronte në vitin 1411 se kishte në gatishmëri të përhershme një ushtri të përbërë nga "dy mijë kalorës shqiptarë dhe treqind kalorës turq" dhe kohë pas kohe është shprehur se sulltani ishte kryezot i tij. Për të garantuar sigurinë e lëvizjes së njerëzve dhe të karvaneve të mallrave nëpër rrugët tregtare, Gjoni vendosi roje nëpër to si dhe nëpër kështjellat që shërbenin për mbrojtjen e tyre, si në ato të Prizrenit, të Gurit të Bardhë, të Stelushit etj. dhe rriti shërbimet për mirëmbajtjen e rrugëve.
Pushtimi i Kosovës nga Perandoria Osmane 1385 - 1479
Fillimi i pushtimit osman në Kosovë
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare". Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin.
Knjazi serb i Rashës, Llazari Hrebelanoviçi mori nismën dhe ftoi sundimtarët e tjerë ballkanas që të bashkonin forcat e tyre për të ndalur marshimin osman. Thirrjes së tij iu përgjigjën disa prej sundimtarëve shqiptarë, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrës, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë, Dhimitër Jonima, zot i trevave përgjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarë të Shqipërisë së Poshtme etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarë të tjerë ballkanas si dhe sundimtari i Kosovës Vuk Mlladenoviqi, që zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviçi (Vuk Brankoviçi). Zotërimet familjare i kishte në pjesën veriore të Drenicës dhe të Fushë-Dardanisë. Trupat shqiptare kishin një peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane, që përshkruajnë këtë ngjarje, theksojnë numrin e madh të ushtrisë së Gjergjit II Balsha dhe e cilësojnë atë si njërin prej tre sundimtarëve kryesorë të koalicionit antiosman, krahas knjazit Lazar dhe vojvodës Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisë së mbretit Tvërtko I të Bosnjës.
Në qershor të vitit 1389 ushtritë e koalicionit ballkanik u bashkuan në Fushë-Dardani (Fushë-Kosovë). Në çastin e fillimit të betejës, V. Brankoviçi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Më 15 qershor ballkanasit zhvilluan një betejë të përgjakshme me focat osmane të komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve të para të ushtrive të koalicionit, fitorja në këtë betejë anoi përfundimisht nga osmanët, por me humbje njerëzore të mëdha nga të dyja palët. Gjatë zhvillimit të betejës vritet sulltan Muratin I. Beteja e Fushë-Dardanisë la mbresa të fuqishme te shqiptarët e Kosovës, të cilët i përjetësuan ato në këngë popullore.
Disfata e koalicionit ballkanik në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 pati rrjedhime të rënda për popujt e Gadishullit të Ballkanit. Pushtuesit osmanë e kthyen në vasal të tyre sundimtarin e Kosovës, Vukë Brankoviçin, të cilin, në fillim të vitit 1392, e detyruan t'u dorëzonte Shkupin, e më pas Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës) etj. Me marrjen e Shkupit, osmanët përforcuan pushtetin e tyre në pjesën lindore të Shqipërisë Qendrore (Maqedonia e sotme), veçanërisht nëpër rajonet fushore të lumit Vardar, që ishin nga më të begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i Shkupit, ku kryqëzoheshin rrugët më të shkurtra që lidhnin kryeqytetin e Perandorisë Osmane me të gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera të Ballkanit, nxitën sulltanët osmanë që ta bënin atë bazë ushtarake shumë të fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencë e bejlerbeut të Rumelisë.
Fillet e përhapjes së Islamit
Në kushtet e mungesës së një kishe kombëtare shqiptare, që do të ndikonte shumë në ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarët, një pjesë e konsiderueshme e fisnikërisë dhe e shtresave të tjera, që jetonin në Shkup, Manastir dhe në qytete të tjera të Kosovës, filluan të përqafonin masivisht Islamin. Që në fund të viteve 60 të shek. XV mbi 60% e banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanë. Kurse te sllavët, që kishin kishën e tyre kombëtare, nuk u përhap procesi i islamizimit. Në regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV thuajse asnjë spahi nuk ka të shënuar cilësimin se është shka apo sllav, ndryshe nga shumë të tjerë që mbajnë mbiemrin Shqiptari (Arnauti).
Konvertimi në Islam i shqiptarëve i shkëputi shumë prej tyre nga ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (që liturgjinë e mbanin në gjuhën sllave dhe greke), duke ndërprerë kështu vrullin e procesit shekullor të sllavizimit e të greqizimit të shqiptarëve. Gjithashtu islamizimi u dha mundësi shqiptarëve që të integroheshin në jetën e Perandorisë Osmane dhe të ruanin, deri në një farë mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.
Rezistenca ndaj pushtimit osman
Derisa pushtuesi osman shtrihej në tokat shqiptare, një pjesë e fisnikërisë, arriti të ruante zotërimet duke u shndërruar në vasalë të Sulltanit. Megjithatë, në vitin 1443, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (i biri i Gjon Kastriotit), i ndihmuar nga vëllau i madh Stanisha, mori kështjellën e Krujës dhe me këtë e filloi kryengritjen e përgjithshme, e cila rezultoi më vonë në krijimin e shtetit shqiptar. Skënderbeu, morri nën kontroll edhe rajonin malor në jug të Shkupit dhe me këtë edhe rrugën Shkup - Kërçovë.
As fisnikët e tjerë nuk qëndruan duarkryq. Familja Spani mori kështjellën e Pazarit të Ri dhe atë të Zveçanit, ndërsa Dukagjinët e morën Pejën. Stefan Gjurashi, u zgjerua dhe vendosi qendrën e tij në Zhabiak. Për një kohë të shkurtër fisnikët shqiptar morën nën sundim Rrafshin e Dukagjinit, Drenicën, krahinat e Plavës e të Gucisë, të Jeliçës (Sanxhakut), të Gentës (Zeta) e të tjerë. Kulminacion i këtyre përpjekjeve ishte Besëlidhja Shqiptare e Lezhës me 2 mars 1444, që bashkoi fisnikët nën drejtimin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Aty morën pjesë, përveç Kastriotëve edhe familjet e mëdha si: Arianitët, Topiajt, Balshajt, Dukagjinët, Spanët, Zahariasit, Muzakajt, Gropajt, Dushmanët, Gjurashët (Cërnojeviqët) etj.
Pas vdekjes së Skënderbeut, me 1468, shteti shqiptar vazhdoi rezistëncën e tij. Por, në vitin 1479, të gjitha trojet shqiptare, ranë nën sundimin osman.
Kosova nën Perandorinë Osmane shek.XV - shek.XVIII
Vendosja e sistemit të timarit dhe çifligjeve
Zgjerimi i Perandorisë Osmane, bëri të nevojshëm ndryshimin e organizimit të saj shtetëror. Për ta vënë atë mbi baza më të qëndrueshme administrative e juridike, gjatë mbretërimit të sulltan Sulejmanit II (1520-1566), u krye një organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotësuan ligjet ekzistuese me urdhëresa të tjera në përshtatje me kushtet e reja, me synim që të arrihej në radhë të parë centralizimi i pushtetit në duart e sulltanit.
Në përfundim të këtij riorganizimi, territoret e gjithë perandorisë u ndanë në 32 ejalete, që ishin njësi më të vogla administrative. Në krye të çdo ejaleti kishte një bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u përfshinë në tri ejalete: ejaleti i Bosnjës në veri të gadishullit, ejaleti i Rumelisë në qendër dhe ejaleti i Detit në ishujt e detit Egje dhe në një pjesë të bregdetit jugor. Çdo ejalet u nda në një numër sanxhakësh. Territoret e Shqipërisë bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë. Ato u ndanë në disa sanxhakë. Numri, shtrirja dhe emërtimi i tyre ka ndryshuar herë pas here. Sanxhakut të Shkodrës, të cilit më 1499 i ishin shtuar krahina të Malit të Zi dhe në fillim të shek. XVI edhe krahina të Rrafshit të Dukagjinit, iu shkëput krahina e Gjakovës, që i kaloi sanxhakut të Dukagjinit; sanxhakut të Vlorës iu shkëputën krahinat e Delvinës dhe të Çamërisë, me të cilat u krijua sanxhaku i Delvinës. Sanxhakët e Elbasanit, të Ohrit, të Dukagjinit, të Prizrenit, të Vuçiternës, të Shkupit dhe të Janinës mbetën siç ishin më parë. Çdo sanxhak ishte një unitet administrativ e ushtarak që përfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake përkatëse. Sanxhakë u ndanë në njësi më të vogla, të cilat u quajtën kaza, kurse këto të fundit u ndanë në nahije. Në çdo sanxhak kishte një mëkëmbës të sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant të spahinjve (allaj-bej), kurse në çdo kaza një gjykatës (kadi) që varej drejtpërdrejt nga sulltani. Përveç këtyre pati edhe funksionarë të tjerë të një rëndësie më të vogël nëpër nahijet. Shumica dërrmuese e funksionarëve, ashtu si dhe shumica e feudalëve, ishin me origjinë shqiptare.
Kosova, gjatë kësaj periudhe, njohu një zhvillim të madh ekonomik. Klasa kryesore sunduese, ishte klasa ushtarake, për të cilën punonte klasa punëtore që quhej raja. Sipas funksionit, ushtarakët ndaheshin në njerëz të shpatës dhe të penës. Në njerëzit e penës përfshiheshin ulematë, kadilerët, nëpunësit e financës. Në të shpatës hynin në radhë të parë zotëruesit e timareve, të ziameteve dhe haseve të lidhur me shërbimin ushtarak, zotëruesit e feudeve të lidhur me shërbime në administratën shtetërore, pronarët e mylqeve tokësore. Për të gjithë këta i përbashkët ishte fakti se, si zotërues të tokës, ata gëzonin të drejtën të merrnin prej fshatarësisë një pjesë të të ardhurave. Në shek. XVI-XVII shtresa drejtuese në rajonet e ish-principatave shqiptare, duke përjashtuar ndonjë sanxhakbej, myfti apo kadi të dërguar nga vise të tjera, ishte me prejardhje vendase. Për më tepër, një pjesë e saj vinte nga radhët e fisnikërisë shqiptare të parapushtimit, por tashmë, pavarësisht nga kjo prejardhje, ajo ishte pjesë e pandarë e tërësisë së klasës feudale osmane.
Të dhënat e defterëve kadastralë të shek. XVI dëshmojnë për krijimin e dy kategorive çifligjesh në zotërim të feudalëve, të ngritura mbi tokat jorajatike dhe më vonë rajatike, të ngarkuara vetëm me detyrimet ndaj zotëruesit të tokës. Që nga gjysma e dytë e shek. XVI sistemi i timarit hyri në fazën e shthurjes, e cila u forcua edhe më tepër gjatë dy shekujve (XVII-XVIII) dhe vazhdoi deri në reformat centralizuese tanzimatiste të viteve 30 të shek. XIX.
Nga gjysma e dytë e shek. XVIII, krahas bejlerëve si pronarë çifligjesh dalin tregtarë, veçanërisht në qytetin e Shkodrës. Në fund të shek. XVIII u dalluan familje të mëdha çifligare, si: Begollajt në Pejë, Rrotullarët në Prizren, e të tjerë.
Në shek. XVII-XVIII edhe pronat e institucioneve fetare myslimane e të krishtera morën formën e çifligjeve. Ato u zgjeruan në radhë të parë nga dhurimet e shtetit dhe të besimtarëve. Çifligjet e klerit mysliman qenë përqendruar kryesisht në toka pjellore të fushave të Shkodrës, Kosovës, Tiranës, Elbasanit, Myzeqesë, Korçës, Janinës, Artës etj. Në Shqipërinë Verilindore, në fushën e Kosovës, midis Vuçiternës dhe Prishtinës ishin zotërues çifligjesh teqetë.
Rritja e qyteteve dhe e prodhimit zejtar
Vendosja e sundimit osman u bë pas luftërave pushtuese, që kishin sjellë pakësimin e numrit të qyteteve. Qytetet që ekzistonin si qendra prodhimi e shkëmbimi në gjysmën e parë të shek. XV, ishin shkatërruar e zhdukur krejtësisht, kurse Kruja, Shkodra, Lezha, Durrësi, Berati, të shpopulluar e të dëmtuar rëndë, kishin mbetur në madhësi fshatrash. Edhe qytetet e pushtuara më përpara, si Gjirokastra, Vlora, Prizreni, Peja, etj., ende nuk ishin rimëkëmbur.
Me të vendosur sundimin e tyre, osmanët e ndryshuan fizionominë e organizimit të jetës qytetare. Qytetet kryesore shqiptare ata i bënë qendra të ushtrisë e të administratës dhe i shndërruan në vatra të përhapjes së fesë dhe të kulturës islamike. Vlora, Elbasani, Shkodra, Prizreni, Vuçiterna, Peja, Shkupi, Manastiri, Ohri, Janina e Delvina, pavarësisht nga madhësia që kishin, u caktuan si qendra sanxhakësh. Qytetet të quajtura shehër u përfshinë në organizimin feudal, por me një status të veçantë, të dalluar nga ai i timareve në fshat. Prandaj banorët e tyre nuk u futën në kategorinë e rajave, por u quajtën shehërli, d.m.th. qytetarë.
Por rigjallërimi i tyre u krye me ritme shumë të ngadalta dhe u arrit vetëm pas një periudhe të gjatë prej një shekulli. Në fund të shek. XVI numri i banorëve të qyteteve ishte rritur. Kështu, Prizreni arriti në 557 shtëpi, Prishtina 506 shtëpi, Trepça 447 shtëpi, Novobërda 366 shtëpi, Vuçiterna 286, Janieva 288 shtëpi. Prizreni kishte tiparet e një qendre administrative me popullsi të madhe, ndofta nga më të mëdhatë në krahinën e Kosovës.
Gjatë shekullit XVII, Prizreni u rrit në 3620 shtëpi, ndërsa Prishtina e Vuçitërna arritën në 2000 shtëpi. Zhvillimi i prodhimit dhe i qarkullimit e bënë të domosdoshëm bashkimin e prodhuesve të vegjël qytetarë në organizata të veçanta sipas profesioneve, me rregulla të detyrueshme për të gjithë ushtruesit e zejeve dhe të tregtisë. Edhe shteti osman ishte i interesuar për disiplinimin e prodhuesve të vegjël në organizata zejtare, por me kusht që ky organizim të bëhej sipas sistemit osman të esnafeve. Me anën e këtij sistemi, pushteti qendror i fuste këto forca dhe prodhimin e tyre nën kontrollin e vet, nxirrte prej tyre mjaft të ardhura dhe i organizonte zejtarët në reparte pune apo ushtarake. Esnafet kishin edhe statutet e tyre të shkruara dhe është i njohur statuti i 137 esnafeve të Pejës që quhej Sullet e Tabhanës. Esnafet kishin edhe funksione shoqërore. Duke edukuar të rinjtë me edukatën morale, me bindjen e përuljen ndaj më të mëdhenjve, të moshuarve e më të pasurve, për edukimin e një disipline të rreptë, ato zhvillonin një luftë të fortë kundër veseve, imoralitetit, vjedhjes, pirjes së alkoolit etj. Masat ndaj punonjësve nisnin me këshilla e vërejtje, vazhdonin me gjoba dhe përfundonin me largimin nga esnafi e nga qyteti. Esnafet kryenin edhe veprime ndihme e solidariteti.
Trojet shqiptare, arritën një zhvillim shumë të madh ekonomik, duke u bërë territori më i pasur ekonomkisht në Ballkan e më gjerë. Qysh në shek. XVI, Prizreni kishte 900 dyqane, ndërsa Shkupi kishte 2150 dyqane. Dyqanet ishin përqendruar në një lagje të vetme, duke formuar rrugica të ndara sipas zejeve. Prizreni kishte 24 sokakë (rrugica). Në disa qytete, si në Prizren e Shkup u ngritën edhe pazaret e mbyllura (bezistene) për shitjen e mallrave të kushtueshme.
Rezistenca ndaj pushtimit osman - pushtimi i përkohshëm austriak
Kryengritjet e shumta të organizuara në trojet shqiptare, gjetën deri diku solidarizim edhe në trojet shqiptare të Kosovës. Gjatë viteve 1670-1680, banorët e sanxhaqeve të Prizrenit dhe Dukagjinit, u solidarizuan me sanxhaqet e tjera shqiptare, në mosmbledhjen e taksave të shtetit osman.
Një pjesë e banorëve, përkrahu edhe ushtrinë austriake e cila filloi pushtimin e trojeve shqiptare, duke e mposhtur ushtrinë osmane. Angazhimi i shqiptarëve në anën e austriakëve u bë më i dukshëm në pranverën e vitit 1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit austriak vendosi të pushtonte Nishin dhe nëpërmjet Prokupjes të kalonte në Kosovë. Nëpërmjet Prizrenit dhe Kukësit, ai desh të dilte në Shkodër e në detin Adriatik për të ndarë Bosnjën e Hercegovinën nga Porta e Lartë. Me një thirrje të veçantë konti i Badenit ftoi popujt e Ballkanit për t’u bashkuar me ushtrinë e tij. Kur forcat ushtarake hynë në tokat ballkanike, në to u përfshinë serbë, bullgarë, grekë e shqiptarë. Në afërsi të Nishit u zhvillua një betejë e ashpër (24 shtator 1689), e cila përfundoi me fitoren e austriakëve.
Pas kësaj fitoreje një pjesë e ushtrisë austriake në krye me gjeneral Pikolominin u nis për në Kosovë, ku u prit nga shqiptarët. Kur Pikolomini hyri në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës deklaruan se ishin me perandorin. Pikolomini të njëjtën situatë ndeshi edhe në Prizren. Banorët e qytetit i dolën përpara dhe e pritën me nderime. Rreth 5 000 shqiptarë me kryepeshkopin e tyre, Pjetër Bogdanin, e përshëndetën me breshëri të shtënash. Burimet austriake, angleze e papale pohojnë se pranë Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarë. Sipas një përllogaritjeje 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.
Shqiptarë të tjerë të palidhur me ushtrinë austriake vazhdonin kryengritjen. Kur forcat austriake hynë në Prizren, 3 000 kryengritës shqiptarë morën Pejën. Sapo gjenerali Pikolomini kaloi në Shkup (25 tetor 1689), shqiptarët shprehën gatishmërinë për të hyrë nën mbrojtjen e austriakëve. Një grup kryengritës u nis drejt Tetovës për të pastruar krahinën nga forcat osmane, që ndeshën në rezistencë në Kaçanik. Ndërkohë forca tatare nga Krimea hynë në Prishtinë, por u thyen nga shqiptarët e Prishtinës.
Sipas burimeve osmane me austriakët ishin bashkuar: Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuçiterna, Kosova (Belasica), Jenipazari (Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Çiçaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj.
Pas vdekjes së gjeneral Pikolominit (nëntor 1689) qëndrimi i shqiptarëve ndryshoi për disa arsye. Në radhë të parë ndikoi këtu qëndrimi i pasardhësve të Pikolominit dhe të oficerëve të tjerë austriakë. Ata filluan t’i trajtojnë keq shqiptarët. Megjithëse një numër shqiptarësh u larguan nga ushtria austriake, një pjesë mjaft e madhe vazhduan betejat kundër osmanëve por pa sukses. Ushtria osmane përbëhej nga forca të hanit të Krimesë, të bejlerbeut të Rumelisë dhe të sanxhakbejlerëve të tokave shqiptare. Në fillim forcat osmane iu drejtuan Karposhit. Forcat austriake dhe kryengritësit shqiptarë u tërhoqën në Kaçanik. Duka i Holshtajnit u detyrua të organizonte një këshill ushtarak, i cili vendosi t’u bëjë thirrje shqiptarëve që kishin qenë pranë Pikolominit, por ishte tepër vonë. Megjithatë, shqiptarët, besnikë të austriakëve, morën pjesë në luftën me tartarët e hanit të Krimesë. Në fillim ra Prishtina, më vonë Prizreni, Peja.
Largimi i ushtrisë austriake dhe shpërngulja e një pjese të popullatës nga Kosova
Me ushtrinë austriake u larguan nga Kosova shumë kryengritës, besnikë të Austrisë. Mbi këtë fakt u ngrit teza e historiografisë serbe mbi të ashtuquajturën “shpërngulje të madhe të serbëve nga Kosova dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarët”. Është e vërtetë se midis atyre që u tërhoqën së bashku me ushtrinë austriake ishte patriarku i Pejës, Arsen III Cërnojeviçi, së bashku me disa murgjër që nëpërmjet Jenipazarit e Studenicës u vendos në Panoni. Por serbët që u larguan me të nuk ishin aq të shumtë në numër sa të bëhet fjalë për një shpërngulje të madhe të tyre nga Kosova në ato vite. E ashtuquajtura “shpërngulje e madhe e serbëve nga Kosova” është një sajesë e historiografisë serbe, e bërë me qëllime të caktuara politike. Të mbështetur në të dhënat e kishës serbe, mjaft historianë serbë duke synuar t`i japin “një mbështetje” historike e shkencore politikës grabitqare të Serbisë ndaj tokave shqiptare të Kosovës, janë orvatur të provojnë se Kosova kishte qenë në mesjetë qendër e shtetit serb dhe trevë e banuar nga serbët deri në fund të shek. XVII - fillimi i shek. XVIII. Pas luftërave austro-osmane të viteve 1683-1699, pohojnë këta autorë, një pjesë e popullsisë serbe që mori anën e Austrisë, qenkërka tërhequr për në veri dhe vendin e tyre e paskan zënë shqiptarët e ardhur nga vise të brendshme të Shqipërisë së Veriut. Historianë të tjerë, duke rënë viktimë e njëanshmërisë së burimeve dokumentare serbe, janë bashkuar me autorët serbë. Kështu është krijuar një letërsi e tërë historike që nuk i përgjigjet të vërtetës shkencore. Megjithatë, ka edhe mjaft studiues që e kundërshtojnë këtë mendim që mbizotëron në historiografinë serbe. Në disa vepra të historiografisë austriake dhe italiane, të mbështetura në burime të besueshme, pranohet se territoret e Kosovës ishin të banuara nga popullsi shqiptare dhe përfshiheshin brenda kufijve të Shqipërisë si nocion etnik.
Dokumentet e komandës së lartë ushtarake tregojnë se nga forcat që u vunë përkrah forcave austriake, dy grupe ishin më kryesorët: shqiptarët dhe “serbët”. Nga një përllogaritje e përafërt del se numri i shqiptarëve ishte dy herë më i madh se ai i “serbëve”. Përveç dokumenteve të komandës ushtarake, edhe dokumentet angleze e papale dëshmojnë se shumë shqiptarë qëndruan deri në fund me austriakët. Edhe ndër të shpërngulurit që nuk i kalonin të 10 000 vetat shqiptarët ishin më të shumtë. Sipas një interpretimi që meriton të përmendet, edhe termi “serb”, i cili përdorej në dokumente, nënkuptonte shqiptarët ortodoksë që bënin pjesë në juridiksionin e kishës së Pejës. Në këtë rast duhet pranuar se kryengritësit e Kosovës, që u bashkuan me austriakët, ishin thuajse të gjithë shqiptarë.
Përhapja e fesë Islame
Artikull : Faktorët ndikues në islamizimin e shqiptarëve
Fisnikëria shqiptare, ishte e para që provoi dukurinë e kalimit në Islam. Pasi e pranonin vasalitetin osman, bijtë e tyre islamizoheshin, pasiqë të njëjtit edukoheshin pranë oborrit të sulltanit në Stamboll. Sipas regjistrimit të viteve 1431-1432, Sanxhaku Shqiptar kishte 335 timare, nga të cilat 279 udhëhiqeshin nga myslimanë. Depërtimi në shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytete. Por, që nga vitet 80 të shek. XV, feja e re ka nisur të “zbresë” nga parësia e islamizuar në masën e popullsisë qytetare të krishterë, për të vazhduar më pas edhe në fshatëra. Me 1468, tetova kishte 41 shtëpi myslimane (15 %). Në vitin 1485, Peja kishte 23 shtëpi myslimane. Me 1487, Vuçiterna kishte 33 shtëpi myslimane (31 %), Prishtina 51 shtëpi myslimane (17 %).
Procesi i islamizimit gjatë shek. XVI ishte në ngjitje të pandërprerë. Feja e re kishte shënuar sukses të madh në qytete të rëndësishme: Peja (90%), Vuçiterna (80%), Tetova (71%), Kërçova (65,5%), Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Novobërda (37%), Trepça (me nga 21%), Janieva (14%).
Nga shqyrtimi i ritmeve të procesit të islamizimit të popullsisë qytetare shqiptare gjatë shek. XV-XVI, del se dinamika e këtij procesi paraqitej veçanërisht e shpejtë në qytetet e Kosovës. Një gjë e tillë shpjegohet, midis të tjerash, me rrethanat politike të veçanta që ekzistonin në Kosovë në momentet e vendosjes së sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovës ndodhej kësaj kohe nën sundimin politik të shtetit serb, ndërsa pushtetin fetar këtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejës. Për rrjedhojë, likuidimi i sundimit serb dhe dobësimi i pozitave të kishës serbe me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banorëve të krahinës që t’i shpëtonin ndikimit të kishës së lartpërmendur, duke përqafuar fenë islame si një nga mjetet e shprehjes së
dallimit të tyre etnik nga serbët.
Në trojet shqiptare në fundin e shek. XVI përqindja e islamizimit të qyteteve kapte shifrën 49%, ndërsa ajo e fshatërave arrinte vetëm në rreth 17%.
Duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin për braktisje masive të fesë së krishterë dhe përqafimit të Islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjatë kësaj kohe fshatra të tëra kaluan në fenë islame. Në mjaft fshatra të tjera vërehet rënie e dukshme në numrin e shtëpive të krishtera nga njëra anë, dhe shtim i shtëpive myslimane, nga ana tjetër. Kështu, p.sh., në vilajetin e Prishtinës numri i shtëpive të krishtera në vitin 1688 ishte pakësuar 49% në krahasim me vitet 1551-1555, ndërsa në vilajetin e Novobërdës kjo shifër shkonte deri në 73%. Vetëm brenda viteve 1620-1624 në 200 fshatra të rrethit të Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banorë.
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria
Me krijimin e mbretëris Serbe teritori i Dardanisë nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit të klerit sllav në Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e madhe e ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë Kosovo i Metohia ndërsa teritori i Dardanisë ndahet në tri njësi "Banovina" të Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë luftrave Ballkanike dhe botërore bëhen luhatje të shumta të kufinjëve dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më e madhe e ish vilajetit të Kosovës hynë në një federatë laike Serbe si njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federaten serbe dhe shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe qeveia e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin instaluar një sistem shtetrorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku kordinonin veprimet në teritorin e ish- Federatës Jugosllave.
Pas ndërimeve kushtetuese të dhunshme në Kuvendin e Kosovës me 28 mars 1989, të organizuar nga Lidhja Komuniste e Serbisë në krye me Milosheviqi dhe të përkrahura nga kleri ortodoks, Kosova mbetet nën juridiksionin e Republikës së Serbisë, si krahinë e saj, ndërsa me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën, republikë në kuadër të Federatës Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato federative.
Në vitet 1992-1993, Lëvizja Popullore e Kosovës në mërgim, vendos krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori aksione guerile kundër makinerisë pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nëntor 1997.
Me 28 shkurt 1998, pas masakrave në Likoshan dhe Qirez filloi lufta çlirimtare. Ajo përfundoi në qershor të vitit 1999, kur edhe instalohet një mision i OKB-së në Kosovë.
Ky mision, keqtrajtoi në mënyra perfide ish luftëtarët e UÇK-së, lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ngulfati Kosovën ekonomikisht.
Kështu me 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut, dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhënë një mesazh të qartë faktorëve ndërkombëtar se: Nëse nuk zgjidhet statusi i shumicës, pakica në Kosovë është e pambrojtur.
Pasi që ky mesazh u kuptua shumë qartë, pasoi vizita e misionarit dhe diplomatit të njohur Kai Aide, i cili rekomandoi fillimin e përgaditjeve të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Kjo rezultoi me një proces të lodhshëm negociator, mes Serbisë, Kosovës dhe OKB-së, që rezultoi me propozimin Gjithpërfshirës të Ahtisarit.
Me 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.
Pas shpalljes së pavarsisë qëndrimi i shteteve anëtare të OKB-së është i ndarë. Shumica e shteteve të ritit lindor me siteme duale nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale që kanë popullsi të kombeve etnike të ndryshme dhe probleme tjera të brendëshme, hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
Lufta politike e kordinuar për pengimin e njohjes së shtetit të ri prej së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda këtë e bënë kleri sllav i përçëndruar në veri të Kosovës.
Historia e Kosovës |
3633 | Rahoveci () është qytet dhe komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Në veri kufizohet me Klinën, në lindje me Suharekën, në pjesën jugore gjendet komuna e Prizrenit, ndërsa ne tërë pjesën perëndimore kufizohet me komunën e Gjakovës. Përafërsisht ka diku 276 km2 dhe është vendbanim i 76,577 banorëve. Ndërsa vetëm në qytet janë 29,854 banorë sipas statistikave të vitit 2016.
Pak histori
Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më 17 korrik te vitit 1998 filluan luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Të premten me 17 korrik 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betetë më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit, Beteja e Gradishit etj.
Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike, të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire (E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në njërën pllakë qëndron ky mbishkrim "D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)". Në pllakën e dytë është shënuar teksti sa vijon : "D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it) an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio) p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius F(aciendum) C(uravit)". M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha Romake ku është skalitur teksti ...et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur "i Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve". Me rastin e gërmimit të terrenit më 1953 kur është ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër sendesh arkeologjike (dy qypa të mëdhenj, njëri nga këto ka vëllimin 400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefanti i bronzës e tjera për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M. K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak është gjetur "Altari Romak i sakrificës", eksponati i është dorëzuar Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me 1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava, Babindoli, Nagavc, Hoça, maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit 1689. Në pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin 1770 si qytezë "Ravac" por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J. Cvijiqit.
Në pjesën e dytë të shekullit XIX ku në këtë territor bëhet themelimi i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Palluzhës dhe Hoçës së Vogël që i kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe Palluzhës.
Mirëpo duke bërë analizimin e burimeve të shkruara që nga periudha e Osmanlive në Kadishullin Ballkanik mund të konstatojmë se kjo tërësi në pikëpamje të organizimit administrativ të Prizrenit, i cili shpeshherë e kanë ndryshuar madhësinë territoriale të funksioneve të tija administrative varësisht nga ngjarjet historike dhe riorganizimit administrativ-ushtarak, në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.
Sipas regjistrimit të vitit 1528 kuptojmë së Sanxhaku i Prizrenit kishte tri kaza : Prizrenit, Trgovishtën dhe Hoça e Vogël. Gjatë këtij intervalit kohor nahija e Hoçës të cilat i përfshinte shumicën e vendbanimeve të komunës së sotme të Rahovecit kanë qenë të përfshirë në Sanxhakun e Prizrenit.
Gjatë vitit 1591 të gjitha vendbanimet e Anadrisisë kan qenë nën sundimi Administrativ të nahisë së Hoçës së Vogël në të cilin kanë ekzistuar 96 fshatra (S. Rizaj).
Në gjysmën e shekullit XVII sipas shënimit udhëpërshkruesit turk Haxhi Kallfës, Hoça e Vogël ka qen Kadillëqi që i ka takuar Sanxhakut të Prizrenit. Sipas Ali Çaushit me 1653 Sanxaku i Prizrenit gjendej në kuadrin e Vilaetit të Rumelisë, kurse sipas një burimi Osman nga viti 1667 Sanxhaku i Prizrenit kishte këto Kadillëqe : Prizrenin, Rahovecin, Suharekën dhe Hasi i Prizrenit.
Gjatë shekullit XIX me themelimin e Vilaetit të Kosovës, Prizreni ka ngelur si qendër Sanxhaku i cili ka përfshirë pesë kaza respektivisht rrethe : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Lumën (M. Kaleshi).
Me themelimin e Vilaetit të Kosovës me seli në Shkup duke filluar që nga viti 1888 Prizreni bëhet përsëri njeri nga gjashtë Sanxhaqet e Vilaitit të Kosovës në përbërjen e të cilit krijohen pesë kaza : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bëhet si qendër Administrative e Anadrinisë.
Gjeografia
Territori i komunës së Rahovecit përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të mirë gjeografike. Shtrihet në pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës juglindore.
Ky territor përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikro regjione e këto janë: rafshirë-luginore, kodrinore dhe malore. Territori i komunës shtrihet në hemisferën veriore të Ekuadorit me shkallë 420 e 30’ dhe 420 e 50’ të gjërsise veriore gjeografike dhe ndërmjet 200 e 21’ dhe 200 e 55’ të gjatësisë lindore gjeografike. Vendbanimet në komunën e Rahovecit janë të koncentruara në lartësitë mbidetare prej 310 m. (Krusha e Madhe pjesa e re e vendbanimit pjesa lindore të bregut të lumit Drini i Bardhë) deri në 920 m. lartësi mbidetare që është i koncentruar vendbanimi i Zatriqit.
Për kah lartësia mbidetare këto vendbanime ndahen në luginore-rrafshirë, kodrinore dhe malore.
Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lugina ose rrafshira janë këto : (310 – 350 m.) Xërxa, Fortesa, Gexha, Malësia e Vogël, Drinasi, Denji, Dabidoli, Çifllaku, Nagaci, Hoça e Vogël dhe Retia.
Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lartësitë mbidetare prej 350 – 600 m qe i takojnë kategorisë së vendbanimeve kodrinore janë : Rahoveci, Drenoci, Senovci, Pastaselli, Palluzhë, Kramoviku, Mrasori, Hoça e Madhe, Apterushë, Zaçishti, Patoçani i Ulët, Patoçani i Epërm, Nashpalla, Bratotini, Vranjaka, Celina dhe Krusha e Madhe (edhe pse disa pjesë të reja të vendbanimëve të këtyre fshatrave u takojnë pjesës së kategorisë së luginave ose rrafshirave).
Vendbanimet malore shtrihen në lartësitë mbidetare prej 600 – 1.000 m. e këto janë : Zatriqi, Kazniku dhe Guri i Kuq (shiko hartën e mëposhtme).
Kushtet klimatike
Ne territorin e Komunës së Rahovecit mbizotëron klimë kontinentale me ndikim mesdhetar. Reshjet vjetore në Rahovec arrijnë në 765 mm dhe temperatura mesatare e ajrit është 11,8 °C. Muaji me i nxehtë është korriku me një temperature maksimale prej 38,5 °C, ndërsa ne dimër muaji më i ftohtë është zakonisht muaji shkurt, me një temperature minimale prej – 14,5 °C. Më së shpeshti fryejnë ernat e veriut (11,8 %), veri-lindja (62 %), dhe perendimi (50 %), ndërsa më së paku fryjnë ernat e jlindjes (17 %), jugut (14 %) dhe jug-lindja (4 %).
Karakteristikat sizmike
Në territorin e Komunës së Rahovecit janë vrejtur të gjitha dridjet sizmike të cilat kanë ndodhur në Gadishullin Ballkanik (Shqipëri, Serbi, Mali Zi, Maqedoni, Rumani etj) si dhe nga Gadishulli Apenin (aktivizimi i vullkanit Vezuf si dhe Etna në Siceli-Itali) Dëmet ishin të vogla të cilat janë manifestuar me dëmet materiale të vogla në objektet të ndërtuara nga materiali i dobët.
Sipas hartës sizmike të Kosovës, komuna e Rahovecit bënë pjesë në dy shkallë të intensitetit sizmik prej 70 dhe 80 Merkalit. Qyteti i Rahovecit po njashtu është i ndarë në dy pjesë dhe atë 70 dhe 80 të Merkalit.
Qyteti i Rahovecit në pjesën veri-lindore dhe lindore i takon shkollës 70 dhe pjesa veriore dhe perëndimore i takon shkollës së 90
Gjithashtu sipas të dhënave hartografike me të cilat disponojmë shifet se në komunën e Rahovecit shtrihen plasjet e mbuluara gjë që tregon karakteristikat specifike tektonike.
Burimet natyrore
Në territorin e Komunës së Rahovecit ka rezerva të gurit dekorativ dhe minerale si krom, azbest, nikel, kobalt, bakër dhe qymyr guri (thëngjilli).
Gurët dekorative : - gjendet në afërsi të fshatit Drenovc, në një largësi prej 5,5 km nga qyteti i Rahovecit. Rezervat për këtë material ndërtimor dekorativ mendohet të jenë rreth 207.386 m³. Shtresat e lezolitit dekorativ janë sipërfaqësore të mbuluara me një shtresë humusi prej 0,5 m.
Gurët gëlqerorë : - gjenden në Hudhrat e Danit, një vend në veri-perëndim të qytetit të Rahovecit 8 km larg tij. Ato shtrihen në formë blloqesh me trashësi që varion nga 0,3 në 2 metra, dhe janë 1,5 metra poshtë sipërfaqes së tokës. Gurët gëlqerore paraqiten në ato të kuq dhe murrëm. Gëlqerorët e kuq paraqesin më shumë interes ekonomik. Rezerva e gurëve gëlqerorëve mendohet të ketë një volum prej 382.913 m³.
Azbesti : -Shtresat e lezolitit të azbestit janë të përqendruara në afërsi të fshatit Rudin/Pastasel ne perëndim të Rahovecit, në një largësi prej 8 km.
Në bazë të hulumtimeve (janë bërë 4 shpuarje) është përcaktuar sipërfaqja e shtresës prej 100.000 m² dhe mendohet që rezerva të kapë shifrën prej 10.000.000 Ton. Kjo e dhënë është e përafërt dhe kërkon hulumtime të hollësishme gjeologjike.
Kobalti, Nikeli dhe Bakri : -Ne rrethinën e Gurit te Kuq janë konstatuar shtresa e xeheroreve te Nikel-Kobaltit. Përbërja mesatare e këtij xeherori sipas hulumtimeve të bëra vite më parë për mineralin në formë të ngurtë është (Nikeli 0,18 %, Kobalti 0,13 % dhe Bakri 2,73 %). Sasia e rezervave të këtij xeherori nuk dihet.
Kromi-mendohet që ky mineral të gjëndet përgjatë luginës së Drinit të Bardhë në një sipërfaqe rreth 60 km² dhe përkatësisht në lokalitetet Qëndresë, Gradisht, lugina e prroit Rimnik, Delja, Shipi në Zadriq, Sharnica mbi Qëndresë, Drenovci, Guri i kuq, Kanzniku, etj.
Thëngjilli- gjëndet në lokalitetet e Hoçës së Madhe, Krushës, prroit të Nagavcit, Drinasi, etj. Për të përcaktuar sasine e rezervave dhe cilësitë kalorifike të thëngjillit duhen bërë hulumtime të thella gjeollogjike.
Se fundi, sipas Komunës ekziston mundësia që të gjënden shtresa naftëmbajtëse ne territorin e Komunës së Rahovecit. Vëndodhja e tyre mendohet të jetë në fshatin Kramovik dhe përgjatë rrjetjes së Drinit të Bardhë deri në Krushën e Madhe.
Relievi
Llojet e tokave
Territori i Komunës së Rahovecit ka llojllojshmërinë e dukshme pedologjike e cila pasqyrohet me numër të madhë të grupeve të llojeve të tokës, e në përbërjen e saj ka 8 lloje dhe 21 nënlloje, ku i jep një pamje mozaike territorit.
Nëse përjashtohet toka skeletore e cila paraqet në vendin e saj ekzistuese, tokat tjera janë nga supstratet e bartura. Ato janë formuar pjesërisht nga sedimentet liqenore dhe rrjedhjeve të ujërave.
Prezenca e një numrit të madh të lloit të tokave të cilat sipas karakteristikave dhe mundësive për shfrytëzim në bujqësi, dallohen mjaftë që nga rezultati i ndikimit të faktorëve të ndryshëm në formim.
Është me rëndësi ndikim i njeriut në shfrytëzimin e tokës gjë që shpeshherë mund të jetë mjaft negativ që shihet përmes mos ujitjes racionale dhe pyllzimit, shfrytëzimi jo racional i pyjeve me çrast vie deri te erozioni e te ne ky fenomen është i përqendruar në shumë vende të komunës.
Në bazë të hulumtimit në teren dhe hulumtive laboratorike të llojeve të tokës në Komunën e Rahovecit ndahen në këto lloje :
a. Litosol mbi formacione shkëmbijsh ultrabazik (serpentinët) / 6/
b. Litosol mbi formacione shkëmbijsh gëlqerorë /10/
c. Aluvijumi zallorë (rrërës) /15/
d. Alivijumi deltynorë /17/
e. Delivjumi deltynorë /23/
f. Aluvijumi-deluvijumi tokë deltynore /27/
g. Tokë livadho deltynore /29/
h. Tokë eglijuar mineralo-moçalike deltinor /33/
i. Rendzinë ehinjt-kafe mbi supstratet gëlqerorë të butë /42/
j. Rendzinë tipike në supstratet gëlqerorë /44/
k. Rendzinë e hinjt kafe mbi supstat gëlqerorë /45/
l. Rendzinë tipike mbi serpentinët /51/
m. Rendzinë e hinjt-kafe mbi serpentinë /52/
n. Smonicë e pakarbonizuar /70/
o. Smonicë në proçes të kafenizuar /71/
p. Smonicë e kafenizuar /72/
q. Smonicë e lesivuar me pseudoglej /74/
r. Smonicë e eroduar /77/
s. Tokë e kuqe e cekët mbi formacione gëlqerore /86/
t. Tokë e kuqe mesatarisht e thellë mbi formacion gëlqeror /87/
u. Tokë e kuqe e kafenizuar mbi formacion gëlqeror të fortë /89/
v. Tokë e kuqërimit kafe rënor deltynore mbi sedimentet të kuqërimit /90/
w. Tokë e kuqërimit kafe e lesevuar mbi sedimentet të kuqërimit /94/
x. Tokë e kafenjt deltynor mbi argjil liqenor /100/
y. Argjila liqenore /101/
z. Shkëmbij ultrabazik /118/
aa. Pseudoglej podzolik-tokë /134/
bb. Pseudogleji argjilor /138/
cc. Shkëmbij /150/
Të gjitha këto llojet dhe nënllojet e tokave të shënuara më lartë janë të paraqitura në hartën pedologjike të komunës së Rahovecit.
Karakteristikat gjeologjike
Territori i komunës së Rahovecit ka pasur të kaluarën enjejtë gjeologjike si Kosova në tërësi, Maqedonia, Shqipëria si dhe pjesët tjera të Gadishullit Ballkanik.
E kaluara gjeologjike e cila llogaritet në shumë milion vite dhe ka patur ky teren disa faza të rëndësishmet faza janë detare, ku në këtë pjesë ka ekzistuar Deti (Deti Tetis), një liqenore, kur liqenet neogjene në hapësirat të gjëra të pjesës jug-lindore të Gadishullit Ballkanik kanë qenë të lidhura mes veti, dhe dy faza kontinentale : njëra ka ekzistuar në periudhën e hershme gjeologjike në fund të mezozoikut dhe e dyta ku edhe tani ekziston nënë ndikimin e fuqive endogjene dhe ekzogjenë.
Në dy periudhat e atë në periudhën prekambriane dhe në fillim të palezoikut të mesëm në hapësirën e Bullgarisë jug-perëndimore, Greqisë veriore dhe të Maqedonisë lindore ka ekzistuar masivi i vjetër malor në shkencë i njohur si Masivi i vjetër Rodop dhe në Kosovë shtrihet rreth Gjilanit dhe Qytetit (Nova Bërda). Pjesët tjera të Kosovës, Drenicës dhe Dukagjinit, pjesët e Maqedonisë, Greqisë, dhe Shqipërisë që ishin të përfshirë ose të mbuluar me Detin Dinarik. Kjo tregon se në historinë gjeologjike territorin e Komunës së Rahovecit si dhe tërë Kosova ka qenë e përfshirë në ujë në të cilën me miliona vite janë formuar sedimentet detare-liqenore.
kurse studimet më detale janë bërë rreth viteve 1958-60.
Në ndërtimin e tyre hynë formacione me moshë :
Holocene, Plistocene,
Pliocene, kretake dhe
Jurasike
1. Holocen-formacioni hollocen ndërton fundin e luginës së Drinit Bardhë. Kjo përmban material lumor (rërë, zhavorr dhe lymë) duke krijuar rrafshe aluvijale përgjatë shtretërve të lumenjve.
2. Pliocene - Formacionet të pliocenit ndërtojnë pjesën periferike të maleve zatriq, kaznik dhe shkozë, ku përbëhen nga sedimentet liqenore (rërë, zhavorr dhe argjilë.
3. Kreta - Formacionet e kretakut ndërtojnë pjesën lindore dhe veriore të malit Zatriq si dhe masivi i shkozës që shtrihet në veri, verilindje të qytetit të Rahovecit në drejtim të këtyre fshatrave Hoçë e Mahe, Zaqisht si dhe Epterush. Ky formacion prezantohet me shkëmbit gëlqeror e si shembull është masivi te ura e fshejt (Gradish si dhe në qytetin e Rahovecit).
4. Jura - Prezantohen formacionet diabazike, serpentine, gabrot, ku shkalla e serpentinit sillet rreth 70-80 %. Ky formacion përfshin territor më të madh se formacione tjera, ku kanë shtrirje VVP-JJL.
Karakteristikat tektonike
Me qenë se komuna e Rahovecit shtrihet në pjesë qendrore të gropës së Dukagjinit, krijimi definitiv është i lidhur me lëvizjet e reja tektonike të cilat janë zhvilluar në orogjenezën alpike.
Gropa e Dukagjinit përfshihet në tri zona Korabit, Gashit dhe e Mirditës. Në zonën e Mirditës shtrihen malet e Hasit, Horsti i Dukagjinit (Horst do të thotë ishull) dhe malet qendrore të Kosovës në lartësinë absolute 800–1300 m.
Këto male paraqiten me shkarje dhe rrudhosje. Në këto shkarje aktiviteti tektonik është i shprehur edhe në shpërthime të materialit vullkanik nëpër plasa të tyre dhe janë formuar masivi ultrabazik i malit zatriq dhe kaznik.
Mali i zatriqit, Kaznikut dhe i Shkozës ndërtojnë pjesën e Horstit të Dukagjinit. Reliefi i sotshëm është formuar me ndikimin e lëvizjeve tektonike dhe të proceseve erozive. Vijat e përgjithshme morfologjike (lartësi, anët e rëpijta, çarrjet etj. Me të cilën shprehet reliefi inicial i malit të krijuar me lëvizjet radiale në fazën e orogjenezës shtajere.
Në aktivitetin tektonik kanë dominuar lëvizjet tektonike zbritëse të zhvilluara përgjatë plasave të vjetra të cilat janë përcjellur me aktivitetet vullkanike. Përmbysjet e kësaj zone kanë vazhduar deri në mbarim të kretakut dhe në fillim të paliogjenit dhe të miocenit e më vonë.
Në shiqimin tektonik të Horstit të Dukagjinit i cili është krijuar me lëshimin e basenit të Pejës, Rahovecit si dhe të Mirushës në drejtim të shtrirjes VVP-JJL, mund të supozojmë me lëvizjet radiale në fazë shtajere së pari është lëshuar Baseni i Pejës, baseni i levantit të Rahovecit, Mirushës si dhe të gropës së Dukagjinit kur është definitivisht krijuar Horsti i Dukagjinit.
Mali i Shkozës, Zatriqit dhe Kaznikut paraqesin një renditje morfologjike të Horstit të Dukagjinit të maleve të gjëra 10 km dhe të gjëra 20 km. majet të thepisura janë të theksuara, anë të prera dhe në pjesën më të madhe janë të zhveshura. Janë të formuara nga formacionet gëlqerorë dhe serpentinve dhe shquhen me figuracion intensiv të shkëmbinjve dhe formave të ndryshme të çarrjeve nëpërmjet të cilave bartet materiali rezidial, kështu që toka është në formë të skeletit, ndërsa tereni i thepisur në formë karstike dhe me mungesë të sasisë së mjaftueshme të ujit.
Komuna e Rahovecit është në përbërje të llojllojshme gjeomorfologjike. Në veri shtrihen malet e Zatriqit dhe Kaznikut, përbërja e të cilit është nga serpentinet dhe perioditet e serpentuara, diabaze, dollomitet, spiletet nga periudha e Jurasikut. Gabrot, senoni i pa ndarë, turoni, në veri janë konglomeratet, zhavori dhe rëra në teracat lumore të vjetërsisë plistocene në të cilat lidhen terrenet nën diabaza të formacioneve brirore të dinarideve nën zhavorë, rëra dhe argjila të teracave liqenore ku shfaqen dhe mergeli dhe argjila me thëngjill.
Vendbanimi i Rahovecit është i locuar në teracën liqenore në të cilën proji Vrella ka formuar shtratin e tij dhe në këtë mënyrë ka formuar luginën të rrethuar nga të gjitha anët me shpatije, vreshtat të mbjellura, pemët dhe perimet e tani shumica e këtyre anëve janë ngritur objektet të banimit.
Tereni e vendbanimit si dhe rrethina e sajë më e afërt dhe më e largët janë të përbërjes së ndryshme gjeologjike, e pjesa vendbanimit në veri dhe veri-lindje shtrihet gëlqerorët dhe sedimentet të shkumësit të lartë në malin e Shkozës.
Pjesa më e madhe e vendbanimit është e përbërë nga mergeli, argjili, rrëra dhe zhavorri i vjetërsisë pliocene. Terenet në afësit të vendbanimit janë të përbërjes njëjtë gjeologjike i cili është mal në formë të ishullit-horst më përbërje gëlqerore.
Nga pjesa e shpatijëve të projit të vrrellës Rahoveci hapet nga anadrini dhe lugina e Rrafshit të Dukagjinit, nga pjesa veri – lindore e mbyllë mali i Shkozës, ndërsa nga pjesa veriore maja e Zatriqit (1039 m).
Terrenet në të cilët është e locuar vendbanimi si dhe ato në të cilët ai zgjerohet mëtutje gjendet në zonën e ekspozicionit jug-perëndimor.
Pjerrtësitë e terrenit në pjesën e vjetër të vendbanimit lëshohen ka jug-perëndimi në pjesën e re e vendbanimit, si dhe terrenet në të cilën do të zgjerohet më tutje, gradualisht lëshohen në drejtim të rafshirës aluviale të projit të vrellës e në drejtim të lindjes dhe jug-jundrej dhe nga drejtimi i veriut dhe veri-perëndimit të kësaj rafshire.
Kushtet më të përshtatshme gjeomorfologjike për zgjerimin e mëtejmë të vendbanimit shtrihen në pjesët e luginës dhe rafshirës aluviale të projir të vrellës nga drejtimi jug-perëndimor.
Sipas rendisë, përpos Rahovecit duhet cekur edhe këto vendbanime si qe janë, Xërxë, Drinas, Ratkoci dhe Krusha e Madhe si vendbanimet të kategoris së IV të zhvillimit të vendbanimeve në komunë të cilët do të kenë funkioce qendrore. Duhet të theksohet se vendbanimi i Xërxës është udhëkryqe i komunikacionit në rrugë e tri drejtimet themelore, Rahovec-Prishtinë, Gjakovë Prizren dhe drejtimi sekondar për Kramovik. Nëpër këtë vendbanim kalon edhe hekurrulla prej Fushë Kosovës deri në Prizeren ku edhe Xërxa është si stacion qe e shfrytëzojnë dy komuna e Rahovecit dhe Gjakovës.
Xërxa paraqet dhe potencialin ekzistues të qendrës industriale për përpunimin e grurit zhavorrit dhe rërës dhe si qendër për rekracion pasi qe në këtë pjesë është kanjoni eupagjenik- atraktiv te Ura e Fshenjët. Xërxa është përball Rahovecit e cila shtrihet në terrenit me pjerrtësi të rrafsh të përbërë nga konglomerat, zhavorr, rërë dhe teracët të lumit (holocejni dhe pleistocen).
Në këtë hapësirë janë të përqendruara dhe ujerat nëntokësore, gjë qe duhet të mireën parasysh ndërtimi dhe zgjerimi e këtij vendbanimi.
Lartësia mbidetare
Ky territor shtrihet ne pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit, në një lartësi mesatare mbidetare rreth 550 m ; dhe është i ndarë në tre mikro-regjione : 80,6 km² (ose 29,17 %) rafshire-luginore me lartësi mbidetare 310–350 m ; 162,2 km² (58,7 %) terren kodrinor me një lartësi mbidetare nga 350 në 600 m dhe ; 33,5 km² (ose 12.13 %) terren malor me një lartësi mbidetare nga 600 m.
Karakteristikat e terrenit
Komuna e Rahovecit karakterizohet me këto tri lloje të terrenit e këto janë :
dd. e rrafsh-luginore 80,6 km² ose 29,17 %
ee. Kodrinore me 162,2 km² ose 58,70 % dhe
ff. Malore me 33,5 km² ose 12,13 %
T o t a l i : 278,1 km²
Hidrologjike e komunës
lumenjtë
liqenet
burimet e ujërave nëntokësor
Kanioni tek Ura e Shenjtë
Në komunën e Rahovecit rrjeti hidrografik është relativisht i mirë. Kjo paraqet pasurinë natyrore të komunës dhe një ndër kushtet për ekzistencën të botës bimore dhe njerëzore. Rrjeti hidrografisë së komunës së Rahovecit e përbëjnë disa qindra burime, puset, burime rrjedhëse dhe të qëndrueshme dhe prockat.
Puset janë objektet hidrografike të cilat popullata rurale dhe urbane kanë ndërtuar për nevojat e veta.
Burimet – janë format të rëndësishme hidrografike. Në territorin e komunës së Rahovecit ka disa qindra burime periodike dhe të përhershme. Numri i madh i burimeve janë ato burime që burojnë në luginat e prockave – projeve dhe rrënzë kodrinoro-malor. Më së shumti ka burimet në luginën e Rimnikut, lumit të Hoçës, Apterushës etj. Posaçërisht këto burime janë karstike të cilat paraqiten në fund të shtratit të lumit.
Rëndësi të madhe ekonomike kanë burimet të cilat shtrihen në shpatiet e luginave dhe shtratit të lumit, pastaj burimet të cilat paraqiten në kodrat terciale të neogjenit. Kërkime hidrografike tregojnë se më së shumti kanë burimet karstike periodike dhe të përhershme. Burimet e këtilla gjenden në jug-perëndim, veriut dhe veri-perëndim, në rrënzë të malit Shkozës, Zatriqit dhe Kaznikut. Për hirë të kësaj janë formuar edhe vendbanimet rreth këtyre burimeve si që janë : Rahoveci, Hoça e Madhe, Zaçishti, Apterusha, Zatriqi, Drenoci, Senoci, Pastaselli, Kramaviki e tjerë (shiko tabelën në vijim).
Emërtimi Lartësia mbidetare debi temperatura
[m] [L/s] [°C]
Burimi i Rahovecit 390 5–8 13
Burimi i Zatriqit 920 5 13
Burimi i Apterushës 400 40 13
Burimi i Zaçishtit 415 15 13
Burimi i H. Madhe 420 10 14
Burimi i Sopotit 380 6 13
Lumi Drini i Bardhë edhe pse nuk buron ne komunën e Rahovecit, por të gjitha përrockat dhe lumenjtë derdhen ne të. Nëpër komunën e Rahovecit, ky lum rrjedhë me një gjatësi prej 30 km dhe pjesën më të madhe është edhe si kufiri administrative i komunave siç janë : Prizrenit, Gjakovës, Malishevës dhe Klinës.
Lumenjtë-përrockat te cilat derdhen në Drinin e Bardhë janë : lumi Drinas, Rimnik, Palluzhë, Hoçë etj.
Për shkak të konfiguracionit të terrenit lugina e Drinit në komunën e Rahovecit sillet 2 deri 5 km. Ndërsa gjërsia mesatare e shtratit të lumit prej 50 deri
100 m., thellësia e shtratit të lumit është 1 deri 5 m. Hapësira e parë shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerë të Kramovikut në një gjatësi prej 15 km. Hapësira e dytë shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerë në jug-lindje ndërmjet fshatrave Xërxë, Fortesë, Celinë dhe Krusha e Madhe dhe ndryshe quhet Anadrinia e Ulët.
Lumi Drini i Bardhë në Anadrininë e ka prirë masivin gëlqeror Gradishin ashtu që ka formuar Grukën (Kanjonin) eupegjenik atraktiv në gjatësi prej 450 m. Në kanjonin është ndërtuar Ura e Fshenjtë e cila është e gjatë 70 m. dhe thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m.
Lumi i Hoçës buron në fshatin Hoçë të Madhe në lartësi mbidetare 420 m dhe rrjedh nëpër fshatra Brestovc, por para fshatit Brestoc bashkohet me procken e Babindollit dhe disa burimet të tjera dhe derdhet në Drinin e Bardhë.
Lumi Bellaja është dega e majatë e Drinit të Bardhë dhe është e gjatë 3 km prej fshatit Fortesë deri te fshati Rogovë.
Lumi Duhllo buron në Rahovec dhe është i formuar nga tri burime (Duhllo, Vrella dhe Sopoti) nja 4 km bashkohet me lumin e Rimnikut në harta topografike ky lum është i shënuar me emrin Gjegoja që do të thotë për popullin e kësaj ane është i pa njohur.
