url
stringlengths
28
112
originalTitle
stringlengths
5
89
originalContent
stringlengths
128
17.5k
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pastru-makinen-si-profesionist/
Qysh me pastru makinen si profesionist?
Qysh me pastru makinen si profesionist? Makina është shtëpia juaj me rrota. Ju kaloni kohë aty. Ndonjëherë hani e pini aty. Prandaj është shumë e rëndësishme ta pastrojmë makinën. Sidomos nëse keni fëmijë edhe ata kalojnë shumë kohë aty. Madje edhe luajnë më lodra. Prandaj është shumë e rëndësishme që ta mbani të pastër dhe të sigurtë. Me vetëm disa teknika të thjeshta ju mund ta pastroni atë si një profesionist i vërtetë. Brendësia e makinës suaj Rekomandohet që të lani pjesën e jashtme të makinës tuaj përafërsisht çdo dy javë për të mos lejuar që kripa, papastërtia të shkatrrojnë ngjyrën. Kurse rekomandohet të pastroni pjesën e brendshme të automjetit tuaj një herë në muaj. Ndërsa makina juaj mund të mos kërkojë një pastrim të thellë çdo disa javë. Rekomandohet një shkundje e shpejtë e dyshemesë ose pastrim me fshesë me  vakum.  Nisni nga dyshemja dhe tepihat Së pari largoni tephiat dhe pastroni me fshes me vakum. Pastaj pastroni edhe dyshemen e mbrendshme me leckë. Në Mos harroni me leckë të lagur me ujë të ngrohët dhe zbutës të fshini ulëset e makinës tuaj. Kujdes, këtë duhet ta bëni varësisht se çfarë materiali kanë ulëset e makinës tuaj. Shkëlqeni dritaret Pastroni dritaret me shumë kujdes. Nisur nga dritarja e përparme pastaj anësoret dhe dritarët në fund. Shkëlqni dhe thani ato me kujdes. Lëvizni edhe pastruesit e xhamave dhe fshini mes tyre papastërtitë e mbledhura. Ka shumë rëndësi që dritaret e makinës të jenë të pastarta saherë që ju lëvizni. Prandaj kujdesuni mirë për to. Kushtoni kujdes panelit të përparëm Në fund, përkujdesni që edhe paleni i përlarëm i makinës tuaj të shkëlqej. Mblidhni pluhurat. Pastroni timonin. Pastroni dollapat e makinës tuaj. Aty zakonisht mblidhen edhe gjëra që ne nuk na duhën më. Kështu që kujdesuni që në makinën tuaj mos të mblidhen gjëra të tilla dhe të jetë e organizuar mirë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-lodrat-e-femijeve-dhe-sa-shpesh/
Qysh me i pastru lodrat e femijeve dhe sa shpesh?
Me pastru lodrat e fëmijëve duhet punë më vete. Fëmijët janë të pandashëm me lodrat e tyre. Mirëpo ka shumë rëndësi që ato të jenë të pastërta. Jemi të vetëdijshëm sa gjë e vështirë është kjo për prindërit por papastërtia e tyre rrezikon shëndetin e fëmijëve. Prandaj më posht po ju japim disa udhëzime të ekspertëve se si mund t’i pastroni ato sipas llojeve. Gjithashtu është e rëndësishme ta dini sa shpesh duhet ta bëni këtë sipas ekspertëve. Lodrat plastike dhe të banjos  Këto duhet t’i pastroni me ujë të ngrohët dhe shampon. Kështu ato do të jenë të sigurta për përdorim nga fëmijët tuaj. Lodrat e fëmijëve prej pelushi Këto zakonisht mund të lahen edhe në makinën e rrobave. Mirëpo për çdo rast kontrolloni edhe tiketen e tyre. Mënyra më e sigurtë është t’i fusni ato brenda një mbështjellësi të jastakut. Kështu siguroheni se ato nuk dëmtohen në makinën larëse. Lodrat elektronike Ashtu si telekomanda e TV-së, lodrat elektronike zakonisht mund të pastrohen vetëm sipërfaqësisht. Filloni duke fikur lodrën dhe duke hequr baterit. Me një leckë të pastër të zhytur në ujë të ngrohtë me sapun dhe të mbështjellë mirë, fshijeni lodrën për të hequr çdo papastërti. Në  fund shpërlajeni me leckë të lagët dhe thajeni me një leckë të thatë. Lodrat e vogëla për fëmijë Edhe këto lodra mund t’i pastroni me ujë edhe me sapun nëse nuk kanë bateri. Kujdesuni t’i largoni papastërtitë dhe t’i thani mirë. Kjo është e rëndësishme sepse këto lodra janë të imta dhe fëmijët i majnë shpesh afër vetës. Mirëpo sa shpesh duhet t’i pastroni ato? Lodrat e forta plastike dhe ato të banjos janë më të lehtat për tu mirëmbajtur dhe duhet të pastrohen dhe sanitizohen çdo javë nëse luhet me to çdo ditë. Lodrat prej pelushi lahen në makinë. Kështu që është e lehtë t’i pastroni ato një herë në javë veçanërisht nëse fëmijët flenë me ta. Lodrat elektronike janë të sigurta vetëm për pastrimin e sipërfaqes dhe duhet të marrin një javë pastrimi sanitarizues dhe gjithmonë sa herë që një fëmijë është i sëmurë. Lodrat e vogla  për fëmijë që kanë më shumë gjasa të futen në gojë dhe të rrëzohen në dysheme janë ato që kanë nevojë për vëmendjen më të shpeshtë. Pastroni këto çdo një deri në dy ditë. 
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-njollen-e-qiririt-nga-rrobat/
Qysh me largu njollen e qiririt nga rrobat pa i demtuar ato?
Si me largu njollen e qiririt nga rrobat? Shpesh na ndodh ti ndotim teshat me qirinj ndersa jane te ndezur. Na ndodh psh.t\’i sperkasim pa qellim pantollonat. Po si mund ta largoni ate? Si te veproni? Per ta larguar njollen e qiririt mbi pantollona, vendosim nje cope letre te gazetes nen pantallona. Pastaj, mbi leter veprojme me hekur te nxeht njesoj sikur jemi duke e hekurosur. Nga te nxehtit shenjat e qirinjeve shkrihet dhe njekohesisht letra thith lengun e qiririt ne kete menyre pastrohet njolla. Provojeni ne shtepi dhe na tregoni rezultatet tua.
https://www.dua.com/sq/celsi-i-suksesit/
Celsi i suksesit
Celsi i suksesit – Gjashtë arsye pse disiplina është celsi i suksesit! Disiplina është çelësi i suksesit në jetë. Pa të nuk mund të keni suksesin që dëshironi. Të gjithë njerëzit e suksesshëm do t’ju thonë të jeni të disiplinuar nëse doni të arrini synimet tuaja. Mirëpo, pyetja është “Pse është kaq e rëndësishme disiplina për të patur sukses”? Një këshillë për ju: Filloni ndryshimin nga vetja! Po ju listojmë 6 arsye të thjeshta përse disiplina është e domosdoshme për të qënë i suksesshëm: Do t’ju kthehet në zakon Zakonet mund t’ju shndërrojnë si njeri ose e kundërta, t’ju shkatërrojnë. Kjo varet tërësisht nëse keni zakone të mira apo të këqija. Disiplina, mund të kthehet në zakon vetëm nëse i përkushtoheni rregullisht.  Shumica e njerëzve janë dembelë, kjo sepse nuk përkushtohen dhe nuk disiplinojnë veten. Sidoqoftë, dembelizmi është gjithashtu një formë zakoni i kirjuar me kalimin e kohës.  Njerëzit e suksesshëm disiplinojnë veten që të punojnë dhe të qëndrojnë të fokusuar në punë. Gradualisht dhe duke u bërë rregullisht, disiplina do t’ju kthehet në zakon. Kjo është një nga arsyet përse disa njerëz kanë sukses në jetën e tyre. Disiplina do t’ju nxis të përmbushni detyrat tuaja Duke qënë i disiplinuar e duke i vendosur vetes një afat kohe për të përfunduar një detyrë, dijeni se keni për t’ia dalë. Mund të jetë çdo gjë, leximi i librave ose kryerja e një detyrë brenda afatit kohor të përcaktuar.  Nëse i vendosni vetes afat për të përfunduar çdo detyrë sado e vogël qoftë, kjo do t’ju kthehet në zakon. Të qënit sistematik dhe vullneti për t’i çuar gjërat deri në fund do t’ju çoj larg. Ju ndihmon të përqendroheni Ne jetojmë në një botë plot me shpërqendrime. Disiplina do t’ju ndihmojë të përqendroheni në qëllimet tuaja. Kur përqendroheni në synimin tuaj, do arrini të përfundoni gjithçka që i caktoni vetes.  Njerëzit e suksesshëm kanë përqendrim të mprehtë si me lazer. Gjithmonë i mprehin qëllimet dhe synimet e tyre.Kjo i ndihmon të arrijnë një nivel të madh suksesi në jetën e tyre. Rrit vetëvlerësimin dhe etikën e punës suaj Suksesi vjen tek ata që besojnë në vetvete. Disiplina ju ndihmon të rrisni vetëvlerësimin tuaj dhe etikën e punës në të njëjtën kohë.  Kur i përkushtoheni një disipline të caktuar në punë, në të vërtetë po përmirësoni etikën e saj. Kjo do t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja. Sidoqoftë, kur plotësoni objektivat tuaja çdo ditë, vetëvlerësimi do t’ju rritet dhe besimi gjithashtu. Do filloni të besoni se vërtet mund të arrini gjithçka. Disiplina ju bën mjeshtër Suksesi është një rrugë e vështirë për tu ndërmarrë, por bëhet më e lehtë nëse arrini mjeshtëri në artin tuaj. Kjo vlen për artin e komunikimit, të punës, të sipërmarrjes etj. “Përsëritja është mëma e dijes” thotë populli. Duke përsëritur vazhdimisht të njëjtën gjë e duke u përmirësuar në çdo hap do bëheni me patjetër mjeshtër i asaj fushe.  Mirëpo, mjeshtëria vjen me disiplinë. Shumica e njerëzve dështojnë sepse nuk zotërojnë asnjë aftësi. Ndërsa, njerëzit e suksesshëm, synojnë diçka dhe punojnë fortë që ta zotërojnë. Do t’ju shndërrojë në versionin më të mirë të vetes Suksesi vjen vetëm kur e meritoni. Nuk keni për t’u bërë i suksesshëm me personalitetin që keni aktualisht. Keni nevojë të përmirësoheni e të adaptoni sjellje që do t’ju ndihmojnë të jeni elastik ndaj një bote gjithnjë në evolim.  Vetëm disiplina ju ndihmon të përmirësoni veten çdo ditë.  Duke qënë i disiplinuar dhe i përkushtuar do arrini të evoloni njëkohësisht me jetën e vrullshme që s’ka të ndalur. Së fundmi, dua të theksoj se disiplina është pjesa më e rëndësishme e suksesit. Nëse doni të jeni të suksesshëm në jetë, duhet të jeni të përkushtuar. Ju keni potencial të pakufizuar për të arritur nivelin më të lartë në jetën tuaj. Mirëpo, për të zbërthyer këtë potencial, ju nevojitet disiplina. Prandaj, mos humbni kohë kot. Mësoni diçka të re, përshtatuni, mjeshtëroni një aftësi dhe jini më i miri në atë që bëni.
https://www.dua.com/sq/lumturia/
Lumturia juaj apo e partnerit?
Lumturia juaj apo e partnerit? Pyetja se lumturia e kujt është më e rëndësishme mund të tingëllojë e vështirë. Kur është hera e fundit që keni menduar se si mund ta bëni partnerin tuaj edhe më të lumtur? Mirëpo krahas kësaj, mendoni se kur ka qenë hera e fundit që ju keni ndierë lumturi. Në rrethana normale ndoshta shumica e të dashuruarve do të deklarojnë se lumturia e partnerit të tyre është më e rëndësishme. Mirëpo kjo çështje nuk është kaq bardh e zi! Ne kemi një mendim pak më ndryshe.. Rëndësi ka lumturia e përbashkët Në parim kjo është një gjë e thjeshtë. E rëndësishme ështe që lumturia në çift të jetë e dy anshme.  Pra, nëse ndonjë sakrificë brenda çiftit i shkakton lumturi njërit por krejtësisht të kundëtën tjetrit, kjo nuk është në rregull. Në këto raste ju duhet të reflektoni. Duhet t’i caktoni një kufi vetës se deri ku sakrifikoni.  Lumturia juaj nuk duhet të sakrifikohet në asnjë rast. Pra, kur jeni në një lidhje dashurie apo martesore, lumturia duhet të shihet si gjë e përbashkët. Për arsyen e thjeshtë sepse kur e ndani jetën bashkë duhet të bëni edhe shumë kompromise bashkë. Të dy duhet të punoni baras për të ndërtuar një lumturi të përbashkët. Si një kështjellë prej rëre, me të cilën duhet të jeni shumë delikatë. Lumturia personale është përgjegjësi personale Duhet të bëhemi të sinqertë me vetën. Duhet ra kuptojmë se askush më mirë se ne vet nuk e di se cfarë na bën të lumtur. Për këtë arsye askush më mirë se ne nuk mund ta dijë se si lumturohemi. Padyshim se është e rëndësishme të të kemi dikë qe na përkushton. Dikë që më dashurinë dhe kujdesin e tij ndaj nesh na lumturon. Të gjithë e vlerësojmë këtë gjë. Mirëpo lumturia dhe mirëqenia jonë është totalisht në dorën tonë. Ne duhet të punojmë të bëhemi versioni më i mirë i vetës. Ne vet duhet të përkushtohemi e ta lumturojmë vetën. Të jemi në atë piedestal ku jemi të kënaqur me vetën. Vetëm kur kemi arritur ta vlerësojmë dhe ta lumturojmë vetën jemi gati të pranojmë 100% lumturinë dhe kujdesin që na e fal tjetri. Prandaj, para se të prisnv që dikush ta ndërtojë dhe ta vlerësojë lumturinë tuaj, bëjeni ju së pari!
https://www.dua.com/sq/gjirokastra/
Gjirokastra: Vizitoni dhe Magjepsuni pas Qytetit të Gurit!
Gjirokastra! Ishte Ismail Kadare, shkrimtari me famë ndërkombëtare, i cili i dha nofkën Gjirokastrës si “qyteti i gurit” në romanin e tij me të njëjtin emër. Vendlindja e autorit është shndërruar në një muze që pret ekspozita interesante të përkohshme, shumë prej të cilave i kushtohen fotografisë. Në Gjirokastër vlen të vizitohet shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, e shndërruar në një Muze Etnografik. Për të pasur një ide se si duhet të ketë qenë jeta në qytet gjatë viteve të gjata të sundimit otoman, shtëpitë fisnike historike të Gjirokastrës janë dëshmia e gjallë. Në mënyrë të veçantë, Shtëpia e Skënduli dhe Shtëpia Zekate, dy xhevahire të arkitekturës osmane të viteve 17001800. I gjithë qyteti është një labirint befasish dhe falë unitetit të tij arkitektonik, ai është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs. Pazari i Gjirokastrës Gjirokastra si vend nuk mund të përmendet pa pazarin e saj antik. Pazari, në veçanti, i restauruar me profesionalizëm nga fondacioni shqiptaroamerikan AADF,  është një xhevahir ku humbasin fjalët. Gjëja më e mirë për të bërë këtu është të shëtisësh nëpër rrugicat prej guri, ndërtesat e bardha me çati prej pllakash etj. Pa harruar të admirosh pamjet magjepsëse të Kalasë që mbizotëron nga lart. Gjatë rrugës, do të shihni qilimat tradicionale shqiptare të zbukuruara me motive gjeometrike nga dyqani Alma, pëlhurat e dekoruara imët nga artizanja Vjollca Mezini, objektet prej druri të krijuara nga Anastas Petridhi. Si dhe produkte origjinale e të shijshme lokale gastronomike nga eDua. Kalaja e Gjirokastrës Nga pazari, merrni rrugën  që çon në Kalanë e Gjirokastrës. Një nga vendet më interesante në Ballkan, i përdorur më parë si burg si nga mbreti shqiptar Zog I, ashtu edhe nga diktatori Hoxha. Kështjella strehon një muze ku ekspozohen armatimet e lashta, një aeroplan ushtarak amerikan i rrëzuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kullë orësh dhe mbetjet e kishave antike. Legjenda e emrit të qytetit Për të paditurit, një legjendë tregon se qyteti mban emrin e vet Princeshës Argjiro, motra e guvernatorit vendor gjatë viteve të pushtimit otoman të vendit. Në shekullin XV, Argjirojai nuk pranoi t’i dorëzohej osmanëve dhe shkoi së bashku me djalin e saj të vogël, në pikën më të lartë të kalasë për tu hedhur. Për mrekulli, foshnja i mbijetoi hedhjes, ndërsa nga shkëmbinjtë e vendosur në vendin e saktë ku ra nëna, qumështi filloi të rridhte për të ushqyer fëmijën. Edhe sot, gurët rrëzë pallatit janë të mbuluara me depozita kalciumi. Kalaja magjeps me legjendën e saj të lashtë dhe gjithashtu sepse Gjirokastra ofron një pamje magjike në të gjitha pamjet e saj përreth. Ku të hani: Odaja: Porosit në çift. Çmimi mesatar: 7 € Kodra: Restoranti i hotelit me të njëjtin emër ku u shërbehet mysafirëve ushqim të shkëlqyer tradicional. Çmimi mesatar 10 €. Te Rrapi: Për të pirë një kafe të përkryerr turke në një ambient të freskët dhe relaksues. Kafeneja Çajupi: Porositni hoshaf, një ëmbëlsirë e bërë me qumësht dhe fiq. Ku të flini: Hotel Kalemi 1 dhe 2 Dy shtëpi tradicionale të shndërruara në hotele. Hotel Kodra Afër pazarit dhe me një pamje të shkëlqyer të Kalasë. Stone City Hostel Hoteli më i lezetshëm në Gjirokastër.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-antipaste-verore-me-perime-te-fresketa-dhe-mozarela/
Qysh me përgatit antipastë verore me perime dhe mozarela?
Qysh me përgatit antipastë verore me perime të freskëta dhe omzarela? Në verë oreksi reduktohet për shkak të vapës së madhe. Ndaj, këshillohet shpesh që të hidratoheni mjaftueshëm e të konsumoni sa më shumë perime e fruta të freskëta. Vakte të lehta si për shembull antipastat me perime janë zgjedhja perfekte. Ato jo vetëm që janë tepër ushqyese, por as nuk ju shtojnë në peshë. Pastaj ka mënyra nga më të ndryshme se si mund t\’i përgatisni ato. Jo vetëm këtë recet që po ju sjellim ne sot, por edhe shumë kombinime të tjera verore perimesh të freskëta dhe ushqyese. Për sot po ju sjellim një recetë të lehtë dhe të shijshme. Përbërësit për antipastë verore: Mozarela sa të keni dëshirë 4-5 kokrra pomodorini (domate të vogla) 3-4 rrepa Ullinj 2 speca të kuqe ose jeshile për sa më shumë ngjyrë në pjatën tuaj Kripë dhe piper Vaj ulliri dhe erëza të freskëta Përgatitja: Pastrojini perimet me ujë të bollshëm dhe prijini njërën pas tjetrës. Specat prijini në kuadratë të mëdhenj, rrepat në rrathë të hollë, dhe domatet e vogla mos i prisni fare. Merrni shkopinjtë e shishqebabit dhe filloni vendosni njëra pas tjetrës, specin, domaten, mozarelën, rrepën, kokrrat e ullirit. Spërkatini me vaj ulliri, kripë e piper. Shoqërojini me panine të thekura me gjalp e spërkatur me rigon. Vendosini në pjatë dhe Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-5-menyra-per-te-mbrojtur-lekuren-tuaj-nga-dielli-kete-vere/
Qysh me i ditë 5 mënyra për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli këtë verë?
Kur  vjen puna për ta mbrojtur lëkurën duhet të tregoheni të kujdesshëm me kohë. Sidomos gjatë stinëve kur dielli është shumë i fortë. Fatkeqësisht, në lëkurë mund të krijohen shumë sëmundje që na rrezikojnë edhe jetën. Prandaj mësoni disa metoda si mund ta mbroni vetën. 1. Përdorni rregullisht krem dielli Ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV) është një nga faktorët kryesor që rrezikon lëkurën tuaj. Rrezet e diellit janë burimi kryesor i rrezeve UV, dhe një nga shkaktarët kryesor të kamcerit të lëkurës. Zgjedhja e kremit të duhur kundra diellit mund të duket më i vështirë sesa mendoni. Ekspertët rekomandojnë mbrojtjen nga dielli me krem SPF30 dhe me spektër të gjerë mbrojtje UVA / UVB. Aplikojeni kremin 30 minuta para se të dilni jashtë dhe të ri-aplikojeni çdo dy orë. 2. Vishni një kapelë Përveç kremit të diellit, ka edhe artikuj veshjesh që ofrojnë mbrojtje. Vishni një kapelë, syze dielli ose këmishë.Mundësisht pantallona të gjata kur është e mundur, me matërial të lehtë. Veshja siguron mbrojtje shtesë nga dielli. 3. Qëndroni sa më shumë në hije Kur jeni jashtë, kërkoni hijen sa më shumë që të jetë e mundur. Qëndrimi nën një pemë, tendë apo përdorimi i një ombrellë kufizon ekspozimin tuaj të drejtpërdrejtë në diell. 4. Shmangni diellin mes orareve 10 a.m. dhe 2 p.m. Fuqia e rrezeve UV bazohet në faktorë të ndryshëm, përfshirë edhe oraret gjatë ditës kur ato janë më të forta. Orare të caktuara kanë rreze më të forta dhe më të rrezikshme diellore. Shmangni të qenit jashtë në diell midis orëve 10 të mëngjesit dhe 2 pasdite, kur rrezet e diellit janë më të forta. 5. Shmangni shtretërit për tan Një studim i vitit 2014 vlerësoi se më shumë se 400,000 raste të kancerit të lëkurës lidhen me shtretërit e nxirjes artificiale. Prandaj për të mbrojtur lëkuren shmangni ata. Ekspertët gjithashtu inkurajojnë të gjithë që të ekzaminojnë rregullisht lëkurën tuaj nga koka tek këmbët, dhe nëse vëreni ndonjë rritje ose njollë anormale në lëkurën tuaj, të kontrolloni me mjekun tuaj. Kanceri i hershëm i lëkurës sa më shpejt të zbulohet, aq më i shërueshëm është.
https://www.dua.com/sq/bledi-ylli/
Bledi Ylli – Dashuri
Bledi Ylli – Dashuri Ndodh që vjeshta vjen pa shi Vijnë dhe dimëra pa dëborë. Ka njerëz, mbushur dashuri Siç ka të mjerë edhe të gjorë! Siç ka të ndyrë e të paskrupullt Disa cinikë, shpirtngushtë, fatkeq. Që këtë botë e bëjnë të turbullt Nuk gjendet Zot që und t’i ndreq! Ata e bëjnë botën të hirtë, Sepse kur lindim, pa përjashtim, Dashurinë kemi në shpirt, Jo si masë, por si burim… Disa e japin pa kursyer Atë që shpirtit na dhurohet. Këta mjeranë si më të “vyer” Ndoshta kanë frikë se u harxhohet! Le të vijë çdo vjeshtë pa shi Dimërat rresht të kenë veç diell. Jepni njerëz dashuri Mos e vdisni shpirtit, thellë! Në rubrikën tonë “Poezi dashurie” përpopos poezisë Dashuri Bledi Ylli, mund të lexoni edhe shumë poezi të tjera. Ne sjellim poezi me tematika të ndryshme, shkruar nga autorë të ndryshëm që ju prekin me vargjet e tyre. Nëse dëshironi të na sygjeroni ndonjë poezi, ju ftojmë të na shkruani në emailin tonë info@dua.com. Ne i mirëpresim sygjerimet tuaja! Gjithashtu ju mund të lexoni në blogun tonë shkrime të tjera, përpos poezive, që prekin problematika nga më të ndryshmet. Për më tepër, shfletoni dua.com si dhe shkarkoni në telefonin tuaj aplikacionin dua.com!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-clodhe-me-caj-kanelle/
Qysh me u çlodhë me çaj kanelle?
Është provuar se kanella, domethënë pluhuri i kanellës, vepron si një nxitës. Ajo konsumohet në rastet e lodhjes ekstreme. Përgatitja: 2 filxhanë çaj me 15 ml ujë të ftohtë dhe kanellë. Ngroheni këtë përzierje për 15 minuta dhe më pas filtrojeni. Dozimi: 4 gota në ditë (të nxehtë ose të ftohtë), në orën 8.00, 11.00, 14.00 dhe 17.00 deri sa lodhja të zhduket. Përfitime të tjera: çaji i kanellës shërben edhe kundër çrregullimeve të tretjes dhe mungesës së oreksit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-zbulu-genjeshtren/
Qysh me zbulu gënjeshtrën?
Nëse dyshoni se dikush nuk po ua thotë të vërtetën, ekzistojnë disa mënyra për të verifikuar këtë. Gazeta britanike Independent paraqet gjashtë shenja, të cilat tregojnë se bashkëfolësi juaj nuk është duke u treguar i sinqertë me juve. Kushtoni kujdes lëvizjeve të trupit Disa rregulla do të ishin që sa më shumë që personi është i hapur fizikisht me juve, kjo shton besueshmërinë që ai është i sinqertë, pasi që qëndrimi i hapur nënkupton dobësi. Nëse vëreni ndryshime në sjellje, përkatësisht në gjeste me të cilat personi përpiqet të mbrojë veten, për shembull prekja e fytyrës, atëherë është e mundshme që ky person po ju gënjen, thotë psikologu John Paul Garison. Gjendja tepër e qetë po ashtu mund të jetë e dyshimtë, pasi që gënjeshtarët shpesh tentojnë që te bashkëbiseduesit të shkaktojnë përshtypjen se janë të qetë dhe përkujdesen që lëvizjet e tyre të mos i tradhtojnë. Nëse personi qëndron jashtëzakonisht qetë, bisedon shumë ngadalë, mban duart anash dhe lëvizjen e fytyrës e ul në minimum, atëherë është e mundshme që të keni punë me një gënjeshtar. Shikojeni bashkëbiseduesin drejt në sy Fraza e njohur mirë për të cilën kemi dëgjuar se është e dobishme për ta përdorur kur bëhet fjalë për gënjeshtarët: mungesa e kontaktit në sy është njëri nga shenjat e para jo verbale se diçka nuk është në rregull. Kjo është gjithsesi logjike, duke pasur parasysh se kontakti me sy paraqet diçka personale dhe intime, ndërsa gënjeshtarët gjithmonë tentojnë të krijojnë një situatë jo personale. Kushtojini vëmendje rrëfimit Nëse ai i cili ju gënjen nuk është tepër i shkathët, këtë shumë lehtë do ta zbuloni përmes mos përputhjeve në rrëfimin e tij. Është dashur që të takohet me një person tjetër dhe është takuar me tjetër person? Ka përmendur punëtorinë, e cila në atë vend më nuk ekziston? Pohon se ka biseduar me personin për të cilin e dini se në atë moment ka qenë jashtë vendit? Nëse dyshoni, kushtojini vëmendje ndaj të gjitha detajeve për të cilat flet bashkëbiseduesi. Anoni kah bashkëbiseduesi Nëse një person e keni akuzuar për gënjeshtër, ai do të mundohet në çdo mënyrë që të qëndrojë në distancë fizike dhe afërsia me juve për të është e pakëndshme dhe këtë e tregon qartë trupi i tij. Kjo përfshin qëndrimin duke kthyer shpinën në njërën anë, drejtimin e tyre kah dalja e prej hapësirës së qëndrimit etj., thotë Jastin Lavel, drejtor i përgjithshëm për komunikim në faqen PeopleLooker.com. Kushtojini kujdes përgjigjes së bashkëbiseduesit Gënjeshtrat e mira zakonisht kanë përgjigje të përgatitur më herët dhe përdorin taktikat me ndihmën e të cilave do të përpiqen që të shkaktojnë reagimin tuaj emocional, me të cilin do të tërheqin vëmendjen në diçka tjetër, thotë psikologu Joseph Silon. Nëse personi ju gënjen, prisni lot krokodili, bërtitje ose akuza në llogarinë tuaj. Besoni ndjenjës suaj Edhe pse të gjithë gënjeshtarët do të mundohen që asnjëherë të mos gjeni faktet, nëse ndiheni se dikush po ju gënjen, atëherë bisedoni hapur me të. Madje, edhe nëse nuk ekzistojnë mos pajtime ndërmjet komunikimit verbal dhe jo verbal, mos e injoroni ndjenjën, e cila vjen nga thellësia e stomakut, pasi që shpesh është e bazuar në diçka që është reale, thotë eksperti për komunikim Leslie Shore.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-pse-duhet-me-perdor-ene-guri-per-gatim/
Qysh me dite pse me perdor ene guri per gatim?
