url
stringlengths
28
112
originalTitle
stringlengths
5
89
originalContent
stringlengths
128
17.5k
https://www.dua.com/sq/miqesia/
Miqesia – Pse kemi nevoje per miq?
Miqesia, Pse kemi nevojë për miq? Në jetën tonë kemi nevojë për njerëz. Të gjithë e dim se jemi qënie sociale dhe se nuk mund të ekzistojmë pa njerëz të tjerë. Por çfarë na duhet më shumë sesa njerëz? Me tepër sesa për njerëz që na rrethojnë ne kemi nevojë për MIQ. Nuk po themi se keni nevojë për qindra miq të rinj, ose që duhet të njihni sa më shumë grupe miqësore. Ajo që duam t’ju theksojmë është fakti se miqtë janë një domosdoshmëri në jetën e njeriut. Populli thotë: “Më mirë një mik se një çiflig.” – Populli Miqtë, anëtarët e familjes dhe partneri luajnë një rol të rëndesishëm në lumturinë tonë dhe na ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten. Kur e mendon në këtë mënyrë duket sikur mikut tënd po i ngarkon një përgjegjësi të madhe. Megjithatë, ashtu siç miku ju ndihmon juve edhe ju duhet të bëni të anasjelltën. Asnjëherë mos harroni: “Miqësia është një rrugë e dyanshme.” Përfitimet e miqësisë Kohët e fundit gjendemi në një epokë që është çuditërisht e vetmuar. Edhe pse komunikimi nuk ka qënë kurrë më i shpejtë dhe efikas se tani, vetmia është në rritje. Hulumtime të ndryshme tregojnë se të kesh miq të ngushtë mund të zvogëlojë stresin dhe të promovojë shëndet të mirë dhe jetëgjatësi. Aristoteli shkroi: “Në varfëri dhe në fatkeqësi të tjera të jetës, miqtë e vërtetë janë një strehë e sigurt. Miqt e mirë, të rinjtë i mbajnë larg prej keqbërjes; për të moshuarit, ata janë një ngushëllim dhe ndihmë për dobësinë e tyre. Janë miqt ata që nxisin veprime fisnike tek ne.” Me pak fjalë studiuesit dhe filozofët sugjerojnë që miqtë na bëjnë të ndjehemi më mirë dhe na ndihmojnë të jemi versioni ynë më i mirë. Krijimi i lidhjeve të reja Nëse po kërkoni të shtoni miq të rinj ose lidhje të re në jetën tuaj, kjo është fantastike! Por, të bësh miq të rinj nuk është e lehtë për të gjithë. Disa njerëz duan të flasin me të tjerët dhe të gjejnë njohje të reja gjatë rrugës. Të tjerë (si unë) janë të shqetësuar nga shoqëria dhe e kanë të vështirë të takojnë dhe të vazhdojnë një bisedë me njerëz të rinj. Nuk ka asnjë mënyrë të garantuar për të bërë miq të rinj, por gjithçka mund të nisë me një përshëndetje. Bashkohuni me një klub libri, kërkoni që të takoni disa nga miqtë e miqve tuaj, vendosni një orë të lumtur dedikuar miqësise në punë. Ndonjëherë një miqësi zhvillohet natyrshëm, por ndonjëherë do të duhet të punosh për të. Kështu që, buzëqeshni, jini fleksibël dhe mbi të gjitha jini vetvetja. Përkushtohuni Fatkeqsisht, jo të gjithë do t’ju pëlqejnë. Nuk ka problem! Në fund të fundit nuk keni nevojë që t’ju pëlqejnë të gjithë. Gjatë jetës tuaj, do të gjeni dhe tërhiqni njerëz me personalitete dhe sens humori të ngjashëm. Pasi të arrini këtë lidhje shoqërore, duhet të punoni shumë për të ruajtur këto vlera në marrëdhënien që keni krijuar. Kjo do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. A ndani shaka me njëri-tjetrin gjatë ditës? A ju pëlqen të dërgoni shënime të shkruara me dorë? A keni kohë të dërgoni një sms të shpejtë çdo disa ditë vetëm për të parë se si po shkon gjithçka? Mundohuni të krijoni plane me miqt tuaj. Përfshijini ata në jetën tuaj, ose merrni disa orë pushim për tu shkëputur nga jeta juaj për të ndihmuar mikun tuaj. Të njohësh dikë të cilin më vonë e kategorizon si mik do të thotë që duhet të kujdesesh për të dhe e anasjellta. Miqësitë janë jetësore për suksesin dhe lumturinë tonë. Ushqejini miqësitë dhe lidhjet që janë të rëndësishme për ju. Do të shihni përfitime të jashtëzakonshme – ashtu si miqtë tuaj do të përfitojnë prej pranisë tuaj në jetën e tyre! Pse duhet të mbash pranë një mik të tillë? Një mik i vërtetë është më i rrallë se një gurë i çmuar. Gjej dhe mbaj fortë një mik, i cili gjithmonë të mbështet edhe nëse ndonjëherë e ke lënduar gabimisht. Dikush që ka durimin të vazhdojë të të tregojë gjeste të vullnetit të mirë, edhe nëse je i zemëruar me të. Pse një mik që nuk krijon mure ndarëse është i paçmueshëm? A është e lehtë të gjesh një mik që nuk ndalet së kujdesuri për ty dhe të jep një dorë kur ke nevojë? Jo gjithmonë, megjithatë ja cilat vlera duhet të kërkosh tek një mik i mirë. Një mik që nuk të injoron apo hesht Nëse gjeni një mik i cili nuk kujdeset vetëm për ty, por kujdeset edhe për familjen tënde, atëhere mos e lëshoni. Dikush që nuk ndihet i pasigurt ose xheloz për njerëzit me të cilët ti ndan dashurinë tënde, siç mund të jetë partneri yt, familja apo miq të tjerë. Një mik i cili të respekton ty dhe zgjedhjet e tua, përfshirë këtu partnerin tënd. Ai mik që nuk garon me ty, përkundrazi bashkëpunon me njerëzit e tu të dashur për të të bërë më të lumtur. Një mik që nuk i ngelet hatri për gjëra të vogla Dikush që është mjaft i pjekur për t’i dhënë përparësi gjërave më të rëndësishme. Ai person që nuk akomodon egon dhe krenarinë tënde, por të thotë gjithnjë të vërtetën është miku më i mirë. Sot është e vështirë të gjesh miq që pranojnë gabimet e tyre dhe të drejtohen me guxim për të të kërkuar falje në vend që të të fajësojë. Por, në të njëjtën kohë edhe të fal kur i kërkoni falje. Nuk mban mëri ose shënon gabimet që bëni ndaj njëri-tjetrin dhe nuk të gjykon, përkundrazi të kupton. Dikush që të pranon për atë që je. Ai mik që i kupton të metat e tua dhe ndihmon t’i tejkalosh ato, në mënyrë që të rritesh e të bëhesh një person më i mirë. Gjej dhe mbaj afër një mik entuziast për të të njohur më mirë Dikush që kënaqet duke dëgjuar tregimet e tua dhe që është i interesuar të dëgjojë edhe ty. Ai lloj personi që nuk është egoist dhe që nuk i duket sikur bota vjen rrotull tij. Në fakt një person i tillë rallë se e gjen, ndaj mbaje fort nëse ke një mik të tillë. Dikush që nuk beson lehtë se çfarë thonë të tjerët për ty sepse ajo ose ai të njeh mirë. Një mik të cilit mund t’i tregosh dhe besosh sekretet e tua dhe që është besnik ndaj teje është një në një milon. Nuk ka të bëj vetëm me sekretet që i tregon, por edhe me ato të fshehta që ky mik ndan me ty. Përulësia është virtyt që shumë pak e kanë, dhe nëse keni një mik të tillë atëhere mbajeni fort. Mos harroni se gjithçka është reciproke Nuk duhet vetëm të presësh ndihmë nga miku yt, por duhet edhe ta ndihmosh. E vërteta dhëmb gjithmonë, ndaj ai mik që ta thotë të vërtetën në sy vlen sa ari. Gjej dhe mbaj afër një person i cili nuk të braktis në ditët më të vështira. Kjo na ka ndodhur të gjithëve. Jemi braktisur apo tradhëtuar nga dikush, naj është normale që të ndihesh i plagosur. Mirëpo, një mik që feston kur ti ia del me sukses dhe mëzitet kur ti mërzitesh, është i rrallë. Vërtet i rrallë! Një person që nuk është vetëm simpatik dhe empatik, por edhe i dhembshur. Miku që nuk ndjen vetëm dhimbjen dhe vuajtjen tënde, por gjithashtu bën diçka për t’i lehtësuar atë. Durimi, respekti, përulësia, besimi, mirësia, ndershmëria, dhembshuria dhe mirëkuptimi, janë virtyte që duhet t’i ndani me njëri-tjetrin. Mos harro: “Miku është familja që ne zgjedhim.” 7 tipat e miqve që duhet t’i keni pranë në jetën tuaj Cilët janë tipat e miqve që duhet të keni pranë në jetën tuaj? A e dini se njerëzit pa miq kanë më shumë të ngjarë të vdesin më herët? Eshtë e vërtetë. Nëse nuk besoni, atëhere pyesni shkencën. Mirëpo, për të jetuar një jetë të lumtur dhe të shëndetshme, nuk ju duhen pranë miq dosido. Ajo që ju duhet është një rreth i larmishëm karakteresh për të gjallëruar jetën tuaj. Ne po ju rendisim shkurtimisht 7 tipet e miqve që duhet të keni me patjetër në rrethin tuaj. Miku i ngushtë dhe besnik Miqtë e ngushtë, ndonjëherë, janë e vetmja gjë që ju duhen në një moment të vështirë të jetës tuaj. Miku i ngushtë është i vetmi që të mbështet pa asnjë paragjykim. Quheni veten me fat nëse keni një, me të cilin mund të jeni vetvetja. Ama, dijeni se ky person do t’ju thojë gjithashtu të vërtetën, edhe kur nuk do doni ta dëgjoni. Një aventurier i patrembur Rutina na mbërthen dhe ndodh që të harrojmë të jetojmë. Këtu vjen miku aventurier, i cili është i gatshëm të niset me ty në cilindo udhëtim të çmendur që të rrok mendja. Nuk duhet shumë filozofi me të, vetëm bëj gati pasaportën dhe nisu! Një mik i mençur Mençuria është e lindur, ndaj nëse nuk e ke do të të duhet pranë një mik i tillë. Këta persona do dinë t’ju udhëzojnë e t’ju japin këshillat e duhura. Plus, të qenit rreth një personi të tillë do të dëshironi të përmirësoheni çdo ditë. Idhulli yt mund të jetë edhe një mik, nuk ka përse të jetë vetëm një këngëtar apo aktor. Miku nga një kulturë tjetër Kjo mund të jetë një nga gjërat më të bukura që mund t’ju ndodhë. Kur njhni një kulturë tjetër përmes syve të dikujt, bota juaj zgjerohet. Të qenit në një miqësi ndër-kulturore ju lejon të eksploroni zakonet, vlerat dhe traditat jashtë kulturës suaj. Ndonjëherë, madje, mund të përshtatni mënyrat e tyre në jetën tuaj. Kundërshtari juaj një mik i besuar Në vend që ta rrethoni veten vazhdimisht me njerëz të ngjashëm me ju, përpiquni të dilni nga zona juaj e rehatisë. Nëse miqësoheni me njerëz që kanë pikëpamje të kundërta me ju, aq më mirë. Pse? Sepse në këtë mënyrë nuk do jeni të shkëputur nga bota. Ata do t’ju hapin sytë drejt pikëpamjeve të tjera të botës dhe do të mësoni se jo të gjithë njerëzit e shohin botën si ju. Fqinji miqësor Në ditët e sotme, shumë njerëz nuk i njohin fqinjët e tyre. Kjo është për të ardhur keq, sepse fqinjët janë të afërmit tuaj në rast nevoje. Nëse jeni me pushime dhe papritmas kujtoheni se keni harruar të mbyllni derën e përparme, mund të telefononi fqinjin tuaj të besueshëm dhe t’i kërkoni ta mbyllin ata për ju. Me pak fjalë, fqinji mund t’ju ndihmojë atëhere kur askush tjetër nuk mundet. Kolegu i punës – miku i domosdoshëm A e dini se në një punë me kohë të plotë, kaloni të paktën 50% të ditës tuaj aty? Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirë e rrugës për në punë e kaloni vetëm, edhe ajo është gjithashtu kohë e humbur. Statistikat tregojnë se sa më i izoluar të jeni në punë, aq më të stresuar ndiheni. Kjo është arsyeja pse ka rëndësi që të krijoni një marëdhënie të mirë me kolegët tuaj të punës. Nuk ka pse të bëhet miku yt i ngushtë, mjafton që të dy të keni mundësi të kaloni pak kohë me njeri-tjetrin e pse jo edhe të ankoheni për punën. Këto ishin 7 tipat e miqve që duhet t’i keni me patjetër në jetën tuaj. Por, pse të ndaleni me kaq, mund të keni edhe më shumë, kjo është në dorën tuaj. 6 arsye pse duhet të martohesh me mikun tënd më të mirë Ai di gjithçka për ty, e megjithatë, ende nuk keni shkëmbyer asnjë puthje. Nëse ende s’je e bindur se ai është i duhuri, ne do t’ju japim 6 arsye pse duhet të martohesh me mikun tënd më të mirë. Me mikun tënd më të mirë ke dalë për të bërë pazar dhe ke folur me orë të tëra për çdo gjë që të ka shqetësuar. Ka qënë aty kur keni ngelur në mes të rrugës sepse ju ka mbaruar nafta. Të ka kritikuar por edhe të ka mbajtur krahun tënd kur jeni gjendur në telashe. Nuk është inatosur kiurrë më ty, por gjithnjë ka qënë i emocionuar për një aventurë të re me ty çdo ditë. Me mikun tënd më të mirë gjithmonë ke diçka për të thënë Edhe kur keni qënë larg, shoqëria ka vazhduar të jetë e fortë. Këni folur vonë natën dhe jeni zënë me njëri-tjetrin për budalliqe, por ditën tjetër keni folur sërisht. Në mëngjes mesazhin e parë ia ke dërguar atij dhe, shpesh, e ke ngushëlluar pas një zhgënjimi që ai ka pësuar në një lidhje. Fshehtas je pikëlluar për të, por edhe je lehtësuar në vetvete. Nëse ke filluar të ndjehesh në këtë mënyrë ka ardhur momenti t’i bësh vetes disa pyetje. Pra, duhet të hapësh sytë, dhe ktheje miqësinë që ke në historinë më të rëndësishme të dashurisë në jetën tënde. Je vetvetja Të martohesh me shokun tënd më të mirë do të thotë të mos kesh siklet të tregosh veten pa grim. E ke bërë një mijë herë në mënyrë të pavetëdijshme, pa e ditur se ai nesër mund të bëhet partneri yt i ardhshëm. Me të, gjithmonë, ke qenë e lirë të jesh vetvetja. Me të mirat dhe difektet e tua. Në asnjë moment nuk ke përmbajtur veten, keni bërë shaka nga më të çuditshmet dhe keni qeshur me atë shaka për javë të tëra. Nuk do të grindeni kurrë për gjëra të kota Në fund të fundit e njihni njëri-tjetrin prej kohësh. Keni të njëjtët miq, shkoni në të njëjtat vende, pini kafen së bashku në të njëjtin vend. E vërteta është se shpallja e dashurisë që keni për njëri-tjetrin do të jenë një surprizë vetëm për ju. Pjesa tjetër e botës e ka ditur tashmë. Martesa me mikun tuaj më të mirë do të jetë një bekim Jeni rritur me këtë person dhe tashmë e njeh edhe më mirë se veten. Zgjidhni kishën, vendin e pritjes, favoret, ftesat e dasmës, kë doni të ftoni.  Nuk do lodheni shumë sepse i keni diskutuar këto detaje prej vitesh, kur keni biseduar për dasmën tuaj të ëndrrave. Ka për t’ju propozuar në mënyrën më të vençantë sepse ai e di se si e keni ëndërruar atë moment. Ai do t’ju dëgjojë gjithmonë Sa netë e pasdite keni kaluar duke folur për gjithçka që keni pasur në mend. Edhe në orën 2 të mëngjesit jeni mbështetur tek ai. Të pëlqen shumë të bisedosh me të, apo jo?  Keni qeshur e keni qarë së bashku, por mbi të gjitha keni qënë aty edhe gjatë zhgënjimeve më të mëdha. Ai di gjithçka për ty siç edhe ju dini gjithçka për të Ai di sa sheqer hidhni në kafenë tuaj, çfarë hani dhe nuk hani, cili film ju pëlqen, se si visheni kur doni të bini në sy, si ecni, çfarë këpucësh ju pëlqejnë etj. Njeh ëndrrat dhe ambieciet e tua dhe se si fiksoheni pas një filmi, aktoreje apo këngëtari. E njëjta gjë vlen edhe për ty. Ti e njeh atë aq mirë saqë e ndjen pjesë të familjes, ose më saktë ndjehesh me të sikur je në shtëpinë tënde. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse duhet të martohesh me mikun tënd më të mirë. Askush nuk të njeh më mirë se ai. Mbani mend që dashuria është një tren që kalon shpejt, nëse nuk ke guximin të shprehësh ndjenjat e tua në stacionin e duhur, ai tren do të largohet dhe do t’ju duhet ta shoqëroni për të zgjedhur unazat e dasmës me një vajzë tjetër! Nëse, nga ana tjetër, treni ndalet në stacionin e duhur, atëherë përgatituni të festoni dhe mbi të gjitha ka ardhur koha të organizoni muajin tuaj të mjaltit. Si t’i jepni fund një miqësie? Si t’i jepni fund një miqësie? Pavarësisht nëse largoheni në heshtje prej një miku toksik, kuptoni se nuk keni asgjë të përbashkët, ose përballeni me një konflikt, prishjet e marëdhënieve miqësore janë të vështira. Më e vështira nga të gjitha është biseda e ndarjes. Shumë prej nesh i japin fund një miqësie dhe asnjëherë nuk ka qënë diçka e bukur, sidomos kur keni menduar se e keni patur mik për kokë. Cila është zgjidhja më e mirë në një rast të tillë? Ka disa pyetje që ne do t’i japim një përgjigje për ju. Kur ta kuptoni se një shoqëri ka mbaruar? Kur filloni të mendoni për justifikime të ndryshme për të mos dalë me ta. Dijeni se kjo është shenjë e keqe. “Ndjenjat tuaja të brendshme do t’ju tregojnë më shumë nga cmendoni, ndaj ne ju këshillojmë t’i vini veshin këtyre sinjaleve.” Si ndihesh kur kalon kohë me ta? A ndjehesh i tepërt? Nuk je vetvetja? Nuk arrin dot të shprehësh ndjenjat e tua të vërteta? Zakonisht këto ndjesi nuk janë fortë gabim. Rruga e vetme është ta shkëpusni miqësinë me atë person. Cila është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund një miqësie? Këshillat e vetme është ta bëni këtë shkëputje me dhembshuri, respekt dhe ndershmëri, pa marrë parasysh sa të tmerrshme janë arsyet tuaja. Filloni duke folur – sinqerisht – gjithçka që vlerësoni tek miku juaj deri më tani. Minimizoni përdorimin e fjalëve negative, pasi ato nxisin konfliktin e një miqësie në përfundim. Jepu përgjigje pyetjeve të tyre “Pse?”, në mënyrë që ata të ecin përpara dhe të marrin një mësime nga kjo marrëdhënie. Çfarë të bëj nëse miku im nuk e merr mirë këtë ndarje? Pranoni me sinqeritet këndvështrimin e tyre. Keni dy mundësi: “Të pajtoheni ose jo.” Nëse lëkundeni për t’i dhënë një shans tjetër, atëherë vendosni kufijtë e duhur. Që do të thotë se duhet t’ia thoni ato cfarë ju shqetësojnë, dhe nëse e duan vërtetë miqësinë tuaj do të kthehen. Dua t’i jap fund miqësisë me dikë? Studimet tregojnë se emocionet janë ngjitëse në atë masë saqë lumturia e secilit person mund të prekë të tjerët rreth nesh. Që do të thotë se lumturia e një personi është e lidhur me lumturinë e miqve që kani përreth. Pra, ndonjëherë, për të mos u shkëputur nga grupi, ndahuni në mënyrë miqësore. Krijoni një kompromis miqësor me shpresën se gjithçka do të shkoj mirë. Gjëja kryesore për të pranuar: “Vetëm sepse nuk doni të jeni miq nuk do të thotë se duhet të jeni armiq.”
https://www.dua.com/sq/rinia-e-kosoves/
Rinia e Kosoves
Rinia e Kosoves, Duke vazhduar me rubrikën tonë të përjavshme, pas një ndërprerjeje të shkurtër, rikthehemi sërish me disa rutina nga të rinjtë tanë energjikë. Këtë radhë vendosëm t’ju tregojmë rutinat e tre të rinjve nga Kosova. Punëtorë, të përkushtuar dhe të vendosur për të ndjekur synimet e tyre, të rinjtë e radhës na tregojnë se si kalojnë një javë të zakonshme. Përtej steriotipeve, ja cilët janë ata: Endrit Kryeziu Une jam Endriti. Zakonisht zgjohem herët (06:00 AM) dhe e filloj ditën duke pirë pak ujë. Bëj ushtrime të thjeshta aerobike për të vënë mendjen dhe zemrën në funksion. Po ashtu, gjatë mëngjesit planifikoj ditën dhe kjo më ndihmon të jem më produktiv gjatë ditës. Në ora 8:30 filloj punën si social media manager. Gjithë ditën e shpenzoj duke u angazhuar në takime me klientë të ndryshëm. Mundohem t’i ndihmojë ose tu zgjidh problemet e tyre. Ditën time e mbush me pyetje që ua parashtroj kolegëve të mi të punës për pothuajse gjithçka. Më pëlqen të shoh botën nga perspektiva të ndryshme. Pas orarit të punës zakonisht kontrolloj trendet e fundit të botës dixhitale dhe mundohem që ndryshimet pozitive t’ia propozoj ekipit tim. Më pëlqen shumë futbolli dhe zakonisht pas punës 24 herë në javë luaj futboll me shokët e mi. Para se të mbyll ditën lexoj artikuj, libra, experimente, apo mendime të fushës së astronomisë. Jam i fiksuar pas universit dhe mënyrës se si funksionon. Dy tre herë në javë nga ora 23:00 e natës deri në 01:00 të mëngjesit mbaj takime të rregullta me dy kompani. Këto janë kompani të huaja me bazë në Amerike dhe Kanada, ku unë jam konsulent për social media dhe digital marketing. Për sa i përket fundjavës, e gjitha i takon futbollit duke parë pothuajse çdo ndeshje që mundem. Kjo pra është rinia e Kosoves. Emira Isufi Më quajnë Emira dhe jam muzikante. Shpesh zgjohem në orën 08:3009:00, me një monolog të fuqishëm me veten time. Pendohem çdo mëngjes që Netflix përseri më bëri të humbas sensin e kohës. Mundohem që mëngjesin ta kaloj duke u ushtruar në piano, dhe kështu harroj të ha mëngjes. Për momentin po mundohem të realizoj endrrën time. Jam duke hapur studion time muzikore e  të bëjë atë që di më së miri, të ndaj njohurit e mija me krijesën ma të mrekullushme, fëmijët. Më pëlqen të hulumtoj rreth metodave muzikore dhe refuzoj të jem “mësuese e mërzitshme”. Lexoj çdo ditë se si fëmijët munden të kënaqen, ndërkohë dhe të mësojnë çdo ditë diçka të re e të bukur për muzikën. Ditën e mbyll duke menduar “të dal apo mos të dal” në mbremje dhe përfundoj prap pranë laptopit. Diellza Daka Jam Diellza dhe një ditë e zakonshme e imja fillon që herët në mëngjes. Zgjohem rreth orës 8 dhe bëhem gati që të shkoj në palestër. Ushtrimet i filloj nga ora 9:00 10:30, më pas kthehem në shtëpi bëj një dush të shpejt, përgatis ushqimin dhe bëhem gati që të shkoj në shkollë. Zakonisht ditët e mia kanë këtë rutinë dhe arrij të mbaj një balanc mes aktivitetit fizik, mësimit, dhe shoqërisë. Gjatë gjithë javës jam e zënë me shkollën dhe nuk më mbetet shumë kohë që të dal me miqt e mi. Megjithatë, ndodh që pas mësimit ka raste që ndalemi e pijmë kafe dhe shijojmë ca kohë relakuese së bashku. Hapësira që më mbetet në fund të ditës e shfrytezoj për të pushuar, të shoh ndonjë serial ose të mësoj. Kurse në fundjavë kam më shumë dëshirë ta kaloj me familjen. Dal të vizitoj ndonjë familjar ose shoqërinë që nuk e kam takuar gjatë javës. Në këtë mënyre kam kohë të mjaftushme të kujdesem për veten time dhe të punoj më shumë në arritjen e qëllimeve të mia. Mundohem që ta menaxhoj kohën në mënyrën më të mirë të mundshme që të mos e lë asgjë dhe askënd të anashkaluar nga ana ime. Këtu mbyllim rubrikën e rutinës së të rinjve nga Kosova, megjithatë shumë të tjera do shkruhen për ta. Të themi të drejtën mezi presim ditën e javës që të shkruajmë për të rinjtë shqiptarë kudo që ata ndodhen. Gjithmonë na vërtetojnë edhe njëhere se steriotipet janë pikërisht ashtu si i quajmë, steriotipe dhe nuk janë aspak të vërteta. Kjo pra është rinia e Kosoves.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-me-permbajte-te-larte-hekuri/
Qysh me i dite ushqimet me permbajte te larte hekuri?
Qysh me i dite ushqimet me permbajte te larte hekuri? Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funskioneve janë rrënjësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë: Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm. Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit. Mungesa e hekurit mund të çojë në: Lodhje dhe rraskapitje, Vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, Mungesë oreksi, Zbehje, Gjithashtu të çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë). Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë. Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Lista e ushqimeve të pasura me Hekur: Fasulet jeshile Rrënjë rrepash e panxhari Bizelet Patatja Majdanozi Asparagu Lakërishtet Shalqini Misri Lakra e kuqe Barbunjat / bishtajat Farat e Sojës Fara Luledielli Fara Kungulli Orizi kaf Gruri Cereali Spageti/Makaronat në përgjithësi Mishi I pulës dhe gjeli I detit Mëlçia Sardelet Mishi Mëlçi pule Kosi natyral Bajamet (dhe Vaji I tyre) Kumbullat dhe kajsitë e thata.
https://www.dua.com/sq/lengu-nga-domatja-dhe-limoni-qe-heq-kilogramet-dhe-helmet/
Lëngu nga domatja dhe limoni, që heq kilogramët dhe helmet
Lëngu nga domatja dhe limoni, që heq kilogramët dhe helmet. Nëse dëshironi që në mënyrë krejt natyrale t\’i hiqni qafe kilogramët shtesë, provoni me lëngun i cili përshpejton punën e metabolizmit. Jo vetem kaq por merret edhe me yndyrat e dëmshme dhe eliminon helmet. Përgatitet thjesht, e ushqimet janë lehtë të disponueshme. Lëngun nga domatja dhe limoni e përzieni me: 1 lugë xhenxhefil të bluar dhe një spec pikant. Përzieni të gjithë përbërësit dhe keni fituar lëngun e shëndetshëm, por mund të shtoni edhe dy kërcej selino. Për t\’i ndjerë efektet e lëngut, ta shërbeni në gota prej qelqit, tri herë në ditë, midis shujtave. Detyrimisht ta mbani në frigorifer, që të mos prishet. Mund te shtoni edhe një shtrydhëse lëngjesh të përgatitur nga lëngje dhe perimet. Çfare eshte detoksifikimi qe behet nga ky leng? Trupi grumbullon substanca të huaja dhe i mbledh në depozitat e tij dhjamore. Pra, në shumë raste, njerëzit mund të kenë deri në 4.5 apo më shumë kilogramë me mbetje të pashëndetshme toksike të  mbushura me mukus. Ne jetojmë në një botë toksike dhe ju mund të jeni duke jetuar brenda një trupi tejet toksik. Për një farë kohe, trupi juaj do të luftojë që ta mbrojë veten nga toksinat e këqija duke i burgosur ato brenda një topthi mukusi apo dhjami, në mënyrë që të mos nxisin reaksione të dëmshme ndaj imunitetit. Nuk kalon shumë kohë dhe toksinat do të depërtojnë në gjak dhe në membranat qelizore duke çrregulluar funksionin metabolik dhe duke shkaktuar dëme të indeve.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-tonifikues-per-lekure-me-trendafil/
Qysh me përgaditë tonifikues për lëkurë me trëndafil?
Përbërësit: ½ flxhan gjethe lajthi të egër ½ filxhan me gjethe trendafili të thata 5 pinjolla rozmarinë të freskët Në një blender hidhni të gjithë përbërësit me radhë, i lini aty deri sa të përzihen mirë duke e shikuar nëse është krijuar një masë paksa e lëngshme. Vendoseni masken në fytyrë dhe lëreni të qëndroj 10 minuta. Shperlani fytyren me ujë të bollshem dhe lyeni fytyren me krem hidratues. Gjethet e lajthisë së egër janë një ekstrakt natyral shumë i rëndësishem në krijimin e produkteve kozmetike, si dhe shumë të këshillueshme për organizmin tuaj. Gjethet e lajthisë kanë efekt shumë të mirë në pastrimin e poreve në thellësi. Ju ndihmon të heqni yndyren, make up-in dhe pluhurat e akomuluar gjatë ditës. Sapo të përdorni këtë përbërës do të vëreni që lëkura juaj do të përmirësohet ndjeshem duke i dhuruar asaj një pamje të butë dhe të lëmuar. Ndërsa rozmarina ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurë.
https://www.dua.com/sq/ushqimet-qe-do-tju-ndihmojne-ti-kaloni-me-lehte-menstruacionet-gjate-veres/
Ushqimet qe do t’ju ndihmojne t’i kaloni me lehte menstruacionet
Menstruacionet janë gjithnjë problem për femrat. Në verë duhet, si në çdo stinë tjetër, të konsumoni sa më shumë fruta. Ato duhet të jenë të freskëta në mënyrë që t’i shijoni sa më shumë, por edhe të përfitoni prej tyre. Pse është e rëndësishme të ushqeheni mirë gjatë menstruacioneve? Ushqimi që ju konsumoni gjatë periodave ndikon në mënyrën si i përjetoni ato. Disa ushqime mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e zakonshme, si fryrjen, ndryshimet e humorit dhe nervozizmin. Zgjedhja e frutave është zgjidhja në këtë situatë, transmenton class. Shalqinjt Shalqinjt janë një opsion i mirë në qoftë se ndiheni e fryrë, sidomos ditët e para të periodave. Pervecse ka shume lende ushqyese, eshte 80% uje. Merrni sheqernat e nevojshme dhe lengjet e nevojshme duke konsumuar shalqinj gjate menstruacioneve. Bananet Bananet dihet që kanë potasium dhe vitaminën B6. Ato ndihmojnë jo vetëm me lëvizjen e zorrëve dhe tretjen, por edhe për të ngritur humorin tuaj. Mendohet e bananet luftojne depresionin, duek ulur nivelin e serotonines ne trup. Serotonina eshte hormoni i stresit dhe eshte teper i demshem. Serotonina eshte nje hormon qe nuk asimilohet shume kollaj nga trupi, ndaj konsumi i bananeve qe permbajn potasium dhe vitamina te rendesishme ndikon pozitivisht. Portokallet Kalçiumi në portokall ndihmon në reduktimin e ankthit. Era e freskët e lëvozhgës së portokallit dhe Vitamina D brenda portokallit gjithashtu rrisin humorin tuaj nëse ndiheni keq. Portokallet fale vitamines C ndihmojne edhe ne perthithjen e hekurit. Nese konsumoni nje portokall dhe pastaj ushqime me permbajtje te larte hekuri, i beni nje favor gjakut tuaj. Pasi hekuri trasportohet permes qelizave te gjakut dhe ndihmon ne qarkullimin e oksigjenit ne trup dhe tru. Menstruacionet dhe frutat Prandaj eshte e domosdoshme te behet nje kombinim frutash dhe terapi nese eshte e nevojshme gjate ciklit. Sidomos kur shoqeroheni me dhimbje apo probleme te tjera bashkeshoqeruese.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-tave-me-patellxhane-dhe-bamje/
Qysh me përgatit tavë me patëllxhane dhe bamje?
Patëllxhane dhe bamje, jane nje kombinim super i shijshem sidomos per stinen e veres. Plot me vlera ushqyese, sot po ja u sjellim te gatuara ne tave. Idealja do te ishte te gatuheshin ne tave balte, e cila i jep nje shije te jashtezakonshme. Racione: 4 persona Kohë: 60 minuta Vështirësi: mesatare Perberesit 500gr bamje, te pastruara 500gr patellxhan, te prere ne feta gjatesore 1 qepe te madhe, te grire trashe 4 domate mesatare, te grira ne mikser mish viçi i ziere paraprakisht (mund edhe ta pergatisni taven pa mish) 100gr djathe te bardhe, te therrmuar disa feta domate kripe piper te zi te sapobluar rigon te thate majdanoz te fresket, te grire holle vaj ulliri ekstra te virgjer 4 luge gjelle uthull Qysh me përgatit tavë me patëllxhane dhe bamje? Bamjet e pastruara i vendosim ne nje ene me uje te ftohte ku shtojme 2 luge gjelle uthull dhe i leme per 10-15 minuta. Te njejten gje bejme edhe me patellxhanet e prere ne feta per se gjati. Pasi ka kaluar kjo kohe, i shplajme bamjet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i kaverdisim lehtesisht me dy luge gjelle vaj ulliri ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. I heqim dhe i leme menjane. Shplajme patellxhanet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre nga te dyja anet. Si alternative mund edhe ti pjekim ne furre ose ti skuqim. I heqim dhe i leme menjane. Kaverdisim qepen ne vaj ulliri derisa te zbutet duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme domatet e reduktuara ne purè, e rregullojme salcen me kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz te fresket dhe e leme derisa te trashet pak. Ne fund, shtojme edhe mishin e ziere. Shtrojme ne tave gjysmen e harxhes, hedhim bamje, shtojme gjysmen e mbetur te salces dhe siper vendosim fetat e patellxhaneve te pjekur. I sperkasim me kripe, pak rigon, copeza djathi te bardhe dhe pak vaj ulliri. Sipas deshires mund te vendosim edhe disa feta te holla domate per ti dhene me shume shije. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-lythat-tek-femijet/
Qysh me i trajtu lythat tek femijet?
Lythat paraqiten kryesisht për shkak të veprimit të një virus të njohur si virusi Papilloma. Shumë lloje të ndryshme të tensioneve të këtij virusi Papilloma, janë përgjegjës për këto tumore dashamirëse të vogla, që ne i quajmë lytha. Viktimat kryesore të virusit, janë fëmijët dhe adoleshentët. Pika hyrëse e virusit është lëkura jonë. Kur lëkura jonë, vie në kontakt direkt me personin e infektuar, virusi e fiton mundësinë shumohet. Problemi përkeqësohet kur fëmijët tërheqin lythat. Fëmijët duhet vetëm të lajnë lythat e tyre. Ato do të bëhen të buta dhe do të pushojnë së qeni irrituese. Disa trajtime për lythat janë diskutuar më poshtë. Trajtime për heqjen e lythave Disa trajtime të tilla, si fasha shiriti kanë ngjyra dhe përdorimi i tyre është emocion dhe argëtim i madh për fëmijët. Këto fasha shiriti përmbajnë acid salicili, i cili është mjaft i suksesshëm në trajtimin e këtyre lythave të zakonshëm. Përveç trajtimit të mësipërm, janë edhe shumë ilaçe të tjera që janë në dispozicion për lythat. Shumica e tyre kanë përbërës acid salicili apo ndonjë variant të tij. Llojet e ndryshme të lythave Është një lloj i lythave që është i quajtur si lythi i shputës, sepse në këtë rast lythat shfaqen në tabanin e këmbëve, sidomos në thembër. Ky lloj i lythave është shumë irritues për fëmijët. Pastaj janë lythat e rrafshët të cilët janë me ngjyrë dhe zakonisht lajmërohen në fytyrë dhe në anën e pasme të duarve. Fëmijët shqetësohen nga ky lloj, sepse zakonisht duken shumë shëmtuar, sidomos kur shfaqen në fytyrë dhe duar. Fëmija juaj ka frikë se ai do të tallet nga fëmijët tjerë dhe madje refuzon të shkojë në shkollë. Ju duhet t’i trajtoni këto lythat sa më shpejt të jetë e mundur, sepse përveç diskomfortit fizik, ato sjellin edhe probleme emocionale bashkangjitur me to.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-ndikimin-e-sheqerit-ne-tru/
Qysh me ditë ndikimin e sheqerit në tru?