Lumi Rimnik buron në rrënzë malet Gërgavicë dhe në rrjedhjen e saj i merr disa burim të tjera. Ky lum ka rëndësi të madhe ekonomi për këtë anë. Lumi Rimnik gjatë rrjedhjes së vetë bashkohet me Duhllo dhe në fshatin Fortesë bashkohet me lumin e Sopniqit dhe formojnë lumin Bellaja.
Lumi Sopniq burimin e ka në rrënzë të malit të Drenocit dhe kalon nëpër fshatin Nashpall, Sopniq. Ky lum gjatë stinës së verës shtrati i tij i thatë dhe mund të quhet si lumi i Thatë. Duhet për të cekur janë edhe disa lumenjë-prockat si që janë : Drinasit, Kramovikut, Palluzhës e tjera.
Bota bimore dhe shtazore
Komuna e Rahovecit kufizohet me këto komuna : Malishevë, Therand (Suharekë), Prizren, Gjakovë dhe Klinë. Lartësia mbidetare sillet prej 317 m në Xërxë (Gradish) dhe 1039 m maja e Zatriqit. Ka klim mesatare kontinentale me ndikim të klimës mesdhetare e cila depërton me anë të luginës së lumit Drini Bardhë e cila është mjaftë e volitshme për kultivimin e kulturave bujqësore si dhe kemi sistemin e ujitjes të Radoniqit me mbi 3.500 ha.
Të gjitha rrjedhat tokësore dhe nëntokësore i takojnë rrjedhjes së Drinit Bardhë.
Flora
Sipërfaqet bujqësore, si sipërfaqet të rëndësishme ekonomike paraqesin bazën të rëndësishme natyrore për Komunën e Rahovecit. Kushtet të volitshme klimatike, sidomos numri i madh i ditëve me diell gjatë sezonit veror si dhe ujitja me anë të pipave për kulturat lavëtare (speca, domate, patate, bostan, qepë etj) si dhe kultivimi i hardhisë së rrushit dhe pemëve. Sipërfaqet bujqësore përfshijnë një sipërfaqe prej 13.998 ha dhe sipërfaqet janë të mbjellura me këto kultura : gruri, elbi, tërshëra, misri etj.
Sipërfaqet më pjellore janë rrafshirat e Anadrinis duke filluar prej Mrasorit e gjerë në Krushë të Madhe e që më së shumti në këto toka kultivohen perimet, ndërsa në pjesët tjera kultivohen hardhia e rrushit (vreshtat) dhe pemë të ndryshme si që janë : molla dardha, kumbulla, pjeshka, arra, kajsia etj.
Duke pasur klimën e përshtatshme si dhe llojet e tokave në këtë territor më së miri kultivohet hardhia e rrushit. Sipërfaqet e mbjelluar me vreshta janë në sektorin privat 2.500 ha dhe në sektorin shtetëror 993 ha, ndërsa tani 640 ha, ku sipërfaqe prej 353 ha janë reduktuar për shkak të vjetërsisë dhe luftës. Vreshtat e komunës së Rahovecit si dhe prodhimet e rrushit janë të njohur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Prodhimet e tyre janë eksportuar në shtetet e perëndimit, ndërsa tani nuk eksportohet dhe është problemi kryesor i bujqve që mirën me këtë veprimtari.
Livadhet përfshijnë një sipërfaqe prej 646 ha, ndërsa kullosat 4.391 ha. Këto sipërfaqe kanë ndikim në zhvillimin dhe mbajtjen e ekuilibrit të ekosistemit.
Sipërfaqet të përgjithshme të përfshira me pyje janë 1.617 ha. Pyjet janë të ulëta dhe gjatë luftës dhe pas luftës janë shkartuar nga individët e pandërgjegjshëm duke i shkartuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve. Sipërfaqet e pyjeve përbëhen nga çarri, dushk, por ka edhe shkozë dhe frashër të zi. Ka sipërfaqe të mëdha të tokave të zhveshura e në të ardhmen duhet ti kushtohet kujdes në pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura të komunës.
Me këto masa do të forcohet funksionimi i pyjeve në procesin e mbrojtjes së mjedisit (ambientit), në stabilitetin për formimin e kushteve klimatike që do të mundëson për rekracion. Funksioni i pyjeve është mjaftë me rëndësi për mbajtjen e ekuilibrit biologjik-ekologjik të këtij territori.
Fauna
Për gjatë komunës së Rahovecit në gjatësi prej 30 km rrjedh shtrati i lumit Drini Bardhë si dhe shumë proje dhe prockat që derdhen në këtë lumë që ka rëndësi të madhe ekonomike dhe në te gjenden numri i madh i llojeve të peshqive. Në Drinin e Bardhë ka më së shumti bërcak mustak, rapuli, marule, krap, gjal dhe trofta e cila lajmërohet kohë pas kohe.
Përpos peshqive ka edhe bretkoca, gafore projesh dhe gjarpij të ujit. Në ekonomit familjare kultivohen gjedhet, kuaj, si dhe shpezë.
Në territorin e komunës janë prezente edhe shtazët e egra si që janë : dhelpra, ujku, lepuri, derri i egër me numër të madhë dhe që tani edhe bënë dëmet të mëdha në kulturat bujqësore e që tani nuk lejohet gjuetia nga UNMIK-u dhe KFOR-i.
Shpezë në territorin e komunës së Rahovecit, që janë më të njohura janë këto : fëllënza, sorra, harabeli, pata e egër, sorra, korbi, bylbylat, plubat, kumria, skifteri (gjeraqina), shqiponja, pulat e egra dhe lejleku gjatë stinës verore e posëqërisht përgjatë rrjedhjesë së lumit Drini Bardhë.
Gjendja e tanishme e ekuilibrit biologjik-ekologjik të komunës së Rahovecit ka kushtet të përshtatshme për zhvillimin e saj i cili do të ishte në rritjen e sipërfaqeve me pyje të llojeve të ndryshme të drunjve, rruajtjen e gjendjes ekzistuese të peshqve dhe begatimi i tyre, kjo vlen edhe për llojet të ndryshme të shpezëve dhe egërsinave të cilat i ka ky territor.
Popullsia
Struktura e vjetërsisë (struktura sipas moshës, mosha mesatarë)
Ka një popullsisë me moshë shumë të re- ajo e grupmoshave te reja nga zero ne 20 vjeç llogaritet të jenë 35.039 banorë, ose 47 % e numrit total të popullsisë sot.
Struktura gjinore
Përbërja gjinore është pothuajse e barabartë : femra (48,74 %) dhe meshkuj (51,26 %).
Popullsia aktive
Numri i popullsisë
Viti 2003, sipas strukturës së moshave të Komunës së Rahovecit është kjo :
Numri i popullsisë aktive është 32.000 e prej tyre 16.744 janë meshkuj dhe 16.304 femra.
Krahasimi i popullsisë aktive (femra/mashkuj
Rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të popullsisë në Komunën e Rahovecit janë femra. Megjithatë, statusi i femrës dhe sidomos asaj në fshat është i ulët. Veçanërisht, 328 gra të veja jetojnë në kushte të vështira. Femrat, që përbëjnë mbi 50 % të popullsisë, përbëjnë një potencial të madh intelektual, ekonomik dhe shoqëror për zhvillimin e proceseve demokratike, ekonomisë së vendit si dhe emancipimin e mëtejshëm të një shoqërie multietnike.
Numri i femrave të punësuara është i kufizuar si në sektorin publik dhe atë privat. Janë vetëm 17 femra të punësuara në Komunë (duke përfshirë edhe dy nëpunëse të larta) dhe nga 31 këshilltarë të Asamblesë Komunale vetëm 9 anëtare janë femra.
Struktura etnike
Përbërja etnike e popullsisë përbëhet : Shqiptar (74.857), Serbë (1300) dhe 420 te tjerë (Romë, Ashkali, etj.).
Shiko : Lista e ardhacakëve - Rahovec
Prej 76.577 banorëve, shumica e tyre jetojnë në pjesën rurale të komunës. Në qytezën e vetë Rahovecit jetojnë diku 25.200 banorë.
Shqiptar 74.857 (97,2 %)
Serb 1.300 (1,7 %)
Të tjerë 420 (1,1 %)
Migrimi dhe emigrimi i popullsisë
Numri i personave që kanë migruar jashtë Komunës në Komunat fqinje si Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë është i madh. Ndërsa numri i emigrantëve që kanë emigruar jashtë vendit si në vendet e Evropës Perëndimore, Amerike dhe Australi është rreth 7500. Shkaku kryesor i emigrimit është për të siguruar një jetë më të mire dhe ndihmuar familjet e tyre. Por një pjesë e tyre janë emigruar në rrugë ilegale dhe fatkeqësisht ka filluar kthimi i tyre (deri me sot janë kthyer 15 familje).
Para konfliktit, mbi 8 % e banorëve kanë qenë pakica etnike si Serbë, Romë, Ashkali dhe Egjiptas. Sot kjo shifër mendohet të jetë rreth 2,3 %. Komunitetit Serb që jeton në Komunën e Rahovecit mendohet të ketë rreth 1.300 persona. Ky numër përbën 1,7 % të numrit të përgjithshëm të popullatës. Serbët banojnë kryesisht në dy vendbanime : në pjesën veriore të qytetit të Rahovecit (rreth 550-600 persona) si dhe në vendbanimin Hoçë e Madhe (rreth 700 persona), që gjendet 2–3 km larg qytetit të Rahovecit në anën e djathtë të rrugës Rahovec-Suharekë.
Gjithashtu në fshatin Retijë të Ulët jetojnë një numër i vogël Goranësh, të cilët nuk dëshërojnë që ta identifikojnë vetveten si pakicë etnike.
Dendësia e banorëve në një km2
Dendësi mesatare rezulton rreth 270 banorë/km2.
Shtimi i popullsisë (shkalla e natalitetit dhe mortalitetit
Shtimi i popullsisë në komunën e Rahovecit është 2,6 % dhe ajo dallohet nga vendbanime. Shtim më të madh të popullsisë në komunë e ka vendbanimi Nashpall me 3,7 %.
Mortaliteti në komunë është i vogël në krahasim me vitet e më parshme.
Arsimi
Arsimi fillor
Nga 12.083 nxënës që mësojnë në shkollat fillore, 5.696 janë femra (47,14 %). Arsimi i mesëm : nga 1.688 nxënës që ndjekin mësim ne shkollat e mesme, femra janë vetëm 670 (39,7 %).
Veprimtaria edukativo arsimore për vitin shkollor 2003/2004 në këtë Komunë zhvillohet në 19 shkolla fillore në gjuhën shqipe me 12 paralelet e ndara fizike, një shkollë e mesme në qytet “Xh. Hajda Toni” me dy paralele të ndara fizike në Krushë të Madhe dhe Drinas. Për minoritetin Serb janë dy shkolla fillore : “V. Karačič” në Rahovec, dhe “S. Markovic” në Hocë të Madhe. Ekziston edhe shkolla e Mesme Serbe me 52 nxënës ku punohet sipas sistemit arsimor të qeverisë Serbe.
Arsimi fillor dhe ai i mesëm zhvillohen sipas ligjit të MASHT-it në katër nivele :
Arsimi parafillor (mosha 4-5 vjeç), siç është përmendur me sipër ;
Arsimi fillor/klasat e I-V, ku ndjekin mësimin nxënës nga mosha 6-11 vjeç ;
Shkolla e mesme e ulët/klasat e V-IX, ku ndjekin mësimin fëmijë te moshës 11-15 vjeç dhe
Shkolla e mesme e lartë/klasat e X-XII, ku ndjekin mësimin të rinj te moshës 15-18 vjeç.
Arsimi parafillor (parashkollor)
Gjate vitit shkollor 2003/04, në edukimin parashkollor janë te përfshirë 1049 fëmijë te moshës pesëvjeçare (537 M dhe 512 F) të shpërndarë në 34 grupe të cilat veprojnë ne kuadër të shkollave fillore dhe çerdhen e qytetit “Tulipanët”, me 128 fëmijë. Në Rahovecin e epërm ekziston çerdhja serbe me 6 fëmijë. Në çerdhet fëmijët e moshave nga 4-5 vjeç qëndrojnë paradite nga ora 9 deri në 12. Në çerdhen e qytetit “Tulipanët” janë të punësuar gjithsej 2 edukatore dhe një administratore. Duke qënë se pjesa dërmuese e femrave në Rahovec janë pa punë dhe qëndrojnë në shtëpi s’kërkesa për të zgjeruar grupin e fëmijëve në to.
Kuadri: në arsimin parafillor të gjuhës shqipe punojnë 26 edukatorë, prej tyre 25 janë femra dhe 1 mashkull. Të kualifikuar janë vetëm 4 edukatore, të cilat kanë mbaruar shkollën e lartë për mësimdhënie ose janë akoma duke ndjekur SHL (të pa diplomuar).
Arsimi fillor
Numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekim arsimin fillor është 12.083 nxënës (M. 6394; F. 5696); ata janë të shpërndarë në 469 paralele.
Kuadri (arsimi fillor)-Numri i përgjithshëm i mësuesve nëpër shkollat fillore (kl. I-IX) është 586, nga të cilët 254 janë femra.
Arsimi i mesëm
Arsimi i mesëm zhvillohet në shkollat e mesme amë “Xhelal Hajda-Toni” dhe dy paralelet e saj në Drinas dhe Krushë të Madhe; si dhe në gjimnazin serb në Rahovec. Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollat e mesme është 1636 shqiptar të shpërndarë në 52 paralele dhe, 52 serbë nxënës në 4 paralel.
Kuadri (arsimi i mesëm)
Nëpër shkollat e mesme japin mësim gjithsej 90 mësues (80 shqiptar dhe 10 Serbë). Ndarja gjinore për shqiptarët është 72 meshkuj dhe 8 femra.
Mësuesit Serbë paguhen në mënyrë të dyfishtë nga buxheti i konsoliduar qeverisë së Kosovës dhe nga qeveria Serbe.
Kualifikimi i stafit mësimdhënës
Numri i përgjithshëm i kuadrit mësimdhënës në Komunën e Rahovecit është 806, nga këta 676 arsimtarë : 91 janë me universitet, 347 me shkollë të lartë dhe 238 janë duke ndjekur studimet (të pa diplomuar) ; 96 punëtorë teknik dhe 34 punojnë në administratat e shkollave.
Programet e reja të mësimdhënies
Viti shkollor 2003/2004 ka filluar sipas programit të ri me klasat e para, gjashta dhe ato të dhjeta. Stafi mësimdhënës është kualifikuar pothuajse tërësisht nga MASHT-i, si dhe është pajisur me plan programet e reja, teste dhe mjete mësimore për konkretizim të mësimeve. Ndërsa serbët e kane refuzuar përfshirjen në programet e reja të mësimdhënies.
Përveç Ministrisë, organizata të tjera ndërkombëtare si OSBE, UNHCR kanë ofruar trajnime dhe seminareve të ndryshme lidhur me përmirësimin e administrimit të shkollave, rritjen e cilës së mësimdhënies, si dhe kanë pajisur disa shkolla me kompjutera, etj.
Arsimi special
Arsimi special zhvillohet vetëm në një paralele të shkollës fillore “Bekim Sylka”, ku janë të regjistruar vetëm 7 nxënës nga qyteti. Organizata e Prinderve te Femijeve me aftesi te Kufizuar te Komunes se Rahovec-it OJQ"OPFAK-RAHOVEC", organizon aktivitete te edukimit special per femije me nevoja te veqanta, ne fshatrat Opterush dhe ne fshatin Ratkovc, me mbeshtetjen e donatorve nga "DIAKONIE" In Schleswig-Holstein, Gjermani. Nevojat për arsim special janë shumë më të mëdha sidomos nëpër fshatra, por për mungesë mjetesh transporti fëmijët me nevoja të veçanta nuk mund të arsimohen.
Arsimi jo formal
Në këtë Komunë OJQ-ja “HAREJA” ka ofruar mësimdhënie për nxënës në qytet dhe fshatra, për ata që se kanë përfunduar ciklin fillor. Ky projekt i OJQ-së “Hareja” është mundësuar nga financimi i shoqatës gjermane “AMICA”. Gjithashtu “HAREJA” zhvillon kurse trajnimi profesionale afat-shkurtra për rrobaqepësi, kompjutera, etj.
Analfabetizmi - Numri i analfabetëve në Komunë nuk dihet. Mendohet te jenë vetë ata që kanë nevoja për mësim special.
Infrastrukturës shkollore dhe asistenca e deritanishme
Komuna e Rahovecit ka pësuar nga lufta një shkatrim shumë të madh të infrastrukturës arsimore. Për të rindërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën shkollore, investime të mëdha janë bërë nga Ministria e Arsimit (MASHT-i), organizatat ndërkombëtare si dhe Kuvendi Komunal. Më poshtë po ju paraqesim një pasqyre të gjëndjes fizike të shkollave dhe investimeve bërë në to.
Infrastruktura shkollore, investimet e bëra për to dhe donatorët
Nr. Emri i shkollës Vend-ndodhja Gjendja fizike Investitori
Ndërtuar në vitin Rinovuar ne vitin
1 SHF “Isa Boletini” Rahovec 2000 UFORK dhe Ministria
2 SHF “Ardhmeria” Rahovec 2000 UNICEF, VISI
3 SHF “7 shtatori” Rahovec 2000/01 C-AID, THHAW
4 SHF “Mihal Grameno” Rahovec 2000 C-AID
5 Shkolla e Mesme Rahovec 2002 C-AID
6 SHF “Liria” Fortes 1999-2000 GTZ, KFOR Britanik, Ministria, K.K.
7 SHF L.Sapniqi Sapniq 2000-03 CIMIK Austriak +DKA
8 SHF satelite “Liria” Pataqn i Ulët 2000 Kryqi Kuq Britanik
9 SHF Pataqn i Epërm Pataqan i Epërm
10 SHF Hamëz Thaci Xërxe 2000/01 DKA, K.Kuqan
11 SHF Bajram Curri Krushë e Madhe 2000 Ministria dhe ARCOBALENO
12 SHF Bajram Curri Nagac 2000 Ministria
13 SHF Heronjtë e Kosovës Hocë e Vogël 2000 ACTI, CIMIK, Ministria
14 SHF Haki Stërmilli Zoqisht 2000 Ministria
15 SHF Retia Reti 2001 (aneksi) 2001 CDF (Banka Boterore)
16 SHF Retia e Ulët Reti e Ulët 2000 AMURT
17 SHF Lidhja e Prizrenit Apterush 2001 Tere des Homes
18 SHF Jeta e Re Malsi e Vogël 2002 Ministria dhe THHAW
19 SHF Gexhe Gexhe 2001 Banka Islamike
20 SHF “4 Dëshmorët” Drinas 2003 (aneksi) 2003 Ministria dhe K.K.
21 SHF “Bratatin” Bratatin 2002 2002 USAID
22 SHF “R.Ëalter” Dej 2000 CIMIK Gjerman+ Min.
23 SHF Dabidol Dabidol 2000 CIMIK Gjerman
24 SHF “Rilindja” Cifllak 2002 CARITAS Belg
25 SHF Kramaviku Kramavik 2000 CARITAS Belg
26 SHF Guri i Kuq Guri i Kuq 2000 CARITAS Belg
27 SHF S.Vokshi Palluzhë 2000 KFOR, Ministria
28 SHF “J.Gërvalla” Pastasel 2001 KFOR Britanik, Ministria
29 SHF Kazniku Kaznik 2000 C-AID, THHAW dhe Ministria
30 SHF “Vll. Frashëri” Drenoc 2000/01 C-AID, Ministri
31 SHF Zatriq Zatriq 2000 THHAW
32 Sv. Markovic Hoce e Madhe 2003 Banka Boterore Ministria
33 SHM Krusha e Madhe Krushe e Madhe 1999 KINDERBERG
34 SHM Drinas 2002 Ministria
35 SHF Senoc Senoc
Burimi: Departamenti i Arsimit, K.K. Mars 2004
Viti shkollor 2003-2004 është viti i dytë i reformës se re arsimore në Rahovec. Menjëherë pas luftës Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ministria e Arsimit kanë investuar shuma të konsiderueshme për rindërtimi e shkollave të djegura dhe rënuara. Megjithatë nevojat në këtë sektor janë akoma shumë të mëdha.
Shëndetësia
Në Komunë, nëpërmjet një strukture të kujdesit shëndetësore primar, ofrohen shërbime shëndetësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në qytet ; katër qendra të mjekësisë familjare në fshatrat me popullsi më të dendur ; një Stacion Shëndetësor i Mjekësisë Familjare (SSHMF) dhe dy punkte shëndetësore në Rahovecin e Epёrm dhe fshatin Hoçë tё Madhe. Në QKMF ekziston materniteti ku kryhet shërbimi i lindjeve.
Institucionet shëndetësore vendore, planifikimi për vitet 2004-2006
Emri i Institucionit Lokacioni Numri i tyre ekzistues dhe planifikimi për vitet 2004-2006
2001 2002 2003 2004 2005 2006
QMKF Rahovec 1 1 1 1 1 1
QMF Krushë e Madhe 1 1 1 1 1 1
Drinas 1 1 1 1 1 1
Drenoc 1 1 1 1 1 1
Fortesë 1 1 1 1 1 1
SSHMF Qiflak 1 1 1 1 1 1
Apterushë (2004) 1 1 1
H. Vogël-Brestoc (2005) 1 1
Punkte Shëndetsore Rahovec i Epërm 1 1 1 1 1 1
Hoçë e Madhe 1 1 1 1 1
Reti (në 2005) 1 1
Zatriq (2006) 1
Malësi e Vogël (2006) 1
Materniteti Rahovec 1 1 1 1 1 1
Njësia e Emergjencës Rahovec 0 0 0 1 1 1
Shërbimi për fizioterapi Rahovec 0 0 0 0 1 1
Dispanseri kundër tuberkulozit Rahovec 0 0 0 0 0 1
Burimi: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, K.K. Rahovec dhjetor 2003
Shërbimeve shëndetësore
QKMF në Rahovec ofron 11 lloje shërbimesh si atë primar, stomatologjik, pediatric, gjinekologjik, lindjet, imunizim, rontgen, internistik, urologji, analiza bio-kimike dhe këshillime.
Qendrat e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe ofron katër shërbime : primar, stomatologji, imunizim/vaksinime dhe analiza laboratorike.
QMF në Drinas, Qifllak, Drenoc, Fortesë ofrojnë vetëm dy shërbime atë primar dhe imunizimin. Dy puntket në lagjen e Epërme te Rahovecit dhe Hoçë te Madhe kryejnë vetëm shërbimin primar të përgjithshëm.
Të gjitha mbeturinat medicinale nga të gjitha këto shërbime asgjësohen nëpërmjet një furre për djegjen e tyre, që gjnedet jashtë qytetit.
Përveç institucioneve shëndetësore publike në Rahovec ofrojnë shërbime 15 klinika private ; nga të cilat 13 janë të përqendruara në Rahovec dhe dy janë në fshatrat Xërxe dhe Krushë e Madhe. Si të tilla janë në Rahovec : Ordinanca “Genezis-Med” që ofron shërbim primar dhe pediatric ; Ambulanca “VITA” (shërbim primar dhe pediatri) ; “Kirurgjia” (shërbim primar dhe internist) ; “MEDEX” (gjinekollogji) ; “Fryti” dhe “ETIKA” (shërbim primar) ; “RETINA” dhe “RETINA GENNY” (oftamollogji) ; laboratori “MEDILAB” dhe pesë klinika stomatologjike : “ORTODENT-MED”, “DENTAL”, “HY DENT”, “DITI DENT” e “ERAJ DENT”.
Kuadri mjekësor
Për vitin 2003 personeli mjekësor përbëhej nga 132 punëtorë : mjekë 22, infermierë 75, personeli ndihmës 35. Numri i mjekëve të përgjithshëm dhe atyre të specializuar është i pamjaftueshëm dhe kjo përbën një brengë serioze për Komunën.
Komuna parashikon që në vitin 2004 ta shtojë personelin mjekësor nga 132 ne 150 punonjës dhe vitet 2005, 2006 ky numër është parashikuar të jetë 168 në mënyrë që të plotësojë normat standarde në raport me dendësinë dhe shpërndarjen e popullsisë. Numri i mjekëve të përgjithshëm dhe specializuar pritet që të dyfishohet.
Shërbimi sekondar dhe terciar-Shërbimi sekondar dhe terciar bëhet ne Spitalet rajonale te Prizrenit dhe Gjakovës, si dhe Kliniken Universitare ne Prishtine.
Shëndeti publik
Në kuadër të drejtorisë Komunale të Shëndetësisë ekziston edhe shërbimi për mbrojtjen e shëndetit publik. Ky shërbim konsiston në promovimin dhe edukimin qytetar nëpër shkolla, institucionet vendore dhe me komunitetet. Gjithashtu kjo drejtori bën monitorimin e sëmundjeve ngjitëse dhe imunizimin. Vaksinat sigurohen nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik, me qendër në Prishtinë. Kjo drejtori ka filluar te organizoje këshillime/seminare për higjienën personale, dhe ambientin nëpër vendbanimet si p.sh. në Apterushë, Zoçisht. Komuna është në kërkim të ndonjë donatori për ta implementuar këtë projekt në tëre vendbanimet e Komunës.
Ekonomia
•
•
•
Kultura
Edukimi
Biblioteka
Në Komunën e Rahovecit zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore : Muzikore, Teatrale, Bibliotekare, Ekspozitat e ndryshme, etj.
Këto aktivitete zhvillohen në Qendrën Kulturore në Rahovec, Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe, Shtëpinë e Kulturës në Hoçë të Madhe si dhe në Qendrën Rinore në Rahovec. Aktivitetet kulturore organizohen kryesisht nga drejtoria komunale në bashkëpunim me shoqatat dhe klubet kulturore si “Art-Studio”, “Nirvana-Club”, Shoqatën e Artistëve të Komunës së Rahovecit, Shoqatën e Enigmatëve Labirinti, Shoqëritë Kulturo Artistike: “Rahoveci”, “Bajram Curri”, “Heronjët e Kosovës”, “Anadrinia”, “Vëllezërit Frashëri”, dhe grupet muzikore “Boemat”, “Sokolat” etj.
Komuna e Rahovecit disponon :
Një Qendër të Kulturës në Rahovec e cila është e renovuar rreth 70% me financim te donatorëve: USAID, UNTF, ACT dhe K.K.
Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe e renovuar tërësisht, me ndihmën e CDF-it dhe K.K.
Shtëpinë e Kulturës në Hoçë të Madhe, që duhet të renovohet.
Bibliotekën në Rahovec, me rreth 5000 libra ekzemplarë.
Bibliotekën në Krushë të Madhe, me rreth 4000 ekzemplarë.
Bibliotekën në Hoçë të Madhe posedon rreth 2000 ekzemplarë.
Galerinë e arteve që i ka kushtet shumë të mira për ekspozim. Gjatë një viti në të ekspozohen minimumi 12 ekspozita.
Teatrin, që funksionon në baza amatore dhe vullnetare.
Sallën e kinemasë në shtëpinë e Kulturës me 430 ulëse. Kjo sallë nuk funksionon në mungesë të kino-projektorëve.
Shoqëritë kulturo-artistike, grupet muzikore e artistike, dhe shoqatat të ndryshme, zhvillojnë aktivitete ne këto objekte kulturore. Ato financohen kryesisht vetë, ndërsa K.K. i ndihmon shume pak.
Gjithashtu, në pjesën veriore te Rahovecit është ndërtuar qendra kulturore per minoritetet, e cila udhëhiqet nga shoqata Gjermane Shchuler Helfen Leben. Në këtë qendër zhvillohen aktivitete të ndryshme rinore, kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulture rini dhe sport.
Kjo Qendër është rehabilituar pas lufte nga organizatat gjermane “Shchuler Helfen Leben” dhe “AMICA”.
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Rahovecit ka pasur 4 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 49.106 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 15.320 libra, ndërsa degët në Drinas, Krushë të Madhe, Xërxë, Hoç të Madhe kanë pasur 33.786 libra, por lufta dhe masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, kanë zhdukur rrjetën librare dhe stoqet e librave të kësaj komune.
Për pasojë, biblioteka kryesore e Rahovecit sot (tetor 1999) ka vetëm 1.200 libra në gjuhën serbokroate, ndërsa degët plotësisht janë djegur.
kultura valltareështë e formuar grupi i valles popullore "ANADRINIA" qe merr pjesë edhe jashtë Kosovës si ne Sarandë etj.
Shkolla
Nxënësit ndjekin mësimet në 19 shkolla fillore dhe në një shkollë të mesme, të ndara me paralelet në Krushë të Madhe dhe Drinas.
Radio stacione
Rahoveci ka dy radiostacione lokale ne gjuhë të ndryshme
Radio Start në gjuhën shqipe si dhe Radio Rahoveci n'Mergat dhe te gjithë këta Radio kanë ueb faqen e tyre www.startradiofm.com dhe www.rahoveci.net
Radio Focus për dëgjuesit në gjuhën serbe
Shtypi
Gazetë lokale nuk disponon, përndryshe lexohen gazetat kosovare si Koha Ditore, Bota Sot etj.
...
Politika
Kryetari i komunës së Rahovecit është Smajl LATIFI
Partia dominuese ne Rahovec është AAK
Partia e dytë është PDK
Partitë ekzistuese
AAK me kryetarin lokal Smajl Latifi
PDK me kryetarin lokal Idriz Vehapin
LDK me kryetarin lokal Nahit Elshanin
Të tjera
Telekomunikacioni - ishte i vështir deri kah vitet 2008 - 2009 sepse nuk ishin rrugët dhe kalimet për këmbësor të ndërtuara mire por tani me buxhetin e vitit 2009 arriti te zhvillohet mire Rahoveci në vitet e ardhshme 2010 - 2012 do te behet unaza në rrugën kryesore biblioteka e re e qytetit dhe gjithashtu edhe muzeu i qytetit.
Transporti
Ushtria
Pushime - Rahoveci është një qytet qe i bën për vete pushuesit pasi qe i mahnit me rrushin e tij.
Sporti :
Në Komunën e Rahovecit 18 klube zhvillojnë aktivitete sportive si : basketboll, volejboll, shah, boks dhe hendboll. Këto klube kanë rreth 500 anëtare që banojnë në Rahovec, Fortesë, Malsi te Vogël, Xërxe, Apterushë, Krushë te Madhe, Dej, Celin, dhe Drinas.
Në qytet ekziston një stadium futbolli me një fushë relativisht të mirë dhe fusha e hapur e hendbollit. Ndërsa nëpër fshatra ekzistojnë disa fusha futbolli që kanë nevoje per përmirësim infrastrukture.
Futboll: KF Rahoveci, garon në Ligën e Parë të Kosovës, klubi është formuar ne vitin 1931.
Hendboll: KH Rahoveci, garon në Ligën e Parë të Kosovës
Futsal : FC Rahoveci 2019, garon në Ligën e Parë Kosovës
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës:
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: rahoveci.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
KK Rahoveci
Rahoveci.NET
RahovecPress.com
Rahoveci24.com
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
OSCE Profile of Rahovec .pdf
OSCE Profile of Rahovec .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Rahoveci - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Kosovo Trust Agency NBI “Rahoveci” Winery
Burime
Qytete në Kosovë |
3634 | Deçani (serbisht: Дечани Dečani) është qyteze në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Pejës, Gjakovës, dhe me Republikën e Shqipërisë. Është i njohur për rrugët historike në mes Pejës dhe Gjakovës. Shikuar nga ana fetare Deçani është i njohur për Kishën Ortodokse. Territori i kësaj komune mbulon 180 km2, dhe ka më se 42 fshatra.
Deçani është vendosur përgjatë rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb due Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës due Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit, me Shqipërinë.
Deçani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe ato të rralla antropogjenë të këtij mjedisi parqesin motivet komplementare turistike të Rrafshit të Dukagjinit. Është me interes dhe atraktive lugina fluvialo g-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë, me gjatësi 40 km, ka një pjerrtësi vertikale rreth 2000 m. E tërë hapësira rreth Deçanit, gjegjësisht në mallet që e rrethojnë, janë me liqene akullnajore due me lugina të lumenjve, të cilat kanë formë të grykës due janë shumë tërheqëse për vizitorë. Pyjet e llojllojshme, kullotat e shumta, fauna e pasur, ajri I freskët due I pastër malor i Alpeve Shqiptare, kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike. Valorizimi turistik i Deçanit ka fituar renomenë e vet me ndërtimin e pushimorës rrëzë malit të rrethuar me pyje të pishave due të gështenjës. Në afërsi të pushimores gjendet gryka eLumbardhit të Deçanit. Në të dalë të Lumbardhit prej gruykës së vet është ndërtuar Manastiri i Deçanit. Kisha due manastiri nuk është i njohir vetëm për arkitekturën, lartësinë, dekorimin plastic të syilit romak në gurë me portalet rreth dritareve, por edhe pse është vendosur në një vend pitoresk.
Në afërsi të Manastirit, në lokalitetin Lloqan, është ruajtur një shtëpi e vjetër e drurit, e cila konsiderohet se është ndërtuar 200-3000 vjet më herët se Manastiri i Deçanit. Atraktiviteti turistik, vendodhja përgjat rrugës së rëndësishme, trendet e zhvillimit ekonomik të Deçanit kanë ndikuar që me rastin e reorganizimit administrative në vitin 1960 të bëhet qendër komunale. Deri vonë Deçani ka pasur fizionominë e e fshatit, ndërtesa të ulëta të tipit të grumbulluar due kulla e Dukagjinit I japin disa elemente të arkitekturës rurale.
Ndërtimi intenziv i objekteve hoteliere, qendrës shkollore, godinave të tjera për funksionimin e dministratës due të ndërtesve për banim, kanë ndryshuar pamjeen e Deçanit. Përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren është ndërtuar pjesa e re e Deçanit.
Deçani për këto vite të ekzistimit jo vetëm që ka ndryshuara pamjen por edhe numri i popullsisë është gjithnjë e më i madh. Deçani në vitin 1953 ka pasur 1.339 banor, në vitin 1981 3283, ndërsa statistikat e vitit 2012 tregojnë një numër rreth 66000 banorë.
Gjeografia
Fshatrat : Irzniq, Dranoc, LLoqan, Voksh, Pobergjë, Prejlep, Isniq, Strellc, Lëbushë,Beleg, Carrabreg i Poshtem, Carrabreg i Eperm, Gllogjan, Llukë e Ulët, Lukë e Epërm, Lumbardh, Kodrali, Dubovik, Shaptej, Gramaqel, Jasiq i Ulët, Rastavicë, Baballoq, Hulaj, Maznikë, Dashinoc, Pozhar, Ratish i Ulët, Ratish i Epërm, Prapaqan, Dubravë, Sllup, Prekulluk,Papiq. Deçani shtrihet rrethe koordinantave gjeografike: 42°32 V dhe 20°17 L.
Ekonomia
Ekonomia e komunës ka qene kryesisht bujqësore e cila gjatë luftës është shkatërruar tërësisht mbas luftës janë bërë disa përpjekje për të rimëkëmbur mirëpo gjer më tani ajo gjendet nënë nivelin e vitit 1998. Shumica e ish-kooperativave aktivitetet e tyre kanë mbyllur. Janë të regjistruara diku 650 biznese me aktivitete të ndryshme tregtare dhe mikro industriale. Dega ekonomike e Hotelerisë ka filluar te aktivizohet nga viti 2003.
Ndër firma më të njohura në komunë janë :
Fabrika e mobileve që punon me kapacitet prej 10-15 % me 35 të punësuar
Pylltaria me 56 të punësuar
Sharra me 45 të punësuar
Dekor me 22 të punësuar
Gogaj AG 25 të punësuar
Demografia
Kultura
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Deçanit ka pasur 4 biblioteka publike me 106.800 libra, por, gjatë luftës, "dora e zezë" ka zhdukur bibliotekën e Junikut dhe ka dëmtuar bibliotekat e tjera të kësaj komune. Duke përfshirë edhe bibliotekën e zhdukur të Junikut, e cila ka pasur 26.850 libra, dhe një numër librash në bibliotekat e tjera, në komunën e Deçanit, gjithsejtë janë zhdukur 90.500 libra, 90 % më shumë se sa numri i tërësishëm i librave.
Manastiri i Deçanit. Historianët e artit e kanë cilësuar atë si një ndërtim shumë të rëndësishëm mesjetar në këtë pjesë të Evropës. Manastiri është ndërtuar në shekullin XIII-të. Lartësia e saj është 36 metra me një gjerësi prej 24 metrash, kompanjelat e të cilit kanë një lartësi prej 29 metrash. Në tërësinë e tij janë të gërshetuara stili gotik, romak dhe ai bizantin, me një ndërthurje të stilit barok. Ky manastir numërohet si njëri ndër më të mëdhatë i kohës së mesjetës në Ballkan.
Edukimi
Komuna ka mese 10,000 nxënës, prej të cilëve 7,800 ndjekin mësimet në 15 shkollat fillore me 384 mësues dhe 2,200 nxënës në tri shkollat e mesme, me 120 mësues.
Politika
Partia Fituese AAK
AAK - Bashkim Ramosaj
LDK - Mal Lokaj
VV - Zekë Sinanaj
PDK - Blerand Kadriaj
NISMA - Shkodran Imeraj
Infrastruktura
Infrastruktura e Deçanit e cila ishte po thuaj se tërësisht e shkatërruar gjatë luftës, është rimëkëmbur me ndihmën e organizatave të ndryshe internacionale. Rruga Pejë-Gjakovë është rindërtuar plotësisht.
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës.
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006.
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006.
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës : Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3.
Shih dhe këtë
Lista e vendeve në Deçan
Lidhje të jashtme
Komuna e Deçanit - Republika e Kosovës (shqip, serbisht, turqisht dhe anglisht)
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - Raport para dhe pas luftës - (anglisht)
Qytete në Kosovë |
3635 | Dardanë ose Kamenicë (serbisht Косовска Каменица/Kosovska Kamenica "Kamenica e Kosovës") është një qytezë dhe komunë në Kosovë e cila kufizohet me disa komuna të shtetit fqinj Serbia. Gjendet në pjesën më lindore të Kosovës. Në veri kufizohet me Medvegjën, në veri-lindje me Leskovcin në lindje me Vranjën dhe lindje-jug lindje Bujanocin, ndërsa në jug-perëndim të Dardanës gjendet Gjilani dhe pjesën veri-perëndimore gjendet Prishtina. Popullsia prej 36.000 banorëve është e shpërndarë në qytet dhe 57 fshatra ndersa para procesit të decentralizimit kishte 76 fshatëra.
Gjeografia
Artikulli kryesor: Vendbanimet në Dardanë
Në komunën e Dardanës janë këto fshatra: Analumi (Muçivërci), Anamali (Shipashnica e Poshtme), Berivojca, Boleci, Bosca, Bozheci, Bratilloci, Burimi (Bllata), Busavata, Bushinca, Carefci, Svirca, Dajkoci, Dazhdinca, Dermaku (Shipashnica e Epërme), Desivojca, Domaroci, Drenoci, Firaja (Firiçeva), Fushmali (Poliqka), Gllogoci, Gmica, Gugolloci, Gardheshi (Gragjeniku), Grizima, Gurabardhi (Strezoci), Gjyrisheci, Hajnoci, Hodanoci, Hodeci, Hogoshti, Karaçeva e Epërme, Karaçeva e Poshtme, Katundi i Ri (Novosella), Kolloleçi, Kopra (Kopërnica), (Koretini), Kormjani i Epërm, Kormjani i Poshtëm, Kostandinca, Kreshta (Velegllava), Laçi (Laçiqi), Leshtari, Lisnaja (Lisocka), Ruboci , Marashi (Krileva), Maraj (Maroca), Meshina, Miganfci, Moçari, Pançella, Petriti (Petrovci), Qafëmali (Zajçeci), Qarrakoci, Rajnoci, Ranillugu, Rogana (Rogaçica), Ropotova e Madhe, Ropotova e Vogël, Rrahishta (Rahovica), Satllari, Strelica, Shahaj (Shahiqi),Temali (Kranidelli), Terstena, Tirinca, Tomanca, Troje (Topanica), Tygjeci, Ujmiri (Kremenata), Vaganeshi, Vërrini (Vriçeci) dhe Zhuja.
Ekonomia
Ekziston një numër i madh i bizneseve të vogla në komunë. Më të mëdhajat janë ndërmarrjet me pronësi shtetërore të cilat janë mbyllur apo funksionojnë nën kapacitetet e tyre. Shumica e këtyre ndërmarrjeve (janë privatizuar) merren me ndërtim dhe rindërtim (fabrika e tullave, fabrika e tjegullave, guroret, ndërtimtaria, metali, etj. Dy fabrikat më të mëdha në komunë, ajo e tullave dhe e përpunimit të magneziumit, nuk janë duke punuar. Të punësuar janë afro 700 punëtorë në sektorin publik dhe afro 1.700 në sektorin privat. Në Dardanë, nga autoritetet përkatëse, janë dhënë lejet për shfrytëzimin e resurseve natyrore si rëra dhe zhavorri. Më 2000, këto leje i kanë sjellur komunës të ardhura prej afro 250,000 Eurove. Ndërmarrja publike më profitabile është XIM Strezoc, që ka furnizuar KFOR-in amerikan me zhavor që arrin vlerën e disa miliona eurove.
Demografia
Artikulli kryesor: Lista e ardhacakëve - Kamenicë
Kultura
Edukimi
Komuna e Kamenicës e njohur ndër biblotekarët me emrin Gurashi, ka 7 biblioteka publike me rreth 56.769 libra. Biblioteka kryesore ka 6.275 libra, ndërsa degët në Srezovc, Tygjec, Hogosht, Desivojcë, Karaçevë dhe Roganë kanë 56.769 libra. Është intreresante të përmendet se në këtë komunë, pasojat e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe kanë qenë më të vogla dhe, së këndejmi, si e vetmja komunë në Kosovë, librat nuk janë dëmtuar dhe kjo është e vetmja komunë, ku mbetet numri i njëjtë i bibliotekave në koleksione.
Qyteti i Kamenicës është shëndrruar në një qendër argëtimi ku të rinjët nga rrethina dhe jashtë kufijve të vendit vizitojnë shpesh klubet dhe diskotekat e hapura. Momentalisht në Kamenicë janë 4 diskoteka, ku nga to 2 organizojnë rregullisht ngjarje muzikore. Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve Kamenica ka psuar një rritje të vizitorëve të rinjë që e shohin këtë qytet si vend të përshtatshëm për argëtim. Jozyrtarisht mësuam se edhe numri i 'vizitorëve endacak ose backpackers-ave' nga jashtë vendi është rreth 300 vetëm gjatë verës. Nga vizitorët e huaj veçojmë shtetas amerikan, zvicaran, gjerman dhe çekë.
Në Kamenicë janë 23 shkolla, nga të cilat 17 janë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Po ashtu janë dy shkolla të larta dhe tri çerdhe fëmijësh.
Mediat
Kamenica ka një radiostacion i cili bënë transmetimin e programeve në disa gjuhë, si dhe tri radiostacione që transmetojnë kryesisht muzikë.
Radiostacionet
Radio Premiera pronar Fatmir Matoshi bënë transmetimin në gjuhën shqipe.
Radio 24 pronar Shefqet Keqmezi, bënë transmetimin në gjuhën shqipe.
Radio Kamenica udhëheqës Ardian Berisha, transmeton në gjuhën shqipe, serbe dhe rome.
Radio Index pronar Ivan Ristić, bënë transmetimin në gjuhën serbe.
Gazeta
Qyteti ka gazetarët e vet që raportojnë rregullisht për të përditshmet tona kosovare. Gazetat si KohaDitore,Ganimet Klaiqi
ʽ̈̈|Lajm, BotaSot, Epoka e Re etj. kanë edhe korespondentët që shkruajnë rregullisht për ngjarjet që ndodhin në Dardanë.
Politika
LVV (Lëvizja Vetëvendosje)
Kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj
Të tjera
Telekomunikacioni - Shtrirja e rrjetit fiks është solide. Telefonia mobile ka shtrirje 76%
Transporti - Rrugët ndër-urbane janë në gjendje të mirë. Me ndihmën e Ministrisë së Telekomunakacionit është arritur të shtrohen 2 rrugë me rëndësi. Rruga Kamenicë - Prishtinë (përmes Novo bërdës) dhe Kamenicë - Tygjec një rrugë që u ka dhënë shpresë qytetarëve për një jetë më të mirë. Deri në fund të vitit 2008 Kamenica do të përfitojë edhe 2 rrugë të reja njëra në drejtim të Krilevës që vazhdon më pas për në Prishtinë dhe tjetra në drejtim të Kapisë që shpie për në komunën fqinje të Medvegjës. Këto rrugë do të hapin perspektiva të reja duke e lidhur kështu qytetin me nyje të rëndësishme ekonomike. Kështu që MPTK-së, në vitin 2007, asfaltoi rrugën Kamenicë – Tugjec, me gjatësi prej 18 kilometrash.
Në 2008 Ministria e Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës është duke e trasuar dhe asfaltuar rrugën Tugjec–Zajçec-Hajkobillë-Dabishec-Keqekollë-Prishtinë, rrugë kjo që shtrihet për rreth brezit kufitar me Serbinë dhe lidh gati të gjitha fshatrat e Malësisë së Gollakut me qendrat urbane: Dardanë, Gjilan, Prishtinë, Medvegjë. Me hapjen e kësaj rruge, do të hapen perspektiva të reja për banorët e kësaj Malësie, por njëkohësisht dita më ditë lindin shpresa të reja se njerëzit që e braktisën këtë Malësi, pa dëshirën e tyre, do të krijohen favore të reja për rikthim dhe ringjallje duke hapur shtigje të reja për punësim, zejtari, bujqësi, blegtori, bletari, hoteleri, turizëm e çka jo tjetër.
Qysh tani, vërehen përpjekje për hapa të parë drejt hapjes së fermave të bagëtive, kultivimi i pemëve, perimeve dhe patateve nga ana e disa njerëzve të vyeshëm të kësaj Malësie.
Ushtria - vepron njësiti i KFOR-it Amerikan (US KFOR) që përkujdeset për sigurinë së bashku me Shërbimin Policor të Kosovës. Patrullat e shpeshta dhe të përbashkëta me Policinë kanë dhënë rezultate shumë të mira në parandalimin e krimit. Sipas krerëve komunal, gjendja e sigurisë është tejet stabile.
Si rrjedhojë e reliefit kodrinoro-malor sipas ekspertëve të huaj dhe vendor, Kamenica është vend mjaft atraktiv për investime në turizëm malor, blegtori dhe prodhim. Këtij fakti i kontribuon edhe gjendja e qetë e sigurisë që është një tregues i shkëlqyeshëm i normalitetit. Kohëve të fundit janë shtuar dukshëm investimet në këto zona duke parë edhe kushtet e përshtatshme për veprimtari biznesi.
Lidhje të jashtme
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - Raport para dhe pas luftës - (anglisht)
Komuna Kamenice - Republika e Kosovës (shqip, anglisht, turqisht dhe serbisht)
Qytete në Kosovë |
3636 | Viti (lat. annus) është një njësi matëse kohore prej 365 ditësh (366 ditësh gjatë vitit të brishtë).
Renditja vjetore sipas dhjetëvjeçarëve
Nga këtu ju mund të kërkoni me shpejtësi informacionet e dëshiruara, artikujt e të cilave i përkasin një periudhe kohore vjetore.
Shekulli XXI
Dhjetëvjeçari i parë
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Dhjetëvjeçari i dytë
2011
2012
2013
2014
2015
2016
2017
2018
2019
2020
Kalendari
Njësitë kohore
Madhësitë astronomike të kohës |
3637 | Vushtrria, Viçitrina ose Vuçitërna () është qytet i lashtë, por edhe modern, i cili ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Vushtrria e sotme më herët është quajtur Viciana, apo siç njihet në burimet latine: Vicianum.
Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërësishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë përfshihen 67 fshatra.
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël, Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë.
Gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, ndërsa në vitin 2008, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtar të jetë edhe gjuha turke.
Ndërtimet e bëra mbas luftës, e bëjnë Vushtrrinë tepër tërheqëse, si për t'u vizituar, ashtu edhe për të investuar në këtë qytet, që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës, por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht, pas luftës, ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm.
Faktin që Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në këtë qytet, si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, çezmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj.
Historia
Vushtrria është një vend i lashtë, që daton më herët se Perandoria Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Në kohën e Perandorisë Romake ka patur një stacion me emrin Vicianum, siç e dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.
Në fund të shekullit I para Krishtit, Viciana pushtohet nga Perandoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I-V), Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor.
Në vitin 395, pas shkatërrimit të Perandorisë Romake, Viciana mbeti në kuadër të Bizantit.
Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shekullin VI-VII, e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra pellazgo-ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre.
Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viçave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur "VUÇITRN".
Në shekujt II-III, në Vicianë dominonte Krishtërimi, ndërsa pas ndarjes së krishtërimit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksi, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.
Në shekullin XIV, Perandoria Osmane filloi ta pushtonte Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve shënohet fillimisht në vitin 1439, ndërsa përfundimisht u pushtua në vitin 1455. Vendosja e administratës osmane në Vushtrri bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame etj.
Gjatë shekujve XV-XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915-1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria.
Në Luftën II Botërore (1941-1945), Vushtrria me rrethinat e saj i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët.
Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj.
Në mars 1989, dhuna shtetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO-s, (mars - qershor 1999), e cila i dha fund kësaj gjendjeje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri dhe rrethinat e saj janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-s hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.
Dita e çlirimit të Vushtrrisë është 17 qershori.
Gjeografia
Vushtrria gjendet në veri-lindje të Kosovës. Me një sipërfaqe gjithsej prej 345 km2, gjatësia e saj nga veriu në jug është 34 km dhe 23 km nga lindja në perëndim. Vushtrria është e rrethuar nga Mitrovica në veri, Podujeva në lindje, Obiliqi në jug, Gllogoci në jugperëndim dhe Ferizaji në perëndim. Komuna e Vushtrrisë ka 67 fshatra. Kjo zonë e mbuluar nga Vushtrria zë afërsisht 3.2% të territorit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Vushtrria ka një pozitë shumë të favorshme gjeografike sepse shtrihet në pjesën veriore të "Rrafshit të Kosovës" (një nga dy njësitë e rrafshnalta rajonale të Kosovës), ku takoheshin rrugët e transportit të lashtë dhe mesjetar, të cilat kishin një rol të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e qytetit dhe rajonit. Dy rrugët antike më të rëndësishme në Kosovë ishin: rruga veri-lindore në jug-perëndim Naissus-Lissus (Nis-Lezhë) dhe rruga veri-perëndim në jug-lindje që lidhte Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut. Thuhet se këto dy rrugë kalonin nga Vushtrria, dhe kishin një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e rajonit të Mitrovicës. Sot autostrada Prishtinë-Mitrovicë kalon nëpër Vushtrri, dhe lidh rajonin verior të Kosovës me pjesën lindore dhe qendrore të vendit.
Topografia
Në përgjithësi, territori i Vushtrrisë është kodrinor. Pika më e ulët është 508 m mbi nivelin e detit, afër vendit ku lumi Smrekonica derdhet në lumin Sitnica. Pika më e lartë në territor është 1,380 m në majën "Maja e Zezë", në jug të fshatit Bare. Territoret e luginës rrethojnë lumin Sitnica, i cili kalon nga veriu në jug, duke arritur gjerësinë maksimale para se të bashkohet me lumin Llapi. Pjesa më kodrinore e komunës është kryesisht në anët lindore dhe perëndimore. Malet në Vushtrri janë në pjesën jugore të Kopaonikut dhe në anën lindore të Kukavicës. Malet e Qyqavicës shtrihen në anën perëndimore të qytetit, me një pikë më të lartë prej 1,091 m. Këto male janë një kufi natyror midis dy luginave të mëdha, të njohura si "Rrafshi i Kosovës" dhe "Fushëgropa e Drenicës".
Hidrografia
Lumi më i madh që derdhet në Vushtrri është Sitnica. Është lumi i dytë më i madh i pellgut natyror të Kosovës (2,912 km2), pas Drinit të Bardhë (4,313 km2). Sipas vëzhgimeve hidrometrike shumëvjeçare, Sitnica rrjedh me një shpejtësi prej përafërsisht 13.94 m3/s, ose 439.11 milion m³ ujë në vit. Lumi Sitnica mbledh lumenj më të vegjël si Llapi, Lumkuqi, Tërrstena, Banja e Gjytezës dhe disa rrjedha të tjera ujore që vijnë nga ana lindore e malit Çyçavica. Lumi Sitnica është në kategorinë e katërt të ndotjes, kategori kjo e cila përfshin lumenjtë më të ndotur në Kosovë. Përveç ndotjes kimike, lumi Sitnica është i kontaminuar edhe nga fenoli, uji industrial dhe urban i KEDS-it.
Në qytet kalon edhe lumi Tërrstena; burimi i tij ndodhet në jugperëndim të maleve të Kopaonikut. Vushtrria furnizohet me ujë nga hidrosistemi “Ibër-Lepenc”. Rreth 84% e familjeve që banojnë në Vushtrri janë të lidhura me ujësjellësin publik në krahasim me mesataren e ekonomive familjare të Kosovës prej 60%. Familjet e mbetura kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt përmes çezmave publike (1%), puseve të mbrojtura (1%) dhe burimeve të mbrojtura (3%), ndërsa 4% përdorin ujë në shishe. Tetë për qind e familjeve në Vushtrri (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 9%) nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt pasi e marrin atë nga puset e gypeve.
Ekonomia
Degët kryesore të veprimtarisë ekonomike në Vushtrri gjatë viteve 1918 - 1941 kanë qenë: bujqësia, blegtoria, zejtaria, tregtia etj. Në bazë të regjistrimit të vitit 1928, në Vushtrri janë prodhuar-grumbulluar rreth 300 deri 400 vagonë drithë. Ndërkaq janë prodhuar 5.500 dema dhe buaj për therje, 6.000 dhi për lesh dhe 1500 kg djathë dhe kaçkavall. Në Vushtrri ishte e zhvilluar edhe zejtaria. Kishte kryesisht lëkurëpunues, metalpërpunues, pëlhurëpunues, etj.
Sa i përket industrisë, Vushtrria kishte 5 mini-elektrana të lëshuara më 1929 dhe një sharrë druri me rrymë. Është interesante të theksohet se në vitin 1922, në Vushtrri u themelua Banka Kreditore e Vushtrrisë. Në vitin 1921, vetëm qyteti i Vushtrrisë (pa fshatrat) kishte 4.667 ose 940 shtëpi.
Gjatë viteve '70-të, pati disa lëvizje pozitive për sa i përket zhvillimit ekonomik, kur u ngritën disa kapacitete industriale, siç ishin: fabrika e llamarinës së zinkuar, fabrika e konfeksionit, ajo e bojërave dhe ilaçeve, etj. Në këtë periudhë funksiononin edhe tri ndërmarrje publike, si dhe një ndërtimore. Gjatë kësaj periudhe u vu në funksion edhe sistemi i ujitjes, i cili ishte përparësi e madhe për fermerët lokal. Më 1976 u aplikua masa e grupëzimit të tokave, që intensifikoi zhvillimin e bujqësisë së kësaj treve.
Ekonomia e Vushtrrisë u riaktivizua pas luftës, por në shkallë shumë të ulët. Sektori privat është bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik. Gjithsej biznese të regjistruara në komunë janë 1739, ku dominojnë ndërmarrjet tregtare.
Numri i NVM-ve është në rritje, kryesisht mbi bazë të shfrytëzimit të mjeteve private të sipërmarrësve.
Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë:
bujqësia (ekstensive),
zejtaria,
industria e tekstilit dhe
përpunuese.
Industria pas konfliktit të fundit ka shënuar rënie të dukshme dhe kapacitetet e saj funksionojnë vetëm në masën 20%. Në bujqësi, shumica e tokave janë të pjerrëta, nga të cilat shumë janë të zhveshura, kurse të tjerat shfrytëzohen për kullota dhe prodhimtari bujqësore.
Vushtrria është prodhuesi më i madh i patates në Kosovë. Është në fazën përfundimtare vendosja e pajisjeve në fabrikën e re (të parë) të përpunimit të patates, e cila fillon me prodhim në fillim të muajit shkurt.
Vushtrria posedon një tokë tejet cilësore, me rreth 15.879 ha, nga të cilët rreth 7000 ha janë nën sistemin e ujitjes.
Sektori i shërbimeve kryesisht përfaqësohet me dyqanet për riparimin e automjeteve, sallonet e bukurisë dhe rrobaqepësisë dhe me disa ndërmarrje ndërtimore. Këto shërbime mbulohen 85% nga sektori privat, ndërsa shërbimet publike dhe industriale ofrohen nga ndërmarrjet publike komunale, që janë në pronësi të shtetit dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë më shumë se 50% të nevojave.
Kontrolli i fortë nga niveli qendror i shpenzimit të mjeteve buxhetore si dhe buxheti i dobët komunal janë faktorët kryesorë që përkufizojnë zhvillimin e ngadalshëm të ekonomisë së komunës me rrethinë. Për vitin 2003 janë aprovuar vetëm 4.800.000 € mjete buxhetore, duke përfshirë edhe të ardhurat private, me këtë strukturë: 40% për zhvillim ekonomik, 25% për çështje sociale dhe 35% mbrojtje mjedisi.