A përdorni enë guri? Për ata që jane të apasionuar ndaj gatimit dhe jo vetëm e dinë mirë se sekreti i një gatimi të shkëlqyer janë enët e gatimit. Po, pikërisht ashtu. Para shumë kohësh vlerësoheshin shumë enët e bakrit, por tashmë enët e gurit kanë marrë më tepër vëmendje kohët e fundit. Ja cilët janë disa vlera të enëve të gurit Nga ana estetike, ngjyra gri dhe e zezë japin efekt më të pëlqyeshëm për syrin. Kanë peshë relativisht të lehtë. SIpërfaqja e fortë e gurit ofron qëndrushëmri të lartë. Materiali i brëndshëm i tiganit është jo-ngjitës, ndaj pastrohet lehtë. Performanca në gatim është 3 herë më e mirë se tek materialet e tjera. Materiali i gurtë duron nxehtësi të lartë, pa patur frikë se digjet apo thyhet si enët e qelqit. Baza e tashë dhe e farkëtuar e aluminit, shpërndan njëtrajtësisht nxehtësinë. Disa këshilla se si t’i përdorni një enë guri Kur i pastroni enët e gurit e mira do të ishte të mos përdornit tel enësh ose grryes metalik. Rekomandohet të shtoni një lugë vaji para cdo përdorimi të enëve të gurit, që të kenë performancë më të mirë. Kur zjeni mish apo perime në një enë guri, hidheni kripën vetëm pasi uji të ketë valuar. Kjo sepse depozitat e kripës në pjesën e poshtme të enës mund të gërryejnë gurin. Përdorni lugë druri për të përzjerë gjellën tuaj. Edhe pse enë prej guri, metali është gjithnjë një element goxha gërryes, ndaj mundohuni ta shmangni. Me kujdesin e duhur dhe jo me shumë mundim, mund të keni enë jetëgjata të cilat do t’ju dhurojnë ushqime me shije fantastike.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-njollat-e-veres-se-kuqe/
Qysh me i largu njollat e verës së kuqe?
Njollat e verës së kuqe janë disa nga njollat më të tmerrshme për tu larguar. Nëse keni veshur një këmishë apo fustan të ri në një darkë dhe e njollosni me verë të kuqe, disponimi juaj do të prishet. Nëse deri më tani keni menduar se vera e kuqe i shkatrron rrobat tuaja, nuk është ashtu. Ka disa metoda përmes të cilave mund t\’i largoni njollat e verës së kuqe. Ne po ju tregojmë tri prej tyre. Përdorni krip Për të filluar largimin e njollës nga vera e kuqe ju duhet krip. Mbuloni njollën me një shtresë të trashë të kripës dhe lejoni të qëndroj për 1 orë. Kripa do ta absorbojë verën e cila mund të largohet lehtë pas larjes në lavatriqe. Prandaj mos hezitoni ta përdoreni. Shtoni qumsht për të zbutur njollat e verës së kuqe Në mënyrë që pastrimi të bëhet i thellë zbrazni qumësht mbi njollë. Pas disa orësh pastroni në dorë apo në lavatriqe për të larguar erën. Do ta shihni që qumshiti do të bëjë efektin e vet. Në fund vjen uthulla Nëse nuk e keni provuar një nga metodat e propozuara më lartë, provoni uthullën. Zbrazni uthull mbi njollë dhe pastaj krijoni një pastë me sodë bikarboni dhe ujë. Vendoseni pastën mbi njollë, dhe futeni në lavatriqe pas 1 ore. Rezultati nuk do të mundojë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-pastrojne-trupin-nga-nikotina/
Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina?
Duhanpirësit, mund ti ndihmojmë trupit të tyre përmes disa ushqimesh për të cilat mjekët thonë se pastron trupin sadopak nga nikotina. Nikotina është substanca kimike që gjendet tek cigaret, përgjegjësese për varësinë ndaj duhanit. Është një stimulant që bllokon nervat, qelizat gjë që çon në mosfunksionimin e tyre. Bima e duhanit që prodhon nikotinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Këto janë ushqimet të cilat mund të iu ndihmojnë në pastrimin e trupit nga nikotina Brokoli Është i pasur në vitamina B5, C dhe D që janë përgjegjëse për të rregulluar shumë proçese në trupin e njeriut.Brokoli ndihmon në forcimin e metabolizmit dhe i mbron mushkritë tuaja nga toksinat. Portokallet Nikotina e zbras trupin nga vitamina C, ndërsa portokallet janë të mbushura me vitaminë C dhe rikthejnë ekulibrin. Spinaqi Spinaqi përmban acide fosile dhe Vitamin B9 që janë të njohura për largimin e nikotinës nga trupi. Xhinxheri Xhinxheri ndihmon në largimin e simptomave të padëshiruara të duhanit nga trupi. Gjithashtu redukton toksinat në gjak, që shkaktohen nga nikotina. Limonat Janë një armë e fuqishme për të luftuar nikotinën.Helmi i nikotinës rri në gjak për 3 ditë duke dëmtuar qelizat dhe sisitemin imunitar. Limoni ka fuqinë ti largojë këto efekte negative që lë nikotina në organizëm. Karrotat Konsumimi i rregullt i Karrotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkaktrron nikotina. Shegët Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe duke konsumuar shegë qarkullimi i gjakut normalizohet. Lakra jeshile Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-si-ndikon-depresioni-tek-meshkujt/
Qysh me dit si ndikon depresioni tek meshkujt?
Qysh me dit si ndikon depresioni tek meshkujt? Meshkujt bien në depresion më shpesh se femrat gjatë shtatëzënisë së partnereve, për shkak se qysh atëherë fillojnë ti ndiejnë ndryshimet në relacionin me partnerin e tyre. Faktor për distancim Gruaja fillon të shpreh më shumë interesim për fëmijën e palindur dhe ky ndjehet i lënë anash, vërejnë ekspertë tjerë. Pas shtatëzënisë ndërkaq, të dy fillojnë të ndihen të lodhur, të pagjum dhe të stresuar. Mirëpo, ata nuk reagojnë njesoj ndaj ndryshimeve e as ndaj ndjenjave që përjetojnë. Si ndikon depresioni tek meshkujt? Në depresion meshkujt duken shumë më nervoz, ndërkohë që femrat duken të pikëlluara. Kjo është deklarata që Burgess ia ka bërë BBC-së. Ai  ka shpjeguar se shtimi i konsumimit të alkoolit, tradhëtitë martesore apo kthimi tek medikamentet qetësuese janë të gjitha shenja të depresionit që manifestojnë prindërit meshkuj. Hulumtimi po ashtu shpalos se edhe fëmija mund t’i ndiejnë pasojat e depresioneve post natale të prindërve. Kjo vërehet sidomos tek fëmijët meshkuj, por shenjat tek fëmijët vërehen tek ata në moshën 11 vjeçare. Përfundim Depresioni është dhimbje e madhe dhe është thuajse e pamundur që i njejti të kaloj pa ndihmën profesionale, në veçanti të këshillave profesionale konstatohet në studim. Me rëndësi është që ndihma të kërkohet në kohë, para se të jetë tepër vonë dhe para se të çrregullohen raportet në familje apo t’i shkurtohet lumturia anëtarëve të tjerë të familjes.
https://www.dua.com/sq/5-kuriozitete-qe-nuk-i-dinit-per-gjuhen-e-shenjave/
5 kuriozitete qe nuk i dinit per gjuhen e shenjave
Gjuhët e folura janë komplekse dhe kërkojnë vite praktikë për t’i folur rrjedhshëm. Mirëpo a keni informacione për gjuhën e shenjave? Gjuhët e shenjave, ashtu si gjuhët e folura, kanë rregulla gramatikore, ritme dhe ndryshojnë nga një gjuhë në tjetrën. Këtu po ju rendisim 5 fakte që mund të mos i keni ditur për gjuhën e shenjave. 1. Shprehjet e fytyrës luajnë një rol të rëndësishëm Edhe pse shumë individë të shurdhër flasin me duart e tyre, shprehjet e fytyrës për ta luajnë një rol thelbësor në komunikim. Kur dëgjoni njerëzit të përdorin gjuhën e folur, ritmi dhe toni janë të pranishëm ndërsa flasin. Në gjuhën e shenjave, shprehjet e fytyrës shënojnë ritmin dhe tonin. Thënë kështu, personi që \’dëgjon\’ në bisedë duhet të shikojë edhe gojën e atij që flet me shenja. 2. Vende të ndryshme kanë gjuhë shenjash të ndryshme Gjuha e Shenjave Amerikane (ASL) nuk është gjuha e parë ose e vetme e shenjave që ekziston. ASL në fakt ka rrënjë në gjuhën më të vjetër të shenjave franceze (FSL). Sot, ka shumë gjuhë shenjash, dhe secila ka dallime nga njëra-tjetra. Ashtu si gjuha e folur, gjuhët e shenjave u zhvilluan brenda grupeve të ndryshme të njerëzve në të gjithë globin. Kjo më vonë rezultoi në gjuhë të shumta në vend të një gjuhe universale shenjash. 3. Gjuha e shenjave nuk e pasqyron gjuhën e folur Ndërsa anglishtja amerikane dhe ajo britanike janë të ngjashme në shumë mënyra, ASL dhe British Sign Language (BSL) janë shumë të ndryshme. Ky është një rezultat i gjuhëve të shenjave që zhvillohen brenda bashkësive të shurdhër, të ndara nga gjuha e folur. Në fakt, ASL është më e ngjashme me FSL sesa BSL. 4. Gramatika e gjuhëve të shenjave ndryshon nga gjuhët e folura Gjuha e shenjave ka rregulla gramatikore më shumë sesa thjesht lëvizjet e duarve. Këto rregulla jo gjithmonë janë paralele me gjuhën e folur. Pozicioni i vetullave, pozicioni i syrit, lëvizjet e bëra me duar dhe ku shfaqen shenjat në lidhje me trupin, të gjitha ndikojnë në gjuhë. Gramatika e pasaktë rezulton në konfuzion, ashtu si gjuha e folur. 5. Bebet mësojnë gjuhën e shenjave ashtu si bëjnë më gjuhën e folur Nëse keni qenë rreth një foshnje që mëson të flasë, e dini se zakonisht fillojnë të flasin pa u kuptuar, por e zhvillojnë gjuhën me kalimin e kohës. Foshnjat që rriten në një shtëpi ku familjarët e flasin gjuhën e shenjave zhvillojnë aftësi gjuhësore në të njëjtën mënyrë. Ashtu si gjuha e folur, bebet do fillojnë me shenja të thjeshta e pak konfuze derisa ta përvetësojnë komplet gjuhën e shenjave.
https://www.dua.com/sq/cilat-ushqime-jane-te-mira-per-trurin/
Cilat ushqime janë të mira për trurin?
A e dini cilat ushqime na bëjnë mirë për trurin? Ne gjithmonë jemi të prirur të kërkojmë se cilat ushqime kanë më shumë vitamina dhe na bëjnë mirë për shëndetin tonë fizik. Mirëpo ka disa ushqime dhe vitamina që duhet t’i marrim në mënyrë që t’i bëjmë mirë trurit tonë. Më poshtë po përmendim disa prej tyre që e ushqejnë trurin dhe na ndihmojmë të kemi kujtesë apo mbamendje më të mirë. Arra Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin. Kane vlera te medha ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme. Boronica Ato janë të njohura si antioksidantët kryesorë. Një hulumtim me persona të moshuar vërtetoi se konsumimi i përditshëm i boronicave për 12 javë përmirëson kujtesën. Çokolladë e zezë Konsumimi i rregullt i çokollatës mund t’jua ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë. Kafe Konsumimi i rregullt i kafesë pengon shfaqjen e dëmtimeve të cilat i shkakton kolesteroli dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun për paraqitjen e demencës. Brokoli Pavarësisht si përgatitet, prapë do të përmirësojë mprehtësinë e mendjes tuaj. Brokoli përmban vitaminën K, e cila gjendet në sasi më të vogël edhe në boronica, që forcon aftësitë kognitive. Peshku  Këtu efektin kryesor e ka vaji i peshkut. Mendohet se omega-3 që gjendet me shumicë në vajin e peshkut luan rol në rigjenerimin e qelizave të trurit. Veza Veza përmban sasi të larta të kolinës që luan një rol në zhvillimin e qelizave burimore të memories. Prandaj konsumimi i rregullt i vezës i ndihmon trurit tonë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rrit-iq-ne-koeficientin-e-inteligjences/
Qysh me rrit IQ-ne – Koeficientin e Inteligjences?
Testet e IQ-se, apo ne shqip testet e inteligjences, jane krijuar per te testuar inteligjencen tuaj e jo per te testuar diturine. Eshte vertetuar shkencerisht se koefiçienti i inteligjences te njeriu edhe mund te rritet. Me poshte do t’ju sjellim disa keshilla te vogla qe mund t’ju ndihmojne ne kete drejtim: Mundesojini vetes edukim sa me cilesor Duke qene se gjenet caktojne 80% te inteligjences suaj, edukimi ka rendesine e vet dhe vjen menjehere ne rend te dyte. Krijoni hobi si leximi, zgjidhja e problemeve logjike, mbushja e fjalekryqeve, zgjidhja e sudokut, etj. Bejeni shprehi qe te mesoni çdo dite nga nje gje te re. Ushqehuni si personat e mencur per nje IQ te larte Nje diete e balancuar ndihmon ne stabilizimin e trurit, gje qe ju ndihmon te mendoni ne menyre me eficiente. Llojet e caktuara te ushqimit kane ndikim te madh ne rritjen e kapacitetit te trurit, disa prej tyre: peshku, i cili rrit shpejtesine e valeve dhe sinjaleve te trurit, dhe kafeina, e cila shpejton synapset dhe zhvillon memorien afatshkurter. Ngopuni me gjume Gjumi ze vend te rendesishem sa i perket zhvillimit te inteligjences. Studimet kane treguar se truri vazhdon te jete mjaft aktiv edhe gjate kohes kur fleni. Mundohuni qe te fleni çdo nate 7 deri 8 ore qe t’i jepni kohe trurit tuaj te freskohet dhe ti organizoj gjerat qe ju kane ndodhur gjate dites. Limitoni konsumin e alkoolit dhe oksidanteve tjere Ndjenja e adrenalines qe e ndjeni gjate pirjes se alkoolit vjen si rezultat i vdekjes se qelizave te trurit  te cilat nuk riprodhohen me. Lindni nje bebe per nje IQ te larte Fatkeqesisht kjo nuk mund t’i ndihmoj meshkujt. Studimet kane treguar se perceptimi i nje femre, memoria, aftesia per te bere disa gjera te ndryshme ne te njejten kohe, dhe kapaciteti per te mesuar gjera me shpejte rritet gjate shtatezanise dhe pas lindjes se femijes. Hormoni oksitocin, i cili qarkullon neper tru gjate shtatezanise ka efekt te madh ne zgjidhjen e problemeve, gje qe eshte çelesi kryesor sa i perket koefiçientit te inteligjences. Degjoni muzike klasike Studime te shumta kane dhene rezultate te qarta se kapaciteti i trurit rritet nese kaloni mesatarisht 10 deri 15 minuta ne dite duke degjuar muzike klasike. Kjo sepse impulset ne fijet nervore mbeshteten ne ritem dhe koordinim kohor. Sidoqofte, efekti i ashtuquajtur Mozart Efekt eshte mjaft kontrovers dhe le vend per diskutim.Pra, nese degjoni muzike klasike ndoshta nuk do te beheni gjeni, por do te kete efekt ne rritjen e koeficientin e inteligjences. Se fundmi, mund te vizitoni faqen Lumosity e cila permban lojera interesante per trajnimin e trurit.
https://www.dua.com/sq/gjuhet-e-botes/
Gjuhet e botes me romantike
Gjuhet e botes më romantike, cilat janë ato? Thuhet se femrat bëhen të bukura sepse meshkujt dashurohen pas pamjes, ndërsa meshkujt flasin bukur sepse femrat dashurohen pas fjalëve. Nisur nga kjo duam t’ju tregojmë se cilat janë 5 Gjuhet e botes më romantike për të joshur çdo femër: Spanjisht Kuriozitet: Spanjishtja flitet nga më shumë se 420 milion njerëz në të gjithë globin. Është gjuhë zyrtare, kombëtare ose e folur gjerësisht në 44 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. “Të dua” në spanjisht: Te quiero [te kiero] Frëngjisht Shpesh konsiderohet të jetë gjuha më romantike në botë. Edhe ajo është një gjuhë Romance që buron nga Latinishtja.Frengjishtja është një gjuhë shumë eufonike. Një rregull shqiptimi, p.sh është që folësit duhet të shmangin shqiptimin e bashkëtingëllores në fund të një fjale, përveçse kur ndiqet nga një zanore. Në përgjithësi, zanoret dhe bashkëtingëlloret shpërndahen mirë në frëngjisht. Kjo gjë bën që fjalët të rrjedhin më mirë së bashku. Ashtu si spanjishtja, nevoja për të lidhur foljet në frëngjisht e bën frëngjishten një gjuhë të përsosur për poezi dhe muzikë. Francezët në fakt kanë reputacion për tekste të bukura.  Kuriozitet: Frengjishtja është gjuha zyrtare e mbi 29 vendeve në të gjithë botën dhe është gjuha e parë e parë më e folur në Bashkimin Europian. “Të dua” në frëngjisht: Je t’aime [zhuh t’em] Italisht Amore, tesoro, dolcezza, bellissima, innamorato … Nuk është për t’u habitur që një gjuhë me fjalë të tilla ritmike konsiderohet si një nga gjuhët më romantike në botë. Në fakt, pikërisht këto fjalë u konsideruan se ishin disa nga fjalët më romantike. Thënë kjo nga 320 përkthyes dhe interpretues të anketuar në Today Translate. Si gjuhë romance që gjithashtu evoluoi nga latinishtja, italishtja ka një histori të gjatë të poezisë, prozës dhe operës së shkruar bukur. Shpërndarja ritmike e bashkëtingëlloreve dhe zanoreve kontribuon në tingullin e saj të theksuar zhurmues. Kjo është arsyeja pse folësit e gjuhëve të tjera thonë se italishtja tingëllon natyrshëm sikur këndon. Historia dhe kultura e gjuhës italiane, e kombinuar me ritmin e saj lehtësisht të njohur, bën që italishtja të konsiderohet gjerësisht si një nga gjuhët më romantike në botë. “Të dua” në italisht: Ti amo [ti am-oh] Portugalisht Asnjë listë e gjuhëve romantike nuk do të ishte e plotë pa Portugalishten. Gjuhet e botes seksi me bazë latinishten që flitet kryesisht në Brazil dhe Portugali. Me intonacionet e saj melodike dhe ekspresive si dhe zanoret e tërhequra. Portugalishtja shkrihet në përfeksion me muzikën ritmike dhe vokale si marrabenta, samba, fado dhe bossa nova. Kjo vjen sepse Portugezët përdorin një gamë shumë të gjerë tingujsh të zanoreve që lejojnë një rrjedhë të pakufizuar të ajrit. Kjo është ideale për të kënduar. Kombinoni tingullin e gjuhës Portugeze me gjeografinë tropikale të vendeve që flasin Portugalisht dhe traditat ekzotike, kulturore dhe muzikore, dhe keni një nga gjuhët më romantike dhe seksi në botë. Portugalishtja flitet nga mbi 215 milion njerëz në të gjithë botën. Ndërsa shumica e folësve portugezë jetojnë në Brazil dhe Portugali, portugalishtja flitet gjithashtu në Mozambique, Cape Verde, Guinea-Bissau dhe São Tomé. “Të dua.” në Portugalisht: Eu te amo [eo che a-moh] Japonisht Megjithatë, gjuhët latine nuk janë gjuhët e vetme romantike. Gjuhet e botes te fundit në listën tonë na çon në lindje. Ndërsa hedhim një vështrim në atë që shumë e konsiderojnë si një nga gjuhët romantike dhe ekzotike në botë: Japonishtja. Me potencialin e saj mbresëlënës dhe ekspresiv, nivelet komplekse të mirësjelljes dhe tingujve tërheqës të thjeshtë por poetik, japonezët kënaqin veshët dhe mendjen. Japonishtja gjithashtu konsiderohet të jetë një nga gjuhët më të dobishme për të kënduar. Të gjitha rrokjet japoneze janë të hapura. Kjo i jep gjuhës një tingull të lehtë lirik, që është mbi të gjitha magjik. Shumë aspekte të kulturës japoneze kanë udhëtuar edhe në botën perëndimore. Kuzhina e ndërlikuar japoneze, historia dhe kultura e saj interesante kontribuojnë në joshjen e kësaj gjuhe. Me afro 130 milion folës, japonishtja fliten kryesisht në Japoni, por folësit japonezë mund të gjenden në të gjithë botën.  “Të dua” në japonisht: Aishiteru [愛 し て,] Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të ndryshimit kulturor, shumë japonezë nuk thonë “Të dua”. Ata nuk e shprehin dashurinë e tyre po aq shpesh sa ne në perëndim. Shprehjet Suki da (好 き だ), suki dayo (好 き だ よ, e folura mashkullore) ose suki yo (好 き よ, e folura femërore) përdoren më shpesh. Këto janë vetëm disa nga gjuhët më romantike në botë bazuar në tiparet e tyre gjuhësore dhe reputacionin e përbashkët. Në realitet, çdo gjuhë mund të jetë romantike nëse flisni me fjalët e duhura! Shtatë nga gjuhët më të studiuara në botë Nëse ju intereson njëra prej këtyre gjuhëve, vetëm duke e rrethuar veten me gjuhën e shkruar dhe të folur mund ta mësoni, duke iu bashkuar komunitetit të saj prej miliona studentësh. Ama, nëse nuk gjendeni në një zonë ku ato fliten, gjuhët e huaja nuk mësohen kaq lehtë. Gjatë gjithë këtij postimi, do të përdor statistika në lidhje me studimin e gjuhës dhe popullsinë e folësve nga një artikull në Washington Post, pjesa tjetër është shkruar prej meje: Anglisht Numri i nxënësve: 1.5 miliardë Anglishtja është gjuha më e studiuar dhe është e vetmja gjuhë që mbledh më shumë se një miliardë studentë.Në të gjithë globin, më shumë se 520 milion flasin anglisht si gjuhën e tyre amtare ose të dytë. Është gjuha zyrtare e më shumë se 50 vendeve. Nuk është për t’u habitur që anglishtja është kaq popullore ose e studiuar kaq shumë. Në shumë kombe, përmbajtja globale – mendoni lajmet, politika dhe argëtimi – fillimisht raportohen në anglisht. Pasi është një nga gjuhët më të folura në botë, lehtëson komunikimin global – madje edhe në vendet ku nuk është domosdoshmërisht gjuha zyrtare. Shumë organizata ndërkombëtare dhe kompani përdorin gjuhën angleze si gjuhën e tyre kur bëjnë biznes. Ndaj, folësit anglezë kanë një avantazh në shumë raste punësimi. Anglishtja është një nga gjuhët e punës së Kombeve të Bashkuara dhe është gjuha zyrtare e Bankës Botërore. Fakt Interesant: Në gjuhën angleze ekziston një fjali që përdor çdo shkronjë të alfabetit të saj. “The quick brown fox jumps over the lazy dog.” Fantastike apo jo?! Frëngjisht Numri i nxënësve: 82 milion Frengjishtja është e vetmja gjuhë përveç anglishtes që flitet në pesë kontinente! Gjithsej, më shumë se 220 milion njerëz flasin frëngjisht, duke e bërë atë gjuhën e gjashtë më të folur në botë. Shumë nxënës të gjuhëve janë të interesuar të mësojnë frëngjisht sepse është një investim i zgjuar. Frengjishtja është një nga gjuhët me rritje më të shpejtë në botë, me 750 milion njerëz që pritet ta flasin deri në vitin 2050. Sipas Financial Times, frengjishtja është gjithashtu një nga gjuhët që kërkohet më tepër mes bizneseve në Sh.B.A. Është një mundësi fantastike nëse gjendeni atje dhe dëshironi të zgjeroni mundësitë tuaja profesionale. Fakt Interesant: Kur ndodhi Revolucioni Francez, jo të gjithë qytetarët francezë flisnin gjuhën amtare të kombit. Në fakt, 75% flisnin diçka tjetër përveç frengjishtes. Dhe deri në vitet 1800 njerëzit në Holland dhe Gjermani flisnin më shumë frëngjisht sesa njerëzit që jetonin në disa pjesë të Francës. Mahnitëse, apo jo? Kjo ndryshoi sidomos kur numri i folësve francezë u trefishohen që nga viti 1945. Kinezisht Numri i nxënësve: 30 milion 16 përqind e popullsisë globale – ose 1.39 miliardë njerëz – flasin kinezisht si gjuhën e tyre amtare ose si gjuhë shtesë. Nuk është çudi që numri është kaq i lartë, duke konsideruar që Kina është kombi më i populluar në ekzistencë, me më shumë se 1.3 miliardë qytetarë. Kinezishtja ka reputacionin si e vështirë për t’u mësuar nga folësit anglezë, por kjo mund të jetë një keqkuptim. Sepse kinezishtja nuk ka kohë foljesh dhe nuk ka rregulla gjinore për të mësuar përmendësh. Në të vërtetë është një mundësi fantastike nëse doni të mësoni një gjuhë të re pa shkulur flokët prej gramatikës. Ndoshta nuk do t’ju habisë fakti që kinezët kanë gjithashtu potencial të konsiderueshëm në botën e biznesit. (Mark Zuckerberg, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, është gjithashtu mësues i gjuhës Kineze!) Kina është shtëpia e një prej kulturave më të vjetra në botë dhe është një central elektrik-ekonomik global. Fakt Interesant: Ka mbi 50,000 karaktere të shkruara kineze! Kur të skoni në Kinë admironi dhe fotografojini këto karatktere. Mund të mos kuptoni asnjë fjalë por janë shumë intriguese. Spanjisht Numri i nxënësve: 14.5 milion Ekzistojnë 389 milion folës të gjuhës spanjiste gjithsej. Spanjishtja është gjuha zyrtare e 21 kombeve. Por nuk keni nevojë të jeni në Spanjë ose në Amerikën Latine që gjuha të jetë e dobishme për ju. A e dini se SH.B.A-të në të vërtetë ka më shumë folës spanjollë sesa vet Spanja? Parashikohet të jetë vendi me më shumë folësit të spanjishtes kudo, në vitin 2050. Këto fakte e bëjnë spanjishten një gjuhë veçanërisht të popullarizuar për banorët e Sh.B.A-së që kërkojnë mundësi punësimi. Ndoshta edhe thjesht sa të jenë në gjendje të komunikojnë më shumë me fqinjët e tyre. Nëse doni të zgjeroni aftësitë tuaja të komunikimit përtej kufijve fizikë, spanjishtja është gjuha e tretë më e përdorur në internet pas anglishtes dhe kinezishtes! Shumë folës anglezë zgjedhin gjithashtu spanjishten, sepse konsiderohet si një nga më pak të vështirat për tu mësuar. FSI (Instituti i Shërbimeve të Jashtme) e rendit atë si një gjuhë e Kategorisë 1-e lehtë për tu mësuar. Mjaftojnë vetëm 600 orë kohë studimi për të mësuar. Krahasoje pak këtë me Japonishten, e cila do të paktën 6 vjet. Fakt Interesant: është e dobishme të dini se spanjishtja quhet edhe Español (Spanjisht) dhe Castellano (Castilian). Një gjuhë që i duhen dy emra? Padyshim që bie në sy! Gjermanisht Numri i nxënësve: 14.5 milion Ka 132 milion folës të gjuhës gjermane dhe 95 përqind e popullsisë së Gjermanisë e flet gjermanishten si gjuhën e tyre të parë. Shumë sektorë të biznesit përfshijnë ndërmarrje gjermane. BMW, Adidas, Volkswagen dhe Mercedes-Benz, ndër të tjera, janë me pronësi gjermane. Nëse mendoni të punoni për një nga këto gjigandë ekonomike, dijeni se e konsiderojnë gjuhën gjermane një plus. Gjermanishtja është gjithashtu ëndrra e çdo adhuresi fjaloresh (nëse ka të tillë)! 😀 Ekzistojnë disa fjalë çmendurisht të gjata në gjuhën gjermane. Ndoshta nuk shqiptohen me lehtësi, por janë shumë argëtuese për t’u mësuar. Fakt Interesant: Rechtsschutzversicherungsgesellschaften (një kompani sigurimesh që siguron mbrojtje ligjore) konsiderohet fjala më e gjatë gjermane, edhe pse në të vërtetë nuk është në fjalor. Le të shpresojmë që të mos na bjerë kurrë në një test drejtshkrimi! Italisht Numri i nxënësve: 8 milion Italishtja ka 67 milion folës gjithsej. Ekonomia që lulëzon e Italisë dhe forca e saj si një treg i madh eksportesh i Sh.B.A-vë, e bëjnë këtë gjuhë të bukur një nga gjuhet më të mësuara. Të gjithë e dimë se Italia është e famshme për artin dhe kulturën e saj. Kjo vazhdon të jetë e vertetë që prej Perandorisë Romake. Por, Italia e sotme shkrihet me thesaret e botës së vjetër (Michelangelo, Da Vinçi? I njihni?). Kushdo që është zotërues i kësaj gjuhe i hap rrugë të mëdha vetes. Fakt Interesant: Nëse po pyesni veten se si u përhap kjo gjuhë në Itali dhe Evropë, mos pyesni më. “Komedia hyjnore” e njohur e Dantes është arsyeja kryesore e përhapjes së gjuhës italiane. Sot, 15% e fjalëve italiane që përdorim vijnë prej Dantes, që disa e konsiderojnë si “babai i gjuhës italiane”. Japonisht Numri i nxënësve: 3 milion Në të gjithë botën, 123 milion njerëz flasin Japonisht si gjuhë amtare ose gjuhë të dytë. Ka shumë faktorë që i motivojnë nxënësit të mësojnë Japonishten. Disa arsye janë mëse të dukshme, dhe variojnë që nga mundësitë e punësimit deri te programet arsimore të shkëmbimit. Organizatat popullore si Programi JET bën të mundur që folësit anglezë të jetojnë dhe punojnë brenda komuniteteve japoneze, ndërsa përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Një arsye tjetër që nxit shumë nxënës të gjuhës është dëshira për të kuptuar animet japoneze në gjuhën e saj origjinale. Fakt Interesant: Ekzistojnë dy dialekte kryesore të kësaj gjuhe melodike, Japonishtja Lindore dhe Japonishtja Perëndimore. Pa përmendur që ka tre alfabeta. Po, po ashtu është! Nuk do të gaboni nëse zgjidhni një nga gjuhët e mësipërme për t’i studiuar. Keni gjithçka për të fituar dhe asgjë për të humbur – prandaj pse jo? Paçi fat!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sallate-verore-me-ullinj-limona-dhe-presh-te-skuqur/
Qysh me përgatit sallatë me ullinjë, limona dhe presh?