Truri ynë kontrollon ndjenjën e urisë më shumë se që e kemi menduar, thonë shkencëtarët. Ndikimi i sheqerit ne tru Truri merr sheqerin nga gjaku, thonë shkencëtarët gjerman, gjatë një studimi që mund të dërgojë në zhvillimin e trajtimit të diabetit dhe obezitetit, shkruan The Independent. Qelizat e trurit tonë, të cilat kanë konsumin më të lartë të sheqerit nga të gjitha organet, kontrollojnë metabolizmin tonë dhe ndjenjën e urisë më shumë se që besohej më parë, sipas studiuesve në Universitetin Teknik të Mynihut. Para këtij hulumtimi të publikuar në revistën Cell, shumica e shkencëtarëve e mendonin lëvizjen e sheqerit në tru sikur një proces krejtësisht pasiv.
https://www.dua.com/sq/sallate-me-dredheza-e-fileta-pule/
Qysh me përgatit sallatë me dredhëza e fileta pule?
Qysh me përgatit sallatë me dredhëza e fileta pule? Kjo është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme ndaj po ju sjellim sot në qysh me se si përgatitet. Përbërësit për sallatë me dredhëza: 300 g sallatë e gjelbër 200 g dredhëza 4 fileta gjoksi pule (secila nga 120 g) 2 lugë gjelle vaj 2-3 lugë gjelle salcë soje 1 lugë mjaltë, kripë, piper i zi i bluar 150 gramë jogurt 2 lugë gjelle majonezë 2 lugë uthull piper i kuq i bluar djegës Përgatitja: 1. Sallata pastrohet, shkundet për t’u tharë dhe ndahet në copë kafshate. Dredhëzat pastrohen dhe secila pritet në 4 copë. 2. Filetat e mishit të pulës thahen me letër kuzhine dhe priten në rriska të holla. Kaurdisen në vaj të nxehtë në të gjitha anët, derisa të skuqen. Shtohen salca e sojës dhe mjalti, kripa dhe piperi i zi i bluar. 3. Bashkohen të gjithë përbërësit e sallatës. Jogurti tundet me 1-2 lugë gjelle ujë, me majonezë dhe me uthull. Shtohet kripë dhe piper i kuq i bluar djegës. Përzierja i derdhet sallatës përmbi. /Telegrafi/ The post Sallatë me dredhëza e fileta pule appeared first on Telegrafi.
https://www.dua.com/sq/rimbushja-e-llogarise-ne-vala/
Rimbushja e llogarise ne Vala?
Si mund të bëhet rimbushja e llogarisë ne Vala? Rimbushja e llogarisë Prepaid përmas kartelës grithëse bëhet duke zbuluar numrin e fshehur. Duke shtypur *103* numrin i zbuluar (nga kartela grithëse) #Call.
https://www.dua.com/sq/speca-te-pjekur-me-hudher-dhe-ajke-mrekulli-e-vertete-nga-furra/
Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë: Lehte e shijshem
Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë – Mrekulli e vërtetë nga furra! Perimet e pjekura në furrë apo në skarë japin aromë dhe shije të veçantë. Kjo recetë është e thjeshtë por tepër e shijshme! Përbërësit për speca të pjekur: 4 speca gogozhare 50 ml vaj kripë piper 2 thelpinj hudhre 1 ajkë e thartë. Përgatitja Para se të përgatisni specat, pastrojini mirë. Vlojini për pak minuta në ujë të nxehtë dhe hiquani lëkurën. Nëse doni të mbani lëkurën e tyre, mund edhe të mos ua hiqni. Këtë e sugjeroj më tepër për ata që kanë probleme me stomakun. Nxehni furrën në 200 gradë Celsius dhe enën për pjekje lyeni me vaj. Lani specat, qitni kripë dhe piper dhe vendosni në enë për pjekje. Piqni në furrë 35 – 40 minuta derisa specat pjesërisht të marrin ngjyrë të errët. Kur të piqen, lyeni me ajkë të thartë dhe hidhini sipër hudhrën e grirë. Kaq ishte receta e thjeshtë e këtij gatimi që do t\’ju bëj të lëpini gishtat. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë! Dobitë e specave Speci i ëmbël dhe ai djegës janë një aleat i rëndësishëm në përpjekjet e gjithkujt për të një peshë të ekuilibruar. Kapsaicina, një substancë që i bën specat djegës, fuqizon metabolizmin dhe pengon formimin e plotë të qelizave dhjamore. Edhe specat e ëmbël kanë në përmbajtjen e tyre një element të njohur si CH-19. Ai i ngjan kapsaicinës dhe ka të njëjtin efekt kundër qelizave dhjamore përveç ndjesisë djegëse. Mban nën kontroll kolesterolin Kapsaicina që gjendet tek specat djegës ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak. Sa më djegës speci aq më shumë kapsaicinë ka e si rrjedhojë aq më efektive është çdo përpjekje për të ulur kolesterolin. Lufton artritin Nëse konsumon gjysëm filxhani çaji me speca të grirë (të kuq ose të verdhë) ke marrë dyfishin e dozës ditore me vitaminë C. Njerëzit që kanë doza të ulëta të kësaj vitamine në organizmin e tyre janë trefish të rrezikuar nga artriti. I bën mirë zemrës Një filxhan çaji me speca të gjatë përmban 36% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 10 përqind folat. Specat e kuq dhe specat e verdhë kanë respektivisht 35% dhe 20% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 7% dhe 10% të dozës ditore të folatit. Sa më i pasur të jetë ushqimi juaj me këto përbërës, aq më i ulët është rreziku për infarktin, sëmundjet koronare dhe të zemrës në përgjithësi.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kontrollu-temperamentin/
Qysh me kontrollu temperamentin?
1.Nëse jeni tip temperament gjëja e parë që duhet të bëni është të mendoni për inatin apo zemërimin si gjendje psikologjike. Kur jeni nën këtë gjendje trupi juaj kalon nëpër procese kimike që aktivizojnë reagimin tuaj të shpejtë ndaj situatave të ndryshme. 2.Monitoroni trupin tuaj për reagime fizike. Shumë njerëz shfaqin shenja të zemërimit në trupin e tyre. Disa nga këto shenja janë: tendosja e muskujve dhe shtrëngimi i nofullës, dhimbja e kokës dhe barkut, rritja e ritmit të zemrës, djersitja e papritur etj. 3.Nëse e ndjeni se keni filluar të zemëroheni dhe ndjeni se jeni duke humbur temperamentin, jepini vetes pak kohë. Kujtoni vetes se nuk duhet të reagoni menjëherë apo të jepni përgjigje menjëherë pa pasur kohë për të menduar.
https://www.dua.com/sq/keke-me-qershi/
Kekë me qershi – qysh me e përgatit shpejt me një recet të re?
Kekë me qershi. Tani është koha e qershive. E një nga mënyrat më të mira për t’i përdorur ato është edhe gatimi i një keku. Prandaj më poshtë në po ju sjellim një recetë të lehtë dhe të shpejt për gatimin e një ëmbëlësire të tillë. Përberësit për Kekë me qershi:  4 vezë 1 gotë sheqer 1 gotë qumështë 1 gotë vaj 1 sheqer vanile 1 pluhur për pjekje Disa qershia sipas nevojës Miell Procedura Vezët dhe sheqerin i përziejmë me mikser per 5 minuta. Pastaj i shtojmë përbersitë tjerë. Qershiat i pastrojmë dhe i hekim farat. I shtojmë në masën e përgaditur pastaj pasi ta vendosim në tepsi i vendosim mbi torte edhe disa qershia dhe e fusim në furrë. Pjekja bëhet në  200 gradë për 20 min. Përmbi i vendosim sheqer pluhur.
https://www.dua.com/sq/rregullimi-i-kanalave-ne-kujtesa/
Rregullimi i kanalave ne Kujtesa
Si bëhet rregullimi i kanalave ne Kujtesa? Ju mund të kontaktoni qendrën e thirrjeve në 080040040. Ata ju njoftojnë si të bëhet azhurnimi ose rregullimi i kanaleve nëpërmjet skenimit dhe autosearch.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-palapeta-te-shijshme-me-kafe/
Qysh me përgatit palapeta të shijshme me kafe për mëngjes?
Qysh me përgatit palapeta të shijshme me kafe? Palapetat me kafe apo jo, janë ndër të preferuarat e mia. Megjithatë, po ju sjell sot një recetë super interesante dhe të shijshme. Provojeni! Përbërësit për palapeta:  240g miell 1 lugë gjelle pluhur kafeje 2 lugë gjelle sheqer 1 lugë çaji pluhur për gatim 30 gr gjalpë 1 gotë qumësht 1 vezë Kripë  Përgatitja:  Në një enë të thellë përzieni miellin, pluhurin e kafesë, sheqerin, pluhurin për gatim dhe pak kripë. Përziejeni për pak minuta derisa të krijohet brum homogjen për palapeta. Shkrijeni gjalpin në një enë më vete. Gjalpin e shkrirë dhe qumështin shtojeni në enën e parë, pastaj shtojeni edhe vezën në të njëjtën enë. Përziejeni mirë me mikser. Brumi nuk duhet të jetë shumë i lëngshëm. Një lugë gjelle të brumit hidheni në tiganin e nxehtë. Kur shihni flluska të vogla që shfaqen në palapetë, rrotullojeni. Palapetën lëreni në tigan derisa ana tjetër të marrë ngjyrë të kaftë të artë.  Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/puna-juaj/
Puna juaj – Avantazhet dhe disavantazhet e saj!
Puna juaj – A vlen ta marrësh parasysh si alternativë të realizueshme apo jo? Pushimet verore janë këtu, një pjesë e mirë e të rinjve mendojnë nëse duhet të nisin një punë verore apo jo. Për t’iu përgjigjur kësaj dileme po ju kemi sjellë disa argumente pro dhe disa kundra përsa i përket punës verore. Avantazhet e një pune verore Puna gjatë verës mund të mos duket aq tërheqëse, por ofron disa përfitime që nuk do t’i merrnit ndryshe. Më poshtë so t’ju rendisim disa nga avantazhet e punës gjatë verës. Procesi i kërkimit të punës do të përmirësojë shumë aftësitë tuaja në intervistë. Madje do të stërviteni mjaftueshëm për të përballuar çdo refuzim të mundshëm me të cilin mund të përballeni në të ardhmen. Keni mundësinë të bëni një pushim të shkurtër nga universiteti pa rrezikuar të bëheni dembel dhe të bini në “kurthin e letargjisë verore”. Jo vetëm që do të fitoni dhe kurseni para, por do të mësoni edhe se si t’i menaxhoni ato. Do të mësoni aftësi të reja të punës që do t’ju bëjnë më të aksesueshëm për tregun e punës në të ardhmen. Do të përjetoni kënaqësi nga puna, sidomos kur të merrni frytet e para të punës suaj. Puna verore është një nxitës i shkëlqyer i vetëvlerësimit. Do të krijoni lidhje të reja dhe marrëdhënie profesionale që mund të bëhen referenca të vlefshme pune në të ardhmen. Do të mësoni teknika se si të trajtoni çdo çështje që lidhet me stresin me të cilën mund të përballeni. Puna verore do të forcojë aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës. Do të rriteni si person dhe do të bëheni më të përgjegjshëm. Mësoni se si të silleni me lloje të ndryshme njerëzish dhe personalitetesh. Do të mësoni rëndësinë e përcaktimit të kufijve personal dhe si ta mbani jetën tuaj private të ndarë nga puna juaj. Disavantazhet e një pune verore Ndërsa puna verore ka përfitimet e saj, të tilla si fitimi i parave dhe zhvillimi personal, ka edhe disavantazhet e veta. Më poshtë janë disa argumente kundra në lidhje me punën gjatë pushimeve verore. Nëse ju mungon përvoja në punë, çdo pozicion që ju ofrohet mund të mos jetë ai që keni shpresuar. Si një punonjës i ri, çdo kërkesë për ditë pushimi mund të tejkalohet nga punonjësit e tjerë që kanë vjetërsi. Ndodhta do të jeni në gjendje të filloni punë vetëm duke marrë pagën minimale. Çdo plan pushimi veror që keni pasur duhet të qëndroj në pritje. Si punëtor sezonal, mund t’ju duhet të bëni një larmi ndërrimesh të ndryshme. Në varësi të kërkesave të kompanisë, kjo nënkupton ndërrime të shpeshta turni. Orari i punës do t’ju kërkojë të punoni gjatë fundjavave, mbrëmjeve dhe festave. Do shkurtohen aktivitetet sociale dhe kjo do t’ju japë më pak kohë për të kaluar me miqtë dhe familjen tuaj. Do të telefonoheni edhe në ditë pushimi nëse një punonjës tjetër mungon papritur. Tani që ju renditëm të mirat dhe të këqijat e punës gjatë pushimeve tuaja veroro, është në dorën tuaj të vendosni nëse do t’ju sjellë dobi apo jo. Keni punë të re? Ja si t’i kaloni sfidat e para! Nëse keni filluar një punë të re apo pritet ta filloni së shpejti, atëherë urime! Ju e keni atë  që shumë persona e duan dhe luftojnë ta kenë.  Lajmi i mirë është se tashmë keni kaluar sfidat e testeve dhe intervistave të punës dhe jeni gati të filloni. Nëse jeni stresuar, edhe kjo është e kuptushme. Pa marrë parasysh sa vite përvojë keni, një punë e re është gjithmonë sfiduese. Mirëpo jemi të bindur se ju do të kaloni edhe këto sfida dhe do jeni produktiv nëse ndiqni këshillat tona. Tregohuni të vëmendshëm Në ditën e parë në punë të re duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm. Kështu do të kuptoni më mirë se çfarë po ndodh rreth jush. Pikërisht në ditën dhe javën e parë ju do të mësoni rregullat e ambientit ku do të punoni si dhe hapësirën që do të shfrytëzoni. Prandaj kujdesuni që me fillim ta merrni hapin dhe të kuptoni se si shkojnë gjërat në këtë ambient të ri. Bëhuni  të saktë Sidomos në fillim ju duhet ta dëshmoni vetën si një person i saktë. Nisur nga koha kur shkoni në punë. Përpiquni të jeni të saktë më orarin. Nëse shkoni 5 minuta më herët do të jetë edhe më mirë. Saktësi duhet të tregoni edhe me përgjegjëgjësit që ju japin punëdhënësit tuaj. Kështu keni mundësi të dëshmoni vetën se jeni të zotët për pozitën që ju kanë besuar. Shoqërohuni me kolegë Me kolegët e punës ne kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Madje ndonjëherë rrimë më ta më shumë se më shoqërinë apo familjen tonë, shkaku i dinamikës së jetës. Prandaj ka shumë rëndësi që të gjeni një gjuhë të përbashkët me kolegët dhe me ekipin tuaj. Shoqërohuni me ta. Dilni me ta për drekë dhe filsni edhe për tema që nuk lidhen me punën. Kësisoj ata do të ju njohin më mirë dhe ju do t’i njihni ata më mirë. Pyesin për gjëra që nuk i kuptoni Edhe nëse në ditët e para hasni në vështirësi apo në gjëra që nuk i kuptoni mos hezitoni. Mos hezitoni të bëni pyetje. Kjo nuk do të ju bëjë juve të dukeni keq. Përkundrazi është më mirë të pyesni dhe t’i shmangni gabimet, se sa të gaboni nga frika për të pyetur. Kështu që përpiquni të jeni sa më të hapur. Të komunikoni dhe të jeni vetvetja. Si të gjeni punë nga distanca dhe të shmangni mashtrimet? Pandemiaka patur një ndikim të madh në fuqinë punëtore, por më shumë se kurrë më parë, kompanitë po ofrojnë punë nga distanca. Qindra kompani postojnë punë të reja që mund të kryhen në distancë çdo ditë. Sot do përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes së mësipërme sa më mirë që të mundemi. Punët më të kërkuara Është vënë re një rritje prej 12% në listat e vendeve të punës nga gushti deri në muajin shkurt të vitit 2021. Konkretisht, këto kategori pune kanë parë një rritje prej më shumë se 50% në kërkesën e tregut të punës që nga 1 Marsi i 2020-ës: Kompjuter / IT Shërbimi ndaj Klientit Kontabiliteti & Financa Menaxhim Projekti Marketing Shitjet Hipotekë & Pasuri të Patundshme Shumë industri u goditën rëndë gjatë pandemisë dhe pësuan humbje të mëdha. Industri si shitja me pakicë, udhëtimi / mikpritja dhe planifikimi i ngjarjeve, u gjendën përball një sfide të madhe këtë vit. Si të gjeni punë nga distanca më lehtë? Pandemia ka ndikuar në tregun e punës në mënyra të panumërta. Miliona njerëz janë të papunë dhe shumë punë që më parë kryeshin në kontakt të drjetpërdrejtë nuk janë më të sigurta. Pozicionet e punëve në distancë ofrojnë një litar shpëtimi, duke i lejuar njerëzit të fitojnë të ardhura ndërsa praktikojnë në mënyrë të sigurt distancimin social. – Nëse do t’u jepet mundësia e zgjedhjes, 65% e punëtorëve preferojnë të punojnë në distancë edhe pas mbarimit të pandemisë. – Aktualisht 95% e njerëzve që punojnë në distancë thonë se produktiviteti i tyre ka qenë më i lartë ose i njëjtë me atë që kanë patur kur punonin në një zyrë. Ndërsa kërkoni për punë në distancë, mbani mend disa këshilla, kështu që të mos bini pre e mashtrimeve. Po, po e lexuat mirë, ndërsa kërkesa për punë nga distanca shtohet, shtohen po ashtu edhe mashtrimet online. Ja si t’i mhmangni mashtrimet Praktikat e punësimit gjatë pandemisë dhe shumica e intervistave po ndodhin tërësisht në internet – gjë që mund ta bëjë më të vështirë për të kuptuar ligjshmërinë e kompanisë ku po punësoheni. Sidoqoftë, ka disa shenja të dukshme që tregon se një punë është një mashtrim: – Kërkojnë informacione të tuajat personale para se të keni një ofertë pune – Ju duhet të paguani për shpenzimet e punës përpara se ta kryeni atë – Si dhe, ofrojnë shumë para për shumë pak punë në një kohë relativisht të shkurtër (sigurisht nuk e mbajnë fjalën). Përfundimi: Besojini intuitës tuaj nëse mendoni se është një mashtrim vendi i punës që ju ofrohet. Gjithmonë verifikoni dhe mos hezitoni të provoni përsëri. 6 ide se si të ktheheni gati për punë pas pushimeve E keni ndjerë ndonjëherë sikur ju duhet një pushim pas pushimeve tuaja. Nisur nga kjo po ju sjell 6 ise se si të ktheheni gati për punë pas pushimeve. Këto sugjerime do t’ju ndihmojnë të kaloni atë lodhje post-pushimeve dhe t’ju rikthej në rrugën e duhur. Mos u kthe në punë menjëherë pas mbarimit të pushimeve Të gjithëve u duhet pak kohë për t’u rikthyer në rrjedhën e gjërave. Nëse keni mundësi, merrni një ose dy ditë për t’u çlodhur dhe rikuperuar veten para se të shkoni përsëri në zyrë. Edhe nëse keni nevojë të rregulloni shtëpinë ose të kryeni porosi, jepini vetes të paktën disa orë që të qetësoheni. Dy ditë gjumë dhe qetësi pas pushimeve është mëse i nevojshëm, ndaj ndërpritini pushimet pak më herët dhe flini sa ju nevojitet. Lehtësoni rrugën tuaj drejt punës Një ditë para se të ktheheni në punë ose mëngjesin e kthimit në punë, merrni pak kohë për të planifikuar ditën tuaj. Bëni një listë të gjërave me gjithçka që dini se duhet të bëni dhe jepni përparësi taskave që duhet bërë sa më parë. Filloni me detyrat e vjetra që nuk i keni përfunduar para se të shkonit me pushime. Kjo do t’ju japë një ndjenjë të normalitetit. Mund të tundoheni të hidheni drejtpërdrejt në projekte të reja, por do të mbingarkoheni dhe kjo nuk është mirë. Përqendrohuni në bërjen e asaj që dini të bëni dhe çfarë kërkon më pak kohë. Fillimi me detyra të vogla që mund të rrisin besimin tuaj. Sillni me vete një kujtim të vogël nga shtëpia juaj e pushimeve Suveniret janë kujtime të shkëlqyera personale që mund t’ju kujtojnë se është ok të pushoni dhe të shijoni jetën. Në librin e saj, “Mitet e lumturisë”, profesoresha e psikologjisë UC Riverside Sonja Lyubomirsky ka zbuluar se kujtimi i një udhëtimi të sjell kënaqësi të jashtëzakonshme. Mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse përfshini shqisat si nuhatja. Personalisht më pëlqen të përdor një parfum që më kujton vendin e pushimeve. Ndërveproni me të tjerët, edhe nëse nuk dëshironi Disa kolegë mund t’ju afrohen dhe t’ju pyesin për pushimet tuaja. Shumë pyetje mund t’ju bezdisin, megjithatë socializimi është i domosdoshëm. Mos e vrini mendjen, përgjigjuni sinqerisht. Askush nuk do të mendojë se jeni duke u mburrur. Nëse shqetësoheni se kjo është ajo që njerëzit do të mendojnë, filloni t’u bëni pyetje në lidhje me pushimet e tyre të ardhshme ose me pushimet e tyre të mëparshme. Do të habiteni se sa shumë njerëzit duan të flasin edhe për udhëtimet e tyre të kaluara. Bisedat si këto do t’ju ndihmojnë të krijoni një lidhje me të shëndoshë me kolegët tuaj. Shkoni në punë me një frymë të re Pasi të jeni larguar prej punës për disa kohë, mund të ndodhë që t’i shikoni gjërat me një perspektivë të re. Ndonjëherë kjo është gjithcka që do t’ju nevojitet për të sjellë një mori idesh të reja dhe pse jo të nisni projekte të reja me entuziasëm. Bëni pushime të shkurtra gjatë ditës Kalimi ndirekt në punë pas pushimeve garanton mbingrakesë dhe stres të papërballueshëm. Mos lejoni që ndjesia e fajit t’ju detyrojë të besoni se duhet të punoni dyfish për të kompensuar ditët mëse të merituara të pushimeve tuaja vjetore. Bëni një pushim pesë ose dhjetë minutësh çdo tre orë për tu relaksuar dhe rikthejuni punës me energji e pozitivitet. Mund të duket e pamundur, por do t’ia dilni mbanë. Katër karakteristikat e një ambienti të shëndetshëm të punës Vendet e punës janë vendet ku e kalojmë kohën më të madhe të ditës. Prandaj si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit, është e rëndësishme atmosfera dhe rregulli brenda tyre. Ka shumë rëndësi që të gjithë punëtorët e një kompanie apo biznesi t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë ata do të jenë më produktiv dhe të kënaqur. Më poshtë në kët artikull ne po përmendim disa karakteristka të një ambienti të shëndetshëm punë. Këtu po flasim përtej pagesës së rregulltë dhe pushimeve vjetore të punëtorëve. Një ekip ku mbizotëron harmonia mes kolegëve Kur një ekip arrin të krijojë një atmosferë pune ku mbizotëron harmonia ka ecur disa hapa drejt suksesit. Prandaj ka shumë rëndësi që sado i vogël apo i madh të jetë ekipi, të ketë harmoni mes tij. Një frymë e tillë duhet të shpërndahet që nga menaxhmenti e deri tek punëtorët më të thjeshtë. Vetem duke pasur një harmoni të tillë bashkëpunimi është i sukssshëm. Një kompani që vlerëson sukseset e punëtorëve Nëse një ekip apo një një punëtor i kompanisë që ju drejtoni arrinë një sukses, bëjeni të ndihet i vlerësuar për këtë. Kështu kjo do të bëhet motivim për të tjerët. Ka shumë rëndësi që të gjithë të ndihen të vlerësuar për punën e tyre. Sidomos në ato raste kur sjellin në ekip një sukses të arritur. Një vend pune që ka nja hapësirë për argëtim Shumicës së punëdhënësve kjo ide nuk ju pëlqen. Praninë e një makine lojrash apo një ambienti për argëtim nuk është e pranushme për shumë prej tyre. Mirëpo duhet të dini se kjo është një praktikë që shumica e kompanive të suksshme e bëjnë. Varësisht prej preferencave të ekipit. Ajo shfrytëzohet në pauza dhe pas orarit të punës në mënyrë që ekipi të kalojnë kohë relaksuese me njëri-tjetrin. Një kolektiv që kalon kohë së bashku edhe jashtë zyrës Në mënyrë qe ekipi të lidhet më shumë me njëri-tjetrin ekipi duhet të takohet kohe pas koheedhe për ndonjë aktivitet jashtë zyres. Qoftë vetëm për të ngrënë. Qoftë për shetitje një ditore, një shkuarje një kinema apo më rrallë edhe ndonjë fundjavë argëtimi.  Takimet të tilla jo formale ndihmojnë në shoqërimin dhe afërimin e ekipit. Si ta mbani balancin mes punës dhe jetës personale? Shumica prej nesh ndonjëherë me vështirësi e gjejmë balancin mes punës dhe jetës personale. Sidmos kur punojmë më gjatë se 8 orë. Shumica e industrive të punës sot kërkojnë angazhim shumë më tepër. Nuk përfundon gjithçka brenda orarit 09:00-17:00. Kjo na jep stres. Na bën të flasim e të mendojmë për punë edhe pasi që orari ka përfunduar. Sa herë e gjeni vetën duke dalë nga zyra në orën 19:00? Duke u përgjigjur e-maileve në orët e vona të mbrëmjes? A mendoni se keni nevojë për disa këshilla në këtë drejtim?  Atëherë lexoni këtë artikull deri në fund! Mendoni se pse ju ndodh kjo Fillimisht analizoni situatën tuaj. Pse keni mungesë të balancit mes punës dhe jetës personale? A është problemi tek ju apo tek kolegët tuaj? Ndoshta edhe tek klientët. Nëse vëreni se ritmi juaj i punës po ndikon në këtë gjë atëherë përpiquni të punoni në këtë drejtim. Mirëpo para se ta përmirësoni situatën tuaj duhet të analizoni atë. Vetëm kështu mund të gjeni zgjidhje për problemin. Jepni përparësi vetëm prioriteteve Janë disa punë që nuk mund të presin. Ju duhet t’i jepni atyre rëndësi. Përpiquni që brenda 8 orëshit tuaj t’i përfundoni punët e ditës. Në mesin e punëve të përfunduara duhet të jenë gjithsesi edhe prioritetet tuaja. Pra ato probleme që nuk mund të presin. Kur të keni përfunduar me to gjërat dytësore dhe tretësore nuk mund të ju mbajnë të mbërthyer deri në orët e vona. Caktoni vetës një orar strikt Kjo mund të ju tingëllojë e thjeshtë dhe ndoshta jo e duhura në situata kur jeni të mbingarkuar. Megjithatë ne ju sygjerojmë t’i caktoni vetës një orar strikt kur nuk merreni më me punës. Nëse arrini t’i kryeni obligmet tuaja atëherë mbrojeni me fanatizëm kohën tuaj të lirë pas punës. Caktoni një kohë për vetën dhe për njerëzit tuaj. Shfrytëzoni kohën e lirë për të marrë energji Nëse i jepni vetës kohë dhe nuk angazhoheni më tepër se që keni kapacitet do të jetë më mirë në të gjitha aspektet. Koha e lirë që e shfrytëzoni për vete do të ju ndihmojë të merrni energji dhe të jeni edhe më produktiv. Tek e fundit numri i madh i orëve të punës jo gjithmonë do të thotë edhe produktivitet më të madh. Prandaj ndoshta ju duhet një organzim i mirë i ditës tuaj. Balanci mes jetës së shëndetshme dhe punës është shumë i rëndësishëm. Prandaj angazhohuni fortë që ta arrini.
https://www.dua.com/sq/parqet-kombetare-ne-kosove/
Parqet Kombetare ne Kosove
Parqet Kombetare ne Kosove, pavarësisht përmasave të vogla, Kosova ka dy parqe të mëdha kombëtare. Të dyja të themeluara në vitin 2012. Janë të vendosura në kufijtë shtetërorë, afër qyteteve të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit.  Kosova, e fshehur në zemër të Gadishullit Ballkanik, nuk është destinacioni i parë që të vjen në mendje kur mendon për një udhëtim në Ballkan. Megjithatë, ata që duan të zbulojnë një destinacion që është akoma jashtë radarit dhe dëshironi të vizitoni vende të reja, sigurisht që nuk do të zhgënjeheni. Guidë për parqet Kombëtare të Kosovës Përveç kryeqytetit të gjallë Prishtinës, Prizrenit të bukur dhe manastireve Ortodokse të shpërndara në të gjithë territorin, Kosova ka shumë më tepër për të ofruar sidomos për adhuruesit e natyrës. Parqet kombetare ne Kosove, të vendosura pranë qyteteve të lartpërmendura, ju lejojnë të kombinoni vizitat natyrore – kulturore dhe të organizoni një fundjavë të këndshme. Koha më e mirë për t’i vizituar këto parqe dhe, në përgjithësi, për të shkuar në Ballkan, është fundi i Prillit deri në mes të Tetorit. Gjatë muajve të dimrit parqet preken nga reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat janë shumë të ftohta. Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna Më i madhi nga të dy është Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, një zonë e gjërë e gjelbër midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. I karakterizuar nga një bimësi tipike alpine me pyje halore, lisash dhe ahu. Fauna nuk mbetet pas: mbi 170 lloje zogjsh, 130 lloje fluturash, 10 lloje zvarranikësh dhe 37 gjitarë, duke përfshirë ujqër gri, shqiponja perandorake, kaprolle evropiane, dhi të egra madje edhe arinj dhe rrëqebuj kafe. Kafshë të cilat për fat të keq janë në prag të zhdukjes. Destinacioni kryesor turistik i Parkut është Boga, një fshat piktoresk malor shumë larg kufirit me Malin e Zi, ku vendasit shkojnë për skijim gjatë muajve të dimrit. Natën e kalojnë në shtëpitë prej druri komode të krijuara kohët e fundit me rritjen e turizmit. Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit Në jug të vendit ndodhet Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit, rreth gjysmë ore nga Prizreni dhe afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Në 535 km katror, ky park ruan liqene të shumta akullnajore dhe është një nga destinacionet më të njohura natyraliste në Kosovë. Ku gjatë verës mund të bëni ekskursione dhe udhëtime me biçikletë malore me operatorë lokalë turistikë. Pushimi i skive Brezovica, më i njohuri në vend, është i vendosur në zonën e Parkut. Në kufijtë e këtij parku jetojnë mbi 200 lloje zogjsh, pothuajse 150 lloje fluturash, 13 lloje zvarranikësh, 10 amfibësh dhe ekzemplarë të shumtë ariu kafe, rrëqebulli, ujku, çakalli dhe dhia e egër. Kjo e bën Sharrin një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura ekologjike të biodiversitetit në Ballkanin qendror.
https://www.dua.com/sq/menyra-te-thjeshta-per-parandalimin-e-perhapjes-se-covid-19-ne-pune/
Mënyra të thjeshta për parandalimin e përhapjes së COVID-19
Masat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendin tuaj të punës, të mbroni klientët tuaj, kontraktorët dhe punonjësit. Punëdhënësit duhet të fillojnë t\’i bëjnë këto gjëra tani, edhe nëse COVID-19 nuk ka arritur ende në komunitetet ku veprojnë. Sipërfaqet (p.sh. tavolinat dhe tabelat) dhe objektet (p.sh. telefona, tastierë) duhet të fshihen rregullisht me dezinfektues  Pse? Për shkak se ndotja në sipërfaqet e prekur nga punonjësit dhe klientët është një nga mënyrat kryesore të përhapjes së COVID-19. Promovoni larjen e rregullt dhe të plotë të të punësuarve, kontraktuesve dhe klientëve  Shpërndani dezinfektantët e duarve përreth vendit të punës. Sigurohuni që këto shpërndarës të rimbushen rregullisht  Vendosni postera që promovojnë larjen korrekte të duarve Pyesni autoritetin tuaj lokal të shëndetit publik për këto ose konsultohuni me www.WHO.int  Kombinoni me masa të tjera të komunikimit, siç janë ofrimi i udhëzimeve nga zyrtarët e shëndetit dhe sigurisë, njoftime në mbledhje pune , dhe informacione në faqet intranet për të promovuar larjen e duarve  Sigurohuni që stafi, kontraktorët dhe klientët të kenë qasje në vendet ku ata mund t\’i lajnë duart me sapun dhe ujë – Pse? Sepse larja vret virusin në duart tuaja dhe parandalon përhapjen e COVID19. Këshilloni punonjësit dhe kontraktorët të këshillohen për masat e udhëtimit kombëtar përpara se të shkoni në udhëtime biznesi Informoni punonjësit, kontraktorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitetin tuaj, dikush edhe thjesht me një kollë të butë ose temperaturë të ulët (37.3 C ose më shumë) duhet të qëndrojë në shtëpi.  Duke ndjekur këto mënyra të thjeshta për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në punë, i jepni shansin vetes dhe punëtorëve tuaj të hiqni një problem më tepër.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-toner-per-fytyre/
Qysh me pergatite toner per fytyre te yndyrshme me akne?
Nëse keni fytyrë të ynndyrshme dhe probleme me akne, e kuptojmë se mirëmbajtja e saj është shumë e vështirë. Mirëpo ka shumë rëndësi që ta bëni atë në mënyrë të duhur dhe të përdorni produktet e duhura për fytyrë të yndyrshme. Prandaj ne ju sygjerojmë të përdorni një toner/pastrues natyral për lëkurë. Si ta përgatisni? Përgatitja është e thjeshtë. Në një shishe xhami vendosni çaj të zier të gjelbër dhe 4 lugë uthull molle. Në vend se të përdorni pastrues të ndryshëm që blihen në kozmetika, pastroni lëkurën me pambuk çdo mbrëmje me këtë toner dhe rezultatet pozitive nuk do të mungojnë.  Pse kemi lëkur të yndyrshme? Prodhim i tepërt i sebumit është karakteristike për fytyrë të yndyrshme. Ai mund të vijë nga faktorë të ndryshëm që shpesh veprojnë të kombinuar me njëri-tjetrin: Faktorët gjenetikë: Flasim në këtë rast për “predispozicion familjar”. Faktorët hormonalë: Një çekuilibër i hormoneve si testosteroni, kortizoli që nxisin një mbiprodhim të sebumit. Stresi: Ndryshimi i ekuilibrit normal të organizmit mund të shkaktojë mes të tjerash një mbiprodhim të sebumit. Produktet kozmetike të papërshtatshme: Përdorimi i tyre mund të thajë në mënyrë të tepërt lëkurën duke nxitur një reagim të mbiprodhimit të sebumit nga gjendrat dhjamore. Dieta e papërshtatshme: Kryesisht konsumi i alkoolit dhe ushqimeve me yndyrë mund të shkaktojë vështirësi në tretje dhe mbingarkesë të mëlçisë. Patologjitë: E para mbi të gjitha, tek gratë, është sindromi i vezores policistike,por dhe gjendjet inflamatore sistematike. Ilaçet: Kryesisht kontraceptivët dhe kortizoni apo ilaçet anabolike.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rifresku-lekuren/
Qysh me rifresku lëkurën?