Zona ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës, kurse në anën lindore malet e Shalës.
Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe nën sipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.
Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.
Papunësia dhe punësimi i pjesshëm është rreth 40%, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjtë dhe inxhinierët.
Demografia
Komuna e Vushtrrisë ka 67 fshatra. Numri i përgjithshëm i banorëve të komunës është 69.870. Përafërsisht 25,000 njerëz jetojnë në zonat urbane, ndërsa 45,000 jetojnë në zonat rurale. Dendësia e popullsisë është 202 njerëz/km2. Vushtrria ka popullatë të re, nivel të lartë të natalitetit dhe migrim lokal, rajonal dhe të jashtëm.
Grupet etnike
Përbërja etnike e komunës:
Kultura
Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77.284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34.049 libra, ndërsa degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43.235 libra. Lufta e Kosovës ka goditur bibliotekat e këtij qyteti.
Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc u dogjën nga zjarri i dorës serbe, ndërsa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë janë zhdukur 38.564 libra dhe inventari.
Jeta kulturore në Vushtrri është e begatë. Më herët ishte hapur edhe shoqata kulturore "Vicianum", e cila kishte hapur shkollën me drejtime të ndryshme, duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre, nxënësit e kësaj shkolle i prezantojnë në festivale dhe gara të organizuara nga vetë shoqata, drejtor i së cilës është z. Qamil Sahiti.
Po kështu, në qytetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore, si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, OJQ-ja "Kultstudio", Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria "Çeshme", ansambli nga Shtruhera "Bahri Kuçi", dhe disa shoqata të tjera nga qyteti i Vushtrrisë. Për adhuruesit e teatrit përkujdesen aktorët e teatrit të qytetit "HASAN PRISHTINA".
Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteve Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues; ai ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe është mbajtur vazhdimisht, me përjashtim të vitit 1981 dhe viteve të luftës së fundit në Kosovë.
Ky manifestim është mbarëkombëtar dhe në të marrin pjesë poetet më të njohura shqiptare nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora.
Disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që mbartin vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës, janë: Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme, shumë objekte të tjera banimi, si dhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.
Shih edhe
Viciana
Sanxhaku i Viçitrinës
Ura e Gurit në Vushtrri
Kalaja e Vjetër (Vushtrri)
Hamami i Vjetër (Vushtrri)
Klubi Futbollistik Vushtrria
Stadiumi "Ferki Aliu" (Vushtrri)
Lista e monumenteve në Vushtrri
Referime
Lidhje të jashtme
KK Vushtrri
Vushtrri Municipal Profile, March 2014
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Vushtrriaonline.net - News Media Agency in Vushtrri
Qytete në Kosovë |
3638 | Zveçani (serbisht: Звечан Zvečan) apo Komuna e Zveçanit ndodhet në pjesë veriore të Kosovës. Kjo komunë është urë lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Sanxhakut Tregu i Ri dhe një herit është njëra nga katër komunat e Kosovës e banuar me shumicën Serbe. Komuna kufizohet me Albanikun në lindje, Mitrovicën në jug dhe Zubin Potokun në perëndim. Në maje të malit në pjesën lindore të vendbanimit gjendet manastiri ortodoks serb.
Historia
Lashtësia
Për Zveçanin në kohën dardane nuk dihet po thuaj se asgjë përpos se në këtë trevë kanë jetuar fise Ilire. Në përgjithësi për Zveçanin si vendbanim dihet shumë pakës dhe atë nga burime jo serioze serbe. Por në përgjithësi thuhet se në këtë pjesë kanë qenë të vendosura zakonisht reparte ushtarake që nga koha romake. Nga hartat antike vërehet se kjo pjesë gjatë gjithë historisë ka qenë pjesë e përbashkët e Kosovës së sotshme.
Mesjeta
Në mesjetë Zveçani fillimisht ka qenë pjesë e Perandorisë bizantine. Në vitet 1091 e 1094 kishte beteje midis Bizantinet dhe Serbet në këtë zonë sepse perandoria serbe atëherë zgjerohej me lufte dhe përhapej në Kosovë në shekujt XI e XII. Pastaj në shekujt XIV e XV, turqit kanë pushtuar vendin.
Koha osmane
Nga burimet osmane lë të kuptohet që Zveçani në dhjetorë të vitit 1660 ishte qytet kufitar në mes të elajetit të Rumelisë dhe elajetit të Bosnjës. Qyteti kishte një emër latin (serbë) dhe qendej pranë Tyrbes së Baba Mustafait, përafërsisht 200 metra largë kalasë së Mitrovicës (Kalaja Ogurzezë). Në këtë qytet ishin mbledhur fisnikët e viseve fqinje të Rumelisë për t´i uruar udhë të mbarë Pashait, i cili kishte falë namazin dy herë në xhamin e Zveçanit dhe kishte shpërndarë sadaka.
Qyteti në atë kohë llogaritej ai qytet i pasur në rrafshin e Kosovës dhe përbëhej nga 300 shtëpi me çati të ndërtuara nga tjegullat, xhamia, hani i qytetit, Hamami i qytetit dhe disa dyqane të hijshme. Qyteti ishte seli e një guvernatori (hakim) dhe e një vojvode. Qyteti ndodhej 7 orë udhe në këmbë, largë qytetit të Vushtrisë.
Burimet e boshnjakëve të Sanxhaut të Pazarit të Ri, thonë se kjo pjesë d.m.th pjesa e cila gjendet mbi veriun e Mitrovicës gjatë kohës osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut dhe në këtë pjesë kanë qenë të ndërtuara “rrugë tregtare” që kanë shërbyer atë kohë për tregti në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit. Me gjithë këto pohime ata nuk kanë të dhëna se nga ku flitej për pjesë të Sanxhaku.
Koha moderne
Para luftës në Kosovë në këtë komunë, qytetarët e sajë si parti udhëheqëse kanë zgjedhur "opozitën" e Millosheviqit, mirëpo ndikimi i partive mbështetëse të Millosheviqit ka qenë me gjithë atë i dukshëm. Pas humbjes së serbëve në Kroaci, qeveria e Millosheviqit ka tentuar disa herë të vendoste familje nga Knini në këtë komunë. Mirëpo pas arritjes së tyre në këtë pjesë që atë botë ishte fuqi baroti, një pjesë e tyre u largua drejtë Serbisë dhe një pjesë ka mbetur aty. Pas dëbimit të pjesës më të madhe të njësive të armatosura të bandave serbe nga Kosova, banorëve serbë të ardhur nga Knini ju bashkëngjiten edhe serbë nga viset tjera të Kosovës. Si pasojë përbërja etnike e qytetit u shndërrua.
Edhe pse komuna e Zveçanit bojkoton pavarësinë e qeverinë e re të Kosovës, ajo merr të ardhura nga shteti kosovar. Në anën tjetër merr paratë poashtu nga një fond i organizuar dhe financuar nga qeveria e Serbisë për mbështetjen e strukturave paralele serbe. Në vitin 2011 kishte përplasje midis serbeve dhe forcat e sigurisë (KFORi, Policia kosovare) ku janë ngritur barikade nga serbet për të parandaluar hyrjen e shtetit kosovar në veriun e territorit. Katër ushtarë të KFORit u plagosen me arme nga serbet si pasojë. Protestat në atë kohë ishin nxitur kryesisht nga ekstremisti serb me nofkën "Pagi".
Zveçani akoma vazhdon të refuzohet çdo bashkëpunim me institucionet kosovar apo ndërkombëtar.
Gjeografia
Komuna e Zveçanit përfshinë një sipërfaqe prej afro 115 kilometra katrorë dhe ndahet në 18 njësi kadastrave. Serbët thonë se në këtë komunë gjenden 45 katunde, mirëpo ato në të vërtet janë të vogla të klasifikohen si të tilla. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 54 V dhe 20° 50 L.
Ekonomia
Ekonomia e Zveçanit është e lidhur ngushtë me fatin e Trepçës. Pas luftës shkritorja e Trepçës që gjendet në Zveçan punon me një kapacitet prej 5%. Para luftës në këtë shkritore punonin 4,000 punëtorë. Për shkake të ndotjes së lart që shkaktonte kjo shkritore më 14 gusht 2000, administrata e UNMIK-ut ka kufizuar proceset e punës në vetëm prodhimin e baterive.
Si do që të jetë në këtë komunë tani (2005) operojnë 57 ndërmarrje dhe 152 shitore. Gjitha veprimtarit në këtë komunë janë private dhe punësojnë rreth 500 vetë.
Si problem ekonomik dhe jetësor i kësaj komune është furnizimi me ujë të pijshëm dhe ndotja e lartë e ajërit dhe ambientit me mbeturina e metale të rënda.
Demografia
Shiko : Lista e ardhacakëve - Zveçan
Në strukturën e popullsisë së komunës Zveçan përpos ndryshimeve natyrore një rolë të madh kanë luajtur edhe projektet e qeverive të ndryshme Serbe të cilat që nga okupimi i kësaj pjese me qëllim të ndarjen së kësaj pjese nga lidhja tradicionale kulturore me Sanxhakun. Deri më tani ka informata të pakta që mund të përdoren si burime të sakta për numrin e serbëve të prurë në këtë komunë. Kështu nga një burim kuptohet se nga qeveritë serbe janë sjellur banorë nga Serbia. Mirëpo numri i familjeve të vendosura që figuron aty nuk është i plotë. Në këtë dokument qeveritë serbe pranojnë që në kuadër të "reformave agrare" në këtë komunë është vendosur një familje. Sido që të jetë, nga burimet e Sanxhaklive (banorëve jo serb) kjo pjesë ka qenë e banuar nga shqiptarët dhe boshnjakët e sanxhakut që dallojin pak nga ata të Bosnjës. Po ashtu nga këto burime bëhet e ditur që pas largimit të Perandorisë Osmane ka pasur pastrime të mëdha etnike në këtë komunë e cila më parë ishte e zhvilluar dhe luante rolin e një ure lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit.
Si do që të jetë pjesa më e madhe e popullsisë serbe përbëhet nga pasardhësit e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në frontin e Selanikut gjatë luftës ballkanike kundër osmanëve. Si shpërblim të këtyre luftëtarëve të quajtur "solunci" qeveria serbe e asaj kohe ju ka dhënë atyre tokat e shqiptarëve.
Përbërja etnike
Tani në komuna e Zveçanit përfshinë një sipërfaqe prej afro 140 kilometra katrorë dhe ndahet në 18 njësi kadastrave. Serbët thonë se në këtë komunë gjenden 45 katunde, mirëpo ato në të vërtet janë të vogla të klasifikohen si të tilla. Si do që të jetë në hapësirën e komunës gjenden 16,600 familje duke llogaritur këtu 4,000 serbë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë viti 1999, 250 refugjatë nga Kroacia dhe 300 Romë që thonë se kanë ikur nga Mitrovica në Serbi dhe tani janë kthyer dhe tani jeton (2006) në fshatin Zhitkovac.
Po ashtu thuhet se në këtë komunë janë vendosur gjatë trazirave të Marsit 2004, serbë të ikur nga Sinjara e Mitrovicës (514), Sllatina e Vushtrrisë (48), Obiliqi (35) dhe nga vende tjera (48).
Para ndërhyrjes së NATOS-ë (1999), administrata e Kombeve të Bashkuar gjegjësisht UNHCR ka pasur të dhëna për rreth 12,500 banorë në këtë komunë nga të cilët 95% serbë të Kosovës. Sipas disa burimeve në vetë qendrën e Komunës para luftës kanë jetuar katër familje shqiptare si ndërsa në komunë kanë qenë tri katunde shqiptare: Boletin, Lipë dhe Zhazha.
Kultura
Kultura në komunën e Zveçanit është e dominuar nga kisha ortodokse Serbe pasi që popullsia shqiptare është e dëbuar.
Të dhënat mbi Hanin, xhamin dhe hamamin e qytetit si dhe rrugët me dyqanët e hijshme të përshkruara nga udhëtarët që në vitin 1660, mund të gjenden vetëm në dorshkrime. Mbi ruinat e tyre nuk është e ditur se çka është ndërtuar. Kultura e tanishme Zveçanit është pasqyrë e zhdukjes së kulturës së qytetit kufitar dhe mbushje e saj me elemente serbe.
Qendra kulturore gjendet në qendër të komunës në të cilën gjendet edhe kinemaja me 400 ulëse. Kjo kinema nuk shfrytëzohet për prezantimin e filmave mirëpo shërben për tubime dhe manifestime politike dhe kulturore. Po ashtu në këtë ndërtesë është edhe baza e radio stacionit lokal Radio Mitrovica e Kosovës. Renovimi i saj herën e fundit është bërë më 2004 nga Qendra e Koordinimit për Kosovë. Tani në këtë objekt gjendet edhe Qendra e të rinjve IMC.
Vitet e fundit janë mbajtur tubimet e piktorëve dhe poetëve të mëdhenjtë të Evropës në shtatorë. Si do që të jetë aty kanë marrë pjesë piktorë dhe poet nga vendet fqinje si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja. Ky manifestim i quajtur "Piktorët" është një herit edhe manifestimi më i lartë kulturorë. Manifestimi i fundit i përbashkët i serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës është bërë në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë më 2004.
Feja
Në territorin e komunës anë e mbanë janë ndërtuar kisha të cilat nga banorët merren për manastire. Në anën tjeter objektet fetare shqiptare janë dëmtuar apo rënuar tërsisht. Objektet më të njohura fetare janë:
Ruinat e xhamisë nga 1660-ta, lokaliteti i tyre është i panjohur
Manastiri i Sokolicës në krye me Nënën Makarija
Kisha e Shën Gjergjit në Zveçan në krye me Milija Arsoviqin, Velimir Stojanoviqin dhe Stanisha Arsiqin
Kisha në Korilje (kryen shërbime kishtare) në krye me Mish Mitkiqin
Manastiri i Banjës me në krye me Ati Simeon.
Kisha ortodokse në Banov Do
Kisha ortodokse në Zheromincë (Doljanë)
Si dhe në Zhitkvarë a filluar ndërtimi i një kishe të re Ortodokse
Media
Në Zveçanë emitojnë emisionet e tyre një statcion teliviziv dhe dy radiostacione. Për dashamirët e shtypit përposë gazetae të ardhura nga Serbia banorët përkujdeset edhe një gazetë lokale.
TV Most - është një stacion televiziv në gjuhën serbe, pronë e Zvonimir Miladinoviqit.
Radio AS - është një radio stacion në gjuhën serbe, pronë e Sllobodan Krstoviqit dhe Lubisha Radovanoviqit.
Radio Kosovska Mitrovica - është një radio stacion në gjuhën serbe, pronë e Milan Mihaloviqit .
Jedinstvo - është gazeta lokale në gjuhën serbe, pronë e Nada Simiqit
Politika
Politika e komunës dominohet nga partitë serbe, partitë shqiptare nuk janë prezentë pos asaj të AAK-së. Para luftës Zveçani ka qenë e vetmja komunë "opozitë" nga gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kështu kjo komunë është udhëhequr që nga 1992-ta nga partitë opozitare dhe deri më tani kuvendi i komunës ka pasur 10 kryetarë i pari i tyre ishte Desimir Pelkoviq si anëtarë i "Iniciativës Qytetare". Mirëpo në të njëjtën kohë SPS dhe SRS kishin një mbështetje të fortë në Zveçan. Marrëdhëniet në mes të prijësve lokal të partive kanë qenë po thuaj se që nga 1992-ta të baraspeshuara. Në asamblenë e kuvendit momental (2006) partia në fuqi ka 13 vende nga gjithsej 27.
Infrastruktura
Deri vonë pas luftë në komun për "siguri" janë përkujdesur banorët e armatosur të ndihmuar nga bandat serbe të ardhura nga Serbia. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve. Policia ka shpallur konkurse për punënsim edhe të popullates serbë në rradhët e veta. Si do që të jetë der në këtë kohë për gjendjen e siguris ka shumë pak të dhëna dhe ato që janë vijnë nga bandat serbe me qender në Beograd.
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1209_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: zvecani.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
Qarku Mitrovica
KK Zvecan
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
OSCE Profile of Zvecan .pdf
OSCE Profile of Zvecan .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Zveqani - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë |
3639 | Zubin Potoku (serbisht Зубин Поток Zubin Potok) është qytezë dhe vendbanim dhe komunë në pjesën veriore të Kosovës. Komuna e Zubin Potokut është një prej tri komunave me shumicë serbe dhe kufizohet me kufirin e Sanxhakut. Kjo komunë është e njohur për liqenin artificial Gazivoda që kalon matën kufirit me Sanxhakun. Gjatë luftës së Kosovë për pavarsi të vitit 1999 nga kjo komunë janë dëbuar po thuaj se të gjithë shqiptarët që jetonin kryesisht në katundin Çabër.
Pak histori
Për Zubin Potokun në kohën dardane nuk dihet po thuaj se asgjë përpos se në këtë trevë kanë jetuar fise Ilire. Në përgjithësi për Zubin Potokun si vendbanim dihet shumë pakës dhe atë nga burime jo serioze serbe. Por në përgjithësi thuhet se në këtë pjesë kanë qenë të vendosura zakonisht reparte ushtarake që nga koha romake. Gjatë sundimit osman po ashtu në veçanti për Zubin Potokun si vendbanim nuk ka të dhëna por për pjesën veriore të Kosovës në përgjithësi. Nga hartat antike vërehet se kjo pjesë gjatë gjithë historisë ka qenë pjesë e përbashkët e Kosovës së sotshme. Burimet e boshnjakëve të Sanxhakut Tregu i Ri, thonë se kjo pjesë d.m.th pjesa e cila gjendet mbi veriun e Mitrovicës gjatë kohës osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut dhe në këtë pjesë kanë qenë të ndërtuara “rrugë tregtare” që kanë shërbyer atë kohë për tregti në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit. Me gjithë këto pohime ata nuk kanë të dhëna se nga ku flitej për pjesë të Sanxhaku. Popullsia shumicë e vendosur në këtë komunë, serbë të Kosovës ndër serbët tjerë janë të njohur si "Kolashinci" gjatë kohës së luftë kanë bashkëpunuar me bandat serbe nga Serbia për të shkatërruar katundet shqiptare sikur është rasti me katundin Çabër i cili ka qenë i lidhur me një rrugë me katundet tjera shqiptare mirëpo ajo rrugë kalonte nëpërmjet katundit Zhupçë të banuar nga serbët. Pas luftës të dëbuarit janë kthyer në vendbanimet e tyre dhe kanë rindërtuar shtëpitë e tyre me ndihmën e IRC dhe ndihmave të Bashkësisë Evropiane të dhëna në vitin 2002. Gjatë vitit 1999 në këtë komunë janë vendosur serbë nga Kosova dhe nga Kroacia të cilët ndihmohen nga Serbia.
Si do që të jetë në këtë komunë pushteti i Kosovës deri më tani nuk është shtrirë tërësisht. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve.
Gjeografia
Relievi i komunës së Zubin Potokut është kryesisht malorë dhe zë një sipërfaqe prej 355 kilometra katrorë. Zubin Potoku ka 64 katunde të shpërndara që për shkak të trenit malorë në dimër janë pothuaj se të pa arritshme. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 55 V dhe 20° 41 L. Lumi Ibër rrjedhë nga perëndimi në lindje përmes komunës. Po ashtu në Zubin Potok gjendet liqeni artificial Liqeni i Gazivodës me një gjatësi prej 35 kilometrave dhe kalon matanë kufirit me Sanxhakun.
Ekonomia
Artikulli kryesor : Kriza energjetike në Kosovë
Degë kryesore e ekonomisë së kësaj komune është bujqësia. Pas luftës së dytë botërore në këtë komunë janë ndërtuar disa fabrika. Mirëpo pas luftës së fundit 1999 për shkak të tensioneve ndërnacionale edhe ato pak vende të punësimit tani janë tërësisht të mbyllura. Fabrika kryesore e kësaj komune "Ivo Lola Ribar" që prodhonte pjesë rezervë për termocentralin e Obiliqit e ka humbur këtë treg. Po ashtu fabrikat dhe ndërmarrje tjera siç është fabrika e produkteve të këpurdhave nuk janë duke operuar. Në përgjithësi ekonomia e komunës pas luftës është kthyer në një ekonomi fshatare me disa kioske që tregtojnë me produkte nga Serbia.
Demografia
Në strukturën e popullsisë së komunës Zubin Potokut përpos ndryshimeve natyrore një rolë të madh kanë luajtur edhe projektet e qeverive të ndryshme Serbe të cilat që nga okupimi i kësaj pjese me qëllim të ndarjen së kësaj pjese nga lidhja tradicionale kulturore me Sanxhakun. Deri më tani ka informata të pakta që mund të përdoren si burime të sakta për numrin e serbëve të prurë në këtë komunë. Kështu nga një burim kuptohet se nga qeveritë serbe janë sjellur banorë nga Serbia. Mirëpo numri i familjeve të vendosura që figuron aty nuk është i plotë. Në këtë dokument qeveritë serbe pranojnë që në kuadër të "reformave agrare" në këtë komunë është vendosur një familje. Sido që të jetë, nga burimet e Sanxhaklive (banorëve jo serb) kjo pjesë ka qenë e banuar nga shqiptarët dhe boshnjakët e sanxhakut që dallonin pak nga ata të Bosnjës. Po ashtu nga këto burime bëhet e ditur që pas largimit të Perandorisë Osmane ka pasur pastrime të mëdha etnike në këtë komunë e cila më parë ishte e zhvilluar dhe luante rolin e një ure lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Pazarit të Ri.
Si do që të jetë pjesa më e madhe e popullsisë serbe përbëhet nga pasardhësit e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në frontin e Selanikut gjatë luftës ballkanike kundër osmanëve. Si shpërblim të këtyre luftëtarëve të quajtur "solunci" qeveria serbe e asaj kohe ju ka dhënë atyre tokat e shqiptarëve.
Përbërja etnike
Regjistrimi i fundit i popullsisë nga "Institutit Jugosllav i Statistikave" me qendër në Beograd nga organizatat ndërkombëtare si p.sh OSCE është deklaruar si "regjistrim politik" në të cilin shifrat janë të fryra. Si do që në bazë të këtyre shifrave komuna e Zubin Potokut në vitin 1991 ka pasur 8,479 banorë nga të cilët 6,282 (74.1%) janë serb dhe 2,079
(24.5%) shqiptarë. Siç dihet shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin në vitin 1991 për këtë të dhënat mbi ta janë të llogaritura në zyre të Beogradit. OSCE-ja llogaritë që në vitin 1991 në komunën e Zubin Potokut duhet të ketë pasur përafërsisht 12,000 banorë.
Nga banorët shqiptarë të dëbuar deri më 2002 janë kthyer 700 persona. Sipas një udhëheqësi lokal në katundin Çabër tani janë prezent diku rreth 1,500 persona. Ky numër përfshinë persona dhe familje të cilat tani janë duke banuar në Mitrovicë dhe nganjëherë kthehen. Në anën tjetër gjatë vitit 1999 në këtë komunë janë vendosur 3,000 serb të dëbuar nga pjesë tjera të Kosovës shumica e të cilëve banojnë në shtëpia private. Po ashtu janë tri qendra kolektive me diku 220 serb të Kosovës dhe refugjatë nga Kroacia
Kultura
Kultura e komunës së Zubin Potokut zhvillohet e ndarë në baza nacionale. Në qendrën e vendbanimit, ku dominojnë serbët gjendet qendra e kulturës me Kinemanë me 270 ulëse, e cila shfrytëzohet për mbajtjen e Koncerteve dhe manifestimeve tjera. Po ashtu në këto objekte gjendet galeria e arteve, libraria, diskoteka dhe restoranti. Në Kinema dy herë në javë shfaqen filma kryesisht të prodhimit të Serbisë, aty këtu edhe filma internacional. Këto shfaqje zakonisht përcillen nga 100 shikues. Po ashtu në qendër, në rrugën kryesore gjendet edhe galeria private e arteve posedues i së cilës është Mladen Popoviqi. Në anën tjetër zhvillimi i kulturës shqiptare në këtë komunë është i pamundshëm pasi që banorët shqiptarë nuk janë kthyer për të banuar plotësisht dhe enden nga Mitrovica në katundet e tyre varësisht nga zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.
Religjioni
Gjatë luftës serbët kanë shkatërruar po thuaj se të gjitha objekte fetare të shqiptarëve ndërsa paria fetare e kësaj ane që ka mundur të shpëtojë është vendosur në Mitrovicë. Në anën tjetër popullsia serbe dhe paria e tyre fetare kanë ndërtuar edhe objekte të reja fetare. Në vitin 2006 në territorin e kësaj komune kanë qenë këto objekte fetare:
Kisha ortodokse e Shën Lazarit ndërtuar në shekullin XIV në qendër të katundit Banje (sipas të dhënave serbe)
Kisha ortodokse e së dielës së shenjtë (Shën Dielës), ndërtuar në shekullin e XIII dhe shkatërruar më 1941 në Bërnjakë
Kisha ortodokse së premtes së shenjtë (Shën Paraskeva), ndërtuar në shekullin e XV dhe rindërtuar në shekullin e XVII në Crepuljë
Manastiri ortodoks, ndërtuar në shekullin e XIV në Potokun e ultë
Kisha ortodokse në Jabukë, ndërtuar më 1455 dhe rindërtuar më 1777
Kisha ortodokse e virgjër në Jagnjenicë ndërtuar në shekullin XIV, shkatërruar në shekullin XVI, tani është duke u rindërtuar.
Kishat (dy) ortodokse në Luqka Rijeka të ndërtuara në vitin 1762
Kisha ortodokse e Shën Gjon baptistit, ndërtuar në shekullin XIV, shkatërruar në shekullin XVII dhe rindërtuar në vitin 1912 në Varagë
Kisha ortodokse Serbe e shenjtores është duke u ndërtuar dhe në shenjë të Zubin Potokut
Kisha ortodokse Serbe në Zhupçe ndërtuar më 1990
Media
Për shkak të dëbimit të popullsisë shqiptare në komunën e Zubin Potoku mediat dominohen nga ato serbe. Ndërsa popullsia e kthyer shqiptare nevojën e informimit e mbulon me informata të marruara nga mediat në Mitrovicë dhe në pjesë tjera të Kosovës. Si do që të jetë në komunë tani (2006) gjenden dy radio stacione private që emitojnë programe kryesisht muzikore në gjuhën serbe. Këto janë "Radio Kolashin", pronë e Zhivko Bishevacit dhe "Radio M" pronë e Marko Radojevcit.
Politika
Politika komunale dominohet nga serbët pasi që shqiptarët janë dëbuar. Skena e tanishme partive politike serbe është e larmishme e dominuar nga një parti. Në komunë janë disa parti dhe iniciativa qytetare ndërsa kuvendi komunal dominohet nga partia DSS. Në Zubin Potok janë themeluar shtatë degë të partive politike të serbëve: SPS, SRS, JUL, DSS, ND, dhe SPO. Skena politike plotësohet edhe me "iniciativat qytetare" si janë iniciativa qytetare për kthimi (KP), iniciativa Kolashin (GIK), Mbijetesa Zubin Potok, socialistët e Kolashinës (GISK). Në fund vitin 2004 u prezantuan edhe dy parti të reja , G 17 Plus e krijuar nga ish-Social Demokratët (SD) si dhe Lëvizja e Forcave Serbisë.
Infrastruktura
Komuna e Zubin Potokut është e lidhur me Mitrovicën me magjistralen e Adriatikut e cila përshkon disa katunde dhe është në gjendje të mirë.
Rrjeti elektrikë në vendbanimet kryesore është i instaluar mirëpo për shkak të vjetrimit dhe të mungese së pajisjeve joadekuate në disa pjesë ka mungesë të rrymës.
Uji i pijshëm nga ujësjellësi qendrorë është përmirësuar mirëpo në pjesët rurale, banorët përdorin puset pasi që furnizimi i tyre ende nuk është i mundshëm.
Si problem kryesor në infrastrukturën dhe ambientin e komunës llogaritet të jetë sistemi i kanalizimit i cili gjendet në gjendje të mjerueshme. Ujërat e ndotura nga kanalizimi kanë ndotur lumin Ibër i cili shfrytëzohet si burim i ujit të pijshëm.
Rrjeti telefonik është i kyçur në atë të Serbis dhe është në një gjendje të dobët dhe përballet me ndërprerje të kohë pas koheshe. Ndërsa për rrjetin telefonik mobile funksionon vetëm përbrenda komunës dhe është treg i Mobtelit.
Deri vonë pas luftë në komun për "siguri" janë përkujdesur banorët e armatosur të ndihmuar nga bandat serbe të ardhura nga Serbia. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve. Policia ka shpallur konkurse për punënsim edhe të popullates serbë në rradhët e veta. Si do që të jetë der në këtë kohë për gjendjen e siguris ka shumë pak të dhëna dhe ato që janë vijnë nga bandat serbe me qender në Beograd.
Shih edhe
Bërnjaku
Kolashini i Ibrit
Liqeni i Ujmanit
Komuna e Zubin Potokut
Vendkalimi kufitar Bërnjak
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1208_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: zubinpotoku.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
Qarku Mitrovica
Zubin Potok - Ende nuk është integruar në AKK
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
OSCE Profile of Zubin Potok .pdf
OSCE Profile of Zubin Potok .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Zubin Potoku - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Referime
Qytete në Kosovë |
3640 | Leposaviqi (ose shqip Leposaviq, e njohur si Albanik/Albaniku) është qytezë dhe qendër e komunës me të njëjtin emër në pjesën veriore të Kosovës. Leposaviqi është i begatuar me pasuri natyrore dhe ka një vend ndodhje të mirë gjeografike si pikë lidhëse në mes të Kosovës, Serbisë dhe Sanxhakut.
Historia
Për Albanikun në kohën dardane nuk dihet po thuaj se asgjë përveç se në këtë trevë kanë jetuar fise Ilire. Në përgjithësi për Albanikun si vendbanim dihet shumë pak dhe atë nga burime jo serioze serbe. Por në përgjithësi thuhet se në këtë pjesë kanë qenë të vendosura zakonisht reparte ushtarake që nga koha romake. Nga hartat e lashta vërehet se kjo pjesë gjatë gjithë historisë ka qenë pjesë e përbashkët e Kosovës së sotme. Burimet e boshnjakëve të Sanxhakut të Tregut të Ri , thonë se kjo pjesë d.m.th pjesa e cila gjendet mbi veriun e Mitrovicës gjatë kohës osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut dhe në këtë pjesë kanë qenë të ndërtuara “rrugë tregtare” që kanë shërbyer atë kohë për tregti në mes të Mitrovicës dhe Tregut të Ri . Me gjithë këto pohime ata nuk kanë të dhëna se nga ku flitej për pjesë të Sanxhaku. Gjatë luftës terroristët serb kanë dëbuar nga kjo pjesë gjithë banorët shqiptarë.
Pas dëbimit të pjesës më të madhe të njësive të armatosura të terroristëve serb nga Kosova, banorëve serbë të ardhur nga Knini ju bashkëngjiten edhe serbë nga viset tjera të Kosovës, Sanxhakut dhe Rashkës, këta të fundit janë të regjistruar edhe si banorë të vendeve të tyre nga vijnë. Tani Leposaviqi dhe banorët e saj financohen dyfish. Në njërën anë marrin të ardhura nga qeveria e Kosovës ndërsa në tjetrën anë nga një fond i organizuar dhe financuar nga qeveria e Serbisë.
Shiko dhe këtë
Komuna e Albanikut
Zgjedhjet lokale - Albaniku
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1192_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: leposaviqi.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
Qarku Mitrovica
KK Leposaviq nuk është integruar në AKK
KK Leposaviq në Republikën e Kosovës
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profile of Leposavic .pdf
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Leposaviq - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Ansambli Kulturor "Kopaonik"
Qytete në Kosovë
Veriu i Kosovës |
3641 | Skënderaj ose Srbica (Cirilik serb: Србица) është qytet dhe komunë që ndodhet në Rajonin e Mitrovicës të Kosovës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Skënderajt ka 9,372 banorë, ndërsa komuna ka 50.858 banorë.
Është qyteti më i madh në rajonin gjeografik të Drenicës. Ai është i populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Pretendohet të jetë qyteti më i varfër në Kosovë. Është vendi ku filloi Lufta e Kosovës në vitin 1998 dhe të cilit i është bërë dëmi më i madh.
Historia
Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton që nga kohrat e lashta Ilire që dëshmohet me dokumentacionin paraprak të arkivave dhe që ka një parahistori si: Runiku Lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare Surigana: Kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë “Gjytet” (gërmadha) etj.
Skënderaj është qendra e një krahine ndër me rezistueset, në gjithë trojet shqiptare. Populli i saj i ngulitur që nga lashtësia në këto troje, gjithmonë deri në ditët e sotme ishte i prirur që të mos nënshtorhet ndaj asnjë pushtuesi pa marrë parasysh fuqinë e tij dhe gjithëherë duke pasur për motiv mbrojtjën e trojeve të tyre etnike.
Pra, Skënderaj është një nga qendrat dhe trevat më kryengritëse në të gjitha trojet shqiptare. Ai u ngrit kundër Perandorisë Osmane dhe me 1891, ia bëri rrafsh me tokë Sarajin që po ngrehte për administratën turke, pikërisht në Skënderajn e sotëm.
Në vitin 1912, Hasan Prishtina, edhe ky bir Drenice, me prejardhje nga Palaci i Skënderajt, mbajti fjalimin mobilizues pranë Kullës së Ahmet Delisë së Prekazit, trimat e të cilit fshat, në periudha të ndryshme kohore ndërruan ritmin monoton të historisë dhe mbeten në kujtesën e kombit si shembujt më tipik se si vdiset për t’u bërë tapia e kësaj toke.
Më 1912, Ahmet Delia i kundërvihet hordhive të armatosura serbe që terrorizonin fshatin me ç’rast vret disa ushtarë serbë. Nga kjo ditë, për kohë të gjatë ndërron kursi i sjelljes së policisë dhe ushtrisë serbe ndaj popullatës së pafajshme. Nuk hyhet kohë e pa kohë për të bastisur shtëpitë shqiptare.
Por jo vetëm Prekazi sfidoi pushtuesit e sidomos hegjemoninë serbe. E gjithë Drenica ishte log betejash në krye me Azem e Shotë Galicën në vitet e njëzeta kur hegjemonia serbe po bënte përpjekje të shpërngulë me terror shqiptarët për ta konolizuar atë me sllavë, e gjthë Drenica u përgjak në vitin 1945 ngase bijt e sajë po kuptonin fare mirë se po bëhej tradhëti dhe trojet shqiptare prapë po ngelnin nën thundrën sllave.
Më 1981, Tahir Meha, i po këtij fshati, tregon se si i dilet zot vatanit . Ngujohet në kullë dhe lufton derisa me tanke ushtria moderne jugosllave ia bën rrafsh me tokë kullën e Emin Latifit – gjyshit të tij dhe bashkëluftëtarit të Azem Galicës.
Ushtria Çlirimatare e Kosovës (UÇK) është themeluar në këto troje dhe me të vërtetë Skënderaj konsiderohet treva më kryengritëse e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.
Operacionet ushtarake të ushtrisë serbe në mars të vitit 1998 në Prekaz kundër udhëheqësit të UÇK Adem Jashari paraqesin fillimin e luftës së përgjakshme kundër pushtuesve serb. Adem Jashari, Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK-së) përfundimisht i bëri të ditur botës se sa është i lidhur për trualli dhe çfarë sakrificash në përmasa mitike është në gjendje të përballojë për lirinë e atdheut njeriu shqiptar e në veçanti shqiptari i Drenicës.
Gjeografia
Pozita gjeografike
Komuna e Skënderajt zë vend qendror në Drenicë, shtrihet në një sipërfaqe prej 378 km². Në veri kufizohet me Komunën e Mitrovicës, në lindje me Vushtrrin, në jugëperëndim me Drenasin (Gllogovcin) dhe Klinën, ndërsa në përendim me Burimin (Istogun). Nëpër Komunë kalojnë rrugë të rëndësishme automobilistike të cilat e lidhin me qendrat e tjera të Kosovës. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 44 48 V dhe 20° 47 19 L.
Territori i Komunës së Skenderajt ka konfiguracion kodrinoro-malorë me lartësi mbidetare mesatare prej 500–700 m, kurse pikën më të lartë e paraqet maja e Qyqavicës me lartësi 1 117 m.
Ka reliev të butë, përshkohet me lugina lumenjësh të vegjël, kryesisht dominon klimë e mesme kontinentale që karakterizohet me dimëra të ashpër, vera të thata me temperatura të larta e reshje të pakta, ndërsa ka një florë dhe faunë të pasur.
Në Komunën e Skënderajt banojnë mbi 50 mijë banorë ku 99% janë shqiptarë. Në strukturën e popullsisë kryesisht dominon mosha e re dhe atë: 47 % deri në moshën 20 vjeçare, 48 % nga 20-60 vjeçë, ndërsa vetem 5 % të moshuar mbi 60 vjeçë. Shtimi natyrorë ka një shkallë të lartë, mbi 28 promila me një shkallë të ulët të vdekshmërisë rreth 5 promila.
Komuna e Skënderajit si pozicion gjeografik gjendet në qendër të Kosovës, 50 km në veriperndim të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës.
Skënderaji si komunë është i përshirë në regjionin e Mitrovicës dhe është 20 km në juglindje të këtij qyteti.
Komuna e Skenderajit është në qendër të Kosovës dhe kufizohet me këto komuna të Kosovës:
Në Veri me Mitrovicën
Në Veriperëndim me Burimin (Istogun)
Në Perëndim me Klinën
Në Juglindje me Drenasin
Dhe në Verilindje me Vushtrrinë
Nëpër Komunë kalojnë disa rrugë me karkter të rrugëve nacionale si:
Në pjesën veriore rruga Pejë- Mitrovicë, e cila ka akse Lindje - Perëndim.
Rruga Skënderaj- Drenas-Komoran -Prishtinë, ka aks Veri-Jug dhe është rrugë me karakter nacional
Me karkter të rrugës regjionale është rruga Skënderaj - Klinë.
Gjithashtu Skënderaji është i lidhur edhe me një rrugë të kategorisë së IV me qytetin e Vushtrrisë.
Karakteristikat fizike –gjeografike
Karakteristikat gjeologjike
Sipas shënimeve të mëherëshme që janë shfrytëzuar për plane Urbanistike dhe të shënimeve tjera hulumtuese, toka e Komunës nga aspekti gjeologjik është e ndryshueshme ku mbizotrojnë argjilet laporike me thëngjill, me rërë dhe zhavor-pont, dhe në disa vendbanime toka është gëlqerore dhe humusore.
Karakteristikat Morfologjike
Komuna e Skënderajt gjendet në zonën ku lartësia mbidetare sillet prej 500 dhe 700 m. Me këtë lartësi ajo gjërësisht është e hapur nga jugu në drejtim të Drenasit dhe Fushës së Drenicës, me një hyrje në verilindje kah Mitrovica dhe në jugperëndim kah Klina, nga Rrafshi i Dukagjinit.
Në lindje të Skënderajt, ngritet terreni nga malet e Qyqavicës në një lartësi prej 1.091 m, ndërsa në veriperëndim me 1.117 m lartësi dhe me male të thata 1.750 m lartësi.
Në përgjithësi nga aspekti gjeomorfologjik mund të cekim se terreni i Komunës me vendbanime është i përshtatshëm dhe nuk paraqet ndonje faktor kufizues që do të pengonte shtrirjen e mëtejshme topografike.
Karakteristikat klimatike
Në komunën e Skënderajit si makroklimë mbizotëron klima kontinentale me verëra të nxehta dhe me dimëra shumë të ashpër dhe të ftohët. Meqënëse komuna ka një terren kodrinoro - malor me siguri ka edhe mikroklima të caktuara në pjesë të caktuara të territorit të saj, por në mungesë të një stacioni meteorologjik nuk ka të dhëna të sakta.Të dhënat për kushtet klimatike të komunës merren nga stacioni meteorologjik i Mitrovicës.
Temperatura mesatare vjetore është 10 shkallë Celzius
Muaji me i nxehët është korriku dhe gushti me 20.4 0C
Muji me i ftohtë është janari me – 1.3 4 0C
Maksimumi absolut arrihet në gusht me mbi 36.4 0C
Minimumi absolut arrihet në shkurt -25.24 0C.
Erërat dominante në Skenderaj kanë drejtimin e veriperëndimit. Erërat verore dhe pranverore fryejn nga jugu. Shpejtësitë mesatare më të mëdha të erërave janë:
Perëndimore 9.3 m/sec;
Verilindore 4.2 m/sec;
Veriperëndimore 3.8 m/sec;
Jugore 2.8 m/sec dhe
Lindore1.6 m/sec.
Në komunë gjatë vitit të reshurat mesatare janë 604,8 mm
Vjetorja maksimale 850.9 mm (të reshura)
Vjetorja minimale 394.9 mm (të reshura)
Ditët më të hershme 5.11
Ditët më të vonshme 3.05
Lagështia relative mesatare vjetore e ajrit është 71,4 %. Lagështia relative mesatare sipas stinëve në verë ështe 62,5 %, në pranverë 68,5 %, në vjeshtë 72,6 % dhe ne dimër 81,6 %.
Karakteristikat hidrografike
Terreni në të cilin është komuna e Skenderajt i takojnë slivit të Detit Adriatik. Në lindje të komunës rrjedh lumi Klina, rrjedha e majtë e Drinit të Bardhë. Në lindje dhe juglindje rrjedhin lumejtë Sitnica dhe Drenica.
Lumi “Klina” buron në fshatin Kuqicë dhe përshkon territorin në aksin veri jug dhe kalon nëpër tërë territorin e Komunës si dhe në qendrën e qytetit të Skënderjat me një rrjedhë të ngadalshme, me një thellësi mesatare dhe një gjatesi prej 40 km.
Gjithashtu nëpër territorin e komunës ka edhe një numër të madh përrockash të cilat në tërësi derdhen në lumin “Klina”.
Rrjedhat e lumenjëve nuk i rrezikojnë vendbanimet sepse ato deri më tani nuk kanë dalur nga shtrati i tyre.
Në territorin e Komunës së Skënderajit nuk egziston asnjë liqen, as natyrorë por as edhe artificial përpos disa rezervateve të ujit të cilët edhe ata janë në numër të vogël.
Karakteristikat Sizmike të Komunës
Komuna e Skënderajt bënë pjesë në dy zona sizmike:
Në zonën me dridhje prej VI shkallë të Rihterit dhe
Në zonën me dridhje prej VII shkallë të Rihterit
Në zonën prej VI shkallë të Rihterit bënë pjesë 5/6 e sipërfaqes së përgjithshme të Komunës në përgjithësi. kryesisht pjesa përendimore e komunës.
Në zonën prej VII shkallë të Rihterit bënë pjesë 1/6 e sipërfaqes së përgjithshme të Komunës kryesihst pjesa lindore e komunës.
Në bazë të karakteristikave gjeodezike dhe karkteristikave të zonës sizmike të Skënderaji paraqet një mesatare të dridhjeve sizmike.
Karakteristikat pedologjike
Komuna e Skenderajt shtrihet në terrenin me përbërje të llojllojshme pedologjike. Në bazë të shënimeve nga Plani Urbanistik i vitit 1974 shihet se territori i ngushtë i qendrës së qytetit ka një përbërje ranore, me prezencën e karbonateve, Aluvininë, ndërsa në pjesët tjera të terrenit të komunës përbërja e tokës është humusore dhe smonicë.
Kualiteti i tokës variron nga toka e klasit të parë deri te toka e klasit të V-stë.
Kategoritë e tokës
Sipas shënimeve katastrale dhe studimeve të mëhershme toka e komunës përfshihet në kategoritë I deri në VI si dhe tokën e pakategorizuar jopjellore (tokë shterrpë) Një pjesë shumë e vogël me afro 10 % të sipërfaqes së gjithmbarshme bënë pjesë në kategorinë e II-të dhe të I-rë, ndërsa pjesa dërmuese bënë pjesë në kat.e V dhe të VI.
Pasuritë natyrore të Komunës
Territori i Komunës së Skënderajt në pikëpamje gjeologjike nuk është hulumtuar mjaft, kështu që janë të nevojshme hulumtimet e mëtutjeshme në këtë drejtim.
Territori që përfshin komuna e Skënderajit nuk ka hulumtime të mjaftueshme nga aspekti gjeologjik andaj të dhënat që do ti japim me sa vijon nuk janë të gjitha të dhënat për pasuritë nëntokësore që mundë t’i këtë komuna.
Në bazë të hulumtimeve që janë bërë deri më tani komuna ka këto pasuri nëntokësore:
Gurë gëlqerorë
Argjil i kualitetit të lartë për punimin e matrialeve ndërtimore
Plumb dhe Zing (këto të dhëna janë marrë sipas disa hulumtimeve burimore sesa në bazë të hulumtimeve shkencore) dhe së këto zona janë në fshatrat e Bajës dhe Syriganës.
Xehet e Nikelit
Duke u bazuar në faktin se minera e Feronikelit nuk është larg nga territori i komunës sonë sipas disa të dhënave ka shenja se edhe në fshatrat e komunës së Skënderajit siqë janë: Qirez, Baks, Prellovc etj ka xehe nëntokësore por që duhet të bëhet një hulumtim shkencor i saktë.
Thëngjill
Sipas hulumtimeve të viteve 1983/84 nga instituti “INKOS” në kuadër të KEK-ut është bërë një hulumtim ku këto hulumtime kanë ardhur në përfundim se në fshatrat Polac dhe Prekaz të komunës së Skënderajt ka rezerva të thëngjillit prej 7.000.000 tonë në thellësi prej 10–15 m.
Kultura
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Skënderajt ka pasur 7 biblioteka publike me 68.344 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 20.253, derisa degët e saj në Likoc, Turizek, Runik, Klinë e Epërme dhe Prekaz i Epërmë kanë pasur 48.091 libra. Pas luftës të gjitha degët për rreth kanë qenë djegur nga "dora e zezë" serbe, por biblioteka kryesore në Skënderaj, pos disa dëmtimeve, ka mbijetuar. Si pasojë, të gjashtë degët me 48.091 libra kanë qenë djegur në këtë komunë.
Personalitete nga regjioni
Adem Jashari - Hero kombëtar
Ahmet Deliu - Hero kombëtar
Azem Galica dhe Shote Galica - Heronj të kombit
Hasan Prishtina - udhëheqës i kryengritjeve antiosmane dhe arkitekt i Shqipërisë Etnike
Hashim Thaqi - Kryeministër i Kosovës
Miftar Rreci - Hero kombëtar
[Tahir Meha]] - Hero kombëtar
Politika
Pas luftes se fundit ne Kosove, Skenderaj eshte udhehequr nga Partia Demokratike e Kosoves e cila i ka fituar zgjedhejt ne te gjitha rastet me mbi 85%.
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Ekonomia
Skënderaji ka qenë historikisht komuna më e varfër në Kosovë, me pak investime që janë bërë që nga koha e ish-Jugosllavisë. Ajo vuan nga aktiviteti i ulët ekonomik dhe papunësia e lartë e vazhdueshme. Bujqësia është industria kryesore lokale, por komuna nuk ka zhvilluar plotësisht tokën e punueshme ekzistuese. Sot, ekonomia lokale përbëhet nga ndërmarrje të vogla si dyqane dhe restorante familjare, ndërsa dy fabrika të privatizuara, një mulli tullash dhe mielli, punësojnë disa qindra njerëz. Sektori tjetër kryesor i punësimit është shërbimi civil i bashkisë.
Demografia
Shiko : Lista e ardhacakëve - Skënderaj
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1278_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: skenderaj.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Shiko dhe këtë
Lidhje të jashtme
KK Skënderaj
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profile of Skënderaj .pdf
OSCE Profile of Skënderaj .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Skënderaj - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë
Drenicë |
3642 | Burimi apo Istogu (serbisht: Исток Istok), është qytet në Kosovë dhe ndodhet në rafshin e Dukagjinit dhe bënë pjesë në regjionin e Pejës.
Pak histori
Artikulli kryesor Historia e Burimit
Kjo hapsirë ku sotë gjendet Istogu sipas arkeologëve ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta. Kështu në rrethinën është gjetur një varrëse punuar nga zejtarët Dardanë, koha e punimit nuk dihet mirëpo dihet që vegëza 15 centimetra e gjatë, paraqet një harkë (simbol i dhëmbit të syrit) dhe feçkë të derrit të egër.
Formimi i rrethit të Istogut
Rrethi i Istogut në kuptimin e sotëm administrativ është formuar më 1913, pas pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive serbo-malazeze. Po atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e popullsisë së këtij rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth është organizuar në gjashtë komuna: Istog, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan, Vrellë dhe Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një komunë me qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Istogut përafërsisht përputhen me ata të ish-Rrethit të Istogut me qendër në Istog, pos që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajit.
Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Istogut i ka takuar Sanxhakut të Pejës, pos kazasë së Istogut, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës (Ivangradi) dhe Gucisë.
Deri sot nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë për këtë vendbanim para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve. Gjurmë të këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në mesjetë dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër Rozhajë-Kullë e Istog e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së kësaj rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë vendbanimesh. Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë vendbanime të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e ngrohtë të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim ilirët dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Surigana (emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç, gjuhëtarët kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje ilire. Ky lum kalon nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te Zabllaçi derdhet në lumin e Istogut. Me hulumtime të tjera do të mund të dëshmoheshin edhe shumë toponime të tjera që i kanë shpëtuar sllavizimit.
Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike që këndej janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është shfrytëzuar mermeri i njohur i Banjës, i quajtur Oniks, me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa kisha në fshatrat buzë bjeshkëve të Istogut dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të faltoreve dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllav.
Rrethi i Istogut si gjithmonë ka qenë kryesisht i banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy regjistrimet e popullisë që i ka bërë Mbretëria Serbe Kroate Sllovene. Më 1913 Rrethi i Istogut ka pasur mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i Istogut ka pasur vetëm 20.159 banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar shqiptarë dhe vetëm 5.658 serbë.Familjet me te vjetra në Istog janë:Bytyqt,Jahaj-t(Ramëhysenet),Latifajt,Gusturanet etj..
Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit dhe gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur ish-Jugosllavia mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të organizuar shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë në favortë popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në favor deri në 20 për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë sllave në strukturën e përgjithshme të popullsisë së rrethit të Burimit.
Thuhet se emri "Istog" i'u vu qytetit nga më i vjetri i qyretit Isë Toga.Ky ishte nga familja e madhe e Ramëhysenëve të cilet ishin fisi i parë qe banoi Istogun. Ramëhysenet apo Jahajt e sotshëm kishin në pronësi pjesën më te madhe të qytetit. Fisi i tyre shtrihej rrëzë malit.Nga fisi i madh i Ramëhyseneve tani pasardhës janë Jahajt dhe nga farefisi i madh tani kanë mbetur vetëm 4 familje.
Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Burimit Istogu zë pozitën më veriore të Rrafshit të Dukagjinit. Merr frymë çlirshëm nga të gjitha anët. Nga veriu e ndajnë kreshtat e maleve të larta të Moknës, maja më e lartë e të cilave, Maja e zezë, shtrihet në lartësi deri në 2.155 metra. Pjesa fushore është tokë e plleshme dhe përshkohet nga tre lumenj relativisht të mëdhenj për kushtet e Kosovës. Lumi më i madh që kalon nëpër këto anë është Drini i Bardhë. Burimi i këtij lumi krasik është ndër burimet më të mëdha në Kosovë, nga i cili rrjedhin 30 m3 ujë në sekondë. Nga burimi i Lumit të Istogut, që ndodhet në afërsi të qytetit të Istogut, rrjedhin 3 m3 në sekondë, sa gjyma e këtij uji buron edhe nga burimi i Lumit të Vrellës. Pos këtyre lumenjve, në kohë të shirave janë të pasur me ujë edhe lumenjtë më të vegjël, si Bujena, Kujafçi, Shushica, Përroni i Sudenicës e ndonjë përrua tjetër me burim krasik. Fusha e gjerë që shtrihet ndërmjet këtyre lumejve është mjaft pjellore dhe me florë e faunë të vrullshme dhe me klimë të kënaqshme, mezokontinentale që është e përshtatshme për kultivimin e drithrave, të perimeve dhe të pemëve. Fusha shtrihet në kuotat më të ulta të lartësisë mbidetare në Kosovë, vetëm afër 350-400 metra. Përmes luginës së Drinit të Bardhë edhe këndej rrahin rrymat e ngrohta të klimës mesdhetare. Ndeshja e këtyre rrymave të ajrit me kreshtat e maleve të larta të Moknës ndoshta ka kushtëzuar që në Istog të fryejë era më e fortë e veriut në Ballkan. Kjo erë di të fryejë ndonjëherë me rrëmbim edhe deri në 150 km në orë, me ç'rast rrëzon edhe kulme shtëpish. Karakteristikë e kësaj ere të fortë është se frynë vetëm përgjatë rrëzes së bjeshkëve dhe në thellësi të fushës nuk hyn më shumë se dhjetë kilometra. Frynë përgjatë gjithë bjeshkëve, të thuash prej Runikut e deri në Radavc, e më e fuqishmja është në Istog dhe në fshatrat e tija më të afërta. Ka pasur raste që ka rrëzuar edhe shtëpi të ndërtuara nga materiali i fortë prej guri dhe tullash. Ky është një fenomen i rrallë natyror që nuk është studjuar deri sot.
Me matjet e temperaturave prej vitit 1925 deri më 1940 është dëshmuar se në Istog muaji më i ftohtë, me temperaturë mesatare 0,1 °C, ka qenë janari, ndërkaq muaji më i ngrohtë – qershori, me temperaturë mesatare 22,2 °C.
Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Burimit
GDP per Istog është tepër e ulët.
Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Burimit dhe Lista e ardhacakëve
Fshatrat
Baja
Banjica (Banjëza)
Belica
Bellopoja
Cerrca
Cërkolezi
Carralluka (Fushëmira)
Dobrusha (Drenusha)
Dragoleci
Dreja
Dubova E Vogël (Driloni I Vogël)
Dubrava (Drejana)
Gurrakoci
Gusari
Istogu
Istogu I Poshtem
Kaliqani
Kamenica (Temali)
Kashica (Drinasi)
Kërnina
Koshi
Kovraga (Krasniqaj)
Lubova (Thana)
Lubozhda (Nëngurra)
Lluga (Verrishta)
Llukafci I Begut (Begaj)
Llukafci I Thatë
Mojstiri
Muzhevina (Muzakaj)
Orrobërda (Arbana)
Osojani
Padalishta (Pemishtja)
Polana (Fushëpali)
Prekalla
Prigoda
Rakoshi
Staradrani (Dasam)
Sudenica (Gurrasi)
Suhogërlla (Syrigana ))
Shalinoci (Shala)
Shushica (Gashaj)
Syneja
Tomoci
Trubuhovci (Osmanaj Niti)
Tuqepi
Uça
Veriqi (Vërrini)
Vrella (Tedeli)
Zabllaci (Frashni)
Zallci
Zhakova (Dardha)
Kultura
Para masave shtypëse serbe (1990 - 1999), komuna e Istogut ka pasur pesë biblioteka publike me një numrër prej gjithsejt 48.070 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 29.440 libra, derisa degët në Vrellë, Banjë, Gurrakoc dhe Rakosh kanë pasur 18.630 libra. Gjatë pastrimit etnik të luftës serbe, librat e kësaj komune, po ashtu, kanë përjetuar shumë dëmtime. "Dora e zezë" serbe ka zhdukur dy biblioteka në Rakosh dhe Vrellë dhe ka dëmtuar librat dhe inventarin në bibliotekat e tjera. Në këtë komunë janë shkatërruar gjithësejt 26.990 libra.
Të tjera
* Telekomunikacioni
* Transporti
* Ushtria
* Pushim
..
Shiko edhe këtë
Fotografi të Burimit në Flickr
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1186_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: burimi.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006: KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Komuna e Istogut gjatë LNÇ, versioni i parë, në dorëshkrim, hartuar nën përkujdesjen e dr.Ali Hadrit dhe Millorad Vaviqit; cituar sipas:Rrustem Rugova; "Varret e përbashkëta", Rilindja, 1997, Prishtinë)
Lidhje të jashtme
KK Istog
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Istogu.net faqe e qytetarve te Istogut per Istogun
Istog
Qytete në Kosovë |
3643 | Klina (Cirilik serb: Клина) është një qytezë dhe komunë që ndodhet në Rajonin e Pejës në veriperëndim të Kosovës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Klinës ka 5,542 banorë, ndërsa komuna ka 38,496 banorë. Ndodhet në pikën e bashkimit të lumit Klina në Drinin e Bardhë. Simboli i Klinës janë Ujëvarat e Mirushës.
Historia
Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjendej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç'kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, dyndje e cila në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur "Shënime për popujt" shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku - "Desstinik". Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç'prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare. Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.
Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo datë si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i emblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina. Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme.
Gjeografia
Komuna e Klines shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42°37 18 V dhe 20°34 40 L.