Sallatë verore me ullinj, presh dhe limona nuk duhet te mungoj ne asnje vakt ne dimer ne shtepine e mamase sime, e cila i pregatit çdo vit vet ullinjte! Mund te pregatitet me limona, portokalle, ose nje kombinim i te dyjave.​ Vetem se nuk duhet te qendroj per shume kohe ne frigorifer duke qene se i humbet shija dhe preshi zbutet me teper se duhet. Racione: 4 persona Vështirësi: e thjeshtë Përbërësit per sallatë verore me ullinj: 250gr ullinj 1 presh, i prere ne shirita te holle 1/2 limoni, i prere ne feta rigon vaj ulliri ​Përgatitja: Ne nje tigan kaverdisim ne zjarr mesatar preshin me pak vaj ulliri derisa te zbutet dhe te marre ngjyre. Hedhim ne nje tas ullinjte, shtojme preshin, fetat e limonit, pak rigon dhe i perziejme te gjitha shume mire. Sallate e ruajme ne nje tas me kapak ne frigorifer dhe e konsumojme per maksimumi 3 dite. Kosto per 4 persona: 100 lek te reja.
https://www.dua.com/sq/si-te-kemi-vetbesim/
Si te kemi vetbesim
Si te kemi vetbesim. Ndoshta doni të përmirësoni karrierën tuaj, marrëdhëniet ose ndonjë gjë tjetër, e cila është jetike për lumturinë tuaj. Apo keni dëshirë që të përmbushni potencialin tuaj. Keni lexuar dhjetra artikuj, keni shikuar qindra video vetë-ndihmuese dhe keni qëndruar zgjuar natën nga mendimi se nuk jeni mjaftueshëm të aftë. E dini që diçka në jetën tuaj duhet të ndryshojë. Problemi është se nuk dini se ku dhe nga t’ia nisni. Mos pasja vetëbesim është diçka që shumë prej nesh e përjetojnë shpesh. Kam mësuar se mënyra më e mirë për t’u qënë më të sigurt është duke parë zakonet e njerëzve të suksesshëm dhe zbatimi i atyre zakoneve në jetën time. Kështu që më poshtë do t’ju sjell një koleksion të zakoneve për të përmirësuar vetbesimin tuaj dhe për të eleminuar mentalitetin negativ i cili po ju pengon të jetoni një jetë më të mirë. Secila nga këto njohuri më ndihmoi të përmirësoja disa aspekte të jetës time, dhe jam i sigurt se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për ju. Njerëzit me vetbesim janë optimist Nëse jeni gjithmonë nervozë për rrethanat e jashtme, është e vështirë të keni vetbesim. Ndoshta kjo është ajo çfarë nënkuptonte Marcus Aurelius kur tha: Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde – jo mbi ngjarjet e jashtme. Përmbushe këtë dhe do të gjesh forcë. Në vend që të shqetësoheni për ngjarjet jashtë kontrollit tuaj, zgjidhja më e mirë do të ishte të përqendroheshit në reagimin tuaj ndaj tyre. Për shembull, kam zbuluar se nuk ke pse shqetësohesh për mendimet negative të njerëzve të tjerë kur je i mirë dhe empatik ndaj të gjithëve. Kështu që, nëse doni të keni më tepër vetbesim, anashkaloni gjithçka që nuk është në kontrollin tuaj. Sepse kur ndiheni optimistë për gjërat që mund të ndryshoni, në vend që të shqetësoheni për ato që nuk mundeni. Çdo ndjenjë ankthi për të ardhmen do të zhduket. Si te kemi vetbesim: Krenohen me paraqitjen e tyre Është shumë e rëndësishme të mbani mend që njerëzit e tjerë nuk do t’ju perceptojnë si të sigurt në vetvete derisa të mësoni se si të ndiheni mirë për veten tuaj. Pra, nëse doni të ndryshoni jetën tuaj. Filloni duke menduar për disa mënyra për të marrë më shumë krenari në pamjen tuaj dhe si t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Pamja, doni ose jo është gjëja e parë që dikush do vërej tek ju. Ndaj jini krenar për të. Curtis Jackson e ka shprehur shumë mirë kur ka thene se: Mendimi që keni për veten tuaj bëhet realiteti juaj. Nëse keni gjithë këto dyshime, atëherë askush nuk do të besojë tek ju dhe gjithçka do të shkojë keq. Nëse mendoni të kundërtën, do të ndodhë e kundërta. Është kaq e thjeshtë. Nuk gjykojnë njerëzit e tjerë Një nga të vërtetat më të mëdha të jetës është se ne shpesh gjykojmë njerëzit e tjerë sepse gjykojmë veten. Eckhart Tolle, më ndihmoi të ndaloja të gjykoja veten dhe njerëzit e tjerë për dicka që ishte jashtë kontrollit tim: Në momentin që gjykimi shndërrohet në pranimin e asaj që është, ju jeni i lirë. Në këtë mënyrë keni bërë vend për dashuri, për gëzim dhe për paqe. Pra, nëse doni të përmirësoni vetëbesimin tuaj, braktisni gjykimin e jashtëm dhe ngjarjet jashtë kontrollit tuaj. Sipas fjalëve të Epictetus: Ekziston vetëm një mënyrë drejt lumturisë, dhe kjo është të mos shqetësoheni më për gjëra që janë përtej fuqisë së vullnetit tuaj. Njohin rëndësinë e gjuhës së trupit Për një kohë të gjatë, mendoja se gjuha e trupit ishte shumë e vështirë për t’u përmbajtur. Kurrë nuk dija se çfarë të bëja me duart e mia gjatë një bisede. Kur zbulova se shumica e komunikimit është joverbale, kuptova se të kesh një gjuhë të shkëlqyer trupi do të më ndihmonte të kisha biseda më domethënëse me këdo që takoja. Filloni me hapa të thjeshtë siç është ruajtja e qetësisë, mbajtja e kontaktit me sy dhe përdorimi i shprehjeve tuaja të fytyrës për të ngjallur interes për ato që po thotë personi tjetër. Kur bëni një përpjekje të mirëfilltë për të përmirësuar cilësinë e bisedave tuaja me gjuhën e trupit, personi tjetër do të përgjigjet më pozitivisht. Si te kemi vetbesim: Dalin nga zona e tyre e rehatisë Kërkimet tregojnë se shkelja jashtë zonës tuaj të rehatisë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur vetëvlerësimin tuaj. Sepse kur jeni të gatshëm të përballeni me vështirësi dhe të përballeni me frikën tuaj më të madhe, është shumë më e lehtë fitoni vetbesim. Pra, nëse po kërkoni të jeni më të sigurt në vetvete. Të dilni jashtë zonës suaj të rehatisë duket si një fillim i mbarë. Muzikanti, Jimmy Cox ka thënë: Jeta do të ndryshojë vetëm kur të bëheni më të angazhuar në ëndrrën tuaj sesa të jeni të qetë në zonën tuaj të rehatisë. Pra, çdo ditë, pyesni veten: “Cilat veprime duhet të ndërmarr tani për të dalë nga zona e rehatisë dhe për të përmbushur potencialin tim?
https://www.dua.com/sq/termeti/
Termeti – Si te veproni
Termeti që ndodhi ditët e fundit na ka mbajtur në një gjëndje të vazhdueshme alarmi sidomos prej lëkundjeve që vazhdojnë ta ndjekin. Ndryshe nga uraganet ose përmbytjet, tërmetet vijnë pa paralajmërim dhe zakonisht ndiqen nga pastërmete të ngjashme. Megjithëse këto të fundit zakonisht janë më pak të fuqishme se termeti kryesor. Nëse e gjeni veten në mes të një termeti, keni vetëm një sekondë kohë për të vendosur se çfarë duhet të bëni. Këshillat e mëposhtme, nëse ndiqen si duhet, mund t’ju shpëtojnë jetën. Metoda I (kur jeni brenda një ndërtese) Uluni në tokë këmbadorazi. Teknika e përmendur më sipër është e ngjashme me teknikën e shpëtimit që përdoret në rast zjarri: “Ndaloni, uluni dhe rrotullohuni”. Edhe pse nuk është metoda e vetme për t’u mbrojtur në rast tërmeti, kjo është metoda më e këshilluar nga Agjencisë Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe Kryqit të Kuq Amerikan. Tërmetet e mëdha ndodhin pa paralajmërim, prandaj rekomandohet që të uleni këmbadorazi në dysheme sapo ndjeni goditjet e para. Një tërmet i vogël mund të shndërrohet në një tërmet të madh brenda pak sekondash; kështu që reagoni me shpejtësi në secilin rast. Fshihuni Fshihuni nën një tryezë të fortë. Nëse është e mundur, qëndroni largë dritareve, dyerve dhe mureve të jashtme dhe çdo gjë që mund të bjerë, siç janë llampadarët ose pikturat. Nëse nuk keni një tavolinë afër jush, mbuloni fytyrën dhe kokën me krahët tuaj dhe strukuni në një cep të ndërtesës. Mos bëni këto gjëra: Mos vraponi jashtë. Ka më shumë të ngjarë të lëndoheni kur tentoni të dilni nga ndërtesa sesa kur qëndroni brenda tyre. Mos u drejtoni tek dera kryesore. Fshehja nën derën kryesore është një mit. Jeni më të sigurt nën një tryezë sesa jeni nën derën e shtëpisë, veçanërisht në shtëpitë moderne. Mos vraponi në një dhomë tjetër për t’u fshehur nën tavolinë. Mbahuni fortë dhe mos lëvizni. Toka është duke u lëkundur dhe ju ka kapur paniku. Mbahuni fortë tek cilado sipërfaqe apo mobilje që keni afër. Nëse nuk keni arritur të gjeni një tavolinë për tu fshehur poshtë, vazhdoni të mbroni kokën me krahët tuaj dhe të qëndroni ulur. Gjeni një vend të sigurt. Nëse e gjeni veten në shtrat ndërsa ndjeni tërmetin, qëndroni aty. Mbroni kokën me një jastëk dhe në këtë rast tentoni të zhvendoseni në vendin më të sigurt që keni afër. Shumë lëndime shkaktohen kur njerëzit largohen nga shtrati i tyre dhe ecin nëpër copëza xhami të thyera. Qëndroni brenda derisa lëkundjet të ndalen dhe është plotësisht e sigurt të dilni jashtë. Studiuesit shpjegojnë se shumica e lëndimeve ndodhin kur njerëzit përpiqen të ndryshojnë vendin e fshehjes ose kur vendi është i mbushur me njerëz dhe të gjithë kanë për qëllim të vrapojnë jashtë. Sërisht ekspertët këmbëngulin se shumë plagë merren kur njerëzit brenda ndërtesave përpiqen të dalin jashtë saj. Nëse arrini të dilni jashtë, kini kujdes. Ecni dhe mbahuni fortë, por mos vraponi në rast të goditjeve të dhunshme. Mblidhni veten dhe mbrohuni nën një zonë ku nuk ka shtylla korenti ose ndërtesa shumë të larta. Mos përdorni ashensorët për të zbritur më shpejtë. Mund të shkëputet energjia elektrike dhe mund të ngecni brënda. Plus, ashensori ka të ngjarë të ketë një alarm Sizmik, e cila e ndal ashensorin dhe e bën të papërdorshëm pas një termeti. Më poshtë po ju listojmë edhe se çfarë nuk duhet të bëni në rast tërmeti. Nëse nuk mund të gjeni një vend të sigurt për tu fshehur, mbuloni kokën dhe mblidhuni në në pozicionin e fetusit kudo që të jeni. Në mënyrë kategorike mos bëni këto veprime: Mos shkoni nën derë. Njerëzit që qëndrojnë nën dyert e shtëpive zakonisht shtypen deri në vdekje për shkak se tavani shkëputet nga impakti i termetit. Mos vraponi nëpër shkallë apo shkoni një kat më lart për të gjetur një vend ku të fshiheni. Shkallët janë vendi më i rrezikshëm për t’u shkelur gjatë një tërmeti, pasi ato mund të thyhen poshtë këmbëve tuaja. Metoda II: Qëndroni jashtë derisa lëkundjet të ndalen. Mos u përpiqni të ‘shpëtoni’ heroikisht dikë ose të vraponi brenda një pallati. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të qëndroni jashtë, ku rreziku i rënies së pallateve është më i vogël. Rreziku më i madh ekziston kur qëndroni drejtpërdrejt jashtë ndërtesave, në dalje të tyre ose krahas mureve të jashtme. Mund t’ju bien tulla ose copa xhami të thyera të dritareve. Qëndroni larg ndërtesave, dritave të rrugës apo telave të energjisë elektrike. Këto janë rreziqet kryesore që ju kanosen kur jeni jashtë gjatë kohës që bie tërmeti. Nëse jeni duke ecur me makinë, ndaloni me kujdes sa më shpejt të jetë e mundur. Shmangni ndalimin afër ose nën ndërtesa, pemë, mbikalime, ura apo tela elektrikë. Pasi termeti të ketë ndalur, dilni nga makina me shumë kujdes. Nëse ju ka rënë sipër një shtyllë elektrike, në mënyrë kategorike mos lëvizni nga automjeti deri sa të mbërrijë ndihma e ekspertëve. Nëse e gjeni veten mes rrënojave ndiqni këto hapa për të mbijetuar. Nëse keni një çakmak mos e ndizni për të bërë dritë. Pa e ditur mund t’i vini flakën vetes nga rrjedhja e gazit ose kimikateve të tjera. Mos lëvizni dhe mos shkundni pluhurin nga trupi. Mbuloni gojën me shami ose me një pjesë të rrobave që keni veshur. Bjerini murit ose një tubi në mënyrë konstante që shpëtuesit t’ju lokalizojnë. Nëse keni një bilil, akoma më mirë, por kur t’i bini merrni frymë nën rrobë që të mos thithni pluhur. Bërtisni vetëm nëse nuk ju ka ngelur mundësi tjetër, sepse nëse e bëni këtë gjë shpesh, mushkritë tuaja mund të ngelen pa ajër për shkak të pluhurit.
https://www.dua.com/sq/sahat-kulla-prishtine/
Sahat kulla Prishtine
Sahat kulla prishtine. Është e vendosur në pjesën historike të Prishtinës dhe e mbuluar me pluhurin e harresës. Sahat Kulla është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës utilitare në kryeqytetin kosovar. Historia e kësaj kulle daton nga shekulli XIX-të, përkatësisht në gjysmën e dytë  të shekullit. Ka shumë fakte interesante rreth saj të cilat shumë pak persona i dinë. Ora që tregonte kohën e lutjeve Fasada e sahat kullës ka hapje të vogla harkore. Afër saj gjindet gjimanzi i qytetit dhe tashmë është e rrethuar me ndërtesa shumë më moderne. Vetëm Sahat Kulla prishtine dhe disa rrugica me kalldrëm që gjenden afër saj u japin banorëve shijen e Prishtinës së vjetër. Këtu nuk duhet të harrojmë as xhamitë e Prishtinës, Hamamin dhe Muzeun Etnologjik, për të cilat do të shkruajmë një ditë tjetër. Këmbana që erdhi nga Turqia në Vushtrri e nga Vushtrria në Prishtinë Historia e kullës me orë të Prishtinës lidhet me emrin e Jashar Pashë Gjinollit. Tejet interesant është rrugëtimi i kambanës së kësaj kulle. Kambana e vjetër e kullës është sjellë nga turqit gjatë luftërave të tyre në Moldavi dhe Vllahi. Atë e morën si plaçkë luftë dhe si të tillë e sollën në Vushtrri dhe e vunë në sahat kullën e atij qyteti. Ndërsa me urdhrin e Jashar Pashës kambana është sjellë nga Vushtrria në Prishtinë. Kambana përmban një numër të madh të dekoreve, të ornamenteve të ngjashme më gjethet e ahut. Pavarësisht rrugëve të gjata të kaluara, kambana ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte dëmtime të mëdha. Në vitin 2001 asaj i është vjedhur mekanizmi i kambanës origjinale. Një vit më vonë, KFOR-i francez vendosi një mekanizëm elektronik që u dëmtua dhe nuk funksionon.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-gjete-nje-djale-ne-kosove/
Qysh me gjetë një djalë në Kosovë?
A e dini se edhe shqiptarët e kanë tashmë një aplikacion për takime online? Pra përgjigja e pyetjes qysh me gjetë një djalë në Kosovë është gati. Bëhet fjalë për aplikacionin dua.com. Shqiptarët, si shumica e të rinjve në botë i përdorin këto aplikacione. Këtë aplikacion mund ta shkarkoni në App Store dhe Play Store. Falë filtrit të lokacionit dua ju mundëson të kërkoni një partner në Kosovë mirëpo edhe një shqiptar kudo që ju preferoni në botë. Duke përdorur këtë vegël të aplikacionit ju zgjidhni shqiptarët e cilitdo vend që doni t’i takoni. Të Prishtinës, Tiranës, Berlinit apo Londrës. Kësisoj mund  të kontaktoni me ta, krijoni lidhje apo miqësie. Përveç pjesës për takime, dua do të ketë edhe dy fusha të tjera që janë Help dhe Biz. Platforma dua.com ju mban të informuar për veprimtarinë e vet në rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter. Më shumë për dua mund të mësoni duke vizituar uebfaqen e kësaj platforme por edhe blogun. Të gjitha këto do i dedikohen një synimi të vetëm, për të sjellë sa më afër shqiptarët, përmes dashurisë, ndihmës dhe biznesit. Shfrytëzoni mirë të gjitha mundësitë që dua.com i ofron Si aplikacion për bashkimin e shqiptarëve dua.com përmbanë disa opsione mjaftë interesante. Edhe pse për momentin është në dispozicion vetëm fusha e dashurisë, dua love, në të ardhmen do të jetë e çasshëm edhe dua biz e dua help. Filtri i lokacionit është një nga veçoritë kryesore që ky aplikacion ofron. Përveç që mund t’i shihni përdoruesit që ndodhen afër jush me dua.com ju mund të ‘fluturoni’ edhe në një lokacion tjetër. Këtë mund ta bëni duke zgjedhur tek lokacioni se shqiptarët e cilido qytet. Kështu mund të kërkoni në Paris, New York, Londër apo kudo që të dëshironi, me lehtësi. Për çdo paqartësi e keni edhe udhëzuesin e përdorimit brenda aplikacionit.
https://www.dua.com/sq/kalaja-e-novoberdes/
Kalaja e Novoberdes
Kalaja e Novoberdes daton në shekullin e 14të. Gojëdhënat për këto treva e tregojnë lashtësinë e qytetërimit dhe jetës në këto anë. Novobërda ndodhet rreth 40 km në lindje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Thënë shkurtë, Novobërda është vendi i duhur për tu arratisur për një vikend të qetë afër Prishtinës por fare larg zhurmës së qytetit. Përkundrazi shumë afër qetësisë e antikitetit. Nëse qëndroni në Novobërdë do të mësoni shumë për historinë e popullit tonë. Kalaja nga e cila shihen katër komuna Perandoria Bizantine kishte vendosur që të ngrinte një kala nga ku mund të shiheshin si në pëllëmbë të dorës 130 hektarët. Këta hektarë që tani janë shpallur zonë e mbrojtur. Nga Kalaja e Novoberdes mund të sodisësh hyrjet e katër komunave të mëdha: Prishtinës, Lipjanit, Kamenicës si dhe Gjilanit. Pozita strategjike e ka bërë këtë kala të jetë e rëndësishme si pikë, në kohën e perandorive e pushtimeve për territore. Gjurmët e Perandorisë Romake e Bizantine, i gjen pak metra nga kalaja. Aty ku gjenden muret e një ndërtese katedrale, të cilës vetëm muret i kanë shpëtuar. Rruga gjarpërore rreth kodrës së Kalasë është e asfaltuar. Këtë investim e ka bërë Bashkimi Europian. Kalaja e Novobërdës renditet si njëra nga lokalitet më të rëndësishme historike të Kosovës. Mikëpritja shqiptare ndihet në Novobërdë Për shkak të asaj bukurie natyore që  e karakterizon dhe vlerës historike që ka, Novobërda po tërheqë viteve të fundit shumë vizitorë.  Jo shumë larg malit ku ngrihet Kalaja e Novoberdes janë ndërtuar dhjetra vila të vogla dhe shtëpi malore që po zhvillojnë turizmin në këto anë. Aty në afërsi janë hapur edhe disa restorante kryefjala e të cilave është ushqimi tradicional shqiptar. Ajo çka i bie në sy çdo turisti të këtyre anëve janë çmimet ë arsyeshme të kësaj zone. Për të pasur kohë ta njihni mirë Novobërdën dhe historinë e saj bashkë me Kalanë mjafton të kaloni një vikend atje. Ju do të relaksoheni në ajrin e pastër dhe do të mësoni shumë gjëra të reja. Mos ta harrojmë këtu shijen e ushqimit të pjekur në furrën e druve.  Mirëpo edhe qetësinë që e karakterizon këtë rajon që është i përshtatshëm për vizitë në çdo stinë të vitit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-marr-abdes/
Qysh me marr abdes
Qysh me marr abdes? Abdesi nijhet tek ne si rituali i pastrimit që muslimanët e kryejnë para lutjeve ditore. Abdesi si proces para faljes kryhet në disa hapa. Hapat për abdes: Së pari duhet t’i pastrojmë duart deri mbi shuplakë, duke fërkuar tri herë mirë mes gishtave dhe rreth thonjëve në të dy duart. Shpërlajmë gojën tri herë. Shpërlajmë hundët tri herë. Lajmë fytyrën tri herë. Pastrojmë dy duart gjer pas bërryli, duke filluar prej të djathtës. Me duar të lagura prekim pjesën e përparme të kokës (një të katërtën) Me duar të lagura i pastrojmë veshët. Pastrimin e veshëve e bëjme duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve. Pastaj i pastrojmë dy këmbët gjer mbi nyje, duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur. Kështu përfundon edhe ky proces dhe jeni gati të vazhdoni tutje me lutjen e ditës. Festat zyrtare në Kosovë: Ramazani.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-arsyet-pse-bien-floket/
Qysh me i ditë arsyet pse bien flokët?
Problemi se pse bien flokët mund të bëhet serioz ndaj bëni mirë të kuptoni shkakun që fshihet pas tufave të flokëve që gjenden thuajse kudo ku jeni dhe ju. Nuk mund t’i stiloni flokët çdo ditë Përdorimi i mjeteve të nxehta e produkteve kozmetike dëmtojnë flokët që në rrënjë duke shkaktuar hollimin apo këputjen e flokëve. Ja pse bien flokët. Stresi ndikon në rënien e flokëve Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë etj. Keni mungesa mineralesh Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, dhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si hekuri, magnezi e proteina të ndryshme. Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,. Mosfunksionimi i tiroides Hypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktiv) të dyja gjendjet mund të shkaktojnë rënie flokësh Ju vuani nga policistitet ovariane (në vezore) Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal.
https://www.dua.com/sq/magnez/
Magnez – Qysh me marre permes ushqimit dhe pse?
Si me marr magnez përmes ushqimit dhe pse? Një mineral shumë i rëndësishëm për trupin është magnezi. Ky mineral merr pjesë në pothuajse të gjitha funksionet trupore. Magnezi rregullon mbi treqind enzime dhe merr pjesë në kontraktimin e muskujve. Prandaj ka shumë rëndësi që të marrim sasi të nevojshme të magnezit përmes ushqimeve që i konsumojmë çdo ditë. Çfarë duhet të hamë që të marrim magnez? Në embrionin e grurit apo farat e lulediellit ka magnez, dhe janë furnizues të mirë të tij, por në të ushyerit e përditshëm luajnë rol shumë të vogël. Në përgjithësi drithërat janë produkte që preferohen më shumë sesa produktet e miellit të bardhë, edhe fasulet kontribojnë në furnizimin me magnez. Disa nga ushqimet e tjera që kanë shumë magnez janë: Bananja, terrshërët, bizelet, farat e kungullit, djathi, spinaqi, çokollada e zezë dhe avokado. Efektet e mungesës së magnezit Mungesa e magnezit sjell dhembje dhe kryesisht paraqitet natën, Janë të njohura ngërçet e nyjeve. Këtu mund të ndihmoj magnezi. Por që më heret mund të dihen simptomat. P.sh kur mpihen duart dhe këmbet- është shenjë e mungesës së magnezit. Simptomat e një mungese të madhe të magnezit mund të jenë: nervoza, harresa dhe marramendja. Sasia e mjaftueshme e magnezit në planin e ushqimit  ju ndihmon t’i shmangeni problemeve. Në rast të paraqitjes së këtyre shenjave, lajmërohuni tek mjeku juaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-pergadite-per-udhetim/
Qysh me u përgaditë për udhëtim?
Kur jeni duke përgaditur gjërat që keni për ti marrë me vete, gjithmonë merrni më shumë gjëra për raste të ndryshme. Sigurohuni të merrni rroba në të cilat ndiheni komfort, që të mund të rehatoheni gjatë ditës. Udhëtimi gjatë verës Gjatë kohës së verës sigurohuni të keni me vete produkte për parandalimin e djegies nga dielli, në mënyrë që të mos kaloni pushimin me dhimbje. Aplikoni balsam në buzë, kremë për mbrojtje ndaj diellit me faktor 15 SPF minimum, dhe riaplikojeni gjithmonë pas notit. Sigurohuni që të keni me vete cantën e ndihmës së shpejtë, në rast se dikush lëndohet. Duhet të keni me vete fasha, tableta për lirimin e dhimbjes, termometrin etj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sultjash-embelsiren-e-preferuar-te-shqiptareve/
Qysh me përgatit Sultjash lehtë dhe me plot shije?
Sultjash – nje nder embelsirat e preferuara te shqiptareve, kjo sepse eshte edhe shume e lehte per tu pergatitur. Pastaj, shpesh nenat tona na e kane pergatitur kur kemi qene femije dhe kjo lidhet direkt me kujtimet tona feminore. Me poshte po ju tregojme cila eshte receta dhe si pergatitet kjo embelisre e thjeshte, por kaq e dashur per tavolinat tona. Mos harroni se ka disa lloje sultjashesh te cilat mund te pergatiten ne menyra te ndryshme. Racione: 8 persona (8 kupa) Kohë: 40 minuta Vështirësia: e thjeshtë Perberesit per Sultjash: 200gr oriz 8 luge gjelle sheqer kaf 1.5l qumesht 1 pako te vogel vanilje lekuren e 1/2 limoni reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj) ​Pergatitja: Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur  komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres. Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur. E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar. u befte mire!
https://www.dua.com/sq/buke-shtepie-me-qumshte/
Bukë shtëpie me qumësht – Ja se si përgatitet!
Keni provuar Bukë shtëpie me qumësht? Nëse këtë vikend po planifikoni të qëndroni në shtëpi dhe të gatuani diçka, ne ju rekomandojmë të filloni nga buka e shtëpisë. Më poshtë po ju sjellim një recetë të bukës me qumësht të cilën mund ta përgatisni mjaft shpejtë dhe lehtë! Përbërësit:  1 kg miell 200 ml ujë të vakët 300 ml qumësht të vakët 2 lugë maja buke 4 lugë vaj ulliri 2 lugë të vogla kripë Përgatitja  Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet. Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën. I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë. Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar. Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar. Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër. E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet. Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj. Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi. E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur. Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur. Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.  I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-obllande-me-arra/
Qysh me përgaditë obllandë me arra?
