url
stringlengths
28
112
originalTitle
stringlengths
5
89
originalContent
stringlengths
128
17.5k
https://www.dua.com/sq/si-sherohet-anemia/
Si sherohet anemia?
Si sherohet anemia? Anemia është një gjendje në të cilën nuk ka mjaft qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut për të mbajtur oksigjen të mjaftueshëm në indet e trupit. Lajmi i mirë është se në fazat e para anemia mund të luftohet me ushqim të shëndetshëm. Qysh me shëru aneminë duke përdorur frutat. Më poshtë shihni Si sherohet anemia dhe ju sjellim disa ushqime që duhet t’i konsulmoni nëse jeni anemik. Si sherohet anemia me Hurma Hurmë njëqind gramë hurma përmban 0,90 mg hekur. Konsumimi i rregullt i hurmës do të rrisë hemoglobinën në trup dhe do e ndihmojë aneminë.  Hurma është e pasur edhe me kalcium, bakër, magnez dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Molla Mollat përmbajnë hekur dhe komponentë të tjerë që rrisin nivelet e qelizave të kuqe në gjak. Ti shtoni panxhar mollës do të përforconi efektin e saj pasiqë përmban fibra, potasium dhe acid folik. Përgatiteni këtë duke tharë panxharin dhe duke ia heq lëvozhgën. Përziej panxharin me lëngun e mollës. Spinaqi Kjo bimë e gjelbër është e pasur me vitaminë A, E, C dhe B9, përmban minerale si hekuri dhe kalciumi. Të hani një tas me spinaq në ditë, do e shëroni aneminë. Ju konsumoni rreth 3,2 mg hekur vetëm nga gjysma e tasit, i cili përmban edhe acid oksalik që ndikon në aftësinë e trupit për të absorbuar hekurin. Majdanoz Majdanozi është një burim i shkëlqyer i hekurit. Një lugë majdanoz të tharë përmban rreth 5,5 mg hekur. Kjo sasi e vogël mund të japë sasinë e nevojshme që trupit i nevojitet në një ditë. Majdanozi gjithashtu është i pasur me vitaminë C, kjo gjë mund të luftojë disa nga simptomat e anemisë.
https://www.dua.com/sq/filma-historik/
Filma historik
Filma historik, edhe pse mund t’ju duket si diçka e pazakontë, në të vërtetë ka plot raste kur Hollywood është frymëzuar nga histori shqiptare Këto filma kanë qënë po aq të sukseseshëm dhe interesantë sa vet historitë mbi të cilat janë bazuar.  Për sot do t’ju sjellim tre filma interesantë, që ndoshta nuk i keni dëgjuar apo nuk e keni ditur se janë bazuar në histori të vërteta shqiptare. 5 Fingers (Operation Cicero) 5 Fingers, i njohur edhe si Five Fingers, është një film spiun amerikan i vitit 1952, drejtuar nga Joseph L. Mankiewicz dhe prodhuar nga Otto Lang. Skenari i Michael Wilson u bazua në librin Operacioni Cicero (origjinal gjermanisht: Der Fall Cicero botuar në vitin 1950) nga Ludwig Carl Moyzisch. Filmi është i bazuar në historinë e vërtetë të shqiptarit Iliaz Baznës, një nga spiunët më të famshëm të Luftës së Dytë Botërore. Ai punoi për nazistët në 194344 ndërsa ishte i punësuar si ‘butler’ i ambasadorit britanik në Turqi, Sir Hughe Montgomery KnatchbullHugessen. Ai përdori si kod emrin Cicero. Puna e tij ishte të fotografonte dokumente të fshehta dhe t’ia jepte filmat Franz von Papes, ishkancelarit gjerman, i cili në atë kohë ishte ambasador gjerman në Ankara. Ndërmjetësi i tyre ishte Moyzisch. Filmi përfundon me një twist, edhe ky bazuar në ngjarjen e vërtetë, megjithatë ju nxisim ta shihni filmin për të ditur më tepër. Një nga ata filma historik më të mirët. Filmi u nominua për dy Academy Awards, Drejtori më i Mirë për Mankiewicz dhe Skenari më i Mirë për Wilson. Ata fituan Golden Globe për Skenarin më të Mirë dhe Edgar Award për Skenarin më të Mirë të Misterit. Hostage (Pengmarrja) Filmi Hostage i vitit 2004 nga rregjizori Constantinos Giannaris  është i bazuar në ngjarje reale. Një i ri emigrant shqiptar i quajtur Helion, merr peng një autobus ndërkombëtar që kishte itinerarin e përditshën për në veri të Greqisë. Duke nxjerrë një armë dhe një granatë, ai lejon që shumica e pasagjerëve të largohen, por mban peng shtatë prej tyre. E vetmja gjë që ai kërkon si shpërblim dhe një kalim i sigurt në vendin e tij. Ngjarja transmetohet drejtpërdrejt në televizionin kombëtar. Gjatë një pjese të mirë të udhëtimit ata janë të rrethuar nga një kolonë mediash, të afërm të dëshpëruar, kalimtarë dhe makina policie. Autobusi kalon në Shqipëri, dhe një komb i tërë mban frymën…Kjo ngjarje, në fakt, ndodhi në vitin 1999 dhe tronditi mbar opinion grek dhe shqiptar. Ngjarja sigurisht nuk pati një fund të mirë. War Dogs War Dogs është një film Amerikan biografik, komedikrim i vitit 2016. Drejtuar nga Todd Phillips dhe shkruar nga Phillips, Jason Smilovic dhe Stephen Chin. Bazuar në një artikull në Rolling Stone nga Guy Lawson, si dhe kujtimet e Efraim Diveroli “Once a Gun Runner” siç edhe njihet. Ngjarja në fakt nuk ka të bëj me ndonjë shqiptar drejtpërdrejt, por ka lidhje me trafikun e armëve në Shqipëri pas periudhës komuniste. David Packouz dhe Efraim Diveroli, fitojnë një kontratë 300 milion dollarëshe nga Pentagoni për të armatosur aleatët e Amerikës në Afganistan. Problemi qëndron se ata nuk i kanë armët, ndaj drejtohen në Shqipërinë e asaj kohe për të marrë armët e nevojshme. Armët rezultojnë të jenë prodhim Kinez, megjithatë sasia e tyre është më tepër se sa ata prisnin. Një nga ata filma historik më të mirët. Çështja famëkeqe e tregtisë së armëve shkakton edhe një nga tragjeditë më të mëdha të Shqipërisë, që është ajo e Shpërthimeve të Gërdecit ne vitin 2008. Megjithëse, në film kjo gjë nuk përmendet dhe vazhdon të ngelet spekulative dhe e fshehur nën mister edhe në vendin tonë. Jonah Hill, në rolin e Efraim Diverolit, nominohet për një Golden Globes për performancën e tij në film.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-cilat-ushqime-nuk-kane-nevoje-te-futen-ne-frigorifer/
Qysh me dite cilat ushqime nuk duhet te futen ne frigorifer?
Ju duhet të dini se janë disa ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer. Edhe pse frigoriferi është pajisja shtëpiake që ka rolin më të rëndësishëm gjatë stinës së verës, disa ushqimeve s’ju duhet ai. Këto ushqime janë: Qepa Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura. Mbajini qepët në vend të freskët e të thatë, pasi frigoriferi i zbut dhe një sekret tjetër për qepët është se ato nuk duhet ti lini afër patateve pasi ato do të prishen më shpejt. Kafeja Të lësh kokrrën e kafesë apo vetë kafenë në frigorifer është gabim. Një pjesë të madhe të saj vendoseni në ngrirje, ndërsa një pjesë të vogël në një vend të freskët e të errët. Vaji i ullirit Nëse ju do e vendosni në frigorifer atë, atëherë ai do të trashet duke marrë trajtën e gjalpit. Prandaj frigoriferi nuk i duhet vajit të ullirit. Patatet Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra. Kjo pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshten në sheqer shumë shpejt. Do të ishte më mirë t’i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë. Domatet Domatet e humbin të gjithë shijen e tyre në frigorifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes. Borziloku Borzilokun duhet ta mbani në një gotë me ujë të freskët, njësoj si lulet, nëse e vendosni në frigorifer ai do të prishet më shpejt dhe do të marrë erë. Mjalti Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome. Hudhra Nëse e vendosni në frigorifer ajo do të fillojë të hapet dhe të do të forcohet. Për të shmangur prishjen dhe mykjen e tyre duhet t’i ruani në vend të thatë dhe të freskët. Buka Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën. Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-transferu-kredi-ne-vala/
Qysh me transferu kredi ne Vala?
/*! elementor - v3.18.0 - 20-12-2023 */ .elementor-widget-text-editor.elementor-drop-cap-view-stacked .elementor-drop-cap{background-color:#69727d;color:#fff}.elementor-widget-text-editor.elementor-drop-cap-view-framed .elementor-drop-cap{color:#69727d;border:3px solid;background-color:transparent}.elementor-widget-text-editor:not(.elementor-drop-cap-view-default) .elementor-drop-cap{margin-top:8px}.elementor-widget-text-editor:not(.elementor-drop-cap-view-default) .elementor-drop-cap-letter{width:1em;height:1em}.elementor-widget-text-editor .elementor-drop-cap{float:left;text-align:center;line-height:1;font-size:50px}.elementor-widget-text-editor .elementor-drop-cap-letter{display:inline-block} Qysh me transferu kredi ne Vala? Ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim në Vala që të transferojnë një shumë të caktuar së kredisë së tyre tek konsumatorët e tjerë me karakteristika prepaid (parapagesë). Udhëzimet për të transferuar kredinë prej llogarisë suaj në Vala me parapagim në një llogari tjetër me parapagim janë këto: Shtypni si vijon: *121*44xxxxxx* shuma e kredisë *pinkodi# dhe konfirmojeni duke shtypur butonin për thirrje. Do te merrni një mesazh konfimimi për të autorizur këtë transfertë. Nese informacioni është në rregull atëherë konfirmojeni. Do të merrni prapë një tjetër mesazh për transferimin e kredisë me sukses.. VËREJTJE Ky mesazh konfirmimi nuk do të ruhet në mobilin e juaj. Porosia po ashtu do t`i dërgohet edhe pranuesit të kredisë si njoftim për këtë transfertë dhe shumën. Demonstrim i transferit për kredi në Vala Për të transferuar kredinë me vlerë prej 5€ nga numri 044111xxx në numrin 044xxxxxx duhet të shtypni si në vijim: *121*44xxxxxx*5*00000# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin për thirrje, ku: *121 – Kodi per qasjen e këtij shërbimi *44xxxxxx* – Numri i destinimit për transfer *Pinkodi# – Pin numri personal i cili mund të modifikohet (Shif MODIFIKIMI I PIN-it) MODIFIKIMI I NUMRIT PIN (PINCODE) Udhëzimet për të modifikuar PIN numrin: Shtypeni *102* pinkodin *pinkodin e ri # Demonstrim i modifikimit të numritpin: Shtypni *102*00000*12345*12345# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin per thirrje, ku: *102* është kodi për qasjen e këtij shërbimi *00000* është pin kodi i vjetër *12345* është kodi i ri i selektuar ME RËNDËSI: Transferimi i kredisë lejohet vetëm në vlera të plota prej minimum 1 Euro deri në maksimum 5 Euro. Vlefshmërua e kredisë së transferuar për të gjitha shumat është 30 ditë aktive dhe 30 ditë inaktive. Numri marrës për transferin e kredisë duhet të shtypet me prefiksin ‘44 ’, jo me 044 apo pa 044. PIN-i për të gjithë parapaguesit e Valas është 00000 (pesë zero). Për të modifikuar PIN-in (Shifko MODIFIKIMI I NUMRIT PIN). Kostoja e një transferte është 8 cent. Minimumi i kredisë që parapaguesi duhet ta këtë në llogari për të lejuar aprovimin e transfertës së kredisë është 1.20 €. PIN-i i modifikuar sipas dëshirës mund të jetë minimumi 2 shifra dhe maksimumi 5 shifra. Modifikimi është pa pagesë. VIDEO: Qysh me transferu kredi përmes telefonit në Vala?
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sallate-me-mish-pule-dhe-perime/
Qysh me përgatit sallatë me mish pule dhe perime?
Një sallatë me mish pule është një racion shumë i shëndetshëm dhe i përshtatshëm për secilin vakt ushqimi. Recetë e shijshme, por mbi të gjitha e shëndetshme dhe e ushqyeshme.  Ndoshta një nga recetat më të lehta kur bëhet fjalë për piaten kryesore. Prandaj mos u bëni merak. Edhe nëse nuk jeni ekspert në kuzhinë një salltë pule me mish do ta përgatitni pa problem. Më poshtë do t\’ju tregojmë se si mund ta përgatisni. Përbërësit për sallatë me mish pule  400 gram mish pule, 150 gram lëvozhga soje, 5 fletë sallate jeshile, një lugë vaj ulliri, një tufë presh, 3 lugë salcë soje, një lugë mjaltë, pak limon, kripë dhe piper. Përgatitja: Së pari mishin e pulës priteni në kubik dhe fërgojeni në vaj të nxehtë derisa të filloj e të lëshoj pak lëng. Pastaj preshin lajeni dhe priteni në rrathë të hollë. Ndërkaq në anën tjetër lakrën lajeni dhe priteni në pjesë të vogla. Në një enë të madhe për sallatë përzieni lakrën, preshin, lëvozhgat e sojës dhe mishin e pulës. Pastaj përgatisni salcën e sallatës, duke përzier mjalt, sojë, vaj ulliri dhe limon, krip dhe piper. Hidhjani sipër sallatës dhe përzjeni mirë të gjithë përbërësit. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-pure-me-karrota-te-pjekura/
Qysh me përgatit pure me karrota të pjekura?
A keni provuar ndonjëherë pure me karrota? Besoni ose jo, ato janë shumë të shijshme. Mbi të gjitha janë edhe të pasura me vitamina. Ato janë të përshtatshme edhe për fëmijë. Prandaj ne po ju sjellim recetën e thjeshtë për pure me karota të pjekura të cilën do ta adhuroni. Mos hezitoni ta provoni! Përbërësit për pure me karrota 700 g karota; ½ filxhani qumësht të ngrohtë; 3 thelpinj hudhre; 2 lugë vaj ulliri; 1 lug gjalpë; 1 lugë e vogël lëng limoni; ¼ e lugës qimjon të bluar; ¼ e lugës arra muskati; kripë; piper; Përgatitja Së pari karotat pastrojini, hidhini në enë për pjekje. Pastaj lyeni me vaj ulliri dhe qitni qimjon, arra muskati, kripë dhe piper. Në enën për pjekje shtoni edhe 3 thelpinj të plotë hudhre. Pastaj piqini në 220 gradë Celsius rreth 25 minuta, përkatësisht derisa karotat të marrin ngjyrë të lehtë të gështenjtë. Kujdes të mos e teproni në mënyrë që puret të dalin ashtu si duhet. Kur karotat të ftohen pak, me ndihmën e mikserit shndërroni në pure. Shtoni thelpinjtë e qëruar të hudhrës, gjalpin, lëngun e limonit dhe aq qumësht të ngrohur sa të jetë e nevojshme që të përgatitni pure të konsistencës së dëshiruar – përafërsisht gjysmë filxhani.
https://www.dua.com/sq/thenie-interesante/
Thenie interesante qe duhet t’i lexosh
Po kërkon thenie interesante? Ke ardhur në vendin e duhur. Tabela e PërmbajtjesThënie interesante për jetënThënie interesante për jetën si gruaThënie interesante për dashurinëThënie interesante për punënThënie interesante për motivim në punëThënie interesante per lumturinë Secili prej nesh lëmë një trashëgimi pas vetes. Disa lënë veprat, disa shtëpi që i mbijetojnë kohës, e për disa të tjerë, ato që i shkruajnë në letër janë aseti më i madh i tyre. Thëniet janë ato që mund të frymëzojnë, sfidojnë dhe bëjnë që të ndjehemi të lidhur me atë që kanë menduar dhe shkruar autorët. Megjithatë, nga të gjitha thëniet e krijuara, vetem ato që janë të vërteta dhe të ndjera nga lexuesi i rezistojnë brezave – sepse ato janë të qëndrueshme dhe i japin lexuesit një pikëpamje më të thellë për jetën. Kjo është arsyeja pse, thëniet e njerëzve të ndritur të kohërave të ndryshme janë akoma aktuale dhe frymëzuese edhe sot. Më poshtë mund të gjesh thënie interesante sa i përket tri aspekteve të rëndësishme në jetën e secilit – jetës, dashurisë, dhe punës. Thënie interesante për jetën Nuk ka pendesa në jetë. Ka vetëm mësime. – Jennifer Anniston Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj. – Charles Suindoll Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë. – Grandma Moses Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet. – Sokrati Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma. – Maya Angeloi Thënie interesante për jetën si grua “Gruaja është arkitektja e vërtetë e shoqërisë.” – Harriet Beecher Stowe “Unë jam e ashpër, ambicioze, dhe e di saktësisht çfarë dua. Nëse kjo më bën një femër të keqe, në rregull.” – Madonna “Një grua është si një thes çaji – nuk mund të kuptosh sa e fortë është derisa ta vendosësh në ujë të nxehtë.” – Eleanor Roosevelt “Nuk ka limit për atë që ne si gra mund të arrijmë.” – Michelle Obama “Gruaja është qetësuesi i padukshëm i talenteve në botë.” – Hillary Clinton Thënie interesante për dashurinë Dashuria fillon aty ku nuk pritet asgjë në këmbim. – Antoine de Saint-Exupery Unë të dua jo për atë që je, por për atë që jam kur jam me ty. – Gabriel Markez Sa lumturi e madhe është të duash dhe të të duan. – A.P. Çehov Dashuria është e vetmja gjë që e bën njeriun më të fortë, gruan më të bukur, mashkullin më të sjellshëm, shpirtin më të lehtë dhe jetën më të bukur. – Friedrich Nietzsche Aty ku ka shumë dashuri, ka shumë gabime. Aty ku nuk ka dashuri, gjithçka është e gabuar. – Thomas Fuller Thënie interesante për punën Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën. – Steve Jobs Ndërto ëndrrat e tua, ose dikush do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre. – Farrah Gray Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë. – Henry Ford Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet. – Aristotel Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi. – Bill Cosby Thënie interesante për motivim në punë “Mos shikoni orën; bëni atë që bën ajo. Vazhdoni.” – Sam Levenson “Nuk kam dështuar. Vetëm kam gjetur 10,000 mënyra që nuk punojnë.” – Thomas A. Edison “Besoni se mund të arrini dhe jeni në gjysmë të rrugës” – Theodor Roosvelt “Zgjidhni një punë që e doni dhe nuk do të keni asnjë ditë punë në jetën tuaj.” – Konfuciu “E ardhmja varet nga ajo që bëni sot.” – Mahatma Gandhi Thënie interesante per lumturinë Lumturia varet nga ne vetë. – Aristoteli Lumturia është kur ato që mendon, ato që thua dhe ato që bën janë në harmoni. – Mahatma Gandhi Momentet e lumturisë që përjetojmë na kapin në befasi. Nuk është se i kapim ato, por ato na kapin neve. – Ashley Montagu Për çdo minutë që je i zemëruar, humbet gjashtëdhjetë sekonda të lumturisë. – Ralph Waldo Emerson Gjëja më e rëndësishme është të gëzohesh me jetën tënde – të jesh i lumtur. Kjo është e gjithë që ka rëndësi. – Audrey Hepburn
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-simptomat-e-mbidozes-ne-kafeine/
Qysh me i ditë simptomat e mbidozës në kafeinë?
Kafeja është rituali i mëngjesit i thuajse të gjithë njerëzve dhe shumë të rritur, adoleshentë dhe madje edhe fëmijë përdorin pije energjie, ose kafe për të nisur ditën e tyre.  Derisa një filxhan kafe mund të ndihmojë të jeni më të përqendruar, mbidoza e kafeinës mund të rezultojë vdekjeprurëse. Simptomat e mbidozës së kafeinës: Vështirësi në frymëmarrje Sipas studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon kafeina rrit presionin e gjakut, por ua bën më të vështirë procesin e frymëmarrjes duke mos furnizuar si duhet trurin me oksigjen. Nëse ndjeni që mezi mbusheni me frymë, mos e pini më kafen por konsumoni diçka Dridhje të gjymtyrëve Mbidoza e kafeinës shkakton dridhje të pavullnetshme të duarve. Prija e disa gotave ujë dhe të ngrënit diçka do të ndihmojë që organizmi juaj të stabilizohet. Marramendje dhe ndjesia e të vjellës Marramendja, ndjesia e të vjellës, diarreja mund të ndodhin kur trupi merr më shumë kafeina nga se duhet. Sasi të mëdha të kafeinës mund te ju shkaktojnë dehidratim, duke shkaktuar marramendje dhe përzierje. Kafeina stimulon zorrën e trashë dhe sistemin tretës Rrahje të shpejta të zemrës Kafeina stimulon ritmin e zemrës tuaj. Për shumicën e njerëzve, ky efekt nuk është vdekjeprurës, por për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kjo gjendje mund të shkaktojë atak kardiak. Pagjumësi Një filxhan kafe në mëngjes mund te ju ndihmojë të filloni ditën, por një filxhan Kafeina në mbrëmje do t’ju lërë gjithë natën pa gjumë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kujdes-per-lekuren-pas-moshes-25-vjecare/
Qysh me u kujdes per lekuren pas moshes 25 vjeçare?
Mesi i të njëzetave sjell një numër ndryshimesh – në marrëdhëniet tona, në karrierën tonë, lëkurën tonë dhe në trupin tonë! Pas moshës 25 vjeç, lëkura fillon të tregojë shenja të plakjes. Pore të dukshme, thatësi, rrathëe të errët, vijave të holla dhe rrudhave. Grimi është një zgjidhje e përkohshme për një problem të përhershëm. Prandaj këtu janë disa këshilla të thjeshta për kujdesin e lëkurës pas i t’i mbushni 25 vjet që mund t’ju ndihmojnë të dukeni më e re, e gjallë dhe e freskët. Pastroni fytyrën  Kjo është shumë e rëndësishme për lëkurën. Gjithmonë zgjidhni një pastrues që i përshtatet llojit tuaj të lëkurës. Ka shumë marka në dispozicion. Përdorni atë që funksionon më mirë për ju. Një pastrues i mirë do të pastrojë poret dhe papastërtitë tërësisht. Dhe gjithashtu do të heqë gjurmët e vajit duke e lënë lëkurën tuaj të butë, të freskët dhe të pastër. Pastrimi duhet të bëhet dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë para se të shkoni në shtrat. Tonifikoni lëkurën tuaj Tonifikimi është një pjesë e rëndësishme e çdo rutine të kujdesit për lëkurën. Pasi të keni pastruar plotësisht lëkurën, përdorni një toner të mirë për të mbyllur poret, për të shtrënguar lëkurën dhe për të hequr dhjamin që mund të mbetet pas pastrimit. Shumë tonerë janë në dispozicion në treg. Ju mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë. Uji i trëndafilit është toneri më i mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Hidratoni lëkurën  Lëkura kërkon shumë lagështirë ndërsa plaket. Me kalimin e kohës, lëkura fillon të ndjehet e thatë dhe e ngushtë. Pra, duhet ta hidratoni me një krem ​​hidratues të mirë që do t’ju japë një strukturë më të butë të lëkurës. Tregu është i mbushur plot me krem ​​hidratues, shikoni përreth dhe blini një produkt që është formuluar veçanërisht për llojin tuaj të lëkurës. Sigurohuni që kremi juaj hidratues siguron lagështimin maksimal dhe mbron lëkurën nga plakja e hershme. Dhe mos harroni të lagni qafën tuaj! Mos harroni maskat për fytyrë Nësë doni të keni lëkurë të shëndetshme patjetër se duhet të përdorni maska për lëkurë. Edhe nësë gëzoni një lëkurë të pastër dhe të shëndetshëm përdorimi i maskave është i domosdoshëm. Makat mund t’i blini por edhe t’i përgatitni vet në kushte shtëpie. Vezët, mielli, mjalti, sheqeri, kafja e vaji i kokosit janë përbërës që mund t’i kombinoni në mënyra të ndryshme mes vete për lëkurë të shëndetshme e të shndritshme. Produkte kundër plakjes Shumica e produkteve kundër plakjes kanë përbërës që ndihmojnë për të luftuar shenjat e plakjes. Ju mund të filloni të përdorni produkte kundër plakjes në mes të të njëzetave, por është më mirë t ‘i bëni ato një pjesë të rutinës tuaj të kujdesit për lëkurën kur jeni në të tridhjetat tuaja Këto produkte parandalojnë shfaqjen e vijave të imëta dhe rrudhave. Ata gjithashtu inkurajojnë prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës. Ju duhet të kërkoni produkte që përmbajnë acide hidroksil Alpha (AHA), Retinol, Vitaminë A, Vitaminë E, Vitaminë C dhe përbërës të tjerë natyralë. Ju duhet të ndiqni udhëzimet e prodhuesit, të shtypura në paketim, ndërsa përdorni këto produkte.
https://www.dua.com/sq/sheqeri-armiku-i-shendetit-ndryshojne-rregullat-e-ushqyerjes-per-femijet/
Sheqeri armiku i shëndetit – rregulla të reja për fëmijët
Sheqeri armiku i shëndetit – ndryshojnë rregullat e ushqyerjes për fëmijët. Mes karameleve që dhuron gjyshja, ëmbëlsirave që bën mami në shtëpi dhe pijeve me gaz që lejon babi të dielave, fëmijëria e shumë vogëlushëve kthehet në një mbretëri të artë të ëmbëlsuar nga ledhatimet e familjes dhe nga shumë e shumë sheqer. Nëse deri tani pediatrit nuk kanë qenë dhe aq të rreptë në lidhje me sheqerin në ushqimin e fëmijëve, tashmë një studim i American Heart Association ka vënë alarmin: sheqeri u dashka ndaluar. Në kohën kur obeziteti sa vjen e përhapet, prindërve të sotëm u këshillohet të mos u japin sheqer të vegjëlve. Ndaloni sheqerin ndaj femijeve te pakten deri sa te bejne 2 vjeç Ndalimi total bëhet deri në moshën 2 vjeçare. Por pastaj, deri sa të mbushë 18 vjeç, nuk duhet t’i kalojë 25 gram në ditë: gjashtë lugë të vogla sheqer. Disa ushqime përmbajnë sasi të lartë sheqernash, por nuk janë në listën e ushqimeve të ndaluara. Frutat dhe qumështi, ku sheqernat janë në gjëndjen e tyre natyrale, nuk ndalohen aspak, përkundrazi, të parat rekomandohen gjithmonë. Po ku qëndron ndryshimi mes frutave e qumështit nga njëra anë dhe atyre që konsiderohen si ushqime “të pashëndetshme” nga ana tjetër? Sheqeri armiku i shëndetit – Cilat janë sheqernat problematike? Akuza e mjetëve për ëmbëlsirat e gatshme apo pijet nëpër kanoçe është se përmbajnë “kalori të zbrazëta\”. Kjo do të thotë që nuk shoqërohen me vlera ushqyese për organizimin si proteinat, karbohidratet, vitaminat, kalciumi. Përshtatja e një stili të tillë jetese sigurisht që nuk i lumturon dhe aq shumë fëmijët. Prej kohësh autoritet ndërkombëtare të ushqimit po kërkojnë t’u japin prindërve të dhënat e duhura mjekësore për sasinë e sheqerit që një fëmijë duhet të konsumojë në ditë. Disa vende madje përpiqen të luftojnë obezitetin duke kontrolluar shitjen e pijeve të gazuara. Duke shpresuar se kështu do të ulet konsumi. Pijet me gaz, armiqt e përhershëm të shëndetit Javën e shkuar, në në fund Britania e Madhe propozoi një taksë të re mbi pijet e gazuara. Kjo takse do të hyjë në fuqi në vitin 2018. Lekët e kësaj takse do të shkojnë në ndërtimin e strukturave sportive apo promovimin e jetës së shëndetshme. Para Londrës, edhe Meksika, Franca, Belgjika dhe vendet Skandinave u janë drejtuar politikave fiskale për të reduktuar konsumimin e të sheqernave. The post Ndryshojnë rregullat e ushqyerjes për fëmijët e vegjël appeared first on Kuzhina Shqiptare.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-pesto/
Qysh me përgatitë pesto?