Trangujt kanë veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në irritimet e lëkurës e sidomos të syve. Siç e dijmë trangulli e freskon lëkurën falë siliciumit që ka, ai e lufton djersitjen dhe yndyrën e lëkurës. Rifreskimi lekurës Trangullin e presim hollë dhe e mbulojmë fytyrën me të. Nuk duhet ta lani fytyrën pas, kësaj maske, është e këshillueshme të aplikohet çdo ditë. Trangulli ka aftësi diuretike, çka e bën atë një faktor të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet urinare.
https://www.dua.com/sq/kek-me-kafe-dhe-arra/
Kek me kafe dhe arra
Nese jeni adhurues i embelsirave ju duhet patjeter ta provoni kete kek me kafe dhe arra! Per ju ne po sjellim receten! Racione: 6-8 persona Kohë: 60 min Vështirësi: e thjeshtë Shtype Nje kombinim fantastik i shijes se kafes me arrat, ben qe kjo embelsire te shijohet deri ne feten e fundit. Kontrasti midis kremozitetit te mbushjes me krem kafe dhe krokantes se arrave, e ben perfekt per mengjeset e vona te fundjaves, atehere kur shpesh duam te perkedhelemi me diçka te embel. Receta eshte shume e thjeshte per tu pergatitur, dhe ne me pak se 1 ore do te keni ne tavolinen tuaj nje nga embelsirat me te mira qe keni provuar ndonjehere! Perberesit per nje torte me diameter 20cm …per kekun 200gr miell 00 200gr gjalpe, ne temperature ambjenti 200gr sheqer 3 veze, ne temperature ambjenti 1 luge çaji pluhur pjekes 2 luge çaji kafe te tretshme ne uje (psh Nescafè) 100gr arra te qeruara dhe te copetuara trashe …per kremin me kafe 600ml krem pana per embelsira te sheqerosur, te cilin e kemi mbajtur ne frigorifer per min 1 ore 2 luge çaji kafe te tretshme ne uje Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa perberja ta kete dyfishuar vellimin e saj dhe te rezultoje kremoze. Rrahim lehtesisht vezet ne nje ene te vogel dhe i shtojme dalengadale duke vazhduar rrahjen. Ne nje tas bashkojme miellin me pluhurin pjekes dhe ja shtojme pak nga pak gjalpit me sheqerin duke e rrahur me shpejtesi te ulet ose duke e bashkuar manualisht me ndihmen e nje spatule kuzhine. Shkrijme kafen ne 1 luge uje te ngrohte dhe ja shtojme perberjes. Shtojme se fundi edhe copezat e arrave duke mbajtur disa menjane per zbukurim. Lyejme me pak gjalp dhe miell (ose veshim me leter furre) dy tava te rrumbullakta me diameter 20cm. E ndajme brumin e kekut ne menyre te barabarte ne secilen prej tyre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti nderkohe qe pergatisim mbushjen: rrahim me ndihmen e mikserit elektrik panen e ftohte per embelsira derisa te formohet nje krem qe nuk bie nga ena. Nese kremi eshte i pasheqerosur, shtojme sheqer pluhur sipas deshires. Shtojme kafen dhe vazhdojme rrahjen. Perhapim gjysmen e kremit me kafe mbi njeren nga gjysmat e kekut dhe vendosim me kujdes gjysmen tjeter siper duke e lyer me kremin e mbetur. E zbukurojme me copeza arrash dhe pak kafe pluhur.
https://www.dua.com/sq/turizmi-malor/
Turizmi Malor ne Shqiperi
Turizmi Malor është një alternativë e shkëlqyer për stinën e vjeshtës dhe dimrit. Duke filluar nga Parqet Kombëtare të Thethit & Valbonës e deri tek “Bjeshkët e Nemuna” në Shqipëri, që janë vërtet spektakolare. Këto male janë praktikisht të padepërtueshme. Përveç një serie kalimesh që lidhin numrin e vogël të shtëpive në luginat e mëposhtme me botën e jashtme gjatë muajve të verës. Sot do t’ju flasim për disa zona që ndoshta nuk i keni dëgjuar dhe jo të zakonshmet si Lugina e Valbonës apo Thethi. Të cilat, e theksojmë janë një bukuri e rrallë, por janë edhe të njohura si destinacione. Le të vazhdojmë atëhere: Turizmi Malor në Rrogam Turizmi Malor në fshatin e fundit para se të arrini në burimin e lumit Valbona, është Rrogami. Ky i fundit është një fshat i largët i rrethuar nga peisazhe natyrore të virgjëra. E gjithë lugina shkëlqen me ngjyra dhe bukuri të rrallë. Në njërën anë mund të shihni ujërat e kristalta të Valbonës dhe në anën tjetër anën e mprehtë e të gjelbër të malit. Deri në maj mund të shijoni kontrastin e borës së bardhë në majë të gropave në kontrast me qiellin blu. Flora e parkut kombëtar përfshin një larmi bimësh dhe pemësh. Më e zakonshmja prej të cilave është pema Hormoq (Picea abies). Pjesa tjetër përbëhet nga ahu, arra, gështenja dhe molla e egër. Ka edhe manaferra të shumtë, duke përfshirë boronicat e egra dhe luleshtrydhet. Në park mund të gjesh arinj, ujq, mace të egra, madje edhe tufa dhish të egra që u ngjiten shkëmbinjëve. Në lumë, nga ana tjetër, trofta prej mermeri, një peshk i rrallë që gjendet në ujërat e kristalta të Valbonës dhe ka një aromë unike. Lugina, parku dhe e gjithë zona përreth janë të njohura për borën e madhe, e cila fillon në fillim të nëntorit dhe zgjat pothuajse deri në maj. Maja e Jezercës Ka shumë aktivitete në natyrë që mund të praktikohen në këtë park kombëtar, të tilla si ski, alpinizëm, peshkim, shëtitje dhe hiking në të gjithë luginën. Ndërsa në rrugët ujore të lumit mund të bëni sport ujor me kanoe. Nëse niseni për në Valbonë, mund ta përdorni si një pikënisje nëse doni të ngjiteni në kurorën e liqenit të Majës se Jezercës. Jezerca është edhe lartësia më e lartë në të gjithë Alpet Dinarike, duke arritur një lartësi prej 2,694 m dhe gjithashtu maja e dytë më e lartë në Shqipëri pas Korabit. Vermoshi dhe Turizmi Malor Një tjetër vend interesant në Alpet Perëndimore është Vermoshi. I vendosur në malet më veriore të Shqipërisë në një lartësi prej rreth 1000 m, 95 km nga Shkodra në rajonin e Kelmendit. Fshati ka një klimë shumë të ftohtë në dimër, bora mund të arrijë edhe 1.5 m në lartësi. Ndërsa në verë, falë klimës së freskët, bëhet një vend pushimi i shkëlqyer. Sidomos për qytetarët që vijnë nga zonat e mbytyra urbane. Gjëja e parë që tërheq vëmendjen gjatë udhëtimit është Qafa e Rrapshit. Aty mund të shihni ujërat e kristalta të lumit Cem që krijojnë një kontrast të bukur me peizazhin përreth. Gjatë verës, shumë turistë ndalen pranë pellgjeve të lumenjve pasi ato janë perfekte për të bërë banjo dielli. Vermosh ndodhet në një fushë alpine në 1,100m mbi nivelin e detit e rrethuar nga shpate të larta. Një udhëtim në këtë zonë do t’ju japë jo vetëm mundësinë të provoni një botë midis jetës tradicionale të fshatit dhe shoqërisë bashkëkohore, por edhe të shijoni mikpritjen e mrekullueshme shqiptare. Shpellat e Bogës Turizmi Malor në Bogë, është vendi ideal për shëtitje në mal, ski dhe vizita të shpellave të lashta. Shpella e Gjek Markut, Shpella e Silikokave. Edhe Shpella e Zanave e cila ka një pjerrësi në zhytje dhe Shpella e Madhe. Popullsia e kësaj zone trashëgon traditat më të mira të tilla si: mikpritjen, besnikërinë, bujarinë dhe vlera të shumta morale. Ndër mundësitë e zhvillimit të sporteve natyrore është alpinizmi. Ai mund të aplikohet me ngjitje në majat e maleve që janë përreth kësaj zone. Sportet e tjera që mund të zhvillohen janë: Gara me kuaj, shëtitje me biçikleta në fushën e Okolit, sporti i gjuetisë etj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-kadaif-te-shijshem/
Qysh me përgatitë kadaif sipas një recete tradicionale?
Qysh me përgatitë kadaif të shijshëm? Shumë prej nesh jemi rritur me kadaifin si ëmbëlsirë e rregulltë në shtëpitë tona. Ne po ju sjellim një recetë të lehtë se si mund ta përgatisni këtë  recetë të shijshme. Nëse ndiqni këto udhëzime pikë për pikë patjetër se receta juaj do të realizohet me sukses. Përbërësit për kadaif 300 gr kadaif 5 lugë sheqer 150gr margarinë 150gr arra të grimcuara Përbërësit për fillin 1L qumësht 3 lugë niseshte 4 lugë miell 1 e verdhë e vezës 200gr ajkë e ëmbël 1 sheqer vanile Përgatitja:  Së pari e marrim kadaifin dhe e shpërndajmë në një enë ku mund ta ngrohim në zjarrë. Aty shtojmë edhe pesë lugë sheqer, 150 gram margainë dhe arrat e grimëcuara. Pra, përbërsit e kadaifit i bëjmë bashkë dhe i vendosim të kaverdisen në temperaturë të ulët rreth 30 minuta, deri sa kadaifi të merr një ngjyrë karramele. Kujdes mos e lini të kavërdiset më shumë se që duhet! Në anën tjetër, për fillin i bëjmë bashkë përbërësit e tij dhe i ziejmë deri sa të trashet masa. Pra vendosim qumështin, niseshten, katër lugë miell, një të vedhë të vezës, ajkën e ëmbël dhe sheqerin e vaniljes. Në tepsi e shtrijmë gjysmën e kadaifit. Pastaj hedhim kremin e përgatitur, pasi të jetë ftohur pak. Pastaj e hedhim edhe gjysmën tjetër. Kadaifin e lëmë të ftohët për dy orë. E servojmë vetëm pasi të jetë ftohur krema. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/ulqin/
Ulqin – Thesari i Adriatikut
Ulqin, kur përmendet me siguri gjëja e parë që ju vjen në mendje është kalaja dhe bregdeti. Ky qytet, që sot është qendër e turizmit kulturor, ka një nga kalatë më të vjetra në gjithë detin Adriatik. Ka një histori mbi 2.500 vjeçare. Ulqini i shqiptarëve mban gjurmët e qytetrimeve të vjetra ilire, romake e greke. Sot për sot ai është adresë e shumë turisteve që çdo vit gjejnë freski në plazhet e këtij qyteti. Plazhet e mahnitshme të qytetit jugor Ulqini ka një diversitet plazhesh, duke përfshirë plazhe ranore, gurore, e shkëmbore buzë pyllit të pishave. Plazhe që përveç efektit mjekues të kripës së detit, kanë rërë kurative, burime të ujërave minerale sulfurike dhe baltë minerale. Të gjitha këto e bëjnë Ulqinin qytet të përshtatshëm për pushime për të gjitha grupmoshat. Për këtë arsye, saherë që sezoni veror hapet, Ulqinit ja mësyejnë për pushime rinia, familjarët e pleqtë. Ulqini me sipërfaqen e tij përpos që ka dalje në detin Adriatik, kufizohet me lumi Buna dhe përfshinë malet e Bjeshkës së Rumisë dhe liqenin e Shasit. Për një eksperiencë unike, vizitoni tregun e Ulqinit Tregu në Ulqin është një pazar i vërtetë oriental. Aty mund të bëni një përzgjedhje të madhe të frutave, mishit, peshkut, ullinjve dhe erëzave. Mund të gjeni vaj ulliri vendor, fruta të thata, djathë, qumësht e ëmbëlsira orientale. Nëse dëshironi të përjetoni të gjithë gamën e ndjesive të Lindjes – vizitoni tregun e Ulqinit. Siç thonë edhe vendasit, ju jo vetëm që do ta kënaqni syrin me gjëra të bukura dhe bizhuteri, por gjithashtu do të merrni të gjitha aftësitë e një blerësi të aftë dhe kërkues. Tregu është një vend idel për të marrë me vete një kujtim nga Ulqini i Malit të Zi. Një suvenir që do të ju kujtojë gjithmonë këtë qytet bregdetar. Në anën tjetër është edhe vendi ideal për tu njohur me vendasit dhe për të kuptuara nga ta më tepër për jetesën në këtë qytet. Mësoni historinë përmes monumenteve të  Ulqinit Në ditët e sotme qyteti i vjetër i Ulqinit përfaqëson një qendër të turizmit kulturor dhe historik. Përveç monumenteve të pasura kulturore dhe historike, këtu janë vendosur disa nga restorantet dhe hotelet më të mira në qytetin më jugor të Malit të Zi. Rrugët e ngushta ende marrin frymën e një periudhe të vjetër. Vendasit e Ulqinit ruajnë me xhelozi lidhjen e unike me detin dhe zakonet e tyre. Në Qytetin e vjetër të Ulqinit ka monumente që nga kohërat e sundimit venedikas dhe turk. Nsëe shkoni në Ulqin duhet ta vizitoni Pallatin e Venecias të shekullit të 15-të. Do të keni mundësi të shihni ndërtesën ku jetonte guvernatori. Ja vlen gjithashtu të bëni një shëtitje rreth Qytetit të vjetër për pamjet mahnitëse të gjirit të detit por edhe për të vizutuar xhamitë antike. Po patët kohë mos e lini pa vizituar edhe Mueun Ilir, Galerinë e Arteve apo Muzeun Arkeologjik.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-nje-smoothie-te-shendetshme-per-mengjes/
Qysh me përgatit një smoothie të shëndetshme për mëngjes?
Si e nisni ditën? Shpresojmë se me një smoothie të shëndetshme për mëngjes. Nëse ky nuk është zakoni juaj, ne ju rekomandojmë ta ndryshoni. Nuk ka asgjë më të mirë se fillimi i ditës me një pije përplotë me vitamina. E mira është se receta për smoothie të shëndetshme për mëngjes ka plotë. Disa sosh mund t\’i gjeni edhe në faqen tonë. Mirëpo sot ne po ju rekomandojmë një që është shumë unike. Avokadot janë mjaft popullore kohët e fundit. Shpesh përzihen me qumësht të kondensuar të ëmbël për t’u dhënë një shije më të butë si milkshake. Ne ju rekomandojmë qumështin e kokosit dhe nëse doni më tepër ëmbëlsues mund të përdorni mjaltin. Përbërësit për smoothie të shëndetshme 1 avokado e madhe, e pjekur mirë; 1 filxhan grek (vanilje ose mjaltë); 6-8 lugë mjaltë ose agave nektar varësisht sa preferoni të jetë e ëmbël 1 ose 1/2 filxhan qumësht kokosi 1/2 – 3/4 filxhan akull të grimcuar, opsional Përgatitja E mira a smoothieve është se përgatitja e tyre është tejet e lehtë dhe e thjeshtë. Edhe për këtë smoothie vetëm kombinoni të gjithë përbërësit përveç akullit në blender. Pastaj përzieni deri sa të krijohet masë e njëtrajtshme. Pasi të jetë përzier shërbejeni menjëherë ose mund t’i shtoni edhe pak qumësht.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-pse-dushi-pemireson-gjumin/
Qysh me ditë pse dushi pëmirëson gjumin?
Bazuar në disa studime, një dush i ngrohtë në mëngjes mund të ju freskojë dhe t’ua rrisë kreativitetin. Mirëpo nëse doni të përmirësoni gjumin tuaj, dushi gjatë natës është një mënyrë për ta realizuar një gjë të tillë. Truku kryesor është të mos e bëni dushin shumë vonë. “Ju nuk duhet ta ngrohni trupin tuaj shumë para se të flini” thotë Dr. Dianne Augelli nga Qendra e Mjekimit për gjumë në New York- Presbyterian. Kjo ndodh sepse temperatura e trupit luan një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e ritmit kardiak, çka i tregon trupit kur të ndihet për gjumë. Gjatë ditës, temperatura e trupit në mënyrë natyrale rritet dhe në mesditën e vonë fillon të ulet, shkruan Time. Freskimi i trupit është një shenjë që tregon se supozohet të shkohet për të fjetur, thotë ajo, kështu që ndërprerja e këtij procesi mund ta bëjë të vështirë gjumin. Të bërit dush më herët në mbrëmje i jep trupit tuaj një shansë për t’u freskuar dhe për të tërhequr gjumin, thotë Shelby Harris, drejtoreshë në Qendrën e Mjekësisë për sjelljet e gjumit në Neë York. Shumë studime kanë treguar se ngrohja e trupit duke bërë banjë mund të ju ndihmojë të sjellë gjumin sepse ka kohë të mjaftueshme për ta freskuar trupin më pastaj. Bazuar në “National sleep Foundation” larja e trupit para gjumit mund të ju ndihmojë të pastroni lëkurën tuaj dhe të luftoni rrudhat si dhe të ndihmojë që kremat e natës të punojnë në mënyrë më efektive.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-bakllava-ne-menyre-vegane/
Qysh me përgatit Bakllava në mënyrë vegane pa gjalp dhe vezë?
Bakllava në mënyrë vegane? Nuk besoj se keni menduar për të apo jo? Receta për bakllavanë paksa më ndryshe se herët e tjera. Kjo është një zëvendësim i shkëlqyer për bakllavanë “e zakonshme”, e cila është plot sheqerna të pashëndetshëm. Ndaj po ju sjellim një recetë vegane, ja se si përgatitet: Përbërësit për shurup: 80 ml ujë; 120 ml shurup panje; 2 lugë lëng limoni. Për bakllava: 350 g hurma, 185 g bajame; 150 g arra, lëvore e një portokalli; 1,5 lugë çaji kanellë të bluar; ¼ lugë çaji kripë deti; Petë për bakllava pa vezë; 3 lugë vaj ulliri; 2 lugë fëstëkë të grirë. Përgatitja: Bëni shurupin Të gjithë përbërësit hidhini në një tenxhere të vogël dhe lërini të vlojnë dhe të zihet përbërja derisa të bëhet shurupi i dendur. Lëreni anash që të ftohet plotësisht. Bëni bakllavanë Nga hurmat nxirrni bërthamat dhe zhytni në tenxhere me ujë të vluar që të zbuten. Pastaj kulloni dhe hurmat bashkë me arrat, bajamet dhe koren e portokallit, kanellën dhe kripën e detit hidhini në blender derisa të gjithë përbërësit të bluhen dhe të bashkohen. Nëse përbërja është tepër e thatë, shtoni edhe pak ujë. Nga frigoriferi nxirrni petët për bakllava dhe lërini të qëndrojnë rreth dhjetë minuta në temperaturë dhome para se t’i përdorni. Furrën nxeheni në 180 gradë Celsius. Tepsinë për pjekje lyeni me vaj dhe vendosni tri petë për bakllava brenda, mirëpo çdo petë lyeni ndaras me vaj. Në petë hidhni gjysmë përbërje për mbushje dhe sërish radhisni tri petë të lyera me vaj. Pastaj mbushjen dhe sërish petët. Nëse në paketë keni më shumë petë, mund t’i radhisni edhe më shumë se 3, sepse sa më shumë petë, aq më e mirë do të jetë bakllavaja. Kur t’i radhisni të gjitha petët, ato në majë lyeni me vaj dhe pritni me thikë në formë bakllavaje apo si ta keni më lehtë. Piqeni bakllavanë rreth 45 minuta në furrën e nxehur më parë, derisa të marrë ngjyrë të artë në të gështenjtë. Kur të piqet, hidhni sipër shurupin e ftohur (është me rëndësi që në bakllavanë e nxehtë të hidhet shurupi i ftohtë). Hidhni sipër fëstëkë të grirë dhe ëmbëlsira juaj është e gatshme. Kënaquni!
https://www.dua.com/sq/racat-e-maceve/
Qysh me ditë cilat janë 6 racat e maceve që pëlqejnë të luajnë në ujë?
Rëndësi ka të mbani mend se ndërsa racat e maceve të mëposhtme kanë më pak të ngjarë të urrejnë ujin sesa të tjerat, çdo kotele është një individ, kështu që gjeneralitetet e racat e maceve nuk zbatohen gjithmonë. Racat e maceve – American Shorthair Nëse keni një mace të rracësh American Shorthair, mund ta shihni se zhyt putrat në enën e tij të ujit. Madje edhe i lëpin ato të thata në vend që të pijë nga tasi. Një arsye e mundshme për këtë është lodhja e mustaqeve. Kështu që provoni ta vendosni ujin e tij në një tas më të madh se majat e jashtme të mustaqeve. Nga ana tjetër, ai thjesht mund të jetë duke luajtur, pasi shumë kotele kënaqen pa fund me ujin që lëviz. American Bobtail Këto kotele njihen si Golden Retrievers e botës së maceve sepse u pëlqen të marrin gjërat e zhytura në ujë. Për një mace shtëpie, kjo shpesh do të thotë që minjtë e saj lodër ose thesare të tjerë zhyten rregullisht në enën e saj të ujit. Bengal Këto racat e maceve të mrekullueshme kanë një magjepsje për objektet lundruese që kërcasin. Ndoshta një tigan me sapun në vaskë ose një lugë druri në lavaman kuzhine. Eshtë e panevojshme të thuhet se akuariumet duhet të kenë një kapak të sigurt! Maine Coon Meqë po flisnim për kafshë të mrekullueshme dhe magjepsëse, Maine Coons kanë disa gjëra të përbashkëta me rracat që përmëndëm. Njëra është një tendencë për të zhytur lodrat e tyre të preferuara në tasin e tyre të ujit, për të shtyrë tasin e tyre rreth (duke derdhur ujin e tyre) dhe përdorimi i putrave të tyre për të mbledhur ujë për të pirë. Angora Turke Besoni ose jo, macet Turke Angora kanë një reputacion të befasojnë njerëzit e tyre duke u bashkuar me ta në dush ose vaskë. Ata njihen gjithashtu për dashurinë e tyre për t\’u ulur në banakët e lavamanit duke luajtur me ujin e rubinetit. Turkish Van Racat e maceve si këto ndoshta fitojnë çmimin për të qenë më të ambientuarit me ujin. Ato kënaqen me notin dhe lojërat në të. Në fakt, kjo racë është subjekt i folklorit interesant që mund të shpjegojë emrin e saj: Një cift Turkish Van u ndodhën në Arkën e Noes, i cili qëndroi në malin Ararat në Turqi kur uji i përmbytjes u tërhoq. Këto macka thuhet se ishin nxehur kaq shumë nga vapa saqë u hodhën në ujë dhe notuan në liqenin e Vanit.
https://www.dua.com/sq/parqet-nacionale-ne-maqedoni/
Parqet nacionale ne Maqedoni
Parqet nacionale ne maqedoni, do t’ju lmahnisin. Edhe pse është një nga shtetet më pak të njohura (turistike) të Ballkanit, kur krahasohet me destinacionet e tjera ë njohura në gadishull. Megjithatë, vendi, jo vetëm që ruan qytete të çmuara dhe manastire magjepsëse, liqenin më të vjetër në Europë (Liqeni i Ohrit), por është edhe një destinacion fantastik për adhuruesit e natyrës. Ka tre parqet nacionale ne maqedoni që ofrojnë mundësinë për të realizuar aktivitete të shumta në natyrë. Koha më e mirë për t’i vizituar ata dhe për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, është nga maji deri në fund të tetorit. Gjatë muajve të dimrit, në fakt, temperaturat janë shumë të ftohta. Parku Kombëtar Mavrovo Me 73,000 hektarët e tij, Parku Kombëtar Mavrovo është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Ky është gjithashtu ndër më të vjetrit në gadishullin Ballkanik (1949). Mban lloje të shumta kafshësh që jetojnë brenda kufijve të saj. Ku përfshihen shqiponjat, arinjtë, ujqërit, dreri dhe disa nga ato pak rraca që janë ende gjallë sot si rrëqebulli evropian, fatkeqësisht i rrezikuar. Edhe flora nuk ngelet mbrapa. Brenda parkut ka 45 lloje bimësh dhe lulesh të rralla. Gjatë dimrit, Mavrovo është destinacioni i preferuar për maqedonasit që duan ski, falë Resortit të Skive “Zare Lazarevski” që ndodhet në shpatin e malit Bistra. Sidoqoftë, gjatë verës, është vendi ideal për ekskursione natyrore. Mos harroni një vizitë në rrënojat e Kishës së San Nikollës. Ndërtuar në vitin 1850 në një rrafshnaltë e cila pas ndërtimit të digës në liqenin artificial të Mavrovos, pjesën më të madhe të vitit është zhytur në ujë. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të parkut: npmavrovo.org.mk Parku Kombëtar Pelister Në jug të vendit, dy hapa nga kufiri me Greqinë, brenda masivit të Maleve Baba. Ndodhet Parku Kombëtar Pelister, më i vjetri në Maqedoninë e Veriut. Themelimi i tij daton që nga viti 1948. Me më shumë se 17,000 hektarë të saj strehon në të arinj, ujqër, drerë, lloje të ndryshme të shqiponjave që jetojnë të pashqetësuar. Pelisteri është një destinacion popullor turistik midis maqedonasve falë sporteve dimërore që mund të praktikohen këtu. Dy liqenet malore të quajtura “sytë e Pelisterit” dhe pamjet që ofron Liqeni i Prespës dhe qyteti i Manastirit do t’ju lën pa frymë. Parku dhe malet e tij janë një prej rajoneve malore me pjesët më jugore alpine në Ballkan. Kjo është arsyeja pse brenda një vendi takohen klimat të ndryshme. Për më tepër informacion për parqet: park-pelister.com Parku Kombëtar Galičica Parku kombëtar i tretë dhe i fundit i Maqedonisë së Veriut, i themeluar në vitin 1958, është ndoshta një nga destinacionet më interesante në të gjithë vendin dhe në gadishullin Ballkanik. Jo vetëm për veçantinë e tij nga një këndvështrim natyror. Këtu, në fakt rriten 130 lloje të ndryshme pemësh dhe bimësh si dhe jetojnë lloje të shumta kafshësh, përfshirë edhe 50 lloje kërmijash. Mbi të gjitha, ajo që e vecon është pozicioni i tij i lakmueshëm në gjysmë të rrugës midis Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës. Pamjet e dy liqeneve antikë që mund të admirohen nga Parku i Galičica janë unike. Do të thoja madje, vec arsyeve të tjera, kjo do ishte arsyeja kryesore pse ia vlen të udhëtosh në Maqedoninë e Veriut. Edhe pamjet nga fundi drejt Parkut nuk janë të këqija. Nga Manastiri Sveti Naum, për shembull, është e mundur të vëzhgoni Malin Galičica me gjithë shkëlqimin e tij. Një shfaqje që ju lë pa fjalë në çdo stinë të vitit. Për informacion për parqet kombëtare vizitoni faqen e tyre zyrtare: galicica.org.mk Kredit për fotografitë: Parku Kombëtar i Mavrovos ©Macedonia Timeless
https://www.dua.com/sq/qysh-me-apliku-per-patente-shoferi/
Qysh me apliku për patentë shoferi?
Jeni i ri apo e re nga Kosova dhe doni të aplikoni për patentë shoferi? Para jush janë disa procedura që duhet t\’i kryeni. Lexoni këtë artikull deri në fund për të kuptuar hapat e nevojshëm. Nëse shkoni në bazë të këtij udhëzuesi që duhet ta ndjekin të gjithë banorët e Kosovës patjetër se do të keni sukses. Informator për pajisjen me patentë për shofer Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen për herë të parë me Patentë për shofer në Republikës së Kosovës. Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB Kërkesa për pajisje me patentë për herë të parë ose shtimi i kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto raste kërkohen këto dokumente: Çertifikata juaj personale mbi dhënien e provimit, Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie – gjithsesi plus 18 vjet, Çertifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk ka asnjë procedurë ndaj atij personi, Kopjen e patentës shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive, Fletëpagesa me shumën prej 20 euro, Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale, Çertifikatën Shëndetësore.Kur t\’i keni plotësuar të gjitha këto pika ju mund të aplikoni për patentën tuaj të veturës. Pas kësaj ju mbetet vetëm të prisni që dokumenti të jetë gati. Burimi: http://www.rks-gov.net/
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-cilat-jane-ushqime-qe-rrisin-sheqerin-ne-gjak/
Qysh me ditë cilat janë ushqime që rrisin sheqerin në gjak?
Cilat janë ushqime që rrisin sheqerin në gjak? Nëse keni diabet të tipit 2, e dini sa rëndësi ka numërimi i karbohidrateve për kontrollin e sheqerit në gjak. Por, nuk është vetëm numri i karbohidrateve në një ushqim të caktuar që përcakton se si ai ushqim do të ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak. Këtu, ekspertët ndajnë disa ushqime që rrisin sheqerin në gjak. Ja disa prej tyre: 1. Makarona, orizi, buka, të cilat janë një burim i rafinuar i karbohidrateve Ushqimet që përmbajnë kokrra të bardha, të tilla si buka e bardhë, makaronat dhe orizi, janë të gjithë shembuj të burimeve të rafinuara të karbohidrateve, që do të thotë se u janë hequr shumë fibra gjatë përpunimit. Ndaj, kanë tendencën si ushqime që t’ju rrisin nivelin e sheqerit. Kur është e mundur, zgjidhni drithërat si: buka me drithëra, makaronat ëholegrain dhe orizi kafe, të cilat janë të pasura me fibra dhe rregulluese të sheqerit në gjak. Quinoa, amaranth, hikërror dhe elbi i lëvozhguar, janë gjithashtu mundësi të shkëlqyera për drithërat. 2. Pije të ëmbëlsuara me sheqer, të cilave u mungojnë lëndët ushqyese kryesore Përveç se përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, pijet si soda, çaji i ftohtë i ëmbël dhe madje edhe lëngu i frutave të konservuara nuk përmbajnë praktikisht asnjë proteinë, yndyrë ose fibra. Për më tepër, këto pije në të vërtetë nuk ndihmojnë as në ngopje. Nëse nuk keni sheqer të ulët në gjak dhe thjesht dëshironi diçka të ëmbël, mund të konsumoni pije me gaz por pa sheqer. 3. Ushqim i shpejtë, i cili është një bombë sheqeri  Kur ushqimi i shpejtë është opsioni i vetëm, mos harroni se simitet, bukëpjekja, erëzat, skuqja dhe soda priren që të gjitha të kenë sasi shumë të larta të sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara. Kështu që mbani numrin e konsumit të këtyre ushqimeve që porosisni në minimum Nëse merrni një sanduiç me pulë të pjekur, provoni një sallatë të vogël, të lehtë për tu konsumuar. Dhe thuaji \”jo faleminderit\” sodës. 4. Perimet me niseshte, të cilat në sasi të mëdha mund të destabilizojnë sheqerin në gjak Këto ushqime paketojnë një sasi të madhe karbohidratesh krahasuar me perimet pa niseshte si brokoli, lulelakra, lakrat dhe marulet. \”Por, sigurohuni që të mos prisni plotësisht perimet me niseshte. Ata ende sigurojnë lëndë ushqyese të mira, dhe disa madje mund të kenë sasi të larta fibrash sesa perimet pa niseshte. 
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-bo-agjent-udhetimi/
Qysh me u bo agjent udhetimi?
Qysh me u bo agjent udhetimi? Për tu bërë agjent udhëtimi nuk do të thotë që gjithmonë duhet të studioni. Kjo gjë mund të arrihet shumë më lehtë duke ndjekur disa hapa udhëzuese për të mësuar më tepër rreth kësaj gjëje. Hapi 1 për qysh me u bo agjent udhetimi Duhet të keni diplomën e shkollës së mesme, çfarëdo drejtimi që keni ndjekur. Po, po e lexuat mirë. Me pak fjalë nuk ke nevojë që të kesh ndjekur me patjetër studimet e larta. Një diplomë e shkollës së mesme mjafton. Hapi 2 Ndiqni ligjërata në planifikimin e udhëtimit ose regjistrohuni në ndonjë kurs disa mujor. Sigurohuni që kursi i trajnimit t’ju pajisi me një certifikatë pasi me shumë mundësi do t’ju duhet si dokument. Nëse dëshironi që kursi të zgjasë ai ka disa hapa dhe në bazë të atij specializimi, mund të mësoni e përfitoni më tepër. Hapi 3 Merrni lejen e punës, do t’ju duhet një licensë për të ushtruar këtë biznes, nëse doni ta ktheni në biznes. Nëse jo, mund edhe të aplikoni për punë në ndonjë agjensi udhëtimi që pranon praktikantë ose punëtorë me pak eksperiencë. Kini parasysh se si cdo rrugëtim tjetër në jetë edhe ky do ketë uljet dhe ngritjet e veta. Jo kushdo mund të bëhet një agjent udhëtimi, megjithatë nëse e keni pasion jemi tëbindur se mund t’ia arrini. Ju urojmë shumë suksese! Kalemi Travel cilësohet si agjensia më e mirë e udhëtimit në Shqipëri, ndërsa në Kosovë njihet mirë dua.tourist. Cilëndo të zgjdihni për të nisur punë si agjent udhëtimi ose për të patur një biznes tuajin, rëndësi ka të jeni të përgatitur dhe me eksperiencën e nevojshme.
https://www.dua.com/sq/a-do-jene-te-disponueshme-stacionet-e-karikimit-te-makinave-tesla-ne-kosove-dhe-shqiperi/
A do jenë të disponueshme stacionet e karikimit të makinave Tesla në Kosove dhe Shqipëri?
Disa kohë më parë, Tesla premtoi se në vitin 2019 do të mbulonte të gjithë Europën me stacionet e saj të karikimit. Nga Irlanda në Kiev (Ukrainë), nga Norvegjia në Turqi\”. Zgjerimi i kompanisë së Musk është përqendruar kryesisht në Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore. Aty tashmë ekzistojnë dhjetëra lehtësira të ngjashme. Por ajo gjithashtu përfshin Ballkanin. Shumica e vendeve në rajon do të ndërtojnë disa stacione karikimi super të shpejtë Tesla për t’i shërbyer qyteteve të mëdha dhe rrugëve kryesore. Vendet fqinje janë shumë më të favorizuara në këtë drejtim – në Rumani dhe Serbi, do të ketë 3 ngarkues Tesla.5 në Greqi dhe 8 në Kroaci (7 nga të cilët tashmë janë në funksionim). Edhe në Slloveninë e vogël ka tre ngarkues të kompanisë amerikane.  Po në tjera vende? Disponueshmëria e një stacioni të vetëm tarifimi Tesla në Bullgari. Kjo e barazon vendin me shtete si Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Të cilat janë tregje dukshëm më të vogla për nga popullsia dhe fuqia blerëse. Sidoqoftë, vendet e mësipërme janë përpara këtij treguesi krahasuar me vende si Mal i Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Ku aktualisht nuk është planifikuar asnjë pajisje e karikimit nga kompania e SHBA-së. Me pak fjalë, makina Tesla nuk ka përfaqësim zyrtar jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan. Dyqani i saj më i afërt është në Stamboll, dhe stacionet e tij më të afërta (operative) të ngarkimit – në Kroaci.
https://www.dua.com/sq/a-duhen-vertet-60-sekonda-per-te-gjurmuar-nje-telefonate/
A duhen vërtet 60 sekonda për gjurmimin e një telefonate?
Procesi për gjurmimin e një telefonate nuk është aq i lehtë sa mendoni. Në të kaluarën, përgjimi i thirrjeve ishte një proces gjithëpërfshirës. Pa metadatat e krijuara nga kompjuteri, informacioni i përkiste komplet kompanisë së telefonit. Pastaj, kompania e telefonit ia kalonte këtë informacion ligjit. Ky ishte një proces që kërkonte kohë, duke i kërkuar për shembull një negociatori ose oficer policie që ta mbante thirrjen aktive për sa më gjatë. Nëse i dyshuari mbyllte telefonatën, mbaronte loja për policët. Ata ose duhej të provonin përsëri ose të gjenin një mënyrë tjetër për të kapur të dyshuarin. Ndoshta nga këtu e ka marr frymëzimin Hollyëood-i. Sigurisht, ata i japin edhe një efekt më tetatral. Gjurmimi i thirrjeve në këtë mënyrë kërkonte të paktën një ose dy minuta për tu quajtur i suksesshëm.  Regjistrat e thirrjeve tani ruhen në mënyrë dixhitale Përfundimisht, informatizimi u mbajt nga sektori i telekomunikacionit. Gradualisht, ajo mori përsipër detyra të ndryshme që më parë kryheshin nga operatorët njerëzorë ose mekanikë. Ky trend ishte një moment fantastik për mbledhje informacionesh. Nga këndvështrimi i konsumatorit, lejoi lehtësi të reja, si ID-në e thirrësit dhe thirrjet në pritje. Nga një këndvështrim i zbatimit të ligjit, ajo thjeshtoi hetimet. Thirrjet nuk duhej të gjurmoheshin më manualisht. As zbatimi i ligjit nuk ka pse të monitorojë thirrjet në kohë reale – ata thjesht mund të shikojnë metadatat e krijuara nga thirrjet. Metadatat për gjurmimin e një telefonate Në telekomunikacion, metadatat përfshijnë gjëra të tilla si nga vjen origjina e një telefonate dhe destinacioni i saj, dhe lloji i telefonit (celular, fiks ose telefon i pagës) që është përdorur. Për shkak se këto regjistrime janë fragmente të vogla teksti që mund të ruhen lehtë në bazën e të dhënave, kompanitë telefonike mund t\’i ruajnë ato për një kohë të gjatë. Kjo lejon që hetuesit të marrin informacione rreth muajve të thirrjes – apo edhe vite – pasi të kenë ndodhur. Kohëzgjatja e saktë ndryshon ndjeshëm midis kompanive telefonike, dhe secila ka standardet e veta. Ekzistojnë gjithashtu ndryshime në varësi të llojit të telefonit dhe planit të telefonit të përdorur. Në vitin 2011, dokumentet e dala nga FBI zbuluan se disa ndërmarrje telefonike mbanin shënime në numrat me kontratë në mënyrë të konsiderueshme më gjatë sesa ato të bëra nga telefonat me parapagim, të cilat shpesh përdoren nga kriminelët. Për shkak se tani regjistrimet e thirrjeve ruhen tani dixhitalisht, hetuesit gjithashtu mund të përdorin të dhënat me një nivel të menjëhershëm që më parë nuk ishte e mundur. Pasi të jenë krijuar të gjitha dokumentet ligjore, është e thjeshtë që të kërkoni një bazë të dhënash.Tani më ëtshtë më e lehtë se kurrë për zbatimin e ligjit për të gjurmuar telefonatat e zakonshme. Falënderoni kompjuterizimin e sistemit të telefonit për këtë. Sigurisht, ka mënyra të tjera që kriminelët mund të komunikojnë dhe të shmangin vijën e hollë blu, siç është me VPN dhe aplikacionet e koduara të zërit. Këto raste nuk do të zgjidhen aq lehtë – madje as duke pritur disa minuta për të gjetur telefonatën.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-floket-me-prodhime-natyrale/
Qysh me i trajtu flokët me prodhime natyrale?