Përbërësit: 200 gram arra 200 ml mjaltë 100 gram rrush i thatë 6 të bardha vezësh 6 lugë sheqer 2 kore obllande. Të bardhat e vezëve tunden derisa të bëhet shkumë dhe shtohet pastaj gradualisht sheqeri duke përzier vazhdimisht. Mjalti shkrihet në avull dhe shtohet në të masa e vezëve. Përzihet derisa masa të reduktohet përgjysmë. Shtohen arrat e grimcuara dhe rrushi, përzihet dhe shtohet masa mbi obllandë. Rrafshohet me thikë dhe mbulohet me obllandën tjetër. Lihet të ftohet dhe pritet në katrorë.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mbajte-diete-shtate-ditore/
Qysh me mbajtë dietë shtatë ditore?
Dita e parë Kafjalli: 2-3 lugë flluska tërshëre, gjysmë filxhani qumësht pa yndyrë, gjysmë luge kakao, 3 dredhëza, gjysmë molle d he dy lugë arra Zamra: 5 biskota të thata integrale Dreka: Një pjatë supë nga karotat dhe xhenxhefili, një porcion oriz integral me perime Zamra: Një gotë puding me shije çokollate (pa sheqer), 15 kikirikë Darka: Një filet salmoni, vaj ulliri, një e katërta e një lakre, një fetë bukë integrale, një pjesë e vogël e pjeprit Dita e dytë Kafjalli: Gjysmë filxhani djathë pa yndyrë, një lugë mjaltë, një lugë e gjysmë bajame të copëtuara, gjysmë pjeshke Zamra: Djathë të freskët me fara të susamit Dreka: Gjysmë filxhani qiqër, 5 domate të vogla siciliane, një e katërta e një trangulli të freskët, një lugë kopër, dy lugë djathë feta, dy lugë jogurt pa yndyrë, pjesë e vogël bukë Zamra: Një mollë, tri arra, dy lugë jogurt pa yndyrë Darka: Një filxhan makarona, salcë nga pjepri dhe gjeldeti; tre filxhanë spinaq të freskët – e fërgoni, vaj ulliri Dita e tretë Kafjalli: Një filxhan fara gruri, një filxhan qumësht pa yndyrë, gjysmë filxhani dredhëza, dy lugë fara luledielli Zamra: jogurt me bajame Dreka: një pjesë gjoksi pule pa lëkurë, një filxhan oriz integral, një domate, një e katërta e një speci të kuq, një e katërta e një speci të gjelbër Zamra: një e katërta e një filxhani me djathë pa yndyrë, një e katërta e një luge me ekstrakt vaniljeje, tri dredhëza, një biskotë të thatë Darka: një pjesë mish viçi me erëza dhe uthull balsamico; sallatë nga frutat me lëvozhgë, një patate të pjekur me lëvore Dita e katërt Kafjalli: Një fetë bukë integrale, dy feta proshutë me pak yndyrë; një pjesë e vogël pjepri me limon të shtrydhur Zamra: Një biskotë nga drithërat integrale, një çaj të gjelbër Dreka: Hamburger vegjetarian me mocarela dhe një domate Zamra: Pesë mjedra, një jogurt pemësh pa yndyrë Darka: Sallatë me mish gjoksi pule, karota, lakër të kuqe, lëng portokalli, spec të verdhë dhe gjysmë filxhani bajame Dita e pestë Kafjalli: Një jogurt pemësh, bukë integrale, gjashtë bajame Zamra: Një fetë bukë integrale, dy lugë humus, 10 domate shumë të vogla siciliane Dreka: Një tortijë integrale, një lugë majonezë “light”, një pjesë mish gjoksi të gjeldetit, një domate, disa gjethe sallatë të gjelbër, një e katërta e avokados, një fetë djathë; një kumbull Zamra: Një banane, gjysmë luge gjalpë nga kikirikët, gjysmë luge “Nutella” Darka: një pjesë mish gjoksi të pulës, një filxhan brokoli, sallatë të gjelbër, pesë domate të vogla siciliane, dy lugë salcë me pak yndyrë për sallatë Dita e gjashtë Kafjalli: bukë integrale, një fetë djathë, domate, 1/4 avokado, 2 vezë, vaj ulliri Zamra: një fetë bukë integrale, 2domate Dreka: një pjesë tunë, sallatë me spinaq me avokado, një gotë lëng boronicë Zamra: 1/2 shalqi, 3 pjesë djathë feta Darka: supë me patate, erëza dhe badem Dita e shtatë Kafjalli: kikirikë dhe dredhëza Zamra: djathë të freskët, 15 kokrra rrush Dreka: sallatë me gjoks pule me perime, arra, djathë dhe uthull të balsamuar, jogurt pa yndyrë. Zamra: 15 badem, një rresht i çokollatës së errët Darka: peshk dhe misër me spinaq dhe domate, makarona integral me lulelakër, spec të kuq dhe uthull.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-kek-me-qershi/
Qysh me përgaditë kek me qershi?
Përbërësit: 3 vezë 1 gotë sheqer ½ gote vaj ½ gote ujë 1 pecivë 3 gota miell 1 gotë qershi ½ gote arra të bluara. Vezët përzihen me sheqer, dhe shtohet vaji dhe uji. Shtohet peciva dhe mielli. Shtohen edhe qershitë me arrat e bluara. Vendoset masa në tepsi të lyer me yndyrë, dhe pjeket në temperaturë 180 gradë.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-gullash/
Qysh me përgaditë gullash?
Përbërësit: 600 gram mish lope 250 gram qepë 1 lugë specë të kuqe kripë piper 100 gram gjalpë 2-3 lugë pure domatesh 2 lugë ajkë. Qepa grihet dhe fërgohet në yndyrë të nxehtë derisa të zverdhet. Shtohet mishi i prerë në kube të vegjël. Shtohet edhe pureja nga domatet. Kriposet sipas dëshirës, shtohet speca e kuqe dhe mbulohet me kapak në temperaturë të ulët derisa të zbutet mishi. Sipas nevojës shtohet ujë i nxehtë. Në fund të zierjes shtohet ajka.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-nxjerre-certifikaten-e-vendbanimit/
Qysh me nxjerrë certifikatën e vendbanimit?
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së vendbanimit në Republikës së Kosovës është si vijon: Letërnjoftimi (fotokopje); Ekstrakti i lindjes; Certifikata e vendbanimit e cila lëshohet sipas ekstraktit të lindjes; Pagesa e taksës 1 Eur.
https://www.dua.com/sq/tradhtar/
Tradhtar
Tradhtar – Si të njohësh një të tillë? Do të të pëlqente ta dije apriori nëse partneri yt do të jetë besnik apo tradhtar? Sipas një kërkimi të fundit shkencor të Qweesland University publikuar në ‘British Journal of Psychology’, ekzistojnë disa sinjale që tregojnë nëse një person ka apo nuk jo tendencën për t’ju tradhëtuar. Nëse besoni se ai që tradhton është një tip i ftohtë dhe që tradhtia varet nga fakti se jeni bashkë prej shumë kohësh, po ju themi se e keni shumë gabim. Të paktën kështu thotë studimi, i cili ka zbuluar se kohëzgjatja e marrëdhënies ka një impakt minimal në të qenët besnikë ose jo. Studiuesit, të cilët kanë intervistuar 125 djem dhe vajza, të  moshës 18 dhe 25 vjeç, kanë përcaktuar disa tipare tipike që i atriubohen atyre që tradhëtojnë. Jeni kuriozë të dini cilët janë? Ja shenjat që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse partneri juaj është një tradhtar potencial. Është impulsiv Të njohësh një tradhtar nuk është e lehtë. Personat impulsivë mund të tradhtojnë sepse reagojnë në bazë të emocioneve dhe mendimeve që përjetojnë për momentin. Për këtë arsye nuk ndalen për të vlerësuar me qetësi situatën dhe pasojat që do të vijnë. Ka tradhtuar edhe në të shkuarën ‘Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron’. Ata që kanë pasur një të kaluar ‘imorale’ dhe kanë pasur më shumë se një partner seksual njëkohësihst, kanë zhvilluar një lloj ‘aftësie’ për të tradhëtuar më lehtë. Nuk është i kënaqur nga marrëdhënia Një personj jobesnik zakonisht tradhton sepse në një moment pakënaqësie nuk ndihet i kuptuar nga partneri. Kështu që tenton të gjëjë një shpagim për nevojat e tij, jo vetëm fizike, por edhe emocionale. Dhe nëse burrat tradhtojnë duke bërë seks, gratë bëjnë vlerësime shumë më komplekse. Të shkosh deri në tradhti nuk është kurrë një zgjidhje e mirë, sepse me dialog dhe sinqeritet, historit mund të mbyllen pa u lënduar askush. Lërini vetes dhe partnerit mundësinë për të gjetur secili lumturinë e vet. Mirëkuptimi i përbashkët gjithnjë do t’ju sjellë fryte pozitive.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-mjalti/
Qysh me i ditë përfitimet nga mjalti?
 Të gjithë e dimë se sa i shëndetshëm dhe i nevojshëm është mjalti për shëndetin tonë. Mirëpo a i dini të gjitha përfitimet nga mjalti? Të gjitha të mirat që mund t’i keni nga një prej ushqimeve më të vjetra në botë? Lexoni këtë artikull deri në fund për të mësuar se si mund ta përdroni mjaltin për të përfituar shumë të mira. Mirëpo edhe për të shëruar shumë probleme shëndetësore që mund t’i keni. Përfitimet nga mjalti janë të shumta sa që edhe ju vetë do të habiteni kur t\’i mësoni të gjitha! Zbut fytin dhe kollin Përveç zbutjes së kollës, mjalti mund të veprojë si një antibakterial i butë. Ai mund t\’iu sjellë dobi nëse keni një dhimbje të fytit. Hidhi një gjysmë gote ujë mbi 1 lugë çaji xhenxhefil të integruar. Pastaj shtoni lëngun e një gjysmë limoni dhe një lugë çaji mjaltë. Pastroni gojën me këtë përzierje për lehtësim. Shëron djegjen Një studim klasik zbuloi se djegiet e trajtuara me mjaltë u shëruan më shpejt dhe shfaqën inflamacion më pak sesa sulfadiazina e argjendit, një trajtim i zakonshëm për djegien. Përmirëson gjendjen e kolesterolit Një studim në Dubai zbuloi se krahasuar me pjesëmarrësit që morën një zgjidhje glukoze, ata që konsumonin 250 ml ujë me 75 gramë mjaltë natyral për 15 ditë ulën kolesterolin e tyre të përgjithshëm dhe atë të \”keq\” të lipoproteinës, duke ngritur  lipoprotein e\” mirë Trajton aknet Përmbajtja antimikrobiale e mjaltit mund të zvogëlojnë inflamacionin nga aknet e fytyrës, sipas Joey Green, autor i mjeteve juridike magjike të Joey Green.Për një ilaç të përsosur për puçrra fytyre, përziejini pjesë të barabarta të mjaltës dhe arrëmyshkut tokësor, pastaj lëreni në fytyrë për 20 minuta para se ta lani. Eliminoni zbokthin Përdorimi i një larësi të flokëve prej mjalti mund të zbutë lëkurën e kokën tuaj. Mund dhe të ndihmojë në luftën kundër zbokthit. Studiuesit kanë studiuar përdorimin e mjaltit në pacientët që vuajnë nga dermatiti seborrheik dhe zbokthin dhe zbuluan se duke përdorur larjen me mjaltë, e lehtësoi kruarjen dhe përmirësoi heqjen e luspave. Edhe nëse keni vetëm zbokth të rastit, larja me mjaltë mund të ndihmojë. Mjalti ka veti anti-fungale dhe hidraton kokën. Holloni mjaltin me pak ujë të ngrohtë dhe masazhoni në kokës për 2-3 minuta. Për më shumë informata shikoni videon e më poshtme:
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mbjelle-kamomil-ne-shtepi/
Qysh me mbjelle kamomil ne shtepi?
Lulet kamomil kanë shumë benefite kur përdoret në froma të ndryshme.  Mirëpo a e keni ditur se ato përpos që rriten në fusha, shumë lehtë mund t’i kultivoni dhe në shtëpinë tuaj? Ato mund t’i mbillni dhe t’i rrisni në oborre ose edhe në ballkone. Kështu gjithmonë do të keni në shtëpi kamoil të freskëtë. Përpos cajit shumë të shijshëm dhe me plotë benefite, do të keni edhe aromë të mirë. Më poshtë mund të lexoni se si mund ta bëni këtë. Përbërësit: fara kamomili kavanoz qelqi me kapak përzierje e dheut. Ne po ju tregojmë si ta bëni mbjelljen e lulës kamomil në një kavanoz. Pra kjo metodë është shumë e përshtatshme kur keni hapësirë të kufizuar. Për shembull, për ballkonte apartamentesh. Së pari, mbuloni sipërfaqen e kavanozit me dhe. Pastaj shtoni ujë mbi dhe. Vetëm pasi të jetë lagur dheu pastaj vendosni farat e kamomilit mbi sipërfaqe. Farat e kamomilit rriten më së miri në dritën direkte të diellit, kështu që nuk është e nevojshme të mbulohet. Pasi të kenë lulëzuar, largoni kamomilin nga kavanozi dhe vendosni në një vend që të thahen për disa ditë. Pasi të jenë tharë, janë të gatshme për përdorim. Kamomili ka vërtetë përdorim të gjer dhe ka disa efekte sheruese. Ai është mik i lëkurës. Me të mund të pastroni dhe të qetësoni secilin irritim të lëkurës në trupin tuaj.
https://www.dua.com/sq/maro-kondi/
Maro Kondi
Maro Kondi, Një nënë me një fëmijë sakrifikoi jetën e saj për një grup të tërë shqiptarësh. Kjo është ajo që ndodhi me Maro Kondin, e cili u bë dëshmorja e parë femër në Shqipëri. Kristiana, të lutem na kthe pas në kohën e kësaj zonje trime! Gjatë viteve 1800, ishte fillimi i fundit të Perandorisë Osmane. Pikërisht kohë si këto janë gjithmonë më të këqijat. Më shumë dhunë, më shumë përndjekje, masakra, burgosje… Lëvizja rebeluese shqiptare filloi të forcohej në atë periudhë. Në vitin 1847, në jug pati një kryengritje të shqiptarëve. Kjo dështoi dhe disa ushtarë shqiptarë u fshehën nëpër shpella. Maro e njihte shumë mirë këtë zonë, dhe vendosi të marrë ujë për ushtarët, së bashku me fëmijën e saj. Ky ishte momenti që ajo u mor peng nga ushtarët osmanë. Ata donin të dinin se ku ishin ushtarët. Kam lexuar që ushtarët lidhën atë me vetem me një litar që ajo të mos arratisej. Dhe më pas asaj iu desh ti udhëhiqte ata nëpër kodra e pjerrësira. Po, madje ajo e njihte shumë mirë terrenin. Duket se ajo po i çonte me qëllim drejt një rrugë të caktuar. Pastaj, krejt papritur u hodh nga shkëmbi. Ushtarët shkuan pas saj sepse ishin të lidhur me të me litar. Pikërisht ky ishtë akti i saj heroik. Maro me siguri ka ecur për mjaft kohë me ushtarët për të planifikuar se ku do të hidhej nga shkëmbi. Maro Kondi është dëshmorja e parë Ajo sakrifikoi jetën e saj për të tjerët. Nëse osmanët do të kishin kapur shqiptarët e tjerë, burri dhe familja e saj do të vdisnin me siguri. Përveç kësaj, fëmija i saj nëse ka qënë djalë do t’i duhej të shkonte në ushtri Çfarë mund të mësojmë nga Maro Kondi? Ajo nuk ishte duke luftuar vetëm për familjen, fisin e saj ose fshatin. Jo, ajo luftoi për popullin shqiptar. Ajo ofroi strehim, u kujdes për njerëzit gjatë dhe pas luftës. Ne shohim një model këtu. Shumë burra shqiptarë luftuan dhe ishin heronj, por gratë rritën fëmijë, strehuan dhe luftuan. Maro është dëshmorja e parë, dhe me këtë, ne vërejmë praninë e tiparit të sakrificës në kulturën dhe shoqërinë tonë. E dimë se shumica e shqiptarëve, para se të jenë muslimanë ose të krishterë, ndjehen shqiptarë. Para se të ndjehen nëna ose gra, janë shqiptare. Kjo sakrificë shpëtoi tërë klanin e saj. Trimëria e saj është një çmenduri e vërtetë. Gratë bëjnë gjithmonë sakrifica për kauzën shqiptare. Por, ajo që duhet të mësojmë ne në kulturën tonë, është ta shkruajmë historinë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një burrë apo për një grua. Ne dimë vetëm 2 përqind të gjithë historisë së saj. Ajo njihet si martirja e parë femër, por mund të ketë pasur më shumë. Fatkeqsisht, unë nuk mund ta kontrolloj këtë, sepse nuk është e shkruar askund.” Shumë e vërtetë, edhe për mua nuk ishte e lehtë të gjeja informacione në internet për të. Ne nuk po e nderojmë sa duhet këtë femër. Kur ajo u hodh nga shkëmbi ishte duke mbajtur në krah fëmijën e saj. E megjithatë, ajo në Wikipedia nuk ka as edhe një faqe për të. A doni të lexoni më shumë për figura historike?
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kerku-falje/
Qysh me kërku falje?
Të gjithëve ju ka ndodhur që ndonjëherë të jeni në pozitë të palakmueshme dhe të keni bërë ndonjë gabim për të cilin do të duhej të kërkohej falje. Mirëpo, ndonjëherë thjesht nuk dini si ta bëni këtë gjë ose personi ndaj të cilit ju duhet të kërkoni falje nuk është i lehtë. Mënyra më e mirë për të kërkuar falje: Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i tregoni se njerëzit bëjnë gabime dhe nuk ka një njeri perfekt Duhet të fokusoheni në gjuhën e trupit, kontakti me sy është shumë i rëndësishëm, pastaj flisni në mënyrën më të sinqertë të mundshme.
https://www.dua.com/sq/gatime-tradicionale/
Gatime tradicionale
Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja na shkon tek recetat e nënave e gjysheve tona. E kush më mirë se ato përgatitë gatime tradicionale? Më poshtë ne po ju sygjerojmë disa receta. Përgatisni dhe shijoni këto gatime tradicionale! Si bëhet Gullashi në shtëpi? Ky gatim tradicional përgatitet lehtë dhe është i preferuar nga të gjithë! Ja receta që ju duhet Përbërësit (Për 4-5 persona) 500 gr tul mish viçi   4 lugë vaj ulliri 1 kokërr qepë Një lugë gjelle salcë domate Gjysmë gote vere të kuqe 4 kokrra mesatare patate Një tas me bizele 4 karrota Një tufë majdanoz Kripë Piper Përgatitja e gullashit Prisni tuli e mishit në copa dhe skuqeni. Pastaj shtoni qepwn e grirë në kubikë të vegjelë dhe kavërdisni derisa të skuqen mirë. Hidhni salcë të domates, një gjethe dafine dhe ujë deri sa mbulohet mishi. Lihet në zjarr në zjarr sa të marrë një valë. Ndërkohë, përgatiten patatet, karrotat dhe bizelet. Karrotat dhe patatet priten në kubikë në madhësinë e një arre ndërsa bizelet lihen kokërr. Karrotat dhe patetet para se t ëhidhen në gjellë mund të skuqen edhe në tigan më vete. Fillimisht shtojmë në tenxhere karrotat, pas disa minutash bizelet e më pas patatet. Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të zjejë. Në fund i hedhim sipër majdanoz të grirë , piperi I zi dhe kripa. Pogaçe e mbushur me Spinaq dhe djathë  Gatime tradicionale si pogaçja i adhurojmë të gjithë. Nëse doni ta shijoni një, ndiqeni recetën. Përbërësit: 450 gramë miell 100 ml qumësht të vakët 2 vezë e bardha e një veze 3 lugë gjelle vaj 3 lugë gjelle kos 20 gramë farë buke 1 lugë çaji sheqer 1 lugë çaji kripë 50 gramë gjalpë 200 gramë djathë të bardhë Disa gjethe spinaqi të lara dhe të grira hollë Për lyerjen e pogaçeve përmbi 1 të verdhë veze 1 lugë gjelle qumësht Fara susami Pak gjalpë të shkrirë Përgatitja e pogaçes Në një enë vendosni farën e bukës, qumështin dhe sheqerin. Kur ato të jenë shkrirë me njëra tjetrën shtoni në mënyrë graduale përbërësit e mbetur, përveç miellit dhe përziejini mirë në një mikser elektrik. Shtoni miellin gradualisht. Kur brumi të jetë formuar, punojeni me duar për rreth 5 minuta. Nëse është shumë i lëngshëm, shtoni ekstra një lugë gjelle miell. Jepini formën rrumbullake brumit, mbulojeni dhe lëreni të fryhet për 1 orë. Por ndërkohë përgatisni mbushjen duke përzier spinaqin me thërrimet e djathit të bardhë. Kur brumi të ketë ardhur ndajeni në katër toptha. Jepuni formën drejtkëndore dhe lyejeni me pak gjalpë. Më pas në secilën prej tyre hidhni pak nga mbushja e spinaqit dhe djathit dhe renditini sipër njëra tjetrës . Petët e mbushura shpërndajini mirë. Shtypini lehtë dhe prijini në shirita të trashë të cilët do t’i shtroni në formë rrethore e të përdredhur në tepsi. Lyejeni sipërfaqen e brumit me të verdhën e vezës dhe qumështit. Më pas pak gjalpë të shkrirë dhe fara susami. Tepsinë mbështilleni me letër plastike për rreth 30 minuta. Më pas futeni në furrë, piqeni për 40 minuta ose derisa pogaçja të marrë një ngjyrë të artë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-gjume-na-nevojitet-sipas-moshes/
Qysh me ditë sa gjumë na nevojitet sipas moshës?
Numri i orëve që duhet të bëjmë për të qëndruar të shëndetshëm dallon nga mosha në moshë. Rekomandimet e fundit nga fondacioni nacional i gjumit, do t’u shtyjnë të mendoni dy herë në lidhje më këtë pjesë. Gjumi është çelësi për shëndetin fizik dhe vitalitetin emocional, por sa orë gjumë i duhen njeriut varet nga mosha dhe faza e zhvillimit. “Gjumi është i mirë për funksionin mental, konsolidimin e kujtesës, vigjilencën. Rregullimin e disponimit, dhe shëndetin fizik, thotë Phyllis C. Zee, profesor i neurologjisë dhe drejtor në qendrën për çrregullime të gjumit në Universitetin Feinberg, shkolla për medicinë në Chicago. Shumë pak orë gjumë mund të hapin rrugë për një numër të madh problemesh emocionale dhe fizike, nga diabeti në obezitet, shpjegon Dr. Zee. Në fakt të dhënat tregojnë se me pak gjumë, ka ndryshime në mënyrën se si trupi mban glukozën, cka mund të çojë deri në insulinë (pre-diabet). Fondacioni nacional i gjumit me një panel prej 15 ekspertëve kërkuan në më shumë se 300 studime për të identifikuar shumën ideale të orëve që duhet një person të bëjë bazuar në moshën e tij dhe gjetën se : Të sapolindurit ( deri në 3 muaj) : duhet të bëjnë 14 deri në 17 orë gjumë. Fëmijët (4 deri në 11 muaj) : 12 deri në 15 orë gjumë Të vegjlit ( 1 deri në 2 vjeç) : 11 deri në 14 orë gjumë Parashkollorët ( 3 deri në 5 vjeç) : 10 deri në 13 orë gjumë Fëmijët në shkollë ( 6 deri në 13 vjeç) : 9 deri në 11 orë gjumë Adoleshentët ( 14 deri në 17 vjeç) : 8 deri në 10 orë gjumë Të rriturit ( 26 deri në 64 vjeç) 7 deri në 9 orë gjumë Të tjerë të rritur ( 65 e më të vjetër) 7 deri në 8 orë gjumë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-speca-ne-ajke/
Qysh me përgatitë speca në ajkë që t\’i shijoni në dimër?
Si me përgatitë speca në ajkë? Janë të përsosur si shtesë apo sallatë, mirëpo shkojnë shkëlqyeshëm edhe vetëm me bukë apo pogaçe. Përbërësit për speca në ajkë: 1 kg speca (220 kcal); 500 g djathë të freskët (40% mm – kcal), 1,5 l qumësht (930 kcal); kripë. Përgatitja: Pastroni një kilogram speca pak të imët dhe djegës dhe rezultati do të jetë pikant. Specave u hidhet krip brenda dhe pas 10 minutave kulloni lëngun të cilën kanë liruar. Djathin e freskët shtypeni me pirun dhe sipas nevojës qitni kripë dhe me të mbushni specat, përafërsisht deri në gjysmë dhe radhisni vertikalisht në enën në të cilën do të piqen. Zihet 1,5 l qumësht me një lugë supe kripë, më mirë është qumështin ta përdorni nga qesja, madje sa më i yndyrshëm aq më mirë. Qumështi i nxehtë u qitet sipër specave dhe të gjitha mbyllen mirë dhe kur dhe kur të ftohen dhe të kalojnë natën, fusni në frigorifer. Edhe tri herë në çdo të pestën ditë duhet derdhur tepricën e lëngut, dhe pastaj qitni qumështin e ri të kriposur dhe të zier, atëherë gjysmë litre do të jetë krejtësisht mjaftueshëm, sërish lini të kalojnë natën dhe pastaj fusni në frigorifer. Dhe, në fund, pas tri javësh, e gjithë ena do të jetë plot me ajkë të fortë, ndonëse më shumë i ngjan djathit, ndërkaq e gjitha do të ketë aromë specash dhe do t’ju joshë që t’i provoni sa më parë. Ju bëftë mirë, – transmeton Qysh Me. The post Specialitet të cilin të gjithë e duan: Speca në ajkë appeared first on Qysh Me.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shmange-eren-e-kembeve/
Qysh me shmangë erën e këmbëve?
1.Deodoranti të cilin e aplikoni në nënsqetulla mund të aplikohet edhe në këmbë dhe të ketë pothuajse të njejtin efekt. Aplikojeni në këmbë të pastra dhe të thara para se të flini. 2.Përzierja e 2 lugë uthull me 2 lugë alkool mund të ndihmojë në largimin apo shmangjen e erës së këmbeve. Aplikohet kjo përzierje në këmbë dhe midis gishtërinjëve qdo ditë për disa minuta. 3.Në këmbë të lagura aplikoni një sasi sodë bikarboni dhe masazhoni këmbët me të për 2 minuta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-permiresojne-humorin/
Qysh me i ditë 10 ushqime që përmirësojnë humorin?
Të dhënat studimore konfirmojnë se ka disa ushqime përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Mirëpo cilat janë ushqimet që përmirësojnë humorin dhe si ndodh saktësisht kjo? Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive. Më poshtë ju mund të mësoni se cilat ushqime e bëjnë të mundur, apo e nxisin, që kjo të ndodhë. Ja 10 ushqime që përmirësojnë humorin? Çokollata e zezë Farat e kungullit Salmoni Bananet Patatet Elbi Thjerrëzat Bajamet Ananasi Arrat Mos harroni se mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth. Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me ushqime që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Pra me ushqime që përmirësojnë humorin.  Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë. Prandaj kur  e shihni vetën se nuk po ndiheni mirë shtoni njërën nga këto ushqime në dietën tuaj.  Mos i nënvlerësoni aftësitë e këtyre ushqimeve. Ato padyshim që do t\’ju bëjnë të ndiheni më mirë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-furcat-e-makiazhit/
Qysh me i pastru furcat e makiazhit?
Furcat kualitative të makiazhit shpeshherë janë të shtrejta, dhe duhet të keni kujdes të shtuar gjatë pastrimit të tyre, sepse mund ti dëmtoni ato. Nevojitet: 2 gota ujë të ngrohtë 2 lugë uthull 2 lugë deterxhent enësh. 1.Mbushni një enë me 2 gota ujë. 2.Shtoni uthullën dhe deterxhentin e enëve. 3.Përzieni masën dhe futni furcat një nga një në tretësirën e përgaditur. 4.Masazhoni brushat me tretësirë. Shpërlani furcat me ujë të ngrohtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-mbrojte-nga-infeksionet-ne-pishine/
Qysh me u mbrojtë nga infeksionet në pishinë?
Larja në pishinë mund të jetë sa relaksuese, aq edhe problematike sa ju përket infeksioneve të ndryshme. Edhe pse uji të cilin e përmbajnë pishinat është I kloruar, gjasat për infeksione prapë janë të mëdha për faktin se ekzistojnë disa mikroorganizma që janë të rezistueshëm ndaj klorit. Infeksionet në pishinë Ndër infeksionet që mund ti marrim gjatë larjes në pishina janë: Infeksionet e veshit, infeksionet e syrit, infeksionet urinare, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet në këmbë. Këshilla se si të veproni gjatë larjes në pishinë për të shmangur infeksionet: Bërja dush para dhe pas daljes nga pishina. Mos përdorni shkopinj për pastrimin e veshëve Mos hapni sytë nën ujë kur zhyteni në pishinë Nëse keni një trakt urinar të ndjeshëm, në mbrëmje para se të shkoni në pishinë,merrni një uroantiseptik (psh Bactrim) Bleni sandale kualitative dhe kujdesuni që shputat t’i mbani të thata Mos u ulni në peshqir të thatë dhe me kostume të larjes të lagura nëse ndjeni ndonjë dhimbje pas shkuarjes në pishina, vizitoni patjetër mjekun.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-biftek-me-buke-te-skuqur/
Qysh me përgaditë biftek me bukë të skuqur?