Salca pesto përdoret gjerësisht në shumë nga kryeveprat e kuzhinës në Evropë dhe Azi. Në secilin prej kuzhinave kombëtar konsiderohet tradicionale. Në Itali, Spanjë, Gjermani, Francë, recetat e kësaj salce janë  shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Pesto është shumë popullor në Mesdhe dhe ka një ngjyrë jeshile të errët. Kjo për shkak të barishte, në përbërjen e tij. Përveç kësaj, një pjatë klasik nënkupton praninë e vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe lloj-lloj djathi. Më poshtë ne ju prezantojmë një recetë të shijshme për përgatitjen e pestos. Përbërësit për pesto 2 gota borzilok të freskët 2 thelpinjë hudhër 1 gotë vaj ulliri piper kripë 100 gram parmezan 2 lugë arra. Përgatitja Së pari në blinder vendoset borziloku, hudhra dhe arrat. Pastaj ngadal shtohet vaji i ullirit gradualisht dhe vazhdohet të përzihet derisa të bëhet masa e njëllojtë.  Pastaj shtohet kripë dhe piper sipas shijes. Shtohet parmezani dhe përzihet. Në mënyrë që kjo salcë të bëhet shumë e shishme ne duhet ta përziejmë deri sa të kemi një masë homogjene. Ku ta përdorim peston? Mund ta përdorni si përbërës për të mbushur picat së bashku me domatet dhe mocarelën ose me patatet apo perimet e tjera. Shtoni një lugë në supë për ta bërë më të shijshme dhe të aromatizuar. Përdoreni peston në vend të majonezës në sanduiçe me bazë perimesh. Një antipastë e shijshme për verë? Piqni peta patëllxhani dhe bëjini role me pesto. Marinojeni mishin me pak këtë salcë para se ta gatuani në grillë apo furrë. E njëjta gjë vlen dhe për gatimet me letër furre. Për t’u dhënë shije patateve që fusni në furrë, përziejini me të. Pestoja shkon shumë me shijen e salmonit apo karkalecat. Ajo është e shkëlqyer për t’i shtuar në sallatat me perime, bishtajore dhe drithëra. Doni të përgatisni spageti me kunguj? Shtoni pesto. Këto janë vetëm disa nga mënyrat!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-largu-lageshtine-nga-raftet/
Qysh me e largu lagështinë nga raftet?
Lagështia dhe myku nëpër raftë apo dollap është problem i shpeshtë, por që mund të zgjidhet kështu: 1.Në brendi të rafteve apo dollapit vendosni një gotë me karafil të ngrirë. 2.Mënyrë tjetër është kombinimi i 1 lugë caji me vaj karafili më 1 litër ujë. Kjo masë të vendoset në shishe me spërkatës për të pastruar mykun nga sipërfaqe e vështira. Lihet të veprojë gjatë natës dhe pastrohet në mëngjes.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-krelane-misri-me-hithra/
Qysh me përgatitë krelanë misri me hithra gjatë dimrit?
Keni provuar krelanë misri me hithra? Receta e këtij gatimi është e lehtë dhe është tepër e shijshme. Ne jua sugjerojmë ta gatuani gjatë vjeshtës dhe dimrit pasi pështatet më së miri me stinën.  Përbërësit per krelanë misri me hithra: 1 gotë miell gruri, 2 gota miell misri, 1 gotë vaj, 1/2 litër qumësht, 200 gr djathë, 4 vezë, kripë, 1 pluhur paste, hithra të reja. PËRGATITJA Hithrat pastrohen, përvëlohen dhe priten imët. Vezët tunden, shtohen vaji dhe qumështi. Hidhet mielli i përzier me pluhur paste. Kësaj mase i shtohen hithrat, djathi i troshitur, përzihet mirë dhe hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të nxehur mirë. Piqet në furrë të nxehtë për afro ½ ore. Brumi duhet të jetë sadopak i hollë, sepse mielli i misrit e thith lagështirën. Në vend të hithrave, mund të përdoret spinaqi. Në këtë rast nuk duhet të zihet spinaqi, por vetëm të kullohet mirë, të kriposet dhe t’i shtohet masës. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-tejkalu-ngercin-ne-uje/
Qysh me tejkalu ngërçin në ujë?
Ju ka ndodhur që t\’ju ketë kapur ngërçi në ujë? Sigurisht është një moment që nuk do t\’ia uronit askujt. Por mos u shqetësoni. Një gjë e tillë u ndodh edhe notarëve më me përvojë. Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve, por duke mos ditur se si të reagojmë në këto momente, mund të bëjmë edhe gabime, prandaj ajo që na vjen në ndihmë është \’Ligji i Arkimendit\’. Trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur. Duke pasur parasysh këtë taktikë, ju duhet të që merrni frymë thellë, qëndroni shtrirë në shpinë sa më shumë nën ujë, ku vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit. Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit. Ajo që duhet të keni shumë parasysh është të merrni frymë thellë. Pasi ngërçi t\’ju ketë lëshuar, dilni sa më parë nga uji, sepse situata mund t’ju përsëritet.
https://www.dua.com/sq/hiqni-qafe-dhembjet-e-eshtrave-me-kete-pije/
Qysh me i heq qafe dhembjet e eshtrave?
Nëse përballeni me dhembjet e eshtrave ne ju kuptojmë shumë mire. Dhembjet e eshtrave konsiderohen si një nga dhembjet më të pa durueshme. Megjithatë ka disa ushqime qe ju ndihmojnë t\’i lehtësoni ato, nëse i konsumoni rregullisht. Më poshtë mund të mësoni se cilat janë disa nga to. Kosi Shumica e njerëzve e marrin vitaminën D përmes ekspozimit në rrezet e diellit. Por disa ushqime, si kosi, janë të fortifikuara me vitaminë D. Një filxhan kos mund të jetë një mënyrë e mirë për të marrë sasinë e kalciumit të nevojshëm. Fermat prodhojnë kos pa yndyrë që përmban 30% kalcium dhe 20% vitaminë D. Qumështi Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit. Zgjidhni një markë të fortifikuar me vitaminë D për të marrë të mirat dyfish. Djathi Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës së tuaj të përditshme e kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D. Sardelet Këto peshq të vegjël, që shpesh gjenden në kanaçe, kanë nivele çuditërisht të larta të të dy këtyre lëndëve ushqyese, vitaminës D dhe kalciumit. Edhe pse ata mund të duken paksa të çuditshëm, ata kanë një shije të shijshme dhe për më tepër vlera përsa i përket shëndetit të kockave. Vezët Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ata janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë të verdhë. Salmoni Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja. Spinaqi Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme. Plus fibra, hekur dhe vitaminë A.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-ngjyren-e-markerit-nga-materialet/
Qysh me largu ngjyrën e markerit nga materialet?
1.Nëse ngjyra e markerit nuk është tharë ende, atëherë me anë të një lecke të thatë fërkoni njollën. Kjo do të largojë ngjyrën e cila nuk është thithur ende nga materiali i pambukut. 2.Nëse ngjyra është tharë atëherë do të ju duhet një tretësirë me përqindje të lartë alkooli. Aplikoni një sasi të vogël alkooli në njollën e markerit dhe vendosni një letër kuzhine mbi njollë. Lejoni të thahet, dhe pastaj lajeni në lavatriqe.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-floket-me-vaj-kokosi/
Qysh me i trajtu flokët me vaj kokosi?
Është folur shumë për efektet pozitive të vajit tëkokosit, sidomos për fytyrën dhe flokët tuaja. 5 arsye se pse është mirë të përdorni vajin e kokosit Është i pasur me proteina si asnjë lloj vaji tjetër. Është ideal për majat e dëmtuara, sepse nuk ka minerale dhe i ndihmon flokët të ruajnë lagështirën natyrale, i forcon dhe i bën ata më elastikë. Ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë të kokës, e cila mund të shkaktojë edhe zbokth. Është një antibakterial mjaft i mirë natyror dhe lufton një shumëllojshmëri infeksionesh, duke i bërë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe pa zbokth. Përmban acide yndyrore të shëndetshme për lëkurën e kokës dhe vitamina E e K, të cilat ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë, skalpin më të pastër dhe parandalon humbjen e proteinave. Po ashtu, ndihmon edhe në shkëlqimin e flokëve.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-bo-nje-faqe-webi-me-te-lexueshme/
Qysh me bo nje faqe webi me te lexueshme ne nje iPhone?
Qysh me bo nje faqe webi me te lexueshme ne nje iPhone? Ka disa mënyra për ta bërë një faqe Webi më të lexueshme në një iPhone. Me siguri keni kaluar më shumë kohë duke lexuar në iPhone sesa të shkruani, të telefononi ose të luani lojëra. Shpesh ju ka ndodhur që të keni patur vështirësi me leximin e faqeve të Web-it. Për fat të mirë, ka mjaft karakteristika të fshehura që mund ta bëjnë leximin në iPhone tuaj një përvojë shumë më të këndshme. Përdorni Safari Reader View për faqe Webi Safari është shfletuesi i parazgjedhur në iPhone. Për t’u përmirësuar leximin me Safar shko tek Reader View. Kjo mënyrë riformulon faqet në internet për t’i bërë ato më të tretshme. Kur hapni një artikull në internet ose përmbajtje të shkruar në mënyrë të ngjashme në Safari, shiriti i adresave do të shfaqë Reader View Available për disa sekonda. Nëse klikoni mbi ikonën në të majtë të këtij alarmi, do të futni menjëherë në Reader View. Forco Automatic Reader Mode për faqet e veçanta të internetit Nëse klikoni lehtë mbi AA dhe pastaj klikoni lehtë mbi Cilësimet e websajt-it, mund të aktivizoni Automatic Reader Mode. Kjo e detyron Safarin të hyjë në Reader View sa herë që vizitoni ndonjë faqe në atë fushë në të ardhmen. Përdorni Reader View për të shfaqur faqet e internetit të problemit Reader Vieë është një mënyrë e shkëlqyer për të shfaqur përmbajtjen në një format më të lexueshëm. Madje mund të ruani faqe si dokumente PDF shumë të lexueshme. Për ta bërë këtë, aktivizoni Reader View dhe pastaj klikoni tek Share> Opsione> PDF. Zgjidhni Ruaj në skedarë nga lista e veprimeve. Kjo gjithashtu funksionon për të printuar përmes Share> Print. Bëni tekstin më të lehtë për t’u lexuar Nëse dëshironi ta bëni tekstin më të lehtë për t’u lexuar në të gjithë sistemin tuaj oprativ, në vend që të mbështeteni në Reader View, iPhone juaj përfshin gjithashtu shumë mundësi opsionesh. Hyni tek Cilësimet> Aksesibiliteti> Ekrani dhe Madhësia e Tekstit. Merrni iPhone tuaj për t’ju lexuar Pse të lexoni faqe Webi kur mund ta dëgjoni? Shkoni te Parametrat> Qasja> Spoken Content. Këtu mund të aktivizoni Speak Selection, i cili ju lejon të nënvizoni tekstin, dhe pastaj klikoni mbi Speak. Nëse aktivizoni Speak Screen, iPhone juaj do të lexojë tërë ekranin sa herë që rrëshqiteni nga lart me dy gishta. Kërkoni nga Siri të sigurojë një përditësim të lajmeve Ndonjëherë, kërkimi i lajmeve mund të jetë i përditshëm. Nëse jeni me nxitim dhe doni një përditësim të shpejtë, thjesht thoni më jep lajmin Siri në çdo kohë për të parë një listë të titujve nga aplikacionit News. Kjo funksionon shumë në Sh.B.A, por mund të mos jetë e disponueshme në rajone të tjera.
https://www.dua.com/sq/paraqitja-e-titrave-shqip/
Paraqitja e titrave shqip
Ne pilot shtypni butonin MODE, pastaj vazhdoni shtypni Subtitles, dhe për gjuhen shqipe zgjedhni Subtitles-alb.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-ruajte-mesazhet-e-gmail/
Qysh me i ruajtë mesazhet e Gmail?
Opsionet Cut dhe Paste janë shumë të mira, por Google ofron edhe një opsion i cili mundëson ruajtjen e mesazheve të Gmail në formatin PDF në shërbimin Google Docs. Ja si bëhet kjo: Identifikohu në Gmail. Shkoni tek opsioni Settings. Klikoni në menynë Labs. Ecni poshtë më maus dhe klikoni Enable Create a Document. Shkoni në fund dhe klikoni Save Changes. Kur dëshironi të ruani një mesazh si dokument, klikoni në butonin More dhe zgjidhni opsionin Create a Document. Një faqe e re do hapet dhe ju do të jeni në Google Docs. Prej aty e keni lehtë të redaktoni, dhe eksportoni në formatin PDF ose në ndonjë format tjetër. Kjo është e dobishme nëse ju pranoni mesazhe të rëndësishme dhe që ju duhen, mund ti ruani si dokumente dhe pastaj ti printoni.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-dobite-nga-hurma/
Qysh me i ditë dobitë nga hurma?
Hurmat konsumohen në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa në vendet arabe janë një pjesë e rëndësishme e dietës. Më së shpeshti hahen të thata, por kjo nuk do të thotë ndonjë ndryshim – efektet e saj të dobishme për shëndetin mbeten të njëjta. Veçanërisht janë të rëndësishme për vegjetarianët sepse ato përmbajnë substanca të caktuara që janë të vështira për t’u gjetur në ushqime me origjinë bimore, të tilla si vitamina B6, seleni, fibrat, magnezi, bakri, kaliumi dhe mangani. Besohet se kontribuojnë në trajtimin e kancerit, sepse ato përmbajnë selen. Ky antioksidant i fuqishëm parandalon formimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga infeksionet. Seleni gjithashtu stimulon gjëndrën tiroide, ndërsa mungesa e tij çon në ndryshime serioze hormonale. Luteini dhe zeaksantini i përkasin grupit të karotenoideve, ndërsa tek njerëzit këto dy substanca filtrojnë gjatesinë valore të dritës së dukshme me energji lartë duke vepruar si antioksidantë, dhe kështu mbrojnë retinën e syrit nga dëmet e shkaktuara nga drita e fortë. Një studim i kryer në vitin 2007 tregon se ka më pak gjasa që të shtrembërohet makula e syrit me kalimin e kohës në njerëz, nëse ushqehen me ushqim të pasur me këto substanca. Hurmat përmbajnë fosfor, ndërsa ai luan një rol të rëndësishëm të “ushqimit të trurit”. Për këtë arsye rekomandohen në dietën e njerëzve të cilët janë të angazhuar në punë intelektuale. Trurit dhe muskujve u japin shpejtë energjinë e nevojshme, për shkak se ato përmbajnë sheqerna natyrore të tilla si glukoza, saharoza dhe fruktoza. Ato përmbajnë klor elementar i cili përdoret për të mbrojtur dhëmbët nga prishja. Hurma e pjekur përmbanë vitamina A, C, B1, B2 dhe niacin. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i natriumit, magnezit, kalciumit dhe hekurit. Janë të pasura me hekur, dhe konsumi i tyre i rregullt është parandalim i shkëlqyer i anemisë (dhe trajtimit për ata që vuajnë nga mungesa e këtij elementi) – 100 gram me hurma përmban rreth 10 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të hekurit. Konsumi i rregullt të këtij fruti ndihmon tek kapsllëku, për shkak të nivelit të lartë të fibrave të cilat kontribuojnë për tretje më të mirë të ushqimit. Ajo gjithashtu ka efekt anti-inflamator, ndihmon në kushte të tilla si artriti, sëmundjet kardiovaskulare, parandalimin e goditjeve në tru, prandaj konsumimi i tyre rekomandohet edhe tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja Alzheimer. Për gratë shtatzëna është ushqim i shkëlqyer, i cili ndihmon në përgatitje për lindjen e fëmijës sepse i siguron trupit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Janë të shkëlqyeshme për humbje peshe, problemet me impotencë dhe anemi. Sheqeri natyral që gjendet në hurme është alternativë e përkryer e sheqerit të rregullt. Është e lehtë në tretje dhe zvogëlon urinë. Mjafton të hahen 2 ose 3 hurme, dhe nuk do të keni dëshirë për çokollatë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër. Dr. Melina Jampolis zbuloi se hurmat ndihmojnë në humbje të peshës, dhe mjafton që të hani tri copa në ditë, sepse në këtë mënyrë do të merrni energji pa ngarkim me ushqim të pashëndetshëm, thuhet në “Just Natural Life”.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-perdore-vajin-e-ullirit-per-rritjen-e-flokeve/
Qysh me përdorë vajin e ullirit për rritjen e flokëve?
A e dini se vaji i ullirit është më i miri për rritjen e flokëve? Mbajtja e një shishe me vaj ulliri është i dobishëm. Jo vetëm në kuzhinën tuaj por edhe disa gjëra të tjera. Vaji i ullirit mund të ndihmojë që flokët tuaj të duken më të trashë. Më të fortë, më të gjatë dhe me shkëlqim! Me moshën, struktura e flokëve i nënshtrohet një ndryshimi të ngadalshëm, duke i bërë ato më të dobët dhe që rezultojnë në humbjen e flokëve. Humbja e flokëve mund të shkaktohet nga shumë arsye. Gjenetike apo të trashëguar, por shpesh ajo mund të shkaktohet nga ndotja. Apo nga keqpërdorimi i produkteve të kujdesit të flokëve. Ngjyrosje të shpeshta, dietë të varfër, e të tjerë faktorë. Këto shkaqet e humbjes së flokëve nganjëherë mund të kthehen. Përdorimi i vajit të ullirit për rritjen e flokëve është ndoshta alternativa më e mirë. Më poshtë mund të lexoni edhe disa benefite të tjera që flokët tuaja do t\’i kenë nga vaji i ullirit. Përpos që nxit rritjen e flokëve, heq edhe zbokthin Zbokthi vjen nga një lëkurë e kokës e cila është e thatë, dhe e krisur. Lemoni ndihmon të liroj zbokthin, ndërsa vaji i ullirit qetëson shtresën e re dhe zbut lëkurën. Për të hequr qafe atë zbokth, përziejeni një sasi të barabartë të vajit të ullirit, lëng limoni dhe ujë. Masazhoni lëkurën e kokës të lagur, dhe lëreni në të për 20 minuta, më pas lajeni kokën me shampo. Ky trajtim lufton zbokthin dhe duhet të përdoret vetëm disa herë në javë. Përmbajtja e shumë aciditeti në limon mund të shkaktojë që flokët tuaj të humbin ngjyrën para kohës. Trajton majat e ndara të flokëve Dimri i bënë flokët tuaj të jenë të prirur për thyerje, ndarje duke ju dhën një dukje të çrregullt dhe të pakrehur. Kjo është koha kur ju mund të përdorni vajin e ullirit për flokët, në mënyrë që të mos keni këto probleme.Vetëm merrni pak vaj ulliri në gishtat tuaj dhe drejtoheni ata përmes flokëve tuaj, fërkoni për ca kohë dhe më pas pastoni. Forcon dhe iu jep shkëlqim flokëve Vaj ulliri lehtë mund të zëvendësojë zbutësit për sjelljen e lagështis përsëri në flokët tuaj dhe ti bëjë ato të duken me shkëlqim dhe të shendetshme. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon edhe në forcimin e rrënjës dhe nxitjen e rritjes së flokëve.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-shendetsore-nga-shalqiri/
Qysh me i ditë përfitimet shëndetsore nga shalqiri?
Shalqiri është një frut, për të cilin mendojmë se duhet konsumuar vetëm verës, për shkak të freskisë që na jep kur e konsumojmë.  Ekspertët e ushqimit kanë radhitur pesë arsye, për të cilat duhet ta konsumojmë shalqirin, dhe jo vetëm në verë. Ja 6 arsyet për të cilat, shalqiri nuk duhet të mungojë në dietën e askujt. Sepse përmban likopenë aq sa konkurron për kurorën me domatet  Likopenët janë një faktor i rëndësishëm në botën e ushqimit. Janë super antioksidantë që kundërshtojnë radikalet e lira dhe ndihmojnë për të mbrojtur organizmin nga tumoret dhe sëmundjet kardiovaskulare, sipas specialistëve. Sepse lehtëson dhembjen e muskujve Sepse i bën mirë zemrës dhe enëve të gjakut dhe ndoshta kundërshton grumbullimin e yndyrës. Sepse është një produkt i fuqishëm dhe efikas në heqjen e etjes Sepse është një burim i shkëlqyer vitaminash. Pse duhet te konsumojme shalqirin me teper? Shalqiri konsumohet shume gjate veres, megjithate me metodat e sotme moderne, ky frut eshte bere nje zgjedhje e shkeqyer per sa i perket koktejleve dhe pijeve te ndryshme. Sherbehet shpesh si frut ekzotik qe kombinon shkelqyeshem te emblen me te kripuren. Kjo dite nga te gjithe se jo vetem ka shije fantastike, por edhe vlera ushqimore te shumta te cilat shkenctaret kembengulin se na bejne mire.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-gjete-numrin-privat/
Numer privat – Qysh me gjete numrin e dikujt?
Numer privat – Si me me gjetë numrin e dikujt që ju merr me numër privat? Zakonisht njerëzit pranojnë thirrje që kanë të bëjnë me shaka apo thirrjet që shkaktojnë telashe. Kur ju cingërron telefoni dhe ju e shihni se numri është privat, ka disa mënyra për të gjetur se cili numri është. E dini se ju mund të përfshini policinë ose të gjeni ndihmë në mënyrë tjetër ligjore në disa raste. Veçanërisht në qoftë se ju mendoni që ju jeni duke u ngacmuar në mënyrë të përsëritur nga telefonuesi me numrin privat. Gjithashtu në konsiderim vjen edhe thirrja e policisë nëse ju merrni një kërcënim për vete, familjen tuaj apo pronën. Hapi 1 Shënoni kohën dhe ditët kur ju i merrni thirrjet nga numri privat. Ju do të jeni në gjendje për të zbuluar më mirë ciklet e thirrjeve si dhe të keni një shënim me shkrim të thirrjeve. Hapi 2 Kontaktoni kompaninë e telefonit tuaj dhe tregoni përfaqësuesit të shërbimit të klientit që ju jeni duke marrë thirrje ofenduese apo ngacmime nga thirrjet nga një numër privat. Përfaqësuesi mund të jetë në gjendje të ju ndihmojë për të marrë informacionin. Rregullat e çdo kompanie janë të ndryshme. Në mënyrë që të bisedoni me kompaninë tuaj të telefonit për mënyrën se si ai trajton situata të tilla. Hapi 3 për me gjetë numrin e dikujt Instalo një program ose aplikacion që çdo numër privat e regjistron dhe ju ofron mundësinë për ta zbuluar numrin privat. Disa shërbime mund të dërgojnë thirrjen e numrit privat për veten e tyre, që të gjeni numrin dhe ta dërgoni atë në telefonin tuaj, në rastin e telefonave celular. TrapCall dhe Asterisk janë dy shërbimet që mund të zbulojnë një numër privat. Call Trace është një shërbim që ju mund të përdorni për të gjetur se kush është duke bërë thirrje juve. Duke thirrur numrin * 57 nga një telefon me touch-screen, ose 1157 nga një telefon rrotullues/fiks. Një tarifë mund të jetë e nevojshme për të përdorur këtë shërbim. Këto shërbime janë ligjore, por disa, si Trap Call kanë ngritur disa çështje ligjore dhe etike kohët e fundit. Kontrolloni me ligjet e shtetit tuaj për informacion në lidhje me këto shërbime.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-motivu-sjelljen-pozitive-tek-femijet/
Qysh me motivu sjelljen pozitive tek fëmijët!
Qysh me motivu sjelljen pozitive tek fëmijët? Kjo është një pyetje e vështirë për t\’ju përgjigjur me pak fjalë, ndaj më poshtë po ju listojmë disa sugjerime të mirëmenduara. 1.  Bëhu model apo shembull i mirë Fëmijët përcjellin sjelljet e prindërve gjatë rritjes së tyre. Tregoni sa më shumë sjellje të ndërtuar me integritet dhe respekt. Ndoshta është e vështirë të mbani rregullisht këtë tempo, mirëpo tentoni të minimizoni zënkat dhe sjelljet negative në prani të tyre. 2. Kaloni kohë të mjaftueshme me fëmijët tuaj Fëmijët e vlerësojnë shumë kohën që e ndani me ta në maksimum duke iu përkushtuar dhe kujdesur për ta. Kujtoni veten kur keni qene femije dhe se sa rendesi ka patur vemendja e prinderit. Sigurisht sugjerojme te mos e mbysni me vemendje te tepruar, pasi kjo e llaston. Ideja eshte se edhe koha i duhet dhene me moderim, me qellim qe edhe femija te kete kohe te rritet me veten e tij. 3. Krijoni orare të rregullta dhe të parashikueshme Të caktoni një rutinë për fëmijët tuaj nuk duhet të keqinterpretohet asnjëherë si një praktikë e ashpër prindërore. Përkundrazi, kjo mënyrë e përcaktimit të qëllimeve krijon një hapësirë të sigurtë ku madje edhe fëmijët e vegjël e dinë çfarë të presin. 4. Përkrahni fëmijën gjatë fazave të tranzicionit Fëmija pëson ndryshime të shumta gjatë fazave të ndryshme në jetë. Nëse nuk jeni afër tij t\’i tejkaloni së bashku ndryshimet, kjo nuk nxit sjelljen pozitive tek fëmijët. Bëhuni më i durueshëm dhe tentoni ta mirëkuptoni në shumë veprime, mos harroni se dikur edhe ju keni qene adoleshent apo femije. 5. Lërini që të marrin vendime vet Inkurajoni ata që të bëjnë zgjedhjet e tyre personale kur bëhet fjalë për gjëra të vogla. Për shembull, lëre të zgjedh ngjyrën e bluzës, çfarë ushqimi për të ngrënë. Shumica e fëmijëve kërkojnë kontroll dhe fuqi rreth aktiviteteve që supozohen ti bëjnë. Kjo gjë i bën ata më të sigurtë në vete dhe me vetbesim. Si dhe motivon sjelljen pozitive tek fëmijët.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cfare-i-demton-trendafilat/
Qysh me ditë cfarë i dëmton trëndafilat?
Në qoftë se ata mbahen të shëndetshëm dhe në kushte të mira, nuk do të keni problem aspak. Në vazhdim do të mësojmë sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë të trëndafilave. Afideja          Afideja është një insekt i vogël, zakonisht i gjelbërt që ushqehet me rritjen e re të bimës. Afideja e vetme nuk është kërcënim i madh, por kolonitë e saj mund të rriten shumë shpejt dhe lehtë mund t’i vëreni. Simptomet e infektimit nga afideja janë: duda dhe gjethe të çrregulluara, “nektar” ngjitës si dhe milingonat që ushqehen me nektarin. Që t’i largoni, mund të përdorni shtypjen e ujit në të gjithë sipërfaqen e bimës. Nëse uji nuk ndihmon përdorni sapun anti-insekt. Njolla të zeza në gjethe Kur ceket fjala “njollë të zeza”, kopshtarit gjithmonë i shkon ndërmend trëndafili. Njolla e zezë është sëmundje fungale, fillon si pikë e zezë me spore përreth të cilët presin kushtet ideale që të zgjerohen. Nëse i vëreni simptomet e sporeve, veproni me shpejtësi sepse spore të reja prodhohen çdo tre javë. Simptomet e njollave të zeza, janë disa njolla në gjethe që kanë formë rrethore dhe ngjyrë të verdhë përgjatë pjesës së jashtme. Pasi të zverdhet, gjethi bie nga trungu, dhe në rast të infektimit të madh bima zhvishet nga gjethet. Prandaj kujdesin filloni nga vjeshta sepse sporet duhet të mbijetojnë edhe dimrat e ftohtë, andaj mos leni asnjë gjethe në tokë. Pasiqë njollat e zeza shfaqen si pasojë e kushteve të pavolitshme, kur t`i vëreni kujdesuni për ujin dhe qarkullimin e mirë të ajrit. Nëse shihni njolla, spërkati me Bordo Miks apo squfur. Myku pluhur Edhe kjo sëmundje është fungale që mbetet e heshtur derisa të shfaqen kushtet e volitshme. Gjethet e reja fillojnë të rrudhosen e pastaj do të vëreni një myk duke u formësuar në gjethe, të ndjekur nga një shtresë e hollë dhe e bardhë që përhapet. Nëse jetoni në kushte të volitshme ku myku paraqitet rregullisht, bëni stërpikje me sodë të bukës si parandalim ndaj kësaj sëmundjeje. Kjo përbërje është mënyra më e mirë e veprimit, po të vëreni simptomet e mykut.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-produktet-qe-shkaktojne-fryerje/
Qysh me i ditë produktet që shkaktojnë fryerje?