Ekonomia
Demografia
Shiko : Lista e ardhacakëve - Klinë
Kultura
Në kohën e masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, 5 biblioteka në këtë anë kanë qenë mbyllur dhe të gjitha librat bashkë me inventarin janë larguar nga biblioteka kryesore e Klinës, ku librat janë shkatërruar, inventari është shitur dhe punëtorët janë përjashtuar nga puna. Disa kamionë me libra shqip kane qenë dërguar në fabrikën e letrës në Lipjan. Në atë anë, librat kanë qenë zhdukur, derisa librat në bibliotekën kryesore të Klinës kanë qenë dëmtuar shumë. Në këtë komunë, 5 degë, me gjithsej 30. 760 libra, kanë qenë zhdukur, derisa në bibliotekën kryesore janë dëmtuar 2.980 libra.
Mediat e huaja shkruajnë edhe për shitjen e tyre në perendim nga pala serbe për perfitime financiare. Egziston një nismë që të zëvendësohen dhe të mblidhen librat në biblotekat përkatëse por nisma ende nuk ka sjellë lëvizje të mëdha.
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1188_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: klina.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
KK Klinë
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
OSCE Profile of Klinë .pdf
OSCE Profile of Klinë .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Klinë - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë |
3644 | Dragashi ose Sharri (Cirilik serb: Драгаш, Dragaš), është qytezë dhe komunë që gjendet në Rajonin e Prizrenit të Kosovës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Dragashit ka 1,098 banorë, ndërsa komuna ka 34,827 banorë. Emri shqiptar Sharri është një referencë për Malet e Sharrit.
Historia
Dragashi u emërua sipas familjes fisnike mesjetare serbe me të njëjtin emër, e cila i shërbeu Dushanit të Fuqishmit (r. 1331-1355) dhe Uroshit të Dobtit (r. 1355-1371). Nga viti 1877 deri në vitin 1913, Dragashi ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Nga viti 1929 deri në vitin 1941, Dragashi ishte pjesë e Banovinës së Vardarit të Mbretërisë së Jugosllavisë. Nga viti 1941 deri në vitin 1999 Dragashi ishte pjesë e krahinës autonome të Kosovës në kuadër të republikës së Serbisë dhe pjesë e federatës jugosllave.
Komuna e Gorës dhe rajoni i Opojës (i bashkangjitur komunës së Prizrenit) mbetën të ndara gjatë periudhës së Millosheviqit. Gjatë luftës së Kosovës (1999), shqiptarët nga Opoja ikën në Shqipërinë fqinje me makina, kamionë dhe traktorë së bashku me të tjerët në këmbë dhe pas konfliktit u kthyen në shtëpi. Pas luftës, komuna e Gorës me shumicë gorane u bashkua me rajonin e banuar me shqiptarë të Opojës për të formuar komunën e Dragashit nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) dhe njësia e re administrative ka një shumicë shqiptare.
Qyteti i Dragashit është qendër rajonale dhe komunale për rajonin e Gorës dhe Opojës të komunës së Dragashit. Pas vitit 1999, Dragashi ka një popullsi të përzier gorane, të cilët jetojnë në lagjen e poshtme dhe shqiptarë në lagjen e sipërme që përbëjnë shumicën e banorëve.
Përveç qytetit multietik të Dragashit, goranët e Kosovës vazhdojnë të jetojnë në fshatra të banuara kryesisht nga komuniteti i tyre në Gorë dhe marrëdhëniet me shqiptarët mbeten të tensionuara. Shqiptarët jetojnë kryesisht në rajonin e Opojës. Martesa e përzier në mes të dy komuniteteve nuk ka me përjashtim të disa familjeve gorane që kanë emigruar në Prizren.
Gjeografia
Territori i komunës së Dragashit shtrihet në gjerësinë gjeografike veriore prej 41 52' 30" deri në 42 09' 03" dhe gjatësisë gjeografike prej 20 35' 39" deri në 20 48' 26". I gjithë territori është i rrethuar nga Malet e Sharrit, pastaj mali i Koritnikut, mali Gjalic dhe Cylen në drejtim të Prizrenit. Vetëm një pjesë e territorit në drejtim të Prizrenit është kodrinore me një pjerrësi relativisht të vogël me të cilën ky territor lidhet me pellgun e Prizrenit dhe përmes Prizrenit me botën.
Ekonomia
Punëdhënësit kryesorë në këtë zonë janë Komuna, Policia e Kosovës dhe kompanitë private si “KUK Commerc”, “Meka” dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.
Të gjitha kompanitë kryesore vendore kanë qenë më parë shtetërore dhe, si kudo në Kosovë, aktualisht janë nën përgjegjësinë e AKM-së. Strategjia origjinale e UNMIK-ut ndaj këtyre ndërmarrjeve publike konsistonte në kryerjen e një procesi të 'komercializimit'. Ky proces besohej se ishte mënyra më e mirë për të ringjallur ndërmarrjet, megjithëse asnjë investitor i huaj nuk vendosi të investonte.
Demografia
Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të bërë në vitin 2011, komuna e Dragashit ka 34,827 banorë. Bazuar në vlerësimet e popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2016, komuna ka 34,349 banorë. Popullsia e komunës kryesisht jeton në zonat rurale (97%).
Komuna është e ndarë në rajonet e Opojës dhe Gorës. Shumica e goranëve jetojnë në Gorë, ndërsa shumica e shqiptarëve jetojnë në Opojë dhe janë popullsi shumicë e gjithë komunës..
Për shkak të rrethanave gjeopolitike, disa nga goranët vendas me kalimin e kohës janë deklaruar si shqiptarë, maqedonas, boshnjakë, bullgarë myslimanë, serbë, turq dhe myslimanë (kombësi).
Kultura
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999,, komuna e Sharrit ka pasur 7 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 52.300 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 14.600 libra, derisa degët në Brod, Kurshevë, Breznë, Bellobradë, Bresanë dhe Blaqë kanë pasur 37.700 libra. Fatmirësisht, gjatë masave shtypëse serbe dhe luftës, librat nuk janë dëmtuar dhe është e vetmja komunë ku librat janë të paprekura. Së këndejmi, pas luftës, komuna e Sharrit ka 7 biblioteka me një numër prej gjithësejt 52.300 librash.
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1185_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: Sharri.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës : Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Referime
Lidhje të jashtme
KK Sharri
Asociacioni i Komunave të Kosovës
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharr - sharri.net
Qytete në Kosovë |
3645 | Suhareka (e njohur edhe si Suharekë, ose shqip Therandë/Theranda; ) është një qytet në pjesën jugore të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka 10,422 banorë, ndërsa komuna ka 59,722 banorë.
Historia
Periudha parahistorike dhe shekulli i vjetër
Me sa dihet, vendbanimet në lokalitetin e Suharekës datojnë nga parahistoria-koha e neolitit. Dëshmi për këtë janë gërmadhat e humta që gjenden në lokalitete të ndryshme të komunës. Më karakteristike janë gërmadhat ende të pahulumtuara në mes të shatrave Sopi dhe Reçan, në vendin e quajtur Dubyqak. Lokaliteti i pasur arkeologjik është edhe vendi i quajtur Hisar që jendet pranë magjistrales Suharekë-Prizren. Përveç objekteve lëvizëse, në Hisar janë gjetur edhe objekte arkitektonike. Në Hisar, sikurse edhe në shumë lokalitete arkeologjike të Shqipërisë e në vise të tjera të Kosovës, dëshmohet ilirizmi dardan. Kultura e Hisarit gërshetohet me kulturat e Ballkanit qendror dhe me ato të viseve bregdetare. Hisari është një kompleks vendbanimi që i takon kohës së neolitit e të kohës së hekurit. Janë bërë edhe zbulime të tjera arkeologjike të periudhave të ndryshme historike dhe në vendbanimet tjera. Janë zbuluar sidomos tuma ilire në shumë vendbanime të kësaj komune. Territori i komunës së Suharekës është burim i rëndësishëm arkeologjik. Pothuajse në çdo lokalitet të vendbanimeve të sotme ka gjurmë të vendbanimeve të vjetra të periudhave të ndryshme. Janë gjetur edhe gjurmë të shumta të kulturës materiale. Popullsia, vendbanimet dhe në tërësi treva e kësaj komune sikurse edhe trevat tjera shqiptare gjatë të kaluarës historike pësuan mjaft nga pushtuesit e ndryshëm. Shumë vendbanime u shkatërruan, rrënuan, u dogjën etj. Në këtë trevë banonin dardanët, fis ilir. Kosova në antike quhej Dardani. Territori i Dardanisë antike përfshinte edhe Shkupin, Velesin, Kumanovën e Nishin e sotëm. Pushtimet romake shkaktuan shumë pasoja, jo vetëm nga aspekti politik, por edhe ekonomik. Në këtë drejtim pësuan vendbanimet posaçërisht ato të fortifikuara, që ishin të njohura në atë kohë si dhe fortifikatat mbrojtëse të popullatës iliro-dardane. Gjatë luftërave të gjata kundër ilirëve, romakët shkatërruan shumë vendbanime ilire.
Shekulli i mesëm
Pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, pastaj një kohë edhe bullgar, tokat shqiptare nga fundi I shekullit XII pjesërisht u pushtua nga serbët. Stefan Dushani, gjatë shekullit XIV në perandorinë e vet përfshinë edhe pjesën më të madhe të tokave shqiptare. Hapësira shqiptare vazhdimisht vinte duke u ngushtuar. Pasi erdhi në pushtet, ky sundimtar ndërmjet kishës filloi edhe përndjekjen dhe persekutimin e shqiptarëve katolik. Ndërmjet fesë mundohej të bënte asimilimin e popullatës shqiptare. Në këtë periudhë të sundimit mesjetarë serb u bë edhe përvetësimi i kishave katolike shqiptare. Me ardhjen e sllavëve, edhe në këto treva harta toponomastike e kësaj treve ndryshoi fytyrë rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare të vendbanimeve, të personave dhe të tjera u zëvendësuan më emërtime të reja sllave.
Shekulli i ri
Në Betejën e Kosovës kundër turqve, më 1389 (fundi i shekullit të mesëm), këto treva ranë në sundimin osman. Shqiptarët morën pjesë aktive në anën e koalicionit ballkanik. Pushtimi osman nuk e ndryshoi në thelb fizionominë e strukturës etno-kulturore të nacionalitetit shqiptar në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, megjithatë solli në vete ndryshime të rëndësishme në planin politik, ekonomik, shoqëror e ideologjik. Defterët osman e burime të tjera japin shënime të rëndësishme jo vetëm për trevat shqiptare dhe më gjerë, por edhe për territorin e komunës së sotme të Suharekës. Gjatë kësaj periudhe, Suhareka, por edhe vendbanimet tjera të kësaj komune, kanë luajtur një rol me rëndësi, pasi që ka pasur një pozitë të mirë gjeostrategjike. Një kontribut të madh banorët e kësaj ane e kanë dhënë edhe gjatë luftërave të vitit 1688-1689, kur Pjetër Bogdani organizoi një kryengritje, ku mblodhi rreth 10 mijë kryengritës në luftë kundër Perandorisë Osmane. Popullate e kësaj ane kishte marrë pjesë edhe në luftëra tjera kundër pushtetit osman si në luftën e kryengritësve boshnjak në krye me Hysejn Gradashçeviqin në vitin 1831. Suksesi i boshnjakëve filloi me pjesëmarrjen e gjerë të shqiptarëve nga Kosova të cilët në masë të konsideruar ishin për luftë e çlirim kombëtar të shqiptarëve, në fillim me elemente të vetëqeverisjes lokale, çka në esencë ishte politika e lëvizjes së udhëhequr nga Mustafa pashë Bushati. Ndër pasuesit më të dalluar të kësaj lufte kryengritëse ishte Mahmud pashë Rotulla, muhafiz i Nishit dhe pashë i Prizrenit, në kuadrin e të cilit ndodheshin fiset shqiptare të Suharekës, Astrazubit etj. aradhet e të cilit luftuan në anën e boshnjakëve kundër Vezirit të Madh në Kosovë por që kësaj radhe u thye. Në kohën e krizës lindore fqinjët e shqiptarëve, Serbia, Mali i Zi e Greqia përpiqeshin t’i pushtonin tokat shqiptare, ndërsa me ndihmën e Fuqive të Mëdha deri diku ia arritën qëllimit. Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera, dëshmohet se në territore të Sanxhakut të Nishit, që nga antika e deri në shekullin XIX, ekzistonte një vazhdimësi e popullsisë shqiptare. Mirëpo, sikurse edhe në territoret e tjera, këtu kishte lëvizje të mëdha të popullsisë, sidomos asaj shqiptare. Disa familje shqiptare të dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, u vendosën edhe në fshatrat e trevës së kësaj komune, siç ishin: Popolani, Javori, Sopia, Tërrni, Mushtishti, etj. Pas dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga Sanxhaku i Nishit gjatë dimrit të viteve 1877-78 dhe pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, këto territore shqiptare të Sanxhaku i Nishit të Vilajetit të Kosovës i jepen Serbisë. Kjo popullatë e Kosovës, duke përfshirë edhe trevën e Suharekës, merr pjesë aktive në organizimin e mbrojtjes dhe i kundërshton aneksimet e tokave shqiptare dhe vendimin e Fuqive të Mëdha. Lidhja e Prizrenit u formua me nëndegët e saj me 10 qershor të vitit 1878, në mbrojtje të tokave shqiptare nga pretendimet pushtuese. Treva e Suharekës u bë arenë luftimesh pasi që nëpër të kalonte rruga kryesore për Prizren. Po në këtë rrugë ushtritë osmane u ndeshën me qëndresën heroike të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 1881, ekspedita e Dervish Pashës arriti edhe në këto territore. Në kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, Suhareka me rrethinë dha një ndihmesë të madhe në rrugën për formimin e shtetit të pavarur shqiptar. Pas rënies së Perandorisë Osmane, më 28 nëntor 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, Kosova dhe pjesët tjera shqiptare u okupuan nga ushtria serbe dhe malazeze. Po ashtu edhe me riokupimin e këtyre trevave nga pushteti i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1918, vazhdoi synimi i realizimit të planeve hegjemoniste - nacionalizimin dhe serbizimin e Kosovës. Sipas shënimeve, në territorin e Rrethit të Podgurit prej vitit 1926-1938 janë vendosur 120 familje kolone me rreth 600 antarë (595 serb, 5 kroat). Mirëpo ky numër është shumë më i madh, pasi që shumë kolonë që kishin ardhur si nëpunës, xhandarë dhe detyra të ndryshme shtetërore nuk janë regjistruar. Në territorin e komunës së Suharekës kolonët u vendosën në këto vendbanime: Duhël, Grejkoc, Studençan, Gjinoc, Topliçan, Leshan, Nëpërbisht, Semetisht, Mushtisht, Rreshtan, Shirokë, Tërnë, Suharekë, Savrovë dhe Dubravë. Pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave (në periudhën e Luftës së Dytë Botërore), territori i Suharekës me rrethinë në fillim ishte nën pushtimin italian, kurse pas kapitullimit të saj në vitin 1943 u vendosën trupat gjermane të cilat qëndruan deri në fund të vitit 1944. Treva e komunës së Suharekës dha një konrtibut të çmuar në çlirimin e mbarë Kosovës. Pas luftës së Dytë Botërore Kosova hyri sërish në një epokë të re të sundimit të Serbisë dhe të Jugosllavisë Socialiste. Pas luftës filloi një rindërtim dhe zhvillim i ngadalshëm. Qyteti i Suharekës dhe fshatrat e saj fituan një fizionomi të re të zhvillimit dhe të ndërtimit. Ishte një fazë e transformimit në aspektin ekonomik, politik, shoqëror etj. Kriza tjetër fillon të shfaqet pas vitit 1981 kur Serbia fillon aktivizimin e planeve hegjemoniste të njohura më parë, ndërsa me 1989 e suprimoi autonominë e Kosovës. Periudha e okupimit zgjatë deri në vitin 1999 ku edhe përfundon me luftë.Burimi: “Vendbanimet e Kosovës—Suhareka”, Dr. Jusuf Osmani, Prishtinë, 2003
Periudha e okupimit zgjatë deri në vitin 1999, kur Kosova çlirohet nga Serbia pas luftës së UCK dhe intervenimit nga forcat e NATO-s. Lufta në komunën e Suharekës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz. Përvec dëmeve të pakompensueshme në njerëz, dëme shumë të mëdha janë shkaktuar edhe në pasurinë materiale. Ekzodi i popullatës ka shkaktuar edhe migrimin e përhershëm të shumë familjeve në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi. Por, shumica e refugjatëve janë kthyer për të jetuar në Kosovë duke dhënë një kontribut të madh në rindërtimin e komunës. Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillimi, së bashku me drejtoritë e Arsimit, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Kulturës, si dhe Ekonomia e pyjeve dhe KMDLNJ, ka bërë mbledhjen e të dhënave mbi ndërtesat e djegura dhe evidentimin edemeve materiale të shkaktuara. Nga gjithsej 11855 shtëpi të evidentuara para luftës, gjatë luftës janë djegur 9893, apo 83.45% me një vlerë të dëmeve të llogaritur në shumën prej 216milion e 160 mijë Euro. Nga 44 vendbanime sa ka Suhareka, vetëm njëri prej tyre ka mbetur i paprekur, ndërsa të tjerët janë djegur tërësisht ose pjesërisht. Raporti i Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim dhe Zhvillim ka specifikuar të gjitha llojet e dëmeve - dëmet në objektet e banimit, pajisjet shtëpiake, dëmet në objektet industriale, të bizneseve dhe bujqësisë, dëmet në objektet shkollore dhe të shëndetësisë, trashëgimisë kulturore, objektet fetare. Vlera e dëmeve të tilla është shumë e madhe 491,1428,494.90 €—dhe kjo shumë paraqet afërsisht 100 fishin e buxhetit aktual të Komunës, së Suharekës. Dëme të pa çmueshme janë humbjet në njerëz duke përfshirë të gjitha grupmoshat dhe gjinitë –fëmijë gra dhe pleq, pa dallim. Këto humbje reflektohen edhe në zhvillimin ekonomik, pasi që policia dhe ushtria serbe ka qenë e përqendruar në shkatërrimin e klasës intelektuale dhe asaj ekonomikisht të aftë gjë që ka zvogëluar mundësitë reale të përparimit të shpejtë ekonomik të komunës së Suharekës. Megjithate periudha e rindërtimit të pasluftës, ka treguar vitalitetin e popullatës dhe përkushtimin që pasojat e luftës t’i tejkalojë sa më shpejtë. Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare—donatorët e mdryshëm nga mbarë bota—qeverite dhe organizata joqeveritare, organizatat e Kombeve të Bahkuara, objektet e banimit janë rindërtuar, ose ndërtuar të reja gjë që ka mundësuar kthimin e shpejtë të refugjatëve dhe fillimin e një jete të re për ata të cilët kanë humbur të afërmit dhe pasurinë e tyre. Burimi: “Dëmet e luftës në komunën e Suharekës nga ofensiva luftarake serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999”, Kuvendi i Komunës Suhareke, Drejtoria per planifikim, rindertim dhe zhvillim, 2006
Politika
Partia udhëheqëse në Suharekë tradicionalisht është LDK-ja.
Shiko dhe këtë
Foto galeria
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1202_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: Theranda.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profile of Shtime .pdf
OSCE Profile of Shtime .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Theranda - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë |
3646 | Malisheva (serbisht: Малишево Mališevo) është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës.
Historia
Llapushë është nocioni tjetër me të cilin është i njohur territori i komunës së Malishevës. Lashtësia e Malishevës si vendbanim dëshmohet edhe me prezencën e tumës ilire në vetë qendrën e Malishevës, dëshmi kjo që jep të kuptohet se Malisheva ka qenë vendbanim i hershëm ilir bashkë me vendbanimet tjera në komunë, që janë shtrirë përgjatë lumit Mirusha. Historikisht, qendra administrative politike ka ndryshuar edhe në aspektin e emërtimit edhe në aspektin e selisë. Në kohën e pushtimit turk të këtyre territoreve, përmendet Bajraku i Astrazubit, që për nga shtrirja shkonte deri në vijën hekurudhore prej Murës në veri e deri në Mrasor në perëndim. Më vonë e hasim emërtimin Rrethi i Rahovecit, që kapte të njëjtin territor.
Pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti lokal fillimisht u organizua në fshatin Banjë dhe në fshatin Kijevë, për tu transferuar pastaj më 1960 në Malishevë. Në këtë mënyrë Malisheva për herë të parë bëhet qendër administrative-politike. Më 1965 komuna e Malishevës shpërbëhet nga pushteti I atëhershëm jugosllav. Për herë të dytë komuna e Malishevës u formua si qendër
komunale në vitin 1986, për të vazhduar deri në vitin 1991 kur pushteti serb e shpërbëri përsëri. Pas luftës, me rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/45, Malisheva u formua prapë si njësi e pavarur komunale, .de jure. e barabartë me të tjera komuna në vend.
Malisheva qysh para dy shekujve kishte filluar të ndërtohet. Ne fillim parashihet se kishte pesë shtepi. Pozita e mirë gjeografike, në territorin e Kosovës dhe në veçanti në regjionin e Llapushës, filloj të ndërtohet nga popullata e ardhur nga vendet përreth. Malisheva në vitin 1988 fitoi statusin e Komunës por pas 3 viteve i hiqet dhe iu kthye në vitin 1999-2000, ajo tani njihet si komunë nga Kuvendi i Kosovës.
Turizmi
Komuna e Malishevës, edhe pse është komuna më e pazhvilluar e vendit, ka potenciale natyrore për të zhvilluar një degë të veçantë të ekonomisë - turizmin.
Disa nga pikat ku mund të orientohet zhvillimi i turizmit në komunë janë: Hapësira përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, e cila, përkundër infrastrukturës së pazhvilluar përcjellëse, ka shumë visitorë të vendit dhe nga jashtë. Relievi i rrjedhjes së lumit, me ujëvarat unike që krijon, është një xhevahir i vërtetë turistik. Shpella e flladit në fshatin Panorc, e cila gjendet në afërsi të lumit Mirusha, është tjetër xhevahir turistik i komunës. Aktualisht vetëm 945 m gjatësi të kësaj shpelle janë hulumtuar Stalaktitet dhe stalagmitet e saj, me bukurinë që kanë, mahnitin vizitorët e rastit, të cilët gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje. Në fshatin Temeqinë është zbuluar një shpellë e cila ende nuk eshtë hulumtuar thellësisht në të por sipas disa hulumtimeve thuhet se përfishin një hapsirë të madhe të malit Shkoza dhe se ka strukturë e cila do të jetë një pikë turistike e cila gjallëron fshatin dhe komunën e Malishevës.
Në fshatin Banjë gjendet burimi i ujit termal me kapacitet 250-300 l/sec. Mbi këtë burim të ujit është ngritur pishina me sipërfaqe 2000 m2, e cila çdo sezon vere është në shfrytëzim për freskim dhe organizim të garave të notit nga të interesuarit. Pishina ka vizitorë të shumtë, jo vetëm të komunës por edhe nga mbarë vendi. Uji i kësaj pishine ofron edhe mundësi shërimi nga një numër i caktuar i sëmundjeve të lëkurës. Temperatura konstante e ujit gjatë tërë vitit është 22 °C. Mendohet që në të ardhmen e afërt ky vend të shndërrohet në vend turistik për rekreacion, sport dhe rehabilitim. Malet e Berishës janë atraksion tjetër turistik, jo vetëm për banorët e komunës. Me llojllojshmërinë e florës dhe faunës së tyre, tërheqin shumë vizitorë për piknik malor. Vende interesante për tu vizituar
Pishina e Banjës në fshatin Banjë; Shpella e Flladit, në fshatin Panorc; Ujëvarat e Mirushës, në fshatin Llapqevë; Ura e Rabaxhive, në fshatin Bubël; Malet e Berishës, në fshatin Berishë; Varrezat e Dëshmorëve, në Malishevë dhe në fshatin Kleçkë, etj.
Gjeografia
Pozita Gjeografike
Komuna e Malishevës ka një sipërfaqe prej 306.3 km2, dhe shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 28 58 V dhe 20° 44 45 L. Ajo kufizohet: në veri me komunën e Klinës dhe të Drenasit, në lindje me komunën e Lipjanit dhe të Therandës, në jug me komunën e
Therandës dhe të Rahovecit, dhe në perëndim me komunën e Rahovecit dhe të Klinës. Qendra
komunale e Malishevës, si njësi administrative territoriale, përbëhet nga 39 njësi kadastrale dhe
44 vendbanime, përfshirë këtu edhe vetë qendrën komunale. Komuna e Malishevës shtrihet në anën
perëndimore të Kosovës. Meqenëse ka largësi përafërsisht të njëjtë nga të gjitha qendrat tjera regjionale, mund të thuhet se ajo shtrihet në pjesën qendrore të saj.
Bazuar në këtë fakt, banorët e saj nuk gabojnë që e thërrasin qytetin e vet “ Zemra e Kosovës”.. *Qendra Regjionale për Malishevë është Prizreni, me një distancë prej 44 km. Largësia nga kryeqendra e Republikës së Kosovës-Prishtina është 49 km. Pozita në qendër të Republikës së Kosovës dhe konfiguracioni i përshtatshëm i terrenit, komunës së Malishevës i mundëson të ketë lidhje komunikimi të mira me tërë vendin. Territori i komunës është kryesisht kodrinor-malor. Format më të shpeshta të hasura në relievin e saj janë hurdhat dhe shpellat. Atë e përshkon pellgu i lumit Mirusha, me toka të rrafshëta e pjellore në të dy brigjet e saj. Komuna rrethohet edhe me masivin malor të Drenicës, me pikën më të lartë mbidetare të saj prej 1,057 m tek maja e Kosmaqit dhe 1,006 m tek maja e Koznikut. Në territorin e komunës së Malishevës dominon klima e mesme kontinentale, që karakterizohet me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Temperaturat maksimale arrihen gjatë verës, mesatarisht +24.6 °C, ndërkaq ato minimale shfaqen në janar, në vlera mesatare -10 °C. Të reshurat atmosferike sillen prej 511–1108 mm në vit.
Fshatrat e Komunës së Malishevës = Gajrak, Drenoc, Vërmicë, Carrallukë, Tërpezë e Poshtme, Balincë, Llazicë, Mleqan, Plloqicë, Golluboc, Kijevë, Bubavec, Damanek, Bubël, Qypevë, Panorc, Llapçevë, Turjakë, Lubizhdë, Mirushë, Gurbardh, Burim, Dragobil, Astrazup, Maxharrë, Jançisht, Shkozë, Guriç, Pagarushë, Marali, Kërvasari, Banjë, Bellanicë, Temeqinë, Senik, Bardh, Lladroc, Tërpezë, Berishë, Fshat i Ri.
Demografia
Shiko : Lista e ardhacakëve - Malishevë
Kultura
Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Malishevës ka pasur 5 biblioteka publike me 40.800 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 13.000 libra, derisa degët në Kijevë, Bajë, Bellanicë dhe Lubizhdë kanë pasur 27.800 libra. Gjatë kësaj kohe dhe luftës, librat janë shkatërruar plotësisht në këtë komunë, dhe tash janë vetëm 1096 libra në degën e bibliotekës në Kijevë, derisa bibliotekat e tjera nuk ekzistojnë fare. Kjo komunë është një nga komunat më të dëmtuara në lidhje me librat. Tani po thuaj se nuk ka ndonjë bibliotekë publike që funksionon si e tillë.
Në bazë të të dhënave demografike për komunën, rreth 25% e popullatës nga numri i përgjithshëm i saj i takon grupmoshës prej 15-25 vjeç. Në Malishevë, janë në përfundim e sipër ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, Pallatit të Sporteve dhe fushës së futbollit të madh. Malisheva e ka edhe Bibliotekën e Qytetit, e përcjell me disa biblioteka tjera nëpër fshatra. Në Komunën e Malishevës, janë të organizuara dhe funksionojnë disa shoqëri artistike dhe klube sportive.
Uji dhe kanalizimi
Në Komunën e Malishevës, me sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve, i menaxhon, Ndërmarrja Regjionale “Hidroregjioni jugor”, me seli në Prizren. Furnizimi me ujë të pijshëm në komunë është pjesërisht i zgjidhur. Në territorin e komunës ka 112 km sistem të ujësjellësve, në 18 fshatra ( 41% të fshatrave). Komuna (qendra komunale) bashkë me 4 fshatra, furnizohen nga i njëjti sistem i ujësjellësit (ujësjellësi publik), nga burimi i Banjës me sistem të pompimit. Ndërsa ekzistojnë edhe 10 ujësjellës tjerë individual që furnizojnë fshatrat me ujë nga burimet e afërta, prej të cilëve 6 janë gravitor (rënie e lirë), dhe 4 tjerë funksionojnë me sistem të pompimit.
Shërbimet publike komunale
Në komunën e Malishevës funksionojnë shtatë ndërmarrje publike të cilat merren me menaxhimin e shërbimeve publike nga fusha të ndryshme, ato janë: NK .Lumi. e cila merret me menaxhimin e mbeturinave; Nj. Hidroregjioni Jugor .Syri i Kaltër. e cila merret me menaxhimi I ujërave; Njësia e KEK-ut e cila menaxhon energjinë elektrike; Njësia e PTK-së e cila ofron shërbimet e Postë Telekomunikacionit; Stacioni i autobusëve i cili organizon transportin e udhëtarëve; Ekonomia e pyjeve e cila merret me menaxhimin e pyjeve; Stacioni i veterinarisë që menaxhon me shërbimet veterinare.
Politika
Kuvendi Komunal i Malishevës përbëhet nga 31 anëtarë, të cilët janë të ndarë nga këto Subjekte Politike
Nisma - 11 anëtarë
PDK-ja - 8 anëtarë
LDK-ja - 8 anëtarë
Lëvizja VETËVENDOSJE! - 2 anëtarë
AAK-ja - 1 anëtar
AKR-ja - 1 anëtar
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
një qytet me vende te bukura rekreativo-sportive
si : kanjonet e lumit Mirusha.
Shiko dhe këtë
Foto galeria
Ne këtë qytezë funksionon edhe një radio e vetme e quajtur "Radio Malisheva" pra me emrin e kësaj qyteze. Drejtor i kësaj radioje është Habib Zogaj. Gazetari me mbi tridhjet vite përvojë pune ne radiogazetari si : Radio Gjakovë, Radio Prishtina, ndër themeluesite Radio Kosova e lirë, në gazetën Kosova sot në televizionin Opinion dhe autor i dy veprave : "Miftar Hasani" dhe albumin me foto te krimit dhe gjenocidit serb mbi popullsinë e pafajshme shqiptare "Krimi dhe mbijetesa.
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës:
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: malisheva.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
KK Malishevë
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profile of Malishevë .pdf
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Malisheva - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Referime
Qytete në Kosovë |
3648 | Fushë Kosova (ose Fushë Kosovë, serbisht Косово Поље/Kosovo Polje) është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës. Komuna i takon Regjionit të Prishtinës ajo është formuar në vitin 1989 nga një pjesë e Komunës së atëhershme të Prishtinës. Sot është një nga komunat më dinamike e cila po përjeton ndryshime të mëdha urbanistike.
Qyteza ndodhet përafërsisht 6 km në jug-perëndim të qendrës së Prishtinës. Demografia e kësaj komune ka ndryshuar në dekadat e fundit. Në kohët e fundit e sidomos pas trazirave të marsit popullsia serbe është kocentruar në fshatrat Uglare Bresje dhe Graçanicë.
Historia
Kushtet relativisht të mira natyrore në të kaluarën, pozita e mirë gjeografike, pasuritë natyrore dhe kushtet e përshtatme klimatike për zhvillimin e gjuetisë, blegtorisë, bujqësisë dhe më vonë edhe të degëve të tjera, si dhe relievit që mundësonte sigurinë, lokaliteti i këtij vendbanimi ishte i banuar që në kohët më të lashta, në shekullin e VII p.e.r (Bardhi i Madh), neoliti (Harilaçi) etj. nga banorët vendës iliro-dardanët. Pastaj i banuar edhe nga koha antike e mesjetare si Ulari (Uglari), Kumanova (afër Vragolisë), Bardhi i Vogël, Harilaçi etj. Këtë e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike në lokalitetet e kësaj komune.
Sikurse edhe vendbanimet tjera të Kosovës ashtu edhe në territorin e kësaj komune gjatë të kaluarës historike, janë zhvilluar ngjarje të ndryshme. Ky territor që nga lashtësia ishte i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Nga fundi i shek. XII u pushtua nga serbët. Ndërsa në të shekullit XIV u pushtua nga osmanet. Në territorin e Livragolisë(Vragoli), u zhvillua edhe Lufta e Dytë e Kosovës, në vitin 1448, ndërmjet ushtrisë osmane dhe hungareze.
Gjatë kësaj periudhe, vendbanimet e kësaj komune, kanë luajtur një rol me rëndësi, pasi që kanë pasur një pozitë të mirë gjeostrategjike.
Duhet theksuar se në Kosovë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, janë vendosur disa familje çerkeze, të dëbuara nga atdheu i tyre Çerkestani në Kaukaz. Ato u vendosen në Kosovë në mes të viteve 1860-1864. Disa nga ato familje u vendosën edhe në territorin e sotëm të komunës së Fushë Kosovës, siç janë fshati Sllatina e Madhe, Miradi e Epërme, Bardhi i Madh, Mesbardh, Uglar etj..
Gjeografia
Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike 42°63 V dhe 21°12 L. Komuna e Fushë Kosovës shtrihet ne 99 km2.
Komuna e Fushë Kosovës përbëhet nga këto njësi kadastrale: Fushë Kosovë, Albanë e vogël, Albanë e madhe, Bardh i madh, Bardh i vogël, Mesbardh, Harilaq, Henc, Gurshkabë, Miradi e poshtme, Miradi e epërme, Livragonë, Lismir,Nakaradë , Kuzmin.
Në përputhje me propozimin e Ahtisaarit Kuvendi i Kosovës ka nxjerr ligj me të cilin fshatrat Uglarë dhe Batuse shkëputen nga teritori i komunës.
Territori i Fushë Kosovës ,sipas shënimeve të vitit 1987,përfshinë 16 zona kadastrale me sipërfaqe 9.573 ha, 63 ari, 24 m2, përkatësisht 96 km2.
Komuna e Fushë Kosovës zë pozitën qendrore të Rrafshit të Kosovës. Shtrihet në përendim të qendrës të Kosovës - Prishtinës,rreth 4–5 km,larg saj, apo më mirë të themi, tani është bashkuar me të. Kufizohet në lindje me komunën e Prishtinës, në jug me komunën e Lipjanit, në përendim me komunën e Drenasit dhe në veri me komunën e Kastriotit.
Fushë Kosova është nyja kryesore e komunikacionit hekurudhor të Kosovës. Nga qendra komunale degëzohen rrugët hekurudhore për në Mitrovice e më tutje në veri,për në Shkup e më tutje në jug, në verilindje për në Prishtinë, trevën e Llapit e më tutje në verilindje me Nishin, në përendim për në Pejë dhe në jugpërendim në Prizren. Tani kjo komunë është edhe qendër e komunikacionit ajror. Në fshatin Albanë e Madhe ( Sllatinë e Madhe) që nga viti 1965 është hapur Aeroporti i Prishtinës.
Lartësia mesatare mbidetare e territorit të kësaj komune është 530–550 m. Relievi është kryesisht fushor që shtrihet rreth lumit Sitnica dhe Drenica, kurse një pjesë e vogël e territorit në përendim është kodrinoro-malor, që përfshinë malin Golesh (Harilaq), Blinishtë (Albanë e Madhe) dhe Gospojë (Bardhi i Madh). Nga aspekti pedologjik ,tokat në këtë territor janë më tepër toka të zeza të quajtura smolicë,rreth lumit janë disa rrafshina aluviale dhe disa teraca liqenore. Pra, tokat janë mjaft pjellore dhe të përshtatshme për zhvillimin, kryesisht të bujqësisë.
Kjo trevë ka klimë të theksuar kontinentale. Veçoritë themelore të kësaj klime janë se stinët e verës e bëjnë me temperaturë të lartë dhe të thatë, ndërsa ajo e dimrit është e ftohtë dhe relativisht më e lagështë. Pranvera dhe vjeshta janë stinë të ndryshueshme. Në territorin e kësaj komune kalon lumi Sitnica, ku në fshatin Livragonë derdhen në të, Lumi Drenica dhe Gracanka, kurse afër fshatit Kuzmin - Prishtevka. Këta lumenj janë elemente të rëndësishme të fizionomisë së peizazhit të territorit të Fushë Kosovës.
Ekonomia
Një pjesë e zonës industriale e Prishtinës gjendet në teritorin e Komunës së Fushë Kosovës. Para luftës komuna ka pasur disa objekte industriala si KBI Miradia, Fabrika e Mishit por pas privatizimit nuk janë në prodhim.
Komuna e Fushë Kosovës është e pasur me begatintë natyrore të cilat paraqesin bazën objektive për zhvillimin e përshpejtuar të kësaj treve.
Kjo komunë posedon me sipërfaqe tokësore: tokë punuese 7670 ha, kopshte 591 ha, pemtari 97 ha, livadhe-kullosa 522 ha,pyje 3670 ha2. Shikuar nga mënyra e shfrytëzimit të hapësirës,konstatohet se pjesa më e madhe e territorit është tokë bujqësore me mbi 60%, ku zhvillimi i bujqësië si sektor i poasçëm në komunën e Fushë Kosovës ka parakushte reale për një zhvillim më të sukseshëm, meqenëse boniteti i tokës është mjaft pjellor. Roli i bujqësisë në zhvillimin e komunës është i madh,e sidomos kur dihet lidhëmeria e saj me kapacitetet prodhuese dhe përpunuese të industrisë së komunës.
Sipërfaqja poseduese e livadheve,terreni i përshtatshëm për kullosa si dhe interesimi i vazhdueshëm i fermerëve për blegëtorinë dhe shpezëtarinë janë potenciale të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në fshat.
Shumë banorë serbë e malazezë,kolonë të vendbanimeve kolone sllave,në Drenicë por edhe të fshatrave të tjera, për shkak të kushteve më të mira për jetesë,mundësia e punësimit e tjerë ndikoi që ata të vendosën në Fushë Kosovë dhe në vitet e para të Jugosllavisë Socialiste shtohet numri i serbVve dhe malazezëve.
Nga aspekti ekonomik, në vitet e para të ish Jugosllavisë Socialiste,sikurse edhe vendbanimet tjera,ishte një fazë e stagnimit,apo të një zhvillimi të ngadalshëm. Mirëpo, me zhvillimin e komunikacionit, Fushë Kosova u shndërrua në nyje kryesore të komunikacionit hekurudhor të Kosovës. Nga ky vendbanim degëzoheshin të gjitha rrugët hekurudhore të Kosovës, si në veri e jug, ashtu edhe në verilindje e perëndim etj. Edhe pasuritë xehtare me xehen e linjitit në Bardh të Madh,ndikuan në zhvillimin e xehtarisë. Në vitet e fundit u ngrenë edhe disa kapacitete të industrisë së tekstilit. Në këtë peridhë, vendbanimet e kësaj komune përjetusn njv transformim të zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor, arsimor, shëndetsor etj. Kështu që Komuna e Fushë Kosovës krijoi kapacitete të konsiderueshme për prodhim,për përpunim dhe për qarkullim.
Në territorin e kësaj komune,përkatësisht në fshatin Albanë e Madhe (Sllatinë e Madhe) është ndërtuar aeroporti, i cili në deceniet e fundit është shndërruar në një qendër ndërkombëtare të komunikacionit ajror.
Gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta pati ndryshime të ndjeshme të strukturës ekonomike, në favor të zhvillimit të industrisë, gjë që bëri të mundshme nxitjen e mëtutejshme të veprimtarive ekonomike dhe joekonomike. Kjo ndikoi në rritjen e të punësuarve në organizatat ekonomike dhe joekonomike, të cilat realizonin të ardhura të konsideruara, rezultate afariste e më këtë edhe përmirësimin e standardit të banorëve në përgjithësi.
Me suspendimin e autonomisë së Kosovës dhe pushtimin klasik nga forcat ushtarake e policore, më 1989 nga Serbia, filluan të rrënohen të gjitha të arriturat e deriatëherëshme. Me vendosjen e masave të dhunshme, filloi largimi nga puna, së pari i kuadrave, e pastaj pothuajse i të gjithë shqiptarëve të punësuar në objektet ekonomike, joekonomike, në administratë etj. Me anë të integrimeve të ndryshme të ndërmarrjeve në territorin e Kosovës, edhe në këtë komunë me ato tV Serbisë, me qëllim të shfrytëzimit dhe të plaçkitjes së pasurisë të krijuar me mund për shumë vite, filloi shkatërrimi i bazës materiale. Në këto kushte të rënda gjendja e banorëve të kësaj komune u keqësua tepër, filloi të bie standardi jetësor etj.
Demografia
Shiko : Lista e ardhacakëve - Fushë Kosovë
Në strukturën demografike të komunës së Fushë Kosovës përpos dyndjeve natyrale dhe ekonomike kanë luajtur një rol të madhe dhe vendosja e popullatës për shkaqe të tjera si kolonizimi serb rreth 396 familje dhe vendosja e popullsisë refugjate nga Toplica e pjesë tjera të perandorisë Osmane si Sanxhaku i Tregut Ri dhe Bosnja.
Në tabelat e më poshtme janë mbledhur disa shënime dhe të dhëna që tregon shkallen e manipulimit me numrin e popullsisë gjatë viteve. Kështu p.sh edhe pse regjistrimi i popullsisë në vitin 1991 nga popullsia shqiptare ishte bojkotuar agjencia e statistikave të regjimit Jugosllav në Beograd e ka prezantuar një regjistrim të imagjinuar politik në të cilin siq shihet nga tabela më se 2,960 banorë të etnive tjera janë regjistruar si serbë dhe në të njëjten kohë është fryer numri i banorve serbë dhe zvogluar numri i shqiptarëve të imagjinuar në regjistra. Llogaritet që me mbështetjen e agjencive ndërkombëtare agjencisë kosovare për statistika është arritur një nivel evropian në këtë lëmi dhe numrat e prezantuara nga kjo agjenci janë njëherit më të besueshëm edhe pse kjo agjenci ende nuk ka arritur të bëjë regjistrimin e popullsisë dhe pasurisë së patundshme.
Nisur nga fakti se territori i Komunës së Fushë Kosovës gjithmonë ishte një hapësirë gjeografike, që ofronte mundësi të mëdha ekzistenciale, është e qartë se edhe lëvizjet e popullsisë drejtoheshin për vendosje dhe për të jetuar në këtë trevë. Këtë e dëshmojnë faktet pothuajse gjatë periudhave historike, e posaçërisht në deceniet e fundit. Pozita e mirë gjeografike, afërisa me qendrën administrative, kulturore, universitare etj. me Prishtinën,qendrën industriale Kastriotin (ish Obiliqin),Mihjen Sipërfaqësore në Bardh të Madh,mundësia për punësim, ndikoi që Fushë Kosova dhe fshatrat përreth të rriten dhe të zgjerohen. Kështu Fushë Kosova shndërrohet në qendër industriale, nyje e komunikacionit dhe me këtë u bë edhe tërheqës për gravitimin e popullsisë, sidomos nga viset e ndryshme të Kosovës, të Kosovës Lindore, të Maqedonisë etj. Edhe në fshatrat e afërta po ashtu u vendos një numër i madh i banorëve nga viset e ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj. Pra, të gjitha ato ndikuan që territori i Fushë Kosovës të ketë një dendësi më të madhe të popullsisë në Kosovë.
Në anën tjetër,disa kolonë serbë e malazezë, duke gjetur vende më të mira të punës, banesa në Prishtinë si dhe në qendra të Serbisë,duke e shitur pasurineë, që ia kishte dhuruar pushteti agrar,me çmime të majme popullatës shqiptare, fillori ta lëshoj Fushë Kosovën dhe disa vendbanime tjera. Në vend të tyre vendoset popullata shqiptare e ardhur nga viset e ndryshme të Kosovës, e sidomos të Kosovës Lindore. Kështu që sot, popullata shqiptare e Fushë Kosovës dhe e disa fshatrave të tjera është nga viset e ndryshme,sidomos nga Presheva, Medvegja, Gallapi, Llapi, Anadrini, Llapusha, Drenica etj.
Zhvillimi i hovshëm i këtij vendi vendbanimi, ndikoi në rritën e tij.Kështu që vendbanimet e tanishme Bresja,Uglari,por edhe Nakra, Lismiri tani edhe Prishtina janë bashkuar me të.
Në kohën e Jugosllavisë Socialiste,pas ndryshimeve kushtetutare,kur gjendja politike dhe e sigurisë u ndryshua,disa banorë serbë e malazezë, filluan t'i shesin pronat, disa nga ato të marra nga pushteti agrar falas dhe të shpërngulen në qendrën e Prishtinës,kurse disa edhe jashtë Kosovës, në rajonet dhe në qytetet e ndryshme të Serbisë.
Numri i banorëve të qendrës komunale të Fushë Kosovës, sidomos të atij shqiptar disa më ditë shtohej, ndëra i atyre serbe e malazeze,për shkak të shpërnguljes pakësohej. Kjo më së miri vërehej me shtimin e numrit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të këtij vendbanimi.
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 dhe në bazë të parashikimeve në territorin e Komunës së Fushë Kosovës kishte 32.500 banorë, nga të cilët 17.357 shqiptarë, 8.346 serbë, 898 malazezë, 1.675 myslimanë, 49 turq, 37 kroat dhe 3.384 romë.\
Në kushtet e krijuara politiko-shoqërore të pozitës së Kosovës në ish federatën jugosllave, vendbanimet e kësaj komune përjetojnë një transformim të dukshëm, i cili zgjati deri në fund të viteve të tetëdhjeta.
Duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar politike në atë kohë, në Jugosllavinë Socialiste, sidomos pas vitit 1981, atëherë pushteti serb me metoda të ndryshme perfide mundohet të pengonte këtë zhvillim. Ajo ,me moton e kthimit të serbëve dhe të malazezëve të shpërngulur nga Kosova,përdori masat më radikale ndaj rinisë e intelegjencës shqiptare,me burgosje,me vrasje dhe me largimin nga puna e deri te marrja e autonomisë,kurse në fund edhe të zbatimit të territorit më të egër ndaj popullatës shqiptare në vitet 1998-99.
Popullata shqiptare ,edhe pse ishte në pozitë më të vështirë,në krahasim me travat tjera të Kosovës,në forma të ndryshme i bëri rezistencë kësaj politike shoviniste serbe,të udhëhequr nga disa lider serbo-malazezë të dirigjuar nga beogradi. Shumë të rinjë nga kjo popullatë u inkuadruan në rezistencë të armatosur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,disa prej tyre ranë dëshmorë të kmbit.
Pushteti serb, policia, ushtria dhe paramilitarët e saj,përveç masakrave,vrasjeve,dhunimeve etj.,ndaj popullatës shqiptare,filluan dëbimin masovik të banorëve shqiptarë nga vatrat e tyre. Popullata me dhunë u dëbua nga shtëpitë,u dërguan kryesisht në Shqipëri,Maqedoni e gjetiu. Nga aty u shpërndan nëpër vende të ndryshme të botës. Nga popullata e Fushë Kosovës, një pjesë e vogël, e sidomos e fshatit Bardhi i Vogël, ishte zënë peng në fshat. Ndaj popullatës së kësaj treve,sikurse edhe të trevave tjera të Kosovës,u bë një pastrim etnik. Mirëpo, pushteti serb edhe përkundër kësaj, nuk arriti qëllimin e caktuar. Falë angazhimit edhe përkrahjes së forcave progrescive botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleancës Veriatlantike- NATO-s,angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë sonë Çlirimtare,popullatës në tërësi, ushtria,policia e forcat paramilitare serbe të mundura e lëshuan Kosovën, e bashkë me ta edhe kriminelët dhe vendorët,që kishin bashkëpunuar me ta.
Popullata shqiptare u kthye në vatrat e veta. Filloi një jetë e re në Kosovë. Atë jetë të lirisë që me mijëra vjet e dëshironin dhe luftonin për te. Edhe popullata e kësaj komune u kthye në vratrat e veta duke vazhduar jetën e re, në kushtet e reja të krijuara, në liri. Filloi faza e rindërtimit dhe e zhvillimit. Mirëpo,lufta në këtë trevë si dhe në tërë Kosovën la pasoja të tmerrshme. Sipas disa burimeve, nga pasojat e luftës së fundit, të vitit 1999, nga ana e agresionit, sipas Raportit të Këshillit Komunal, Komisionit për HCL dhe persona të humbur në territorin e Komunës së Fushë Kosovës është një gjendje e tmerrshme. Janë të vravë dhe të humbur 165 persona civil per fatin e të cilëve nuk dihet asgjë (23 të vrarë dhe të djegur në 8 shtëpi), 62 të vravë dhe të varrosur, 18 të vravrë dhe të pavarrosur, 61 të zhdukur.
Pas kthimit të poullatës në shtëpitë e veta, ende pa filluar të arrijnë ndihmat nga Bashkësia Ndërkombëtare, banorët filluan punën rreth ndërtimit dhe meremetimit të shtëpive të banimit. Me fillimin e arritjes së ndihmave nga Oragnizatat Qeveritare dhe Organizatat Joqeveritare ndërkombëtare të shumë vendeve të botës, puna në këtë drejtim u intensifikua edhe më shumë. Kështu që sot shumë vendbanime kanë marrë pamjen e mëparshme. Menjëherë,pas kësaj,në kushtet e reja të krijuara politike u bë konstituimi i organeve komunale. Tani,komuna është njësi territoriale - administrative në të cilën qytetarët realizojnë vetëqeverisjen e tyre në pajtim me dispozitat e Rregullores mbi vetëqeverisjen lokale të Kosovës nr.2000/45. Pra,Komuna rregullon dhe udhëheq çështjet publike në territorin e vet dhe siguron një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e territorit të saj.
Fushë Kosova në vitin 2001 ka pasur këtë gjendje: 7 vendbanime, 5.866 banorë, 479 shtëpi, 19 shkolla etj.
Pas mbarimit të luftës, organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organece komunale dhe të oragnizmave të tjerë, një prej objektivave të organizmave vendore dhe atyre qendrore shkencore,kulturore,politike etj. të Kosovës ishte edhe standradizimi i emrave të vendbanimeve të Kosovës. Në nivel të Kosovës është formuar Komisioni Qendror për Standrardizimin e Emërvendeve, ndërsa në nivel të Asambleve komunale janë formuar komisionet komunale. Në bazë të studimeve të gjithanshme shkencore, historike,gjuhësore etj. komisionet në fjalë kanë aprovuar Listën e merave të vendbanimeve të Komunës së Fushë Kosovës.
Sot territorin e Komunës së Fushë Kosovës e përbëjnë këto vendbanime:
Albana e Madhe (Sllatina e Madhe)
Albana e Vogël(Sllatina e vogël)
Bardhi i Madh
Bardhi i Vogël
Batusa
Bresja
Fushë Kosova
Grabosi
Harilaçi
Henci
Kuzmini
Lismiri
Livragona (Vrogolia)
Mesbardhi (Pomozotini)
Miradia e Epërme
Miradia e Poshtme
Nakra (Nakarada)
Uglari
Kultura
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Fushë Kosovës ka pasur 4 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 49.250 librash. Biblioteka kryesore ka pasurr 19.500 libra, kurse degët në Bardh i Madh, Sllatinë… kanë pasur 29.750 libra, por gjatë luftës, "dora e zezë" serbe ka zhdukur 13.500 libra dhe biblioteka në Bardhi i Madh nuk ekziston më fare. Po ashtu, bibliotekat në Fushë-Kosovë dhe Sllatinë janë të dëmtuara.
Klubet dhe Infrastruktura sportive në Komuneë e Fushë Kosovës :
Klubet:
Klubi I Futbollit ”Fushë Kosova”
Klubi I Futbollit ”Ardhmëria”
Klubi I Boksit ”Fushë Kosova”
Klubi I Basketbollit ”Fushë Kosova”
Klubi I Volejbollit(F) ”Fushë Kosova”
Klubi I Karates ”Fushë Kosova”
Klubi I Kick-Box-it “Fushe Kosova”
Klubi I Atletikës ”Fushë Kosova” Fushë Kosovë
Klubi I Atletikës ”Kalaja” Bardh I Madh
Klubi I shahut ”Fushë Kosova”
Objekte sportive:
Salla e Sporteve Fushë Kosovë - Fushë Sportive me bari
Salla e sporteve Fushë Kosovë(paraperfundimit) -Fushë Sportive me bari
Salla e sporteve Bardh I Madh(paraperfundimit) - Fushë Sportive me bari
Salla e Sporteve Sllatinë e Madhe (para perfundimit)
Kompleksi I fushave Sportive-Sllatina e vogël
Tri fusha sportive me bari sintetik ne Fushe Kosove
Fushë Sportive me bari sintetik Vrogoli
Fushë Sportive me bari sintetik –Harilaq
Fushë Sportive me bari sintetik-Sllatina e Madhe
Fushë Sportive me bari sintetik- Bardhi i Madh
Aktivitetet:
Konferenc prezantimi I Planit të Veprimit
Shperndarja e pamfletave kunder dukurive negative
Mbrëmje argetuese per te rinjet
Shtrimi I nji iftari per vullnetaret
Shiko dhe këtë
Foto galeria
Burim i të dhënave
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006: KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Referime
Lidhje të jashtme
KK Fushe Kosova
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë
Vendbanime në Kosovë |
3649 | Lipjani (serbisht: Липљан Lipljan) është qytet në pjesën qendrore të Kosovës.
Historia
Si vendbanim, Lipjani njihet që nga periudha romake, si vend i rëndësishëm.Perveq Lipjanit Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte Ulpiana, e cila ndodhej në verilindje në largësi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës bizantine në Lipjanin e sotëm.
Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashëm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, përrreth luginës së lumit Sitnicë, qyteti ishte i vogël deri në vitin 527, kurë ka pasur emrin Ulpiana. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë të qytezës janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente - epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.
Me zhvillimin e industrisë – minierës në vendbanimin e Janjevës, u bë e njohur edhe Prishtina, që deri atëherë nuk ishte e njohur. Kështu me kalimin e kohës, Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë në kuptim lokal.
Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës nga francezët, në fund të shek. të kaluar (1873-1874), Lipjani ishte një fshat i rëndomtë, i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave, dhe disa dyqane zejtare, kështu që deri në fund të shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk, kjo pjesë e re e Lipjanit fitoi pamjen e një qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formën e qarshisë rreth vitit 1890, kurse kjo pjesë e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.
Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afër stacionit hekurudhor, në pjesën lindore të të cilit ekzistonin disa shtëpi që nga viti 1890. Mirëpo, me përfundimin e Luftës I-rë Botërore është rritur numri këtyre shtëpive. Ishin shtëpi me karakter fshati. Pas luftës Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perëndimore. Ndërtimet e para individuale fillojnë në pjesën përgjatë rrugëve Prishtinë-Shtime – Ferizaj, ndërsa më vonë edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri në vitin 1912, në kohën e sundimit turk ka qenë në përbërje të Vilajetit të Kosovës, që është shtrirë deri në Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parë Botërore) Lipjani mbetet në pjesën e Kosovës, e cila ka qenë e sunduar nga Bullgaria.
Me funksionimin e hekurudhës Kosovë-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca në treg në qendra, si Mitrovicë, Ferizaj dhe Lipjan, të cilat ndikuan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.
Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani. Në 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesës tjetër përreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndërtime individuale gjithashtu përfshihet edhe pjesa në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës për në Prishtinë.
Në veri të vendbanimit janë ngritur objektet publike dhe bujqësore, derisa në rrugën për Magurë ngriten objektet kolektive të banimit. Në kuadër të Lipjanit hynë edhe qyteza e vjetër e vendbanimit të Janjevës, e cila përfshin pjesën qendrore nga ana veriore – malore e Komunës së Lipjanit, ndërsa nga aspekti tregtar më shumë gravitohej nga Prishtina.
Në vitin 1918 fillon ndarja në Banovina. Lipjani ka qenë njësi nën prefekturën e Prishtinës, kurse qendra e Banovinës ka qenë në Shkup. Mandej Lipjani hyri në kuadër të rrethit të Graçanicës me seli në Prishtinë, kurse si qytet Lipjani është shpallur në vitin 1920. Nga viti 1925 bëhet një organizim i ri me këshilla lokalë: Shalë, Janjevë, gushtericë, Babush i Muhaxherëve, Magurë dhe Lepi. Lipjani ka qenë qendër e këtyre këshillave lokale, me kryetarin e këshillave lokale nën prefekturën e Prishtinës deri më 1941.
1 )*Marrë nga shënimet e gjetura në Planin urbanistik për qytetin e Lipjanit 1986
Gjeografia
Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qendrore të Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Koordinantat gjeografike te kesaj komunë shtrihen rreth 42°31 48 V dhe 21°08 19 L. Përmes territorit të komunës rrjedh lumi Sitnica, përreth dhe përgjatë të cilit shtrihen sipërfaqet më të plleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari bujqësore intensive. Gjithashtu, kjo komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të rajonit si;
Lipjan – Prishtinë 16.2 km
Lipjan – Mitrovicë 52.2 km
Lipjan – Prizren 57.2 km
Lipjan – Gjakovë 96 km
Lipjan – Pejë 87.1 km
Lipjan – Podujevë 46 km
Lipjan – Ferizaj 25 km
Lipjan – Gjilan 50 km
Lipjan - Aeroporti i Prishtinës 15 km ( vijë ajrore 6 km).