Përbërësit: 500 gram biftek 3 rriska buke 1 vezë 2 lugë qumësht 4 copa proshutë 4 copa kaqkavall 400 gram misër 1 karotë 1 trangull kripë piper. Zihen perimet e prera imët. Kullohen, shtohet kripë dhe vaj uliri. Biftekët lyhen me vaj dhe skuqen në tigan, pastaj kripohen. Proshuta fërgohet gjithashtu. Riskat e bukës kalohen në vezë me qumësht dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Në pjatë ku do të shërbehen vendosen rriskat e bukës, mbi to bifteki i skuqur, mbi biftekë vendoset proshuta, e mbi proshutë kaqkavalli. Bifteku shërbehet me perimet e kombinuara.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-truqet-per-floke-voluminoze/
Qysh me i ditë truqet për flokë voluminoze?
Floku është gjysma e bukurisë tek një femër, kjo është arsyeja përse investoni kaq shumë për përkujdesjen e tyre. Harxhoni shuma të mëdha parash tek parukieri apo duke blerë produktet më të shtrenjta larëse dhe stiluese, por nqs keni flokë të hollë dhe të brishtë duke sikur i gjithë mundi juaj shkon dëm. Nuk është kështu, mjaftojnë disa truke të thjeshta dhe flokët tuaj do të duken të shëndetshëm dhe voluminozë. Për më tepër lexoni shpejgimet përkatëse. Lani flokët në mënyrën e duhur Ndoshta nuk e keni menduar më parë, por mënyra se si lani flokët mund t’u japë volumin e munguar flokëve të hollë. Disa rregulla të thjeshta: Hidhni shampo vetëm në rrënjë dhe më pas përhapeni në gjithë gjatësinë e flokut. Fundet e flokëve janë gjithmonë të thatë dhe më të brishtë, kështu që masazhojini ndërkohë që përdorni shampo. Përdorni balsam flokësh ose maskë zbutëse në gjithë gjatësinë e tyre. Mos harroni ta aplikoni edhe në rrënjë pasi, kjo gjë i bën flokët më të rëndë dhe voluminozë. Ndërkohë që lani flokët duhet të masazhoni vazhdimisht skalpin e kokës pasi ky veprim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e kësaj pjese të lëkurës. Përdorni shampo të thatë Shampoja e thatë është një alternativë e zgjuar për të gjithë ato femra që nuk kanë kohë për të larë flokët çdo ditë apo nuk duan të kalojnë shumë kohë duke i stiluar. Shampoja e thatë jo vetëm që heq papastërtinë nga floku, por edhe u jep shumë volum. Mund të arrini të njëtin efekt duke përdorur pudër bebesh. Përdorni tharësen e flokëve vetëm nga poshtë Ashtu sikurse larja, edhe tharja e flokëve ka një rëndësi të madhe për t’i bërë flokët e thatë të duken më voluminozë. Në qoftë se jeni mësuar t’i thani flokët duke vendosur tharësen përballë fytyrës apo në pjesën e pasme të qafës, tani duhet të bëni të kundërtën. Ulni kokën nga poshtë me flokët që ju bien thuajse në fytyrë dhe thajini në këtë mënyë. Mos harroni që tharësja duhet të jetë 30 cm larg flokut.
https://www.dua.com/sq/gjeni/
Gjeni – 10 tipare që tregojnë se keni të bëni me një të tillë
Gjeni 10 tipare që tregojnë se keni të bëni me një të tillë. Përveç faktit se ata duken sikur mendojnë komplet ndryshe nga ne të vdekshmit, ata lënë edhe një përshtypje unike në shikimin e tyre. Këtu po ju tregojmë 10 karakteristika të tjera për të kuptuar nëse dikush eshte gjeni apo jo. Thuhet se gjenitë keqkuptohen Le të mundohemi të kuptojmë se si ta njohim një kur e kemi përballë. Gjeniu është një person që ka aftësi më të mira se të tjerët dhe një inteligjencë të jashtëzakonshme. Kjo veçori, gjithmonë, bën që ai të jetë një hap përpara të tjerëve. Por, shpesh jeta e këtyre njerëzve has momente të vështira, ankthe dhe mbingarkesë psikologjike. Gjenitë janë të çuditshëm nga ana sociale Një nga karakteristikat e një gjeniu është se ata janë njerëz të çuditshëm nga ana sociale. Shumë shpesh gjeniu nuk ndihet i qetë mes njerëzve. Kjo është arsyeja pse i quajnë të çuditshëm. Nuk dinë si të reagojnë, kjo sepse reagimet e tyre sociale i lidhin me shpjegim llogjik më tepër se emocional. Kritikon dhe analizon gjithçka Një person që ka një inteligjencë të jashtëzakonshme ka tendencë që gjithmonë të kritikojë dhe të analizojë gjithçka. Jo vetëm ata që janë vërdallë tij, por edhe veten gjithashtu. Kanë pritshmëri të larta. Zakonisht janë shumë të ndjeshëm nëse bëjnë gabim, pasi edhe ata janë kritikë ndaj vetvetes. Janë të vetmuar E kanë shumë të vështirë të gjejnë një shpirt binjak, kjo sepse janë shumë kërkues. Kjo nuk vjen vetëm prej faktit që janë kërkues, por edhe sepse ndoshta nuk mund të gjejnë dot një të dytë si ata. Mendja nuk i rresht kurrë së punuari Truri i tyre është gjithmonë në punë dhe shpesh i analizojnë gjërat kaq shumë saqë i bëjnë më të vështira se sa janë. Edhe kur flenë ëndërrojnë dhe madje i mbajnë mend ato. Ka raste kur zgjidhje të problemeve të tyre i gjejnë pikërisht gjatë kohës kur ëndërrojnë. Ndonjëherë duken shumë të pasjellshëm Duken të pasjellshëm me njerëzit me inteligjencë të zakonshme. Madje, nuk e durojnë dot injorancën. Problemi qëndron tek fakti sepse kjo shpesh duket si arrogancë. Dembeloset dhe i lë gjërat pas dore Ndonjëherë janë edhe pak dembelë, sepse i japin më tepër përparësi mendimit sesa veprimit. Intelektin e kanë përparësor  por i lënë gjërat pas dore sepse interesi i tyre lëviz nga një degë në tjetrën. Gjeniu është një person që mërzitet lehtë E ka të vështirë të gjejë diçka që i intereson vërtet. Lëndët për të cilat interesohen më shumë nuk janë të denja për studime të mëtejshme për ta. Janë vazhdimisht në kërkim të përsosmërisë. Punojnë fortë për të arritur rezultate perfekte dhe vuajnë shumë nëse nuk i arrijnë ato rezultate. Është shumë i informuar dhe i edukuar Kërkon tema dhe lajme të reja përherë. Zakonisht nuk bëjnë biseda për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse njerëzve super inteligjent nuk u pëlqen të flasin për tema joserioze. Nuk janë të interesuar për kushtet e motit apo thashethemet U pëlqejnë më shumë gjërat interesante dhe të thella. Edhe si fëmijë mund ta kuptoni nëse keni të bëni me një gjeni të ardhshëm. Përkushtimi ndaj studimeve është një nga simptomat, por për ta kuptuar më mirë mund t’i nënshtrohet edhe testeve të inteligjencës për të vlerësuar këtë prirje.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-si-nderveprojne-femrat-e-meshkujt-ne-dua-com/
Qysh me ditë si ndërveprojnë femrat e meshkujt në dua.com?
Qysh me dit si ndërveprojnë femrat e meshkujt në dua.com? Të dhënat që marrim çdo javë na tregojnë tendenca interesante në lidhje me ndërveprimin e tyre në aplikacion. Jo vetëm kjo, por edhe llojat e telefonave mes vetes iOS dhe Android shfaqin një dallim tepër interesant. Të dhëna të tilla janë sa të lezetshme aq edhe kurioze, ndaj kemi dëshirë t’i ndajmë ato me ju. Kush merr më tepër njoftime nga aplikacioni i dua.com, meshkujt apo femrat? Mesatarisht një përdorues merr 12 njoftime në ditë. Femrat janë ato që marrin 86.3% të njoftimeve \”New Like\”, pra “Pëlqim i ri”. Ndërsa, për sa i përket mesazheve, janë meshkujt ata që marrin më tepër. Mesatarisht një përdorues merr 21 njoftime mesazhesh në ditë. Këtu meshkujt marrin 50.3% të këtyre njoftimeve dhe femrat marrin rreth 49.7%. Kur flasim për Match, ndryshon puna, edhe pse mesatarisht një përdorues merr 1 njoftim për Match në ditë, janë pikërisht meshkujt ata që marrin 77.3% të këtyre njoftimeve. Ndoshta sepse janë pikërisht ata që dërgojnë më tepër kërkesa për Match! Po kur flasim për “Un-Match”, pra për “Shpërputhje” – A janë femrat ato që shpërputhen më tepër apo meshkujt? Sa për të qënë të qartë me ju, kur ju shpërputhni dikë, ai zhduket përfundimisht nga lista juaj e Match-eve dhe ju zhdukeni nga lista e tyre gjithashtu. Mospërputhja është një veprim i përhershëm dhe i pakthyeshëm. Shumica e Shpërputhjeve ndodhin pas dërgimit të mesazheve të para. Për këtë ju ftojmë djema – sepse është ashtu sic e mendoni edhe ju, janë meshkujt ata që shpërputhen më tepër se femrat – lexoni këtë artikull  Si t\’i beni pershtypje nje vajze ne chat? Përdoruesit që kanë telefon iOS në përgjithësi bëjnë më shumë Shpërputhje, sesa përdoruesit e Android. Përdoruesit e iOS preferojnë të heqin një Match direkt nga lista e mesazheve, ndërsa përdoruesit e Android parapëlqejnë të japin një shans më tepër, ndaj dhe përputhjet e tyre zgjasin më tepër. Hmm sa po vjen e po bëhet më interesante! Si ndërveprojnë femrat e meshkujt kur flasim për mesazhet në aplikacion? Kush dërgon apo merr më tepër? Këtu u habita në fakt, sepse zakonisht thonë se femrat parapëlqejnë më tepër të shkruajne mesazhe. Mesa duket femrat shqiptare nuk janë të tilla. Grafiku tregon numrin e përgjithshëm të mesazheve të shkëmbyera çdo ditë të javës. Fundjavat njihen si shumë aktive jo vetëm për mesazhet, por edhe për veçori të tjera. Aktiviteti i bazuar në gjini është disi i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis gjinive, me 58.4% të mesazheve të dërguara nga përdorues meshkuj dhe 41.6% të mesazheve të dërguara nga përdoruese femra. Ky fenomen nuk haset shpesh në tipare të tjera ku meshkujt kanë tendencën të jenë më aktivë. Kaq kishim për sot, nëse dëshironi të dini më tepër, na dërgoni një email, dhe me shumë dëshirë do ndajmë më ju më shumë të dhëna.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-kifle-me-bajame/
Qysh me përgaditë kifle me bajame?
Përbërësit: 250 gram miell 250 gram gjalpë 2 vezë 100 gram sheqer 50 gram bajame reqel. Tunden gjalpi, i shtohen 2 të verdha vezësh, sheqer, miell dhe gatuhet një brumë i ngjeshur. Pasi të rrafshohet brumi në tavolinë, priten katrorë ose trekëndësha brumi, hidhet nga pak reqel në mes dhe mbështillen në formë kiflesh. Të bardhat e vezëve tunden, lyhen kiflet me të, mbi u hidhen bajamet e grimcuara, rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë. Qëndrojnë pak në vend të vakët, dhe pjeken në temperaturë mesatare.
https://www.dua.com/sq/ohri/
Ohri, qyteti qe magjeps me bukuri
Ohri, qyteti që magjeps me bukuri! Nëse udhëtoni në jugperendim të Maqedonisë së Veriut keni rastin të shihni Ohrin. Perlën natyrore të atij regjioni. Qyteti i Ohrit ka mbi 50 mijë banorë. Popullësi kjo e përbërë nga maqedonas, shqiptarë dhe turq. Ohri ka një histori të lashtë e të pasur. Ai ka arritur të jetë një vend si një mozaik i ngjyrosur me natyrën e kulturën e tij. Duket se është si në paqe në pritje të turistëve nga e gjithë bota. Ndërthurja e shumë bukurive natyrore dhe vlerave historike dhe kulturore e bën këtë qytet një nga destinacionet e preferuara të turistëve. Jerusalemi i ortodoksisë Me historinë e këtij qyteti lidhen shumë ngjarje historike dhe personalitete të shquar shqiptarë. Madje nga lashtësia e hershme ilire, periudha antike, mesjeta, periudha e Rilindjes kombëtare dhe deri në ditët e sotme. Ky qytet, në kohën më të re i njohur si ‘Jerusalemi i ortodoksisë’, është themeluar dhe sunduar fillimisht nga fisi ilir i enkelejve. Ai ka qenë kryeqendra e mbretit të parë ilir, Bardhylit. Ndërsa në Mesjetë është sunduar së paku gjatë dy shekujve (XIIXIV) nga familja fisnike e Gropajve, Pal dhe Andrea Gropa. Ata ishin sundimtarë të rajonit të Dibrës, Pogradecit dhe Ohrit. Mbreti Bardhyl, biri ilir i fisit të enkelejve, i cili jetoi mes viteve 449 – 356 p.e.r. ka qenë mbreti i parë ilir. Ndërsa kryeqendër e mbretërsisë së tij ka qenë qyteti i lashtë i Ohrit. Qyteti i rilindasve Edhe gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, qyteti i Ohrit ka shkëlqyer si një ndër qendrat e rëndësishme të kësaj lëvizje. Shërbeu si strehë e çetave të para kryengritëse kundër sundimit osman. Ndërsa shumë patriotë shqiptarë nga ky qytet kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Di në Lidhjen e Prizrenit, në kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë dhe në shpalljes e pavarësisë së saj më 1912. Në periudha të ndryshme, më vonë qyteti i Ohrit ra nën sundime të huaja.Secili më i egër dhe më shaktërrues se tjetri. Deri në përfundim të shekullit XIX, qyteti i Ohrit ka qenë i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe nga një numër i vogël familjesh vllehe, hebreje, sllave, turke dhe rome. Liqeni qe prek bigjet e tri qyteteve të mëdha Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetrit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër, Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. Liqeni i Ohrit i shtohet tre pasurive kulturore dhe natyrore që mbrohen nga UNESCO në Shqipëri. Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Gjirokastrës dhe Beratit që mbrohen në seri dhe ‘Pyjet e Rrajcës dhe Lumi i Gashit’. UNESCO ka pranuar si pjesë të Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” edhe isopolifoninë shqiptare.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-dyll-depilues/
Qysh me përgaditë dyll depilues?
Përbërësit: 1 gotë sheqer ¼ e gotës ujë Lëreni masën të vlojë për rreth 5-7 minuta. Pastaj lihet të ftohet mirë 10 deri 20 minuta në mënyrë që mund ta prekni më dorë. Pastaj mund ta aplikoni lehtë pastën në vendin e dëshiruar për depilim. Pas procedurës, mund ta lyeni vendin ku janë hequr qimet me krem nga Aloe Vera dhe lëkura juaj nuk do të irritohet aspak.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-mbajte-floket-te-shendetshme/
Qysh me mbajte floke te shendetshme?
Qysh me mbajte floke te shendetshme? Flokë të shëndetshme – jo të gjitha vajzat i kanë të tilla. Për shumicën e vajzave mbajtja e flokëve të shëndetshme është problem. Mirëpo, fatmirësisht nuk është e pamundur.  Dihet se shëndetin e flokëve e cenojnë mënrya se si i rregollojmë ato. Nxehtësia që mjetet të cilat i përdorim e kanë e gjithashtu edhe ngjyrat me kimikate të cilat shumica e vajzave i përdorin. Më poshtë në po ju sjellim shtatë këshilla se si t’i mbani flokët tuaja të shëndeshme dhe të padëmtuara. Përdorni nxehtësinë minimale gjatë tharjes Kur t’i thani flokët me tharësë kujdesuni të përdorni nxehtësinë minimale për t’i tharë ato. Asnjëherë mos i stiloni flokët kur i keni të laguara. Kjo i dëmton rrënjësisht ato. Përdorni zbutës Kur të pastroni flokët përdorni gjithmonë zbutës. Në mënyrë që t’i mbroni flokët tuaj një herë në javë përdorni zbutës të thellë përveç zbutësit të zakonshëm. Ushqehuni mirë për flokë të shëndetshme Që të keni flokë të shëndetshme ju duhet të ushqeni mirë. Dieta juaj ushqimore duhet të përmbajë protenia, hekur, omega 3 si dhe vitamina të tjera. Prisni flokët shpesh Mesatarisht ju duhet t’i prisni majat e flokëve çdo tre muaj. Në këtë mënyrë ju nuk do ta cenoni gjatësine e tyre dhe do t’i largoni majet e djegura. Prandaj bëjeni këtë rregullisht. Kujdesuni për sklapin Në shëndetin e flokëve skalpi i kokës ka rol të rëndësishëm. Kështu që kujdesuni për të. Hidratojeni dhe masazhojeni. Përdorni shamponët e duhur pa kimikate. Kujdes me mënyrën se si i lani flokët Mos i lani flokët në mënyrë të ashpër. Shikoni disa video udhëzuese nëpër internet për mënyrën se si profesionistët rekomandojnë që ta lahet floku. Kujdes të mos i dëmtoni ato gjatë larjes. Mësoni sa shpesh duhet ta lani flokun tuaj Varësisht se a keni flokë të thatë apo të yndyrshme përcaktohet edhe sa shpesh duhet t’i lani ato. Prandaj gjeni ritmin e flokëve tuaja dhe mos i lani më shpesh se që duhet sepse edhe ajo i dëmton.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-zhvillu-aftesite-e-femijeve/
Qysh me i zhvillu aftesite e femijeve
Qysh me i zhvillu aftesite e fëmijeve, të gjithë prindërit kanë dëshirë që fëmijët e tyre të realizojnë ëndrrat e tyre. E tani shkencëtarët besojnë që kanë gjetur një mënyrë për t’i ndihmuar në këtë aspekt. Sipas shkencëtarëve, fëmijët të cilët kanë konsumuar tableta të vajit të peshkut kanë përmirësuar aftësitë e tyre për të lexuar në vetëm tre muaj. Aftësitë e veçanta të fëmijëve mund të zhvillohen Studimi suedez për acidet yndyrore Omega 3, është i pari që konfirmon se të gjithë fëmijët përfitojnë nga këta përbërës. Studimi është zhvilluar me 154 fëmijë, të cilët ishin ndarë në dy grupe. Njëri grup kishte marrë tableta të vajit të peshkut ndërsa grupi tjetër placebo. Pas kësaj janë zhvilluar disa teste për lexim për të vlerësuar aftësitë e fëmijëve. Fëmijët të cilët kishin përdorë tableta kanë treguar përmirësim rreth 64% në të kuptuarit në përgjithësi, përderisa ishin pesë herë më të shpejtë në dekodimin e fjalëve të ngatërruara. Ky studim do të prezantohet në konferencën për edukim në Birmingham në fund të muajit. Ky studim ka rëndësi të vecantë për prindërit që duan t’i shohin fëmijet e tyre të lulëzojnë dhe të mund të zhvillojnë aftësitë që kanë. Omega 3 është njohur përherë si një element tepër ushqyes, por asnjëherë më parë e provuar nga shkenca. Të paktën për efektin që jep tek inteligjenca e fëmijëve të vegjël. Shpresojmë që ju kemi përgjigjur pyetjes tuaj se qysh me i zhvillu aftësitë e fëmijëve.
https://www.dua.com/sq/dhuna-psiqike/
Dhuna psiqike – Si te veprojme?
Dhuna psiqike – Si te veprojme? Më shumë se 3 milion incidente të dhunës psiqike raportohen çdo vit, duke përfshirë burra dhe gra. Gati 20 persona në minutë preken nga dhuna psiqike apo fizikisht nga një partner intim në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një viti, kjo barazohet me më shumë se 10 milion njerëz. Një e treta e grave dhe një e katërta e burrave do të kenë përjetuar një lloj dhune ndërpersonale, dhe për një të katërtën e grave dhe një të shtatën e burrave, është dhunë e rëndë. Çfarë është dhuna psiqike? Ekspertët thonë se dhuna psiqike nis nga abuzimi emocional që shkon nga mbajtja në kontroll, dhe përfshin manipulimin dhe abuzimin verbal. Numri i njerëzve të prekur është astronomik. Abuzimi emocional është tinëzar dhe ngadalë ju heq besimin dhe vetëvlerësimin. Efektet janë afatgjata dhe mund të duhen edhe më shumë për tu rikuperuar sesa dhuna e hapur. Fakte për abuzuesin Viktimat shpesh minimizojnë dhunën psiqike. Dhuna nuk përfshin  vetëm hedhjen e gjërave, tërheqjen e flokëve dhe seksin e detyruar. Këtu janë disa fakte që duhet të dini për abuzimin dhe abuzuesit. Zakonisht, abuzimi bëhet pas dyerve të mbyllura. Abuzuesit i mohojnë veprimet e tyre dhe fajësojnë viktimën. Dhuna paraprihet nga abuzimi verbal. Abuzuesi është posesiv dhe mund të përpiqet ta izolojë partnerin e tyre nga miqtë dhe familja.Një armë në shtëpi rrit rrezikun e vrasjes me 500 përqind. Dy të tretat e autorëve të dhunës në familje kanë qenë duke pirë alkool. Hapat që mund të ndërmerrni Kur dyshoni se jeni në një marrëdhënie abuzive ka rëndësi esenciale të ndërtoni burime të jashtme dhe të flisni me ta për atë që po ndodh në marrëdhënien tuaj. Një profesionist është personi më i mirë, sepse ju mund të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj dhe të mësoni se si të ndihmoni veten pa u ndier i/e gjykuar ose i nxituar për të ndërmarrë ndonjë veprim. Nëse nuk keni mundësi të përballoni një terapi individuale private, gjeni një klinikë me tarifa të ulëta në qytetin tuaj. Mësoni gjithçka që mundeni nga librat dhe burimet në internet. Bashkohuni në forume në internet dhe gjeni një grup mbështetës apo një strehimore lokale të grave të dhunuara. Bëni këtë edhe nëse do të duher ta mbash sekret. Ju keni të drejtë për privatësinë tuaj. Kur është koha të alarmoheni dhe të largoheni nga lidhja? Fatkeqsisht nuk ka një përgjigje fikse për këtë pytje. E rëndësishme është të mos i injoroni shenjat e para të dhunës psiqike. Këtu mund të përfshihen ofendimet, kontrollimet, injorimet, fyerjet, edhe ato si me shaka, etj. Duhet t’ja bëni me dije partnerit se ju nuk mund të toleroni një sjellje të tillë. Në momentin që e vëreni që kjo sjellje po përsëritet duhet ta paralajmëroni parnertin tuaj se do të largoheni nga kjo lidhje. Dhe nëse dhuna psiqike përsëritet ju duhet ta bëni këtë më të vërtëtë. Të largoheni nga ajo lidhje abuzuese dhe mos ta toleroni dhunën.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-cila-eshte-menyra-me-natyrale-per-te-larguar-mykun-e-gojes/
Qysh me ditë me largu mykun e gojes ne menyre natyrale?
Mykun e gojës nuk e heqim dot kollaj. Megjithate, kërkimet e fundit shkencore, dolën në përfundime se pastat e dhëmbëve përmbajnë substanca që nuk janë të mira për shëndetin. Prandaj, shpesh thuhet që të zgjidhni mënyra natyrale për pastrimin e tyre ose kontroll më të shpeshtë tek dentisti. Nëse po kërkoni për një mënyrë efektive dhe të sigurt ka një zgjdihje që do përmirësojë higjenën tuaj orale dhe do pastrojë të gjitha bakteret si dhe mykun e gojës Ajo që ju duhet për të larguar mykun e gojës është vaji i kokosit Vaji i kosit është një antimyk i jashtëzakonshëm. Ai këshillohet shpesh nga shumë mjek, sidomos për aftësitë freskuese dhe disinfektuese që ka. Vendosni pak vaj kokosi tek pasta juaj e dhëmbëve dhe lajini dhëmbët ashtu siç e bëni zakonisht. Vaji i kokosit duhet të jetë 100 % natyral dhe jo i përpunuar. Përdorimi i shpeshtë i kësaj metode do transformojë higjenën tuaj orale, do largojë pllakëzat e gojës dhe do ju mbrojë nga sëmundje të rrezikshme si kandida, e cila më pas shkakton kancer. Nuk është hera e parë që vaji i kokosit këshillohet për të larguar mykun, ndaj dhe jua sjellim këtë sugjerim me besim të plotë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-pijen-qe-pershpejton-metabolizmin/
Qysh me ditë pijen që përshpejton metabolizmin?
Sipas një studimi konsumimi i një pije alkoolike Gin ka efekte që të rrit aftësinë e trupit, për të djegur kalori për një orë të tërë, pas përfundimit të pijes. Gin është një prej shpirtrave të ulët-kalori në dispozicion, me vetëm 97 kalori në shtyllën e dytë. Megjithatë, miksera sheqer diabetik-karburantit bloating, destabilizojë metabolizmin, dhe ndikojnë në tretje. Për të shmangur kalorive shtesë, mund të provoni me një tonik të pakta-line, dhe shtoni rozmarinë, borzilok ose kastravec për një kthesë e shije. Spanish style Gin and Tonic with Bluecote + mint + thyme + fever tree at Sable Kitchen & Bar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-vepru-grate-shtatezena/
Qysh me vepru gratë shtatëzëna?
 Po rripit të sigurimit, fluturimeve me avion dhe raporteve seksuale për gratë shtatëzëna. Jo alkoolit, duhanit, zhytjeve nënujore. Jo përdorimit te kurave natyrale kundër të vjellave, duke nisur qe nga produktet me baze xhenxhefili. Agjenda e shtatzënisë e publikuar nga ministria e shëndetësisë ne shume vende evropiane përmban gjithë informacionet e nevojshme që një grua duhet të dije dhe të ndjekë në 9 muajt e shtatzënisë. Muajt të konsideruar edhe si muajt me delikate të jetës së saj. Këtu janë disa përgjigje që ju duhen. Katër vizita obligative Bëhet fjalë për shtatzënitë fiziologjike pa probleme për nënën dhe fëmijën. Gjithçka nis nga pyetjet e thjeshta ato që një grua në pritje të një fëmijë, mund t’i drejtoje gjinekologut të saj. Këshillohen jo me pak së katër vizita. Në takimin e parë, mjeku duhet t’i ofroje gruas informacione të shkruara si libra apo udhërrëfyes për shtatzëninë. Ai duhet dhe të planifikojë takimet e mëpasshme duke i shpjeguar mirë se pse është e rëndësishme t’i respektosh. Rekomandohet që mjeket të ngulin këmbë të stili i jetës. Për sa i përket alkoolit, provat shkencore nuk janë përfundimtare, por e mira është të mos përdoret.  Jo duhanit Për shatëzëna po ashtu ndalohet rreptësisht duhani, i konsideruar nga kërkuesit dhe mjeket si i dëmshëm jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për atë të fëmijës. Po ashtu ndalohet edhe përdorimi i çdolloj droge sado të lehta qofshin ato. Nuk ka asnjë studim për shembull, që të vërtetojë dëmet e kanabisit, por gjithsesi përdorimi i tij nuk këshillohet absolutisht. Për sa i përket kapitullit për aktivitetin seksual, mjeket këmbëngulin se të gjitha gratë duhet ta dinë se kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë kësaj periudhe nuk është aspak e rrezikshme. Qoftë edhe kur gruaja është në ditët e fundit para lindjes. Po sportit për shtatëzëna Dritë jeshile edhe për sportin për gratë shtatëzëna. Mirëpo në mënyrë të moderuar duke u limituar në aktivitete të sigurta, pa rreziqe rëniesh. Apo pa rrezik të traumave abdominale apo sforcimeve të dukshme fizike. Mes aktiviteteve të këshilluara gjatë shtatzënisë janë ushtrimet Kegel, të quajtura kështu nga emri i doktor Arnold Kegel, që i ka ideuar. Bëhet fjalë për kontraksione të lehta për të stërvitur muskujt e legenit që janë shumë të përshtatshme për kurimin dhe parandalimin e shpeshtë të urinimit gjatë këtyre 9 muajve. Sipas disa mjekëve, shtatzënia është përgjegjëse për dobësimin një tjetër ushtrim i vlefshëm është edhe ecja e thjeshtë.  Ecja konsiderohet një nga ushtrimet më të mira për shtatëzëna për të rritur fluksin e gjakut dhe për te djegur kaloritë. Joga këshillohet vetëm nëse je eksperte në këtë fushe, ndërsa shëtitja me biçikletë jo për të evituar rrezikun të renit. Ndalohen totalisht zhytjet nënujore, sepse mund të dëmtojnë fetusin. Për sa i përket notit, këshillohet plotësisht.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-me-teper-rreth-dua-com-dhe-aplikacionit-te-saj/
Qysh me ditë më tepër rreth dua.com dhe aplikacionit të saj?