Edhe pse ndryshimi në peshë te gratë është normal, ndonjëherë nuk jemi ne përgjegjës për stomakun e fryrë. Këta janë shkaktarët kryesorë që ju bëjnë të dukeni më të shëndosha, se sa jeni në fakt. Qumështi Ne të gjithë e dimë se qumështi në sasi të tepërt nuk është i shëndetshëm për shëndetin. Por në qoftë se ajo ju shkakton probleme me kapsllëkun, ndoshta problemi është se trupi juaj nuk e toleron laktozën. Niseshte Nëse produktet që janë të pasura me niseshte ju shkaktojnë fryrje të stomakut, ju nuk keni përse ta shkatërroni dietën tuaj, por thjesht përzgjidhni ato ushqime që nuk ju bëjnë keq. Gruri, elbi dhe thekra përmbajnë sasi të mëdha të ‘fructan’, që shkakton fryrje. Është më mirë që të hani më shumë patate, oriz, misër dhe tërshërë në pjatat tuaja, të cilat përmbajnë shumë më pak “fructan”. Fruta Molla dhe dardha mund të shkaktojnë fryrje. Edhe pse frutat janë të mbushura me përbërës të shëndetshëm si vitamina dhe minerale, edhe ato mund të jenë një shkak për fryrjen e stomakut. Arsyeja qëndron te sasia e fruktozës dhe glukozës. Më mirë të zgjidhni agrume, rrush, apo ndonjë frut tjetër që nuk e shkakton këtë problem. Zëvendësues të sheqeri “Sorbitol”, “mannitol”, “xylitol” janë ëmbëlsues artificialë që gjenden në të ashtuquajturat pije dietike. Nëse pas konsumimit të ushqimit dietik dhe pijeve dietike përjetoni fryrje, ju duhet të shmangni produkte të tilla. Mund të përdorni në vend të tyre ëmbëlsues natyralë të tilla si stevia.
https://www.dua.com/sq/ushtrimet-10-minuteshe-qe-shkrijne-dhjamin-rreth-barkut/
Ushtrimet 10 minutëshe që shkrijnë dhjamin rreth barkut
Keni provuar ushtrimet 10 minutëshe që shkrijnë dhjamin rreth barkut? Për ta pasur trupin që dëshironi, atë me forma perfekte që gjithmonë e keni ëndërruar, nuk ju duhet të shpenzoni shuma të majme parash në palestër ose të ndiqni dieta të rrepta. Krejt çfarë ju duhet është një karrige dhe 10 minuta kohë ushtrime në ditë. Mjafton kaq! Më poshtë po ju sjellim pesë ushtrim e të thejshta që do të ju ndihmojnë që të arrini formën trupore që dëshironi. Provoni dhe shumë shpejt do t’i shihni rezultatet! Ushtrimi 1 nga ushtrimet 10 minutëshe Ushtrimi 2 Ky ushtrim duket i lehtë në dukje, por në të vërtetë funksionon dhe jep efekt të shpejtë sidomos për muskujt e barkut tuaj. Ushtrimi 3 Ky ushtrim punon në muskujt anësorë të barkut dhe belit tuaj. Nëse bëhen rregullisht do kenë efekt të mirë edhe tek shtylla juaj kurrizore. Ushtrimi 4 Ky ushtrim është në dukje i vështirë, por me pak praktikë do vini re përmirësim në forcimin e muskujve tuaj të krahëve. Do arrini të keni më tepër përqëndrim dhe do mund t\’i bëni më lehtë. Ushtrimi 5 nga ushtrimet 10 minutëshe Të gjitha këto ushtrime do t\’ju sjellin benefite për fizikun tuaj. Jo vetëm që do t\’ju bëjnë të ndiheni mirë, por edhe do të digjni kaloritë e tepërta që nuk ju duhen.
https://www.dua.com/sq/te-henen/
Te Henen – 3 keshilla se si ta nisni me me energji
Te Henen – 3 këshilla se si ta nisni më me energji t3 h3n3n tuaj. Sa herë kemi parë apo dëgjuar se njerëzit ankohen për të hënën? Duket sikur shoqëria jonë në ditët e sotme nuk e ka me qef fillimin e javës. Gjithmonë jemi në kërkim të një motivi shtesë dhe një filxhan kafeje ekstra për të shtyrë ditën e hënë. Edhe pse kemi dëgjuar që suksesi vjen me qëndrueshmëri, këmbëngulje dhe qëndrim pozitiv, shumë prej nesh akoma e urrejnë te henen. Ajo që nuk kuptojmë është se e hëna do të vijë, duam apo jo. Ndaj, po ju sjellim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të qëndroni më të organizuar dhe të përfitoni sa më shumë nga e hëna juaj. Ndryshoni perspektivën tuaj “Ne nuk i shohim gjërat ashtu siç janë, i shohim ashtu siç jemi.” Ndoshta e keni dëgjuar këtë frazë, që shpesh i atribuohet Anaï Nin. Ky citim na kujton se shpesh e shohim realitetin përmes një thjerrë të perceptimit tonë. Besimet dhe pikëpamjet tona mbi botën ndikojnë më tepët nga çfarë mendojmë ne. E njëjta ide mund të zbatohet edhe për qëndrimin tonë ndaj fillimit të javës. Fillimi i ditës më humor të keq do të thotë që edhe dita ka për të na shkuar po ashtu. Atëherë pse të mos e kthejmë formulën? Le ta fillojmë ditën me pohime pozitive. Kujtojini vetes për gjërat pozitive që ju presin gjatë ditës së punës. Kaloni ca kohë duke bërë diçka që ju frymëzon dhe ju sjell humor të mirë. Mund të jetë diçka aq e thjeshtë si të veshësh një veshje të këndshme, të trajtosh veten me një vakt  të bollshëm, ose të regjistrohesh për një klasë yoga të hënën. Me fjalë të tjera, gjeni diçka që ju bën vërtetë të ndiheni sikur po e nisni ditën tuaj në mënyrë produktive, me një qëndrim pozitiv. Planifikoni paraprakisht dhe bëni pyetjet e duhura Pavarësisht nëse jeni student, një punëtor i ri apo i vjetër, një menaxher ose një pronar biznesi, një gjë është e vërtetë për ju: “Jeni një njeri i ngarkuar me shumë punë.” Ndaj, është e rëndësishme të mbani mend se si të qëndroni të organizuar – të paktën në fushat kryesore të jetës tuaj. Merrni ca kohë nga fundjava juaj për të parë orarin dhe për të planifikuar paraprakisht për javën e ardhshme. Pyesni veten: Cilat janë qëllimet tuaja? – Cilat janë gjërat kryesore që po kërkoni të realizoni këtë javë, këtë muaj, këtë vit? Shkruajini ato dhe mbajini para jush – kjo do t’ju kujtojë se për çfarë po punoni. Cilat janë detyrat tuaja kryesore? – Ndani qëllimet kryesore në aktivitete më të vogla e të matshme. Pasi t’i keni identifikuar ato, kuptoni se sa kohë do t’ju marrin dhe përshtasni orarin tuaj. Mos harroni të përcaktoni si përparësi kryesore detyrat që janë më urgjente. Si keni ecur që nga seanca juaj e fundit e planifikimit? – A keni realizuar detyrat dhe / ose qëllimet që i keni caktuar vetes herën e fundit? Nëse nuk i keni mbaruar, mos harroni t’i rishikoni objektivat dhe t’i kryeni gjatë javës që do të vij. A jeni gati për ditën e hënë? – Së fundmi, kaloni ca kohë duke u përgatitur për aktivitetet e ditës së hënë. Paketoni çantën ose drekën tuaj paraprakisht ose përgatisni dokumentet që do t’ju nevojiten. Merruni me rutinat tuaja parapërgatitore që t’ju bëjnë të ndiheni më të qetë Nëse ia bëni vetes këto pyetje rregullisht, do të keni një vizion më të qartë për të ardhmen tuaj. Vëzhgoni veten tuaj Ekzistojnë dy gjëra që duhet të bëni për veten tuaj për t’u siguruar që e mbani veten nën kontroll. Mbani veten të përgjegjshëm Pasi të keni vendosur qëllimet dhe detyrat tuaja për javën / muajin, mbani shënime mbi përparimin tuaj dhe shkruajeni atë. Shënimi i përparimit tuaj do t’ju ndihmojë të qëndroni të motivuar, si dhe të bëni rregullimet e nevojshme. Nëse keni nevojë për stimuj shtesë, ndajini qëllimet dhe detyrat tuaja me njerëzit që janë afër jush dhe që i mbështesin ato. Kujdesu për veten Si ambiciozë dhe të motivuar që jeni, të gjithë kanë nevojë për të pushuar. Sigurohuni që jeni të shëndetshëm, të pushuar dhe jo duke qëndruar vazhdimisht nën stres. Nëse jeni një nga ata persona që harrojnë veten gjatë një jave të ngjeshur, atëherë vendosni kujdesin për veten në axhendën tuaj! Shtoni aktivitete që ju japin energji në mënyrë që të vazhdoni të qëndroni të motivuar dhe të ndiqni qëllimet tuaja. Si shëndeti juaj fizik ashtu edhe ai mendor janë të rëndësishme, kështu që mos e lini pas dore veten!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-perdore-vaj-kokosi/
Qysh me perdore vaj kokosi per floke?
Qysh me përdorë vaj kokosi për flokë? Përdorimi i vajit të kokosit është një mënyrë e mrekullueshme natyrore për t’i bërë flokët dhe lëkurën tuaj të butë, rezatuese, dhe të shëndetshme. Vaji i kokosit është vaj natyror dhe nuk përmban kimikate të dëmshme. Nëse doni të mësoni se si të përdorni vaj kokosi për flokët tuaj ndiqni këto hapa: Fillimisht ju duhet të vëni një peshqir rreth supeve tuaja për të parandaluar rrjedhjen e vajit në rrobat tuaja. Është e mirë për të filluar trajtimin në banjon tuaj që të mos leni shenja vaji në asnjë vend. Zgjidhni një mbulesë për flokët tuaj. Ju mund të përdorni një kapelë plastike, një mbështjellës koke apo diqka të ngjashme që ju do të jeni në gjendje ta mbani për disa orë  apo edhe gjatë natës. Masa me vaj kokosi për flokë Varësisht nga gjatësia dhe trashësia e flokëve tuaja ju duhen 3-5 lugë vaj kokosi. Nëse keni flokë të gjatë dhe të trashë përdorni 5 lugë vaj, në qoftë se flokët tuaj janë të shkurtër dhe të hollë, ju duhen vetëm 3 ose 4 lugë vaj. Përdorni vaj të parafinuar, vaj ky i cili është plotësisht natyror dhe shumë i shëndetshëm. Vaj i kokosit i rafinuar ka aditivë dhe përmban tretës të ndryshëm andaj nuk preferohet të përdoret. Hidh vajin e  kokosit në kokën tuaj në mënyrë të barabartë dhe shpërndajeni atë mirë. Përdorni gishtat për të bërë masazh gjithë kokën deri sa flokët tuaj të zhyten tërësisht në vaj kokosi.Ju mund të përdorni një krehër për t’ju ndihmuar të shpërndani në mënyrë të barabartë vajin. Mblidhni flokët mbi kokën tuaj apo edhe mund ti mbështjellni që të mos depërtoj vaji në lëkurën apo rrobat tuaja. Përdorni një peshqir për të fshirë vajin që mund të ketë rrjedhur në fytyrën tuaj gjatë procesit mbështjellës. Flokët e zhytura në vaj duhet të mbahen të paktën për 2 orë, mund t’i mbani edhe gjatë tërë natës do të ketë efekt edhe më të mirë. Hiq mbështjellësin nga flokët tuaj dhe pastroni ato. Përdorni shamponin tuaj të preferuar (mundësisht me përbërës të natyrshëm, për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm), për të larë nga vaj kokosi.Aplikoni shamponin dy ose tre herë deri sa flokët tuaj të pastrohen mirë nga vaji. Pas tharjës së flokëve vërehen efektet e trajtimit. Flokët tuaj do të jetë të butë me shkëlqim dhe më të shëndosha.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-ramen-japoneze-me-produkte-shqiptare/
Qysh me përgatit ramen japoneze me produkte shqiptare?
Si popull, të gjithë kemi pasion ushqimin. Pse jo? Na mban gjallë dhe na jep kënaqësi. Mirëpo  a e keni provuar ramen japoneze? Pse të mos hamë dicka të mirë dhe plot me vitaminat e duhura? Kam takuar shumë shqiptar/e që duan të hanë ramen autentike dhe mungesa e produkteve në Kosove ka bërë që shumë të dorëzohen. Unë jo! Pas sfidave të mia, do t\’ju jap recetën me kënaqësi. Si fanse e ushqimit, mund të them që rezultatin e kam ngrënë me lezet. Përbërësit shqiptare per 2-3 persona Nëe vezë e zier (opsionale për ata me dietë vegane) 3 qepë të reja 2-5 file mishi (pule, derri, viçi, çfarëdo të preferoni dhe krejtësisht opsionale) Salçiçe sa të doni (opsionale) 1-3 lugë të mesme vegete 2 lugë të vogla piperi 1 lugë të vogël kripe Spinaq sa të doni 1/2 kavanoz kërpudhash 2 karrota të zhveshura 1/2 hudhër Vaj ulliri 1 spec 3 patate të reja 1 filxhan karkalec (opsionale) 1 lugë e vogel rigon 1 paketim spageti për gatim 1 gotë vere (për atmosfere) Përgatitja për ramen japoneze Merrni një enë të thellë dhe mbusheni me 4 gota ujë. Shtoni erëzat (kripën, piperin, vegetën dhe rigonin). Vendoseni në shporet në ngrohje të mesme. Kur uji fillon të vlojë, shtoni makaronat. Lëreni të ziejë teksa punoni me përbërësit e tjer. Merrni një salçiçe dhe ndajeni në mes, anën e prerë prejeni në mes por jo deri në fund, bëni në poziten e kundërt qe salçiçja të prehet si yll. Në këtë mënyre kur vendoset për fërgim, anët do të drredhohen si bishta oktapodi që është e këndshme estetikisht. Fërgoni të gjithë përbërësit e prerë deri sa zbuten. Shtoni në supën e krijuar. Shërbejeni në një pjatë të thellë dhe shijoni frytet e mundit tuaj! Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-qirinje-me-arome-kafeje/
Qysh me kriju qirinjë me aromë kafeje?
Përbërësit per qirinjë me aromë kafeje: kafe e bluar dyll bletësh. 1.Vendosim dyllin e bletëve në një enë, dhe e vendosim mbi tenxhere me ujë, në mënyrë që të shkrihet mbi avull. 2.Marrim një gotë të vogël të krijuar nga kartoni, dhe ngjisim fitilin e qiriut në mes të gotës. 3.Marrim 1 lugë kafe të bluar dhe e vendosim në fund të gotës. Shtojmë dyllin. Shtojmë edhe një lugë kafe pasi të kemi vendosur dyllin dhe e lejojmë të ngrihet.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kujdese-per-floke-gjate-dimrit/
Qysh me u kujdesë për flokë gjatë dimrit?
Dimri ndikon në masë të madhe te flokët, dhe për këtë arsye  është e domosdoshme që të ushqehen siç duhet. Është shumë e rëndësishme që të bleni një shampo me cilësi të mirë dhe kondicioner për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Për shkak të erërave të ftohta të dimrit në flokë dhe lëkura e kokës bëhet e thatë. Flokët është e nevojshme që të lahen dy herë në javë dhe në të njëjtën kohë të përdorni ujë të ngrohtë për të arritur hidratimin maksimal. Shampo duhet të përdoret, dhe të aplikohet çdo herë që lani flokët tuaj. Megjithatë, aplikoni atë vetëm në flokë, jo kokës. Kjo do të bëjë që të shkëlqejë dhe për të parandaloj plasaritjen e flokëve. Maskë për flokët rekomandohet një herë në javë dhe është e rëndësishme për flokët të shëndoshë dhe të fortë.  Shmangni tharjen e flokëve me tharëse, sepse është më mirë që të thahen natyrshëm. Mos rrini në shtëpi me flokë të lagur, sepse moti i ftohtë mund të ngrijë flokët, e cila çon në plasaritje.
https://www.dua.com/sq/shkrimtar-kosovar/
Shkrimtar kosovar qe duhet t’i njihni
Shkrimtar kosovar që duhet t’i njihni. Kur mendojmë për shkrimtare nga Kosova nuk na bie në mend shumë emra. Megjithatë letërsia e krijuar nga gratë e Kosovës cilësohet si kualitative nga kritika letrare. Në këtë listë ne po ju sjellim tri shkrimtare nga Kosova që i takojnë kohës sonë. Tri autore që me krijimet e veta do t’ju mbajnë të mbërthyer mes rreshtave të librave të veta. Mos i lini pa i lexuar! Ilire Zajmi Ilire Zajmi është shkrimtare e gazetare, por ajo ka studiuar drejtësinë. Ndërsa Ilirja është magjistre e shkencave të gazetarisë e komunikimit masiv. Aktualisht punon në Radio televizionin publik të Kosovës ( RTK) dhe jeton në Prishtinë. Autore e përmbledhjeve me poezi: “Këmbanat e mëngjesit”Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), etj. Poezitë e Ilire Zajmit Autore e romanit “Fashitja e ëndrrave rebele” Prishtinë (1996), “Era” bota shqiptare , 2014. Ajo është edhe autore e librit publicistik bashkë me gazetarin italian Filippo Landi “Un treno per Blace”. Libër ky i botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese la Meridiana në Itali (1999). Pastaj “Një tren për Bllacë”, shtëpia botuese Saga Prishtinë (2011). Autore e librit studimor në fushën e gazetarisë “Pamjet televizive dhe realiteti” shtëpia botuese Rozafa , Prishtinë (2011). Çmime dhe vlerësime Ilirja është fituese e çmimit “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, 2011. Si dhe fituese e çmimit të parë për poezi në manifestimin “Mitingu i Poezisë” edicioni i 49 në Gjakovë, maj 2013. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të huaja si anglisht, frëngjisht, italisht, etj. Madje edhe në gjuhët malazeze, kroate, boshnjake etj. Pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare të poezisë, kështu që njihet më tepër për poezi. Ervina Haliili Ervina Halili (Prishtinë) është poete, eseiste dhe hulumtuese e rrymave kulturore. Ajo ka vazhduar studimet për Letërsi Krahasimtare në Universitetin e Vilniusit. Aty ka përfunduar hulumtimin e saj me temen Surrealizmi Automatizmi në letërsi/Martin Camaj, në Universitetin e Prishtinës. Krijimet e Ervina Halilit Që nga viti 2012 ajo është në kërkim të hapjes së letërsisë ndaj mediumeve dhe arteve tjera. Në vitin 2012 ajo ishte shkrimtare rezidente në Vjenë, sepse performoi në Teatrin Popullor të Vjenës. Ndërsa në vitin 2014 ajo ishte shkrimtare mysafire e Pen Qendrës në Sarajevë, Krokodilit në Beograd dhe në 2016 në shtëpinë internacionale të shkrimtarit në Grac. Angazhimet sociale Ërvina është aktive ne diskutimet sociokulturore në Europë. Mirëpo edhe Ballkan dhe pjesë e rrjetit të shkrimtarëve eksperimentalë evropianë. Ajo është laureuar me çmimin vjetor ‘Ali Podrimja’. Shkrimtarja u shërblye për librin më të mirë në poezi me librin Amuletë të botuar në vitin 2015. Në vitin 2016 libri i saj Gjumi i Oktopodit është botuar në Vjenë në gjuhën Gjermane nga Edition Korrespodencen. Drenusha Zajmi Hoxha Drenusha ZajmiHoxha hyn tek ata shkrimtarë që në poezitë e saj nxjerr lirika të shkëlqyera dhe moderne. Origjinaliteti i saj qëndron pikërisht tek elementi lirik. Kurse lirizmi i saj na lejon të hyjmë në botën e brendshme të poetes. Aty ku poezitë e saj rrjedhin. Atje gjejmë harmonizimin në mes frymës meditative. Mes kujtimeve dhe jetës reale. Krijimtaria Shkrimtarja Drenusha ZajmiHoxha është një nga emrat e njohur në opinionin letrar shqiptar. Drenusha ZajmiHoxha është autore e shumë librave për fëmijë dhe të rritur. Profilin krijues të saj e karakterizojnë shumë fusha. Ajo pos që njihet si poete, njihet edhe si romansiere, por edhe si publiciste. Madje është edhe autore e një libri humoristik si dhe e disa librave për fëmijë.  E lindur në qytetin me kala pranë, nën thmelet e së cilës fle i qetë qyteti i Prizrenit, Drenusha Zajmi Hoxha erdhi së fundi para lexuesit me librin e saj të shtatë me radhë. Me vëllimin me poezi titulluar “Më duaj pa më njohur”.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-shenjat-qe-dergojne-tek-ndarja/
Qysh me i ditë shenjat që dërgojnë tek ndarja?
Ekziston besimi se nëse partnerët vendosin të qëndrojnë së bashku, një fund i lumtur është i garantuar, por jo gjithmonë ndodh kështu në jetën reale. Thënë më shkurt, psikologët tregojnë se ekziston një shenjë të cilën shumica e çifteve e injorojnë, por e cila mund t’ju shpie drejt ndarjes nëse nuk i kushtoni aq shumë rëndësi. Fjala është për qëllimet e papërputhshme. “Karakteristikat e kundërta me njëri-tjetrin joshin më shumë” – me siguri se e keni dëgjuar këtë shprehje ndonjëherë. Por, jeta shpeshherë vendos ndryshe. Lidhja juaj mund të ketë qenë e përsosur kur të dy keni qenë duke studiuar në të njëjtin universitet, por, posa të keni filluar të ndiqni karriera të ndryshme, ju gjithashtu keni filluar të shpenzoni më pak kohë së bashku. Si rezultat i kësaj, ndjenjat tuaja fillojnë të ftohen. Plane dhe lumturi të përbashkët mund të ndërtoni vetëm nëse pikëpamjet tuaja në jetë përputhen. Normalisht është e pamundur ta gjeni një person, prioritetet e së cilit i përshtaten krejtësisht prioriteteve tuaja. Por, gjithsesi duhet të keni mendime të njëjta në tema si planifikimi familjar, ndarja e roleve brenda familjes, për edukimin e fëmijëve dhe vlerat morale. Nëse mendimet tuaja ndryshojnë në mënyrë radikale, atëherë mundësitë janë të mëdha se nuk mund ta shmangni ndarjen. Pra, shikojeni mirë partnerin dhe mendoni: a është me të vërtetë ky lloji i personit me të cilin dua ta ndërtojë një lidhje serioze?
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-supe-pule-me-oriz-dhe-veze/
Qysh me përgatitë supë pule me oriz dhe vezë?
A keni provuar supë pule me oriz? Kjo është një supë e lehtë për tu përgatitur, por shumë e ushqyeshme dhe e mirë. Për shumicën prej nesh aroma e supës së pulës simbolizon aromën e fëmijërisë. Aromën e supës së gjysheve. Prandaj është e rëndëshime që ta avancojmë këtë recetë. Në këtë rast, nëse e përgatisni me oriz ju do të fitoni një supë shumë të shijshme që do ta përgatisni shumë shpesh. Përpos shijes së mrekullueshme, kjo supë ka edhe vlera ushqyese. Ajo do të ju mbajë të ngopur. Nëse e provoni njëherë patjetër se do të bëhet një nga supat tuaja të preferuara dhe nuk do ta ndërroni. Kjo është receta që ju duhet! Përbërësit: 1 litër supë pule 50 gram oriz 3 vezë lëng limoni majdanoz piper. Përgatitja: Së pari në një tenxhere me lëng supe me lëng pule të nxehtë, shtoni orizin e pastruar dhe ziheni për 20 minuta. Nëse keni mundësi mund të përdorni ujin e supës që keni zirë një ditë më parë, ose sot.  Pastaj tundni vezët me mikser. Tutje atyre shtojuni lëngun e limonit dhe duke përzier vazhdimisht shtojini 100 ml supë të nxehtë. Kjo masë më pas i shtohet supës, përzihet mirë dhe pastaj i shtohet majdanozi i grirë dhe piperi i zi. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-hartu-nje-plan-biznesi/
Qysh me hartu një plan biznesi?
Plani i biznesit paraqet një dokument të domosdoshëm dhe të rëndësishëm për themelimin e një biznesi, për menaxhimin, rritjen dhe zhvillimin e tij. Plani i biznesit duhet të siguroj informatat e mëposhtme: Ku ndodhemi në momentin e tanishëm? Ku dëshirojmë të arrijmë? Si të arrijmë atje? Sa janë të vlefshme sakrificat në krahasim me investimet që kemi për të bërë? Plani i biznesit përmban: Rezymenë, e cila është përmbledhje e shkurtër e planit të biznesit e cila shkruhet në fund, por vihet në fillim dhe përmban informata kyqe dhe shumë të përmbledhura mbi investitorin, shërbimet dhe tregun. Historikun e shkurtër dhe gjendjen e përpiktë. Këtu shkruhen shkurtimisht informatat mbi të kaluarën dhe ecurinë e zhvillimit nga të gjitha aspektet për tu ndalur më hollësisht lidhur me gjendjen e shitjes. Analizat e pozicionit dhe analizat SWOT(Strength, Weakness, Opportunities, Threats), ku analizohen përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet biznesi. Përcaktimi i qëllimeve për një periudhe të ardhsme kohore, ku në të shumtën e rasteve përfshin 3 vite. Analiza e tregut (produkti dhe shërbimi që ofrohet, tregu që synohet, segmentimi, kërkesa, konkurrenca, qmimet, plani i shitjes dhe plani i promovimit të biznesit). Aspektet teknologjike dhe përshkrimi i procesit të punës për sajimin e produktit dhe shërbimit dhe lokacioni. Aspektet e menaxhimit (struktura e organizimit, përshkrimi i punëve, ndarja e punëve dhe aftësimi i personelit). Identifikimi i shpenzimeve dhe investimeve e burimeve të financimit. Analiza financiare përfshin parashikimet financiare, rrjedhën e parasë, pasqyrën e të ardhurave, bilancin e gjendjes etj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shtu-peshe-ne-menyre-te-shendetshme/
Qysh me shtu peshe ne menyre te shendetshme?