Njerëzit kanë eksperimentuar me shekuj të tërë për krijimin e trajtimeve mbi parandalimin e humbjes së flokëve.  Sigurisht që hulumtimet kanë përparuar që atëherë dhe mënyrat e trajtimit të flokëve tashmë janë të shumta. Disa nga këto trajtime zhvillohen me produkte natyrale, si trajtimi me lëngë qepe. Rezultatet e të cilës janë botuar në shumë revista prestigjioze, 20 nga 23 njerëz që e kanë aplikuar lëngun e qepës në lëkurën e kokës, dy herë në ditë, panë që fije të reja floku filluan të dilnin për gjashtë javë. Shkencëtarët ia atribuojnë këtë efekt vetive antiflamatore që ka qepa. Trajtimi i flokëve me speca të djegës, shkakton një sërë reaksionesh në trup, për shkak të “Capsaicin”-it, i cili është një përbërës aktiv në specat e djegës, i cili qon në rritjen e flokëve. Hulumtuesit nga Japonia u dhanë 48 njerëzve këtë përbërje, dhe pothuajse 65% e atyre që aplikuan këtë tretman, panë që brenda pesë muajve, flokët filluan të dilnin. Një trajtim i flokëve që rrit dendësinë e flokëve është ai me sherebel, ndërsa rozmarina dhe aloe vera ndihmon në zhvillimin e tyre. Kjo është edhe arsyeja që këta përbërës përdoren në produktet e kujdesit ndaj flokëve. Produktet tradicionale si vaji i ullirit e kamomili, ndihmojnë që flokët tuaja të mos e humbin shkëlqimin asnjëherë. Mjalta ndihmon në hidratimin intensiv dhe ushqimin e flokut. Vaji i ullirit i ushqen në tërësi dhe i bënë flokët më të butë. Kamomili ndihmon flokët me ngjyra të hapura të shkëlqejnë. Aloe Vera hidraton dhe mbron flokët. Ndërsa edhe rrushi i kuq njihet për vetit e tij ushqyese antioxidante.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-smoothie-me-dredheza/
Qysh me përgaditë smoothie me dredhëza?
Përbërësit: 200 ml lëng vishnje 1 banane 150 gram dredhëza. Akull. Përgatitja: Vendosen të gjithë përbërësit në blinder. Nëse dredhëzat janë të ngrira, atëherë nuk keni nevojë të shtoni akull. Përzihet masa derisa të bëhet masë e njëllojtë. Vendoset në gotë për shërbim. Zbukurohet me një dredhzë.
https://www.dua.com/sq/7-keshilla-per-nenat-e-zena-per-ti-veshur-femijet-e-tyre-me-stil/
7 këshilla për nënat e zëna për t\’i veshur fëmijët e tyre me stil!
Sot kemi zgjedhur t\’ju sjellim disa këshilla për nënat e zëna, të cilat duan të kujdesen në veçanti për stilin e fëmijëve të tyre. Sigurisht që stili duhet të përkojë me rehatinë, por edhe modën e fundit. Ja cilat janë këto këshilla për nënat: 1. Rehatia është çelësi Sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë rehat në rrobat e tyre. Edhe pse kjo gjë mund të jetë sfiduese, është diçka që mund të bëhet. Nëse fëmija juaj nuk shpërqendrohet nga rrobat e parehatshme, do të ketë më pak probleme të përqendrohet në shkollë. Kur provoni rrobat, sigurohuni që fëmija juaj të lëvizë, të përkulet dhe të vrapojë me to. Fëmijët janë përherë në lëvizje ndaj rehatia është kriteri nr.1 që duhet të kërkoni në një veshje. 2. Veshja bën njeriun Kur zgjidhni veshjet për fëmijët tuaj, sigurohuni që ato përputhen me personalitetin e tyre. Pavarësisht nëse janë sportivë dhe aktivë ose persona që rrin mi libra, rrobat që veshin pasqyrojnë se kush janë fëmijët tuaj mund t\’i ndihmojë ata të jenë më rehat me veten e tyre. 3. Provoni para se ta blini Ky kriter shkon krah për krah me rehatinë e veshjes së fëmijës suaj. Asgjë nuk është më irrituese sesa rrobat që nuk përshtaten ose thjesht duken të çuditshme për ta. Provoni gjithçka, edhe nëse është e njëjta markë. Edhe nëse veshja është e rehatshme, por është pak më e madhe, apo pak më e ngushtë kjo do i sjellë diskomfort fëmijës suaj. 4. Zgjidhni veshje që lahen e pastrohen lehtë Sado të lezetshme dhe të modës të jenë disa veshje, nuk është mirë të investoni në diçka që është e vështirë të mirëmbahet dhe pastrohet. Të veshësh një fëmije aktiv me rroba që janë vetëm për pastrim kimik nuk është mënyra më e mirë për t’i lënë fëmijët tuaj të jenë fëmijë. Mirëmbajtja e veshjeve që të jenë sa më të pastra, e bën fëmijën tuaj të ndihet edhe më komod me veten. 5. Ndiqni trendet më të fundit Nëse vërtet dëshironi të ecni me trendet më të fundit të modës së fëmijëve, interneti është një vend i besueshëm për të kërkuar. Faqet e internetit dhe revistat e modës janë të lehta për t’u marrë si referencë. Pinteresti është plot me faqe kushtuar nënave që duan të ndjekin trendet e modës për veten dhe fëmijët e tyre. 6. Zgjidhni stile klasike që zgjasin Shumica e trendeve vijnë dhe shkojnë, por disa veshje nuk dalin kurrë nga moda. Gjërat si xhinset janë një zgjedhje e sigurt; pa marrë parasysh cilës dekadë apo gjeneratë i përkasin. Pastaj janë edhe kursim, sepse mund t’i përdorni për fëmijen tuaj të dytë. 😀  7. Mos e teproni duke blerë shumë veshje Si prind, është e lehtë ta teproj kur përpiqesh të ecësh me trendet e fundit të modës. Mos harroni se fëmija juaj është një trup në rritje. Veshje që mund t’i bëjnë për një stinë, nuk i bëjnë në stinën tjetër. Ndaj, blini sa të jetë e nevojshme. Plus që nëse zgjidhni rroba që zgjasin shumë në kohë, mund t’ia jepni më vonë fëmijës suaj të dytë apo të tretë.
https://www.dua.com/sq/si-me-pergatit-sallate-me-avokado-dhe-djath/
Si me përgatit sallatë me avokado dhe djath dhe erëza?
Si me përgatit sallatë me avokado dhe djath? Nëse jeni adhurues i avokados, por nuk keni ide se në çfarë mënyre ta përgatisni, po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për sallatë. Ky është ushqimi ideal që ta merrni me vete për kafjall. Kjo sallatë, njëkohësisht është e shëndetshme, e shijshme dhe plot kalori të shëndetshme. Përbërësit për sallatë me avokado: 150 g krem-djathi për lyerje, 120 g djathë të grirë, 3 lugë supe jogurt, një lugë majonezë, një kavanoz speca të pjekur, 2 avokado, 40 g arra, kripë Përgatitja: Përzieni krem-djathin, djathin e grirë, jogurtin dhe majonezën. Pritni imët specat dhe avokadon dhe shtoni në të tretje qumështi. Në fund shtoni arrat e bluara dhe kripën sipas dëshirës. Kjo sallatë është shumë e shëndetshme dhe sugjerohet nga shumë dietologë. Avokadoja njihet për një përmbajtje të lartë vitaminash dhe është ushqimi kryesor për recetat e vegjetarianëve dhe veganëve.
https://www.dua.com/sq/llojet-e-ngjyrave-te-syve/
Qysh me dite se cilat janë llojet e ngjyrave te syve?
Llojet e ngjyrave te syve – Njerëzit kanë qenë prej kohësh të magjepsur me ngjyrën e syve; në fund të fundit, sytë vijnë në një gamë të gjerë nuancash. Saktësisht çfarë ngjyre janë sytë tuaj? Hazel-ish? Blu-gri-jeshile? Blu me njolla kafe? E gjelbër me njolla gri?  Shumica prej nesh lanë mësuar në biologjinë e shkollës së mesme që dy prindër me sy blu janë të garantuar të kenë fëmijë me sy blu, por nuk është aq e drejtpërdrejtë. Gjenetika e ngjyrës së syve është shumë e ndërlikuar. Pjesa me ngjyrë e syrit quhet iris. Irisi ka pigmentim që përcakton llojet e ngjyrave të syve. Iriset klasifikohen si një nga gjashtë ngjyrat: qelibar, blu, kafe, gri, jeshile, lajthi (hazle eye) ose të kuqe. Sytë blu Syte blu kanë një nivel të ulët të pigmentit të pranishëm në iris. Kohët e fundit, shkencëtarët njoftuan se të gjithë sytë blu janë të lidhur gjenetikish me të njëjtin paraardhës! Për shkak të grupeve të ndryshme racore që ndërlidhen, sytë blu, që janë përgjithësisht recesivë, po bëhen gjithnjë e më të rralla. Sytë kafe Syte kafe është ngjyra më e zakonshme e syve. Individët me sy kafe kanë më shumë melaninë të pranishme, dhe mbi gjysma e njerëzve në botë kanë sy ngjyrë kafe. Në mënyrë absolute, pothuajse të gjithë e kemi gjenin e ngjyrës kafe tek sytë tanë. Sido që ta kemi ngjyrën e syve. Sytë gri Sytë gri mund të quhen “blu” në pamje të parë, por ato kanë tendencë të kenë copëza prej ari dhe kafe. Sy te tille jane vertet te bukur dhe hasen shpesh. Dhe mund të duket se “ndryshojnë ngjyrën” nga gri në blu në jeshile në varësi të veshjeve, ndriçimit dhe gjendjes shpirtërore. Për shembull kur zmadhohet bebëza e syrit duket sikur ngjyra gri bëhet më pak e dukshme. Sytë të gjelber E gjelbra është ngjyra më pak e zakonshme e syve, por ajo gjendet më shpesh në Europën veriore dhe qendrore. Është një ngjyrë shumë e rrallë, por edhe ajo vet ka nuancat e veta. Kombinimi më i rrall që ekziston në botë është kombinimi flokë të kuqe dhe sy jeshil. Pasi të dyja ngjyrat nuk janë kurrë dominante, ndaj gjenetikisht është po aq e rrallë sa diamanti. Sytë hazle Hazle Eyes ose ndryshe sytë ngjyrë lajthie përbëhen kryesisht nga hije kafe dhe jeshile. Ashtu si sytë gri, sytë ngjyrë lajthie duket se “ndryshojnë ngjyrën” nga jeshile në kafe të lehta në ngjyrë ari. Zakonisht këta persona quhet se kane Heterochromi qëndroje ose parciale, ashtu si sytë gri, pasi përbëhen nga dy llojë ngjyrash. Sytë e kuq Po pse ekzistojnë sytë e kuq? Po, po e dëgjove mirë, sy të kuq. Megjithëse shpesh i quajmë ato rozë. Për shembuj tek lepujt ajo që shihni vërtet janë enët e gjakut që ndodhen pas irisit. Për shkak se ka kaq pak melaninë në sy, nuk ka asgjë për të fshehur enët e gjakut të syrit. Edhe pse thuhet se janë të rrallë, në fakt janë më të shpeshtë nga sa mendoni, sidomos tek ata që ne u themi se kanë sy të bardhë, ku u duken qartasi enët e gjakut.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-humbe-7-kilogram-per-7-dite/
Qysh me i humbë 7 kilogram për 7 ditë?
Nga gamën e dietave, më e suksesshmja dhe më e kërkuara për këtë vit është dieta e hartuar nga ‘General Motors’. Kjo dietë u zhvillua nga kompania gjatë viteve 1980 për të forcuar shëndetin e punonjësve të saj. Por në vitin 2017, dieta e ‘General Motors’ u bë një hit i vërtetë i kërkimit në Google, gjë që nuk është befasi, sepse premton një humbje prej 7 kilogramë në vetëm 7 ditë. Ndarja e produkteve ushqimore gjatë një jave. Ditën e parë të dietës duhet të hani vetëm fruta, por vetëm ato me bazë ujin. Kështu, bananet janë rrepëtëisht të ndaluara dhe më të rekomanduara janë shalqiri dhe pjepri. Ditën e dytë duhet të hani vetëm perime të ziera apo të pjekura. Frutat janë të ndaluara. Fillojeni ditën me patate të pjekura në mënyrë që të rifitoni karbohidrate. Ditën e tretë kombinoni frutat me perimet, por shmangni patatet dhe bananet. Në ditën e katërt lejohet të hani fruta, perime dhe qumësht ( jo më shumë se 2 banane në ditë.) Në ditën e pestë hani mish viçi, pule ose peshk me patate të pjekura. Gjatë kësaj dite rekomandohet të pini 10 deri në 12 gota ujë. Në ditën e gjashtë konsumoni mish viçi me perime. Niseni ditën e 7 me oriz integral dhe një gotë lëng frutash. Në pjesën tjetër të ditës mund të hani sa më shumë fruta dhe perime.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-zbutese-per-fytyre/
Qysh me përgaditë maskë zbutëse për fytyrë?
Ekziston një substancë mjaft interesante të cilen mund t’a përdorni në zbutjen dhe lëngëzimin e fytyrës së thatë. Kjo substancë është pikërisht glicerina e cila përdoret mjaft gjërë në industrinë e kozmetikës si një produkt natyral. Ajo përdoret në krijimin e sapunve, locioneve të ndryshem, dhe në kremra. Atë mund t’a blini në çdo farmaci. Kujdes glicerinën duhet t’a përdorni në sasi të vogla kur përgatisni recetat e ndryshme. Përbërësit: 1 të bardhë veze 1 lugë mjaltë 1 lugë glicerinë Ndani të bardhen nga e verdha e vezës, të verdhen ruani në frigorifer për diten e neserme që të përgatisni  maskë me të verdhën e vezës. Rraheni pak të bardhen e vezës në pjatë dhe hidhni mjaltin.  Në qoftëse mjalti kristalizohet ngroheni pak duke vendosur poshtë pjatës një tas me ujë të nxehtë. Përzieni një lugë glicerinë me një lugë ujë së bashku, hidheni këtë locion tek dy përbërësit e tjerë që gjënden në pjatë dhe përzieni sërish. Vendoseni masken në fytyrë dhe pastaj vazhdoni me proçesin e zakonshem të vendosjes dhe heqjes së maskës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-forcu-sistemin-imunitar-tek-foshnjet/
Qysh me forcu sistemin imunitar tek foshnjet?
Nënat duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj foshnjave të tyre gjatë muajve të parë të jetës, për shkak të imunitetit të dobët. Si ta forcojm sistemin imunitar te foshnjet Për të forcuar imunitetin e foshnjës, nënat mund të ndërmarrin disa veprime, të cilat do të jenë të dobishme që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm. Përveç qumështit të gjirit për të paktën një vit, nëna mund t’i japë fëmijës gjithashtu tul frutash ose perimesh të gatuara pa kripë. Një dietë e pasur me minerale e vitamina kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të foshnjës. Po ashtu, kosi përmban probiotikë që ndihmojnë në balancën e florës bakterale të zorrëve. Gjatë kësaj periudhe kohore, foshnja ka nevojë edhe për rreze dielli, për shkak të vitaminës D, e cila është e dobishme për eshtrat e tyre që të thithin kalcium.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-floket-qe-jane-ne-trend-kete-pranvere/
Qysh me i ditë flokët që janë në trend këtë pranverë?
Më kot mbahen flokët bjondë si më të pëlqyer për stinën e pranverës, pasi trendi i këtij sezoni lidhet me nuancat e kafes së artë, nuanca harmonike që ndriçojnë lëkurën Më kot mbahen flokët bjondë si më të pëlqyer për stinën e pranverës, pasi trendi i këtij sezoni lidhet me nuancat e kafes së artë, nuanca harmonike që ndriçojnë lëkurën Është viti i hijeve delikate dhe ngjyrave të ëmbla. Karameli, gruri, mjalti janë nuancat më të pëlqyera nga vajzat! Mjaftoni të gjeni të duhurën që ju përshtatet me tonalitetin e lëkurës dhe mos u trembni të përqafoni ndryshimin.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-eleminu-eren-e-lavatrices/
Qysh me eleminu erën e lavatriçes?
Kripërat e ujit, mbeturinat e ndryshme, kalkaret dhe mbetjet e ngurtësuara të detergjenteve janë disa prej shkaktarëve të erës së keqe që vjen nga makina larëse.  Si të heqim erën Për këtë arsye rekomandohet që të bëhet pastrimi i saj të paktën një herë në tre muaj. Për këtë nevojiten uthull molle, dy kokrra limon dhe 1 lugë gjelle gëlqere e shuar. Tretni gëlqeren në uthullën e mollës derisa të bëhet një lëng i kondensuar. I shtoni lëng limoni dhe vendosni mënjanë përmbajtjen. Vini lavatriçen në programin me 90 gradë dhe kur të jetë mbushur me ujë i shtoni tretësirën e mësipërme në vendin e ilaçit të rrobave. Pas larjes nëse dëshironi bëni një larje me ujë pa shtuar gjë për të eliminuar erën e uthullës.
https://www.dua.com/sq/kuzhina-shqiptare/
Kuzhina shqiptare – Disa receta që duhet t’i dini!
Kuzhina shqiptare është e pasur me ushqime dhe receta të ndryshme, që na bëjnë të na shkojë goja lëng kur mendojmë për to. Më poshtë ne ju sjellim disa nga recetat e saj më të shijshme tradicionale. Receta kuzhina shqiptare të cilat janë të veçanta dhe mund të përgatiten dhe mund të shijohen nga të gjithë! Përpeqi Perpeqi është gatim më i lehtë se flija edhe sepse është tejet i shijshëm. Përgatitet me djath të grirë, vezë, ajkë dhe margarinë. Zgjidhet një petë e vetme e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hudhet masa e përgatitur. Disa me shaka madje e quajnë edhe “pica shqiptare” dhe të themi të drejtën, ndoshta nuk është gabim! Përpeqi është më tepër se i shijshme, sa që nuk dimë si ta përshkruajmë me fjalë. Madje edhe nëse jeni nga ata persona që preferoni pite me mish, ne ju këshillojmë ta provoni ose ta gatuani përpeqin me djathë. Përbërësit për përpeq me djath 4 petë të gatshme apo që i keni përgatitur një ditë më parë dhe i keni ruajtur në frigorifer 5-6 petë të pjekura 150 gr gjalpë 2 vezë 300-500 gr djathë i bardhë Gjysmë gote uji ajkë qumështi 2 gota uji qumësht Kripë Përgatitja e përpeqit me djath Në një en të madh hidhni vezët dhe rrihini ato me ajkën e qumështit dhe pak kripë derisa të krijoni në masë të njëtrajtshme. Tutje ngadalë shtoni djathin e bardhë të cilin duhet ta thërrmoni para se ta shtoni. Tepsinë duhet ta lyejeni me gjalpë të shkrirë dhe shtroni katër petat e njoma, duke i spërkatur me gjalpë dhe qumësht. Mbi petë hidhni përzierjen me djathin dhe vezët në mes duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme. Kur të mbaroni edhe me mbushjen në fund e ka radhën qumështi të cilin duhet ta përzieni me gjalpin e shkrirë.Që të piqet përpeqi furrën ngroheni në 180-200 gradë Celsius, për të paktën 30 minuta. Kur sipërfaqja e tij të ketë marrë një ngjyrë të artë atëherë përpeqi është gati.Shoqërojeni me turrshi për ta shijuar në maksimum! Specat e mbushur Duke qenë një kombinim i mishit dhe specave, kjo recetë padyshim preferohet shumë nga shqiptarët. Sidomos gjatë stinës së verës, kur është edhe sezoni i specave. Është një nga gatimet më të vjetra e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Fantastike për t’u shijuar dhe  shumë të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi. Si përgatiten specat e mbushur? Mish të grirë, specat, orizi dhe erëzat janë disa nga elementet kryesore të kësaj recete. Një gjellë e ngjashme që përgatitet me thuajse të njëjtën mbushje janë edhe patëllxhanet e mbushura, ku orizi zvendësohet me copëzat e prera të patëllxhanit. Përbërësit për speca të mbushur 4 speca 300 gr mish të grirë 300 gr oriz 400 gr domate të konservuara 1 qepë koper e fresket e grire holle majdanoz i fresket i grire holle kripë piper i zi i sapobluar vaj ulliri Receta e specave të mbushur Së pari, heqim bishtat e specave dhe e pastrojmë brendësinë e tyre. Më pas, përgatisim mbushjen. Në një tigan kaverdisim qepën me vaj ulluri deri të zbutet. Pastaj shtojmë mishin e grirë, kopren, orizin, madanozin, salcën e dobateve, kripë, piperin, një gotë me ujë, dhe i gatuajmë. I lëmë në zjarrë për rreth 10 minuta. Kur të jetë gati, i mbushim specat një nga një. Pasi ti kemi mbushur, i radhisim një nga një në tepsi. I shtojmë 1-2 gota ujë dhe i pjekim në furrë për rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat të jenë zbutur. Receta është gati! Llokuma për mëngjes apo petulla Një mëngjes me llokuma është një mëngjes që nuk harrohet lehtë! Në disa rajone shqipfolëse, llokumat njihen edhe si petulla. Gjithsesi kjo është një recetë që duhet ta mësoni dhe ta pëgatisni në shtëpi sepse me të mund të lumturoni lehtësisht të gjithë dhe të shijoni fundjavën tuaj! Përbërësit për llokuma 1 kg miell 3 gota jogurt 3 vezë 3 lugë çaji sodë buke 3 lugë çaji krip Jogurti dhe vezët nuk duhet të jen të ftohta. Përgatitja e llokumave për mëngjes Në një enë hedhim tri vezë, 3 gota ujë dhe 3 gota jogurt dhe i përziejmë. Pastaj shtojmë gradualisht sodën e bukës dhe miellin. I përziejmë dhe i ngjeshim mirë. Brumin  e fituar nga këta përbërës e ngjeshim mirë dhe e lëmë ashtu të mbuluar së paku gjysmë orë.  Më pas e shtrijmë me tëhollues në një  petë të trashë afër 1 cm dhe e  presim në katrorë, apo çfardo forme që deshironi. Copëzat e prera i hedhim në vaj të nxehtë në tigan dhe i fërgojmë në zjarrë të ulët gjër sa të skuqen. Mëngjesi është gati! Llokumat e përgatitura ashtu të nxehtë i servojmë me djath, gjem ,mjaltë etj. Pite me spinaq Pitet janë të mirësearduhura gjithmonë! Pitja me spinaq është një nder pitet më të shpeshta që mund të gjinden te kuzhina shqiptare! Na lejoni të themi, edhe një nder pitet më të shijshme dhe të jemi të sinqertë, një ndër pitet më të kërkuara. Prandaj kjo është një nder recetat që të duhen! Si përgatitet pitja me spanaq? Ndiqni këtë recetë dhe udhëzimet e saj hap pas hapi, që të keni një pite të shijshme në tryzen tuaj! Përbërësit për pite me spinaq Për brumin: 1kg miell 500 ml ujë (Afërsisht dy gota) 200 gr gjalpë 1 lugë gjelle krip Mbushja  1kg spinaq 100gr djath 5 lugë gjelle kos 1 vezë 2-3 qepë të reja 1 lugë gjelle kripë Përgatitja e pites me spinaq Në një enë hidhni së pari gjysmën e miellit, dhe aty shtoni ujin me kryp. Gradualisht hidhni edhe pjesën tjetër të miellit. Formojeni brumin duke e përzier. Brumin e formuar ndajeni në 18 copë me madhëzi të vezës. Ato ngjeshni një nga një, duke i formuar si kuleç, mbuloni me një pecetë dhe lini të pushojnë për 20 minuta. Pas 20 minutash, hidhni nga pak miell në tavolinën e gatimit dhe me hollues hapni kuleçët. I lyejmë më gjalpën yndyrë dhe i rreshtojmë një nga një, 9 petë në njërën anë, dhe 9 në anëj tjetër. Një petë të formuar nga 9 kuleqët e shtrijmë në tepsinë që e kemi lyer me yndyrë. Aty pastaj hedhim spinaqin e përgatitur, dhe pas spinaqit hedhim petën tjetër, të formuar nga 9 petët e tjera. Me gishta i bëjmë rrethin pitës. E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 250 gradë celcius për 40-50 minuta. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/si-ta-mbani-lekuren-tuaj-te-shendetshme-edhe-pse-te-mbyllur-ne-shtepi/
Qysh me pas lëkurë të shëndetshme- në shtëpi?
Doni lëkurë të shëndetshme? Ndoshta po pyesni veten: “Unë po rri në shtëpi, nuk jam në kontakt me diellin apo ndotës të tjerë, madje nuk po vë as make up! Atëherë, pse nuk duket mirë lëkura ime?!\” Për t\’ju ndihmuar të rinovoni fytyrën po sjellim disa këshilla nga ekspertëve lokalë për lëkurën tuaj. Hidratoni fytyrën!!!! Ekspertët pajtohen se mënyra më e mirë për të ndihmuar lëkurën tuaj tani është hidratimi. , Veçanërisht kur i lani duart gjatë gjithë kohës. Për të rifreskuar lëkurën tuaj, mund të vazhdoni të përdorni hidratuesin tuaj, ose të përdorni disa elementë shtëpiakë si ulliri ose vaji i arrës së kokosit. Mjalti është i mirë gjithashtu pasi përmban elementë natyral hidratues që shfaqin veti antimikrobike. Mos harroni të lani fytyrën tuaj Edhe pse mund të mos jeni të ekspozuar ndaj elementeve të jashtëm si më parë, ekspertët pajtohen që vazhdon të jetë e rëndësishme të lani fytyrën tuaj çdo ditë. Për më tepër, duhet t’i bëni skrub lëkurës deri në tre herë në javë për t’u \”siguruar që nuk po lejoni ndërtimin e yndyrës, baktereve dhe lëkurës së vdekur.” Përdorni përbërësit që keni në shtëpi për trajtime DIY Këto mund të jenë një burim i madh për të ushqyer lëkurën tuaj. Vetëm kini kujdes që disa përbërës mund të mos jenë të përshtatshëm për llojin specifik të lëkurës suaj. Shtypni gjashtë deri në tetë aspirina dhe hidhini lëng limoni. Llokoçisni në të dy lugë mjaltë që të trashet substanca e krijuar. Aplikoni përzierjen në fundet e këmbëve tuaja, duke i kushtuar vëmendje shtesë zonave të prirura ndaj plasjeve. Mbulojini me një leckë të ngrohtë për 10-15 minuta, pastaj shpëlani këmbët. Maskë DIY për lëkurë të shëndetshme Për një maskë kundër plakjes së fytyrës DIY, kombinoni kosin dhe mjaltin për të zbutur butësisht lëkurën e vjetër dhe e lë lëkurën tuaj të të butë dhe të hidratuar. Për ta krijuar, përzieni dy lugë kos me një lugë gjelle mjaltë në një tas të vogël. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni maskën të thahet për 10-15 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët. Për të zgjuar lëkurën tuaj në mëngjes, rekomandohet një pastrim i thjeshtë me sheqer, kafes dhe vaj. Kombinoni një filxhan kafeje të pjekura tashmë, ¼ deri ½ filxhan sheqer kaf, dhe një lugë të vogël me vaj ulliri ose vaj kokosi. Aplikoni butësisht këtë përzierje në të gjithë trupin, përveç fytyrës tuaj – një produkt ky i trashë është shumë gërryes për lëkurën në fytyrën tuaj – dhe shpëlahuni e bëni një dush. Ndryshoni mënyrën se si bëni dush Edhe pse i adhurojmë dushet e gjata e të nxehta, ato në fakt heqin nga shtresa e hollë natyrale e vajit të lëkurës sonë. Ekspertër thonë se duhet të bëni dushe më të shkurtër dhe të arrini një pastrues të butë me bazë locioni për hidratim të thellë ose vaj menjëherë pas kësaj. Plus, ju duhet të \”kërkoni elementët kryesorë si kalendulën, gjalpë shea, vajin e farës së lulediellit dhe levoren\” kur blini produkte dushi.
https://www.dua.com/sq/filmi-kosovar-zgjoi/
Filmi Kosovar Zgjoi
Filmi Kosovar Zgjoi – Filmi nga Kosova fiton tre çmime në Sundance Film Festival. Ndërsa filmografia dhe arti i kinematografisë nuk ndalet në krijimtarinë e vet, në Kosovë vazhdojnë të vijnë cmime të njëpasnjëshme. Kjo ngre lartë krijimtarinë dhe artin shqiptar, sidomos kur vlerësohemi nga çmime prestigjoze. Një nga këto filma është edhe filmi i titulluar ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli. I cili ka rrëmbyer tre çmime të rëndësishme. Filmi nga Kosova bën bujë ‘Zgjoi’ ose siç titullohet ndryshe në anglisht ‘Hive’ është filmi debutues me metrazh të gjatë nga kineastja Blerta Basholli. Ky film ka thyer rekorde në Festivalin e Filmit Sundance, duke fituar tre nga pesë çmimet në dispozicion në kategorinë Dramatike të Kinemasë Botërore në festivalin kryesor të pavarur të filmit në SHBA. Filmi ka rrëmbyer Çmimin e Regjisë, Çmimin e Publikut dhe Çmimin e Madh të Jurisë në kategorinë e Kinemasë Botërore në edicionin e vitit 2021 të Festivalit të Filmit Sundance. Ndërsa ‘Hive’ u vlerësua me Çmimin e Publikut dhe Çmimin e Jurisë së Madhe, Basholli mori Çmimin e Regjisë. Arritje përtej artit kinematografik Kjo është një arritje e madhe për kinematografinë shqiptare, por mbi të gjitha për femrat në këtë fushë. Duke marrë në konsideratë se drejtohet nga një kineaste femër. Në një botë ku kinematografia ashtu si shumë fusha të tjera është e mbizotëruar nga meshkuj. Fitorja e një kineasteje femre shtron rrugën edhe për shumë vajza të tjera të talentuara. Përmes një mesazhi me video, Basholli tha se dhënia e çmimeve nga festivali i saj i preferuar ishte “një ndjenjë e papërshkrueshme” për të. Përmbajtja e filmit ‘Hive’ Hive’ bazohet në jetën e Fahrije Hotit, një grua shqiptare e Kosovës. Burri i së cilës u zhduk pas masakrës nga forcat serbe në fshatin Krushe e Madhe më 25 mars 1999. Basholli deklaroi në fjalimin e saj të pranimit se dëshironte të ndante çmimet me ekipin e filmit, por veçanërisht me Hotin, “të cilën unë e kam mbajtur në zemrën time që nga momenti i parë që e takova dhe e konsideroj një shembull për të gjithë ne.” ‘Hive’ është vendosur në 200506, kur Hoti po përpiqej të bindte fqinjët e saj pothuajse të gjithë të ve nga lufta se ata mund të fitonin para duke shitur turshi shtëpiake dhe ajvar tradicional. Përpjekjet e Hotit u pritën me një reagim të ashpër nga shoqëria patriarkale e cila e rrethonte asokohe. Sidoqoftë, kompania që ajo krijoi, Kooperative Krusha, tani punëson rreth 60 gra nga fshati dhe shet 43 produkte në Kosovë dhe një mori vendesh të tjera Europiane duke përfshirë Zvicrën dhe Gjermaninë. Basholli mendon se është e rëndësishme që historia e Hotit të dëgjohet. “është një histori e jetës reale për shumë gra, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën. Edhe unë në karrierën time identifikohem me të,” tha ajo. E ndërsa shembujt e femrave të suksesshme shqiptare shtohen, na mbetet vecse të urojmë që të dëgjojmë e lexojmë më tepër për ngjarje të tilla frymëzuese.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-disa-keshilla-per-te-udhetuar-ne-menyre-te-zgjuar/
Qysh me i dite disa keshilla per te udhetuar ne menyre te zgjuar?
10 këshilla për të udhëtuar në mënyrë të zgjuar. Shumica e njerëzve nuk kanë lindur të talentuar për të udhëtuar në mënyrën e duhur. Në fakt të dish si të udhëtosh është diçka që vjen vetëm me përvojën në rrugë.  Pa e zgjatur shumë po ju listoj disa hile dhe këshilla se si të udhëtoni në mënyrë sa më të zgjuar edhe nëse jeni fillestar. Gjithmonë paketoni një peshqir. Blini një çantë shpine / valixhe të vogël. Paketoni lehtë, por merrni çorape shtesë. Rezervoni fluturimet 2-3 muaj përpara, për të marrë çmimin më të mirë. Merrni me vete një kartë bankare shtesë dhe kartë krediti. Sigurohuni që të përdorni karta bankare pa tarifa. Udhëtoni vetëm, të paktën një herë në jetë. Mos kini frikë të përdorni një hartë. Mos e ki problem të humbasësh qëllimisht. Gjithmonë vizitoni zyrën lokale të turizmit. Këto janë vetëm 10 këshillat e para, sigurisht do mund të ndalesha tek secial prej tyre. 10 këshilla të tjera shumë shumë të vlefshme.  Kur dilni, merrni vetëm atë që ju nevojitet. Mbani gjithmonë një kyç, do t’ju duhet shpesh të kyçni gjëra. Bëni kopje shtesë të pasaportës dhe dokumenteve tuaja të rëndësishme. Pyesni personelin e hotelit për informacion – edhe kur nuk jeni duke qëndruar atje. Mësoni frazat bazë në gjuhën amtare të destinacionit tuaj. Mos fluturoni drejtpërdrejt, por zgjidhni ndonjëherë tranzitin. Gjithmonë qëndroni pas udhëtarëve të biznesit kur jeni në linjat e sigurisë. Kur të regjistroheni në hotel, mos kini frikë të kërkoni një azhurnim. Bibliotekat, Starbucks dhe shumica e kafeneve kanë Wi-Fi falas. Mbani me vete pajisje bazë të ndihmës së parë. Në artikullin e radhës do t’ju sjellim edhe shumë hile apo këshilla të tjera të vlefshme. Të gjitha këto do t’ju përgatisin në njëfarë mënyrë për një udhëtim me sa më pak probleme. Kështu që, për ta mbyllur, ju urojmë udhëtim të mbarë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-pije-per-te-humbur-2-kg/
Qysh me përgaditë pije për të humbur 2 kg?
Shumë femra ëndërrojnë rreth asaj që për një ditë të humbin në peshë. Me këtë pije, do të humbni deri dy kilogramë nga pesha trupore Përbërësit: 1. 1,5 litër qumësht me 1,5 për qind yndyrë të qumështit 2. Çaj të gjelbër, 3-4 lugë 3. Një lugë kanellë Merrni 1,5 litër qumësht, e hidhni në enë dhe e lini të vlojë. Qumështit ia shtoni 3-4 lugë çaj të gjelbër. E lini të ftohet. Shtoni kanellë dhe e pini gjatë ditës, në vend të ushqimit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-speca-turrshi-me-sallate/
Qysh me përgatitë speca turrshi me sallatë?