Marrim shpesh kërkesa nga përdorues të ndryshëm të aplikacioni të cilët duan me dit më tepër rreth dua.com dhe aplikacionit të saj. Në raste të tilla ne i udhëzojmë të ndjekin rrjetet tona sociale ose të lexojnë në blogun tonë. Megjithatë, jo të gjithë janë të qartë se ku t’i gjejnë këto gjëra. Ndaj më poshtë do t’ju listoj liqent përkatëse se ku të mësoni më tepër rreth nesh. Ja ku të kërkoni për me dit më tepër rreth dua.com dhe aplikacionit të saj. Të gjitha intervistat mediatike të themeluesit të dua.com dhe jo vetem i gjeni ketu – > Dua Media Rrjetet sociale Facebook dua.com + qysh.me – https://www.facebook.com/QyshMeDua Instagram i dua_com  -> https://www.instagram.com/dua_com/ Websit-i Zyrtar -> https://www.dua.com/ Blogjet e dua.com Këtu mund të lexoni artikuj nga më të ndryshëm dhe tema nga më të shumëllojshmet.  Dua Blog – Lexoni tema nga rubrika të ndryshme me tema nga më interesantet Qysh.me Blog – Lexoni dhe mësoni qysh me bo gjithçka Poezi Dashurie – Lexoni poezi dashurie nga më të bukurat dhe dedikojani partnerit/res suaj Ku mund të porosisni dua merch? Dua Marcetplace Këtu mund të porosisni gjëra nga më të ndryshmet dhe të blini produket të bëra nga shqiptarët per shqiptarët. Dua Marcetplace sapo është hapur dhe ju ofron shumëllojshmëri mallrash tradicional. Artikujt që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më tëpër rreth aplikacionit! Qysh me plotesu profilin me update-in e ri te dua.com? Qysh me kriju nje profil atraktiv ne dua.com? Qysh me perdor filtrat e aplikacionit dua.com per te gjetur match-in tuaj perfekt? Qysh me dit se çfare eshte veçoria e aplikacionit te dua.com Change Location dhe si funksionon? Ku të lexoni statistika apo të dhëna interesante rreth dua.com? Statistikat interesante te perdorueseve te aplikacionit te dua.com Ja si gjeta dashurine e jetes time ne dua.com! Te dhena interesante per aplikacionin e dua,com Dua solution – platforma per te cilen po interesohen shtete nga e gjithe bota Nderkombetarizohet dua.com permes dua solution – shkon ne Runami  Ku të na kontaktoni? Na shkruani për çdo kërkesë, sugjerim, ankesë, informacion të mëtejshëm, apo edhe për të ndarë me ne historitë tuaja tek adresa e postës elektronike: support@dua.com
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-nje-buxhet-per-udhetim/
Qysh me kriju nje buxhet per udhetim?
Qysh me kriju nje buxhet per udhetim? A dini të bëni buxhet për udhëtim? Ndonjëherë kjo mund të duket e thjeshtë, megjithatë, kërkon planifikim dhe përgatitje të gjatë. Pastaj nuk bën që të ngeleni pa lekë në mes të rrugës. Hapat që duhet ti ndjekni për me kriju nje buxhet per udhetim: Kurseni para pak kohë para se të filloni udhëtimin Shtoni buxhetin tuaj të udhëtimit duke vendosur anash aq para sa mundeni gjatë kohës që përgatiteni për udhëtim. Llogarisni në sasinë e parave që do të shpenzoni, sa ju duhet për të arritur në destinacionin tuaj, dhe kthimin në shtëpi. Konsideroni shpezimet e hotelit, fjetjes, dhe mëngjesit në lokacionen e cilitdo vend që të gjindeni duke përgatit. Edhe nëse hoteli juaj në ato shpenzime mbulon mëngjesin, drekën dhe darkën, nëse ju dëshironi të shetisni në qytete të ndryshme për të parë vendin atëherë do t’ju duhen para më tepër për të ngrënë jashtë hotelit. Vendosni se sa para dëshironi të shpenzoni për argëtim ne buxhet për udhëtim
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-trofte-ne-tave-me-arra/
Qysh me përgatit troftë në tavë me arra?
Këtë radhë ju sjellim recetën për troftë në tavë. Në vetëm pak minuta mund të shërbeni një pjatë shumë të shijshme. Peshku është gatimi perfekt për tani në verë. Jo vetëm që nuk është i rëndë sa mishrat e tjerë, por është edhe shumë i pasur me lëndë ushqyese. Prandaj ne po ju rekomandojmë këtë recetë që do t\’ju bëjë t\’i lëpini gishtat. Mos e lini pa e provuar sepse shija është e jashtëzakonshme! Në anën tjetër edhe përgatitja është mjaftë e lehtë, edhe nëse ju nuk jeni ekspert i peshkut. Përbërësit për troftë në tavë 1 kg troftë; 150 g arra; 1 qepë; 1 lugë spec i kuq i bluar; vaj; kripë, piper i zi i bluar. Përgatitja Së pari, për të përgatitur troftë në furrë grijeni qepën imët dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë. Pastaj shtypniarrat  në havan apo grini imët. Kur qepa të zbutet në tigan shtoni arrat, pastaj specin e bluar dhe përzieni. Përzini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Pasi që qepa fërgohet, hiqeni tiganin nga furra. Enën rezistuese ndaj zjarrit spërkateni me vaj. Në anën tjetër troftën mbusheni me fill nga tigani dhe radhisni peshkun në enën rezistuese ndaj zjarrit. Fillin e mbetur zbrazeni mbi troftë dhe spërkateni me vaj. Troftën në tavë piqni 60 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius. Shërbejeni të nxehtë me sallatë të gjelbër dhe domate. kjo recetë është e përshtatshme për dreka apo edhe për darka. Atë mund ta shërbeni për miq e musafirë lirsht, sepese është një recetë që nuk haset shpesh. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/menaxhimi-i-parave/
Menaxhimi i parave ne martese
Menaxhimi i parave është sfidë për të gjithë. Kjo sfidë bëhet edhe më e madhe në martesë ose në bashkëjetës. Sidomos në fillim të saj kur nis ndërtimi i jetës së përbashkët. Mirëpo çfarë mund të bëjmë që të shmangim konfliktet për këtë pjesë? Gjërat bëhen më të vështira nëse deri në atë moment keni jetuar i vetëm dhe s’e keni ndarë buxhetin me dikë. Megjithatë edhe për këtë problem ne ju ofrojmë disa zgjidhje praktike që i kanë dhënë ekspertët. Besojmë se do të ju ndihmojnë. Bisedoni sa më parë për këtë çështje Kur flasim për financat me partnerin tuaj, mbani mend se paratë janë një simbol. Një mjet dhe një metaforë. Mos e merrni këtë çështje të parave aq fjalë për fjalë sa të mos jeni në gjendje të hapni me të zemrën dhe mendjen tuaj. Asesi nuk duhet të jeni mospërfillës për një bisedë më të thelluar me partnerin tuaj për këtë temë. Ju duhet të ndiheni të lirë të flisni me partnerin se si ka ecur jeta juaj finaciare deri në këtë pikë. Të tregoni lirshëm se sa keni  qenë në gjendje të fitoni dhe të kurseni deri tash. Gjithashtu është e rëndësishme të dëgjoni rrëfimin e partnerit tuaj. Të dini detajisht gjendjen e tij financiare. Borgjet e mundshme dhe planet që ata i kanë në mendje për të ardhmen tuaj gjithashtu. Ne sygjerojmë një buxhet të përbashkët Për çdo familje ne sygjerojmë një buxhet të përbashkët. Do të funksionin më mirë kështu se sa nëse mbani buxhet individual sikur kur ishit beqar. Menaxhimi i parave duhet të bëhet nga të dytë. Përpiquni që problemet  e mundshme financiare mos të ju largojnë me njëri-tjetrit. Mirëpo gjeni anën pozitive në çdo aspekt të marteses dhe bashkëjetesës tuaj. Edhe kur bëhet fjalë për financat. Njëri duhet të jetë ekonomisti Nëse po krijoni një familje se bashku është e rëndësishme të dihet se cili prej jush është ‘menaxheri i parave’. Nayrisht kur e themi këtë në asnjë moment nuk nënkuptojmë që një person të këtë kontrollin total mbi to. Mirëpo mendojeni familjen si një ndërrmarrje të vogël. Edhe ajo ka nevojë për një ‘zyre të financave’ që kujdeset për mbarvajtjen e t gjitha shpenzimeve financiare. Kjo arrihet me mirëkuptim mes jush. Bëni një plan Planet ju lehtësojnë punën shumë. Kur të dini se sa para keni ne dispozicion gjatë muajit krijoni një plan se sa prej tyre do t’i kurseni dhe si do t’i shpenzoni të tjerat. Madje nëse të ardhurat janë të njëta çdo muaj ky plan do të ju shërbejë si shabllon dhe mund ta përdorni secilin muaj. Nëse është nevoja mund të bëni edhe disa ndërrime të vogla. Kësisoj do të jeni më të qetë sepse do ta dini si po shpenzohen paratë tuaja. Praktikojeni patjetër!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-kifle-me-djathe/
Qysh me përgatitë kifle me djathë apo me mbushje të tjera?
Kifle me djathë, një nga ato gatime që jo vetëm janë të adhurueshme, por të shijojnë në maksimum. Sot ju kemi sjellë recetën e tyre, megjithatë, mund të zgjidhni tua bëni mbushjen edhe me çokollatë apo reçel. Përbërësit për kifle me djathë: 1 kg miell, 20 gr maja, 1 luge krip, 500 ml qumësht, 100 ml vaj, 500 gr djathë, 125 gr margarinë, 1 luge e vogle Krip, 200 ml ajkë, 2 vezë susam. Përgatitja: Ne nje ene hedhim qumeshtin e vaket, shtojme vajin dhe kripen. Pastja hedhim majan dhe shtojme miell gradualisht. Ndersa shtojme miellin e trazojme me kujdes derisa te behet nje brume homgjen dhe i bute. Brumin e mbulojme dhe e leme te pushoje per 20 minuta. Pastaj e marrin brumin brumin dhe e vendosim ne tavolinen e sperkatur me miell. beni nje topth te madh dhe hollojeni ne nje pete te madhe ne forme drejkendshi. Margarien e shkrire e perziejme me djath dhe i shtojme kripen (nese djathi nuk eshte i kriposur). Me kete perzierje lyejme gjysmen e petes me gjysmen e mbushjes. Pastaj palosim peten, lyejme edhe  gjysmen tjeter te mbushjes dhe e palosim serish. Me pas e presim ne shirita 2-3 cm gjeresi sipas gjatesise qe deshironi per kiflet tuaja. Secilen nga shiritat e perdredhim duke bere keshtu nje kifle si spirale dhe radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje. Persiper lyjme me ajken e perzier me veze dhe masen e mbushjes (te cilen e ndajme parapraksiht ne 2-3 luge te vogla). Piqeni ne 180 grade per 30-40 minuta dhe sherbejeni te ngrohta. Shoqerojini me leng portokalli ose caj te ngrohte xhinxheri. Ju befte mire!
https://www.dua.com/sq/ushqime-tradicionale/
Ushqime tradicionale
Ushqime tradicionale Çka ka qëllu apo Bukë e kripë e zemër. Me këto fjalë zakonisht shqiptarët ftojnë mysafirët në sofër. Aty ku shërbehen mishi, pitja e flija. Tradita jonë na dikton që i ftuari duhet të pritet më së miri. Megjithatë, me ndryshimin e dinamikës së jetës ka ndryshuar edhe kuzhina shqiptare. Ushqime të shpejta e të reja kanë hyrë në kuzhinat tona. Ndoshta, ju ka marr malli për disa nga ushqimet që kemi pasur dikur në tryezë, ushqime tradicionale. Ose keni një mysafir të huaj të cilit doni t’i shërbeni një drekë tradicionale. Për këtë arsye, po ju rikujtojmë disa ushqime tradicionale për të cilat me siguri ju ketë marrë malli. Flija Padyshim që flija është një nga ushqimet më të preferuara të shqiptarëve. Kur shqiptarët duan të nderojnë mysafirin që kanë ulur në sofër, krahas mishit shërbëjnë edhe një tepsi fli. Mirëpo, ne nuk jemi të vetmit që e gatuajmë. Atë e gjejmë edhe në sofrën turke. Tek ky specialitet duhet të vlerësohet shumë procedura e gatimit. Edhe pse përbërja e brumit është e thjeshtë: Mjell, kripë, ujë, gjalpë e ajkë, pjekja është më e komplikuar. Vijat paralele të cilat duhet të piqen me rradhë, në rastin më të mirë me dru në saç, marrin goxha kohë. Gjithsesi, ia vlen i gjithë mundi, sidomos kur aroma e flisë pushton shtëpinë! Do t’ju lëshojë goja lëng 🤤Specat e mbushur Duke qenë një kombinim i mishit dhe specave, kjo recetë padyshim preferohet shumë nga shqiptarët. Sidomos gjatë stinës së verës, kur është edhe sezoni i specave. Është një nga gatimet më të vjetra e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Fantastike për t’u shijuar dhe  shumë të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi. Mishi i grirë, specat, orizi dhe erëzat janë disa nga elementet kryesore të kësaj recete. Një gjellë e ngjashme që përgatitet me thuajse të njëjtën mbushje janë edhe patëllxhanet e mbushura, ku orizi zvendësohet me copëzat e prera të patëllxhanit. 🤭Perpeqi Prej shumë llojeve të piteve, në këtë artikull zgjodhëm t’ju prezantojmë përpeqin. Jo vetëm për arsye se është një gatim më i lehtë se flija, por edhe sepse është tejet i shijshëm. Përgatitet me djath të grirë, vezë, ajkë dhe margarinë. Zgjidhet një petë e vetme e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hudhet masa e përgatitur. Disa me shaka madje e quajnë edhe “pica shqiptare”! Është më tepër se e shijshme, ne ju këshillojmë ta provoni ose ta gatuani. Mund t’ua kërkoni nënave ose gjysheve tuaja dhe do lëpini gishtat, jua sigurojmë. 🤩
https://www.dua.com/sq/lumi-i-shales/
Lumi i Shales – bukuri qe i ngjan Tajlandes
Lumi i Shales është një destinacion turistik që përshkruhet nga vizitorët si perla e bukurive të Komanit. Cilësohet edhe si Tajlanda e Shqipërisë. Që ta besoni këtë duhet të shkoni vet e të shikoni me sy aty ku Shala përqafohet me Drinin, tashmë liqeni i Komanit. Ngjyra e kaltër e ujit dhe kthjellesia e tij është karakteristikë e këtij lumi. Shkëmbinjtë e thepisur, të veshur nga pemë e bimë të gjelbra duket sikur ngrihen drejt qiellit. Sikur e mbrojnë këtë bukuri që natyra aq bujare ka ofruar për sytë tanë. Çfarë ofron lumi i Shalës nuk mund të përshkruhet dot me fjalë.  Për këtë arsye ju rekomandojmë të bëheni gati e të niseni drejt Shalës për të shiijuar shetitje me varka apo edhe kampingun që mund ta bëni aty.  Ne jemi të bindur se ky do të jetë një nga ato udhëtime që nuk do t’i harroni asnjëherë! Kaltërsi që ju rrëmben Lumi i Shales ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Dri. Ai buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri. Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër. Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish. Mirëpo në këtë lum mund të themi se më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujrat e ëmbla. Megjithatë, trofta nuk është i vetmi peshkë që mund të gjindet në këto ujëra. Për më shumë informata, pyesni dhe bisedoni me vendasit e atyre anëve. Streha e princit Lekë Dukagjini te lumi i Shales Sipas gojëdhënave, princi Lekë Dukagjini, prijësi i dytë më i rëndësishëm i shqiptarëve pas heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu, i kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zonë. Atje gjen edhe sot emërtime të tij, si për shembull ‘Guri i Lekës’, një pikë strategjike që sheh luginën. Nga aty mendohet që Lekë Dukagjini ruante vendin nga ardhja e turqve. Kurse sot aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Aty ka dhe një plazh të vogël ku mund të bësh dhe banjo dielli. Ata më aventurierët, arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale. Rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare. Nëse jeni natyrë eksploruese, te ky vend që duket si i dalë nga përrallat, ju do të zbuloni jo vetëm bukuri natyrore. Mirëpo edhe pasuri shpirtërore që do ta pasurojnë shpirtin tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-jasteket/
Qysh me i pastru jastekët?
Jastekët e gjumit duhet të pastrohen të paktën 1 herë në 3 muaj, për të larguar qelizat e lëkurës, bakteriet, dhe yndyrën që prodhon lëkura dhe koka. 1.Në lavatriqe vendosni ½ gote sodë për rroba. 2.Shtoni zbutësin për rroba. 3.Vendosni vetëm nga 1 jastëk në lavatriqe pasi të jetë shtuar soda dhe zbutësi, dhe lejoni të thahen në ambient të jashtëm para se ti përdorni përsëri.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-torten-noiset-embelsira-me-e-brishte/
Qysh me përgatit tortën Noiset – ëmbëlsira më e brishtë?
Qysh me përgatit tortën Noiset – ëmbëlsira më e brishtë? Nëse prisni t’ju vijnë shumë mysafirë, bëni masë të dyfishtë. Receta që do t\’ju sjellim është një recetë e shkëlqyer për këtë tortë fantastike dhe të ëmbël. Përbërësit për kore: 8 të bardhë të vezëve; 6 lugë sheqer; 3 lugë kakao; 200 gr lajthi. Për mbushje: 1 litër e gjysmë qumësht; 8 të verdhë të vezëve; 3 lugë miell; 8 lugë sheqer; Gjysmë litri ajkë të ëmbël; 1 qese xhelatinë; 2 qese sheqer vaniljeje. Përgatitja për tortën Noiset: Tundni të bardhët e vezëve derisa të bëhen si borë e fortë, shtoni sheqerin dhe tundni akoma, që sheqeri tërësisht të përzihet. Shtoni kakaon dhe përzieni me garuzhdë dhe në fund përzieni lajthitë. Në tepsi qitni letër për pjekje dhe futeni tretjen në furrë në 180 gradë celsius. Piqeni në tepsi të vogël që të mund të pritet, në mënyrë që të bëhen dy kore. Qumështin qiteni të vlojë, ndërsa para kësaj ndani aq sa t’i tundni të verdhët e vezëve dhe miellin, sheqerin dhe sheqerin e vaniljes. Kur të vlojë qumështi, në të zieni përbërësit e tundur. Kur të dendësohet lëreni që ftohet tërësisht. Xhelatinën tundeni me pak ujë dhe lëreni të qëndrojë, pastaj shtoni në fillin e ftohur. Në fund përzieni edhe ajkën e ëmbël të tundur. Ndani fillin në dy pjesë, ashtu që për tjetrën të mbetet më shumë për dekorim sipër dhe anash. Vërejtje: Torta është ideale për ëmbëlsirë familjare apo për festë të vogël, nëse prisni t’ju vijnë shumë njerëz, bëni sasi dyfish, sepse nuk do të bëhet shumë e madhe. Kënaquni!
https://www.dua.com/sq/synimet-tuaja/
Synimet tuaja – Pse nuk duhet ti ndani me te tjeret?
Besoj ju ka ndodhur të keni ndarë me të tjerët synimet tuaja. Për shëmbull keni dashur të shkruani dikça si një ese, një libër apo një sudim. Nëse e keni diskutuar me miqtë synimin tuaj, ka të ngjarë që të mos e keni prekur fundin e projektit që keni nisur. Përse ndodh kjo gjë? Ne në Shqipëri themi syri i keq ose zilia, mirëpo shkenca na jep disa shpjegime llogjike. Ja cilat janë ato: Lëvdatat e parakohshme e bëjnë të vështirë realizimin e synimit Hulumtimi më i njohur për ndarjen e synimeve është kryer nga Peter Gollwitzer i NYU. Në vitin 2009, Gollwitzer dhe kolegët e tij publikuan studime që sugjeronin se akti i thjeshtë i ndarjes së synimit me publikun sjell mosplotësimin e tij. Rezultatet e studimit treguan se: “Kur ndani qëllimet me të tjerët, sidomos kur kanë të bëjnë me identitetin tuaj, ka të ngjarë që të dështoni.” Kjo vjen sespe lëvdatat që merrni paraprakisht mund t’ju shtyjnë të ulni përkpjekjet tuaja për të përfunduar këtë synim. Këshillohet që, nëse keni synime që lidhen me figurën tuaj në publik, më mirë mbajeni për vete. Lavdërimi i “personit” më tepër se “procesi” i punës, ul motivimin Një tjetër studim u krye nga Reed College, ku studiuesit klasifikuan tipet e vlerësimeve që merrni. Lëvdatë mbi personin: Feedback në lidhje me individin Lëvdatë mbi procesin: Feedback në lidhje me procesin e punës Asnjë lëvdatë: Asnjë reagim Sipas këtij studimi, studentët u vendosën përballë një pyetësori për të treguar synimet e tyre. Një tjetër pyetësor u bë për të treguar punën e kryer çdo ditë deri në realizimin e synimit të tyre. Rezultati ishte ai që pritej. Njerëzit reagonin më mirë nëse vlerësoheshin për mundimin e kryer sesa për synimin e tyre. Pra, nëse ti ia tregon synimet tuaja njerëzve, lavdërohesh para kohe. Por, më vonë dështon motivimi yt zerohet. Duke qënë se dështon, mendon me vete se nuk ke për të qënë kurrë i aftë të realizosh një synim tjetër. Ama, nëse dikush ju komplimenton për procesin dhe përpjekjet tuaja nuk ndiheni keq kur dështoni. Përse? Sepse, të paktën u përpoqët apo jo? Nëse jeni fillestar, reagimet negative do t’ju demoralizojnë Në vitin 2011, prf Ayelet Fishbach nga Universiti i Chicagos bënë kërkime në lidhje me motivimin dhe ndikimin e feedback-ut negativ apo pozitiv. Kur reagimet pozitive sinjalizojnë angazhim ndaj qëllimit, motivimi rritet. Kur reagimet pozitive sinjalizojnë përparim, motivimi ulet. Studiuesit arritën në përfundimin se fillestarët brengosen kur u vlerësohet vetëm përpjekja. Ndryshe nga çpritej, kur fillestarët marrin reagime pozitive për synimin e tyre, motivohen. Ndërkohë, për ekspertët është krejt e kundërta, ata motivohen më tepër kur marrin feedback negativ. Ekspertët kanë dështuar disa herë, ndaj nuk i marrin më parasysh lëvdatat. Përgjegjësia e ndërmarrë nuk funksionon gjithmonë Ndërsa këshillohet që të gjeni një partner përgjegjës, hulumtimi sugjeron se, në disa raste, përgjegjësia e ndërmarrë ul motivimin tuaj. Pra, kur ju vlen përgjegjësia? Ndoshta kur partneri juaj me të cilin ndani përgjegjësinë është një miku juaj. Një studim i tregoi se 70% e atyre që i dërguan një raport javor për ecurinë e tyre një miku, raportuan arritje të suksesshme të synimit. Konkurrenca mund t’ju shtyj të tërhiqeni nga synimi juaj A ia keni thënë dikujt synimet tuaja, dhe pastaj ata ju tregojnë se ka shumë të tjerë që po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë? Edhe pse ua thonë për mirë, kjo ndikon negativisht në përpjekjet tuaja. Në një kërkim, studiuesit zbuluan se kur studentët perceptojnë se ka shumë konkurrencë, ata zvogëlonin përpjekjet e tyre për të “fituar”. Kështu që, më e mira do të ishte ta mbani ëndrrën për veten tuaj dhe të mos mësoni asgjë për konkurencën. Synimin tuaj shënojeni diku ose ndajeni me mikun më të besuar. Konkurrenca vlen në sporte, ushtrime apo edhe gara të ndryshme, por jo kur vjen puna tek realizimi i synimeve tuaja.
https://www.dua.com/sq/ali-podrimja/
Ali Podrimja – parku rekreativ
Ali Podrimja, poeti e shkrimtari. Për të nderuar poetin e vet qyteti Gjakovës i ka dhënë emrin e tij një parku rekreativ. Shumë vargje që u bën sllogane të zhvillimeve politike, e të ngjarjeve sportive. Si sot e 78 vjet më parë në Gjakovë të Kosovës u lind djaloshi që do të bëhej emër i madh në letërsinë shqipe. Parku ka marrë gjallëri vitet e fundit. Hapësira me emrin Ali Podrimja është shëndrruar në arenë të artit. Shfaqje filmash, orë letare, muzikë e trajime mbahen vitet e fundit aty.  Iniciativë e bukur e rinisë gjakovare Parku kulturor “Ali Podrmija” u hap në korrik të vitit 2017. Kjo ndodhi pas një fushate 45-ditore online për mbledhjen e fondeve. Me ato para u riaktivizua për funksion të kulturës ajo hapësirë e qytetit të Gjakovës. Udhëheqësit e kësaj kampanje arritën të mbledhin 11.020 euro nga rreth 80 kontribuues të ndryshëm. Kurse pos kësaj aplikuan dhe fituan fonde edhe nga MKRS-ja, GIZ-i gjerman dhe Ambasada Amerikane, nëpërmes KUSA-s. Parku kulturor Ali Podrmija nisi të jetësohej kur Ednor Hoti bashkë me Arbër Lleshin, drejtues i hapësirës krijuese Bonevet, nisën bisedën rreth mungesës së alternativave për socializim për të rinjtë e Gjakovës, sidomos me fokus kulturën dhe kinematografinë. Të dyve u është bashkuar Jetmir Rogova (bashkëkrijues i festivalit ‘Përralla’) dhe nisën të mendonin për realizimin e këtij projekti në sheshin Ali Podrimja, një oazë jo e shfrytëzuar denjësisht për emrin e poetit që mban. Projekti ka pasur përkrahjen konstante nga Komuna e Gjakovës. Sheshi “Ali Podrimja”, vendi ku planifikohet zhvillimi i Parkut të Kulturës, është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjakovës për vitin 2017, me mundësi edhe për 3 vjet tjera. Poeti që iku pas Lumit Tetë vjet më parë, më 21 korrik 2012, afër një lumi të vogël, katër kilometra nga qyteti i Francës, Lodeve, ishte gjetur trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja. Tri ditë pasi ai kishte ndërprerë çdo kontakt me familjen në Kosovë dhe me organizatorët e festivalit të poezisë Vox de la Mediteran (Zërat e Mesdheut), ku ai po merrte pjesë. Vdekja e tij bëri jehonë të madhe në mediet vendore e ndërkombëtare. Duke u bazuar në veprat e tij, u cilësua madje si vdekje e dashur dhe e kërkuar e një poeti të madh. Pas vdekjes së hershme të birit të tij, Lumit, dhimbje ishte pjesë e jetës së poetit. Përmbledhja ‘Lumi lumi’ detikuar të birit mbetet një nga pëmbledhjet poetike më të ndiera të letërsisë shqipe. Mirëpo edhe në përgjithsi Podrimja njihet për përmbledhjet e tij poetike. Nisur nga ‘Shamijat e përshëndetjeve’(1963), ‘Dhimbë e bukur’ (1967), ‘Sampo’(1969), ‘Torzo’ (1971), ‘Lum-lumi’(1982), ‘Zari’etj. Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1966 zë punë në gazetën e përditshme ‘Rilindja’, në rubrikën e kulturës. Më 1976-n kalon në edicionin e botimeve “Rilindja”, ku udhëheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. e
https://www.dua.com/sq/cka-duhet-te-ha-para-fitnesit/
Çka duhet të ha para fitnesit?
Gjysma e suksesit në fitnes varet nga ushqimi që konsumoni. \’Çka duhet të ha para fitnesit?\’ është një pyetje që shumë persona ja shtrojnë vetës. Shumica e njerëzve kanë dilema se çfarë duhet të hanë në kohën sa janë duke ushtruar. Sidomos saktësisht disa orë para se të shkojnë në fitnes apo edhe pas. Ne po ju përmendim disa ushqime që ekspertët i rekomandojnë për t’i konsumuar disa orë para se t’i drejtoheni palestrës. Ato janë ushqime që ju japin vlera të mira ushqimore dhe që ju ndihmojnë në djegjen e kalorive. Disa prej tyre siguisht që nuk i keni ditur! Banane Bukë integrale ose e thekur Gjalpë kikiriku Patate Oriz Fileto pule Fasule Çokolladë proteinike Kafe Tani që e keni përgjigjen e pyetjes \’Çka duhet të ha para fitnesit\’ për fund, mos harroni edhe një gjë. Gjithsesi duhet të qëndroni të hidratuar gjatë dhe pas stërvitjes. Ju duhet të pini ujë vazhdimisht. Sa shumë? Përafërsisht 30-35 ml për kg peshë trupore në ditë, plus një shtesë 500-1000 ml për çdo orë ushtrimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ju djersisni shumë! Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe sidomos pas stërvitjes tuaj. Mos harroni, uji është burim i shumë të mirave në trupin tonë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rregullu-gjumin/
Qysh me rregullu gjumin?