Qysh me shtu peshe ne menyre te shendetshme? Nese jeni nje nga ata personat qe jane nen-peshe, e dini se sa e veshtire eshte per te shtuar ca kile. Por siç perben problem per te humbur peshe, nje planifikim i vogel dhe vemendje ne ushqim te mire mund t’ju ndihmoj te shtoni peshe. E keni te veshtire te shtoni peshe? Nese po, ndoshta ua keni zili familjes dhe shoqerise. Ju duket se edhe nese konsumoni shume çokollata dhe hamburgera, prape nuk mund te shtoni ndonje kile. Qysh me shtu peshe sipas Ken Chuk Edhe Ken Chuk eshte i ketij mendimi. Ai esthe menaxher i financave, 32 vjeçar, i cili deshiron ta kete mundesine te veshe kostumin e punes dhe te duket njesoj si koleget e tij. Metabolizmi i shpejt i tij si dhe tendenca qe te ndihet i ngopur me porcione te vogla, e bejne te veshtire per te qe te shtoj peshe. Me nje gjatesi 1.80 m dhe me peshe 63 kg. Ai ka provuar te ngreje pesha, te marre proteina, si dhe te ushqehej rregullisht me akullore apo embelsira — mirepo ishte e kote. “Te gjithe ne familjen time jane te dobet,” shpjegon banori i New Yorkut. “Kam hequr dore nga tentativa per te shtuar peshe sepse e kam kuptuar qe kjo do te ndodhe ne menyre natyrale.” Ç’te keqe te jeni i holle kur nuk llogaritet si fenomen problematik krahasuar me peshen e tepruar? E verteta eshte qe te qenurit nenpeshe mbart rreziqet e veta Ata qe jane shume te dobet zakonisht kane sistem imunitar me te dobet, duke i bere te prirur ndaj infeksioneve. Si dhe rekuperohrn shumr ngadal nga semundjet. Kane masa te vogla te muskujve, floke jo ideale, dhembe te demtuar etj. Mund te kene probleme ne rregullimin e hormoneve, si dhe femrat mund te kene probleme me ciklin menstrual.E gjitha kjo mund te shmanget duke mirembajtur peshen ne menyre te shendetshme, e cila edhe variron nga personi ne person. Pse kaq te dobet? Ka shume arsye se pse njerezit mund ta kene te veshtire te shtojne peshe. Gjenet normalisht luajne rol, por edhe personalitetet individuale si dhe ambienti mund te jene faktor te rendesishem. Shpesh here njerezit mendojne se kane metabolizem te shpejt, po kjo nuk eshte gjithmone e vertet. Ata mund te jene me shume aktiv fizikisht. Per shembull, ka njerez qe levizin larte e poshte me shume, duke djegur me shume kalori se sa qe marrin. Ky nivel i aktivitetit fizik nuk eshte gje e keqe, por te qenurit te vetedijshem eshte e rendesishme per te kuptuar faktoret qe ndikojne ne peshen e personit. Pastaj ka nga ata qe e humbin oreksin, perjetojne ndryshim ne metabolizem, si dhe humbin mase ne muskuj shpejt per shkak te arsyeve si semundja, dhimbja kronike, depresioni, stresi, si dhe efektet anesore te droges. Menyrat e Rekomanduara per Shtimin e Peshes Hani ushqim me nivel te larte kalorie, vitamina, minerale, dhe jo me yndyre apo sheqer te larte. Nese ngopeni shume shpejt, provoni te kombinoni lloje te ndryshme te ushqimit ne menyre qe t’ju duket me e pasur menuja dhe rrjedhimisht te jete me e shijshme per ju. Mos pini lengje gjysem ore para dhe pas ngrenjes. Pini lengje te perziera (molle/pjeshke/portokall/banane dhe jo leng te vetem nje fruti) per te marr me shume kalori. Provoni sasi te vogel te alkolit (nje gote vere, apo nje shishe te vogel birre) para ngrenjes, pasi kjo mund te stimuloj oreksin. Mirepo, kjo nuk vlen nese jeni nen regjimin e medikamenteve. Hani midis vakteve. Arra, fruta te thata, si dhe jogurti jane opsione te mira, por eshte e rendesishme qe ju te zgjidhni ushqime me vlera ushqyese qe jane te shijshem per ju. Para gjumit hani ndonje tost me gjalpe.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-ideale-para-dhe-pas-ushtrimeve/
Qysh me i ditë ushqimet ideale para dhe pas ushtrimeve?
Ajo çka hamë para dhe pas treningut ka ndikim të madh në atë se si do të jenë rezultatet e ushtrimeve, pohon trajneri i kondicionit Juan Carlos Simo. Ai konsideron që shumica e ushtruesve gabojnë sepse me shprehitë e këqija ushqyese reduktojnë dobinë e ushtrimeve në figurë dhe formë, për ç’arsye humbin motivimin dhe ndalen së ushtruari, shkruan “Fox News”. “Kurdo që mundeni zgjidhni ushqim organik, gjella, peshk, produkte qumështore dhe mish kualitativ përballë ushqimeve të përpunuar industrialisht dhe të gatshme, ndërsa trupi do t’u jetë mirënjohës për këtë”, thotë Simo. Para treningut E dëshirueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para treningut. Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në trening. Porcioni ideal është rreth 15dkg, ndërsa përveç ushqimit me rëndësi është edhe hidratimi. Nëse planifikoni trening të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, sepse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës. Dopamina është e lidhur me motivimin, elanin, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e tyre. Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë sepse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. “Shmangni karbohidratet dhe sheqernat. Sepse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, për ç’arsye treningu është më pak efikas”, thotë Simo. Është mirë që para treningut të pini edhe një filxhan çaji të gjelbër ose të hani fruta mali. Nëse synoni rritjen e masës muskulore, atëherë shujta duhet të jetë e bazuar në proteinat si mishi i pulës dhe proteinat në kombinim me sasinë e njëjtë të karbohidrateve si orizi ose patatet. Pas treningut Pas çdo lloj të ushtrimeve, shujta duhet të përfshijë edhe karbohidratet edhe proteinat për t’u forcuar eshtrat dhe rritur masa muskulore. Shujta e lëngshme, si proteina ‘ëhey’ e cila i këshillohet bodybuilderëve duhet të përmbajë 1 gram proteinë në çdo 4 gramë karbohidrate dhe duhet të hahet menjëherë pas treningut. Shtimi i pjesës së gjelbër si shejku nga spinaqi, lakra e gjelbër, kastraveci, selino, perimet tjera të gjelbra ndihmojnë në shërimin e muskujve. Ato rrisin nivelin alkalin, të cilin trupi ynë e pëlqen për më shumë se 50 për qind, prandaj janë zgjidhje më e mirë se sa shejku i pastër me proteina. Pas një ore duhet të pasojë shujta e ardhshme që përmban proteina dhe karbohidrate komplekse në proporcion të drejtë. Zgjidhje e mirë është qulli i tërshërës dhe e bardha e vezës, mishi i pulës me patate ose tuna dhe pasta. Dëshironi të dobësoheni Nëse qëllim i ushtrimeve tuaja është dobësimi, Simo rekomandon trening menjëherë në mëngjes, në stomak të zbrazët. Kështu trupi detyrohet të përdorë rezerva e veta dhe të rrisë shpenzimin e yndyrave. Pas treningut më së miri është të hani shujtë të plotë, sipas mundësisë kafjall, rreth një orë pas ushtrimeve.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kujdese-per-floke-kacurrela/
Qysh me u kujdesë për flokë kacurrela?
Duhet të keni parasysh shumë gjëra nëse dëshironi të keni flokë të bukur, dhe me onde natyrale. Të zbuloni produktet e duhura të cilët i japin volum flokëve kaçurrela është fare e lehtë. Thjeshtë duhet të dini disa sekrete para se të filloni trajtimin e tyre; Lani flokët me shampo. Shampot të cilët i japin formë kaçurrelave e ndihmojnë skalpin dhe rrënjen të marrë vitaminat që i nevojiten për të pasur një pamje sa m voluminoze. Lani flokët vetem dy herë në javë, jo më shumë pasi flokët do të ashpersohen dhe do të kenë një pamje të çrregullt. Gjithnjë pasi t’i lani me shampo lyeni me një locion lëmues i cili do t’ju dhurojë formë të butë kaçurrelave. Brushat. Eleminoni përdormin e krahërëve me dhëmbëza të ngushtë sepse për flokët kaçurrela duhet krahër i gjërë. Zgjidhni nyjat. Në moment që ju janë ngatërruar flokët filloni duke i zgjidhur ato me ndihmen e gishtave ndërkohë që flokët janë ëndë të lagur dhe janë të lyer me locion në këtë mënyrë do të shmangni këputjen dhe dëmtimin e tyre. Mos i thani flokët, është shumë më e këshillueshme t’i lini të thahen vetë, pasi tharësja ju jep volum flokëve, por e humbet gjithë formen e kaçurrelave duke i shprishur ato. Gjithmonë përdorni produkte stilimi të cilët do t’i mbajnë të butë flokët, do t’i lëmojnë ato, si dhe do të jenë lehtësisht të stilueshëm sipas dëshirës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-nxjerre-certifikaten-e-statusit-martesor/
Qysh me nxjerre certifikaten e statusit martesor?
Qysh me nxjerre certifikaten e statusit martesor? Martesa është marrëveshje mes dy personave që ka edhe bazë ligjore. Fuqia e saj mbështetet mbi certifikatën e statusit martesor. Kjo certifikatë fitohet pasi të jetë lidhur martesa. Mirëpo si t’i plotësojmë kushtet për certifikatën e statusit martesor? Në Kosovë ky dokument nxirret në Komuna përkatëse.  Aty ku edhe obligohet të lidhet kurorzimi. Ja procedura për certifikatën e statusit martesor Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së statusit martesor në Republikës së Kosovës është si vijon. Që ta arrini ju duhet t’i plotësoni të gjitha këto kërkesa: Së pari ju duhet ekstrakti i lindjes (fotokopje). Letërnjoftimi i palëssi  dhe dy dëshmitarëve (të gjitha edhe fotokopje). Deklarata me dy dëshmitarë. Procedura e dhënies së deklaratës kryhet gjithmonë te zyrtari kompetent komunal. Nëse pala është shkurorëzuar ndryshojnë rregullat. Atëherë duhet edhe aktgjykimi mbi shkurorëzimin nga Gjykata kompetente vendore. Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme kërkohet ktgjykimi i atij shteti të pranohet me aktvendim të Gjykatës Themelore, si dëshmi. Nëse pala jeton jashtë Kosovës kërkohet edhe një gjë. Vërtetimi nga noteri i atij shteti se pala nuk ka të lidhur martesë në atë shtet ose nga ofiqaria e gjendjes civile. Nëse dokumenti është humbur-certifikata lëshohet vetëm me dëshmi te raportit nga policia. Pagesa e taksës 1 euro.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-siguru-te-ardhura-online-tani-qe-po-punoni-nga-shtepia/
Qysh me siguru të ardhura online tani që po punoni nga shtëpia?
Puna online nuk është aq e lehtë sa duket.  Nuk është lehtë të sigurosh të ardhura online. Megjithatë, tani që jeni të izoluar në shtëpi do t\’ju duhet të gjeni një mënyrë se si të punoni e të siguroni të ardhura. Prandaj, në këtë artikull keni disa profesione shumë të kërkuara që ia vlen t’i rmerrni seriozisht për të siguruar të ardhura të mira online. Graphic Designer  Një nga faqet e internetit dhe shërbimet e mia të preferuara është 99design. Dhe disa nga grafik disajnerët më të mirë ndodhen në 99designs. Rregjistrohuni për një llogari falas dhe krijoni modele në projekte për të provuar dhe për të fituar projektin e kompanisë. Dizajni grafik kërkon shumë kohë, por nëse është diçka që ju pëlqen të bëni – nuk do t’ju bëj përshtypje të punoni ekstra duke bërë diçka për të cilën jeni të apasionuar. Krijues i përmbajtjes Thënia e shekullit 21 duket se qënka \”Përmbajtja është mbreti\”. Dhe mesa duket kompanitë janë të gatshme të paguajnë shumë për të marrë krijuesit më të mirë të përmbajtjes. Nëse keni një aftësi të mirë për krijimin e një përmbajtjee që tërheq vëmendje, video, shkrime etj atëhere shfytëzojeni. Të bëheni krijues i përmbajtjes është një mënyrë fantastike se si të fitoni para në Internet. Krijues videosh Krijuesi i videove është diçka që disa njerëz dinë të bëjnë dhe shumë njerëz janë të gatshëm të paguajnë. Nuk është e pazakontë që një prodhues videosh të marrë një pagë rreth 150 dollarë në orë. Shpesh, pengesa më e madhe për prodhimin e videove është gjetja e klientëve. Disa mënyra të mira për të gjetur klientë është të bëni punë më të vogla në vendet e tregut si Fiverr dhe Upwork. Konsulent i reklamave në Facebook / Google Facebook dhe Google renditen # 1 dhe # 2 si faqet e internetit më të vizituara në internet. Kjo është arsyeja pse ata janë dy gjigantët më të mëdhenj të reklamave në të gjithë botën. Ndërsa shumë biznese i dinë faktet – ata kanë ZERO ide se si të tregtohen efektivë në të dyja platformat. Mësojeni këtë aftësi dhe përkushtojini në mënyrë që të siguroni punë tek shumë platforma që kanë nevojë për ndihmën tuaj Fotograf Mësoni se si të fitoni para në Internet nga fotografia edhe pse e dimë se nuk është e lehtë. Përdorni shërbimin si SmugMug për të shitur me lehtësi fotot tuaja dhe të fitoni para në internet. E dimë se nuk është një punë fort e lehtë, megjithatë, foto me koncepte abstrakte kërkohen pafund nga blogje të ndryshme.  Influencër në rrjetet sociale A keni ndonjë aftësi për rrjetet më të fundit sociale? Nëse mendoni se keni atë që duhet për të qenë virale në Instagram, YouTube, Snapchat, Musical.ly, etj, atëherë do të dini se si të fitoni para në internet. Epo – në të vërtetë paratë do t\’ju vijnë vetë, pjesa më e vështirë është të bëhesh influencër me shumë folloëers. Për këtë do t’ju duhet të perkushtoheni, ama nëse keni dëshirën e mirë dhe vullnet, do filloni të fitoni shumë para. Sigurisht që ka edhe shumë profesione të tjera fitimprurëse të cilat do t’jua sjell në artikujt e ardhshëm. 
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-kek-me-avokado-kungull-te-njome-dhe-cokollate-te-zeze/
Qysh me përgatit kek me avokado, kungull dhe çokollatë?
Qysh me përgatit kek me avokado, kungull të njomë dhe çokollatë të zezë? Ju ka shkuar ndonjehere ndermend te perdorni kungullin e njome dhe avokadon ne nje embelsire? Nese jo, duhet patjeter te provoni kete kek me çokollate! Me besoni qe butesia dhe aroma e tij ndersa piqet, do ti bej te gjithe te harrojne qe ne brendesi ndodhen edhe fruta edhe perime… Per me teper ne kete recete nuk eshte perdorur as vaj dhe as gjalpe, vetem yndyra qe permban natyralisht avokado, qe eshte super e shendetshme! Racione: 6-8 persona Kohë: 45-50 min Vështirësia: e thjeshtë Perberesit per kek me avokado: 150gr miell 00 50gr kakao te hidhur 1 luge çaji pluhur pjekes me vanilje 1 luge çaji kanelle pluhur 1/2 luge çaji kripe 2 veze 1 avokado te bute, te shtypur me pirun 230gr sheqer te bardhe 3 kunguj te njome, te grire ne rende 150gr çokollate te zeze me 65% kakao, te grire imet (ose copeza çokollate) Pergatitja: Bashkojme ne nje ene duke i situr nje nga nje te gjithe perberesit e thate: miellin, kakaon, pluhurin pjekes, kanellen dhe kripen. Ne nje tjeter ene rrahim me pirun vezet, shtojme avokadon, sheqerin, kungujt e grire dhe çokollaten e zeze. Shtojme edhe perzierjen me miell e kakao duke i trazuar mire derisa te formohet nje brume i njetrajtshem. Lyejme me pak vaj dhe miell nje forme drejtekendore me gjatesi 28cm, hedhim ne te brumin e kekut dhe e nivelojme me kujdes. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 45-50 minuta, duke bere gjithmone proven e pirunit. E leme te ftohet plotesisht perpara se ta presim ne feta. Ky kek eshte ideal nese konsumohet ne vere me pak akullore me vanilje ose ne dimer me pak krem pana te rrahur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shtu-peshe/
Qysh me shtu peshë?
Për të fituar gjysë kilogrami në ditë, ju duhen 3500 kalori më shumë se nevoja ditore e nevojshme. Mesatarja e kalorive të nevojshme në bazë ditore është me vlerë rreth 2000, që nënkupton se ju nevoiten 5,500 kalori që të shtoni në peshë. Kjo mund të jetë 3 gota verë, 2 krahë pule, dy racione patate të skuqura, dy copë torte me çokollatë, 2 gota lëng të gazuar me sheqer. Kjo është një tepricë e ushqimit, por sërish nuk është e mjaftueshme që të rrumbullakësojë ato 3,500 kalori. Ekzistojnë prova shkencore që sugjerojnë se është vështirë të fitoni peshë brenda një dite si pasojë e tepricës së ushqimit. Kjo ditë e stërngopur me ushqim mund të shkaktojë fryerje dhe ndjesinë e rëndimit të stomakut të nesërmen. Por, nëse i riktheheni rutinës suaj të ushqimit dhe ushtrimeve, mos keni frikë se mund të fitoni peshë dhe kilograme të tepërta.  
https://www.dua.com/sq/receta-per-sallaten-me-te-mire-me-kastravec/
Qysh me përgatit recetën për sallatën më të mirë me kastravec
Qysh me përgatit recetën për sallatën më të mirë me kastravec. Racion i shëndetshëm dhe i shijshëm për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të humbin peshë. Sallata freskuese me kastravec dhe perime e jogurt – recetë e cila premton! Sallata nga kastravecët me rrepëlakër dhe mollë përgatitet shpejt, por është e shkëlqyeshme edhe për fëmijë, transmeton Telegrafi. Me disa copë buke sallata do të jetë racion i lehtë për mbrëmjet verore. Përbërësit për sallatën më të mirë me kastravec: 2 mollë; 1 rrepëlakër e vogël; 1 kastravec; 4 grushte rukolë; 3 lugë përzierje drithërash, bizele sipas shijes. Përbërësit për shtojcë: 180 g jogurt grek apo jogurt të dendur; 1 thelb i vogël hudhre; 1 limon; kripë; piper; 1 lugë mjaltë; vaj ulliri. Përgatitja: Priteni në copa të mëdha kastravecin, mollët dhe rrepëlakrën bashkë me bizele nëse doni. Përzieni me pak lëng limoni dhe vaj ulliri. Bëni salcën nga të gjithë përbërësit e përmendur, qitni sipër kastravecëve, mollëve dhe rrepëlakrës dhe qitni mëlmesa me pak vaj ulliri. Rukolën lajeni dhe vendoseni në tepsi. Mbi rukolë qitni kastravecin, mollët dhe rrepëlakrën me dresingun. Në majë qitni përzierjen e drithërave. Nëse nuk keni mollë, zëvendësoni me copa pjepri. Pjepri është më pak kërcëllues, mirëpo do të përshtatet shkëlqyeshëm në kombinimin e shijes.
https://www.dua.com/sq/vit-te-sukseshem/
Vit te sukseshem? Si ta planifikoni?
Vit te sukseshem? Fundi i vitit është periudha e reflektimit për vitin që po shkon por edhe koha e planifikimit për një vit të sukseshëm. Mirëpo cili është çelsi i suksesit? Unë them planifikimi. Normalisht se shpesh herë edhe planet ndyshojnë, evoulojnë dhe dalin përtej pritshmërive. Mirëpo është e rëndësishmë në çdo vit të ri, ashtu si në çdo fillim të ri, të krijohen plane dhe objektiva të cilat synohet të ndiqen. Nëse doni të planifikoni vitin 2021 si një vit të sukseshëm ne kemi disa këshilla për ju. Vit te sukseshem? Caktoni prioritetet Këtë vit përqendrohuni më shumë në cilësi. Vendosni synime për vitin e ardhshëm dhe krijoni rezolucione që mund të realizoni në të vërtetë. Lërni anash disa qe janë në listën tuaj tash e shumë vite, e për të cilat nuk po shfaqni interesim më. Prandaj bëhuni më specifik! Përcaktohuni në objektiva kryesore, pa marrë parasysh me çka kanë të bëjnë ato. Ndryshoni rutinën tuaj Përcaktohuni këtë vit për një rutinë që lejon momente për reflektim, pushim dhe të qenit plotësisht të pranishëm. Thjeshtoni orarin tuaj për të krijuar kohë për familje, udhëtime por edhe të shtuna dembele. Kjo gjë do t’ju ndihmojë juve shumë! Praktikoni kujdesin për veten Këtë vit, më shumë se kurrë, investoni në shëndetin tuaj emocional dhe mendor përmes këshillimit, leximit, konsultimit, udhëzimeve të ndryshme ose ushtrimeve të ndërgjegjësimit. Rrisni vetëdijen tuaj duke marrë vlerësime të personalitetit, ndihmë për zgjidhjen e konflikteve ose thjesht kohë pas kohe kaloni një ditë larg zhurmës, në vetmi. Mos hezitoni të planifikoni një ditë në muaj si një ditë pushimi ose argëtimi spontan! Mos harroni shëndetin fizik Këtë vit diciplinohuni dhe ushqehuni edhe më shëndetshëm. Shtoni në rutinën tuaj ndonjë aktivitet fizik. Ecjen, vrapimin, yoga apo fitnesin. Mos harroni të konsumoni sa më shumë ujë. Nëse gëzoni shëndet të plotë ju jeni në gjendje të punoni më fortë për t’i arritur gjitha synimet tuaja. Shëndeti duhet të jetë gjithmonë prioritet. Vit te sukseshem? Bëni një plan financiar Pa marrë parasysh sa  i madh apo i vogël është buxheti juaj personal apo familjar, juve ju duhet një plan finaciar në mënyrë që të keni një vit të suksesshëm. Menaxhoni financat tuaja në mënyrë që të mund të mbuloni më shumë me to. Kur ta dini se ku destinohen parat tuaja gjërat rrjedhin më lehtë. Një plan finacaiar gjeneral për 1 vit, si dhe planet e vogla mujore do të ju ndihmojnë shumë. Kërkoni ndihmë Që qëllimet tuaja t’i realizoni me sukses ketë vit mund të keni nevojë të kërkoni ndhimë. Mos hezitoni të pyesni familjarët dhe miqtë tuaj të afërmë t’ju gjinden në rast nevoje. Të gjithë ndonjëherë kemi nevojë të na zgjatet një dorë e ndihmës dhe s’ka asgjë të keqe. Prandaj këtë vit hapni zemrën, ruani afërsinë me njerëzit dhe falni dashuri. Pozitiviteti padyshim se do t’ju drejtojë drejt një viti të mirë.
https://www.dua.com/sq/menagjimi-i-stresit/
Menagjimi i Stresit
Menagjimi i Stresit – Pesë teknika. Fatkeqësisht stresin e kemi të gjithë pjesë të jetës tonë të përditshme. Mirëpo në mënyrë që ai të mos na shkatërrojë duhet të gjejmë mënyra se si ta menaxhojmë atë. Ka teknika të ndryshme, nga më të thjeshtat, për ta menaxhuar stresin, të cilat rekomandohen edhe nga psikologët. Ju takon juve të eksploroni dhe të shikoni se cila teknikë ju përshtatet më shumë. Si fillim ndiqni këto këshilla të thjeshta që ne po ju rekomandojmë. Shmangni pyetjen ‘Po sikur..’ Pa marrë parasysh problemin me të cilin po ballafaqoheni, ju duhet të shmangni mendimin për më të keqen. Pra, mos ja shtoni vetës stresin me pyetjen ‘Po sikur..’. Kjo pyetje vetëm se do ta rrisë stresin për ju. Prandaj mos mendoni skenarët më të këqija në kokën tuaj por shikoni anët e mira në secilën situatë. Mbani qëndrim pozitiv Qëndrimi pozitiv është gjëja më e mirë që mund të bëni për vetën edhe për shëndetin tuaj mendor. Qëndrimi pozitiv është arma më e fuqishme për ta luftuar stresin. Prandaj krejt çka ju duhet është mendimi pozitiv dhe qëndrimi i tillë. Përpiquni të mendoni për gjërat e mira që keni arritur në jetë. Për kujtimet e mira dhe për ëndrrat që keni. Ato do ta reduktojnë stresin. Flini mjaftueshëm Menagjimi i Stresit është shumë i rëndësishëm. Rëndësia e gjumit në stabilitetin emocional është e padiskutueshme. Në anën tjetër kur përballemi me stresin, gjumi gjithmonë është i sulmuar. Stresi ka tendenca të na lëjë pa gjumë. Megjithatë nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të kërkojmë mënyra që ta përmbushim vetën me gjumë. Rregullojeni ambientin tuaj të gjumit, largoni telefonin dhe pini gjithmonë një çaj kamomil para gjumit. Merrni frymë thellë! Sado që ju tingëllon e thjeshtë, frymarrja ju ndihmon në menaxhimin e stresit. Saherë që ndiheni të mbingarkuar me stres praktikoni ushtrime të frymarrjes së thellë. Ekspertët sygjerojnë të praktikohet edhe joga apo meditimi. Aktivitete të tilla ju relaksojnë trurin. Frymarrja e thellë lufton stresin. Prandaj e gjitha që ju duhet është të merrni frymë thellë dhe ta lëshoni ngadalë. Kaloni kohë në ambiente të qeta dhe kujdesuni për vetën. Kufizoni sasinë e kafeinës që konsumoni Konsumimi i kafeinës stimulon lëshimin e adrenalinës, e cila nga ana tjetër shkakton mekanizmat e mbijetesës së luftës ose të vdekjes. Përballë rrezikut, trupi sakrifikon të menduarit racional në favor të një reagimi të shpejtë. Me kafeinën, truri dhe trupat tanë nën stres nuk janë në gjendje të kontrollojnë veten siç duhet. Kjo gjendje nuk është normale dhe duhet të shmanget. Prandaj nëse jeni të stresuar shmangni përdorimin e kafës. Sa më shumë ujë dhe çajra qetësues.
https://www.dua.com/sq/sekreti-i-lumturise/
Sekreti i lumturise
Sekreti i lumturise? Të darkosh i shoqëruar nga miqtë, partneri apo familja ju bën mirë për trupin dhe shëndetin mendor. Kjo është treguar nga një studim që vërteton atë që njerëzit e dinë që prej moti: “Të jetosh në shoqëri me njerëz të tjerë ju bën më të lumtur.” Ka nga ata që duan të hanë në vetmi, të shtrihen në kolltuk me TV-në ndezur … A është kjo lumturi e vërtetë? Personat që e bëjnë diçka të tillë tonë se po. Megjithatë, sipas studiuesve, të hani rregullisht vetëm nuk është aspak diçka pozitive. Nëse bëhet për një kohë të gjatë ndikon në shëndetin mendor dhe atë fizik. Studimet konfirmojnë atë që e kemi ditur prej kohësh Kjo është konfirmuar nga një studim i Oxford Economics i marrë në konsideratë nga Guardian. Studiuesit vëzhguan 8,250 qytetarë britanikë dhe ndërtuan një “tregues të mirëqenies”. Ky tregues u bazua në shumën e një numri të pikëve që i atribuoheshin cilësisë së gjumit, kënaqësisë seksuale, sasisë së kohës së lirë dhe frekuencës së sa herë hani të shoqëruar. Hulumtimi tregoi se ata që hanë vetëm shënojnë 7.9 pikë më pak, për sa i përket lumturisë. Ky lloj treguesi është i aplikueshëm edhe për vende të tjera. Shtoni një vend më shumë në tavolinën tuaj Me sa duket, të  ngrënit në shoqëri të të tjerëve, i bën njerëzit më të lumtur dhe të ndihen më mirë me veten e tyre. Robin Dunbar, profesor i antropologjisë dhe psikologjisë në Universitetin e Oksfordit, punoi në studim dhe shpjegoi se “ende nuk e dimë” përse njerëzit që hanë së bashku janë më të lumtur. Ajo që dihet me siguri është se dreka me të tjerët, rreth një tryeze, favorizon lëshimin e endorfinës në tru (hormoni i lumturisë). Kjo prodhon një ndjenjë të lartë mirëqenieje tek ne. Ky ritual social është thelbësor për jetën tonë kaotike dhe të ngjeshur. Qënie sociale Grekët e lashtë thoshin se njeriu është një qënie sociale. Sot, studime të tjera konfirmojnë se marrëdhëniet tona të drejtëpërdjrejta në disa raste mund të jenë çështje “jeta a vdekje.” Një analizë e 148 studimeve epidemiologjike disa vjet më parë u përpoq të kuptonte se cilët janë faktorët që favorizojnë jetëgjatësinë. Rezultati ishte: “Njerëzit me marrëdhënie sociale më të forta kanë 50% shans më të madh mbijetese pas një ataku kardiak, sesa ata me marrëdhënie sociale të dobët.” Me pak fjalë, kur rrethohi nga njerëz, ndani vaktet tuaja me ta, shoqëroni tavolinën me biseda dhe të qeshura, ushqimi do t’ju shijoj më shumë dhe do jeni sigurisht më të lumtur dhe ky mund të jetë sekreti i lumturise tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-puding-orizi/
Qysh me përgatitë puding orizi me një recetë të thjeshtë?