 Koha për speca turrshi ka ardhur. Me siguri që edhe në shtëpinë tuaj keni filluar të mendoni për llojet e specave që do të përgatisni. Ne po ju propozojmë një recetë të specave me sallatë të përzier. Kjo është një nga recetat për speca turrshi që pëlqehet nga të gjithë ata që kanë rastin ta provojnë. Madje fatmirësisht edhe realizimi i saj nuk është i vështirë. Përbërësit: 5 kg speca të verdhë 5 l ujë 500 ml uthull 2 fingjanë krypë 1 fingjan sheqer 1 lakër Perime sipas dëshirës Përgatitja: Së pari vlohet uji, e pastaj lihet të ftohët. Në ndërkohë specat i pastrojmë një nga një. Pastaj i heqim bishtat e tyre. Në anën tjetër, lakrën së bashku me perimet e tjera të përgjedhura i grijmë dhe i përzijmë. Këtë e bëjmë deri sa të krijohet një masë homogjene. Pastaj shtojmë sheqerin, kripen dhe uthullën. Me masën e krijuar i mbushim specat një nga një dhe i vendosim në kavanoz. Pastaj ju hedhim ujin gradualisht dhe i mbushim ato. Në fund i mbyllim mirë. Specat turrshi me lakër duhet të qëndrojnë të mbyllur të paktën dy javë para përdorimit. Atëhere janë të gatshëm për servim. Mirëpo ka shumë rëndësi që  specat të ruhen në temperaturë të ftohët. Preferohet nëse keni mundësi t\’i mbani në frigorifer. Ose në ndonjë podrum ku temperaturat janë shumë të ulta.
https://www.dua.com/sq/qysh-organizohet-pastrimi-i-shtepise/
Qysh organizohet pastrimi i shtepise?
Të gjithë e dimë se pastrimi i shtepise nuk është gjëja më e lehtë në botë. Mirëpo pastrimi i shtepise në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë është e rëndësishme të kemi një plan veprimi. Prandaj mos e nënvlerësoni pastrimin e shtëpisë. Mos punoni pa një plan veprimi dhe pa mjetet që  ju duhen. Më poshtë ne po ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë. Nga lartë poshtë Nëse keni një shtëpi dykatëshe atëherë filloni pastrimin gjithmonë nga kati më i epërm e poshtë. Po flasim për raste kur planifikoni të pastroni shtëpinë me rrënjë. Kësisoj ju do të shmangni tollovinë që mund të bartet nga një kat në tjetrin dhe do të jeni më të organizuar. Dhomë për dhomë Pastrimi i shtepise behet dhomë për dhomë. Mos e lëshoni njërën dhomë pa përfunduar organizmin e saj tërësisht. Kështu pastrimi do të ju shkojë më mbarë. Sapo ta përfundoni një dhomë ju thjeshtë mund ta mbyllni dhe të filloni me tjetrën. Pra nuk do të mbesni duke u endur nëpër dhoma. Me produktet e duhura Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë gjatë mirëmbajtjes së shtëpisë është prodimi i produkteve të gabuara. Ne marrim shumë rekomandime nga familjarët e miqtë por shpesh nuk jemi të kujdesshëm të përdorim produkte që u përshtaten materialit të orendive tona shtëpiake. Prandaj kujdesuni që t’i përdorni produktet e duhura për pastrim në mënyrë që paisjet e juaja shtëpiake të qëndrojnë më gjatë. Me orar pastrimi Patjeter se ju duhet një plan pastrimi i shtepise. Vetëm kësisoj ju nuk do të përfundoni duke pastruar çdo ditë e pa orar. Ju duhet të vendosni sa herë në javë mërnri pluhurat apo fshini me fshesë. Sa herë në muaj pastroni dritaret apo sa shpesh ndërroni çarshafët. Organizimi garanton mbarvatjtje prandaj filloni të bëni planin tuaj. Me ndihmë nga të tjerët dhe angazhim Nëse nuk jetoni vetëm ne ju këshillojmë të mos e merrni pastrimin e shtëpisë si përgjegjësi vetëm tuajen. Kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, fëmijët, motrat apo vëllëzërit. Ndani punët dhe përgjegjësitë. Në një ambient të përbashkët banimi të gjithë duhet të bëjnë diçka në mënyrë që pasërtia të jëtë në nivel.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-qetesu-dhimbjen-e-stomakut/
Qysh me qetesu dhimbjen e stomakut?
Qysh me qetesu dhimbjen e stomakut? Dhimbja e stomakut krahasohet shpesh me një zjarr që djeg edhe nga brenda. Rritja e aciditetit dhe ulja e mbrojtjes së murit të stomakut që shkaktojnë gastritin, mund të krahasohen lehtë me shpërthimin e një zjarri, i cili nuk gjen vrima të tjera për të vepruar. Më poshtë po rendisim disa këshilla si të lehtësoni problemin. Vakte të vogla për të reduktuar aciditetin. Ushqimet kuruese Ata që vuajnë nga aciditeti dhe djegia duhet të konsumojnë vakte të vogla, duke preferuar më tepër ushqimet e forta. Pra mund të konsumoni një vakt duke e shoqëruar me bukë shumë të thekur apo me pak djathë të freskët, fruta të pjekura mirë, sidomos banane. Perimet më të përdorshme duhet të jenë patatja dhe karota. Mund t’i konsumoni sipas dëshirës, të ziera ose të gjalla, me vaj ulliri dhe piper. Lejohet rigoni dhe borziloku. Ndalohen ushqimet acide dhe yndyrat shtazore Ndër perimet më “problematike” është qepa, që nuk duhet konsumuar në asnjë mënyrë e gjallë; po ashtu stomakun e ngacmojnë edhe goca e detit, molusku, tartufi, kërpudhat, hudhra, lakra. Duhen shmangur sa më shumë sallamet, sidomos ato të tymosura, mishrat e zier dhe supat me lëng mishi (përjashtohen vetëm ato me lëng perimesh); të skuqurat nuk duhet të përdoren fare, po ashtu edhe raguja, piperi dhe erëzat në përgjithësi. Ekstrakti i fikusit dhe jamballit parandalojnë “shpimet” Për sa u përket derivateve qetësuese të stomakut, më i këshilluari është fikusi, i dobishëm në të gjitha çrregullimet, përfshi këtu gastritin, ulcerën gastrike. Ekstrakti i fikusit kryen veprim riekuilibrues në “terren”, ose në vendin që është i predispozuar të sëmuret. Preparati mund të përdoret tri herë në ditë deri sa të përmirësohen simptomat. Kamomili, që njihet për aktivitetin antispazmolitik dhe analgjezik, është i përdorshëm në rast djegieje dhe gastriti, si në formë infuzioni ashtu edhe ekstrakti të lëngshëm (20 pika 2-3 herë në ditë). Akoma më specifike për shqetësimet e stomakut mund të konsiderohet jamballi, rrënjët e së cilës përdoren për vetitë antinflamatore, antispazmolitike dhe shëruese për mukozën e stomakut. Mjafton të thithni rrënjët e njoma në momentin që filloni të ndieni dhimbjen klasike ose djegie dhe do të shikoni që dhimbja do t’ju kalojë si me dorë. Vaji që ndihmon në tretjen e ushqimit Me portokall të ëmbël i thoni lamtumirë gastritit Antispazmatik dhe qetësues i sistemit neurovegjetativ, vaji esencial i portokallit të ëmbël ka një shumëllojshmëri indikacionesh: rregullon rrahjet e zemrës, në rastin e takikardive nervore, favorizon gjumin te personat e shqetësuar. Aroma e saj ka veti qetësuese.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-cilesite-qe-ju-bejne-terheqes/
Qysh me i ditë cilësitë që ju bëjnë tërheqës?
Disa nga ne mund të besojnë që vetëm njerëzit e bukur janë tërheqës. Por, në të vërtetë, neve na duken njerëzit tërheqës duke u bazuar edhe në faktorë të tjerë përveç pamjes së jashtme. Në fakt, sharmi dhe tërheqja ndaj një personi nuk janë gjithmonë të përcaktuar nga pamja e tyre fizike. Gjëja kryesore është magjia e tërheqjes. Më poshtë gjeni listën e 10 cilësive “magjike”: Ndjeshmëria Shumë njerëz besojnë se nëse keni një pamje që pranohet në shoqërinë moderne si “e bukur” është e vetmja mënyrë. Në fakt është një mendim i gabuar. Kjo cilësi absolutisht nuk varet nga pamja e jashtme. Kjo varet nga vetëkontrolli, karizma dhe vetëbesimi. Të pasurit qëllime Personi që lufton për atë që do, dhe përmes veprimeve të tij apo saj, dëshmon se gjithçka është e mundur në këtë botë, nuk mund të mos jetë tërheqëse. Sensi i mirë i humorit Është njëra ndër tiparet që vërehet më së shumti. Sensi i mirë i humorit është një cilësi e një personi interesant dhe është çelësi i suksesit në çdo bisedë. Është sikur shigjeta e “perëndisë së dashurisë” që do të të godasë gjithsesi. Eleganca S’ka rëndësi se sa e përkryer dukesh, mungesa e mirësisë në lëvizjet tua do ta shkatërrojë pamjen tuaj. Nëse mund të lëvizësh butësisht derisa jeni duke vallëzuar, ose kur ecni në një mënyrë më tëreqëse apo nëse keni një gjuhë trupi mahnitëse, përfundimisht do të ju bëj të dukeni tepër tërheqëse. Vetëbesimi Një zë i heshtur, supe të rrumbullakosura, dhe mungesa e mendimit të tij apo saj janë shenjat e një personi krejtësisht jo tërheqës. Vendosmëria Të kesh dyshime nuk është një tipar tërheqës, dhe kjo nuk do t’ju çojë në një marrëdhënie të shëndetshme. Një person duhet të jetë i vendosur për çdo gjë, duke filluar me vendimet se cilën akullore të blejmë dhe duke përfunduar me zgjedhjen e vendit në të cilin doni të jetoni. Intelekti Intelekti nuk është të bëheni ekspert në një çështje në universitet. Është aftësia për të treguar gjykim të drejtë. Një person i cili mund të kuptojë të gjithë, pa dyshim, tërheqje dhe magjepsje. Detajet Edhe detajet më të padukshme dhe më qesharake në pamjen tuaj mund të jenë aq tërheqëse sa që imazhi juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e personit të duhur. Kushtoni vëmendje detajeve. Aftësia për të qenë një person interesant për ti folur Nuk është vetëm të kesh një mendim të gjerë dhe të kesh mendimet e tua. Është gjithashtu në lidhje me aftësinë për të dëgjuar. Duhet të jetë një bisedë e barabartë, jo një ku dikush flet vetëm për vetën. Origjinaliteti Të qenit unike ka vlerën e arit në botën moderne të kopjeve. Në të vërtetë, të gjithë janë të veçantë. Disa thjesht nuk kanë dalë nga guaska e tyre ende, dhe të tjerët mendojnë se të gjitha gjërat e veçanta rreth tyre janë “ të pa përsosura”. Por, në fakt , të gjitha këto gjëra të vogla, të cilat ju mund të mos i pëlqeni në lidhje me veten, të bëjnë ajo që jeni. Kështu që qëndro e veçantë, qëndro unike!  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-kek-me-vishnje/
Qysh me përgaditë kek me vishnje?
Përbërësit: 200 gram sheqer 2 veze 200 ml jogurt 150 gram miell 100 ml vaj 1 pecivë 250 gram vishnje. Të gjithë përbërësit, përveq vishnjeve tunden mirë. Brumi derdhet në enë të lyer me yndyrë për 15 minuta në furrë me temperaturë 150 gradë. Largohet tepsia nga furra, hidhen vishnjet e kaluara në miell dhe më pas rritet temperatura në 180 gradë derisa të pjeket ëmbëlsira.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-mish-i-pules-me-spinaq-i-bere-ne-role/
Qysh me përgatit mish pule me spinaq të bërë në role?
Qysh me përgatit mish pule me spinaq të bërë në role? Recetë mjaft e shijshme për një drekë të këndshme me familjen dhe me miqtë tuaj. Për ta përgatitur këtë vakt të shijshëm, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Përbërësit: 1.400 gr fileta pule; 80 gr spinaq; 80 gr djathë; 1 lugë e vogël kripë; 1 lugë e vogël erëza bimore; 1 lugë e vogël piper të bluar. Përgatitja: Mish pule me spinaq mund të përgatis kushdo, kjo nuk diskutohet. Mirëpo, mish pule të bërë role dhe të mbushur me spinaq, kjo po është revolucion. Ja si ta përgatisni: Mishin e pulës lajeni dhe me thikë bëni xhepa për mbushje. Pastaj përzieni kripën, erëzat bimore dhe piperin, lyeni mishin dhe lëreni disa orë në frigorifer që të marinohet. Bëjeni këtë në darkë dhe në mengjes mund ta përgatisni për drekë. Zieni spinaqin në avull dhe priteni, djathin thërrmojeni dhe përziejeni me spinaq. Xhepat mbushni me përzierjen e përgatitur dhe bëjini role. Mishin vendoseni në tepsi të lyer, e cila është rezistente ndaj zjarrit. Mbulojeni me kapak dhe piqeni rreth 30 minuta në 180 gradë. Shërbejeni me sallatë të freskët, ndërkaq mund t’i shtoni edhe patate. Sido që ta kombinoni do t\’ju shijoj jashtëzakonisht shumë. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-kostumet-e-larjes/
Qysh me i pastru kostumet e larjes?
Klori, uji i kripur, krema për mbrojtje nda diellit dhe vajërat nga lëkura juaj absorbohen nga kostumet e larjes. Larja e tyre në lavatriqe mund të shkaktojë zgjerimin apo ngushtimin e tyre. Pastrimi i kostumit te larjes Mbushni një kovë me ujë të ftohtë, dhe shtoni 2 lugë deterxhent të enëve. Futni kostumin e larjes në ujin e përzier dhe masazhoni lehtësisht kostumin. Shpërlani kostumin në ujë të ftohtë e të pastër. Largoni me duar sa më shumë ujë që të mundeni nga kostumi, dhe mbështillni ato në një peshqir të thatë.
https://www.dua.com/sq/musine-kokalari/
Musine Kokalari
Musine Kokalari. Tre vjet më parë u zbulua një foto historike. Shohim një grua të guximshme gjatë një gjyqi në një dhomë plot me burra. Që prej asaj dite, ajo e kalon tërë jetën e burgosur. Pse? Çfarë ndodhi? Kontribuesja jonë e historisë na tregon se çfarë ndodhi me te të vërtetë! Kristiana, Musine Kokalari kërkoi drejtësi pasi iu vranë dy vëllezërit e saj. Para së gjithash, kush ishte kjo zonjë? “Musine (1917) ishte tre vjeç kur familja e saj u kthye nga Turqia për të jetuar në Shqipëri. Vëllai i saj i madh kishte një librari në Tiranë, gjë e cila i dha asaj mundësinësi adoleshente të lexonte shumë. Kur është 20 vjeç, Musineja shkoi në Romë për të studiuar Letërsi. Ëndrra e saj ishtë të bëhet shkrimtare. Në fillim të WW2, ajo botoi ‘Siç me thotë nënua plakë’ për gratë e Gjirokastrës. Më vonë ajo filloi një parti politike dhe një gazetë të vetën.” Në rregull. Gjithçka tingëllon fantastike. Atëherë, kur filluan problemet? “Në atë kohë, komunistët morën pushtetin. Ata ishin një grup intelektualësh që vinin nga Franca dhe nga vendet e tjera të Europës Perëndimore. Fillimisht idetë e tyre ishin të mira. Problemet filluan me Enver Hoxhën. Mund ta shikoni pra se çfarë ndodh me një vend me qëllime të mira, por me një udhëheqës që kishte etje për pushtet dhe që ishtë paranojak. Komunistët ekzekutuan disa intelektualë që nuk kishin ide komunistë. Midis tyre ishin edhe dy vëllezërit e mëdhenj të Kokalarit. Saktësisht në vitin 1944. ‘Gjyqi ishte komplet lëmsh’ Në fillim të vitit 1946, Musineja dëshironte zgjedhje të ndershme dhe për këtë i kërkoi ndihmë Perëndimit. Nisur nga kjo Enver Hoxha e arreston atë, dhe gjyqi ishte komplet lëmsh. Tani, vetëm 29 vjeçe, asaj iu dha vetëm një minutë për të folur, në një dhomë plot me burra. Siç mund ta shihni në foto. Ajo u shpreh se edhe pse mendon ndryshe, e do vendin e saj. ‘Ju po më ndëshkoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje sepse nuk kam bërë asnjë krim!’” Që pas asaj dite, ajo nuk përjetoi kurrë më lirinë. Pjesën e mbetur të jetës së saj ajo ose e kaloi në burg ose duke bërë punë të detyruar. Sa e trishtë historia e një gruaje kaq të guximshme dhe të talentuar që dukej se ishte krejtësisht e drejtë! “Ajo ishte gruaja e parë disidente shqiptare. Ajo shkroi letërsi për feminizmin, politikën dhe të drejtat e njeriut. Dhe pastaj ajo e kaloi tërë jetën e saj e burgosur. Ajo u la në harrësë në mënyrën më të keqe të mundshme. Në moshën 66 vjeçare, Musine Kokalari vdiq nga kanceri.” Çfarë mund të mësojmë nga Musine Kokalari, Kristiana? “Tek kjo figurë historike, unë shoh një lloj vuajtjeje, të cilën të gjithë ne si popull e duruam. Musine kishte të drejtë gjatë gjithë asaj kohë. Kjo pjesë e karakterit të Musines pasqurohet edhe në historinë tonë si shqiptarë. Kemi luftuar shpesh dhe po aq shpesh kemi humbur. Por është pikërisht kjo fryma që na nxit të ecim përpara e të mos dorëzohemi. E shohim po ashtu edhe në Kosovë. Kjo dëshirë për të ecur përpara u shfaq edhe më tepër pas tërmetit në Shqipëri. Edhe nëse rruga që kemi përballë është e vështirë, ne nuk dorëzohemi por vetëm ecim përpara ” Arba, mbesa e Musines në Suedi, shërben si Anëtarja e parë Shqiptare në Parlamentin Europian. A doni të lexoni më shumë për figura historike?
https://www.dua.com/sq/filmat-me-te-mire/
Filmat me te mire për tu parë
Filmat me te mire për tu parë në prag të vitit të ri. Duke filluar nga komeditë, romancat apo edhe dramat me efekt tipik për ditën e fundit të vitit. Ja cilët janë Filmat me te mire që kemi sjellë për ju. Bridget Jones’s Diary (2001) Ky film fillon me vendosmërinë e Bridget Jones për të nisur vitin duke mbajtur shënim të të gjitha synimeve të Vitit të Ri me një ditar. Filmi përfundon me momentin më të ëmbël që ajo ndan me Mr Right, Mark, në prag të Vitit të Ri. Me ekuilibrin perfekt të komedisë së përzemërt dhe rrëfimit të trishtë, Ditari i Bridget Jones meriton vendin tek Filmat me te mire për tu parë në fundvit.  New Year’s Eve (2011) Kjo mund të mos jetë një nga veprat më të mira të Garry Marshall kur krahasohet me klasikët e kultit siç janë seria The Pretty ëoman apo The Princess Diaries, por do t’ju argëtojë gjatë gjithë natës. I ndërtuar rreth temës së Natës së Vitit të Ri (natyrisht), filmi përmban historitë e ndërthurura të dashurisë së çifteve dhe beqarëve të ndryshëm, të luajtur nga yje të tillë si Zac Efron, Lea Michele, Robert De Niro dhe Jon Bon Jovi për të përmendur disa. About Time (2013) Dashuri, temë tipike festive, Rom-com, çfarë duhet t’ju themi më shumë? Natën tjetër pas një feste zhgënjyese të Vitit të Ri, Tim mëson për aftësinë e tij të trashëguar për të shkuar pas në kohë nga babai i tij. Ai përdor fuqinë e tij për tu kthyer në parti dhe përpiqet të mos jetë shoqërisht i vështirë këtë herë. Ai pastaj takon përsëri vajzën e ëndrrave të tij dhe ndan një puthje të paharrueshme të Vitit të Ri me të. Përveçse është një ner Filmat me te mire për pushime, kjo përrallë romantike është fantastike për ditën e fundit të vitit. The Great Gatsby (2013) Përshtatja e klasikut të F. Scott Fitzgerald mund të mos ketë lidhje me pragun e Vitit të Ri, por është një film i bukur vizualisht dhe emocionalisht për tu parë. Do të shihni veshje të mrekullueshme, shtëpi luksoze dhe sfonde joshëse festash. Të gjithë elementët që përcaktonin dekadencën luksoze të Epokës së Jazz-it në Amerikë. Ky film flet për ëndrrën e Jay Gatsby (i cili është luajtur nga Leonardo DiCaprio) për t’u bërë një anëtar i shoqërisë së klasës së lartë. Si dhe për historinë e tij të pamundur të dashurisë, Daisy, një vajzë e re dhe e bukur nga një familje prestigjioze. Rent (2005) Kemi nevojë për një dramë muzikore në listën tonë të filmave për pushime, dhe çfarë zgjedhjeje është më e mirë se Rent. Me protagonistët e kastit origjinal të Broadway, vendosur në East Village në New York City, flet për një grup bohemësh që luftojnë për dashurinë dhe jetën nën hijen e AIDS-it. E gjitha kjo në prag të Krishtlindjes dhe ditës së Vitit të Ri. Ndërsa i qëndroni besnikë komplotit të muzikalit origjinal, ky film tërheqës përmban gjithashtu një larmi të madhe të kolonave zanore për të kënaqur çdo lloj adhuruesi të muzikës. When Harry Met Sally… (1989) Padyshim komedia më e mirë romantike e bërë ndonjëherë në histori. Ky film sigurisht që ia vlen të shikohet për të gjithë romantikët e pashpresë atje jashtë. Tregon historinë e dy miqve më të mirë, Harry dhe Sally, të cilët e njohin njëri-tjetrin për vite me radhë dhe gradualisht e kuptojnë dashurinë e tyre. Drama është e famshme për skenarin e saj të mprehtë, komploti i këndshëm – dhe natyrisht – portreti tipik i Vitit të Ri. Por, është kimia midis dy aktorëve që e bën filmin me të vërtetë një klasik. 200 Cigarettes (1999) Nëse ka një film festiv që mund ta shikoni vazhdimisht, përsëri dhe përsëri, ajo është komedia klasike – 200 cigare. është pragu i Vitit të Ri në 1981, dhe Monica po zhvillon një aheng të madh. Ajo ka frikë se askush nuk do të marrë pjesë. Në të njëjtën kohë, çifte dhe miq të ndryshëm të rinj po përballen me sfidat e jetës para se të bëjnë rrugën e tyre për tek festa. Mbi të gjitha, ashtu si personazhet në film, gjithmonë mund të shpresohet se gjërat do të përmirësohen pas pragut të Vitit të Ri. Pesë filma frymëzues për jetën Disa filma janë të destinuar t’ju bëjnë të mendoni “jashtë kufijve”. Këta filma do t’ju frymëzojnë të bëni më tepër edhe kur ngjarjet nuk janë në favorin tuaj, Shumë personalite, që sot janë të famshme në botë, kanë zgjedhur që vështirësitë e tyre në jetë t’i shpalosin përmes filmave. Përveç tyre ka edhe qindra filma të tjerë që shërblejnë si frymëzim. Ne po ju sjellim një listë me pesë filma që do t’ju bëjnë ta dashuroni jetën edhe më shumë! The Pursuit of Happiness Mënyra se si Chris Gardne, një baba beqar i cili ka një djalë të vogël, ballafaqohet me sfidat e jetës do të ju frymëzojë pa fund!  Edhe pse Chris siguron një vend pune si praktikant në një firmë prestigjioze, ai nuk paguhet. Filmi shpalos rrugëtimin e tij dhe deri sa punësohet.  Ai dhe i biri duhet të jetojnë në një strehë për të pastrehët. Ata duhet të durojnë shumë vështirësi, urinë dhe njëkohësisht luftën për t’u punësuar.  Megjthatë Chris nuk pranon të heqë dorë dhe të dëshpërohet. Vazhdimisht përpiqet të krijojë një jetë më të mirë për veten dhe djalin e tij. The Bucket List Një film që flet për një pasanik dhe një mekanik të thjeshtë me të njëjtin problem: Një sëmundje të rëndë. Lufta e tyre për jetën është më shumë se frymëzuese! Miliarderi Edward Cole (Jack Nicholson) dhe mekaniku i makinave Carter Chambers (Morgan Freeman) janë të huaj për njëri-tjetrin. Të paktën derisa fati i ul në të njëjtën dhomë spitalore. Burrat zbulojnë se kanë dy gjëra të përbashkëta. Ata duhet të pajtohen me situatën në të cilën janë dhe çfarë kanë bërë me jetën e tyre.  Gjithashtu, të dy kanë një listë të gjërave që duan të shohin dhe të bëjnë përpara se të vdesin.Ndryshe nga këshillat e mjekut të tyre, burrat largohen nga spitali dhe nisen për në aventurën më të madhe të jetës së tyre! Ali Historia e boksierit Muhammad Ali mbetet një nga më të veçantat! Ky është një film që nuk duhet humbur! Me mençuri dhe zgjuarsi atletike, me tërbim të çiltër dhe hir të brendshëm, Muhamed Ali ndryshoi përgjithmonë peizazhin amerikan të boksit. Duke luftuar të gjithë, Aliu mori përsipër ligjin, konventat, status-quon dhe luftën. Aliu ndezi dhe pasqyroi konfliktet e kohës së tij dhe të tonat për t’u bërë një nga luftëtarët më të admiruar në botë. I luajtur në mënyrë mbresëlënëse nga aktori Will Smith ky film do t’ju emocionojë nga fillimi deri në fund. Get Rich Or Die Trying Mënyra se si rreperi 50 Cent arriti deri te fama e suksesi që ka sot patjetër se do të ju frymëzojë! Ky film tregon se pasi humbi nënën e tij në vrasje që djalë, Marcus (Curtis “50 Cent” Jackson) nuk ka aspak mbështetje në jetën e tij. Ai fillon të punojë për tregtarin e drogës Levar (Bill Duke) dhe ndihmësin e tij (Adewale Akinnuoye-Agbaje). Edhe pse Marcus bën para duke shitur mirë, ëndrra e tij është që të bëhet një rreper. Kur ai ribashkohet me një dashuri të vjetër (Joy Bryant) dhe më vonë qëllohet shumë herë gjatë një grabitjeje, Marcus vendos që është koha për të ndryshuar jetën e tij. Sidoqoftë, bashkëpunëtorët e tij të vjetër nuk do ta lënë të shkojë kaq lehtë. Mile Për të gjithë adhuruesit e rreperit Eminem, 8 Mile shpalos rrugëtimin e tij prej një njeriu të varfër drejt një muzikanti shumë të suksesshëm! Ajo që populli i Detroit njeh si kufirin e qytetit ëshë gjithashtu një linjë ndarëse psikologjike që ndan Jimmy Smith Jr. (Eminem) nga kush është dhe kush dëshiron të jetë. Me fjalë të  tjera, 8 Mile është ekzaminim provokues i trilluar i një jave kritike në jetën e Jimmy-t. Nëse jeni një adhurues i Eminem apo muzikës rrep në përgjithësi, ky është një film që duhet ta shikoni me patjetër.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-amareta-ma-bajame/
Qysh me përgaditë amareta ma bajame?
Përbërësit: 300 gram bajame 300 gram sheqer 3 të bardha të vezës. Bluhen arrat ne mikser dhe rrihni mire vezet derisa te krijohet nje mase e qendrueshme. Pasi te bardhat te jene gati i bashkojme me sheqerin dhe arrat e grira. Perzihen mire. Ne tepsine e furres shtrojme nje leter alumini dhe me nje luge ndajme dhe vendosim mbi leter masen e qendrueshme qe pergatitem. Piqen ne temperature te ulet 100 grade per 40 minuta  derisa te jene pjekur mire. Largoni nga furra.
https://www.dua.com/sq/sallate-greke-me-sardele/
Qysh me përgatit sallatë greke me sardele?
Qysh me përgatit sallatë greke me sardele? Një pjatë e veçantë dhe një mënyrë ndryshe e shijimit të sardeleve. Provojeni recetën dhe na tregoni se sa e shijshme është vërtetë kjo recetë. Përbërësit për sallatë greke me sardele?: 3 lugë lëng limoni, 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, 1 thelb hudhre i grirë imët, 2 lugë rigon të thatë, gjysmë luge të vogël piper të bluar të freskët, 3 domate të madhësisë mesatare të prera në copa të mëdha, 1 kastravec i madh i prerë në copa të mëdha, 1 konservë qiqra, 1/3 e filxhanit djathë feta të thërrmuar, ¼ e filxhanit qepë të kuqe të grirë, 2 lugë ullinj të grirë, 2 konserva me sardele në vaj ulliri. Përgatitja: Në një enë të madhe përzini lëngun e limonit, vajin, hudhrën, rigonin dhe piperin. Shtoni pastaj domatet, kastravecin, qiqrat, djathin qepën dhe ullinjtë dhe përzieni ngadalë. Shërbeni në pjatë dhe pastaj në sallatë rendisni sardelet e kulluara nga vaji, transmeton Telegrafi.
https://www.dua.com/sq/si-mund-te-kontrolloj-llogarine-prepaid-ne-vala/
Si mund të kontrolloj llogarine Prepaid ne Vala?
Doni te dini se si mund të kontrolloj llogarine Prepaid ne Vala? Kjo duhet te ju ndihmoj. Kontrollimi i gjendjes së llogarisë bëhet duke thirrë kodin *101#. Pasi të keni pranuar SMS, duhet të shtypni 1 për të kuptuar gjendjen e llogarisë kryesore dhe 2 për të kuptuar gjendjen e llogarive tjera.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-brokoli-me-gjize-e-hudhra/
Qysh me përgatit brokoli me gjizë e hudhra?
A keni ngrënë ndonjëherë brokoli me gjizë e hudhra? Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me shumë pak përbërës por të mrekullon me shijen fantastike që ka. Një kombinim perfekt i brokolit me gjizë dhe hudhra, i shijshëm sa më s’ka e që shoqërohet në mënyrë perfekte me gatime të ndryshme, por edhe thjeshtë me bukë të thekur gruri apo edhe misri. Përbërësit për brokoli me gjizë e hudhra: (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona) 500 gr brokoli; 250 gr gjizë e freskët; Kripë dhe vaj ulliri 2 ose3 thelpinj hudhra Përgatitja: Procesi i përgatitjes së brokolit në avull është një metodë shumë e shëndetshme për të ruajtur vlerat e kësaj perimeje. Mjafton të vendosni një tenxhere me dy-tre gota ujë në zjarr dhe pak kripë. Sapo uji të nisë të vlojë, vendosni në tenxhere një kullesë metalike me vrima (si ajo e makaronave) dhe në të vendosni degëzat e brokolit. Mbylleni me kapak dhe lëreni të gatuhet përreth 5-6 minuta, derisa brokolit të zbuten por jo të qullen. Në këtë rast, përgatitja e brokolit në avull kërkon pak minuta më shumë se sa procesi i zierjes. Largojini brokolit nga avulli. Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr, shtoni vajin e ullirit, gjizën, hudhrat e shtypura kaurdisini dhe më pas shtoni aty brokolit, kaurdisini dhe më pas kalojini në furrë të parangrohur në 200 gradë për 10-15 minuta. Ky gatim special shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të thekur, byrekë të shijshëm shtëpie, sallata të freskëta të stinë, perime të pjekura. Kjo recetë mund të përdoret gjithashtu edhe si meze në tryezë për të shoqëruar gatime të tjera të ndryshme. Me shije të mrekullueshme dhe duke ndjekur të njëjtën mënyrë gjithashtu mund të përgatisni edhe lulelakrën dhe do të kënaqeni padiskutim edhe me shijen e saj.
https://www.dua.com/sq/cv-per-pune/
Qysh me kriju nje cv per pune
Qysh me kriju nje cv per pune? Një CV pune është dokumenti më i rëndësishëm kur planifikoni punësimin! Secili person i rritur, me kualifikim për punë, duhet ta ketë një të tillë. Ka shumë rëndësi që CV-në tuaj ta përditësoni me informata saherë që merrni një diplomë, kryeni një kurs apo avansoheni në jetën profesionale. Mirëpo, çka duhet të përmbaj një CV pune e mirë? Informacionet tuaja personale  Qysh ne hyrje të CV-së shkruani me shkronja të theksuara Emrin, Mbiemrin, datën e lindjës, e-mail adressën si dhe numrin e telefonit. Në pjesën e dytë të CV-së, menjëherë pas hyrjes, jepni të dhënat tuaja profesionale. Shkruani përvojën e punës. Që nga punëdhënësi i fundit që keni pasur, ose që keni aktualisht, e deri te ai i pari. Listoni të gjitha trajnimet, kurset dhe referencat qe keni. Një seksion i veçantë në CV-në tuaj të punës duhet të ketë edukimi. Tregoni shkollimin tuaj, nga i fundit, psh Master, e deri te ai i pari, p.sh bachelor. Kushtoni vëmendje shkathtësive të punës Në CV-në tuaj patjetër se duhet të zërë vend edhe një listë me të gjitha shkathësitë që ju veçojnë juve si punëtor. Ato tregojnë se si e menagjoni dhe përballoni punën por edhe ambientin ku punoni. Sekreti i suksesit në këtë pjesë qëndron te fakti se duhet të përmendni shkathtësi që lidhen direkt me profesionin tuaj, apo pozitën e punës në të cilën aplikoni. Disa nga shkathtësitë gjenerale që mund t’i shkruani janë: Komunikativ/e Fleksibile/e I/e shoqërueshëm. I/e gatshëm për punën nën presion, etj. Shkathtësitë specifike: Ato duhet t’i përshtatën profesionit tuaj. P.sh, nëse po kërkoni punë në media mund të tregoni se: Keni aftësi të larta hulumtuese. Shkruani pa gabime Keni burime informacionesh etj. Ose nëse po aplikoni si ekonomist: Keni pasion për numrat. Shkathtësi të larta matematikore. Mësoni shpejt metoda të reja pune, etj. Çka nuk duhet të përfshijmë në CV pune? Informacione personale si besimi fetar apo orjetimi sekusal. Përvojat e punës që nuk janë të rëndësishme dhe relevante. Kërkesa specifike për pagë. Ankesa apo pyetje të ndryshme. Informacione të rreme. Cka duhet të keni parasysh kur të dorëzoni CV-në përmes e-mailit? Asnjëherë mos dërgoni një email të zbrazët vetëm më dokumentin e CV-së. Shkruani pa gabime gjuhësore. Në subject shkruani pozitën e punës për të cilën po aplikoni. E-mailin niseni me përshtendetje për personat që pretendohet se do ta lexojnë. P.sh “I/d nderuar, përshëndetje! Shpresoj që ky e-mail t’ju gjejë mirë”. Më poshtë tregoni se për cilën pozitë punë po aplikoni. Mund të shtoni edhe se nga e keni marrë informacionin për pozitën e punës. P.sh Pashë njoftimin tuaj në faqen e kompanisë se po kërkoni një recepsionist. Në fund, mos harroni ta falenderoni për kohën e gjetur për ta shqyrtuar aplikimin tuaj.
https://www.dua.com/sq/korca/
Korca: Parisi i vogel i Shqipërise
Korca: Parisi i vogël i Shqipërise. Ju ftojmë të zbuloni këtë destinacion të bukur që ndodhet në juglindje të Shqipërisë. Për të arritur në qytet duhet të merrni rrugën që përshkon liqenin spektakolar të Ohrit, një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë. 1/3 e këtij liqeni është e vendosur në territorin shqiptar dhe 2/3 në atë maqedonas. Pamja e liqenit dhe, në sfond, malet e mbuluara nga dëbora ofrojnë pamje unike, ndër më të bukurat që mund të shihni në Ballkan. Ju rekomandoj që gjatë udhëtimit, të ndaleni në Tushemisht. Një vend pikërisht përpara liqenit dhe të admironi pamjen. Madje, pse jo, të shijoni disa pjata tipike të zonës, siç është korani, një peshk i ngjashëm me troftën. Korca destinacioni i duhur për ditët e ftohta dimërore Korca është një nga destinacionet më të njohura që shqiptarët zgjedhin për të kaluar pushimet e tyre, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit. Reshjet e shpeshta të dëborës i japin qytetit një atmosferë veçanërisht romantike. Njihet edhe për faktin se është një nga qytetet më të rëndësishëm për nga pikëpamja kulturore dhe për birrën e Korçës, prodhuar këtu që nga viti 1928. Sidoqoftë, nuk është një qytet shumë i njohur nga turistët ndërkombëtarë. Nëse doni të udhëtoni në Tokën e Shqiponjave, për të vizituar edhe këtë qytet të bukur, atëhere keni bërë zgjedhjen e duhur. Në këtë artikull do t’ju jap disa sugjerime se çfarë të vizitoni, ku të flini dhe çfarë të hani, për të kaluar një fundjavë të këndshme në këtë qytet të bukur. Çfarë të shikoni? Pazari i Vjetër Zona më e habitshme e qytetit është Pazari i Vjetër. Ky pazar në Korçë ëhstë rinovuar së fundmi pas një projekti madhështor të rizhvillimit. është zona më e lezetshme e qytetit me butiqë, dyqane ëmbëlsirash, restorante dhe klube. Ideale për të kaluar një mbrëmje të këndshme me miqtë. Ajo që e bën Pazarin unik janë fasadat shumëngjyrëshe të ndërtesave, dritaret elegante të dyqaneve dhe rrugët me kalldrëm që duket se formojnë një labirint. Kjo zonë e qytetit, më shumë se Parisi, do t’ju sjellë ndërmend një Sevilje në miniaturë. Ngjyrat, gurët dhe atmosfera do t’ju duket si qytetin elegant Andaluzian. Në sheshin kryesor, fundjavën e parë të gushtit, zhvillohet Festivali i famshëm i Birrës. Një nga ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri mbushur në koncerte, vallëzime, shfaqje dhe, natyrisht, lumenj birre Korca. Pasi të keni admiruar zonën e tregut, ju rekomandoj të futeni në rrugët prapa saj, ku fshihet xhamia bukuroshe Iljaz Mirahori, më e vjetra në qytet. Katedralja e Ngjalljes Ndërtesa më e rëndësishme fetare në Korçë është Katedralja e Ngjalljes. Një kishë e madhe ortodokse e ndërtuar në vitin 1992 mbi rrënojat e katedrales së mëparshme të shkatërruar rreth viteve 70 gjatë diktaturës komuniste. Vlen gjithashtu ta vizitoni brenda sepse përmban piktura të çmuara dhe një llambadar të bukur prej druri të pozicionuar në qendër. Bulevardi i Shën Gjergjit Përgjatë Bulevardit Shën Gjergj, ose Pedonalja, rruga e shtruar rrethuar me dy nga ndërtesat më karakteristike të Korçës.Muzeu Kombëtar i Edukimit dhe Shtëpia Rumune. Muzeu Kombëtar i Edukimit është i vendosur në atë që ka qënë shkolla e parë shqipe, hapur në vitin 1887 pikërisht brenda kësaj strukture të bukur. Ka dy kate dhe hyrja është falas për vizita çdo ditë. Në katin e sipërm mund të admironi dokumentet që dëshmojnë historinë e kësaj shkolle dhe tekstet antike në gjuhën shqipe. Ndërtesa tjetër karakteristike e vendosur përgjatë Pedonales është e ashtuquajtura Casa Romena. Këtu një familje me origjinë nga Rumania jetoi në vitet ’30. Sot, në katin e parë, ajo përmban një dyqan. është për të ardhur keq që një ndërtesë e kësaj bukurie është bërë vendi i një dyqani të vogël. Bulevardi Republika Një rrugë tjetër shumë interesante është Bulevard Republika. Rruga kryesore që të çon nga katedralja drejt Stadiumit të Skënderbeut. Përgjatë rrugës ka shumë restorante dhe hotele, por gjëja më e mirë për të bërë këtu është të humbisni mes rrugëve dytësore. Mund të admironi ndërtesat antike tipike të Korçës, rrugët e shtruara dhe të prishura të jetës së qytetit. Ku të hani?   Taverna Vasili Padyshim taverna më e mirë në Korçë. Do mund të shijoni pjatat tipike të gastronomisë vendase. Kërrnackat, qofte të bëra me mish viçi, vezë, bukë bukë, qepë, qumësht, piper, rigon dhe hudhër. Kackavall i pjekur me domate qershi dhe rigon, etj. Paçavurja, një ëmbëlsirë e tipit bakllava e bërë me pasta filo, vezë, kos, kanellë, shurup dhe arra. Komiteti Restoranti më i bukur në Korçë, në sheshin e tregut qendror, i mobiluar me furnizime tipike të periudhes Komuniste. Ju rekomandoj të shkoni këtu në mëngjes, të pini kafe turke dhe të hani tortë arre. Në mbrëmje mund të shijoni më shumë se njëzet llojet e rakisë me rrushin aromatik tipik për Ballkanin. The Beatles Duke shëtitur mbrëmjeve nëpër Pazarin e Vjetër do të dëgjoni muzikë live që vin nga lokali The Beatles.  Shkoni brenda, porosisni një Kahalua (një liker shumë i ngjashëm me Bayles) ose një tjetër raki. Lart mund të dëgjoni dy këngëtarët e rinj që këndojnë këngë tipike shqipe, por edhe pjesë në italisht dhe anglisht.Urojmë të kaloni sa më mirë dhe të shijoni qëndrimin tuaj. Korca: Parisi i vogel i Shqipërise
https://www.dua.com/sq/zbardhues-dhembesh/
Zbardhues dhembesh – Qysh me zbardh dhëmbët me sodë buke?