Qysh me rregullu gjumin? Pagjumësia por edhe gjumi i keq dhe jo i rehatshëm e shqetësojnë shumë kë. Mirëpo, për mirëqenien tonë është shumë e rëndësishme të bëjmë gjumë të mirë. Gjumi është tregues i shëndetit tonë. Ai është faktor që ndikon shumë në jetën tonë të përditshme. Prandaj nëse jeni duke pasur probleme me gjumin ndiqni këto këshilla. Përmbajuni një orari Në mënyrë që gjumi juaj të jetë i shëndetshëm bëni një orar dhe përpiquni ta respektoni. Mos harroni se si i rritur duhet të bëni gjumë 6-8 orë. Mësojeni organizmin tuaj të shkojë në gjumë në një kohë të caktuar dhe të zgjohet po ashtu. Mos hani para gjumit Në mënyrë që stomakun ta keni më të qetë, shmangni ushqimet 4 orë para gjuumit. Në këtë mënyrë ju nuk do të shtoni peshë por edhe do të flini më mirë. Në të kundërtën, ngarkesa e madhe në stomak do të ja u vështirësojë punën. Rregulloni ambientin e gjumit Qysh me rregullu gjumin? Nëse dëshironi me rregullu gjumin atëherë shikoni mos ka diçka që nuk shkon me ambientin ku flini. Ndoshta është faji i shtratit, pozitës së tij, jastakut apo dritës. Prandaj bëni disa ndryshime në ambientin ku flini dhe shihni se si kjo do të ndikojë. Provoni të relaksoheni me muzikë Të shumta janë studimet mjekësore që vërtetojnë se muzika relaksuese ndikon në gjumë të mirë. Prandaj nëse keni problem me gjumin përpiquni të flini nën shoqërimin e instrumentaleve relaksuese për gjumë. Në këtë mënyrë gjumin do ta bëni më lehtë dhe më rehat.
https://www.dua.com/sq/si-te-zgjohemi-heret/
Si te zgjohemi heret
Si te zgjohemi heret? Sigurisht që ju kujtohen prindërit kur zgjoheshin herët, dhe i shihnit me admirim. Ata kanë qënë modeli ynë. Mirëpo, kur të jeni vet prindër do kuptoni se të zgjoheni herët nuk është një talent, por aftësi e fituar. Prindërit tanë zgjoheshin herët për të përmbushur detyrat e shumta që kishin. Ne, nga ana tjetër duam të zgjohemi më herët sepse kështu mund të arrijmë të zbërthejmë potencialin tonë të plotë. Pastaj, frymëzohemi nga milionerët dhe njerëzit e suksesshëm që zgjohen në orën 5 të mëngjesit për të qënë më produktive. Në do t’ju tregojmë si të filloni gradualisht derisa të jeni plotësisht të aftë për t’u zgjuar herët pa mundim. Përqëndrohuni tek arsyeja përse doni të zgjoheni herët Zgjimi para gjithë të tjerëve është i vështirë. Nëse nuk keni një arsye të fortë për ta bërë këtë gjë, nuk keni për t’ia dalë. Para se të merrni rrugëtimin e plotësimit të këtij synimi, bëjini vetes 5 pyetje të rëndësishme: Pse dëshironi të zgjoheni në orën 5 të mëngjesit çdo ditë? Pse dëshironi të jeni më produktiv? Pse dëshironi të praktikoheni? Pse dëshironi të përmirësoheni? Pse dëshironi të keni një karrierë më të mirë? Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve do kuptoni nëse zgjimi herët është pjesë e zgjidhjes së problemin tuaj. Si te zgjohemi heret? Kuptoni se çfarë fitoni dhe humbisni Çfarë fitoni? Kur të zgjoheni herën e parë do jetë shumë e vështirë, ndaj nuk ju vëm faj që doni të hiqni dorë. Mirëpo, kujtoni diçka: Shkrimtarët më të famshëm zgjoheshin herët sepse e dinin se në atë orë arrinin të shkruanin më shpejt. Ju doni të zgjoheni herët, sepse doni të arrini sukses dhe doni të jeni më produktiv. Kjo është një fitore e madhe, sepse do të keni disa orë vetmi me veten tuaj për të arritur kulmin e krijimtarisë tuaj. Çfarë humbisni? Mos mendoni se po u zgjuat herët fitoni kohë ekstra. Nuk është e vërtetë, në fakt po i vidhni vetes orë gjumi. Për ju që keni medoemos nevojë të bëni 7-8 orë gjumë, dijeni se duhet të sakrifikoni jetën e natës. Pra, do jeni të detyruar të flini më herët. Jepini vetes një ditë pushim në javë Ashtu si në dietat e famshme ku bëni një ditë me hile dhe i plotësoni vetes dëshirën për të ngrënë gjithçka dëshironi, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me këtë. Pra, të paktën një herë në javë, flini vonë dhe zgjohuni vonë. Mendja juaj do kënaqet se iu plotësua dëshira dhe ndaj do jetë më energjike për të përmbushur synimin tuaj. Nëse keni arritur deri këtu, por keni ende dyshime pyesni veten sërisht: Çfarë do fitoj nëse zgjohem herët? Çfarë humbas? Nëse përfitimet janë më shumë sesa ajo cka humbisni atëhere mos u dorëzoni, shkoni deri në fund. Disa udhëzime të tjera që ju këshillojmë të ndiqni janë: Përqendrohuni tek koha e gjumit Flini sa duhet, duke plotësuar orët që ka nevojë trupi juaj për të funksionuar. Kur të filloni flini pak më shumë seç duhet. Mos u mundoni të ndryshoni gjithçka menjëherë. Jini të durueshëm. Merrini gjërat me ngadalë dhe jepini vetes kohë të ndryshoni oraret tuaja gradualisht. Argëtohuni në mëngjes (kur të filloni). Nëse ka një ditë që zgjoheni dhe ndiheni super të motivuar dhe të gatshëm për të bërë punë, atëherë, me çfarëdo mënyre, bëjeni. Por, nëse nuk ndiheni të motivuar që në fillim, thjesht argëtohuni. Krijoni një rutinë që ju përshtatet në mëngjes Përsëritja është mëma e dijes dhe rutina është mëma e suksesit. Nuk ka rëndësi cfarë rutine është, mjafton që ti qëndroni asaj deri në fund. Do mësoni trupin tuaj t’ju ndjek automatikisht. Nëse nuk keni eksperimentuar me alarmet më parë, duhet të. Alarme të ndryshme u përshtaten njerëzve të ndryshëm. Bëni një kërkim të shpejtë në Google për alarmet. Si te zgjohemi heret: Flini pa pajisjet elektronike pranë Kjo është dhe pjesa më e rëndësishme, ndaj këtu do e mbyllim. Pajisjet elektronike nuk ju lejojnë të flini rehat. Janë një arsye që ju shpërqëndroheni. Ndaj zgjidhja më e mirë do ishte që ta karkoni në një dhomë tjetër dhe të mbani alarma për t’u zgjuar. Telefoni do t’ju mbaj largë qëllimit tuaj, sepse do t’ju shërbej si mjet argëtimi. Pra, ajo loja candy crash do t’ju rrëmbej disa orë të shtrenjta gjumi. Mos bini pre! Ka sakrifica që duhen bërë, por mbani mend se nëse jeni të gatshëm t’i bëni ato do përmbushni qëllimin tuaj. Përfitimet do jenë të mëdha, do jeni më produktiv, do bëni punë edhe më cilësore dhe mbi të gjitha trupi juaj do mësohet me një rutinë fantastike. Mund t’ia dilni!!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-gurabija-me-molle/
Qysh me përgaditë gurabija me mollë?
Përbërësit: 250 gram gjalpë 1 gotë vaj 1 vezë 1 pecivë 1 gotë sheqer pluhur miell 4-5 molla të grira 2 lugë caji kanellë 1 lugë arra. Vajin me gjalpin e derdhni në një enë dhe ia shtoni vezën, sheqer pluhurin, pluhur pjekjen. Miellin ai shtoni me kujdes dale nga dale, dhe brumin e ndani në pjese të mjaftueshme. Mollët i preni dhe i zieni, ia vendosni brenda në brumë ose përmbi (sipas dëshirës suaj), ia jepni formën dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius. Pas pjekjes i hidhni sheqer pluhur dhe do jenë të gatshme për shërbim.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-menjanu-gabimet-qe-i-bejme-gjate-blerjes-se-xhinseve/
Qysh me i shmang gabimet gjatë blerjes së xhinseve?
1.Sekreti qëndron në ngjyrën dhe gjatësinë e belit, apo edhe me veshjet me të cilat i kombinoni ato. Femrat zakonisht i kombinojnë me një tunikë apo këmishë të gjatë. 2.Modelin e xhinseve “Skinny” mund ta veshin vetëm femrat e dobëta. Edhe pse është i paraparë për femra të dobëta, nuk nënkupton që ky model ti përshtatet vetëm modeleve. Këto xhinse mund ti veshin të gjitha femrat, mjafton të ngjiten për trupi. 3.Femrat e shkurtëra nuk duhet çmendurisht të kërkojnë model të shkurtë të xhinseve, pasi që gjatësia mund të rregullohet lehtësisht tek rrobaqepësi.
https://www.dua.com/sq/makarona-te-pjekur-me-djathe-te-lengshem/
Makarona të pjekur me djathë të lëngshëm
Keni provuar Makarona të pjekur me djathë të lëngshëm? Racion i shpejtë të cilin do ta adhuroni! Kush nuk i do makaronat me djathë, por kur t’i shtoni salcë, kënaqësia është e garantuar, transmeton Telegrafi. Përbërësit për Makarona të pjekur: 200 g makarona; 2 lugë gjalpë; 30 g miell; një lugë e vogël mustardë; ½ luge salcë ; 2 filxhanë të vegjël qumësht me pak yndyrë; 15 g djathë; kripë; piper. Përgatitja: Furrën e shporetit nxeheni në 180 gradë Celsius dhe zieni makaronat sipas udhëzimit në paketim. Ndërkohë, në tigan shkrini gjalpin. Shtoi miellin, kripën, piperin, mustardën, salcën dhe përzieni në zjarr mesatarisht të lartë derisa të dendësohen. Pastaj hiqni nga zjarri dhe shtoni qumështin. Kthejeni në zjarr 1 minutë që salca të vlojë duke e përzier vazhdimisht. Shtoni djathin dhe mbajeni në zjarr derisa djathi të shkrihet duke e përzier herë pas here. Makaronat e kulluar përzieni me salcën, pastaj qiteni në një enë qeramike dhe futeni në furrë 20 minuta që të piqen.
https://www.dua.com/sq/transferi-i-kredise-ne-vala/
Transferi i kredise ne Vala
Ketu ju mund te gjeni se si behet Transferi i kredise ne Vala. Për të transferuar kredi nga një llogari në llogarinë tjetër duhet përcjellur procedurën në vazhdim *121* 44xxxxxx*Euro*pinkodi#Call, ku në vend të xxxxxxxxxxx, shënoni numrin tuaj të telefonit.
https://www.dua.com/sq/si-te-behemi-te-zgjuar/
Si te behemi te zgjuar?
Si te behemi te zgjuar? Të gjithë, duam të dimë si te behemi te zgjuar. Inteligjenca është vlerë njerëzore e dëshiruar nga të gjithë. Në fakt, nga të gjitha tiparet e personalitetit, inteligjenca është më e dobishmja. Prandaj është krejtësisht e kuptueshme dëshira jonë për tu bërë persona më të zgjuar. Së pari, harroni faktin se zgjuarsia është e lindur. Shkenca ka treguar neuropasticiteti ekziston. Ju mund të rrisni qelizat e trurit dhe të bëheni më të zgjuar por çështja është se si. Menaxhoni kohën tuaj me mençuri Bëni një listë të përparësive dhe kaloni nëpër to një nga një me radhë. Në epokën e internetit është e lehtë të shpërqendrohesh.  Mos lejoni që bredhjet tuaja në internet t’ju hutojnë. Mirëpo shfrytëzojeni edhe internetin në dobi tuaj. Përdorni platformat, aplikacionet apo programet për të krijuar plane ditore. Kur të funksionin në mënyrë të organizuar gjërat do të ju shkojnë më mbarë. Ju do të keni më shumë kohë t’i kushtoni vetës dhe te avansoheni në aspektet që dëshironi. Lexoni nga pak çdo ditë Si të bëhemi më të zgjuar? Duke lexuar. Lexoni çdo ditë e nga pak. Nëse arrini të bëni këtë gjë shprehi atëherë jeni në rrugë të duhur. Lexoni në cilëndo fushë që dëshironi t’i zgjeroni njohurit tuaja. Leximi ju hap horizintet e mendimit. Ju rritë aftësinë të mendoni në mënyrë kritike dhe në njëfar forme ju aftëson për jetë. Duke lexuar ju shkoni përpara. Studimet kanë dëshmuar se fëmijët që rritën duke lexuar libra kanë diapazanë më të gjër të dijes. Prandaj lexoni. Nga pak çdo ditë. Mësoni një gjuhë të re Më lehtë të thuhet sesa bëhet, por mësimi i një gjuhe përfaqëson një nga gjërat kryesore që ju bëjnë më të zgjuar. Studimi i një gjuhe është sfidues për shumicën e njerëzve. Duhen vite punë për të fituar rrjedhshmëri në një gjuhë të huaj. Përvetësimi i gjuhës nis trurin tuaj në një stërvitje të plotë. Kur lexoni, dëgjoni dhe bisedoni në një gjuhë, shqisat tuaja aktivizohen. Ky shpërthim shkakton procese që përkulin zonat thelbësore të trurit tuaj. Sa më shumë që truri juaj lufton të marr dhe t’i përgjigjet informacionit, aq më i fortë bëhet. Luani lojëra të trurit Ka disa lojëra të trurit që pretendojnë të mprehin aftësinë tuaj njohëse. Shumë aplikacione premtojnë të rrisin IQ tuaj përmes lojërave argëtuese dhe të thjeshta. Këto kompani sugjerojnë që duke luajtur lojëra të zhvilluara nga neuroshkencëtarët, ju do të korrni përfitimet e kërkimit të tyre. Njerëzit pëlqejnë lojërat e trurit. Pavarësisht nëse funksionojnë apo jo, këto programe marrin shumë vëmendje. Uebfaqja Lumosity ofron një seri lojërash në tru të përdorura nga 50 milion trajnerë të trurit. Prandaj mos hezitoni t’i hidhni një sy dhe të gjeni ndonjë që ju përshtatet. Argëtim dhe zhvillim truri. Nuk mund të gjeni një kombinim më të mirë. Mësoni t’i bini një instrumenti muzikor Kur mendojmë ‘Si të bëhemi me të zgjuar?’ mendja nuk na shkon tek instrumentet muzikore. Mirëpo shkenca e dëshmon të kundërtën. Për të zgjeruar inteligjencën mësoni një instrumet muzikor. Kur i bini një instrumenti muzikor ju përdorni një zonë të madhe të trurit. Ju përdorni kapacitetet tuaja vizuale, dëgjimore dhe fizike. Të gjitha për njëherë.  Prandaj zgjedhni një instrumet që ju pëlqen më shumë dhe filloni gradualisht ushtrimet. Në ditët e sotme mund te merrni edhe mësime online. Duke ushtruar shpesh ju stimuloni zhvillimin e trurit tuaj plus krijoni një hobi të ri që ju bën edhe më atraktiv.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-rrathet-e-zinje-posht-syve/
Qysh me i largu rrathët e zinjë poshtë syve?
A ju mundojnë rrathët e zinjë rreth syve? Ndonjëherë zgjidhja e shumë problemeve është në shtëpinë tonë mirëpo thjesht ju duhet një udhëzim i duhur! Prandaj kemi një lajm të mirë për ju që doni t’i eleminoni rrathët e zi rreth syve! Rrathët e zinjë poshtë syve që krijohen rreth syve mund të largohen shumë lehtë përmes përdorimit të patates. Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C. Karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të cilët janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe problematikat e mëposhtme. Përdorni ashtu si fetat e trangujve Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinjë poshtë syve, gjëja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta të trangujve të freskët për të reduktuar inflamacionin e lëkurës. Ju këshillojmë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë. Feta të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitaminës C. Patatet mund t’i përdorni edhe për pjesën tjetër të fytyrës Përveç vitaminës C, patatja përmban kalium, bakër dhe squfur. Të gjitha këto arrijnë të depërtojnë thellë në lëkurë duke eliminuar toksinat dhe papastërtitë e ndryshme dhe duke reduktuar aknet dhe pikat e zeza. Merrni një patate të vogël dhe priteni në feta të holla 3cm. Fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën. Lidhini me fasho duke lënë të lirë hapësirën tek goja, hunda dhe sytë dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës. Të nesërmen në mëngjes lani fytyrën me ujë të ftohtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-pastrojne-lekuren/
Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë lëkurën?
Çfarë ju konsumoni ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj, dhe për lëkurën tuaj. Një dietë e shëndetshme është çelësi për lëkurë të shëndetshme, dhe ju sjellim gjashtë lloje të ushqimit që ju të arrini atë. Boronicat Janë të pasura me antioksidantë, të cilat luftojnë radikalet e lira, shkakun e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve të ndryshme. Boronica të parandalon dëmtimin e qelizave të lëkurës, dhe është e pasur me fibra dhe vitamina C dhe E.   Arrat Janë të pasura me omega-3 acide yndyrore, të cilat janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin e flokëve dhe lëkurës. Mundëson shkëlqimin e flokëve dhe një lëkurë të butë. Domatet Përmbajnë nivele të larta të karotenoideve me ushqyes që ndikojnë në dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira. Shega Është e pasur me antioksidantë që ndihmon lëkurën për të prodhuar më shumë kolagjen, e cila e lejon atë të rigjenerohet. Çaji jeshil Është gjithashtu antioksidant i pasur, dhe ndihmon në zvogëlimin e dëmit të shkaktuar të diellit. Ajo përmban polyphenols, të cilat regjenerojnë lëkurën. Ajo përmban nivele të larta të vitaminës C, D dhe K, zink, kalcium, magnez dhe hekur. Fasulet Përmbajnë proteina që rigjenerojnë qelizat e dëmtuara të radikaleve të lira.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-muffins-pa-gluten/
Qysh me përgatitë muffins pa gluten?
A keni ngrënë ndonjëherë muffins pa gluten? Nëse po ju shmangeni muffins sepse dëshironi të ushqeheni më shëndetshëm apo të humbni peshë atëherë një muffins pa gluten është deserti ideal për ju. Mos e privoni vetën nga muffins që të gjithë i duan. Vetëm ndërrojeni pak recetën e tyre. Pra nëse ju pelqejnë muffins por dëshironi t’i përgatisni në një mënyrë më të shëndetshme atëherë ne kemi receten për ju. Ju mund të përgatisni muffins me gluten sipas kësaj recete që po ju sjellim më poshtë. Përbërësit 2 ve 3 lugë sheqer kafe 3 lugë qumësht me shumë pak yndyr 1pluhur për pjekje pa gluten copëza çokollate 70% kako miell pa gluten Procedura e përgatitjes Së pari rrihen vezët rrihen me mikser. Pasi t\’i keni tundur pak shtoni sheqerin kafe deri sa të formohet masa homogjene, ashtu sikur kur gatuani muffins me miell të bardhë. Pastaj shtohen përbërësit e tjerë me radhë për brumin. Qumshti, mielli pa gluten dhe pluhuri për pjekje pa gluten. Brumi si zakonisht vendoset në letra për muffins dhe në tepsi te muffinsave. Kur ta keni shpërndarë brumin vendosni nëpër secilin muffins disa copëza çokollatës, të cilën e keni grimcuar paraprakisht. Kështu muffins pa gluten janë të gatshëm për tu pjekur. Pjekni ata në 180 gradë dhe kështu do të jenë të gatshëm për servim.
https://www.dua.com/sq/zhvillimi-personal/
Zhvillimi Personal
Zhvillimi Personal: Tri aspektet dhe rëndësia e tyre. Kur duam të ndryshojmë për të mirë ne si njerëz duhet t’i dedikohemi zhvillimit personal. Mirëpo kjo gjë nuk është vetëm bardhë e zi. Që të shkoni drejt zhvillimit personal duhet të fokusoheni në të gjitha fushat e tij. Mirëpo, cilat janë ato? Si t’i identifikoni dhe t‘i qaseni problemeve ose ngecjeve që të gjithë mund t’i kemi? Mjafton të fokusoheni në tri gjëra kryesore. Ne do t’ju tregojmë se cilat janë ato. Zhvillimi Personal në aspektin shpirtëror E di se kur flisni për anën shpirtërore mund të nxisni shumë diskutime kudo. Mirëpo unë besojë në teorinë se njerëzit janë qenie unike. Disa njerëz besojnë se ne jemi thjesht një shtrirje dhe një formë e përparuar e llojeve t+ë kafshëve. Megjithatë cilësitë shpirtërore na bëjnë të ndryshëm nga të gjitha krijesat e tjera. Për këtë arysye ne duhet të punojmë sa më shumë në këtë aspekt. Duhet të jemi në paqe me vetën. Të jemi të qetë shpirtërisht. Prandaj gjejeni metodën tuaj për tu zhvilluar sa më shumë në këtë drejtim. Kujdesi fizik Mendja dhe trupi punojnë së bashku. Kështu që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të dyjave. Ju me siguri keni dëgjuar frazën që thotë: Trajtoni trupin tuaj si një tempull. Pra diçka të shenjtë për të cilën kujdeseni jashtzakonisht shumë. Vendi i vetëm në botë në të cilin obligohemi të jetojmë është trupi ynë. Prandaj duhet ta kemi prioritet mirëmbajtjen e tij. Prandaj kujdesuni që të hani mirë. Të ushtroni. Të jeni të shëndetshëm dhe të mos e humbisni shëndetin tuaj nga pakujdesia. Pra nuk po flasim vetëm për pamjen e jashtme por për kujdesin shëndetësor si dhe fizik në përgjithësi. Zhvillimi mental Kjo është fusha e tretë e zhvillimin personal: mendja. Shtrirja e mendjes tuaj, zhvillimi i zakoneve të mira të të menduarit, shprehitë e mira të studimit, ndjekja e ideve dhe përpjekja për të gjetur mënyra për t’i zbatuar ato në sjelljen njerëzore. E gjithë kjo kërkon zgjatje dhe ushtrime mendore. Një pjesë e saj shtrihet veten në zakonet e leximit. Megjithatë ka edhe forma të tjera të të mësuarit dhe të zhillimit mental. Që të përparoni edhe më shumë ju duhet t’i kushtoni rëndësi edhe këtij aspekti. Kur të fokusoheni në zhvillimin shpirtëror, fizik e mendor ju do të arrini në nivelin e dëshiruar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-regjistru-biznesin-ne-kosove/
Qysh me regjistru biznesin ne kosove
Qysh me regjistru biznesin ne kosove? Doni të regjistroni biznes individual apo ortakëri në Kosovë? Nëse keni një biznes në Kosovë duhet ta regjistroni atë në shtet që të figurojë aktiv. Më poshtë ju sjellim listën e dokumentave që duhet t’i keni për ta bërë një gjë të tillë. Fletëparaqitja për regjistrimin e biznesit individual apo ortakëri mirret pasi t’i plotësoni këto dokumente: 1.  Kontrata për qiranë-kur themeluesi nuk posedon pronë apo është qytetar jo rezident i Kosovës. 2.  Leja e njoftimit apo pasaporta. 3.  Pagesa e taksës për regjistrim në vlerë prej 5 euro në dobi të Zyrës së Regjistrimi. 4.  ​Për Ri-regjistrim aplikanti duhet pasur edhe certifikatën (origjinalin) për regjistrimin e përkohshëm të biznesit. Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të Kosovës. ARBK funksionon në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, si një proces më i thjeshtë, më i shpejtë, pa shpenzime për regjistrimin e bizneseve fillestare. Realizohet përmes lidhjes ndërmjet 29 qendrave komunale të regjistrimit (me mundësi të shtimit të tyre) të njohura si zgjidhje “one-stop-shop” me zyrën qendrore të ARBK-së. Sistemi i regjistrimit për biznes individual Sistemi i tanishëm ka ndikuar në rritjen e transparencës, si dhe ka një rritje të standardeve dhe përpjekjeve për të harmonizuar procedurat e regjistrimit me direktivat e Bashkimit Europian . ARBK është institucion i orientuar drejtë zhvillimit që ofron arritjen e efikasitetit më të madhë , me një cilësi të lartë për të gjithë operatorët ekonomik që operojn në Kosovë . Fokusi ynë është krijimi i një imazhi ndihmës për procedurat administrative të regjistrimit në ndihmë të biznesit dhe përmirësimit të ambientit të biznesit në vend. Qëllimi ynë është të ofrojm një shërbim institucional të përgjegjshëm dhe të krijojm një kulturë administrative tek biznesi. Stafi profesional i këtij institucioni ka arritur nivelet më të larta të cilësisë në shërbimet e ofruara.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-gjelle-me-bishtaja-dhe-mish-pule/
Qysh me përgatit gjellë me bishtaja dhe mish pule?
Bishtaja dhe mish pule janë kombinim perfekt. Bishtajat janë shumë të shëndetshme, sidomos nëse i gatuani ato me mish pule. Unë për vete madje i preferoj shumë. Kur vjen sezoni i bishtajave, marr me kile, i pastroj, i pres dhe i ruaj në ngrirje për muaj te tërë. Kur vjen dimri dhe më shkon mendja për një gjellë me bishtaja dhe pulë, marr ato që kam ruajtur dhe i gatuaj. Ja cila është receta ime e preferuar për t\’i gatuar ato. Përbërësit për bishtaja dhe mish pule : 600 g bishtaja; 1 qepë; 2 karota; 1 domate ose salcë 1 spec i gjelbër ose i kuq; 4 thelpinj hudhre; majdanoz; vaj, kripë dhe piper. Përgatitja: Në vaj fërgoni qepën e grirë dhe specin e grirë imët. Shtoni bishtajat dhe hudhrat, edhe ato të grira. Fërgoni që të zbuten bishtajat, pastaj shtoni kripën dhe mishin e pulës. Mishi i pulës do lëshoj lëngun e vet, hidhni salcën ose domaten e prerë në kubik, së bashku me karrotat. Lërini të fërgohen për pak dhe shtoni dy ose tre gota ujë. Lërini të ziejnë dhe të shteroj pak lëngu. Shtojini fletët e majdanozit dhe piperin në fund që të ruajnë aromën. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-largu-eren-nga-kepucet/
Qysh me e largu erën nga këpucët?
Me të vërtet, era e pakëndshme e këpucëve është bezdisëse. Ne detyrohemi t’i pastrojmë shpesh ato, dhe t’i mbajmë në ambiente të hapura për të eliminuar erën e rëndë të tyre. Thuhet se këtë erë të pakëndshme të këpucëve, e shkakton lagështia dhe prania e baktereve. Ja çfarë duhet të bëni për të eliminuar erën e pakëndshme nga këpucët: Sodë buke Spërkati këpucët me pak sodë buke dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës. Para se t’i mbathësh në mëngjes, pastroji nga soda. Mbeturina prej letre – Një sasi letrash të bëra bashkë vendosi në këpucë gjatë natës. Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve. Në akull Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer. Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret.
https://www.dua.com/sq/pemet-e-vjeshtes/
Pemet e vjeshtes
Pemet e vjeshtes. Cilat janë pemët më mahnitëse të vjeshtës? Jemi në stinës e vjeshtës dhe sigurisht ngjyrat vjeshtore kanë mbuluar vendin. Çdo mëngjes nga dritarja ime shoh një kombinim fantastik të Cogygrias së kuqe ulur në sfondin e pastër të verdhë të një shkoze. Ka qenë kaq cicëritës për tre javë të mira dhe nuk shfaq shenja ndalimi. Nëse po planifikoni për ngjyra vjeshtore, poa shtu për të pasur një paletë të duhur pemësh, është mirë të provoni t’i mbani në një vend të strehuar. Lagështia e vonë e vjeshtës ndihmon nivelet e ngjyrës. Pemët mahnitëse Prunus Sargenti Kjo është një pemë mahnitëse për këtë vit. Për shkak të kombinimit të ngjyrave të kuqe, bronze dhe rozë ato duken sikur zjarr. Nje nga pemet e vjeshtes me te bukura. Acer Campestre Nëse dëshironi një pemë native për ngjyrë të mirë vjeshte, Acer Campestre mbase është një nga më të mirat, me një ngjyrë të verdhë gjalpi. Kjo mund të jetë shumë e bukur për dekorim. Shumë prej tyre u përdorën në dekorimet e dasmës së Princit William me Kate-n. Sorbus Torminalis Disa nga Sorbus Torminalis kthehen në një kuti postare të mahnitshme të kuqe. Gjethet e thella e bëjnë të duket si një panja; manaferrat portokalli në të kaftë që përmbanë, janë të ngrënshme. Prandaj përdoren emra të ngjajshëm në emrat e lokaleve. Acerët Acerët janë një zgjidhje e dukshme për ngjyrë të mrekullueshme. Ekspertët sygjerojnë Acer griseum. Kjo pemë është një yll me heqjen e lëvorës së kanellës dhe me një uniformë fishekzjarre të vjeshtës, të ngjyrës rozë dhe të kuqe. Strehojeni dhe mbrojeni nga acari në vitet e para të jetës. Acer davidii (panja me lëvore të gjarprit) është e rëndë dhe perfekte për një rritje standarde deri në 33ft (10m), apo si mostër multi-rrjedhëse. Në vjeshtë, bëhet rozë, portokalli dhe e verdhë. Qershia Japoneze Përfundimisht, shumica e qershive japoneze janë briliante. Nëse e do një gjithë-përfshirës të mrekullueshëm, Prunus “Kojo-no-mai”, është I shkëlqyeshëm. Për një pemë më të madhe, provojeni Prunus incisa “Nusja”, me një lulëzim të bardhë spektakolar dhe ngjyrë vjeshte fine. Zgjedhni me kujdes ngjyrat e vjeshtës dhe, gishtërinjët e kryqëzuar, në disa vite, kushtet e ngjajshme perfekte të motit do të krijojnë përsëri rezultate mahnitëse.
https://www.dua.com/sq/sallate-me-salce-kosi/
Sallatë me salcë kosi
Reçeta e Cekës- Sallatë me salcë kosi Kosi i kulluar ose ajka përzihet me tranguj dhe speca të grirë hollë, me hudhër të shtypur dhe majdanoz të grirë. Shtohen vaj, kripë, përzihet dhe servohet. Në vend të trangujve, mund të përdoren speca të gjelbër turshi. Në mungesë të kosit, mund të përdoret djathi i njomë ose gjiza, të cilat shtypen dhe bëhen në formë pureje. PËRBËRËSIT: 1/2 kg kos të kulluar ose ajkë, 4 tranguj turshi, 3 thelpinj hudhre, 2 lugë vaj, 1 spec djegës, kripë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-calgona-caffe/
Qysh me përgatitë Calgona caffe?