Qysh me përgatitë puding orizi me një recetë të thjeshtë? Nje recete aq sa e thjeshte edhe e shijshme. Koha qe kerkon per pergatitje eshte me pak se 30 minuta, e megjithate do t\’ju shijoj se tepermi. Përbërësit për puding orizi: 1 litër qumësht 1 gotë sheqer pluhur 1 lugë gjelle niseshte misri 1 gotë caj oriz 1 gotë caji krem qumështi 1 sheqer vanillë luleshtrydhe ​Përgatitja: Në tenxhere vendoset orizi i pastruar dhe i shtohet 1.5 gota ujë. Orizi lihet aty derisa të zbutet, pastaj i shtohet 1 litër qumësht dhe trazohet me kujdes. Pasi fillon të vlon ulet temperatura dhe në temperaturë të ulët lihet 15 minuta. Shtohet kremi, sheqeri dhe zihet për 5 minuta te tjera. Duke i shtuar pak ujë shtohet edhe nishestja dhe zihet per rreth 3 minuta me teper. Pudingu ndahet në tasa të vegjël dhe zbukurohet me luleshtrydhe. Provojeni ta shoqeroni me nje pije me gaz, ose ne te kundert me leng te fresket frutash. Jo gjithnje e domosdoshme, por perben nje kombinim interesant. Nese deshironi mund ta shoqeroni edhe me alkol, do t\’ju sugjeroja Disaronon si pije alkolike e embel e bere nga bajamet. Ju befte mire!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-shmange-dhimbjen-nga-kepucet/
Qysh me e shmangë dhimbjen nga këpucët?
Disa lloje të këpucëve nuk janë shumë të përshtatshme, duke shkaktuar kështu dhimbje të këmbëve. 1.Parandaloni fërkimin dhe shfaqjen e ‘fluskave’ që mbushen me ujë në këmbë, duke lyer këmbët me deodorant stik. 2.Aplikoni pudër të bebave në këmbë për të reduktuar djersitjen. 3.Vendosni silikonë për këpucë për të lehtësuar presionin e tepërt në disa pjesë të këmbës.
https://www.dua.com/sq/si-te-visheni-per-halloween/
Si te visheni per Halloween
Si te visheni per Halloween? Këtu keni disa ide origjinale se si te visheni per Halloween. Këto kostume klasike janë të duhurat. Së pari, është një festë që feston për shpirtrat e vdekur, pra stil tmerri dhe jo zanash!!! Kështu që, shmangni veshjen si princeshë, futbollist, kësulkuqe apo zorro, sepse do talleni gjithë mbrëmjen. Veshja duhet të jetë shumë e zymtë, e frikshme dhe sa më origjinale nëse doni të veçoheni nga turma. Tregoni gjithçka mbi karakterin dhe imagjinatën tuaj, sepse thoni si të doni, por vërdall janë gjithmonë të njëjtat veshje … Ne jemi këtu për t’ju treguar si të visheni për Halloween. Më poshtë keni të radhitura disa nga kostumet më origjinale dhe klasike për Halloween. Gjithçka varet nga ju nëse doni t’i jepni një efekt të veçantë me make-up. HANNIBAL LECTER Vetëm një bluzë e thjeshtë e bardhë me mëngë shumë të gjata, një palë pantallona portokalli, një palë çizme të zeza dhe prekja përfundimtare: maska e Hannibal Lecter. Hidhini një sy kostumit të vecantë të Hannibal Lecter. DOKTORI I ÇMENDUR Merrni një pallto të bardhë doktorash, një T-shirt blu, mundësisht me qafë V, pantallona të bardha, këpucë spitalore, doreza latex, maskë, thikë ose bashkim pjesësh plastike, gjak të rremë, ose bojë të kuqe, ose salcë domatesh që do të spërkatet mbi pallton e bardhë, në doreza dhe pse jo, lini gjurmët e 3 ose 4 gishtave të gjakut në fytyrën tuaj, që të jap efekt të vërtetë !!! KORBI Për tu veshur si protagonist i njohur i filmit “The crow” ju duhen një palë pantallona lëkure të zeza (mundësisht të ngushta), një këmishë e zezë pas trupit, një palë doreza lëkure të zeza me gishta të zhveshur. Nëse keni flokë të shkurtër blini një paruke me flokë të zinj që arrijnë deri teki supet. Pamja është e rëndësishme. Përdorni bojë fytyre për të bërë fytyrën e bardhë, buzëkuq të zi dhe më pas lapsin e zi për të gjitha detajet e syve dhe gojës …e frikshme apo jo? ALEX – Clockwork Orange Besoj e njihni filmin e Stanley Kubrick, nëse jo filmin me patjetër njihni rregjizorin gjenial të filmit të frikshëm “The Shining”. Merrni pantallona të bardha, një këmishë të bardhë, një rrip të zi, dhe një kapele të zezë në formë tasi. Më në fund bëjini syve make up me një laps të zi. Ps: A mos harroni, shikoni ngultas si një psikopat. DAJA FESTER – Familja Adams Një maskë e thjeshtë për ata që janë tullac ;). Përndryshe, blini parukë pa flokë, përdorni pluhur të bardhë për të zbehur fytyrën dhe për të bërë dy rrathë të hollë të errët tek sytë. Nëse keni sy të çelur, atëhere kostumi bën për ju! JOKER Joker është rikthyer sërisht në vëmendje, sidomos pas filmit të luajtur nga Joaquin Phoenix. Keni nevojë për një xhaketë të errët ose frak (mundësisht ngjyrë vjollcë), një jelek jeshil, pantallona elegante në të njëjtën ngjyrë si xhaketa dhe këpucë të zeza. Për make-up ju nevojitet shumë bojë ose pluhur për ta bërë fytyrën plotësisht të bardhë, i kuq buzësh, llak që të ngjyrosni flokët verdhë-jeshil dhe së fundmi, mos harroni rrathët e zezë të syve. ZOMBIE Ju duhen një palë xhinse të grisura. Një palë të vjetra duhet t’i keni vërdallë me patjetër. Një këmishë e zhubrosur me mëngë të gjata ose një bluzë e vjetër. Prijeni këmishën si në pjesën e përparme ashtu edhe pranë skajeve të mëngëve. Për ta bërë maskimin pak më monstruoz, mund të përdorni gjak të rremë për të njollosur rrobat, duart dhe fytyrën. Edhe këtu, make-up është thelbësor për suksesin e maskës suaj. Mos harroni aksesorët! Blini një thikë të rreme që ta aplikoni rreth kokës, për të pasur efektin sikur jeni shpuar ose përdoreni për të kërcënuar njerëzit. Studioni mirë ecjen tipike të mumjes për t’i dhënë një efekt sa më realist personazhit. SCREAM Keni nevojë vetëm për një pelerinë ose fustan të gjatë të zi me një kapuç dhe një maskë të bardhë të Scream (ajo me sytë dhe gojën e gjatë të zezë) e gjeni në çdo dyqan. Atëherë, merrni një thikë të rreme dhe mos harroni të ndiqni njerëzit që bërtasin nga frika dhe bëni sikur po i godisni me thikë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-parandalu-dembelizmin-e-syrit-tek-femijet/
Qysh me parandalu dembelizmin e syrit tek femijet
Qysh me parandalu dembelizmin e syrit tek femijet? Fatkeqësisht dembelizmi i syrit prek shumë fëmijë. Në lindje fëmija ka afërsisht 10% të shikimit të të rriturit dhe gradualisht deri në moshën 6 vjeçare, syri. Rrugët e pamjes dhe qendra e shikimit në tru maturohen gradualisht për të arritur deri në 100% të kapacitetit. Tjetër shkak i shpeshtë i ambliopisë është anisometropia, që ka të bëjë me diferencën e numrave të syve të fëmijës. Nga ana e prindërve është e vështirë të dallojnë nëse fëmija ka nevojë për syze. Megjithëse një prind i kujdesshëm i tërheq vëmendjen kur fëmija afrohet tek objektet apo tek televizori. Kurfërkon apo pulit shpesh sytë. Këto duhet të jenë shenja alarmi që duhet ta bëjnë prindin ta cojë menjëherë fëmijën tek mjeku okulist. Më e vështirë është në rastet monololateralë, kur vetëm njëri prej syve është me numër. Në këtë rast fëmija përdor syrin tjetër, duke parë shumë mirë me të dhe nuk kuptohet që ka vështirësi në shikim. Ndërkohë syri me numër më të madh nuk përdoret dhe bëhet dembel ose ambliop. Si shpjegohet dembelizmi i syrit? Dembelizmi i syrit në përgjithësi është i njëanshëm. Kap njërin sy. Atë që ka një problem që e pengon të shohë, apo syri që ka një numër më të lartë se tjetri. Por ndonjëherë një problem serioz në të dy sytë mund të çojë në “dembelizëm” të të dy syve. Qysh trajtohet “dembelizmi” i syrit ? A mundet syri “dembel” të bëhet “punëtor”?! Mjekimi i “dembelizmit” është i lidhur me trajtimin e problemit që e ka shkaktuar atë. Pra, fillimisht duhet korrigjuar problemi që ka. Korrigjimi i numrit me syzet e nevojshme, korrigjimi i strabizmit, operacioni i kataraktit,apo i ngritjes së kapakut të syrit. Pastaj duhet filluar trajtimi i dembelizmit. Qëllimi i trajtimit është të vemë në “punë” syrin “dembel”. Mirëpo cila është mënyra më e mirë për ta luftuar dembelizmin? Mënyra më e njohur, më e vjetër dhe më e efektshme për të luftuar “dembelizmin” është mbyllja me fasho e syrit të “mirë”. Kjo bëhet për të vënë në punë syrin “dembel”. Pjesa më e vështirë është që fëmija të bindet të mbyllë syrin e shëndoshë dhe të përdorë syrin dembel, në mënyrë që atij t’i rritet fuqia e shikimit. Prandaj në “luftën” me “fëmijën e pabindur”, familja fillimisht duhet të jetë plotësisht e qartë dhe e sqaruar në lidhje me dobinë e trajtimit që duhet bërë. Gjithashtu, familja duhet të ketë besim të plotë tek mjeku që kujdeset për fëmijën e tyre. Duhet të ndjekë ekzaktësisht udhëzimet e tij në lidhje me frekuencën dhe kohëzgjatjen e mbylljes së syrit. Deri në cilën moshë vazhdon trajtimi i “dembelizmit”? Mosha më e përshtatshme për trajtimin e “dembelizmit” është mosha 0-7 vjeç. Po pas kësaj moshe? Edhe pas kësaj moshe mund të vazhdohet trajtimi. Mirëpo kuptohet që efektiviteti i trajtimit të “dembelizmit” ulet me rritjen e fëmijës sidomos pas moshës 10 vjeç. Moshë në të cilën përfundon formimi i qendrës së pamjes dhe mund të ndikojmë pak ose aspak në të. Duke qenë se trajtimi i “dembelizmit” bëhet në mosha të vogla dhe në shumicën e rasteve “dembelizmi” i syrit nuk jep asnjë shenjë që mund të dallohet nga familjet e tyre, vizitat e fëmijëve tek mjeku specialist janë me shumë rëndësi. Në çdo moment që familja apo të afërmit shohin diçka të “dyshimtë” në lidhje me shikimin e fëmijëve të tyre, mirë është që prindërit të mos presin. Mirëpo të vizitojnë fëmijën tek mjeku okulist sa më shpejt. Por edhe nëse nuk paraqet ankesa, këshillohet që fëmija të vizitohet tek mjeku specialist të paktën një herë në moshën 3-5 vjeç dhe para fillimit të shkollës në moshën 6-7 vjeç. Kjo do të ndikonte në zbulimin e hershëm të problemeve të syrit dhe do të evitonte surprizat e pakëndshme, si p.sh zbulimin e ambliopisë në moshë më të madhe se 10 vjeç, kur pothuaj nuk mund të bëhet me asgjë për ta kuruar atë.
https://www.dua.com/sq/janjeva/
Janjeva, qyteza pa dalje dhe me vetëm një hyrje
Janjeva ndodhet në lindje të Komunës së Lipjanit. Karakteristika kryesore e kësaj qytetze është se ka vetëm një hyrje dhe nuk ka asnjë dalje. Përveç kësaj karakteristike infrastrukturore, kjo qytezë ka edhe shumë veçori të tjera që do t’ju lënë gojëhapur nëse e vizitoni. Kisha e Shën Nikollës, shtëpia e Shtjefën Gjeçovit e dhjetëra shtëpi të tjera qindravjeçare. Këto janë disa gjërat e veçanta që do t’i shihni nëseshëtisni rrugëve me kalldrëm të Janjevës. Në një distancë prej 17 kilometrash nga Prishtina ju mund të eksploroni gjurmët e njërës nga qytezat më të vjetra në Kosovë. Qyteza e argjendit Janjeva konsiderohet se është një vendbanim i lashtë, që daton që prej shek. IV. Megjithatë, në dokumentet e shkruara përmendet që prej shek. XIV, në vitin 1303. Siç thonë dokumentet para 700 vjetëve, Janjevën e kanë krijuar si koloni të tyre tregtarët dhe xehetarët e ardhur nga Raguza (Dubrovniku) dhe Kotori. Ata hapën aty disa miniera ari e argjendi. Mirëpo, përveç argjendit, Janjeva shquhet edhe për një vlerë tjetër, që është multietniciteti. Në Janjevë jetojnë disa komunitete: shqiptarë, turq, kroatë, romë, ashkalinj si dhe disa banorë boshnjakë. Të gjitha këto komunitete bashkjetojnë në paqe dhe tolerancë, pa marrë parasysh dallimet etnike dhe fetare që kanë mes tyre. Janjeva të rrëmben zemrën menjëherë sapo e sheh. Vendi që ruan kujtimin për Shtjefën Gjeçovin Shtëpia Muze e Shtjefën Gjeçovit (1874 – 1929) është një nga atraksionet e Janjevës. Kjo qytezë është vendlindja e veprimtarit të shquar të lëvizjes atdhetare shqiptare, që ishte prift, etnograf dhe arkeolog. Kryevepra madhore e Shtjefën Gjeçovit, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”(1933), është përmbledhje, por edhe një përmendore e ligjit zakonor shqiptar. Dihet tashmë se shqiptarët kanë jetuar për shumë vite bazuar në këtë ligj. Duke vizituar Janjevën, mund të mësoni më tepër për këtë veprimtar dhe të shihni nga afër shtëpinë ku ka jetuar ai. Fatkeqësisht, edhe pse është hapur si muze, aty nuk gjenden shumë eksponate. Megjithatë, do t’ju shërbejë për të krijuar një ide se në çfarë kushtesh është rritur dhe ka jetuar ai. Kulti fetar që tërheq vizitorë në Janjevë Një nga monumentet më me vlerë në Janjevë është një kishë e vjetër. Në lagjen që njihej si Varosh, ndodhet Kisha e Shën Nikollës, e vetmja kishë ortodokse që ende vepron në qytet.Ikonostasi mendohet të jetë punuar nga një mjeshtër i Dibrës së Maqedonisë Veriore. Kisha tradicionalisht i ka shërbyer kongregacionit ortodoks serbë nga Prishtina. Ndërtesa është drejtkëndëshe, e ngritur nga gurë të përpunuar dhe ka një brendi të përforcuar mire me shtylla rreth altarit. Hyrja kryesore e kishës gjendet nga ana perëndimore dhe është e dekoruar me trëndafila e forma gjeometrike. Kubeja nga ana tjetër i është shtuar strukturës në vitin 1990. Sulmet ndaj kishës në vitin 2004 i shkaktuan dëme serioze duke e zhveshur atë në tulla dhe gurë. Më pas dritaret, dyert dhe kulmi iu rindërtuan në tërësi. Kjo i dha mundësi rifillimit të mbajtjes së meshës në vitin 2010. Kisha është e hapur për vizitorët çdo pasdite.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-bakllava-me-arra-bajame-lajthi-dhe-fistike/
Qysh me përgatit bakllava me arra, bajame, lajthi dhe fistikë?
E kush nuk e pëlqen bakllavanë. Sidomos një bakllava me arra. Në këtë recetë ju sugjerojmë t’i shtoni shije ëmbëlsirës tuaj të preferuar. Nëse ndiqni udhëzimet, ëmbëlësira do të jetë tejet e shijshme. Përbërësit për bakllava me arra 200 gr arra të bluara; 200 gr bajame të bluara; 200 gr lajthi të bluara; 200 gr fëstëkë jo të njelmët të bluar; vaj apo gjalpë të shkrirë. Përgatitja Për të përgatitur bakllava me arra së pari nxehni furrën në 150 gradë Celsius. Në fundin e lyer me vaj të kallëpit radhisni tri petë – shtrijeni petën e parë, me ndihmën e brushës lyeni me vaj apo me gjalpë të shkrirë, shtrijeni petën e dytë, lyeni me vaj, shtrijeni petën e tretë, lyeni dhe qitni arrat. Shtrijeni petën dhe përhapni lajthitë pastaj petën dhe bajamet, petën dhe fëstëkët dhe kështu me radhë radhisni, varësisht nga ajo sa të madhe bakllavanë e dëshironi. Çdo petë lyejeni me vaj apo me gjalpë. Në maje shtrini sërish tri petë dhe spërkatni apo lyeni me vaj. Me thikë të hollë të mprehtë priteni bakllavanë në formë rombi apo katrori. Piqeni bakllavanë në furrën e nxehur 30-40 minuta, përkatësisht derisa peta të marrë ngjyrën e bukur të artë-të verdhë. Ndërkohë përgatisni sherbetin 1 kg sheqer, lëng nga gjysmë limoni, 2 lugë të vogla mjaltë të shndritshëm; 7,5 dl ujë. Sheqerin dhe ujin zini 10 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Përzieni sherbetin në valë dhe në mënyrë të barabartë qiteni sipër bakllavasë së gatshme, ende të nxehtë. Ftoheni një herë në temperaturë dhome pastaj futeni në frigorifer. Më së miri është ta shërbeni të nesërmen.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pozu-per-fotografi/
Qysh me pozu për fotografi?
1.Opcioni më i mirë gjatë bërjes së fotografive në fytyrë është mënjanimi i fotove me fytyrën drejtë. Nëse bëni foto me fytyrë drejt kamerës atëherë nuk do të ketë hije, duke bërë që fytyra të duket më e gjërë dhe do të dukeni sikur keni ca kilogram më tepër. Gjeni pozicionin pak më larg nga kamera, në mënyrë që të krijohet hije në hundë dhe njërën anë të fytyrës. Ulni pak mjekrrën, sepse nëse e mbani shumë lartë atëherë fotografia do të duket shumë jonatyrale. Lëvizni kokën gjatë fotove, por mbajeni gjithmonë në atë pozicion që ndiheni komod që të mos duket foto e ‘forcuar’. 2.Nëse duhet të bëni foto me fytyrë drejtë, atëherë kamera duhet të fokusohet tek sytë. Mbani sytë hapur, duke mënjanuar lëshimin e kapakëve të syve pasi që do të dukeni të lodhur. Mbyllni sytë për disa sekonda para se të bëni foton, që të shmangni mbylljen e tyre gjatë bërjes së fotografisë. 3.Asgjë nuk e prish fotografinë më shpejtë se sa një buzëqeshje jo natyrale. Buzëqeshni me dhëmbë. Lagni me ujë buzët para se të buzëqeshni në fotografi, apo aplikoni balsam për buzë, pasi që kjo do ti jap pak më shumë dritë fytyrës suaj.
https://www.dua.com/sq/kokrra-te-shtypura-tershere-me-kakao-dhe-gjalpe-kikiriku/
Kokrra të shtypura tërshëre me kakao dhe gjalpë kikiriku
Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm provni këro kokrra të shtypura tërshëre me kakao dhe gjalpë kikiriku. Ju nevojiten vetëm disa minuta para se të shkoni të flini gjumë që të përgatitni këtë racion, ndërsa në mëngjes kur të zgjoheni do të keni kafjall të mrekullueshëm! Përbërësit për kokrra të shtypura tërshëre me kakao dhe gjalpë kikiriku 100 g kokrra të shtypura tërshëre; 1,5 lugë fara chia; 200 ml qumësht bajameje apo tërshëre; 0,5 lugë kakao pluhur; 1 lugë gjalpë kikiriku. Përgatitja Të gjithë përbërësit, pos gjalpit të kikirikut, qitni në një enë të vogël dhe përzieni mirë dhe fusni në frigorifer të qëndrojnë gjatë natës. Në mëngjes shtoni një lugë gjalpë kikiriku, përzieni mirë dhe kënaquni. Për dekorim mund të shtoni sipër disa copë pemësh me kokrra. Ju bëftë mirë! A e dini se… Një racion ose rreth 8 lugë tërshërë, i jep trupit tuaj 15% të sasisë së rekomanduar ditore të proteinave. Mos harroni për vitaminën E, antioksidantët dhe glutaminën, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e fibrave të muskujve më shpejt. Tërshërët përmbajnë beta-glukan, e cila ul sheqerin në gjak. Efekti i tyre përmirësohet me praninë e vitaminës C. Nuk është plotësisht e rastësishme që mëngjesi shpesh kombinon lëngun e portokallit me tërshërën. Tërshëra është e pasur me karbohidrate dhe siguron më shumë energji për trupin. Rekomandohet të konsumoni një tërshërë pak të thatë, pasi do të ndjeheni të plotësuar për një kohë më të gjatë, duke shmangur nevojën për ushqime të tjera.
https://www.dua.com/sq/10-arsyet-pse-duhet-te-hani-shalqi-cdo-dite/
10 arsyet pse duhet të hani shalqi çdo ditë
Nëse hani shpesh shalqi gjatë verës, kemi një lajm të mirë për ju. Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ka shumë arsye pse duhet të hani shalqi. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha. Më poshtë mund të mësoni nga Qysh.Me, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja. Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës. Shëndeti i zemrës Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër. Prandaj në ditët e ngrohta të verës është shumë e rëndësishme që të konsumoni kohë pas kohe shalqi të ftohtë. Mbrojtje për gjymtyrët Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti. Vërtetë është një lajm i mirë që një frut aq i shijshëm sjell kaq të mira shëndetësore. Antioksidantët Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër. Në këto kohëra kur të gjithë shpesh e ngarkojmë organizmin me ushqime të rënda, një antioksidant është i mirëseardhur! Mbrojtja e Lëkurës Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli. Kjo e bën shalqinin ideal për kohën e verës! Me shalqi shëndeti i syve është më i mirë Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Hidratim Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë. Zbutja e lëkurës Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni. Me shalqi më shumë energji Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive. Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji. Sheqeri në gjak Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Tretja është më e mirë me shalqi Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.
https://www.dua.com/sq/fshati-vuno/
Fshati Vuno
Fshati Vuno ndodhet mbi rrënojat e kodrinës përgjatë Rivierës Shqiptare, midis qytetit të Himarës dhe kanioneve të Ilias. Pa e ekzagjeruar mund të themi se është një nga fshatrat më të bukur në Shqipëri. Fshati antik i humbur nën rrënoja Vunoi vlerësohet si vendbanim i vjetër, ndoshta që prej shek. VIIIVI para Krishtit. Vunoi ka qenë dhe vendlindja e shumë shkollarëve të shquar. Është i pozicionuar rreth 400 m mbi nivelin e detit, me një pamje panoramike, që shikon detin e Jonit dhe zbret në plazhin e Jalit. Ekzistojnë numër i madh banesash karakteristike, arkitekturë, mënyrë e traditës së ndërtimit etj. Karakteristikë tjetër tipike e fshatit është dhe kënga polifonike. Ku të shkosh në Vuno? Fshati Vuno edhe pse nuk ka plazhin e vet si një pjesë e fshatrave të tjerë përgjatë bregdetit, është magjepsës dhe i bën përshtypje vizitorit me atmosferën e tij të retro. Por, mos u shqetëso: shumë afër ka disa nga plazhet më të bukura në vend, përfshirë Jalën. Vuno është e ndarë në dy fusha Fusha e sipërme (e larta), e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer me ngjyra. Fusha e poshtme (e ulët), ku ka kisha antike ortodokse, të cilat dy vjet më parë pritën edicionin e dytë të festivalit South Outdoor. Kjo e fundit është një nga eventet më të lezetshme të pranverës në Shqipërisë që çon në zbulimin e fshatrave të Rivierës dhe ju lejon të kryeni aktivitete të shumta në natyrë. Ky vend ju lejon gjithashtu të jetoni një përvojë të jashtëzakonshme autentike dhe lokale. Këshilla ime, në të vërtetë, pasi të vizitoni të dyja zonat është që të ndaleni në lokalin e vogël në sheshin kryesor të Vunos (që mbikëqyr rrugën) dhe të pini një kafe. Më e mira do të ishte nëse do të darkonit gjatë perëndimit të diellit, kur dielli fillon të venitet me tone të ngrohta në horizont.
https://www.dua.com/sq/si-te-sillemi-me-njerezit/
Si te sillemi me njerezit?