Territori i komunës së Lipjanit shtrihet në mes të gjerësisë gjeografike veriore 42o 44’- 42o-52’ dhe të gjerësisë lindore prej 18o30’-18o45’. Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenëse aeroporti gjendet në territorin e komunës dhe është nga qendra vetëm 15 km largësi. Kjo pozitë e territorit të komunës, si dhe e vetë qytetit Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Përmes territorit të komunës së Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.
Territori i Komunës së Lipjanit kufizohet:
nga veriu dhe verilindja me komunën e Prishtinës;
nga veriperëndimi me komunën e Fushë – Kosovës;
nga perëndimi me Komunën e Drenasit dhe të Malishevës;
në jug perëndim me Komunën e Shtimës;
nga jugu me komunën e Ferizajt dhe nga lindja me Komunën e Gjilanit dhe atë të Artanës.
Në raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet në vendin e 7 sipas numrit të banorëve, në bazë shënimeve nga viti 1981. Në planin hapësinor të Kosovës në kuadër të qendrave tjera të mëdha, Lipjani, me sipërfaqen që posedon, është paraparë si venbanim i rangut III nga aspekti urban.
Në raport me vendbanimet në kuadër të territorit të saj, Lipjani është qendër e komunës me karakteri të qytetit, ndërsa Magura dhe Janjeva janë me karakter qyteze dhe sipas PH të Kosovës kanë karakter sekondar.
Relievi
Relievi i territorit të komunës së Lipjanit pjesa më e madhe e sipërfaqeve janë rrafshina me 44.53 %, nga ana jug-perëndimore 10.98 %,të lindjes 4.03 %, pjesa veriore si më negative është kryesisht në terrenet e larta rreth 5.78 %,verilindore 7.96% dhe veri-perëndimore 6.71%.Territori i komunës së Lipjanit gjendet në lartësinë mbidetare mbi 500m ose 43.0 % të sipërfaqeve(bruto) gjinden në pjesën e rrafshët do të thotë gjer në 600 m të lartësisë mbidetare të cilat janë edhe më të përshtatshme për prodhimtarinë bimore. Kështu që në kuadër të këtyre sipërfaqeve gjendet numri më i madh I vendbanimeve, rrugëve, objekteve ekonomike dhe objekteve të tjera si dhe lumenjve me degët e tyre të cilat përfshijnë rreth 6 % të territorit të përgjithshëm të Komunës.Në aspektin topografik të përthyeshmërisë së terrenit pjesa qendrore dhe kryesisht pjesa fushore katopografi të but, ku ekuidistanca me dy izohypseve 10m është disa qinda metra, ndërsa pjesët lindore dhe perendimore të komunës karakterizohet me përthyeshmëri të madhe të terrenit të përbër nga disa qindra rrjedhe ujore kryesisht të përkohshme.
Ndërtimi gjeologjik
Morfologjinë e relievit të hapsirës së Lipjanit si dhe e kosovës e kan përcaktuar fuqit e brendshme dhe të jashtme gjatë një kohe të gjatë gjeologjik.Krijimi i hapsires së Lipjanit nuk mund të shikohet si hapsir e ndarë nga ajë i Kosovës.Territori i Kosoves i takon sistemit orogjenik të Tetisit i rrudhosur në depozitimet e formuara gjatë mesozoikut dhe pjesërisht kenozoikut.Ndertimi gjeologjik i Lipjanit përbëhet kryesisht prej shkëmbinjve metamorfik si mermerve,kuarciteve,duniteve,gëlqerorve marrin pjesë edhe formacionet e reja si depozitimet ranore dhe rëra argjilore e rrafshinave aluviale të lumit Sitnica dhe degëve të saj. Në të dy anët e lumit Sitnica mbi rrafshinat aluviale janë të përhapura sendimentet liqenore të pliocenit. Ato janë të përfaqësuar me argjila ranore dhe mergele. Si një rezultat i një ndertimi gjeologjik të llojllojshëm kemi një larmi të mineraleve të metaleve: rezervat e xehes së Nikelit, pjesërisht Hekurit, Kromit, Kobaltit etj, pastaj kemi rezervat e lëndëve të para jometalore, rezervat e magnezitit, duniteve, materialeve të ndërtimit gëlqerorëve , rërave kuarcore, rërave dhe zhavorreve.etj.
Hidrografia
Në aspektin hidrografik ujrat ne komunen e lipjanit i takojn pellgut të Detit të Zi, ndërsa lumenjët më të mëdhenjë janë lumi Sitnica dhe Drenica të cilët janë edhe nën degë të lumit Ibër. Në përgjithësi rrjeti hidrografik është i pasur dhe me potencial ujorë të varfër, i kushtëzuar nga sasia e vogël e reshjeve mesatare shumvjeqare (600mm). Lumi Sitnica është lumi më i madhë në komunë e lipjanit i cili degët më të zhvilluara i ka në anën lindore, ndërsa degët kryesore hidrografike të anës lindore janë: Lumi Janjevka, Lumi i Zhegovcit, Lumi i Gadimës dhe Lumi Sazlisë ndërsa, në anën perendimore lumi më i zhvilluar është Lumi i Vërshevcit. Sasitë më të mëdha të të reshurave janë gjatë muajit prill dhe maj, prandaj periudha pranverore është ajo kur paraqiten vërshimet dhe kur kemi edhe paraqitjen e kënetave, posaçërisht në tokat të cilat nuk e lëshojnë ujin.
Klima
Rajoni i Komunës së Lipjanit ka klimë të mesme kontinentale me dimra relativisht të butë dhe verëra mesatarisht të nxehta dhe te thata. Temperaturat mesatarja vjetore e Lipjanit, është rreth 10.5 gradë celsius sipas IHMK, kështu që në visët malore, zbritin në 9 gradë celsius. Muajt më të nxëhtë janë korriku dhe gushti më tempëraturë mesatare 20,6 dhe 20,5 gradë celsius, ndersa më i ftohti është janari më –1,4 gradë celsius. Maksimumi apsolut i tempëraturës së ajrit është në gusht 37,3 gradë celsius, ndersa minimumi –26,0 gradë celsius.
Tokat
Tipet më të përfaqësuara të tokave në territorin e Komunës së Lipjanit janë smonicat me më tepër se 25.24% të cilat me përjashtim të smonicave të eroduara sipas cilësive të veta dhe karakteristikave prodhuese janë toka mjaft të mira, të thella, kryesisht të përbërjes së argjilës së pasura me humus dhe Kalium aktiv. Pjesët në të cilat janë të koncentruara vendbanimet janë toka aluviale. Në perëndim dhe veri të vendbanimeve janë zonat që përmbajnë tokat të tipit smonicë. Në verilindje të vendbanimit janë pjesët me smonicë jo-karbonate. Pjesa më e madhe e tokave I përkasin klasës së bonitetit II, III dhe IV.
Në territorin e Komunës së Lipjanit tokat e klasës së bonitetit (I) dhe (II) përfshijnë 23% të sipërfaqes së përgjithshme bujqësore. Struktura e sipërfaqeve është relativisht e përshtatshme meqenëse në tokat bujqësore bëjnë pjesë më tepër se 60 % e sipërfaqes së përgjithshme të territorit të Komunës, ato pyjore rreth 35 % dhe në tokat jo pjellore 19 % të cilat i takojn klasëve të bonitetit VII dhe VIII, të cilat nuk janë të përshtatshme për prodhimtarinë bujqësore të cilat do të kishin leverdi ekonomike, ato toka janë nën pyje ose të zhveshura të cilat mund të shfrytëzohen për aktivitete industriale duke respektuar kushtet mjedisore.
Trashëgimia natyrore dhe kulturore
Monumenti më i rëndësishëm natyror në komunë është shpella e Gadimes e cila tashmë është pikë joshëse e turizmit. Ajo që e e bën këtë shpellë më unike është mermeri i paraqitur natyror dhe pjesët horizontale të kristalit në tavanin e shpellës. Prej trashëgimis natyrore është uji termal në fshatin baincë,rezervati blinaja,bukurit e bukura të pejsazheve shalë-kleqkë dhe vargmalet e zhegovcit. Në komunën e Lipjanit ekzistojnë vetëm disa monumente historike apo gërmadha historike.Pjesët më të vjetra historike datojnë që nga koha e Ilirëve shekulli 5 dhe 3 para erës sonë, duke pasuar më pastaj gërmadhat e romakëve nga shekulli 3 dhe 4. Monumentet më të vonshme datojnë nga koha e mesjetës. Ndërsa vetëm disa monumente historike datojnë nga koha otomane. Objektet historike me rëndësi të veçantë kulturore janë:Qytetza në fshatin Gadime e Epërme,Bicë,Kleqkë,Kisha e Noter Damit Lipjan Rrënojat e Manastirit Sllovi,Xhami e vjeter në Shalë dhe Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeçovit në Jnajevë.
Turizmi
Zona malore e komunës shquhen me potencial të madh turizmit të bazuar në natyrë si rezervati blinaja,bukurit e bukura të pejsazheve shalë-kleqkë dhe vargmalet e zhegovcit.Monumentet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, paraqesin pikat e atraksioneve turistike. Shpella e Mermertë në Gadime si qendër e kosovare e monumentit natyrorë paraqet një atraksion të veqant kombëtarë dhe ndërkombëtarë.Mbajtja e orëve letrare“Shtjefën Gjeqovi”si dhe monumente dhe objekte tjera e bëjnë Janjevën një lokalitet të shkqëlqyeshëm turistik.Turizmi rural është i lidhur me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në zonat e lartë kemi edhe fermer të zhvilluar të cilët mund të ofrojnë shërbime të akomodimit duke dhënë me qira dhoma ose shtëpi të vogla për ata që dëshirojnë të shfrytëzojnë shërbimet cilësore të bujqësisë dhe blegtorisë, natyrës dhe gjahut.
Ekonomia
Lipjani ka ni pozitë shum të përshtatshme në të gjitha aspektet.
Komuna e Lipjanit ka një pozit atraktive për zhvillimin e aktiviteteve të branshave të ndryshme .Lipjani pra si paralagje e Prishtinës ,me një infrastruktur të mir rrugore , ku e pershkojnë dy magjistralet kryesore ,nyja e randsishme hekurudhore dhe aeroporti nderkombëtar ,krijojn një baz të mir per zhvillimin e aktiviteteve qoft prodhuese .trgtare sherbyese dhe idustris perpunuese si dhe me fushen e gjer dhe mjaft pjellore, mund të quhet lirisht si hambar i Kosovës, sector tjeter I randsishëm është edhe turizmi ktu duhet cekur Shpellen e Mermert në Gadime , ujin termal në Bajic Parkun Blinaja dhe Qyteze e vjetër të Janjevës që me pak investime kishin për të qen atraksione shum të randsishme për Lipjanin.
Në komunen e Lipjanit veprimtarit kryesore sipas bizneseve që operojn jan tregtia , transporti, prodhimi, ndertimtaria ,hoteleria dhe të tjera. Për shkak të rrethgjirimit të shpejt të kapitalit shumica e bizneseve jan të orjentuara në tregti që shprehur në përqindje kap vleren 47.8%,transporti me 17.6% prodhimi 8.7% ndertimtaria 8.5% hoteleria me 7.0% të tjera me 10.4%.Meq komuna e Lipjanit posedon në pronsi të veten 2080 h. tok kjo imundson komunës investime të perbashkëta me partneritetin publiko-privat, në vazhden e kësaj komuna ka të krijuar dhe planifikuar një zone idustriale në verilindje të Lipjanit si është në përgaditje të dokumentacionit për shpalljen edhe të një zone tjeter industriale në veri perendim të qytetit të Lipjanit ekskluzivisht në pronen komunale, ku do të vinte në shprehje investimi publiko privat.
Punsimi, në strukturat udhëheqëse të komunës së Lipjanit zë vend meritor ,randsi e veqant do ti kushtohet në strategjin zhvillimore punësimit kët e mbështesim në resurse bujqësore që me investime të vogla do të apsorbonin numer të madh të puntorëve ,mundsi tjetër e punësimit tek kjo lami është edhe blektoria dhe pemtaria qe mund të zhvilloheshin intenzivisht ne te dy krahet e komunës son që rrethojnë fushen e gjër të Lipjanit.
Sektor tjeter irandësishëm për komunën e Lipjanit është edhe industria nxjerrëse dhe perpunuese siq jan Miniera e Magures e pasur me Magnezit shum kualitativ, Nikeli ,miniera e thëngjillit në Babush dhe industria e perpunimit të metaleve të ngjyrosura në Janjev. Në ket sector kemi ngecje per shkak të politikave jo të mira nga niveli qendror.
Me të lartëcekurat Lipjani ka një perspektiv të mir zhvillimore , interesimi I vazhdueshëm I ivestitorëve të huaj (ndertimi I fabrikës së tullave silikat , kolexhi Mehmet Akif) si dhe shum investitor tjer sidomos interesimi I tyre por edhe I investitorëve vendor per zonat industriale jep shpres të mir se Lipjani së shpejti do të ket nje zhvillim të hovshem dhe të qëndrueshem ekonomik.B.T
Demografia
Shiko : Lista e ardhacakëve - Lipjan
Sipas numrit të banorëve, Lipjani është vendanimi më i madh mandej radhiten Janjeva, Gadimja e Poshtme, Sllovia dhe Magura, kurse sipas sipërfaqeve radhitja është kështu: Sllovia, Gadimja e Epërme, Blinaja, Suhadolli, Brusi, Ribari i Madh, gushterica e Poshtme, Akllapi, e kështu me radhë.
Kultura
Edukimi
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Lipjanit ka pasur 11 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 82.971 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 23.000 libra, kurse degët në Janjevë, Magurë, Shalë, Gadime, Pjetërshticë, Dobrajë e Madhe, Ribër i Madh, Banullë, gushtericë dhe Lepinë kanë pasur 59.971 libra. Gjatë masave të dhunëshme serbe (1990-1999) dhe luftës, librat kanë përjetuar shumë shkatërrime. Në bibliotekën kryesore, vetëm 6.500 libra kanë mbetur, derisa në degët kanë mbetur 38.485. 37.985 libra janë zhdukur.
Aktivitetet rinore, kulturore dhe sportive
Në Departamentin e Rinisë të Sportit dhe të Kulturës janë të përfshira në bashkëpunim të gjitha aktivitetet e lëmive përkatëse.
Rinia është e përfshirë në aktivitetet e ndryshme të forumeve, qendrave rinore, klubeve dhe shoqatave të ndryshme. Ekzistojnë këto organizime të rinisë: Forumi Rinor i LDK-së, i PDK-së dhe ai i AAK-së. Shoqata Rinore “Era”,"YAHR", Qendra Rinore në Magurë, në Lipjan, dhe në Janjevë, OJQ 'Vizioni Rinor i Shalës'. Organizohen aktivitete të ndryshme që vlen të përmenden si: organizimi i muajit të rinisë, organizimi i kampit multietnik në Brezovicë. Tani në Lipjan është duke u ndërtuar Ndërtesa për Qendrën Rinore.
Gjatë luftës të gjitha shtëpitë e kulturës në territorin e komunës ishin shkatërruar në masë të madhe. Pothuajse të gjitha shtëpitë e kulturës kanë pasur bibliotekat me një fond të pasur libravsh. Vetëm gjatë luftës u dogjën mëse 23.628 ekzemplarë. Shtëpitë e kulturës janë në këto, vendbanime; Lipjan, Magurë, Lepi, gushtericë e Poshtme, Janjevë, Grackë e Vjetër, Ribar i Madh, Shalë, Dobrajë e Madhe etj.
Funksionojnë shumë shoqëri kulturore, si p.sh.: SHKA “Ulpiana”, Ansambli i valleve “Ulpiana”, SHKA “Jeta e Re”, Qendra e Pionierëve,Kursi i Aktrimit "Eureka Film, Shkolla e Futbollit Ulpiana etj.
Në komunën e Lipjanit më tepër se 20 monumente kulturore-historike janë të ruajtura nga shteti, si dhe një numër mjaft i madh i Lapidarëve të dëshmorëve të cilat janë të ndërtuara pothujse nëpër të gjitha vendbanimet e komunës.
Shoqëria civile
Përkundër një numri të madh të organizatave jo qeveritare të regjistruara, vetëm një numër i vogël i tyre kanë aktivitete të kohëpaskohshme. Organizata më aktive në këtë komunë, e cila merret edhe me monitorimin e punës së organeve komunale si dhe shtyrjen përpara të projekteve më me rëndësi për komunitetin, është organizata YAHR (Youth Association for Human Rights).
Shiko dhe këtë
Komuna e Lipjanit
Rajoni i Prishtinës
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1193_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: lipjani.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
KK Lipjan
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
OJQ YAHR Lipjan
OSCE Profile of Lipjan .pdf
OSCE Profile of Lipjan .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Lipjani - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë |
3650 | Artana ose Novobërda (Artanë ose Novobërdë, serbisht: Ново Брдо Novo Brdo; në dokumentet Latine e shkruar si Novaberd, Novus Mons ose Novamonte; dhe në minierat Saksone dokumentohet si Nyeuberghe) është qytezë në pjesën lindore të Kosovës. Artana apo Novobërda është përmendur në dokumentet historike më herët se në vitin 1326. Se pari është përfshirë se bashku me pjesët tjera te Kosovës, brenda Mbretërisë se parë Bullgare. Shkrimtari i famshëm Bullgar i mesjetës Vladislav Grammarian ka lindur aty ndërmjet viteve 1410 dhe 1415.
Historia
Novobërda ka qene qendër kryesore ne atë kohe, me Fortesë të madhe mesjetare të ngritur ne maje te një vullkani të shuar në formë koni, pjesët e mbetura te se cilës mund te vizitohen edhe sot, dhe pjesa për banim qe shtrihen gjithandej. Ne murin e jashtëm të kalasë shihet një kryq i madhe, i ndërtuar në gurë. Kalaja, apo fortesa, mendohet qe daton qysh nga Perandoria Bizantine.
Popullsia numrin e madhe mendohet ta ketë kaluar mbi 10,000 njerëz. Aty kanë qene minierat dhe furrat e shkrirjes për xeheve si hekur, plumb, ari dhe argjendi. Argjendi i Novobërdës ka qen i njohur me një përzierje të argjendit me 1/6-1/3 ari. Me 1450 minierat e Novobërdës prodhonin 6,000 kg argjend për një vit. Fortesa u rrethua nga Osmanët për rreth 40 dite, dhe kapitulloi dhe u okupua prej Osmaneve në qershor 1455.
Novobërda dhe zonat përreth u futen nen udhëheqje fetare te Kryepeshkopisë Bullgare te Ohrit. Me 1572 aktet e paligjshme të Bullgareve u shtuan dhe e bene zonën mjafte te rrezikshme për Osmanët kështu që Mehmed Bej nga Kyustendili urdhëroi vendosjen e disa Spahive lokal ndërmjet Vrajës dhe Novobërdës kundër rebeleve.
Gjatë fillimit te shekullit 20, popullsia e Novobërdës ishte pakësuar, si pasojë e lëvizjes së shumicës së banoreve në zonat me qasje me te lehte në rrethin e Gjilanit.
Etimologjia
Neueberg-u ose Artana e sotme
Novobërda, ose Artana eshte vendbanim në pjesën lindore të Kosovës.
Novobërda (në dokumentet Latine e shkruar si Novaberd, Novus Mons ose Novamonte; dhe në minierat Saksone dokumentohet si Nyeuberghe) është përmendur në dokumentet historike më herët se në vitin 1326.
Se pari është përfshirë se bashku me pjesët tjera te Kosovës, brenda Mbretërisë se parë Bullgare.
Kalaja - (Kalaja e Artanës) ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë.
Princi serb Lazari ishte kosovar nga Prilepac=Përlepnica afer Neueberg-u/Novoberdes.
Nyeuberghe – asht emërtimi parasllav i sasëve për Novobërdo ose Artanën e sotshme.
Kalaja e Novobërdës asht ngritun gjatë viteve të hershme të mbretërimit të mbretit Stephen Uroš II Milutin të Serbisë (r 1282-1321) dhe u bë një nga vendbanimet më të rëndësishme të minatorëve Sass (ata e quanin Novo Brdo Nyeuberghe).
Novo Brdo njihej edhe si Vendi i Sasit (serbisht: Сашко местo).
Veprimtaria e rëndësishme minerare në Novo Brdo filloi në gjysmën e parë të shekullit të 13-të, gjatë sundimit të mbretit serb Stefan Vladisllav (1233-1243), i cili kishte sjellë inxhinieret e minierave dhe minatorët saksi (Saset) në Serbi...Novobërdë(mbretit serb Stefan Vladisllav (1233-1243)
Quhej edhe si Nowobordo, Nowebordo, Novus Mons, Novomonte, Monte Novo, Novaberde, Νοβόπριδον.
Sipas burimeve të deritanishme, Novobërda për herë të parë me këtë emër përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte.
Kalaja e Nyeuberghe ishte e famshme për argjendin e saj.
Së bashku me kështjellat Prizrenas, 12 kilometra (7.5 mile) në jugperëndim dhe Prilepac (Përlepnica 13 kolometra (8.1 mi) në juglindje, të cilat ruajnë rrugët hyrëse në fortesë, Novo Brdo ndihmoi në formimin e një kompleksi mbrojtës per minerat fitimprurëse. Novo Brdo ishte në kulmin e saj gjatë Despotatit të Serbisë (1402-1459), kur ishte zona më e rëndësishme e minierave dhe qyteti i dytë më i rëndësishëm në Serbi. Një numër i konsiderueshëm i minatorëve saksone dhe një koloni e madhe tregtare e Raguzës jetonin brenda qytetit, i cili ishte sunduar nga një vojvoda, por edhe një guvernator (kefalija), sepse ishte selia e një njësie administrative të Despotatit.
Historiani Oliver Jens Schmitt bazohet në nji dokument nga arkivat e Raguzes (Dubrovniku i sotshem) qe flet per nji pagesë në emen të Gjergj Kastriotit, i cili me gjasë kishte bujtë në Neueberg (pasi që kishte kalu nepër Janjevë) mes viteve 1445-1455, ku kishte vajtur për të marrë ose kthye borxhe.
Gjeografia
Kjo komunë shtrihet rreth koordinantave gjeografike: 42° 63 V dhe 21° 26 L. Novobërda apo Artana është nje komune e mesme rurale që ndodhet në Juglindje të
Prishtinës.Komuna përbehet nga 24 zona kadastrale apo 33 fshatra.
Pasjak
Parallov
Marevc, fshati me i madh ne gjith evropen 7 shkolla fillore
Llabjan
Prekovco
Stanishor
Etj
Ekonomia
Mungesa e infrastruktures bazë dhe me mundësi të pakta punësimi e radhisin në një nga komunat më të varfëra të Kosovës.
Demografia
Lidhje të jashtme
Komuna Novo Berde - Republika e Kosovës (shqip, serbisht, turqisht dhe anglisht)
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - Raport para dhe pas luftës - (anglisht)
Qendra e trajnimit/Qendra e informimit Fshati Bostan, Novobërdë (shqip, serbisht dhe anglisht)
Referime
Qytete në Kosovë |
3651 | Besiana ose Podujeva (forma e shquar shqipe: Besianë ose Podujevë, Cirilik serb: Подујево Podujevo) është qytet i vjetër i Krahinës së Llapit, qendër administrative e Komunës së Podujevës. Shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, ne fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit të Leposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje. Besiana dikur qytezë e vjetër e Krahinës së Llapit, në ditët e lirisë po shndërrohet në një qytet të bukur e qendër me rëndësi ekonomike, arsimore, tregtare, turistike, politike, kulturore, sportive, joshëse për llapjanët, kosovarët e të huajt.
Histori dhe Ekonomi
Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik, Besiana e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona.
Lufta
Treva e Llapit gjatë shekujve ka dhënë shumë bijë e bija për lirinë e Trevave Shqiptare duke u bë Djep i Shqiptarizmit, shembull qëndrese e patriotizmi për çdo pëllëmbë të Tokës Shqiptare. Në ZOLL beteja e parë është zhvilluar më 15 shtator 1998 në fshatin Dobratin, ishte njëherit edhe lufta e parë e luajve e luaneshave të UÇK në krahinën e Llapit kundër forcave të mëdha serbe. Heroizmi e triumfi i luftëtarëve të lirisë do të mbetet unik në histori. Në atë kohë në këtë fshat ishte komanda e baza e veprimtarisë së UÇK.
Gjeografi
Besiana shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Leposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Qyteti i Podujevës shtrihet në të dy anët e lumit Llap. Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Besiana është 27 kilometra larg nga Prishtina, 60 kilometra larg nga Ferizaji, 79 kilometra larg nga Peja, 55 kilometra larg nga Gjilani, 86 kilometra larg nga Gjakova dhe Prizreni.
Turizmi
Komuna e Podujevës karakterizohet me potenciale të shumta të zhvillimit të turizmit. Gjeomorfologjia e territorit të Komunës së Podujevës e karakterizuar me dy masive malore, Albanikun dhe Gollakun, si dhe fushëgropa e Llapit së bashku me lumin e Llapit dhe Liqenin e Batllavës i japin vlerë konkurruese Komunës së Podujevës në Kosovë.
Liqeni i Batllavës paraqet një vend mjaft atraktiv për zhvillimin e ekoturizmit me pamje piktoreske. Liqeni është i krijuar artificialisht në vitin 1959, për nevojat e Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohjen e stabilimenteve, më pastaj është përdorur për ujë të pijshëm ku edhe sot furnizohet një pjesë e madhe e qyteteve të Republikës së Kosovës.
Në fshatin Popovë shtrihen disa mini ujëvara me pamje pitoreske. Përveç aspektit turistik këto ujëvara ofrojnë tinguj dhe pamje interesante. Në rrethinën e këtyre ujëvarave ka një vegjetacion të pasur i cili krijon kushte për turizëm dhe pushim. Ajri i pastër dhe freskia ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo pjesë e territorit të Podujevës mund të shfrytezohet edhe për shtigje shumë të përshtatshme ecjesh. Ujëvara të ngjashme gjenden edhe në fshatin Muhazob.
Trashëgimia historike e komunës së Podujevës është shumë e pasur. Në Podujevë ka një ndërthurje të të kaluarës antike me të tashmën moderne. Vendbanimet e hershme në Komunën e Podujevës flasin për një zhvillim shumë të hershëm qysh nga antikiteti. Ajo me çka veçohet Komuna e Podujevës në aspektin kulturor është lokaliteti arkeologjik Vendenisi në fshatin Gllamnik me një vlerë të veçantë historike, poashtu Besiana karakterizohet edhe me objekte të hershme fetare siç janë Xhamia e Brainës si dhe Kisha e vjetër e braktisur e Shën Arkangjell Mehillit në Rakinicë.
Ajo e cila flet shumë për sakrificën e qytetarëve të Podujevës deri në arritjen e lirisë pasqyrohet më së miri në Kullën e Zahir Pajazitit në Rakinicë, Kompleksin Memorial Baza e Parë e UÇK-së në Lladoc dhe në Kompleksin Memorial në Penuhë.
Politikë
Komuna e Podujevës administrohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë komunë është punuar shumë për lëvizjen e lirë të minoriteteve dhe janë krijuar shumë organizata te cilat ndihmojnë në ketë proces. Zgjedhjet lokale dhe nacionale kanë kaluar në përgjithësi pa probleme. Gjatë historisë Besiana ka dhënë kontribut të madh politikës gjithëkombëtare në luftë për ruajtjen e territoreve shqiptare nga grabitësit sllav e për të bindur fuqitë politike botërore se shqiptarët janë të Zotët e vetes e të aftë të ndihmojnë përparimin e mirëqenien e civilizimit botëror.
Personalitete nga regjioni
Artikulli kryesor: Lista e personaliteteve nga komuna e Podujevës
Besiana nga gjiri i sajë ka nxjerrë personalitete jo vetëm me ndikim lokal por edhe me ndikim të përgjithshëm kombëtarë e ndërkombëtarë si
Zahir Pajaziti - hero
Fadil Vokrri - futbollist
Fatmir Sejdiu - politikan
Adem Demaçi - Mandela i Ballkanit
Mediat lokale
Besiana ka momentalisht dy radio lokale ”Radio Llapi” dhe “Radio Vizioni” dhe Televizionin lokal “TV Llapi”, të cilat thuajse kanë shtrirje (dëgjueshmëri dhe shikueshmëri) të plotë në tërë territorin e Komunës së Podujevës.
Sport
Besiana ka një traditë të vjetër sportive. Në vitet e para të shekullit të kaluar ishte traditë gara sportive me kuaj të cilën e organizonte Familja Fusha, në të cilën merrnin pjesë ngarës sportiv nga trevat shqiptare. Më vonë në vitet e tredhjeta të shekullit të kaluar shkëlqen me mjeshtrinë e tij Jahja Fusha në futboll, not, skijim e shah e gjatë studimeve në Shkup edhe në tenis. Gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dallohet në atletikë e hendboll Xhafer Salihu i shkëlqyeshëm.
Gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar Fadil Vokrri bëhet i famshëm në futboll. Sportist të shumtë të merituar të Podujevës shkëlqyen në klubet llapjane, kosovare e ndërkombëtare.
Ekipi i qytetit është KF Llapi i cili poashtu ka stadiumin në qendër të qytetit i quajtur "Zahir Pajaziti".
Muzikë
Besiana ka një traditë muzikore shekuj më radhë. Në historinë më të re kanë dalur shumë këngëtar dhe aktor të njohur në trevat shqiptare. Si familje të njohura në muzikë para një shekulli : familja e Met Podjevës, familja Fusha etj.
Më shumë Muziciente gjëni në artikullin: Personalitete nga komuna e Podujevës.
Binjakëzimet
Podujevo binjakëzohet me:
Velbert, Gjermani
Linz, Austri
Kestel, Turqia
Shiko dhe këtë
Lista e ardhacakëve - Podujevë
Lokalitete Shqiptare në Principatën serbe (1817-1865)
Sfeçël
Lupçi i Epërm
Lumi Llap
Krahina e Llapit
Xhamia e Llapit
ZOLL - Zona operative e Llapit
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1198_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: podujeva.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
KK Podujevë
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profile of Podujevë .pdf
OSCE Profile of Podujevë .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Podujeva - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë |
3652 | Drenasi, ish-Gllogovci (serbisht: Глоговац Glogovac), është qytet në Kosovën qendrore. Drenasi ndodhet në mes të maleve të Çiçavicës në lindje, bjeshkëve të Drenicës në veri dhe Kosmaçin në perëndim.
Histori
Drenasi është qender bashkie e rrethit të Prishtines,që administron 53 fshatra. Emrin e kësaj qyteze e hasim tejet vonë ne dokumentet sllave, sigurisht nga kolonizimi i vonshëm, pas 1912 kur forcat serbo-malazeze pushtuan ketë luginë të Drenicës, që e emërtuan nga emri i drurit të Murrizit. Pra në shqipe do ishte e drejtë Murrizi.
Komuna është themeluar para Luftës së Dytë Botërore si njësi sociale,politike dhe administrative e veqantë.Gjatë tetëdhjetë vjetëve të fundit zhvillimi ekonomik ka qenë tepër i ulët, sepse pushtetet e kaluar antipopullore të dirigjuara nga qendra ndoqën një politikë specifiike diskriminuese sidomos ekonomike.
Gjeografia
Territori i komunës së Drenasit(ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore.
Sipërfaqja e gjithëmbarëshme e kësaj komuneje përfshinë 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqëse së territorit të Kosovës.Gjithë kjo trevë ,e cila përbëhet nga 42 vendbanime është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës(Blinajës).
Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Sipërfaqet e tokës së Luginës së Drenicës i përshkon sistemin e ujitjes “Ibër”.
E veçanta tjetër e kësaj treve është miniera dhe shkritorja e “Feronikelit”,si dhe disa gurore. Nëpër këtë komunë kalojnë lumi Drenica dhe Vërbicë,uji i të cilave shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore.
Kjo komunë,në pikëpamje të ndërlidhjës tokësore lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë-Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë – Bushat(Komoran)-Pejë ,dhe rrugët ndërkommunale Shalë- Lipjan dhe Bushat-Drenas-Skënderaj.
Sipas regjistrimit të fundit,kjo trevë kishte një popullsi prej mbi 67,000 banorëve ,ndërkaq sipas vlerësimeve të fundit tani janë mbi 73,000 banorë. Popullata e kësaj komuneje jeton në 42 vendbanime : në 36 fshatra, 2 qendrave urbane, 3 lokaliteteve dhe qendrës së Drenasit. Vështruar nga përberja gjinore,popullatën e Drenasit e përbëjnë 51.3% meshkuj dhe 48,7% femra.Komuna është e banuar ekskluzivisht vetëm nga Shqiptarët.
Shërbimet Sociale, Shëndetësia dhe Arsimi
Sipas informatave nga mirëqenia sociale, ka 2166 familje, që marrin ndihmë sociale. Një ekip i specializuar është i trajnuar për t'u marrë me njerëz të traumatizuar dhe të dhunës në familje.Qendra shendetesore "Hafir Shala" dhe gjashtë spitale të vogla janë për të shërbyer nevojat e popullatës në Drenas.Mungesa e kuadrove mjekësore dhe investimeve të mjaftueshme është e shquar. Në vitin 2002 janë bërë tetë ndërtesa të reja, gjithashtu edhe shkollë fillore janë ndërtuar. Në komunën e Glogovac ka 21 shkolla fillore dhe 2 shkolla të mesme. Cilësia e Arsimit është jo e mjaftueshme, pasi shumë prej kuadrove arismore nuk kanë kualifikimet e nevojshme. Ka nevojë për më shumë shkolla çerdhe, para-shkolla fillore dhe zgjerimin e shkollave ekzistuese. Një tjetër problem është ende Politizimi i arsimit.
Kultura
Para masave të dhunëshme të viteve 90-ta, komuna e Drenasit ka pasur 7 biblioteka publike me 73.000 libra. Libraria kryesore ka pasur 12.000 libra, derisa degët e saj në Tërstenik, Komoran, Arllat, Sankoc, Baicë dhe Gradicë kanë pasur 61.000 libra, por lufta ka zhdukur dy biblioteka, bibliotekën kryesore në Gllogovc dhe degën në Baicë, dhe ka shkatërruar degët e tjera me 66.468 libra. Forcat serbe kanë vrarë bibliotekistin Izet Elshani (48 vjeç) kanë djegur bibliotekën me 9.500 libra. Së këndejmi, komuna e Gllogovcit, në të vërtetë, ka një bibliotekë me 6.532 libra.Muajt e fundit eshte formuar Shoqeria Kulturore"Komorani" nje bashkim i individeve dhe grupeve te interesuara per zhvillimin e kultures lokale duke prezantuar tiparet e regjionit tone.Ne qytet gjithashtu eshte hapur Bibloteka e Qytetit,e cila me kapacitetin e saj mundohet t'iu ofroj sherbime te kenaqshme lexuesve te saj.
Informimi
Në Drenas nuk ka ndonjë gazetë ditore, ndërsa për informimin e banorëve për lokalitetin e tyre përkujdesen revistat: "Realiteti", "Spektri" dhe një fanpage nga Drenasi. Poashtu në Drenas gjenden edhe dy radio stacione, "92.1 Capital FM" dhe "Radio Dodona" që tani nuk është operacionale. Në vitet e '90-ta, pas mbylljes së "Rilindjes", Forumi Rinor i LDK-së nxori një fletushkë të veten, ndërsa, më 28 nëntor 1993, për herë të parë, në Drenicë doli revista mujore “Trojet tona”, organ i PNDSH-së. Revista drejtohej nga ky Këshill redaktues: Emin Hasi (kryeredaktor), Ramadan Dautaj (i ndjerë), Adem Gashi, Lulëzim Haxhiu, Nexhmedin Haxhiu, Selim Shabani, Ismail Bajraktari dhe Burim Heta.
Religjioni
Në Drenas shumica e popullisë janë të fesë islame besimit sunit. Banorët e Drenasit e ushtrojnë predikimin e tyre në xhamitë, të cilat janë të shpërndara në gjithë territorin e komunës, e që drejtohen nga udhëheqësi fetar, i cili selinë e ka në zyrat e Bashkësisë Islame ne Drenas. Xhamitë janë të ndërtuara që nga kohërat e vjetra dhe deri në ditët tona. Xhamite më të njohura janë në: Drenas (qendër), Arllat, Komoran, Zabelin e Poshtëm, Kishnarekë, Vërbovc, Tërstenik, Damanek, Korroticë, Gllobar ,Dritan, Gllanasellë,ndersa ne fshatin Krajkovë gjindet xhamia e dyte me e vjeter ne Kosove. Ne Drenas ka edhe besimtar Katolik ne fshatin Llapushnik te cilet e kan edhe Kishen e tyre ne kete fshat.
Politika
Partia qe udheheq Drenasin është Partia Demokratike e Kosovës.,ndersa aktiviteti i opozites eshte mjaft i veshtire pasi Drenasi ka qene dhe eshte bastion kryesor i Partise Demokratike te Kosoves.
Nisma, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Lidhja Demokratike e Kosoves, Iniciativa Qytetare per Drenasin, dhe Levizja Vetevendosje jane pjese e opozites, megjithate kane numer te vogel te aktivisteve te cilet perkrahin keto parti.
Shih dhe këtë
Lista e vendeve në Drenas
Lista e ardhacakëve - Drenas
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e Komunës e Drenasit (shqip, serbisht, anglisht dhe turqisht)
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - Raport para dhe pas luftës - (anglisht)
Burim i të dhënave
Drenas
Qytete në Kosovë |
3653 | Shtime (serbisht: Штимље Štimlje) është qytezë në Kosovë e cila hynë në rajonin e Ferizajit.
Historia
Që nga koha e bronzit dhe hekurit, Kosova ishte e banuar me protoilirë dhe ilirë, të shpërndarë në kala të shumta dhe vendbanime kodrinore e fushore. Në kohën e sundimit të Perandorisë Romake u zhvillua rrjeti i vendbanimeve urbane dhe i rrugëve, të cilat lidheshin me sistemin rrugor të Perandorisë. Në Kosovë rrjeti i vendbanimeve, gjatë kësaj kohe, u dendësua dukshëm. Numri i kalave iliro-dardane (si ajo mbi Luzhak, B.I.) ishte mjaft i madh. Pas shkatërrimit të shumë kalave iliro-dardane antike (prej luftërave dhe termetit të fortë të vitit 518) u zhvillua sistemi i vendbanimeve në kohën bizantine (shek. IV-XII) dhe mesjetën e hershme serbe (1180-1389).
Vendbanimet e para, fshatrat e kësaj treve, (pra, edhe Shtimja me rrethinë, shën. B.I.) u krijuan shumë herët dhe ishin rezultat i kalimit prej mënyrës nomade të jetës së njerëzve, në mënyrën e jetës në një vendbanim për një kohë të gjatë, pra jetës së ngulitur. Kjo u bë atëherë kur filloi punimi i tokës, zhvillimi i bujqësisë, sidomos lavërtarisë.
Formimi i vendbanimeve u bë, sidomos, në ato pika të caktuara ku njerëzit kishin kushte të volitshme për jetë, pra, me klimë të mirë, me botë të zhvilluar bimore e shtazore, me ujë të bollshëm për vete dhe për shtazë, kullosa të begatshme dhe tokë cilësore për punë.
Shtimja i kishte dhe i ka këto të mira natyrore : lumin në mes, malet dhe tokën pjellore. Prej kohësh, si pamë, kishte edhe rrugën që lidhte Perëndimin me Lindjen dhe anasjelltas. Të gjitha këto bënë që ky vendbanim të ekzistojë që nga kohët më të vjetra. Kur është themeluar Shtimja, nuk disponojmë me burime të sakta historike të kohës. Mund të jetë formuar disa shekuj para se të përmendet në burimet mesjetare serbe e raguziane. Numri kaq i madh i shtëpive të këtij vendbanimi (109) për atë kohë, flet në të mirë të këtij konstatimi.
Edhe disa nga fshatrat e terrenit të Shtimes janë të vjetra dhe kanë pasur emërtimet që i kanë edhe sot, sepse në kohën e mesjetës, toponimet autentike të vendbanimeve, trojeve, fshatrave e qyteteve, u reduktuan deri në minimum. U bë përkthimi i tyre, rëndom i emrave të vendbanimeve dhe fshatrave të vogla, i atyre emrave, kuptimi i të cilëve dihej, ndërsa nuk u përkthyen ata emra, kuptimi i të cilëve kishte humbur për shkak të lashtësisë.
Toponimi STIMNI është, ndoshta, i vjetër sa edhe Ulpiana (Lypjani), Naisuss (Nishi), apo Skup (Shkupi), etj., nuk e ka humbur emërtimin e lashtë. Shtimja është emërtim që nuk përkthehet dhe i cili gjatë shekujve na paraqitet në disa forma, por, për kah ndërtimi strukturor, ishte i ngjashëm me emërtimin e sotëm, SHTIME.
Gjatë periudhave të ndryshme historike është shkruar në shumë forma si : Stimni, Qtimla, Qtimli, Qtimle, Shtimla, Shtimle. Në defterët turq, të vitit 1896, këtë vendbanim e hasim me ndërtim strukturor, Istimije, pastaj, Shtimnja, Shtimlje, Shtimje, Shtime.
Nga krejt kjo që u tha është vështirë të thuhet prerazi dhe të vërtetohet lashtësia e Shtimes, me gjithë ekzistimin e gjurmëve të kulturës materiale nga e kaluara e largët, pa hyrë kazma e arkeologëve, që tani pa frikë do të punonin, do të hulumtonin dhe më në fund do të thoshin fjalën përfundimtare për Shtimen dhe për të kaluarën e saj historike, edhe pse nga diplomat e sundimtarëve të Mesjetës dhe më pastaj të defterëve turq, si do të shohim, gjejmë shënime të vlershme, që përforcojnë konstatimin se Shtimja është venbanim mjaft i moçëm. Se Shtimja hyn ndër vendbanimet më të vjetra të Kosovës, në vijim po japim disa të dhëna dhe burime faktografike nga koha e Mesjetës.
Meqë krisobulat, diplomat, aktdhurimet apo kartat etj., që ishin në përdorim në kohën e Mesjetës dhe gëzonin besim juridik, rëndësia më e madhe e tyre është se emrat e vendbanimeve dhe llojeve të tjera të makrotoponimeve përbëjnë një pasqyrë reale të topografisë të një pjese të truallit të sotëm të Kosovës, të dekadës së tretë e të katërt të shekullit XIV atëherë kur edhe Shtimja përmendej në ato dokumente.
Treva e Shtimës ishte banuar që nga koha antike, këtë e vërtetojnë gjurmët e së kaluarsë të gjatë historike me mikrotoponime të pasura, troje të vjetra, gërmadha të kishave iliro-romake, rrugët e vjetra, si ajo Via Ignatia, gjurmët e doganës romake - bizantine - turke në Gryken e Topillës, te Guri i Shtrenjtë, toponimet të vendbanimeve (Gjyteti) në Petrove, (Gjyteti) në Karaqicë, Trolli i Harazit, në Pjetershticë, (i cili si duket, dikur ishte fortifikatë), gjurmët e tumës ilire në Molopolc, në Vojnovc, gjësende të tjera të gjetura gjatë punëve bujqësore e ndërtimore, që datojnë nga kohrat më të vjetra.
Shtimja si vendëbanim përmendet në shekullin e XIV.
Pozita e përshtatshme gjeografike, sidomos në grykën e Carralevës dhe atë të Topillës, luajti rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e një sërë betejash. Gjatë vitit 1810 u zhvilluan beteja të rëndësishme kundër forcave osmane nën komandën e Dervish Pashës. Dhe më vonë rreth vitit 1910 Shtimja luajti rol vendimtar kundër forcave xhonturke të cilat komandoheshin nga Shefqet Turgut pasha, gjatë kësaj periudhe u arritën fitore falë pozitës së përshtatshme gjeografike në Grykën e Carralevës dhe komandantit të kryengritësve shqiptarë në rajonin e Shtimës, Isa Boletinit.
Nga gjysma e viti 1988, me ndarjen e re territoriale, u formua Komuna e Shtimes. Ajo u formua si shkak i përshpejtimit të zhvillimit të saj ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor etj.
Gjeografia
Shtimja shtrihet në skajin perëndimore të Rafshit të Kosovës. Kjo dhe rrethina e saj zënë vend në pjesën jugore të Kosovës
Koordinatat gjeografike te kësaj komunë janë : 42° 26' V dhe 21° 02' L.
Komuna e Shtimes perbene 1,2 për qind të territorit të Kosovës. Rrethe 48,4 % e territorit të komunës është tokë bujqësore.
Komuna ka 23 vendbanime duke përfshirë qytetin e Shtimes, prej të cilave 13 shtrihen në pjesën kodrinore - malore, ndërsa 9 prej tyre në pjesën rrafshinore. Shumica e fshatrave të komunës janë të lidhura me qytetin me rrugë të asfaltuara dhe momentalisht vetëm dy rrugë janë të paasfaltuara.
Shtimje është trekëndësh gjeografik që lidhë Prishtinën me Prizrenin, poashtu Shkupin gjegjësisht Ferizajin me Prizrenin dhe anasjelltas. Komuna e Shtimes ka 24 fshatra.
Lumi i cili e ndan qytetin ne dysh quhet Shtimjanka. Ky lum ka pasur edhe emërtime tjera qysh nga pushtimi romak.
Ekonomia
Eksploatimit i gurit për ndërtimtari,
Veprimtaria bujqësore,
Veprimtaria blegtorale,
Veprimtaria e pemëtarisë.
Demografia
Shiko : Lista e ardhacakëve - Shtime
Rreth 62,5 për qind e popullatës jeton në fshatrat ndërsa në qytetin e Shtimes jetojnë rreth 20.000 banorë.
Kultura
Edukimi
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Shtimjes dhe para fillimit të luftës serbe ka pasur vetëm bibliotekën komunale, e cila shërbente si bibliotekë kryesore dhe si degë me 7106. Bibliotekisti ka qenë serb dhe librat, kryesisht, kanë qenë në gjuhën serbokroate. Pasi që bibliotekisti i ka zhdukur ato libra, ato që kanë qenë mbetur janë djegur dhe shkatërruar plotësisht. Për pasojë, komuna e Shtimja ka biblotekë e cila është në funksion deri sa të mbarojnë punimet e objektit të ri ku neë të do të vendoset bibloteka
Shoqëri Kulturore-Artistike,
Grupi Rep HipHop OrG
“Dita”,
“Shkëndija”,
Grupi i Valleve të Komunitetit Ashkali “Shpresa Rinore” si dhe ai “Titanik” nga fshati Gjyrkovc,
Lokalitetet arkeologjike,
Varrezat e Ilirëve-Carralevë,
Nekripol tumular (varre të vjetra në një kodër) - Mollopolc,
Gjyteti i lashtë - Gryka e Topillës,
Nekropol te xhamia e fshatit - Gryka e Carralevës,
Rrënojat e kalasë - Gryka e Carralevës,
Xehereore - Gryka e Carralevës, Kroi dhe
Varri i Çikes – Devetak (Gryka e Topillës),
Kroi i Xhemë Osmanit - Raçak,
Bunari i Qorr Ilazit - Raçak,
Gjurmë itinerari (rrugëtimi) - Gryka e Topillës,
Kulla e Fejzullahëve – Vojnovc,
Bibliotekën e Qytetit me afër 1500 tituj.
Objekte të kulturës :
Qendra e Kulturës Shtime Rr. Skender Salihu
Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Legjendas,
Kompleksi Memorial “Masakra e Raçakut”,
Pllakat përkujtimore të dëshmorëve.
Sporti
Klubi i Futbollit “Vjosa”, formuar në vitin 1985 Aktiv anëtar i ligës se dyte te Kosovës
Klubi i Henbollit “Vjosa” formuar në vitin 1968 (femrat dhe meshkujt), Aktiv është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës
Klubi i Karatesë “Vjosa”, formuar në vitin 1988 Jo aktiv (I shuar)
Klubi i Boksit , formuar në vitin 1996 Jo aktiv (I shuar)
Klubi i Shahut “Shtimja”, Jo aktiv (I shuar)
Klubi i Atletikës Jo aktiv (I shuar)
Shoqata e Peshkatarëve Sportiv “LOSSOSI” Aktiv
Disa prej këtyre ekipeve bëjnë gara në Ligën e Parë dhe të Dytë të Kosovës.
Politika
Kryetar i komunës eshte Naim Ismajli nga radhët e PDK-së.Zv. Kryetar është Fatmir Rashit. Kuvendi i Komunës është konstituua me 26 dhjetor 2007, menjehere pas zgjedhjeve te fundit dhe ka 21 delegate, 11PDK, 3 LDK,3 LDD, 2 AKR, 1 AAK dhe 1 i pavarur.
Ne kuader te ekzekutivit funksionojne 6 drejtori : 1. Drejtoria per Administrate te Pergjithshame (drejtor Ekrem Recica) 2. Drejtoria per Financa, Ekonomi dhe Zhvillim (drejtor Sabri Cerkini) 3. Drejtoria per Planifikim Hapesinor dhe Mjedis (drejtor Mehdi Salihu) 4. Drejtoria per Inspektorat (drejtor Bashkim Ahmeti) 5 Drejtoria per Shendetesi dhe Mireqenie Sociale (drejtor Fatmir Emini) 6. Drejtoria per Arsim dhe Kulture (drejtor Liman Pajaziti).
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Shiko dhe këtë
Foto galeria
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1202_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: shtime.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Shtimja Me Rrethine - Deshmi ekzistence dhe qendrese - Banush Imeri:
Lidhje të jashtme
KK Shtime
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
OSCE Profile of Shtime .pdf
OSCE Profile of Shtime .html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Shtime - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Qytete në Kosovë |
3654 | Kaçanik () është qytet i vogël në jug të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 306 km katrorë (2,8% e sipërfaqes së tërësishme të Kosovës). Nga sipërfaqja e tërësishme e komunës 65,6% është tokë e papunuar, kurse 34,4% është tokë e punuar.
Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si edhe hekurudha Selanik – Fushë Kosovë (e ndërtuar në vitin 1879).
Në këtë komunë janë edhe dy vendkalime kufitare me Maqedoninë: njëri në Han të Elezit dhe tjetri në fshatin Qafëshqipe (ish Glloboçicë).
Pak histori
Familja e parë qe arriti në Komunen e Kaçanikut ishte Familja Berisha që gjinden afër Xhamisë së Qytetit ku thuhet se kan ardhur menjëher pas ndërtimit te Xhamisë.
Artikulli kryesor Historia e Kaçanikut
Kaçaniku si qendër administrative - (Fshat)Pastaj edhe si qytezë, daton qysh nga fundi i shekullit XVI. Deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit të Vilajetit të Kosovës.
Themelues i qytezës Kaçanik është Koxha Sinan Pasha, një pasha turk me origjinë shqiptare. Sinan Pasha ndërtoi xhaminë (e cila edhe sot ekziston), një imaret (kuzhinë publike), një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane (bujtina), një hamam (banjo publike), kalanë dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc
Pjesë nga udhpërshkrimi i Henry Noel Brailsfoldar anglez -gazetar:"(Nëpër Kaçanik).. Një hekurudhë strategjike, e cila si duket nga mallrat bart vetëm topa dhe nga udhtarët vetëm ushtarë ose robër të luftës, përshkon një grykë të ngushtë prej Shkupit deri në stacionin e fshatit të vogël të Ferizajt, një vend i cili u bë i njohur para disa viteve për shkak të kryengritjes së tij kundër nënprefektit turk, i cili u dëbua me vesh të prerë. Në Ferizaj fillon Shqipëria...(shkrim i vitit 1903).
Lufta e fundit - të rënët, dëmet materiale
Sipas të dhënave të NKMDLNJ-së në Kaçanik, gjatë luftës së fundit në këtë komunë janë vrarë 90 pjesëtarë të UÇK-së dhe 139 civilë, ndërsa 7 persona llogariten të zhdukur. Kufomat e pjesëtarëve të UÇK-së dhe të civilëve që ishin marrë nga forcat serbe, pas përfundimit të luftës janë gjetur në varrezat masive në Kaçanik, Kaçanik të Vjetër dhe Kotlinë. Ndërkaq, forcat pushtuese serbe i kanë shkatërruar tërësisht apo pjesërisht edhe 1447 objekte banimi dhe asosh me destinim tjetër.
Gjeografia
Artikulli kryesor: Gjeografia e Kaçanikut
Komuna e Kaçanikut shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42°14 48 V dhe 21°15 19 L. Kaçaniku dallohet me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenj, Lepenci dhe Nerodimja, të cilët në fund të qytetit bashkohen. Veç 2 lumenjëve, i ka edhe 2 zona klimatike. Klimatologët qysh para Luftës së Dytë Botërore kishin konstatuar se në juglindje të Kaçanikut takohen klima e ngrohtë mesdhetare dhe ajo e ftohtë kontinentale. Sipas eksepertëve shëndetësorë kjo klimë (takimi i 2 klimave), është e preferueshme për të sëmurët nga tuberkulozi (sidomos ajo e eshtrave). Mu për këtë, një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë sanatoriumi për të sëmurë nga tuberkulozi.
Rezervat e konstatuara të mineraleve janë deri 15 mil. tonë mergele në Hanë të Elezit dhe 30 mil. tonë afër fshatit Paldonicë. Rezervat e gurit gëlqeror në Kepin e Kaçanikut janë në sasi prej 127 mil. tonë, ndërsa rezerva të konsiderueshme ka edhe në afërsi të fshatit Ivajë.
Kaçaniku ka edhe pasuri natyore të pyjeve, tokës dhe ujërave.
Fondi i sipërfaqes së pyjeve përfshinë 17.302 hektarë (58,08% të sipërfaqes së përgjithshme). Ndërkaq, fondi i tokës bujqësore është 10.516 hektarë (34,74% e territorit të komunës). Pjesa e shpatijeve të Sharrit ka resurse të mjaftueshme të burimeve të ujit të pijshëm dhe pikërisht nga këto vendburime furnizohet me ujë përqindja më e madhe e banorëve të komunës. maja e Lubotenit dhe shpatijet pitoreske të Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror).
Infrastruktura
Artikulli kryesor: Infrastruktura e Kaçanikut
Rruga kryesore E65 N2 ( M2 ) për në Maqedoni që kalon nëpër qytetin e Kaçanikut është në gjendje të mirë, edhe pse është duke u dëmtuar vazhdimisht. Gjendja e rrugëve në mes të fshatrave është e keqe, përderisa në brendi të fshatrave rrugët janë të parregulluara dhe në të shumtën e rasteve të paasfaltuara. Shërbimi i zjarrëfikësve është themeluar, stafi i të cilit është trajnuar në Prishtinë. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike është në përgjithësi i mirë, përveç ndërprerjeve të rralla. Përderisa lidhjet e telefonisë fikse janë në gjendje të mirë, shfrytëzimi i telefonisë mobile është më i vështirë për shkak të terrenit malor.
Furnizimi me energji elektrike
Kaçaniku ndan fatin me pjesët tjera të Kosovës me një furnizim jo stabil me energji elektrike. Ende ndihen nevoja për riparim të kosiderueshëm të sistemit të elektrodistribucionit në komunë siç janë:
Riparimi i rrjetit të tensionit të ulët
Riparimi i trafostacionit distribuiv
Në qytetin e Kaçanikut nevojitet një trafostacion i kapacitetit prej 110 KW
Nevojitet një rrjet ndërlidhës lokal i tensionit të lartë
Telekomunikacioni
Në lidhje me rregullimin e telefonisë në Kaçanik:
Sistemi i kabllës tokësore është shumë i vjetëruar, me një kapacitet prej një mijë numrave;
Kërkesa e telefonisë së re është duke u përmbushur nga operatorët e rrjetës së telefonisë mobile;
Pajisja e rrjetëve digjitale, përmes një rrjetë fikse në qytet dhe nëpër fshatra do të jetë një problem akut për të ardhmen.
Transporti dhe infrastruktura rrugore
Lidhjet rrugore kryesore që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kaçanikut janë:
Rruga Nacionale E65 N2 ( M2 Magjistralja Prishtinë – Shkup) e cila kalon nëpër qendër të Kaçanikut;
Rruga Regjionale R116 (Doganaj – Glloboçicë) lidhet me Maqedoninë përmes rajonit të Sharrit;
Rruga lokale që lidhë fshatrat më të afërta – Bob, Trimor, Bicaj, Nikë, Malësi, Ilirishtë, Sopot dhe Doganaj;
Rruga lokale që lidhë fshatrat e Runjevës, Stagovës, Kaçanikut të vjetër dhe Begracës me qendrën e qytetit;
Rruga lokale që lidhë fshatrat e Gajres, Ivajës, Kotlinës, dhe Glloboçicës me qendrën e qytetit;
Qendra e qytetit ka pasur kohëve të fundit disa rregullime, por në përgjithësi karakterizohet me rrugë të ngushta, pa trotuare, me kryqëzime të vështira me rrugët anësore, dhe me pjerrtësi të theksuar që ndoten shpeshë nga ujërat e zeza. Rrugët lokale të fshatrave gjenden në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Projektet e rindërtimit të pas-luftës
Kaçaniku pas lufte ka dalur me shkatërrime të mëdha, dhe që atëherë ka pasur projekte investive të konsiderueshme, të financuara nga donatorët për të rehabilituar komunën. Disa prej këtyre investimeve përfshijnë:
Rindërtimin e shtëpive – 80% të shtëpive të shkatërruara, tani janë rindërtuar;
Shkollat – 12 shkolla janë rindërtuar dhe 26 të tjera janë renovuar;
Ambulancat – janë ndërtuar 6 ambulanca dhe 2 të tjera janë renovuar;
Rindërtimi i rrugës së qendrës së qytetit;
Ndërtimi i rrugës mbi lumin Lepenc;
Rekonstruimi dhe riparimet e sistemit elektroenergjetik dhe të ujësjellësit.