Nëse e keni provuar Calgona caffe në ndonjë bar dhe dëshironi ta provoni përsëri atëherë ne po ju bëjmë me dije se atë shumë lehtë mund ta përgatisni më shtëpi. Receta që po ju sjellim më poshtë është për dy kafe. Përbërësit për Calgona caffe 2 lugë nescafe classic (lugë e madhe e gjellës) 1 e lugë e gjysmë sheqer ( lugë e madhe e gjellës) 2 lugë të mëdha gjelle ujë të nxehtë Procedura Të gjitha këto i hedhim në një enë të thellë dhe i përziejmë me mikser derisa masa të bëhet e trashë, në formë shkume. Nëse doni që pija të jetë e nxehtë shtoni vetëm qumshtë të nxehtë apo ujë të nxehtë, sipas dëshirës. Kurse nëse doni të keni një pije të ftoftë atëhre shtoni akull në gotë si qumsht ose ujë të ftoftë. Fakte interesante Calgona caffe ishte shumë e fmashme në vitet 1970 dhe 80 në Korenë e Jugut. Para prezantimit të ushqimit të shpejtë amerikan, Mc Donalds. Nuk është si karameli, i cili është vetëm i ëmbël. Ajo në fillim ka shije të ëmbël, dhe pastaj ka një shije të hidhur. Kjo e bën atë një pije të përsosur pas ushqimit. Prandaj nëse nuk e keni provuar ende, provojeni!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-disa-ide-per-dhurata/
Qysh me i dite disa ide per dhurata
Qysh me i dite disa ide per dhurata? Për rastet kur keni dashur t’i dhuroni dikuj të afërt një dhuratë kuptim-plot (dhe me gjëra që mund t’i gjeni gati në shtëpi), kjo dhuratë është tamam për ju! Ne kete menyre ju perpos se do te kurseni para, edhe do te dhuroni dicka mjaft unike dhe speciale. Mos harroni se gjithmone ne si njerez duhet ta vleresojme me shume gjestin dhe vleren shpirteore te dhurates. Me shume se sa vleren materiale te saj. Prandaj na besoni kur ju themi se nese e realizoni kete dhurate personi i cili do ta marr do te ndihet shume i lumtur. Ai/ajo do ta dije se eshte me fat qe ju ka ju ne jeten e vet. Ja disa ide per dhurata. Gjeni në shtëpi një kavanoz Merrni nje letër ngjyrë rozë dhe të bardhë, marker të kuqe, një shirit dhe parfum. Xixat janë opsionale. Keto ju duhen qe t’i jepni forme kesaj dhurate! Pastroni kavanozin dhe liheni të thahet anash Merrni letrat e bardh dhe preni në kolona të vogla ku do shkruani nga një gjë të mirë për individin të cilit/cilës i dedikohet dhurata. Shtroni letrat ne tavoline dhe spërkatini me parfum që cdo letër të ketë aromë të këndshme dhe kujtim prej jush. Letrat e palosni një nga një dhe i futni në kavanoz Nëse keni xixa, i derdhni brenda që letrat të spërkaten me vizëllimë dhe fundi i kavanozit të fundrrojë me shkëlqim. Vendosni kapakun dhe e mbështillni kapakun me letrën rozë. Leter në të cilën duhet qenë vizatuar topa të kuq për zbukurim. Pasi që të vendoset letra, të mbështillet gryka e kavanozit me shirit. Mund të spërkatni edhe më shume parfum nga jashtë nëse preferoni dhe gëzoni dhuratën tuaj personale e simbolike! Këto ishin disa ide per dhurata, shpresojmë të ju kemi ndihmuar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-ndihmu-rritjen-e-flokeve-ne-menyre-natyrale/
Qysh me ndihmu rritjen e flokëve në mënyrë natyrale?
Trendi i flokëve të gjata nuk largohet nga moda asnjëherë dhe janë të preferueshme çdo herë. Mirëpo ndodh ndonjëherë të ndjehet nevoja që të shkurtohen dhe ndoshta t’i bini pishman për këtë dhe t`i dëshironi prapa flokët e gjata. Disa mënyra natyrale për ta bërë këtë: Prisni majat rregullisht Shpërlani me ujë të ftohët pas larjes Krihni mirë flokët, nga rrënjët Mos përdorni tharëse dhe elemente të tjera të nxehta Përdorni maska për flokë të paktën një herë në javë Hani ushqimet e duhura që kanë vitaminat e nevojshme Bëji masazh lëkurës Merrni vitamina për flokë
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-disa-fakte-rreth-trurit/
Qysh me i dite disa fakte rreth trurit?
Qysh me i dite disa fakte rreth trurit? Në vazhdimisht bëjmë përpjekje që të kujdesemi për veten tonë në mënyrë që të jetojmë një jetë të shëndetshme. Truri ynë është vërtetë i mahnitshëm. Ju mund të jeni të habitur me atë që truri juaj është i aftë të bëjë pas leximit të këtyre fakteve të çuditshme: Truri nuk ndjen dhimbje. Edhe pse informatat për dhimbje aty procedohen, ai vet nuk ndjen dhimbje. Truri ka nevojë të madhe për oksigjen. Truri juaj kërkon 20% të oksigjenit dhe të kalorive që i merr trupi juaj edhe pse ai ka vetë 2% të peshës totale të trupit tuaj. * 80 % e trurit është ujë. Pra, rëndësia e të qenit i hidratuar, është edhe për shkak të mendjes tuaj. * Sigurisht keni menduar që truri është më aktiv gjatë ditës, por jo, në fakt truri është më aktiv kur ju flini. * Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon rreth 10 Ëat fuqi për të operuar. * Truri juaj mund të ruaj gjithçka çfarë ju shihni, dëgjoni, lexoni, etj. Informatat në trurin tuaj udhëtojnë me shpejtësi të ndryshme. Kjo është arsyeja pse nganjëherë kujtojmë një informacion në minutë e nganjëherë kemi nevojë për më gjatë. Ishin këto gjëra interesante me baza shkencore për trurin. Mund të themi që truri është vet jeta, pa të nuk do të kishte trup as jetë. Dmth. truri është vetë njeriu, vet trupi, e nëse e analizojmë mënyrën e të shkruarit të fjalës truri dhe trupi, shohim që ka dallim të vogël, vetëm një shkronjë.
https://www.dua.com/sq/hapja-e-llogarise-ne-sistemin-online-per-regjistrimin-e-bizneseve-ne-kosove/
Hapja e llogarisë online për regjistrimin e bizneseve
Përdoruesit të cilët paraprakisht nuk kanë llogari të hapur, duhet të krijojnë atë duke klikuar në link-un për regjistrim “Regjistrohu”, në formën për kyçje (Figura 1). Për t’u regjistruar duhet të plotësohen fushat të cilat shfaqen si në vijim, ku edhe është e cekur që duhet të keni një e-mail adresë valide. 1. Emri – Shëno emrin tuaj personal 2. Mbiemri – Shëno mbiemrin tuaj personal 3. Email – Shëno email adresën tuaj valide 4. Telefoni – Shëno numrin tuaj të telefonit përmes të cilit mund të ju kontaktojnë 5. Fjalëkalimi – Shëno fjalëkalimin më të cilin do të i kyçeni më vonë llogarisë tuaj 6. Konfirmo fjalëkalimin – Shëno fjalëkalimin e njëjte si më lartë 7. I’m not a robot – Bëni tik të katrori përkatës Pas plotësimit të të gjitha fushave, klikohet në butonin “Regjistrohu”, më ç ‘rast përdoruesit do ti dërgohet një email, ku i kërkohet që të konfirmojë që ka kërkuar që të hapë një llogari në Sistemin Online për Regjistrimin e Bizneseve. Pas konfirmimit të email-es, përdoruesi mund të kyçet më kredencialet e tij në këtë sistem. Nëse regjistrimi ka qenë isuksesshëm (d.m.th. kur të gjitha të dhënat nëpër fusha janë dhënë saktë nga përdoruesi), shfaqet mesazhi sikurse në figurën vijuese: Në vazhdim është paraqitur skenari, ku përdoruesit mund të dështoj të regjistrohet: Nëse të dhënat, përkatësisht email adresa nuk është e saktë apo është përdorur më herët, përdoruesit i bëhet me dije se duhet të përdorë një email adresë tjetër.
https://www.dua.com/sq/decani/
Decani
Decani ndodhet Përgjatë rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren. Ky qytet i vogël e i pa eksploruar shumë meriton të vizitohet. Deçani ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb dhe Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik. Ndërsa nëpërmjet Gjakovës dhe Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit me Shqipërinë. Decani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe atoantropogjenë të këtij mjedisi parqesin motivet kryesore turistike të tij.  Është atraktive lugina fluvialo-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë. Gjatësia e tij është 40 km dhe ka një pjerrtësi vertikale rreth 2000m. Decani rrethohet me male që kanë liqene akullnajore dhe me lugina të lumenjve. Ato kanë formë të grykës dhe janë shumë tërheqëse për vizitorë.  Kullotat, fauna e pasur dhe ajri i freskët dhe malor i Alpeve Shqiptare, i kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike. Manastiri që i rezistoi shekujve Në luginën e lumit Lumbardhë  është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV Manastiri i Deçanit. Ky manastir gjendet në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Është i mbrojtur edhe nga UNESCO.  Kisha, së bashku me kupolën, është e lartë 32 metra. Nga jashtë, ndërtimi i kishës është përzierje e stileve romake dhe të gotikës. Ndërsa brenda është e mbuluar me vizatime të kombinuara tradicionale të stilit ortodoks të lindjes dhe atij bizantinë.  Arkitekti kryesor i Manastirit të Deçanit ka qenë mjeshtri Fra Vito nga Kotorri. Ai ishte një murg françeskan. Vito e kishte zbukuruar manastirin me shumë elemente të cilat e veçojnë romanikën. Njëkohësisht, manastiri i Deçanit është i pasur me freska nga shekulli XIV. Në arkivin e Manastirit janë ruajtur edhe një numër i madh i dokumenteve nga periudha e perandorisë osmane. Kulla që ruan identitetin e Deçanit Në pjesën e vjetër të Deçanit gjendet Kulla trekatësh e njohur si Kulla e Zymer Himës. Kjo kullë është e ndërtuar në shek. XVIII. Kulla i takoni tipit më të vjetër të kullave. Ajo ka dyshekllëk nga druri dhe shkallë të jashtme për tek odat e banimit në kat. Skema funksionale është tipike. Shtrihet në tri etazhe me këtë përbërje: Përdhesa që është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati i fundit kishte odën e burrave e divahanen.  Ndërtimi është realizuar me gurë lumorë të latuar në skajet e kullës. Lufta e viteve 1998/99 ishte shkatërruese edhe për këtë kullë.  Në vitin 2009 kjo kullë nga OJQ”INTERSOS” me mjetet e dhuruara nga MPJ e Italisë. Pas restaurimit kullës i është kthyer pamja origjinale me disa hapje të reja të cilat ju shërbejnë serviseve të reja të akomoduara për nevojat e tashme të jetesës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cfare-ushqime-me-konsumu-gjate-shtatzanise/
Qysh me dite cfare ushqime me konsumu gjate shtatzanise?
Qysh me dite cfare ushqime me konsumu gjate shtatzanise? Shtatzania është proces shumë delikat. Mënyra se si ushqeheni gjatë shtatzanisë padyshim se ndikon në mbarvajtjen e saj. Ushqimi luan rol të rëndësishëm në shëndetin e nënës por edhe të fëmijës. Prandaj më poshtë mund të lexoni për disa ushqime që janë të domosdoshme për konsumimin shkaku i vlerave ushqimore dhe vitaminave që përmbajnë. Natyrisht uji është i veçantë në këtë listë. Uji  Mos harroni se gjatë shtatzënisë vëllimi i gjakut rritet deri në 1.5 litra. Për këtë arsye është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar mirë. Udhëzimet e përgjithshme sugjerojnë pirjen e rreth 2 litrave ujë në ditë. Mirëpo sasia që ju duhet me të vërtetë ndryshon nga individi. Si një vlerësim paraprak, ju duhet të pini rreth 1-2 litra çdo ditë.  Vezë Kur jeni shtatëzën vezët duhet të jenë pjesë e mënysë tuaj. Vezët përmbajnë proteina dhe yndyra me cilësi të lartë. Gjithashtu përmban shumë vitamina dhe minerale. Vezët janë një burim i madh i kolinës, i cili është thelbësor për shumë procese në trup, përfshirë zhvillimin e trurit dhe shëndetin. Një vezë e vetme e tërë përmban rreth 113 mg kolinë, e cila është rreth 25% e konsumit të rekomanduar ditor për gratë shtatzëna (450 mg). Avokado Edhe nëse nuk jeni mësuar t’i konsumuni, gjatë shtatzanisë ju duhet t’i bëni pjesë të përditshmërisë avokadot. Ata anë të pasura në fibra, vitamina B, vitamina K, kalium, bakër, vitaminë E dhe vitamina C. Yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në ndërtimin e lëkurës, trurit dhe indeve të fetusit, dhe folati mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të tubit nervor. Kaliumi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve, një efekt anësor i shtatzënisë për disa gra. Avokadot përmbajnë më shumë kalium se bananet. Vaj i mëlçisë së peshkut  Vaji nga mëlçia e peshkut është shumë i pasur me acidet yndyrore omega-3 dhe DHA, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e trurit të trurit dhe të syve. Gjithashtu ai përmban përqendrim të lartë të vitaminës D, gjë që shumë njerëz nuk e kuptojnë. Vetëm një lugë gjelle nga ky vaj siguron më shumë se marrja e rekomanduar ditore e omega-3, vitamina D dhe vitamina A. Frutat e thata  Një pjesë e frutave të thata përmban të njëjtën sasi të ushqyesve si frutat e freskëta. Ato kanë kalori, fibra dhe vitamina dhe minerale të ndryshme.Kumbullat janë të pasura me fibra, kalium, vitaminë K dhe sorbitol. Ata janë laksativë natyrorë, duke qenë të dobishëm në lehtësimin e kapsllëkut.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-torte-me-cokollate/
Qysh me përgatitë torte me çokollatë?
A dini me përgatitë torte me çokollatë? Nëse po kërkoni një recetë të shpejtë, të thjeshtë dhe që të kënaq, si ju dhe familjen tuaj, atëherë kjo është receta që bën për ju. Le të shohim atëherë si të gatuajmë torte me çokollatë dhe arra. E përkryer si torte për një ditë të diele, kur keni miq për darkë ose për të festuar një ditëlindje. Përbëresit 300g miell 120g sheqer 100g gjalpë 3 vezë 150g çokollatë të errët 150g arra të grira 15g pluhur për pjekje Lëkura e grirë e një limoni 2 lugë gjellë qumësht sheqer pluhur Udhëzimet Si fillim shkrini çokollatën me gjalpin dhe dy lugë qumësht në një tenxhere të vogël, në zjarr shumë të ngadaltë. E hiqni nga zjarri dhe e lini me një anë të ftohët. Grimconi arrat, i pastroni dhe i grini në pjesë të vogla. I hidhni tek çokollata dhe gjalpi i shkirë duke i trazuar me një lugë të gjithë përbërësit. Në një tas të madh hidhni miellin e situr. Grini lëkurën e një limoni brenda tek mielli dhe shtoni pluhurin për pjekje dhe i trazoni bashkë të gjitha. Merrni dy tase. Në njërin hidhni sheqerin dhe vetëm të verdhat e vezeve, kurse në tjetrin të bardhat e vezëve. I rrihni fortë të verdhat bashkë me sheqerin derisa të ketë shkrirë sheqeri dhe të jetë formuar një strukturë kremoze, e dyfishuar në vëllim. I rrihni fort dhe të bardhat e vezëve, derisa mos të bien nga tasi në momentin kur ju e ktheni atë përmbys.Hidhni tek tasi me sheqer të bardhat e vezëve. I trazoni më shumë delikatesë nga poshtë-lartë. Pastaj shtoni përzjerjen e miellit pak nga pak. Gjithmonë duke e përzier të gjithë strukturën që po krijohet. Në fund shtoni çokollatën e shkrirë me arrat dhe i përzieni të gjithë përbërësit bashkë. Nxeni furrën në 180°C. Lyeni një tepsi të rrumbullaktë me gjalpë, hidhni tortën e përgatitur në të dhe e piqni ne 175°C, për rreth 30 min. Nëse sipërfaqja nxihet shumë por torta s’është pjekur akoma, i vendosni sipër një copë leter alumini. E hiqni tortën nga furri, e lini të ftohët që të kullojë. Vendoseni në një pjatë të madhe dhe e shërbeni duke e pudrosur sipër me sheqer pluhur, me &am
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-zgju-me-lehte-nga-gjumi/
Qysh me u zgju më lehtë nga gjumi?
Shpesh mund të dëgjojmë se si drejtorët e ndërmarrjeve zgjohen para orës 6 të mëngjesit, po ashtu thuhet se njerëzit më të suksesshëm janë ata që zgjohen herët, që edhe është e logjikshme. Nëse zgjoheni herët, më pak kohë do të kaloni në gjumë, por do të keni më shumë kohë në dispozicion për aktivitete të gjata dhe frytdhënëse. Gjatë paradites është periudha kur keni më së tepërmi kontroll mbi veten tuaj. Me kalimin e ditës, përqendrimi bie, ndërsa është pak e besueshme që ndërmjet orëve 17:00 dhe 20:00 të ndodhë diçka me rëndësi. Kur të shkoni në shtrat? Çka nëse nuk jeni të lodhur edhe deri në orën 01:00 pas mesnate? Kjo është në rregull. Vetëm mendojeni se në mëngjes do të zgjoheni të lodhur. Ajo që duhet të bëni është që ta shtyni veten të flini edhe atëherë kur nuk jeni të lodhur. Prandaj, zgjohuni çdo ditë në të njëjtën kohë dhe gjithçka do të jetë në vendin e vet. Gjeni ritmin: Ndoshta jeni mësuar që çdo mbrëmje të flini nga 8 orë. Nëse e mësoni organizmin tuaj, më pak kohë do t’ju nevojitet për pushim. Provoni të flini 7 orë e gjysmë, derisa të gjeni ritmin që ju përshtatet. Gjeni arsye: Nëse nuk keni ndonjë arsye të fortë që të zgjoheni herët nga shtrati, kurrë nuk do t’ia arrini një gjëje të tillë. Arsye mund të jetë shkuarja në palestër, përfundimi i një projekti të lënë në gjysmë, kafeja e mëngjesit, apo edhe gazeta. Rrezet e diellit: Do të ishte mirë që të keni hapësirë për rrezet e diellit që të depërtojnë brenda. Kur është errësirë, organizmi juaj prodhon hormonin e gjumit melatoninë. Nga ana tjetër, drita ndërpret këtë proces dhe i dërgon sinjal trurit tuaj se është koha të zgjoheni. Jo gjumë pas alarmit: Gjithmonë do të mendoni “vetëm edhe 10 minuta”. Momentin e ardhshëm e keni kuptuar se gjumi ju ka kapluar dhe jeni vonuar për në punë rreth 1 orë e gjysmë. Mos flini pak: Nëse fle pak disa pjesë të trurit, ose më saktë neuronet, mund të hyjnë “në grevë” dhe ndërsa je zgjuar, mund të flenë edhe për pak çaste, me rrezikun që mund të gabosh në atë që po bën. Zbulimi është bërë nga një studim italian i kryer mbi minjtë. Në kafshët që ishin pa gjumë, disa neurone në tru binin përkohësisht në gjumë, duke bërë që ato të kishin vështirësi motorike.
https://www.dua.com/sq/fields-of-war/
Fields of War
Fields of War (Fushat e luftës) filmi britaniko-kosovar ka të bëjë me një fshat të vogël ku jetojnë serbë dhe shqiptarë. Çfarë ndodh me të rinjt e fshatit kur lindin thashetheme të frikshme për serbë vrasës? Dhe cilat janë pasojat për të moshuarit? Autori i filmit, Jimi Tihofsi (1971, i rritur në rajonin e Podujevës) thotë: “I shihni fqinjët tuaj që dje ju thanë ‘Përshëndetje’ dhe sot janë gati të ju qëllojnë”. Jimi, ju filluat ta shkruani këtë film tashmë në 2002. Pse për luftën, dhe jo diçka më të gëzuar? “Lufta ndikoi shumë tek unë, nga këndvështrimi: Pse luftuam? Jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi duke folur për kudo në botë. Si të kthehemi në armiq dhe pse? Papritmas, nuk i shihni më fqinjët tuaj si njerëz të pafajshëm. Ata që jetonin pranë teje ishin dikur mjaft të këndshëm, por papritmas i sheh me automatik. Filloni të dyshoni për secilin dhe filloni të mendoni gjatë gjithë kohës: Jeni ju ose ai.” Ku ndryshon Fushat e luftës nga filmat e tjerë për luftën e Kosovës? “Unë nuk kam bërë një film ku bëhet fjalë për ushtritë ose për politikanët. Ky film ka të bëjë me atë që ndodh me fqinjët që nuk duan të luftojnë. Për atë që u ndodh civilëve dhe çfarë duhet të kalojnë. Dhe si shkatërrohen miqësitë dhe lagjet.” Ata nuk i pranojnë disa keqbërje Filmi(Fields of War) nuk është shumë bardhë dhe zi për sa i përket paraqitjes së shqiptarëve si të mirë dhe serbëve si të këqij. Mund ta imagjinoj që disa njerëz kanë probleme me këtë. “Çështja me ne shqiptarët është se ne ende nuk ndihemi të sigurt nga serbët, sepse serbët nuk kanë bërë asgjë për të shëruar plagët. Ata nuk i pranojnë disa keqbërje. Edhe pse e gjithë bota e pa atë që ata bënë, ndonjëherë pothuajse ndihet që bota nuk e beson atë. Për shkak se serbët janë në një lloj mohimi. Kjo është arsyeja që nuk lejon që shqiptarët të reflektojnë në të vërtetë për çdo lloj veprimi të mirë që serbët kanë bërë kudo. Kjo është përse shumë shqiptarë pothuajse refuzojnë ta njohin historinë për Boro dhe Ramizin. Duke folur politikisht, kur bëhej fjalë për momente vendimtare në histori, serbët u ndikuan nga idetë e tyre nacionaliste. Kjo është arsyeja pse shqiptarët e kanë jashtëzakonisht të vështirë të mendojnë për serbët e mirë. Ata thonë: ‘Nuk mund të flasim për këtë, sepse kemi peshk më të madh për t’u skuqur’. Kur të shihni kaq shumë fqinjë tuaj që dje ju thanë ‘Përshëndetje’ dhe sot janë gati të ju qëllojnë, atëherë është pothuajse e pamundur të mendosh se kishte një Boro mes serbëve. Duket e pabesueshme. Si mund ta bësh këtë film? Nuk është koha Mbaj mend një djalë shumë të pasionuar shqiptar në Zvicër, i cili më tha: ‘Si mund ta bësh këtë film? Nuk është koha’. Unë e kuptoj atë. Por unë nuk jam politikan, nuk po bëj një film propagandistik. Nuk është një dokumentar.” Të gjithë aktorët janë shqiptarë. Si ishte për ata që duhej të luanin personazhe serbë? Sidomos ata që luajtën njerëzit të këqij? “Një aktor, i cili jetoi në Prishtinë gjatë luftës, duhej të luante një djalë të keq serb. Njëherë ai tha diçka si: ‘Unë thjesht po i imitoj. Unë thjesht bëj si na bënë ata në luftë’.” Ju keni punuar me aktorë të njohur kosovarë që i përkasin brezit të vjetër, siç është Selman Jusufi, dhe me aktorë të rinj premtues si May-Linda Kosumovic. Si do ta përshkruanit përvojën tuaj me ta? “Në Kosovë, aktorët më të vjetër ndonjëherë quhen ‘old school’. Nuk do ta quaja ashtu. Unë do të thoja që përvoja e aktorëve më të vjetër vjen kryesisht nga teatrot. Ata kishin energji të ndryshme dhe ishin shumë profesionistë për sa i përket aktrimit. Ishin shumë të mirë. Brezi i ri ishte gjithashtu profesionist dhe ishte më i drejtuar ndaj aparatit fotografik.” A do të dëshironit t’ia tregonit filmin audiencës serbe? “Po, pse jo? Takova një producent serb i cili tregoi interes të madh për filmin Fields of War. Nuk më pëlqen të krijoj diçka që do të kishte kufizime për këtë apo atë audiencë. Ju krijoni se si frymëzoheni. Unë nuk mendoj në baza lokale: kjo është nga ne dhe vetëm për ne.” Fushat e Luftës është film me regji të britanikut Alan M. Trow, shkruar nga Jimi Tihofsi, i cili gjithasht luan në film. Në këtë film paraqiten aktorët: Selmani Isufi, Melihate Qena, May-Linda Kosumovic, Bislim Muqaj e Furtuna Aliu. Shumica e skenave janë xhiruar në fshatin Pollatë, i cili është afër kufirit me Serbinë. Filmi është aktualisht në dispozicion në internet në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Shpresojmë që vitin e ardhshëm edhe në Ballkan.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rrit-nje-femije-me-aktiv/
Qysh me rrit nje femije me aktiv?
Qysh me rrit një fëmijë më aktiv? Një fëmijë më aktiv është sfidë por edhe bekim. Nëse në bregun e çdo pishine, i shohim gjithnjë disa fëmijë të cilët vazhdimisht i shikojnë të tjerët duke lozur. Disa prej tyre janë vetëm duke pushuar por shumica nga ta bëjnë pjesë në grupin e fëmijëve të cilët janë më të tërhequr. Ky fenomen mund të shihet jo vetëm në pishinë por edhe çdo kund tjetër. Disa fëmijë nuk përfshihen me të tjerët, jo sepse nuk duan por sepse iu mungon vetëbesimi për ta bërë këtë. Kështu, ata qëndrojnë të tërhequr dhe jo aktiv për jetën që i rrethon. Por, cili prind nuk do të donte që fëmija i tyre të ishte më “i gjallë”, komunikues dhe të kishte vetëbesim. Jeni model i jetës për femije me aktiv Siç janë prindërit, bëhen dhe fëmijët. Kjo shprehje e vjetër është më se e vërtetë. Ju si prind shërbeni si model se si fëmija juaj duhet të sillet kur përballet me jetën. Prandaj, është e rëndësishme që ju të organizoni aktivite te sportive dhe të lozni bashkë me fëmijët tuaj. Të jeni komunikues dhe t’i përfshini ata në aktivitetet ditore të jetës tuaj. Kështu, ata do të duan ta ndjekin shembullin tuaj dhe nuk do të kenë probleme në jetën e tyre të përditshme kur bëhet fjalë për t’u afruar me të tjerët. Përballni me ndryshimet Mendoni për ata fëmijë të cilët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë duan. Mësoni ata që të mos frikësohen nga ndryshimet në jetën e tyre dhe të ngecin duke bërë një jetë rutine. Mësoni fëmijët tuaj që të eksperimentojnë gjëra të ndryshme për të zbuluar se çfarë iu pëlqen e çfarë jo. Bëhuni avokat Mos u frikësoni që ta ngrini zërin ndaj padrejtësive. Mbroni veten dhe fëmijët tuaj në mënyrë që edhe ata ta mësojnë këtë gjë nga ju dhe mos ta ulin kokën më vonë në jetën e tyre. Nëse vet jeni aktiv do të keni fëmijë edhe më aktiv.