Si te sillemi me njerezit? Të lexoni njerëzit nuk është talent, por aftësi që mësohet. Pas kryerjes së intervistës me detektivin, ajo që nuk postova ishin disa hile që ai më rrëfeu. Më tregoi se nuk ka të bëjë aspak me leximin e mendjes, por me aftësinë për të lexuar njerëzit siç duhet. Të kuptoni se cfarë po mendon ai ose ajo. Njerëzit, pa dashur, dëshmojnë më shumë nga çfarë duan të rrëfejnë. Nuk është aq e vështirë. Mund të duket klishe, por nuk keni nevojë për ndonjë fuqi të veçantë për të ditur si t’i lexoni njerëzit. Pra, këtu janë 7 këshilla për të lexuar njerëzit si një profesionist: Jini objektiv dhe mendjehapur Para se të përpiqeni të lexoni njerëz, së pari duhet të mundoheni të jeni një njeri me mendje të hapur. Mos lejoni që emocionet tuaja dhe përvojat e kaluara të ndikojnë në përshtypjet dhe mendimet tuaja. Nëse i gjykoni njerëzit me lehtësi, kjo do t’ju bëjë që të keqkuptoni njerëzit pa njohur natyrën e tyre të vërtetë. Jini objektiv në çdo situate, sidomos kur doni të lexoni njerëzit si duhet. Kushtojini vëmendje pamjes Çfarë kanë veshur? A janë të veshur për sukses, gjë që tregon se janë ambiciozë? Apo kanë veshur xhinse dhe bluzë, që do të thotë se kërkojnë rehatinë më tepër se suksesin? A mbajnë varëse me kryq apo Buda, apo hënë, çka tregon besimin e tyre fetar? Çfarëdo që të kenë veshur, ju mund të merrni diçka prej veshjes së tyre. Këto janë gjëra që njerëzit zgjedhin të tregojnë me paraqitjet e tyre. Si sillen kur kanë një veshje të caktuar, sepse ndoshta se dini, por sjellja ndryshon në bazë të veshjes ndonjëherë. Kushtojini vëmendje qëndrimit të njerëzve Qëndrimi i një personi thotë shumë për personalitetin e tij ose saj. Nëse e mbajnë kokën lart, kjo do të thotë se ata kanë vetbesim. Nëse ecin me pavendosmëri, mund të jetë një shenjë e vetëvlerësimit të ulët. Kur bëhet fjalë për sjelljen, ecja dhe qëndrimi i yre mund t’ju tregojë më shumë nga sa mendoni, kështu që kushtojini vëmendje të veçantë. Vëreni lëvizjet e tyre Më shumë sesa me fjalë, njerëzit shprehin ndjenjat e tyre përmes lëvizjeve. Për shembull, ne u afrohemi atyre që na pëlqejnë dhe u qëndrojmë larg atyre që nuk i duam. Nëse vëreni se personi që po bisedoni po largohet, kjo do të thotë se ai ose ajo është duke vendosur distancë sepse nuk po pëlqen bisedën. Një lëvizje tjetër është kryqëzimi i krahëve ose i këmbëve. Nëse shihni një person duke bërë këtë, sugjeron zemërim ose vetëmbrojtje. Por nëse i shihni duke u mbërthyer buzët ose duke ngrën thonjtë, kjo do të thotë se po përpiqen të përmbahen nën presion ose në një situatë të vështirë. Mundohuni të interpretoni shprehjet e fytyrës Në qoftë se nuk jeni njeri i qetë, fytyra juaj mund të tregojë më shumë nga se do donit. Ka disa mënyra për të interpretuar shprehjet e fytyrës.Për shembull: Kur shihni se formohen linja të thella e të vrenjtura tek vetullat e tyre, mund të kuptoni se personi është i shqetësuar. Përkundrazi, nëse një person është duke qeshur, kjo do vërehet më tepër tek linjat e syve të tyre sesa tek buzëqeshja. Një gjë tjetër për të parë me kujdes janë byzët e tyre, nëse i shtrëmbin, mund të tregojë përçmim ose hidhërim. Për më tepër, nofulla e shtrënguar ose kërcitja e dhëmbëve tregojnë shenja tensioni. Mos iu shmangni bisedave të thjeshta Ndoshta shqetësoni nga bisedat e zakonshme për motin apo lajmet, por kjo mund të ju jap mundësinë ta njihni më mirë personin tjetër. Bisedat e përditshme ju ndihmon të vëzhgoni sesi një person sillet në situata normale. Më pas mund ta përdorni si një pikë referimi për të parë me saktësi çdo sjellje që nuk është e zakonshme. Skanoni sjelljen e përgjithshme të personit Ndonjëherë supozojmë se nëse bëhet një veprim i veçantë, si psh kur dikush sheh poshtë gjatë një bisede, do të thotë se ky person është nervoz ose i shqetësuar. Nëse tashmë e njihni këtë person, do të kuptoni nëse personi po shmang qëllimisht kontaktin me sy apo e ka zakon këtë sjellje. Kjo është arsyeja pse vëzhgimi i sjelljes normale të të tjerëve do t’ju ndihmojë. Mësoni të identifikoni çdo devijim nga sjellja e zakonshme e një personi sepse mund t’ju tregojë shumë. Do e vini re menjëherë që diçka nuk është në rregull kur të vëreni një ndryshim në tonin e zërit, ritmin apo gjuhën e trupit të tyre. Si përfundim: Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të mësoni është se si t’i lexoni njerëzit, sepse do t’ju ndihmojë të mësoni si te sillemi me njerezit përreth jush. Është një aftësi që mund t’ju sjellë afër miq të mirë por edhe t’ju mesojë të mbani larg të këqinjtë. Lajmi i mirë është se kushdo (përfshirë edhe ti) ka aftësinë të lexojë njerëzit. Vetëm duhet t’i kushtoni vëmendje veprimeve të vogla dhe përqëndrohuni tek personi që keni përballë.
https://www.dua.com/sq/ami-dhe-ermali/
Ami dhe Ermali!
Ami dhe Ermali! Kur dashuria dhe biznesi kombinojnë. Çfarë duhet për të vendosur theksin tek termi ‘çift i pushtetshëm’? Si e ndërtoni një perandori me atë që dashuroni? Nuk ndodh shpesh që dashuria dhe biznesi të përzihen së bashku. Madje, në Shqipëri jepet gjithmonë një këshillë: “Mos përfshini kurrë familjen tuaj në biznes.” Kjo ndodh kryesisht për një arsye të thjeshtë, ndërkohë që me kolegët e tu të punës të nesërmen mund edhe të mos flasësh, me të afërmit e tu gjaku nuk bëhët ujë. Mirëpo, ka raste kur lidhja dashuribiznes ka rezultuar e suksesshme. Jo vetëm kaq, por çiftet që ecin krah për krah me njëritjetrin shndërrohen në një ‘çift i pushtetshëm’. Më poshtë do t’ju sjellim përkatësisht disa nga çiftet më të mirënjohur në diasporë, që kanë gjetur një balancë të shkëlqyer mes famës, biznesit dhe dashurisë për njëritjetrin. Amarda Toska & Ermal Mamaqi Çifti më i njohur në Shqipëri dhe jo vetëm. Fillimet e tyre kanë qënë modeste derisa kanë ngjitur shkallët e suksesit një e nga një. Amarda Toska ka qënë balerinë mjaft e spikatur në rininë e saj, më pas ajo u kthye në prezantuese në emisionin e dashur për Shqiptarët ”Portokalli”. Thuhet se lidhja e saj me Ermalin filloi aty. Ermal Mamaqi ishte aktor humori por njihej edhe për këngët e tij. Çifti i mirënjohur shqiptar më vonë hapi biznesin e tyre të parë së bashku të quajtur ”Ami Event”. Ky biznes bëri bujë të madhe në Tiranë dhe çifti iu përkushtua plotësisht duke u shkëputur për një kohë të shkurtër nga showbizi. Megjithatë, shumë iu rikthyen televizionit. Biznesi i tyre sivjet shënon gati 13 vjet sukses, më shumë se një dëkadë. Ermal Mamaqi, siç mund ta dini tashmë drejton emisionin e vet ”Xing me Ermalin”, ndërsa Amarda pas disa sezoneve si moderatore e ”Dancing with the Stars” ka marrë sërisht pushim pas lindjes së vajzës së saj. Të pyetur se si ia kanë dalë së bashku Ermali është përgjigjur: “Një burrë me ëndrra ka nevojë për një grua që i beson.” Alban Skënderaj & Miriam Cani Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit në Shqipëri. Përveç se këngëtarë me zë të papërseritshëm, shumë shpejt kanë njoftuar se do nisin një biznes të tyrin. Prindër të lumtur të dy fëmijëve, autorë të këngëve më të bukura në Shqipëri dhe një lidhje e fortë dashurie prej 12 vitesh. Projektet e tyre kanë qenë gjithmonë të suksesshme, qofshin këto bashkëpunime ose solo. Këtë vit, çifti ka menduar të sjellë diçka të re, edhe pse ende nuk dihet plani i biznesit që ata kanë menduar. Megjithatë, ne po presim me padurim të rejat që ky çift tejet i rezervuar do të na sjellë. Vlen të thuhet se ky çift kaq i suksesshëm, i famshëm e mbi të gjitha i konservuar dhe shumë familjar, me siguri e përmbushin plotësisht termin ‘çift i pushtetshëm’. “Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty.” shkruan Skënderaj për të shoqen ku nuk heziton të shprehë dashurinë që ndjen për të. Shkurte Fejza & Hajrush Behluli Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj Hajrush Behluli janë vërtet një çift për t’u patur zili. 40 vjet martesë të lumtur dhe me fëmijë tashmë të rritur. Të dy janë figura shumë të njohura. Shkurte Fejza, lindur dhe rritur në Kosovë, tashmë është me nënshtetësi Shqiptare ashtu si bashkëshorti i saj. Hajrush Behluli nga ana tjetër veç historisë së tij jetësore, plot me arritje, është themeluesi i Degës së LDKsë në Suharekë. Të dy kanë punuar fortë përkrah njëritjetrit. Hajrushi disa herë ka organizuar koncertet e suksesshme të së shoqes dhe të dy kanë qënë bashkëpunëtor të pandarë në biznesin e showbizit. Me pak fjalë, me të vërtetë një ‘çift i pushtetshëm’. “Jemi njohur që në vit të tretë në gjimnaz dhe që atëherë nuk jemi ndarë. E kemi dashur njëri tjetrin dhe kemi gjetur mirëkuptimin mes nesh. Ai e ka gjithnjë ka mirëkuptuar karrierën time.” është shprehur këngëtarja për të shoqin. Elita Rudi dhe Gjiko Gjiko dhe Elita janë çifti më trend në Kosovë. Moderatorja dhe këngëtari janë njohur herët me njëritjetrin. Elita Rudi është jo vetëm një emër i njohur për audiencën shqiptare, por edhe një personazh mjaft i dashur nga të gjithë. Modelen, që prej kohësh e shohim edhe në rolin e moderatores, përveç projekteve në ekran dhe në muzikë, ajo është përqëndruar tek jeta e saj private. Gjiko është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo hiphop. Ështe nje emer shume i njohur per te gjithe në Kosovë. Djal i ri karizmatik dhe tepër i dashur, ka patur bashkëpunime shumë të suksesshme të cilat janë publikuar kohët e fundit. Ky çift karizmatik ose ‘çift i pushtetshëm’ janë mjaft të njohur në Kosovë, dhe djali i tyre i quajtur Zëri, mban një vend të veçantë në zemrën e publikut. Kur është shprehur për të shoqen Gjiko ka thënë “Realisht, Elita është dashuria ime e parë.” Dashuria dhe fama e tyre ndoshta në një të ardhme do t’i shtyjë të bashkëpunojnë në një biznes të përbashkët.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-eren-e-keqe-te-gojes/
Qysh me largu erën e keqe të gojës?
Këto janë mënyrat më efektive kundër erës së keqe të gojës: Uji: Zgjidhja me e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë. Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët. Uthulla e mollës: Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë. Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës. Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentes. Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë. Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterik me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës. Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-souffle-patate/
Qysh me përgatitë souffle patate sipas francezëve?
Souffle patate është një recetë e veçantë franceze. Le të themi që për ata që janë vegjetarianë mund të jetë një nga recetat më të shijshme. Pastaj mos harroni se patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C, përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Prania e potasiumit i bën ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit.  Meqë patatet përmbajnë karbohidrate, ato treten lehtë dhe lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Ja si përgatitet: Përbërësit: Gjysëm kile Patate 2 kokrra vezë Djath kackavalli dhe djath parmixhano Gjethe qepe të njomë 100 ml qumësht Gjalpë  Majdanoz dhe piper i bardhë Arrë moskat dhe spec i kuq Përgatitja e Souffle patate: Së pari qeroni e pastroni patatet dhe pastaj në një enë me ujë të bollshëm, zjejini. Pas disa minutash merrini dhe shtypini me pirun për ti bërë si brumë. Në një enë qelqi shtoni brumin e patateve të ziera, djathrat, të verdhat e vezës, gjethet e qepës, majdanozin, arrën moskat dhe së fundmi piperin e bardhë. Përziejeni të gjithë masën dhe shtojini së fundmi gjalpin e shkrirë. Rrihni të bardhat e vezëve dhe hidhini pak kripë. Hidheni përzierjen tek patatte dhe përziejini të gjitha së bashku. Së fundmi hidheni në tavë të gjithë përzierjen dhe piqëni për 20 minuta në 200 gradë. Shërbejeni të ngrohtë dhe ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-sy-te-fryre/
Qysh me përgaditë maskë për sy të fryrë?
Për ti trajtuar sytë e fryrë në mëngjes së pari përgaditet një përbërje e fortë me kamomil. Pasi ajo të jetë ftohur, zhytni në të dy copa pambuku dhe vendosini në sy duke i lënë për 15 minuta. Përdoreni këtë maskë për disa javë rresht dhe do të shikoni efektin e menjëhershëm të kësaj kure popullore.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-fishekzjarre/
Qysh me kriju fishekzjarre?
Qysh me kriju fishekzjarre? Këto fishekzjarre që mund ti krijoni, sigurisht nuk janë njësoj, por kryejnë të njejtin funksion por brenda në ujë. Hapat: Mbushet një kavanoz me ujë. Në një enë vendosni vaj. Shtoni disa pika ngjyra të ndryshme ushqimi. Përzieni ngjyrat me vajin. Shtoni vajin në kavanozin me ujë dhe shikoni se qfarë ndodh!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shti-vezen-ne-shishe/
Qysh me shti vezën në shishe si bëjnë magjistarët?
Mendoni se vezën në shishe mund ta fusin vetëm magjistarët? Kjo nuk është e vërtetë. Këtë gjë lehtësisht mund ta bëni edhe ju me një teknikë të thjeshtë që ne po ua tregojmë. Kjo është një hile e vjetër e përdorur nga magjistarët, sidomos nëse synimi i tyre është t\’i bëjnë përshtypje njerëzve. Me këtë truk mund të dukeni si një magjistar! Shokët tuaj do të thonë \”Wow, si e bëre?\” Nëse ndiqni këta hapa kjo është fare e thjeshtë. Hilja e vjetër e magjistarëve me shti vezën në shishe Merrni një shishe të zbrazët qelqi. Merrni një veze të zier. Qërojeni vezën (largojeni levorën) Ndizni 4 fije qibriti dhe vendosni brenda shishës. Vendosni vezën e qëruar mbi grykën e shishes dhe sigurohuni që nga shishja nuk mund të dal tymi i fijeve. Pritni – 2-3 sekonda dhe veza do të tërhiqet brenda shishës! Vetëm në këtë mënyrë mund ta realizoni këtë hile të vjetër. Ka edhe metoda të tjera, ku zgjidhet një vezë më e vogël, por aty hilja është më e dukshme. Imagjinoni pak se sa shumë mund të impresiononi miqtë tuaj. Nëse doni hile të tjera magjistarësh, me shumë kënaqësi do t\’ju sjellim të tjera. Mund t\’i përdorni tani, sidomos që po afron Halloween.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-tejkalu-dhimbjen-nga-ndarja/
Qysh me tejkalu dhimbjen nga ndarja?
Qysh me tejkalu dhimbjen nga ndarja? Shumica prej nesh e kemi provuar dhimbjen e nga ndarja dhe të dashurisë. Fatkeqësisht në shumicën e rasteve është e pashmangshme. Sidomos periudha e parë pas ndarjes është gjithmonë më e vështira. Megjithatë ju nuk duhet të dorëzoheni. Janë disa gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar vetën ta kaloni këtë periudhë të vështirë. Ju duhet të kërkoni ndihmë nëse keni nevojë. Mirëpo mos harroni se është normale që ju të keni emocione dhe dhimbje. Janë krejtësisht njerëzore prandaj mos i shtypni ato. Qani dhe filsni për të aq sa keni nevojë Nëse jeni person që emocionet dhe dhimbjen nga ndarja e shprehi me lot atëherë mos e ndalni vetën dhe qani aq sa keni nevojë. Vetëm ose në prani të një personi që i besoni. Nëse keni nevojë edhe filsni për të. Mirëpo lirojeni vetën nga kjo dhimbje. Ka shumë rëndësi që të kaloni në këtë fazë të ‘shërimit’ nga thyerja e zemrës. Nëse nuk e zbrasni vetën nga emocionet. Kujtojani vetës pse jeni ndarë Me siguri ndarja ka ardhur si mungesë e lumturisë. Si rezultat i keqkuptimeve të shumta. Apo thjeshtë nuk ka qenë koha juaj për të qenë bashkë. Kujtojeni arsyjen pse jeni ndarë. Bindeni vetën se ajo lidhje ka përfunduar. Kësisoj ngadalë do të filloni ta pranoni si fakt se ndarja juaj ka ndodhur dhe do ta përjetoni më lehtë. Mos shfletoni kujtimet Kur shfletoni kujtimet ju ngacmoni plagët tuaja. Prandaj mos shfletoni fotografitë as mesazhet. Mos i shikoni dhuratat. Ato vetëm do të ju kthejnë në kujtime që do të ju mërzisin. E mos harroni që nostalgjia është mashtruese dhe na kujton vetëm momentet e mira. Prandaj më e mira do të ishte nëse të gjitha ato i fusni në një kuti dhe i largoni nga sytë. Më vonë kur të jeni gati psiqikisht mund edhe t’i hidhni apo të bëni me to çfardo që dëshironi. Dilni me shoqëri Kaloni dhimbjen duke dal e duke u argëtuar. Mos u mbyllni në shtëpi për kohë të gjatë. Takohuni me miqtë tuaj më të mirë. Merruni me një aktivitet të ri. Argëtohuni dhe mbajeni mendjen larg nga e shkuaura. Ju keni nevojë të qeshni dhe të ndiheni mirë. Prandaj bëjani vetës këtë të mirë. Përkushtohuni ndaj vetës Shfrytëzojeni këtë periudhë të jetës për tu avancuar. Për tu bërë person më i mirë. Ndiqeni atë kurs që e keni pasur më mendje tash e disa kohë. Filloni të mësoni atë gjuhë të re që gjithmonë keni dashur. Risistemojeni dhomën tuaj. Bëni diçka që ju ndihmon vërtetë. Mos harroni sa shumë vleni ju dhe se jeta është ende përpara jush.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-bombica/
Qysh me përgatitë bombica?
Kur është hera e fundit që keni ngrënë bombica? Bombicat janë një nga ëmbëlsirat më të shijshme që mund të gatuhen me biskota. Mirëpo lajmi i mirë është se edhe përgatitja e tyre është mjaftë e lehtë. Prandaj më nuk keni nvojë t\’i blini nëpër ëmbëltore apo nëpër fura ta ndryshme. Ato për një kohë shumë të shkurtë mund t\’i përgatisni edhe në shtëpi. Më poshtë po ju sjellim edhe recetën për bombica. Nëse e ndiqni hap pas hapi patjetër se do të keni sukses dhe bombicat tuaja do të jenë shumë të shijshme. Përbërësit 700 gr biskota të bluara 500 ml qumshtë 250 gr margarinë 5 lugë kakao 5 lugë sheqer Kokos Receta 700 gr  biskota të bluara i hedhim në një enë të plastikës. Aty pastaj i shtojmë 5 lugë gjelle kakao dhe 5 lugë sheqer dhe i perziejmë së bashku. Margarinin e shkrijmë bashkë me qumshtin. Pasi të jetë shkririë mandej qumshtin e hedhim mbi biskota dhe i perziejmë deri sa të bashkohet masa. Mandej i marrim biskotat dhe i bejm në formë të rrumbullakët. Format lehtazi mund t\’ja japim edhe me dorë. Pasi të jenë formuar thopëthat e vegjël mund t\’i lyejmë edhe me kokos.  Pas kësaj i lëmë të ftofen para se t\’i shërbejmë. Nëse i provoni, ju bëfshin mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-apliku-per-rimbursim-nga-kuponat-fiskal/
Qysh me apliku për rimbursim nga kuponat fiskal?
Kuponët e periudhës TM3, pranohen nga data 1 Tetor deri më 31 Tetor të vitit përkatës. Vizito web faqen e ATK-së https://kuponatfiskal.atk-ks.org Plotëso fushat me informatat e kërkuara në web aplikacion. Kujdes? Informatat duhet të jenë të sakta. https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp Numrin e plikos, i cili është gjeneruar nga aplikacioni, vendos në pliko (zarf). Pasi jeni siguaruar se informatat e shënuara i keni të sakta dhe e keni shënuar numrin në pliko, atëherë e shtypni butonin Dërgo. Shtyp informatat personale në kopje fizike: Numri personal, Emri, Mbiemri, Numri i llogarisë bankare, Emri i bankës si dhe numri i telefonit. Sigurohuni se kuponët tuaj i përmbajnë minimum këto elemente: Logon ose emrin e biznesit Numrin Fiskal Nr.e TVSH nëse është i regjistruar në TVSH Totali në euro Datën dhe orën Nr. Serik të pajisjes Nr. Kuponit Fiskal Logon e RKS. Kompleto kuponët fiskal duke u siguruar se numri i kuponëve dhe vlera e tyre i takon njërit nga Grupet: Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10€; Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501€ deri në 800€, do të rimbursohen në vlerën 15€; Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800€, do të rimbursohen në vlerën 20€. Kompleto plikon duke u siguruar se i përmban: Kuponët Fiskal Informatat personale Numrin e plikos. Plikoja e kompletuar, mund të dorëzohet në cilëndo Zyrë Postare në Republikën e Kosovës Pasi që të bëhet verifikimi i të dhënave në Pliko, zyrtari i Postës ka për obligim të pajisë qytetarin me dëshminë e pranimit të plikos.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-spinaq-te-pjekur-ne-furre/
Qysh me e përgatit me një recetë të re me spinaq në furrë?
A keni provuar ndonjëherë spinaq të pjekur në furrë? Kjo është një metodë shumë unike për ta përgatitur spinaqin. Nëse nuk e keni ditur, ne ju sygjerojmë ta provoni gjithsesi. Këtu po ju sjellim një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë. Spinaqi me vezë në furrë është një recetë shumë e shëndetshme. Jo shumë e vështirë për tu përgatitur dhe mahnitëse për këdo që e provon. Përbërësit ½ kg spinaq; 1 – 3 tufa qepë të reja; 200 ml qumësht; 1 lugë ajkë e thartë; 200 gr djathë; 3 – 4 thelpinj hudhre; 3 vezë; vaj; kripë; piper; erëza; pak kaçkavall; Përgatitja për spinaq të pjekur në furrë Së pari në vaj fërgoni qepën e re të grirë dhe shtoni thelpinjtë e grirë të hudhrës dhe spinaqin e grirë. Ato fërgoni derisa të avullojë lëngu. Pastaj hiqeni ngadalë nga shporeti dhe shtojini pak erëza, kripë dhe piper.  Më pas djathin thërrmojeni me pirunë dhe shtoni ajkën dhe qumështin. Kur spinaqi të ftohet pak, shtoni djathin me vezë dhe përziejeni.  Parprakisht tavën lyjeni me vaj dhe pastaj hidhni spinaqin. Nxirni kaçkavallin e grirë në rende dhe piqen rreth 35 minuta në 200 gradë celsius. Nëse ka nevojë, lëreni edhe më gjatë derisa të avullojë lëngu. Para se të piqet në mes hidhini një vezë! Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-luleshtrydhet/
Qysh me i ditë përfitimet nga luleshtrydhet?
Përse pothuajse të gjitha femrat në mbarë botën krijojnë dhe trajtojnë lëkuren e fytyrës me maska të ndryshme të cilat kanë në përbërjen e tyre luleshtrydhe? Është shumë e thjeshtë, luleshtrydhja është një frut shumë i shijshem për të gjithë ne dhe është i pasur me vitamina si fosfor, potasium, magnezium, vitamin A, E, C. Të gjitha këto vitamina janë shumë të rëndësishme nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme. Vitaminat C dhe E janë anti-oksidantë ato neutralizojnë efektin dëmtues të radikaleve të lirë të cilët shkaktojnë plakjen dhe rrudhjen e lëkurës. Vitamina C nevojitet për aftësinë e saj prodhuese të kolagjenit, i cili e ndihmon lëkuren të jetë e butë dhe elastike. Përmbajtja e luleshtrydhes me acide ka një efekt zbardhues mbi pigmentin e lëkurës. Ndërsa farat e luleshtrydhes kanë rolin e masazhuesit dhe pastruesit të lëkurës gjatë trajtimit me një recetë të tillë. Farat ju ndihmojnë të heqni qelizat e vdekura.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-pastrues-ajri-ne-kushte-shtepiake/
Qysh me përgaditë pastrues ajri në kushte shtëpiake?
Duke e bërë shtëpinë apo mjedisin ku punoni një ambient më të pastër dhe të freskët ju do të ndjenjë shumë më shumë disponim dhe energji pozitive. Stina e pranverës është më optimalja ku ju mund të përgatisni mijëra kombinime nga fruta të ndryshëm, lule dhe vajra, për të mbajtur ambientin e freskët me përbërës të shëndetshëm, larg produkteve artificial që mund të jenë edhe të dëmshëm. Kjo recetë është më e thjeshtë që mund ta përgatisni dhe ju ndihmon për një ambient të tillë. Ju nevojitet një enë më e thellë, ujë, rozmarinë dhe ekstrakte të vaniles. Në një enë të mesme më të thellë, mbushni 2/3 e saj me ujë dhe vendoseni limonin e prerë në rrathë pastaj shtoni rozmarinë dhe vanillë. Lëreni këta përbërës t’ju freskojnë gjatë tërë ditës. Përdorimi më shumë se dy ditë i këtij lëngu nuk preferohet pasi që humb vlerat e saj. Por, ju mund të bëni kombinime nga më të ndryshmet varësisht nga preference juaj.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-parandalu-problemet-me-tretje/
Qysh me i parandalu problemet me tretjen?
Problemet me tretjen nuk ju lejojnë të ndiheni asnjëherë rehat. Tretja është proces shumë i rëndësishëm i funksionimit të mirë të organizmit. Prandaj ka shumë rëndësi që kur të ushqehemi të kemi parasysh se cilat ushqime ndihmojnë apo e vështirësojnë tretjen. Më poshtë në po përmendim disa ushqime që duhet t’i shmangni nëse keni problem me tretjen. Këtë mund ta bëni edhe nëse thjeshtë dëshironi t’i parandaloni problemet e tilla. Problemet me tretjen dhe ushqimet e fërguara Konsumimi i ushqimeve të skuqura (të fërguara), të cilat janë të pasura në yndyra, mund të rezultojë me diarre. Salcat e pasura, prerjet e mishit me dhjamë, dhe ëmbëlsirat me gjalpë ose kajmak mund të shkaktojnë mundim, po ashtu. Zgjidhni ushqime të pjekura dhe salca të lehta të cilat përmbajnë perime në vend të gjalpit ose kajmakut. Për shkak se frutat e grupit të agrumeve janë të pasura në fibra, ato mund të shkaktojnë mbingarkesë të zorrëve për disa njerëz. Andaj hani me kujdes portokajtë, grejpfrutin dhe frutat tjera agrume nëse tretja juaj duket e trazuar. Shmangni sheqerin artificial Përtypja e tepruar e çamçakëzëve pa sheqer me sorbitol është gjetur se shkakton diarre dhe ngërçe. Të ngrënit e më shumë se 50 gramë sorbitol në ditë mund t’u japë zorrëve tuaja probleme. Megjithatë nuk janë vetëm çamçakëzët – sasia e tepruar e cilitdo ushqim të bërë me ëmbëltues artificial mund t’u shkaktojnë diarre. Arsyeja: organizmi juaj nuk mund ta tretë sorbitolin. Produktet e qumshtit Nëse jeni jotolerant në laktozë, produktet e qumështit mund të shkaktojnë diarre, fryrje, gaz, dhe probleme tjera intestinale. Sëmundja buron nga mungesa e enzimave të nevojshme për ta tretur laktozën, një sheqer i cili gjendet në qumësht dhe produktet e tij. Shmangni ose kufizoni këto produkte. Ose përdorni pika ose tableta që merren pa recetë dhe të cilat përmbajnë enzimën e cila tret laktozën. Shmangni fasulet për të shmangur problemet me tretjen Duke qenë një burim i zakonshëm i problemeve, fasulet përmbajnë sheqer të patretshëm që mund të shkaktojë gazra dhe shtrëngime. Organizmi i njeriut nuk ka një enzimë e cila zbërthen këto sheqerna. Bakteret e pranishme në zorrë e bëjnë punën e tyre, duke krijuar gazra gjatë procesit. Zieni fasulet për së paku katër orë dhe zbrazni ujin për të eliminuar ca përbërës sheqeror të patretshëm.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-sekretet-e-bukurise-qe-te-dukeni-gjithmone-bukur/
Qysh me i ditë sekretet e bukurisë që të dukeni gjithmonë bukur?