Soda e bukës ka veti natyrale si zbardhues dhembesh, kjo është arsyeja pse është një përbërës i njohur tek pasta e dhëmbëve. Qysh me zbardh dhëmbët pa i dëmtuar me sodë buke? Është një gërryes i butë që ndihmon në pastrimin e njollave sipërfaqësore tek dhëmbët. Për më tepër, soda e pjekjes krijon një mjedis alkalik në gojën tuaj, e cila parandalon rritjen e baktereve. Soda e bukes si zbardhues dhembesh Ky nuk është një ilaç që do të zbardh dhëmbët tuaj gjatë natës, por do ta vini re ndryshimin në pamjen e dhëmbëve tuaj me kalimin e kohës. Shkenca nuk ka vërtetuar ende që larja me sode buke të thjeshtë do të zbardh dhëmbët tuaj, por disa studime tregojnë se pasta e dhëmbëve që përmban sode buke ka një efekt të konsiderueshëm zbardhues dhembesh. Një studim tjetër zbuloi se pastat e dhëmbëve që përmbajnë sode buke ishin dukshëm më të efektshme në heqjen e njollave të verdha nga dhëmbët sesa pastat standarde të dhëmbëve pa sode buke. Sa më i lartë të jetë përqendrimi i sodës së buke, aq më i madh është efekti zbardhues. Për më tepër, pastat e dhëmbëve që përmbajnë sode buke heqin pllakëzat nga dhëmbët në mënyrë më efektive sesa pastat e thjeshta të dhëmbëve. Për të përdorur këtë ilaç, përzieni 1 lugë çaji sode buke me 2 lugë çaji ujë dhe lyeni dhëmbët me paste. Mund ta bëni këtë disa herë në javë.
https://www.dua.com/sq/motivimi-ne-pune/
Motivimi ne pune
Motivimi ne pune pas disa ditëve pushim është shumë i vështirë. Për dy javë rresht keni fikur alarmin dhe keni fjetur sa keni dashur. Keni dalë dhe jeni dembelosur në maksimum duke parë serialet tuaja të preferuara në Netflix. Megjithatë, pushimet mbaruan dhe duhet t’i rikthehemi të motivuar në punë. Kjo nuk është aq e lehtë sa duket, kështu që do t’ju japim disa këshilla se si të riktheheni të motivuar në punë pas pushimeve: Filloni me detyra të vogla Nëse jeni si ne, ka të ngjarë që t’ju kapë paniku që ditën e parë të punës pasi ktheheni nga pushimet. Edhe pse duket ngazëlluese të zhyteni drejt projekteve masive, ashtu si një makinë në një ditë të ftohtë dimri, duhet ti jepni trurit tuaj një shans për tu ngrohur para se të shkelni gazin, pra ju ka rënë motivimi ne pune. Truri ynë reagon pozitivisht kur sheh përparim në detyra të ndryshme pa marrë parasysh madhësinë. Psikologët e quajnë këtë njëanshmëri, pasi truri juaj merr një goditje të hormonit dopaminë sa herë që përfundoni detyra të caktuara. Ndaj ne ju këshillojmë ta nisni me detyra të vogla që të ndjeheni të motivuar sa herë përfundoni diçka. Produktiviteti dhe motivimi ne pune janë pak a shumë si fizika. Dhe, siç thotë autori më i shitur, James Clear, nuk duhet të harroni ligjin e parë të Njutonit: Objektet në lëvizje kanë tendencë të qëndrojnë në lëvizje. Gjeni një mënyrë për të filluar punën në më pak se dy minuta. Përgjigjuni mesazheve me radhë Një nga aspektet më stresuese për tiu rikthyer punës është përballja me emailet dhe mesazhet e shumta që janë grumbulluar. Pavarësisht nëse e keni hequr emailin ose Slackun nga telefoni juaj gjatë kohës që keni qenë larg, gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të kaloni ditët e punës duke i cuar në zero mesazhet e palexuara. Ekspertja e menaxhimit të kohës, Laura Vanderkamp, ​​sugjeron të mbani mesazhet personale aktive, ndërsa ato të zyrës ti fikni. Mos i fikni të dyja kanalet e komunikimit sepse fluksi i mesazheve do jetë i papërballueshëm. Largoni shpërqendrimet në orët e para të punës Nuk jeni i vetmi që ndjeni nevojën të zhyteni në punë menjëherë pas pushimeve. Dhe për fat të keq, kjo do të thotë shumë kërkesa për takime, përditësime dhe mbingarkesë ne emaile. Ndërsa këto gjëra janë të pashmangshme, asgjë nuk e vret motivimin tuaj më tepër sesa humbja e kohës me kaq shumë detyra. Një teknikë që mund të përdorni është bllokimi i orëve të para të mëngjesit vetëm për të rivlerësuar përparësitë tuaja. Me pak fjalë krijoni një plan me gjithë detyrat urgjente dhe pastaj ndajeni secilën detyrë në pjesë të vogla që të mund t’i menaxhoni më lehtë. Fikni telefonat dhe muzikën për disa orë dhe përqëndrohuni tek detyrat tuaja. Krijoni vrull pune duke krijuar një listë përparësish Edhe nëse i jepni vetes një orë ose dy për të riorientuar veten në hapësirën e punës, është e normale të ndjeheni ende të tronditur nga gjithçka që duhet bërë. Do të keni shumë gjëra për të përmbushur. Sidoqoftë, shumica e ekspertëve të produktivitetit sugjerojnë të merrni disa momente për renditur përparësinë tuaj në listën e detyrave të punës. Jo vetëm krijimi i listës, por edhe zbatimi i saj me rigorozitet do tju ndihmojë. Këtu keni një nga mënyrat më të lehta për ta bërë këtë: Filloni duke krijuar një listë master për gjithçka që duhet të bëhet. Kjo do të thotë detyra, emaile, takime, mbledhje, raporte, takime 1 në 1 e kështu me radhë.. Me pak fjalë shënoni gjithçka. Hedhja e mendimeve të tuaja do t’ju duket si një zbrazje e gjithë ngarkesës. Zgjidhni një gjë që mund të përfundoni shpejt. Siç thamë edhe më parë, një punë e vogël e kryer shpejt, krijon vetëbesim dhe motivim. Së fundmi, bëni një plan për pjesën tjetër të ditës. Krijoni një listë të shkurtër me 34 detyrat kryesore për të bërë sot. Nëse ndiheni të kënaqur me këtë, shkruani një plan edhe për nesër. Merreni lehtë riangazhimin me kolegët tuaj Shumë biseda (d.m.th. Si e kaluat festën?) mund të prishin produktivitetin. Megjithatë, është e rëndësishme të caktoni ca kohë ballë për ballë me ekipin tuaj kur të ktheheni. Nëse jeni menaxher, ekipit tuaj do ti duhet kontributi juaj për punën që duhet të bëhet. Kjo do t’i motivojë edhe më shumë, sidomos kur të shohin vëmendjen tuaj. Bisedat 1 me 1 janë produktive nëse merrni kohë disa minuta për t’u rilidhur me të gjithë kolegët tuaj pas pushimeve. Jepini vetes pak pushim (nëse ju nevojitet) Së fundmi, mbani mend se Është normale të ndjeheni pak të demoralizuar ditën tuaj të parë në punë pas pushimeve. Të jesh produktiv në punë është një maratonë, jo thjesht një sprint. Megjithatë, fillimi i mbarë është gjysma e punës thotë populli. Këtë e themi edhe ne, pavarësisht se sa ngadalë e nisni punën. Nëse dita e parë është e ngarkuar, dhe pavarësisht planifikimit tuaj ju duket sikur ende nuk i keni përtypur të gjitha, merreni shtruar. Mos harroni është edhe dita e neserme dhe shumë ditë të tjera pas saj. Edhe një pushim i shkurtër prej 510 minutash suke shëtitur nëpër zyrë mund të jetë i mjaftueshëm për të rritur motivimin tuaj ose nxitjen e ideve të reja. Mos jini të ashpër me veten. Dr Richard Davidson, themeluesi dhe drejtori i Center for Healthy Minds në Universitetin e WisconsinMadison iu shpreh New York Times: “Autokritika mund të ndikojë negativisht në mendjet dhe trupat tanë. Mund të çojë në mendime ripërsëritëse që ndërhyjnë në produktivitetin tonë, dhe kjo ndikon drejtëpërdrejt edhe në trup. Kjo më pas stimulon mekanizma inflamator të cilat çojnë në sëmundje kronike dhe përshpejtojnë plakjen. Nuk ka asgjë të keqe nëse doni të pushoni, të relaksoheni dhe të eliminoni ankthin e rikthimit në punë. Përkundrazi, këto këshilla duhet tju ndihmojnë të ecni përpara. Ndaj, ne ju urojmë përzemërsisht një vit produktiv në punën tuaj. Suksese! 🙂
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kursy-energjine-elektrike-ne-shtepi/
Qysh me kursy energjine elektrike ne shtepi?
Qysh me kursy energjinë elektrike në shtëpi? Përdorimi i energjisë diellore për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar dhe për ngrohjen e banesës. Për një familje mesatare është e mjaftueshme sipërfaqja efektive e kolektorëve prej 3,6 [m2] dhe rezervuari prej 200 litër. Ngrohja diellore është zgjidhje ideale për kursimin e energjisë Shkalla e shfrytëzimit të energjisë diellore në kolektor arrin edhe deri në 80%, por shkalla e shfrytëzimit në nivel të sistemit, posaqërisht në nivel vjetor, mund të jetë më e vogël. Nevojitet shumë energji për mirëmbajtjen shtëpiake – për ndriçim, ngrohje dhe ftohje, aparate shtëpiake dhe për ujin e ngrohtë sanitar. Andaj, ka shumë rëndësi që të blihen aparatet dhe pajisjet me efiçiencë të energjisë dhe të mirëmbahen sa më mirë. Ndërtimi me efiçiencë i energjisë Për me kursy energjinë elektrike përmirësoni izolimin e mureve, bodrumit dhe zatisë. Izolimi i mureve të jashtme dhe të bodrumit, si dhe të catisë, në shtëpinë e paizoluar mund të reduktoj faturën për ngrohje deri në 6-fish. Përdorni mbrojtjen dhe mbylljen në mënyrë që të parandaloni depërtimin e ajrit. Kërkoni ekspertin që të ju ndihmoj të reduktoni nevojat e amvisërsisë suaj për ngrohje në atë mënyrë që do të pengoni depërtimin e rrymës së ajrit përmes dritareve, dyerve, bodrumit dhe tavaneve. Blini dritare dhe dyer me xhama me transmetim të ulët të nxehtësisë (low-e). Zëvendësoni derën e jashtme e cila është në gjendje shumë të keqe me një derë të izoluar ose me derë të dyfishtë. Ngrohja e hapësirës Instaloni një kaldajë moderne me efiçiencë të energjisë. Me kaldajë të re kondenzuese ose kaldajë që punon me temperatura të ulëta mund të kursehen deri në 25% të shpenzimeve për ngrohje të amvisërisë, të reduktoni emitimin e gazërave serrë, dhe varësisht nga dallimi ndërmjet efiçiencsës së kaldajës së vjetër dhe asaj të re, mund të kurseni aq sa të shpaguani investimin fillestar për rreth shtatë vjet. Uleni temperaturën në termostat Për çdo shkallë të celsiuzit që e ulni temperaturën në termostat, kurseni 3-5% të energjisë. Për me kursy energjinë elektrike  ulja e temperaturës për 3 deri 5°C gjatë natës dhe kur nuk jeni në shtëpinë tuaj, është mënyra më optimale e të kursyerit. Shtëpinë tuaj në temperaturë më të lartë se 20oC – 21oC nuk ka nevojë ta ngrohni. Duke vendosur valvulat me termostat në radioatorë dhe të rregulluesit në kaldajë, në vit mund të kurseni edhe deri në 25% energji për ngrohje. Në muajt e dimrit, gjatë ditës ngritni roletat Kjo mundëson energjinë pasive të diellit të depërtojë në shtëpinë tuaj me çka mund të kurseni edhe deri në 5% të shpenzimeve të ngrohjes. Në mbrëmje lëshoni roletat. Nëse energjia eletrike është burim i vetëm i energjisë për ngrohjen e hapësirës, instaloni pompën termike e cila është pajisje klimatizuese që ngrohë dhe ftohë hapsirat. Pompa termike shpenzon 2-4 herë më pak energji elektrike në raport me radiatorët elektrikë ose stufat elektrike. Ftohja e hapësirave Pastroni filtrat e pajisjes klimatizuese çdo muaj. Filteri i ndotur i ajrit redukton qarkullimin e ajrit gjë që mund të shkaktoj punën e parregullt të pajisjes. Për me kursy energjinë elektrike filtrat e pastër dhe qarkullues i mundësojnë pajisjes që shpejtë të ftohë dhe të shfrytëzoj më pak energji. Nëse keni pajisje qendrore klimatizuese, pastroni rregullisht filtrin ose e ndërroni në fillim të sezonës së ftohjes. Çkyçni burimet e nxehtësisë, siç janë trupat ndriçues, aparatet e amvisërisë dhe pajisjet elektrike, kur nuk janë të nevojshme në përdorim. Nëse është e mundur, zieni, pastroni, thani dhe hekurosni herët në mëngjes ose në mbrëmje pas darkës. Aparatet kryesore të amvisërisë Aparatet e amvisërisë sikurse larësja e rrobave, frigoriferi, enëlarësja dhe furra kontribojnë me rreth 7,5% në emitimin total të gazërave serrë në vit. Në dy dhjetëvjeçarët e fundit prodhuesit e aparateve shtëpiake dukshëm kanë përmirësuar efiçiencën e energjisë së produkteve të veta. Modelet e reja shpenzojnë shumë më pak energji, që rezulton me sasi më të vogël të gazrave serrë. Gjithashtu janë më të lirë për përdorim dhe mirëmbajtje. Vëmendje: Shenja e efiçiencës së energjisë në pajisje tregon se sa do të shpenzohet energji elektrike mesatarisht në vit, në krahasim me modelet e ngjajshme. Kategoria A++ identifikon pajisjet që kanë efiçiencë më të lartë të energjisë. Aparatet shtëpiake të kategorisë energjetike „A“ shpenzojnë deri 45% më pak energji në krahasim me të njëjtat pajisje të kategorisë energjetike “D”. Mirëmbani frigoriferin Pastrimi i rregullt i sipërfaqeve të gypave nga akulli vjen shumë për me kursy energjinë elektrik . Shtresat e akullit në frigoriferin tuaj kontribojnë në shpenzimin më të madh të energjisë dhe mirëmbajtjen më të dobët të ushqimit. Me rastin e pastrimit kontrolloni gjendjen e tyre si dhe gjendjen e komponentës në pjesën e pasme. Mirëmbajeni pastër gomën e derës dhe kontrollojeni që të puthitet mirë. Testi i thjeshtë i puthitjes është që të vendosni një fletë të letrës në mes gomës në derë dhe shtëpizës së frigoriferit. Nëse letra tërhiqet lehtë, atëherë ndërrojeni gomën në derë. Kur të blini frigorifer dhe aparatet të tjera shtëpiake, kërkoni ato me shenjën me efiçiencë më të lartë të energjisë. Përdorni programet kursyese tek enëlarësja Përdorni programet kursyese për enë të cilat nuk kërkojnë temperatura shumë të larta (rreth 50 shkallë celzius). Kjo është lehtë për t’u bërë, por edhe do të reduktoni faturën e ujit. Pastroni enët mirë para se t’i vendosni në enëlarëse, ndërsa enëlarësen e përdorni vetëm kur është e mbushur plot. Në përgjithësi, enëlarëset rekomandohen sepse, përveq që janë higjienike, i ruajnë duart, të hollat dhe deterxhentin. Te larja me duar shpenzohet 10 herë më shumë ujë dhe dy herë më shume energji se sa tek pastrimi me makinë. Rritni efiçiencën e frigoriferëve dhe ngrirësve Mbani sa më larg burimit të nxehtësisë (ngrohja direkte e diellit ose radiatorit) dhe pajisjeve (furra, stufa, enëlarësja) të cilat do të vështirësonin punën e tyre. Njëkohësisht, kontrolloni rregullimin e temperaturës. Mbani temperaturën e frigoriferit në mes 2°C dhe 4°C ndërsa ngrirësit në –18 °C, në mënyrë që të arrini siguri dhe efikasitet më të madh. Shpërlani rrobat në ujë të ftohtë, ndërsa i pastroni në atë të ngrohtë Rroba e shpërlarë me ujë të ftohtë mbetet njëjtë e pastër sikur ajo e cila është shpërlarë me ujë të ngrohtë. Për larjen në ujë të ngrohtë por jo në ujë të nxehtë, përdoret 50% më pak energji, ndërsa rroba do të jetë njëjtë e shpërlarë, dhe varësisht nga lloji i materialit, do të jetë më pak e rrudhosur. Shmanguni nga tharja e tepërt e rrobave. Për tharjen e rrobave nevojitet në mes 40 dhe 60 minuta. Edhe më mirë, rrobat i varni dhe i thani jashtë çdo herë që lejojnë kushtet atmosferike. Nëse bleni tharësen e re, kërkoni atë me senzor për lagështi. Një tharëse sikurse ajo do të çkyçet në mënyrë automatike kur rrobat do të thahen. Instaloni detektorët e jashtëm Nuk ka nevojë të mbani në mend që dritat e jashtme t’i ndezni në mbrëmje, dhe t’i fikni gjatë ditës. Me instalimin e rregullatorëve të cilët mund të programohen, do të mund të reduktoni përdorimin e energjisë për ndriçimin e hapësirës së jashtme për 50%. Gjithashtu mund të përdorni detektorët e lëvizjes të cilët në mënyrë automatike ndizen sapo që dikush do të afrohet, ndërsa do të fiket pas disa minutave. Përdorni llampat efiçiente Në vitin 2011 në amvisëritë e Kosovës është shpenzuar 55% të shpenzimit total të energjisë elektrike. Me zëvendësimin e vetëm një llampe në shtëpinë tuaj me një llampë efiçiente kualitative mund të kurseni rreth 8 euro në vit dhe të reduktoni emitimin e gazrave serrë. Përdorni burime të ripërtëritshme të energjisë Vendosni kolektorë diellorë për ngrohjen e ujit dhe të hapësirës, po që se është e mundur. Në vit ju mund të reduktoni shpenzimet e lëndët djegëse deri në 50%. Përdorni biomasën (drurin) për ngrohje në kaldajat moderne me efiçiencë të energjisë me pelet, ashkla ose dru zjarri. Kompjuterët dhe pajisjet e zyrës Çdo herë e më shumë ka persona që e kanë zyrën në shtëpi të tyre. Këto stacione pune janë të pajisura me kompjuter, shtypës, fax aparat, skener dhe me audio sisteme. Shumicën nga këshillat e më poshtme mund t’i përdorni edhe në punë. Kontrolloni sistemin e kompjuterit tuaj se a është i vendosur në opcionin për kursim të energjisë Kompjuterët shpesh porositen në gjendjen në të cilën ky opcion është i pamundësuar. Nëse bleni pajisjen kualitative me efiçiencë të energjisë opcioni i kursimit të energjisë në mënyrë automatike do të aktivizohet. Kontrolloni se a bleni pajisje me efiçiencë të energjisë Kjo do të reduktoj shpenzimet e energjisë dhe të emitimit të gazrave serrë. Përdorni letër sa më pak që është e mundur Përdorimi i shtypësit, fotokopjes dhe faxit shpenzojnë energji. Më shpesh përdorni e-mail – është më i shpejtë, më i lirë dhe më i shëndetshëm për mjedisin. Gjithashtu, përdorni letrën e recikluar kurdo që kjo të është e mundur. Fikni dritat dhe pajisjet deri sa hapësira e punës të mos përdoret Nëse nuk është e nevojshme, dritat kursen energjinë dhe sytë më lehtë e përballojnë. Kompjuteri i cili është i ndezur 24 orë në ditë shpenzon mes 65 dhe 100 euro në vit. Me një kompjuter kualitativ me efiçiencë të energjisë i cili fiket në standby, mund të kurseni rreth 13 euro në vit. Nëse bleni shtypësin laserik, i kushtoni vëmendje cilësisë dhe efiçiencës së energjisë Njësitë të cilat në mënyrë automatike fiken në standby kur nuk janë në përdorim, reduktojnë shpenzimin e energjisë për më shumë se 65%. Bleni monitorin i cili për nga madhësia i përgjigjet nevojave tuaja Zakonisht, sa më i madh që është monitori aq më shumë energji shpenzon. Kopshti dhe oborri Grumbulloni ujin e shiut për kopsht. Uji të cilin e përdorni për ujitjen e kopshtit nuk ka nevojë që të mirret nga sistemi. Kanisterët ose rezervoarët për shi do të grumbullojnë dhe do të ruajnë ujin e shiut për ujitje. Mbuloni rezervoarët me kapak i cili puthitet mirë në mënyrë që të mbroni ujin nga insektet të cilat bartin sëmundje. Praktikoni “reciklimin e barit” Lëreni barin e kositur në lëndinë në të cilën së shpejti do të dekompozohet dhe me substanca të nevojshme ushqyese do të ushqej tokën. Në këtë mënyrë mund të kurseni rreth 0.1 ton gazëra serrë në vit. Ujitni, kopshtin ose livadhin herët në mëngjes pasi që vesa të thahet, në mënyrë që t’i ikni humbjeve me rastin e avullimit. Më shumë se gjysma e ujit për ujitje mund të humbet për shkak të avullimit ose të ujitjes së tepruar. Shmangeni përdorimin e pesticideve dhe plehërave kimike në kopshte dhe livadhe Plehërat kimike janë burim i oksideve të azotit që është gaz serë. Provoni të përdorni produkte organike për me kursy energjinë elektrike. Janë më të mirë për mjedis dhe më të shëndetshëm për kopshtin tuaj por edhe për familjen. Kufizoni nevojën e përdorimit të kosës me benzin dhe pajisjeve të ngjajshme që lëvizin me benzin për heqjen e gjetheve dhe borës. Me përdorimin e kosës së dorës në vend të asaj me benzin, do të reduktoni emitimin e gazërave serrë. Përdorimi i kositëses mesatare me benzin prodhon 48 kg gazëra serrë në sezonë dhe e ndotë ajrin aq sa edhe një automobil i cili kalon rreth 550 km. Mbillni drunjë Një varg i drunjëve me gjelbrim të përjetshëm i vendosur mirë në pjesën veriore të shtëpisë mund ta mbrojë atë nga erërat e ftohta të dimrit dhe të reduktoj nevojat e amvisërisë për ngrohje. Poashtu, drunjtë që bëjnë hije në anën jugore mund të mbajnë shtëpinë e freskët dhe të zvogëlojnë nevojën për ftohje. Përveç kësaj, drunjët absorbojnë dhe e mbajnë dioksidin e karbonit. Uji në shtëpi Instaloni tushin me rrjedhje të ulët me ventil për mbyllje. Kjo procedurë e shkurtër do të ju merr kohë vetëm disa minuta, dhe mund të sjellë deri te kursimet e mëdha në shpenzimin dhe ngrohjen e ujit. Tushi me presion të ulët shfrytëzon rreth 60% më pak ujë se sa varijantet standarde. Kërkoni njësitë me efikasitet të lartë për ngrohjen e ujit Bëni dush shpejtë në vend se të pastroheni në vaskë. Pastrimi pesë-minutësh me dush shpenzon 50% më pak ujë sesa larja normale. Mos e lini ujin të rrjedhë deri sa e rruani mjekrrën, pastroni dhëmbët ose enët. Mbushni lavamanin me ujë dhe parandaloni që rreth 80% të ujit të pijshëm të rrjedhë në kanalizim – së bashku me paratë tuaja. Izoloni gypat e ujit në mënyrë që të shmangni humbjet e ngrohjes. Izoloni dy metrat e parë të gypave për ujë të ftohtë dhe të ngrohtë. Një sasi e dukshme përçohet përmes gypave dhe mund të humbet, posaqërisht përmes hapësirave jo të nxehta siç është bodrumi. Nëse keni bojler elektrik, izoloni rezervoarin për shkak të kursimeve shtesë të energjisë. Nëse keni vikend-shtëpizë, fikeni bojlerin para se të dilni. Shpenzon pa nevojë energji për mbajtjen e ujit të ngrohët. Nuk nevojitet shumë gjatë që uji të ngrohet pasi që të ktheheni. Energjija e cila shpenzohet në prodhim dhe paketim, hudhja e ambalazhit dhe metanit i cili krijohet në pikat grumbulluese të mbeturinave kontribojnë në emitimin e gazrave serrë – rreth gjysëm ton në vit për person. Reciklimi kursen energjinë dhe ruan resurset tona natyrore. Për prodhimin i cili në vend të materialeve të reja përdorë ato të recikluara, shfrytëzohet më pak energji. Kur përdorim më pak energji, përdorim më pak lëndë djegëse fosile dhe me këtë emitojmë më pak gazra serrë në atmosferë. Kompostimi i mbeturinave Biombeturina është mbeturinë nga mbetjet e ushqimit, mbeturinat e gjelbërta dhe të kopshtit që përbën rreth një të tretat e mbeturinave shtëpiake. Biombeturina është një lëndë e vlefshme për prodhimin e biokompostit kualitativ. Më së miri është që biombeturina biologjikisht të përpunohet në vendin ku është krijuar. Ky proces quhet kompostim, dhe nënkupton dekompozimin aerob të biombeturinave me rastin e të cilit krojohen dioksidi i karbonit, uji, nxehtësia dhe komposti, si dhe produkti final (për vetëm disa muaj). Komposti i ushqen bimët, siguron ajrosjen e dheut, e mban ujin dhe krijon kushte për rritjen e bimëve me rrënjë, andaj, kompostimi duhet të aplikohet kurdo që është e mundur. Kur nuk bëjmë kompostimin, mbeturinat organike nga amvisëria jonë dhe nga kopshti ynë do të asgjësohen në pikat grumbulluese dhe do të lirohet metani, një nga gazrat serrë më kryesorë. Kompostoni mbeturinat organike të kuzhinës Mund të kompostoni fruta, perime, qese të çajit, mbetjet e kafes, si dhe gjethet dhe mbeturinat nga kopshti. Komposti është pleh i vlefshëm dhe redukton sasinë e mbeturinave në deponinë e mbeturinave. Me kompostim familja tre-anëtarshe mund të reduktoj emitimin e gazërave serrë për më shumë se një të tetën pjesë të një toni CO2 në vit. Ricikloni të gjitha materialet të cilat mund të riciklohen Zbuloni se cilat materiale mund të riciklohen dhe i parashtroni sfidë amvisërisë suaj në mënyrë që me sit si me kursy energjinë elektrike. Ambalazhin e pijeve dhe lëngjeve e ktheni në treg për përdorimin e mëtutjeshëm. Mbeturinat e ambalazheve mund të përdoren si burim energjitik. Ndaras grumbulloni edhe letrat e vjetra sepse çdo kilogram shtesë i letrës që riciklohet do të thotë katër kilogram më pak të gazrave serrë. Gomat e mbetura mos i hudhni në mjedis. Ia dorëzoni mbledhësit të autorizuar pasi që me riciklimin e tyre mund të fitohet produkti i ri (shtresa bazë për terene sportive dhe shtresa mbrojtëse të dyshemeve, shtresa për izolimin e kulmeve, barriera të zërit në ndërtimtari, shenja të ndryshme në komunikacionin rrugor etj). Gomat e vjetruara përdoren edhe si burim energjetik. Mbeturinat e ushqimit dhe të yndyrave ia dorëzoni mbledhësit të autorizuar sepse mund të përdoren si materie bazë për prodhimin e biodizelit si dhe për qëllime të tjera energjetike. Bateritë dhe akumulatorët mos i hudhni në mjedis sepse përmbajnë materie shumë të rrezikshme, por ndaras i grumbulloni dhe i vendosni në kontejnerët e veçantë për to. Kushtoni vëmendje paketimit dhe produkteve që ju i bleni Vlerësoni blerjen tuaj në atë mënyrë që të kontrolloni se në cilën masë ambalazhi kontribon në mbeturinat shtëpiake. Bleni produktet të cilat kanë qëndrueshmëri më të gjatë ose produktet që mund të përdoren disa herë. Kërkoni produkte për të cilat nevojitet paketim më i vogël. Qëllimi prej një ton për disa individë Kur e vendosni qëllimin për me kursy energjinë elektrike. Përmbajuni asaj që konsideroni si të arsyeshme ose të mundshme për me kursy energjinë elektrike. Kjo do të varet nga shprehitë e juaja lidhur me vozitjen, nevojën për energji në amvisëri dhe madhësinë e amvisërisë. Familja katër anëtarëshe, për shembull, mund të ndërmarrë aktivitete për reduktimin e emitimit të gazrave serrë për katër ton (një ton CO2 për çdo person). Megjithatë, një në çift me tre fëmijë reduktimi i emitimit prej 5 ton vështirë se do të mund të realizohej. Vendosni qëllimin i cili ka kuptim për amvisërinë tuaj dhe gjeni mënyra se si mundet secili anëtar i familjes të kontribojë. Nuk ka qasje unike Vendi ku jetojmë mund të jetë faktor me rëndësi në zgjedhjes e mënyrës se si do të ndikojmë në reduktimin e gazrave serrë. Në Kosovë rreth 85% e energjisë elektrike prodhohet në termocentrale, kurse pjesa e mbetur prodhohet në hidrocentrale (diç më pak se 2 %) dhe një pjesë importohet (rreth 13 %)*. Por, pavarësisht se ku jetoni, dhe në cilat burime energjetike keni qasje, me kursy energjinë elektrike dhe energjinë e fituar nga lëndët djegëse fosile ka kuptim. Por, a do të vendosni kolektorët diellorë dhe për çfarë qëllime varet shumë nga kushtet klimatike dhe regjioni ku jetoni. Në Kosovë kolektorët diellorë mund të shërbejnë për ngrohjen e ujit dhe pjesërisht për ngrohjen e hapësirës.
https://www.dua.com/sq/incognito-mode/
Incognito mode – A eshte aq i sigurt sa mendoni?
Incognito mode (Private) është një term relativ. Kjo është diçka e qartë kur bëhet fjalë për “navigimin privat” – Hyrja në Icognito Mode gjoja ju lejon të fshehni historinë tuaj nga të tjerët që përdorin të njëjtin kompjuter.  Megjithatë, kjo nuk është gjithnjë e vërtetë. Kufijtë e Incognito Mode Shfletuesit që ofrojnë një mënyrë private shpesh shrehin se nuk jep mbrojtje aq sa do të dëshironin. Në rastin më të mirë, siguron një shtresë intimiteti për njerëzit që punojnë nga rrjetet e tyre private të shtëpisë. Incognito Mode nuk i ndalon administratorët e rrjeteve të korporatave ose arsimore të mbajnë skedare të aktiviteteve tuaja. Po ashtu, nuk e pengon dikë që të spiunojë zakonet tuaja të navigimit nëse përdorni një internet publik në një kafene apo restorant. Për më tepër, ka mënyra në të cilat navigmi privat mund të mposhtet në vend. Nëse kompjuteri juaj është i infektuar me malware që gjurmojnë trafikun e rrjetit dhe kërkesat DNS, Incognito Mode nuk ju ndihmon dot.  A është privatësia në internet diçka realiste? Çfarë nënkupton “privatësia” elektronike dhe është një perspektivë realiste në internet, janë tema të rëndësishme për tu eksploruar. Në termat më të thjeshtë, Intimiteti i navigimit në Internet tregon aftësinë për të komunikuar dhe lundruar pa një palë të tretë të jashtme që vëzhgon aktivitetet tuaja. Aktualisht, ne përballemi me një bollëk të barrierave të mundshme për këtë. Po për ata që operojnë rrjetin tuaj dhe ISP-në tuaj? Dhe mos harroni qeverinë. Ekziston edhe industria e teknologjisë së reklamave, e cila jep reklama të drejtuara me saktësi përmes sistemeve të sofistikuara të përgjimit. Dëshironi të ndaloni administratorin e rrjetit tuaj të shikojë se çfarë jeni duke kërkuar?  Epo, do t’ju duhet një VPN — dhe sigurohuni që është një që nuk mban regjistra. Po për gjurmuesit? Do t’ju duhet një shtojcë edhe për ato. Për të qenë me të vërtetë të sigurt, çaktivizoni plotësisht JavaScript. Sigurisht, do të ndalojë që shumë site të funksionojnë si duhet, por gjithashtu do t’i ndalojë disa nga përgjimet më të shpeshta. Këto janë masa ekstreme, dhe jo diçka që jua rekomandojmë, për arsye të dukshme. Sidoqoftë, ato ilustrojnë faktin se privatësia e internetit nuk është bardh e zi. 
https://www.dua.com/sq/te-hene-te-mbare/
Te hene te mbare!