Ekonomia
Artikulli kryesor: Ekonomia e Kaçanikut
Ekonomia e tanishme e Kaçanikut është një ekonomi në tranzicion. Komuna ka dalur nga lufta me shumicën e ekonomisë së saj të shkatërruar; infrastruktura e komunës gjendet në gjendje të dobët. Ekonomia e Kaçanikut është bazuar në prodhimin e materialit ndërtimor si: çimento, ngjitës specialë, beton etj. Mundësitë potenciale ekzistojnë në zhvillimin e bujqësisë-blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, zejeve të ndryshme, si dhe turizmit dimëror dhe veror.
Kaçaniku ka një traditë të aktivitetit industrial privat dhe është i njohur për përpunues të mirë të drurit, për mjeshtër ndërtimtarie të shkathtë, zejtarë, gurore gëlqerore, produkte të drurit për industrinë e ndërtimtarisë dhe zejtarë të përpunimit të drurit, rrobaqepsisë, arpunuesë etj.
Një faktor kyq që ka ndihmuar në zhillimin e Kaçanikut është qenia e tij rrjetë kyqe e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor. Rruga kryesore Prishtinë-Shkup kalon nëpër komunë, sikurse edhe hekurudha Fushë Kosovë – Selanik. Gjithashtu komuna është kalimi kryesor kufitar në mes të Kosovës dhe vendeve tjera të regjionit.
Demografia
Artikulli kryesor: Demografia e Kaçanikut
Komuna e Kaçanikut përbëhet nga 42 vendbanime. Dy nga këto vendbanime janë urbane (Kaçaniku dhe Hani I Elezit), kurse 40 janë mjedise rurale.
Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të popullsisë të bërë në vitin 1981, komuna i kishte 31.072 banorë. Duke marrë për bazë shkallën vjetore të shtimit të popullsisë së komunës prej 2,96%, vlerësohet se sot kjo komunë i ka më shumë se 50 mijë banorë. Sipas të dhënave zyrtare e fundit lokale kanë pasur 33,454 kaçanikas.
Duhet theksuar se para luftës në Kosovë, në këtë komunë më pak se 1% e banorëve nga numri i përgjithshëm i populates kanë qenë serbë, malazezë dhe romë. Aktualisht në Kaçanik jetojnë 2 familje rome me 9 anëtarë.
Kultura
Komuna e Kaçanikut ka 5 biblioteka publike. Biblioteka kryesore në Kaçanik ka 20.461 libra dhe degët e saj në Kaçanik, Stagovë, Doganaj, dhe Glloboqicë kanë 30.694 libra. Në tërësi, bibliotekat e kësaj komune kanë 51.155 libra. Nga masat e dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, 5530 libra, në bibliotekën kryesore, janë dëmtuar dhe zhdukur, dhe gjatë luftës, "dora e zezë" ka shkatërruar bibliotekën në Glloboqicë, e cila ka pasur 5.500 libra. Edhe pse kto Biblioteka eksistojn jan pak te vizitueshme sepse niveli shkollor është i ulet dhe me ngecje.
Politika
partia dominuese
kryetar besim ilazi "PDK"
Gjendja e Mjedisit
Në bazë të kompetencave dhe strukturës qeverisëse, në komunën e Kaçanikut institucionet komunale përgjegjëse për mjedis janë: Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Mbrojtje të Mjedisit; Drejtoria për Urbanizëm dhe Çështje Publike; Drejtoria për Rindërtim, Planifikim dhe Zhvillim; dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Me rifillimin e punës së fabrikës për përpunimin e çimentos SharrCem në Han të Elezit, komunës së Kaçanikut iu kthye burimi kryesor i ndotjes së ajrit. Përveç kësaj, komuna e Kaçanikut ballafaqohet me problemin e mos-trajtimit të ujërave të zeza si dhe ndotjes së lumit Nerodime nga fabrika e Silkaporit. Përkundër lejeve mjedisore, problem i madh mjedisor në Komunën e Kaçanikut paraqet eksploatimi i zhavorrit dhe prerja e drunjëve.
Pushime në Kaçanik
Kaçaniku vlerësohet si ndër vendet më të pasura shqiptare me pyje të bollshme e të bukura. Bjeshkët Kaçanikase, të njohura gjithandej në rajon, e bëjnë joshëse për pushime. Ajo që e bënë të veçantë në këtë rrafsh, apo për pushime:
maja e Lubetenit - një kodër me lartësi më të madhe në Kosovë, gjatë dimrit aty zhvillohen gara skijimi, poashtu, gjatë stinës së dimrit vijnë turistë të shumtë nga Kosova e më gjerë për t'i bërë pushimet dimërore.
Gryka e Kaçanikut - i jep një rëndësi historike specifike për mbarë shqiptarët. Aty u zhvilluan beteja vendimtare për çështjen kombetare dhe me një bukuri natyrore të spikatur, të gjitha këto e bëjnë tërheqëse për shumë vizitor nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare.
Vendshpallja e Kushtetuta e Kosovës - Shtëpia e Kulturës, 'Xheladin Kurtaj'. Vend ku u shpall kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë për Republikën e Kosovës në vitin 1990. Ky objekt specifik është bërë vend mjaft i frekuentuar për rëndësinë e saj historike për Kosovën dhe mbarë shqiptarët.
Bjeshkët e Kaçanikut -
Kalaja e Kaçanikut -
Gjatë stinës së verës, Kaçaniku me rrethinë merr pamje fenomenale me pyjet e saja të dendura e të bukura e me vargmalet e shumta, të gjitha këto e bëjnë magjepsëse dhe tërheqëse për vizitor. Poashtu maja e Lubetenit është një zonë shumë joshës për turistë, me pyjet e dendura rreth saj e me e ujë të pasur etj.
nga maja e lubetenit shihet nje pjese e madhe e territorit te Kosoves dhe Maqedonise, ku shifen disa qytete si nw Kosove shifet qyteti i Kacanikut, Ferizajt, shterpces, vitis, lipjanit etj. pjeses dermuse te quteteve iu shihen edhe fshatret qe i kane. lubeteni i takon hartes se komunes se kacanikut dhe gjindet ne kufirin e mes Kosoves e Maqedonis. pra eshte pjese e malit sharr.
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Burim i të dhënave
Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1187_en.pdf
Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: kacaniku.pdf
Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Fshatrat e Kaçanikut
B
Bajnica
Begraca
Biçeci
Bobi
D
Doganaj (Kaçanik)
Drenogllava
Dubrava (Kaçanik)
Duraj
E
Elezaj
G
Gabrica
Gajrja (Kaçanik)
Gërlica e Epërme
Glloboçica (Kaçanik)
Gj
Gjurgjedelli
I
Ivaja
K
Kaçaniku i Vjetër
Korbliqi
Kotlina
Kovaçeci
Ll
Llanishti (Kaçanik)
N
Nikaj (Kaçanik)
Nikoci
R
Reka (Kaçanik)
Runjeva
S
Semaja
Sllatina (Kaçanik)
Soponica
Stagova
Strazha (Kaçanik)
V
Vata (Kaçanik)
Lidhje të jashtme
KK Kaçaniku
Kacaniku.org
Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
OSCE Profile of Kaçanik pdf
OSCE Profile of Kaçanik html
Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Kaçanik - sharri.net
Organizata Internacionale e emigrimit
IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
vendndodhja
Kaçaniki
Kacaniku.de.tl
Skynet - Kaçaniku /
Kronika e Kaçanikut
Galeria e Kaçanikut
Kaçaniku
Kacaniku.Be
Portal Kaqaniku
PHO Mission to Kosovo - Shoqatë humanitare Polake
Kaçanik Qytete në Kosovë
Qytete në Kosovë |
3655 | Shtërpcë (Cirilik serb: Штрпце, Štrpce) është qytet dhe komunë që gjendet në Rajonin e Ferizajit në Kosovë. Që nga viti 2015, ajo ka një popullsi prej 13,630 banorësh.
Pas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, komuna është përfshirë për të qenë pjesë e një Asociacioni i Komunave Serbe që ende nuk është formuar.
Historia
Mesjeta
Në Serbinë mesjetare, župa (qarku, rrethi) i Siriniqit (Sirinićka župa), i përmendur për herë të parë në një statut të shekullit të 13-të, mbulonte të gjithë komunën moderne të Shtërpcës, duke pasur qytetet Gradishte (vendndodhja në Brezovicë) dhe Zidinac (vendndodhja në Gotovusha). Në rajon ekzistojnë disa mbetje të fortesave bizantine. Në majë të kodrës Çajlije, mbi grykëderdhjen e përroit të Piljevacit të lumit të Lepencit, gjenden mbetjet e kalasë së Gradishtës, e cila ka dy shtresa, e para nga shekulli i 6-të dhe e dyta e shekullit të 13-të. Kalaja është në rrënoja, nga e cila mund të identifikohet një kullë e donjonit dhe konturet e ndërtesave të tjera. Hyrja e qytetit, në veri, mbrohej nga një kullë. Nga ajo kullë vazhdonte një ledhe, me një kullë tjetër, nga ku një mur mbrojtës shtrihej deri në rrëzë të kodrës, drejt Lepencit.
Demografia
Sipas regjistrimit të vitit 2011 të bërë nga Qeveria e Kosovës, komuna e Shtërpcës kishte 6,949 banorë; 3757 shqiptarë të Kosovës (54%), 3148 serbë (45.3%) dhe të tjerë. Megjithatë, këto rezultate duhet të merren me kujdes, për shkak të bojkotit të pjesshëm nga serbët. Sipas Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK), popullsia e përgjithshme llogaritet të jetë 13,630 banorë. QEÇM ka llogaritur në vitin 2013 se në Shtërpcë kishte 9,100 (70.58%) serbë.
Grupet etnike
Përbërja etnike e komunës së Shtërpcës:
Turizimi
Komuna e Shtërpcës ka një sipërfaqe prej 247,36 kilometra katrorë. Ndodhet në anën verilindore të Maleve të Sharrit, e njohur edhe si lugina e Sirinkut, e cila është sipërfaqja e sipërme e pellgut të lumit të Lepencit. Popullsia e përgjithshme që jeton në territorin e kësaj komune është rreth 13.812 banorë. Prej tyre, 10.451 janë serbë dhe 3.341 janë shqiptarë, ndërsa 20 janë romë. Dendësia e popullsisë është 50 persona për kilometër katror. Komuna është e rrethuar me male të larta, ku maja më e lartë arrin 2500 m (maja e Lubotenit). Këto male janë të reja, me vargmale dhe kreshta të forta. Njihet si një vend i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit.
Qendra e skijimit në Brezovicë
Qendra e skijimit në Brezovicë është një qendër popullore e cila shtrihet në anën veriperëndimore të maleve të Sharrit. Me natyrën e saj alpine dhe mjedisin e lartë malor, Brezovica dhe rrethinat e saj ju kujtojnë qendrat më të njohura turistike evropiane dhe botërore. Rrethinat e Brezovicës mbulojnë karakteristika të ndryshme natyrore si lugina e Lepenacit, kurrizet e saj arrijnë lartësinë nga 900 m deri në 2600 m. Zona e poshtme e kompleksit turistik arrin një lartësi prej 900 deri në 980 m mbi nivelin e detit dhe ka një shpat të gjerë që mbulon Lepencin. Fshati Ormed i kësaj lugine quhet Brezovicë, funksioni kryesor i turizmit i të cilit është të ofrojë akomodime të shkëlqyera hoteliere si: Narcio, Breza, Junior dhe restorante të tjera të bukura. Zona e mesme është e rrethuar nga malet e Muzhicës që arrijnë një lartësi prej rreth 900–1300 m mbi nivelin e detit; paraqet edhe një lidhje të fortë të pistave të skijimit. Kjo zonë njihet si një linjë skijimi në fundjavë. Zona e sipërme arrin lartësinë malore prej 1700 m, shpatet e së cilës zbresin nga shtrati malor i Muzhicës. Ky port i kurrizit njihet si shtëpia e Sfojkut ose "qendra e skijimit". Kjo pjesë e malit është e rrethuar nga shumë hotele si: Molika, Kameni Dom, SC Shar. Qendra e skijimit të Brezovicës përbëhet nga 5 ski lift, shumica e të cilëve janë jashtë funksionit, të cilët nuk mund të arrini në pistën e skijimit prej 3.000 m. Në Brezovicë mund të kryeni shumë aktivitete skijimi sepse i plotëson kapacitetet prej 5000 skiatorësh. Struktura e reshjeve të borës ofron një përvojë të shpejtë dhe të sigurt skijimi. Në Brezovicë janë mbajtur shumë gara kombëtare dhe ndërskijimi, të cilat kanë kontribuar në prosperitetin e saj të vazhdueshëm. Skuadra të ndryshme sportive i kryejnë stërvitjet e tyre vjetore në Brezovicë sepse ofron kushte ideale të punës. Brezovica gjatë stinës së verës ofron kënaqësi të madhe për vizitorët e saj, të cilët mund të ecin, gjuajnë, peshkojnë dhe vizitojnë monumentet e saj historike. Kjo qendër është e disponueshme gjatë gjithë vitit për seminare, simpoziume dhe prezantime konferencash.
Parku Kombëtar i Malit të Sharrit
Parku Kombëtar i Malit të Sharrit është themeluar në vitin 1986, me një sipërfaqe prej 39.000 hektarësh. Prezantimet e kufizuara të natyrës së Sharrit janë: pyje të freskëta të përziera të shtrira në fushat shkëmbore të garazhit Rasemca. Vendlindja e bufit bolcavic lidhin. Ashtu si shkrihen dhe rrjedhin në forma të valëzuara, muret gante të luginës së Monikës, shumë liqene ajsberg dhe shumë forma të tjera të relievit akullnajor. Mali i Sharrit paraqet një muze të vërtetë nën pjesën e sipërme të Kosovës. Mali i Sharrit është gjithashtu një fushë me diversitet të florës dhe faunës. Mjedisi i Sharrit ka më shumë se 112 lloje, duke filluar nga tre lloje, shkurret, barishtet, kafshët etj. Mali i Sharrit është gjithashtu i famshëm në mesin e shumë bukurive evropiane sepse ka mbi 147 lloje fluturash dhe 200 lloje shpendësh. Ndër llapë të veçanta janë: shqiponja bradon, shqiponja e artë, shqiponja gri etj. Në zonat e sipërme të Sharrit mund të shihni edhe mace të egra, kukuvajka, arinj të egër, familje të dashura, mace të egra. Mbrojtja e ujqërve natyrorë dhe kulturorë (UNESCO) si rezultat i ruajtjes së bukurive të tij natyrore.
Arsimi
Në Shtërpcë ka shkolla fillore dhe të mesme. Shkolla e mesme mban emrin e Jovan Cvijiq. Shkolla e mesme ka shumë kurse studimi duke përfshirë mjekësinë, ekonominë, drejtësinë, gjimnazin (studimet e përgjithshme) dhe turizmin. Nxënësit shkojnë në dy turne (viti i parë dhe i dytë shkojnë pasdite, dhe viti i 3-të dhe i 4-të shkojnë në mëngjes). Në shkollë janë rreth 400 nxënës. Shkolla fillore mban emrin e Staja Markoviqit. Në shkollën fillore janë rreth 500 nxënës nga klasa e parë deri në të 8-tën. Ata që jetojnë në fshatrat e tjera të luginës së Siriniqit mund të vijnë në shkollë me autobusë shkollorë.
Referime
Qytete në Kosovë |
3696 | Gjakova ose Jakova (serbisht: Ђаковица Đakovica) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.
Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah pashë Drenit.
Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.
Historia
Gjakova si qytet i Kosovës, kishte pozitë të përshtatshme gjeografike si dhe kushte të favorshme për zhvillimin e saj gjatë periudhave të kaluara historike. Qyteti i Gjakovës është i vendosur në kryqëzimin e rrugës së rëndësishme transversale Via de Zenta, ose të Zetës (Shkodër-Kosovë) me atë longitudale të Rrafshit të Dukagjinit. Si duket ka indikacione si dhe dëshmi të kulturës materiale, se në vendbanimin e qytetit të Gjakovës është jetuar edhe gjatë periudhës antike. Si do që të jetë qyteti ekzistues i takon periudhës osmane. Në fakt, në bazë të të dhënave historike, Gjakova njihet qysh nga dekada e pestë e shekullit XIV, më saktësisht nga viti 1348, kur i takonte nahijes së Alltun-ihlisë, me qendër në Junik. Ndërkaq, sipas burimeve të kulturës materiale, ndërtimeve
arkitekturale monumentale, ajo njihet nga dekada e fundit të shek. XVI.
Xhamia dhe emri i qytetit
Në bazë të defterit të vitit 1571, Gjakova ishte ende fshat, ishte qendër pazari. Me një status të këtillë, ajo jetoi deri më 1582. Dhjetë vjet më vonë, prej 68 familjesh shqiptare, sa kishte atëherë Gjakova, 13 ishin të islamizuara e të tjerat të krishtera. Gjakova si fshat i reduktuar me qendër të vogël, kryente funksionin e tregut lokal. Ky treg lokal ishte një specifikë për Gjakovën si dhe qytetet shqiptare gjatë shekullit XV, deri në fillim të atij XVI. Është me interes të ceket se specifika e zënë ngojë, nuk ishte karakteristike për qytetet e Perandorisë Turko-osmane. Në atë periudhë, në mbarim të shekullit XVI, konkretisht në vitin 1594/95, Hadum Sylejman Efendia-Hadum Aga ndërtoi xhaminë, e cila po ashtu edhe mban emrin e donatorit-financuesit të objektit në Gjakovë. Xhamia e Hadumit, sipas traditës, u ndërtua në fushën e Jakë Vulës, prej nga edhe do të bëhej emërtimi i qytetit - Jakovë.
Tregu lokal, Xhamia e Hadumit në shekujt e mëvonshëm luajtën rol të rëndësishëm në karakterin urbanistik të qytetit, Çarshisë së Madhe të Gjakovës, me se lidhet ndërtimi i këtij kompleksi urbano-arkitektonik. Pra, koha e ndërtimit të kompleksit në fjalë, lidhet me paraqitjen e zejtarëve dhe të përpunimit të prodhimtarisë së zejtarëve, që zunë të vendoseshin rreth mureve të Xhamisë së Hadumit. Me këto lidhet edhe rritja e banorëve të Gjakovës, e cila numerikisht fillon të shtohet qysh nga shekulli XVII.
Gjakova prej një fshati në gjysmën e dytë të shek. XVII, - u zhvillua në qytet, ku lulëzonte zejtaria, tregtia, ekonomia. Kjo qe pasojë e migrimit të popullsisë së ardhur nga fshati. Këta të ardhur kishin për qëllim të largoheshin nga fshati dhe t’i iknin shfrytëzimit feudal, prandaj zunë të merreshin me zejtari. Kjo gjë ishte karakteristike për tërë qytetet shqiptare të asaj kohe.
Xhamia e Hadumit, vepër e rëndësishme e arkitekturës shqiptare të periudhës osmane, u sëndërtua me qëllim të përhapjes së fesë islame të pushtuesit osman, të përhapjes së islamizmit në këtë pjesë të Kosovës. Në fillim kjo ishte intensive veçanërisht në qytete, me synimin për islamizimin e qytetarëve.
Koha e Evlija Çelebiut
Përveç xhamisë së Hadumit, në shekullin XVII, kur Gjakova tanimë kishte marrë fizionominë e një qyteti, në të u ndërtuan edhe objekte të tjera të kultit-sakrale si dhe profane e publike. Për këto ndërtime si dhe qytetin e Gjakovës, mjaft mirë flet e shkruan edhe udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebi, i cili kaloi këndej pari në shekullin e cekur, konkretisht në vitin 1663. Çelebiu, përveç të tjerash, në një mënyrë na paraqet edhe një gjendje statistikore të objekteve sakrale dhe profane të Gjakovës. Sipas tij, në këtë periudhë Gjakova kishte 2000 shtëpi, disa mesxhide dhe dy xhami monumentale, hane të mbuluara me plumb, hamamin e bukur dhe 300 dyqane.
Përshkrimi i udhëpërshkruesit turk dëshmon për një rritje dhe zhvillim të zejtarisë, tregtisë, ekonomisë si dhe të numrit të banorëve, të cilët u morën me këtë punë. Pra, lirisht mund të nxjerrim përfundimin se Gjakova në shekullim XVII u formua si qytet me plot kuptimin e fjalës. Mirëpo, ekonomia, si dhe numerikisht Gjakova, filluan të binin në fund të këtij shekulli,
meqë Gjakova pësoi një rënie të madhe, sikurse edhe qytetet e tjera të Kosovës.
Koha e Rilindjes
Në kohën e Rilindjes Kombëtare, qyteti Gjakova, sipas Sami Frashërit ishte qendër kazaje në shanxhakun e Pejës. Numri i popullsis në këtë kohë nuk dihej saktësisht por llogaritej që të kishte mbi 25 000 banorë nga të cilët së paku 17 000 të moshës madhore. Qyteti kishte disa shkolla fillore, biblotekën e qytetit dhe rreth 1.000 dyqane dhe godina, si hane, hamame. Rrethina e qytetit përfshinte 149 fshatra, shumica e të cilëve gjendej në Malësi. Gjatë kësaj kohe në arat e fushave dhe luginave pjellore prodhohej grurë, elb, tërshërë, thekër, misër, fasule, si dhe lloje ndryshme pemësh, perimesh. Në malet e saj gjindeshin shumë kullota, ku mbaheshin dhen, dhi dhe bagëti të tjera.
Pushtimi serb dhe luftërat botërore
Pushtimi serb i Gjakovës filloi në nëntor 1912 dhe u ndërpre në vitet e Luftës së I Botërore, për të rifilluar në vitet 1920. Pushtimi përfundimtar ndodhi pas likuidimit të Zonës Neutrale të Junikut, si pasojë e marrëveshjes mes qeverisë së Ahmet Zogut dhe Nikola Pashiqit. Kjo solli dhe shpërngulje me dhunë të qindra familjeve gjakovare, të cilat u vendosën aty ku është sot Kukësi i Vjetër, duke formuar qytetin e Kukësit në 1925-ën. Me dhjetëra familje të tjera gjakovare u vendosën dhe në Shkodër, Tiranë e qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë. Gjatë periudhës së Luftës së II Botërore kur Gjakova ishte pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë nën pushtimin italian, pat kthim të ca familjeve që ikën nga pushtimi serb, për të ikur përsëri në dimër të vitit 1944 e pranverë të vitit 1945 me rikthimin e forcave serbe në Gjakovë.
Koha nën Jugosllavi dhe lufta çlirimtare
Gjeografia
Gjakova gjendet në pjesën jugperëndimore të Kosovës. Në veri-lindje të qytetit hapet fusha e Metohisë perëndimore të Kosovës, ndërsa në jug-perëndim ngrihet maja e Alpeve Shqiptare. Qyteti ndodhet gjithashtu në hyrje të lumit të Erenikut, ku lumi Krena rrjedh nga veriu drejt përroit malor të Erenikut. Pas disa kilometrash derdhet në Drinin e Bardhë, lumin më të gjatë në Kosovë.
Klima
Gjakova ka një klimë subtropikale të lagësht (Cfa) sipas klasifikimit klimatik Köppen me një temperaturë mesatare vjetore prej 11.5 °C. Muaji më i ngrohtë në Gjakovë është gushti me temperaturë mesatare prej 22,5 °C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare prej 0,7 °C.
Popullsia
Popullsia e Gjakovës është afërsisht 100 000 banorë dhe përbëhet në masën mbi 96% nga shqiptarë, kurse pjesa tjetër janë kryesisht magjypë të shqiptarizuar.
Shiko dhe këtë
Komuna e Gjakovës
Nahija e Gjakovës
Kazaja e Gjakovës
Juniku
Rajoni i Gjakovës me komunat Gjakovë, Rahovec, Deçan
Malësia e Gjakovës
Numrat Postal
Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Gjakovën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.
Galeria
Burimi i të dhënave
Lidhje të jashtme
GjakovaPress - Gazet lokale me të dhëna të reja të përgjithëshme nga Gjakova.
Qytete në Kosovë |
3698 | Gjilani (ose Gjilan, serbisht Гњилане/Gnjilane) është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë. Lumi Morava shtrihet në juglindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit. Në pjesën Velekincës së Ulët rrjedh Lumi me emrin Murava. ( Morava), emri i të cilit rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur; Mur pran Vadës - Murava - Velekinca e vjeter. Në bazë të lumit në shekullin XVIII përmendet qyteti i Gjilanit me emrin Muravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.
Gjilani për 3-4 km, shtrihet deri te Lumi Morava, kurse emri i vjetër i Lumit është Angros. Në bazë të emrin ANGROS përmendet edhe në shkrimet e babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s. Në Velekincë dhe Pogragjë gjatë shtrirjes së Moravës janë gjetur shumë gjurmë arkeologjike Ilirie dhe Dardane si ‘Vazo, Veshje Ilire’’, si dhe janë gjetur ‘Varreza Ilire’’ (e që me gërmimet e arkeologëve shqiptar në vitet 1979-80, e të cilave janë edhe sot aty) e që në to ka pasur edhe pulla të ndryshme, monedha, stoli të ndryshme, Tumat Ilire Dardanë në Llashticë, Lipovicë pastaj te Kalaja e Pogragjës.
Etmologjia
Në shekullin XVII, udhëpërshkruesi turk, Evlija Çelebiu, e shkruan se “Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Ai rrëfente në evidentimin e defterit Osman, se “udhëtimi shtatëmbëdhjetë ditor nga Kostandinopoja (Stambolli i sotëm) për të kaluar përmes Vranjës, Novobërdës, Kriva Rekës (Egridere) dhe Moravës (Gjilan)." Gjilanit si qytet e ka themeluar familja shqiptare e Gjinoll që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, edhe në Moravë.
Historia
Në gastrën e quajtur Gavran ka ekzistuar edhe nji vendbanim, emri i të cilit nuk dihet. Supozohet se është vendbanim i xehtarëve gjatë kohës së eksploatimit të të xehes në Gllamë.
Sipas disa thënieve,
thuhet se në fshatin Depcë, të Kosovës Lindore, ana e Preshevës ekzistonte si vendbanim Gjinaj, tani lagje. Këta kanë bërë tregëti me Novobërdën. Për të qenë më afër tregut, si dhe kushteve më të mira për jetë ata tërhiqen nga ai vendmbanim dhe vendosën në tritorin e sotëm të Gjilanit, i cili në at kohë ishte livadhe, por që ishte i përshtatshëm për bujqësi, sidomos për blegtori. Në bazë tëkëtyre e ka marrë edhe emrin .
Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka patur 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-1974, kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhë përshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj pinjoll i Gjinollëve pranat e të cilëve shtriheshin lindje deri Miresh dhe juglindje deri ne Pasjan dhe Llashticëqë një nga ta kan qenë të ardhur nga Mireshi( Donërqani), një nga lagjet që sipas emervendit lagjeja e Gjinajve, ishin në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thotë se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.
Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.
Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative.
Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836 dhe me Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878, kur popullëzohet me të ardhurit nga Sanxhaku i Nishit, ku pos Gjinollëve, Novobërdalit, Cërnicajt, Karadakët, Varoshit erdhen edhe Klaiqët me të tjerat familje të dëbuar prej trekëndëshit të Toplicës me ta edhe zejtarët. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve, Atik Xhami Mahalla dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Mahalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.Qyteti i sotëm i Gjilanit u themelua nga familja e Gjinollët, me prejardhje shqiptare , nga fshati Gjinaj i Lumës. Ata në shekullin e XVIII morën pushtetin në Kosovë duke përfshirë edhe Gjilanin, Bujanocin dhe Preshevën. Selia e tyre ka qenë (Vushtri)Prishtina. Një kusheri i tyre më mire të thuhet , një pjesë e kësaj familjeje feudale shqiptare sundonte mbi tërë Moravën e Kosovës..
Gjilani ndërmjet dy luftërave botërore
Pas Luftës së Parë Botërore, me krijimin e Mbretërisë SKS, pikërisht në kohën kur shqiptarët prisnin të korrigjohesin padrejtësitë që iu kishin bërë vite më parë në Konferencën e Londrës, Kosova dhe pjesë tjera të kombit shqiptar u pushtuan nga ushtria serbe ndërsa, Fuqitë e Mëdha ndërkombëtare, në Konferencën e Paqes që u mbajt në Paris më 1919, edhe një herë sanksionuan kombin shqiptar në Kosovë, duke lejuar pushtimin e territoreve të tyre nga ushtria serbe. Kosova nën Mbretërinë e SKS-së ishte krahina më e pazhvilluar ekonomikisht. Ngecja ekonomike ishte rezultat i politikës së padrejtë serbomadhe, si dhe e prapambetjes së trashëguar të sistemit feudal ushtarak osman, prandaj, me të drejtë thuhet se shteti jugosllav, ishte ―burg‖ i vërtetë për pakicat. Për dallim nga pakicat tjera që jetonin në shtetin jugosllav, shqiptarët ishin numerikisht shumicë, ndërsa pozita e tyre shoqërore ishte tejet e rëndë. Për të qenë ironia edhe më e madhe, parlamenti SKS i kishte dërguar letër parlamentit të Shqipërisë duke i vënë theks të veçantë pozitës shoqërore të shqiptarëve të Kosovës kinse: ―me vullnet të plotë shqiptarët e Kosovës iu bashkuan shtetit SKS dhe se janë të kënaqur me trajtimin e tyre për faktin se ata kryejnë me vullnet shërbimin ushtarak në shtetin jugosllav. Letrën serbe e përktheu Luigj Gurakuqi, ndërsa reagoi ashpër Hasan Prishtina dhe Hoxhë Kadriu, që në emër të parlamentit shqiptarë kërkuan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke marrë vendim që të dërgojnë personalitete në Evropë për të informuar lidhur me gjendjen e vështirë shoqërore në Kosovë.
Në ekonominë e prapambetur të Gjilanit domintonte tipi natyral i prodhimit. Ndryshimi i raporteve, procesi i kalimit prej prodhimit natyral në atë monetar e më vonë në forma moderne të ekonomisë kapitaliste, u bë për një kohë shumë të gjatë dhe me një ritëm shumë të ngadalshëm, ndonëse ekzistonin kushte të volitshme natyrore dhe demografike për një zhvillim më të shpejtuar ekonomik të kësaj treve.
Mikrotoponimet
Mikrotoponimet më karakteristike janë: Zabeli dhe kroni i Sahit Agës, Malishta (Malishevës) Kalillat, Çenar Çeshmja, Çeshmja-Kroni i Petigocit,Çeshmja- Kroni i Borodinit, Bregi i Borodinit, Qeremidhanja, Mullini Arapit, Ura te Mullini i Arapi, Gazhanja, Udha ngushtë, Livadhet e Koretishtes, Gavrani, Shadërvani i Okllapëve ( në fshatin serb Koretishtë), banja, Drenik, Bregi thatë, Dheu i Bardhë, Gllama, Ligatina te LLomtë, Çerkezët, Kodra Livoçit, Popovica-(Kodra e Dëshmorëve), Livadhet e Shillovës, Bahqet e Shehrit, Baçevinat, Kamniku, Stanishorka, Dobrusha etj.
Rreth qytetit të Gjilanit shtrihen bregoret Kodra e Dëshmorëve (Popovica), Gllama, Dheu i Bardhë, fusha e Malishevës, Zabeli i Sahit Agës dhe Bregu i Thatë.
Qytetin me tre të vija uji si:Mirusha, Banja dhe Stanishor.
Gjeografia
Komuna e Gjilanit gjendet në pjesën juglindore të Kosovës, rajoni i Anamoravës. Është njëra nga komunat e mëdha të vendit. Pozita gjeografike që ka, i mundëson asaj lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit.
Rreth qytetit të Gjilanit shtrihen bregoret Kodra e Dëshmorëve (Popovica), Gllama, Dheu i Bardhë, fusha e Malishevës, Zabeli i Sahit Agës dhe Bregu i Thatë. Nëpër qytet kalojnë tre lumenj të vegjël, Mirusha, Banja dhe Stanishori, të cilët bashkohen dhe derdhen në Moravë, në perëndim të fshatit Uglar.
Gjilani është larg nga Prishtina, kryeqendra e Kosovës, 46 kilometra, nga Kamenica - 27 km, nga Vitia - 22 km, nga Artana – rreth 25 kilometra. Me komunat e regjionit kufizohet, në juglindje me Preshevën (33 km) dhe Kumanovën (53), ndërsa në lindje – me Bujanocin (40 km).
Ndërtimi i rrugës Gjilan-Lipjan, nga drejtimi i Kishna Polës, ka shkurtuar dukshëm distancat e kësaj komune me aeroportin e Prishtinës, me rrugën e kombit si dhe me hekurudhat e Kosovës, në Ferizaj dhe Lipjan. Gjilani do të lidhet së shpejti edhe me Kumanovën, nga drejtimi i Stançiqit, ku parashihet hapja e një pike doganore.
Gjilani ka kushte të mira për bujqësi dhe njihet si qytet agro-industrial. Ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë. Temperatura mesatare e janarit është -0.9 shkallë celciuz, ndërsa temperatura mesatare e korrikut – 21.5 gradë. Në vjeshtë, këtu bien shira, mesatarisht 177 mm, ndërsa në verë – 129 mm. Sasia e reshjeve në pranverë është 145 mm dhe në dimër – 130 mm.
Rrethinën e Gjilanit e përcakton lumi Morava e Binçës, i cili mbledhë gjithë lumenjtë e vegjël, me një prurje mesatare mujore prej 6.7 metra kub /sekondë/. Në juglindje rrethohet nga malet e Karadakut.
Koordinatat e shtrirjes së qytetit të Gjilanit janë 42 shkallë në veri dhe 21.20 shkallë në lindje dhe në një lartësi mbidetare qyteti prej 501 dhe 590 m ndërsa regjioni prej 475 m në Budrikë deri në 1000 m lartësi mbidetare në zonën kufitare me Maqedoninë (Stanqiq).
Rrethina e Gjilanit është e pasur me xehe (hekur e leucid) dhe me burime minerale (Nasalë, Pidiq, Kmetoc, Uglarë, Përlepnicë).
Në hartat sizmike, Gjilani njihet si rajon me shkallë të lartë rrezikshmërie. Në vitin 2002, është goditur nga një tërmet, i cili ka lënë një të vdekur, dhjetëra të lënduar dhe mbi 8 mijë objekte publike dhe private të dëmtuara.
Gjilani është binjakëzuar me qytetet dhe komunat Luterbah (Francë), Iper (Belgjikë), Jelderim (Turqi) dhe të tjera.
Demografia
Deri në filli të shekullit XIX nuk kemi shënime të sakta mbi strukturën dhe numrin e banorëve të vendbanimit të Gjilanit. Në vazhdimësi që nga themelimi dihet se Gjilani ka qenë i banuar nga popullsia shumicë shqiptare por ka pasur edhe serb, turq dhe rom.
Në Gjilan dhe rrethinë ishin bërë ndryshime të mëdha etnike, si pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë së ikur nga viset e përfshira në luftërat ruso-turke (1877-78) dhe nga ardhja e muhaxhirëve të ndjekur nga pushteti serb.
Sallnamet e Vilajetit të Kosovës për shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX ofrojnë të dhëna edhe për popullsinë e vilajeteve, sanxhaqeve dhe kazave. Megjithatë, këto shënime nuk janë të plota dhe të sakta edhe për shkak të rezistencës së vazhdueshme të shqiptarëve dhe nga fakti se regjistrimet bëheshin për qëllime të rekrutimit dhe të mbledhjes së tatimeve. Kjo bënte që shqiptarët të fshini numrin e saktë të anëtarëve të familjes dhe të shtëpive, duke tentuar të zvoglojnë shumën për tatim, si dhe për t’u shmangur shërbinmit ushtarak, që ishte barrë e rëndë për ta.
Sipas raporteve të konsullit francez në Shkodër ( Viet), në vitin 1866, Gjilani ishte një qytet i hapur i banuar kryesisht me popullsi turke (shqiptarë të besimit islam) dhe popullsi greke (serbë e ortodoksë). Sipas vjetarit për vitin 1873/74, Gjilani i kishte 527 shtëopi me afër 3.000 banorë dhe se shumica ishin mysliman (shqiptarë). Në vitin 1900/1 thuhet se i kishte 1.000 shtëpi, prej të cilëve, 3.300 banorë ishin serb, ndërsa të tjerët shqiptarë dhe të tjerë.
Pas Luftës Ruso-Turke, ushtria serbe pushtoi tokat e Sanxhakur të nishit në vitin 1877-78, të banuara me popullatë shqiptare. Nga popullta shqiptare muhaxhire e Sanxhakut të Nishit në këtë vendbanim u strehuan shumë familje, sidomos ato Bunjakët (Deshillofcët), Oranët, Pllanët, Sllamnikët, Brestovcët, Rukovcët, Dubocët, Grainctë, Tërstentë, Gjigollët, Llapashticët, Radecët, Kacabaçët, Klaiçëz, Masuricët, Lipovicët, Rafunët, Huruglicët, Bajralitë, Shahiqët, Slishanët, dhe shum të tjerë.
Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Gjilanit ka 90.178 banorë. Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale. Deri më 2010, përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e ka reduktuar për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale).
Popullsia e Gjilanit, përherë ka qenë e përzier, por me një shumicë dominuese të shqiptarëve, si gjatë sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav. Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Gjilanit ka 90.178 banorë. Shqiptarë - 87.814, serbë - 624, turq - 978, boshnjakë - 121, romë - 361, ashkali - 15, goranë - 69, egjiptian - 1, të tjerë - 95. Kanë preferuar të mos përgjigjen - 35 persona.
Në vitin 1931 në qytet kanë jetuar 7 215 banorë, përderi sa në vitin 2011 në qytet jetojnë 54.239 banorë, kurse në zonat rurale - 35.939.
Ndarja e popullsisë sipas gjinisë: meshkuj - 45.354, femra - 44.824.
Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale. Deri më 2010, përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e ka reduktuar për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale).
Artanës i janë bartur zonat kadastrale: Dragancë, Koretishtë, Kufcë e Epërme, Makresh i Epërm, Makresh i Poshtëm, Mozgovë, Parallovë, Stanishor dhe Strazhë. Ndërkaq, Budriga, Parteshi dhe Pasjani përbëjnë komunën e re të Parteshit.
Qyteti i Gjilanit përbëhet prej njëmbëdhjetë lagjeve, pesë shesheve dhe ka 149 rrugë të emërtuara. Shtrihet nga Kodra e Dëshmorëve (Popovica), Gllama, Dheu i Bardhë, fusha e Malishevës, Zabeli i Sahit Agës dhe Bregu i Thatë. Nëpër qytet kalojnë tre lumenj të vegjël, Mirusha, Banja dhe Stanishori, të cilët bashkohen dhe derdhen në Moravë, Velekince.
Vendbanimet e komunës së Gjilanit janë këto: Bilinicë (314), Bresalc (2823), Bukovik (80), Burincë (00), Capar (208), Cërnicë (1963), Çelik (87), Demiraj (112), Dobërçan (2659), Dunav (10), Gadish (331), Goden (29), Gumnishtë (473), Gjilan (54239), Haxhaj (206), Inatoc (30), Kishnapolë (235), Kmetoc (691), Kravaricë (264), Kurexh (394), Lipovicë (24), Livoç i Epërm (2551), Livoç i Ulët (3497), Lladovë (545), Llashticë (1624), Llovcë (169), Malishevë (3165), Muçibabë (80), Nasalë (209), Përlepnicë (1944), Pidiq (342), Pograxhë (1211), Ponesh (967), Selishtë (179), Sllakoc i Epërm (256), Sllakoc i Ulët (64), Sllubicë (73), Stançiq (8), Stublinë (79), Shillovë (547), Shurdhan (156), Terzijaj (00), Uglar (1021), Velekincë (1602), Vërbicë e Kmetocit (348), Vërbicë e Zhegocit (584), Vrapçiq (290), Zhegër (3327), Zhegoc (168). Dy vendbanime, Burinca dhe Terzijajt, sipas regjistrtimit të vitit 2011, nuk kanë asnjë banorë.
Burimet biotike
Shoqërimet bimore të ekozonës së Gjilanit, janë gati autoktone. Kjo bimësi është adaptuar me kushtet ekoklimatike dhe brezat e lartesisë. Nuk ka ndryshime të dukshme nga një mikrozone në një tjetër.
Flora
Flora me tipike karakterizohet nga:
Drunjët pyjorë: Bungu(Qurecus pertreaea), Bugebuta(Quercus bupescentis), Shparthi(Quercus fraientto), Qari(Quercus ceris),
Shkoza(Carpinus betuls)etj.
Bimësi barishtore: Salepi(Orchis), Lajthia(Corylus clourna), Mjedra(Rubus idaeus), Hithra(Urtica dioica), çaji i malit(Sideritis syriaca), Festuka (Festucetum basniacae) etj.
Bimësia e kultivuar në këtë zonë karakterizohet:
Pemët frutore: Molla, Dardha, Qershia, Kumbulla, Hardhia.
Bimër agrare: Gruri, Elbi, Misri i vendit, Jonxha, Fasulia, Paxhari i sheqerit, perimet etj.
Bimët e ulëta (Tallophyta): Algat e ndryshme, Kërpudhat dhe Likenet
Fauna
Për këtë kategori jaë regjistruar numër i lartë llojesh.
Peshqit: Janë regjistruar disa lloje peshqish
Amfibët: Janë regjistruar disa lloje ambifësh
Zvarranikët: Janë regjistruar disa lloje reptilësh.
Zogjtë: Avifauna ka rëndësi, për shkak të pasurisë së madhe të llojeve të rralla që gjenden në këtë ekozone.
Gjitarët : Janë shtazë të numritë të vogël në regjion dhe më gjerë, duhet të kemi kujdes për ato, katër kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme: ujku, ariu i murrëm, vidra dhe dhia e egër.
Kjo pasuri shpjegohet me praninë e habitateve nga më të ndryshmit, me kullosat alpine (habitatet bimore, sipas lartësisë mbi rrafshin e detit, toka bujqësore, shkurreta, pylli i lartë i dushkut, pylli i lartë i ahut dhekullosat alpine). Secili prej habitateve ka përfaqësuesin avifaunistikë pak a shumë të ndryshëm dhe larmia e habitateve shëndërrohet në pasuri të madhe të llojeve. Struktura e llojeve i bindet raportit sipërfaqësorë të habitateve.
Klima
Në regjionin e Gjilanit mbretëron klima e mesme kontinentale, ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 410 m. Nuk ka erëra të forta në Fushën e Gjilanit. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Gjilani dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushës së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.
Mesatarja e temperaturave vjetore për Gjilan është 10.6 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 gradë C, e muajit më të ngroht e korrikut me 20,7 gradë C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.
Ujërat
Regjioni i Anamoravës është i pasur me ujëra, sidomos me ujëra rrjedhëse, me liqene artificiale, me ujëra termo-minerale, me burime të ndryshme, me kroje etj. Territorin e Anamoravës e karakterizojnë numër i madh i ujërave rrjedhëse, mbitokësore. Është i njohur edhe në rrjedhat ujore në hapësira jashtë komunës dhe Anamoravës, lumi Morava e Binçës, i cili buron në fshatin Binçë. Ai në pellgun e vet mbledh një mori lumenjsh me madhësi dhe sasi të ndryshme ujërash. Të gjithë lumenjtë, të vegjël e të mëdhenj, dhe përroskat e territorit të komunës së Gjilanit e më gjerë, rrjedhin në drejtim të Moravës së
Binçës.
Përgjatë tërë trevës së Anamoravës, rrjedh lumi më i madh i Kosovës Lindore - Morava e Binçës. Në këtë lumë derdhen degët më të vogla të saj, sidomos në rrjedhën e poshtme, si: lumi i Livoçit, i Cernicës, i Llashticës, i Zhegrës, i Pasjanit, i Bresalcit, i Përlepnicës si dhe lumi Krivareka, duke vazhduar me rrjedhën e saj të mëtutjeshme nëpër Serbi në drejtim të Detit të Zi, me emërtimin Morava Jugore. Lugina e gjërë, grykat e krijuara nga Morava e Binçës, si ajo e Konçulit dhe e Uglarit, e Pogragjës e më gjërë, kanë krijuar edhe rrafshin aluvial, duke e bërë këtë territor shumë të komunikueshëm.
Të gjitha ujrat rrjedhëse të Anamoravës derdhen në Moravën e Binçës. Shtrati dhe rrjedha e saj shtrihet përmes këtij nënregjioni. Ajo ka një luginë kompozite, me pjesë të zgjeruara në rrjedhën e mesme dhe me gryka në rrjedhën e mesme e të poshtme, të cilat i ka krijuar vetë. Prej fshatit Pasjan deri në Miresh (Dobërçan), Morava thellon shtratin e saj në formacione të vjetra të paleozoikut, duke formuar grykë të gjatë. Në rrjedhën e poshtme, merr lumin e shtrembër të Krivarekës, nëpërmjet grykës së Konçulit del në Kosovën Lindore - dhe më tutje, si Morava Jugore në Serbi. Derdhet në lumin Danub e më
tutje në Detin e Zi. Në rrjedhën e mëtutjeshme, me vete mbledh të gjitha ujërat e Anamorevës nga komuna e Vitisë, e Gjilanit dhe e Dardanës dhe më tuje të Kosovës Lindore,vetëm si lumi Morava, ndërsa në Serbi si Morava Jugore. Burimi i saj është në lartësinë deri 1000 metra. Deri në daljen në ultësirë ka një gjatësi afro 23 km. Drejtimi meridianal arrin deri në Kllokot, nga këtu merr drejtim nga lindja dhe verilindja, me rënie më të lehtë. Masivi i maleve të Kardakut në jug, jep më shumë rrjedhje lumenjsh sesa malet e Zhegocit në anën veriperëndimore, që janë më të ulëta dhe kanë rrjedhë më të varfër ujërash. Si rrjedhë e parë, në anën e djathtë, është lumi i Letnicës, pastaj i Zhegrës, ose lumi i Karadakut; i Pogragjës si lum i rrjedhës së poshtme të kësaj komune etj. Ndërkaq, nga rrjedhat e anës së majtë janë lumi i Cernicës, i Livoçit, i Bresalcit dhe tri përroska të vogla të Gjilanit (e Banjës, e Stanishorit dhe e Dobrushës), të cilat bashkohen 6 km larg nga Gjilani, duke formuar lumin e Malishevës dhe së bashku derdhen në Moravë, si dhe lumi i Përlepnicës, ndërsa në fund lumi i Krivarekës dhe i Hogoshtit të komunës së Dardanës. Me sasinë më të madhe të ujit dallohet lumi brrylor (Krivareka), së bashku me lumin e Hogoshtit, që bashkohen jo aq larg nga fshati Domoroc, dhe në fshatin Korminjan derdhen në Moravë, pak kilometra para grykës së Konçulit. Duke u lëshuar në ultësirë, nga Kllokoti deri në hyrje të grykës së Uglarit-Pogragjës, rënia e tij është shumë e ngadalshme. I tërë nënrajoni i Anmoravës është i pasur me ujëra të pijes, nga burimet e ndryshme, puset, krojet, të cilat dallohen me ujë të ftohtë dhe të pastër.
Morava e Binçës, së bashku me Drinin e Bardhë, me Ibrin, Sitnicën etj., hynë në radhën e lumenjve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës. Vendësit e quajnë Morava e Binçës, sepse buron në afërsi të fshatit Binçë të Karadakut, prej nga edhe e ka marrë emrin. Rrjedh përgjatë tërë territorit të komunës së Vitisë, ku dhe ka burimin, duke vazhduar rrjedhën përmes territorit të komunës së Gjilanit dhe një pjese të Dardanës (Kamenicës) e më tutje, në gjatësinë prej afro 60-70 km gjithsej.
Morava është mjaft e pasur me ujë dhe ka rëndësi të madhe për banorët e fshatrave përreth, duke u shfrytëzuar për ujitjen e kulturave bimore. Për shkak të shtratit të cekët në rrjedhën e mesme dhe të poshtme, shpesh bën vërshime të shumta, duke dalë nga shtrati dhe duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme kulturave bimore. Janë të njohura vërshimet në pranverë, kur shkrihet bora në malet përreth dhe në vjeshtë e pranverë, kur bien shira të mëdha.
Liqenet artificiale
Liqeni akumulues i Livoçit, gjendet në lumin e Livoçit dhe është në afërsi të Gjilanit.
Është qendër e rëndësishme
rekreative e banorëve të qytetit dhe e
popullsisë përreth. Prapa pendës së
betontë, e cila është e lartë 21 metra,
është formuar një akumulacion prej
1,6 milion m3
ujë.
Liqeni i Përlepnicës është
ngritur në vitin 1966, shfrytëzohet
edhe për pije edhe për ujitje të 350
21
hektarëve tokë të punuar.
Liqeni akumulues i Përlepnicës është formuar në lumin me të njëjtin emër. Vëllimi
i ujit të tij është 4.2 milionë m3
. Ka një sipërfaqe prej 1.634 km2
, dhe prurje prej 16.32 m3
ujë në sekondë.
Ujërat termo-minerale
Regjioni i Anamoravës është i njohur për ujëra termo-minerale. Aty afër, pranë rrugës
Gjilan-Ferizaj, në largësi prej 15 km nga Gjilani, ndërsa 17 km nga Ferizaj, gjendet banja e
njohur e Kllokotit, me veçoritë e saj karakteristike termo-minerale. Ndërkaq, në territorin e
Komunës gjendet Banja e Uglarit afër fshatit Uglar, 9 km në juglindje të Gjilanit. Uji i
këtyre burimeve akumulohet në pishinë natyrale të gjatë 8 e të gjërë 3-4 metra, si dhe të
thellë 50-60 cm. Temperatura e ujit është 29o C dhe popullsia e përdorë për shërimin e
shumë sëmundjeve.
Uji i thartë i Kmetocit gjendet poashtu midis fshatrave Kmetoc dhe MireshDobërçan,
ku burojnë disa gurra me ujë mineral. Është i njohur si ujë i thartë i Kmetocit, i
cili përdoret për pije dhe për shërimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Sasia e ujit është
një litër për sekondë, kurse temperatura e ujit 27o C.
Ekosistemet e livadheve
Në regjionin e Gjilanit ka mjaftë sipërfaqe të livadheve dhe të kullosave, livadhe mes zonave të pyejeve, buzë maleve të larta, kodrinë, në rrafshinë për rreth lumenjeve
etj. Kullosat dhe livadhet janë krujuar në vendet e pyejeve të dikurshme në mënyrë natyrore ose me veprimet e njeriut.Të gjitha sipërfaqet barishtore të cilat njeriu i shfrytëzon me kositje të disahershme quhen livadhe, të gjitha këtë sipërfaqe të barishtave që shfrytëzohen me anë të kullotjes së bagëtis quhen kullosa. Marrë në përgjethësi studimet tregojnë se nëse livadhet do të mbeten si të tilla, deri sa njeriu do ti shfrytëzoj me anë të kositjeve, e kullotat do të mbeten si të tilla për aq kohë sa do të zgjasë shfrytëzimi i tyre me anë të kollotjeve. Nëse menjanohen këto ndikime, atëherë këtë sipërfaqe barishtore do të shëndërrohen në shkurre e më vonë në pyje.
Kullosa ka po thuaj në qdo fshat të rrethinës së Gjilanit por më të bukura, ne dritë të shut, temperatura të përshtatshme dhe lagështi janë: livadhet e fshatit Budrigë, Nasale, Cërnicë, Zhegër etj. Këtë kullota kanë pamje karakteristike përveq barërave të ndryshëm rriten edhe kaqubëza të bimëve barishtore me shumë gjemba, dhe shkurre të vogla, të përshatura vendeve të thata me pak lagështi.
Arkitektura
Para djegies së Gjilanit (1850) shtëpitë ishin të mbuluara me kashtë. Pas djegies, shtëpitë e reja u ndërtuan me qerpiç të quajtura “dollma” tip oriental i shtëpive të mbuluar me qeramidhe e çamte. Çarshia shtrihej prej Xhamisë (së Shehirzadës) në qendër e deri te Ura e Musë Kotorrit (Maskatarit). Dyqanet ishin afër njëri tjetrit dhe ngjante në një kasabave turke. Në atë kohë Gjinollët kishin shtëpi njëkatëshe me lëndë druri (çatmali) me dru-gdhendje të ndryshme dhe me pamje të bukur. Ndërtesa prej guri ishte Kulla afër Sarajit, që një herë shërbeu për mbrojtje e pastaj u shndërrua në sahat kullë dhe hamami.
Objektet fetare
Xhaminë e vjetër (Atik Xhaminë) e kanë ngritur Gjinollët me material të sjellë nga Artana, kurse xhaminë e re (të Shehrizadës) e ka ngritur Halit Beu, në vitin 1910 kurse minarja i është ngritur në vitin 1921. Kjo xhami është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2002 dhe u rrënua tërësisht dhe me donacione është ngritur e reja. Xhaminë në Balec Mëhallë e ka ngritur Hysein Pasha (edhe kjo xhami është rinovuar më vonë), ndërsa xhaminë e vjetër (tashmë të rrënuar) në Dere-mëhallë e ka ngritur Rexhep Rexhepi, babai i Hasan Rexhepit mbathtar pronar i hanit. Xhamia në Arbëri (ish Çenar çeshme) është ngritur nga populli gjatë viteve 1990 dhe është përfunduar në vitin 2002. Aktualisht është ndarë edhe një lokacion për ngritjen e një xhamie të re në Gjilan. Kisha në Gjilan, thuhet se është djegë dy herë në vitin 1830 dhe 1852 e këtë të tashmen e ka ngritur komuniteti serb me 12 maj të vitit 1861.
Arsimi
Arsimi në Gjilan daton që nga periudha e pushtetit osman. Në gjysmën e shekullit të XIX në oborrin e Atik Xhamisë ishte hapur mejtepi. Më vonë këtu është hapur edhe medreseja e më vonë edhe Ruzhdija. Këto shkolla, pos Ruzhdijes që kishte në program edhe lëndë të përgjithshme, kishin program fetar.
Përpjekjet për të, u shkolluar në gjuhën shqipe kan qenë të hershme edhe në Anamoravë. Gjatë kohës së Revulucionit Xhonturq të viti 1908 në trojet shqiptare edhe në Kazanë e Gjilanit hapeshin shkollat shqipe. Qarqet patriotike shqiptare të Kazasë së Gjilanit u nxitu të shfrytëzohen liritë e cunguara në këtë plan dhe filluan të përhapen format e format e arsimit shqip, si në planin individual ashtu edhe atë kolektiv. U formua klubi shqiptar si organizatë e gjerë demokratike, në të cilin ishte përqendruar veprimtaria politike dhe kulturore e patriotëve të kësaj ane. Në këtë klub kishte përfaqësues nga të gjitha shtresat shoqërore. Klubi zhvillonte aktivitet të dukshëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe në ngritjen e Lëvizjes në nivel më të lartë. Me iniciativën e klubit dhe të disa patriotëve, të prirë nga Hasan Prishtina e Nexhib Draga etj., u hapën shkollat e para private shqipe në Gjilan e rrethinë. Një shkollë e tillë private ishte hapur në Pozharan.
Në Kazanë e madhe të Gjilanit, që nga gjysma e shekullit XIX, punonte një shkollë shqipe pran kishës katolike në fshatin Stublla e Epërme. Shkolla është legalizuar në vitin 1905 dhe është financuar nga qeveria austro-hungareze. Mësues në këtë shkollë që nga viti 1896, ishte prifti i famullisë së Stubllës, dom Mikel Tarabulluzi nga Prizreni. Kjo shkollë katërvjeçare për djem dhe vajza, me ndërprerje të kohëpaskohshme, ka punuar gjer më 1921. Përshkak të aktivitetit në rrafshin e ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe intelektuale, mësuesi i sajë Dom Mikel Tarabulluzi ishte burgosur , torturuar dhe ekzekutuar mizorisht.
Arsimi serb, sipas disa burimeve, daton prej vitit 1858. Në bazë të një dokumenti shkolla shqipe duhet të jetë hapur diku në vitin 1909, por se shumë shpejt kjo shkollë mbyllet, si nga administrata turke ashtu dhe nga ajo serbe. Përmendet se shkollimi fillor në gjuhën shqipe ka filluar me 8 dhjetor të vitit 1941, për t’u vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Aktualisht Gjilani ka 5 shkolla fillore (Musa Zajmi, Thimi Mitko, Abaz Ajeti, Rexhep Elmazi dhe Selami Hallaçi) dhe 5 shkolla të mesme (Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla e mesme e mjekësisë “Asllan Elezi”, e bujqësisë “Arbëria”, Ekonomikja “Marin Barleti” teknike “Mehmet Isai”), Univerziteti Kadri Zeka, degët e Kolegjit “Fama” dhe Kolegji “UBT”.