Që të dukeni gjithmonë mirë, dhe e clodhur merr më pak kohë dhe energji se sa mendoni. Ju mund të dukeni shkëlqyeshëm gjithmonë, duke shpenzuar vetëm 5-10 minuta kohë. 1.Edhe nëse keni vetëm 5 minuta kohë, keto minuta ja vlenë ti shpenzoni në lëkurë dhe vetullat tuaja. Nëse keni vërtetë bukur në sy, nuk do të bie në sy nëse vetullat tuaja duken keq. Sigurohuni ti jepni lëkurës një shtresë të zbutësit të lëkurës para se të aplikoni sherkun, si dhe krihni vetullat. 2.Një ngjyrë e mbyllët e buzëve është mënyra më e shpejtë që të dukeni glamuroze, edhe nëse pjesa tjetër e grimit është minimal. 3.Nëse nuk keni kohë ti pastroni flokët, atëherë aplikoni një sasi të vogël të pudrës për fëmijë që të largoni yndyrën dhe ti bëni flokët të duken të freskëta. Dhe, kapni bishtin e flokëve në pjesën e poshtme të kokës. 4.Thonjtë që duken të papastër do të ju bëjnë jo vetëm të dukeni, por edhe të ndiheni keq. Kështu që sigurohuni gjithmonë që thonjtë ti keni në rregull. Nëse nuk keni kohë ti lyeni e të prisni derisa të thahet llaku i thonjëve, atëherë largoni ngjyrën e mëparshme dhe lini thonjtë pa i lyer.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-jetu-gjate/
Qysh me jetu gjatë?
Gjenetika, mënyra e jetesës, të ushqyerit – të gjithë këta faktorë luajnë një rol të madh në plakjen, dhe ne paraqesim zakone të shëndetshme që mund të ju ndihmojnë të jetoni më gjatë. Heshtni! Provoni çdo ditë për gjysmë ore të heshtni dhe shikni nga dritarja. Lejoi mendjes për të zgjidhur dhe të ndjejë kontrollin e sjelljes tuaj. Mendimet qetësuese ngadalësojnë rrjedhjen e gjakut, ul presionin dhe eliminojnë stresin. Ecja! Çdo ditë, një shëtitje gjysmë ore në park apo fshat. Lëvizja aktivizon trupin, hap mendjen dhe, në krahasim me uljen, është trupi ynë i natyrshëm. Ajri i pastër dhe ritmi i hapave stimulojnë zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut për të punuar më mirë. Dashuria! Dashuria shëron – Disa hulumtime tregojnë se hormoni oxytocin sekretohet tashmë në sytë e një të dashuri, e cila zvogëlon dhimbjen dhe përmirëson disponimin. Lini cigaren! Ju keni vrarë veten me 4.000 kimikate, disa prej të cilave janë Pure Poison (p.sh. arsenik). Jetoni jetën plotësisht! Në ritmin e sotëm të shpejtë shpesh bëjnë më shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe harrojmë të shijojmë gjërat e zakonshme. Ndonjëherë ju duhet të relaksoheni dhe të kërkoni për kënaqësi në atë që bëni. Zhvilloni një qëndrim pozitiv në jetë dhe shihni gëzimet e vogla. Kjo do të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe të përgatisni trupin për të luftuar sëmundjen. Vendosni qëllime realiste, sepse ato i japin kuptim jetës sonë. Shumë njerëz që kanë jetuar gjatë dhe për fat të mirë, ndjejnë se kanë një qëllim. Hani ushqimin në formën e vet origjinale! Ushqimi në formën e saj natyrore është i plotë me ushqyes, dhe gatimi i saj ndryshon përbërjen kimike dhe ul vlerat ushqyese. Pjekja është metoda më e mirë e përgatitjes së ushqimit për shkak se ajo mbanë vetitë më natyrore. Mënyra më e mirë për të mbajtur shëndetin tuaj është duke ngrënë disa pemë dhe perime të papërpunuara në ditë. Shmangni hiperaktivitetin! Shëndeti nuk ka çmim! Çfarë është më e vlefshme se bilanci i llogarisë. Miksi! Në një epokë të teknologjisë së lartë që jemi të gjithë të lidhur me rrjetet sociale, smartphona, të rrethuar nga njerëz që i njohim, por pak prej tyre mund të quhen miq të vërtetë. Është e rëndësishme që ju të keni njerëzit rreth jush që Ju mund të ju besoni, si gëzimin apo pikëllim. Marrëdhëniet e keqe me njerëzit e dëmtojnë shëndetin, por kapuni në antidepresant të fuqishëm, e cila shkakton sekretimin e hormonit të lumturisë, relakson dhe zvogëlon stresin.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-amareta-me-bajame/
Qysh me përgaditë amareta me bajame?
Përbërësit: 300 gram bajame 300 gram sheqer 3 të bardha të vezës. Bluhen arrat ne mikser dhe rrihni mire vezet derisa te krijohet nje mase e qendrueshme. Pasi te bardhat te jene gati i bashkojme me sheqerin dhe arrat e grira. Perzihen mire. Ne tepsine e furres shtrojme nje leter alumini dhe me nje luge ndajme dhe vendosim mbi leter masen e qendrueshme qe pergatitem. Piqen ne temperature te ulet 100 grade per 40 minuta  derisa te jene pjekur mire. Largoni nga furra.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-embelsire-ne-forme-piramide/
Qysh me përgatitë ëmbëlsirë në formë piramide?
A keni provuar ndonjëherë ëmbëlsirë në formë piramide? Ndoshta ju tingëllon qesharake por një ëmbëlësirë e tillë është shumë e shijshme. Përpos kësaj edhe forma e saj do të ju dal mjaftë e unike. Për një ëmbëlsirë në formë piramide nuk ju duhet përbërës shumë të rrallë. Megjithatë shija e saj është e jashtzakonshme. Prandaj mos hezitoni ta gatuani dhe ta provoni. Përbërësit për ëmbëlsirë në formë piramide? 3 vezë 2 filxhanë sheqer 2 filxhane vaj 2 filxhanë qumësht 1 pecivë 8-10 filxhanë miell Kremi: 1 litër qumësht 125 gram margarinë 2 filxhanë sheqer 3 lugë kakao 1 puding qokollatë 4 lugë miell ​+ 3 filxhanë qumësht 3 lugë kakao 3 filxhanë sheqer 2 lugë miell. ​Përgatitja: Përziejmë përbërsit, shtojmë miell gradualisht derisa të bëhet një brum i bute që punohet me duar. Brumin e ndajmë ne 21 toptha të vegjël te cilët i zgjasim në formë e shkopinjëve deri në 15 -20cm secilin. Në kallëpin për pjekje shtrijmë leter për pjekje dhe qesim shkopinjtë rradhazi dhe pjekim në 200 gradë për 15-20 minuta. Ndërkoheë ziejmë kremin. Në një enë qesim pak qumësht të ftohtë, pluhurin e pudingës, kakaon dhe miellin, kurse pjesën tjetër të quemështit e vemë të vlojë me sheqerin. Pasi qumshti të vlojë, shtojmë pudingën e tretur dhe e përziejme derisa të trashet pudinga. Në një tabak të madh radhisim 4 shkopinjtë, lyejmë me pudingën e cokollatës, pastaj 3 shkopinjtë pastaj pudingë dhe kështu derisa të harxhohet kremi dhe shkopinjtë të mbesin në 1. Pastaj lyejmë me kremin të cilin e kemi bëre duke zier qumështin, miellin, kakaon, dhe sheqerin derisa të trashet duke përzier vazhdimisht që mos të bëhet me kokrriza nga mielli. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/inteligjenca-artificiale/
Inteligjenca artificiale ne jeten tone
Inteligjenca artificiale për mirë apo për keq do të ndryshojnë aftësinë e njerëzve lidhur me altruizmin, dashurinë dhe miqësinë. Shpikjet kanë transformuar edhe më parë mënyrën se si njerëzit jetojnë së bashku. Krijimi i qyteteve diku midis 5,000 dhe 10,000 vjet më parë bëri që njerëzit të ekzistojnë në grupe me dëndësi më të lartë. Ne u përshtatëm si individualisht ashtu edhe kolektivisht ndaj këtij ndryshimi. Kohët e fundit, shpikjet teknologjike përfshirë shtypshkronjën, telefonin dhe internetin revolucionarizuan mënyrën se si ruajmë dhe komunikojmë informacione. Shpikjet njerëzore Sidoqoftë, shpikjet nuk ndryshuan aspektet themelore të sjelljes njerëzore që përmban atë që e quajmë “suita sociale”. Kjo e fundit përbëhen nga një grup i rëndësishëm i kapaciteteve që kemi evoluar gjatë qindra mijëra viteve, përfshirë dashurinë, miqësinë, bashkëpunimit, dhe mësimdhënien. Konturet themelore të këtyre tipareve mbeten jashtëzakonisht të qëndrueshme në të gjithë botën, pavarësisht nëse një popullatë është urbane apo rurale, dhe nëse përdor apo jo përdor teknologji moderne. Por shtimi i inteligjencës artificiale në mesin tonë mund të jetë më shkatërrues nga sa mendojmë. A do të jemi më social? Në disa eksperimente të kryera nga në Universitetin Yale, u vu re diçka e veçantë. U ndanë dy grupe ku në njërin prej tyre roboti udhëzues kërkonte falje për gabimet që kryente në proceset e punës, ndërsa grupi tjetër pati një robot të pagabueshëm. Çuditërisht simpatia që u krijua mes grupit me robotin që shfajësohej e nxiti këtë grup individësh të performonte më mirë. Është për t’u çuditur pasi tregoi se si njeriu mund të përformojë më mirë me një robot me të cilin mund të bashkëpunojë sesa e kundërta. Këtu del në pah aftësia jonë sociale ose empatia e komunikimit. Këto studime quhen ndryshe “sisteme hibride”. Këtu njerëzit dhe robotët bashkëveprojnë në mënyrë shoqërore. Nëse përdoret lloji i duhur i AI mund të përmirësohet mënyra se si njerëzit lidhen me njëritjetrin. Mirëpo, shtimi i AIsë në mjedisin tonë shoqëror mund të na bëjë më pak produktiv dhe më pak etik. Ndikimet sociale nga prania e AIsë Në një eksperiment tjetër u vërejt se njerëzit në praninë e një Inteligjence artificiale filluan të ishin më pak bashkëpunues me njëritjetrin. U vunë re tipare egoiste të shpalosura nga mungesa e emocioneve dhe ajo e empatisë njerëzore. Bashkëpunimi është tipari kryesor i specieve tona dhe thelbësor për jetën shoqërore. Besimi dhe bujaria janë thelbësore në diferencimin e grupeve të suksesshme nga ato të pasuksesshme. Nëse të gjithë futen për të sakrifikuar më ndihmë të grupit, të gjithë përfitojnë. Kur kjo sjellje prishet, megjithatë, nocioni i një të mire publike zhduket, dhe të gjithë vuajnë. Fakti që Inteligjenca Artificiale mund të ulë aftësinë tonë për të punuar së bashku është jashtëzakonisht shqetësuese. Marrëdhëniet njerëzore dhe ndikimi tek fëmijët Tashmë, po hasim shembuj të botës reale se si AI mund të korruptojë marrëdhëniet njerëzore jashtë laboratorëve ku janë studiuar. Ndikimet sociale të llojeve të thjeshta të AIsë tashmë luajnë rol në përditshëmrinë tonë. Prindërit, kanë parë se si fëmijët e tyre u kanë dhënë urdhra të vrazhdë asistentëve dixhitalë, si Alexa ose Siri. Kjo vrazhdësi ka filluar t’i shqetësojë sepse më vonë do ndikojë në mënyrën sesi fëmijët trajtojnë njerëzit. Ajo që i frikëson më tepër është se marrëdhëniet e fëmijëve me makineritë inteligjente artificiale do të ndërhyjë, ose madje do të korruptojë marrëdhëniet njerëzore. Fëmijët që rriten në kontakt me AI në vend të njerëzve mund të mos “pajisen me aftësinë e empatisë”. Sherry Turkle, eksperti MIT për teknologji dhe shoqëri, tha për Alexis C. Madrigal të The Atlantic se jo shumë kohë pasi i bleu të birit një robot lodër vuri re ndryshime në sjelljen e tij. Ndërsa asistentët dixhitalë bëhen të kudondodhur, ne jemi mësuar të flasim me ta sikur të ketë ndjenja. Vetë Shulevitz thotë se i rrëfen Asistentit të Google gjëra që nuk do t’ia tregonte burrit të saj. Nëse rritemi duke u ndjerë më rehat për të shprehur mendimet tona intime me pajisjet elektronike, çfarë do ndodhë me martesat dhe miqësitë njerëzore?  A do ndikojë tek to Inteligjenca Artificiale? Për shëmbull futja e aplikacioneve online nuk e ka ulur mundësinë për të krijuar lidhje, përkundrazi ka ndikuar pozitivisht ndaj sot është një industri kaq e suksesshme. Ndërgjegjësimi Ajo që na dëmton më tepër është se projektuesit dhe programuesit krijojnë pajisjet për të na dhënë përgjigje që të ndihemi më mirë. Mirëpo, Inteligjenca Artificiale, në këtë mënyrë dëmton aftësitë vetëreflektuese. Pra, nuk do jemi më të aftë të përballemi me të vërtetat e dhimbshme. Ndërkohë që AI përfshihet në jetën tonë, duhet të kundërshtojmë mundësinë që të trullosë emocionet tona. Mbi të gjitha nuk duhet të lejojmë pengimin e krijimit të lidhjeve njerëzore. Kjo do bëjë që marrëdhëniet tona të jenë më pak reciproke dhe më të cekëta me njëritjetrin. E gjithë kjo mund të transformojë shoqërinë njerëzore në mënyra të paparashikuara. Fatkeqësisht, njerëzit nuk kanë kohë për të evoluuar në lidhje me sjelljet që do lindin nga jetesa jonë me robotë. Prandaj, duhet të ndërmarrim hapa të reja për t’u siguruar që ata të jetojnë pa shkatërruar aspektin tonë social. Duhet  t’i futemi krijimit të një kontratë të re shoqërore, ndërtuar specifikisht për Inteligjencën Artificiale, jo më për njerëzit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-kuptimin-e-luleve-qe-do-tia-dhuroni-njeriut-te-zemres/
Qysh me dite kuptimin e luleve qe deshironi ti dhuroni?
Qysh me dit kuptimin e luleve që do t’ia dhuroni njeriut të zemrës? Megjithese te gjitha lulet kane bukurine e tyre ne menyren e vet, eshte mesazhi qe ato e bartin qe ben diferencen kur vjen koha e dhuratave. Qofte ndonje feste speciale, apo diten e shen Valentinit, nese beni pak hulumtim per secilen lule dhe te kuptoni mesazhin e tyre atehere keni bere nje pune shume te mire. Sidomos nese lulja qe dhuroni ka nje kuptim te personalizuar ndaj personit qe po ia dhuroni. Gardenia Lulet Gardiene jane te buta dhe gjenden ne rajone tropikale dhe subtropikale si Afrika, Azia dhe Australia. – Gardienat perfaqesojne pasterti dhe embelsi dhe po ashtu paraqesin nje dashuri sekrete. Dhurojani keto lule dikujt qe ia keni vere syrin, por akoma nuk i keni shprehur ndjenjat tuaja. Kuptimin e luleve te Zambakut Zambaket vijne ne lloje te ndryshme me hije te ndryshme. Secila paraqet dicka pak me ndryshe, andaj zgjidheni buqeten tuaj me saktesi. Zambaku Calla simbolizon bukurine e magjishme. Zambaku i Dites simbolizon nazet Zambaket e Bardhe simbolizojne madheshtine dhe pastertine. Qendroni sa me large Zambakeve Portokalli, te cilet paraqesin perbuzjen. Tulipanet Tulipanet jane sinonim i pranveres se hershme, pasi jane lulet e para qe dalin nga toka pas dimrit te gjate. Kjo lule vjen ne nuanca  te ndryshme, dhe eshte zgjidhje ideale per çiftet qe kane kohe te gjate se bashku dhe te cilet vleresojne miqesine mes tyre aq sa edhe romancen. Trendafilat Nuk mund te gaboni nese zgjidhni nje buqet me trendafila si dhurate, veçanerisht nese e zgjedhni ngjyren e preferuar te asaj. Trendafilat deklarojne dashuri absolute, afeksion dhe admirim. Trendafilat e kuq simbolizojne dashurine e thelle, te bardhet dashurine e paster dhe te pafajshme, Trendafilat Roze simbolizojne emocione xhentile si gezim dhe mirenjohje. Trendafilet Portokalli simbolizojne pasion, Trendafilat me ngjyre vjollce te zbehte simbolizojne dashurine ne shikim te pare. Nese jeni duke i blere per ndonje mik apo mikeshe atehere zgjidhni Trendafilin e Verdhe, qe simbolizojne miqesi te vlefshme dhe te kujdesshme. Orkidea Orkidete ekzotike jane zgjedhje e perkryer per femren elegante te jetes suaj. Poashtu keto lule demonstrojne thellesine e dashurise dhe perkushtimin.  Pervec kesaj, keto simbolizojne feminitetin e lavdishem, mencurine dhe sharmin e pjekurise. Nese ajo ka shije te holle, atehere nuk mund te gaboni nese zgjedhni orkide.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-rregullat-e-fluturimit/
Qysh me i ditë rregullat e fluturimit?
Me blerjen e biletës së aeroplanit ju keni pranuar rregullat e fluturimit, disa prej të cilave janë më shumë të njohura, por ka edhe të atilla që janë më pak të njohura. Duhet ta keni të qartë se personeli i aeroplanit do t’ju përcjellë nëse tentoni të hyni në aeroplan në gjendje të dehur, ose nëse tregoheni të dhunshëm. Por, ekzistojnë edhe disa arsye për largim prej aeroplanit, për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar gjatë fluturimeve. Keni aromë të pakëndshme Pothuajse të gjitha kompanitë ajrore në kontratat e tyre kanë klauzolën, e cila ia siguron të drejtën personelit që t’ju largojnë nga aeroplani në rast se keni aromë të pakëndshme, me përjashtim nëse gjendja nuk është e shkaktuar nga sëmundja. Për çdo rast, përdorni deodorant ose pak parfum para se të hipni në aeroplan. Nuk keni mbathje Edhe kjo është njëra ndër arsyet për shkak të të cilës mund të mos lejoheni të fluturoni. Arsyeja e parë është për shkak të problemit se këmbët janë shpesh burim i erërave të pakëndshme. Arsyeja e dytë është siguria juaj personale. Në rast evakuimi, më mirë është që të jeni të mbathur. Jeni veshur në mënyrë provokuese Shumica e kompanive ajrore mban të drejtën t’ju largojnë nga fluturimi nëse veshja juaj mund të shkaktojë mos rehati tek udhëtarët tjerë. Këtu hyjnë të gjitha, duke filluar nga dekolteja e thellë e deri te mbishkrimet e papërshtatshme në rroba. Jeni në mbipeshë Kjo rregull është e formuluar në mënyrë të bukur si “e drejtë që të refuzohet  personi, i cili nuk mund të vendosë rripin e sigurisë” dhe gjendet në rregullat e sigurisë, pasi që të gjithë udhëtarët duhet të kenë vendosur rripin e sigurisë gjatë kohës së aterrimit dhe nisjes së aeroplanit. Tregoheni zemërak Shumë kompani kanë të drejtën, për shkak të të cilës mund t’ju largojnë nga fluturimi nëse me sjelljet e juaja fyeni, nervozoni ose shqetësoni udhëtarët e tjerë. Probleme me ligjin Disa kompani ajrore mbajnë të drejtën që të refuzojnë udhëtarët, të cilët janë nën mbikëqyrje të forcave të ligjit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-rastet-kur-duhet-shmangur-pircingu-ne-gjuhe/
Qysh me i ditë rastet kur duhet shmangur pircingu në gjuhë?
Të bësh pircing në gjuhë është tashmë në modë. Por duhet pasur kujdes, pasi ka disa raste kur nuk rekomandohet të bëhet: Kur jeni shtatzënë Kur keni probleme të koagulimin Kur jeni duke marrë medikamente antikoagulimit Kur jeni alergjik ndaj substancave të ndryshme të përdorura gjatë bërjes së pircit (metalet e nikelit dhe të tjera).
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-xhamat-e-dushit/
Qysh me i pastru xhamat e dushit me sprej dezinfektues?
Dyert dhe xhamat e dushit janë shumë të bukur, mirëpo kur vjen puna të mirëmbatja e tyre gjërat vështirësohen. Ata preken me sapun, njolla uji apo çarje të ndryshme që ju ndodhin. Prandaj pastërtia dhe shkëlqimi i tyre bëhet i vështirë. Mirëpo me disa teknika të thjeshta ju mund ta arrini. Përdorni sprej për xhamat e dushit Nëse i pastroni çdo ditë me sprej xhamat e dyerve të dushit tuaj mbajtja e tyre pastërt do të jetë edhe më e lehtë. Së pari pastroni me sprej xhamat sa të jenë të tharë e pastaj çdo ditë pas çdo dushi. Sepse nëse dëshironi të mbani një kabinë banjoje me xhama pastrimi çdo dy javë do të ju mjafton. Mirëpo lajmi i mirë është se një sprej të tillë mund ta përgatitni edhe vet në shtëpi. Përbërësitë për sprejin dezinfektues ¼ gotë uji ¼ filxhan uthull të barhdë ¼ alkool 95% 15 pika vaj esencial Këto të gjitha përzeni në një shishe për spërkatje dhe përdoreni për t’i pastruar xhamat tuaja. Kjo përzierje do t’i eleminojë të gjitha shenjat në xhamat tuaj të dushit. Sigurisht edhe mënyra e pastrimit luan rolin e vet, sepse pasi të keni hedhur sprejin, do t\’ju duhet ta fërkoni me kujdes në mënyrë që të gjitha njollat të hiqen përfundimisht.
https://www.dua.com/sq/muzete-me-te-bukura-ne-bote/
Muzetë më të bukura në botë?
Eshte e veshtire te krijosh nje liste me muzete me te bukur ne bote sepse secili ka bukurine dhe te vecantat e veta. Ja disa me mbreselenesit: Muzeu i Louvre-it ne Paris Ky muze është i mrekullueshëm. Me rreth 10 milion vizitore ne vit Louvre-i është muzeu me i vizituar ne bote. Objektet me te famshme janë: Kodi i Hammurabit, Xhokonda e Leonardo da Vinci-t, etj. Muzeu Ermitage ne Shen Petersburg Ky muze është një vepër arti me vete, i mbrojtur edhe nga UNESCO-ja. Për me tepër muzeu Ermitage është dhe një prej muzeve me te mëdhenj ne bote, i ndodhur ne zemër te një prej qyteteve me te bukur. Janë pothuajse 60.000 objekte te ekspozuara ne rreth 1000 salla, ndërkohë qe rreth 3 milion te tjerë ruhen neper magazina. Muzeu Te Papa i Wellington-it (Zelande e Re) Nuk është muzeu me i vizituar ne bote, as me i famshmi, por atje ndodhen shume vepra arti. I përuruar ne vitin 1998, muzeu Te Papa i dedikohet kulturës te Zelandës se Re si dhe historisë te natyrës. Muzeu Guggenheim i Bilbao-s Ky muze ka hapur dyert e tij ne vitin 1997. Ndërtesa, e cila është projektuar nga arkitekti Frank Gerhy, është shume e veçante. Muze i artit modern dhe bashkëkohor, Guggenheim-i përmban edhe skulpturat gjigande te Richard Serra-s, qenin gjigant te veshur me lule te Jeff Koons-it, etj. Muzeu i Artit Modern ne Nju Jork (MoMA) Nuk mund te rrime pa përmendur edhe muzeun e Artit Modern te Nju Jorkut (MoMA). E ndërtuar ne zemër te Manhattan-it ne vitin 1929, ky muze është rikonstruktuar ne vitet 2002 dhe 2004. Atje mund te gjejmë piktura te Pablo Picasso-s, Van Gogh-ut, Paul Cezane-it, etj. Muzeu Tate Modern ne Londer Ky muze është ndërtuar ne një central elektrik te shkatërruar. Duke qene njëherazi artistik dhe urban, muzeu është mbresëlënës për nga arkitektura. Objekte artistike qe ai përmban janë nder me te bukurat ne bote.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-rolate-kremoze-dhe-te-bute-me-boronica/
Qysh me përgatit rolatë me boronica?
A keni ngrënë ndonjëherë rolatë me boronica? Ky është një desert të cilin do ta dëshirojë e gjithë familja! Një recetë që mund ta shijoni edhe duke pirë kafe. Madje është shumë e thjeshtë edhe për tu përgatitur. Ju duhen vetëm 30 deri në 40 minuta. Përbërësit për rolatë me boronica 5 vezë; 5 lugë miell; 3 lugë vaj; 150 gramë boronica; 250 gramë krem vaniljeje. Përgatitja e ëmbëlsirës Së pari tundni vezët mirë me mikser. Pastaj shtoni vajin, miellin dhe përhapeni në tepsi të lyer. Shtrijeni në gjithë tepsinë dhe piqeni në 200 gradë Celsius rreth 15 – 20 minuta. Në ndërkohë përgatiteni boronicën me krem vaniljeje. Së pari pastroni boronicat. Në një enë derdhni kremin e vaniljes dhe përzijeni. Aty shtoni boronicat. Pastaj rolatën e nxehtë nxirreniqë të ftohet. Pasi të jetë ftohur shpërndajeni mbi të kremin me boronica. Mbështilleni ngadal dhe lëreni që të ftohet mirë. Pasi të jetë ftohur në frigorifer është e gatshme për servim. Mos harroni se boronicat përmbajnë vitamina C, E dhe A dhe vitamina B komplekse. Ato i përmbajnë mineralet bakër, selen, zink, hekur, magnez, mangan dhe kalium. Më së miri është të hahen boronicat e kultivuara organikisht për shkak se të tjerat mund të përmbajnë nivele të larta të pesticideve të cilat i pengojnë shumë funksione trupore. Boronicat ju ndihmojnë që të mbroheni nga lloje të ndryshme të kancerit, ta ruani shëndetin e zemrës dhe trurit, dhe madje edhe ju ndihmojnë që ta zvogëloni sasinë e kilogramëve të tepërt. Ato kanë shije të shkëlqyeshme dhe është lehtë t’i përfshini në dietë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-vlerat-ushqimore-qe-permban-gjalp-kikiriku/
Qysh me i dite vlerat ushqimore qe permban gjalp kikiriku?
Qysh me i dite vlerat ushqimore qe permban gjalp kikiriku? A i dini vlerat ushqimore të gjalpit të kikirikut? Gjalpi i kikirikut përmban proteina dhe fibra dhe është ideal për vegjetarianët që të marrin proteinat e nevojshme. Përveç kësaj, nëse lloji i gjalpit të kikirikut bëhet vet nga kikiriku pa shtesa të tjera, mund të përfitoni edhe vitaminën B niancin, hekurin, kaliumin dhe vitaminën. Kikiriku i cili bën pjesë në grupin e frutave të thata, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mirëpo ul edhe rrezikun e kancerit, ndërsa nëse nuk përmban krip apo sheqer është ideal për diabetikët. Ngrënia e 35 gram gjalp kikiriku i ofron organizmit të njeriut këto vlera ushqyese Proteina 15%, Fibra bimore 15%, Vitamine E 20%, Jod 5%, Hekur 10%, Zink 10%, Triptofan 35% si dhe 210 kalori! Gjalpi i kikirikut ka yndyra organike bimore, të cilat përthithen lehtë nga organizmi. Ai është i pasur në yndyrna esenciale të dobishme për sistemin kardiovaskular dhe shëndetin mendor. Studimet e ndryshme kanë treguar se ngrënia e gjalpit të kikirikut mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit. Femrat të të cilat hanë rregullisht kikirikë kanë 39 për qind më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjet beninje të gjirit nga mosha. Ai përmban një sterol bimor – të quajtur beta-sitosterol. Ai mund të ndihmojë në normalizimin e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit. Yndyrnat e tij të shëndetshme, antioksidantët, hekuri, magnezi, kalciumi dhe vitamina C ju ndihmojnë të kompensoni mungesën e këtyre elementeve në trupin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
https://www.dua.com/sq/energji-pozitive/
Energji pozitive – Qysh me qenë pozitiv?