Te hene te mbare! Nuk është gjithmonë e lehtë të nisësh javën mbarë me një buzëqeshje. Ne ju ftojmë të ndiqni këto udhëzime të thjeshta, që do t’ju ​​ndihmojnë të kapërceni edhe të hënat më të “zeza” dhe të filloni javën mbarë. Frika ndaj të hënës nuk është plotësisht e pabazuar. Në fakt, ka arsye shumë specifike që radhiten kundër kësaj dite. Gjithçka varet edhe nga zakonet tuaja në fundjavë, ndaj dhe e hëna duket si armiku juaj i përbetuar. Ta nisësh javën mbarë është thelbësore, por e hëna nis me një zgjim të vështirë. Një zgjim i vështirë Të shkosh herët në shtrat të dielën nuk sjell asnjë ndryshim. Në fakt, rezultati është gjithmonë i njëjti: Të hënën në mëngjes, kur zgjohesh, ndjehesh i lodhur dhe i këputur. Mirëpo, pavarësisht lodhjes, është e nevojshme përmbushja e angazhimeve ditore. Përfundimi? Humori i keq do t’ju ndjekë gjatë gjithë javës. 😩 Ka disa faktorë që ndikojnë tek ata që e përjetojnë keq të hënën, shpjegon Francesca Santarelli, një psikologe dhe psikoterapiste nga Milano. Zakonisht një natë më parë ju stresojnë mendimet e angazhimeve të javës që po vjen. Në mëngjes, alarmi bie, madje për të qënë të sigurtë, vendosim dy alarme njëra-pas tjetrës që të mos flini sërisht pas ziles së parë. Pra, është e pashmangshme që ta lini shtëpinë të ngarkuar, me një gjendje stresi dhe ankthi që rritet gradualisht gjatë mëngjesit. Teknika To do Për të thyer zinxhirin e të hënave negative ka vetëm një ilaç: Të detyrosh trurin të ndryshojë sjelljen e tij. Në praktikë, një ri-programim është i nevojshëm, në mënyrë që mendja të mos e perceptojë të hënën si një ditë të zezë. Po si? Për shembull duke përdorur teknikën To do. Çdo të diel, shkruani listën e angazhimeve për të hënën” – vazhdon specialisti. Ndani detyrat e zakonshme nga ato që duhen bërë me patjetër. Në këtë mënyrë truri programohet pozitivisht. Rrjedhimisht, i paraprini ndjesive negative të detyrave që do të kryeni të nesërmen. Qartësojani vetes objektivat e së nesërmes ose të javës dhe e hëna do t’ju duket si një ditë e zakonshme.” Pasi të hidhni të zezën mbi të bardhë, angazhimet javore do t’ju duken më pak të mbingarkuara. Ndaj, nata kalon qetësisht dhe të hënën zgjoheni me tjetër këndvështrim. Gjithashtu, është e rëndësishme të mos flini shumë vonë ose shumë herët. – shpjegon Francesca Santarelli – Duhet ta shijoni të dielën si një mbrëmje relaksuese, vetëm ose në shoqëri të dikujt tjetër. Planifikoni një moment relaksi Alarmi bie dhe që aty dita fillon me këmbën e gabuar. Mes mendimeve negative, duhet të bëjmë vend edhe për diçka pozitive, kjo e gjallëron trurin. Truri ka nevojë të di se herët a vonë gjatë ditës do të ketë një moment të këndshëm. Kjo qasje pozitive, ndër të tjera, ndikon mirë edhe në performancën e punës.” Ndonjë shembull? Patjetër! Gjatë pushimit të drekës, bëni një shëtitje të ngadaltë për dhjetë minuta ose dëgjoni muzikë. Vendosni që në mbrëmje, pas pune, t’i përkushtoheni një aktiviteti manual. Si qendisja, thurja me grep, ose të merreni me krijimtari. Punët manuale janë si një dush që shpëlan tensionet ditore – përfundon Francesca Santarelli. Përqendrimi në lëvizje përsëritëse, në fakt, ul nivelin e kortizonit në gjak, një hormon që rritet në trup gjatë periudhave të stresit. Nga ana tjetër, stimulon prodhimin e beta-endorfinave, d.m.th hormoneve që japin një ndjenjë kënaqësie. Por, e gjithë kjo merr tjetër kuptim nëse supozojmë se e hëna është një ditë kritike si për miqtë ashtu edhe për kolegët. Ndoshta, është e dobishme të ndajmë me dikë atë që ndiejmë: Mund të jetë një strategji e fantastike për të zhdramatizuar situatën dhe të heqim ndjenjën e vetmisë që të përballojmë më mirë ditën e hënë dhe rrjedhimisht të filloni javën mbarë. 😍 Ju keni aritur ne perfundimin e artikullit Te hene te mbare!.
https://www.dua.com/sq/malesi-e-madhe/
Malesi e Madhe, Rec – fshati turistik i Shqiperise Rurale
Malesi e Madhe, është emri i rajonit më verior të Shqipërisë, një zonë e vendosur në veri të Shkodrës, dhe vetëm një hap nga Mali i Zi. Një vend i egër, i largët dhe autentik që nuk shfaqet kurrë në udhëzuesit turistikë dhe blogjet e udhëtimit. Megjithatë, Malesi e Madhe është destinacioni ideal për ata që, të lodhur nga kaosi i qytetit duan të pushojnë dhe të kalojnë disa orë ose ditë të rrethuara vetëm nga natyra. Reç, fshati i vogël turistik Këtu, midis fushave të lavandulës dhe sherebelës, pyjeve të gështenjës dhe maleve madhështore, ndodhet fshati i vogël i Reçit. Çdo vjeshtë, pret “Ditën e Agroturizmit”, që është një festival i organizuar ndër të tjera nga AgroTourism Albania. Një projekt i mbështetur nga USAID, CEED dhe Ambasada Suedeze në Tiranë. Për një ditë të plotë, banorët e Shkodrës, fshatrat fqinje dhe disa vizitorë kurioz takohen në Pyllin e shkëlqyer të Gështenjës së Reçit. Ky i fundit është një monument natyror shqiptar pjesë e Parkut të Madh Kombëtar Shkrel. Këtu marrin pjesë në vallet tradicionale tipike për veriun e Shqipërisë dhe blejnë produkte të shitura nga fermerët vendas. Përfshirë mjaltin, reçelet dhe kompostot, frutat e freskëta sezonale siç janë hurmat, shegët dhe gështenjat. Aktivitete në Ditën e Agroturizmit Pasi të bëni disa blerje gastronomike dhe të kërceni vallet tradicionale, hani drekë dhe kaloni disa orë në relaks total tek Rruga e Mullirit. Një nga gjashtë fermat që përfitonte nga projekti i mbështetur nga CEED Albania, që ndodhet afër Reçit. Shtëpia e Pritjes së Fermës, e re dhe e mobiluar në dru, është shumë e vogël dhe e rehatshme. Ka tre dhoma dhe gjithsej gjashtë shtretër me banjë të përbashkët. Së cilës i shtohet një strukturë e shkëputur që përdoret si dhomë për mëngjes, drekë dhe darkë. Çfarë të bëni në verë? Gjatë verës, mund të hani në oborrin para Shtëpisë së Fermës, të rrethuar me pemë, lule dhe bimë. Mund të udhëtoni edhe me bicikletë nëpër rrugica. Mund të shijoni ushqime të ndryshme. Pronari përgatit një ushqim origjinal të mahnitshëm të bërë me përbërës ekskluzivisht vendas dhe sezonal: byrek me spinaq dhe gjizë (ricotta e kripur tipike për Shqipërinë), petulla, konmposto të kumbullave, djathrat e dhive, lëng shege, ëmbëlsira të këndshme etj. Këto janë vetëm disa nga specialitetet që mund të gjenden në Rruga dhe Mullirit. Në një sfond të rrethuar nga malet, ushqimet bio e të freskëta, natyrës mbresëlënëse dhe ajrit të pastër e plot oksigjen, nuk keni si të mos e vizitoni një herë të vetme këtë zonë.
https://www.dua.com/sq/filma-kosovar/
Filma kosovar
Filma kosovar që duhet t’i shikoni patjetër. Nëse mendoni se vetëm filmat ndërkombëtarë ju lënë pa frymë, marrim çmime dhe shëtisin botën. Atëherë bëhuni gati të ndërroni mendjen. Edhe kinematografia e vendeve shqipfolëse e viteve të fundit është pasuruar me shumë projekte të suksesshme. Shumë nga filmat që janë prodhuar vitet e fundit kanë tejmbushur sallat e kinemave plotësisht. Këtu përjashtohen as filmat nga Kosova. Më poshtë po ju sjellim një listë me pesë filma kosovarë të cilët duhet t’i shikoni me patjetër! Martesa Filmi Martesa i regjisores Blerta Zeqiri është një nga filmat më të përfolur të viteve të fundit. E ndonëse e ka titulluar “Martesa”në këtë film regjisorja ka mëtuar të flasin thjesht për dashurinë e cila nuk duhet ndaluanë asnjë mënyrë. Aq më pak  në emër të disa normave të sajuara shoqërore. “Martesa” flet për një çift në të tridhjetat, Bekimi (Alban Ukaj) dhe Anita (Adriana Matoshi), të cilët po planifikojnë martesën.  Nga ana tjetër shfaqet edhe Noli (Genc Salihu), me të cilin Bekimi kishte qenë në lidhje kohë më parë… Zana Me filmin e saj Zana regjisorja Antoneta Kastrati ka rrëfyer një histori personale të saj nga lufta e fundit në Kosovë.  Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese. Ky film përcjell një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë. Ajo gjithashtu ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës. I vendosur në një fshat të vogël në Kosovë, filmi Zana eksploron amësinë, pikëllimin dhe mistikën.Lumja (Adriana Matoshi) është historia e një gruaje që vajton për një humbje të madhe. Ky është një nga ata filma kosovar të cilat nuk do të donit ta humbisni. Babai Foto: Faqja zyrtare e filmit BabaiFilmi i regjisorit Visar Morina, me titull Babai shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku). Nori është një fëmijë që shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai i tij dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, kurse i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Ata janë ngecur mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë. Kësisoj marrëdhënia babë e bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë. Filmi i regjisorit Visar Morina, me titull Babai shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku). Nori është një fëmijë që shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai i tij dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, kurse i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Ata janë ngecur mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë. Kësisoj marrëdhënia babë e bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë. Diamanti Shumë i përfolur nga audienca ishte edhe filmi Diamanti i regjisorit Genc Berisha. Në fakt ky film i përket zhanrit krim komedi dhe shtjellon shumë tema rreth një diamanti me vlerë. Ndeshja e fuqive kërcënuese, intelektuale, joshëse e seksuale, ndodh kur shfaqet dëshira të mbahet në dorë njëherë ky gur i çmuar. Elementet e komdisë e lehtësojnë sado pak situatën e komplikuar të filmit, megjithatë ia vlen ta shohësh çdo minutë. Kritikët e vlerësojnë pozitivsht këtë film edhe për faktin se përfshin shumë skena të vështira aksioni për tu filmuar. Shpia e Agës Filmi me metrazh të gjatë, Shpia e Agës, me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj flet për Agën (Arti Lokaj). Arti është një djalë 9 vjeç, i rritur vetëm nga nëna e tij në një shtëpi jashtë qytetit, ku jetojnë bashkë disa gra. Ai mëson pak gjuhën serbe nga Zdenka, një grua me kombësi kroate, në mënyrë që të gjejë babanë e tij. Ai është i bindur se i ati është i burgosur në Serbi. Mirëpo, historia e Agës merr tjetër drejtim kur fëmija kupton një të vërtetë të pamenduar. Ky është një nga ata filma kosovar të cilat nuk do të dëshironit ta humbisni.
https://www.dua.com/sq/pagesat-ne-kujtesa/
Pagesat ne Kujtesa
Ku mundem të realizoj pagesat ne Kujtesa? Pagesa mujore mund të realizohet dhe në pikat e ndryshme pagestare. WesternUnion, Moneta, Vllesa, Ria, Posta, Platforma My Kujtesa si dhe lokacionet tona ane e mbane vendit.
https://www.dua.com/sq/kullat-shqiptare/
Kullat Shqiptare
Kullat Shqiptare – pothuajse çdo vendbanim shqiptar i ruan ende kullat apo gjurmët e kullave që dikur përdoreshin për banim. Mirëpo sa dini ju për këto ndërtesa të gurta? E dini se jetesa në to kishte krejt rregulla të tjera prej atyre që ne kemi sot? Cila ishte pjesa kryesore e kullës? Për çka përdorej kati i parë?  Më poshtë po përmendim vetëm disa nga veçoritë e tyre! Përveç karakterit banues kishin edhe karakter mbrojtës Kullat Shqiptare janë ndërtime karakteristike të arkitekturës popullore që përdorshin nga gjitha shtresat e shoqërisë. Këto tipe të shtëpive të stilit të fortifikuar, kanë pasur rol të shumëfishtë. Mirëpo roli mbrojtës i kullave ishte kryesori, kuptohet në kohët e mëhershme. Ky karakter mbrojtës përveç atij banues, kuptohet nga vet forma e ndërtimit që është e mbyllur. Kuptohet prej materialit masiv prej guri, me frëngjitë e shumta përgjatë murit të kullës. Prej këtyre frengjive malësorët vëzhgonin afrimin e armikut dhe prej aty sulmonin me armë. Kati i parë për bagëti, kati i dytë për banim Kati i parë i kullës shfrytëzohej për të strehuar bagëtinë, ndërsa katet e sipërme shfrytëzohen për banim.  Në kate ngjitesh me shkallë druri, të cilat në disa raste përbëhen prej një trungu të vetëm në formë shkalle. Dhomat e banimit janë të mobiluara me orendi të punuara me dru dhe të gdhendura me motive floreale ose gjeometrike. Në krye të dhomës vendoset oxhaku karakteristik me përmasa të mëdha. Në përgjithësi, këto ambiente janë të errëta dhe ndriçohen vetëm nëpërmjet dritareve të vogla dhe frëngjive të mbrojtjes, të cilat lihen në të katër anët. Oda ishte një nga pjesët më të rëndësishme të kullës Odat luanin rolin e një institucioni juridik, shoqërorë e politik. Aty u mbajtën tubime të ndryshme me rëndësi për tërë shqiptarinë. Në oda kultivohej mençuria dhe  filozofia e thellë e popullit, si dhe atdhedashuria, ato ishin sinonim i lirisë. Në odën e burrave pas darke ishte traditë të luhej “loja me kapuça”. Aty kishtë përherë edhe instumente folklorike si çiftelia dhe lahuta. Gratë nuk hynin asnjëherë në odën e burrave. Edhe kafenë e sillnin deri te dera dhe më pas e merrte një burrë tabakanë dhe i shërbente kafenë mikut.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cka-eshte-bulimia/
Qysh me dite cka eshte bulimia?
Qysh me dite çka eshte bulimia? Bulimia është një çrregullim serioz i të ngrënit. Ajo karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar.  Zakonisht me sasi të mëdha ushqimi, pasuar nga metoda joadekuate për të hequr qafe ushqimin e konsumuar. P.sh, të vjella dhe marrje e laksativëve, në përpjekje për kontrollim të peshës. Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë gjithashtu karakteristika të bulimisë. E mësuam çka është bulimia por si t’i dimë simptomat? Shenjat dhe simtomat e bulimisë mund të ndryshojnë nga personi në person. Disa shenja më të përgjithshme janë: Ngrënia e sasive të mëdha të ushqimit pa kontroll Të vjella pas ngrënies Përjetimi i ndryshimeve të shpeshta të peshës Vuani nga marramendja Shfaqja e ndryshimeve fizike të shkaktuara nga të vjella, të tilla si aroma e keqe e gojës, dhëmbët e dëmtuar, ënjtja rreth faqeve, enët e theksuara të gjakut në sy. Ndjenja e kapsllëkut ose fryrjes. Ndjenja e lodhjes Përjetimi i ndryshimeve të periudhës menstruale Kur duhet të vizitojmë mjekun? Tani kur e dini saktë çka është bulimia dhe sa është e rrezikshme, në rast nevoje vizitoni mjekun. Nëse mendoni se keni bulimia, është e rëndësishme të jeni të sinqertë me të për zakonet tuaja të ngrënies dhe metodat e humbjes së peshës. Ky çrregullim i të ngrënit mund të shkaktojë efekte të rrezikshme në trupin tuaj nëse nuk trajtohet. Në këtë rast ju sigurisht duhet të bëni një test gjaku për të bërë gjendjen tuaj. Një hap i mirë i parë është të konsultoheni me mjekun tuaj familjar. Nëse ka nevojë ai mund t’ju referojë më pas te një mjek më i specializuar.
https://www.dua.com/sq/kritike/
Kritike Konstruktive apo Urrejtje – Si ta beni dallimin?
Kritike Konstruktive apo Urrejtje Si ta bëni dallimin dhe si të reagoni? Le ta nisim së pari me Kritikun e pastaj me Urrejtësin. Në këtë artikull do t’ju sjell dallimin mes tyre dhe si të reagoni për secilin rast. Kritikë Konstruktive ose Kritiku Një kritik është dikush që jep feedbacke të rëndësishme dhe të dobishme për punën tuaj. Ata mund t’ju japin njohuri dhe sugjerime specifike. Kjo lloj kritike është e shkëlqyer. Pse? Sepse: Ju tregonë mënyrën për të përmirësuar punën tuaj. Ju ndihmonë të kuptoni se si perceptohet puna juaj nga të tjerët. Mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë audiencën tuaj. Mund t’ju japë detaje që do të rrisin cilësinë e punës suaj. Mund të sjellë provokime kreativiteti dhe idesh për zgjerimin e punës suaj. Mund t’ju çoj në drejtimin e duhur për rritjen e aftësive tuaja. “Kritikët janë të dobishëm dhe të domosdoshëm për krijimtarinë.” Nëse keni kritikë të mirëfilltë dhe të vlefshëm, dëgjojini ata. Kjo nuk do të thotë se duhet t’ua merrni çdo fjalë që ata thonë si të vërtetën përfundimtare. Por, nëse ata po ju japin reagime specifike dhe të mirëmenduara, dëgjoni dhe jini të përulur. Askush nuk bën një punë perfekte. Mendojeni kritikën si ndihmesë ose trajnim falas. Plus, të mësosh ta marrësh kritikën me përulje dhe të nxjerrësh prej saj vlerën që të nevojitet është një aftësi thelbësore krijuese. Kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoheni dhe të kuptoni se çfarë është Kritike Konstruktive apo Urrejtje. Shpesh, audienca që imagjinojmë është shumë ndryshe nga audienca që kemi në të vërtetë. Një kritik i i mirë mund t’ju ndihmojë të njihni audiencën që keni në të vërtetë. Urrejtësit nuk janë të dobishëm për… asgjë Pra, ka një lloj tjetër kritikësh. Le t’i quajmë ashtu si janë në të vërtetë: urrejtës. Ata nuk e pëlqejnë punën tuaj dhe ndoshta nuk ju pëlqejnë as juve. Urrejtës është dikush që nuk do të jetë kurrë i kënaqur me punën tënde, pa marrë parasysh se sa përmirësime ose ndryshime bën. Reagimi negativ i një urrejtësi vjen nga çështjet e tyre të brendshme dhe shpesh nuk ka të bëj drejtëpërdrejt me ty. “Kritika” e një urrejtësi shpesh do të përfshijë fyerje, ofensime personale, përgjithësime dhe sfida. Kritika e tyre nuk është në të vërtetë kritikë: është një sulm. Qëllimi i tyre nuk është të rrisin standardet tuaja krijuese, ose të tregojnë të metat dhe mënyrat e duhura për t’u përmirësuar. Qëllimi i tyre është të nënçmojnë dhe të të provokojnë. Kur i përgjigjeni një urrejtësi për të mbrojtur punën tuaj, për të diskutuar pikat e tyre apo për të debatuar mbi këndvështrimin e tyre keni humbur. Është një Kritike Konstruktive apo Urrejtje? Si të dallosh një kritik? Tri karakteristika e bëjnë një kritik të dobishëm: Kanë ekspertizë në fushën për të cilën po të kritikojnë. I kanë kushtuar vëmendje të hollësishme punës tënde duke vlerësuar një mori të tyre. Ata ofrojnë kritika specifike dhe / ose sugjerime. Kanë ekpertizë në fushën që po të kritikojnë Nëse dikush plotëson dy kriteret e tjera për të qenë kritik, por nuk ka ekspertizën e vlefshme, atëherë ajo që ju japin është reagimi nga një tifoz. Mund të jetë e dobishme; por nuk është e barabartë me një kritike nga një ekspert. Kritikët i kanë kushtuar vëmendje të hollësishme punës që kritikojnë Kjo do të thotë se ata i kanë kushtuar vëmendje të vecantë shkrimeve apo punës suaj. Kanë vlerësuar një mori të tyre dhe kanë gjykuar me shembuj e raste. Përndryshe, si mund t’ju ofrojnë sugjerime specifike? Kritikët ofrojnë pika specifike lavdërimi (yay!) ose mundësi (yay sërish). Lavdërimi të bën të ndihesh mirë. Shijoje! Mbani një regjistër të lavdërimeve dhe reagimeve pozitive. Lexojini sa herë që sindroma mashtruese e atyre që urrejnë hyn në derë. Sugjerimet specifike janë shans i mirë përmirësimi. Vlerësojeni! Përdorni këto njohuri për të përmirësuar punën tuaj. Në këtë shembull, tani mund të rishikoni dhe përmirësoni punën tuaj. Si të merrni kritika? Po sikur të mos merrni ndonjë kritike të sinqertë dhe do të donit disa? Mënyra më e mirë për të gjeneruar më shumë kritika është të pyesni. Mund ta pyesni audiencën tuaj: “Do të doja të merrja disa komente dhe kritika nga ana juaj. Nëse keni disa minuta kohë për të më dedikuar, ju lutem më tregoni mendimet tuaja. Do ta vlerësoja shumë!” Më mirë akoma përfshini disa pyetje specifike për t’iu përgjigjur audiencës suaj. Drejtojuni atyre një formular ose sondazh që ata të mund ta plotësojnë. Si t’u përgjigjeni urrejtësve? Urrejtësit do të shfaqen. Mos kini asnjë dyshim për këtë. Ja se si duhet t’i trajtoni ata: Së pari, bëni dallimin midis urrejtësve, kritikëve dhe tifozëve. Kritikët janë ekspertë të kualifikuar të cilët ofrojnë sugjerime të mirëmenduara dhe specifike për të përmirësuar punën tuaj. Tifozët janë njerëz që ndjekin punën tuaj, por nuk janë ekspertë të kualifikuar mbi temën ose llojin e punës që bëni. Ata mund të kenë përgjigje negative ose pozitive për punën që bëni. Urrejtësit janë njerëz që kanë vendosur se nuk ju pëlqejnë as ju e as punën tuaj, pa marrë parasysh asgjë. Ata nuk japin reagime ose kritika; ata sulmojnë dhe kërkojnë të provokojnë. Kur të gjeni urrejtësin ose ata so t’ju gjejnë juve, mos u jepni ushqim. Ata ushqehen me emocione dhe reagime. Mos u jepni asgjë nga ato. Injorojini! Kjo është mënyra më e mirë për t’i trajtuar. Mjafton kaq! Po, po, sado që mund të jeni mprehur për luftë, nuk ia vlen të harxhoni asnjë miniutë të shenjtë të kohës tuaj. Keqardhje është e vetmja gjë që mund të ndjeni, pasi më shpesh se sa jo, përgjigja e flaktë e një urrejtësi tregon thellësisht problemet që ata kanë me veten, jo me ty.
https://www.dua.com/sq/ekspozita/
Ekspozita Virtuale Shqiptare
Ekspozita shqiptare që mund t’i vizitoni virtualisht. Situata me covid19 ka mbyllur ekspozita e dyer të muzeve, teatrove e kinemave kudo në botë. Artdashësit po përpiqen që përmes internetit t’i ndjekin zhvillimet e artit. Edhe institucionet tona të artit po përpiqen t’i ofrojnë publikut qasja në artin e tyre. Më poshtë po ju paraqesim dy ekspozita që mund t’i vizitoni online këto ditë gjatë qëndrimit në shtëpi. Ekspozita ‘Burrneshat’ në Galerinë Kombëtare të Kosovës Për të vizituar ekspozitën Burrneshat në Galerinë Kombëtare të Kosovës klikoni këtu. Kjo është një  ekspozitën e artit të artisteve gra nga Kosova dhe Britania e Madhe. Inspirimi për përmbajtje është nxjerrë nga koncepti i fjalës ‘Burrneshat’ dhe përshtatja me temën e përgjithshme të projektit të British Council ‘Perceptime’. Ekspozita i përkushtohet lavdërimit të arritjeve të grave në art dhe kulturë. Burrneshat shërben si ndërmjetësim i bisedës për pozitën e grave në shoqërinë moderne përmes artit të tyre. Përmes kompjuterit apo smartfonit tuaj me lehtësi mund të shëtisni në katin e parë dhe në katin e dytë të GKKsë dhe t’i shikoni të gjitha pikturat me rradhë. Do të ndjeheni sikur jeni vërtetë brenda galerisë që ndodhet në qendër të Prishtinës. Muzeu virtual Marubi në Shkodër Nga shtëpia juaj mund të vizitoni edhe muzeun virtual Marubi në Shkodër dhe të shikoni ekspozitën  e hërhershme të tij. Mjafton të klikoni këtu. Muzeu Virtual Marubi përfshin rreth 100.000 fotografi të shkrepura gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIXtë dhe fillimit të shekullit XXtë. Ky projekt i dixhitalizimit konsistoi në  arkivimin, katalogimit dhe dixhitalizimin e arkivës fotografike të Fototekës Kombëtare Marubit. Gjithashtu dhe krijimin e një faqe ueb për promovimin dhe prezantimin për vizitorët të cilët dëshirojnë për të zbuluar më shumë rreth identitetit kulturor dhe historisë së Shqipërisë. Kjo arrihet përmes përfshirjes në një udhëtim vizual të fotografive online. Deri më tani, projekti ka arritur të dixhitalizojnë në rezolucion të lartë pjesën më të vjetër të arkivit, koleksionin e Dinastisë Marubi me rreth 100.000 fotografi. Ndërkohë që procesi i arkivimit dhe katalogimi dixhital vazhdon!
https://www.dua.com/sq/pagesa-e-televizionit-ne-ipko/
Si behet pagesa e televizionit ne IPKO
Deshironi te dini se Si behet pagesa e televizionit ne IPKO? Ketu mund te ju tregojme disa menyra per ta bere kete. Mënyrat e pagesës: Në të gjitha pikat e shitjes së IPKO-së Përmes portalit online Përmes My IPKO Përmes telefonit mobil të IPKO-së duke thirrur *101#
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-ku-mundemi-me-udhetu-pa-viza-me-pasaport-te-republikes-se-kosoves/
Qysh me ditë ku mundem me udhëtu pa viza prej Kosoves?
Qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të përballen me pa mundësinë e udhëtimit pa viza. Për të udhëtuar edhe në vendet më të afërta të Europës ju duhet viza. Mirëpo përpos vendeve fqinje si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi me pasaportë kosovare mund të udhëtohet pa viza edhe në disa vende tjera. Lista e vendeve ku kosovarët mund të udhëtojnë pa vizë     Bermuda – Me pasaportë kosovare keni të drejt 6 muaj qëndrim pa vizë Cook Islands – Me pasaportë kosovare keni të drejt 31 ditë qëndrim pa vizë Dominica – Me pasaportë kosovare keni të drejt 21 ditë qëndrim pa vizë Ekuador – Me pasaportë kosovare keni të drejt 90 ditë qëndrim pa vizë Haiti –Me pasaportë kosovare keni të drejt 3 muaj qëndrim pa vizë Mikronesia – Me pasaportë kosovare keni të drejt 30 ditë qëndrim pa vizë Niue – Me pasaportë kosovare keni të drejt 30 ditë qëndrim pa vizë Filipine – Me pasaportë kosovare keni të drejt 21 ditë qëndrim pa vizë Saint Kitts and Nevis – Me pasaportë kosovare keni të drejt 14 ditë qëndrim pa vizë Saint Vincent dhe the Grenadines –Me pasaportë kosovare keni të drejt 1 muaj qëndrim pa vizë Singapore – Me pasaportë kosovare keni të drejt 30 ditë qëndrim pa vizë Turqi – Me pasaportë kosovare keni të drejt 3 muaj qëndrim pa vizë
https://www.dua.com/sq/frika/
Frika eshte armiku juaj i vertete
Frika eshte armiku juaj i vertete. Diçka të mban dhe detyrimisht vazhdon e punon në një vend që e urren kaq shumë. Nuk të njoh, por ama diçka e di të sigurt për ty: “Ke qasje në internet dhe kohë të mjaftueshme për të shpenzuar disa orë duke lexuar në të.” Frika të pengon dhe kjo është diçka që nuk do shumë mend. Megjithatë, kjo më tregon mua dy gjëra me rëndësi për ty: E para, je pjesë e gjysmës fatlume të njerëzimit, sepse gjysma tjetër e popullsisë së botës ende nuk ka akses në internet. E dyta, meqë je këtu, ka të ngjarë që po lufton një luftë moderne. Me siguri ke ushqim, një çati mbi kokën tënde por pengesat për një jetë më të mirë nuk janë të gjitha konkrete. Kjo do të thotë se po përpiqesh të mposhtësh armiq abstrakt: dembelizmin, mërzitjen, dyshimin në vetvete dhe zvarritjen e punëve të tua. Ama para se të vazhdosh leximin dua të të them se: “Nuk je dembel, i mërzitur apo i pamotivuar. Atëhere çfarë ka që nuk shkon? E thjeshtë, ashtu si gjithë të tjerët edhe ti ke frikë. “ Këshilla më e mirë për të kapërcyer frikën është slogani i kompanisë Nike. Kjo thënie, shndërruar në parrullën më të suksesshme të marketingut të të gjitha kohërave është: “Thjesht bëje! Just do it!” Nuk je i pamotivuar “Nuk jam i motivuar,” nuk është kurrë një deklaratë e vërtetë. Për çfarë nuk jeni i motivuar? Për punën? Nëse është ky rasti, atëhere përse nuk jep dorëheqien? Veprimet e tua drejtohen nga një lloj shtyse, qofshin këto paratë, lumturia, paqja, apo thjesht kënaqësia e ndërgjegjies tuaj. Motivi i vërtetë mund të mos jetë gjithmonë i qartë, por ama është aty. Nëse urren çdo sekondë të ditës në punë, nuk të mungon motivi për të ndryshuar vendin e punës tënde. Mirëpo, diçka të mban dhe detyrimisht vazhdon e punon në një vend që e urren kaq shumë. Ndryshimi i punës është një ndërmarrje shumë e vështirë. Kërkon shumë përpjekje dhe të frikëson mbi të gjitha refuzimi. Kështu që as që e merr mundimin ta lësh punën që urren. Pra, nuk të ndal mungesa e motivimit, por frika. Nuk je i mërzitur Besoj se të ka rastisur të shohësh njerëz që janë magjepsës në plot kuptimin e fjalës. Mirëpo, pavarësisht kësaj përdorin rrjetet sociale deri në varësi të plotë. Nëse do t’i pyesje përse i përdorin kaq shumë, do t’ju thonë gënjeshtrën më të zakonshme në botë: “Jam i mërzitur”. Nga ta dish që është një gënjeshtër? Sepse askush nuk ka më arsye për tu mërzitur. Shumica prej nesh as nuk zgjedhin të provojnë një qasje tjetër. Jemi 100% të kohës lidhur me internetin. Thjesht pretendojmë sikur jemi të mërzitur, që të mbushim ditët tona me shpërqendrime të pakuptimta. Të gjithë e dimë se çfarë na frikëson në të vërtetë: Kriza Ekzistenciale. Kalon nëpër derën e mërzisë dhe kjo është ajo që do të gjesh. Shkencëtari dhe matematikani i madh Blaise Pascal dikur tha: “Të gjitha problemet e njerëzimit burojnë nga paaftësia e njeriut për t’u ulur e qëndruar vetëm në një dhomë. “Ti nuk je i mërzitur. Thjesht, ke frikë të qëndrosh vetëm me veten tënde.” Nuk je dembel Përtacia është rrengu i të gjithë atyre personave që përpiqen të përfitojnë nga pretendimi yt se je i “mërzitur”. “Nuk je i mërzitur, por je i mërzitshëm!” Kjo është ajo çfarë mundohen të të fusin në tru. Të duhet një hobi, një telefon i ri, ose një program palestre 250$ me një plan të personalizuar vaktesh e të tjera si këto. Kjo nuk ka kuptim. Përtacia ashtu si mërzia, nuk ekziston. Frika është ajo që të pengon. Siç edhe e ka shpjeguar profesori i psikologjisë Devon Price: “Askush nuk dëshiron të ndihet i paaftë, apatik dhe joefektiv. Nëse shikon veprimin e një personi (ose mosveprimin) dhe sheh vetëm përtaci, atëhere të mungojnë detajet kryesore.” Edhe një herë, nuk është mungesa e motivimit, apo mungesa e dëshirës për veprim, ajo që pengon rrugën tënde drejt suksesit dhe lumturisë. Janë kufijtë e padukshëm në kokën tuaj ato që nuk të lejojnë të ecësh para. Ka ardhur momenti ta kuptosh këtë gjë dhe të veprosh. Ka ardhur momenti ta mposhtësh armikun e vërtetë, frikën.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-njollat-e-stilolapsit/
Qysh me i largu njollat e stilolapsit?