Biblioteka Ndërkomunale “Fan S. Noli”
Biblioteka ―Fan S. Noli para luftës (1999) kishte 183000 vëllime librash të ndryshëm. Gjatë luftës është shkatërruar, është djegur e asgjësuar 1/3 e fondit të kësaj biblioteke. Ajo një kohë të gjatë nuk u pasurua me fonde librare dhe nuk u mirëmbajt. Përkundrazi biblioteka është varfëruar në çdo pikëpamje, sepse librat e broshurat, inventari e pajisjet e tjera ishin plaçkitur. Po të vështrohen me kujdesë statistikat mbi gjendjen e kuadrit, si dhe pajisjen e bibliotekës me literaturë nga fusha të ndryshme të dijes për kohën në fjalë- vërehet qartazi se është edhe më shqetësuese gjendja, e cila nuk i përmbushte kërkesat e popullatës shumicë. Shkatërrim të madh pësuan edhe më tepër bibliotekat e fshatrave Përlepnicë, Zhegër, Cernicë, Malishevë, Dobërçan, Shurdhan, kurse ajo e fshatit Llashticë është djegur me themel.
Kultura dhe Sporti
Jeta dramatike në Gjilan ka filluar me vizitat që këtu i ka bërë teatri shëtitës i Perica Aleksiqit (Petre Përliçko), para vitit 1940, ndërsa shfaqja e parë shqipe ka qenë “Vllazni interes” të Kristo Floqit, e shfaqur të dielën, më 26 mars të vitit 1943, nga arsimtarët shqiptarë të shkollës së përzier “Bogdani” në Gjilan.
Klubi i parë sportiv i përzier, përmendët të ketë qenë klubi i futbollit “Bashkimi”, ndërsa shoqëria e parë kulturo artistike, e ka pas emrin “Drita”.
Gjilani ka disa Shoqëri Kulturo Artistike,si shoqeria e valleve burimore "Bajram Curri" dhe shoqeria e muzikes autoktone "Gurra". Ka teatrin, i cili që nga 20.01.2004 e këndej ka statusin e Teatrit Profesionist, Bibliotekën rajonale “Fan S. Noli, Arkivin Rajonal historik, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore etj. Gjilani prej vitit 1992 e këndej organizon manifestimin “Flaka e janarit…” me katër shtylla kryesore: muzikë, art figurativ, letërsi dhe art dramatik.
Gjilani ka 2 klube futbollistike. "Drita" e cila është formuar në vitin 1947 dhe FC Gjilani i krijuar në vitin 1995 në kushtet e okupimit serb.Ajo që vlen të permendet për këto dy klube është rivaliteti i krijuar ne mes tyre.Ky derbi kondiserohet si derbi me i madh ne Kosove dhe rajon. Ky derbi mbledh rreth 20 mije shikues nje shifer jo e vogel per futbollin kosovar.Gjithashtu qyteti i Gjilanit ka nje klub basketbolli që është DRITA, për meshkuj dhe femra,klubi volejbollistik Drita, për meshkuj dhe femra, si klubi i hendbollit Drita për femra.
Klubi Futbollistik Gjilani
Klubi Futbollistik Drita
Klubi Futbollistik Bashkimi (GJ)
Klubi Basketbollistik Drita (M)
Klubi Basketbollistik Drita (F)
Klubi Henbollit Drita (M)
Klubi Henbollit Drita (F)
Klubi Volejbollit Drita (M)
Klubi Volejbollit Drita (F)
Veshja tradicionale në Anamoravë
Veshja popullore, ajo e moçmja, ose e traditës si pëlqehet të quhet, thuaja se është zhdukur fare. Nga e tërë struktura dhe pasuria e pjesëve kostumore, te burrat fjala vjen, në kohën e sotme ruhet rrallë vetëm plisi i bardhë në kokë, ndërsa pjesët tjera as që mund të mendohen për veshjen aktive e të përditshme. Në veshjen e grave sot ruhet vetëm mbështjellaku i leshtë, madje ai që mbahet me tipin e veshjes me dimi, si dhe mbulesa e kokës-shamia, natyrisht vetëm aty, ku ende mbahet si veshje e përditshmërisë, dhe kryesisht te gratë e moshuara dhe plakat.
Veshja e burrave - Për burra mbahej tipi i veshjes me tirq, që ndërtohej me këto pjesë kostumore: ndërresat e brendshme –brekët, pastaj këmisha, tirqit, shoka, çorapët, opingat, jeleku, mintani i zhguntë, dhe xhurdia e leshtë me kapole e me mëngë deri në bërryla, në kokë plisi i bardhë dhe aksesorët siç janë: qysteku me sahat, kutia e duhanit dhe armët. Tirqit dhe xhurdia, që kjo anë e quajnë edhe lurkë, mbaheshin të bardha ose të zeza, përkatësisht të surme siç përdoret në të folmen e popullatës së Anamoravës.
Veshja e grave - Veshja e mirëfilltë e traditës që mbahej përgjithësisht për gratë, sot mezi mbahet mend, madje vetëm nga ndonjë grua e moshuar. Si për çudi vetë gratë e moshuara e tregojnë disi si kujtesë, që ua kanë treguar prindërit e tyre, ose që e ka bartur dikush tjetër. Kujtesa e thotë se ishte kjo veshje e bukur, që sipas klasifikimit tani më të standardizuar në Etnologjinë shqiptare, i përket tipit të veshjes me këmishë të gjatë e një futë, përkatësisht përparc. Kujtesa për veshjen e moçme është tejet e zbehur, dhe herë herë e thot se në këtë trevë mund të jetë bartur edhe veshja e tipit me këmishë të gjatë e dy futa, përkatësisht dy mbështjellakë. Por kjo lypset ende hulumtuar e provuar.
Nga e gjithë kjo veshje e pasur dhe mjaft arkaike e të dy tipave, në kohën e re ruhet vetëm këmisha, por se e rudimentuar dhe e modifikuar për mbajtje me dimi. Kjo këmishë ndërtohet poashtu me pëlhurë të bardhë të pambuktë, ose të mëndafshit, prehet e qepet me tipare të këmishës së gjatë e të dalmatikës ilire, por se vjen e gjatë vetëm pak nën bel, sa për tu futur në dimi. Po ashtu është ruajtur edhe mbështjellaku i kuq, i leshtë, i cili sot mbahet me dimi të materialit të fabrikuar, që janë të gjëra 10-12 m. dhe me llojlloj dezenesh industriale.
Ekonomia
Pas sundimit të gjatë osman deri në vitin 1912, Kosova në vitin 1918 ra nën sundimin e Jugosllavisë së Parë. Pas shkatrrimit të ekonomisë së qyteteve, shpërnguljeve për në Turqi, vrasjeve e plaqkitjeve, ekonomia e Kosovës bie në nivel edhe më tëulët. Ndarja e Kosovës në tri banovina ndikoi në shkatrrimin e lidhjeve ekonomike, të manifakturës, zejtarisë dhe tregëtisë kosovare. Gjilani dhe anamorava i takuauan banovinës së Vardarit me qendër ne Shkup. Kosova me 85% të popullësisë bujqësore ishte rajoni më i pazhvilluar në Gadishullin Ballkanik.
Shikuar në aspektin hisorik, ekonomia e Gjilanit ishte e bazuar kryesisht në punimin e tokës. Toka kryesisht është punuar në mënyrë ekstenzive, me mjete e vegla të thjeshta primitive. Kështu rendimentet në bujqësi vazhdimisht ishin të ulëta. Produktet bujqësore kryesisht janë përdorur për plotësimin e nevojave familjare.Ekonomia e Gjilanit një periudhë të gjatë është identifikuar me sektorin e bujqësisë, përkatësisht degët esaja si shpeztaria, pemëtaria, perimtaria, blegtoria si dhe zejtaria.
Industria
Industria pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë disa lëvizje rreth zhvillimit të ekonomisë, që konsiderohen si fillet e zhvillimit të industrisë së komunës. Kështu, filluan të bëhen disa iniciativa dhe lëvizje më të avancuara në zhvillimin ekonomik të komunës.
Kjo është arritur, sidomos me ngritjen e Kombinatitbtë Duhanit. Pajisjet, të cilat janë instaluar në këtë kombinat, kanë mundësuar prodhimin e produkteve të ndryshme të duhanit.
Kombinati i duhanit është marrë kryesisht me prodhimin e duhanit të fermentuar dhe me përpunimin e tij. Fabrika e duhanit e siguronte vetë lëndën e parë. Në këtë drejtim, kombinati si kapacitet industrial mundësoi stimulimin dhe angazhimin e bujqve të shumtë në kultivimin e duhanit. Kështu, ndihmohej në punësimin e anëtarëve të familjeve të kësaj treve.
Kushtet e volitshme klimatike, boniteti i tokës, përkushtimi dhe masivizimi i fermerëve, ndikoi në zhvillimin e kësaj dege industriale. Gjatë viteve 80 në Kombinatin e duhanit janë prodhuar rreth 1.156 tonelata duhan të fermentuar si dhe rreth 1.400 tonelata cigare asortimentesh të ndryshme të kualitetit të lartë.
Krahas zhvillimit të industrisë së duhanit në Gjilan u ngrit edhe industria e tekstilit, me të cilën Gjilani ishte i njohur dhe i afirmuar në tregun e brendshëm e të jashtëm. Mund të thuhet se nëpërmjet kësaj dege industriale në atë kohë Gjilani identifikohej si qytet industrial.
Gjatë viteve 1970, prodhimi industrial ishte i koncentruar në industrinë e duhanit, të tekstilit, të miellit, në agroindustri, në konstruksionet e çelikut, në industrinë e materialit ndërtimor, dhe në radiatorë.
Pas vitit 1980 është investuar edhe në një sërë degësh e veprimtari tjera ekonomike në të cilën janë ngritur dhe zhvilluar edhe objekte e kapacitete të tjera industriale.
Ndërtimtaria. Gjilani ka një traditë të hershme në ndërtimtari. Kështu, në këtë veprimtari në vitet e ‘80 kishte të punësuar mbi 2.000 veta. Hovin e rritës kjo veprimtari ekonomike, jo vetëm në Gjilan e rrethinë, por edhe në tërë Kosovën e më gjërë e arriti në
sektorin e ndërtimit të banesave, duke e shtrirë edhe në komunat e tjera të Kosovës.
Pylltaria
Në rrethin e Gjilanit, gjatë Jugosllavisë mbretërore ekonomia pyjore gjendej në shkatërrim e sipër. Kjo qe rrjedhojë e shtimit të popullsisë, e cila gjithnjë e më shumë i shndërronte kullosat dhe pyjet në tokë pune. Por kësaj duhet t‘i shtohet edhe fakti se organet shtetërore
131
nuk kishin politika zhvillimore për pylltarinë në këtë anë dhe nuk interesoheshin fare për menaxhimin dhe parandalimin e dëmtimit të pyjeve, ndërsa si pasojë e kësaj ishte zvogëlimi i sipërfaqeve pyjore në këtë trevë. Gjithashtu, nuk shprehej fare interesim nga shteti për pyllëzimin e sipërfaqeve të reja tokësore. Drunjtë e pyjet, kryesisht kanë shërbyer për nxemje, për ndërtimin e shtëpive dhe për të ushqyer bagëtinë.
Tregtia
Rëndësia e Gjilanit, si qendër tregtare duket sidomos atëherë kur pas djegies së qytetit më 1830 në Gjilan, përsëri filloi të ngjallej jeta dhe kjo pjesë territoriale bëhet qendër tregtare.
Familja Gjinolli shfrytëzoi rastin dhe ngriti dy panaire vjetore, të cilat patën ndikim të madh në zhvillimin e tregtisë dhe të qytetit. Në këto panaire, kryesisht ofertoheshin prodhime bujqësore, bagëti, prodhime blegetorale, drithëra, pemë e perime dhe sende të artizanatit shtëpiak. Në punishtet e qytetit, fshatarët furnizoheshin me prodhime zejtare e pastaj edhe me mallra industriale. Tregtarët e Gjilanit shkonin për të blerë mallra në qytetet e Shqipërisë, të Serbisë, të Bullgarisë dhe të Greqisë, ndërsa, fushat e Gjilanit me rrethinë i karakterizon kultivimi i duhanit të cilësisë së lartë.
Zejtaria
Shikuar përgjithësisht veprimtaria zejtare shfaqet të jetë e lashtë si veprimtari njerëzore ekonomike. Kjo zakonisht zhvillohej e ushtrohej kryesisht në qendra urbane. Për Anamoravën zejtaria për hapësirën e saj fqinjësore, zejtaria ka qenë e zhvilluar kryesisht në qytete, si në Gjilan, Preshevë e Bujanoc. Gjilani qendër kryesore e hapësirës së Anamoravës e më gjërë, dikur përfaqësonte një qytet të vogël me të gjitha karakteristikat e një kasabaje orientale. Dyqanet me qepena, rrugë të ngushta dhe një lloj çarshie të mbuluar rrethepërqark Xhamisë së Madhe, mu në qendër të qytetit. Aty gjëndeshin rëndom punishtet zejtare. Në shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX kanë ekzistuar shumë lloje zejesh, si saraçë, këpucëtarë, berberë, dogramaxhi (zdrukthëtarë), vorbëtarë, teneqexhi, kallajxhi, kujunxhi e të tjerë.
Zejtaria si degë e mëvetësishme ekonomike si dje ashtu edhe sot, zë një vend të rëndësishëm në jetën e popullatës së kësaj hapësire. Natyrisht sot në Gjilan si qendër urbane kryesore e kësaj ane, zejtaria më nuk e ka atë rol, që e kishte në shekujt e kaluar, por megjithatë e transformuar në veprimtari të ngjashme e të natyrës tjetër, edhe sot tregohet të jetë me rol dhe e rëndësishme në jetën e banorëve, të hapësirës përkatëse. Po të analizohet veprimtaria zejtare përgjithësisht, ose llojet e zejeve që dikur ishin të zhvilluara në këto anë, në disa raste na shfaqet lidhmëri manifestuese e diversitetit ofertues dhe e begatisë ekonomike të mjedisit-hapësirës ekologjike dhe ekonomike, që nxitë dhe furnizon mjedisin shoqëror dhe ekonomik të këtyre anëve. Fjala vjen, do të shohim se dikur ishte shumë e zhvilluar veprimtaria e kultivimit të duhanit, ose e konoptarisë, respektivisht e kultivimit dhe e përpunimit të kulturës bujqësore të duhanit dhe të kanapit. Këtu domosdo duhet të bëjmë me dije, të shprehemi simbolikisht, për ofertën që e mundëson toka bujqësore e këtyre viseve, begatia me ujëra dhe plleshmëria e saj për kultivimin e duhanit, ose të kanapit. Pra, në këtë rast për ta kuptuar drejtë zhvillimin e një veprimtarie, ose të një zeje të caktuar, në rend të parë duhet spikatur lidhmërinë: aftësitë e resurseve njerëzore përballë shfrytëzimit të resurseve-begative ekonomike në një mjedis të caktuar shoqëror dhe ekonomik, gjithnjë në lidhmëri të drejtë me kohën dhe hapësirën.
Komunikacioni
Komunikacioni Gjilani nëpërmjet rrugëve magjistrale ndërlidhet me qendrat tjera.
Rrjeti i mirë rrugor i siguron Gjilanit lidhje të mira si me fshatrat rreth tij ashtu edhe me qendrat tjera të Kosovës dhe regjionit. Me ndërtimin e rrugëve unazore është bërë zvogëlimi i qarkullimit në brendi të qytetit. Me ―Projektin e Mobilitetit‖ është parapa organizimi i trafikut urban të Gjilanit.
Galeria
Personalitete
Idriz Seferi
Mulla Idriz Gjilani (1901-1949)
Binaze Kacabaçi - Dauti (1891-1981)
Qamil Bala (1878-1933)
Esat Berisha
Myderriz Haki ef. Sermaxhaj (1914-1948)
Halim Orona
Ramiz (Hoxha) Cërnica
Abdullah Krashnica Presheva
Kadri Halimi
Mustafë Koka
Kadri Zeka
Rexhep Mala
Nuhi Berisha
Zija Shemsiu
Agim Ramadani
Xhavit Ahmeti
Abdullah Tahiri
Muharrem Ibrahimi
Hydajet Hyseni
Rexhep Elmazi
Beqir Musliu
Mehmet Halimi
Mark Gashi̽
Mirko Gashi
Ibrahim Kadriu
Aliriza Selmani
Fehmi Rexhepi
Nijazi Ramadani
Zejnullah Halili
Nuhi Ismajli
Ali Huruglica
Muharrem Shahiqi
Sabit Rrustemi
Krijimi i rajonit
Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Gjilanit. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.
Numrat Postal
Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Universal për Gjilanin ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë.
Burimi i të dhënave
Studim monografik nga grup autorësh|Gjilani me rrethinë-
Referime
Shiko dhe këtë
Komuna e Gjilanit
Anamorava
mbi shtrirjen gjeografike
Gjilan
Qytete në Kosovë |
3699 | Mitrovica (serbisht: Косовска Митровица Kosovska Mitrovica ose Митровица Mitrovica) është qytet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Pozita e mirë gjeografike në mes të dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicës kanë ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike.
Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shëndrrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar Simeonit (879-927) i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja e Njemanjve. Gjatë sundimit të kësaj familje ky territore mbushët me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të Car Dushanit vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin orthodokës.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shëndrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri "kosovar".
Historia
Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullzohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në koncentrimin e popullsisë në këtë mjedis. Pra motive ekonomike për themelimin e vendbanimeve dhe për përqëndrimin e popullsisë në këtë trevë, para së gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këtë anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi kanë qenë e banuar me banorë ilirë, përkatësisht fisin dardan.
Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, një nekropol ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit) etj. Jeta ekonomike në Dardani, pra edhe në trevën e Mitrovicës ka qenë e mbështetur në radhë të parë në bujqësi. Në shek. I të e.r. Iliria u gjend nën sundimin romak. Mitrovica në këtë kohë mund të ketë qenë stacion pushimi dhe si vend i përpunimit të metaleve. Në kohën romake, pas Ulpianës, qendra e dytë e rëndësishme ishte Municipium DD afër Soçanës (Soçanicës) e banuar edhe në parahistori. Në fund të shek. IX treva e Mitrovicës, bashkë me territorin e Kosovëa u gjend nën sundimin e shtetit bullgar të Car Simeonit (897-927), ndërsa pas rënies së kësaj mbretërie u rikthye nën sundimin e bizantit. Më 1185 viset shqiptare të veriut të Kosovës u pushtua nga shteti serb i Nemanjve. Këtu fillon periudha më e vështirë dhe më e errët për popullsinë shqiptare. Sundimtarët serbë e shdërruan këtë trevë në qendër politike, ekonomike, kishtare të shtetit të tyre, duke zbatuar politikën e tyre asimiluese. Në kohën e sundimit të Car Dushanit shqiptarët ishin të detyruar të braktisin ritin katolik për t’u orientuar drejt ortodoksisë sllave. Me ardhen e sllavëve në këto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrën rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllave.
Në gjysmën e dytë të shek. XIX Mitrovica u bë një qendër e rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Në afërsi të Mitrovicës, në fshatin Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”. Si stacion i fundit hekurudhor, Mitrovica u bë stacion importues dhe eksportues. Përskaj rrugëve të shtruara me kalldrëm u hapën dyqane të ndryshme zejtare e tregtare. Ndër objektet më të rëndësishme shquhej sharra e Dragajve.
Krijimi i rajonit
Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Mitrovicës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.
Gjeografia
Mitrovica është, pa dyshim, një ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në shpatijet e kodrave që e rrethojnë.
Pozita gjeografike është e volitshme për shkak të relievit. Korridori veri – jug përmes luginave Ibër – Sitnicë ka rëndësi ekonomike kulturore pasi e lidh atë me shumë vende të ndryshme. Qyteti kufizohet nga shpatet e Kreshbardhës (Kopaonikut), Rogoznës, Moknës dhe Qyqavicës. Territori i kësaj komune kufizohet me komunën e Zveçanit (në pjesën veriore), me komunën e Besianës (në pjesën lindore), me komunën e Vushtrrisë (në pjesën jugore), me komunën e Skënderajt (në pjesën perëndimore) dhe me komunën e Zubin Potokut (në pjesën veriperëndimore). Në drejtim të Sitnicës lidhet me Rrafshin e Kosovës. Qytetin, nga ana jugore e ndan prej bazenit të Kosovës kodrina tufoide e Bajrit (520 m).
I tërë territori i rrethinës së Mitrovicës ka një pozitë të rëndësishme, sidomos për komunukacionin transitor. Mitrovica shtrihet në shkallën 42,53° të gjerësisë gjeografike veriore dhe në atë 25, 52° të gjerësisë gjeografike lindore si dhe në lartësinë mbidetare 508–510 m.
I tërë territori i rrethinës së Mitrovicës, siç thamë, ka një pozitë të rëndësishme, sidomos për komunukacionin transitor. Në këtë trevë priten rrugë të rëndësishme që shpiejnë në mbrendinë e Dadishullit Ilirik, në bregdetin Adriatik, në Detin Egje dhe në Detin e Zi. Në këtë drejtim kalon edhe hekurudha që lidh pjesën jugore dhe veriore të Gadishullit Ilirik. Territori i komunës së Mitrovicës, së bashku me Zveçanin, sipas shënimeve të vitit 1987, ka pasur 56 zona kadastrale me një sipërfaqe prej 45.918 ha, 96 ari, 55 m. Si pjesë mikroregjionale e fushëgropës së Kosovës, bazeni i Mitrovicës nga veriu mbyllet nga kodra dominante vullkanike e Zveçanit (799 m), Kodra e Sokolit (918 m) si dhe nga Mali Majdan (1268 m). Nga lindja Mitrovica kufizohet me kodrën e Lisit (665 m), nga juglindja me Kodrën e Shkemzetit (Cërrnushës, 1010 m) dhe në perëndim me kodrën e Zmiqit (822 m) dhe të Gërrmovës (782 m). Karakteristikat dominante morfologjike të territorit të komunës së Mitrovicës, janë malore – kodrinore. Në rrethinën më të gjerë të Mitrovicës mbizotëron peizazhi malor, ku jetojnë mbi 120.000 banorë.
Kultura
Në Mitrovicë ekziston Biblioteka Komunale “Latif Berisha”. Kjo biblioteka ka edhe njësitë e veta në Bare, Tunel të Parë etj.
Muzeu i qytetit gjendet në objektin e ish-armates serbe dhe në kohën e fundit është konsoliduar mjaft mirë. Puna më e madhe në këtë drejtim është bërë sivjet me restaurimin e kullës së Isa Boletinit në Boletin.
Në Mitrovicë ekziston Shtepia e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ne te ka teater kinema etj. Megjithatë funksionon Teatri i qytetit “Sandër Prosi”, Teatrot amatore si “Aleksandër Moisiu”, “Kacageli”. “Showmeselation” etj., grupi i këngëve e valleve, Klubi letrar “Lumi i Bardhë”, i cili deri tash ka nxjerrë 12 numra të revistës letrare “Fjalë e valë” etj. Edhe Klubi i artistëve është duke kryer një punë të lavdërueshme. Deri më tash janë hapur disa ekspozita individuale e kolektive.
Në Mitrovicë aktualisht punojnë: një radiotelevizion privat dhe tri radio.
ariii&majciii
Sporti
Përfshirja e popullësisë së Mitrovicës dhe pjesëmarrja e tyre në aktivitetet sportive është realizuar dhe realizohet kryesisht përmes pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e klubeve sportive, në rrafshe të ndryshme, në kuadër të federatave gjegjëse, si:
Klubi i basketbollit “Trepça” (m) – Federata e basketbollit;
Klubi i basketbollit “Trepça” (f) – Federata e basketbollit
Klubi i Hendbollit “Trepça” (m) – Federata e hendbollit
Klubi i Hendbollit “Trepça” (f) – Federata e hendbollit
Klubi i futbollit “Trepça 89” – Federata e futbollit
Klubi i futbollit “Trepça” – Federata e futbollit
Klubi i futbollit “Birliku” - Federata e futbollit
Klubi i xhudos “Trepça”- Fedetara e xhudos
Klubi i atletikës “Trepça” – Federata e atletikës
Klubi i shahut “Trepça” – Federata e shahut
Klubi i shahut “Minatori” – Federata e shahut
Klubi i biliardos "Trepça" - Federata Kosovare e Biliardos
Klubi çiklistik “Trepça” – Federata e çiklizmit
Klubi çiklistik “Besi Petroll” – Federata e çiklizmit
Klubi i boksit “Trepça 89” – Federata e boksit
Klubi i karates “Trepça” – Federata e karates
Akademia e Arteve Marciale "Mitrovica" ( me shume lloje te arteve marciale per te gjitha moshat dhe gjinite )
Klubi i automobilizmit “Trepça” – Federata e automobilizmit
Klubi i skitaris “Trepça” – Federata e skitaris
Klubi i notit “Trepça” – Federata e notit
Klubi i shenjëtaris “Trepça” – Federata e shënjtëris
Klubi i pingpongut “ Trepça” – Federata e pingpongut
Klubi i tenisit “Trepça” – Federata e tenisit
Klubi i gjimnastikës “Trepça” – Federata e gjimnastikës
Klubi i bodibildingut “Forca” – Federata e bodibildingut
Qendra Nacionale e Verzhguesve te Kosoves - QNVK
Në kaudër të të gjitha këtyre klubeve veprojnë të gjitha kategoritë si fatosat, pionierët, kadetët, juniorët, seniorët e në disa raste dhe në disa klube edhe veteranët që në përgjithësi arrijnë shifrën prej afro 2.200 pjesëmarrës të cilët defilojnë dhe marrin pjesë në aktivitetet sportive, përmes klubeve sportive dhe në federatat gjegjëse.
- Objektet sportive -
Palestra e sporteve “Minatori”
Stadiumi i sporteve të vogla “Fatime Xhaka”
Stadiumi olimpik “Trepça”
Stadiumi i vjetër i qytetit “Riza Lushta”
Stadiumi i futbollit “Ismet Sejdiu” Bair – Mitrovicë
Stadiumi ndihmës i qytetit “Nexhat Taraku”
Stadiumi i futbollit – Kçiq i Madh – Mitrovicë
Stadiumi i futbollit – Koshtovë – Mitrovicë
Në kuadër të objekteve sportive bëjnë pjesë edhe poligonet sportive, sallat sportive të shkollave fillore dhe atyre të mesme, të cilat në rast nevoje mund të përdoren edhe për zhvillimin e sportit.
Ekonomia
Nga niveli i zhvillimit, që evidentohet përmes treguesve të ndryshëm ekonomikë-socialë, Mitrovica, ndonëse vendi me rezerva më të mëdha të plumbit e zinkut, gjatë periudhës 1913-1999 ka qenë rajoni më i prapambetur. Shkaqet e kësaj prapambetjeje nuk kanë qenë vetëm niveli fillestar i zhvillimit ekonomik-social, niveli profesional i prodhuesve kosovarë, por ndikimi negativ i faktorëve politikë dhe ekonomikë jugosllavë e besa edhe ndërkombëtarë, politika shtetërore e ndjekur ndaj Kosovës në përgjithësi dhe ndaj regjionit të Mitrovicës në veçanti. Qarqet drejtuese të Beogradit edhe në këtë mjedis kanë bërë trysni të madhe për shkombëtarizim, për shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe zëvendësimin me kolonë sllavë.
Pas Luftës së Dytë Botërore është hetuar një rritje e zhvillimit ekonomik dhe industrial në këtë mjedis. Në aspektin e punësimit industria përfshinte 40 % të sektorit shoqëror, apo gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në komunë. Mitrovica mori epitetin e qutetit të minatorëve në saje të numrit më të madh të të punësuarve në “Trepçë”. Trepça si vendburim i xehes është i njohur që në periudhën ilire. Sipas dokumenteve mesjetare Trepça është e njohur me emrat: Trepza, Trepice, Tripza, Trepza, kurse më 1455 del edhe me emrat Triepdchia e Trepza Turcha (Trepça Turke). Tradita shekullore e ripërtërirë me krijimin e ndërmarrjes xehetare metalurgjike “Trepça” nga fundi i viteve ’30, u finalizua në dekadat e fundit me krijimin e Kombinatit Xehetar-Metalurgjik-Kimik me qendër në Zveçan pranë Mitrovicës. Qysh në fillim të viteve ’80 prodhimi vjetor i xehes së plumb-zinkut kishte arritur në rreth 2 milion ton. Mbi këtë bazë Kombinati ka prodhuar dhjetëra mijë ton plumb të rafinuar, zink, elekrtrolitik, argjend të rafinuar, ar, bismut elektrolitik, klorid zinku, koncentrat piriti, kadmium, akumulatorë plumbi etj. Sidoqoftë, gjysma e prodhimit të plumbit dhe pjesa më e madhe e metaleve të tjera kanë sjhkuar për përpunim të mëtejshëm në njësitë e tjera të Federatës, sepse degët e industrisë finalizuese kosovare gjithnjë mbetën me zhvillim të pamjaftueshëm. Kombinati “Trepça” deri në fillim të viteve ’90 ka qenë prodhuesi më i madh i plumbit e zinkut dhe i akumulatorëve në ish Jugosllavi. Kombinati “Trepça” merrte pjesë me 50-60 % në prodhimtarinë e tërësishme të Pb në ish-Jugosllavi. Bruto prodhimi i këtij sistemi ekonomik para vitit 1989 kapte vlerën prej afro 50.000.000 dollarë amerikanë, kurse neto fitimi arrinte në 80.000.000 dollarë (paga, konsumi, akumulimi). Gjatë viteve 1990-1992 nga kombinati janë larguar me dhunë 12.000 punëtorë shqiptarë.
Meqë Mitrovica ishte qytet industrial, ka qenë një nga mjediset më të ndotura.
Pas përfundimit të luftës (1999) në Trepçë nuk është bërë eksploatimi i xehes. Deri tash janë punësuar një numër simbolik i punëtorëve për ta mirëmbajtur. Nuk punon më as Fabrika e Akumulatorëve, as Fabrika e Plehërave artificiale.
Në Mitrovicë vazhdon të punojë Fabrika e Betonit, Fabrika e Bukës, si dhe ndërmarrje të vogla private ku jaanë punësuar një numër simbolik i punëtorëve.
Numrat Postal
Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Mitrovicën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.
Shiko dhe këtë
Zyra Administrative e Mitrovicës Veriore
Komuna e Mitrovicës
Regjioni i Mitrovicës me komunat Mitrovicë, Vushtrri, Zveqan, Zubin Potok, Leposaviq, Skenderaj
Nahija e Mitrovicës
Mitrovica, albumi i grupit muzikor Marigona.
Trepça, Miniera e Stan-tërgut
Liqeni i Mitrovicës
Trepça-Ndërmarrje në Administrim të AKP-së
Lidhje të jashtme
Fotografi nga Mitrovica
Copë dokumentari
Komuna e Mitrovicës
Referime
Qytete në Kosovë |
3701 | Prizreni (në tekste edhe Prizrend/Prizeren, serbisht: Призрен Prizren) është qytet në pjesën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Prizreni po ashtu është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica shqiptarë. Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë. Gjendet në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në Kosovën jugore, rajoni kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro-tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.
Toponimia, Historia
Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin Theranda në Gjeografinë në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga Prokopi i Çezaresë në De aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4). Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima. Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.
Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetetmë të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Emrin (në varianta të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re). Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna,
Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren,Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni.
Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit dhe atë serb deri në shekullin XIII.
Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare
Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkvisë në Perandorinë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.
Pushtimi dhe sundimi osman
Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sanxhaku dhe Vilajeti).
Në shekullin XIX Hahn e përshkruan si me popullsi më të lartë se Larisa, Janina, Shkodra edhe se Manastiri. "Në fakt Prizreni, në bazë të listave zyrtare të pagesave, përmbledh 11.540 shtëpi, prej të cilave 8400 muslimanë, 3000 të krishterësh grek dhe 150 të krishterësh katolik. Në këto shtëpi banojnë gjithsej 46.000 frymë, nga të cilët 36.000 muslimanë, 8.000 të krishterë grek (bullgarë dhe vlleh) dhe 2.000 të krishterë katolik. [...] Qyteti është ndarë në njëzetekatër lagje, ka njëzetegjashtë xhami, dy kisha greke dhe një shtëpi private që është shndërruar në kishë katolike. Shkollat që ekzistojnë aty janë: shtatëmbëdhjetë shkolla muslimane për djemtë dhe nëntë për vajzat, një shkollë fillore ushtarake (Mejtep Ruzhdie), një shkollë bullgare e subvencionuar nga ambasadorët si dhe një shkollë katolike e përkrahur nga Madhëria e Tij Perandori, e cila aktualisht numëron njëzetegjashtë nxënës." Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane (1.200 sipas Hahn) në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.
Më 1899 u themelua shkolla e parë e pavarur shqipe në të cilin jepte mësim Mati Logoreci.
Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 qershor 1878. Ishte kryeqendra/kryeqyteti i parë shqiptar që prej pushtimit turko-osman të shekullit të 15. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.
Në nëntor të vitit 1913 Prizreni pushtohet nga trupat serbp-malazeze, që u pasua nga një dëbim i madh i familjeve shqiptare nga qyteti, që u shpërngulen në Turqi. Gjatë Luftës së II botërore, Prizreni u bashkua me Mbretërinë Shqiptare dhe ekonomia e tij pati rritje si pasojë e rilidhjes me rrugët tregtare dhe tregjet e Shkodrës e Tiranës. Disa nga banorët e Prizrenit dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare,e disa të tjerë në lëvizjen e Ballit Kombëtar. Trupat gjermane u larguan nga Prizreni më 17 nëntor 1944, që u pasua nga pushtimi sllavo-komunist i cili rinisi menjëherë dëbimin e familjeve shqiptare më të zëshme në mbrojtje të vendit. Me qindra familja shqiptare u detyruan të lënë Prizrenin nën kërcënimin e armëve. Një pjesë e këtyre familjeve u detyruan të vendosen në Kukës e qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë.
Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.
Gjeografia
Prizreni shtrihet në shpatet e Maleve të Sharrit në jug të Kosovës në brigjet e lumit Prizren. Komuna e Prizrenit kufizohet me Shqipërinë në jugperëndim dhe Maqedoninë e Veriut në juglindje.[48]
Popullsia
Prizreni në ditët e sotme ka më shumë se 177 000 banorë. Në vitin 1836 kishte rreth 26 000 banorë. Popullsia u rrit në 1875-ën, kur arriti në 40 000 banorë, me mbi 80% shqiptarë, më pak se 15% serbë e rreth 5% vllehë. Sot popullsia e Prizrenit përbëhet nga një shumicë prej më shumë se 90% shqiptarë, e pjesa e mbetur nga goranë, torbeshë, romë e shumë pak serbë e turqfolës.
Vende të vizitueshme
Areali muzeal i shtepise "Lidhja e Prizerenit"
Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shadervanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.
Kuzhinë
Pa dyshim se një ndër kënaqësitë më të mëdha për njerëzimin është ushqimi i shijshëm e ushqimin e këndshëm në Prizren e bën mishi i pjekur dhe uji i këndshëm që i bashkohet tryezës. Këtë ushqim të shijshëm në këtë qytet të veçantë e bën përvoja shumëvjeqare e cila trashëgohet nga njëri brez në tjetrin. Në përgatitje nuk shtohet asgjë tjetër përveç tradicionales. Gjatë përgatitjes së këtyre shuajtjeve bëhet një gatim i thjeshtë dhe komod por me përvojë. Për përgatitjen e ushqimeve mjeshtrit lokal kanë krijuar përvojën e mjaftueshme të lidhur me një traditë të gjatë dhe forcuar me modernitetin e sotëm. Prizreni është i njohur për përgatitjet nga brumi, ndër të cilat shquhen: pogaqa, toplia, pitajka me vezë, pitja dhe flija. Gjellërat tradicionale të Prizrenit përbëjnë esencën e kuzhinës prizrenase. Qervish me qofte, Speca me gjizë, tavë Prizreni, dollma, musakë, sarma, pasul, gullash, burjan me mish, Elbasan tavë, janë gjellërat më të shquara të Prizrenit. Gjithashtu, Prizreni kultivon një numër të caktuar ëmbëlsirash, në mesin e të cilëve, sheqerpare, tespishte, bakllava, sutliash, tullumba dhe havlla janë ndër më të preferuarat.
Natyrë
Prizreni bën pjesë në mesin e qyteteve natyrore, ku intervenimi i dorës së njeriut është mjaft i vogël në krahasim me bukuritë që i ka krijuar vetë natyra. Mbi këtë kontekst të përkryer natyror dhe relief mjaft të përshtatshëm gjeografik është ndërtuar e gjithë arkitektura dhe civilizimi shumëshekullor i Prizrenit. Malet e Sharrit shtrihen në jug-lindje të Ko - sovës duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepat në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante që nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjajshmëria në thepat e sharrës, që formojnë figura të njëpasn - jëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Gjithashtu shtrihen nga pjesa e Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. me emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pëshkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj këto vargmale shërbyen si murë natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsidero - heshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e Turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajtën Çar-dagh, në dokumentet otomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinën frënge, “Pamje e bukur” “le bo tën” e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lubo - tenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit. Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjërë. Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrab - ardhë, bufi dhe shkaba.
Institucionet dhe organizatat kulturore në Prizren
Drejtoria për turizëm dhe zhvillim ekonomik dtzhepz@gmail.com
Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prizrenit www.kk.rks-gov.net/prizren
Asociacioni Turistik Rajoni Jugor i Kosoves www.atrjk-ks.org
Instituti për mbrojtjen e monumenteve Kulturore www.mkrs-ks.org
Trashëgimia kulturore pa kufij www.chwbkosovo.org
Instituti Yunus Emre prizren@yunusemrevakfi.com.tr
Biblioteka regjionale dhe Shtëpia e Kulturës Prizren +38129223033
Fondacioni për trashëgimi kulturore www.heritage-ks.com
Rrjeti i Organizatave të Kulturës RROK www.rrok.com
EC Ma Ndryshe www.ecmandryshe.org
Dokufest www.dokufest.com
Ngom www.ngomfest.com
Ura e artit uraeartit@yahoo.com
ICEC www.icec-ks.org
Old Timer Club www.oldtimerclubprizren.com
Shoqata e Bjeshkatarëve "Sharri" shbsharripz@yahoo.com
SculpFest www.sculpfest.com
Xhennet Comics xhennetcomics.blogspot.com
Shoqëria Kulturo Artistike Agimi shka.agimi@gmail.com
AKV Lidhja e Prizrenit akv-lidhjaeprizrenit@hotmail.com
Shoqëria Kulturo Artistike Dogruyol www.dogruyol-tksd.com
Ansambli artistik Emin Duraku www.ansambli-zhur.webs.com
40 BunarFest www.bunarfest.com
Fondacioni "Lumbardhi" info@lumbardhi.org
Numrat Postal
Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prizren ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.
Vendbanime të populluara në komunën e Sharr (Dragash)
Bellobrad
Bilusha
Bljaç
Brezna
Brodosavce
Brrut
Buzec
Vendbanime të populluara në Komunën e Prizrenit
Galeria
Shiko dhe këtë
Komuna e Prizrenit
Vilajeti i Prizrenit
Sanxhaku i Prizrenit
Rajoni i Prizrenit (Prizren, Rahovec, Sharr,Therandë, Malisheve)
Lidhje të jashtme
https://web.archive.org/web/20120425151806/http://uni-pz.org/ Universiteti i Prizrenit]
http://www.prizreni.co.nr Prizreni
Referime
Qytete në Kosovë |
3702 | Rajoni i Prishtinës (serbisht: Приштински округ, Prištinski okrug) është njëri nga shtatë rajonet e Kosovës. Kryeqendra është Prishtina. Rajoni i Prishtinës është rajoni më i banuar në Kosovë.
Njësitë vendore
Rajoni i Prishtinës përfshinë 8 komuna dhe 298 vendbanime më të vogla.
Historia
Gjurmët e banimit në Prishtine dhe rrethine i gjejmë që në parahistori. Lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj. pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI p.e. sonë e vërteton ketë. Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Shkrimet e para për Prishtinën si një fshatë janë bërë nga Johan Kantakuzes, perandor i Bizantit i cili përmend kishën e Shën Mërisë.
Krijimi i rajonit
Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Prishtinës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.
Kultura
Prishtina Jazz Festival
Numrat Postal
Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prishtinën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë.
Bibliografia
Snoj, Marko. Origjina e emrit të vendit Prishtinë. Në: Bokshi, Besim, Eqrem Basha, Mehmet Kraja (red.) Studime filologjike shqiptare. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2008, fq. 277-281. ISBN 978-9951-413-68-8
Shiko edhe
Sanxhaku Prishtina
Ulpiana (Ulkiana)
Komuna e Prishtinës
Nahije e Prishtinës
Lidhje të jashtme
Foto nga qyteti i Prishtines
Pristina In Your Pocket city guide; Prishtina në xhepin tuaj
World Trade Centre Prishtina
Prishtina para 200 vjetëve
Referime
Prishtina
Prishtinë |
3703 | Ferizaji (ose shqip Ferizaj, ) është qytet në pjesën jugore të Kosovës. Po ashtu Ferizaji është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Ferizaj ka qenë i populluar që në epokën parahistorike nga kultura e Starçevës, Vinçës dhe Badenit. Gjatë periudhës osmane, Ferizaji shërbeu si qendër tregtare në rrugën ndërmjet Beogradit dhe Selanikut. Ferizaj gjithmonë është konsideruar si një qytet ku toleranca dhe bashkëjetesa në aspektin fetar dhe kulturor ka qenë pjesë e shoqërisë në shekujt e fundit. Gjatë dhe pas Luftës së Kosovës në vitin 1999, baza e ushtrisë amerikane Kampi Bondsteel u krijua jashtë qytetit, tani duke u përdorur nga forcat që i përkasin KFOR-it. Është baza më e madhe dhe më e shtrenjtë ushtarake e huaj e ndërtuar nga amerikanët në Evropën Juglindore, që nga Lufta e Vietnamit.
Ferizaji ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, rreth gjysmës së rrugës ndërmjet qyteteve të Prishtinës dhe Shkupit. Është rreth 230 kilometra në veri-lindje të Tiranës, 55 kilometra në veri të Shkupit, 300 kilometra në perëndim të Sofjes, 35 kilometra në jug të Prishtinës dhe 300 kilometra në lindje të Podgoricës. Ferizaj është i famshëm edhe për një fenomen gjeografik të njohur si bifurkacioni i lumit. Lumi i Nerodimës është i ndarë në dy degë dhe ato përfundojnë në dy dete të ndryshme.
Historia
Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme.
Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.
Zanafilla e ekonomisë së qytetit fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 40 shtëpi sa kishte në atë kohë, 20 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar pas luftës së dytë botërore.
Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.
«1913 Idriz Seferi u prin edhe një herë kryengritsvë shqiptarë në Grykë të Kaçanikut kësaj here kundër pushtuesit serb, me kryengritësit në hyrje të Ferizajit.»'' Pjesë nga udhpërshkrimi i Henry Noel Brailsfold-gazetar anglez :" Një hekurudhë strategjike, e cila si duket nga mallrat bart vetëm topa dhe nga udhtarët vetëm ushtarë ose robër të luftës, përshkon një grykë të ngushtë prej Shkupit deri në stacionin e fshatit të vogël të Ferizajt, një vend i cili u bë i njohur para disa viteve për shkak të kryengritjes së tij kundër nënprefektit turk, i cili u dëbua me vesh të prerë.
Zanafilla e ekonomisë së qytetit tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveq fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore.
Krijimi i rajonit
Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Ferizajt. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Sllobodan Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.
Gjeografia
Ferizaji shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër Ferizaji kalojnë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë, ka gjithsejtë 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune.
Fshatat më të mëdha janë Dardania, Gremja, Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë.
Kultura
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30. 913 libra, derisa degët në Gaçkë, Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26. 352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34. 213 libra kanë qenë shkatërruar.
Teatri
Ferizaji ka edhe Teatrin Profesional "Adriana Abdullahu". Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943, ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri. Deri më sot jan dhënë afro 143 Premiera teatrore.
Arti letra
Ka mbi tridhjetë vite që funksionon grupi letrar "Jeronim de Rada", i cili ka zhvilluar një aktivitet të dendur letrar mbi 30 vjet. Janë botuar shumë vepra, panorama poezish etj., dhe herëpasherë është nxjerr revista për letërsi, kulturë, e arte "ZGJIMI". E gjithë veprimtaria është kryer në baza vullnetare. As sot pas lufte klubi nuk ka zyrë.
Njerëz të shquar
Dom Shtjefën Kurti, shenjtor katolik shqiptar
Shiko dhe këtë
Rajoni i Ferizajt
Katedralja e Shën Uroshit
Referime
Qytete në Kosovë |
3706 | Ndryshimi ndërmjet vendeve të varfra dhe të pasura nuk është vjetërsia e shtetit. Për shembull, India dhe Egjipti me moshë mbi 2000 vjeçare janë të varfra, ndërsa Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja sot janë vende të zhvilluara dhe të pasura pavarësisht se para 150 vjetësh nuk ekzistonin.
Ndryshimi midis vendeve të varfra dhe të pasura nuk qëndron në pasuritë e tyre natyrore. Japonia ka tokë të kufizuar, 80% malore dhe të pamjaftueshme për bujqësi e blegtori, por është sot ekonomia e dytë botërore. Në Zvicër, ku natyra nuk lejon rritjen e kakaos, prodhohet çokollata më e mirë në botë. Në këtë vend të vogël malor blegtoria jep prodhimet e qumështit janë më të mirat në botë, toka mbillet katër herë në vit, ndërsa siguria, rregulli e puna e kanë bërë vendin më të sigurt në botë.
Sipërmarrësit nga vendet e pasura nuk dallohen për ndonjë ndryshim të dukshëm në zgjuarsi kundrejt sipërmarrësve në vendet e varfra. Raca apo ngjyra e lëkurës nuk janë gjithashtu të rëndësishme, bile emigrantët të etiketuar përtacë në vendet e origjinës janë fuqi prodhuese në vendet evropiane apo Amerikë të Veriut. Atëherë cili është ndryshimi?
Ndryshimi qëndron në mirësjelljen e njerëzve, e cila formohet përgjatë viteve nëpërmjet arsimimit dhe kulturës. Duke shqyrtuar mënyrën e sjelljes së njerëzve në vendet e zhvilluara, shumica e tyre ndjekin parimet e mëposhtme gjatë jetës së tyre:
1. Morali, si një parim themelor
2. Ndershmëria
3. Përgjegjësia
4. Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave
5. Respekti ndaj qytetarëve të tjerë
6. Dashuria për punën
7. Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat
8. Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt
9. Saktësia
Në vendet e varfra vetëm pak njerëz i ndjekin këto parime. Ndonëse natyra i ka bërë ta pasura, vendet e varfra janë të tilla sepse iu mungon mënyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mësuar, me i zbatuar dhe përhapur këto parime të vendeve të zhvilluara.
Është koha për ndryshim tek Shqiptarët!
Roli udhëheqës në Evropën Juglindore është duke pritur për ta!
Shoqëri |
3708 | Ymer Riza (10-3-1885-24-9-1961) ishte një prej këngëtareve te parë shqiptar i muzikës popullore qytetare me sharki e çifteli.
Legjenda e folkflorit shqiptar, ky sebashku me Qamilin e Vogel, Mazllom Myzinin, dhe Ismet Pejën, kenduan kengë gjakovare, nëpër sofrat e malsise, dhe ane e mbane ku pat shqiptare.
Pas vdekjes se tij, janë themeluar edhe Shoqeri Kultoro Artistike qe e mbajne emrin e tij.
Biografi shqiptarësh
Këngëtarë shqiptarë |
3709 | Vaçe Zela (7 prill 1939, Lushnjë - 6 shkurt 2014, Bazel) ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare . Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.
Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen:
Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.
Kanë thënë për të
Dritero Agolli, shkrimtar : "Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë."
Nexhmije Pagarusha, këngëtare : "Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela."
Osman Mula, regjisor : ”Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha maksimumin.”
Prof. Tish Daija, kompozitor : "Vaçe Zela ishte tepër skrupuloze. Përzgjedhjen e këngës e ngriti në kult, përtej të zakonshmes, në mënyrë që t'i jepte mundësi zërit dhe vetes për interpretime të shkëlqyera. Kur ndonjë këngë s'i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter ajo i shihte të lidhura ngushtë mes tyre. Vaçe Zela ka pasur një vokal të shkëlqyer. Ngjyrimet e zërit i ka përftuar në maksimum. I ka përdorur me inteligjencë të gjitha veçoritë e zërit, duke i vënë në veprim kur dhe si duhet, me vibrime të shkëlqyera : në portament, glisando, melizmat, kantilenën dhe lëvizje kolorature. Me këngët që këndoi, popullore dhe të muzikës së lehtë, ajo krijoi stilin e vet, të cilin e imituan të tjerët me kalimin e kohës. Mbeti gjithmonë një këngëtare e veçantë."
Gjokë Beci, poet: "Nëse ka përkthim togfjalëshi "KRENARI KOMBËTARE SHQIPTARE" ai pa dyshim do të ishte VAÇE ZELA."
Avni Mula, kompozitor e këngëtar : “Vaçja kishte një inteligjencë natyrale. Ia ka bërë "hyzmetin" këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t'ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësisht humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributin që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë".”
Zijà Saraçi, kantautor : “Vaçja erdhi në skenën Shqiptare si një erëz e lehtë, si një shi pranveror me të gjitha perkusionet e saj natyrore, ajo kaloi si një meteor mbi qiellin tonë, duke lënë pas një tis të hollë emocionesh të paharruara, emocione të cilat i dhanë ndriçimin e munguar shpirtrave. Ajo krijoi shkollën, iku dhe hipi në “Piedestal”, për të mbetur një legjendë e paharruar në kujtesën tonë kolektive...”
Limoz Dizdari, kompozitor : ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme. Vaçja ishte një këngëtare me zë të veçantë. Kjo veçanti kishte të bënte me gjithë formimin e saj biologjik e intelektual. Shijet e saj të natyrshme, shumë të kultivuara, ishin të domosdoshme për ta bërë këngën estetikisht të arritur. Në rast se realizoheshin këto kërkesa, ti do të ishe i sigurt për suksesin e këngës. Në të kundërt, Vaçja nuk pranonte ta këndonte këngën.”
Nora Çashku, pedagoge e pianos : "Vaçe Zela ka qenë piedestal në skenë. Edhe si njeri, edhe si aktore. Vaçja ishte një zog në skenë. Ndokush mund ta ketë quajtur edhe të panënshtruar ose, në një farë mënyre, "rebele". Falë talentit, ajo i është bindur zërit të brendshëm për të mos u nënshtruar kur ishte për t’i shkuar deri në fund fjalës në poezinë e këngës dhe ngjeshjes së frazës në melodinë e saj. Vaçe Zela ishte njeri i brishtë. Për mua ajo mbetet njeriu që solli emancipimin në skenë për shumë dekada. Fakti që nuk doli një e dytë mes shumë këngëtarëve, tregon që akoma s’është paraqitur në skenën tonë një talent i tillë."
Prof. Zana Shuteriqi, muzikologe : "Nuk bëj pjesë midis atyre që e njohin Vaçe Zelën nga afër, por midis mijëra shqiptarëve të tjerë që u pushtuan prej saj gjatë një periudhe 40-vjeçare. Kjo njohje për së largu është ndër të paktat arsye përse Vaçja tek ne u shndërrua në një mit. Arsyet e tjera janë të shumta, cilësisht të rralla për një brez të tërë që dijshëm apo vetëdijshëm i realizon kërkesat e komunikimit ngjeshur pas trupit të një radioje. Vaçja mendoj se mishëronte në atë kohë përfytyrimin më konkret të asaj çka ne kërkonim si në eter. Këndoi gjithçka dhe kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm, që komunikoi me tërë arsenalin e mundshëm të ndjenjave, prej të cilave do të veçoja atë çka përbën thelbin e shpirtit të saj: dhimbjen njerëzore. Vaçja kështu hyri midis shqiptarëve me dhuntinë, me gjeninë e artistëve të mëdhenj, që kanë privilegjin të bëjnë epokë dhe që për këtë arsye janë të pazëvendësueshëm në identitetin e vet."
Prof. Dr. Adriatik Kallulli, kritik letrar, shok klase : "Të njohësh nga afër artistët më të shquar të kombit tënd, është një rastësi që nuk u ndodh të gjithëve. Qenë vite kur vendi mezi e siguronte kafshatën e gojës dhe rrobën e varfër të trupit. Jeta kishte fare pak gëzime dhe një këngëtare e vërtetë në klasën tënde, ishte një pasuri njerëzore e madhe dhe e rrallë, një grimcë gëzimi që të falte shoqja jote, një shoqe fisnike dhe humane që vinte tek kënga shpirtin e saj të madh, një shoqe e veçantë që lëndohej për të gjitha plagët e atdheut dhe të njerëzve dhe intuitivisht e ndjente se melodia dhe tingujt mund të bëheshin një balsam për shpirtrat e shqetësuar. Artistja Vaçe, më së miri dëshmon atë që pat thënë Mikelanxhelo "Ruajeni atë zjarr që ndjeni brenda vetes, se ai jeni vetë ju."
Ferdinand Deda, dirigjent : ”Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një mjeshtëri të veçantë të kënduari, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s’i përfilleshin kërkesat. Ishte tejkaluese në realizimin e qëllimit artistik për të çuar tek auditori pikërisht ato emocione që ngërthente kënga. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita, kur unë drejtoja këngën e saj më krijonin një gjendje të tillë emocionale, sa nuk më vjen zor ta them, se më drithërohej trupi. Me Vaçen ishte kënaqësi të punoje.”
Leka Bungo, regjisor: "Vaçja për mua dhe për të gjithë ka qenë një artiste që ka bërë epokë. Ka qenë e madhe që kur ishte e vogël. Një këngëtare e madhe dhe një aktore e zonja. Interpretimi i saj ka qenë kupola e interpretimit."
Mimoza Ahmeti, shkrimtare: "Personalisht për mua Vaçe Zela është burim zanor ekspresional i natyrës. Kësaj i shtoj edhe interpretimin e dlirë shpirtëror të këngëtares. Edhe pas kaq vitesh, kur dëgjoj Vaçe Zelën, ndiej po atë kënaqësi të veçantë, të palëkundshme, që vetëm ajo dhe zëri i saj të shkakton."
Prof. Dr. Fatmir Hysi: “Ajo mbetet një shenjë e qartë e identiteti dhe kulturës shqiptare të kohës dhe për dekada të tëra do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për nivelet e larta të kësaj kulture.”
Luan Zhegu, kantautor: ”Vaçja ishte e lindur si talent. Me punë u bë një këngëtare e veçantë në llojin e vet, një zë brilant. Ajo shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne. Vaçja këndoi gjithmonë "dal vivo". Kjo mënyrë e të kënduarit i jepte vokalit të saj një amplitudë të madhe. Ishte e vendosur në përzgjedhjen e këngëve, në kërkesat artistike. Madje e sertë dhe në konflikt me "drejtuesit", sa herë që ata nuk e kuptonin. Kishte nuhatje të dukshme për skenën, si vend i shenjtë. Vetveten, shikuesit i kishte mbi të gjitha. Kjo bëri që vokali i Vaçe Zelës të lartësohej në përmasat që kërkoi.”
Shqipe Zani, pedagoge e kantos: “Zëri i saj, brenda një shtrirje prej një oktavë e gjysmë, arrinte të shprehte një larushi të pafund jonesh e frazash me të cilat ajo mbështillte, si me një tis të hollë fluid vokali, ide, mendime të pafund, kaq të prekshme për dëgjuesin. Vaçja punonte si qëndistari me fjalën, frazën, përputhjen mes tyre. Mund të them pa mëdyshje që Vaçja kishte një interpretim brilant.”
Pavlina Nikaj, këngëtare: “Vaçja kishte një vokal të përsosur, për rrjedhojë edhe një interpretim të veçantë, perfekt, të cilin e vishte me një botë të madhe emocionale. Në agjendën e saj kishte një repertor të pasur, madje të larmishëm, që mund t’ia kishte zili çdo këngëtar: këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë; ka kënduar baladën, romancën, në fillimet saj edhe këngën e huaj. Dhe, në të gjitha këto është treguar një mjeshtre e vërtetë. Si njeri, Vaçja ishte e dashur, vlerësuese përkundrejt simotrave të saj këngëtare, të cilat i respektonte. Si këngëtare ajo arriti një kulm. Për të gjitha këto cilësi, unë, si këngëtare e kam adhuruar Vaçen.”
Visar Zhiti, poet: ”Lushnja ishte qyteti i të ardhurve, i të përndjekurve dhe i të internuarve. Po të parafrazonim Pol Elyarin, Lushnja u bë kryeqytet i dhimbjes. Në këtë mjedis të dhimbjes rritet edhe Vaçja. Ajo me zërin e saj sikur u dha zë... të pazëve ! Ishte mahnitëse. U bë Afërdita e këngës moderne shqiptare duke mos iu ndarë kurrë rrufetë e frikshme zeusiane. Zëri i saj mund të quhet pjesë e lirisë së munguar.”