Energji pozitive? – Janë shumë raste që kanë vërtetuar se të menduarit pozitiv shkon paralelisht me suksesin. Shumë nga shprehjet më të njohura për mendimin pozitiv janë thënë nga disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë.Ndryshimi i mënyrës së të menduarit dhe të menduarit pozitiv, ndikon si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale. Të menduarit pozitiv shoqërohet me kalimin nga një gjendje depresive dhe të parit të gjërave në mënyrë të zymtë, në të qenët i suksesshëm dhe duke i parë të gjitha gjërat nga një këndvështrim pozitiv dhe në rritje të vazhdueshme. Shperndaj Energji pozitive: E sotmja është rezultat i mendimeve të djeshme, e nesërmja do të jetë rezultat i mendimeve të sotme. Më poshtë do të gjeni 4 ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë për të menduar në mënyrë pozitive: Shprehni mirënjohje: Një ndër rrugët më të thjeshta për të shperndar energji pozitive është të shprehni sa më shumë mirënjohje ndaj të tjerëve. Mirënjohja ju vë në kontakt të drejtpërdrejtë me ndjesinë e dashurisë dhe ju bën njerëz më të mirë. Koha më e mirë për të bërë një gjë të tillë është sa zgjoheni në mëngjes. Mendoni për 10 gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës që i keni, dhe do ta shikoni që e gjithë dita do t’ju shkojë mbarë. Dhuroni: Në të shumtën e rasteve, mendimet negative lindin sepse ne vetë i tërheqin ato në jetën tonë. Një prej këshillave për t’i mbajtur ato sa më larg nesh është të dhuroni sa më shumë të keni mundësi, si gjëra materiale por mbi të gjitha shpirtërore. Edhe gjesti më i vogël apo më pak i rëndësishëm në dukje, mund të këtë ndikim shumë të madh në jetën e dikujt tjetër dhe ne energji pozitive, madje aq shumë saqë edhe mund t’ia ndryshojë atë. Kontrolloni frymëmarrjen: Thuhet se ata persona që mund ta kontrollojnë lehtësisht frymëmarrjen e tyre, kanë aftësinë për të menaxhuar më së miri edhe jetën e tyre. Nëse arrini të kontrolloni frymëmarrjen, ju mund të kontrolloni edhe emocionet negative, duke i zëvendësuar ato me emocione pozitive dhe të mbushura me energji të pastër. Meditoni: Meditimi është një prej ushtrimeve më të rëndësishme dhe më efikase për të menduar pozitivisht. Praktika e ushtrimeve të ndryshme të meditimit është edhe rruga më e shpejtë për të arritur një gjë të tillë, pasi ju ndihmon të çliroheni nga mendimet dhe emocionet negative.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-gatu-torte-me-boronica/
Qysh me gatu torte me boronica?
Nëse boronicat janë fruti juaj i preferuar ju shumë lehtë mund të gatuani një torte me boronica. Madje ajo është shumë e preferueshme për ditët e verës sepse ftohet si një akullore. Ne ju garantojmë se nëse ndiqni recetën tonë ju do të hani një nga ëmbëlësirat më të  shijshme në formë akulloreje. Prandaj mos hezitoni ta provoni recetën tonë. Përbërsitë: 200gr biskota të bluara 100gr margarinë 250 gr mascarpone 250 gr halta 100 gr boronica 50 gr sheqer 1gotë ujë 1 lugë niseshte Procedura Së pari biskotat e bluara me margarinën e shkrirë i përzini së bashku. Deri sa të krijohet një masë homogjene. Ashtu si edhe e dini, margarina ndihmon në lidhjen e biskotave. Pastaj këtë përzirje e vendosni në tepsi të tortës. Përzierjen e lini në frigorifer për gjysmë ore. Në ndërkohë ju mund të përzin halten. Asaj ja shton mascarponen. Pastaj e përziejmë mirë dhe e vendosim mbi biskota. E lëmë 30 minuta në frigorifer.  Boronicat me ujë,sheqer dhe niseshte i vlojmë mirë, për rreth 10 minuta. Ato i lëmë të ftohen. Pastaj ja kthejmë përmbi tortës. E përziejmë me lugë edhe sipër tortës që të shpërndahet dhe duket më bukur. Kështu kjo torte me boronica është gati. Para se ta servojmë e lëmë të ftohet për tri orë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-vaji-i-bajameve/
Qysh me i ditë përfitimet nga vaji i bajameve?
Arsyeja kryesore për të cilën shumë femra e përdorin vajin e bajameve është parandalimi i shenjave të zgjerimit të lëkurës. Vaji i bajameve sheshon rrudhat e gushës, zbut lëkurën e ashpër tek bërrylat dhe gjunjët, forcon thonjtë e butë dhe pastron zonat delikate. Vaji i bajameve është një freskues i madh i lëkurës, pasi ka një cilësi të lehtë dhe bollëk të vitaminës E. penetron lëkurën dhe mbron thonjtë nga çdo lloj të dëmtimit të mjedisit. Megjithatë, duhet pasur parasysh se përbërja në masën 50 për qind nga yndyrat e kufizon përdorimin e tij, për shkak të kalorie të tij. Në masazhe, vaji i bajameve lejon gjithashtu uljen e irritimit të lëkurës dhe nuk e lejon atë të mbetet e thatë. Në përdorimin e brendshëm, ai shfaqet si një laksativ shumë i mirë jo irritues.
https://www.dua.com/sq/film-komedi/
Film komedi qe do t’ju kthejne buzeqeshjen
Film komedi që do t’ju kthejnë buzëqeshjen! Askush më lehtë se filmat komedi s’na bëjnë të largojmë mendjen nga problemet. Një film komedi ju garanton kthimin e disponimit të mirë. Ndonjëherë është mirë të lëmë anash dramat, dokumentarët dhe të tjerë filma që bazohen në ngjarje të vërteta. Shpesh kemi nevojë thjeshtë të qeshim. Për këtë arsye herën tjetër që vendosni të kaloni kohën duke shikuar ndonjë film, jepni rastin ndonjërës nga komeditë që ne po ju sygjerojmë më poshtë! They Came Together Për shumë realizues të filmave një komedi romantike është një zhanër i lehtë dhe premtues realizimi. Mund të themi se i tillë është edhe filmi komedi They Came Together. Kjo komedi e realizuar nga David Wain ka një sens të jashtzakonshëm humori dhe është mirëpritur nga publiku qysh nga publikimi. Meritat për këtë padyshim që i takojnë edhe aktorëve Paul Rudd dhe Amy Poehler. ‘They Came Together’ është cilësuar si një nga komeditë më të mira të dekadës. Ky film padyshim që do të ja u kthejë buzëqeshjen! Booksmart Filmat me adoleshentë janë gjithmonë filma që tërheqin shumë shikues. Kështu ishte edhe për filmin Booksmart. Komedia e regjisores Olivia Wilde do të ju bëjë të qeshni pafund me historitë e adoleshentëve që i tregon. Në qendër të filmit është historia e shoqeve Amy (Kaitlyn Dever) dhe Molly (Beanie Feldstein). Megjithatë në film është edhe vajza e pasur Gigi (Billie Lourde), e cila ka një rol jo pak të rëndësishëm. Nëse i pëlqeni komeditë me adoleshentë shikojeni patjetër filmin ‘Booksmart’. Seeking a Friend for the End of the World Filmi komediromancë i Lorene Scafaria për udhëtimin apokaliptik i ka të gjitha nga pak. Komedinë, romancën, të qeshurat e problemet. Steve Carrell dhe Keira Knightley janë padyshim një çift i çuditshëm, por kjo është gjëja në lidhje me apokalipsin ndodh si çmenduri e papritur. Dhe ashtu si filmi në tërësi, çifti i yjeve janë pak të çuditshëm, por në fund krejt bindës. Qysh nga publikimi komentet për këtë film kanë qenë shumë pozitive. Nëse doni një komedi që do t’ju bëjë të qeshni por edhe do t’ju shtyej të mendoni atëherë shikojeni Seeking a Friend for the End of the World. Bridesmaids Komedia Bridesmaids flet për Annie (Kristen Wiig), shoqja më e mirë e së cilës Lillian (Maya Rudolph) po martohet dhe po jeton jetën e saj më të mirë. Ndërsa Annie mezi mund të paguajë qiranë pasi furra e saj dështoi. Dasmat janë jashtëzakonisht stresuese. Prandaj sigurisht të gjitha pasiguritë e Annie vijnë në sipërfaqe ndërsa përpiqet të konkurrojë me miqtë e pasur e të suksesshëm të Lillian. Regjisori Feig përdor komedi për të treguar sesi ndjenjat e pamjaftueshmërisë nuk do të ikin kurrë pa marrë parasysh sa vjeç jeni.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-sheru-floket-e-demtuar-me-uthull-molle/
Qysh me i shëru flokët e dëmtuar me uthull molle?
Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë shëruese të uthullës së mollës, por ka vlera të larta edhe për bukurinë. Në mënyrë që t’i shëroni flokët e dëmtuara, atëherë i shpëlani me uthull molle. Uthulla e mollës ekuilibron nivelin e pH-së së flokëve, duke eliminuar zbokthin. Përgatitja: Merrni gjysmë gotë uthull të mollës dhe e tretni me gjysmë gotë ujë. Aplikoni një shishe me sprej për ta aplikuar në flokë. Lihet për 15 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-ushqy-floket/
Qysh me i ushqy floket?
Pa marrë parasysh sa të shëndosha i keni flokët ato kanë nevojë për vitamina dhe përkujdesje. E sidomos nëse i keni dëmtuar ato me ngjyra dhe me preparate të ndryshme. Anda ne po ju rekomandojmë një maskë shumë efikase për mirëmbajtjen e tyre. Përbërësit e maskës Gjysmë gotë jogurt Gjysmë avokado 1 luge mjaltë Aplikimi i maskës tek flokët Maskën me avokado duhet ta aplikoni me kujdes, nisni që nga rrënja e flokëve duke masazhuar deri tek majat e tyre. Përpiquni ta shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme dhe me shumë kujdes që të mund të merrni një rezultat sa më të mirë. Zakonisht aplikimi i një maske luan një rol tepër të rëndësishëm, sidomos kur majat e flokëve tuaj janë të dëmtuara. Ndaj kushtojini vëmendjen e nevojshme këtij hapi dhe aplikoni masën në sasi të bollshme. Përdorimi  Një maskë e tillë si kjo me avokado, mjaltë e jogur preferohet të përdoret dy herë në javë. Në mënyrë që flokët t’i marrin të gjitha vitaminat e nevojshme maska duhet të lihet në kokë për  20 minuta para se të shpërlahet. Nëse flokët tuaj janë shumë të dëmtuara duhet të vazhdoni ta përdorni këtë maskë për një kohë të gjatë. Ndërkoh që ju rriten flokëve të rinj dhe prini majat e vdekura, kjo favorizon ushqyerjen e vazhdueshme të flokëve tuaja. Jo vetëm kaq, por ato do fillojnë të rriten më të dendur se kurrë më parë. Mos harroni se edhe një dietë e shëndetshme ndikon pozitivisht në ushqyerjen dhe shëndetin e flokëve tuaja. Shpresojmë të ju kemi përgjigjur pyetjes tuaj se qysh me i ushqy floket?
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-pikat-e-bardha-ne-fytyre/
Qysh me i largu pikat e bardha në fytyrë?
Sëmundja e lëkurës pikat e qumështit e njohur ndryshe me emrin Milia, mund të prekë të gjitha grupmoshat, duke filluar nga bebet. Milium është një lloj kisti i lëkurës, i mbushur me një proteinë të njohur si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në fytyrë. Këto pika shfaqen kryesisht rreth syve, hundës dhe gojës. Shkaktarët e kësaj sëmundje janë dy: Njëra, më e zakonshme tek fëmijët, ndodh pasi gjendrat e tyre të djersës nuk janë të zhvilluara sa duhet. Së dyti atom und të krijohen edhe nga dëmtimi i lëkurës, qoftë nga ekspozimi në diell, djegia, lëkura e ashpër dhe ndonjëherë nga përdorimi i kremërave me steroide. Ka disa mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në largimin e tyre: Lëng limoni dhe sheqer Përzijeni 2 lugë çaji sheqer me gjysmë kokrre lëng limoni, si dhe një lugë vaj. Vendoseni në fytyrë masën dhe lëreni të veprojë për rreth 30 min. Mjaltë natyral Mjalti ka veti të mëdha shëruese dhe përdoret prej mijëra vitesh për kurime të ndryshme. Për më shumë efekt përzijeni mjaltin me sheqer. Vaj kastori I njohur për vetitë shëruese, vaji i kastorit është tepër i mirë për lëkurën. Përzijeni me vaj ulliri dhe vendoseni në lëkurë. Lëreni derisa të jetë përthithur nga lëkura më pas shpëlani fytyrën. Pastrojeni fytyrën me avull Një praktikë tepër e njohur për pastrimin e lëkurës nga toksinat e ndryshme. Avulli bën të mundur hapjen e poreve dhe çlirimin e papastërtive. Hiqni tualetin përpara gjumit Kjo duhet të jetë një praktikë e përhershme, pasi tualeti irriton lëkurën dhe mund të shkaktojë papastërti. Qëndroni në hije Gjatë ditëve të nxehta përpiquni të qëndroni sa më shumë në hije. Rrezet e diellit mund të jenë të dëmshme për lëkurën dhe mund ta dëmtojnë atë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-mish-pule-te-pjekur-ne-skare-me-miser-aromatik/
Qysh me përgatit mish pule të pjekur në skarë me misër?
Mish pule të pjekur në skarë me misër aromatik – një propozim perfekt për ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm. Ja si ta përgatisni atë me këtë recetë fantastike dhe të mrekullueshme: Përbërësit për mish pule të pjekur: 1 kg kofshë pule me kocka dhe lëkurë; 2 misra të mëdhenj; 1 filxhan i vogël fletë të freskëta borziloku; ½ e filxhanit të vogël fletë të freskëta mente; 20 g parmezan të grirë në rende; 1 thelb hudhre; ¼ e filxhanit të vogël lëng limoni; 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër; kripë; piper. Përgatitja: 1. Marinoni çdo kofshë të pulës me erëza dhe me 1/3 e lugës së vogël kripë dhe piper. Piqni në skarë mishin e pulës në temperaturë mesatare, të mbuluar me kapak, 20 minuta apo derisa të skuqen, duke i rrotulluar një herë. 2. Piqni në skarë misrat në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas here. 3. Në blender përzieni borzilokun, mentën, parmezanin, hudhrën dhe ¼ të lugës së vogël kripë, derisa përbërësit të imtësohen mitë. Shtoni lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. 4. Hiqni kokrrat nga boça e misrit dhe përzieni me lyerjen e bimëve. Shërbeni mishin e pulës bashkë me misrin e aromatik. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-ngjyros-vezet-per-pashke-me-femije/
Qysh me i ngjyros vezët për pashkë me fëmijë?
Ngjyrosja e vezëve është një mënyrë argëtuese për të festuar pranverën dhe për ti shtuar ngjyrë festës së pashkëve. Nevojiten: vezë ngjyra për vezë uthull ujë. 1.Vendosni vezët në një tenxhere dhe mbuloni ato me ujë të ftohtë. Pasi të zihen lihen të ftohen në ujë të akullt për 5 minuta. 2.Ndërkohë që vezët janë duke u ftohur, përgaditni sipërfaqen në të cilën do të ngjyrosni vezët. Mbuloni sipërfaqen me gazetë apo letër për pjekje, pasi që në fund është shumë e lehtë ta largoni dhe nuk  do të keni papastërti. 3.Gotat e plastikës janë shumë të përshtatshme për ngjyrosjen e vezëve. Përcillni udhëzimet e ngjyrës, që zakonisht kërkojnë ujë në temperaturë dhome dhe pak uthull. 4.Përgaditni ngjyrën në ngjyrat e dëshiruara, dhe vendosni vezët brenda në gotë për 5 minuta. 5.Me kujdes largoni vezët me lugë, thani me letër kuzhine dhe vendosini në karton të vezëve që të thahen.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-zvogelu-rrezikun-ndaj-kancerit-me-produkte-natyrale/
Qysh me zvogëlu rrezikun ndaj kancerit me produkte natyrale?
Konsumi i shpeshtë i domates dhe frutave dhe perimeve të tjera me një përqindje të lartë të lycopeneve, një studim i ri e ka lidhur me rrezikun më të ulët tëkancerit të veshkave. Përndryshe, lycopenet janë një antioksidant përgjegjës për ngjyrën e domateve, shalqiut, grejpfrutit dhe papajas dhe studimet e mëparshme e kanë lidhur konsumin e lycopeneve me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe stomakut. Gjetjet e reja janë mbledhur gjatë 20 viteve të fundit te pothuajse 9,200 femra që kanë pësuar menopauzë. Mesatarisht, pjesëmarrësit e studimit me konsum më të lartë të lycopeneve kishin një rrezik 45 për qind më të ulët të rasteve të kancerit të veshkave se ato të cilat kishin konsumuar më pak. Shkencëtarët besojnë se këto rezultate shpjegojnë ndikimin e lycopeneve në reduktimin e stresit oksidativ lidhur me zhvillimin e kancerit të veshkave. Sipas të dhënave nga Shtetet e Bashkuara, kanceri i veshkave është kanceri më i zakonshëm i nëntë në vend, rreth dy për qind të të gjitha rasteve të kancerit në Amerikë është e lidhur me kancerin e veshkave.    
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-vazo-prej-balte/
Qysh me kriju vazo prej balte?
Gjërat që nevojiten: baltë që thahet në mënyrë natyrale tëhollues vizore thikë folie plastike objekt në formë cilindri rrëmojsë gërshërë. 1.Vendosni  masën e baltës në një cipërfaqe të rrafshët, dhe rrafshoni me anë të tëholluesit. 2.Me anë të vizores dhe thikës prisni skajet, duke formuar baltën në formë katërkëndshi. 3.Mbështillni objektin në formë cilindri me folie plastike. 4.Mbështillni baltën në cilindër. 5.Prisni pjesët shtesë, dhe bashkoni dy skajet duke i lyer ato në skaje ne ujë, ku uji shërben si ngjitës. 6.Në një copë tjetër të rrafshuar vendoseni cilindrin duke krijuar kështu bazën e vazos. Njësoj ngjitni me ujë. 7.Lejoni të thahet për 24-48 orë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-farat-e-kungullit/
Qysh me i ditë përfitimet nga farat e kungullit?
Farat e kungullit janë të pasura me vitamina dhe minerale si magnez, mangan, bakër, zink, fibra dhe proteina. Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi për çdo ditë të farave të kungullit, ul me 23 për qind rrezikun ndaj kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit. Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit janë ulja e nivelit të kolesterolit në gjak, të glukozës në gjak, parandalim dhe trajtim i diabetit, rënie në peshë, lehtëson simptomat e stresit si dhe redukton dhimbjet nga artriti.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-mantia-me-djathe-dhe-spec-djeges/
Qysh me përgatitë mantia me djathë dhe spec djegës?
A dini të përgatisni mantia me djathë? Recetën tradiconale të gjysheve tona që asnjëherë nuk ka munguar në tryeza? Besoj që të gjithë pajtohemi se kur gatuhen mantia me djathë e gjithë shtëpia merr një aromë fantastike. Racion i përsosur për adhuruesit e kafshatës së mirë Ju mjafton ta përgatisni sipas recetës më poshtë dhe shija e mirë është e garantuar. Përbërësit për mantia me djathë 400 g miell; 2 dcl ujë të vakët; 100 g gjalpë të shkrirë; 2 dcl vaj; 700 g djathë taze të lopës; 4 speca turshi djegës të grirë imët; 2 dcl jogurt; 3 thelpinj hudhre të grirë imët; kripë. Përgatitja Në një enë për përzierje hedhim 400 gr mielli, i shtojmë kripë dhe bëjmë brumin duke shtuar 2 dcl ujë të vakët. Brumin e ringjeshim në tavolinë pune duke i shtuar pak miell. Kur ta ngjeshim e ndajmë në 4 pjesë dhe nga secila, duke e ngjeshur, bëjmë 4 toptha. I vendosim në tabaka dhe i hedhim sipër pak përzierje të bërë nga 100 gr gjalpë të shkrirë dhe 1 dcl vaj. I mbulojmë me leckë dhe i lëmë gjysmë ore. Ndërkohë, në enën për përzierje përziejmë 700 gr djathë të freskët lope dhe 4 speca turshi djegës të grirë imët. I përziejmë mirë që specat të përhapen mirë në gjithë përbërjen. Në dërrasë rrethore të mbuluar me sofrabez i përhapim petët nga topthat e bërë duke i lyer vazhdimisht përbërjen me gjalp ose vaj. Kur t’i kemi përhapur radhisim përbërjen e djathit dhe ngadalë e mbështjellim brumin në mënyrë të barabartë nga të gjitha anët. Me dorë, heqim copat e mbështjella të petës, formojmë toptha dhe i radhisim në tepsi të rrumbullakët të bërë me vaj duke bërë rrathë. I pjekim 45 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius. Ndërkohë bëjmë shtesën për mantia. Në 2 dcl jogurt shtojmë 3 thelpinj hudhre të grirë imët. Kur të piqen mantiat, i qesim sipër përzierjen e jogurtit dhe hudhrës dhe i shërbejmë. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-pilaf-fantastik/
Qysh me përgatitë pilaf fantastik?
Nëse jeni adhurues i ushqimit ne ju sygjerojmë ta provoni këtë pilaf fantastik. Kjo është një recetë e lirë, e lehtë dhe ushqyese! Nëse e provoni nuk do të zhgënjeheni. E mira e kësaj recete është se përgatitet shumë shpejt dhe lehtë. Madje edhe nëse nuk jeni ekspert në kuzhinë.  Mjafton t\’i përkushtoheni recetës hap pas hapi dhe ju do të arrini të përgatitni një pilaf fantastik. Këtë pijat mund ta shërbeni para kujtdo dhe gjithsesi se do të ndahen të kënaqur. Përbërësit për pliaf 4 lugë gjelle gjalp 2 domate 1.5 gotë oriz Kripë dhe piper të zi Ujë të valuar Përgatitja Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në një tas shtojmë pak kripë dhe 1 lugë kafe lëng limoni, ujë të nxehtë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Në një tenxhere ose tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle gjalp dhe domaten të qëruar dhe të grirë në rende e kaurdisim atë deri sat ë avullojë lëngu dhe të bëhet në trajtën e një salce. Shtojmë pak kripë, 2 gota ujë të valuar në momentin që domatja dhe uji valon. Shtojmë orizin të kulluar e përziejmë I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Në fund shkrijmë dhe 2 lugë gjelle gjalp tëë tjera dhe e përvëlojmë. E servirim të ngrohtë me pak piper të zi.
https://www.dua.com/sq/specat-e-mbushur-me-djathe/
Specat e mbushur me djathë!
Specat e mbushur me djathë janë recetë e shkëlqyeshme për drekë verore. Janë shumë të shijshëm dhe gatuhen shpejt. Shumë lehtë përgatiten, ndërkaq ajo që është më e mira mund t’ju sigurojnë marrje të mjaftueshme të vitaminave me shumë pak kalori, transmeton Qysh Me. Përbërësit për specat e mbushur me djathë 7 speca gogozhare; 600 g djathë të imët; 2 domate; vaj; kripë; 2 vezë. Përgatitja Specat lani dhe hiqjani farat. Në një enë për përzierje bashkoni djathin dhe vezët, qitni kripë dhe përzieni mirë. Me këtë përzierje mbushni specat në enë të vajosur dhe piqni në furrë të nxehur në 200 gradë derisa specat të marrin ngjyrë të gështenjtë. Rëndësia e djathit në ushqim Tretshmëria e djathit është gati e qind për qindtë. Organizmi përdor më lehtë proteinat nga djathi sesa ato nga qumështi. Gjatë prodhimit të djathit, pjesa më e madhe e laktozës mbetet në hirrë, ndërsa ajo që mbetet në djathë transformohet në acid laktik, prandaj djathi u rekomandohet njerëzve që kanë problem me tretjen e laktozës. Djathërat mund të përmbajnë edhe kultura probiotike, prandaj në bazë të kësaj mund të klasifikohen në ushqim funksional, sepse përdorimi i rregullt i djathit ka efekt pozitiv në gjendjen shëndetësore të organizmit të njeriut.
https://www.dua.com/sq/kriptomonedhat/
5 Kriptomonedhat me te njohura – Qysh me dit cilat jane
Kriptomonedhat mund të veprojë si para e vërtetë – në një farë mënyre, ato janë para të vërteta – por ato marrin një formë monetare dixhitale dhe nuk menaxhohen ose qeverisen nga ndonjë autoritet qendror. Një produkt i vërtetë i epokës dixhitale, kriptovalutat veprojnë pa përfshirjen e bankave, qeverive ose ndonjë ndërmjetësi. Sidoqoftë, në shumicën e rasteve do të duhet të përdorni një shkëmbim valutor dixhital për të blerë dhe shitur pasuritë tuaja dixhitale. Ato janë krijuar si enigma të ndërlikuara me qëllim që të jenë të vështira për t’u thyer (dhe hackuar). Bitcoin Bitcoin është një lloj monedhe dixhitale; ndryshe “para për internet”. Më konkretisht, konsiderohet kriptomonedhë pasi kriptografia lehtëson krijimin dhe transaksionet e Bitcoin-it. Ndoshta brendi më i njohur i të gjithë kriptove në sistemin e kriptovalutave. Aktualisht janë në qarkullim më shumë se 18.5 milion token Bitcoin, përkundrejt një kufiri aktual të mbuluar prej 21 milion. Bitcoin Cash Prezantuar në 2017, Bitcoin Cash është një nga llojet më të popullarizuara të kriptovalutave në treg. Dallimi i tij kryesor me Bitcoin origjinal është madhësia e bllokut: 8 MB. Po ta krahasoni me madhësinë e bllokut origjinal të Bitcoin-it prej vetëm 1 MB. Çfarë do të thotë kjo për përdoruesit? Shpejtësi më e madhe përpunimi. Litecoin Litecoin përdoret gjithnjë e më shumë në të njëjtën mënyrë si Bitcoin dhe funksionon po ashtu. Krijuar në vitin 2011 nga Charlie Lee, një ish-punonjës i Google. Ai e projektoi Litecoin për të përmirësuar teknologjinë Bitcoin, me kohë më të shkurtër transaksioni, tarifa më të ulëta, minatorë më të përqendruar. Ethereum Ndryshe nga Bitcoin, Ethereum nuk përqendrohet aq shumë në monedhën dixhitale sa në aplikacionet e decentralizuara (aplikacionet e telefonit). Mendojeni Ethereum si një dyqan aplikacionesh. Platforma po kërkon të kthejë kontrollin e aplikacioneve tek krijuesit e saj origjinal dhe t’ua heq këtë kontroll ndërmjetësve (si Apple, për shembull). I vetmi person që mund të bëjë ndryshime në aplikacion do të ishte krijuesi origjinal. Shenja e përdorur këtu quhet Ether, e cila përdoret si monedhë nga zhvilluesit dhe përdoruesit e aplikacioneve.