Stilolapsi që ndodhet në pjesën e poshtme të xhepit të këmishës tuaj të preferuar hapet ,duke lënë prapa një njollë të madhe boje. Provoni këtë: pjesën e njollosur futeni në qumësht dhe fërkojeni fort derisa njolla të zhduket. Përsëriteni veprimin nëse është e nevojshme.
https://www.dua.com/sq/koleget/
Koleget – Ja cilet jane 10 tipe kolegesh me te cilet punoni
Koleget, Shpesh, për të qenë të lumtur dhe të kënaqur me punën tonë, një pagë e mirë ose punësimi në kompaninë e ëndrrave nuk mjafton. Prandaj është thelbësore që të krijoni një marrëdhënie pozitive me kolegët e punës. Sigurisht kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Në ambientet e punës jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njerëz të cilët nuk na pëlqejnë, e megjithatë, me këta njerëz do të kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Është shumë e rëndësishme të krijoni marrëdhënie të mira me ata që punoni. Për ta bërë këtë, duhet t’i njihni mirë ata që keni përballë, me të cilët, ditaditës, do t’ju duhet të bashkëveproni. Më poshtë keni të listuar dhjetë tipe kolegësh që me siguri do t’i takoni në vendin tuaj të punës. Kolegu që merret me thashetheme Atë e ka zili edhe një agjent i CIAs. Gjithmonë di gjithçka dhe i di këto gjëra para të tjerëve. Nëse doni të kërkoni ndonjë informacion, drejtojuni atij. Njeh gati çdo punonjës dhe di pothuajse gjithmonë çdo strategji të kompanisë ku punon. Nuk ka rëndësi nëse e doni apo e urreni, pasi në mesin e mijëra informacioneve që mban, ka patjetër një informacion që lidhet me ju. Vendi i përsosur për të krijuar marrëdhënie me një koleg të tillë është takimi në kafene. Aty ky person zhbiron e zhurmon ngjarjet e mikrokozmosit të punës. Punonjësi i përkyer Tom Cruisi i organizatës. Nuk e humb kurrë entuziazmin. Vrapon nga një departament në tjetrin dhe të gjithë e duan, veçanërisht shefat. Vështirë të ecësh në një vrull me të sepse gjithmonë merr iniciativën dhe duket sikur nuk gabon kurrë. Si ka mundësi që gjithmonë ka përgjigjet e duhura? Nuk do ta dimë kurrë. Ama përgatituni, sepse këta njerëz shpesh kanë karizmën e udhëheqësit. Në një farë mënyre do ta gjesh veten duke hyrë në orbitën e tij, aq e fortë është forca e tij gravitacionale. Kolegu që vetëm ankohet Nëse ka diçka të gabuar në punë ai e ka përjetuar i pari. Ka një problem me shefin, me burimet njerëzore, me pagën madje edhe me kondicionerin. Asnjëherë nuk duket i kënaqur, dhe gjithmonë ka diçka që duket se nuk shkon mirë për të. Problemi qëndron se ai ndan zhgënjimin e tij me të gjithë. Shumicën e kohës, kolegë si këta duhen mbajtur sa më largë. Ndoshta edhe ti do ë kesh diçka për tu ankuar dhe do të përfundoni kështu në vorbullën e tyre. Rrëmbyesit e zemrave Këta njerëz tërheqin vëmendjen tonë sapo i shohim. Janë magjepsës, shpesh të bukur, dhe ndonjëherë na duket sikur mund të kalojmë orë të tëra duke i dëgjuar. Të gjithë duan ta kenë pranë. Ky lloj kolegu është i vetëdijshëm për bukurinë që rrezaton, deri në atë pikë saqë e përdor për të arritur atë që do. Rrëmbyesit e zemrave shpesh nuk japin ndonjë kontribut të vecantë në kompani, por përdorin të gjitha armët e tyre për t’ju bërë të besoni të kundërtën. Nga anë tjetër, këta tipe kolegësh e duan ambientin e punës, prandaj janë gjithmonë të pranishëm dhe nuk bëjnë mungesa të pajustifikuara. Kolegu që ha gjatë gjithë kohës Me patjetër do ta gjeni duke u përtypur. Pavarësisht nëse hanë nga nervozizmi apo kanë një metabolizëm që funksionon me shpejtësinë e dritës, gjithnjë do ta shihni duke ngrënë. Tavolina e tij është gjithmonë e shtruar (shpesh e çrregullt) dhe goja e tij gjithmonë e mbushur. Nëse keni një kuzhinë të përbashkët, ky individ do të jetë mbreti i padiskutueshëm. Erërat që përhapen nëpër korridor janë vepra e tij. Mikrovala do rrotullohet me orë të tëra vetëm për të ngrohur ushqimet e tij. Kolegu që thotë vetëm PO (lajkatari) Gjithmonë thotë po për çdo propozim, për çdo detyrë, madje edhe për çdo qortim. Nuk e humbet kurrë mundësinë për t’i bërë përshtypje shefit. Zakonisht, ky lloj kolegu ka tendencë të formojë një grup të bashkuar ku ata bisedojnë vetëm me njëritjetrin (ose me shefat). Janë të parët që mbërrijnë në punë dhe të fundit që largohen. Janë kryesisht antipatikë. Mbi të gjitha sepse shpesh mendojnë se kanë të drejtën t’ju tregojnë se çfarë duhet të bëni në punë. Janë të parët që shkojnë dhe raportojnë te shefi i tyre se çfarë keni bërë gabim. Shakaxhiu Ky lloj personi është gjithmonë i gatshëm të bëjë një shaka. Nuk ka ngjarje të zyrës ku ai nuk është protagonisti i ndonjë historie qesharake. Duket se asgjë se bën me humor të keq dhe është në gjëndje të heq tensionin e çdo momenti negativ në punë. Nuk bashkëpunon dot lehtë me ta, sepse nuk e shprehin veten të gatshëm. Keta tipe kolegësh duan vetëm të shpërndajnë humor dhe buzëqeshje, madje as punën nuk duan ta marrin seriozisht. Kolegu që nuk mungon kurrë Nëse keni një prezantim për të përfunduar dhe jeni të detyruar të arrini në zyrë në orën 6 të mëngjesit ose të largoheni në orën 11 të mbrëmjes, të jeni i sigurtë se ai do të jetë aty. Gjithnjë i pranishëm dhe futet tek kategoria e kolegëve që nuk flenë kurrë. Gjithmonë të disponueshëm, gjithmonë të zënë, gjithmonë aty. Dikush edhe mund ta pyesë: a ke një shtëpi ku fle? Çifti Kur kalojmë shumë kohë në një mjedis të caktuar është e lehtë të flirtojmë me ndonjë koleg pune. Me këtë koleg gjejmë veten duke ndarë momente pozitive dhe negative. Ka flirtime që nuk shkojnë më tej dhe ndonjëherë zbehen brenda mureve të punës. Por, mund të ndodhë që disa çifte të mbijetojnë. Të tjerët që kanë miqësi me ta përpiqen të mbajnë marrëdhënien e tyre të fshehtë nga kolegët e tjerë. Në këtë rast dyshimi mund të jetë i bezdisshëm, por privatësia duhet respektuar. Argumentuesi (tipi “kam një opinion për gjithçka”) Ka nga ata që përpiqen të shmangin diskutimet dhe ka nga ata që duket se kanë lindur për të diskutuar. Me këtë të fundit, rreziku ndodhet rreth qoshes. Argumentat e tyre mund t’ju bëjnë të humbisni toruan. Nëpër mbledhje nuk e humbasin kurrë mundësinë për të theksuar se diçka nuk është bërë ashtu siç duhet (sipas tyre). E kthejnë takimin në punë miniutash në një fushë të minuar. Përgatituni sepse herët a vonë këta tipe kolegësh do drejtohen tek ju për të argumentuar me ju.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-smoothie-qe-ndihmon-ne-humbjen-e-peshes/
Qysh me përgatitë smoothie që ndihmon në humbjen e peshës?
Për të humbur peshë duhet të ushqehemi shëndetshëm. Një nga mënyrat më të mira është konsumimi i një smoothie të freskëta të përgatitur vet në shtëpi gjithmonë në mëngjes. Mirëpo ka shumë rëndësi të dimë t’i kombinojmë elmenetet në mënyrë që pija jonë të mos përmbajë shumë kalori por të ndihmojë në humbjen e peshës. Ne po ju sjellim një recetë të tillë. Përbërësit për smoothie per humbje peshe Gjysmë gote boronica të ngrira 2 gota qumësht me 0,2 yndyrë 2 luge gjelle fara chia 1 çerek gote drithëra ose tërrshërë Përdorimi Nëse doni të humbisni peshë këtë smoothie mund ta konsumoni disa herë në javë si zavendësim të një vakti ushqimor. Rekomandohet për mëngjes. Jo vetëm kjo recetë por në përgjithësi konsumimi i smoothie është shumë i shëndetshëm. Vetëm në një gotë ne mund të kombinojmë shumë vitamina që normalisht nuk i marrim gjatë shujtave. Nëse e kosumoni një smothie duke zëvendësuar me të një piatë të bollshme mëngjesi, ju jeni në rrugë të duhur. Rezultet në humbje të peshës padyshim se nuk do të mungojnë nëse tregoni kujdes në ushqim. Përpiquni të shmangni stresin dhe mos e mbani mendjen vetëm tek humbja e peshës. Gjithashtu kur vije puna tek humbja e peshës vendoshmëria e juaj luan rol shumë të madh. Nëse e keni ndarë mendjen të humbisni peshë ju patjetër se do ta arrini këtë gjë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-korrigju-emrin-apo-mbiemrin/
Qysh me korrigju te dhanat tuaja ne bashki apo komune?
Qysh me korrigju emrin apo mbiemrin tuaj? Nese ju nevojitet ndonjehere te korigjoni emrin apo mbiemrin tuaj ne certifikaten e lindjes, ne kete artikull do t’ju sjellim nje udhezim te shkurter se ssi mund ta beni kete gje. Sipas rregullave dhe procedurave te caktuara ky proces vonon maksimumi nje jave pritjeje. Procedura dhe dokumentet e nevojshme për korrigjimin e emrit apo mbiemrit në Republikës e Kosovës është si vijon: Certifikata e lindjes (origjinal); Letërnjoftimi ose pasaporta (fotokopje); Vërtetimi nga Gjykata kompetente se nuk ka lëndë aktive në Gjykatë ai person; Deklarata e palës (mbi arsyet e ndryshimit); Nëse pala është e moshës jo-madhore kërkohet deklarata e prindërve; Pagesa e taksës – për korrigjimin e të dhënave personale 2 Euro; Pagesa e taksës – për ndryshimin e të dhënave personale 10 Euro. Duke ndjekur keto rregulla mund te ndryshoni pa problem emrin apo mbiemrin, ne cdo kohe.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-bo-nje-grim-te-bukur/
Qysh me bo nje grim te bukur?
Qysh me bo nje grim te bukur? Te gjitha duam të bëjmë grim të bukur por kjo nuk arrihet lehtë. Këtu ndikojnë shumë gjëra. Së pari mënyra e trukimit varet nga forma e fytyrës, ngjyra e flokëve dhe veshja. Pra, janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një grim. Disa sekrete për grim të bukur Pjesa që ka më shumë rëndësi dhe të bjerë më shumë në sy është syri. Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i grimit të thjeshtë. Gjithnjë përpara se të bësh një grim duhet të kesh vendosur se cila do të jetë veshja jote. Pra, ai bëhet në këmbimin me flokët dhe veshjen. Pastrimi i fytyrës me late- tonik është tepër i rëndësishme të bëhet para se të bëhet grimi. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin hidratues. Mangësitë që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura. “Make-up” mbulon defektet e fytyrës, nofullat e dala, ballin e madh, mjekrën e gjatë. Eliminimi i tyre vjen si rezultat i dritëhijes që krijohet nga përdorimi i tij. Për këtë arsye duhet të bëni grim të bukur. Make-up dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë. Kjo krijon lehtësi në lyerjen përfundimtare, të buzëve, syrit, të “ruzh-it” të faqeve. Pra, është i nevojshëm në theksimin e tyre. Në këtë mënyrë jeni gati për të filluar me grimin. Grimi i syrit Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë ose në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelimin e qerpikëve. Maskara Mund të përdorni rimel “Mascara” me “qime” të veçanta që zgjasin qerpikët tuaj. Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë. Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij. Grimi i buzëve Një konturë i lehtë ngjyrë të kaftë në të errët, dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe shkëlqimi i mollëzave. Theksojmë edhe një herë që buzët, shkëlqim i mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen.
https://www.dua.com/sq/mergata-shqiptare/
Mergata Shqiptare
Mergata Shqiptare, tash e disa muaj mergata shqiptare është në ankth. Shkaku i koronavirusit askush nuk e di më siguri se a do të mund të vizitojë vendlindjen. Ata presin me padurim çdo lajm zyrtar për hapjen e kufijve. Në masë të madhe mërgimtarët i shqetëson edhe çështja e karantinimit. Për arsye se karantinimi në vendlindje do t’ju merrte kohë dhe do t’ju vështirësonte pushimet. Mirëpo, a mendojnë se vërtetë mund të na vizitojnë këtë vit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni? Këtë pyetje jua kemi shtruar disa miqve tanë nga Diaspora që na ndjekin në faqën tonë zyrtare në rrjetin social Twitter.  Ja se çfarë thonë disa prej tyre. Karantinimi shqetëson mërgimtarët Teuta Bajrami nga Shkupi që aktualisht jeton në Zvicër nuk mundi të vijë në vendlindje në prill ashtu siç e kishte planifikuar. Koronavirusi e bëri t’i anuloi pushimet në Shkup gjatë pranverës. Megjithatë për dua.com ajo thotë se ende nuk i ka humbur shpresat për ketë verë. Unë dhe familja ime po presim të qetësohet gjendja dhe të lirohen rrugët për në Shkup”, thotë Teuta. Mirëpo natyrisht se i kuptojmë rrethanat, gjithë bota jemi bashkë në këtë kaos”, shprehet ajo. E pyetur se a dihet tashmë përmes mediave zvicerane ndonjë qëndrim i shtetit lidhur me udhëtimet për muajt e ardhshëm, Teuta thotë se kushtet po ndryshojnë vazhdimisht. Ajo përmend faktin se Zvicra do të mundësojë sërish aplikimin për viza më 15 qershor 2020. Tash për tash është e mundur lëvizja me shtetet fqinje, përveç Italisë. Mirëpo vetëm me arsye të fortë. Për shembull vizitmin e partnerit në shtetin fqinjë etj”, tregon ajo. Tutje Teuta thekson se Zvicra nuk e bën problem as udhëtimin e punëtorëve që e kanë të domosdoshme lëvizjen. Më tepër se për hapjen e kufijve ajo shqetësohet për karantinimin që momentalisht u bëhet personave që udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut. Mërgata synon të vijë e të kontribojë në rimëkëmbjen ekonomike Arbër Sylejmani nga Prizreni i ka rezervuar biletat për të ardhur për pushime në Kosovë nga Holanda. Ai shpreson shumë që plani i tij të funksionojë. Unë veçse i kam të rezervuara biletat për Kosovë për periudhën korrik dhe gusht”, thotë Arberi. Ai tregon për dua.com se kësaj here planifikon të rrijë më gjatë. Arbëri synon të kontriboj në rimëkëmbjen ekonomisë, e sidomos të gastronomisë. Këtë herë do të qëndroj më gjatë, rreth dy muaj. Do mundohen të kontriboj sado pak në rimëkëmbjen ekonomisë e të gastronomisë. Pasi që nuk jam i ndikuar finaciarisht nga kjo pandemi”, shprehet Arbëri. Ai gjithashtu kishte planifikuar t’i kalonte pushimet e pranverës në Kosovë gjatë prillit por covid19 i prishi planet. Tutje mërgimtari nga Holanda thotë se gjendja atje ka qenë e relaksuar në krahasim me shtetet e tjera për rreth tyre. Mbyllje të kufijve nuk ka pasur por të gjitha shtetet për rreth i kanë mbyllur. Gjë që e bën Holandën të izoluar ashtukështu”, thotë ai. Arbëri shpreson se deri në korrik të gjithë kufijtë do të hapën. E në këtë mënyrë ai edhe të tjerë nga mërgata do të mund të vijnë në Kosovë. Mbetet me shpresë se udhëtimi me airoplan do të jetë më i lehtë në krahasim më udhëtimin me makinë. Shkaku i kontrolleve më të shtuara shkaku i pandemisë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-gjerat-qe-duhet-kushtuar-vemendje-tek-meshkujt/
Qysh me i ditë gjërat që duhet kushtuar vëmendje tek meshkujt?
Secila femër bashkëkohore e vlerëson mashkullin i cili kujdeset për dukjen e tij, gjegjësisht kur ka të përvetësuara shprehi higjienike dhe kujdes të përgjithshëm për vetveten. Meshkujt e pastër të cilët e mbajnë veten konsiderohen seksi. Kur e takojmë një person, ia shikojmë dhëmbët dhe duart, qoftë në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme. Duke u bazuar te dhëmbët dhe te duart mund të kuptohen shumë gjëra për gjininë e kundërt. Nëse mashkulli del me thonj të papastër, lë të kuptohet se ai është joserioz dhe i papërgjegjshëm, dhe të cilit nuk i pengon nëse nuk ka jetë të rregullt. Elementi tjetër janë dhëmbët, të cilëve duhet kushtuar kujdes të veçantë. Buzëqeshja e bukur është një nga faktorët e rëndësishëm në të cilën ‘bien’ edhe meshkujt edhe femrat. Mashkulli me dhëmbë të bukur është në përparësi që në start. Gjëja e tretë të cilës duhet kushtuar rëndësi është aroma. Preferohet që mashkulli të ketë aromë mashkullorë, por jo shumë të rëndë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-kripa-e-detit/
Qysh me i ditë përfitimet nga kripa e detit?
Deti ofron një sërë përfitimesh shëndetësore për njeriun. Ai njëherësh ofron shumë minerale të dobishme për organizmin. Përfitimet që marrim nga uji i detit: Minerale në ujin e detit Stres dhe qarkullim më të mirë të gjakut Lëkura e shkëlqyeshme, më e lëmuar dhe e “pastër” nga qelizat e vdekura Celuliti Largimi i kilogramëve të tepërt
https://www.dua.com/sq/fakte-rreth-botes/
Qysh me i dite 10 fakte rreth botes?
Sa fakte rreth botes i dini? Me siguri mendoni se shumë. Mirëpo gjithmonë mund të mësoni ndonjë të re. Me rreth 200 shtete dhe më shumë se 7.5 miliardë njerëz, bota është e mbushur me njerëz, vende dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse. Ja disa fakte tepër interesante: 1. Koreja e Veriut dhe Kuba janë vendet e vetme ku nuk mund të blihet Coca-Cola Kjo pije e gazuar shitet praktikisht kudo, megjithatë ende nuk ka arritur (zyrtarisht) të shitet në Korenë e Veriut ose Kubë, sipas BBC. Kjo është një nga ato fakte që ju habisin vërtetë. 2. E gjithë popullsia e botës mund të futet brenda Los Angeles Sidoqoftë, mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Kjo bëhet e mundur nëse secili prej nesh do të qëndronte krah për krah. Me pak fjalë të gjithë mund të futemi brenda 500 milje katrorë të Los Anxheles-it, sipas National Geographic. 3. Ka më shumë binjakë tani se kurrë më parë Ky është një nga ato fakte që ka bazë shkencore. Shkencëtarët besojnë se kjo prirje vjen për faktin se femrat po lindin relativisht vonë dhe kanë tendencë të kenë më shumë binjakë në moshë të vonët. 4. Speci më djegës në botë është aq djegës sa mund t’ju vrasë Piper djegës i Dragoit është aq djegës sa është tërësisht vdekjeprurëse. Nëse hani një të tillë, mund të shkaktojë një lloj shoku anafilaktik, duke djegur rrugët e frymëmarrjes e duke i mbyllur ato. 5. Franca është vendi më i vizituar në botë Franca është një vend i bukur, i mbushur deri në buzë me verëra të shijshme, djathë marramendës dhe mijëra romanca. Pra, nuk është për t’u habitur që më shumë njerëz duan të vizitojnë Francën se çdo vend tjetër në botë, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara. 6. Indonezia është shtëpia e disa prej njerëzve më të shkurtër në botë Megjithëse ka njerëz të shkurtër dhe të gjatë kudo, Indonezia është shtëpia e disa prej njerëzve më të shkurtër në botë. Sipas të dhënave të përpiluara nga burime të ndryshme globale nga Telegrafi në vitin 2017. Hollanda apo edhe vendet sllave kanë njerëzit më të gjatë me një mesatare 180-184 cm. 7. Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ishte -97 gradë Celsius Temperatura u regjistrua në Antarktidë gjatë një harku kohor hulumtimi midis viteve 2004 dhe 2016. Vetëm disa frymëmarrje të atij ajri aq të ftohtë do të shkaktonte hemorragji në mushkëritë tuaja dhe do t’ju vriste. 8. Afrika dhe Azia janë shtëpia e gati 90 përqind të popullsisë rurale në botë Kina ka një popullsi mbresëlënëse të madhe rurale, me 578 milion që jetojnë jashtë qendrave kryesore urbane. 9. Monedha më e shtrenjtë në botë u shit për një shumë prej 7 milion $ Double Eagle e 1933 ishte një monedhë 20 dollarëshe amerikanë e bërë prej ari që nuk hyri kurrë në qarkullim. Ajo u shit në shumën marramëndëse 7 milion$. 10. Në vitin 2018 numri rekord i 92 vendeve garuan në Lojërat Olimpike Dimërore Kur u zhvilluan Lojrat Dimërore PyeongChang në vitin 2018, 2,952 atletë u paraqiten nga gjithsej 92 vende. Kjo mundi rekordin e mëparshëm të 2.800 atletëve nga 88 vende që morën pjesë në Lojërat Dimërore të vitit 2014.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-efektet-nga-mungesa-e-vitamines-d/
Qysh me i ditë efektet nga mungesa e vitaminës D?
Vitamina D shpesh quhet “vitaminë e diellit” pasi prodhohet në lëkurë si përgjigje ndaj rrezeve të diellit. Kjo është një vitaminë familja e së cilës përfshin vitaminat D1, D2 dhe D3. Kjo vitaminë është me rëndësi të madhe sepse mund të ndikojë deri në 2.000 gjene në trup. Disa nga funksionet e tij kryesore përfshijnë thithjen e lëndëve ushqyese si fosfor dhe kalcium, i cili nga ana e tij siguron imunitet të fortë dhe eshtra të fortë. Përfitimet kryesore të vitaminës D: Vitamina D lufton sëmundjen Sipas një studimi të vitit 2006, në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, vitamina D ul rrezikun e sklerozës. Një studim tjetër ka zbuluar se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Në fund të fundit, një studim i vitit 2010 i publikuar në Journal of Clinical Nutrition amerikan tregon se ajo ndihmon në zvogëlimin e zhvillimit të gripit. Vitamina D zvogëlon depresionin Është treguar shkencërisht se vitamina D luan një rol në rregullimin e disponimit dhe parandalimin e depresionit. Një studim i veçantë zbuloi se ata me depresion që morën vitaminën D përjetuan një përmirësim të dukshëm në gjendjen e tyre. Një tjetër studim zbuloi se mungesa e vitaminës D është më e zakonshme tek njerëzit me depresion dhe ankth. Vitamina D rrit shanset për humbjen e peshës Sipas një studimi, plotësimi i rregullt i vitaminës D ndihmoi njerëzit të përmirësonin faktorët e rrezikut të sëmundjes së zemrës. Një tjetër studim zbuloi se ata që merrnin vitaminë D dhe kalcium humbën më shumë peshë. Siç shpjegohet nga hulumtuesit, vitamina D dhe kalciumi kishin efekt të shtypjes së oreksit. Si të siguroheni që po merrni Vitaminë D? Rrezet UVB janë më të forta gjatë verës dhe janë në kulmin e tyre gjatë mesditës. Është vërtetuar shkencërisht se 8,000 deri 10,000 IU në doza janë përgjithësisht të sigurta për të gjithë. Aftësia e personit për të prodhuar D3 varet shumë nga ngjyra e lëkurës. Individët me ngjyrë të zbehtë të lëkurës duhet të ekspozohen ndaj diellit nga 10 deri në 45 minuta, ndërsa individët me ngjyrë të errët të lëkurës nga 2 në 2,5 orë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-simptomat-e-mungeses-se-zinkut/
Qysh me i ditë simptomat e mungesës së zinkut?
Zinku, përveç hekurit, është minerali më i pranishëm në organizmin e njeriut. Mirëpo me i ditë simptomat e mungesës së zinkut? Zinku ndikon në lëkurë, flokë dhe thonj, ndërsa luan rol të rëndësishëm edhe në libido dhe funksionimin e sistemit imunitar.  Shumë njerëz përballen me mungesë të zinkut, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një e treta e njerëzve vuan nga mungesa e këtij minerali në organizëm. Kjo më së shumti godet personat vegjetarianë. Zinku është i pranishëm më së shumti në mishin e kuq. Studimi i publikuar në revistën “Nutrients\” tregon se femrat që hanë më pak se 40 gramë të mishit të kuq në ditë rrezikohen katër herë më shumë që të kenë mungesë të zinkut, krahasuar me ata që konsumojnë 70 gramë mish në ditë.Mungesa e zinkut ndikon në dobësimin e sistemit imunitar, lodhje, libido të ulët dhe ngadalësim të shërimit të plagëve. Simptomat e mungesës së zinkut janë:   Rënia e flokëve Thonjtë e egër me njolla të bardha Nuk i keni dhëmbët e bardhë Shpesh jeni të prekur nga herpesi Probleme me lëkurën Për të mos krijuar mungesë zinku në trup, duhet të konsumojmë ushqime që e përmbajnë me tepri atë. Ne, po ju tregojmë disa prej tyre:  Peshqit dhe frutat e detit Sidomos gaforret (të pasur me fosfor, selen, kalium dhe natrium), duhen konsumuar të freskëta dhe të gatuhen për pak minuta, në mënyrë që të mos i ndryshohen vetitë ushqyese. Djathi Duhet të konsumohet me moderim, por është një burim i mirë i proteinave, vitaminave, yndyrnave dhe mineraleve të tjera. Gjithashtu, ka një vlerë të lartë ushqyese.-Gruri: përveç zinkut përmban sasi të mëdha të proteinave, lipideve, vitaminave, fosfor, kalium dhe kalcium. Në grurë janë të pranishme gjithashtu fibra, që ngadalësojnë thithjen e karbohidrateve dhe sheqer, duke e zvogëluar formimin e lipideve-Maja birre: Në 100 gr maja ka mbi 10 mg të zinkut. Përveç kësaj, ajo është e pasur gjithashtu  me vitamina të grupit B, vitaminë E dhe H dhe lipoproteina, fosfor, por ka edhe kalium, magnez, kalcium, selen, hekur dhe mangan. Arrat: Të konsumosh 3 ose 4 në ditë, do të thotë që e ke furnizuar mirë trupin me zink dhe me oligoelementë të tjerë. Thjerrëzat: Janë të pasura me fibra, minerale, vitamina, antioksidantë dhe ndihmojnë kujtesën, sistemin nervor dhe janë një antidepresant natyror. Veza: Në mënyrë të veçantë, e verdha e vezës është një burim i vlefshëm i zinkut, fosforit, hekurit dhe vitaminave A, B1, D.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-organizu-dollapin/
Ja disa këshilla të thjesht se qysh me organizu dollapin tuaj?
A dini si me organizu dollapin? E pranojme apo jo, shumicës prej nesh, me shpesh se sa jo rrobat na përfundojnë në një karrike në dhomë. Në pritje që të lahen. Numri  i tyre në karrike vjen e shtohet çdo ditë. Dollapi na bëhet lëmsh. Mirëpo, si mund ta evitojmë këtë?  Ja disa këshilla të thjesht se qysh me organizu dollapin tuaj: Hudhni rrobat që s’i përdorni më Me siguri edhe dollapi juaj ka rroba që nuk i keni veshur qe dy vite. Largimi i rrobave që më s’i veshim është një proces i vështirë. Mirëpo është i domosdoshëm nëse duam një dollap të organizuar mirë. Prandaj këtë gjë bëjeni të parën. Largoni nga dollapi të gjitha rrobat që s’i veshni më. Kështu do ta reduktoni dukshëm numrin e tyre dhe organizimi do të jetë më i lehtë. Gjeni një mënyrë që të varni sa më shumë rroba Dollapat që kanë shumë hapësirë për varjen e rrobave ja u lehtësojnë jeten. Prandaj kujdesni që të varni sa më shumë rroba që mundeni. Kësisoj ato duhet t’i pastroni dhe hekurosni paraprakisht. Një punë jo ë lehtë por kur të vijë koha t’i përdorni do të jenë gati. Kështu do t’i jeni mirënjohës vetës! Organizoni rrobat sipas ngjyrave Nëse i varni ose palosni rrobat sipas ngjyrave do ta keni shumë më të lehtë t’i gjeni në dollap. Mund të filloni nga ngjyra e zezë për të vazhduar pastaj me gjithë ngjyrat dhe nuancat e tjera. Kujdesuni që t’i shihni të gjitha rrobat edhe pasi t’i palosni. Kjo do të ja u lehtësojë gjetjen e tyre për përdorim. Organizoni në kuti të vogla sendet e imta Përdorni kuti të vogla për të organizuar sendet e imta të garderobës tuaj. Edhe organizimi i këtyre të fundit ndonjëherë është problem. Mirëpo nëse i ndani ato në grupe dhe i fusni në kuti më të vogla atëhere ato nuk do të përzihen me të tjerat dhe gjetja e tyre do të jetë shumë më e lehtë për ju.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-krofne/
Qysh me përgaditë krofne?
Përbërësit: 200 ml qumësht 200 mll ujë 1 lugë majë buke 2 lugë sheqer 1 sheqer vanillë 2 lugë vaj 4 të verdha veze 700 gram miell. Vendosen në një enë të thellë qumështi, uji, maja e bukës dhe pak kripë. Përzihen dhe gradualisht shtohen përbërësit e tjerë derisa të gatuhet një brumë i butë. Pasi të jetë gatuar brumi shtrihet në tavolinë me miell. E lëjmë brumin në trashësi 0.5 mm dhe i nxjerrim format me gotë. Lihet brumi në tavolinë derisa të nxehet vaji. Fërgohen derisa të skuqen. Mbi shtohet sheqer pluhur dhe sheqer vanillë.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-votu-nga-diaspora/
Qysh me votu nga Diaspora?
Më 14 shkurt 2021 do të mbahen Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mirëpo qysh me votu nga Diaspora? Si shtetas i Republikës së Kosovës ju keni të drejtë të  votoni. Mirëpo këtë mund ta bëni vetëm nëse jeni regjistruar si votues nga Diaspora. Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim: Hapi 1 – Shkarko fletëvotimin Nga faqja zyrtare e KQZ-së ju duhet të sharkoni fletëvotimin të cilin duhet ta printoni. Klikoni këtu. Hapi 2 – Plotëso fletëvotimin Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme. Hapi 3 – Vendos fletëvotimin në zarfin e pashënuar Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf, i cili nuk duhet të ketë asnjë shënim. Hapi 4 – Pastaj vendoseni në zarfin përfundimtar Vendos zarfin e pashënuar në zarfin që përmbanë adresën e KQZ-së. Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë  adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një  kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit. Zarfat e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numrimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajën fletëvotimin ose fletëvotimet mbrenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfat e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.    Hapi 5 – Dërgoni zarfin me postë brenda afatit Adresa: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Votimi Përmes Postës Posta 6, kutia postare 351 10000 Prishtinë Republika e Kosovës Këshilla për ju si votues nga Diaspora Nëse jeni disa anëtarë të një famlijeje me drejt vote mos vendosni më shumë se 5 fletëvotime në një zarf.  Mirëpo deri në 5 vota njëherësh mund t’i vendosni lirisht. Secili veçmas futeni fletëvotimin në një zarf. Pastaj në një zarf tjetër futeni kopjen e një dokumenti identifikimi, si dhe zarfin e flëtëvotimit. Në fund, në një zarf të madh mund t’i fusni gjithë zarfat e famlijes tuaj. Në mënyrë që vota juaja të arrijë në kohë dërgoni zarfin sa më shpejt, ose me postë urgjente.    
https://www.dua.com/sq/qysh-me-instalu-nje-karte-te-re-grafike-ne-pc-ne-tuaj/
Qysh me instalu nje karte grafike te re ne PC-ne tuaj?
Instalimi i një karte grafike të re, më të fuqishme mund të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm për një PC. Sidomos kur bëhet fjalë për lojëra. Dhe duke qënë se nuk jeni duke rindërtuar nga fillimi një PC, kjo nuk është një detyrë jashtëzakonisht e komplikuar. Sidoqoftë, mund të duket disi shqetësuese për këdo që nuk ka hapur PC-në më parë. Shkurtimisht po ju përmbledhim dhe po ju ilustrojmë se si duhet të veproni. Përgatitja e PC-it tuaj për GPU-në e re Para se të instaloni një kartë grafike të re duhet të siguroheni që driverat e vjetër të kartës që po zëvendësoni janë çinstaluar. Nëse jeni duke instaluar një GPU të re dhe nuk keni tashmë një kartë të dedikuar, mund ta kaloni këtë pjesë. Hapat e Instalimit Fikni kompjuterin. Fikni ndezësin në pjesën e pasme të PC-së për të fikur furnizimin e PSU-së. Nxirrni panelin anësor (zakonisht mbahet nga dy vida në pjesën e pasme). Nëse nuk e keni të instaluar GPU-në, kaloni te Hapi 7. Hiqni vidhat që mbajnë GPU-në në pjesën e pasme. Shkyçni kapësen mbajtëse të PCI-së. Hiqni GPU-në duke tërhequr jashtë lehtasi kartën. Lëreni pezull GPU-në e re mbi kapësen e PCI-së. Shtypni poshtë GPU-në për të rrëshqitur lidhësin në pjesën e hapur Sigurohuni që kyçja të bëhet sakt që të vendoset në vend. Kur ta kyçni do bëj një tingull kërrcitës. Vidhosni pjesën e pasme për të siguruar kartën në shasi. Rilidhni kabllot përkatëse të PSU-së. Rilishni panelin anësor.
https://www.dua.com/sq/ja-cila-eshte-receta-per-pergatitjen-e-makaronave-me-mish-vici/
Qysh me përgatit mish viçi me makarona dhe perime?
Mish viçi me makarona mund të jenë një miks i çuditshëm, por shumë i shijshëm për t’u ngrënë. Ja cila është receta e këtij kombinimi unik. Përbërësit për mish viçi me makarona 4 racione mish viçi, 500 gr makarona elb, 4 lgj vaj ulliri, 1 kokërr qepë, 2 thelpinj hudhër, 1 karotë, 3-4 domate, 1 lugë sheqer 1 koncentrat pule 1 gotë verë të bardhë Kripë, piper 100 gr djathë të verdhë Përgatitja: Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë, transmeton BallkanWeb. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende, nëse dëshrioni shtojini edhe pak hudhër e rozmarinë, këto të fundit janë opsionale. I trazojmë mirë përbërësit e i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule. Koncentratin e pulës mund edhe të mos e shtoni, pasiqë boll ka shije vet lëngu nga mishi i viçit. Megjithatë, varet gjithmonë nga shija dhe preferneca juaj. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët. Pasi të jetë bërë gati gjithcka, shtoni makaronat që të ziejnë me lëngun e shijshëm. Më pas shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni nëse dëshironi me një gotë vere të kuqe. Nëse shtoni edhe një sallatë në tavolinën tuaj kombinimi do jëtë perfekt. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-snikers-dietal/
Qysh me përgaditë snikers dietal?
Përbërësit: 2 gota drithëra 2 lugë xhem 1 gotë gjalpë 2 lugë gjelle kokos 1 gotë rrushë të thatë Drithërat përzihen me rrushin e thatë, e pastaj shtohen edhe përbërësit e tjerë. Glazurën pasi ta përzieni mirë e vendosni tek letra e pjekjes dhe vendoset në furrë për pjekje rreth 10-15 minuta, ndërkohë që hapet dera e furrës dhe përzihet glazura. Pas pjekjes snikersat shtëpiak I lini të ftohen dhe mund ti konsumoni për një kohë të gjatë.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-trajtu-te-djeguren-me-perberes-natyral/
Qysh me trajtu të djegurën me përbërës natyral?
Numri i përbërësve natyral që ndihmojnë në djegie është mjaftë i madh, por këto janë disa nga të cilat kanë qenë më efektive. Uji i ftohtë Uji i ftohtë në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet. Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Në ujin që rrjedh e vendosni pjesën e djegur dhe e lini ujin që të rrjedhë për rreth gjysmë ore. Kjo procedurë është e një rëndësie të madhe, në mënyrë që mjetet tjera të munden t’i shërojnë më shpejt dhe – mirë vendet e djegura. Qumështi I zhytni dy pjesë të pëlhurës së pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave. Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve. Lëngu i qepës Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionalë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e qesin në vendin e djegur. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese. Të bardhët e vezës Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës. Jogurti Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të njohur kundër djegieve. Shpesh e përdorin personat që digjen në diell, por mund ta vendosni edhe në pjesët e lëkurës që i keni djegur gjatë përgatitjes së ushqimit. Në vendin e djegur qitni shumë jogurt dhe dhembja do të zhduket shpejt. Le të thahet në lëkurë së paku për 15 minuta, e më pas e shpëlani.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pase-floke-te-shendetshem/
Qysh me pasë flokë të shëndetshëm?
Çdo kujt i pëlqen të marr komplimente nga të tjerët, por vajzat seç i kanë pikë të dobët flokët dhe lumturohen dyfish më shumë kur marrin komplimente rreth dukjes së tyre. Përveç që të duken bukur flokët dhe të jenë të rregulluara duhet të kujdeseni që ato të jenë edhe të shëndetshme në mënyrë që të reflektojnë më bukur në sytë e të tjerëve. Këshillat që i jep magazina e Swarovskit: Flini në një jastëk që është i mbështjell me çarçafë të satenit Mos i lani çdo ditë Vaj natyral i arrës është një mundësi që ndihmon flokët Krihni para se t`i pastroni Preni majat rregullisht Përdorni sprej të flokëve
https://www.dua.com/sq/qysh-me-negociu-me-shefin-tuaj/
Qysh me negociu me shefin tuaj?
Qysh me negociu me shefin tuaj? Hapi i parë është të planifikoni gjërat që dëshironi ti thoni, dhe si duhet ti thoni. Praktikojeni këtë shpesh, dhe fundi fundit ju nuk duhet të tingëlloni arrogant gjatë kohës që flisni me shefin tuaj për rritje rroge, apo ndonjë problem tjetër. Sa më shumë të praktikoni tonin dhe fjalët tuaja, aq më shumë keni shansa që të ju thonë po. Filloni me kërkesat me prioritet të ulët. Nuk është ide e mirë të filloni me kërkesat e mëdha, dhe të përfundoni me kërkesat e vogla gjatë kohës që negocioni. Në vend të kësaj, filloni me kërkesat e vogla. Theksoni gjërat pozitive. Kjo zakonisht nuk është kohë për modesti. Ju duhet të tregoni gjërat që keni arritur dhe aftësirë që keni, për të bërë të ditur se pse ju e meritoni atë që kërkoni.