Prof. Dr. Aleksandër Peçi, kompozitor: "E dashur Vaçe, u çmallëm shumë duke ju parë, duke ju dëgjuar, duke kënduar e duke folur në atë mënyrën tuaj mjaft të ëmbël dhe emocionuese që ju ka karakterizuar gjithmonë. Ju thatë se ju mban gjallë dashuria jonë, ne themi se na jep jetë zëri juaj magjik, i papërsëritshëm, gjithçka që ju i dhatë këtij vendi e këtij populli."
Lirim Deda, poet: "Ne vërtetë jemi një vend, ku ka thesare të gjithfarëllojshme nën e mbitokësore, por më i çmuar dhe më i përveçëm është thesari ynë shpirtëror e kulturor. Përse u dashka që të mos udhëtojë nëpër shpirtrat e kombeve të tjerë një filigran i florinjtë mëmëdhetar si Vaçe Zela, që pashëmbëllsisht me askënd tjetër dëfton shqiptarizmin si më shqiptarja në këngë e melodi."
Ardit Gjebrea, kantautor: "Filloi kënga dhe unë u gozhdova i shtangur në kolltukun e platesë së Operas, duke ndjekur madhështinë e interpretimit të artistes sonë të madhe. Në një moment kulminant të këngës ndjeva që trupin ma përshkuan mornica dhe ishte hera e parë, që më ndodhte një gjë e tillë. Isha i magjepsur dhe në fund të këngës duartrokisja me gjithë fuqitë e mia dhe trupi vazhdonte të drithërohej nga emocionet që më kishte ngjallur zëri dhe çdo lëvizje e saj. Nuk mund ta harroj kurrë atë emocion dhe mbaj mend edhe vendin ku isha ulur atë natë, ku provova një emocion si të isha në dashurinë time të parë."
Liliana Çavolli, këngëtare: "Zëri dhe interpretimi i Vaçe Zelës pasqyrojnë shpirtin, fisnikërinë, madje mund të them edhe karakterin e popullit tonë. Vaçe Zela është një institucion më vete."
Dr. Sytki Bushati, mjek, mik i familjes: "Vaçja sikur lindi për të bashkuar në këngë tokësoren me hyjnoren. Gjithçka në harmoni. Kjo është Vaçja për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur. Nuk di pse më erdhën në kujtesë ato vargjet e poetit popullor shkodran: "Perëndia të goditi, kusur nuk të pat lanë."
Rikard Ljarja, aktor e regjisor: "Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudentë në shkollën për aktorë. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite... Ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm. Po nuk është thjesht çështja e zërit. Vaçja kishte potencën fizike, mençurinë edhe zërin, dhe këto të gjitha i përdori në mënyrë të shkëlqyer dhe arriti të bëhej një figurë mbarëkombëtare e këngës. Ajo nuk ishte thjesht një këngëtare, vërtet nuk ishte thjesht këngëtare! Asaj i këndonte shpirti, i këndonte syri, floku, lëkura, gjestikulacioni. Ajo ishte gjithçka. Këto fenomene të natyrës lindin shumë rrallë. I qëlloi epoka e saj. Epoka e saj ka lënë gjurmë kaq të thella në kujtesën e gjithë shqiptarëve, të gjithë brezave, edhe të atyre që do vijnë më vonë. Unë do ta quaja fenomeni Vaçe Zela. Për shqiptarët kudo që janë ajo ishte "the voice".
Mirush Kabashi, aktor: "Gjithmonë më tingëllon zëri i saj me një këngë të huaj që titullohej “Esperanca”. Pikërisht, kjo shpresë që Vaçja nuk e sillte nëpërmes përmbajtjes së këngës, por nëpërmjet interpretimit të këngës, nëpërmjet asaj të veçante të këngës së saj, ishte ajo që e bënte atë fenomen, që e bënte aq të kërkuar, që do ta bëjë atë gjithmonë si një ndër yjet më të mëdha të artit tonë, sepse Vaçja gjatë gjithë karrierës së saj artistike ngjalli te njerëzit vetëm ndjenjën e shpresës, po ndjenjën e shpresës në një sistem diktatorial. Ky është një atribut që vetëm një artiste e madhe e përmasave të Vaçe Zelës mund ta ngjallte."
Nirvana Pistulli, poete: "Vaçja është një idhull, është një emër që nuk harrohet, është një zë që nuk mund të zëvendësohet, është një melodi e përjetshme, është një lule plot dritë në një kohë të zymtë, ushqim për shpirtra të etur. Ajo nuk i përket vetvetes, ajo i përket gjithë kombit."
Nexhat A. Agolli, shkrimtar, autor i monografisë "Vaçe Zela - magjia e këngës shqiptare": "Vaçe Zela ishte një yllësi që ndriçoi mendjen muzikore shqiptare për afër dyzet vjet radhazi me zërin e saj të ngrohtë dhe të gjithëpushtetshëm. Dy zëra në kohë të ndryshme të fenomenit Vaçe: në të parën adoleshente dhe, në të dytën, madhore. Mes tyre një periudhë e gjatë, e shtrirë në kohë dhe në hapësirë mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenitin këngëtarja jonë e shquar. Një lëvizje drejtvizore, e ngjashme me të atë Tokës rreth vetes dhe Diellit, por me një trajektore më të gjatë, do të thoja kozmike. Në kufirin e kësaj trajektoreje ne përjetuam zërin e saj të mahnitshëm."
Besnik Dizdari, gazetar: "Kur flet për Vaçe Zelën të del përpara një rrugë gjigante dhe vihesh në vështirësi për të gjetur fjalët e duhura, për të përmbledhur rrufeshëm një jetë të tillë. Unë them vetëm kaq: Brezi ynë u rrit me këngën e Vaçes. Në shpirtin tonë të trazuar zëri i saj i rrallë, melodia që buron prej tij, përshkohet si një lloj elektrizimi që sjell vetëm forcë. Është një forcë shpirtërore që blaton një lloj rinimi të pashpjegueshëm, që ishte krejt në kundërshtim me atë realitet! Është e çuditshme se si ndodhte, që edhe atëherë kur përmbajtja e këngës nuk sinkronizohej me zërin e magjishëm dhe me melodiozitetin që buronte prej tij, ne emocionoheshim deri në skaj. Çuditërisht ndjeheshim më të fortë dhe nostalgjia që falte zëri shndërrohej në një optimizëm që sa vështirë ishte ta gjeje në Shqipërinë e asokohe. Ky është shërbimi i madh atdhetar i Vaçe Zeles ndaj shqiptarëve. Në të vërtetë, Vaçja na fal humanizëm, të cilin ne nuk ia kthyem me kurrgjë më tepër përveç se me duartrokitjet që thonë se janë shumë për artistin. Ndoshta…"
Hasan Huta, poet: "Moj Vaçe Zela e pavdekshme. Je pjesë e shpirtit të këtij populli, por veçanërisht e imja si artist, si krijues. Nuk mund ta konceptoj personalitetin tim pa atë timbrin e zërit tënd që oshtinte në qiejt e kohës duke më bërë të identifikohesha me atë klithmë pothuajse hyjnore për të qenë edhe vetë pjesë e magjisë së artit. Ashtu si energjia kozmike që përshkon materien e ngurtë edhe zëri i shpirtit tënd e përshkonte tejembanë sistemin inert të kohës duke ndriçuar si një vetëtimë në qiellin e errët shpirtin e njeriut shqiptar. Të uroj nga zemra shëndet dhe ndërgjegjësim të të qënit e pavdekshme jo vetëm për kombin tonë por për zërin njerëzor në përgjithësi."
Violeta Librazhdi, mësuese, shoqe fëmijërie, autore e librit biografik "E papërsëritshmja Vaçe Zela": "Kënga e saj çante muret e Teatrit të Operas dhe Baletit, kaptonte rrufeshëm fusha, bregore e male dhe futej në çdo shtëpi shqiptari brenda e jashtë kufirit. Njerëzit e thjeshtë ndoshta nuk e dinë se sa çmime të para ka marrë Vaçja. Por ato dinë më shumë, dinë që Vaçe Zela është një bijë e denjë e popullit të saj, që kudo dhe kurdoherë ka në zemër e në mendje Shqipërinë e shqiptarët. E kjo është mjaft për ta. Prandaj ajo meriton ngrohtësinë, dashurinë dhe urimin e thënë thjesht: "Të këndoftë zemra, të lumtë goja o Vaçja jonë e shtrenjtë!" Kjo është arsyeja që ne, shoqet e shokët e saj, kur mblidhemi bashkë ndër festa edhe kur ajo s’është, ngremë një gotë për të dhe na duket fort e goditur sentenca e latinëve "Shkëlqen me mungesën e saj."
Libra kushtuar Vaçe Zelës
Vaçe Zela... magjia e këngës shqiptare, As. Prof. Nexhat A. Agolli, Monografi, ISBN 99927-739-1-X.
Këngë kushtuar Vaçe Zelës
Jetë na dhurove
Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patën
Ishin zogj të diellit, por e puthën natën
Ku u lindën, jetuan pa fluturuar
Prandaj jeta u shkoi pa e shijuar
Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte
Se shpirti e lypte, që dikush të këndonte
O robit për liri t’ia ngjallte mallin
Me kënge zemre t’ia qante hallin
Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale
Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male
O Vaçe Zela k’saj toke të plaguar
Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar
Ndonëse moj motër ty të lindi nata
Zërin nuk ta ndali stuhia dhe dallga
Në kafaz e mbyllur na këndove
Dhe shpresën ndër ne e gjallërove
Kënga jote në çdo anë jehoi
Të bukurën tek ne ajo e shpëtoi
O të duan në Kosovë si ujt e Drinit
O ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit.
Muzika: Naim Krasniqi, Teksti: Ekrem Kryeziu, kënduar nga Naim Krasniqi në Festivalin e 36-të të RTSH, 1999
Vaçe, ç’këngë kombit i fal
"Artistes së Popullit" Vaçe Zela
Doli marsi, hyri prilli,
këngën e nisi bilbili.
Gonxhe çeli trëndafili,
Vaçe Zela nëna lindi.
Lushnja ku vegjeton blerimi,
Lushnja ku gurgullon burimi,
vendi ku merr flakë gëzimi,
Vaçe Zela, për ty nderimi.
Ngjyrë agimi, dritë syri,
dashuri e qumësht gjiri.
Zëri larë me ujë floriri,
Vaçe Zela degë ulliri.
Vaçe me t’bardhën zemër,
Vaçe me t’madhin emër.
Le të madhe traditë,
ndër breza shkëlqim e dritë.
Vaçe me zemër të madhe,
ç’këngë Kombit i fale?!
Zërin e zemrës i fale,
O magji e këngës së madhe!
Muhamet Tartari, Vranisht Vlorë, 2000 (Kjo këngë u këndua nga grupi i këngëtarëve të Vranishtit në Bordo të Francës, ku u prit me shumë sukses)
Për ty Vaçe Zela
Aktorja e fjalës
artiste në këngë.
Emri Vaçe Zela,
yll i këngës sonë!
Këngës ti i fale
gjithë dashurinë;
kënga që këndove
të dha përjetësinë.
Vaçe Zela
kënga shqiptare!
Vaçe Zela
vajza lushnjare!
Kompozuar nga Petrit Gani, kënduar nga Mariana Koreshi në Festivalin për Fëmijë, Lushnjë 2000
Poezi kushtuar Vaçe Zelës
Ke kohë që na mungon
Ke kohë që na mungon moj e madhja Vaçe Zela
Kemi kohë, shumë kohë, që bosh na duket skena.
Ah ta dish moj Vaçe sa na ka marrë malli!
Dilje ti në skenë dhe tak na ikte “halli”.
Mirë them halli, se me zërin tënd ilaç
shëroje ti çdo plagë a hall ne kishim bashkë.
Sa kohë që ti, moj Vaçe, do qëndrosh në Zvicër
Skena na ngjan bosh, në zemra veçse dimër.
Përparim Hysi, 12 korrik 2001
Kur dëgjonin zërin tënd
Bilbilat pyesnin njëri tjetrin,
kur dëgjonin zërin tënd
si do te bëjmë me Vaçe Zelen,
ajo askund s'po na len vënd.
Lulet çelin më shumë petale,
kur dëgjonin këtë zë të ëmbël
dëbora shkrin lart në male
me ngrohtësinë që i jep ti këngës.
Xhavit Gasa
Vaçe Kënga
Pse e zbrazët më është skena?
Nuk këndon më Vaçe Zela...
Paska ikur, rri në Zvicër
Ndaj në skena ka rënë dimër.
Dimër kemi dhe në zëmra
Se s’këndon më Vaçe Kënga.
Nuk këndon, po ne e presim
Hë, do të vish apo të vdesim?!...
Përparim Hysi, 2 nëntor 2008
Mbretëreshës së Këngës Shqipe
Në panteon të këngës sonë,
do vijnë të tjerë një e nga një,
po fronin tënd o mbretëreshë,
s’besoj se mund ta zërë ndonjë.
Iliaz Bobaj, Patra, Greqi
Këndo Vaçe
KËNDO, VAÇE ZELA KËNDO
kudo që të jesh,
zëri yt, lotë shpirti,
që na lanë mallkimin,
e jetës tonë.
Këndo Vaçe, këndo
dhe në botën tjetër,
kur do të jesh, këndo,
me engjëjt, për ne këndo,
që të na lash mallkimin,
e jetës tonë.
Këndo Vaçe, këndo!
Anonim
Si yll mbete ti
Zëri yt i ëmbël
aromë trëndafili
ç’bukuri që ka
por si zë bilbili.
Kur këndoje Vaçe
shpresa ngjallje Ti
këngëtar bilbili
të kishte zili.
Sa herë dëgjojmë
zërin tënd kristal
gaz shpreshim në sy
Zemrën bëjmë mal.
Me dashuri nëne
këngën e këndove
popullit ai more
me shpirt ia dhurove.
Mbretëreshë në këngë
me nder e lavdi,
Nder i Kombit, Vaçe
si yll mbete Ti.
Niko Tyro, shtator 1999
Kitara e Vaçe Zelës
Diçka kërkon të më thuash kitar’ e Vaçe Zelës,
e vetmja gjë që rritesh e nuk humbet në jetë.
Amorf, ku treten legjenda e mithe,
këmbana psherëtimash; histori e blertë...
Nuk jetova burgjesh, e as e pashë atë vend,
ku vuanin aq dhumë edhe për një dritëz hëne.
Sonte, të kam ty në duar, një sinfoni lumë;
pa puthje gruaje, as përkëdheli nëne.
Dhimbjen e një burri, ku çirrej kitara
e netët rrëzoheshin, shumë e më shumë.
Qaje hijshëm ti dru, pa britma të marra,
katakomb qelive, shpresa dritash, humb...
Agim Pepa, 1999Vaçja i dhuroi kitarën e saj të vetme një të burgosuri politik dhe si për paradoks, paralelizëm sinjifikativ mes vuajtjeve dhe brengave të pafund, ajo kitarë u end për 22 vjet me rradhë burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, dorë më dorë ndër të burgosurit, duke mbledhur e shpërndarë rreth e përqark tinguj me nota të trishta. Vaçes
U ngrite lart nga toka,
era të mori në krahë
e të çoi në eterin qiellor.
Me dritën e yjeve u vesove,
kënga (dielli) t’u bë olimp!
E nga kup’ e qiellit na vështroje;
buzëqeshja jote kishte veç miradi.
U lidhe me ne me tingujt e brishtë,
kumbues të këngëve tuaja.
Nga shpirti yt i madh,
burim (i pashtershëm) i thellë,
na dhurove vetëm… vetëm zë!Nexhat Agolli Mos më pengo
Mos më pengo, mos thuaj tash asgjë,
Se veshët i hapa në pasditën e së djelës...
Jam i zhytur në një botë tjetër hëpërhë,
I shkrirë jam me këngët e Vaçe Zelës.
Mos më pengo, asgjë mos më pëshpërit;
Hëpërhë s’dëgjoj asgjë tjetër,
Mos fol, po shkriju dhe ti në botën time,
Dëgjo të madhërishmen, Vaçen e florinjtë!
Askush të mos bëzajë, veshët pipëz i kam,
Bilbilat u turpëruan në tokë e në re;
Zërit të Vaçes malet përulur i janë:
"Nënë Shqipëri", "Pët ty Atdhe!"
O, mjer ai që nuk di shqip, e s’e ndjen
Një zë që e ndal valën, e step detin!
Nuk ka parajsë në asnjë botë,
Pa "Nënë, moj, do pres gërshetin!"Sylejman Qyqalla, Gjermani, më 13 dhjetor 2010
Lirikë për Vaçe Zelën
I fshive akujt e i shkrive
Tek shtrinin brirët por si hej.
Ti, mjellmë e bardhë e Perëndive
Shkel nëpër zall e nëpër qiej!
Sa ndjenin zërin tënd nga larg
Troftat e flakërinin Drinin.
Sikur të ishte Lumi Varg
Ku mijëra diej rrëzëllinin.
E kënga turret link drejt Qiellit
Sikur ka lidhur Pakt me Të.
Të gjitha ngjyrat e Ylberit
Duken e zhduken në Atë Zë.
Shkreptinin fare verëtimë
Sa na breronin sytë lotë.
Ti na sjell pranë Dashurinë
E Dashurinë mbjell në Botë.
E sido të tërbohen hejtë
Zbut dhe shkëmbijtë Kënga e Saj.
Ti Ditën na e shndërron në Festë
Dhe çelin shelgjet, si në Maj!Vehbi Skënderi Vaçe Zelës
Zbret një mjellmë në Gjenevë
Hyn si fllad në shpirtrat tanë
Zëri yt i ngrohtë Vaçe
Shqipërinë na sjell më pranë.
Kush të dëgjoi, s’u mrekullua
Shqipërisë anekënd
Kush të sheh thinjat e bardha
Sjell ndërmend gërshetin tënd.
Sjell ndërmend kitarën tënde
Fluturojnë gishtat mbi tela
Zjarr u dhe ti dashurive
O gojëëmbla Vaçe Zela.
Zërin tënd të drithëruar
E mban ngrohtë një llavë e zjarrtë
Herë ngjason me Edith Piaf
Herë me Strauß dhe Mozart.
Ç’magji vallë i bëre skenës
Ç’trill të bënte perëndeshë!
Nuk le zemër pa pushtuar
Siç ngroh dielli midis resh.
Zvicra ka male të lartë
Me dëborë që shkrihet vonë
Mali i Dajtit në Tiranë
Në Bazel ty të mungon.
Sjell ndërmend Tiranën tënde
Aty ku muzikën loze
Nuk e gjete dot në Zvicër
Atë aromë lule mimoze!
Ti je bijë e Shqipërisë
Yllësi e kombit tonë
Gjithë shqiptarët ti i ngrite
Si një divë në Panteon.Kudret Isaj Gjenevë, nëntor 2009''
Lidhje të jashtme
Albasoul Vaçe Zela - albume dhe këngë
Albanovaonline : - Eugjen Merlika, Nderim “Artistes së popullit” Vaçe Zela në 70-vjetorin e lindjes
Referime
Biografi shqiptarësh
Lindje 1939
Vdekje 2014
Këngëtare shqiptare
Njerëz nga Lushnja
Fitues në Festivalin e Këngës |
3710 | Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota", i njohur shkurt si Ansambli "Shota" ose AKKV "Shota", me qendër në Prishtinë është përfaqësues i folklorit të Kosoves në arenën e folklorit ndërkombëtar.
Shih edhe
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, ansambël simotër në Shqipëri
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ansambël simotër në Maqedoninë e Veriut
Referime
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e Ansamblit "Shota"
Anton Gërguri "Shota, muze në lëvizje" (monografi me rastin e 50-vjetorit të Ansamblit “Shota”)
Ansamblet shqiptare
Institucione në Kosovë |
3711 | Shoqëria Kulturo Artistike Hajdar Dushi me qendër në Gjakovë, ishte përfaqësuese e muzikës folkloristike dhe asaj te lehte te regjionit te Gjakovës.
Lidhje të jashtme
Vallja e tri motrave
Grupe muzike |
3712 | Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969.Biku banon në Rrugën "Skanderbeg", që quhet te zona Ara e Pashës, pranë Shtëpijë Fëmijës prej 3 - 6 vjeç në katin e parë të pallatit 5 katësh e ndërtuem në vitin 1994.Profesioni i tij ishte rrobaqepës i talentuem, duar artë. Ka dy vajza të bukura,të martuem dhe banon me bashkëshorten në hymjen me 2 dhoma dhe një guzhinë. Kompozitori, pedagogu i Konservatorit në Tiranë Zef Çobaj ka kompozue një kangë për Bik Ndojën në shtator të 2009 të kënduem nga kangtari popullor i Shkodrës Artur Matia me banim në SHBA. Fakti asht se nuk asht dhe aq i vlersuem nga vetë qyteti i Shkodrës ku ai shkriu energjit e veta qysh 16 vjeç me serenatat e tija melodioze duke këndue netëve me hanë nën balkonet me vazo lulesh të vajzave të bukura shkodrane. Por ka vlerësimin ma të madh nga populli i Shkodrës dhe kjo asht ma shumë se ato që mund t'i jepnin auditoret zyrtare.Dhe ajo që e ban Bikun njeri të madh ashtë se nuk vuen për lavdërime sepse vetë zani, kontributet e tij prej 70 vjet me kangë janë treguesi i madhështisë tij si kangtar i dy shekujve të asaj XX dhe asaj XXI.Mos ta lejmë pa e përmend se Biku nuk ishte kangtari i oborrit diktatorial, por vetëm i popullit dhe kët e gjenë te repertori i tij që asnjë kangë për diktatorin apo për partinë dhe kangëve me kazma e pushkë, me lopë e traktora nuk kishte. Kjo asht merita e Bikut që nuk honepsi, nuk vuni në buzë dhe në kordat e zanit kangë të marra që ishin edhe groteske, pasi Njeriu konceptohej si bishti i lopatës dhe pushkës. . Biku i këndoi vetëm popullit shkodran, ato kangë që përbajnë thesarin e kangës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës.
Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX.
Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator 1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me kengë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kenduara prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj. kanë qënë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.
Literaturë
Tonin Zadeja, “Këngëtari popullor Bik Ndoja”, tek “Jeta e re”, 1976, 1 maj
Frano Caka, “Bisedë me artistin e merituar Bik Ndoja”, “Zëri i rinisë”, 1979, 8 dhjetor
Nexhat Agolli, “Dialog me artistë”, Toena, Tirana, 2000
Lindje 1925
Njerëz që jetojnë
Këngëtarë shqiptarë
Njerëz nga Shkodra
Artist i merituar |
3713 | Shoqeria Kulturo Artistike Agimi me qender ne Prizren është perfaqsuese e folklorit dhe muzikes se lehte te regjionit te Prizrenit. |
3714 | Qamili i Vogël - Muhaxhiri (1923 - (11 Prill 1991) është këngëtar i muzikës popullore qytetare të kënduar në Gjakovë. I frymëzuar që nga rinia me muzikën tiranase ai u kthye në Kosovë dhe themeloj së bashku me Ymer Rizën anembanë saj Shoqëri Kulturo-Artistike (SHKA)..
Qamili i Vogël, ishte njëri ndër të parët që u kualifikua në profesionin e grafikës, në Shkollën teknike në Prishtinë, në vitin 1965. Krahas këngës punoi si tipomakinist në shtypshkronjën Rilindja deri sa u pensionua
Burimi i të dhënave
Lidhje të jashtme
https://web.archive.org/web/20140325112431/http://teksteshqip.com/qamili-i-vogel-dhe-mazllom-mejzini/tekste
Albasoul Qamili i vogël albume dhe këngë
Biografi shqiptarësh
Lindje 1923
Vdekje 1991
Këngëtarë kosovarë
Tipografë shqiptarë
Tipograf |
3718 |
Komunat e Kosoves
Deçan / Decani
Dragash / Dragas
Gjakovë / Dakovica
Gllogovc / Glogovac
Gjilan / Gnjilane
Istog / Istok
Kaçanik / Kacanik
Kamenicë / Kamenica
Klinë / Klina
Fushë Kosovë / Kosovo Polje
Leposavic / Leposaviq
Lipjan / Lipljan
Malishevë / Malisevo
Mitrovicë / Mitrovica
Novobërdë / Novo Brdo
Obiliq / Obilic
Rahovec / Orahovac
Pejë / Pec
Podujevë / Podujevo
Prishtinë / Pristina
Prizren
Skenderaj / Srbica
Strpce / Shtërpcë
Shtime / Stimlje
Suharekë / Suva Reka
Ferizaj / Urosevac
Viti / Vitina
Vushtrri / Vucitrn
Zubin Potok
Zvecan / Zveçan
Lidhje të jashtme
Për 30 komunat e Kosovës këto dokumente janë te pranuara nga UNMIKU dhe UN Shqip/anglisht.
Asociacioni i Komunave të Kosovës anglisht.
Nga adresa e lartpërmendur mund të bartni fletoret e formatit .PDF të cilat kanë të dhëna statistikore po thuaj se për të gjitha komunat. Përdorimi i tyre kryesish bëhet për komunikim me botën e jashtme në gjuhët tjera.
UNMIK
United Nations Mission in Kosovo (UNMIK)
OSCE Mission in Kosovo
Banking and Payments Authority of Kosovo
UNMIK Railways
Kosovo Trust Agency
Pristina Airport
Organizata dhe institucione te BE-se
Council of Europe
European Agency for Reconstruction
European Union Monitoring Mission
Stability Pact
Qeveria
Prime Minister Office
Assembly of Kosovo
Ministry of Education, Science and Technology of Kosovo
Ministry of Transport and Communication of Kosovo
Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development of Kosovo
Ministry of Environment and Spatial Planning
Organizata internacionale
IMF
International Committee of the Red Cross
International Organisation for Migration
KFOR
NATO
UNHCR
Worldbank
Sherbime
KEK, Kosovo Electric company
PTK, Post and Telecommunications of Kosovo
Organizatat e biznisit dhe te ngjajshme
Euro Info Center
Kosovo Chamber of Commerce
Kosovo Business Support
Kosovo Pension Savings Trust
Statistical Office of Kosovo
Qendra informimi nderkombetare
Center for European Policy Studies (CEPS) - South East Europe Information Center
EastWest Institute
European Stability Initiative
International Crisis Group
IWPR - Institute for War and Peace Reporting
Institucione në Kosovë |
3719 | Boston Red Sox është një ekip profesionist i bejsbollit (Baseball) ne qytetin e Boston, Massachusetts. Çorapekuqët e Bostonit janë njeri prej ekipeve me te dashur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sporti i bejsbollit konsiderohet si sporti kombëtar ndërsa historia e ekipit është i mbushur me legjenda.
Ky ekip është shpirti dhe thelbi i qytetit te Bostonit, madje i te gjithë krahinës qe quhet Anglia e Re (New England) e cila shtrihet ne pjesën verilindore te SHBA.
Për 86 vjet, midis viteve 1918 dhe 2004 edhe pse gjithmonë pretendente, Red Sox nuk munden te fitonin asnjëherë titullin kampion.
Kjo ndryshoi vetëm në 2004 kur pasi munden ne mënyre dramatike ekipin armik The New York Yankees, Red Sox fituan "World Series" dhe u shpallen përsëri ne krye pas 86 vjet endjeje ne shkretëtirat e fatit te keq.
Lidhje të jashtme
The Boston Red Sox
Bejsboll
Massachusetts |
3721 | Radio Televizioni i Kosovës (shkurt: RTK; serbisht: Радио Телевизија Косова / Radio Televizija Kosova) është transmetuesi publik i Kosovës. RTK-ja operon pesë kanale televizive dhe dy radio stacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj., duke i mirëmbajtur katër kanale në rrjetin tokësor dhe satelitor.
Historiku
RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll më korrik 1990 gjatë Luftës së Kosovës. Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e punëtorëve të tij.
RTK transmeton kanalet televizive RTK 1 (kanali kryesor), RTK 2 (që transmeton program gjeneralist në serbisht dhe gjuhë minoritare), RTK 3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe RTK 4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së); si dhe kanalet radiofonike Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2 (kjo e fundit e njohur fillimisht si Radio Blue Sky). Programet në gjuhën shqipe dominojnë, por nuk mungojnë as ato në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome. Webfaqja e RTK-së, rtklive.com ofron lajme dhe video material si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në internet nga të dy radiot.
Menaxhimi
Financimi i RTK-së më parë u bë nëpërmjet taksës shtuar faturave për pagesën e rrymës elektrike, mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ishte e duhur dhe e shtyu buxhetin e RTK-së kah shteti në mënyrë direkte (duke marrë 0.7% të buxhetit shtetëror). Vendimi çoi shqetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së RTK-së.
Radio Televizioni i Kosovës po kritikohet nga populli për mungesën e pavarësisë editoriale (anuar kah partia qeverisëse) dhe gazetarisë hetimore.
Shih edhe
Sylejman Shaqiri, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së
Lidhje të jashtme
RTKlive
blueskylive
shikushmëria e amzës sipas alex-as.
Lajme nga Radio Televizioni i Kosovës
Referime
Stacione televizive në Kosovë
RTK
Radiostacione |
3723 | Worcester (Uster) është një qytet prej me shume se 250.000 banorë në pjesën qendrore të Shtetit Federal Massachusetts ne Verilindje te SHBA. Ne vitin 2005 të paktën 20.000 emigrantë nga Shqipëria jetojnë dhe punojnë në Worcester.
Historia
Gjeografia
Worcester është qendra administrative e Worcester County (Rrethi i Worcester) që shtrihet në pjesën qendrore të shtetit Massachusetts. Worcester është qyteti i dytë më i madh në MA pas Boston, një qendër që në të ardhmen e afërt pritet të shijojë një rritje në ekonominë lokale.
Demografia
Worcester ka një përbërje të përzierë të popullsisë ku shqiptarët përbëjnë një copëz të konsiderueshme, diku midis 6-8 %. Virtualisht të gjithë qytetarët e Worcester kanë pasur të bëjnë me shqiptarë në situata të ndryshme, pasi shqiptarët kanë emigruar këtu që në fillimet e shekullit të XX. Fan Noli gjatë rinisë së tij ka jetuar edhe në Worcester.
Vala e dytë e emigrantëve shqiptarë në Worcester filloi nga fillimvitet 90 dhe vazhdo akoma edhe sot me një fluks të reduktuar disi. Shumë prej të ardhurve të rinj në Worcester janë familjarë të mërgimtarëve të dikurshëm, që fituan status prej Qytetarisë Amerikane të gjyshërve. këta janë kryesisht nga qyteti dhe rrethinat e Korçës. megjithatë në Worcester gjen shqiptarë nga të gjitha rrethet e vendit tonë.
Ekonomia
Kultura
Gazeta e qytetit mban titullin Telegram & Gazette.
Shqiptarët
Një numër i konsiderueshëm botimesh shqip, libra të rinj të sapobotuar në Tiranë, revistat JETA, Klan, mund të gjenden në Bibliotekën publike të qytetit.
Politika
Shiko edhe këtë
Lidhje të jashtme
Massachusetts
Qytete në SHBA |
3724 | Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autor i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brouni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.
Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodi Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjyqi si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje.
Në libri i tij The Da Vinci Code u xhiruar nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaq më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhiruar në muzeumin Louvre.
Veprat letrare
Digital Fortress Kështjella Dixhitale
Angels and Demons Engjëj & Djaj
Deception Point Mashtrimi i Madh
The Da Vinci Code Kodi i da Vinçit
The Lost Simbol Simboli i Humbur
Inferno Ferri (roman nga Dan Brown)
Filmografia
The Da Vinci Code - - bazuar në romanin e tij me të njëjtin emër.
Inferno - - bazuar në romanin e tij me të njëjtin emër.
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e Dan Brown
The Da Vinci Code
Filmi te Sony Pictures
Shkrimtarë amerikanë
Lindje 1964 |
3727 | Audioslave ishin një grup të muzikës Rock, formuar nga shkrirja sebashku e grupeve Soundgarden dhe Rage Against The Machine. Chris Cornell, vokalist i Soundgarden është tani zëri i Audioslave. Albumi i pare i vetetitulluar ishte një sukses i jashtëzakonshëm.
Diskografia
Audioslave (2002)
Out of Exile (2005)
Show me how to live (DVD)
Revelations (2006)
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare të Audioslave
The Audioslave Fan Forum
Audioslave Lyric Lyrics Index Page
Grupe muzike nga Kalifornia
Grupe muzike alternative rock |
3728 | Benedict Arnold lindi më 14 janar 1741 në Norwich, Connecticut; vdiq më 14 qershor 1801, ishte nje ushtar i rangut të lartë ne ushtrin revolucionare te drejtuar nga gjenerali George Washington, e cila luftoi për pavarsinë e Shteteve te Bashkuara nga Anglia.
Benedict Arnold është i njohur në historin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shetasit e saj për tradhetin që kishte bërë ai për planin e dorzimit të forifikatës me rëndësi strategjike West Point (Nju Jork) angezëve, në vitin 1780.
Ushtarakë amerikanë |
3729 | Ted Williams ishte një sportist i kalibrit te jashtezakonshem qe luajti bejsboll për klubin e Red Sox në Boston. Ted Williams e ndërpreu karrieren për të luftuar në Luftën e dytë Boterore dhe u rikthye serish shendoshe e mire ne sport. Ted Williams ende ruan rekordin për goditesin më të mirë (400). Pas vdekjes biri i tij u zhyt ne nje beteje te forte ligjore me qellim ngrirjen dhe ruajtjen e trupit te te atit me qellim rishkrirjen e tij dhe ringjalljen ne rast se shkenca do ta lejoje ne te ardhmen.
Trupi i tij ruhët në gjendje te ngrire në New Mexico, ShBA.
Biografi
Sportistë
Bejsboll |
3730 | Adobe Photoshop (lexohet: Adob Fotoshop) është një program kompjuterik (software) që lejon manipulime të fotografive. Adobe Photoshop është njëri nga programet më te përhapura në botë dhe përdoret nga profesionistët, amatorët dhe fillestarët.
Adobe Photoshop është një makineri veglash informatike, një punishte e ndarë në laboratorë të ndryshëm për përpunimin, transformimin, transportimin, regjistrimin e veglave grafike. Programi ka një pasqyrim të laboratorit të fotografisë, me disa funksione plotësuese vizuale që mundësojnë përpunimin e fotografisë me metoda më të zhvilluara në këtë lëmi. Me ndihmën e veglave të programit mundësohet përcjellja e të dhënave tek aparatet periferike si printeri ose kamera.
Lidhje të jashtme
Adobe Photoshop
Adobe Photoshop Tutorials
Informatikë
Punishte vizuale |
3731 | Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.
Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.
Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.
Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.
Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën "El Universal".
Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës "El Espectador" të Santa Fésë një tregim me titull "La tercera resignación". Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.
Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull "Relato de un náufrago", që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët.
Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës "El Espectador", për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar "90 días en la cortina de hierro". Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë.
Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë. Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij “Cien años de soledad“ (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.
Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta).Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.
Tituj të veprave të botuara në Shqipëri
Njëqind vjet vetmi, (Cien años de soledad) 1967
Vjeshta e patriarkut, (El otoño del patriarca) 1975
Varrimi i Nënë Madhes, (Los funerales de la Mama Grande) 1962
Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili , (La aventura de Miguel Littín clandestino en Chile) 1986
Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, (El coronel no tiene quien le escriba) 1961
Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, (Crónica de una muerte anunciada) 1981
Gjethurinat, (La Hojarasca) 1955
Një histori me paskuinë (La mala hora) 1961
Dashuri në kohën e kolerës, (El amor en los tiempos del cólera) 1985
Gjenerali në labirinthin e tij, (El general en su laberinto) 1989
Erendira 1983
Për dashurinë dhe demonë të tjerë, (Del amor y otros demonios) 1994
Historia e një rrembimi, (Noticia de un secuestro) 1996
Kujtim kurvash të trishta, (Memorias de mis putas tristes) 2004
Dymbëdhjetë tregime pelegrine, (Doce cuentos peregrinos) 1992
Të jetosh për të treguar, (Vivir para contarla'') 2002
Lidhje të jashtme
Gabriel García Márquez pages
Çmimi Nobel
Shkrimtarë kolumbianë
Lindje 1927
Vdekje 2014
Çmimi Nobel për Letërsi |
3732 | Robert Shvarc (Sarajevë, 10 dhjetor 1932 - Tiranë, 25 prill 2003) ka qenë përkthyes shqiptar me prejardhje hebree, që u shqua me përkthime e letërsisë nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Njihet për punën e bërë me shqipërimin e letërsisë gjermane dhe "Eksodin" e Leon Uris.
Jeta
U lind në Sarajevë më 10 dhjetor 1932, i biri i Julius Shvarc dhe Saveta Çipit. I ati ishte po ashtu i lerë në Sarajevë me profesion teknik elektrik, i gjyshi Siegfried ishte nga Vjena, ndërsa e ëma vinte prej një familjeje elbasanllie me profesion rrobaqepëse. Familja e tyre u zhvendosën në Shqipëri më 1925 duke u vendosur fillimisht në Shkodër.
Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Ndërroi jetë më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre.
Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.
Emri i Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin "Kryqi i meritave gjermane". Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit. Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes. Pas titullit që mori nga presidenti Alfred Moisiu dhe titujve të lartpërmendur, qëndrojnë një varg i gjatë librash të përkthyer nga gjuha gjermane në shqip dhe anasjelltas. Mjafton që të hapësh kopertinat e një serie të gjatë librash për të lexuar emrin e përkthyesit të tyre, Robert Shvarc. Mes këtyre librave, që janë ndër më mjeshtërorët, vlen të përmenden: Tre shokë, Harku i Triumfit, Asgjë e re nga fronti i Perëndimit, Shkëndija e jetës apo Obelisku i zi nga Erih Maria Remark; Çifutja e Toledos, Françesko Goja nga Lion Fojtvanger; dhe drama të Bertolt Brehtit, Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj, Kënga e një nëne gjermane, Ditët e Komunës, Arturo Ui, Pushkët e nënës Karrar, Opera për tre grosh, Baali; nga Heinrich Heine: Gjermania, përrallë dimri; nga Gëte dhe Shileri: Poezi dhe balada. Ndërsa mes autorëve shqiptarë që ai ka përkthyer në gjuhën gjermane janë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Gaqo Bushaka, Xhevahir Spahiu, Hatibi, Ahmeti, Beqiri, Qosja etj.
Përkthime
Libra të perkthyer nga gjermanishtja:
nga Erih Maria Remark
Tre shokë
Harku i Triumfit
Asgjë e re nga fronti i Perëndimit
Shkëndija e jetës
Obelisku i zi
nga Lion Fojtvanger
Çifutja e Toledos
Fransisko Goja
nga Bruno Apic
Lakuriq në mes të ujqërve
nga Leon Uris
Eksodi
drama të Bertolt Brehtit
Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj
Kënga e një nëne gjermane
Ditët e Komunës
Arturo Ui
Pushkët e nënës Karrar
Opera për tre grosh
Baali
nga Hajnrih Hajne
Gjermania, përrallë dimri
nga Gëte dhe Shileri
Poezi dhe balada
Billard um halbzehn, 1959
nga Hajnrih Böl
Nderi i humbur i Katerina Blumit, 1993, botuar nga Albinform
Në gjuhën shqipe
Përkthime në gjermanisht të veprave të shkrimtarëve:
Rexhep Qosja
Dritëro Agolli
Gaqo Bushaka
Ismail Kadare
Beqiri
Çmime dhe vlerësime
Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.
Referime
Lindje 1932
Vdekje 2003
Njerëz nga Sarajeva
Përkthyes prej gjermanishtes në shqip
Përkthyes prej shqipes në gjermanisht
Shqiptarë me prejardhje hebree |
3734 | Theofan Stilian Noli (İbriktepe, Vilajeti i Edrenesë, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA), i njohur si Fan Noli, ka qenë dramaturg, klerik ortodhoks, politikan, diplomat, njeri i letrave dhe muzikant.
Si njeri i letrave, Noli ka shkruar dhe ka përkthyer tekste të shumëllojshme nga zhanre të ndryshme, si dhe ka kontribuar në publicistikën e kohës si drejtues, redaktor dhe shkrues nëpër disa të përkohshmeve. Nisi duke përkthyer dramaturgji, më pas përktheu Samiun, tekste fetare ortodokse dhe vepra madhore të letërsisë botërore nga Shekspiri, Khajami dhe Cervantesi.
Jetëshkrimi
U lind më 6 janar 1882 me emrin Theofanes Stylianos Mavromatis në fshatin shqipfolës İbriktepe, në Trakinë Lindore, asokohe vilajeti i Edrenesë. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës.
I ati, Stilian Gjergj Noli, ishte psallt në kishën ortodokse të fshatit; e ëma, Marie Gollaqi, ishte shtëpiake. Theofani ishte i dyti ndër trembëdhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve vdiqën në foshnjëri. Familja rronte me tokat që kishte në pronësi. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Nga i ati trashëgoi dashurinë për muzikën kishtare si dhe për adhurimin e heronjve, veçanërisht kultin e Napoleonit. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor greqisht për gjashtë vjet, më tej prindët e dërguan në gjimnazin grek të Edrenesë, ku qëndroi katër vjet.
Më 1900 vendosi të shkonte në Greqi, por në Stamboll u sëmur, qendroi atje për t'u kuruar e pastaj punoi për ca kohë në një ëmbëltore. Vitin tjetër u nis për në Athinë dhe të njohurit e tij i gjetën vend si nëpunës në një shoqëri belge, e cila kishte konçensionin e tramvajeve me kuaj në qytet. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet. Gjatë endjeve me trupën shkroi dramën To ksipnima ("Zgjimi"), e cila u luajt nga trupa në Pirgos të Peloponezit. Atë periudhë nisi të shkruante skeletin e dramës Israelitë dhe filistinë. Në fillim të 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues lëvizës greqishteje dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet. Po atje filloi të bjerë në kontakt me veprimtarët e Rilindjes Kombëtare në koloninë shqiptare të Egjiptit, ndër të cilët Thanas Tashko dhe Jani Vruho e ndihmuan të botohej përkthimi; gjithashtu e lidhën me Spiro Dinen, Nikolla Naçon, Shahin Kolonjën e Kristo Luarasin. Qëndroi në Shibin el Kom dhe El Faiyum, përpos mësimit të greqishtes qe edhe këngëtar i koreve kishtare. Me Tashkon dhe Vruhon gatiti botimin e së përkohshmes "Shkopi", që botohej në Kairo.
Pas tre vjetësh qëndrimi në Egjipt, në prill 1906 u nis për në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar nga Napoli, dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Pasi ndenji në Buffalo, ku punoi në një fabrikë të sharrës për tre muaj, Noli shkoi në Boston. Në gushtin e po atij viti gjeti punë në Filadelfia, por e la pasi Sotir Peci i ofroi të bëhej zv/redaktor i së përkohshmes “Kombi”.
Incidenti i Hadsonit
Në Boston disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej me forcë çështjes kombëtare shqiptare. Kur një prift ortodoks refuzoi t'ia kryente shërbesat e fundme të ndjerit Kristaq Dishnica, Noli me një grup shqiptarësh patriotë krijuan Kishën e pavarur (Autoqefale) Ortodokse Shqiptare. Noli, prifti i parë i kishës së re, u shugurua prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte jo fort të qarta.
Më pas, po atë vit u regjistrua në Universitetin e Harvardit, duke e përfunduar më 1912 Bachelor of Arts. Zuri vendin e Pecit si redaktor i "Kombit", detyrë që e kreu deri në janar të 1909. Një muaj më vonë, nisi të botojë e drejtojë fletoren “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 udhëtoi drejt Evropës, ku ndenji katër muaj duke vizituar dhe mbajtur shërbesa fetare e takime patriotike ndër kolonitë shqiptare të Kishinjovit, Odesës, Bukureshtit e Sofies. Pas shkrirjes së shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, "Dielli" u bë organi i shtypit i shoqërisë panshqiptare Vatra, bashkëthemelues i të cilës qe edhe Noli me Konicën.
Në pragun e Luftës Ballkanike, Noli shprehej me luajalizëm kundrejt perandorisë që të mund të bënte qëndresë kundrejt armiqve. Me shpalljen e pavarësisë e përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit, mori pjesë në Kongresin e Triestes, organizuar nga Konica në marsin e 1913. Më 10 mars 1914 u ndodh në Durrës, ku e gjeti Lufta e Parë Botërore; më 24 maj 1915 u kthye në Amerikë.
Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli drejtoi organin The Adriatic Review (Revista e Adriatikut) gjashtë muajt e parë të saj, të cilën e botonte si shtojcë "Dielli" i Vatrës.
Më 24 mars 1918 u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.
Jeta Parlamentare
Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 - 30 shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare.
Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 u zgjodh deputet i Korçës.
Lëvizja e qershorit
Gjatë Lëvizjes së qershorit 1924 Noli nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; ai u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimor e amerikan. Qeveria ligjshme e rikthyer me "Fitoren e Legalitetit" më 24 dhjetor, e dënoi Nolin me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”. Ardhja e një delegacioni sovjetik me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështesnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas Këlcyrës në memuaristikën e tij, vërente se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t’i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste.
Mërgimi i pakthim
Pasi zbarkuan në Bari me ftesë të Duçes, u zhvendos në Vjenë ku selia e Kominternit e ndihmoi për të organizuar Konarenë. Në nëntor 1927 vizitoi Rusinë si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të tetorit, dhe më 1930, pasi mori një vizë gjashtëmujore, u kthye në Shtetet e Bashkuara. Me kthimin e tij në Boston, Noli themeloi të përjavshmen “Republika”, vetë emri i së cilës i bënte sfidë të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 u vetëshpall Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve. “Republika” u botua edhe si opozitë ndaj “Diellit”, tashmë nën drejtimin e Faik Konicës, i cili ishte pajtuar me mbretin Zog dhe ishte bërë ministër i plotfuqishëm i Shqipërisë në Uashington. Me mbarimin e afatit të vizës, gjashtë muaj më vonë, Noli u detyrua të kthehet në Evropë dhe “Republika” mbeti nën drejtimin e Anastas Tashkos, deri sa u mbyll më 1932. Më 1932, me ndihmën e pasuesve të tij, mundi të kthehej nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi edhe lejen për qëndrim të përhershëm. Noli u tërhoq nga jeta politike dhe nga ky moment iu kushtua përsëri detyrave si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në dhjetor 1933 u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet e trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë, deri sa mori si dhuratë 3000 franga ari nga Shqipëria, me ndërhyrjen e Faik Konicës tek Ahmet Zogu. Ky gjest arriti pikërisht qëllimin për të cilin ishte nisur: një farë pajtimi midis Nolit dhe Zogut, si dhe një përmirësim të marrëdhënieve shpesh të acaruara të Nolit me Faik Konicën. Në vitin 1935 Noli iu kthye njërit prej pasioneve të tij të hershme – muzikës – dhe në moshën pesëdhjetetrevjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Nju England, në Boston, ku u diplomua më 1938.
Dielli 11 gusht 1943: "Lufta në Shqipëri nukë pushoj kur shkelnë italianët Shqipërinë të Premten e Zezë. Populli shqiptar nukë dha armët atë ditë të zezë; i fsheu a i hodhi mi sup dhe mori malet.“ Po në këtë datë njoftohen emrat e komandantëve antifashistë: "Kapiten Hysni Lepenica, Myslim Peza, Dr. Safet Butka, Kolonel Bajraktari, Baba Mustafa, Kristo Peshtani dhe Karagjozi etj."
Noli nuk u mjaftua vetëm me detyrat kishtare dhe filloi studimet pasuniversitare në Universitetin e Bostonit, ku mori doktoratën më 1945 me një disertacion për Skënderbeun. Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Noli pati marrëdhënie pak a shumë të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë dhe ushtroi ndikimin e vet për ta bindur qeverinë amerikane që ta njihte atë.
Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Fort Lauderdale Florida, ku vdiq më 13 mars 1965. U varros në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Kisha Autoqefale që kishte krijuar u bë më vonë Kryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë e Kishës ortodokse në Amerikë.
Vepra
Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër.
Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, përkthen ritualet dhe liturgjinë ortodokse në dy vëllime Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe, Boston 1909, dhe Libre é te krémtevé te medha te kishes ortodokse, Boston 1911. Përkthime që ai i çmonte si arritjet më të mëdha të tij.
Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë "Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468", Boston. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve '20. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), New York 1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit.
Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni dhe Revolucioni francez” (Beethoven and the French revolution) në 117 faqe, e botuar në New York 1947, pasqyronte figurat e mëdha të historisë (Jul Çezari, Jezusi, Skënderbeu dhe Napoleon Bonaparte).
Vëllimi me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.
Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndë përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse folklorike.
Përkthime
Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit.
Literatura
Vepra muzikore:
Uvertura me motive Bizantine
Muzike për Gjergj Kastriot-Skënderbeun
Referime
Referime
Literatura
Lindje 1882
Vdekje 1965
Priftërij ortodoksë shqiptarë
Poetë shqiptarë
Ministra të Jashtëm të Shqipërisë
Kryeministra të Shqipërisë
Njerëz nga Kolonja
Diplomatë shqiptarë
Përkthyes prej anglishtes në shqip
Përkthyes prej spanjishtes në shqip
Shqiptarë në Egjipt
Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara |
3737 | Bajram Kosumi lindi më 20 mars 1960 në Tuxhec, Dardanë, gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë nga Kosova. Ka qenë kryeministër i qeverisë së Kosovës.
Përgatitja profesionale e tij Fakulteti Filologjik, dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Magjistër i shkencave filologjike. U agazhua si gazetarë në vitet 1991-1993, gjatë viteve 1994-1996 dhe 2000-2002 ishte kryetar i Partisë Parlamentare të Kosoves. Mori pjese si antarë i delegacionin të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999) pas luftes kreu funksionin e ministrit te informimit në qeverinë e perkoshme të Kosovës gjate viteve 1999-2000. Që nga themelimi i Partisë AKK ishte nënkryetarë i saj. Si antarë i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ishte gjate viteve 2001-2004 dhe nga ky funksionë në vitin 2004 zgjedhet minister i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe nga aty pas parabugimit të Kryeminstrit të Qeverisë së Kosovës Ramush Hajredinaj emerohet si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës.
Bajram Kosumi ka bërë disa publikime si "Koncept për subpolitikën", botuar në Prishtinë më 1995, "Fjalor i barbarëve", Prishtinë, 2000, "Koncept për mendimin e ri politik", Prishtinë, 2001 dhe 2004 "Lirika e Fishtës (studim)", i botuar ne Tiranë, më 2004. Po ashtu është bashkeautorë i publikimeve "Libri i lirisë" (bashkautor), Prishtinë, 1991 dhe librit te cenzurar "Letra nga burgu" Prishtinë, 2004.
Bajram Kosumi perposë gjuhës amtare (shqipes) fletë edhe serbishtën dhe anglishtën.
Bibliografia
Libri i lirisë (bashkautor), Prishtinë, 1991
Koncept për subpolitikën, Prishtinë, 1995
Fjalor i barbarëve, Prishtinë, 2000
Koncept për mendimin e ri politik, Prishtinë, 2001
Letra nga burgu - libri i censuruar (bashkautor), Prishtinë, 2004
Lirika e Fishtës (studim), Tiranë, 2004
Letërsia nga burgu, Toena , Tiranë 2006
Një vit vendimtar, Toena, Tiranë 2006
Lidhje të jashtme
Biografi shqiptarësh
Politikanë shqiptarë
Lindje 1960
Njerëz që jetojnë |
3738 | Boksi është sport luftarak i cili zhvillohet në mes dy sportistëve me peshë të caktuar në ring. Qëllimi i këtij sporti është që sportistët të godasin njëri tjetrin gjersa njëri të fitoj (me nokaut) ose me pikë brenda kohës së caktuar që është ndarë në raunde.Boksi eshte sport atraktiv sepse ndihmon ne zhvillimin e muskujve,eshte relaksues dhe ndihmon per gjum me te mire .Ne boks perdoren fasha per ti lidhur duart per arsye te mos demtimit te nyjeve poashtu perdoren edhe dorezat e boksit e cilat vihen qe impakti i grushtit te mos jetdrejte ne fytyre ose trup dhe dorezat mbrojne gishterinjte e dores dhe zvogelojne mundesine e thyerjes se tyre .
Historia e boksit
Ky sport rrjedh qe nga kohet e lashta dhe ka nje zhvillim shume te madh prej atyre koheve .Legjenda e të gjitha kohërave të këtij sporti luftarak edhe më tutje mbetet Muhamed Ali dhe Mike Tyson.
Ndër boksierët më të famshëm shqiptarë është boksieri Luan Krasniqi.
Boksieri
Boksier Profesionist quhen ata boksier te cilët luftojnë 4-12 raunde nga 3 minuta pa kapele ne një organizim te mbikëqyrur nga ndonjë federate e licencuar nga organizata e njohur Evropiane EBU ose nga 4 organizatat e famshme botërore WBA, WBC, IBF & WBO. Poashtu boksieri duhet te ketë licencon personale i cili kontrollohet sepaku njehere ne vite nga mjeku përkatës.
Poashtu thuhet nga ky agjencion se është shume me rendësi te dihet se kampion Evropiane mund te quhet vetëm ai i cili e fiton titullin e organizatës EBU ne kategorinë apo peshën e tij përkatëse, ne boksin profesionist ka gjithsejtë 17 kategori te peshave te ndryshme, nga me e lehta deri ne te renden.
Ndërsa kampion botërore mund te quhet vetëm ai boksier profesionist i cili e fiton njërin nga kater titujt e famshëm siç i përmendem edhe me larte WBA, WBC, IBF & WBO. Krejt titujt tjerr te cilët ekzistojnë ne skenën e boksit profesionist janë me vlera shume te vogla ose fare pa vlerë. Për fat te keq disa boksier e therrasin veten kampion kur fitojnë një titull qe faktikisht nuk e njeh askush ne bote dhe kështu po e keqinformojnë opinionin Shqiptarë. Për këtë arsye duhet qe se pari te informohemi drejt, e ketë mundësi e kemi vetëm ne agjencionin e lartpërmendur.
Lidhje të jashtme
Arkivi i rekordeve - anglisht - The Boxing Record Archive
Lajme nga Boksi - anglisht - The Boxing Report
Federata Internacionale e Boksit - anglisht - The International Amateur Boxing Association
World Professional Boxing Federation - anglisht - The World Professional Boxing Federation
Federata e Botës së Boksit - anglisht - The World Boxing Association
The World Boxing Council - anglisht -
The International Boxing Federation - anglisht -
The Boxing Search Engine - anglisht
B |
3740 | Messenger është sistem kompjuterik rrjetor i cili mundëson dërgimin dhe pranimin e drejtpërdrejtë të porosive, qofshin ato tekstuale, akustike, vizuale apo lloje të ndryshme të paketave informative dhe dokumenteve. Versionet e fundit të sistemeve të njohura për komunikim si MSN Messenger, Yahoo Messenger e disa tjera mundësojnë dhe administrimin e kompjuterit personal të bashkë komunikuesit, kuptohet me dhënie të lejes.
Historiku
Për krah mjeteve të tjera të komunikimit të drejtpërdrejtë në internet messenger-ët fituan ndaj konkurrentëve bazuar në disa elemente kyçe.
Ndër elementet kryesore të cilat ndikuan për t'u dalluar messenger-ët ofruan mundësinë e posedimit të dhomës private të diskutimit, ruajtjen e diskutimeve dhe privatësinë si dhe grumbullimin e bashkëbiseduesve.
Fillimi i messengerëve nuk dallonte shumë nga mjetet tjera publike të komunikimit (më i njohur mIRC-i), por më vonë kompanitë e mëdha u morën seriozisht me këto mjete komunikimi dhe i sofistikuan ato duke bërë dallime të pa krahasueshme.
Elementet e messenger-ëve
Në përgjithësi messenger-ët kanë funksione të njëjta, por prapë se prapë nuk janë të njëjtë dhe nuk i kanë të gjitha elementet e njëjta qofshin ato si sasi apo cilësi.
Në përgjithësi merrenger-ët ofrojnë :
- Komunikim tekstual
- Konferencë përmes komunikimit tekstual
- Komunikim akustik
- Konferencë përmes komunikimit akustik
- Komunikim vizual
- Konferencë përmes komunikimit vizual
- Transferim skedarësh
- Zhvillim të lojërave interaktive mes bashkëbiseduesve
- Mundësi administrimi të kompjuterit të bashkëbiseduesit
- Mundësi kombinimi të disa funksioneve dhe shfrytëzimi i tyre i përnjëhershëm (shembull: komunikim tekste, akustik dhe vizual përnjëherë, komunikim tekstual, akustik dhe zhvillim i lojës përnjëherë etj.)
Llojet e Messenger
Ndër messenger-ët më të njohur janë :
MSN Messenger
Yahoo Messenger
aMSN Alvaro's Messenger, ose Another MSN messenger clone. Linux,
Trillian
Gaim
Kopete për Unix
Miranda_IM
Fire për Macintosh
Adium X për Macintosh
Skype
Gmail
Shiko edhe
Mes senger Plus
StuffPlug
MSN Web Messenger
Faqja zyrtare e aMSN
Faqja zyrtare e Trillian
Faqja zyrtare e Gaim
Faqja zyrtare e Kopete - për Unix
Faqja zyrtare e Miranda IM
Faqja zyrtare e Fire - për Macintosh
Faqja zyrtare e Adium X - për Macintosh
Instant Messenger
Programe kompjuterike |
Subsets and Splits